08.01.2015 Views

Fletore pune Gjuha Shqipe - Media Print

Fletore pune Gjuha Shqipe - Media Print

Fletore pune Gjuha Shqipe - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Fletore pune

Gjuha Shqipe

Klasa IV

KAPITULLI I

Zhvillojmë aftësitë e të kuptuarit

dhe të gjykuarit të një teksti

Klasa VI

w

2

2

Model pune për paragrafin

Celularët

Në historinë e zhvillimit shkencor, telefonia e lëvizshme ka ecur dhe ecën

me hapa të shpejtë, që shpesh nuk mund t’i ndjekësh. Vetëm para pak vjetësh

celularët ishin shumë “primitivë” ◙ dhe funksiononin me valë në analogjik. Shumë

shpejt doli gjenerata e dytë GSM (Global System for Mobile Communications).

Në fillim ishte vetëm për pak njerëz, pra shumë pak mund t’ia lejonin vetes

përdorimin e celularit, por, shumë shpejt, ai u bë për përdorim të përgjithshëm.

Viti 2003 do të jetë viti kur do të dalë në përdorim për të gjithë gjenerata

e tretë e celularëve, pra ajo UMTS (Universal Mobile Telephony System). Nga

prodhuesit e celularëve flitet për një revolucion në telefoninë e lëvizshme me

futjen e UMTS-së. Ky lloj sistemi i ri do të ofrojë shërbime të shumta dhe shumë

më të shpejta. Aparatet e reja do të përdorin një sim card të re, që quhet “Usim”.

Kjo kartë ka kapacitet shumë më të madh se “e vjetra” “sim card” dhe do të bëjë

të mundur edhe shkarkime të informacioneve nga interneti. Mesazhet me foto

MMS, që janë futur këtë verë në përdorim ◙ nuk do të jenë asgjë me sistemin e ri.

Me UMTS do të bëhet e mundur të flitet me video drejtpërdrejt, madje do

të jenë të mundura edhe videokonferencat me anë të aparatit të vogël, që e kanë

të gjithë në xhep. Gjithashtu do të kemi mundësi të shkarkojmë edhe video

të shkurtra dhe muzikë nga interneti; libri i adresave mund të përmbajë dhe

foto ◙ të miqve që kemi aty. Pra celularët, një revolucion teknik në vetvete, do

të pësojnë një revolucion të madh në muajt dhe vitet në vazhdim dhe, shumë

shpejt, do t’i kemi në xhepat tanë. Madhësia nuk do të ndryshojë, pasi opsionet

e shumta kërkojnë një bateri edhe më të madhe.

I. Përcaktimi i fjalisë qendrore.

• Në paragrafin e parë fjalia qendrore është:

a. Në historinë e zhvillimit shoqëror telefonia e lëvizshme ka ecur...

b. Vetëm para pak vjetësh celularët ishin shumë primitivë.

c. Shumë shpejt doli gjenerata e dytë…

d. Në fillim ishte vetëm për pak njerëz...

• Në paragrafin e dytë fjalia qendrore është:

a. Viti 2003 do të jetë viti kur do të dalë në përdorim...

b. Nga prodhuesit e celularëve flitet për një revolucion…

c. Aparatet e reja do të përdorin një...

d. Mesazhet me foto MMS që janë futur...

9

Paragrafi

Paragrafi

2

h

• Në paragrafin e tretë fjalia qendrore është:

a. Me UMTS do të bëhet e mundur...

b. Gjithashtu do të kemi mundësi të shkarkojmë…

c. Pra celularët, një revolucion teknik në vetvete…

d. Madhësia nuk do të ndryshojë, por opsionet…

• Skeda

Pyetja: Cila nga alternativat e dhëna shpreh thelbin e informacionit.

1. Cila nga alternativat e dhëna shpreh thelbin e informacionit.

2. Informacioni është në tekst, te paragrafi ku kërkohet.

3.

a. Lexo me kujdes paragrafin.

b. Ndaje fjalinë në pjesë të vogla të kuptimshme.

c. Nëse informacioni që kërkon është jashtë paragrafit, lexo me

kujdes pjesën/fragmentin që ndodhet afër paragrafit.

d. Elimino përgjigjet e gabuara.

e. Zgjidh alternativën më të mirë nga zgjedhjet e mbetura.

w

2

h

II. Përcaktimi i informacionit që jepet

• Për cilat nga alternativat e dhëna flet autori në paragrafin e parë.

a. historinë e zhvillimit të telefonisë

b. kartën e re “USIM”

c. shërbimet e shumta dhe të shpejta që ofron telefonia

d. madhësinë e pandryshueshme te aparatet

• Skeda

Pyetja: Cila nga alternativat e dhëna shpreh thelbin e informacionit.

1. Cila nga alternativat e dhëna shpreh thelbin e informacionit.

2. Informacioni është në tekst, te paragrafi ku kërkohet.

3.

a. Lexo me kujdes paragrafin.

b. Ndaje fjalinë në pjesë të vogla të kuptimshme.

c. Nëse informacioni që kërkon është jashtë paragrafit, lexo me

kujdes pjesën/fragmentin që ndodhet afër paragrafit.

d. Elimino përgjigjet e gabuara.

e. Zgjidh alternativën më të mirë nga zgjedhjet e mbetura.

10

w

2

2

2

h

II. Shpjegimi i kuptimit të shprehjeve

• Në paragrafin e parë grupi i fjalëve është përdorur me kuptimin: nuk

mund ta ndjekësh:

a. vrapon shpejt

b. zhvillim të shpejtë

c. ecën me hap të nxituar

d. s’e kap dot

• Në paragrafin e dytë grupi i fjalëve është përdorur me kuptimin flitet

për një revolucion:

a. ndryshimi i stafit të prodhuesve të celularëve

b. përmbysja e një teknologjie të vjetër

c. hapja e rrugës për fitime të mëdha të GMS

d. zhvillimi i një teknologjie të re

• Në paragrafin e tretë grupi i fjalëve është përdorur me kuptimin: shpejt

do t’i kemi në xhepat tanë:

a. do të dalin së shpejti në treg

b. do të jenë të vegjël, për t’u mbajtur në xhep

c. çmim që e përballon “xhepi” ynë

d. do të pajiset çdo njeri me ta

• Skeda

Pyetje për të zbuluar kuptimin e fjalëve nga konteksti.

1. Si ta identifikoj

pyetjen

2. Ku mund ta gjej

përgjigjen

• Fjala/shprehja ka kuptim të afërt me të.

• Fjala/shprehja mund të zëvendësohet me…

Informacionin që do të të ndihmojë për të gjetur

kuptimin e fjalës ose të shprehjes mund ta gjesh në

tekst, te fjalët/shprehjet që janë rreth saj.

3. Si mund t’i

përgjigjem

pyetjes

a. Gjej fjalën/shprehjen në fragment.

b. Lexo me kujdes fjalinë që përmban

fjalën/shprehjen.

c. Kërko në tekst informacionin e duhur që do

të ndihmojë për të zbuluar kuptimin.

d. Zgjidh përgjigjen që kërkon teksti.

11

Paragrafi

Paragrafi

h

w

2

2

2

III. Zëvendësimi i fjalës në kontekstin e dhënë

• Në kontekstin e dhënë fjala primitive (paragrafi I) zëvendësohet me fjalën:

a. i vjetër

b. i dalë jashtë mode

c. i moçëm

d. i pazhvilluar

• Në kontekstin e dhënë fjala gjeneratë (paragrafi II) zëvendësohet me fjalën:

a. brez

b. lloj

c. model

d. moshë

• Në kontekstin e dhënë fjala primitive (paragrafi III) zëvendësohet me fjalën:

a. hedh

b. marr

c. zbraz

d. zbres

• Skeda

Pyetje për të zbuluar kuptimin e fjalëve nga konteksti.

1. Si ta identifikoj

pyetjen

2. Ku mund ta gjej

përgjigjen

3. Si mund t’i përgjigjem

pyetjes

• Fjala/shprehja ka kuptim të afërt me të.

• Fjala/shprehja mund të zëvendësohet me…

Informacionin që do të të ndihmojë për të gjetur kuptimin

e fjalës ose të shprehjes mund ta gjesh në tekst, te fjalët/

shprehjet që janë rreth saj.

a. Gjej fjalën/shprehjen në fragment.

b. Lexo me kujdes fjalinë që përmban

fjalën/shprehjen.

c. Kërko në tekst informacionin e duhur që do të të

ndihmojë për të zbuluar kuptimin.

d. Zgjidh përgjigjen që kërkon teksti.

12

w

h

IV. Vendosja e një fjalie në vendin e duhur

Në cilin paragraf duhet ta vendosësh grupin e fjalëve, në vend të shenjës ◙, që

ajo të qëndrojë kuptimisht

• Skeda

Pyetja: Ku duhet vendosur fjalia e shkëputur

1. Vëzhgo me kujdes se ku ndodhen 4 kuadratet e zeza.

2. Vendi ku fjalia mund të vihet është bërë e dallueshme.

3.

a. Dallo te fjalia që do të vendosësh, ndonjë fjalë kyç ose ndonjë ide

me të cilën fillon ose përfundon fjalia.

b. Lexo më parë tekstin, përpara dhe pasi të vendosësh fjalinë e

shkëputur për të gjetur lidhjen kuptimore midis tyre.

c. Vendose fjalinë tek ai kuadrat, me të cilin lidhet më fort

kuptimisht.

13

Paragrafi

I

Model pune për paragrafin

Paragrafi

2

2

Truri ynë

Marrja e një sasie të madhe oksigjeni rrit aktivitetin e funksioneve mendore, si motivimi,

mësimi përmendsh, mësimi dhe kuptimi.

Truri ynë përbën 2% të peshës së përgjithshme të trupit, por harxhon afërsisht 20% të

kalorive të marra gjatë ditës. Truri është organi që harxhon më shumë energji në trup. Kur

mendojmë se të gjitha funksionet e mrekullueshme të trupit tonë drejtohen nga truri, duhet

ta pranojmë si një të vërtetë të pakundërshtueshme.

• Në paragrafin e dhënë cila alternativë është vërtet e pakundërshtueshme:

a. përqindja e peshës që përbën trurin;

b. sasia e kalorive që harxhon truri;

c. krahasimi i peshës së trurit me kaloritë që harxhohen;

d. truri- drejtues i gjithë funksioneve të trupit.

• Në kontekstin e dhënë fjala funksion zëvendësohet me fjalën:

a. veprimtari

b. punë

c. drejtim

d. detyrë

II

Model pune për paragrafin

Si të luftojmë stresin

Duhet të dimë rrugët, të cilat na ndihmojnë të luftojmë stresin. Shkurtimisht mund t’i

përmbledhim: vlerësimi i marrëdhënieve me miqtë dhe familjen, marrja pjesë në aktivitete,

të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e personalitetit, zgjidhja e problemeve me

gjakftohtësi, mendimi optimist, pushimi, çlirimi i muskujve, aktivitetet sportive, shëtitja në

ajër të pastër dhe frymëmarrja e rregullt.

2

• Në paragrafin e dhënë informacioni i drejtpërdrejtë që jepet është:

a. rrugët për t’u liruar nga stresi;

b. dëmtimi që sjell në shëndetin tonë;

c. problemet që sjell në komunikimin mes njerëzve;

d. stresi- një nga shkaktarët e sëmundjeve nervore.

14

III

Model pune për paragrafin

Akullnajat

2

2

2

Akullnajat - Uji në tokë paraqitet edhe në gjendje të ngurtë. Akullnajat ndahen

në malore dhe kontinentale. Akullnajat malore krijohen mbi kufirin e borës,

në brezin e mesëm gjenden në rreth 3000 m lartësi, kurse në brezin tropikal në

rreth 6000 m. Akullnajat tash zënë një sipërfaqe prej 16,2 milionë km 2 , në të cilat

gjenden mbi 24 milionë km 3 ujë. Prej tyre 99% e sipërfaqes së tyre ndodhen në

viset polare. Ujërat e akullnajave bëjnë një qarkullim për 16 000 vjet.

• Paragrafi synon të japë informacion kryesor për:

a. llojet e akullnajave,

b. vendet ku ndodhen akullnajat,

c. një nga gjendjet e ujit,

d. madhësinë e akullnajave.

• Emërtimi akullnajë malore / kontinentale lidhet me:

a. sipërfaqen që zë akullnaja;

b. brezin ku shtrihet ajo;

c. sasinë e ujit që qarkullon;

d. kohën që i nevojitet për t’u formuar.

• Në kontekstin e dhënë fjala brez zëvendësohet me fjalën

a. gjeneratë

b. rrip

c. moshë

d. zonë

15

Paragrafi

IV

Model pune për paragrafin

Paragrafi

2

2

2

Muri kinez nga çokollata

Një ekip pastiçierësh kinezë ka gatuar një kopje të Murit kinez prej çokollate. Ky veprim

i pazakonshëm ka kënaqur shumë adhurues të ëmbëlsirave. Pastiçierët kanë shfrytëzuar

edhe çokollatën e bardhë për të ndërtuar këtë mur të ëmbël, mirëpo vetëm si ngjitës, që të

mos prishet kryevepra e tyre prej çokollatës së zezë. Kopja e Murit kinez, e gjatë 10 metra,

është bërë një prej atraksioneve kryesore turistike në ekspozitën e çokollatave që është

hapur në fillim të këtij muaji. Në këtë ekspozitë janë shfaqur mbi 560 kopje të objekteve,

të punuara nga çokollata. Ndërkaq, i gjithë manifestimi organizohet për të tërhequr sa më

shumë konsumatorë të çokollatës në Kinë.

• Informacioni që jepet në këtë paragraf bëhet:

a. për të treguar se ka pastiçierë të zotë;

b. për të treguar lëndën nga është ndërtuar muri;

c. për të tërhequr konsumatorët e çokollatës;

d. për të treguar sa konsumohet çokollata nga kinezët.

• Në kontekstin e dhënë fjala adhurues zëvendësohet me fjalën:

a. pëlqyes

b. dashamir

c. tifoz

d. ngrënës

• Në kontekstin e dhënë fjala atraksion zëvendësohet më mirë me fjalën:

a. çlodhje

b. tërheqje

c. kënaqësi

d. argëtim

16

V

Model pune për paragrafin

w

2

2

TV PLAZMA

Në Britaninë e Madhe ka nisur një luftë e vërtetë kundër televizorëve plazma.

Konsumojnë tepër energji, katër herë më shumë se tv-të e zakonshëm. Sipas dy

kërkimeve shkencore, këta lloj televizorësh, së bashku me motorin e kërkimit

Google, ka rezultuar se ndotin mjedisin. Çdo kërkim në Google prodhon 7

gramë dyoksid karboni, duke çuar në rritjen e temperaturës së planetit. Qeveria

e Gordon Braun-it ka vendosur të luftojë tv-të që konsumojnë shumë energji,

ndërsa BE po analizon detajet e një rregulloreje të re, që do të detyrojë respektimin

e disa standardeve minimale për të gjithë televizorët, me qëllim që të përdoren

ata që kursejnë energji.

Plani merr si shembull masat e hyra në fuqi në Evropë për frigoriferët dhe

pajisje të tjera elektrike, që të kursehet energji. Alex Uissner-Gross, kërkues

në universitetin e Harvardit, është i bindur se çdo kërkim në kompjuter ka një

ndikim në mjedis. Përdorimi vetëm i një faqeje interneti prodhon 0,02 gram

dyoksid karboni për sekondë dhe kjo shifër rritet, nëse faqja ka edhe foto apo

pamje filmike.

Një studim i mëparshëm në SHBA kishte treguar se teknologjia e informacionit

lëshon dy për qind gaz karbonik ose të njëjtën përqindje që lëshohet nga aviacioni civil.

Gjetja e informacionit faktik

• Në paragrafin e parë jepet informacioni për një rregullore të re të BE-së.

Cili detaj i saj është përmendur:

a. detyrimi për të respektuar standardet minimale për TV;

b. detyrimi për të respektuar standardet për frigoriferët;

c. detyrimi për të respektuar standardet e pajisjeve të tjera elektrike;

d. detyrimi i uljes së përdoruesve të GOOGLE.

• Në paragrafin e dytë, te fjalia e hijezuar, dhënia e informacionit 0.02 gram

dyoksid karboni jepet:

a. për të pohuar një fakt shkencor;

b. për të bindur përdoruesit e faqes së internetit për pasojat negative të saj;

c. për të bërë të njohur elementin kimik që lëshohet nga përdorimi i

faqes së internetit;

d. për të shmangur shkarkimin e fotove dhe pamjeve fizike në një faqe

interneti.

17

Paragrafi

Paragrafi

2

2

2

• Dëmi që shkakton teknologjia e informacionit në përqindje është:

a. më pak se % që shkakton aviacioni civil,

b. më e madhe se % që shkakton aviacioni civil,

c. po aq sa % që shkakton aviacioni civil,

d. shumë më e madhe se % që shkakton aviacioni civil.

• Kërkuesi i universitetit të Harvardit është i bindur se:

a. kërkimi në kompjuter ndikon në mjedis,

b. tv PLAZMA konsumon më tepër energji,

c. tv PLAZMA ndot mjedisin,

d. tv PLAZMA së bashku me motorin e kërkimit GOOGLE ndotin mjedisin.

• Cili nga faktet NUK përmendet në tekst:

a. konsumon tepër energji,

b. ndot mjedisin,

c. rrit temperaturën e mjedisit,

d. shkrin akullnajat.

VI

Model pune për paragrafin

Harta e vjetër

Në Bibliotekën e Kongresit në Uashington është ekspozuar një hartë e shekullit

të 17-të, ku Kina paraqitet si qendra e botës; harta është punuar nga misionari

italian, Matteo Ricco. Kjo është hera e parë që kinezët u kanë treguar amerikanëve hartën,

ku Florida është shënjuar si “shteti i luleve”. Në hartë, Afrika është shënuar si kontinenti

me malin më të lartë dhe lumin më të gjatë, ndërsa në përshkrimin e shkurtër të Amerikës

Veriore gjenden “bullat me gunga”, kuajt e egër dhe një trevë e quajtur “Ka-na-ta”. Edhe

disa vende të Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore janë përfshirë në këtë hartë, si Guatemala,

Jukatani dhe Kili. Krahas hartës është paraqitur edhe një dokument i shkruar në gjashtë

faqe letre delikate nga orizi, që është njëra nga dy kopjet e ruajtura. Matteo Ricci, me disa

fjali, ka përshkruar edhe zbulimin e Amerikës: “Shumë kohë më parë, askush nuk dinte se

ekzistojnë vendet si Amerika Veriore dhe ajo Jugore. Para 100 vjetësh, evropianët i kanë

zbuluar ato duke lundruar me anijet e tyre”. Kopjet origjinale të këtyre hartave gjenden në

Vatikan dhe te disa koleksionistë në Francë dhe Japoni. Kopja e ekspozuar në Uashington

është pronë e një koleksionuesi nga Japonia. Ti Bin Zhang nga ambasada kineze në SHBA,

siç bën të ditur Daily Mail, e ka përshkruar këtë hartë si shumë të rëndësishme, pasi flet për

takimet e para në mes Lindjes dhe Perëndimit.

18

w

2

2

w

2

1-Përcaktimi i fjalisë qendrore

• Në paragrafin e parë fjalia qendrore është:

a. Në Bibliotekën e Kongresit në Uashington është ekspozuar... si

qendra e botës...

b. Harta është punuar nga misionari italian Matteo Ricco.

c. Kjo është hera e parë që kinezët ua kanë treguar amerikanëve hartën.

d. Në hartë, Afrika është shënuar si kontinent me malin më të lartë dhe

lumin më të gjatë.

• Në paragrafin e tretë fjali qendrore është:

a. Shumë kohë më parë askush nuk dinte se ekzistonte..................... dhe

ajo Jugore.

b. Para 100 vjetësh evropianët i kanë zbuluar..................me anijet e tyre.

c. Kopjet origjinale.............................në Francë dhe Japoni.

d. Kopja e ekspozuar në Uashington është pronë e një koleksionuesi

nga Japonia.

2- Përcaktimi i informacionit që jepet

• Në paragrafin e parë qëllimi i dhënies së hartës së vjetër është:

a. Florida është shënuar si “shtet i luleve”.

b. Afrika është shënuar si kontinenti me malin më të lartë dhe lumin më

të gjatë.

c. Kina ishte qendër e botës.

d. Guatemala, Jukatani dhe Kili janë përfshirë në hartë.

2

• Ky tekst në tërësi synon:

a. të japë thjesht fakte historike-gjeografike,

b. të japë vlerën historike të hartës dhe dokumentit të shkruar,

c. të japë interesimin e koleksionistëve për këto dy dokumente,

d. të tregojë fanatizmin me të cilin Vatikani ruan kopjen origjinale.

19

Paragrafi

Paragrafi

w

2

2

3- Shpjegimi i kuptimit të fjalive.

• Në paragrafin e parë fjala kjo është përdorur për:

a. bibliotekën

b. hartën

c. kohën

d. ekspozitën

• Në paragrafin e parë cili prej veprimeve NUK ka lidhje të drejtpërdrejtë me fjalën

hartë:

a. ekspozoj

b. gjej

c. punoj

d. tregoj

w

2

2

w

4- Zëvendësimi i fjalës në kontekstin e dhënë

• Në kontekstin e dhënë fjala delikate (paragrafi II) zëvendësohet me fjalën:

a. e ndjeshme

b. e brishtë

c. e butë

d. e hollë

• Në kontekstin e dhënë fjala koleksionues zëvendësohet me fjalën:

a. grumbullues

b. hulumtues

c. kërkues

d. seleksionues

5- Vendosja e një fjalie në vendin e duhur.

Në cilin paragraf duhet ta vendosësh fjalinë e dhënë, në vend të shenjës ◙, që ajo të

qëndrojë kuptimisht.

Ti Bin Zhang, nga ambasada kineze në SHBA, e ka përshkruar këtë hartë si shumë

të rëndësishme, pasi flet për takimet e para në mes Lindjes dhe Perëndimit.

20

VII

Model pune për paragrafin

Historia e shahut

Loja e shahut është shumë fisnike edhe nga origjina e saj; sipas historianëve,

ka rrënjë mbretërore. “Historia e lojës së shahut vjen nga India, ku dy vëllezër,

bij të një monarku shumë të madh, mbas vdekjes së këtij të fundit kërkuan të dy

të merrnin fronin. Kuptohet vetiu se nisi një luftë vëllavrasëse, me dy ushtri të

mëdha, por nëna e tyre, duke mos i ndaluar dot të ndesheshin, u kërkoi besën të

dy vëllezërve me premtimin se nuk do t’i lyenin duart me gjakun e njëri-tjetrit.

Pasi bënë premtimin dhe dolën në luftë si kundërshtarë, njëri prej dy

vëllezërve arriti ta rrethonte tjetrin në një copë toke me shpatulla nga deti, pasi,

në përfundim të një sërë dyluftimesh, i ranë të gjithë mbrojtësit një nga një, duke

e vënë princin në vështirësi ◙.

Kur arriti lajmi, nëna, e veshur me të zeza, me brengë në zemër e mallkon

fitimtarin, se nuk e mbajti besën dhe premtimin. Ky i fundit, ◙ i pikëlluar dhe

i këshilluar edhe nga mësuesi i tij, ◙ mendon t’ia thotë se si shkuan punët. Për

të arritur këtë gjë, ai ndërton një dërrasë me kuadrate, me numër të barabartë

figurash në dru e në fildish, të cilat tregojnë specialitetet që kishin trupat në

betejë. Afërmendsh, duke i vënë figurat në fushën me kuadrate të kundërvëna.

Ai, me ndihmën e këshilltarëve të vet, riprodhon lëvizjet që ishin kryer në fushën

e betejës deri në momentin që kundërshtari, pra i vëllai, i mbetur pa forcat

mbrojtëse, ishte në vendin ku nuk mund të lëvizte: shah mat “mbreti vdiq”.

Kështu lindi loja në bregun e lumit të shenjtë Gang. Por historia nuk mbaron

këtu. Shekuj më vonë, një monark indian, ◙ me dëshirën e madhe për të treguar

epërsinë e indianëve, fabrikon një skakierë të shkëlqyer me figura rubini dhe

smeralde dhe ia dërgon, bashkë me një karvan dhuratash të shtrenjta, mbretit

të Persisë, i cili ishte atëherë i famshmi Cosroe, me shpirt të pavdekshëm.

Bashkë me dhuratën dërgon edhe një letër-kërkesë, në të cilën sfidon kolegun

të zgjidhë krijimet e lojës së popullit të tij ose të paguajë një taksë të majme.

Natyrisht, një nga dijetarët e oborrit mbretëror e gjen zgjidhjen e kërkuar. Në

këtë mënyrë ishte një blerje e kulturës persiane nëpërmjet arabëve, dhe u përcoll

në kulturën perëndimore, ku sot bën pjesë si një ndër aksesorët më të dashur.

21

Paragrafi

Paragrafi

2

2

w

2

2

1. Përcaktimi i informacionit kryesor që jepet në paragraf

• Në paragrafin e parë informacioni kryesor që jepet është:

a. loja e shahut

b. origjina e lojës së shahut nga India

c. nisja e luftës vëllavrasëse

d. premtimi i bërë nga dy vëllezërit

• Fjala premtim përdoret në fund të paragrafit të parë dhe përmendet edhe në fillim

të paragrafit të dytë:

a. për të theksuar peshën e kësaj loje,

b. për të na përgatitur për atë që do të ndodhë,

c. për të treguar se para fronit premtimi shuhet,

d. për të ruajtur unitetin e familjes mbretërore.

• Cila nga fjalët e mëposhtme shpreh thelbin e informacionit në paragrafin e tretë:

a. pikëllimin e nënës për humbjen e të birit,

b. pikëllimin e djalit për humbjen e të vëllait,

c. mënyrën për t’i treguar nënës zhvillimin e ngjarjes,

d. këshillimin e djalit me mësuesin e vet.

• Fjalia: Historia nuk mbaron këtu, te paragrafi i katërt, tregon:

a. lidhjen kronologjike e kuptimore ndërmjet paragrafëve III dhe IV,

b. se loja e shahut nisi të përhapet në botë duke u përmirësuar,

c. se lufta për fron vazhdoi edhe më pas,

d. se mbreti i Persisë iu nënshtrua monarkut indian.

w

2

2. Gjetja e informacionit faktik në paragrafë

• Loja e shahut vjen nga India, sepse:

a. shahu është lojë fisnike,

b. shahu ka origjinë mbretërore,

c. lindi nga lufta për fron në Indi,

d. krijuesi i saj ishte biri i një monarku indian.

22

2

2

• Në vend të fjalës fitimtar në fjalinë: “Nëna me brengë në zemër mallkoi

fitimtarin…” pse nuk është përdorur fjala të birin

a. për të treguar se nëna e mohon të birin,

b. për të treguar se i biri e shkeli premtimin,

c. për të treguar se fitimtar nuk të bën çdo mjet,

d. për të treguar gjendjen e rënduar shpirtërore e psikologjike të nënës.

• Ç’informacion jepet te fjalia: “Monarku indian fabrikoi një skakierë të

shkëlqyer me figura rubini dhe me smeralde...” në paragrafin IV:

a. pozita e tij e fuqishme në rajon,

b. pasuria e tij përrallore,

c. epërsia e indianëve,

d. lindja e shahut në Persi.

w

2

2

2

III. Shpjegimi i kuptimit të fjalëve dhe të grup-fjalëve

• Kuptimi i grupit të fjalëve: të zgjidhë krijimet e lojës së popullit të tij

është:

a. për t’i vendosur kushte mbretit të Persisë,

b. për të vënë në provë inteligjencën e mbretit të Persisë,

c. nuk mund ta zgjidhë vetë këtë lojë,

d. për ta vënë në pozitë të vështirë mbretin e Persisë.

• Cila nga grup-fjalët tregon se kjo histori ka elemente të legjendës:

a. lufta vëllavrasëse,

b. shah mat,

c. me shpirt të pavdekshëm,

d. figura rubini dhe smeraldi.

• Cili grup fjalësh përcjell mesazhin e paragrafit të 3-të:

a. vuri figurat në fushë,

b. tregoi specialitetet e figurave,

c. riprodhoi lëvizjet,

d. shah mat.

23

Paragrafi

Paragrafi

2

2

• Në kontekstin e dhënë fjala brengë zëvendësohet me fjalën:

a. vuajtje

b. bullungë

c. gjurmë

d. dhimbje

• Në kontekstin e dhënë fjala rrënjë NUK zëvendësohet me fjalën:

a. origjinë

b. prejardhje

c. lidhje

d. burim

w

IV. Vendosja e një fjalie në vendin e duhur

Në cilin paragraf duhet ta vendosësh fjalinë e dhënë në vend të shenjës ◙, që ajo të qëndrojë

kuptimisht.

...i izoluar dhe në pamundësi për të lëvizur, pra, i zënë ngushtë...

24

KAPITULLI II

Këshilla drejtshkrimore

Klasa VI

Gjatë procesit të të shkruarit ti do të hasësh në probleme të ndryshme

drejtshkrimore. Për të të ndihmuar shih këto këshilla të domosdoshme.

w

w

w

w

w

1. Sa herë që nis të shkruash në fletoren tënde, në të djathtë shkruaj datën

në këtë mënyrë:

2. Nis shkrimin duke treguar temën për të cilën shkruan.

Tiranë, më 12. 09. 2011

ose Tiranë, më 12. IX. 2011

3. Shkruaj me të mëdha fjalën temë, vendos pas saj dy pika ( : ) dhe nis me

të madhe emërtimin e temës.

P.sh.:

Tema: Shkruaj një faqe ditari

Tema: Letër një miku

Tema: Ndërto një tregim me imagjinatë

Tema:

4. Lër një rresht bosh poshtë temës e nis të shkruash rreth saj.

Tema: Një faqe ditari

(bosh)

I dashur ditar,

5. Kur i drejtohemi dikujt në hyrje të shkrimit, pas saj vendosim presje ( , )

Tema: Një faqe ditari

Tiranë, më 12.09.2011

ose

I dashur ditar,

Tema: Letër shoqes

E dashur Ela,

27

Drejtshkrimi

Drejtshkrimi

w

w

6. Nis kryeradhë e me shkronjë të madhe hapjen e shkrimit.

Tema: Një faqe ditari.

I dashur ditar

(kryeradhë) Sot kalova një ditë...

Tiranë, më 12.09.2011

6/1. Në mbyllje të shkrimeve: letër, ditar, kërkesë, njoftim, memo, në

të djathtë, shkruaj përshëndetjen, vendos presje ( , ) pas saj, ndërsa

jashtë shkruaj emrin.

I nderuar z. / znj.,

E dashur motër,

Tiranë, më 12.09.2011

Me respekt,

( Emri )

w

w

w

w

w

w

7. Përpiqu që shkrimin ta ndërtosh me paragrafë.

Të përqafoj nga larg,

( Emri )

8. Paragrafi përmban një fjali bërthamë dhe fjalitë që shtjellojnë idetë e

saj (të fjalisë bërthamë.)

9. Fjalia bërthamë qëndron në fillim ose afër fillimit të paragrafit.

10. Paragrafi fillon gjithmonë me kryeradhë dhe me të madhe.

Kështu lindi loja në bregun...............

11. Paragrafi përmbyllës mund të përbëhet edhe vetëm nga një fjali.

12. Paragrafët duhet t’i ndërtosh me fjali jo të gjata, duke ruajtur unitetin

kuptimor e gramatikor.

28

w

w

w

2

2

2

2

2

13. Në fund të çdo fjalie vendos shenjën e pikësimit duke u

mbështetur në atë që kumton ajo.

Je gati të festosh → fjali pyetëse

Unë u ngërdhesha. → fjali dëftore

E pabesueshme! → fjali thirrmore

Mos më prek! Hesht! → fjali nxitëse → thirrmore

14. Veço me presje fjalët nga njëra-tjetra kur liston cilësi, mjedise, objekte,

dukuri, veprime.

E ndritshme, e lehtë, e porsadalë nga shkuma e govatës, dita ndihej e

papengueshme nga asgjë, por gdhinte mëngjesi tjetër, gjithçka irnosej,

vjetrohej dhe mendimi.

15. Kur përdor dialog a ligjëratë të drejtë, duhet të përdorësh

këto shenja pikësimi:

a. vizën para çdo replike:

- Pse u mërzite kështu!

- Jo, nuk u mërzita. Po pastaj ç’ndodhi

b. vizën kur fjalët e autorit ndodhen në fund të ligjëratës së drejtë.

- Vetullhënë! Vetullhënë, ku je – filloi të thërriste ai i trembur.

c. dy pikat ( : ) kur fjalët e autorit ndodhen para ligjëratës së drejtë.

Helena iu drejtua delfinit flamurtar: “Tani që kjo punë mbaroi, sikur të

dëgjonim pak zgjidhjen e asaj problemës.”

d. thonjëzat ( “ ” ) në fjalët e përsëritura e të pandryshuara të dikujt.

“Ai thesar nuk është fati ynë,” – tha Helena.

e. kur të shprehemi me ironi.

Dëshmia e “katër burrave të ndershëm” ishte e mjaftueshme për t’i

shpallur fajtorë.

... prandaj shokët, me të drejtë, ia kishin vënë emrin “Rregulli”.

29

Drejtshkrimi

Drejtshkrimi

w

2

2

f. Kllapa ( ). Vendos mes kllapash çdo fjalë a fjali që jep sqarime shtesë.

Dhe ja se ç’mora vesh (nga burime shumë të besueshme): gjatë muajve të fundit

janë bërë edhe disa punime të reja.

g. Kur dramatizon me shkrim një tekst, fut në mes kllapash të gjitha fjalitë

sqaruese rreth *skenografisë, *veprimeve dhe *gjendjeve emocionale të

personazheve.

Skenë

(Errësirë, ulen dritat, në qendër të skenës janë vendosur dy kolltukë, kurse në

të djathtë një biçikletë e vogël.)

(Del Afroviti, hyn Nikollaqi.)

Nikollaqi - E moj, i the Lonit

Olimbia - S’di si t’ia them. Më dridhet zemra.

Nikollaqi - T’i thotë doktorit të shikojë punën! (Pi njëherësh kafen e ftohur).

Olimbia - ( E alarmuar ) Mos, mor Nikollaq! Mos e nxirr nga goja këtë fjalë!

Nikollaqi - ( I nxehur ) Ç’më flet, moj. Nuk e shikon që na tund bishtin

30

KAPITULLI III

ZHVILLOJMË AFTËSITË

E TË SHKRUARIT

Klasa VI

TEMA: Si shkruhet një tregim

I

Titulli:

Rrëmbimi i thesarit

Ajo anije quhej “Skifteri i zi” dhe i përkiste bandës së piratëve të ishullit të

Palmave Lotuese, bandë që ishte bërë prej vitesh tmerri i deteve, duke plaçkitur e

vrarë. Të prirë nga Nofulla e Kalit, pirati më i kërkuar i kohëve të fundit, i dënuar

me vdekje në disa shtete për mizoritë që kishte kryer ndaj tregtarëve e udhëtarëve

të pambrojtur, banda e ishullit të Palmave Lotuese nuk pyeste për dallgë e stuhi.

Ishin të gjithë ujq të vjetër deti. Nofulla e Kalit e kishte nisur jetën e detarit që

13 vjeç dhe i njihte rrugët e lundrimit, ngushticat, gjiret, ishujt e brigjet e fshehta

si gishtat e dorës.

“Skifteri i zi” kishte ditë që e ndiqte anijen ku ndodhej paja e princeshës

Ujëvarë. Nofulla e Kalit ishte njoftuar për atë thesar nga një njeri i besuar, pak

orë pasi ngarkesa e çmuar qe futur në hambar. Por këtë herë nuk kishte lindur

nevoja për të bërë luftë e për të vrarë. Anija e thesarit ishte mbytur në Gjirin e

Stuhive, ku e pësonin gjithmonë kapitenët pa përvojë dhe banda e piratëve vetëm

sa ishte lodhur për ta gjetur atë nën ujë.

Tani arka me florinj ndodhej mes tyre, piratët, gjysmë të dehur, ishin mbledhur

rrotull saj dhe këndonin me sa kishin në kokë. Deri te streha e tyre e sigurt,

ishulli i Palmave Vajtuese, duheshin dy ditë lundrim dhe ata mezi po prisnin të

ndanin mallin e çmuar. Për të shmangur ndonjë kacafytje të mundshme midis

tyre, kacafytje që mund të përfundonte me gjysmën e ekuipazhit të flakur në det

me bark të çarë, Nofulla e Kalit nuk lejoi që trimat e tij të pinin më.

-Në ishull do të bëjmë festë, sa të tundet dheu, - tha. – Tani shpërndahuni në

punët tuaja!

Deti po egërsohej edhe më keq.

Marrë nga romani “Ishulli i Thesarit”

Autor Viktor Canosinaj

33

Tregimi

w

I- MODEL: Si punohet mbi një tregim

Emërtojmë paragrafët:

Tregimi

Ajo anije... si gishtat e dorës

Paragrafi I

Paragrafi II

“Skifteri i Zi” ... për ta gjetur atë nën ujë

Paragrafi III

Tani ajo arka me florinj ndodhej mes tyre ... që trimat e tij të pinin më.

Paragrafi IV

Në ishull... deri në fund.

2

2

Paragrafi I

Veçojmë detajet që jepen në paragrafin I.

• Anija “Skifteri i Zi”, ishulli i Palmave Lotuese, banda e piratëve, Nofulla e Kalit

(prijësi i piratëve).

• Ishulli i Palmave Lotuese – vendi ku zhvillohet ngjarja.

• Anija “Skifteri i Zi” – objekti me të cilin ka mbërritur në vendin e veprimit.

• Nofulla e Kalit – personazhi kryesor.

• Banda e piratëve – personazhe ndihmëse.

Paragrafi ku janë veçuar detajet e mësipërme, quhet paragrafi hyrës (hyrja e tregimit).

Paragrafët II, III

Veçojmë detajet që jepen në këta dy paragrafë. Pika e lidhjes: mosha në të cilën nis

veprimtarinë e tij si detar personazhi kryesor ... Nofulla e Kalit e kishte nisur jetën e

detarit... si gishtat e dorës (fjalia e fundit e paragrafit I).

34

2

2

• Zhvillimi i ngjarjes përfshin:

a) ndjekjen e anijes nga “Skifteri i Zi”,

b) marrjen e informacionit për thesarin në anije,

c) mbytjen e anijes në Gjirin e Stuhive,

d) gjetjen e thesarit nën ujë,

e) atmosferën në anijen “Skifteri i Zi”.

Këto detaje na japin:

• momentin që vë në lëvizje zhvillimin e ngjarjes (lajmi se në anije ndodhej

thesari).

• qëllimin e kryerjes së veprimeve të njëpasnjëshme (rrëmbimi i thesarit).

• Pikën kulmore të gjithë veprimeve të kryera (gjetja e thesarit).

Paragrafët ku janë veçuar detajet, përmbajnë zhvillimin e ngjarjes (zhvillimi i

tregimit).

2

2

Paragrafi IV

Veçojmë detajet që jepen në këtë paragraf:

• urdhri i prijësit të piratëve; ky detaj paraqet mbylljen e veprimeve të

deritanishme (mbyllja e tregimit).

II - Ushtrohu sipas modelit të mësipërm.

II

Titulli:

Udhëtimi i rrezikshëm

Shumë javë e muaj lundroi “Antilopa” nëpër Oqeanin Jugor. Erërat ishin

të mbara. Udhëtimi shkonte për mrekulli. Por ja, njëherë, gjatë udhëtimit në

Indinë Lindore, anija u gjet në mes të një furtune të tmerrshme. Era dhe dallgët

e degdisën s’di se ku.

Ndërsa në hambar rezervat ushqimore dhe uji i pijshëm ishin mbaruar.

Dymbëdhjetë marinarë vdiqën nga lodhja dhe uria. Të tjerët tërhiqnin këmbët

zvarrë. Anija përplasej nga njëra anë në tjetrën si lëvozhgë arre. Një natë të errët

me stuhi, era e shtyu “Antilopën” drejt një shkëmbi të mprehtë. Marinarët e

vunë re shumë vonë këtë gjë. Anija u përplas mbi shkëmb dhe u copëtua. Vetëm

Guliveri dhe pesë marinarë ia dolën mbanë të shpëtonin me barkë. U endën

gjatë, derisa, më në fund, forcat iu shteruan krejt. Dallgët egërsoheshin gjithnjë

e më shumë. Papritur, dallga më e lartë u sul përsipër barkës dhe e përmbysi atë.

35

Tregimi

Tregimi

Uji mbuloi Guliverin.

Kur doli në sipërfaqe, pranë tij nuk gjendej njeri. Gjithë bashkudhëtarët e tij ishin

mbytur. Guliveri notoi i vetëm, pa ditur se ku, i ndjekur nga era dhe dallgët. Herë pas

here provonte të prekte fundin, por nuk mund ta arrinte dot. Forca për të notuar më

tej nuk kishte: rrobat e rënduara, çizmet plot ujë e tërhiqnin gjithnjë e më poshtë. Ai

gëlltiste ujë e mezi mbushej me frymë.

Dhe, befas, këmbët i prekën tokë të fortë. Ky ishte një grumbull rëre... Guliveri

shkeli me kujdes fundin e rërës një herë, dy dhe, ngadalë, eci përpara me kujdes, se mos

rrëzohej.

Ecja bëhej gjithnjë e më e lehtë. Në fillim uji i arrinte në supe, deri në mes dhe pastaj

deri te gjunjët. Mendonte se bregu ndodhej fare afër, por fundi në këtë vend nuk ishte

shumë i rrafshët dhe Guliverit iu desh kohë të çante ujin me gjunjë.

Më në fund, uji dhe rëra mbetën prapa.

Guliveri doli në një lëndinë të mbuluar me bar të butë dhe shumë të shkurtër. Ai u

lëshua përtokë, mbështeti faqen mbi pëllëmbë e ra në gjumë të thellë.

Marrë nga romani “Udhëtimet e Guliverit”

Autor Xhonatan Suift

2

2

• Emërto në tekstin e dhënë paragrafin hyrës, paragrafët e zhvillimit të ngjarjes

dhe paragrafin mbyllës.

• Veço detajet në:

Paragrafin hyrës (HYRJA)_________________________________________________

Paragrafët e zhvillimit të ngjarjes (ZHVILLIMI)_________________________________

Paragrafin mbyllës (MBYLLJA)_____________________________________________

36

III

Titulli:

Dita e emrit

Atë të diel isha në shtëpi tok me Titin e me Bardhin.

-Tani po, -thashë unë, -këlyshi i ndien për bukuri zërat tanë. Është koha t’i

vëmë një emër.

Më dëgjoi nëna, doli në prag të derës së kuzhinës dhe më tha se mirë e kisha

menduar. T’ia vinim emrin këlyshit sa më parë. Madje t’ia regjistronim edhe në

gjendjen civile. Ishim vonuar shumë dhe nuk qe çudi të na gjobitnin.

Qeshëm të tre. Qeshi edhe ajo dhe u kthye në kuzhinë. Pastaj Titi më pyeti

se si më pëlqente ta quanim. Po ende s’e pata vrarë mendjen, ndaj s’i dhashë

përgjigje.

-Roza! – thirri Bardhi.

U habita dhe nuk e kundërshtova në çast. S’mund t’i ngjitnim emër njeriu!

Apo që, kur të dilnim pazarit e t’i thërritnim, të ngatërroheshim kot së koti me

ndonjë Rozë nga gratë e botës!

Titit i ndritën sytë.

-E gjeta! – tha me nxitim. – Kami ta quajmë! A nuk leh: kam – kam

-S’tingëllon bukur! – ia ktheva. –Duket si folje ndihmëse.

S’qenkësh aq e lehtë t’i gjeje këlyshit një emër për të qenë! Mori pjesë edhe

Lemja.

-Kuç! –tha ajo. Po ky nuk m’u duk gjë.

Derdhëm një varg emrash. Më në fund kërceva përpjetë me krahët e shtrirë

lart.

-Xhuf! – bërtita. –Xhuf do t’ia vëmë! Si s’më vajti mendja më parë! Është

emri i qenit që kemi pasur. Do të gëzohet edhe babai.

E vendosëm dhe e thirrëm “Xhufi” në rrëzë të veshit. Ai lehu sikur ta kishte

kuptuar.

Nëna i mbajti për drekë dy shokët e mi.

-Kemi ditën e emrit të Xhufit! –tha ajo. –Duhet ta festojmë.

Titi nuk pranoi lehtë të rrinte. U skuq dhe u ngrit disa herë nga vendi.

-Më presin në shtëpi, -thoshte, -bëhen merak.

Po ne s’e lamë.

Marrë nga romani “Udhëve të fëmijërisë”

Autor Ramadan Pasmaçiu

37

Tregimi

Tregimi

w

2

h

2

2

• Emërto në tekstin e dhënë paragrafin hyrës, paragrafët e zhvillimit të ngjarjes

dhe paragrafin mbyllës.

• Veço detajet te:

Paragrafi hyrës (HYRJA)_ ______________________________________________

Paragrafët e zhvillimit të ngjarjes (ZHVILLIMI)_ ____________________________

Paragrafi mbyllës (MBYLLJA)___________________________________________

4. Ushtrime shkrimore

A. Krijo një tregim duke u mbështetur në fjalët dhe grupet e fjalëve kyçe ndihmëse të

dhëna për secilin element të subjektit.

Misteri i shtëpisë së vjetër

Hyrja: shtëpi e vjetër, plazh i

braktisur, Violeta, Xhesi, Henri,

Beni, shporta me ushqime, mollë,

sanduiç, u zgjuan, vendosën, i qetë,

të çlodhur.

Zhvillimi: u nisën, biçikleta,

pulëbardha, guaska mahnitëse,

sfungjerë deti, u pllaquritën, rreth

një orë, u thanë plotësisht, morën

rrugën, shtruan tryezën, u shtangën,

i panjohuri misterioz, ushqim i

prekur.

2

Mbyllja: zë i mekur, kontrolluan.

B. Krijo një tregim duke u mbështetur në fjalët dhe grupet e fjalëve kyçe ndihmëse të

dhëna për secilin element të subjektit.

38

h

Fëmijëria e trazuar

Hyrja: fundviti shkollor, zëri i

mësuesit, xhamat e dritares,

copë-copë, u frikësuan, Besi i

Athinasë, sa i hanin këmbët.

Zhvillimi: (qetësi) heshtje, na

pyeti, bredh rrugëve, (pa baba),

s’është i keq, i shkoi dora

shtrembër, i menduar.

Mbyllja: e takoi, kruante kokën,

përzemërsisht, premtoi.

w

2

2

2

5. Ndërto tregime duke u mbështetur në situatat

e dhëna dhe duke ruajtur strukturën.

Kujtesë: Paragrafët duhet të kenë unitet. Idetë duhet të shkojnë me njëra--tjetrën,

ndërsa fjalitë të lidhen në mënyrë të tillë që të mos ketë boshllëk apo shkëputje

në shprehje.

Situata A

Zhvillohet një test në orën e historisë. Ti ndodhesh në situatë të vështirë. Shkruaj:

• për kohën kur zhvillohet testi,

• diçka nga përmbajtja e tij,

• për emocionet që përjetove,

• si e kapërceve situatën.

Situata B

Ndodheni me familjen për pushime në:

a. bregdet

b. kamping në mal

Situata C

Në qytetin/fshatin tuaj zhvillohet një veprimtari sportive mes shkollave

9-vjeçare. Ti je pjesëmarrës/e i/e skuadrës përfaqësuese të shkollës suaj.

39

Tregimi

TEMA: PËRMBLEDHJA

Tregimi

Këshillë:

• Sill shkurtazi përmbajtjen e tekstit origjinal.

• Mos përdor fjali përshkruese.

Udhëzim:

Dallo tri pjesët përbërëse të tregimit: HYRJA, ZHVILLIMI, MBYLLJA

Modele përmbledhjesh.

Titulli:

Pranë Itakës

Kur ra nata, dolëm në breg dhe u shtrimë në rërë. Në mëngjes nisëm përsëri lundrimin

duke marrë me vete dhembjen për shokët e humbur.

Si lamë vendin e ciklopëve, mbërritëm në ishullin e perëndisë Aeolus, hyjnisë së

erërave. Kjo hyjni jetonte në një kullë bronzi. Kishte gjashtë djem e gjashtë vajza, të cilët

jetonin të lumtur me prindërit e tyre.

Ndenjëm si miq në ishullin e bukur, ndërsa asaj i pëlqente shumë të dëgjonte historitë

e mia për luftën e akejve në Trojë.

Kur vendosa të largohesha, theri një ka dhe me lëkurën e tij bëri një thes. Në të

futi të gjitha erërat dhe ma dha me vete, pasi lidhi më parë fort grykën e tij me shirit

argjendi. Jashtë la vetëm një erë, zefirin, që frynte nga perëndimi në drejtim të atdheut

tonë. Nëntë ditë e nëntë net lundrimi na shkoi mbarë. Mëngjesin e ditës së dhjetë, para

nesh u shfaq Itaka. Ishim aq pranë, sa mundëm të dallonim edhe tymin që dilte nga

oxhakët. Isha shumë i përgjumur dhe i drobitur. Gjatë gjithë lundrimit kisha mbajtur

shtrënguar fort grykën e thesit, gjithnjë nga meraku. Kur sytë m’u mbyllën, shokët nisën

të pëshpëritnin se thesi që më kishte dhënë Aeolusi kishte flori.

-Çudi ky Odiseu! - thanë ata.- Kudo që shkon, fiton zemrat e njerëzve. Shiko ç’plaçkë

ka sjellë nga Troja. Edhe ne luftuam përkrah tij, por po kthehemi duarbosh, atij Aeolusi

i dha flori. Ta shohim një herë se sa me fat paska qenë këtë radhë.

Kështu mendjelehtët zgjidhën grykën e thesit duke i hapur telashe vetes dhe mua.

Erërat ishin të fuqishme dhe në çast u krijua një stuhi, që na shtyu tej, në det të hapur.

U zgjova dhe, kur kuptova ç’kishte ndodhur, gati sa nuk u hodha në mes të dallgëve

për t’u mbytur e t’u jepja fund vuajtjeve. Pastaj ktheva mendje dhe vendosa të përballesha

me një të keqe tjetër me të gjitha fuqitë që më kishin mbetur.

Ditë me radhë luftuam me erërat, derisa ato na kthyen përsëri në ishullin e Aeolusit.

Dolëm në breg, pimë ujë dhe hëngrëm një kafshatë bukë. Pastaj mora dy nga shokët dhe

shkuam në pallatin e Aeolusit. Kur më pa, më pyeti shumë e habitur:

- Ç’të solli përsëri këtu, Odise! Ç’qenka ky fat i mallkuar që të ndjek ty

40

-Ç’të të them -u përgjigja. -Më zuri gjumi dhe shokët e mi…Po ju lutem, më

ndihmoni përsëri.

Isha i sigurt në ndihmën dhe mirësinë e saj. Por në vend të tyre mora thirrjet

zemërake të hyjnisë Aeolus:

-Zhdukuni që këtej, krijesa mosmirënjohëse! Nuk e bëj më atë gabim të

ndihmoj njerëzit, që perënditë e bekuara i kanë shpallur armiq!

Kështu, të pafat e me zemra të lënduara, hipëm në anije. Shokëve të mi nuk

u kishte mbetur pikë kurajë e shprese, megjithatë u dhanë rremave.

Marrë nga mitologjia greke

w

I – HYRJA

1. Përqendrohem në temën që trajtohet, personazhet, kohën dhe vendin ku

zhvillohet ngjarja.

P.sh.: model hyrjeje “Kthimi në Itakë”

Hyrja e tekstit origjinal

Kur ra nata, dolëm në breg dhe u shtrimë në

rërë. Në mëngjes nisëm përsëri lundrimin duke

marrë me vete dhembjen për shokët e humbur.

Si lamë vendin e ciklopëve, mbërritëm në

ishullin e perëndisë Aeolus, hyjnisë së erërave.

Përmbledhja e pjesës

Në mëngjes nisëm përsëri lundrimin.

Si lamë vendin e ciklopëve,

mbërritëm në ishullin e perëndisë

Aeolus, hyjnisë së erërave.

w

II – ZHVILLIMI

a) Përcaktoj momentin që vë në lëvizje ngjarjen.

b) Përcaktoj pikën kulmore duke dhënë shkurtazi detajet kryesore.

c) Shmang përshkrimet.

2

2

Modeli

1. Kjo hyjni jetonte në një kullë bronzi. Kishte 6 djem e 6 vajza, të cilët jetonin

të lumtur me prindërit e tyre…

Përmbledhja e pjesës (zhvillimi)

2. Mbërritëm në ishullin e perëndisë Aeolus, e cila më mbajti një muaj e më

trajtoi si mik. 3. Kur vendosa të largohesha, më dha me vete një thes, ku futi të

gjitha erërat, përveç zefirit, që frynte në drejtim të atdheut tonë. 4. Udhëtuam

41

Tregimi

Tregimi

shumë dhe isha i drobitur. Sytë m’u mbyllën, nëpër gjumë dëgjova shokët e mi që

pëshpëritnin se thesi kishte flori, 5. Kështu mendjelehtët e hapën dhe në çast u krijua

një stuhi e fuqishme, që na çoi përsëri në ishullin e Aeolusit.

w

III – MBYLLJA

Shkëputa nga teksti fjalinë/fjalitë që japin përfundimin e rrjedhës së ngjarjes.

w

Përmbledhja e pjesës (mbyllja)

6. Këtë radhë ne u ndeshëm me zemërimin e saj si njerëz mosmirënjohës. Pa pikë kuraje

e shprese u dhamë rremave drejt së panjohurës.

Pyetjet e mëposhtme do të të ndihmojnë në përmbledhjen e teksteve letrare.

(Përgjigjet e çdo pyetjeje do t’i gjesh në çdo tekst të përmbledhur.)

1. Ku dhe kur nis rrëfimi i ngjarjes

2. Cilat personazhe marrin pjesë në këtë rrëfim

3. Cila ngjarje vë në lëvizje zhvillimin e rrëfimit

4. Cili është konflikti/problemi kryesor mes personazheve

5. Cilat janë pasojat/është pasoja e konfliktit

6. Si përfundon rrëfimi

Model 2

Titulli:

VANJKA

Vanjka Zhukovi, fëmijë nëntëvjeçar, tre muaj më parë kishte hyrë çirak te këpucari

Aljahin. Një natë, pasi priti derisa iku ustai dhe çirakët, ai mori nga dollapi i ustait

shishen e vogël me bojë, penën me majë të ndryshkur dhe, si vuri përpara një copë letër

të zhubrosur, nisi të shkruajë.

“I dashur gjysh! – shkroi ai. - Po të shkruaj ty letër. Se unë nuk kam as baba, as nënë

dhe veç teje nuk më ka mbetur tjetër njeri.

Mbrëmë më rrahën si mos më keq. Ustai më zvarriti për flokësh deri në oborr dhe

më rrahu me rrip, sepse, kur tundja fëmijën në djep, padashur më zuri gjumi. Kurse

gjatë javës, zonja e ustait më urdhëroi të qëroja harenga dhe unë fillova t’i qëroja nga

bishti, por ajo ma mori peshkun dhe deshi të ma fuste turirin e tij në gojë. Çirakët tallen

me mua: më dërgojnë në pijetore për të blerë pije dhe të vjedh kastravecë turshi nga

ata të ustait, kurse ai më rreh për vdekje. Dhe për të ngrënë nuk ha gjë. Në mëngjes më

japin bukë thatë, në drekë supë e në darkë pak bukë thatë, kurse çaj apo supë me lakra

42

të zotët e shtëpisë hanë sa s’pëlcasin. Kurse për të fjetur më kanë lënë në hajat

dhe, kur qan fëmija, unë nuk fle fare, por tund djepin. I dashur gjysh, bëmë një

të mirë, merrmë në shtëpi, në fshat, sepse nuk duroj dot më...Të bie në gjunjë e

të lutem, hiqmë që këndej, se përndryshe do të vdes...

Unë do të qëroj duhanin, -vazhdoi ai, - të betohem dhe, në qoftë se nuk e bëj

këtë, atëherë prema kokën si të zogut.”

Vanjka palosi letrën më katërsh dhe e futi në një zarf që e kishte blerë një ditë

më parë...Pasi u mendua pak, ngjeu penën dhe shkroi adresën:

Gjyshit në fshat

Çehov

Model 2

Vanjka

(1) Vanjka Zhukovi, fëmijë nëntëvjeçar, kishte hyrë çirak te këpucari Aljahin.

Një natë ai mori nga dollapi i ustait shishen e bojës, penën e nisi të shkruajë:

(2) I dashur gjysh,

Po të shkruaj ty, se nuk më ka mbetur tjetër njeri. (3) Mbrëmë më rrahën keq.

Zonja e ustait desh të më fuste turirin e peshkut në gojë, ngaqë fillova t’i qëroja

ato nga bishti. Çirakët tallen me mua e më detyrojnë të vjedh turshitë e ustait,

kurse ai më rreh për vdekje. (4) Të bie në gjunjë e të lutem, hiqmë që këndej,

se, përndryshe, do të vdes.

Palosi letrën, e futi në zarf dhe shkroi adresën. Vanjka rendi te kutia postare

dhe e futi atë në të çarën e saj.

Çehov

Përmbledhja e kësaj pjese është bërë duke ruajtur strukturën e letrës.

1. Ku dhe kur zhvillohet ngjarja e këtij tregimi

2. Cili moment vuri në lëvizje zhvillimin e ngjarjes

3. Çfarë e shqetësonte personazhin kryesor

4. Si përfundon tregimi

43

Tregimi

w

Ushtrohu

Bëj përmbledhjen e fabulës së dhënë me pesë fjali.

Tregimi

Gomari dhe qeni

Një ditë të bukur vere, një fshatar vendosi të shkonte në pazar. Ai mori gomarin dhe

qenin e u nis. Pasi kishte bërë gati gjysmën e rrugës, u ul të pushonte mbi një fushë plot

me lule, kurse gomari kërkoi në shesh dhe filloi të hante bar. Mirëpo qeni s’kishte ngrënë

fare. Atëherë ai i tha gomarit:

-Të lutem, bjer në shesh, sa të marr pak bukën që ke mbi samar, se jam pa ngrënë. Hë,

të lutem, se përndryshe do të vdes, se jam në dorën tënde e të perëndisë.

Gomari ia ktheu:

-Po deshe, prit sa të zgjohet im zot, se s’të jap dot pa më thënë zoti im.

Qeni nuk duronte dot, qau dhe, pasi s’kishte ç’të bënte, ra të flinte. Pas pak del nga një

pyll i vogël një ujk i madh. Kur e pa, veshgjatit sa nuk i ra pika nga frika.

Atëherë i thirri qenit:

-Eja më ruaj, se po më ha ujku!

Qeni, pa e prishur terezinë, iu përgjigj:

-Nuk mund të ngrihem dot. Prit sa të zgjohet im zot. Ti je shumë trim dhe s’ke nevojë

për mua.

Atëherë ujku u afrua, hëngri gomarin dhe u largua. Prandaj këto fjalë mos i harroni:

“Shoku-shokun ta ndihmoni, se, si të bëni, do të gjeni.”

44

Model 3

Titulli:

Skënderbeu provon shpatën e re

Në një nga dhomat e kështjellës së Krujës, Skënderbeu thirri Gjin Perlalën

dhe e pyeti:

- O Gjin, a di të më thuash kush bën shpata të mira këtu në Arbëri

Gjin Perlala ishte qilarxhiu i kështjellës, ai që mbante çelësat e depove të

armëve, të rrobave, të ushqimeve, prandaj duhej ta dinte këtë gjë.

- Armë të mira bëjnë mirditorët Pal Përtena e Bardhok Çupi, armë të mira

bëjnë edhe matjanët Ndue Bora e Llesh Shyti, por atyre që bën Medar Xhipi në

Varosh, kurrkund shoqen nuk ua gjen, në daç për fortësi, në daç për bukuri.

-Arbër është ky mjeshtër Medari

-Arbër brez pas brezi, kryezot, - i tha Gjini.

-Veç ta dijë zanatin mirë, - tha Skënderbeu, - dhe të ma bëjë shpatën ashtu si

e dua!

Dhe pastaj i dha porositë dhe e nisi Gjinin te farkëtari.

Mjeshtër Medari u habit kur po e punonte atë porosi, se s’i kishte qëlluar kurrë

të farkëtonte një shpatë aq të madhe e aq të rëndë. O lodh e u këput gjersa e

mbaroi, se e dinte që e donte kryezoti i tri principatave, Gjergj Kastrioti.

Pas një jave, Gjergj Kastrioti erdhi vetë në farkën e tij.

-Puna mbarë, o mjeshtër!

-Mbarë paç!- iu përgjigj mjeshtër Medari.

-Erdha të marr shpatën që ka porositur Gjin Perlala për mua. A është gati

-Gati është, o zot, ja, aty e kam.

Dhe mjeshtri la punën, shkoi mori shpatën, që dilte katër pëllëmbë mbi të tjerat,

dhe ia dorëzoi Skënderbeut. Mjeshtër Medari u habit me sa lehtësi po e vërtiste në

erë atë shpatë Skënderbeu. Në duart e tij ajo dukej e lehtë si të ishte pupël.

-A është e fortë –pyeti Skënderbeu.

-Më e fortë s’ka si bëhet, - i tha mjeshtri dhe atë kohë solli ndër mend disa

princër, të cilët i donin shpatat të bukura dhe, kur s’u pëlqenin nga bukuria, ia

kthenin t’i punonte edhe një herë.

-Tani do ta shohim nëse po thua të vërtetën, - i tha Skënderbeu. – Eja me

mua!

Ai doli nga farka e pas tij edhe mjeshtri dhe njerëzit e tjerë që e shoqëronin.

Afër farkës qe një shkëmb i madh sa një shtëpi. Skënderbeu hipi në kalë dhe filloi

ta godiste shkëmbin me shpatë, gjersa e bëri thela-thela. Pastaj shikoi tehun e

shpatës mos i qe bërë ndonjë dhëmb e, kur nuk gjeti asnjë, i tha Medarit:

-Të lumtë, o mjeshtër, se paske bërë një shpatë të rëndë e të fortë, ashtu siç e

desha unë.

45

Tregimi

Tregimi

Pastaj falënderoi mjeshtrin, ngjeshi në brez shpatën e re dhe iku i gëzuar, kurse

shkëmbit që preu në Varosh, njerëzit i thanë Guri i Prerë dhe të gjithë e dinë se atë gur

e ka prerë Skënderbeu për të provuar shpatën e mjeshtrit shqiptar.

Marrë nga libri “Legjenda e rrëfime për Skënderbeun”

Autor Naum Prifti

Bëj përmbledhjen e legjendës me 10 fjali

46

I

2

2

2

2

TEMA: LETRA DHE LLOJET E SAJ

Kujtesë:

a) Llojet e letrës:

- shoqërore, - zyrtare

b) Struktura e letrës:

• data,

• koka e letrës,

• hyrje, zhvillim, mbyllje

c) Gjuha e letrës: Gjuha e përdorur është në varësi të llojit të

letrës dhe personit me të cilin komunikojmë.

MODELE

Letra personale

(KOKA)

I dashur Indrit,

(DATA)

Tiranë, më 13.07.2010

(HYRJA)

Eri javën tjetër ka datëlindjen dhe kam një ide: t’i dhurojmë një pikturë, pasi

ai e pëlqen shumë artin. Dje, kur po vija në shtëpi, pashë në një shitore piktura

shumë të bukura. Unë po të përshkruaj dy nga pikturat që më pëlqejnë më tepër.

(ZHVILLIMI)

Në pikturën e parë natyra është pikturuar me ngjyra të ngrohta. Në qiellin

e kaltër fluturon një balonë e bardhë. Në një anë të sfondit është një tavolinë

e gjatë kashte, mbi të cilën qëndron një zog dhe përballë tij një yll me ngjyrë

jeshile.

Ndërsa piktura e dytë sjell peizazhin e një deti blu të përgjumur, në të cilin

lundron një varkë shumëngjyrëshe.

(MBYLLJA)

Si mendon ti Cilën pikturë duhet të zgjedhim

Përqafime, Vjosa

2

47

Letra

II

Letra zyrtare

E nderuar mësuese kujdestare,

Tiranë, më 18.02.2010

Letra

w

2

2

Ju lutem justifikoni mungesën e vajzës sime Dorela, e cila është sëmurë dhe duhet të

qëndrojë një javë në shtëpi. Bashkë me letrën po ju sjell dhe raportin mjekësor.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,

prindi i Dorelës

Ushtrime shkrimore

Emërto llojin e letrës dhe elementet e strukturës së saj.

1

Bora gjeti brenda librit të gjuhës shqipe një letër. E hapi dhe nisi ta lexonte.

Tiranë, më 12.10.2009_______

E dashur Bora,

Më vjen vërtet keq për qëndrimin inatçor që po mbaj prej disa ditësh ndaj teje. Të

më falësh që të shqetësova disa herë gjatë provimit të matematikës. Pasiguria ime dhe

dëshira për një notë të mirë më shtynte të veproja ashtu. Por gabimi im më i madh ishte

qëndrimi që mbajta me ty pas provimit. Jam penduar thellë dhe, duke të njohur ty si

shoqe të mirë, falja jote nuk do të më mungojë.

Shoqja jote e bankës,

Ela

Lloji i letrës ___________________________

a. hyrja ___________________________

b. zhvillimi ___________________________

c. mbyllja ___________________________

2

Në qytetin tonë, kohët e fundit u hap qendra e argëtimit të fëmijëve “Hapësira”. Një

grup nxënësish i shkruajnë një letër drejtorit të kësaj qendre.

Tiranë, më 14.03.2010

I nderuar drejtor i qendrës së argëtimit të fëmijëve “Hapësira”,

Ne jemi një grup nxënësish të klasës së shtatë të shkollës “Naim Frashëri”. Lexuam

njoftimin tuaj në gazetën e qytetit dhe u gëzuam shumë që, më në fund, do të kemi një

48

qendër argëtimi për fëmijët e të gjitha moshave.

Ju lutemi, a mund të na ndihmoni me të dhëna për veprimtaritë kulturore e

sportive që zhvillohen në këtë qendër, oraret në të cilat zhvillohen dhe ç’rrugë

duhet të ndjekim për t’u anëtarësuar në këtë qendër.

Me respekt,

nxënësit e klasës së shtatë

2

w

Lloji i letrës ___________________________

b. hyrja ___________________________

b. zhvillimi ___________________________

c. mbyllja ___________________________

3

Duke u mbështetur në situatat e dhëna, ushtrohuni në shkrimin e llojeve të

letrave të mësuara.

Situata A

Genti festoi datëlindjen e tij në një mjedis mbresëlënës. Mireli, shoku i tij,

ishte pjesë e kësaj feste. Kënaqësia që ndjeu ishte e madhe, ndaj i shkruan një

letër falënderimi shokut të tij.

w

Situata B

Valbona po kalon pushimet verore pranë brigjeve të Jonit. Ajo i shkruan një

letër shoqes së saj, Drilonës, ku e fton të kalojnë disa ditë së bashku. (Përshkruaj

sa më bukur mjedisin bregdetar, për të nxitur kureshtjen dhe dëshirën e Drilonës

për të pushuar në atë vend.)

49

Letra

Letra

w

w

Situata C

Ela ka jetuar prej disa kohësh në Gjermani. Kohët e fundit ajo mori një letër nga

shoku i saj Tomasi, i cili i shkruan gjerë e gjatë për shkollën. Mes të tjerave ai i shkruan

se po mësojnë diçka për dialektin bavarez dhe vështirësitë që kanë për ta kuptuar atë.

Tomasi i kërkon Elës ta informojë për dialektet e shqipes, dallimet ndërmjet tyre dhe

nëse nxënësit kanë vështirësi për t’u kuptuar me njëri-tjetrin.

Situata D

Artani është student në vitin e parë për mjekësi, në Itali. Ai i shkruan nënës së tij për

vështirësitë që has për ta përballuar i vetëm jetën, pa ndihmën e saj.

50

w

w

w

Situata A

Situata letrash zyrtare

Në ditën ndërkombëtare të gjuhëve të huaja, departamenti i gjuhës së huaj

zhvillon një konkurs për anglishtfolësin më të mirë. I shkruani një letër këtij

departamenti, ku të jepni arsyet pse dëshironi të bëheni pjesë e këtij konkursi.

Situata B

Senati i shkollës “X” i drejton një letër drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore

Rajonale, në të cilën i kërkon të nxitë strukturat e arsimit për të organizuar

veprimtari konkurruese ndërmjet shkollave, ku nxënësit jo vetëm do të shfaqin

aftësitë e tyre, por edhe do të argëtohen.

Situata C

Keni mbaruar studimet e klasës së nëntë dhe kërkoni të vazhdoni studimet

pranë një gjimnazi të përzgjedhur nga ju. I shkruani një letër drejtorisë së shkollës,

ku të paraqisni argumentet përse keni zgjedhur atë shkollë dhe përse duhet t’ju

pranojnë.

51

Letra

I

TEMA: DITARI

MODEL: Si të shkruajmë një fletë ditari

Ditari

Tiranë, më 12 shkurt 20…

I dashur ditar,

Akoma nuk të kam treguar për notat e mia, janë një mjerim i vërtetë, me përjashtim

të edukatës morale dhe portugalishtes. Të gjithë mësuesit më kanë folur dhe duken

të çuditur. I falënderova për shqetësimin dhe u thashë se do t’i përmirësoj notat, por

nuk jam shumë e bindur për këtë. Për fat të mirë, notat e semestrit të parë qenë të

kënaqshme. Deri më sot, prindërve nuk u kam thënë gjë, por edhe ata as që më kanë

pyetur, si gjithmonë... Nuk kanë qenë këta lloj prindërish që unë kam kërkuar përpara

se të lind. Mjelma që më pruri, do të ketë ngatërruar rrugën. Gjithsesi, njëra palë është

gabuar dhe më e keqja është se tani as nuk mund të protestoj. Prindërit nuk janë më

garancia ime dhe periudha e protestave të mia ka mbaruar që ditën që i kam thënë tim

eti se doja të jetoja gjithnjë me të në një shtëpi çokollate. Ma kanë treguar këtë histori që

i takon kohës kur unë isha katër vjeç.

Ndihem si në një det me dallgë dështimesh... Kaq për sonte. Takohemi nesër.

Joana

Marrë nga romani “Hëna e Joanës”

Autor Maria Teresa Maia Gonzales

II

Ushtrohu sipas modelit të mësipërm.

Dallo elementet e strukturës së ditarit.

I/e dashur mik/e,

Tiranë, më 15 shkurt 20...

Tashmë jam gati e shëruar. Them gati, sepse kurrë më nuk do të jem e njëjta Joanë

si deri më sot. E kam mirë apo keq, do ta zbuloj më vonë. S’arrita të marr vesh nëse

babai e lexoi apo jo letrën që i shkrova. Deri më sot nuk më ka thënë gjë dhe as besoj

të më thotë. E çuditshme, apo jo Të mos dish nëse e lexoi apo jo. Por nuk do të

shqetësohem më për këtë. Madje kam hequr dorë nga shqetësimet për gjithçka, siç bëja

më parë. Tashmë e di që kam ndryshuar dhe gjithçka do të jetë ndryshe. Bisedova edhe

me Martën dhe e kuptova se më duhet të studioj shumë për të zëvendësuar mungesat

dhe për të përparuar në matematikën e re. Kam vendosur të mos pi më kurrë në jetën

52

time asnjë kafe. Ndihem shumë më mirë këtu te hënëza ime, që të nxjerr mallin

e këtyre ditëve që qeshë sëmurë.

Paçim

2

2

2

Marrë nga romani “Hëna e Joanës”

Autor Maria Teresa Maia Gonzales

HYRJA _______________________________________________________

ZHVILLIMI___________________________________________________

BYLLJA ______________________________________________________

III

Të krahasojmë ditarin me letrën personale

Tiranë, më 28 maj 2010

I dashur ditar,

Sot kam dëshirë të shkruaj e të mund

të pushoj pak, sepse sapo kaloi një ditë

tjetër shumë e ngarkuar në shkollë. Merre

me mend, dy provime në dy lëndët më

të rëndësishme, matematikë dhe gjuhë.

Përveç këtyre, ne duhet të bëjmë provime

të tjera sapo të mbarojmë kapitujt e, si të

mos mjaftonin këto, drejtoria ka dhënë

urdhër që të gjitha klasat do të testohen në

fund të vitit shkollor, pothuajse në të gjitha

lëndët. Kjo mua më duket e pakuptimtë...

Tiranë, më 20 maj 2010

E dashur Marta,

Luizi dhe grupi i tij amator i teatrit po

përgatisin një pjesë dhe ai më ftoi të shkoj

e të shoh provat. Sa u gëzova për të.

Mua s’më jepet fare për recitime e teatër,

ndaj edhe e admiroj Luizin. Edhe sot, në

pushimin e madh, po flisnim për teatrin

dhe çfarë po jepet në qytet këtu e aty.

Është e çuditshme, por Luizi flet si i madh.

Tani do të pikturoj ca. Po e mbyll për

sot.

Një puthje nga

Deborah

2

• Ditari personal me letrën personale ngjasojnë:

53

Ditari

Ditari

w

w

2

54

• Ditari personal me letrën personale ndryshojnë:

IV

Ushtrime shkrimore

Shkruaj një faqe ditari mbështetur në situatat e dhëna.

w

Situata A

Klasa juaj ka zhvilluar një ekskursion mësimor në një nga qytetet e Shqipërisë.

Hyrja (koka) _________________________________________________________

Përmbajtja e ditarit (zhvillimi)_ ____________________________________________

Fundi i ditarit (mbyllja) __________________________________________________

Situata B

Ke zhvilluar një test. Jep emocionet e tua para dhe pas zhvillimit të testit.

Hyrja (koka) _________________________________________________________

____________________________________________ Përmbajtja e ditarit (zhvillimi)

__________________________________________________Fundi i ditarit (mbyllja)

Situata C

Je grindur me motrën/vëllanë. Për prindërit ti je fajtorja/fajtori, ndërsa ti nuk e ndjen

veten të tillë.

Hyrja (koka) _________________________________________________________

____________________________________________ Përmbajtja e ditarit (zhvillimi)

__________________________________________________Fundi i ditarit (mbyllja)

TEMA: SHKRUAJMË ME IMAGJINATË

MODELI: Si punohet mbi një tregim me elemente fantastike.

I

Titulli:

Ftesa e çmendur për çaj

Liza nuk kishte bërë rrugë të gjatë, kur përpara syve iu shfaq shtëpia e Lepurit

të Marsheve. E kuptoi menjëherë se ishte shtëpia e tij. Oxhakët kishin formën e

veshëve të një lepuri, çatia ishte mbuluar me gëzof. Shtëpia ishte aq larg, sa Liza

vendosi të mos i afrohej pa ngrënë edhe pak nga kërpudha që mbante në dorën

e majtë. Eci drejt shtëpisë me ndrojtje, duke thënë me vete: “Po sikur Lepuri të

jetë çmendur! Më mirë të takoja Kapelabërësin në vend të tij”.

Përpara shtëpisë, nën degët e një peme, gjendej një tavolinë. Lepuri dhe

Kapelabërësi po pinin çaj. Në mes tyre dremiste një mi, ndërsa ata të dy kishin

mbështetur bërrylat mbi të e bisedonin.

Lepuri shqeu sytë, kur dëgjoi këto fjalë dhe mundi të thoshte vetëm: “Përse

një korb ngjan me një tavolinë shkrimi”

Marrë nga romani “Aventurat e Lizës në botën e çudirave”

Autor Levis Karol

w

1.

• Veçojmë elementet joreale që e bëjnë këtë tregim fantastik.

Personazhe joreale: Lepuri i Marsheve

Kapelabërësi

Miu

Objekte joreale:

Veprime joreale:

oxhakët si veshë lepuri

çatia e mbuluar me gëzof

pinin çaj

mbështetur në bërrylat

bisedonin

bëj gallatë

2

Gjendje:

i çmendur

shqeu sytë

Pikërisht prania e këtyre detajeve joreale në një tregim e bëjnë atë fantastik.

55

Ditari

II

Ushtrohu sipas modelit të dhënë.

Tregimi

Titulli:

Mësuesi i shurupeve

-Në Hoguarts kishte njëqind e dyzet e dy shkallë: disa ishin të gjera e të bollshme;

disa të ngushta dhe të rrezikshme; një pjesë prej tyre të premteve të çonin në vende të

tjera; të tjerat mu në gjysmë të tyre kishin një shkallare që zhdukej dhe që njeriu duhej të

kujtohej që ta kapërcente. Pastaj kishte dyer që nuk hapeshin, veçse po t’u luteshe apo

t’i kilikosje aty ku duhej, dhe dyer që s’ishin aspak dyer, po bënin kinse ishin. Shumë e

vështirë ishte të mbaje mend ku ishin gjërat, sepse të gjitha ndërronin vend vazhdimisht:

personazhet e portreteve largoheshin tash e parë për t’i bërë vizitë njëri-tjetrit dhe Hiri

ishte gati të bënte be se armaturat lëviznin vendit.

As fantazmat s’e lehtësonin gjendjen. S’ishte aspak e këndshme kur njëri syresh,

papritur e pa kujtuar, shkiste përmes një porte kur përpiqej ta hapte ndonjë nxënës.

Marrë nga vëllimi I i romanit “Harry Potter dhe Guri Filozofal”

Autor J. K . Roëling

Mjedise joreale: _____________________________________________

Objektet joreale: _____________________________________________

Veprimet joreale: _____________________________________________

Personazhet joreale: _____________________________________________

III

Titulli:

Djali i padukshëm

- Sundimtari, o bir,- tha ajo, - të ka ngarkuar një detyrë jo të lehtë. Ai është i sigurt

se nuk do t’ia dalësh mbanë. Sapo të ngjitesh në mal, do të të dalë përpara një shpellë e

madhe, ku rri përbindëshi me emrin Kokari. Ky e ka trupin si gjithë njerëzit dhe kokën

si të ariut, prandaj quhet kështu. Është i tmerrshëm dhe të përlan me një të kapur të

shputës. Apo s’i ka kthetrat si çengela.

- Mos ki hall, kur ta lypë nevoja, ti do të bëhesh i padukshëm.

Marrë nga libri me tregime “Përrallat e gjyshes sime”

Autor Sokol Jakova

56

IV

2

Ushtrime shkrimore

a) Shkruaj vazhdimin e ngjarjes mbështetur në imagjinatën tënde. Vendosi një

titull pjesës së mëposhtme:

2

Gjergji dhe Delina kishin ecur përpara, duke u shkëputur nga shokët e shoqet.

Befas uji i gjolit u turbullua, cipa e tij u rrudhos, pastaj u trazua keq. Stërkalat

hidheshin përpjetë dhe u sajua një shtjellë e madhe, prej nga nisi të dilte dikush.

Gjergji dhe Delina, nga larg, panë me sytë e tyre që prej gjolit sikur fluturoi një

vashë e re, e bukur perri, me flokë të gjatë e me një trup të hollë, të brishtë, në

formë peshku.

b) Ndërto një tregim fantastik mbështetur në fjalët e grup-fjalët e dhëna:

Mjedisi: Shkolla e Magjisë, Qendra Tregtare e Bafit, Pylli i Errët

Personazhe: xhuxh, magjistrica, magjistarët, Gjarpërblerti, Flatraforti

Objekte: shkopi magjik, kusia magjike, shurupshndërrues

Veshje: kapele me majë, mantel i zi, doreza mbrojtëse

h

Veprime: e bëri të padukshëm, i realizoi dëshirat, u shndërrua në tjetërkënd,

shëtiti me fantazmat

(Shënim: Këtyre detajeve mund t’u shtoni edhe të tjera për ta bërë sa më

interesant rrëfimin.)

57

Tregimi

2

c) Ndërto një tregim fantastik-shkencor me fjalët dhe grup-fjalët kyç të dhëna.

Tregimi

Planeti i kuq, astronaut, jashtëtokësor, robot, Njeriushufër, anije kozmike, disk fluturues,

kostum metalizato, pesha e rëndesës, shpejtësi drite, milje larg, rrotullohej, qëndron

pezull, u zhduk, u shkëput, i çuditshëm, miqësor.

2

d) Ndërto një tregim të shkurtër (200–250 fjalë) sikur je detektiv policie. Tregimi

duhet të përmbajë 5 ose 6 paragrafë. Fillimisht ndërto skedën “stuhi mendimesh”.

1. Ku dhe kur zhvillohen ngjarjet e këtij tregimi

2. Çfarë krimi do të ndodhë (vjedhje, grabitje etj.)

3. Ç’personazhe do të veprojnë në këtë tregim

4. Cili nga personazhet do të hetojë krimin

5. Cilat janë faktet dyshuese që do të kërkojë t’i zbulojë hetuesi i ngjarjes

V

w

Mbështetur në imagjinatën tënde dhe situatën e dhënë ndërto një tregim fantastik.

Situata A

Je duke lexuar një roman, i cili flet për aventurat e një ekspedite nënujore. Papritur ti e

ndien veten personazh të ngjarjes.

58

w

Situata B

Je shumë i/e dhënë pas kafshëve. Ti i/e do ato dhe i trajton si njerëz. Ke një

dhunti të veçantë, njeh gjuhën e tyre dhe bisedon me to.

h

I

TEMA: Elementet e para të të kuptuarit

të një thënieje, poezie a teksti

Kujtesë: Të gjitha fragmentet e dhëna (strofë, thënie, paragraf) janë të shkëputura

nga kontekste të caktuara. Lexoji me kujdes për t’i kuptuar e gjykuar saktë ato.

Kështu duhet të veprosh sa herë të kërkohet të gjykosh për diçka.

Model:

Vjeshta

Bukuritë janë zhdukur,

shiu e bryma zuri vend,

bari, lulet, kopshti i bukur,

u ndryshuan në çdo kënd.

Asdreni

59

Tregimi

Tregimi

II

2

2

2

1. Veçojmë fjalët kyçe: bukuritë, shiu, bryma, u zhduk, zuri.

2. Ndërtojmë pyetje për fjalët kyçe.

• Cilat janë bukuritë e zhdukura

• Pse u zhdukën ato

• Pse ndodh ky ndryshim

3. Japim përgjigjet.

- Bukuritë e zhdukura janë bari, lulet dhe kopshti i bukur.

- Ato u zhdukën nga shiu dhe bryma.

- Largimi i një stine (i verës) dhe ardhja e stinës tjetër (e vjeshtës) solli këto

ndryshime.

4. Përmbledhja në një gjykim.

Largimi i një stine dhe ardhja e një stine tjetër shoqërohet me ndryshime të klimës dhe

të mjedisit.

Ushtrohu sipas modelit

Me fjongo të gjelbër

Rrugicën e shkollës

un’ prapë e marr,

Tani burrë i pjekur

tridhjetëvjeçar.

Dikur, në një bankë

u ula pa zhurmë,

I vogël, me xhybe

shajaku të murrmë.

Pa mora kalemin

me majë të hollë,

Pa hoqa një vijë,

pa bëra një njollë.

Këtu, te kjo dërrasë

e zezë, e zezë,

Aherë mësova

të mbledh pes’ e pesë.

(Autor Dritëro Agolli)

60

III

IV

2

2

2

2

2

2

2

2

2

2

1. Fjalët kyçe: rrugicën e shkollës, burrë i pjekur, bankë, i vogël, e zezë, mësova.

2. Ndërtojmë pyetjet për fjalët kyçe.

• Kur kthehet autori te rruga e shkollës

• Çfarë kujton ai

3. Jep përgjigjet.

4. Përmblidh në një gjykim.

Thënie

Të gjitha dijet njerëzit i fitojnë për t’i shërbyer atdheut.

1. Veçojmë fjalët kyçe: dijet, shërbejnë, atdheut.

2. Ndërtojmë pyetje për fjalët kyçe.

- Sa të rëndësishme janë dijet për individin

- Pse dijet duhen vënë në shërbim të atdheut

Lukiani

3. Jep përgjigjet:

• Dijet përgatisin profesionistë të zotë, njerëz të kulturuar, qytetarë të mirë,

sigurojnë të mira materiale.

• Dijet ndihmojnë në përparimin ekonomik e kulturor të vendit, pjesë e të

cilit është edhe individi.

4. Përmblidh në një gjykim:

Një komb është i zhvilluar dhe i kulturuar, kur individët që e përbëjnë atë, janë

të tillë.

Ushtrohu sipas modelit

Mos u bëj mik me tjetrin shpejt e shpejt, por, pasi të bëhesh, mundohu t’i

qëndrosh mik deri në fund.

Sokrati

1. Fjalët kyçe: mik, shpejt, bëhesh, qëndro.

2. Ndërtojmë pyetjet për fjalët kyçe.

• Pse nuk duhet të bëhesh shpejt mik me një njeri

• Çfarë duhet të bësh për të ruajtur miqësinë

61

Strofë, Thënie, Paragraf

Strofë, Thënie, Paragraf

2

2

3. Jep përgjigjet.

4. Përmblidh në një gjykim.

V

VI

2

2

2

2

2

Vështrimet e tyre u drejtuan mbi stivat e druve që ngriheshin lart, ku ndriste dielli i

ëmbël i pranverës. Në sytë e tyre shquhej dashuria për sheshin dhe një vendim i caktuar

për ta mbrojtur atë në rast nevoje. Ndër ta ishte ngulur një patriotizëm plot fanatizëm

dhe britën: - Rroftë sheshi! – sikur të thërrisnin: - Rroftë Atdheu!

Fragment nga romani “Djemtë e rrugës Pal”

Autor Ferenc Molnar

1. (Fjalët kyçe) Veçojmë fjalët kyçe: stivat e druve, dashuria për sheshin, për ta mbrojtur,

fanatizëm.

2. Ndërtojmë pyetje për fjalët kyçe.

• Çfarë i lidh fëmijët me stivat e druve

• Pse e mbronin atë (sheshin) me fanatizëm

3. Jep përgjigjet.

• (Fëmijët) Stiva e druve është vendi i vetëm ku ata luanin lojërat e tyre të dashura.

• Duke mbrojtur këtë vend, ata mbronin gëzimet, lirinë e tyre,

4. Përmblidh në një gjykim.

Vendet ku luajnë fëmijët, janë të shenjta e të paprekshme për ta.

Ushtrohu sipas modelit

... Jo marrëzira, Nemeçek. Ti ndoshta kujton se po vemi në dasmë. Kjo ekspeditë

është më e rrezikshme seç e pandeh...

Këto fjalë ishin për vogëlushin flokëverdhë si dush i ftohtë.

1. Fjalët kyçe: marrëzira, dasmë, ekspeditë, e rrezikshme, si dush i ftohtë.

62

2

2

2

2. Ndërto pyetje për fjalët kyçe.

• Pse Nemeçeku këshillohet të mos bëjë marrëzira

3. Jep përgjigje.

4. Përmblidh në një gjykim.

VII

w

Ushtrime shkrimore

A.

E drejta dhe e shtrembra

Një pishë e shtrembër në përrua

I tha një pishe krahëgjatë:

- Sa keq, moj motër, më vjen mua,

Je kaq e bukur, kaq shtatlartë!

Po pish’ e gjatë i foli ftohtë

Dhe rrudhi ballë e vrenjti vetull:

- E unë s’rroj si ti në botë

E fshehur pas dikujt nën sqetull!

Autor Dritëro Agolli

Shënim: Puno strofën II

2

2

Po pish’ e gjatë i foli ftohtë

Dhe rrudhi ballë e vrenjti vetull:

- E unë s’rroj si ti në botë

E fshehur pas dikujt nën sqetull!

1. Fjalët kyç:

2. Ndërto pyetje për fjalët kyç.

63

Strofë, Thënie, Paragraf

Strofë, Thënie, Paragraf

2

2

2

2

w

2

2

w

3. Jep përgjigje.

4. Përmblidh në një gjykim.

B.

Thënie

Në zemërim e sipër duhet të sillesh me fajtorët ashtu siç do të dëshiroje që edhe të tjerët

të silleshin me ty, po të bëje ndonjë faj.

Sokrati

1. Fjalët kyç:

2. Ndërto pyetje për fjalët kyç.

3. Jep përgjigje.

4. Përmblidh në një gjykim.

C.

Që të gjithë qeshën. Sebeniku hodhi kasketën në erë dhe Vendaneri zuri të hidhet e përdridhet

si i marrë. Edhe Gerebi, që rrinte mënjanë si i zgjebosur, qeshi si të tjerët. Vetëm njëri mbahet

rëndë: ky ishte Nemeçeku.

Fragment nga romani “Djemtë e rrugës Pal”

Autor Ferenc Molnar

1.

2.

3.

4.

64

h

TEMA: PËRSHKRIMI

UDHËZIM: Të përshkruash do të thotë të japësh:

• pamjen e jashtme të një njeriu, të një vendi, objekti,

• gjendjen psiko - emocionale të një njeriu,

• shtjellimin e një ngjarjeje pa hyrë në analizën e lidhjeve të brendshme të

gjërave.

Modele përshkrimesh

I

2

w

Objekte

Çdo shkop që e ka zemrën nga një lëndë e fuqishme magjike, që ndërtohet

nga qime njëbrirëshi, pendë nga bishti i feniksit dhe fije nga zemra e dragoit,

është magjik.

Harri Poter

1. Veçojmë detajet e objektit të përshkruar:

a) Përbërja: lëndë magjike, qime njëbrirëshi, pendë feniksi, fije zemre

dragoi.

b) Gjuha e përdorur: fjalor i botës së fantastikes.

c) Funksioni i objektit: realizimi i së pamundurës.

Ushtrohu sipas modelit

Plaku qëndronte mbi një karrige të drunjtë, ngjyrë mjalti, me këmbë të shkurtra

konike. Kurrizin e kishte puthitur pas mbështetëses, si për të mbuluar formën

harkore të saj.

Objekti:

Përbërja:

Forma:

Ngjyra:

Gjuha e përdorur:

Funksioni i objektit:

65

Strofë, Thënie, Paragraf

Strofë, Thënie, Paragraf

w

II

II

Personazh

Model

Nelaja 5-vjeçar ishte një djalë i bukur. Me sy të mëdhenj ngjyrë kafe, faqe të kuqe dhe

flokë të verdhë dredha-dredha, që i zbrisnin deri te supet.

1. Veçojmë detajet e personazhit të përshkruar.

a. Mosha: 5 vjeç

b. Portreti fizik: sy të mëdhenj, kafe, faqe të kuqe, flokë të verdhë, dredhadredha,

të gjatë.

c. Cilësi fizike: i bukur.

d. Gjuha e përdorur: mbiemra të shumtë me kuptim të drejtpërdrejtë.

2

Model

Trupi i saj i vogël e i hajthëm ishte mbështjellë me një rrobë të gjerë prej mëndafshi,

që shkëlqente aq fort nga bardhësia, saqë dhe vetë petalet e manjolies dukeshin të errëta

në krahasim me të. E tëra shëmbëllente me një çupë të vogël e mrekullisht të bukur jo

më tepër se 10 vjeçe, por flokët e saj të gjatë, të krehur drejt dhe që i derdheshin përmbi

supe, deri te shilteja ku qe ulur, ishin të bardhë si dëborë.

a. Mosha: 10 vjeç

b. Portreti fizik: trupi i hajthëm, flokët të gjatë e të krehur drejt, të bardhë.

c. Cilësi fizike: shumë e bukur

d. Gjuha e përdorur: mbiemra të shumtë, të përdorur në shkallën sipërore, si dhe

krahasim.

Model përshkrimi i gjendjes psiko-emocionale.

Ah, sa do të dëshiroja të vija me ju, o zogj të mrekullueshëm! – thirri djali i vogël.

– Ndihem shumë i mërzitur në këtë fushë monotone dhe në kullën e zymtë e të

vetmuar. Dallëndyshe të bukura, të dashura dallëndyshe, më tregoni si është kjo botë e

mrekullueshme!

a. Bota e brendshme – i vetmuar, i trishtuar, me mungesë lirie

b. Gjuha e përdorur – përdorimi i pasthirrmave dhe fjalive thirrmore, biseda me

shpendë, prishja e rendit të fjalëve

- o zogj të mrekullueshëm!

- të dashura dallëndyshe!

66

w

2

2

Ushtrohu sipas modelit.

1. Faqet e tij të zbehta u zbehën më shumë, buzët filluan t’i dridheshin dhe sytë

iu mbushën me lot.

a. Bota e brendshme –

b. Gjuha e përdorur –

2. Që të gjithë qeshën. Sebeniku hodhi kasketën në erë dhe Vendaneri zuri

të hidhet e të përdridhet si një i marrë. Edhe Gerebi, që rrinte mënjanë si i

zgjebosur, qeshi si të tjerët.

a. Bota e brendshme –

b. Gjuha e përdorur –

III

2

2

w

2

2

Përshkrim mjedisi

Qyteti bregdetar i Antverpenit, me portet, rrugët e pista e gjarpëruese, me

pazarin e madh, shtëpitë e moçme, të gurta, me oborre të ngushta, është i njohur

në gjithë botën.

1. Veçojmë detajet e mjedisit të përshkruar:

port, rrugë, pazar, shtëpi, oborr.

2. Gjuha e përdorur – mbiemrat e përdorur japin elementet karakteristike të këtij

qyteti bregdetar, pista gjarpëruese, i madh, e moçme, të gurta, të ngushta.

Ushtrohu sipas modelit

Fshati kishte vetëm 20 shtëpi, me kanatat e dritareve me ngjyrë të gjelbër, me çati

të kuqe ose të zeza e mure të bardha, që në diell shndritnin si borë. Në mes të

fshatit, në një kodrinë, ngrihej mulliri i mbuluar nga myshku.

1. Detajet e mjedisit të përshkruar ___________________________________

2. Gjuha e përdorur _____________________________________________

67

Përshkrimi

w

Ushtrime shkrimore

Përshkrimi

Përshkruaj objektin mbështetur në fjalët kyçe të dhëna.

2

1. Objekti kornizë

a. Fjalët kyçe: katrore, ovale, kashtë, bronz, e kuqërremtë, e argjendtë, e thurur, e derdhur, foto.

b. Fjalët kyçe: këpucë atletike, gomë, lëkurë, copë xhinsi, e bardhë, e zezë, shumëngjyrëshe.

Përshkruaj objektin që ti ke më për zemër.

2

2

Fjalët kyç: telefon celular, i-phone, flamuri i skuadrës sate, veshje etj.

2. Personazh

a. Kafshë mitologjike.

Fjalët kyçe: trup njeriu, trup kali, i zi, mjekër të thinjur, vija-vija si zebër, kapele të

çuditshme, medaljon floriri.

b. Burrë i moshuar

Fjalët kyç: si lëvozhgë peme, mjekër gjatoshe, e bardhë, zgavra të errëta, sy të përhumbur,

e rrudhur.

3. Gjendje psiko-emocionale

Përshkruaj botën psiko-emocionale të personazhit të dhënë në dialogun e mëposhtëm

(plaku, Shvarci.)

- Cili je ti – bërtiti Shvarci duke u kthyer nga vizitori.

- Çfarë do këtu – iu hakërrua ai.

- Jam një plak i varfër. Pashë tymin e oxhakut dhe lypa strehë për pak kohë.

68

- Dil përjashta! –thirri Shvarci. –Mjaft ujë kemi në kuzhinë! Nuk do ta

kthejmë shtëpinë në vend për t’u tharë njerëzit.

- Nuk mund të lihet një plak i varfër jashtë në këtë ditë të ftohtë. Vështro

veshjet e mia.

- Ej, dëgjon ti, apo jo Ka mjaft prej atyre që mund t’u ngrohin. Mbathja.

- Jam shumë i uritur, zotëri. Nuk mund të më jepni një copë bukë, para se të

largohem

- Bukë! Ti kujton se s’kemi ç’të bëjmë tjetër me bukën tonë, por duhet të ta

jap ty, o hundëkuq!

- Pse nuk shet pendët e kapelës –u tall Shvarci.

- Zhduku!

- Më jep pak bukë, zotëri! – u lut plaku.

- Mbathja!

- Zhduku që këtej! –ulëriti ai duke e mbërthyer nga jaka.

a- Portreti i plakut

b- Portreti i Shvarcit

2

4. Përshkruaj mjediset e dhëna.

(Para se të fillosh përshkrimin, vëzhgo me kujdes çdo detaj.)

Për shtëpinë botuese: vendos tri foto

a) Mjedis sportiv

b) Pikë turistike malore

c) Pikë turistike bregdetare joniane.

69

Përshkrimi

Përshkrimi

h

TEMA: I. SI DRAMATIZOHET NJË TREGIM

1-Kujtesë: Për të kaluar nga teksti rrëfimtar në atë dramatik, duhen ndjekur disa

hapa që lidhen me:

a. strukturën (përcaktohet hyrja, zhvillimi, mbyllja, ndarja në akte e skena)

b. didaskalitë (shmangia nga teksti i përshkrimeve, vendeve, veprimeve.

Ato përmblidhen në një ose disa fjali, të cilat futen në kllapa)

c. dialogët (duhet t’u përmbaheni dialogëve të tekstit)

d. vënia në skenë

I

Model teksti i dramatizuar

KECI DHE KËLYSHI I UJKUT

Një kec iu lut mama dhisë të dilte dhe të shëtiste pak. Mamaja e porositi të mos

shkonte larg dhe të tregonte kujdes nga egërsirat. Po atë mëngjes, një këlysh ujku iu lut

mama ujkonjës të shkonte dhe të shëtiste pakëz.

Ec njëri dhe ec tjetri...

Keci dhe këlyshi i ujkut u gjendën përballë njëri-tjetrit. Nuk e kishin parë kurrë më

parë njëri-tjetrin.

-Kush je ti –e pyeti keci këlyshin e ujkut me kureshtje.

-Unë jam këlyshi i baba ujkut dhe mama ujkonjës së murrme.

-Po ti kush je

-Unë jam kec laroshi. Baba cjapi është i zi, mama dhia është bardhoshe. A të pëlqen

të luajmë bashkë

-Më pëlqen, -tha këlyshi i ujkut dhe ujkonjës së murrme.

Dhe filluan të luajnë. Luajtën gjithë ditën bashkë. U harruan në lojë. Mirë që e gjetën

rrugën e kthimit në shtëpi. Edhe mama ujkonja, edhe mama dhia ishin shqetësuar.

-Luajta me kecin, - i tha këlyshi i ujkut mama ujkonjës gjithë gëzim për shokun e ri

që kishte gjetur.

-Dhe nuk e hëngre Ti je budalla, -tha mama ujkonja. Këlyshi i ujkut po mundohej ta

gjente se pse ishte budalla dhe nuk e gjente dot.

-Ku ishe –e pyeti mama dhia kecin.

-Luajta me këlyshin e ujkut, -tha keci i gëzuar, i bindur se do të gëzohej edhe mama

dhia për shokun e ri që kishte takuar.

-Nuk të hëngri

Keci e pa me çudi. Nuk e kuptonte pse mama dhia vendosi duart në kokë dhe pse

duhej ta kishte ngrënë këlyshi i ujkut. Të nesërmen këlyshi i ujkut po priste pas gardhit,

por keci nuk doli të shëtiste.

Shkëputur nga libri “161 fabula”

70

w

w

w

1. Veçojmë detajet e fabulës së dhënë.

• Mjedisi ku zhvillohet ngjarja – pylli

• Personazhet – keci, këlyshi i ujkut, mama dhia, mama ujkonja.

• Momentet kryesore të ngjarjes:

a. kërkesa për të dalë shëtitje nga dy personazhet (hyrja)

b. takimi i dy personazheve në pyll (momenti që vë në lëvizje veprimet

e personazheve.)

c. harresa në lojë, shqetësimi i prindërve dhe kthimi në shtëpi (zhvillimi

i veprimit.)

• veprimet e personazheve një ditë më pas (mbyllja.)

2. Dramatizimi

(Ngjarjet zhvillohen në pyll, në një ditë të bukur vere.

Ngjarja nis njëkohësisht në të dyja familjet.)

Personazhet:

keci, këlyshi i ujkut, mama dhia, mama ujkonja (personazhet të renditen njëri pas

tjetrit.)

Akti I

Skena 1

Keci:

Mama dhia:

Skena 2

Këlyshi i ujkut:

Mama ujkonja:

Skena 3

Keci:

Këlyshi i ujkut:

Keci:

Këlyshi i ujkut:

(Mëngjes)

- Mama, të lutem, a mund të shëtis nëpër pyll

- Mirë, bir, por mos shko larg dhe kujdes nga egërsirat.

- Mama, do të dal të shëtis nëpër pyll sot.

- Mirë bir, por mos u vono.

(Dy personazhet takohen në një lëndinë në mes të pyllit.)

- Kush je ti

- Unë jam këlyshi i baba ujkut dhe mama ujkonjës së

Murrme.Po ti kush je

- Unë jam kec laroshi. Baba cjapi është i zi, mama dhia

është bardhoshe.A të pëlqen të luajmë bashkë

- Më pëlqen shumë.

71

Përshkrimi

Dramatizimi

Skena 4

(Dy personazhet kalojnë gjithë ditën duke luajtur me njëri-tjetrin nëpër lëndinë,

freskohen te burimi, fshihen pas gëmushave dhe, pasi errësira fillon të bjerë, ata nisen

për në shtëpi.)

Akti II

(Të dyja familjet janë të shqetësuara për vonesën e fëmijëve.)

Skena 1

Këlyshi i ujkut: (I gëzuar)- Mama, mama, luajta me kecin, shokun tim të ri.

Mama ujkonja: (E habitur dhe e inatosur) - Dhe nuk e hëngre Ti je budalla.

(Këlyshi i ujkut, i habitur, hesht, nuk kupton fjalët e së ëmës.)

Skena 2

Mama dhia: - Ku ishe!

Keci:

(I lumturuar)- Luajta me këlyshin e ujkut.

Mama dhia: (E trishtuar, vë duart në kokë) - Nuk të hëngri!

(Keci, i habitur, rri pa fjalë, nuk kupton ato që i thotë e ëma.)

Mama dhia:

- Bir, nuk dihet ç’të pret nga një këlysh, që do të bëhet ujk.

II

Ushtrohu sipas modelit të dhënë.

72

DHELPRA DHE MACJA

Një dhelpër i mburrej maces për zgjuarsinë që kishte.

-Unë, falë zgjuarsisë, kam qindra mënyra për të shpëtuar në rast rreziku, - po thoshte

dhelpra.

Macja po e shikonte e menduar.

-Unë kam vetëm një mënyrë, -tha macja me modesti. –Po e ndjeva rrezikun, ngjitem

në pemë. Aty ndihem mirë e nuk më dallon kush.

Atë çast u dëgjuan lehjet e zagarëve të gjahut. Macja, ashtu siç kishte thënë, u ngjit

vetëtimthi në pemë dhe u fsheh mes gjetheve.

-Kjo është mënyra ime për të shpëtuar, -tha macja. –Po ti ç’do të bësh tani

Dhelpra po mendohej se ç’duhej të bënte. Ndërsa mendohej, ishte rrethuar nga

zagarët, që nuk e linin më të largohej dhe prisnin ardhjen e gjahtarëve. Gjahtarët nuk

nguruan të qëllonin.

Macja vazhdonte të qëndronte e fshehur mes gjetheve dhe po ndiente keqardhje për

dhelprën, që ishte ngatërruar në lëmshin e zgjuarsisë së saj.

Shkëputur nga libri “161 fabula”

2

2

III

1. Detajet e fabulës së dhënë.

• Mjedisi ku zhvillohet ngjarja: në një pyll afër fshatit.

• Personazhet: dhelpra, macja, zagarët, gjahtarët.

• Momentet kryesore të ngjarjes:

a) Biseda midis dhelprës mendjemadhe dhe maces së zgjuar.

b) Gjahtarët dhe zagarët në pyll (për gjueti.)

c) Ngjitja e maces në pemë.

d) Zënia e dhelprës në befasi dhe fundi i saj tragjik.

2. Dramatizimi i fabulës.

Dhelpra: _______________

Macja: _______________

Punë e pavarur

Shkruhet fabula

Model i dramatizimit të një tregimi.

Don Kishoti pret me shpatë kokën e viganit

Sanço Panço doli me shamatë nga plevica ku flinte Don Kishoti, duke thirrur:

-Ejani shpejt, or zotërinj, dhe ndihini tim zoti, i cili është përleshur në betejën

më të tmerruar e më të llahtarisur që më kanë parë sytë. Për zotin, me një të

goditur të shpatës që i këputi viganit, ia preu kokën si kastravec.

-Ç’thua, mor vëlla –tha prifti, i cili e la këndimin e novelës. –Je ndër mend,

or Sanço Si është e mundur një gjë e tillë, kur vigani ndodhet shumë larg së

këtejmi

Mbi këtë e sipër, dëgjuan një shamatë të madhe nga oda e Don Kishotit, i cili

po bërtiste:

-Mbrohu, kusar, zuzar, zagar, se tani të kam në dorë dhe jatagani s’të hyn në

punë.

Me këto fjalë, Don Kishoti po godiste muret me shpatë dhe Sançoja tha:

- Mos rrini aty duke dëgjuar, po hyni brenda dhe i ndani luftuesit dhe i ndihni

ustait. Po nuk besoj të jetë nevoja, se, pa dyshim, është vrarë, se unë pashë gjakun

që i rridhte si rrëke dhe kokën e prerë, që iu rrokullis në një çip, e cila ishte e

madhe sa një shakull vere.

- Ç’kokë dhe gjak më thua, more budalla i djallit - tha hanxhiu. - Nuk i sheh,

or buf, shakujt e shpuar dhe verën e kuqe të derdhur në odë!

- Nuk di gjë, - u përgjigj Sançoja, - di vetëm që, po të mos e gjej unë i ziu atë

73

Dramatizimi

Dramatizimi

w

kokën e prerë, atëherë më humbi e m’u tret nisia si kripa në ujë.

Kush mund të mbante të qeshurat për marrëzitë e të dyve, ustait e çirakut! Të gjithë

qeshnin, përveç hanxhiut, i cili shfrynte dhe mallkonte. Më në fund, me një mijë mundime,

Kardeni dhe berberi e shpunë në shtrat Don Kishotin, të cilin e zuri menjëherë gjumi

nga lodhja e madhe.

Marrë nga romani “Don Kishoti i Mançes”

Autor Miguel Servantes

2

1. Veçojmë detajet e tregimit të dhënë.

• Mjedisi ku zhvillohet ngjarja: një han (bujtinë pranë udhës, me vend edhe për

kafshë.)

• Personazhet: Don Kishoti, Sanço Panço, prifti dhe hanxhiu.

• Momentet kryesore të ngjarjes:

a. shqetësimi i Sanço Panços për atë që po ndodhte në plevicë (hyrja),

b. lufta imagjinare e Don Kishotit me viganin,

c. trishtimi i hanxhiut (b+c=zhvillimi),

d. situata komike e krijuar në han (mbyllja).

Dramatizimi

Akti I

Skena 1

(Ngjarja zhvillohet në një han, ku Don Kishoti dhe Sanço Panço ndodhen si bujtës.)

(Sanço Panço del me nxitim nga plevica duke bërtitur)

Sanço Panço: - Ejani shpejt! Ndihmojeni tim zot! Është përleshur me viganin dhe ia

ka prerë kokën si kastravec.

Prifti: (Heq librin nga dora.) - Je ndër mend, o Sanço! Vigani ndodhet shumë larg.

(Dëgjohet zhurmë e madhe, goditje muresh me shpata.)

Don Kishoti: - Mbrohu kusar, zuzar, zagar! Tani je në dorën time. Jatagani s’të hyn

në punë.

Sanço Panço: (u drejtohet personazheve të tjera) - Mos rrini duke dëgjuar, hyni

brenda, ndihni ustain! Por nuk besoj të jetë nevoja, se ai është vrarë, se

unë pashë gjakun që rridhte rrëke, kokën e prerë që rrokullisej, e cila

ishte sa një shakull vere.

Hanxhiu: - Ç’kokë dhe gjak më thua, mor budalla! Nuk i sheh shakujt e shpuar

dhe verën e kuqe të derdhur!

Sanço Panço: - Nuk di gjë, di vetëm se, po nuk gjeta kokën e prerë, më humbi e m’u

tret nisia (ishulli) si kripa në ujë.

(Të gjitha personazhet ndodhen në skenë. Qeshin me shpirt. Hanxhiu

shfryn e mallkon. Prifti dhe berberi shoqërojnë Don Kishotin në shtrat.)

74

w

II. Ushtrohu sipas modelit.

Triumfi i Normanit

Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa tmerri më pushtoi të tërin. Për një çast ia

ngulëm sytë vrimës së zezë. U afruam menjëherë pranë saj. Disku gjendej mbi

tavolinën e Normanit dhe të gjithë ia ngulën sytë atij. Dëgjova Normanin që

bërtiti “Largohuni!” Vetëtimthi u sul përmes dhomës. Presioni i ajrit e shtyu

fort. Mundohej të mbyllte vrimën me trupin e tij. Papritur, zhurma, siç nisi, ashtu

pushoi. Normani arriti ta vendosë diskun mbi vrimë e ta mbyllë atë.

Gjëja e parë që bëra, ktheva kokën pas për të parë çfarë bënte komandant

Dojli. Për habinë time, ai ende vazhdonte të qëndronte i qetë në tavolinën e tij.

Në dorë mbante orën. Edhe të tjerët rrinin të qetë. Ra një heshtje e thellë dhe

e gjatë. Atëherë Normani u kollit dhe fërkoi njërën dorë. E kishte shembur.

Komandanti vazhdonte të buzëqeshte.

-Më vjen keq që keni shembur dorën, Norman, -tha ai. –Dua t’ju falënderoj

për shpejtësinë e shkathtësinë me të cilën vepruat. U deshën vetëm pesë sekonda

të bllokonit vrimën.

-Faleminderit, sër, -u përgjigj Normani. –Por vallë nuk përbën kjo gjë një truk

të rrezikshëm

-Aspak. Rrotull vrimës është një tub me një rubinet në fund të tij. Timi ndodhet

jashtë, i veshur me kostumin e kozmonautit. Nëse Normani nuk do ta vendoste

diskun në vendin e duhur për dhjetë sekonda, Timi do të mbyllte rubinetin.

-Si u hap vrima –pyeti dikush.

-Me anën e një eksplozivi të vogël, - u përgjigj komandanti. Buzëqeshja në

fytyrën e tij u zhduk dhe ai u bë serioz.

-Nuk e bëra këtë vetëm për shaka, - shtoi ai. –Tashmë, nëse ju gjendeni në

një situatë të ngjashme, e dini se çfarë duhet bërë. Veproni me shpejtësi dhe jo

në panik.

Pastaj u drejtua nga Karl Hasse, nxënësi më i mirë.

-Karl, ti je i vetmi që nuk lëvize nga vendi. Pse

-Mundësia që ju zgjodhët për t’u goditur nga një meteor është tepër e vogël.

Të gjithë vështruam nga Karli. Kishte të drejtë. Ai kishte gjithnjë të drejtë. Por

zakoni për të kundërshtuar nuk e bënte të mirëpritur.

Marrë nga romani “Ishuj në qiell“

Autor Artur Klark

75

Dramatizimi

Dramatizimi

2

2

2

1. Detajet e tregimit të dhënë:

• mjedisi ku zhvillohet ngjarja: në bordin e një anijeje kozmike.

• Personazhet: Normani, komandant Dojli, Timi, Karli.

2. Momentet kryesore të ngjarjes.

• Hapja e vrimës së zezë në murin e klasës.

• Përpjekja e Normanit për të mbyllur vrimën e zezë me disk.

• Komandant Dojli vëzhgon veprimet e nxënësve të tij.

3. Dramatizimi i tregimit.

(Grupi i astronautëve ndodhet në një leksion me komandant Dojlin, i cili, për të

provuar njohuritë dhe përgatitjen e tyre psikologjike, provokon një aksident: në

murin e klasës hapet një vrimë e zezë.)

Normani: Largohuni! (vrapon përmes dhomës, përpiqet të zërë vrimën e zezë)

76

w

2

III. Punë e pavarur.

1- Dramatizo tregimin e dhënë:

Falja e Gerebit

Në orën dy mbas dreke, që të gjithë çunat e rrugës Pal ishin në fushë.

- Gati! – thirri Boka.

Sa ishin atje, morën drejtqëndrim. Boka përshëndeti.

- Që tani, - u tha, - meqë jemi në luftë, unë marr gradën e gjeneralit.

-Rroftë gjenerali ynë, - thirrën me gëzim çunat.

-Secili në vendin e vet, - ishte urdhri i gjeneralit.

Radhët u prishën dhe secili rendi te vendi që i qe caktuar. Vetëm Çelei, eleganti

Çelei mbeti pranë kryetarit. Ky zuri vendin e Nemeçekut të sëmurë si lajmëtar; ai

kishte varur një trumbetë të vogël, me anën e së cilës do të lajmëronte ardhjen e

armikut dhe fillimin e betejës.

Në këtë kohë, roja, që sipër murit, thirri:

- Zoti gjeneral, një vajzë kërkon të hyjë; tha se ka një letër për t’ju dorëzuar.

-Shiko mirë, mos është ndonjë nga këmishëkuqtë i veshur si vajzë.

Roja u ul, aq sa mend ra.

- Jo, jo, - tha, - është vajzë e vërtetë.

- Lëreni të hyjë, - ishte urdhri i gjeneralit.

Vajza pyeti për Bokën.

- Kam një letër për zotin kryetar, - tha ajo.

Boka mori letrën, grisi zarfin dhe nisi të lexonte.

Ai e ndjeu veten shumë të zbutur. Letra e Gerebit ishte e sinqertë dhe e

meritonte faljen.

I bëri zë Çeleit të afrohet.

-Lajmëro kapedanin e fortesës!

-Përgjigjen, ju lutem, - e pyeti shërbëtorja.

-Po, - ishte përgjigjja.

Boka iu drejtua shërbëtores dhe i tha:

- Thuaji Gerebit të vijë.

Marrë nga romani “Djemtë e rrugës Pal”

Autor Ferenc Molnar

77

Dramatizimi

Dramatizimi

2

• Detajet e tregimit:

• Momentet kryesore të ngjarjes:

• Dramatizimi i tregimit

2- Dramatizo legjendën e dhënë:

Skënderbeu provon shpatën e re

Në një nga dhomat e kështjellës së Krujës, Skënderbeu thirri Gjin Perlalën dhe e

pyeti:

- O Gjin, a di të më thuash kush bën shpata të mira këtu në Arbëri

Gjin Perlala ishte qilarxhiu i kështjellës, ai që mbante çelësat e depove të armëve, të

rrobave, të ushqimeve, prandaj duhej ta dinte këtë gjë.

- Armë të mira bëjnë mirditorët Pal Përtena e Bardhok Çupi, armë të mira bëjnë edhe

matjanët Ndue Bora e Llesh Shyti, por atyre që bën Medar Xhipi në Varosh, kurrkund

shoqen nuk ua gjen, në daç për fortësi, në daç për bukuri.

78

-Arbër është ky mjeshtër Medari

-Arbër brez pas brezi, kryezot, - i tha Gjini.

-Veç ta dijë zanatin mirë, - tha Skënderbeu, - dhe të ma bëjë shpatën ashtu si

e dua!

Dhe pastaj i dha porositë dhe e nisi Gjinin te farkëtari.

Mjeshtër Medari u habit kur po e punonte atë porosi, se s’i kishte qëlluar kurrë

të farkëtonte një shpatë aq të madhe e aq të rëndë. O lodh e u këput gjersa e

mbaroi, se e dinte që e donte kryezoti i tri principatave, Gjergj Kastrioti.

Pas një jave, Gjergj Kastrioti erdhi vetë në farkën e tij.

-Puna mbarë, o mjeshtër !

-Mbarë paç !- iu përgjigj mjeshtër Medari.

-Erdha të marr shpatën që ka porositur Gjin Perlala për mua. A është gati

-Gati është, o zot, ja, aty e kam.

Dhe mjeshtri la punën, shkoi mori shpatën, që dilte katër pëllëmbë mbi të

tjerat, dhe ia dorëzoi Skënderbeut. Mjeshtër Medari u habit me sa lehtësi po e

vërtiste në erë atë shpatë Skënderbeu. Në duart e tij ajo dukej e lehtë si të ishte

pupël.

-A është e fortë –pyeti Skënderbeu.

-Më e fortë s’ka si bëhet, - i tha mjeshtri dhe atë kohë solli ndër mend disa

princër, të cilët i donin shpatat të bukura dhe, kur s’u pëlqenin nga bukuria, ia

kthenin t’i puno, nëse po thua të vërtetën, - i tha Skënderbeu. – Eja me mua!

Ai doli nga farka e, pas tij, edhe mjeshtri dhe njerëzit e tjerë që e shoqëronin.

Afër farkës qe një shkëmb i madh sa një shtëpi. Skënderbeu hipi në kalë dhe filloi

të godiste shkëmbin me shpatë, gjersa e bëri thela-thela. Pastaj shikoi tehun e

shpatës mos i qe bërë ndonjë dhëmb e, kur nuk gjeti asnjë, i tha Medarit:

-Të lumtë, o mjeshtër, se paske bërë një shpatë të rëndë e të fortë, ashtu siç e

desha unë.

Pastaj falënderoi mjeshtrin, ngjeshi në brez shpatën e re dhe iku i gëzuar,

kurse shkëmbit që preu në Varosh, njerëzit i thanë Guri i Prerë dhe të gjithë e

dinë se atë gur e ka prerë Skënderbeu për të provuar shpatën e mjeshtrit shqiptar.

Marrë nga libri “Legjenda e rrëfime për Skënderbeun”

Autor Naum Prifti

79

Dramatizimi

Dramatizimi

w

2

TEMA: Mësojmë të shkruajmë poezi hap pas hapi

Hapi I:

Vëzhgim mbi strukturën e poezisë

Strofa

Strofë 2- she

• E keni parë hardhinë pranë oborrit përqark

• Ajo, po hodhi rrënjë, u rrit dhe u plak.

2

2

Strofë 3- she

Strofë 4 -she

• Me kokrrat e saj ushqeu hardhia,

prindërit, vëllezërit dhe motrat e mia.

• Sikur jeta të ish

Një gotë mbushur plot,

Me një frymë do ta ktheja.

Rita Petro

O ujë i ftohtë e i kulluar!

Xhevahir Spahiu

2

Strofa kolonë

- Nga cilat male po na zbret,

o ujë i ftohtë e i kulluar

- Po vij nga larg duke vrapuar,

nga bora e bardhë që ju përshëndet.

Armene

Vallë ç’u bë mishi

Ç’u bë mishi, nuse moj,

mos vu krahë e fluturoi

Macja kollofacja

80

e ka kullufitur...

Po macja ç’u bë

Në lis është ngjitur.

Po lisi ç’u bë

Sëpata e preu.

Shqiptare

w

2

Shënim: Te shembujt e mësipërm janë dhënë vetëm disa nga llojet e strofave

që ti mund të përdorësh.

Vargu

Vetmia

Më plak mërzitja,

që vetmia më sjell,

përbuzja, urrejtja,

të gjith’ sendet m’i mbështjell → Vargje gjashtërrokëshe

”Migjeni”

2

2

Nën flamujt e melankolisë

Këngë për nënën

Në vendin tonë, → vargje 5- rrokëshe

Kudo valojnë

Flamujt e një melankolie. → varg 9- rrokësh

Migjeni

Nëna dorën nis e shtrin,

në shuplakë i ulet ylli,

lulëzojnë fusha, mali,

këngë nis e këndon fyelli → varg 8- rrokësh

Shënim: Për të dalluar llojin e vargut, numërojmë rrokjet e çdo vargu, pra sa

rrokje ka, aq rrokësh është. (5, 6, 7…rrokësh).

81

Dramatizimi

Poezia

w

Rima

• Duke i rënë rreth e rreth botës, A

për pak më la mendja e kokës. A

Si këto çudi s’janë parë askund, B

toka mbi re, qielli përfund ! B

o Deti ra në fushë,

A

u shua potera,

B

desh, kuaj e ujq

A

na u bënë shqerra. B

• Ju lutem, tani, më thoni, A

Eh, ç’më ka gjetur kjo e keqe! B

Jam e madhe apo jam e vogël C

Unë vajza 12 vjeçe

B

• Po ku do të shkosh kështu me nxit, A

O ujë i ftohtë e i kulluar,

B

Në kopshte kam për të ndaluar, B

Se dua t’i ujit e t’i flladit.

A

w

2

2

2

2

Hapi II

Nxitje krijuese

A- Lexo me kujdes në poezinë e dhënë pesë hapat që duhet të ndjekësh për të shkruar

një poezi.

Të shkruash një poezi është vërtet e thjeshtë.

1. Shkruaj për atë që do dhe të pëlqen, për një shëtitje në pyll a garë me biçikletë.

2. Mjafton që nga bashkësia fjalët t’i gjesh.

3. Në fillim shkruaj në një letër një varg, të thjeshtin varg.

Mos u trishto që nuk të rimon aspak.

Frymëzimin lëre të zbresë si ujëvarë në çdo strofë.

4. Rimën e kërkuar, herët a vonë, do ta zbulosh.

5. Gëzimin e poetit mos e mbaj mbuluar.

Mes miqsh shfaqe thjesht e i lumturuar.

82

w

2

2

2

2

2

2

B- Zgjidh një person, vend, kafshë, bimë, objekt a ndjenjë.

• Për shembull: mal

MBIEMRA: i thepisur, shkëmbor, kryelartë, i lashtë, hijerëndë,

madhështor;

FOLJE: qëndron, ngrihet, mburret, ngjitet, mban, kujton, oshëtin;

EMRA: histori, trimëri, krenari, lavdi, atdhe, borë, pranverë, oshëtimë;

Vargje: Madhështor ngrihesh në këtë tokë të lashtë,

Qëndresa jote dhe imja bashkë.

• Për shembull: lumi

MBIEMRA: i ftohtë, i rrëmbyeshëm, i akullt, i kristaltë, i gjatë,

gjarpërues;

FOLJE: rrëshqet, gjarpëron, vjen e puth, shtrihet, rrodhi;

EMRA: zalli, bari, gjëmime, fshat, bujë.

Vargjet:

si duket

• V E R A → si ndihem

ç’kujtime

më shoqërojnë

aroma që ndiej

këtë ngjyrë

• NGJYRA

(e bardha)

si më bën të ndihem

ç’gjëra, objekte do të shoqëroni me

• e bardhë borë, shkuma e bardhë, gurët e bardhë, vala e bardhë

• e qetë, e paqtë, e/i lumtur

* Shkruaj një poezi mbështetur në hapat dhe elementet e dhëna.

83

Poezia

Poezia

w

2

w

2

w

2

w

a) Fjala kyç: lumturi → Përfytyroje si lumë → Gjej foljet që lidhen me lumin, si:

rrjedh, buron, vërshon etj. → Bashko këto fjalë me emrin

lumturi → Ndërto disa fjali të figurshme → Gjej emra që

lidhen me emrin lumë – breg, shtrat, valë, rrjedhë → Bashko

këta emra me emrin lumturi dhe ndërto disa fjali të figurshme

→ Përdori këto në vargjet e tua.

Vargjet:

2

b) Fjala kyç: dora e nënës → Përfytyrojeni si fllad → Gjej folje që lidhen me flladin,

si: ledhaton, flladit, përkëdhel, fërkon → Bashko këto folje

me emrin dora e nënës → Ndërto tashti fjali të figurshme

→ Gjej emra që lidhen me flladin, si: pranverë, mëngjese,

gjethe etj. → Bashkoji përsëri me fjalën dora e nënës →

Ndërto fjali të figurshme → Përdori këto në vargjet e tua.

Vargjet:

• Shkruaj një poezi me strofë dyshe, që t’i përmbajë këto elemente.

○ Kutia sekrete - fjongo mëndafshi – aroma e manushaqes

○ era – ujë i valëzuar – flokët e vajzës

○ kujtim – shtëpi – e harruara

Vargjet:

• Ndërto një strofë katërshe në vazhdim të vargjeve të dhëna.

○ Po të qeshnin gjithë bijtë e bijat

e gazi i tyre të vërshojë në botë,

skamje s’do të ketë

84

2

2

○ Një majmun plak

gjeti një pasqyrë

“Po të isha pastiçier”

Sikur fati të më bënte

2

w

h

do t’i ngopja krejt fëmijët

○ “Njerëz të lumtur”

Në mbrëmje “Mirëmbrëma”

Jo për zakon, për miqësi

II. Përzgjidh temat që dëshiron e shkruaj të paktën nga një strofë për to.

• Mbrëmja

• Po rritem

• Ëndrra e keqe

• Fantazma

• Qyteti im/Vendlindja ime

• Diçka që për të tjerët është e shëmtuar, kurse për ty është e bukur.

• Oqeani / Deti

• Lodra jote e dashur

• Duarve të gjyshes

• Të bëhem i padukshëm

• Qyteti imagjinar

• Motra/vëllai ime/im

• Shija e portokallit

• Aroma e shtëpisë së gjyshërve

• Aroma e tokës pas shiut

• Tri dëshira

• Loja

Kujdes! Këto janë temat që do të ngacmojnë fantazinë tënde dhe mund të jenë

tituj për poezitë.

85

Poezia

Kërkesa

2

2

w

• KËRKESA

TEMA: KËRKESA, NJOFTIME, MEMO

Kujtesë! Kërkesa është lutje me shkrim, që i bën zyrtarisht dikush një organi shtetëror

për t’i kërkuar diçka.

Modele kërkesash

(KOKA) Tiranë, 17.03.2011

Znj. Pranvera Dushku

Përgjegjëse e bibliotekës së njësisë 5

Biblioteka “Misto Treska”

Tiranë

Lënda: Për anëtarësimin pranë bibliotekës së njësisë 5.

Kërkesë

2

E nderuar zonja Pranvera,

Po ju shkruaj këtë letër në lidhje me anëtarësimin tim pranë bibliotekës së njësisë 5.

Jam nxënëse e klasës VII të shkollës “X”, si dhe anëtare e bibliotekës së shkollës ku

studioj.

Si dashamirëse e librit kërkoj të regjistrohem pranë kësaj biblioteke për të lexuar libra

të rinj, të cilët biblioteka e shkollës sonë nuk i ka.

Jam nxënëse korrekte dhe e mirëmbaj librin.

Jam në pritje të përgjigjes suaj.

Me respekt,

Era Blini

86

2

2

2

2

w

2

2

2

2

(KOKA) Tiranë, 12.03.2011

Kërkesë

Lënda: Për anëtarësimin si portier pranë skuadrës së shkollës.

(PËRMBAJTJA)

I nderuar instruktor i futbollit,

Po ju shkruaj këtë kërkesë në lidhje me vendin bosh të portierit të skuadrës së

shkollës, të afishuar në gazetën e shkollës më datën 10.02.2011.

Jam nxënës i klasës VI pranë kësaj shkolle. Kam një përvojë 2- vjeçare si

portier i skuadrës “X”, para se të ndiqja studimet në shkollën ku jam.

Besoj se i kam të gjitha cilësitë dhe aftësitë që duhen për këtë vend në skuadrën

tuaj, si: reflekse të mira, rezistencë. Bashkëpunoj dhe komunikoj mirë në grup.

Do të isha shumë mirënjohës, nëse më jepni mundësinë për t’ju provuar

aftësitë e mia.

(MBYLLJA)

• STRUKTURA: Kërkesa ka këtë strukturë:

Me respekt,

Erblin Emiri

KOKA përmban: datën, personin të cilit i drejtohemi, funksionin që kryen ai/

ajo, institucionin, qytetin;

LËNDA:

arsyen e kërkesës;

Përmbajtja e kërkesës: informacioni i shkurtër për veten, që lidhet me:

a) prezantimin e shkurtër të vetes,

b) aftësitë që zotëron,

c) cilësitë që më bëjnë të pranueshëm për këtë kërkesë.

MBYLLJA e kërkesë përmban:

• përshëndetjen

• emrin

• adresën; telefonin; e-mail-in

87

Kërkesa

Kërkesa

2

w

2

II. Puno sipas modelit.

Situata A

Ti dëshiron të ndjekësh një kurs vallëzimi.

Tiranë, __________________________

Z./Znj.__________________________ ,

Instruktor vallëzimi,

Qendra e vallëzimit “Kërcimtarët e së ardhmes”, Korçë,

Kërkesë

Lënda: Për marrje leksionesh vallëzimi.

I / E nderuar z./znj. __________________________________________________ ,

a) Prezanto shkurt veten _______________________________________________

b) Listo aftësitë që ke _ ________________________________________________

c) Përshkruaj cilësitë që të bëjnë të pranueshëm _ ____________________________

Situata B

Ti dëshiron të bëhesh pjesë e grupit të biologëve të shkollës.

Tiranë, ________________________

Mësueses së biologjisë të shkollës “X”,

Lënda: Për anëtarësimin pranë grupit të biologëve

w

Kërkesë

E nderuar mësuese e biologjisë,

Po ju shkruaj këtë kërkesë në lidhje me njoftimin tuaj gojor për të krijuar grupin e

biologëve të shkollës. __________________________________________________

Ushtrimore shkrimore

Shkruaj një kërkesë për secilën situatë të dhënë.

• Ti dëshiron të bëhesh pjesëtar i skuadrës së basketbollit të shkollës.

• Ti dëshiron të bëhesh pjesëtare e skuadrës së nxitësve të tifozëve.

• Ti dëshiron të ndjekësh një kurs informatike për të mësuar një program të ri.

• Ti dëshiron të bëhesh pjesëtar i grupit teatror të shkollës.

• Ti dëshiron të bëhesh pjesëtar i stafit të gazetës së shkollës.

88

w

h

2

w

• NJOFTIMI

Kujtesë: Njoftimi është kumtim a lajm për diçka, të dhënë rreth dikujt a diçkaje.

STRUKTURA

• Koka e njoftimit

• Çështjet që do të trajtoni

• Lexuesi

• Lloji i gjuhës

• Mbyllja e njoftimit

I. Modele njoftimesh

Njoftim

Drejtuar nxënësve të shkollës “X”

Ekipi i skuadrës së futbollit të shkollës sonë ka nevojë për një portier. Cilido

që dëshiron dhe e ndien veten të aftë, është i mirëpritur për t’u provuar pranë

mjedisit sportiv të shkollës sonë çdo të martë, nga ora 10◦◦ - 15◦◦.

Me respekt,

Mësuesi i edukimit fizik

NJOFTIM

Më datën 12.09.2012, pranë mjediseve të shkollës sonë zhvillohet konkursi

“Gatimet tradicionale”.

Në këtë veprimtari do të përfaqësoheni si klasë. Kriteret e vlerësimit:

• shumëllojshmëria e gatimeve,

• cilësia e gatimit,

• estetika në paraqitjen e tij.

Fituesit të kësaj gare do t’i sigurohet nga shkolla një udhëtim në një nga qytetet

e vendit.

Drejtoria e shkollës

89

Njoftimi

NJOFTIM

Memo

w

2

E dashur mami,

Harrova të të them se ora e kursit të vallëzimit sportiv nuk do të zhvillohet si zakonisht,

por në orën 14◦◦.

Mos u shqetëso për vonesën time.

Të puth, Ela.

w

II. Ushtrohu sipas modelit.

Shkruaj njoftime për këto situata:

a) zhvillimi i një veprimtarie sportive (para/pas veprimtarisë.)

b) zhvillimi i konkurrimit të vallëzimit sportiv mes klasave.

c) Krijimi i stafit të ri të gazetës.

d) Mbledhja e ndihmave për fëmijët në nevojë.

e) Njoftime të thjeshta brenda familjes.

• MEMO

Kujtesë: Memo është mesazh i thjeshtë kujtese, që shpërndahet brenda një organi,

qendre pune apo brenda familjes për punën që duhet kryer gjatë ditës.

I. Model memoje

Memo

PËR: Presidentin e qeverisë së nxënësve.

NGA: Mësuesi koordinator.

Data: 12.04.2012

Lënda: Mbledhja e ndihmave

Të lutem, shih ç’është bërë me detyrat e poshtëshënuara dhe me kthe përgjigje brenda

orës 1 ◦◦ .

1. A janë lajmëruar të gjithë senatorët e klasave

2. A u njohën me afatin e fundit të dorëzimit të ndihmave

Faleminderit

10.03.2012

90

Memo për vete

1. Dorëzimi i librit në bibliotekën e shkollës.

2. Blerja e bukës, qumështit.

3. Datëlindja e Artanit në orën 18 ◦◦ .

MEMO

PËR:

NGA:

SOKOLIN

MAMI

h

• Vishi motrës xhupin jeshil.

• Mbylle kondicionerin.

Shënim: Këto shënime mund të përdoren si letër kujtesë brenda familjes. Ngjiten në një vend,

ku kontakti është i pashmangshëm, p.sh: dera e frigoriferit, ekrani i kompjuterit etj.

MEMO

PËR: KRYEREDAKTOREN

NGA: MËSUESI I LETËRSISË

Data: 13.09.2012

Lënda: Puna e bërë për nxjerrjen e numrit të radhës së gazetës.

1. Grumbullo dorëshkrimet nga stafi i gazetës.

2. Dorëzo materialet në shtypshkronjë brenda orës 14◦◦.

3. Cakto datën dhe orën e tërheqjes së gazetës nga shtypshkronja.

w

2

II. Ushtrohu sipas modeleve

Kujdes nuk është njoftim. I kujtoni dikujt detyrat që janë dhënë.

Situata A

Faleminderit

Jeni njoftuar ditë më parë për takimin me prindër. Mësuesi ngjit në këndin e

klasës këtë memo:

91

memo

Memo

2

MEMO

2

Situata B

Prej ditësh grupi i teatrit të shkollës po përgatitet për konkurrim; mësuesi përgjegjës

kërkon t’u kujtojë detyrat e caktuara më parë.

MEMO

Situata C

Nëna u ka caktuar fëmijëve, motër e vëlla, punët që duhet të kryejnë pasi të kthehen nga

shkolla.

VAJZA ELA

DJALI ERI

PËR: ELËN PËR: ERIN

NGA: MAMI NGA: MAMI

1._____________________

2._____________________

1.______________________

2.______________________

92

TEMA: MBRESA

w

Kuptimi i fjalës mbresë është përshtypje, shenjë që mbetet gjatë në kujtesë.

I. Modele shkrimi mbresash nga:

1. Leximi i një libri.

(Pse e dua këtë roman)

“Djemtë e jashtëligjshëm”

2

Një roman që të bën të mbash frymën e parë deri në fund. Një përshkrim

që lëviz vetëtimthi, i vendosur në një “film fotografik”, që lëviz pa pushim. Një

paralelizëm që u bëhet dy realiteteve, që, në vetvete, janë kontraste të ndryshme

që në fillim e që thellohen edhe më shumë, teksa “filmi fotografik” vazhdon

të lëvizë. E përdora termin “paralelizëm”, sepse është termi më i goditur për

të shpjeguar ngjarjen. Imagjinoni dy udhë paralele. Në njërën, një udhëtar i

kërrusur nga barra e rëndë e jetës, me xhepa që nuk mund të quhen të tillë, e

që, herë-herë, rrëzohet nga gropat dhe pengesat që i dalin gjatë udhëtimit, e, nga

ana tjetër, një pasanik i krimbur në para, me kokën lart deri në kupën e qiellit, e

që, herë-herë, arrin të udhëtojë me limuzinë. E veçanta e këtyre udhëve është se

nuk kanë asnjë pikë ku priten, pra, janë paralele. E megjithatë ekuilibrat nuk janë

aq të ekuilibruar siç thonë, e, si rrjedhojë, herët a vonë do të prishen. Ky është

një roman i fuqishëm shoqëror, me përmbajtje reflektive mbi Amerikën e kësaj

periudhe. Një dritare e hapur, nga e cila mund të dëgjosh zërat adoleshentë, pak

të trashur nga pasojat e pubertetit. Zëra herë të dëshpëruar e herë të ngazëllyer

në përpjekje për t’u bërë heronj, qofshin të mirë apo të këqij.

Punoi nxënësi: Sali Deda

• Skema që ndiqet për shkrimin:

a. përzgjedh objektin, vendet, personazhet,

b. listoj ndjesitë e përjetuara,

c. jap arsyet e përjetimit të ndjesive,

d. përzgjedh fjalorin, fjalët kyçe,

e. tregoj kujdes në gjatësinë e shkrimit (numri i fjalive në varësi të temës

që trajton) në këtë shkrim.

93

Mbresa

Mbresa

w

Sqarojmë skemën e mësipërme.

a. Libri i zgjedhur është “Djemtë e jashtëligjshëm”, i shkrimtares Susan Eleonor

Hionton.

b. Ndjesitë e përjetuara: i mrekulluar, i përhumbur në lexim.

c. Arsyet e përjetimit: tema sociale që trajtohet, mënyra e shpejtë e lëvizjes së

ngjarjeve, mënyra e përshkrimit të personazheve.

d. Përzgjedh fjalorin, fjalët kyçe: mban frymën, lëviz vetëtimthi, film fotografik,

pasanik i krimbur, udhëtoj me iluzione, dritare e hapur, zëra adoleshentë, të

ngazëllyer.

e. Gjatësia e shkrimit: shkrimi realizohet në 10 fjali, mbizotëron fjalia e përbërë

si dëshmi e rrëfimit të shpejtë.

2. Nga vizita në parlamentin gjerman.

BUNDESTAG

E ndërsa ecim arrijmë te destinacioni kryesor, Bundestagu, parlamenti gjerman. Një

ndërtesë e vjetër e shek. XIX, e ideuar nga Norman Fost edhe e quajtur shpesh si

një ëndërr e realizuar e arkitekturës. Në pamjen e parë të jep idenë e një sfinksi, e

strukturuar në këtë mënyrë për të treguar vlerën dhe forcën e institucionit. Duke e

parë me kujdes, mahnitesh nga skalitjet dhe punimet e bukura e precize të gurit. Në

pjesën ballore duket qartë një mbishkrim “DEM DEUTSCHEN VOLKE”, që tregon

përkushtimin e krerëve gjermanë ndaj popullit. Të hysh brenda parlamentit, është sikur

je në një botë krejt tjetër. Salla kryesore është super e madhe. Ngjyra lela të vret sytë

nga karriget e rreshtuara me rregull. Në pjesën ballore ndodhet simboli i parlamentit,

një shqiponjë madhështore. Më pas vazhdojmë dhe eksplorojmë. Parlamenti më ngjan

me një mozaik arkitekturor. Në të ka faqe muri të punuara me kujdes, të stilit barok,

rokoko etj. Pas pak arritëm në majën e ndërtesës. Pamë një shtyllë të veshur nga të gjitha

anët me pasqyra. Ndërsa ngjitemi rreth saj, mësojmë se është një sistem ngrohjeje dhe

ajrimi. Pasqyrat shërbejnë për të shfrytëzuar energjinë diellore për të ajrosur të gjithë

ndërtesën. Jo vetëm një vepër arti, por një makineri e pakrahasueshme dhe e dobishme

për mbrojtjen e mjedisit, ekonomisë etj.

Punoi: Era Kurtaliaj

94

w

a) Objekti – Bundestag

b) Ndjesitë e përjetuara: e mrekulluar, e habitur, e lumtur.

c) Arsyet e ndjesive: koha e ndërtimit të objektit, stili arkitekturor, madhësia,

ngjyra, vendosja e objekteve të tjera në të, funksioni historik i kësaj

ndërtese.

d) Përzgjedh fjalorin, fjalët kyçe: ëndërr e arkitekturës, një sfinks i strukturuar,

një botë tjetër, të vret sytë, shqiponjë madhështore, eksploroj, stil barok,

rokoko, energji diellore, sistem ngrohjeje e ajrimi.

e) Gjatësia e shkrimit: mbizotëron fjalia e thjeshtë, si për të veçuar çdo detaj

të objektit të përshkruar.

3. Mbresa udhëtimi

VIVE PARIS!

Parisi është Franca dhe Franca është Parisi. Këtë nuk e them unë, por e thonë

të gjithë ata që kanë qenë në Paris, për t’u shndërruar për pak ditë në një francez.

Për të soditur mrekullinë e kryeqytetit evropian, nuk do të mjaftonte një jetë e

tërë, prandaj, nëse Parisi është destinacioni i radhës, unë do të isha një guidë e

përhershme. Midis qindra hoteleve parisienë, “Ritzi” do të ishte më i miri dhe

mënyra më e mirë për të filluar është të rezervosh një apartament. Sigurisht që

çmimi është pak i kripur, por, tek e fundit, cili është ai hotel në Paris, nga i cili

mund të dalësh me xhepa të mbushur Që nga hoteli, në një mbrëmje të ngrohtë

vere, duket hija e ndriçuar e Kullës Eifel, që aty larg, në të djathtë, lartohet drejt

qiellit të errët të natës. Në jug, kryqëzimi i “Ry de Tivoli” qëndron si gardian i

besuar i hyrjes veriore për në kopshtet e Tyilerive, ku mijëra trëndafila e tulipanë

lulëzojnë duke mbushur ajrin e ngarkuar parisien me sadopak mirësi.

Në të djathtë dhe në jug, matanë Senës, lumi simbol i Parisit, mund të shihet

fasada e ndriçuar mjeshtërisht e stacionit të vjetër hekurudhor, që sot është

muzeu i famshëm i Orsejit. Në të majtë shquhet maja e Qendrës Pompidu, ku

ndodhet muzeu i artit modern. Përpara jush, përmes Harkut të Karuselit, sytë do

të përpiqeshin më kot të rroknin tërë masën e godinës mistike që quhet Luvër.

Në fund të një sheshi me përmasa të stërmëdha, ballina lartohet si një kështjellë

në qiellin e Parisit. Për ata që nuk e dinë, Luvri ka trajtën e një patkoi të madh

dhe është godina më e gjatë e Evropës, më shumë se disa kulla Eifel të vendosura

njëra pas tjetrës.

95

Mbresa

Mbresa

w

w

Që të mund të çmohen 65.000 veprat e artit të ekspozuara në ndërtesë, llogaritet që

vizitorit do t’i duhen 5 javë, por shumica e vizitorëve zgjedhin atë lloj vizite që quhet

“Luvër lajt”, një vrap për të kundruar vepra të famshme, si: “Mona Liza” , “Venusi i

Milos” dhe “Fitorja me flatra”.

Ky është Parisi i dritave, verërave dhe parfumeve luksoze.

Punoi nxënësi: Sali Deda

a) Vendi i zgjedhur: Parisi

b) Ndjesitë e përjetuara: i magjepsur, i lumturuar, i mrekulluar.

c) Arsyet e përjetimit: madhështia dhe luksi i hoteleve parisiene, kulla Eifel, kopshtet

me trëndafila e tulipanë, Harku i Karuselit, Muzeu i Luvrit, veprat e artit të

ekspozuara, verërat, parfumet luksoze, dritat.

d) Përzgjedh fjalorin, fjalët kyçe: kryeqytet evropian, çmimet e kripura, gardian i

besuar, guidë e përshtatshme, simboli i Parisit, të rrok, godina mistike, përmasa

të stërmëdha, patkua i madh.

e) Gjatësia e shkrimit: mbizotëron fjalia e përbërë me më shumë se dy pjesë, për të

dhënë morinë e objekteve, njëra pas tjetrës, me madhështinë e tyre.

III. Ushtrohu sipas modelit

Mbresë nga pushimet dimërore

DIMËR..........................

Mbyll sytë. Jam në një kasolle druri të vetmuar, në një pyll me pemë të zhveshura,

të mbuluara nga dëbora. Kudo bardhësi, vetëm bardhësi... Duket madje sikur koha ka

ndalur. Këtu në kasolle ndodhet një oxhak. Më pëlqen ngrohtësia e tij, por, çuditërisht,

diçka më shtyn të dal jashtë e të ndiej ftohtësinë e natyrës së egër. Jam këtu, dëbora po

më mbulon të tërën. Tani ndiej sikur unë dhe natyra jemi një e vetme. Shikoj pemët,

ato janë të zhveshura e të mbuluara me dëborë. Duket sikur vuajnë... Por si mund të

mendohet lumturia pa vuajtje... Ndihem kaq mirë. Kjo ndjesi e ftohtë më ka përshkuar

të tërën. Lëkura po më zbardhet, trupi po më dridhet, por prapëseprapë ndihem mirë.

Dimër, magji, heshtje, fshehtësi... Në këtë bardhësi dhe heshtje të pafund po kërkoj

vetveten... Kjo heshtje e akullt flet shumë. Duhet vetëm të dëgjosh me zemër që ta

kuptosh. Kjo është parajsa për mua. Kjo është një pjesë imja. Dëbora vazhdon të bjerë

e të më mbulojë. Pylli vazhdon të heshtë, ashtu si unë...

Punoi nxënësja Lorena Peleshi

96

Plotëso skedën mbështetur në mbresat e dhëna në shkrimin e mësipërm.

2

2

2

2

a. Vendi i zgjedhur: _ __________________________________________

b. Ndjesitë e përjetuara:_________________________________________

c. Arsyet e përjetimit: _ _________________________________________

Përzgjidh fjalorin, fjalët kyçe: _ ___________________________________

d. Gjatësia e shkrimit: __________________________________________

97

Mbresa

w

IV. Ushtrime shkrimore

Mbresa

Realizo nga një shkrim mbresë për secilën situatë të dhënë.

2

2

Situata A

a. datëlindja e shokut / shoqes sime të ngushtë

b. festë familjare

Situata B

Pushimet verore

2

Situata C

a. Shikimi i një filmi.

b. Takim me një personazh të njohur.

h

Shënim: Përpara se të shkruash, plotëso skedën për situatën.

Skeda e shkrimit

a. ________________________

b. ________________________

c. ________________________

Shkrimi

98

KAPITULLI IV

PROVO NJOHURITË E TUA

GRAMATIKORE E LETRARE

KLASA VI

w

2

2

2

2

2

2

Model I

TESTE

Provo njohuritë e tua

(fjalëformim, leksikologji) koha 20’

1. Nënvizo fjalën e përbërë në bashkësinë e fjalëve të dhëna. 1 pikë

udhës, veshjen, njëmbëdhjetë, udhëkryq.

2. Bëj analizën fjalëformuese të fjalës kopshtarin 5 pikë

MBARESA ___________________________

TEMA _______________________________

PRAPASHTESA _______________________

TEMA FJALËFORMUESE _ _____________

RRËNJA _ ____________________________

3. Në cilën nga dy grupet e fjalëve mbiemri i bardhë është përdorur me kuptim

të figurshëm. Qarkoje atë.

1 pikë

● zemër e bardhë

● tym i bardhë

4. Përdor në fjali me kuptim të figurshëm fjalën zjarr. 1 pikë

5. Shkruaj sinonimin dhe antonimin e fjalës së dhënë. 2 pikë

i shkurtër

sinonim_________________

antonim_________________

6. Ndërto fushën leksikore të fjalës zarzavate (jo më pak se 3 fjalë). 3 pikë

← zarzavate →

101

Teste

2

7. Shkruaj gjegjësen në shqip për fjalët e huaja. 2 pikë

ambient ______________________

bulevard ______________________

Teste

w

2

2

2

2

Tabela e vlerësimit

% 0 – 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

Pikët 0-4 5-6 7-8 9-10 11-12 13-14 15-16

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Model II

Provo njohuritë e tua

koha 20’

1. Mbështetur në mënyrën e formimit, qarko fjalën e futur gabim. 1 pikë

● bardhësi ●zemërak ●gjithmonë ●gjithësi

2. Emërto pjesët përbërëse të fjalës brengosjen 6 pikë

____n______________________

brengosje___________________

____je_____________________

____os_____________________

breng_ _____________________

3. Ndërto fjali, ku fjala mur të përdoret: 2 pikë

• me kuptim të drejtpërdrejtë _____________________________

• me kuptim të figurshëm _____________________________

4. Shkruaj për fjalët e dhëna: 6 pikë

Antonim mbi _______, larg ________, i egërsuar____________

Sinonim udhë _______, afër ________, tundi________________

102

2

5. Ndërto familje fjalësh (jo më pak se 4 fjalë), me fjalën afër 4 pikë

AFËR →

Tabela e vlerësimit

% 0 – 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

Pikët 0-4 5-7 8-10 11-13 14-15 16-17 18-19

Nota 4 5 6 7 8 9 10

w

Model III

2

2

2

Provo njohuritë e tua

(klasa e fjalëve, emër, mbiemër, drejtshkrim)

Emri_____________________

Mbiemri__________________

Koha e zhvillimit 20’

Grupi “___”

Klasa VI ___

1. Ç’pjesë e ligjëratës (klasa e fjalëve) janë fjalët e nënvizuara: 4 pikë

●mal i lartë __________________

●lart në qiell _________________

●buzë të kuqe _______________

●buzë detit _________________

2. Përcakto gjininë dhe trajtën e emrit të nënvizuar. 2 pikë

cicërimë e ëmbël _______________

trajta __________________

3. Shkruaj shumësin e GE të dhënë, pa ndryshuar trajtën e emrit. 2 pikë

lumë i thellë _____________________________

cicërimë e ëmbël _________________________

103

Teste

Teste

2

2

4. Shkruaj trajtën e shquar njëjës të GE të dhëna. 2 pikë

lumë i thellë _____________________________

cicërimë e ëmbël _________________________

5. Vendos GE të dhëna në rasat e kërkuara pa ndryshuar trajtën dhe numrin. 4 pikë

→ rasa gjinore____________________

liqen alpin

→ rasa kallëzore__________________

2

2

→ rasa dhanore____________________

ndërtesë shumëkatëshe

→ rasa rrjedhore____________________

6. Ndërto mbiemra të prejardhur e të përbërë nga fjalët e dhëna. 4 pikë

gur → __________________ → _____________________

larg → __________________ → _____________________

7. Nënvizo fjalët e shkruara gabim. 3 pikë

lojëtar, lojëra, shenjë, zemrak, rënishte, besnikëri

Tabela e vlerësimit

% 0 – 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

Pikët 0-5 6-8 9-11 12-14 15-17 17-19 20-21

Nota 4 5 6 7 8 9 10

104

w

2

2

2

Modeli IV

Provo njohuritë e tua

(përemri vetor e pronor, apostrofi)

Emri_____________________

Mbiemri__________________

Koha e zhvillimit 20’

Grupi “___”

Klasa VI ___

1. Zëvendëso emrat e nënvizuar me një përemër vetor. 2 pikë

Fëmijët e takuan gjyshin sapo dolën nga shkolla.

2. Vendos përemrin vetor të dhënë në rasën e kërkuar. 2 pikë

ti → rasa kallëzore ______________

ata → rasa dhanore ______________

3. Dallo në fjalinë e dhënë: 2 pikë

Ua tha të gjithëve mendimin që i kishte lindur.

trajtën e shkurtër __________________

trajtën e shkurtër të bashkuar______________

2

4. Përcakto vetën dhe rasën e trajtave të shkurtra të nënvizuara. 4 pikë

Më pyeti gjerë e gjatë se si e kaloja në shkollë.

më → veta ________________

rasa __________________

2

e → veta ________________

rasa __________________

5. Qorto përdorimet e gabuara të përemrave trajta e plotë e shkurtër

në fjalitë e dhëna.

2 pikë

Neve na u kërkua mendimi jonë.

Atyre ju kishin thënë se takimi do të shtyhej.

105

Teste

Teste

2

2

2

6. Vendos GE në rasën e kërkuar. 3 pikë

vendimi yt

ideja juaj

emocionet e tij

→ rasa rrjedhore ______________________

→ rasa kallëzore ______________________

→ rasa gjinore ________________________

7. Vendos trajtën e shkurtër të bashkuar në vendin bosh. 1 pikë

Sapo e takova _____ tha të gjitha.

8. Rishkruaj fjalinë duke zëvendësuar fjalët e nënvizuara me pjesëzën

përemrit të dhënë.

Nuk besoja çfarë dëgjoja.

2 pikë

Tabela e vlerësimit

% 0 – 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

Pikët 0-4 5-7 8-9 10-11 12-14 15-16 17-18

Nota 4 5 6 7 8 9 10

w

Modeli V

Provo njohuritë e tua

(folja, drejtshkrimi)

2

2

Emri_____________________

Mbiemri__________________

Koha e zhvillimit 20’

Grupi “___”

Klasa VI ___

1. Nënvizo foljet në fjalinë e dhënë: 2 pikë

• Unë nuk kam dashur të të gënjej.

2. Veço nga bashkësia e foljeve të dhëna foljet e mënyrave të kërkuara: të tregoja,

do të priste, do të kërkojë, paskësh hedhur, pastë, të kem guxuar, lexo. 3 pikë

106

- mënyra habitore _______________________

- mënyra kushtore _______________________

- mënyra dëshirore _______________________

2

2

2

3. Dallo kohët e foljeve të dhëna të mënyrës dëftore 8 pikë

• kisha menduar ____________________________

• ktheja___________________________________

• lindi _ __________________________________

• kanë vendosur ____________________________

• do të kërkoj ______________________________

• patën qenë _______________________________

• jam_____________________________________

• do të ketë mbaruar ________________________

4. Vendos në mënyrën dhe kohën e kërkuar foljet e dhëna: 6 pikë

peshon → lidhore, më se e kryer ____________________

ngre → urdhërore, e tashme ____________________

ftoh → kushtore, e kryer ____________________

5. Ndërto format e pashtjelluara për foljen kam. 8 pikë

Emërtimi i formës

Forma

Tabela e vlerësimit

% 0 – 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

Pikët 0-6 7-10 11-13 14-17 18-21 22-24 25-27

Nota 4 5 6 7 8 9 10

107

Teste

w

Modeli VI

Provo njohuritë e tua

(tipat e fjalisë)

Teste

2

2

2

2

Emri____________________

Mbiemri__________________

Koha e zhvillimit 20’

Grupi “___”

Klasa VI ___

1. Nënvizo grupin e fjalëve që nuk përbën fjali. 1 pikë

Beni rrotulloi sytë sa andej- këndej.

Ende s’ishte zgjidhur.

Një i panjohur kishte hyrë në bibliotekën e vjetër.

2. Rendit fjalitë (1, 2, 3) duke ruajtur lidhjet logjike dhe kuptimore të tyre

në këtë paragraf.

Henri kishte mbushur një kuti me libra me vlerë dhe zuri të mbushte një tjetër.

Sapo hynë brenda, rifilluan punën aty ku e kishin lënë.

Fëmijët u hipën biçikletave dhe, të gëzuar, pedaluan me shpejtësi drejt bibliotekës

së vjetër.

2 pikë

3. Emërto tipin e fjalive të dhëna sipas kumtimit. 6 pikë

• Paskeni bërë goxha punë në bibliotekë! _ _______________________

• E keni vendosur se kur do të ktheheni _ _______________________

• Ç’janë këto gjepura, vezir! __________________________________

• Dëgjo historinë time, o peshkatar! ____________________________

• Peshkatari, nga tmerri, u plandos për tokë. ______________________

• Qofsh i lumtur, o peshkatar! ________________________________

4. Vendos shenjat e pikësimit në fjalitë e dhëna. 5 pikë

• Unë kujtova se do të kishte flori

• Dëgjomë një herë, o zotëri, pastaj bëj me mua ç’të duash

• Ishim pesë vëllezër dhe të gjithë jetonim në vende të ndryshme

• Ç’kërkon prej meje

• Vështro këtë pallua, Madhëri

108

2

5. Ndërto nga një fjali për secilin tip të kërkuar. 3 pikë

• dëftore – thirrmore____________________________________

• nxitëse (lutje)________________________________________

• pyetëse- thirrmore______________________________________

Tabela e vlerësimit

% 0 – 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

Pikët 0-4 5-6 7-8 9-10 11-13 14-15 16-17

w

2

2

2

2

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Modeli VII

Provo njohuritë e tua

(Grupet kryesore të fjalisë së thjeshtë.

Gjymtyrët kryesore e të dyta)

Emri___________________

Mbiemri________________

Koha e zhvillimit 20’

Grupi “___”

Klasa VI ___

1. Nënvizo me një vijë GE dhe me dy vija GF në fjalinë e dhënë. 2 pikë

• Pas pak, nga qypi doli tym i bardhë, i dendur.

2. Dallo në GE dhe GF të dhëna fjalën bërthamë. 2 pikë

GE → peshkatari plak

GF → lironte rrjetën e vjetër

3. Ndërto GE dhe GF sipas skemës. 4 pikë

GE→ E + E _________________ GF→ F + ND______________

GE→ për. i pacaktuar+ E____________ GF→ F + E me parafjalë_____

4. Nënvizo KRYEFJALËN në fjalinë e dhënë. Përcakto me se është shprehur.

2 pikë

Kishte dhënë ndihmesën e vet gjithsecili prej tyre.

Kryefjala_________________

Me se shprehet_______________________

109

Teste

Teste

2

2

2

2

5. Emërto llojin e kallëzuesit (emëror, foljor) te fjalitë e dhëna. 2 pikë

• Gjarpërinjtë ishin me gjemba si të iriqit.______________________

• Në mes të saj ishte një pellg i madh._________________________

6. Veço kallëzuesit (i thjeshtë, i përbërë) te fjalia e dhënë. 2 pikë

…Mundet të takoj ndonjë, që të më tregojë për pellgun dhe peshqit e tij.

kallëzues i thjeshtë____________ kallëzues i përbërë_____________

7. Përcakto funksionin e fjalëve të nënvizuara. 3 pikë

• Djaloshi ishte veshur me pelerinë. _ _____________________

• Ai i solli mbretit pesha me ngjyra të ndryshme._____________

• U rrëzua në tokë nga tmerri. _ _________________________

8. Ndërto fjali, ku fjalët e dhëna të përdoren në funksionin e kërkuar. 3 pikë

• për të arritur → rrethanor qëllimi

• pa menduar → rrethanor mënyre

• asaj ngjarjeje → kundrinor i zhdrejtë

Tabela e vlerësimit

% 0 – 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

Pikët 0-5 6-8 9-11 12-13 14-16 17-18 19-20

Nota 4 5 6 7 8 9 10

110

w

Modeli VIII

Provo njohuritë e tua

(Lidhëzat, fjalia e përbërë me bashkërenditje dhe nënrenditje.

Shenjat e pikësimit)

2

2

2

2

2

Emri_____________________

Mbiemri__________________

Grupi “___”

Klasa VI ___

1. Dallo fjalinë e përbërë në bashkësinë e fjalive të dhëna. 1 pikë

Pimë nga një gotë me lëng molle dhe u ulëm. Tani të gjithë ndiheshin më

mirë. Tashmë zjarri e kishte ngrohur gjithë shtëpinë.

2. Qarko mjetin lidhës te fjalitë e përbëra të dhëna. 2 pikë

• Migeli e pa Henrin në sy dhe kërkoi shpjegim prej tij.

• Henri pa jashtë dritares qiellin e përhimët dhe degët e pemëve që

lëkundeshin furishëm.

3. Emërto llojet e lidhëzave (bashkërenditëse, nënrenditëse) 2 pikë

• Atje rriteshin lule të çuditshme, ndërsa në degët e pemëve të dendura

këndonin zogj shumëngjyrësh. _____________________

• Sapo ndjeu nën këmbë tokën e fortë, u lëshua mbi bar gjysmë i vdekur.

4. Vendos B para fjalisë së përbërë me bashkërenditje dhe N para fjalisë së

përbërë me nënrenditje.

2 pikë

Arriti te një lëndinë e madhe, mbuluar me gjelbërim, ku, papritur, vuri re

një kalë të mrekullueshëm. Kali i kishte këmbët të lidhura dhe kulloste bar në

lëndinë.

5. Shndërro në fjali të përbëra fjalitë e thjeshta të dhëna. 2 pikë

a) me bashkërenditje

• Pa pritur vrapoi drejt derës, ______________________

b) me nënrenditje

• Dielli ishte në të perënduar ______________________

111

Teste

Teste

2

2

6. Ndërto fjali të përbëra, ku pjesët e tyre të lidhen me lidhëzat e dhëna. 2 pikë

a) bashkërenditëse ( ose )

b) nënrenditëse ( sepse )

7. Vendos shenjën e pikësimit, presjen, te fjalitë e përbëra të dhëna. 4 pikë

• Dallgët u sulën mbi të por ai notonte mirë dhe doli në sipërfaqe të ujit.

• Ndërsa ishte duke ecur ndjeu se toka i lëvizte nën këmbë.

• Ai kaloi shumë fatkeqësi gjatë udhëtimit ndaj vendosi të mos largohej më.

• Ose jep fjalën ose nis atë punë.

Tabela e vlerësimit

% 0 – 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

Pikët 0-3 4-5 6-7 8-9 10-11 12-13 14-15

Nota 4 5 6 7 8 9 10

w

Modeli IX

Provo njohuritë e tua

(Test për të provuar njohuritë e semestrit të parë)

Emri_____________________

Mbiemri__________________

Koha e zhvillimit 60’

Grupi “___”

Klasa VI ___

112

Amaneti

Na ishte se ç’na ishte, na ishte njëherë një fshatar. Përpara se të vdiste i ati, e thërret

e i thotë:

-O biri im, në jetë kurrë mos iu përul njeriu, përkundrazi, të tjerët le të të përulen ty!

Dhe të hash kurdoherë bukë të bardhë e mjaltë!

Tha këto fjalë plaku dhe vdiq. Fshatari shkoi një mot ashtu si e kishte porositur i ati:

prishi njëqind rubla, askujt nuk iu përul dhe hëngri vetëm bukë të bardhë e mjaltë. Shkoi

edhe motin e dytë po ashtu dhe prishi njëqind rubla të tjera. Edhe të tretin vit prishi

njëqind rubla. Dhe nisi të mendohej: “Ç’është kjo punë kështu! Qindëshet e rublave,

në vend që të më shtohen, po më pakësohen!”

w

2

2

2

2

2

Ngrihet e vete te i ungji dhe ia rrëfen të gjitha fije e për pe. I thotë i ungji:

-Eh, mor bir! Ngrihu që me natë e dil më parë nga të tjerët për të lëruar dhe

asnjeriu nuk do të jesh i detyruar t’i përulesh e t’i falesh, përkundrazi, të gjithë do

të të falen e do të të përshëndesin ty. Pastaj kthehu vonë në shtëpi dhe ke për të

parë që buka do të të duket kulaç i bardhë me mjaltë.

Përrallë ruse

Pjesa I

1. Si e kuptoi djali amanetin e të atit: Të hash kurdoherë bukë të bardhë

e mjaltë.

a) Të mos ia shtrinte dorën askujt.

b) Të ushqehej vetëm me bukë të bardhë e mjaltë.

c) Të punonte nga mëngjesi në darkë.

d) Të rronte mirë duke shpenzuar pasurinë e të atit.

1 pikë

2. Po ti si e kupton amanetin që babai i la djalit Jep argumentin tënd. 2 pikë

3. Djali shkoi te ungji i tij: 1 pikë

a) për të kërkuar ndihmë ekonomike,

b) për t’i kërkuar arsyen e pakësimit të rublave,

c) për të zbuluar kuptimin e vërtetë të amanetit të të atit,

d) për të bashkëpunuar me të për shtimin e pasurisë.

4. Qarko alternativën që mbart mesazhin e përrallës. 1 pikë

a) Me punë arrihet pasuria dhe lumturia e vërtetë e njeriut.

b) Çdo njeri duhet të jetojë i lumtur dhe të ketë pasuri.

c) Njeriu duhet të kursejë pasurinë e trashëguar për të jetuar i lumtur.

d) I riu duhet të dëgjojë këshillat e njerëzve me përvojë.

5. Ritrego me shkrim, me 7-8 fjali, përmbajtjen e përrallës “Amaneti”. 4 pikë

113

Teste

w

2

Pjesa II

6. Veço nga bashkësia e fjalëve të dhëna fjalën e përngjitur dhe të përbërë. 2 pikë

bukën, i përkulur, kurdoherë, përshëndesin, përkundrazi, gojëmjaltë

Teste

e përngjitur_______________

e përbërë_________________

2

7. Ndërto familjen e fjalës i bardhë (jo më pak se 3 fjalë). 3 pikë

← i bardhë →

2

2

2

2

2

8. Në ç’kuptim është përdorur fjala e nënvizuar. 1 pikë

Edhe në të tretin vit prishi 100 rubla.

kuptim i ______________________________

9. Shkruaj sinonimin dhe antonimin e fjalës prishi duke ruajtur kuptimin në kontekst.

2 pikë

sinonimi _______________

antonimi ___________________

10. Përcakto klasën e fjalëve të nënvizuara. 4 pikë

O biri im, në jetë kurrë mos iu përul njeriu...

O________, im___________, në_______________, kurrë___________

11. Përcakto trajtën, lakimin dhe rasën e emrit të nënvizuar. 3 pikë

… mos iu përul njeriu.

trajta_______________,

lakimi_______________, rasa____________

12. Vendos GE bukë e bardhë në numrin shumës, rasa dhanore. 2 pikë

bukë e bardhë_______________________

114

2

2

2

2

13. Veço trajtën e shkurtër. Përcakto vetën dhe rasën e saj. 3 pikë

Fshatari shkoi një mot ashtu si e kishte porositur i ati.

trajta___________ veta ______________ rasa________________

14. Qorto përdorimet e gabuara të përemrave. (trajta e plotë e shkurtër) 4 pikë

Këshilla e motrës tënde ju përkiste të gjithëve.

Ne na e tha ballë për ballë, ndaj t’u kushtojmë vëmendje.

15. Nënvizo foljen. Përcakto kohën dhe mënyrën e saj. 3 pikë

Fshatari shkoi një mot...

folja_____________,mënyra______________, koha___________.

16. Foljen them vendose në mënyrën dëshirore, koha e tashme. 2 pikë

Tabela e vlerësimit

% 0 – 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-38

Nota 4 5 6 7 8 9 10

115

Teste

w

Modeli X

Provo njohuritë e tua

(Test vjetor)

Teste

Emri_____________________

Mbiemri__________________

Koha e zhvillimit 60’

Grupi “___”

Klasa VI ___

Ëndrra ose jeta e Lukianit

w

2

2

Tani ti je i varfër, bir i një njeriu të panjohur dhe ke vendosur pothuaj t’i kushtohesh

një zanati kaq të ulët, por, pas pak kohe, do të të kenë zili dhe do të të çmojnë të gjithë;

do të të nderojnë e do të të lavdërojnë dhe me vlerën tënde ke për të fituar famë të

madhe.

Njerëzit që shquhen për nga fisi ose pasuria, do të të shikojnë tërë respekt, do të

vishesh ja, kështu. (Dija 1 tregoi rrobën e saj që ishte shumë e bukur,) do të quhesh i

denjë për të zënë ofiqe të larta dhe për të ndenjur në një vend nderi në teatër. Dhe, po të

shkosh nëpër vende të tjera, nuk do të jesh as i panjohur, as i papërfillur; do të të rrethoj

me shenja dalluese të atilla, që kushdo të të shohë të thotë: “Ky është ai,” duke treguar

me gisht.

Shkrim didaktik

Lukiani

Pjesa I

1. Njeriu fiton famë për: 1 pikë

a. pasurinë që ka,

b. pamjen dhe veshjen,

c. dijen dhe kulturën që zotëron,

d. origjinën e tij.

2. Dija tregoi rrobën e saj, që ishte shumë e bukur. Rroba e Dijes paraqet: 1 pikë

a. shkëlqimin e veshjes mbretërore,

b. veshjen e njërës prej perëndive,

c. veshjen e një aktori të nderuar,

d. shkëlqimin që merr njeriu i ditur.

1 Dija, përfaqëson dijen, diturinë

116

2

2

2

3. Si e kupton fjalinë : “Ky është ai”, duke treguar me gisht. 2 pikë

4. Sill dy detaje nga pjesa e dhënë, që tregojnë shtresën shoqërore, së cilës i

përkiste djali.

2 pikë

5. Shkëput nga teksti këshillën që të pëlqen më shumë.

Jep dy argumente për zgjedhjen tënde.

3 pikë

Këshilla: _ _____________________________________________________

Argumente:

1. ___________________________________________________________

2. ___________________________________________________________

w

2

2

2

2

Pjesa II

6. Përcakto klasën e fjalëve të nënvizuara. 2 pikë

... me shenja dalluese të atilla...

me___________________

7. Shkruaj temën fjalëformuese të fjalës i papërfillur.

Përcakto llojin e formimit.

dalluese_______________________

tema fjalëformuese____________, lloji i formimit_________________

2 pikë

8. Grupin emëror fisi i dëgjuar vendose në numrin shumës, në rasën dhanore.

2 pikë

9. Shkruaj formën e rasës emërore të përemrit pronor të dhënë. 1 pikë

... me vlerën tënde... _________________________

117

Teste

Teste

2

2

2

2

2

2

2

10. Përcakto llojin e përemrit të nënvizuar. 1 pikë

... do të të nderojnë prej tij … __________________________

11. Përcakto mënyrën dhe kohën e foljes së nënvizuar. 2 pikë

…ti ke vendosur t’i kushtohesh një zanati…

mënyra _______________, koha ____________________

12. Vendos shenjën e duhur të pikësimit në fund të fjalive të dhëna. 4 pikë

• Ti je biri i një njeriu të panjohur

• Mos u tërhiq në rrugën e dijes

• Lum ai baba që ka bërë këtë djalë

• I biri i kujt është ai

13. Nënvizo me një vijë GE dhe me dy vija GF në fjalinë e dhënë. 2 pikë

• Ti, biri i një njeriu të panjohur, do të quheshe i denjë për të ndenjur në një vend

nderi.

14. Gjej dhe përcakto llojin e kallëzuesit në fjalitë e dhëna. 4 pikë

• Tani ti je i varfër. __________________ __________________

• Me dije mund të arrish një vend nderi._________ __________

15. Ç’funksion sintaksor kanë fjalët e nënvizuara dhe me se shprehen ato. 4 pikë

• T’i kushtohesh një zanati.

funksioni_________________ shprehet me________________

• Do të quhesh i denjë për të zënë ofiqe të larta.

funksioni_________________ me se shprehet _______________

16. Përcakto llojin e fjalisë së përbërë. 1 pikë

Njerëzit që shquhen për nga fisi ose pasuria, do të të shikojnë tërë respekt.

Tabela e vlerësimit

% 0 – 24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

Pikët 0-8 9-13 14-17 18-21 22-26 27-30 31-34

Nota 4 5 6 7 8 9 10

118

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!