20.02.2013 Views

Testet Gjuha Shqipe 6 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 6 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 6 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Teste për Gjuhën shqipe

Provo veten

Botimet shkollore Albas

Teste Gjuha shqipe 6

6

1

2

Teste Gjuha shqipe 6

Testi nr. 1

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta

Lexoni historinë e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.

Historia e Hansit të zgjuar

Hansi jetonte në Berlin me zotin Osten. Një ditë, i zoti i tij ftoi disa miq për vizitë. Ai i çoi ata

në oborr, ku kali po pushonte qetësisht.

- A je gati Hans?- e pyeti ai.

Kali tundi kokën në shenjë pohimi.

- Sa bëjnë katër + tre?

Kali ngriti këmbën e djathtë dhe me potkua goditi truallin e gurtë të oborrit shtatë herë. Të

gjithë u habitën. Zoti Osten buzëqeshi dhe i dha kalit një ushtrim tjetër. Shpërndau gjashtë copa letre

me ngjyra të ndryshme dhe i kërkoi Hansit të ngrinte vetëm atë me ngjyrë të gjelbër. Hansi eci dhe

ndaloi përpara letrës me ngjyrë të gjelbër, e kapi me dhëmbë dhe u drejtua për te i zoti.

Zoti Osten e pyeti kalin për katër orë rresht dhe ai iu përgjigj me saktësi të gjitha pyetjeve.

Thuajse çdo ditë Hansi u tregonte njerëzve të habitur diçka nga talenti i tij i veçantë. Hansi

mund t’i ndante sendet në bazë të ngjyrës, madhësisë apo formës. Madje, ai mund të tregonte me

saktësi edhe orën.

Por Hansi kishte dhe një talent që i habiste më shumë njerëzit. Ai mund të lexonte mendimet

e të zotit! Jo të gjithë e besonin këtë. Një stërvitës kafshësh në një cirk e vëzhgoi me shumë kujdes

zotin Osten se mos i bënte ndonjë shenjë Hansit për ta ndihmuar që të përgjigjej saktë. Por, pasi e

pa me shumë kujdes për ditë të tëra, në fund e pranoi se zoti Osten nuk i jepte Hansit asnjë sinjal

të fshehtë. Megjithatë, njerëzit përsëri kishin dyshime.

Një shkencëtar, i quajtur Oskar, e vëzhgoi Hansin për një kohë shumë të gjatë dhe, më në

fund, e zgjidhi misterin e kalit të zgjuar. Një ditë profesori mendoi diçka të re. Ai i bëri Hansit një

pyetje, përgjigjen e së cilës as ai vetë nuk e dinte. Pyetjes: “Sa larg është Berlini nga Londra?”- i

shkreti Hans, ndonëse u përpoq shumë, nuk mundi t’i përgjigjej. Profesori u entuziazmua. Ai i bëri

dhe pyetje të tjera. Për pyetjet që profesori ua dinte përgjigjet, edhe Hansi përgjigjej. Por kur bënte

pyetje që as ai vetë nuk e dinte përgjigjen, edhe Hansi nuk përgjigjej. Përpara se të binte mbrëmja,

profesori e kuptoi se Hansi në të vërtetë nuk dinte të mblidhte apo të zbriste. Ai nuk dinte t’i tregonte

ngjyrat, monedhat apo të luante me letra. Ai nuk dinte të lexonte apo të tregonte orën. Hansi nuk

ishte një kalë i veçantë. Ai dinte aq sa dinte njeriu që e pyeste, asgjë më shumë!

Kjo do të thoshte se njeriu që e pyeste, i jepte sinjale. Por si?! Edhe profesori vetë i kishte

dhënë sinjale, por nuk e dinte si e kishte bërë këtë.

Pas disa ditësh ai i bëri Hansit përsëri disa pyetje dhe fi lloi ta vëzhgonte me shumë kujdes.

Pak nga pak ai fi lloi ta kuptonte se çfarë ndodhte në të vërtetë.

Shumë kafshë të stërvitura dinë t’i kapin sinjalet, si: lëvizjen e dorës ose ndryshimin e tonit

të zërit. Por asnjë nga këto sinjale nuk ishte përdorur me Hansin. Megjithatë, njerëzit i kishin dhënë

sinjale kalit pa e ditur as vetë. Në fi llim personi i bënte Hansit një pyetje dhe, në mënyrë të natyrshme,

ai tensionohej pak, ndërsa priste përgjigjen e kalit. Në këtë moment ndodhnin ndryshime të vogla

Teste Gjuha shqipe 6

trupore, të cilat as ai vetë nuk i kuptonte. Kështu personi mund të gëlltitej më shpesh se zakonisht,

mund të shtrëngonte buzët ose mund të mblidhte vetullat. Këto sinjale të vogla të tensionit i tregonin

Hansit se duhej të fi llonte të përgjigjej.

Për shembull, dikush e pyeste Hansin se sa bëjnë 5+5. Në çdo goditje që Hansi i bënte truallit

me patkua, personi bëhej gjithmonë e më i tensionuar. Pastaj, kur Hansi godiste për të 10 herë, personi

qetësohej. Në këtë moment ndodhnin disa ndryshime të tjera të vogla. Personi mund të bënte

një frymëmarrje të thellë ose të merrte frymë më ngadalë. Buzët e tij mund të hapeshin pak dhe fytyra

e tij mund të skuqej. Të gjitha këto sinjale të vogla tensioni i tregonin Hansit se duhej të ndalonte.

Kështu Hansi i zgjuar në të vërtetë nuk mendonte, të paktën jo në mënyrën se si mendojnë

njerëzit. Megjithatë ai ishte një kalë shumë i veçantë. Ai kishte ngatërruar shumë specialistë për një

kohë të gjatë. Ai nuk ishte në gjendje të lexonte mendimet, por ishte një nga kampionët e leximit të

muskujve.

1. Qarkoni përgjigjen e saktë. Cilat nga çiftet e mëposhtme kanë kuptim të kundërt?

1 pikë

A) Pyes- studioj

B) Natyrisht- lehtësisht

C) Lehtësim- tensionim

D) Lajmëroj-planifi koj

2. Rretho alternativën e saktë. Hansi ndalonte së godituri dyshemenë me këmbën e tij, kur e

gjente numrin e saktë, sepse ai: 1 pikë

A) mund të lexonte mendjen e të zotit;

B) ishte aftësuar për ta bërë këtë nga i zoti i tij;

C) e dinte se ishte koha për të ecur rrotull;

D) e ndiente se i zoti në atë moment lehtësohej.

3. Qarkoni çiftin e duhur të mbiemrave. Profesori mund të përshkruhet shumë mirë, si:

1 pikë

A) i dobishëm dhe i sjellshëm.

B) i dashur dhe i mprehtë.

C) nervoz dhe ngacmues.

D) i vendosur dhe i durueshëm.

4. Lexoni fjalitë e mëposhtme, të marrë nga pjesa. 1 pikë

Personi mund të bënte një frymëmarrje të thellë ose të merrte frymë më ngadalë. Buzët e tij mund

të hapeshin pak dhe fytyra e tij mund të skuqej. Të gjitha këto sinjale të vogla tensioni i tregonin

Hansit se duhej të ndalonte.

5. Qarkoni fjalën (sinonimin) që ka kuptimin e fjalës tension.

A) aftësi

B) ankth

C) zemërim

D) frikë

3

44

Teste Gjuha shqipe 6

6. Qarkoni një nga fjalitë e mëposhtme, me cilën autori bie dakord. 1 pikë

A) Kafshët janë më të zgjuara, sesa mund të mendojnë njerëzit.

B) Situatat shpesh janë ndryshe nga mënyra se si shfaqen.

C) Është gabim të mendohet se kafshët mund të stërviten.

D) Është gabim t’i mashtrosh njerëzit, ashtu si bëri zoti Osten.

7. Shkruani dy veprime të kalit, që i habisnin njerëzit. 3 pikë

a) ________________________________

b) ________________________________

8. Për ç’arsye kali mund t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve që i bëheshin? 1 pikë

9. Gjeni dy mbiemra në tekst që tregojnë cilësi të Hansit. Çfarë fi gure letrare formojnë ato?

3 pikë

a) epiteti: __________________ b) _____________________

c) fi gura letrare: _______________

10. A mendoni se një kalë i tillë është vërtetë i veçantë? Pse? Përdorni të paktën dy shembuj nga

pjesa për të mbështetur mendimin tuaj. 2 pikë

Ilustrimet:

a) ________________________________________________________________________

b) _________________________________________________________________

11. Gjeni antonimin e fjalës i veçantë. 1 pikë

I veçantë: _______________________

12. Vendosni shenjën X te fjalët e pandryshueshme. 2 pikë

kështu _____________ i ftohtë _______________

moment _____________ mbi _______________

sepse _____________ larg _______________

13. Gjeni përbërësit e fjalës përhapën. 3 pikë

14. Nënvizoni fjalën që, sipas ndërtimit, është futur gabim në bashkësinë e mëposhtme.

1 pikë

A) Gjithnjë

B) Gjithmonë

C) Sepse

D) Gjithësi

Teste Gjuha shqipe 6

15. Krijoni një fjalë të prejardhur dhe një të përbërë nga fjalët e mëposhtme. 2 pikë

a) e prejardhur: gur ____________

b) e përbërë: buzë ____________

16. Përcaktoni gjininë e emrave të mëposhtëm: 2 pikë

a) të ftohtët _____________________

b) lajm _____________________

17. Në ç’rasë dhe në ç’lakim është emri i nënvizuar në fjalinë e dhënë më poshtë?

2 pikë

Këto sinjale të vogla të tensionit i tregonin Hansit se duhej të fi llonte të përgjigjej.

Rasa: _____________ Lakimi: ________________

18. Gjeni një emër të përgjithshëm dhe një emër abstrakt në grupin e fjalëve të mëposhtme.

2 pikë

Lexoj, derë, mirë, nëpër, larg, herët, vonë, habi.

a) emër i përgjithshëm ___________________

b) emër abstrakt: ____________________

19. Gjeni në cilën prej fjalive të mëposhtme është përdorur trajtë e shkurtër. 1 pikë

A) Të gjithë u habitën.

B) Një ditë i zoti i tij ftoi disa miq për vizitë

C) Zoti Osten e pyeti kalin për katër orë rresht.

D) Kali i zgjuar mund të lexonte mendimet.

20. Plotësoni fjalitë me trajtë të shkurtër të bashkuar: 2 pikë

a) Osteni _____ tregoi kalit...

b) Osteni _____ tregoi të tjerëve ...

21. Vendosni përemrat pronorë në rasat e dhëna. 3 pikë

a) e mia në rrjedhore: _____________________

b) i tyre në kallëzore: _____________________

c) ime në gjinore: ______________________

22. Të shkruajmë 6 pikë

Ne të gjithë kemi objekte, sende për të cilat kujdesemi dhe nuk dëshirojmë t’i humbasim ose

5

66

Teste Gjuha shqipe 6

t’ua japim të tjerëve.

Mendoni objektin që ka më shumë vlerë për ju. Për shembull, ai mund të jetë një libër, një lodër,

një album, veshje apo diçka tjetër, të cilën ju vërtetë e keni shumë për zemër.

Shkruani për objektin tuaj.

Përshkruajeni atë dhe tregoni pse është kaq i rëndësishëm dhe me vlerë për ju.

Zhvillimi i

idesë

Struktura dhe organizimi

Stili dhe

origjinaliteti

Saktësia gramatikore dhe

drejtshkrimi

Totali

2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

PYETJA1 C

PYETJA 2 D

PYETJA 3 D

PYETJA 4 B

PYETJA 5 B

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT

(SKEMA E VLERËSIMIT)

Pyetja 6 2 pikë

Model përgjigjeje

Kali bënte këto veprime që i habisnin njerëzit:

• Mund të numëronte

• Mund të ndante sendet sipas ngjyrave

• Mund të lexonte mendimet e të tjerëve

• Mund të tregonte orën.

Teste Gjuha shqipe 6

2 pikë Nëse gjen dy veprime.

1 pikë Nëse gjen vetëm një veprim.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 7 1 pikë

Model përgjigjeje

Kali mund t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve, pasi ai ishte i aftë të lexonte muskujt e njerëzve.

1 pikë Nëse i përgjigjet saktë pyetjes së dhënë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Shënim

Nxënësi do të marrë pikën edhe nëse në përgjigje nuk i përmbahet modelit të dhënë më sipër, por që

mësuesi e konsideron të saktë.

Pyetja 8 3 pikë

Model përgjigjeje

• Mbiemra të përdorur:

- I zgjuar

- I çuditshëm

7

88

Teste Gjuha shqipe 6

- I veçantë

- I shkreti Hans

• Figura letrare e përdorur: epiteti

2 pikë Nëse gjen saktë dy mbiemra që tregojnë cilësi të Hansit

DHE

1 pikë Nëse gjen fi gurën letrare.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 9 3 pikë

2 pikë Nëse mendon se kali i duket i veçantë ose jo dhe përdor dy shembuj për të

mbështetur mendimin e shprehur.

1 pikë Nëse mendon se kali i duket i veçantë ose jo dhe përdor 1 shembull për të

mbështetur mendimin e shprehur.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Shënim

Nxënësi mund të shprehet që i duket i veçantë ose jo. Në të dyja rastet ai/ajo duhet ta mbështesë

mendimin me dy shembuj.

Pyetja 10 1 pikë

1 pikë i veçantë: i zakonshëm

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 11 2 pikë

1 pikë Nëse gjen fjalën moment

1 pikë Nëse gjen fjalën i ftohtë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 12 3 pikë

1 pikë rrënja: hap

1 pikë parashtesa: për

1 pikë mbaresa: ën

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 13 C

Pyetja 14 2 pikë

Teste Gjuha shqipe 6

1 pikë gur: i gurtë, gurore etj.

1 pikë buzë: buzëhollë, buzëmbrëmje etj.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 15 2 pikë

1 pikë të ftohtët: gjinia asnjanëse

1 pikë lajm: gjinia mashkullore

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 16 2 pikë

1 pikë rasa gjinore

1 pikë lakimi I

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 17 2 pikë

1 pikë emër i përgjithshëm: derë

1 pikë emër abstrakt: habi

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 18 C

Pyetja 19 2 pikë

1 pikë ia tregoi kalit

1 pikë ua tregoi të tjerëve

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 20 3 pikë

1 pikë e mia: rrjedhore të mia

1 pikë i tyre: kallëzore e tyre

1 pikë ime: gjinore sime

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 21 6 pikë

Për pjesën Të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

9

10 10

Teste Gjuha shqipe 6

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• Përshkruan objektin që ka zgjedhur dhe tregon pse është i rëndësishëm për të,

• shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura, të veçantën e këtij objekti,

• përdor detaje mbështetëse,

• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë

• respekton elementet të tilla:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.

• ka fjalor të pasur

• ka stil origjinal

• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore

• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta

• ka saktësi drejtshkrimore

Testi nr. 2

Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.

Kopshti i Anës

Teste Gjuha shqipe 6

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta

1. Ana u ul pranë derës me xham që shikonte nga oborri i pasmë i shtëpisë. Dera nuk ishte

hapur asnjëherë, të paktën që nga koha që ajo jetonte këtu. Oborri nuk kishte ndonjë pamje

të bukur. Ai ishte pis dhe barëra të këqij rriteshin andej-këtej. Anës i pëlqente të shikonte

barin dhe lulet e bukura që mund të rriteshin aty.

2. Atë pasdite dielli ishte në të perënduar. Ajo mendoi të përfi tonte nga rrezet e fundit dhe

mori një tufë lapsash me ngjyra e një tabak letre. Filloi të vizatonte një pyll dhe një lëndinë

pranë tij. Dy ketra, rrethuar nga pemët dhe lulet, bisedonin gjallërisht me njëri-tjetrin. Secili

ishte i ulur mbi një kërpudhë të madhe.

3. - Ana!- i thirri babai, i cili e dinte mirë se ku mund ta gjente.

- Erdha, baba!- u përgjigj ajo. Ai punonte si përgjegjës mirëmbajtjeje në një grup

pallatesh aty pranë dhe sapo qe kthyer nga puna.

4. - A e mbarove punën sot baba? – e pyeti vajza.

- Po,- i tha ai dhe shtyu drejt kuzhinës karrocën me rrota, ku ishte ulur vajza. Kështu

Ana mund ta ndihmonte për të përgatitur darkën. Ajo mori disa perime dhe fi lloi t’i priste.

Anës i pëlqente pamasë ngjyra e forma e tyre e çuditshme. I pëlqente freskia, shija dhe

kërcitja e këndshme, kur i përtypte para se t’i gatuante. Asaj do t’i kishte pëlqyer të merrej

vetë me kopshtin, por në gjendjen që ishte nuk mund të ulej në tokë dhe të punonte.

5. - Lër dhe ca për të bërë pak salcë,- i tha i ati duke qeshur.

6. Ndërsa hanin dhe fl isnin për ngjarjet e ditës, babai i tha Anës se vëllai i tij, Ramoni,

do të vinte ditën tjetër për ta ndihmuar në një punë të veçantë. Ai i kishte kërkuar shoferit

të autobusit, që ta çonte Anën ditën tjetër pas shkollës tek tezja. Pastaj, kur të mbaronin

punë, do ta merrte vajzën në shtëpi. Ana fi lloi të mendonte se ç’do të bënte i ati dhe pse

ia mbante kaq të fshehtë asaj. Kishte diçka të veçantë në shikimin dhe sytë e të babait,

diçka paksa misterioze, ndaj ajo nuk pyeti më.

7. Kur Ana erdhi në shtëpi të nesërmen, i ati i kërkoi të mbyllte sytë. Ana bëri si i tha ai.

Ajo dëgjoi zhurmën e perdeve te dera dhe pëshpëritjen në vesh që të hapte sytë.

8. Ana i hapi sytë dhe, kur hodhi një vështrim jashtë, mendoi se ishte në ëndërr. Bari i keq

ishte hequr i tëri. Në vend të tij ishte një bar i gjelbër dhe oborri dukej i mrekullueshëm.

Kishte pemë të reja, lule të llojeve të ndryshme dhe kaçube me trëndafi la. Babi hapi derën

dhe e çoi Anën me gjithë karrocë drejt një shtegu të ngushtë. Atje ajo pa më mirë kopshtin.

Në një cep vajza pa disa ngastra të punuara, që e prisnin atë t’i mbillte me bimë të reja.

Në atë vend toka ngrihej pak dhe Ana mund të punonte edhe pa lëvizur nga karrigia me

rrota.

9. - Në fi llim do të hartoj një plan se çfarë do të mbjell,- i tha ajo të atit.

10. - Më pas do të mbjellim disa fi danë.- tha babai.- Ti je një kopshtare tani, Ana.

12 12

Teste Gjuha shqipe 6

Rretho përgjigjen e saktë.

1. Nga tregimi që lexuam, mësuam se babai: 1 pikë

A) kujdeset shumë për Anën;

B) shpesh ka probleme me rregullimin e gjërave;

C) e pëlqen motrën dhe vëllanë e tij shumë;

D) i pëlqen që njerëzit të qeshin me shakatë e ti.

2. Qëllimi i autorit në këtë tregim është kryesisht: 1 pikë

A) të informojë lexuesit në lidhje me problemet që mund të ketë një kopsht;

B) të bindë lexuesit se kopshtaria është diçka gazmore;

C) të reklamojë shitjen e fi danëve;

D) të kënaqë lexuesit me një histori të lumtur.

3. Autori i përfshin dy paragrafët e parë në këtë tregim me qëllim që:

A) të tregojë se çfarë ndien Ana për bimët;

B) të shpjegojë se Ana ndihmoi për drekën;

C) të tregojë se ku jeton Ana;

D) të shpjegojë pse babai nuk ishte në shtëpi.

4. Ana nuk mund ta ndihmojë të atin në kopsht. sepse:

A) ai nuk dëshiron që të tjerët të prekin bimët e tij;

B) ajo nuk di si të kujdeset për bimët;

C) e ka të pamundur të ulet në tokë;

D) aty ka shumë insekte.

1 pikë

1 pikë

5. Lexo përsëri këtë fjali nga pjesa: “Lër dhe ca për të bërë pak salcë,- i tha i ati duke

qeshur.” Nga kjo fjali kuptojmë se:

1 pikë

A) Ana nuk e pëlqen salcën me perime;

B) familja nuk ka ushqim të mjaftueshëm;

C) Ana po hante perimet, ndërsa i priste në copa;

D) familja shpesh hante makarona për darkë.

6. Në fjalinë e fundit të paragrafi t të parë autori përdor fjalë që: 1 pikë

A) shkaktojnë vetmi;

B) ngacmojnë imagjinatën;

C) të krijojnë kënaqësi;

D) nxisin veprim.

7. Nëse autori do të shtonte një fjali në paragrafi n e parë, zgjidhni nga këto atë që do të

ishte më e përshtatshme.

Teste Gjuha shqipe 6

1 pikë

A) Ana dëshironte të dilte dhe të shkulte barërat nga kopshti.

B) Farat e luleve duken si topa të vegjël pambuku.

C) Bimët e egra kanë ngritur kokat si për të të paralajmëruar se kanë gjemba.

D) Farat duhet të mbillen në një vend tjetër dhe duhet të rritet bar i ri.

8. Babai punoi disa ngastra toke në një vend të tillë të lart me qëllim që:

A) të mbilleshin më shumë bimë aty;

B) pemët të mos kalbeshin;

C) kafshët të mos u afroheshin bimëve dhe t’i dëmtonin;

D) vajza e tij të mund të punonte me lehtësi.

1 pikë

9. Nëse në këtë pjesë do të kërkoje të gjeje me shpejtësi diçka që ka thënë babai,

atëherë ju: 1 pikë

A) do të lexonit fjalinë e parë të çdo paragrafi ;

B) do të kërkonit thonjëzat;

C) do të kërkonit pikëçuditjet;

D) do të lexonit çdo fjali me kujdes për të gjetur ku shkruhet fjala baba.

10. Çfarë mësuat nga ky tregim? Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme dhe plotësojeni

me një detaj nga pjesa.

2 pikë

•Prindërit kujdesen gjithmonë për fëmijët e tyre.

•Çdo njeri, sipas mundësive, mund të bëjë diçka të dobishme.

•Ambienti i gjelbëruar është i shëndetshëm për njeriun.

11. Gjeni rrënjën, temën dhe mbaresën e foljes detyrohej. 3 pikë

a) rrënja ___________

b) tema ___________

c) mbaresa___________

12. Tregoni mënyrën dhe kohën e foljeve të nënvizuara në fjalinë e mëposhtme.

4 pikë

Pastaj, kur të mbaronin punë, do ta merrte vajzën në shtëpi.

a) Mënyra: _______________ Koha: ____________

b) Mënyra: _______________ Koha: ____________

14 14

Teste Gjuha shqipe 6

13. Përdoreni foljen rri në fjali një herë në të ardhmen e thjeshtë të dëftores dhe një

herë në të kryerën e dëshirore.

2 pikë

a) E ardhmja e thjeshtë e dëftores: _________________________________________

b) E kryera e dëshirores: _________________________________________

14. Folja e nënvizuar në fjalinë e dhënë më poshtë është në mënyrën:

Lër dhe ca për të bërë pak salcë.

A) Urdhërore

B) Dëshirore

C) Kushtore

D) Lidhore

1 pikë

15. Përdore të në fjali një herë si pjesë të lidhores dhe një herë si trajtë të shkurtër.

2 pikë

a) Lidhore:______________________________________________________________

b) Trajtë e shkurtër: ____________________________________________________

16. Përcaktoni llojin e formave të pashtjelluara në fjalitë e mëposhtme:

Dy ketra, rrethuar nga pemët dhe lulet, ishin duke biseduar shumë gjallërisht.

Ana mund ta ndihmonte për të përgatitur darkën.

a) rrethuar: _____________________

b) duke biseduar: _____________________

c) për të përgatitur: _____________________

3 pikë

17. Ndërtoni nga një fjali ku foljen punoj ta përdorni në pjesore, përcjellore dhe

paskajore. 3 pikë

a. Pjesore: ___________________________________________________________

b. Përcjellore: _________________________________________________________

c. Paskajore: __________________________________________________________

Teste Gjuha shqipe 6

18. Të shkruajmë 6 pikë

Imagjinoni sikur keni zbuluar një vend sekret. Tani mendoni sikur do të botohet një

libër me tregime që fl asin për mistere dhe në të do të përfshihet edhe tregimi juaj. Përshkruajeni

atë. Përpiquni ta bëni sa më shumë tërheqës që të mundeni.

Zhvillimi i

idesë

Struktura dhe

organizimi

Stili dhe

origjinaliteti

Saktësia gramatikore dhe

drejtshkrimi

Totali

2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-6 7-11 12-16 17-21 22-26 27-31 32-35

16 16

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 1 A

Pyetja 2 D

Pyetja 3 C

Pyetja 4 C

Pyetja 5 C

Pyetja 6 B

Pyetja 7 A

Pyetja 8 D

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT

(SKEMA E VLERËSIMIT)

Pyetja 9 B

Pyetja 10 2 pikë

1 pikë Nëse tregon se çfarë i pëlqeu në këtë pjesë.

1 pikë Nëse gjen një detaj nga pjesa për të mbështetur përgjigjen e dhënë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 11 3 pikë

1 pikë rrënja: detyr (ë)

1 pikë prapashtesa: o

1 pikë mbaresa: hej

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 12 4 pikë

1 pikë të mbaronin: mënyra lidhore

1 pikë të mbaronin: koha e pakryer

1 pikë do t(a) merrte: mënyra kushtore

1 pikë do t(a) merrte: koha e tashme

Teste Gjuha shqipe 6

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 13 2 pikë

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja rri është përdorur në të ardhmen e thjeshtë të

mënyrës dëftore.

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja rri është përdorur në të kryerën e mënyrës

dëshirore.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 14 A

Pyetja 15 2 pikë

1 pikë Nëse krijon një fjali ku të të jetë pjese e foljes në mënyrën lidhore.

1 pikë Nëse krijon një fjali ku të të jetë trajtë e shkurtër e përemrit vetor.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 16 3 pikë

1 pikë rrethuar: pjesore

1 pikë duke biseduar: përcjellore

1 pikë për të përgatitur: paskajore

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 17 3 pikë

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja punoj të përdoret si pjesore (punuar).

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja punoj të përdoret si përcjellore (duke punuar).

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja punoj të përdoret si paskajore (për të punuar).

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

18 18

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 18 6 pikë

Për pjesën Të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• Shkruan një histori me mistere;

• shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura historinë;

• përdor detaje mbështetëse;

• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë

• respekton elemente të tilla:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë, e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë,

• ka fjalor të pasur,

• ka stil origjinal,

• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore

• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta

• ka saktësi drejtshkrimore.

Testi nr. 3

Teste Gjuha shqipe 6

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta

Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjuni kërkesave në vijim.

Logjika

Shumë kohë më parë, në një fshat kinez, që ishte larg Shangait, në atë kohë

kryeqyteti i Kinës, një plak pyeti një ditë një djalë të vogël: “Kush është më afër Shangai

apo dielli?”

- Natyrisht që dielli,- tha djali i vogël pa asnjë hezitim.

- Mirë,- tha plaku duke buzëqeshur.- Pse mendon kështu?

- Është e thjeshtë,- tha djali. - Ne mund ta shikojmë diellin, por nuk mund ta shikojmë

Shangain.

Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar. Ditën tjetër e mori me vete

dhe shkuan në tregun e qytetit. Turma njerëzish nga kryeqyteti kalonin përmes këtij fshati

të vogël, sepse ai ishte pranë rrugës kryesore. Plaku dhe djali qëndruan nën një pemë.

Plaku i tregonte se nga vinin gjithë këta njerëz, ndërsa djali shikonte gojëhapur rrobat e

tyre të bukura dhe të çuditshme.

- Atëherë,- tha plaku, kur pa se një grup njerëzish ishin grumbulluar rreth e qark

pemës ku ata

ishin ulur, - na thuaj se kush është më afër: Shangai apo dielli?

- Shangai, sigurisht,- u përgjigj djali pa u menduar fare.

Goja e plakut u shtrembërua duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij.

- Po dje ti më the se dielli ishte më afër.

- Po, -tha djali, - por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz që vinin

nga Shangai.

A keni parë ndonjëherë ndokënd të vijë nga dielli?

20 20

Teste Gjuha shqipe 6

1. Në fund të kësaj historie plaku ishte i pakënaqur. Por më pas djali i shpjegoi përgjigjen

e tij. Si është ndier plaku, kur dëgjoi fjalët e djalit? Përgjigjen mbështeteni me

ilustrime nga pjesa.

2 pikë

3. Cila nga fjalitë e mëposhtme e përmbledh më mirë kuptimin e kësaj ngjarjeje?

1 pikë

A) Një njeri shpesh beson vetëm atë që shikon.

B) Edhe një njeri inteligjent mund të veprojë në një mënyrë jo të zgjuar.

C) Fëmijët shpesh mendojnë si të rriturit.

D) E vërteta është e ndryshme për njerëz të ndryshëm.

4. “Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar.” A mendoni se djali është i

zgjuar? Pse? Përdorni pjesë nga historia për të shpjeguar përgjigjen tuaj.

2 pikë

5. Autori i kësaj pjese jep pak detaje rreth fshatit ku jetonin plaku dhe djali. Shkruani dy

gjëra që mund të merrni me mend në lidhje me fshatin, duke u bazuar në informacionin

e kufi zuar që jep kjo pjesë. 2 pikë

6. Zgjidhni në fjalitë e mëposhtme se cili është mesazhi i kësaj pjese?

A) Shpesh përshtypjet e para janë më të mirat.

B) Vëzhgimi nga afër jep informacion të saktë.

C) Të rinjtë vëzhgojnë më mirë se të moshuarit.

D) Ne mund t’i ndryshojmë mendimet tona, kur gjejmë informacion të ri.

1 pikë

7. Në fjalor ka dy përcaktime për fjalën “logjik”. 2 pikë

a. gjykim i arsyeshëm

b. çdo lloj lidhjeje midis fakteve që duket i arsyeshëm.

Cila nga këto përcaktime mund t’i shkojë për shtat kësaj pjese? Shpjegoni përgjigjen.

Teste Gjuha shqipe 6

8. Gjeni dy cilësi të djalit. 2 pikë

a) ______________________________ b) ________________________

9. A mendon djali në mënyrë logjike? Shpjegoni përgjigjen duke e mbështetur te pjesa.

2 pikë

10. Me ç’kuptim është përdorur fjala gojëhapur në fjalinë e mëposhtme? Zëvendësojeni

atë me një fjalë tjetër që është sinonime me të. 2 pikë

Djali shikonte gojëhapur rrobat e tyre të bukura dhe të çuditshme

11. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. 3 pikë

a) Kush është më afër Shangai apo dielli? ____________________

b) A keni parë ndonjëherë ndokënd të vijë nga dielli? ____________________

c) Por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz. ____________________

12. Qarkoni rasën në të cilën është emri i nënvizuar. 1 pikë

a. Turma njerëzish nga kryeqyteti kalonin përmes këtij fshati të vogël

A) Emërore

B) Dhanore

C) Kallëzore

D) Rrjedhore

22 22

Teste Gjuha shqipe 6

13. Në cilin lakim bën pjesë emri njerëzish? 1 pikë

14. Vendosni në numrin shumës grupet e fjalëve të mëposhtme: 2 pikë

a) Treg i vogël ____________________

b) Fshat i çuditshëm ____________________

15. Përcaktoni llojin dhe rasën e përemrit të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme.

2 pikë

Goja e plakut u shtrembërua duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij.

a) Lloji: ___________________________ b) Rasa: ____________________

16. Tregoni vetën dhe rasën e trajtës së shkurtër të nënvizuar në fjalinë e

mëposhtme. 2 pikë

Por dje ti më the se dielli ishte më afër.

a) Veta: _______________________

b) Rasa: _______________________

17. Gjeni mënyrën dhe kohën e foljes së nënvizuar në fjalinë e mëposhtme.

2 pikë

Por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz që vinin nga Shangai.

a) Mënyra: ______________________ b. Koha: ___________________

18. Foljen shkoj përdoreni në fjali një herë në të ardhmen e thjeshtë të dëftores dhe

një herë në të tashmen e kushtores.

2 pikë

a) E ardhmja e thjeshtë e dëftores: _________________________________________

b) E tashmja e kushtores: _________________________________________

Teste Gjuha shqipe 6

19. Ndërtoni nga një fjali ku foljen rri ta përdorni në pjesore, përcjellore dhe

paskajore. 3 pikë

a) Pjesore: __________________________________________________________

b) Përcjellore: __________________________________________________________

c) Paskajore: __________________________________________________________

20. Të shkruajmë 6 pikë

Përshkruani një përvojë, e cila ju ka mbetur në kujtesë, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme

të motit në të cilat mund të jeni gjendur.

Ngjarja mund të jetë reale ose imagjinare.

Zhvillimi i

idesë

Struktura dhe

organizimi

Stili dhe origjinaliteti

Saktësia gramatikore

dhe drejtshkrimi

Totali

2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

24 24

Teste Gjuha shqipe 6

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT

(SKEMA E VLERËSIMIT)

Pyetja 1 2 pikë

Model përgjigjeje

Plaku është ndier i lehtësuar, pasi ai ndodhej para shumë njerëzve dhe nuk donte që të turpërohej.

OSE

Plaku është habitur sërish, me logjikën e mprehtë të djalit, ashtu si u habit edhe në fi llim të kësaj historie.

Ilustrimet

• Turma njerëzish.

• një grup njerëzish ishin grumbulluar.

• Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar.

1 pikë Nëse tregon si është ndier plaku.

1 pikë Nëse gjen një ilustrim për të mbështetur mendimin.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 2 A

Pyetja 3 2 pikë

Model përgjigjeje

Po, djali është i zgjuar, sepse ai vëzhgon me kujdes, pastaj përgjigjet. Ai arrin në përfundime nisur

nga vëzhgimet që bën.

1 pikë Nëse përgjigjet se ai i duket djali i zgjuar.

1 pikë Nëse gjen ilustrime për të mbështetur mendimin e tij.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Shënim

Nxënësi do të marrë pikën edhe nëse në përgjigje nuk i përmbahet modelit të dhënë më sipër, por që

mësuesi e konsideron të saktë.

Pyetja 4 2 pikë

Model përgjigjeje

Fshat i largët

Fshat i varfër

Fshat i prapambetur

Njerëzit kalojnë kalimthi

2 pikë Nëse shkruan dy gjëra që merr me mend në lidhje me fshatin.

1 pikë Nëse shkruan vetëm një gjë që merr me mend në lidhje me fshatin.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Teste Gjuha shqipe 6

Shënim

Nxënësi do të marrë pikën edhe nëse në përgjigje nuk i përmbahet modelit të dhënë më sipër, por që

mësuesi e konsideron të saktë.

Pyetja 5 B

Pyetja 6 2 pikë

Për këtë histori vlen pika b e shpjegimit në fjalor.

Pjesa tregon se në këtë rast për të arritur një gjykim të logjikshëm duhet bërë lidhja mes fakteve.

1 pikë Nëse gjen se cili është shpjegimi për fjalën logjikë.

1 pikë Nëse shpjegon zgjedhjen që ka bërë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 7 2 pikë

Djali është:

I zgjuar

I qetë

I vëmendshëm

I kujdesshëm

2 pikë Nëse gjen dy cilësi të djalit

1 pikë Nëse gjen vetëm një cilësi të djalit

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 8 2 pikë

1 pikë Po djali mendon në mënyrë të logjikshme. Në të dyja rastet ai bëri një

lidhje midis fakteve, pavarësisht nga e vërteta.

1 pikë Ilustrimi

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

26 26

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 9 2 pikë

1 pikë Kuptim i fi gurshëm.

1 pikë sinonimi: i habitur

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 10 3 pikë

1 pikë afër: ndajfolje

1 pikë nga: parafjalë

1 pikë por: lidhëz

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 11 D

Pyetja 12 1 pikë

1 pikë Lakimi II

Pyetja 13 2 pikë

1 pikë tregje të vogla

1 pikë fshatra të çuditshme

Pyetja 14 2 pikë

1 pikë përemër pronor

1 pikë rasa kallëzore

Pyetja 15 2 pikë

1 pikë veta I

1 pikë rasa kallëzore

Pyetja 16 2 pikë

1 pikë mënyra: lidhore

1 pikë koha e pakryer

Pyetja 17 2 pikë

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja të jetë në të ardhmen e dëftores.

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja të jetë në të tashmen e kushtores.

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 18 3 pikë

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja rri është në pjesore (ndenjur).

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja rri është në përcjellore (duke ndenjur).

1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja rri është në paskajore (për të ndenjur).

Pyetja 19 6 pikë

Për pjesën Të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• përshkruan një përvojë që i ka mbetur në kujtesë;

• shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura, përvojën e kaluar;

• përdor detaje mbështetëse;

• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë

• respekton elemente të tilla:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë,

• ka fjalor të pasur,

• ka stil origjinal,

• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore

• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta

• ka saktësi drejtshkrimore.

28 28

Teste Gjuha shqipe 6

Testi nr. 4

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta

Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjuni kërkesave në vazhdim.

Shumë kohë më parë, lumi Merrimak rridhte paqësisht përmes kodrave të pyllëzuara.

Shumë kastorë kishin ndërtuar shtëpitë e tyre në këtë lumë ku peshq të shumtë notonin në

ujërat e tij të pastra. Kaq i pastër dhe i mirë ishte uji i lumit, sa kafshë nga vende shumë të largëta

vinin për të shuar etjen e tyre.

Në ato kohë të largëta, kafsha më e madhe në vend ishte dreri. Ai qëndronte aq i drejtë sa

edhe pema më e lartë. Kur ecte, toka tundej nën këmbët e tij të rënda.

Një ditë, krijesa gjigante mësoi për lumin me ujëra të kristalta dhe të pastra. “Duhet të shkoj

atje,- mendoi, - dhe ta provoj vetë ujin.”

Kur arriti te lumi, dreri fi lloi menjëherë të pinte ujë. Iu duk shumë i mire, prandaj fi lloi të pinte

gjithnjë e më tepër. Shumë shpejt niveli i ujit fi lloi të binte.

Kjo i nervozoi kastorët. Çfarë do të ndodhte me shtëpitë e tyre? Ata kishin punuar shumë

për t’i ndërtuar ato me baltë dhe shkopinj.

- Na ndihmoni!- iu lutën ata lepujve.

- Ne duhet ta ndalojmë drerin,- u thanë këta të fundit dhelprave.

- Largohu!- i bërtitën kastorët drerit. Por dreri ishte aq i madh sa askush, as edhe ariu, nuk

mund të përballej me të.

Ndërkaq, dreri vazhdonte të pinte ujin e lumit. Niveli i lumit vazhdonte të zbriste poshtë e më

poshtë, sa edhe peshqit fi lluan të trembeshin. Në fund të fundit, kastorët mund të shkonin në një

shtëpi të re, por çfarë do të bënin peshqit, nëse lumi thahej?

Ata fi lluan të luteshin për ndihmë.

Më në fund një krijesë vendosi që ta detyronte drerin të largohej. Ishte një mizë.

- Ti je më e vogla! - bërtitën kafshët. -Si mund ta detyrosh ti drerin e madh të largohet? -Ata

qeshën, duke menduar se kjo ishte një shaka e mizës.

Miza e vogël kishte një plan. Në fi llim ajo u ul në njërën prej këmbëve të drerit dhe e pickoi.

Dreri me një lëvizje e fl aku atë tutje. Por miza fl uturoi në këmbën tjetër dhe këtë herë e pickoi më me

forcë. Dreri përplasi këmbën me zemërim. Miza fl uturonte nga një anë e kurrizit të drerit në tjetrën

duke e pickuar fort në vende të ndryshme.

Dreri sa nuk u çmend nga zemërimi. Ai shkundi kokën e tij të madhe, hungëriti, përplasi

këmbët dhe hodhi shkelma. Pastaj vrapoi poshtë e lart lumit, duke u përpjekur të zbulonte se kush

po e pickonte. Por ai nuk e shikonte dot mizën e vogël. Më në fund u largua nga lumi duke vrapuar

me sa i hanin këmbët.

Sa krenare ishte miza e vogël! “E shikoni, - u tha ajo kafshëve të tjera, - madhësia ime nuk

ka dhe aq vlerë. Unë nuk isha shumë e madhe apo e fortë për ta luftuar drerin, por isha e zgjuar!”

Kastor-i- kafshë, lëkura e të cilëve përdoret për çanta, këpucë.

Teste Gjuha shqipe 6

Qarkoni përgjigjen e saktë.

1. Pse kastorët ishin të nervozuar? 1 pikë

A) Lumi ishte shumë i ftohtë dhe i thellë.

B) Dreri po e pinte të gjithë ujin.

C) Peshqit ishin duke notuar në drejtim të rrymës.

D) Miza ishte duke u mbytur në lumë.

2. Cili nga librat e mëposhtëm mund të përmbajë ngjarje si kjo që sapo lexuat? 1 pikë

A) Kafshët dhe bota e tyre

B) Përralla me kafshë

C) Tek shtëpia në pyll

D) Lumenjtë në botë

3. Cili është ndryshimi themelor midis mizës dhe kafshëve të tjera? 1 pikë

A) Miza u përpoq të ndihmonte kafshët e tjera.

B) Miza është më e vjetër se kafshët e tjera.

C) Miza nuk e kupton problemin.

D) Miza është më e matur se kafshët e tjera.

4. Me çfarë toni mbyllet kjo fabul? 1 pikë

A) të gëzueshëm

B) serioz

C) të shqetësuar

D) të penduar

5. Cili është kuptimi i kësaj fabule? 1 pikë

A) Mizat janë më të vogla se kafshët e tjera.

B) Lumenjtë kërcënohen për shkak të kastorëve.

C) Truri është më i rëndësishëm se madhësia.

D) Metodat e duhura të ndihmojnë në situata të vështira.

6. Cila nga fjalitë e mëposhtme bën më mirë përmbledhjen e kësaj fabule? 1 pikë

A) Një kafshë e vogël e gjen veten në vështirësi.

B) Shumë kafshë bashkohen kundër një armiku të përbashkët.

C) Një kafshë e madhe është vënë në lojë nga një kafshë e vogël.

D) Kafshët mësojnë pse dreri është akuzuar.

7. Cila nga kafshët rrezikohej më tepër nëse uji i lumit thahej? Pse? 2 pikë

8. Gjeni në tekstin e dhënë një epitet dhe një metaforë, që të tregojnë veçori të drerit.

a) Epitet: __________________________________________

b) Metaforë: __________________________________________

2 pikë

30 30

Teste Gjuha shqipe 6

9. Vendosini një titull të përshtatshëm kësaj fabule. 1 pikë

10. Plotësoni: 2 pikë

Autori e ndërton ngjarjen duke vënë përballë drerin që përfaqëson ______________________

__ dhe mizën që përfaqëson ___________________.

11. Shkruani një fjalë të urtë që është e përshtatshme për ngjarjen që sapo lexuat.

1 pikë

12. Përcaktoni nga intonacioni tipin e fjalive të thjeshta. 4 pikë

a) “Largohu!”- i bërtitën kastorët drerit. _____________________

b) Çfarë do të ndodhte me shtëpitë e tyre? _____________________

c) Na ndihmoni!- iu lutën ata lepujve. _____________________

d) Dreri përplasi këmbën me zemërim. _____________________

13. Gjeni kryefjalën dhe tregoni me se është shprehur. 2 pikë

Në fi llim ajo u ul në njërën prej këmbëve të drerit.

a) kryefjala: ________________________

b) shprehur me: ________________________

14. Nënvizoni kallëzuesin dhe tregoni llojin e tij. 2 pikë

Niveli i lumit vazhdonte të zbriste poshtë e më poshtë

a) kallëzuesi: ____________________

b) lloji: ___________________

16. Përcaktoni funksionin që kanë fjalët e nënvizuara. 3 pikë

a) Ata qeshën duke menduar se kjo ishte një shaka e mizës. ______________________

b) Këtë herë miza e pickoi më me forcë. ______________________

c) Krijesa gjigante mësoi për lumin me ujëra të kristalta. ______________________

17. Gjeni llojin e kundrinorit dhe tregoni me se është shprehur. 2 pikë

Ata fi lluan të luteshin për ndihmë.

a) Lloji: _________________________

b) Shprehur me: _________________________

Teste Gjuha shqipe 6

18. Përcaktoni llojin e rrethanorëve. 3 pikë

a) Ata kishin punuar shumë për t’i ndërtuar ato shtëpi. ______________________________

b) Lumi Merrimak rridhte paqësisht përmes kodrave të pyllëzuara. __________________

c) Ai u largua nga lumi duke vrapuar me sa i hanin këmbët. __________________

19. Plotësoni me emër ose GE me parafjalën nga. 3 pikë

(rrethanor vendi) ________________

Dreri u largua (rrethanor shkaku) ________________

(kundrinor i zhdrejtë me parafjalë) _______________

20. Qarkoni fjalinë e përbërë me bashkërenditje. 1 pikë

A) Kur ecte, toka tundej nën këmbët e tij të rënda.

B) Iu duk shumë i mire, prandaj fi lloi të pinte gjithnjë e më tepër.

C) Ndërkaq, dreri vazhdonte të pinte ujin e lumit.

D) Më në fund një krijesë vendosi që ta detyronte drerin të largohej.

21. Të shkruajmë 6 pikë

Humbja e diçkaje apo e dikujt mund të të ndryshojë. Mund të humbasësh një mik,

një kafshë të dashur, paratë ose dhe besimin tënd në përralla. Shkruaj për një humbje që të ka

ndodhur. Për shembull, mund të mbështetesh edhe në një nga variantet e mëposhtme:

humbja e diçkaje të ka hidhëruar shumë,

OSE

dikur humbja e diçkaje nuk të solli trishtim,

OSE

diçka nuk ishte e jotja dhe ti e humbe etj.

Mund të përdorësh shembuj nga jeta e përditshme, nga diçka që ke lexuar (parë)

ose mund të shkruash diçka imagjinare. 6 pikë

32 32

Teste Gjuha shqipe 6

Zhvillimi i

idesë

Struktura dhe

organizimi

Stili dhe origjinaliteti

Saktësia gramatikore

dhe drejtshkrimi

Totali

2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

Pyetja 1 B

Pyetja 2 B

Pyetja 3 D

Pyetja 4 A

Pyetja 5 C

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT

(SKEMA E VLERËSIMIT)

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 6 C

Pyetja 7 2 pikë

1 pikë Më shumë rrezikoheshin peshqit.

1 pikë Rrezikoheshin më shumë, sepse ata jetojnë në ujë dhe nuk mund të

shkonin diku tjetër, në ndryshim nga kafshët e tjera që mund të largoheshin.

0 pikë Nëse përgjigjen gabim ose nuk përgjigjen fare.

Pyetja 8 2 pikë

1 pikë epitet: krijesë gjigante

1 pikë metaforë: toka tundej nën këmbët e tij të forta.

0 pikë Nëse përgjigjen gabim ose nuk përgjigjen fare.

Pyetja 9 1 pikë

1 pikë Nëse i vendos pjesës një titull tjetër të përshtatshëm.

0 pikë Nëse përgjigjen gabim (titulli nuk është i përshtatshëm) ose nuk

përgjigjen fare.

Pyetja 10 2 pikë

Model përgjigjeje

Dreri përfaqëson: njeriun agresiv, pushtues, të pushtetshëm, të fortë, të paarsyeshëm, të pandjeshëm

etj.

Miza përfaqëson: njeriun e urtë, të maturë, të arsyeshëm, të qetë, të kujdesshëm, të zgjuar.

34 34

Teste Gjuha shqipe 6

1 pikë Nëse tregon se çfarë përfaqëson dreri (një përcaktim).

1 pikë Nëse tregon se çfarë përfaqëson miza (një përcaktim).

0 pikë Nëse përgjigjen gabim ose nuk përgjigjen fare.

Pyetja 11 1 pikë

1 pikë Nëse shkruan një fjalë të urtë që ka lidhje me ngjarjen.

0 pikë Nëse përgjigjen gabim ose nuk përgjigjen fare.

Pyetja 12 4 pikë

1 pikë a) nxitëse (urdhërore)

1 pikë b) pyetëse

1 pikë c) nxitëse (lutëse)

1 pikë d) dëftore

0 pikë Nëse përgjigjen gabim ose nuk përgjigjen fare.

Pyetja 13 2 pikë

1 pikë kryefjala: ajo

1 pikë shprehur me përemër vetor (ose përemër)

Pyetja 14 2 pikë

1 pikë kallëzuesi: vazhdonte të zbriste

1 pikë lloji: kallëzues i përbërë

Pyetja 15 3 pikë

1 pikë a) kallëzues emëror

1 pikë b) rrethanor

1 pikë c) përcaktor

Pyetja 16 2 pikë

1 pikë kundrinor i zhdrejtë me parafjalë

1 pikë shprehur me emër

Pyetja 17 3 pikë

1 pikë a) rrethanor qëllimi

Teste Gjuha shqipe 6

1 pikë b) rrethanor mënyre

1 pikë c) rrethanor vendi

Pyetja 18 3 pikë

1 pikë Nëse plotëson fjalinë me një rrethanor vendi.

1 pikë Nëse plotëson fjalinë me një rrethanor shkaku.

1 pikë Nëse plotëson fjalinë me një kundrinor të zhdrejtë me parafjalë

Pyetja 19 B

Pyetja 20 6 pikë

Për pjesën Të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• shkruan për një humbje që i ka ndodhur,

• shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura, përvojën e kaluar,

• përdor detaje mbështetëse,

• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë

• respekton elemente të tilla:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë,

• ka fjalor të pasur,

• ka stil origjinal,

• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore

• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta

• ka saktësi drejtshkrimore.

36

Teste Gjuha shqipe 6

Testi vjetor

Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta

Lexoni historinë e mëposhtme dhe përgjigjuni kërkesave që vijojnë.

Si u bë breshka me zhguall

Shumë kohë më parë, breshka nuk ka pasur zhguall. Kurrizi i saj ishte i butë dhe

shkëlqente nga mijëra rubinë, diamante, smeralde, safi rë dhe shumë gurë të tjerë të çmuar. Të

vendosur radhë-radhë ato krijonin një harmoni ngjyrash, duke e bërë atë krijesën më të bukur

të shkretëtirës. Breshka e ndiente se ishte me të vërtetë e bukur, gjë që e shtynte të lëvizte lart

e poshtë, për t’u treguar edhe të tjerëve pamjen e saj mahnitëse.

Një ditë një mi i vogël e pa breshkën. Meqenëse atij i pëlqente të mblidhte objekte që

shkëlqenin, vrapoi drejt saj me shpresën se breshka do të ishte zemërgjerë dhe do t’i falte disa

nga gurët e saj të çmuar.

- E dashur zonjushë! Më ka mahnitur shkëlqimi i gurëve që ke dhe do të isha shumë i

lumtur nëse mund të më jepje një ose dy prej tyre, - i tha ai.

“Unë jam shumë e bukur dhe kam kaq shumë gurë të çmuar, - tha breshka me vete.

- Nuk besoj se mund të pendohem nëse i fal një ose dy prej tyre.”

- Mirë! - iu përgjigj ajo. - Mund të marrësh, por jo shumë.

Miu mori dy prej tyre dhe u largua me vrap.

Ndërsa breshka vazhdonte të shëtiste lart e poshtë, takon një dragua. Ai ishte shumë i

shëmtuar dhe, kur pa kurrizin e saj të mrekullueshëm, u trishtua dhe fi lloi të qante.

- Oh, i shkreti dragua, pse po qan? – e pyeti ajo.

- Sepse ti je kaq e bukur dhe unë kaq i shëmtuar,- iu përgjigj me një zë qaraman dragoi.

Breshkës i erdhi keq dhe i tha:

- Mos u mërzit! Unë do të të jap disa prej gurëve të mi dhe kështu ti do të bëhesh po aq

i bukur sa edhe unë.

Dragoi mori tri gurë të çmuar dhe zbukuroi me to kurrizin e tij.

Breshka vazhdoi t’u falte krijesave që takonte në rrugë gjithçka të bukur që kishte me

vete, pa u shqetësuar fare se po humbiste njëri pas tjetrit të gjithë gurët e çmuar. Ajo mendonte

se do t’i mbeteshin aq sa i duheshin për të qenë e bukur. Por këtu gabonte. Papritur ajo e kuptoi

se nuk i kishte mbetur më asnjë gur.

Breshka fi lloi të ecte, duke menduar e trishtuar se nuk ishte më kafsha më e bukur. Eci

e eci pa pushim, derisa arriti në një fshat të vogël. Breshka kishte qenë edhe më parë aty dhe

e njihte shumë mirë të parin e fi sit. Kur plaku i mençur e pa të zhveshur nga të gjithë gurët e

çmuar, i tha:

- Breshkë, ku i ke çuar gurët e çmuar që kishe?

- Ah, njeri i mirë, ta dish seç kam bërë! Unë i fala të gjithë gurët e çmuar dhe bashkë me

Teste Gjuha shqipe 6

to edhe bukurinë time e tani mbeta kështu, – i tha ajo e trishtuar.

- Oh! Do të desha të t’i ktheja prapë. Megjithatë, ti mbetesh një nga kafshët më të bukura

që kam njohur dhe këtë mos e harro.

E hutuar breshka i tha:

- Por si? Pa gurët e mi të çmuar unë jam asgjë.

- Jo, - i tha plaku. - Ty të bën të bukur gatishmëria dhe dëshira e madhe për të ndihmuar

të tjerët. E dashur breshkë! Hijeshia jote qëndron te mirësia që ke dhe jo te pamja.

Plaku i urtë ndërtoi një zhguall të vogël prej argjile. Mbi të ai gdhendi shumë fi gura, që

të kujtonin kurrizin e saj të mbuluar me gurë të çmuar. Por, megjithëse zhgualli nuk e kishte më

shkëlqimin e gurëve të çmuar, breshka u ndje më e bukur se kurrë. Ajo e dinte se i kishte bërë

të tjerët të lumtur.

Qarkoni përgjigjen e saktë.

1. Breshka ishte e hutuar kur po fl iste me plakun, sepse: 1 pikë

A. nuk e kuptonte pse ai ishte i shqetësuar;

B. nuk e kuptonte pse ai mendonte se ishte e bukur;

C. nuk e kuptonte pse ai nuk i jepte dot më gurë të çmuar;

D. nuk e kuptonte gjuhën që fl iste ai.

2. Cili ishte mësimi që mori breshka në fund? 1 pikë

A. Ajo mësoi se ishte e bukur për atë që bëri dhe jo për pamjen që kish pasur.

B. Ajo besoi se plaku ishte më i mençur seç kishte menduar më parë.

C. Ajo mësoi t’u besonte kafshëve të tjera, të cilat më parë i shmangte.

D. Ajo më në fund kuptoi se gjithë pasuria e botës nuk mund t’i sillte dot lumturi.

3. Si ndryshojnë emocionet e breshkës përpara se të zbulojë se nuk ka më gurë të

çmuar dhe pasi e kupton këtë? 1 pikë

A. nga e gëzuar në inatçore,

B. nga e pikëlluar në të kënaqur,

C. nga e dëshpëruar në të hareshme,

D. nga e gëzuar në të brengosur.

4. Gjeni në alternativat e mëposhtme atë ku përdoret fi gura e personifi kimit. 1 pikë

A. Breshkës i erdhi keq.

B. Kurrizi i saj ishte i butë dhe shkëlqente.

C. Ato e kishin bërë atë krijesën më të bukur të shkretëtirës.

D. Shumë gurë të tjerë të çmuar e zbukuronin atë.

5. Si zgjidhet problemi i breshkës? 1 pikë

A. Plaku i kujton breshkës se ajo ka qenë gjithmonë e bukur.

B. Breshka vendos të jetojë pa zhguall.

38 38

Teste Gjuha shqipe 6

C. Miu i rikthen breshkës gurët e çmuar.

D. Dragoi zbulon disa gurë të çmuar për breshkën.

6. Edhe miu edhe dragoi kanë nga një arsye që i kërkojnë gurë të çmuar breshkës? Cila

është ajo? 2 pikë

a) arsyeja e miut: _______________________________________________

b) arsyeja e dragoit: _______________________________________________

7. Në fjalinë: ...Për t’u treguar edhe të tjerëve pamjen e saj mahnitëse fjala mahnitëse

është sinonime me fjalën: 1 pikë

A) të zakonshme

B) të çuditshme

C) të lumtur

D) të mrekullueshme

8. Çfarë ka dashur të na tregojë autori nëpërmjet kësaj historie? Argumentojeni

përgjigjen tuaj edhe me detaje nga historia. 3 pikë

9. Duke u mbështetur në përdorimet e fjalëve të mëposhtme (në tekstin e dhënë më sipër),

përcaktoni fushën e tyre leksikore. 1 pikë

rubinë, diamante, smeralde, safi rë. _______________________________

10. Në fjalinë: “Kurrizi i saj ishte i butë dhe shkëlqente nga mijëra gurë të çmuar” antonimi

i fjalës shkëlqente është: 1 pikë

A. ndriçohej

B. nxihej

C. përfl akej

D. errësohej

11. Me ndajfoljen thjesht formoni fjalë të prejardhura me prapashtesim. 3 pikë

a. një folje _____________

b. një mbiemër _____________

c. një emër _____________

Teste Gjuha shqipe 6

12. Tregoni se në ç’rasë dhe në ç’trajtë është emri në fjalinë e mëposhtme.

2 pikë

Atij i pëlqente të mblidhte objekte që shkëlqenin.

a. Rasa: _________________

b. Trajta: _________________

13. Tregoni mënyrën dhe kohën e foljeve të nënvizuara. 4 pikë

• Nuk i kishte mbetur më asnjë gur.

a. Mënyra: ________________

b. Koha: ________________

• Mund të marrësh, por jo shumë.

a. Mënyra: ________________

b. Koha: ________________

14. Qarkoni fjalinë ku është përdorur trajta e shkurtër e thjeshtë. Tregoni rasën e saj.

2 pikë

A. Dragoi ia mori gurët e çmuar dhe zbukuroi me to kurrizin e tij.

B. Ajo i kishte bërë të tjerët të lumtur.

C. Kështu ti do të bëhesh po aq i bukur sa edhe unë.

D. Mbi të ai gdhendi shumë fi gura.

Rasa: _____________

15. Gjeni llojin e përemrit të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. Tregoni se në ç’rasë

është përdorur. 2 pikë

Unë do të të jap disa prej gurëve të mi.

a) lloji: _______________

b) rasa: _______________

16. Ç’funksion kanë fjalët e nënvizuara? 3 pikë

a) Plaku modeloi një zhguall të vogël prej argjile. _____________________

b) Breshka vazhdoi të ecte, duke menduar e trishtuar. _____________________

c) Vrapoi drejt saj me shpresën... _____________________

17. Nënvizoni kryefjalën. Tregoni me se shprehet. 2 pikë

Hijeshia jote qëndron te mirësia që ke dhe jo te pamja.

40 40

Teste Gjuha shqipe 6

a. Kryefjala: _____________________

b. Shprehur me: _____________________

18. Përcaktoni tipin e fjalive sipas kumtimit. 2 pikë

a. Breshkë! ________________________

b. Do të desha të t’i ktheja prapë. ______________________

19. Qarkoni fjalinë e thjeshtë. 1 pikë

A) Breshka vazhdoi t’u jepte krijesave të tjera bukuri dhe hijeshi.

B) Ku i ke çuar gurët e çmuar që kishe?

C) Ajo e dinte se i kishte bërë të tjerët të lumtur.

D) Ti mbetesh një nga kafshët më të bukura që kam njohur.

20. Të shkruajmë 6 pikë

I shkruani një letër një shoku, ku t’i tregoni për talentin e veçantë të një moshatarit tuaj.

Përdorni formën korrekte të një letre miqësore.

Zhvillimi i

idesë

Struktura dhe

organizimi

Stili dhe origjinaliteti

Saktësia gramatikore

dhe drejtshkrimi

Totali

2 pikë 1 pikë 2 pikë 1 pikë 6 pikë

Tabela e vlerësimit

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

Pyetja 1 B

Pyetja 2 A

Pyetja 3 B

Pyetja 4 A

PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT

(SKEMA E VLERËSIMIT)

Pyetja 5 A

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 6 2 pikë

1 pikë Arsyeja e miut: koleksion objekte që shkëlqejnë.

1 pikë Arsyeja e dragoit: Dëshiron të jetë po aq i bukur sa edhe

breshka.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 7 D

Pyetja 8 3 pikë

Model përgjigjeje

Bukuria qëndron te mirësia, dashuria, kujdesi që tregojmë ndaj të tjerëve. Ajo qëndron te zemra e

mirë dhe mirënjohja.

2 pikë Nëse shpjegon plotësisht se çfarë ka dashur të tregojë autori përmes kësaj historie.

OSE

1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht se çfarë ka dashur të tregojë autori përmes kësaj historie

DHE

1 pikë Nëse ilustron me shembuj mendimin e dhënë.

Pyetja 9 1 pikë

1 pikë Gurë të çmuar

Pyetja 10 A

42 42

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 11 3 pikë

1 pikë Nëse krijon një folje të prejardhur me ndajfoljen thjesht: thjeshtoj.

1 pikë Nëse krijon një mbiemër të prejardhur me ndajfoljen thjesht: i thjeshtë.

1 pikë Nëse krijon një emër të prejardhur me ndajfoljen thjesht: thjeshtësi.

Pyetja 12 2 pikë

1 pikë rasa: kallëzore

1 pikë trajta e pashquar

Pyetja 13 4 pikë

1 pikë kishte mbetur: mënyra dëftore

1 pikë kishte mbetur: koha më se e kryer

1 pikë të marrësh: mënyra lidhore

1 pikë të marrësh: koha e tashme

Pyetja 14 2 pikë

1 pikë B

1 pikë rasa kallëzore

Pyetja 15 2 pikë

1 pikë përemër pronor

1 pikë rasa rrjedhore

Pyetja 16 3 pikë

1 pikë a) kundrinor i zhdrejtë me parafjalë

1 pikë b) përcaktor

1 pikë c) rrethanor

Pyetja 17 2 pikë

1 pikë kryefjala: hijeshia jote

1 pikë shprehur me grup emëror

Teste Gjuha shqipe 6

Pyetja 18 2 pikë

1 pikë nxitëse- thirrmore

1 pikë dëftore

Pyetja 19 A

Pyetja 20 6 pikë

Për pjesën Të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• shkruan një letër ku tregon për talentin e një moshatari,

• shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhura historinë,

• përdor detaje mbështetëse,

• ka qartësi mendimi.

KRITERI II: STRUKTURA 1 pikë

• respekton elementet të tilla të shkrimit të letrës:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 1 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.

• ka fjalor të pasur

• ka stil origjinal

• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

Mësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore

• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta

• ka saktësi drejtshkrimore.

44 44

Teste Gjuha shqipe 6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!