20.02.2013 Views

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 5 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Teste Gjuha shqipe 5

Rubrika 1: Pasqyra e ditës

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Fari

Test nr. 1

Varianti I

Zana vinte me pushime për herë të parë në Shëngjin. Arriti aty në buzëmbrëmje.

Pasi hëngri darkë bashkë me dy vëllezërit e saj, Zana ra të fl ejë. Dera e ballkonit

ishte e hapur. Që andej Zana përpiqej të shikonte detin, por atje ishte errësirë. “Fap”shkrepi

një dritëz. Zana u ngrit të shikonte më mirë, por dritëza u shua. “Fap”- u

duk përsëri dhe prapë u zhduk.

-Vëllaçko, ç’është ajo dritëz atje? - pyeti Zana.

Vëllai zgjati kokën dhe tha:

-Deti na e bën me sy. Thotë: Mirëserdhët! Do të bëhemi miq!”

Zana u çudit dhe mezi e zuri gjumi.

Në mëngjes doli përsëri në breg. Atje pa peshkatarët që u nisën për të zënë

peshk, pa varkat, por syrin e detit nuk e pa. Mezi priti të vinte nata.

Doli në ballkon. “Fap”- deti ia bëri me sy.

-Ç’bën aty? - e pyeti nëna.

-Po shoh syrin e detit, - i tha vajza.

-Po ai nuk është syri i detit. Ai është fari. Detarët e kanë vendosur në një

kullë të lartë, mbi një shkëmb buzë detit. Fari ndizet dhe shuhet që kur erret deri në

agim. Ai i ndihmon detarët të gjejnë udhën dhe të mos përplasen në shkëmbinj.

Zana hyri në dhomë dhe thirri:

-Vëllaçko, ti i ngatërron gjërat!

Vëllai s’iu përgjigj. Ai bënte sikur fl inte dhe qeshte me kokën nën çarçaf.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!