13.07.2015 Views

udhezues gjuha 8.pmd - Albas

udhezues gjuha 8.pmd - Albas

udhezues gjuha 8.pmd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesiMa. Aida Fekollari (Bego)Kreuza BardhiHyrë RexhaLibër mësuesi për tekstin“Gjuha shqipe 8”1Botime shkollore <strong>Albas</strong>


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Botues:Latif AJRULLAIRita PETRORedaktore:Natasha PEPIVANIRedaktore letrare:Vasilika DINIGrafika:Emanuela LUMANI2© <strong>Albas</strong>, Tiranë 2007Ribotim, 2009, 2010Shtëpia Botuese <strong>Albas</strong>Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Classic Construction”, zyra nr. 2Tel/Fax: ++ 355 4 2379184e-mail: albas_tr@yahoo.comNë Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105Tel: 044 344047e-mail: albas_te@yahoo.comNë Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47Tel: 038 5457139e-mail: albas_pr@yahoo.com


Libër mësuesiKRITERE TË PËRGJITHSHME TË HARTIMIT TË TEKSTITKy tekst është hartuar në përputhje me objektivat e programit të lëndës Gjuha shqipe 8. Aimbështetet në katër shtylla kryesore:Të shkruarit, Të folurit, Të lexuarit, Të dëgjuarit.Meqenëse te rubrika Të lexuarit parashikohen njohuri për gjinitë letrare dhe llojet e tyre, kydorëshkrim u strukturua me tri ndarje të mëdha, ku dallohen disa lloje e nënlloje kryesore letrare:1. Letërsia gojore2. Letërsia e shkruar (Epika, Lirika, Dramatika).3. Tekste të llojeve të ndryshmeLINJA ________________TË LEXUARIT (66 orë)Varësisht prej ndarjes së mësipërme është realizuar dhe zgjedhja e pjesëve nga letërsia shqiptaredhe ajo botërore, si dhe shkrime të llojeve të ndryshme.Kjo është bërë me qëllim që nxënësi të mos i marrë teorikisht njohuritë letrare, por nëpërmjetilustrimeve konkrete nga tekstet e shkruara. Nëse në klasën e gjashtë dhe të shtatë synohet mëshumë te kuptimi dhe <strong>gjuha</strong> e një fragmenti të caktuar, në klasë të tetë njohuritë për letërsinëjepen në mënyrë të sistemuar.Në kapitullin Letërsia gojore janë zgjedhur pjesë, të cilat ilustrojnë materialin teorik të paraqiturnë faqen hyrëse të këtij kapitulli. Fillohet me mitin (afrikan dhe grek) si një nga format më tëhershme tregimtare të letërsisë gojore, për të kaluar më pas te legjendat, përrallat, këngët epike etj.Përzgjedhja e pjesëve dhe renditja është bërë sipas kriterit kronologjik të gërshetuar me atë letrar(për të nxjerrë në pah strukturën dhe elementet përbërëse të formave të hershme letrare).I. Në kapitullin Letërsia e shkruar vihen në dukje dallimet ndërmjet tri gjinive: asaj epike,lirike dhe dramatike. Edhe në këta nënkapituj zgjidhen pjesë të tilla që ilustrojnë të dhënat përllojet e nënllojet letrare.Teksti fillon me Letërsinë gojore për të treguar se gjithçka që vjen më pas si letërsi e shkruar,e ka origjinën te krijimtaria popullore. Te kapitulli Epika mësuesi duhet të jetë i vëmendshëmpër ta rikthyer nxënësin nga një rubrikë te tjetra me qëllim që të bëhen të dukshme ngjashmëritëdhe dallimet ndërmjet llojeve të letërsisë gojore dhe asaj të shkruar. P.sh.: Kënga e Beratit mundtë krahasohet me Ciklin e kreshnikëve në drejtim të rrëfimit; miti (Dedali dhe Ikari) ose legjendame një tregim të llojit të realizmit magjik (Kolombreja) në drejtim të gërshetimit të elementevereale me ato fantastike. Pra, duhet të tërhiqet vëmendja e nxënësit për të bërë të dallueshmeorigjinën e llojeve letrare si dhe ndryshimin apo evolimin e tyre nga miti e përralla deri te tregimiapo romani modern i sotëm etj.Në kapitullin Lirika janë zgjedhur lloje të ndryshme poezish lirike, të cilat ngjasojnë apondryshojnë nga njëra-tjetra në drejtim të tematikës apo paraqitjes grafike e metrikës (llojit tëvargut, strofës etj.). Edhe në këtë kapitull është pasur parasysh kriteri kronologjik për të bërë tëdukshëm evoluimin e poezisë nga një lirikë e pastër e organizuar me strofa e rima të rregulltaderi te poezitë moderne që prishin qoftë rregullat gramatikore, ashtu dhe ato të metrikës klasike,apo që bartin një nëntekst të thellë, i cili krijon vështirësi në të kuptuarin e poezisë (Shatërvani isëmurë, Pasqyra etj.). Kjo është bërë me qëllim që nxënësi të edukohet me të gjitha llojet eshijeve artistike dhe jo vetëm me ato tradicionale, siç ka qenë tepruar në të gjitha tekstet emëparshme, ku mësohej vetëm një lloj letërsie, ajo tradicionale.Dramatika përfaqësohet me tri llojet e saj kryesore: Tragjedinë, Komedinë dhe Dramën, kujepen të dhëna se si kanë evoluar këto lloje dramatike në kohë. Në këtë rubrikë është mirë që3


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”mësuesi të përdorë orë të lira për t’i dramatizuar e luajtur këto pjesë, ku t’i kushtohet kujdes jovetëm mësimit të roleve, por edhe skenografisë, veshjeve, muzikës etj.II. Rubrika Tekste të llojeve të ndryshme synon të realizojë ato objektiva që lidhen me leximine teksteve që nuk janë letërsi, por që janë të domosdoshme për informacionet praktike apo përkulturën e nevojshme me të cilat e pajisin nxënësin. Në këtë rast të lexuarit do të ndryshojë nga aii teksteve letrare. Pra, nëse kishim një të lexuar për kënaqësi estetike në kapitujt e mëparshëm qëlidhen me letërsinë, tani kemi një të lexuar me laps në dorë dhe shumë më të vëmendshëm. Prandaj,që në esenë hyrëse të kapitullit Kostandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut shkruar nga prof. Çabej,në tekst janë bërë nënvizime dhe një skemë paraqitëse me qëllim për të nxjerrë ato elemente qëkanë të bëjnë me elementet e strukturës të çdo eseje, si dhe të detajeve argumentuese që kanë tëbëjnë me llojin e esesë që trajtohet. Pjesët e zgjedhura sjellin figura të njohura të kulturës shqiptareapo të asaj botërore në fushën e studimit, përkthimit, muzikës, politikës, publicistikës etj. si dhelloje të dallueshme tekstesh joletrare. Këto pjesë pasi lexohen dhe analizohen, do të shërbejnë simodele për nxënësin, të cilat ai do t’i shfrytëzojë në rubrikën Të folurit dhe Të shkruarit.(Në programin analitik janë parashikuar disa pjesë që të zhvillohen në 2 orë për shkak tëgjatësisë dhe të vështirësisë së analizës).LINJA ___________TË SHKRUARIT (26 orë) TË FOLURIT (15 orë)Linjat e Të shkruarit dhe Të folurit janë integruar plotësisht me tekstet e zgjedhura. Llojet e tyretë ndryshme varen nga rubrikat ku integrohen. Kështu, p.sh, në rubrikën e letërsisë gojore i kërkohetnxënësit të shkruajë me fjalorin e përrallave dhe ta pasurojë shkrimin e tij me elemente fantastike.Ndërsa në rubrikën e fundit atij i kërkohet të ushtrohet në shkrimin e teksteve joletrare, si: shkrimipublicistik, ditari, letra, rregullorja etj. Gjatë gjithë librit ka kërkesa që i kërkojnë nxënësit t’u rikthehetteksteve që ka studiuar më parë, që atij t’i fiksohen njohuritë dhe të realizojë një të mësuar aktiv.(Në planin analitik një temë e Të folurit korrespondon me 1 orë mësimore. Te Të shkruaritpërveç dy temave që zhvillohen në 1 orë: Fabula dhe Testi psikologjik të gjitha të tjerat do tëzhvillohen në 2 orë për shkak të vështirësisë).4Struktura didaktikeNë krye të çdo mësimi në një kuadrat jepet shpjegimi teorik i llojit ose i nënllojit letrar. Mëtepër se sa të mësohet përmendsh, ai është vënë me qëllim për t’u analizuar gjatë komentit tëpjesës. Pra, është si një shigjetë treguese që vëmendja e nxënësit gjatë leximit të drejtohet ngagjinia e lloji ku klasifikohet pjesa, pra, ai është duke lexuar një mit apo një legjendë etj. Më paskalohet te leximi i parë i pjesës që përkon me zbërthimin e pyetjeve të rubrikës: Reflektimikuptimor. Në leximin e dytë që lidhet me Reflektimin gjuhësor e stilistik vëmendja e nxënësitduhet të drejtohet ndaj detajeve stilistike, pra analizohen ato elemente dalluese për atë dukuriletrare, e cila jepet në krye të mësimit apo në hyrje të çdo kapitulli. Rileximi tjetër duhet të jetënjë rilexim i shpejtë për të rikujtuar strukturën, mënyrën se si shkruhet një tregim, një përrallëapo një poezi, që ai ta ketë si model për orën e Të folurit apo Të shkruarit.LINJA ___________NJOHURI GJUHËSORE (42 orë)Në kapitullin e Njohurive gjuhësore rikujtohen njohuritë e marra në vitet e kaluara, si dhesillet informacion i ri për temat që rimerren. Meqenëse në program raporti i praktikës mbizotëronnë krahasim me teorinë, u është dhënë përparësi ushtrimeve gjuhësore. Kërkesat e këtyreushtrimeve rriten në varësi të shkallës së vështirësisë. Njohuritë gjuhësore, të cilat nxënësi i merrtë pastra në rubrikën e gramatikës, në pjesën e leximit studiohen në funksionin e tyre stilistik.Synimi kryesor i këtij testi është që nxënësi të mos i marrë njohuritë të shkëputura, por tëlidhura ngushtë në mes tyre, me qëllim që ta shohë gjuhën shqipe si një proces të vetëm qërealizohet nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit.


Libër mësuesiP Ë R M B A J T J ANJOHURI PËR LETËRSINËLetërsia gojore 9Njeriu prej argjile 11Dedali dhe Ikari (ora e parë) 15Dedali dhe Ikari (ora e dytë) 17Shkëmbi i Skënderbeut /Liqeni i luleve 20Gërzheta (ora e parë) 22Gërzheta (ora e dytë) 24Përralla 26Këngët epike heroike. Arnaut Osmani (ora e parë) 28Këngët epike heroike. Arnaut Osmani (ora e dytë) 31Mbolla li te plepi i gjatë 35Gjinitë letrare . 39Kthimi i Odiseut (ora e parë) 41Kthimi i Odiseut (ora e dytë) 45Kënga e Beratit ((ora e parë) 47Kënga e Beratit ((ora e parë) 51Luani dhelpra dhe kafshët e tjera/Trutë e gomarit 53Fabula 55Gjonomadhë e Gjatollinj 57Kush e solli Doruntinën (ora e parë) 60Kush e solli Doruntinën (ora e dytë) 64Vdekja e Ali Pashës (ora e parë) 66Vdekja e Ali Pashës (ora e dytë) 68Ali Pashë Tepelena në pikturat 69Odin Mondvalsen (ora e parë) 71Odin Mondvalsen (ora e dytë) 74Kolombreja (ora e parë) 77Kolombreja (ora e dytë) 79Përmbledhja e pjesës 80Roja (ora e parë) 81Roja (ora e dytë) 83Djemtë e rrugës Pal (ora e parë) 86Djemtë e rrugës Pal (ora e dytë) 88Një dotë “poliana” (ora e parë) 91Një dotë “poliana” (ora e dytë) 935


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”P Ë R M B A J T J A6Fliperi dhe fëmija 95Bota e Sofisë (ora e parë) 97Bota e Sofisë (ora e dytë) 99Dy botët (ora e parë) 101Dy botët (ora e dytë) 103Kroi; Mbrëmjes 106Mbramja - (E. Mekuli) 109Përshkrimi objektiv dhe subjektiv 112Përshkrimi objektiv dhe subjektiv 114Krijimi i rruzullit (P. Bogdani) 115Fjalët e qiririt (N. Frashëri) 121Ëndrra e prerë (D. Agolli) 125Në mundsh (R. Kipling) 128Shatërvani i sëmurë (A. Palaceski)/ Shushurijnë (Xh. Spahiu) 130Lamtumirë (L. Poradeci) 133Antigona (Sofokliu) (ora e parë) 136Antigona (Sofokliu) (ora e dytë) 140Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër (A. Z. Çajupi) (ora e parë) 142Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër (A. Z. Çajupi) (ora e dytë) 145Revolta e marinarëve (P. Klodel) (ora e parë) 147Revolta e marinarëve (P. Klodel) (ora e dytë) 149Teatri 152Kostandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut (E. Çabej) 154Eseja argumentuese (ora e parë) 156Eseja argumentuese (ora e dytë) 157Tanusha e Laura (Gj. Fishta) 160Eseja e krahasim-kontrastit 163Përkthimi i soneteve (V. Kokana) 165Në Manastir te Migjeni (N. Jorgaqi) (ora e parë) 168Në Manastir te Migjeni (N. Jorgaqi) (ora e dytë) 169Udhëpërshkrimi 171Kërkime arkeologjike (K. Prashniker; A. Shober) 172Prijësit shpirtërorë të Nolit të ri (F. Noli) 173Ç’janë kujtimet? (P. Marko) 175Tefta Tashko Koço (V. File) 178Nuk jam rastësisht udhëtare e rrugës sime (D. Gjergji) 180


Libër mësuesiP Ë R M B A J T J AIntervista 182Drita që vjen nga humnera (D. Çomo) 185Kultura (T. Zavalani) 188NJOHURI PËR GJUHËNKlasat e fjalëve 191Emri 192Mbiemri 195Mbiemrat cilësorë dhe marrëdhëniorë 197Zgjedhimi i foljeve në formën veprore dhe joveprore, në mënyrëndëftore, lidhore, kushtore 200Foljet kalimtare dhe jokalimtare 204Foljet njëvetore dhe pavetore 206Numërorët 208Lidhëza (ora e parë) 210Ushtrime për lidhëzat (ora e dytë) 213Zanorja e e theksuar në trup të fjalës 214Zanorja ë e theksuar në trup të fjalës 215Emrat / mbiemrat më -ër, -ërr, -ël 216Emrat me dy trajta shumësi 220Nyja e përparme te përcaktorët emra 222Fjalët e prejardhura me prapashtesat -si, -ri, -ar, 226Drejtshkrimi i fjalëve të përbëra 228Shkrimi i datës 229Shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë 230SINTAKSËFjalia e thjeshtë 234Grupet brenda fjalisë së thjeshtë 237Përcaktori, mënyrat e shprehjes 240Ndajshtimi 242Përcaktori kallëzuesor i kryefjalës 244Kundrinori i drejtë dhe i zhdrejtë 246Rrethana e kohës 249Rrethana e vendit në fjalinë e thjeshtë dhe në fjalinë e përbërë 252Rrethana e shkakut në fjalinë e thjeshtë dhe në fjalinë e përbërë me nënrenditje 2547


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”P Ë R M B A J T J AShprehja e rrethanës së qëllimit në fjalinë e thjeshtë dhe në fjalinë e përbërë menënrenditje 257Rrethana mënyrës në fjalinë e thjeshtë dhe në fjalinë e përbërë me nënrenditje 259Shprehja e rrethanës së sasisë në fjalinë e thjeshtë dhe në fjalinë e përbërë menënrenditje 261Fjalëformimi 263Frazeologjia 267Ngjyrimi emocional ..... Fusha leksikore 269Ligjërimet në gjuhën shqipe 271Stilet e gjuhës 273Toponimet dhe prejardhja e tyre 274Gjuha standarde shqipe 276Teste 278Plani mesimor sintetik dhe analitik 2938


Libër mësuesiNJOHURI LETRARERubrika:Vështirësia:Koha:Letërsia gojoreTë foluritNiveli II45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të identifikojë veçoritë e letërsisë gojore e të shkruar.♦ Të gjejë të përbashkëtat e të veçantat midis letërsisë gojore e letërsisë së shkruar.♦ Të përcaktojë se cilës letërsi, gojore a të shkruar, i përkasin tekstet letrare të dhëna.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Bashkëbisedim• Lexim i koduar• Diagrami i Venit• Mendo – Puno – Shkëmbe• DiskutimHapi I. Ora e parë e mësimit për vitin e ri mësimor nis me një bisedë të shkurtërrreth pushimeve verore:- Si i kaluat pushimet verore?- Ç’të veçantë kishin këtë vit pushimet për ju?- Ç’libra keni lexuar? Cili ju ka lënë më shumë mbresa?Vëmendja e nxënësve të përqendrohet në pyetjen e fundit.Hapi II. Mësuesi/ja njeh nxënësit me strukturën e ndërtimit të tekstit “Gjuha shqipe 8”,si vazhdim logjik i tekstit të klasës VII, por duke u ndalur në të veçantat e pjesës sëparë.“Njohuri letrare” (shfrytëzohen skemat e dhëna në tekst nga f. 4 -7).9Hapi III. Udhëzohen nxënësit të lexojnë me vëmendje informacionin e dhënë në f. 13,“Letërsia gojore”, për t’u dhënë përgjigje grup-pyetjeve që mësuesi/ja shkruan në tabelë:A1. Cila ka lindur më parë letërsia apo shkrimi?2. Cila letërsi quhet gojore?3. Si lindi letërsia gojore?4. A ka autor kjo letërsi?5. Pse i njëjti subjekt vjen te ne me variante të ndryshme?


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”B1. Kur dhe ku lindi letërsia e shkruar?2. A njihet autori në letërsinë e shkruar?3. A ndryshojnë veprat gjatë ribotimit?4. Përcakto tiparet për të dyja llojet e letërsisë?• letërsia gojore: __________________________• letërsia e shkruar: __________________________C. 1. Ç’ndikim kanë letërsia gojore dhe e shkruar te njeriu?2. Ç’lidhje ka midis letërsisë së shkruar e asaj gojore?Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve të shtruara, plotësojnë njëri-tjetrin, pyesin, nëseduan të dinë diçka më shumë rreth asaj që lexuan e diskutuan.Pas këtij momenti ata plotësojnë në fletore Diagramin e Venit e më pas mbibazën e përgjigjeve të nxënësve e plotëson edhe mësuesi/ja në tabelë:1. Letërsiagojore• Shumë e hershme(njerëzit primitiv)• trillohen ngjarje e personazhe• autori anonim• kalon gojë më gojë• i njëjti subjekt, jepenvariante të ndryshme• dëgjohet, flitet• Zhvillojnë• 5000 vjeçare• njihet autori• nuk ndryshon vepra• shkruhet, lexohetndjenjat e së bukurësndjenjën e humanizmit2. Letërsiae shkruar10• Pasurojnë imagjinatën e njeriut.• Letërsia e shkruar mbështetet te letërsia gojore.Hapi IV. Të ushtrohemiPunohet ushtrimi 1,3.Ushtrimi 1. Nxënësit punojnë individualisht e më pas këmbejnë punimet dukebërë vlerësimin e njëri-tjetrit (në dyshe).Ushtrimi 3 realizohet duke përdorur tabelën e mëposhtme.Lloji i letërsisë Titulli i veprës Të përbashkëtat Të veçantata. gojoreb. e shkruarBëhet diskutimi i çdo ushtrimi pas punimit. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit përpërgjigje të bukura, të sakta, pjesëmarrje në bashkëbisedim e diskutim në mënyrëqë të motivohen për të qenë aktivë në orët e ardhshme.


Libër mësuesiTema: Njeriu prej argjile (Miti afrikan)Rubrika: Të lexuaritVështirësia: Niveli IVKoha: 45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të identifikojë veçoritë e mitit.♦Të shpjegojë mënyrën e krijimit të botës sipas mitit afrikan.♦Të analizojë strukturën e mitit afrikan. (kryerjen, zhvillimin, mbylljen)♦Të diskutojë ndryshimin midis mitit dhe shkencës në shpjegimin e krijimit tëbotës.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Foto, pamje, vizatime njerëzishtë racave të ndryshme• CD me muzikë afrikane, arabe,evropiane.• Fletë pune “Kornizë këngë/vargjetë rimuara për krahasimin”ose një tabak i bardhë.Metoda dhe teknika mësimore• Këngë/vargje të rimuarapër krahasimin• Rrjeti i diskutimit• Punë me grupe• DiskutimiPunë përgatitoreMësuesi/ja përzgjedh një grup nxënësish (4-5 nxënës) dhe i udhëzon të grumbullojnëfoto, pamje, vizatime njerëzish të racave të ndryshme dhe përkatësisht afrikane,arabë dhe evropiane, këto të shoqëruara me disqe këngësh, muzikë të këtyrevendeve, kurse mësuesi/ja përgatit një tabak të bardhë ku të ketë shkruar “Kornizëkëngësh për krahasim, e cila do t’i shërbejë gjatë fazës së parë të procesit mësimor.11Më dëgjoni pak, a mund t’më ndihmoni?Kam këto tri raca njerëzish, a m’i krahasoni?I. Njëri (ra) është ___________________Kurse tjetri (ra) është _______________Ndërsa ky/kjo është _______________II,A s’më thoni vallë, çfarë kanë njësoj?Duhet t’i vëzhgoj që t’i krahasoj.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ato të tri (ja) ____________________Dhe ___________________________Pastaj ata dhe ___________________Si dhe _________________________A s’më thoni vallë, si mund t’i dalloj?Duhen venë përballë, që t’i krahasoj.III.Në fakt __________________Kurse _____________________________________________Por ______________________Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja paraqet para nxënësve temën e re mësimore:Miti afrikan “Njeriu prej argjile”, duke theksuar se bën pjesë në letërsinë gojore.Më pas ai/ajo ngjit në tabelë pamjet, fotot, vizatimet e sjella nga nxënësit si dhetabakun ku është shkruar”: Kornizë këngësh për krahasim.U thotë nxënësve të vëzhgojnë me kujdes materialet për t’i dalluar ngjashmëritëdhe dallimet midis tri racave, asaj afrikane, arabe dhe evropiane, e më pasmbështetur te korniza të krijojnë në çift këngë /vargje të rimuara për krahasimin.EcuriaI. Mësuesi/ja duhet t’i ndihmojë nxënësit, ai/ajo u kërkon fillimisht të nxjerrin fjalëtkyç që kanë ndërmend t’i krahasojnë (për çdo racë). Ato do t’i ndihmojnë të fillojnëkëngën.12II. Plotësoni vargun e parë me një shprehje të përshtatshme, që të tregoni se siduhet filluar (këtë duhet ta bëjë mësuesi/ja).p.sh.: Njëri/ra është i zi si kafja që unë pikurse tjetri kaf, porsi çokollatëndërsa ky i bardhi me një mal me borë më ngjan.(mont blank, mal i bardhë në frëngjisht).III. Kërkojuni nxënësve t’ju japin variante të ndryshme për vargjet e tjera, ndërkohëqë vazhdoni të plotësoni vargjet, lërini ta mbarojnë këngën pa ndihmën tuaj.IV. Kur të ketë mbaruar kënga, grupet dyshe do ta këndojnë këngën apo të recitojnëvargjet para klasës. Vendosni muzikë për t’i ndihmuar të mbajnë ritmin.Kjo veprimtari nuk duhet t’i kalojë 25 minuta.


Libër mësuesiHapi II. Bëhet lidhja me temën e mësimit. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësvese ç’janë mitet? Duke përqendruar vëmendjen te thelbi i përmbajtjes së mitit: dëshiradhe përpjekja e njeriut primitiv për të shpjeguar origjinën e jetës dhe dukurive tëndryshme natyrore dhe veçoritë e miteve (mbizotërimi i elementit fantastik etj).Lexohet miti nga mësuesi/ja, kurse nxënësit nënvizojnë informacionet mëinteresante që marrin prej tij.Hapi III. Kalohet te rubrika: Plotëso.Nxënësit vendosin shenjën e duhur në krah të pohimeve. Mësuesi/ja thekson sesipas miteve krijues është Zoti. Mësuesi/ja të kërkojë që nxënësit ta ilustrojnë me pjesënga teksti. Informacioni i nënvizuar në hapin II do t’i ndihmojë nxënësit për rubrikënReflektimi kuptimorUshtrimi 2. Nxënësit shpjegojnë arsyen pse ngjyra e lëkurës së njerëzve të racavetë ndryshme është e ndryshme. Nxënësit le të shfrytëzojnë vargjet e këngës ku atakanë bërë dallimet midis racave.Ushtrimi 3. Opinionet e nxënësve të pranohen ashtu siç i shfaqin. Mjafton tëjenë të argumentuara.P.sh.: Një nxënës mund të thotë se për një evropian, mjedisi më i mirë ështëEvropa, sepse ai u është përshtatur jo vetëm kushteve të mjedisit, por edhe veçorivetë tjera kulturore, historike, traditave etj., pra, ndihet shpirtërisht më pranë vetes.Një nxënës tjetër mund të thotë: Me këtë lëvizje të njerëzve, për arsye të ndryshmeekonomike, politike, profesionale, njeriu përshtatet me çdo lloj mjedisi, mjafton tëketë dëshirë për të realizuar synimet e tij dhe të mos ndihet i përbuzur.Ushtrimi 4. Ky ushtrim të zhvillohet me rrjet diskutimi.Mësuesi/ja në këtë ushtrim ngre dy çështje për të diskutuar.I.A është e drejtë t’i paragjykojmë njerëzit përPOJOshkak të ngjyrës?Mësuesi/ja mund t’u përmendë nxënësve një thënie të Martin Luterkingut (mbrojtësi flaktë i të drejtave të popullsisë me ngjyrë).Do të vijë koha, kur fëmijët tanë nuk do të vlerësohen për ngjyrën që kanë, porpër cilësitë, vlerat dhe karakterin e tyre.13II.POA ka dallime racore brenda të njëjtit JOlloj (racë)? Kur? Pse?Dëgjohen me vëmendje diskutimet e nxënësve, mendimet më interesante shkruhennë tabelë nga vetë nxënësit që i thonë ato (këtu të përdoret shkumësi me ngjyra).Ushtrimi 5. Nxënësit në këtë ushtrim sjellin përshtypjet e tyre për vendet qëkanë vizituar si turistë apo kanë jetuar për arsye të ndryshme, duke u ndalur te


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”komunikimi që ata kanë pasur me njerëz të racave të ndryshme, çfarë kanë vënë re?P.sh.: temperamentin, zakonet, cilësitë, kulturën që ata kanë zbuluar nga ky komunikim.Gjatë punimit të ushtrimeve, mësuesi/ja të mos ndalet më shumë se ç’duhet.Hapi III. Reflektimi gjuhësor e stilistikUshtrimi 6. Punohet me laps në libër. Dëgjohen dy nxënës dhe vlerësimi i punësbëhet nga vetë nxënësit.Mësuesi/ja tërheq vëmendjen në strukturën e mitit: hyrje, zhvillim, mbyllje.Ushtrimi 7 synon të nxitë imagjinatën e nxënësve. Mësuesi/ja shpjegon setripikëshi, si shenjë pikësimi, tregon se mungon një pjesë ose nuk është thënëgjithçka. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të shprehin mendimin e tyre lidhur me veprimetqë ka bërë Zoti për krijimin e njeriut, duke i dhënë formën e tij të dëshiruar, duke evendosur atë në mjedisin natyror që i përshtatet, duke e lënë të lirë të krijojëindividualitetin e tij të ndryshëm nga racat e tjera e mbi të gjitha duke u kujtuar sejanë krijesat e Zotit dhe si të tillë ata janë të barabartë midis tyre.Hapi IV. DiskutimMiti dhe shkencaNë këtë diskutim nxënësit do të sjellin informacionet që ata kanë marrë nëpërmjetteksteve mësimore, emisioneve televizive, internetit dhe librave të ndryshëm artistikëapo fantastiko-shkencorë mbi krijimin e botës. Nxënësve u kujtohet tema mësimoreqë ata kanë bërë në klasën VII “Ishuj në qiell”, ku ata kanë sjellë kuriozitete, pamjetë ndryshme dhe informacione rreth:• Teorive të ndryshme të formimit të botës (fetare e shkencore).• Mënyrës si është krijuar bota sipas teorisë Big Bang.Gjatë diskutimit nxënësit të japin mendimet e tyre se ku ndryshon miti nga shkenca(kjo për teorinë e krijimit të botës). Ç’prova sjellin të dyja? Cilat janë më të besueshme?Mendimet e nxënësve të dëgjohen pa i kundërshtuar, mjafton të jenë të argumentuara.Gjatë përballjes me njëra-tjetrën nxënësit do të kuptojnë vetë ndryshimin, vërtetësinë,besueshmërinë midis elementeve mitologjike (jo reale) dhe ato shkencore.14Në përfundim të këtij hapi bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në:Tabelë për vlerësimin e pjesëmarrjes së nxënësve në diskutimSa i gatshëm është nxënësi të marrë pjesënë diskutim?Pak Mesatarisht ShumëA arrin nxënësi te një përgjigje e menduar mirë?A mundet nxënësi ta mbështesë përgjigjenme prova nga teksti?


Libër mësuesiTema: Dedalia dhe Ikari (ora e parë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të lexojë me kujdes mitin grek për t’i përgjigjur pyetjeve rreth përmbajtjes së tij.♦ Të pasurojë fjalorin me fjalë e shprehje të reja lidhur me mitet.♦ Të nxjerrë mesazhin e këtij miti nëpërmjet figurës së Dedalit.♦ Të njihet me disa nga heronjtë e mitologjisë greke, mbështetur në disa tëdhëna rreth jetës dhe bëmave të tyre.♦ Të dallojë veçoritë e mitit afrikan nga miti grek.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fjalori mitologjik• Fletë formati A4 me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Minikonkurs “Zbuloni emrin e heroit”• Lexim zinxhir• DiskutimPunë përgatitoreNë fletë formati (mundësisht me ngjyra) përgatiten rreth 10 skeda. Në secilënprej tyre do të jepet një informacion i shkurtër për historinë dhe veçoritë e disa prejheronjve më të njohur të Greqisë së Lashtë. Më poshtë ne po japim një model tëkëtyre skedave. Sigurisht që mësuesi së bashku me nxënësit, duke u ndihmuaredhe nga fjalori mitologjik, mund të zgjedhë personazhe të tjera mitologjike.Modeli i skedave.Akili. Kur ishte i vogël, nëna e tij, Tetida, një nimfë deti, që ta bënte të pavdekshëm,e zhyti në lumin Stiks të Fenit, duke e mbajtur nga njëra thembër, e cila mbeti e vetmjapjesë e trupit e pa lagur nga uji çudibërës. Pikërisht në thembër u qëllua nga Paridime një shigjetë të helmatisur dhe vdiq.Anteu, biri gjigant i Poseidonit dhe i Gjeas (Tokës), ishte i pathyeshëm kur mbështetejtek e ëma, kur i kishte këmbët në tokë. Herakliu e ngriti në ajër, kur e mbyti.15Evropa, pra, Bija e Feniksit. U dashurua pas Zeusit, që ishte shndërruar në demme brirë të artë, dhe u rrëmbye prej tij. Lindi tre djem: Minosin, Radamantin dheSorpedonin. Për të përjetësuar guximin e saj për t’u afruar me një botë të panjohur,një nga pjesët e botës u quajt Evropa.Herakliu, bir i Zeusit dhe i Alkmenës, një nga heronjtë më të njohur të mitologjisëgreke. I provokuar nga Hera, në një çast marrëzie vrau gruan dhe fëmijët. Për tëshlyer fajin iu desh të bënte 12 bëma të urdhëruara nga Eurisku, mbreti i Mikenës.Heroi i kreu të gjitha, por vdiq i helmuar nga gjaku i centaurit Meso. Pas vdekjesZeusi e çoi në Olimp midis perëndive.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zeusi, biri i Kronit dhe i Reas. Perëndia më e madhe e grekëve të vjetër, mbret iOlimpit, babai i perëndive dhe i njerëzve, zoti i rrufesë.Prometeu, biri i titanit Japet dhe i Klimenës. Për të ndihmuar njerëzit vodhi zjarrinhyjnor dhe u dënua me një torturë të tmerrshme: një shqiponjë i copëtonte mëlçinë,por ajo rritej përsëri. Ai u lirua nga Herakliu dhe u rikthye në Olimp i falur nga Perënditë.Minosi, mbreti i Kretës, biri i Zeusit dhe i Evropës. U rrit nga mbreti i Kretës,Asterioni. Nga hakmarrja e Poseidonit, gruaja e tij, Pasifaja, lindi një përbindësh,Minotaurin, me trup njeriu dhe kokë derri, i cili ushqehej me mish njeriu. Nga turpie mbylli në labirint.Pasi mundi qytetin e Athinës, mbreti kërkonte çdo vit shtatë vajza e shtatë djempër t’ia bërë fli Minotaurit. U bë njëri nga gjykatësit e botës së përtejme.Odiseu, biri i Laertit, mbret i Itakës, më dinaku i grekëve që rrethuan Trojën. Passhkatërrimit të qytetit u end gjatë para se të kthehej në Itakë. Pas 20 vjetësh, kur u kthyenë atdhe, i veshur si lypës, u fut në pallatin e tij, dhe u ndesh me mëtuesit që donin tëmartoheshin me të shoqen, Penelopën. Me ndihmën e të birit, Telemakut, i vrau ata.Dedali, artizan athinas shumë i zoti. Pasi vrau të nipin, Talin, nga smira për zotësinëe tij, u dënua me vdekje në Athinë. Arriti të arratisej dhe u strehua në Kretë, kundërtoi labirintin, në të cilin Minosi mbylli Minotaurin. Pastaj u burgos me të birin,Ikarin, në labirint, meqenëse ndihmoi Tezeun, i cili vrau Minotaurin. Me flatrat që aindërtoi vetë, arriti të dilte i gjallë nga labirinti.Hermesi, biri i Zeusit, lajmëtar i perëndive, shumë i shpejtë falë sandaleve të tij mefletë. Shoqëronte të vdekurit në Had dhe ishte mbrojtësi i udhëtarëve, tregtarëve dhehajdutëve. Shpiku lirën, torturuesi i Prometeut perëndi e djalërisë etj. Është një ngaperënditë më komplekse, i cili për nga karakteri afrohet më shumë me njerëzit.Zhvillimi i mësimit16Hapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se në minutat e para të orës sëmësimit do të zhvillohet minikonkursi “Zbuloni emrin e heroit”. Ai/ ajo sqaron se kapërgatitur 10 skeda që përmbajnë informacion për 10 nga heronjtë e lashtë tëmitologjisë greke dhe ata, mbështetur mbi këtë informacion, të gjejnë emrin e heroit.Mësuesi/ja lexon informacionin e shkruar në skedën e parë. Nxënësit dëgjojnëme kujdes çdo fjalë të tij/saj, mendohen për rreth dy minuta dhe më pas thonëemrin e heroit. Kështu vazhdohet me të 10 skedat. Nëse nxënësit nuk arrijnë tëgjejnë emrin e saktë të heroit, i zbulon vetë ato. Shpallet fitues nxënësi që ka gjeturmë shumë emra heronjsh.Emrat e personazheve (heronjve) që kanë lidhje me mitin grek “Dedalia dhe Ikari”,si: Evropa, Herakliu, Zeusi, Minosi, Dedali mësuesi/ja i shkruan në tabelë.Shënim: Kjo veprimtari i ndihmon nxënësit për t’u njohur më gjerësisht me ngjarjetdhe personazhet që prezanton ky mit.


Libër mësuesiHapi II. Mbështetur në emrat e veçuar mësuesi/ja bën lidhjen me temën e re tëmësimit. Ai/ajo thotë:“Këta emra do të jenë personazhet e një prej miteve më të njohura greke “Dedalidhe Ikari”.Vendet ku zhvillohet ngjarja janë vende reale: Athina dhe Kreta. Se cili ështëmesazhi që ky mit përcjell, ju do ta zbuloni pasi ta keni lexuar...”Hapet libri në f. 17. Lexohet miti nga 2-3 nxënës të përzgjedhur nga mësuesi/ja silexuesit më të mirë.Njihen nxënësit me shpjegimin e fjalëve të nënvizuara. Nëse për ta ka edhe ndonjëfjali tjetër të panjohur, shpjegohet kuptimi i saj nga mësuesi/ja.Hapi III. Kalohet te rubrika Reflektimi kuptimor.Zhvillohet një diskutim me nxënësit mbështetur në pyetjet e kësaj rubrike:1. Pse mbreti i Kretës, Minosi, donte ta mbante “të burgosur” Dedalin, çfarë vlerashtë mëdha kishte ai?2. Ritregoni hollësisht se ç’bëri Dedali për t’u liruar nga Minosi?3. A e ndoqi Ikari këshillën e të atit? Pse?4. Ndodh që entuziazmi dhe kënaqësia të na çojnë në një rrugë tragjike. Kushprehet kjo në mit?5. Cili është mesazhi që na vjen nga ky mit nëpërmjet figurës së Dedalit?Përgjigjet e nxënësve ilustrohen me pjesë nga teksti.Tema: Dedali dhe Ikari (ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi të jetë i aftë:♦ Të bëjë analizën e personazhit të Dedalit dhe Ikarit duke përdorur teknikën ebioskedës së personazhit.♦ Të dallojë në këtë mit elemente reale dhe fantastike.♦ Të komentojë me gojë (ose me shkrim) shprehjen e thënë nga Dedali “Minosisundon mbi të gjitha, veç mbi ajrin, jo.♦ Të krijojë një fjalor mitologjik me emrat dhe bëmat e heronjve të lashtë grekëqë ai njeh dhe për të cilat ka lexuar në tekstet shkollore dhe jashtëshkollore.17Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Skeda me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Bioskeda e personazhit• Punë në çift• Diskutim


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me një bisedë që zhvillohet midis mësuesit dhe nxënësverreth pyetjes së mëposhtme:- Pse është e dobishme të analizohet figura e një personazhi?Ndër përgjigjet e mundshme që japin nxënësit përmendim:- për të kuptuar më mirë qëllimin e misionit të tij.- për të reflektuar se si mund t’i jepet kuptim jetës nëpërmjet veprimeve,mendimeve dhe fjalëve të tyre.- për të njohur ndryshimet që kanë ndodhur në racën njerëzore gjatëhistorisë së zhvillimit të saj etj.Hapi II. Pas kësaj u thuhet nxënësve se tashmë do të analizojnë dy personazhetkryesore, Dedalin dhe Ikarin.Duke vazhduar më tej mësuesi/ja vizaton në tabelë bioskedat për të dypersonazhet të cilat do të plotësohen në skeda nga nxënësit.Plan Mendime Ndjenja Personalitet Anët e forta Anët e dobëtaVeprimeFjalëDo të ishte shumë mirë që të përdoren skeda me ngjyra të ndryshme. Madje për t’idalluar ato mund të priten edhe në forma të ndryshme gjeometrike. Në skedë nxënësitshënojnë edhe ilustrime nga teksti dhe argumentet e tyre që mbështetin pohimet ebëra për personazhin. Nxënësit, nëse dëshirojnë, mund të shtojnë edhe kategori tëreja për skedat.Një model i plotësimit të skedave pa provat mbështetëse do të ishte si më poshtë:18DedaliPlani:T’i shpëtonte sundimit të Minosit, duke ularguar nëpërmjet qiellit. Mblodhi puplazogjsh, i bashkoi me fije liri e me dyllë dhebëri me to 4 flatra të mëdha. Duke futur duartnë leqet e flatrave, e duke i përplasur ato, aido të ngrihej butë – butë në ajër.Ndjenja:Dëshira për të jetuar i lirë, që ta gëzontevetëm për vete mjeshtrinë e artistit të madh.Mendimi:Të largohej nga Minosi dukemos përdorur as tokën, as ujin, porqiellin, pasi Minosi sundonte mbitë gjitha, veç mbi ajrin jo.Personaliteti:- kryelartë- i zgjuar- ambicioz- i zoti- guximtarAnët e fortashpirti liridashës,artizan shumë i zoti,këmbëngulës dhe guximtar për t’i shkuar deri në fund realizimit të planit të tij.


Libër mësuesiVeprimet:- Ndërtoi katër flatra të mëdha.- Bisedoi me të birin për planin e tij.- Këshilloi të birin që të mosfluturojë afër detit dhe afër diellit.- Ngrihet për fluturim.- Mbaroi fluturimin e tij, pasi arriti nëSicili.Fjalët:Në rast se nuk mundem të shpëtojnga sundimi i Minosit as në tokë, asme det, atëherë s’më mbetet veçsetë iki nëpër qiell. Kjo do të jetë rrugaime. Minosi sundon mbi të gjitha, veçmbi ajrin jo.Në të njëjtën mënyrë do të punojnë nxënësit edhe për personazhin e Ikarit. Pasplotësimit të skedave u kërkohet nxënësve të bashkohen në çifte dhe të krahasojnëskedat. Në këtë kohë ata mund të shkëmbejnë me njëri-tjetrin përgjigjet dhe tëdiskutojnë ndonjë ide që nuk përputhet.Ftohen disa nxënës të lexojnë skedat e plotësuara.Përgjigjet e tyre mësuesi/ja mund t’i shënojë në një tabelë përmbledhëse nëdërrasën e zezë. Do të jetë interesante të shihet se çfarë mendimesh janë dhënëdhe me çfarë provash mbështeten.Hapi III. Mësimi vazhdon më tej me rubrikën “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Në ushtrimin 6 nxënësit gjejnë në mit elementet reale dhe fantastike.Për këtë mund të shfrytëzojnë tabelën e mëposhtme:Elemente realeElemente fantastike- Vendet (Athina, Krela) - Fluturimi me 4 flatrat e përgatitura.- -- -- -- -Po në këtë ushtrim nxënësit bëjnë një klasifikim të elementeve të dhëna dukeplotësuar hapësirat boshe të dhëna në tekst.P.sh.: Vendet reale: Athina, Kreta, deti ku u rrëzua Ikari, Sicilia.Personazhe mitologjike: Minosi, Dedali, Ikari, Herakliu.Personazhe reale:Objekte fantastike: pendët fluturuese, statujat, turjela, sëpata,Veprime fantastike: fluturimi me flatraPasi plotësohet ushtrimi lexohet e diskutohet me të gjithë nxënësit.Në ushtrimin 7 mësuesi/ja zhvillon me gojë ose më shkrim komentimin eshprehjes së thënë nga Dedali: “Minosi sundon mbi të gjitha, veç mbi ajrin jo”.19


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Nxënësit mund të punojnë në çifte. U lihet atyre një kohë rreth 5-7 minuta për tëmenduar e më pas për të diskutuar.Mësuesi/ja nuk merr pjesë në diskutim. Ai përpiqet të nxisë nxënësit që të jenësa më aktivë e të lirshëm në shprehjen e mendimeve. Vetëm në fund të diskutimeveedhe ai mund të shprehë mendimet e tij rreth asaj shprehjeje.Në minutat e fundit mësuesi/ja bën një vlerësim pozitiv për detyrat e kryera dhepjesëmarrjen e nxënësve gjatë orës mësimore.Detyrë shtëpie: Duke u mbështetur në njohuritë që keni marrë gjatëshkollimit tuaj ndërtoni një fjalor mitologjik duke dhënë emrat e disaprej heronjve të lashtë grekë që njihni si dhe disa nga bëmat e tyre.(Kjo detyrë mund të organizohet në formën e konkursit ku fiton nxënësi që kasjellë më shumë emra heronjsh.)Tema: Shkëmbi i Skënderbeut / Liqeni i luleveRubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minuta20Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦Të tregojë legjenda të ndryshme të lexuara në tekstet mësimore ose libra të tjerë.♦Të plotësojë kllasterin me veçoritë e legjendave.♦Të nxjerrë mesazhin e secilës prej tyre.♦Të tregojë vendin, kohën dhe personazhet që marrin pjesë në të dyja legjendat.♦Të dallojë elementin fantastik dhe real te të dyja legjendat.♦Të veçojë cilësitë thelbësore të personazheve.♦Të gjejë figurat letrare të hiperbolës, antitezës dhe simbolit duke shpjeguararsyen e përdorimit të tyre.Materiale dhe mjete mësimoreMetoda dhe teknika mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Libra të tjerë me legjendaZhvillimi i mësimit• Stuhi mendimi• Kllaster• Punë në çift• DiskutimHapi I. Mësimi nis me stuhi mendimesh.- A ju pëlqejnë legjendat? Pse?- Si mendoni a janë ato të vërteta?


Libër mësuesi- A ju kujtohet titulli dhe përmbajtja e ndonjë legjende që keni lexuar nëtekstet “Gjuha shqipe 6, 7” apo dhe në libra të tjerë? Tregojeni atë shkurtimisht.- Mbështetur në to plotësoni kllasterin me veçoritë e legjendës.(Për këtë mësuesi/ja mund t’i ndihmojë nxënësit me disa pyetje për të nxjerrëveçoritë e legjendave).Fryt i fantazisë së popullitTë pasura mefigura letrarePersonazhe realedhe jorealeLegjendatjanë 2 llojeshJanë pjesë e folkloritKallëzim popullor për një dukuri,ngjarje ose personalitetKanë elemente reale dhe jorealea. mitologjikeb. historikeHapi II. Pas veprimtarisë hyrëse mësuesi/ja u sqaron nxënësve se tashmë atado të njihen me dy legjenda historike, titujt e të cilave i shkruan në tabelë: “Shkëmbii Skënderbeut” dhe “Liqeni i luleve”.Hapet libri në f. 20-21. Lexohen legjendat me zë ose në heshtje sipas dëshirëssë mësuesit.Hapi III. Kalohet më tej te rubrika Reflektimi kuptimor.Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet e dhëna në ushtrimet 1, 2, 3.- Përse bëjnë fjalë këto legjenda?- Çfarë merr përsipër të shpjegojë secila prej tyre?- Cili është mesazhi që bart secila?Dëgjohen mendimet e nxënësve. Për ushtrimin 5 disa nga mesazhet e nxjerrashkruhen në tabelë nga mësuesi/ja.Në ushtrimin 4 nxënësit bëjnë një vëzhgim të hollësishëm mbi vendin, kohën dhepersonazhet për të dyja legjendat. Për këtë ushtrim ata mund të punojnë në çifte.Kalohet te rubrika e fundit “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Për ushtrimin 5 mësuesi/ja udhëzon nxënësit t’u rikthehen edhe një herë shumëshpejt legjendave e të veçojnë elementet reale dhe ato fantastike. Për këtë mundtë përdorim tabelën e mëposhtme.21Elementi realElementi fantastik- Vendi - fshati Rrajcë - Ndarja e shkëmbit me shpatë- -Vetëm pas kësaj nxënësit tregojnë dhe vlerësojnë gërshetimin e elementeve realeme ato fantastike.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Në ushtrimin 6 nxënësit veçojnë cilësitë e personazheve. Këtu mësuesi vë nëdukje se mjaft prej legjendave historike, të cilat kanë një bazë reale, kanë si qëllim tëtregojnë qëndresën heroike të popullit tonë, luftërat e tij për liri, dëshirën dhe guximinpër të ruajtur nderin e për të mos u poshtëruar nga të huajt. Të gjitha këto realizohenduke nxjerrë në pah cilësitë e tyre më të mira, të shoqëruara këto edhe me veti tëmbinatyrshme, ashtu si edhe ato të Skënderbeut në legjendën e dhënë në tekst.Nxënësit plotësojnë ushtrimin 6. Në fund mësuesi aktivizon disa prej tyre për talexuar. Të tjerët dëgjojnë me vëmendje dhe mund të plotësojnë.Në ushtrimin 7, 8, 9 nxënësit punojnë me figuracionin letrar, përkatësisht mehiperbolën dhe antitezën. Për këtë të fundit shpjegohet përkufizimi dhe jepenshembuj nga mësuesi/ja pastaj punohet ushtrimi.Nxënësit mund të punojnë në çifte.Në përfundim të detyrës aktivizohen disa çifte për të lexuar dhe shpjeguarpërdorimin e tyre.Detyrë: Pyesni prindërit për legjenda që lidhen me vendlindjene tyre. Sillini në klasë dhe diskutoni për to.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Gërzhetëza (ora e parë)Të lexuaritNiveli III45 minuta22Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të listojë me anë të pemës së mendimit veçoritë e përrallave.♦ Të parashikojë ngjarjet nisur nga elementet e dhëna.♦ Të lexojë me qëllim që:a. të kuptojë përmbajtjen e përrallës.b. të pasurojë fjalorin me fjalë e shprehje të reja.♦ Të shkruajë në fletore pikat e planit të përrallës dhe mbi bazën e tyre ta ritregojë atë.Materiale dhe mjetet mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• FletoreMetoda dhe teknika mësimore• Pema e mendimit• DRTAZhvillimi i mësimitHapi I. Dihet se nxënësit i pëlqejnë shumë përrallat, ku e pamundura bëhet emundur, ku sendet kanë shpirt sikurse njerëzit, ku edhe dëshirat më të çuditshme


Libër mësuesirealizohen. Ata kanë lexuar mjaft përralla në tekstin e klasës së shtatë ku janënjohur edhe me veçoritë e tyre. Për t’i rikujtuar ato, mësuesi/ja vizaton pemën emendimit në tabelë dhe u kërkon nxënësve që për rreth 4-5 minuta të mendohendhe, duke punuar në çifte, ta plotësojnë atë. Në përfundim të detyrës dëgjohenmendimet e nxënësve dhe më pas mësuesi/ja plotëson me to tabelën.Trillimi i gjerë poetik,fantazia e guximshme, e pasurJanë tregime popullore ku gërshetohenelementet reale me ato fantastike.- Mbizotëron fryma e aventurës,- ka të paprituraVeçoritë e përrallave- <strong>gjuha</strong> popullore, e pasur- figuracioni i fuqishëmPozitivekthesat e papritura të ngjarjeve Personazhehyrja dhe mbyllja NegativestandardeTema kryesore është:E mira kundër së keqes.E bukura kundër sëshëmtuarës.Virtyti kundër vesit.Hapi II. Pasi rikujtohen veçoritë e përrallave, mësuesi/ja u bën të ditur nxënësvese në atë orë mësimore do të njihen me një përrallë të re, titullin e së cilës eshkruan në tabelë “Gërshetëza” dhe u drejton nxënësve pyetjet e mëposhtme:- Për çfarë bën fjalë kjo përrallë nisur nga titulli?- Cila do të jetë ngjarja sipas jush? Pse mendoni kështu?Hapi III. Më tej mësuesi/ja lexon tekstin me ndalesa, ndërsa nxënësit dëgjojnë. Bëhen5 ndalesa dhe në secilën prej tyre u kërkohet nxënësve të plotësojnë dhe parashikojnëvazhdimin e përrallës. Ndarjet e saj janë përgatitur që më parë nga mësuesi/ja.Ndalesa I. Lexohet teksti nga “Kishin pasë qenë katër vëllezër...” deri te “ .... s’iamerrte mendja kurrkujt”.- Sa vëllezër ishin?- Me çfarë merreshin tre vëllezërit e mëdhenj? Po i vogli?- Si mendoni ju pse nuk pranonte të martohej vëllai i vogël?- Ç’bluante ai me mendjen e tij?23Ndalesa II. Lexohet teksti nga “Ai përditë u printe deleve...” deri te “Po na diftonjiherë çka ke mendue”.- A u përputh parashikimi juaj me atë që lexuat?- Kush jetonte në gjol?- Ç’qëllime kishte vëllai i vogël ndaj Gërzhetës?- Kujt i kërkoi ndihmë? A pranojnë ata fillimisht?- Po në fund pse vëllezërit ranë dakord ta ndihmonin vëllanë e vogël?- Si mendoni ju, ç’plan kishte thurur ai për të kapur Gërzhetën?


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ndalesa III. Lexohet teksti nga “Kam mendue....” deri te“ .... i shkojnë syte tekëmisha e te pasqyra.”- Cili ishte në të vërtetë plani për të kapur Gërzhetën?- Ç’bën Gërzheta me këmishën e pasqyrës? A mendoni se ajo do të bjerënë kurth?Ndalesa IV. Lexohet teksti nga “Avitet, i merr në dorë nji nga nji...” deri te “Ja poflet, ja e preva djalin!”- A funksionoi kurthi që i ngritën Gërzhetës? Në ç’mënyrë?- Si mendoni ju, pse nuk fliste Gërzheta?- Ç’bën i shoqi që ta detyrojë të flasë?- Si mendoni ju, a do të flasë ajo?Ndalesa V. Lexohet teksti nga “Gërzheta, tue kujtue se përnjimend...” deri në fund.- Pse foli Gëzheta?- Edhe sa ditë duhej të rrinte pa folur?- Ç’ndodhi kur Gërzheta shtiu në dorë “teshat e veta”?- A ju pëlqeu se si përfundoi përralla?- A përfundoi ajo ashtu siç e kishit menduar ju?- Çfarë pëlqyet më tepër në këtë përrallë?- Cili është mësimi që marrim prej saj?Me fjalorin mësuesi/ja punon gjatë leximit të përrallës.Hapi IV. Hapen librat në f. 22. Udhëzohen nxënësit ta lexojnë në heshtje përrallën për disaminuta duke shkruar në fletoren e klasës edhe pikat e planit që do të nxjerrin gjatë leximit.Këto të fundit, pasi dëgjon përgjigjet e disa nxënësve, mësuesi/ja i shkruan në tabelë dheu kërkon nxënësve që mbi bazën e tyre të mësojnë në shtëpi ta ritregojnë bukur përrallën.Në fund mësuesi/ja vlerëson pjesëmarrjen dhe mendimet e dhëna nga nxënësitgjatë asaj ore mësimi.24Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Gërzhetëza (ora e dytë)Të lexuaritNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të tregojë bukur përrallën duke iu përmbajtur rrjedhës së ngjarjes.♦ Të gjejë në përrallë fragmentet që i bëjnë përshtypje, e çuditin, e entuziazmojnë,e mërzitin dhe t’i komentojë ato.♦ Të gjejë në përrallë fjalët kyç që lidhen me mjedisin ku jeton dhe veprimet qëkryen Gërzheta dhe që tregojnë se ajo është një qenie me bukuri tëjashtëzakonshme.♦ Të dallojë elementet që tregojnë se Gërzheta nga një krijesë fantastike ushndërrua në një grua të zakonshme.


Libër mësuesiMateriale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• FletoreZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Ruaje fjalën e fundit për mua• Diskutim• Punë e drejtuar / Punë në çiftHapi I. Ritregimi i përrallësMësuesi/ja vendos një karrige në qendër të klasës, përzgjedh katër nxënës nëmënyrë të rastësishme (ose nxënësit marrin pjesë vullnetarisht në këtë veprimtari)për të rrëfyer përrallën njëri pas tjetrit. Mësuesi/ja vetë vendos për ndalesat. Nxënësite tjerë dëgjojnë me vëmendje rrëfimin e shokëve e në fund zgjedhin rrëfimtarin mëtë mirë.Hapi II. Në këtë hap mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të gjejnë në përrallë fragmentetqë u bëjnë përshtypje, i çuditin, i entuziazmojnë apo i mërzitin. Për këtë detyrënxënësit punojnë në fletore të klasës duke vizatuar një tabelë të ndarë në dy pjesë.Në njërën anë të saj shkruajnë fragmentet që do të veçojnë, kurse në anën tjetërshkruajnë komentin për to.Fragmentet Komenti imNë fund të detyrës mësuesi/ja i kërkon një nxënësi të lexojë fragmentet që kaveçuar, por jo komentet. Ky nxënës që lexon fragmentet, drejton atë pjesë të orëssë mësimit, duke ftuar nxënësit e tjerë të bëjnë komentet për të. Edhe mësuesimund të bëjë komente, por vetëm pasi të kenë folur nxënësit. Pasi nxënësve uështë dhënë mundësia të komentojnë, nxënësi që kishte zgjedhur fragmentin, lexonkomentin e tij. Asnjë nxënës tjetër, madje as mësuesi/ja nuk ka të drejtë tëkomentojë. Nuk është e nevojshme që të gjithë nxënësit të lexojnë fragmentet eveçuara. Për këtë mund të zgjidhen 3 – 4 nxënës.25Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektim gjuhësor e stilistik”.Ushtrimi 8. Nxënësit rikthehen në tekst, në paragrafët që tregojnë mjedisin kujetonte Gërzheta, veprimet që ajo bënte, të përshkruara këto nëpërmjet fjalëve tëvëllait të vogël dhe veçojnë fjalët kyç. Të gjitha këto elemente në një farë mënyretregojnë se Gërzheta është një krijesë me një bukuri të jashtëzakonshme.Mjedisi ku jeton: - fushë me barin deri në gju, një gjol i madh, ujë i kulluar, një kaçube.Veprimet e saj: - Sa e prekin gjolin rrezet e diellit, del, lahet, krihet e rrin në shulla.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Fjalët e vëllait të vogël: - kam parë në një gjol të madh një grua të hijshme qëkurrkund shoqja nuk mund t’i gjendet.Ushtrimi 9. Një nga elementet e përrallave është kalimi në mënyrë mjaft tënatyrshme nga e zakonshmja te e jashtëzakonshmja. Gërzheta nga një grua ejashtëzakonshme kthehet në një grua të zakonshme.- Cilat janë elementet që e tregojnë këtë?Nxënësit mund të punojnë në çift për këtë detyrë:Sendet reale që e bëjnë atë të zakonshme: Një këmishë e bukur, një pasqyrë,një sapun, një krehër, petkat e vendit.Mjedisi real ku ajo shkoi: Shtëpia e vëllait të vogël.Njerëzit realë: 4 vëllezërit, djali.Sendet fantastike që e rikthyen në mjedisin fantastik: Teshat që kishte kurishte në gjol.Në përfundim të dy ushtrimeve nxënësit i diskutojnë mendimet me njëri-tjetrin.Në minutat e fundit të orës mësimore mësuesi/ja mund të zhvillojë me nxënësitnjë diskutim mbi pyetjen: “A është e vështirë për t’u arritur lumturia? Pse?Nxiten nxënësit të shprehen lirisht. Asnjë prej mendimeve të tyre nuk komentohet.E rëndësishme është që ata të dinë ta mbrojnë idenë e tyre.Detyrë shtëpie: Nxënësit që kanë talent në pikturë mund ta shprehinpërmbajtjen e përrallës me anë të ngjyrave e penelave.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:PërrallaTë shkruajmëNiveli III45 minuta26Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të listojë veçoritë e përrallës.♦ Të shkruajë përmbledhjen e një përralle sipas skemës së dhënë.♦ Të shkruajë një ese me temë “Përrallat, pasqyrë e jetës sonë”.♦ Të përshkruajë portretin e Gërzhetës mbështetur në fjalët kyç të përrallës dhenë imagjinatën e tyre.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore puneMetoda e teknika mësimore• Pema e mendimit• Shkrim i lirë• Diskutim• Ditari dypjesësh


Libër mësuesiZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja njeh nxënësit me temën e mësimit, rubrikën së cilës i përket.Kërkon prej tyre të rikujtojnë gjashtë veçoritë e përrallave duke u dhënë përgjigjepyetjeve:e gjallëe thjeshtëme figura të fuqishmeaventurae papritura<strong>gjuha</strong>?Ç’frymëmbizotëron?PërrallatÇ’personazheveprojnë?PozitiveNegativeSi fillojnë?Ç’janë?Tregime popullorembizotëron fantazia,elementet ejashtëzakonshmeCila është tema?Na ishtese ç’na ishte...E mira kundërsë keqesHapi II. Ndahet klasa në tri skuadra dhe secila zgjedh një detyrë me shkrim nëalternativat e dhëna në tekst, f. 25.Skuadra I. Shkruan përmbledhjen e një përralle të lexuar apo të dëgjuarmbështetur në skemën e mëposhtme:Të dhënatPërmbledhjaHYRJAFjalët kyç:Pyetjet:______________________________________ZHVILLIMIFjalët kyç:Pyetjet:MBYLLJAFjalët kyç:Pyetje__________________________________________________________________________27Skuadra II. (Shfrytëzohet detyra e shtëpisë dhënë një orë më parë).Në përshkrimin e Gërzhetës nxënësit shfrytëzojnë imagjinatën si dhe ilustrimin elibrit, duke u shprehur me fjalë, por dhe me vizatime, nëpërmjet ngjyrave e penelave.Skuadra III. Shkruan një ese me temë “Përrallat janë pasqyra e jetës sonë”.Nxënësit rikujtojnë më parë se ç’është eseja dhe skemën e strukturës së saj.Pema e mendimit shkruhet në tabelë nga mësuesi.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”MBYLLJAJepet përmbledhtas opinionii shkruesit rreth temës.Jep informacion, opinion,shpjegim, sqarim etj.ESEJAHYRJA: paraqet të dhënarreth temës që do të trajtohet.ZHVILLIMI I PËRMBAJTJES:Paraqet mendimet e shkruesit përmesinformacionit, njohurive që ka rreth temës.Nxënësit punojnë për rreth 20 minuta në mënyrë të pavarur. Bëhet diskutimi i çdoteme. Nga secili grup të dëgjohen përgjigjet e 4-5 nxënësve dhe vlerësimi përpunimet më të mira të bëhet po prej tyre.Në vlerësimin e esesë të kihet parasysh ajo çfarë përmban pema e mendimit.Shkrimet e vizatimet më të mira mund të vendosen në një stendë në klasë, e cilapasurohet vazhdimisht.Mësuesi/ja bën vlerësimin e orës duke motivuar çdo nxënës aktiv në zhvillimin e temave.Tema: Këngët epike heroike. Arnaut Osmani(ora e parë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minuta28Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të identifikojë veçoritë e këngës epike heroike.♦ Të lexojë fragmentin e shkëputur nga Cikli i kreshnikëve për të dalluar elementete subjektit.♦ Të shkruajë ngjarjen e dhënë në tekst duke e vënë veten në rolin e njërit prejpersonazheve.Materiale dhe mjete mësimoreMetoda dhe teknika mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Tabak i bardhë• Fletëformati ku është shkruarreagimi letrar – RAP dhe akronim• Stuhi mendimesh• Reagim letrar – RAP dhe akronim• Mendo – krijo dyshe – Diskuto• Shkrime sipas këndvështrimit historikZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja paraqet çështjen për diskutim.- Ç’ju kujtojnë emrat: Gjergj Elez Alia, Muji, Zanat, Orët, bjeshkët, kreshnikët?


Libër mësuesiU jepni nxënësve një afat kohor për t’iu përgjigjur pyetjes.I nxisni të shprehin sa më shumë mendime lidhur me pyetjen.Mos u përqendroni për kohë të gjatë te asnjë prej mendimeve.Shkruajini mendimet, siç i thonë nxënësit.Përgjigjet e nxënësve mund të jenë: Personazhe të Ciklit të kreshnikëve.Jetonin në Bjeshkë.Ishin trima, të fortë, të fuqishëm.Luftonin kundër pushtuesve, p.sh.: Bajlozit.E donin tokën, familjen dhe e mbronin atë me jetë.(Nxënësit mund të kujtojnë betejën e Gjergj Elez Alisë kundër Bajlozit për tëmbrojtur nderin e familjes, tokën, pasurinë.)Zanat, hyjnitë e natyrës së virgjër, të cilat e ndihmuan Mujin të bëhet i fuqishëm.Orët, hyjnitë e familjes, mbrojnë familjen nga e keqja.Hapi II. Në këtë hap mësuesi/ja shfrytëzon informacionin e vjelë nga nxënësitpër temën e re, të cilën e shkruan në tabelë. “Këngët epike - heroike Arnaut Osmani”.Fillimisht mësuesi/ja shpjegon:Ç’janë këngët epike - heroike?Cilat janë personazhet më të njohura të këtyre këngëve?Përse luftojnë kreshnikët dhe kundër kujt?Ç’karakteristika kanë këto këngë?Ku këndohen këto këngë?Më pas i njeh nxënësit me një pjesë të historisë së kreshnikut Arnaut Osmani patreguar se ç’prova kaloi ai për të shpëtuar veten dhe shokët e tij.Hapi III. Vazhdimin e ngjarjes nxënësit e mësojnë nga teksti.Teksti lexohet 2 herë. Herën e parë lexohet me zë nga tre nxënës, kurse herëne dytë nxënësit e lexojnë në heshtje për të zbërthyer të gjitha kërkesat që jepen nëvargjet e këngës “Reagim letrar RAP dhe akronim”.Mësuesi/ja shpërndan nga një fletë formati për çdo bankë, ku janë shkruar vargjete këngës. Nxënësit punojnë në çifte.29I. Në fillim reflektoj: për titullin, temën dhe skenën.Dhe pastaj për personazhet të këqinj dhe heronj.Unë futem brenda tyre, në vendin e tyre vihem, (empatia).Ashtu i kuptoj më mirë nga çfarë thonë e si sillen.II. Gërmoj të gjej konfliktin a problemin për t’u zgjidhur.Shoh si qëndrojnë personazhet, provat duke pritur.Dhe gjatë historisë, mundohem të mos harroj.Se qëllimin e autorit do të më duhet të zbuloj.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”III. E shoh si më ka prekur kënga në mendjen dhe zemrën time.Pastaj me ngjarje të tjera shoh a ngjan, a ka dallime.Kërkoj pjesë të rëndësishme, tekste a ndonjë citim.Apo bëj interpretime, metaforë a krahasim.IV. Jam kritik letrar i sertë, vlerësoj me rreptësi.Personazhi dhe subjekti, sa kanë vërtetësi?Ja reagimi kritik, reagimi im i artë!Këtu nxënësit të ndalen te ndërthurja e elementit fantastik dhe real që mbizotëronte këngët epike-heroike.Hapi IV. Interpretimi i këngës epike-heroikeKërkojuni nxënësve të shpjegojnë vargjet në dyshe, pasi ju të keni zbërthyershembullin e parë. P.sh.: Në vargun (I) strofa (I) kërkohet që nxënësit të reflektojnëpër titullin, temën, skenën.Titulli më bën të ditur se heroi kryesor i kësaj kënge është shqiptar, (arnaut) fjalënga turqishtja.Tema e kësaj kënge është marrë nga lufta e popullit tonë kundër “shkjeve” nëqendër të së cilës është Arnaut Osmani me njëmbëdhjetë kreshnikë.Skena vendoset në një nga dhomat e nëndheshme të kështjellës së kralit, tëcilat i përdor si burg për njerëzit më të rrezikshëm (këtu mësuesi nxit fantazinë enxënësve për ta përshkruar më me hollësi).Në vargun e dytë (strofa I) nxitini nxënësit të zbulojnë personazhet e këqinj (krali)dhe heronj (Arnaut Osmani).30Kështu vazhdohet për çdo kërkesë të dhënë në këngë RAP. Nxënësit mund tëshkëmbejnë mendime dhe me çiftet e tjera, por pa krijuar zhurmë.Kujdes! Te strofa III, vargu II, kënga kërkon që nxënësit të gërmojnë në kujtesëne tyre nëse ndonjë legjendë, këngë heroike që kanë dëgjuar a lexuar, ngjasonsadopak me këngën e Arnaut Osmanit (Balada e Aga Ymerit): ngjajnë se të dyheronjtë janë zënë rob, ndryshojnë: Ymer Agën e lenë të lirë pasi i jep besën krailit,kurse Arnaut Osmanin e torturojnë keq.Gjatë diskutimit çdo nxënës pjesëtar i dyshes jep mendimin e tij, kurse të tjerëtplotësojnë shokët ose sjellin argumente të tjera për çka ata kanë zbuluar në vargjete këngës epike.Hapi V. Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve mbështetur në gjithëpërfshirjen etyre gjatë diskutimit.


Libër mësuesiDetyrë shtëpie: Në një nga vargjet e këngës RAP thuhet:Unë futem brenda tyre, në vendin e tyre vihem. Këtu nxënësit duhet tëpërdorin teknikën e Empatisë, por për arsye kohe të jepet si detyrë shtëpie.Shkrimi sipas këndvështrimit historik.I. Secili nxënës zgjedh një personazh (Kralin, Arnaut Osmanin, bijën e kralit)për të cilin do të shkruajë nga këndvështrimi i vetës së parë. Nxënësit duhet tëmos harrojnë që përmes tregimit të tyre të sjellin sa më shumë elemente,hollësi nga përmbajtja e këngës.II. Nxënëst të përqendrohen jo vetëm te ngjarjet më të rëndësishme që janë tëdukshme, por edhe në motivet dhe ndjenjat e brendshme që mund të mos jenëshprehur shumë hapur në tekst, por që nxënësit t’i krijojnë duke iu nxitur imagjinatadhe fantazia. Ata duhet të përdorin Unë dhe Ti/Ju dhe të shprehin pasionet dhendjenjat e personazhit kur të shkruajnë. Tabela e mëposhtme do t’i ndihmojënxënësit për të realizuar sa më mirë shkrimin sipas këndvështrimit historik.Personazhi Shtysat Ndjenjat Të dhëna tërëndësishmeEmri Çfarë të shtyn të...? Si u ndjeve kur? Çfarë keni bërë?Pra, të gjitha këto çështje të jenë të shkrira në shkrimin e nxënësit.Tema: Arnaut Osmani (ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të listojë tri provat në të cilat u vu Arnaut Osmani nga krali.♦ Të dallojë cilësitë morale të Arnaut Osmanit dhe kralit, mbështetur në veprimetdhe qëndrimin që ata mbajnë.♦ Të identifikojë disa karakteristika të epikës heroike në fragmentin e dhënë.♦ Të gjejë figurat letrare dhe shprehjet frazeologjike duke shpjeguar domethëniene tyre.31Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, lapsa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Empatia• Skeda e pikëve të vlerësimit• Diskutim• Punë në çift


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me punimin e detyrës së shtëpisë.Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që në këtë hap të lexojnë historinë e tripersonazheve, të para nga këndvështrimi i secilit, pra:Historinë e Arnaut Osmanit,Historinë e Kralit,Historinë e Bijës së Kralit.Nxënësi e interpreton historinë duke qëndruar në një karrige në qendër të klasës,ku përpiqet të vihet plotësisht në rolin e personazhit të zgjedhur prej tij.Mësuesi/ja i nxit nxënësit të dëgjojnë me vëmendje punën e tre shokëve, pasi atado të luajnë rolin e kritikut letrar.Në përfundim të punës mësuesi/ja drejton pyetjen:- Cila nga tri historitë ju tërhoqi më shumë dhe pse?Nxënësit vlerësojnë tregimtarin ose rrëfimtarin më të mirë duke argumentuar çdomendim të shprehur.Kjo veprimtari të mos i kalojë 15 minuta.Hapi II. Nxënësit drejtohen në tekst te rubrika Reflektimi kuptimor.Punojnë ushtrimin 1, f. 28.Fillimisht nxënësit rikthehen te kënga epike dhe nënvizojnë lehtë me laps çdoprovë të rëndë nëpër të cilën e vë krali Aunaut Osmanin e më pas shkruhen po melaps në vendin e caktuar në tekst.32Ushtrimi 2. Nxënësit shprehin lirshëm mendimet e tyre, duke argumentuarpërgjigjet e dy pyetjeve të shtruara për diskutim. Të pranohet çdo mendim i shfaqur,mjafton të jetë i argumentuar.Te pyetja e dytë mësuesi/ja duhet t’i drejtojë nxënësit drejt idesë se forca, madhështiatrupore, ashpërsia e luftës, jeta e vështirë nuk e kishin egërsuar kreshnikun, brenda tijfshihej një shpirt i ndjeshëm e plot pasion, mjafton ta zbuloje atë.Ushtrimi 3. Nxënësit zgjedhin alternativat e duhura për t’iu përgjigjur pyetjes,çdo alternativë të argumentohet.Ushtrimi 4. Mbështetur në vargjet e dhëna nxënësit zbulojnë dy cilësitë kryesoretë trimit dhe kralit.- i fortë (Arnaut Osmani)- dinak (krajli)Më pas nxënësit, mbështetur dhe në faktet reale historike të luftësshumëshekullore ndërmjet shqiptarëve dhe shkjeve (serbëve) tregojnë përmarrëdhëniet që ishin vendosur ndërmjet dy personazheve kryesore. Argumentete tyre i konkretizojnë me vargje nga kënga epike.


Libër mësuesiHapi III. Punimi i ushtrimeve 2, 3, 4 i përgatit nxënësit të hartojnë skedën e vlerësimit.Ecuria1. U thoni nxënësve që fillimisht duhet të gjejnë kritere të qëndrueshme përvlerësimin e dy personazheve.2. U kërkoni nxënësve të krijojnë një listë tiparesh që mund të kthehet në njëskedë pikësh, si kjo e treguar këtu:Skeda e pikëve të vlerësimitPersonazhi AArnaut OsmaniPersonazhi BKraliI guximshëmi guximshëmI .................. 5 I .................. 5SepseSepseI zgjuarI zgjuar1..................5 1..................5SepseSepseShpirt i ndjeshëmShpirt i ndjeshëm1..................5 1..................5SepseSepse3. Nxënësit vlerësojnë dy personazhet duke përdorur skedat e pikëve. Ata mundta bëjnë individualisht ose në dyshe.4. Nxënësit pastaj shkëmbejnë vlerësimet e tyre me shokun e bankës (nësepunojnë në dyshe, çdo dyshe i shkëmben me një tjetër). Ata duhet të përmendinprova, pastaj shqyrtojnë se sa të qëndrueshme janë këto prova.335. Kërkojuni nxënësve të shkruajnë një paragraf përmbledhës që i jep përgjigje njëpyetjeje përfundimtare lidhur me dy personazhet që po krahasohen. Ju mund të përdornisi pyetje përfundimtare një nga tri pyetjet e mëposhtme, nxënësi të zgjedhë cilën tëdëshirojë.- Me kë do të parapëlqeni të hani darkë dhe pse?- Çfarë është më e rëndësishme në këtë histori?- Çfarë do të kujtohet më shumë pas 100 vjetësh?Dëgjohen paragrafët përmbledhës duke mos dhënë asnjë koment për ta.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi IV. Në këtë hap kalohet te rubrika “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Në këtë rubrikë nxënësit me ndihmën e mësuesit do të zbulojnë disa karakteristikatë epikës heroike dhe pikërisht në rrëfimin e kësaj ngjarjeje: Vendin kryesor nërrëfimin e ngjarjeve e zë veprimi.Dialogët: Ka pak dialogë dhe në ta mbizotërojnë fjalitë pyetëse dhe nxitëse.Rrëfimtari merret më shumë me përshkrimin e natyrës, bëmave, trimërive, luftësetj. Pra këto këngë kanë karakter rrëfimtar.Heroizmi i kreshnikëve: kemi gërshetim të elementit fantastik dhe atij real nëveprimet që kryejnë kreshnikët.Mbyllja e këngës epike: përdor formula të gatshme që i shohim dhe në këngë tëtjera epike.Se atje unë vetë nuk kam qenë.Si kam ndie e si më kanë thënë.Komunikimi i rrëfyesit popullor me dëgjuesit: është i drejtpërdrejtë. Ai e bëndëgjuesin pjesëmarrës të ngjarjes dhe duket sikur i thotë: dëgjo me vëmendje seështë heroi yt që do të vihet në provë, e grish të përfytyrojë tamam skenën e veprimit.Detyrë shtëpie: Nxënësit të gjejnë figurat letrare si dhe shprehjetfrazeologjike duke shpjeguar domethënien e tyre.Kjo detyrë të realizohet përmes ditarit dypjesësh.Figura letrare Lloji Komenti im34Shprehjet frazeologjikeKomenti im


Libër mësuesiTema: Mbolla li te plepi i gjatë – Letërsi gojoreRubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:♦ Të listojë veprimet që shoqërojnë procesin teknologjik të përpunimit të lirit.♦ Të shpjegojë veçoritë e ndërtimit të kësaj kënge, mbështetur te përmbajtja dheforma duke u ndalur te:koha dhe trajta e foljes,te lloji i fjalisë,te rima,te ritmi i brendshëm.♦ Të krijojë një prozë a poezi ku të numërojë llojet e punëve që ai kryen, të cilatlidhen me njëra-tjetrën.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Tre shkopinj dhe tri lëmshePunë përgatitoreMetoda dhe teknika mësimore• Lexim zinxhir• Diskutim• Lojë me role• Vija e vlerësMeqenëse kënga “Mbolla li te plepi i gjatë” është një këngë e mirëfilltë pune, qëlidhet drejtpërdrejtë me një proces pune që në zanafillë e deri sa mbaron do tëishte mirë që një grup nxënësish (3 vajza) të improvizojnë gjithë procesin teknologjiktë përpunimit të lirit. Nxënëset të mbajnë në një dorë nga një shkop në vend tëfurkës dhe në tjetrin lëmshin për t’u treguar shokëve të tyre se po kryejnë procesine tjerrjes. Secila nxënëse do të recitojë një fragment të këngës që tregon një procestë përpunimit. Recitimi do të realizohet njëra pas tjetrës.35P.sh.: Nxënësja e parë do të recitojë fragmentin e mbjelljes të kësaj bime që fillonnga vargu: Mbolla li te plepi i gjatë .... deri te .... si e shfarosa, donte shkundur.Nxënësja e dytë reciton fragmentin që tregon procesin përpunimit të fazës së liritnga e cila nxjerr fijen.... Si e shkunda, donte regjur... si e tora donte zier.Nxënësja e tretë reciton fragmentin që tregon procesin e endjes dhe përgatitjen e veshjes... Si e zjeva ..,. deri në fund.Në bashkëpunim me mësuesen/sin e muzikës ky recitim të shoqërohet me njëritëm të thjeshtë muzikor.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve temën e re mësimore, të cilën eshkruan në tabelë duke theksuar se kjo këngë bën pjesë në letërsinë gojore, pranë folklorin shqiptar. Ai/ajo paraqet skematikisht në tabelë dy nga gjinitë kryesoretë folklorit dhe se cilat bëjnë pjesë në to.FolklorEpikaKëngët epike -heroikeHistorike(Arnaut Osmani)LirikaNinullatVajetKëngët e dasmave,të punës,të dashurisë etj.Mësuesi qarkon te gjinia e lirikës Këngët e punës duke u prezantuar nxënësvese kënga që do të studiojnë është një këngë e vjetër dhe e mirëfilltë pune që lidhetdrejtpërdrejt me një proces pune. Këto këngë i kanë shoqëruar njerëzit gjatë punësnë bujqësi, blegtori, zeje etj.Fillimisht mësuesi/ja pyet nxënësit nëse ndonjë prej tyre e di se ç’është liri, nësejo ai/ajo e sqaron vetë.li, - ri m, bot. bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të holla, të gjata e me majë, melule të vogla e të kaltra, nga kërcelli i së cilës nxirren fije për të bërë pëlhurë, thasë,litarë etj. Nga farat nxirret vaj, fijet nxirren duke rrahur kërcellin e kësaj bime.36P.sh.: Pëlhurë liri, farë liri, tjerr lirin.Shprehje frazeologjike:Të lirit e të mullirit – të mira e të këqija, të larat e të palarat.U bë lesh e li – u ngatërrua, u bë keq.Hapi II. Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve duke thënë se kjo këngë evjetër pune fillimisht do të recitohet nën një ritëm nga tri shoqet tuaja, ku secila dotë paraqesë një proces pune. Dëgjojini me kujdes. A mundni ju të identifikoni këtoprocese pune?Dëgjohen përgjigjet e nxënësve, nëse ata arrijnë t’i dallojnë ato shkruhen nëtabelë nga mësuesi/ja, nëse jo, kthehen në tekst ku nxënësit lexojnë në heshtjekëngën dhe nënvizojnë me laps procesin e kultivimit të lirit (mbjellja, tjerrja, endja).Hapi III. Rubrika Reflektimi kuptimorUshtrimi 1. Kërkojuni nxënësve pse kjo poezi futet te këngët e punës dhe nësepo, a e shpreh këtë titulli i saj?


Libër mësuesiPërgjigjja e nxënësve shkon drejt pohimit duke argumentuar se është këngë qëpasqyron një proces bujqësor e mandej shtëpiak.- Mësuesi/ja ndërhyn: Siç dëshmojnë studiues të ndryshëm këngët e para lindënnë procesin e punës. Fillimisht ato nuk ishin këngë, por thirrje që i ndihmonin njerëzittë punonin me të njëjtin ritëm. Më vonë këto thirrje u përzien me fjalë, pastaj ukrijuan vargje të tëra e me kuptim që në të njëjtën kohë ruanin edhe ritmin e procesittë punës.Ushtrimi 2. Kërkojuni nxënësve të rreshtojnë të gjitha punët që kryhen në çdoproces.P.sh.: Në mbjellje: mbolla, thurur, ruajtur, u rrit, çoi farën, u poq, shfarosur,shkundur.Ushtrimi 3. Mbështetur në titullin e këngës dhe në përmbajtjen e saj nxënësitarrijnë në përfundimin: Nëpërmjet kësaj kënge mësojmë për mënyrën se si punohejnë atë kohë; njerëzit merreshin me bujqësi, përpunimin e produkteve bujqësore ebënin në shtëpi në mënyrë primitive, njerëzit e donin punën, ishin punëdashës, kjoduket në këngët që ata i këndojnë punës, për ta kënga ishte nxitje për të punuarmë shumë, por edhe i çlodhte.Hapi IV. Kalohet te rubrika Reflektimi gjuhësor e stilistik.Ushtrimi 4. Nxënësit në bashkëpunim me mësuesin/sen përqendrohen nëmënyrën si është ndërtuar kjo këngë: nga përmbajtja, nga forma.Nxënësit ndalen te ritmi dhe melodia.Mësuesi/ja drejton pyetjen:- Sa rrokësh është vargu i kësaj kënge? 8 rrokësh.- Ku bien theksat në këtë këngë? Në rrokjet 1, 2, 5, 7.(Mbolla li te plépi i gjátë.Mësuesi/ja shton: Kjo këngë me ritmin që ka priret ndaj recitativit. Këndohet thuajseduke u recituar nga grupi i vajzave e grave që po tjerrin, endin a lajnë lirin. Ritmishërben për të nxitur fuqitë fizike të atyre që janë duke punuar si dhe për të krijuarnjë ndjenjë të gëzuar e çlodhëse.Mësuesi/ja pyet:- A mendoni se në ndërtimin ritmik të kësaj kënge ka ndikuar përdorimi i denduri foljeve? Pse?Sa folje ka secili varg?Përgjigjja e nxënësve mund të jetë:Po ka ndikuar, përderisa përshkruhet një punë me një zinxhir procesesh.Ky përdorim, veç ritmit, siguron një rrjedhje të shpejtë të veprimit. Gjithçka rrëshqetsi në një përrallë, nxiton drejt fundit, drejt kurorëzimit të të gjitha atyre përpjekjeve.37


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”II. Secili varg, përveç vargut të parë, ka nga tri folje.III. Në cilën kohë dhe trajtë është folja?Nxënësi/ja: Në kohën e kryer të thjeshtë të trajtës veprore janë foljet:mbolla, thura....Ndërsa foljet e pjesës së dytë janë të shoqëruara me foljen gjysmëndihmëse do+ pjesoren e foljeve, p.sh.: donte ruajtur, donte shfarosur...IV. Mbështetur te numri i foljeve brenda një vargu: Kemi fjali të përbëra menënrenditje kohore.Mësuesi/ja ngre çështjen për diskutim: A mendoni se kjo këngë ka karakter tëtheksuar didaktik (mësimor edukativ). Këtë e realizon përmes Vijës së vlerës.EcuriaI. Secili nxënës mendon për pyetjen dhe përgjigjet me PO ose JO. (pohime tëskajshme dhe të papajtueshme).II. Nxënësit zënë vend përgjatë një vije imagjinare midis dy qëndrimeve tëskajshme.III. Nxënësit diskutojnë me të tjerët përqark dhe secili sigurohet se është mesnjerëzve që kanë mendime të ngjashme.IV. Mësuesi/ja kërkon një nxënës nga çdo grup të paraqesë mendimin e atij grupi.Nxënësit janë të lirë të ndërrojnë vend, pasi dëgjojnë qëndrimin e grupeve.Në fund arrihet në përfundimin se kjo këngë ka karakter të theksuar didaktik dhese realizon dy funksione, e para: shoqëron një proces pune në teknologjinë epërpunimit të lirit, ku të gjitha proceset e punës numërohen me radhë, saqë nuklihen mënjanë dhe veprime të dorës së dytë që nuk lidhen drejtpërdrejt me procesin,si p.sh.: thurja e gardhit, ruajtja e arës.38Së dyti, mund të jetë përdorur edhe si këngë didaktike për fëmijët. Nëpërmjet sajfëmija mëson një zinxhir të tërë me procese pune, forcon kujtesën dhe pasuron fjalorin.Fëmijës i kumtohet ky mesazh: Këto tesha prej liri, që ti i vesh aq lehtë, janë bërëme një mijë mundime, ndaj ruaji, mos i gris e mos i ndot.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në gjithëpërfshirjen e nxënësve nëdiskutim.Detyrë shtëpie: Bëni një krijim në prozë ose në poezi ku të numëronidisa lloje punësh që kryeni ju, të cilat lidhen me njëra-tjetrën.


Libër mësuesiTema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Gjinitë letrareTë foluritNiveli II45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë gjinitë letrare.♦ Të identifikojë veçoritë e gjinisë epike, lirike, dramatike.♦ Të klasifikojë sipas gjinisë titujt e teksteve letrare të dhëna.♦ Të përcaktojë llojin letrar për titujt e teksteve të dhëna.♦ Të krahasojë një tregim, një poezi dhe një dramë duke gjetur të veçantat dhetë përbashkëtat mbështetur në:a. llojin e rrëfimit,b. vetën e rrëfimit,c. temën dhe mesazhin.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 6, 7, 8”• Fletore• Libra me tregime, poezi dhe dramë.Metoda dhe teknika mësimore• Lexim me kodim teksti• Diskutim• Diagrami i VenitZhvillimi i mësimitHapi I: Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se në atë orë mësimore ata do tënjihen me gjinitë letrare dhe veçoritë e tyre. Për këtë ai/ajo u thotë nxënësve se kashkruar në tabelë disa pyetje, të cilat duhet t’i lexojnë me kujdes dhe në libër (fig.31) të kërkojnë informacionin që jep përgjigjet e tyre, duke shënuar përkrah tijnumrin që mban pyetja.1. Kur lindi nevoja që librat të klasifikoheshin?2. Pse u ndje kjo nevojë?3. Për lehtësi studimi cili është klasifikimi më i pranueshëm i teksteve letrare?4. Cilat janë veçoritë e gjinisë epike, lirike dhe dramatike?39Hapi II. Vihen nxënësit të lexojnë mësimin dhe të vënë numrin e pyetjes për çdotë dhënë a lloj informacioni që i përgjigjet asaj.Nëse dëshiron mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të gjithë informacionin epërzgjedhur, me përjashtim të pyetjes së fundit, ta hedhin në një tabelë të tillë:


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”(1) (2) (3)Në secilën shtyllë shkruhet informacioni që i përgjigjet pyetjes 1, 2, 3. Paspërfundimit të detyrës, nxënësit raportojnë për përgjigjet që kanë gjetur për pyetjete shtruara duke diskutuar të gjithë së bashku. Disa prej këtyre përgjigjeve, ato mëtë rëndësishmet, mësuesi/ja i shkruan në tabelë.Për pyetjen e fundit mund të shfrytëzojmë tabelën e mëposhtme.Gjinia epike Gjinia lirike Gjinia dramatikerrëfen ngjarje - shprehen ndjenja, - vepra që shkruhennë prozë e në vargje mendime për skenën- llojet: romani, novela, tregimi poezia - dialogu- monologu- lloji: epiko-lirik rrëfimi në vetën I. - llojet: tragjedia,rrëfimi bëhet në vetën III,komedia, drama.por edhe në vetën I.Hapi III. Punohen ushtrimet 1,2, 3.Për ushtrimin 1 nxënësit do të ndihmohen nga tabela e përgatitur për veçoritë egjinive.Për nxënësit që nuk kanë punuar me “Gjuhën shqipe 7” të <strong>Albas</strong>it, rekomandohentituj të tjerë, sipas gjinive.Për ushtrimin 2 nxënësi në mënyrë intuitive ushtrohet të dallojë llojet letrare.Pasi lidh titullin me llojin, mund të përforcohen njohuritë, duke plotësuar një tabelë.Llojet letrare40Gjinia epike Gjinia lirike Gjinia dramatikeNxënësit për të dyja ushtrimet e para të nxiten të kujtojnë emrat e autorëve.Në ushtrimin 3 nxënësit zgjedhin një tregim, poezi dhe dramë dhe i krahasojnëduke nxjerrë në pah të veçantat dhe të përbashkëtat, mbështetur në llojin e rrëfimit,vetën, temën dhe mesazhin.


Libër mësuesiMirë është që nxënësit këto pjesë t’i zgjedhin nga teksti “ Gjuha shqipe 7”, pasikështu ato do të jenë të njohura për të gjithë nxënësit dhe krahasimi do të jetë mëi saktë.Mësuesi/ja mund t’i udhëzojë nxënësit të përdorin diagramin e Venit për të bërëkrahasimin.PoeziTregimDramëHapi IV. Në pjesën e fundit të orës mësimore mësuesi/ja zhvillon me nxënësitçështjet e shtruara për diskutim në fund të faqes 32.1. Si mund të sistemohen librat në bibliotekë?2. Cilat lloje letrare përzgjidhni ju për të lexuar?Nxiten nxënësit të diskutojnë lirshëm. Për çështjen e parë ata mund të sjellinedhe përvojat e tyre në sistemimin e librave në biblioteka pranë shkollave përkatëse.Tema: Kthimi i Odiseut – Poemë epike(ora e parë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të identifikojë pesë veçoritë dalluese të poemës epike.♦ Të plotësojë tablonë e poemës duke e vënë veten në rolin e personazhit kryesor,Odiseut.♦ Të dallojë në këngën XXIII vargjet që lidhen me poemën Iliada.41Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Skeda• Libri “Mitet” (më të famshmet e lashtësisë)• Veshje, CD, muzikëMetoda dhe teknika mësimore• Empatia• Leximi me role• Diskutim


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Punë përgatitoreMësuesi/ja përzgjedh një nxënës, i cili do të luajë rolin e Odiseut, nëpërmjetinformacionit që nxënësi do të japë do të plotësohet tabloja e poemës Odiseja.Ndërsa disa nxënës të tjerë do të ndërtojnë pyetje, për ta bërë më interesant rrëfimin.Odiseu: Shumë luftëtarë grekë u kthyen në shtëpitë e tyre pas luftës së Trojës.Vetëm unë (Odiseu) me një çetë shokësh luftëtarë u rropatëm për 10 vjet rreshtnëpër dete e vende të ndryshme, të përndjekur nga zemërimi i zotit të detit,Poseidonit, të cilit unë, Uliksi, i kisha verbuar të birin, ciklopin Polifem.42Nxënësi në rolin e dëgjuesit: Mund të na i rrëfesh tërë historinë e luftës me ciklopinPolifem, o i shumëvuajturi Odise?Odiseu: Erërat e forta na çuan në një ishull. Me të mbërritur në tokë i urdhërovashokët të lidhnin anijet në një gjë të mbrojtur mirë nga erërat e më pas, si iu afruamishullit të madh së bashku me 12 burra, u nisëm të kontrollonim vendin. Secili ngaata ishte i ngarkuar me ushqime dhe me një calik verë.Arritëm para një shpelle shumë të madhe të mbushur me ushqime joshëse, qumështi freskët dhe djathë me bollëk. Burrat e mi donin të merrnin gjithçka që mund të merrnindhe t’ua mbathnin këmbëve, por unë doja të mësoja se kush banonte në atë vend.Kur bie mbrëmja, nuk vonon të vijë banuesi i shpellës: ai ishte një ciklop shumë imadh, me emrin Polifem, një nga djemtë e perëndisë së fuqishme të detit, Poseidonit.Polifemi fut brenda delet dhe mbyll shpellën me një shkëmb të madh. Më pas nistë mjelë delet dhe dhitë e në këtë kohë arrin të na vërejë pranë kafshëve. Nukkishim çfarë të bënim, frika dhe ankthi na kishte pushtuar të gjithëve. I dola paradhe iu drejtova se në këtë shpellë kishim ardhur vetëm për strehë dhe përfitova t’ikujtoja përbindëshit ligjet e mikpritjes.Nxënësi: Po ai ç’bëri, Odise, na trego, na trego.Odiseu: Ai nuk u prek fare, kap dy nga shokët e mi, u thyen kafkën, i përplas përtokë, para se t’i përlajë të gjallë.Pastaj ia këput qetësisht gjumit.Mendoja vetëm si të hakmerresha, të vrisje ciklopin në gjumë nuk ishte ide emirë, sepse ashtu nuk do ta shtynte dot shkëmbin që zinte hyrjen e shpellës.Nxënësi: Atëherë cili ishte plani yt, Odise mendjemprehtë?Odiseu: Gjatë ditës pata kohë të përpunoja një plan për të shpëtuar shokët e mi.Mprehëm së bashku një trung ulliri dhe e forcuan me flakë para se ta fusnim nëpleh. Në mbrëmje Polifemi kthehet dhe unë i jap gjigantit calikun me verë që ekishim marrë me vete. Polifemi nuk rresht së piri dhe me tonin më miqësor mëthotë: “Ty do të të ha të fundit” dhe ia këputi gjumit menjëherë.Marrim trungun dhe futim majën e tij në vatër, deri sa ajo skuqet. Atëherë iangulim Polifemit në syrin e vetëm.Përbindëshi zgjohet duke ulëritur nga dhembja. Presim sa të bjerë dita që Polifemitë nxjerrë kopenë. I ndihmoj 6 shokët, aq kishim mbetur nga 50 burra, të mbërthehennën barkun e tre deshve të mëdhenj, ndërsa vetë u kapa pas një cjapi. Ciklopi lironhyrjen e shpellës dhe i nxjerr kafshët. Ne vrapojmë drejt anijes, ngremë me shpejtësivelën drejt detit. Edhe një herë i shpëtuam për qime vdekjes.Nxënësi: Po për këngën e Sirenave ç’mund të na thuash, Odise? Si shpëtuat prej tyre?Odiseu: Kjo është një aventurë tjetër po aq e rrezikshme ku u përballa unë dheshokët e mi.


Libër mësuesiMagjistarja Circe, ishulli i së cilës nuk është aspak larg atij të sirenave, mëparalajmëron për rrezikun dhe unë i mora të gjitha masat e domosdoshme për t’ibërë ballë. U zura shokëve veshët me dyllë dhe i urdhërova ata të më lidhin mua tedireku për të plotësuar kureshtjen, por pa rënë nën pushtetin e joshjes sëkëngëtareve të frikshme. Sa më shumë që anija i afrohej ishullit dhe kënga e sirenavembyste zhurmën e dallgëve, unë shqetësohesha përherë e më shumë. U lutem, iurdhëroj, u përgjërohem shokëve të më zgjidhin, por për fatin tim të madh ata nuki harrojnë këshillat e Circes dhe më shtrëngojnë më fort litarët. Kështu anija munditë kalonte ishullin e sirenave dhe ne të shpëtonim prej tyre.Nxënësi: Keni kohë pa e parë Penelopën, gruan tuaj të dashur. Si mendoni, si dot’ju presë ajo? A do t’ju njohë? A do t’ju besojë në ato që do t’i thoni? A shpresoni segjithçka do të shkojë mirë pas gjithë këtyre aventurave?Odiseu: Nuk e di. Penelopa ime, simboli i besnikërisë bashkëshortore, e mençurdhe madhërisht e qetë, dinjitoze përpara mëtonjësve, qan natë e ditë për mua qës’jam kthyer. Shpresa e saj, se një ditë do të më shohë në pragun e derës, erdhi. Sido të më presë, do ta shohim të gjithë së bashku.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore, titullin e së cilës eshkruan në tabelë. I njeh nxënësit me autorin e veprës, gjininë e veprës, si dheveçoritë e poemës epike.Këto veçori mësuesi/ja i shkruan në tabelë, kurse nxënësit në skedë të cilën engjitin te mësimi i ditës.Poema epikeVeçoritë e poemës epike janë:- Krijimi shumë i gjatë në vargje.- Trajton ngjarje historike dhe luftëra të vërteta.- Rrëfyesi i rrëfen ngjarjet pa mbajtur anën e asnjërës palë, veç shprehsimpatinë ndaj virtyteve të personazheve.- Fati i heronjve është në dorë të hyjnive.Veprat epike nisin me thirrje drejtuar hyjnive.Poemat epike dallohen:- për një lirizëm të hollë,- për dialogun e shkathët,- për konflikte të fuqishme,- për mënyrën tërheqëse të thurjes së ngjarjes,- për forcën oratorike dhe ligjërimin e bukur.43Mësuesi / ja shton:Ky fragment është shkëputur nga poema e dytë e Homerit “Odisea”. Subjekti nëpoemën “Odisea” shtjellohet në tri linja:1. Endjet e pafundme e plot rreziqe të Odiseut.2. Pritja e gjatë e plot shqetësime e Penelopës në Itakë.3. Rrugëtimet e Telemakut (biri i Odiseut) për të kërkuar e gjetur të atin.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi II. Në këtë hap realizohet teknika e Empatisë për të plotësuar gjithë tablonëe poemës. Nxënësi ulet në qendër të klasës ose në mes nëse dëshironi të rregullonimjedisin fizik jepini atij pamjen e një amfiteatri. Nxënësit janë në rolin e shikuesve,janë të veshur me veshjen e kohës me një çarçaf të bardhë, kurse Odeseja meçarçaf ngjyrë bojëqielli. E gjithë veprimtaria zhvillohet në sfondin e muzikës greke.(Kjo veprimtari të mos kalojë 10 minuta.)Hapi III. Bëhet lidhja me fragmentin e pjesës. Dy nxënëse lexojnë në role fragmentine dhënë në tekst. Njëra në rolin e mëndeshës, kurse tjetra në rolin e Penelopës.Kërkojuni nxënësve ta lexojnë pjesën bukur, me ndjenjë e me tone të qeta etj.Hapi IV. Kalohet te rubrika Reflektimi kuptimor.Ushtrimi 2. Nxënësit sjellin vargje nga teksti pse Penelopa:a. shfaq aq shumë mosbesim ndaj të shoqit... Sa herë frika, m’ka zënë... se kaplot njerëz të ligj në këtë botë.b. Cili është argumenti më i fortë i mëndeshës? – Plaga që ish nga një kafshim derri.Mësuesi/ja pyet: Ç’ngjarje ju kujtojnë vargjet:Helena argëve e bija e Jupiterit.S’do t’kishte lojtar mendsh pas një të huaji,...deri nga faji i vet asaj dhe ne së bashku.Sqaroni nxënësit se Helena ishte e bija e Jupiterit (Zeusit) dhe e gruas vdekatare Ledës.Arg – qytet në Peleponez.Nxënësit të përqendrohen te lufta midis grekëve dhe trojanëve; shkaku i saj:Rrëmbimi i Helenës.Këto vargje i lidhin nxënësit me poemën Iliada.Mësuesi/ja i nxit të kujtojnë ndonjë fragment tjetër nga kjo poemë, fragmentin etë cilës e kanë studiuar në klasë të shtatë.Lufta e Akilit me Hektorin, djalin e Priamit.Bëhet vlerësimi i orës nga vetë nxënësit.44Mësuesi/ja i pyet: Çfarë do të merrnit me vete në shtëpi dhe do t’ua tregonitvëllezërve, motrave apo prindërve nga kjo orë mësimore dhe çfarë do të linit këtu?Dëgjohen disa nxënës, mos lejoni të përsëritin të njëjtin mendim.Detyrë shtëpie: Përshtatni këtë fragment në prozë.Rikujtojuni nxënësve:- Mos ndryshoni emrat e personazheve.- Mos ndryshoni rrjedhën e ngjarjeve.- Mos ndryshoni elementet e veçanta që e dallojnë një këngë epike.- Ruani figuracionin e përdorur.- Ruani fjalët e vjetra që sjellin atmosferën e kohës.- Ruani veçoritë e fjalëve të dialogut, pasi lidhen me cilësitë e personazheve.- Mund të përdorni fjalët tuaja kur e shihni të nevojshme.


Libër mësuesiTema: Kthimi i Odiseut – Poemë epike(Ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të ndërtojë hartën e personazheve: Odiseu, Penelopa duke dhënë cilësitë morale të tyre.♦ Të shpjegojë shprehjet simbolike, të cilat e kanë burimin te koha homerike:U end si OdiseuSi pëlhura e Penelopësdhe kontekstet në të cilat përdoren ato sot.♦ Të portretizojë heroin epik duke argumentuar pse në ditët tona quhet hero modern.♦ Të kthejë fragmentin e këngës XXIII në prozë.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, lapsa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Harta e personazheve• Diskutim• Organizuesi grafik i veprimevetë personazhitZhvillimi i mësimitHapi I. Punohet detyra e shtëpisë.Dëgjohen 2-3 nxënës. U kërkohet nxënësve të vlerësojnë punimet e shokëve.Vlerësimi i tyre do të bëhet se si e kanë realizuar ata detyrën mbështetur në skemëne mësuar një vit më parë dhe të rikujtuar nga mësuesi.Hapi II. N këtë hap mësuesi/ja përpiqet të rikujtojë ngjarjet kryesore të fragmentittë këngës XXIII, për të parë se sa të vëmendshëm kanë qenë gjatë orës së mësimit.Ai/ajo vizaton në tabelë me shkumësa me ngjyra organizuesin grafik të veprimevetë personazhit kryesor, Odiseut. Çdo pyetje shkruhet me një ngjyrë të veçantë përta bërë të dallueshme. Pamja e organizuesit grafik të veprimeve të personazhitkryesor, Odiseut.45Ku zhvillohen ngjarjet e këngës XXIII?Kush është lypsari plak e i rreckosurqë njohu mëndesha plakë?Ngjarjet e këngës XXIII zhvillohen nështëpinë e Odiseut në Itakë.Lypsari plak është vetë Odiseu.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Çfarë kishte ndodhur meOdisenë dhe me fatin e familjessë tij gjatë kohës që ai nuk ishtepranë saj?Pse lypsari plak ia mbylli gojënmëndeshës plakë?Si e njohu Penelopa burrin e sajdhe si e vlerësoni ju veprimin e saj?Mbas luftës së Trojës Odiseu u end mesdëshirës për qetësi dhe nevojës përaventura të reja. Bijtë e aristokracisë sëItakës synonin që Penelopa të martohej menjërin prej tyre.Ai kishte përgatitur një plan: t’i shfaqejvetë Penelopës dhe do të shihte nëseajo do ta njihte atë apo jo.Penelopa e njohu nga shenja e kafshimittë derrit dhe shenjat e veçanta që i tregoiai për shtratin martesor. Një grua besnike,simbol i besnikërisë bashkëshortore.Pamja e organizuesit grafik është kjo.Nxënësit e plotësojnë me gojë organizuesin grafik për të kursyer kohën. Më pasmësuesi u kërkon të plotësojnë hartën e personazheve.PenelopaOdiseBesnikeMendjemprehtëNuk pranoi të martohejme asnjë nga bijtë earistokracisë së Itakës.E zgjuarAventurier ishumëvuajtur46Endja e pëlhurës ditëndhe prishja e saj natën...E dashuruarBesnikNxënësit mund të sjellin cilësi të tjera të personazheve që janë dhënë jo vetëm nëkëngën XXIII, por nga e gjithë tabloja e plotësuar e poemës.Nxënësit në kutitë bosh do të shkruajnë se ku shfaqen cilësitë e personazheve.


Libër mësuesiHapi III. Kalohet te rubrika Reflektimi gjuhësor e stilistik.Ushtrimi 4. Nxënësit dallojnë karakteristikat e poemës epike në këtë këngë:gNgjarja lidhet me luftën e vërtetë historike, midis grekëve dhe trojanëve, që patisi shkak rrëmbimin e Helenës.g Këtu veprimi fillon nga mesi, kurse për ngjarjet e mëparshme njihemi nga tregimii vetë Odiseut.g Rrëfyesi rrëfen ngjarjen, nuk mban anën e askujt. Ndërhyrjet e tij janë të studiuaramirë, ndërhyn vetëm në ato raste kur nevojitet lidhja e një ngjarje me tjetrën.g Dallohet për dialog të shkathët e veshur me një lirizëm të hollë. Ngjarjet e luftës10-vjeçare jepen brenda disa vargjeve.g Odiseu mendjemprehtë, i shumëvuajturi.g Shenja e kafshimit të derrit në këmbë.Ushtrimi 5. Nxënësit shpjegojnë shprehjet simbolike.U end si Odiseu = natyrë kontradiktore mes dëshirës për qetësi dhe nevojës përaventura të reja, mes rehatisë e ngrohtësisë familjare dhe nevojës për të shkuardrejt një bote misterioze dhe joshëse; = endje e pafund e plot rreziqe.Si pëlhura e Penelopës = diçka që nuk mbaron kurrë, zgjat shumë.Ushtrimi 6. Për të bërë portretin e heroit epik, mësuesi/ja fillimisht mbledhmendimet e nxënësve i shkruan në tabelë dhe vetë nxënësit japin arsyen pse nëditët tona quhet hero modern.- Përgjigjet e nxënësve të ndihmuar dhe nga mësuesi/ja mund të jenë:- Këta heronj shquhen për pasuri të madhe të mendimeve, për ndjenjat më tëbukura njerëzore, për virtytet dhe cilësitë e tjera morale, për optimizmin dhe dashurinëpër jetën, për gjithçka fisnike e të madhërishme, që mbetet gjithmonë aktuale dheruan vlera mbarënjerëzore.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Tema: Kënga e Beratit – Poemë epiko-lirikeRubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IVKoha:45 minuta47Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të identifikojë veçoritë e poemës epiko-lirike.♦ Të parashikojë ngjarjen mbështetur në fjalët e grupet e fjalëve të dhëna.♦ Të lexojë në heshtje fragmentin për t’iu përgjigjur pyetjeve të shtruara ngamësuesi dhe në tekst rreth subjektit.♦ Të ndërtojë organizuesin grafik të personazhit Bija e Lalës.♦ Të gjejë elementet e përbashkëta midis letërsisë gojore dhe asaj të shkruar(në këtë fragment).


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, stilolapsa• Libri “Kënga e sprasme e Balës”Punë përgatitoreMetoda dhe teknika mësimore• Parashikim me terma paraprakë• Organizuesi grafik: Bija e Lalës• Punë në çift• DiskutimPër të plotësuar tablonë e ngjarjeve te fragmenti “Kënga e Beratit” mësuesi/jashkëput nga poema “Kënga e Sprasme e Balës” dy momente:Amanetin që lë Pal Golemi.Amanetin që lë Nik Peta.(Nëse nuk ka mundësi t’i gjejë, këto dy fragmente, t’i shkëpusë nga libri i Leximitletrar klasa V.)Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore, autorin e saj, të cilat ishkruan në tabelë. U prezanton nxënësve se në cilën gjini bën pjesë poema “Kënga esprasme e Balës”, duke u ndalur te veçoritë e poemës epiko-lirike. Këto veçori ai/ajo ishkruan në tabelë, kurse nxënësit në skedat e tyre. Veçoritë e poemës epiko-lirike janë:- Poema është një tregim ose rrëfim në vargje.- Është e gjatë, por jo sa këngët epike.- Autori rrëfen një ose më shumë ngjarje, në të cilat veprojnë disapersonazhe.- Shkruhet në vetën I ose në vetën III.- Autori nuk rrëfen vetëm ngjarjen, por shpreh dhe ndjenjat e tij.- Kemi ndërhyrje të elementeve të epikës dhe të lirikës.Më pas mësuesi/ja u prezanton nxënësve burimin ku është mbështetur autoriarbëresh Gavril Dara (I riu) për shkrimin e kësaj poeme epiko-lirike.48- Qëndresa e shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu.- Dashuria dhe malli për trojet e të parëve.- Krenaria për të kaluarën historike.- Besimi në çlirimin e Shqipërisë.Këto tema i gjejmë të pasqyruara në gjithë poemën e tij, e cila është një vepërromantike me natyrë epiko-heroike, ku gërshetohen hera-herës elemente të njëlirizmi të hollë.Hapi II. Për të plotësuar tablonë e ngjarjes që nxënësit do të lexojnë, mësuesi/jashkruan në tabelë fjalët dhe grupet e fjalëve të mëposhtme, të cilat do të ndihmojnënxënësit për të ndërtuar një histori ku ata të parashikojnë ngjarjen / a ngjarjet qëmund të kenë ndodhur. Historia e krijuar prej tyre duhet të jetë një urë-lidhëse meatë që do të lexojnë më pas.


Libër mësuesiVajkal, betejë, e përgjakshme, turqit u sulën, humbje e fitore, korbat, gjaku mbuloifushën, amanet, dy trima.Pasi shkruan fjalët dhe grupet e fjalëve të dhëna, mësuesi/ja pyet:- Çfarë historie mund të ndërtoni mbështetur në këto fjalë a grupe fjalësh?Mendoni për 2 minuta, mendoni skenën, personazhet dhe ngjarjet e tregimit.Pas 2 minutash u thotë:Krijoni dyshe dhe bashkojini idetë tuaja në një tregim. Një anëtar i dyshesduhet të bëhet gati të rrëfejë tregimin.Pas 5 minutave i pyeti:- Kush do të na e thotë tregimin e vet?Dëgjohen 2-3 grupe nxënësish. Nxënësit vlerësojnë punën e njëri-tjetrit. Pas këtijmomenti mësuesi/ja lexon fragmentin e shkëputur nga poema për të krijuar njëlidhje më të mirë me ngjarjen që nxënësit do të lexojnë.Hapi III. Lexohet fragmenti në heshtje për t’u kuptuar e për t’u ndjerë më mirë.(Do të ishte më emocionuese sikur leximi i kësaj pjese të shoqërohej nën tingujt enjë muzike që i përshtatet përmbajtjes së ngjarjes.)Më pas i pyeti:- Çfarë emocionesh përcolli te ju leximi i këtij fragmenti?- Çfarë mendoni për personazhin kryesor, vashën Bija e Lalës?- Në ç’mënyrë i ka përcjellë autori (rrëfimtari) te ju ndjenjat e tij (për vashën dhe dy heronjtë)?- A ju pëlqen fundi i kësaj historie? Pse?Mbështetur tek informacioni i dhënë nga mësues/ja si dhe nga historia e krijuarnga ju për ç’kohë dhe ç’ngjarje historike bën fjalë ky tregim?Kush e rrëfen këtë ngjarje? Si quhet ai?Sa personazhe marrin pjesë në këtë tregim?Përgjigjet e nxënësve dëgjohen me vëmendje, vlerësohen me fjalë inkurajuese.Ushtrimi 3-4 realizohet përmes organizimit grafik të personazhit: Bija e Lalës.Këtë organizues mësuesi/ja e vizaton në tabelë:1. Fillimisht nxënësit rikthehen në tekst nënvizojnë me laps informacionin qëkërkon organizuesi e më pas diskutojnë.2. Pamja e organizuesit të plotësuar nga përgjigjet e nxënësve do të jetë:49Veprimet Pamja Gjendja shpirtëroreArdhja e vashës në Si një hije flokët i kishte të Plot ankth e shqetësimndërliksur. Syt’ të futur thellë nëfushë të betejës.ballë e me këmbë të përgjakuraBiseda me luftëtarët. E njëjtë E trishtuar, zemra iparandiente diçka të keqe.Përshkruanpamjen e mikut tëzemrës (Nik Peta).U zverdhShpirt i helmuarUlëriti E ftohtë si borë ra Vdiq.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ushtrimi 5. Mësuesi/ja pohon: Dimë se ky krijim (letërsi e shkruar) ështëmbështetur te folklori (letërsia gojore). Le të krahasojmë 2 vepra nga letërsia gojoreme krijimin e Gavril Darës për të dalluar elementet folklorike ku është mbështetur.Krahasimin e paraqit në tabelë:Nënë1. Kënga e Dhoqinës = Letërsi gojoreBijë2. Gjergj Elez AliaVëllaMotër3. Kënga e BeratitTrimi Nik PetaVasha e zemrës= Letërsi e shkruarVdekja dhe qiparisi dhe molla e bardhë janë elemente folklorike, të shfrytëzuaranga Gavril Dara.Heronjtë kryesorë të këtyre tri veprave vdesin në të njëjtin çast, si dhe elementipemë qiparisi dhe molla e bardhë.Mbi vdekjen e tyre çel jeta, lulëzojnë qiparisi dhe molla. Ky pasazh buron ngabesëtytnia e lashtë e unitetit njeri-natyrë. Nuk është e rastit që mbi Nikun mbin njëqiparis, kurse mbi Bijën e Lalës një mollë e bardhë për të karakterizuar vajzat enuset e reja. Pra, mbi skenën e vdekjes autori ka hedhur ngjyrat (jeshile, e bardha)që simbolizojnë jetën në kulmin e lulëzimit të saj.50Ky argument përdoret nga mësuesi/ja për të shpjeguar kërkesën e ushtrimit 6,nëse nxënësit nuk arrijnë ose arrijnë pjesërisht në këtë përfundim.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në:- Si u ndjetë gjatë kësaj ore mësimore – i interesuar, i përfshirë, i rëndësishëm, ipaangazhuar, i kontrolluar apo i painteresuar?- Ç’lloj të menduari vutë në veprim – mësuat përmendsh, gjetët ide kryesore,patë gjërat e rëndësishme në thellësi, bëtë interpretime dhe i mbështetët mearsyetimet tuaja?- Çfarë do t’ju mbetet nga ky mësim - informacioni, ide të rëndësishme aposhprehitë e të menduarit?Detyrë shtëpie: Mësoni përmendsh 15-20 vargje që ju pëlqejnëmë shumë.


Libër mësuesiTema: Kënga e Beratit (Ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦Të interpretojë 15-20 vargje nga fragmenti “Kënga e Beratit”.♦Të portretizojë personazhet kryesore: vashën dhe Nik Petën.♦Të dallojë krahasimet dhe similitudat, me të cilat vajza përshkruan portretin fizik të Nikut.♦Të shpjegojë domethënien e figuracionit të përdorur në portretizimin e dypersonazheve kryesore.♦ Të shpjegojë efektin stilistik që jep pjesa e dytë e vargjeve të ndërtuara me folje mohore.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, stilolapsa• CD, muzikë.Metoda dhe teknika mësimore• Pema e mendimit• Ditari dypjesësh• Diskutim• InterpretimZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja vendos në sfond muzikë dhe më pas thotë:Për 10 minuta klasa do të shndërrohet në një miniskenë të një teatri, ku 3 nxënësdo të interpretojnë vargjet që u pëlqejnë më shumë nga fragmenti Kënga e Beratit.Por më parë - vazhdon ajo, - duhet të ndryshojmë mjedisin fizik të një pjese tëklasës. Përballë me recituesin do të vendosim një juri (4 nxënës) që do ta zgjidhniju vetë. Mjedisi fizik i klasës mund të ketë këtë pamje:n U kujtohet nxënësve se për vlerësimin e recituesvedo të merret dhe mendimi i tyre duke argumentuarzgjedhjen.n Kurse juria të japë vlerësim me pikë, p.sh.: 1-10.Çdo recitues do të vlerësohet nga juria pasinterpretimit. Vlerësimi me pikë t’u bëhet i njohurrecituesve dhe klasës.Kjo veprimtari të mos i kalojë 15 minuta.51Hapi II. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se në këtë hap do të kalojmë terubrika: Reflektimi gjuhësor e stilistik.Ushtrimi 7. Nxënësit përcaktojnë vetën në të cilën është shkruar poema dukeargumentuar përgjigjen.V.1 – Ndërsa ne po mendonim... Veçori e poemës epiko-lirikeRrëfimtari është poeti, plaku Balë. e cila shkruhet në vetën I ose III.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ushtrimi 8. Ky ushtrim do të zhvillohet mbështetur në grafikun e personazhit(vashës) që u punua orën e parë. Nga ai grafik nxënësit veçojnë hollësitë me të cilatpërshkruhet vasha nga autori dhe Niku nga vasha. Kjo realizohet përmes pemës sëmendimit, të cilën mësuesi/ja e plotëson në tabelë, kurse nxënësit në fletore.këmbë të përgjakurasi hijekrahasimepitetVASHAflokë të ndërliksurepitetE ftohtë si borakrahasimfustani copë - copëhiperbolëballi porsi diellikrahasimNIKU sy si dy shkëndija krahasimfjalëzën të ëmbëlprapashtesëzvogëluese përkëdhelësegojën si unazëepitetporsi hojet e pranverëskrahasimkrahasimMësuesi/ja sqaron ç’është similituda dhe nga se dallohet ajo nga krahasimi.Për të shpjeguar domethënien e tyre punohet me ditarin dypjesësh, p.sh.: kështuvazhdohet të shpjegohet domethënia e figurave të tjera letrare.Figura letraresi hijeflokë të ndërliksursi dy shkëndijafjalëzën të ëmbëlKomenti imGjendje shpirtërore e rrënuarPamje fizike, pasqyron gjendjen e brendshme shpirtëroreI pashëm, nuk i trembet vdekjesI ndjeshëm, njerëzor52Ushtrimi 9. Mësuesi/ja ndalet te komenti që bëjnë nxënësit për dy cilësitë e dëborës.ftohtësi – trup i ngrirë, pa jetë.bardhësi – ngjyra që merr trupi pa jetë.vdekja – e zezë për dhembjen dhe trishtimin që sjell.Ushtrimi 10. Mësuesi/ja drejton pyetjen:- Çfarë sjell përdorimi i dy foljeve në këto vargje?Nxënësi: Sjellin, krijojnë vargje ritmike.Në ç’vetë janë foljet që krijojnë ritmikën?Nxënësi: Foljet e para janë në vetën I, numri shumës.Foljet e dyta janë në vetën III, numri njëjës.- Ç’efekt stilistik krijojnë foljet e para me ato të dyta?T’i flisnim – s’u përgjigj...Nxënësi: Folje me kuptim të kundërt, pra formojnë figurën e Antitezës. Bëhetvlerësimi i mësimit mbështetur në informacionin e dhënë në orën e parë.


Libër mësuesiTema: Fabula (Luani, dhelpra dhekafshët e tjera / Trutë e gomarit)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të identifikojë veçoritë e fabulës.♦ Të interpretojë fabulat e dhëna në tekst.♦ Të dallojë:- vendin ku zhvillohen ngjarjet,- personazhet që marrin pjesë në këto ngjarje,- cilësitë kryesore të dy personazheve kryesore,- cilët njerëz personifikojnë këto kafshë.♦ Të shpjegojë efektin stilistik që jep përdorimi i foljeve në kohën e pakryer dhenë të kryerën e thjeshtë.♦Të gjykojë rreth dy mesazheve që përcjellin fabulat e dhëna në tekst.Materiale e mjete mësimore• Veshje, maska kafshësh• Vizatime me pamje nga mjedisi (pyll)Metoda e teknika mësimore• Lexim me kodim; Interpretim• DiskutimPunë përgatitorePërzgjidhen 7 nxënës të cilët do të interpretojnë dy fabulat. Ata me ndihmën eshokëve të tjerë, por edhe të mësuesit/es duhet:- Të përgatisin veshjet e duhura për personazhet.- Të përgatisin skenën ku do të luajnë.- Të përcaktojnë rolet, mbështetur në pamjen fizike dhe aftësitë imituese që kanë.Personazhet: Luani, dhia, viçi, delja, dhelpra, gomari (një nxënës të vihet në rolin e autorit).53Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabak të bardhë (ose tabelë) pyetjet:- Ç’është fabula?- Ç’ka të përbashkët me përrallën?- Nga ndryshon prej saj?- Cilat janë personazhet më të zakonshme në fabula?- Cila është struktura e fabulës?- Çfarë i lihet lexuesit për të kuptuar? Pse?- Cilët janë disa nga fabulistët më të dëgjuar?


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”U kërkohet nxënësve të lexojnë informacionin e dhënë në tekst f. 39 dhe mepërgjigjet e çdo pyetjeje plotësojnë skedën tashmë të njohur prej tyre:FABULA- Rrëfim i shkurtër në vargje ose prozë.- Ka kuptim të fshehur me nota satirike.ngjason: nga elementet fantastike- Me përrallënndryshon: është më e shkurtër, ka pak hollësi,zakonisht personazhet janë kafshë.- Struktura: 2 pjesë a: Rrëfimi i ngjarjes,b: Morali që del në fund.- Fabulistë të shquar: 1. në botë: Ezopi, Fedri, La Fonten.2. në Shqipëri: Çajupi, Agolli, Çomora.Hapi II. Interpretuesit e dy fabulave luajnë para klasës. Udhëzohen nxënësit tëndjekin me vëmendje subjektin e tyre për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të rubrikës“Reflektimi kuptimor”.1. Vendi ku zhvillohen ngjarjet.2. Personazhet në secilën fabul.3. Cilësitë kryesore të personazheve kryesore.Hapi III. Nxënësit bëjnë vlerësimin e interpretuesit më të mirë. Më pas mësuesi/ja provon se cilët nxënës ishin më të vëmendshëm gjatë interpretimit nga shokët tëfabulave. Drejtohen pyetjet me të cilat u njohën në hapin e dytë, por mund të shtohenedhe pyetje të tjera nga mësuesi/ja ose vetë nxënësit për njëri-tjetrin.54Hapi IV. Të ushtrohemi: Punohen ushtrimet 1-6.Ushtrimi 1. Vendi ku zhvillohen ngjarjet:Fabula a: Guva e luanit.Fabula b: Në pyll.Ushtrimi 2. Personazhet:Fabula a: Luani, dhia, delja, viçi, dhelpra.Fabula b: Luani, dhelpra, gomari.Ushtrimi 3. Cilësitë e personazheve kryesore:Në dy fabulat: Luani: i fortë, .....Dhelpra: dinake, ......(Ujku – gabim teknik)


Libër mësuesiPër pjesën e dytë të ushtrimit 3 se me cilët njerëz personifikohen luani – dhelpranxënësit të japin përdorime në kontekste të ndryshme.Ushtrimi 4. Nxënësit dallojnë më parë disa folje të përdorura në kohën e pakryerdhe në të kryerën e thjeshtë e më pas shpjegojnë efektin stilistik që jep ky përdorim.Përdorime të tilla kanë vlerë të gjithëkohësisë.Ushtrimi 5. Mbështetur në dy mesazhet e dhëna me ngjyrë të kuqe në fund tësecilës fabul nxënësit japin gjykimin e tyre se si i kuptojnë ato dhe se a mbetenaktuale për çdo kohë.Pas përdorimit të çdo ushtrimi lexohet ose diskutohet duke bërë edhe vlerësime.Tema: FabulaRubrika:Të shkruajmëVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të identifikojë tri elementet e strukturës së fabulës.♦ Të shkruajë një fabul kur ka të dhënë elemente të strukturës së fabulës:a. moralin që do të komunikojë,b. personazhet (kafshët me veçoritë e tyre),c. situatën në të cilën mund të gjenden personazhet.Materiale e mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• FletoreMetoda dhe teknika mësimore• Pemë mendimi. Shkrim i lirë• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit dhe objektivat që dotë realizohen në këtë orë. Lexohet informacioni i dhënë për fabulën në f. 41, fabulasi dhe struktura që duhet ndjekur kur duam të shkruajmë një fabul. Lexohet përrreth 2-3 minuta e më pas plotësohet skema:55FABULAMORALI PERSONAZHE SITUATAPër secilin element kërkohet mendimi i nxënësve duke mbështetur argumentinnë fabulat e dëgjuara / lexuara.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”- Ç’është morali i fabulës?- Çfarë duhet pasur parasyshkur zgjedhim personazhet?- Çfarë përshkruhet në situatë?Përfundimi në të cilin arrijmë pasi e kemi lexuar.Cilësitë që ka personazhi dhe çfarëpersonifikon ai, si mbartës i kësaj cilësie.Koha, vendi, zhvillimi i ngjarjes.Hapi II. Ndërtimi i njohurive: Të shkruajmë një fabul. Klasa ndahet në tri skuadra.Secila skuadër zgjedh njërën nga tri alternativat e dhëna në tekst.Skuadra e parë:I janë dhënëdy elemente:a. morali,b. personazhet.c. të zgjedhë:situatën.Skuadra e dytë:I jepet:a. situataI kërkohet tëpërcaktojë:b.personazhetTë parashikojë:c.moralin.Skuadra e tretë:I janë dhënë:a. situata,b. personazhetc. të zbulojë:moralin.Nxënësit mendojnë rreth 2-3 minuta për të përcaktuar elementin/et që mungojnënë strukturën e dhënë e më pas shkruajnë fabulën. Punohet në mënyrë individualepër rreth 20 minuta.Hapi III. Nxënësit lexojnë punimet duke bërë vlerësimet e punimeve të njëri-tjetritmbështetur në tabelën e mëposhtme, të cilën mësuesi/ja e vizaton në tabelë gjatëkohës që nxënësit punojnë. (Mund të përdoret edhe Turi i galerisë.)PyetjetVlerësimiPakVlerësimiMesatarShumëmirë56A janë realizuar tri elementet ekërkuara në fabul?A janë zgjedhur kafshët që duhetpër të personifikuar njeriun që mbartcilësinë e saj? A janë mendimet eshprehura qartë?A është punuar me kujdes për zbatimine rregullave drejtshkrimore?Në përfundim të orës falënderohen nxënësit për punimet dhe vlerësimet që bënë.


Libër mësuesiTema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Gjonomadhë e GjatollinjTë lexuaritNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të japë mendimin e tij rreth dy veçorive të krijimtarisë së Mitrush Kutelit.♦ Të identifikojë veçoritë e tregimit – rrëfenjë.♦ Të lexojë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të shkruara në dy rubrikat e dhëna në tekst.♦Të shprehë ndjenjat dhe mendimet e tij / e saj për karakterin e fisit tëGjonomadhëve mbështetur në fragmentet e tekstit.♦Të dallojë epitetet e shprehjet e figurshme me të cilat Kuteli karakterizonGjonomadhët duke zbuluar cilësitë që theksojnë ato.♦ Të përshkruajë fisin e Gjonomadhëve mbështetur në cilësitë e dhëna në tekstdhe në imagjinatën e tyre.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletë formati ku është paraqiturorganizuesi grafik: Fisi i Gjonomadhëve• Fletore, stilolapsaMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Metoda e hulumtimit të përbashkët• Organizuesi grafik: Fisi i Gjonomadhëve• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja paraqet temën e re mësimore të cilën e shkruan në tabelë. Mëpas përmes teknikës stuhi mendimesh rikujton njohuritë e marra për autorin MitrushKuteli si dhe për rrëfenjën. (Vendosa të shkoj në mërgim, klasa VII).Mësuesi: Ç’dini për Mitrush Kutelin?Ç’vepër të tij keni lexuar?Nxënësi: Quhet Dhimitër Pasko. Ka përshtatur në prozë ciklin e legjendaveshqiptare, nën titullin “Tregime të moçme shqiptare”.Mësuesi: Autori i tregimit “Vendosa të shkoj në mërgim”, Mitrush Kuteli thotë:Unë një e Çuli dy.Unë 8 vjeç, Çuli 7 etj.Pra, kush është rrëfimtari i këtij tregimi?Nxënësi: Autori (Mitrush Kuteli).Mësuesi: Nga e kuptuat këtë?Nxënësi: Nga formulimet e drejtpërdrejta që të futin menjëherë në atmosferën errëfimit (Unë, Çuli e Marina).57


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Mësuesi: Në cilën vetë është rrëfimtari?Nxënësi: Në vetën e parë. Unë me një këmishë...Hapi II. Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve termin rrëfenjë: tregimi i shkurtër përnjë ndodhi të vërtetë ose të trilluar.Veprat në prozë Kuteli i quajti vetë rrëfime ose rrëfenja. Ato dallohen për mënyrëne veçantë me të cilën autori komunikon me lexuesin. Të duket sikur ai flet drejt përdrejt me lexuesin.Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë fragmentin në krye të tekstit për të kuptuar se:Ç’janë rrëfenjat?Cili është ndryshimi midis Mitrush Kutelit dhe autorëve të tjerë tregimtarë?Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje përgjigjet e nxënësve dhe ndalet te ndryshimiqë ekziston midis Mitrush Kutelit dhe prozatorëve të tjerë.Për ta kuptuar më mirë nxënësit formulimin rrëfen rrëfimin për ngjarjen. Ai/ajoshkruan në tabelë:RRËFIMTARI – RRËFEN - RRËFENJËN PËR NGJARJEN – LEXUESITMë pas drejton pyetjet:- Kush është rrëfimtari? (Mitrush Kuteli)- Çfarë rrëfen ai? (rrëfimin)- Ku mbështetet ai në rrëfenjën e tij? (Mbi një ngjarje të lexuar / a dëgjuarnë krijimtarinë gojore.)- Kujt ia rrëfen rrëfimin për ngjarjen? Dëgjuesit / lexuesit.- Cili është roli i Kutelit në skemën e dhënë? I ndërmjetësit mes rrëfimit dhelexuesit.58Hapi III. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve tregimin nga është shkëputurfragmenti, temën që trajton (gjakmarrja) si dhe mbylljen e tregimit.Ai/ajo thekson se ky fragment është shkëputur nga fillimi i tregimit të MitrushKutelit, sepse qëllimi i autorëve është t’u bëjë të njohur veçoritë e rrëfenjës, prozëssë Kutelit, e cila ruan në njërën anë karakteristikat e prozës popullore dhe në anëntjetër mbart tiparet e prozës së shkruar duke siguruar një bashkëjetesë të këtyre dytipave të shkrimit. Pra, thelbësore në krijimtarisë e këtij autori është krijimi i prozësmoderne shqiptare duke ndjekur modele të prozës popullore. (Ky informacion duhett’u jepet nxënësve për të kuptuar prozën e Kutelit.)Më pas i drejton nxënësit në tekst. Duke parë ngarkesën me fjalë dialektore, nëfillim leximi bëhet nga mësuesi e shpjegimi i fjalëve të reja e më pas nga dy nxënës.Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor” për t’iu dhënë përgjigje pyetjevetë ushtrimit 1, 2, 3.


Libër mësuesiUshtrimi 1. Rrëfimi i Mitrush Kutelit përmblidhet me një fjali p.sh.: Jetonte dikurfisi i Gjonomadhëve i cili shquhej për burra trima, punëtor e zemërflori dhe të gjithëkishin vdekur në shesh të burrave.Ushtrimi 2, 3 punohet nëpërmjet organizuesit grafik: Fisi i GjonomadhëveFragmente ngarrëfenjaÇ’ndjenja e mendimeju shkaktojnë këto fjalë?Ç’tipare të karakteritdalin nga këto fjalë përfisin e Gjonomadhëve?... më thoni me fjalëburri a kanë qenë vallëkëta trimat tuaj mëtrima se ata tëGjonomadhit...... Për nj’atë qell qëna fal e për këtë dhe qëna mban në di të ketëpatur në male trima mikëta të Gjonomadhit....kanë qenë trima tëndjerë....Trimërija ka qenëpër ta si deti për ujin esi qelli për shpendët....Trima kanë qenë,që nga djepi e gjer nëvarri....kanë qenë përpunë shpate e dyfekuqë i punonin nipstërnipi.Po dhe përnj’atë zembër flori.Ndjenja: Ndiej admirime respekt për trimërinë etyre.Mendimi: Fisi iGjonomadhëve ka qenëfis trimash.Ndjenja: Respekt përpunën e tyre. Kanë qenëpunëtorë e zejtarë armështë njohur. Vlerësoj dherespektoj zemërgjerësinëe këtij fisi të njohur jovetëm për pushkë e punë,por edhe për zemrën emadhe.Trima të lindur.Punëtorë të palodhure zejtarë të njohur.Shpirtmirë e bujarë.59Hapi V. Kalohet te rubrika: “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Punohen ushtrimet 4, 5, 6, 7.Ushtrimi 4. Ky ushtrim plotësohet e argumentohet mbështetur në informacionine dhënë për veçoritë në stilin e Kutelit.Ushtrimi 5. Nxënësit plotësojnë në tekst fjalët kyç nëpërmjet të cilave Kuteli dotë mbajë zgjuar kureshtjen e lexuesit.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Kush e solli Doruntinën(ora e parë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IVKoha: 45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të identifikojë veçoritë e tregimit e të novelës.♦ Të tregojë synimi e shkrimit të novelës “Kush e solli Doruntinën”, duke e vënëveten në rolin e autorit.♦ Të tregojë subjektin e novelës “Kush e solli Doruntinën”, duke e vënë veten nërolin e njërit prej personazheve, Stresit.♦ Të lexojë fragmentin për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të shtruara në rubrikën:Reflektimi kuptimor.Materiale dhe mjete mësimoreMetoda dhe teknika mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Empatia• Copëza bisede të autorit Ismail Kadare • Ftesë për çajshkëputur nga librat• Diskutim• Dialogë me Alain Bosquet (Alen Boske)• Ftesë në studio• Fisha të vogla në të cilat janë shkruar pyetjet drejtuar dy interpretuesve.Punë përgatitore60Mësuesi/ja përzgjedh dy nxënës, njëri do të interpretojë rolin e autorit të novelësIsmail Kadare, kurse nxënësi tjetër rolin e njërit prej personazheve kryesore, Stresit.Nxënësve u jepet, sipas rolit që do të interpretojnë, informacioni i mëposhtëm,shkëputur nga veprat e Kadaresë, i cili synon: së pari, të tregojë synimin e autoritKadare për shkrimin e novelës.Së dyti: nëpërmjet Stresit nxënësit të njihen me subjektin e novelës për të kuptuarku mbaron balada dhe ku fillon tregimi i Kadaresë.Informacioni që do të përdorë nxënësi në rolin e Kadaresë është:Nxënësi: Cila është shtysa që këtë baladë të vjetër e të njohur nga ne e solle nëformën e një novele, në prozë moderne?Kadare: Motivi i ringjalljes më ka grishur gjithmonë, për faktin se është një ngamë tipikët e eposeve e baladave, e legjendave tona. Si ballkanas të vjetër, shqiptarëti kishin të gatshme motivet e kalimit nga jeta në vdekje dhe anasjellas, për vetështratin e hershëm pagan të kulturës autoktone. Ju besoj se e njihni kuptimin efjalës pagan apo jo?Nxënësi: Po, zoti Kadare, vazhdoni.


Libër mësuesiKadare: Pra, asgjë më mirë se balada e Kostandinit nuk i kishte aq të përsosuramjetet për këtë: motivet kompozicionale, platformën estetike dhe mesazhet me atëngarkesë tragjike të fatit kombëtar. Unë e adhuroj kryemjeshtrin popull dhe nisa tëekspozoj për pak kohë brilantin e tij të ruajtur me xhelozi nëpër mjegullat mitike tëkohës, nën diellin e arsyes të shekullit të modernizmit.Nxënësi: Ç’të re i shton novela krijimit të hershëm?Kadare: Siç kam thënë edhe te libri: “Dialogë me Alain Bosquet” (Alen Boske),unë kam synuar të krijoj fytyrën autentike e të gjithhershme të Shqipërisë. Te figura eKostandinit unë mishërova intuitën e Arbrit që ndiente rrezikun e fatit historik. Në novelëntime Kostandini del me pamjen e vizionarit largpamës nga ata që themelojnë oseringjallin kombe dhe epoka. Idetë e tij për krijimin e strukturave të identitetit kombëtarbrenda njeriut arbër, të tilla që t’u rezistonin përplasjeve që priteshin të ngrinin tallaze tëlemerishme. Arbri duhet t’i merrte ligjet, burgjet, dekretet, vendimet nga bota e jashtmedhe t’i strehonte ato brenda për brenda njerëzve kur të afrohej stuhia. Ai duhet ta bëntekëtë, ndryshe do të fshihej nga faqja e dheut. Kjo fillonte nga besa.Nxënësi III: Zoti Kadare për çfarë stuhie e keni konkretisht fjalën, sepse nukbesoj se po flisni për luftërat e pushtimet që janë zhvilluar në baladë. Mund të na ezbuloni nëntekstin e kësaj fjale.Kadare: Kini të drejtë, duhet të jem më i hapur, më i thjeshtë në shprehjen emendimeve të mia, sidomos me ju. Në fillim të bisedës me ju përmenda se në këtënovelë synoja të krijoja fytyrën autentike të gjithhershme të Shqipërisë që, kurshqiptarët të zgjoheshin e të dilnin nga izolimi, të mos hutoheshin në kaosin epërgjithshëm. Ajo duhet të ishte me fytyrë krejt shqiptare dhe me Besë që të mund tëmbijetonte përballë modernizimit, ritmit marramendës të egër së shoqërisë njerëzore.Këtë mesazh kërkoja të jepja për kohën e shkrimit të novelës, koha e izolimit tëmadh totalitar, por dhe për sot realizohet nëpërmjet rizgjimit të burimeve të hershme,rikthimit të vështrimit atje ku ka nisur ngjizja e vetëdijes së kombit si një i tërë.Nxënësi IV: Faleminderit zoti Kadare. Biseda me ju ishte e nevojshme sepsevështirë do ta kishim të kuptonim nëntekstet tuaja, siç tha dhe një nga shokët e mi.Kadare: Kënaqësia ishte imja dhe faleminderit që tregoni interes për veprëntime. Personazhi im Stresi do t’ju tregojë me pak fjalë subjektin e veprës sime përtë kuptuar më mirë se ç’elemente të rinj i solla baladës së hershme.Kapiteni Stres: Tregimin do ta nis që nga momenti kur marr vesh kthimin eçuditshëm të vajzës së vetme të Vranajve nga një vis i largët i Evropës Qendrore,sepse me pjesën tjetër të historisë ju jeni njohur në baladë. Quhem Stres, jamkapiteni i një konteje të Arbrit, një nëpunës i perandorisë së Bizantit, që ka përdetyrë të ruajë rendin nga keqbërësit. Marr vesh për kthimin e Doruntinës nga njëvis i largët i Evropës Qendrore. Por bashkë me lajmin e kthimit vjen dhe dyshimipër një krim, nëna plakë dhe vetë Doruntina janë në prag të vdekjes, madje më epabesueshmja, Doruntina paskësh thënë se e solli vëllai i vogël, i vdekur bashkëme vëllezërit e tjerë para tre vjetësh. Është e natyrshme që unë duhet të zbulojaçelësin e intrigës se kush e solli Doruntinën. Nisa të mbledh e të kërkoj informacionee fakte për të provuar se këtu fshihet një gënjeshtër e zakonshme, një mashtrim,një aventurë a diçka tjetër. Po për çudi, informatorët e mi kudo nëpër principatë epërtej kufijve, madje edhe të dërguarit e burrit të Doruntinës nga Bohemia e lagëtprovuan vërtetësinë e mjaft prej thënieve të saj.61


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Nxënësi V: Kapiten Stresi çfarë shkaktoi te ty ky kthim i mistershëm i Doruntinës?Kapiten Stresi: Kthimi i Doruntinës zbuloi tek unë, një botë trazimesh, brengash,pengjesh dhe ndjenjën e pikëllimit që shkaktoi martesa e saj larg. Ndjenja e hershmee dashurisë për Doruntinën vazhdon të jetojë qetësisht te unë si një plagë e vjetër,që rrinte mënjanë e papërzier me ngjarjen që posa kishte ndodhur.Nxënësi VI: A e besuat ju Doruntinën në atë që thoshte?Kapiten Stresi: Fillimisht jo, pasi në punën time unë bëra dy gabime të pafalshme:e para, nuk arrita të pyesja nënën para se të vdiste për çka pa atë natë dhe, së dyti;mangësia në urdhrin tim të parë. Unë kërkoja të dhëna në bujtinat dhe kontetëpërqark për ardhjen e dy personazheve, një grua dhe një burrë në të njëjtin kalë,deri më datën 11 tetor, por nuk kërkova kapjen e udhëtarit të vetmuar që do tëpërpiqej të ikte pas asaj nate, por më pas as u përpoqa të provoja të kundërtën,edhe pas pohimit banal të shtegtarit të çuditshëm se e ka sjellë ai Doruntinën.Urdhërova të vihet në torturë, pas shumë përpjekjesh të tij ai në fund pranoi që nukishte e vërtetë që e kishte sjellë ai Doruntinën. Brenda meje u ngjit në formëpsherëtime prej thellësive të mia pyetja: Ç’pate që u ngrite që nga dheu...? Ç’mesazhdoje të na sillje...?Nxënësi VII: Pra, ti beson se Doruntinën e solli Kostandini?Kapiteni: Po. Ja përse unë e shpall dhe e rishpall se Doruntinën nuk e solliaskush tjetër veçse vëllai i saj Kostandini, fjala e dhënë e tij, besa e tij. Duke esjellë Kostandini e sollëm të gjithë: unë, ju, të vdekurit që pushojnë atje te kisha.Nxënësi VII: Faleminderit, kapiten Stresi, falë rrëfimit tuaj ne do të kuptojmë më mirëtemën e re mësimore dhe secili prej nesh besoj se e kuptoi titullin e novelës: Kush e solliDoruntinën. Fjalia pyetëse pa intonacion pyetës do të thotë se ne si lexues e dimë përgjigjen:mekanizmi që e krijoi është ende gjallë, se shqiptarët si komb janë ende në udhëkryq.Zhvillimi i mësimit62Hapi I. Mësuesi/ja u prezanton nxënësve temën e re mësimore të cilën e shkruannë tabelë. Më pas u thotë:- Kjo orë mësimore do të zhvillohet në dy etapa.Në etapën e parë ju do të njiheni me dy të ftuarit tanë: zotin Ismail Kadare dhe personazhine veprës së tij, Kapiten Stresi, të cilët do të interpretohen nga dy shokët tanë.(P.S. Nëse nxënësit e kanë të vështirë të hyjnë në rolin e Kadaresë këtë le ta bëjëvetë mësuesja). Të dy të ftuarit do t’u njohin ju, me synimin e shkrimit të kësaj novele,të thënat e të pathënat e drejtpërdrejta si dhe me subjektin e novelës.Mësuesi/ja të krijojë në klasë një mjedis fizik të përshtatshëm, ku dy të ftuarit tëjenë në qendër të saj, për të interpretuar si dhe për të qenë në qendër të vëmendjessë nxënësve, shokëve të tyre.Në etapën e dytë do të njihemi me veçoritë e tregimit dhe të novelës si dhe merubrikën: Reflektimi kuptimor.Hapi II. Pasi nxënësit njihen me të gjithë informacionin e përgatitur në etapën eparë, falënderojnë shokët për punën e mirë e të lodhshme, nxënësit njihen mëveçoritë e tregimit. Ata duhet t’u përgjigjen pyetjeve të mësuesit, përgjigjet e tëcilave do t’i shkruajnë në skedat e verdha e do t’i ngjisin në libër.


Libër mësuesi1. Ç’është tregimi?2. Cila është zanafilla e shkrimit të tij?3. Si paraqiten elementet e subjektit në tregim.Skedan Tregimi është lloji më i shkurtër i prozës.n Zanafilla e tij janë legjendat, përrallat, gojëdhënat.n Zakonisht tregimi ka një personazh qendror, ndërsa personazhet e tjerajanë në funksion të tij.n Subjekti është i thjeshtë, konflikti i ngjeshur.Më pas nxënësit dallojnë në informacionin e dhënë në tekst veçoritë e novelës,të cilat i nënvizojnë me laps dhe plotësojnë skedën.Skedan Novela është një lloj proze, më e shkurtër se romani por më e gjatë se tregimi.n Ka një numër të kufizuar personazhesh.n Ngjarjet zhvillohen rrotull një motivi qendror dhe arrihet në përfundim të befasishëm.n Ka ngjashmëri me përrallën, kur gërshetohen elementet reale me ato fantastike.n Rrëfimi i autorit mbizotëron në raport me dialogun.Hapi III. Kalohet në lexim në heshtje të pjesës. Udhëzohen nxënësit që gjatëleximit të nënvizojnë me laps: kohën, vendin ku zhvillohet ngjarja, personazhetkryesore të fragmentit, ngjarjet kryesore, mbyllja e ngjarjes.Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve, të cilët çdo përgjigje e konkretizojnëme fjalët a grupet e fjalëve të nënvizuara. Nxënësit zbulojnë mesazhin e baladës,i cili shkruhet në tabelë.Ushtrim 2: Nxënësit e kanë të lehtë të dallojnë çastin ku mbaron balada: vdekjae nënës dhe DoruntinësNjë në prag e një në derë, plasnë si qelqe me verë.Tregimi i Kadaresë nis me futjen e personazhit të Stresit, i cili heton kthimin eçuditshëm të Doruntinës.Ushtrimi 3: Përgjigjja e nxënësve për pyetjen e shtruar në tekst mund të jetë:me kohët moderne.Argumentin (nëse nxënësit e kanë të vështirë të japin) ta japë mësuesi/ja: Stresika aftësi shtetare e sensin praktik. Ai është i aftë të ngrejë e zbatojë me kujdes njëstrategji të tërë psikologjike, diplomatike, politike brenda lojës së pushteteve tëkohës, i cili i flet së sotmes dhe së ardhmes.Ushtrimi 4: Nxënësit i japin përgjigje kësaj pyetje mbështetur në informacionin elexuar dhe të dëgjuar në etapën e parë. Besa nuk përmendet, por nënkuptohet nëdialogun që zhvillohet midis Doruntinës dhe Stresit. Të dy e dinë besën që kadhënë Kostandini për ta sjellë motrën pranë familjes sa herë të jetë e malluar.63Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. Mësuesi/ja përgëzon nxënësit që interpretuansi dhe ata që morën pjesën në diskutim.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Kush e solli Doruntinën (ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IVKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:♦ Të japë gjykimin e tij për gjendjen psikologjike të dy personazheve të novelës:nënës, Doruntinës.♦ Të përshkruajë ndjenjën e fshehur të dashurisë së Stresit për Doruntinën.♦ Të evidentojë gërshetimin e elementeve fantastike të baladës me elementet eprozës moderne.♦ Të shpjegojë efektin e figurshëm të fjalëve të krijuara nga autori.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti: “Gjuha shqipe 8”• Tabela• Shkumësa me ngjyra• Fletore• LapsaMetoda dhe teknika mësimore:• Ditar dypjesësh• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I: Mësimi nis me rubrikën “Reflektimi gjuhësor e stilistik”. Fillimisht mësuesi/ja rikujtonnjohuritë për veçoritë e tregimit, novelës. Këtë mësuesi/ja e realizon përmes pyetjeve.Më pas udhëzon nxënësit të punojnë ushtrimin 5. U kërkon të thonë vetën në tëcilën bëhet rrëfimi në këtë novelë.Nxënësit: Rrëfimi në këtë novelë bëhet në vetën III. Rrëfyesi nuk është pjesëmarrësnë ngjarje.64Ushtrimi 6: U kërkon fillimisht nxënësve të dallojnë elementet fantastike tëbaladës, më pas ato të prozës moderne dhe të diskutojnë si janë gërshetuar ato.Elementi fantastikRingjallja e KostandinitUdhëtimi i Doruntinës mevëllanë e vdekurBiseda e zogjveShndërrimi i objekteveRrasa – kalëBalta – në shalë etj.Elementi i prozës moderneLigjërimi është bashkëkohës në gjuhë.Rrëfyesi është ndërlidhës i mesazheve nga eshkuara në të tashmen e të ardhmen.Modernizohen karakteret letrare të përshkruaranë mënyrën e të menduarit e të ndjerit, dijet,synimet, madje dhe mjediset e kryekatundit dheinstitucionet e shtetit etj.E më pas diskutojmë si janë gërshetuar ato.


Libër mësuesiUshtrimi 7: Nxënësit njihen me autorësinë fjalëve të dhëna në tekst, mësuesi/ja utregon se Kadareja shquhet për krijimin e fjalëve të reja me brumin e shqipes. Ai ështëi bindur që ato kanë ekzistuar dikur dhe janë zhdukur si shumë brilante të tjera tëkulturës nëpër katrahurën rrënuese të dy mijë shekujve, luftë për mbijetesë. Këto fjalëkanë zënë vend në fondin e gjuhës së letërsisë sonë. Nxënësit gjejnë vendin ku përdorenkëto fjalë dhe më pas shpjegojnë efektin e tyre të figurshëm (atë të hiperbolës).Vendi – momenti i kthimit të çuditshëm të Doruntinës pranë familjes së saj.Përdorimi i tyre dëshmon përkujdesjen për fisnikërinë sado tragjik të figurave sidhe karakterizimin e kohës me anë të gjuhës.Ushtrimi 8 është krijuar nga grupi i punës për të hyrë brenda botës shpirtërore tëdy personazheve kryesore e për të kuptuar ç’ndodh brenda saj.Ky ushtrim do të realizohet përmes ditarit dypjesësh.FragmentiSytë e saj vazhduan ta vështronin drejtStresin, sikur kërkonin diçka prej tij...Pyetje: Çfarë mund të kërkonin sytë e nënësnga Stresi?Në zemër ndjeu një sëmbim...Pyetja: Si është dashuria e Stresit përDoruntinën?Me ç’shprehje stilistike e jep autori atë?Ajo nuk ia hiqte sytë, me atë boshësi tëpashpresë në mes.Pyetje: Çfarë ju kujton detaji i syve bosh?Krahasojini dy momentet dhe shpjegonindryshimin.Stresi u përpoq të gjente shenjat eçmendurive në sytë e saj...Pyetje: Nëse nuk kishte shenja çmendurieçdo të thotë kjo për ju?Ishin ca lot tjetër lloj, gjysmë të dukshëm,gjysmë të prekshëm...Pyetja: Pse qan Stresi dhe jo Doruntina?Ai u përkul prapë mbi gruan e re dhe ilëmoi dorën. Sytë e saj të zmadhuarjashtë mase diçka përpiqej t’i mbushte.Pyetja: Çfarë do të shprehë ai me këtëgjest dhe cila është pasoja ?Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.KomentimiNëna kërkon shpjegim për atë çudi dhetmerr që ka ndodhur.Do të zbulojë të vërtetën etj.E bukur dhe thellësisht e vërtetë. Ka brendasaj dhe tragjizëm (e humbi), dhimbjegërryese, ndjenjë e pashprehur.Më kujton ato të nënës në fragmentin eparë. Vështrojnë drejtpërsëdrejti të njëjtinpersonazh, Stresin.Janë në të njëjtën gjendje psikologjike.Ndryshimi: Nëna shpreson e kërkon ndihmëpër zgjidhjen e kësaj çudie dhe tmerri që kandodhur. Sytë e Doruntinës janë bosh tëpashpresë.Fillon të besojë se Doruntinën e solliKostandini.Stresi qante, sepse e ndjeu se po ehumbiste përgjithmonë, kurse Doruntinaishte në momentet e fundit të jetës.65Detyrë shtëpie: Nxënësit japin argumentet e tyre nëse novela eKadaresë është përshtatje apo krijim origjinal.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Vdekja e Ali Pashës (ora e parë)Rubrika:Të lexojmëVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të hulumtojë rreth historisë së jetës së Ali Pashës.♦ Të lexojë fragmentin e dhënë për të dalluar:rrëfimtarin,personazhet,vendin ku zhvillohet ngjarja,momentet kryesore nëpër të cilat kalon zhvillimi i ngjarjes.♦ Të diskutojë rreth pyetjeve të shtruara në rubrikën “Reflektimi kuptimor”.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”.• Fletore, lapsa me ngjyra,• Informacione, fakte, dëshmi, foto,këngë për Ali Pashën.Punë përgatitoreMetoda dhe teknika mësimore• Hulumtim• Organizues grafik• Stuhi mendimi• Lexim me kodim• DiskutimU kërkohet nxënësve të hulumtojnë për të grumbulluar informacione për jetën eAli Pashës (fakte, të dhëna, foto, vlerësime për të, këngë...)Zhvillimi i mësimit66Hapi I: Mësimi nis me pyetje rreth romanit si lloj letrar.1. Ç’është romani?2. Cila është forma e tij e vjetër?3. Ç’ndryshime ka midis poemës epike e romanit?4. Ç’tema trajtohen në poemën epike? Po në roman?5. Në varësi me temën që trajtojnë, ç’lloj romanesh ka?Nxënësit u japin përgjigje pyetjeve të shtruara e më pas hapin librin në faqen 47. Lexojnëinformacionin e dhënë për romanin duke plotësuar edhe skedën përkatëse, e cila do të ishte:Romani• Lloji më i gjatë dhe më i rëndësishëm i prozës.• Forma e tij e vjetër është poema epike.• Nga poemat epike ka trashëguar rrëfimin objektiv.• Romani ka ndërtim të ndërlikuar: disa linja, disa tema.• Romani trajton temë heroike, historike, shoqërore, psikologjike...• Në varësi me temën që trajton, romani mund të jetë historik, shoqëror, psikologjik...


Libër mësuesiHapi II: Mësuesi i njeh nxënësit me temën, të cilën e shkruan në tabelë. Bën tënjohur veprën nga është shkëputur pjesa, autorin e saj duke nënvizuar se romani“Ali Pashë Tepelena” e merr temën nga ngjarje të vërteta historike – pra, ështëroman historik. Këtu gërshetohen ngjarjet e vërteta me ato të trilluara nga autori,personazhet reale dhe personazhet e trilluara.Hapi III: Pyeten nxënësit:Ç’dini për jetën e Ali Pashë Tepelenës?Në këtë moment shfrytëzohen informacionet e sjella nga nxënësit. Lexohen informacioneqë lidhen me jetën, luftërat, bëhet ilustrimi me pamje; dëgjohen vargje a këngë. U kërkohetnxënësve të jenë të vëmendshëm, të japin fakte, kuriozitete për të plotësuar, por të mospërsëritin njëri-tjetrin. (Materialet që lidhen me vlerësime për figurën e A. Pashës nga tëhuaj a vendas të shfrytëzohen në orën e tretë, në rubrikën “Të folurit”).Kjo veprimtari të mos i kalojë 10 minuta. Përgëzohen nxënësit për punënhulumtuese.Hapi IV: Lexohet fragmenti “Vdekja e Ali Pashës” në heshtje me qëllim që tëdhënat të ndihmojnë për të plotësuar organizuesin grafik. Gjatë leximit nxënësitnënvizojnë me ngjyrën që i përgjigjet numrit të çdo pyetjeje: 1. - e kuqe;2. - e verdhë; 3. - blu; 4. - e gjelbër e më pas bëjnë plotësimin e organizuesit grafik.1. Cili është rrëfimtari?2. Cilat personazhe që shfaqen në këtë fragment?3. Në ç’vend/ mjedise zhvillohet ngjarja?4. Cilat janë momentet kryesore nëpër të cilat kalon zhvillimi i ngjarjes?Rrëfimtari Personazhet Vendi Momentet kryesoretë ngjarjesAutori Ali Pashan Ali Pasha mendon...Hasan Pashan Ardhja e HasanTrimat e A. PashësPashës.Oficerët turqKalaja e JaninësKanapeja eqoshkut,Oborri i kalasëQoshkun Biseda ndërmjetAliut dhe H. Pashësn Qëndrimi burrëror iA. Pashësn Fundi i A. Pashës67Hapi V: Kalohet në rubrikën “Reflektimi kuptimor”.Realizimi i kësaj rubrike tashmë kalon duke diskutuar përgjigjet e dhëna nëorganizuesin grafik. Nxënësit mund të lexojnë edhe pjesë nga teksti për të dhënëmë të plotë figurën e A. Pashës. Për ushtrimin 5 të kësaj rubrike nxënësin e ndihmonorganizuesi grafik, përgjigjja e pyetjes 4. Mësuesi/ja, në varësi të kohës mund tëkërkojë nga 2-3 nxënës të ritregojnë pjesën (zinxhir).Në përfundim vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen aktive në çdo hap të orës;për përgjigjet e sakta; për të shprehurit bukur.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Vdekja e Ali Pashës (ora e dytë)Rubrika:Të lexojmëVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të gjejë fragmentin ku jepet gjendja shpirtërore e A. Pashait të zhgënjyer.♦ Të japë gjykimin e tij për qëndrimin e A. Pashës përballë vdekjes.♦ Të listojë cilësitë e A. Pashës që dalin në këtë pjesë.♦ Të dallojë figurat letrare dhe shprehjet e figurshme që janë përdorur në këtëpjesë duke shpjeguar kuptimin e tyre.Materiale e mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Tabela• Shkumësa me ngjyraMetoda e teknika mësimore• Harta semantike e personazhit• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I: Mësimi nis me rubrikën “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Punohen ushtrimet 6- 8.Ushtrimi 6/a. U kërkohet nxënësve të dallojnë fragmentet ku del gjendjashpirtërore e personazhit kryesor, A. Pasha, sipas kërkesave të tabelës.68Gjendja shpirtëroreI zhgënjyerI dëshpëruarQëndrimi që mban personazhiKur A. Pasha rri në kanapenë e qoshkut, e di se koha etij ka përfunduar dhe vdekja e pret. Ai kujton të kaluarëndhe ndien dhimbje për tradhtinë që i është bërë.Dorëzimi i kalasë i sjell aq dhimbje sa i duket se pihelm. Ndihet i tradhtuar, por i vendosur për të vdekurme armë në dorë.6/b. Për dy vlerësimet e Aliut për vdekjen nxënësit të japin mendimin e tyre, si:Ç’kuptojnë me to?Cilën vdekje zgjodhi ai? Pse?6/c. Listohen cilësitë e A. Pashës që dalin në këtë pjesë: p.sh., trim, guximtar, izgjuar, strateg...6/d. Në alternativat e dhëna nxënësit zgjedhin ndjenjën që përjetojnë pasi lexojnë pjesën.Pasi plotësohet çdo nënkërkesë e ushtrimit 6, nxënësit diskutojnë rreth tyre.


Libër mësuesiUshtrimi 7: Për të dalluar shprehjet e figurshme nxënësit rikthehen në tekst e mëpas plotësojnë tabelën e dhënë.Shprehja e figurshmeÇdo gjë e ka një fillim...mbarim, edhe ylliKomenti imGjithçka lind, jeton, vdes, dhe ashtu si ylli qëkëputet në qiell, edhe Ali Pasha do të kishte fundin etij. Kjo jepet me anë të krahasimit.Ushtrimi 8: Pasi nxënësit shkruajnë të kundërtat e shprehjeve të dhëna i përdorinnë fjali e më pas shpjegojnë ngarkesën që kanë në secilin rast.Pas përgjigjeve të dhëna në çdo ushtrim mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve.Tema: Ali Pashë Tepelena nëpikturat e artistëve të huajRubrika:Të foluritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të listojë cilësitë e Ali Pashë Tepelenës duke i ilustruar ato me vargje, fragmente,fakte e dëshmi historike të hulumtuara prej tyre.♦ Të diskutojë rreth dy pikturave të piktorëve Bersford e Dypre.♦ Të krahasojë portretin e Ali Pashë Tepelenës të dhënë në pikturë nga Dypreme portretin që përshkruan Sabri Godo.Materiale dhe mjete mësimoreMetoda e teknika mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”,• Tabela, shkumësa me ngjyra,• Informacione të hulumtuara e tëgrumbulluara nga nxënësit për figurën e A. Pashës,• CD me muzikë e këngë popullore kushtuar A. Pashës.Zhvillimi i mësimitHapi I: Mbështetur në informacionin që jep Sabri Godo në fragmentin “Vdekja eAli Pashës”, faktet, dëshmitë, vlerësimet, këngët që keni sjellë në klasë, diskutoni:Vargje nga populli.Si vjen portreti i Ali Pashës?Ali PashëTepelenaTrimI zgjuar• Pema e mendimit,• Rruga e krahasimit,• DiskutimZemra jote me çikaSyri yt me shtatë dritaO gjarpri pika – pikaKollaj s’të qasej e liga69Diplomat i suksesshënGjarpër e astrit në udhëMik me turq, mik me kaurë


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Nxënësit ilustrojnë çdo cilësi të Ali Pashës me vargje, fragmente, fakte historikeqë dëshmojnë se ky personazh e mbart këtë cilësi. Pasi përfundon portretizimin ekësaj figure, mësuesi/ja vendos në magnetofon këngën kushtuar Ali Pashës.Hapi II: Në këtë hap mësuesi/ja i drejton nxënësit në tekst, f. 50, për të diskutuarrreth dy pikturave të artistëve të huaj. (P. Bersford; L. Dypre).Fillimisht nxënësit njihen me historinë e krijimit të pikturave e më pas vëzhgojnëme kujdes arkitekturën e përdorur në ndërtim, stili që është përdorur, dekori i këtijmjedisi, ngjyrat e përdorura e më pas vëzhgojnë personazhet brenda pikturës.Këtë mësuesi/ja e paraqet skematikisht në tabelë.VËZHGIMI YNË(Për pikturën e Besfordit)MJEDISI FIZIKÇ’funksion kryen ky mjedis?PERSONAZHETarkitekturastili i përdorurdekori, ngjyratveshjaqëndrimielementet që gërshetohen në veshjene këtyre personazhevePiktura II (L. Dypre)Mësuesi/ja e nxit diskutimin me pyetjet:- Si e përcjell te ju figurën e Ali Pashës, Dypre?- Përqendroni vëmendjen te qëndrimi i Ali Pashës në varkë, pozicioni i ndjenjës,shikimi i tij, ç’gjendje shpirtërore tregon, në ç’moment, veshja e ngjyrat e saj, njerëzitqë e shoqërojnë.- Mbështetur në ngjyrat e natyrës, a mund të përcaktoni çastin kohor?Nxënësi i përmbledh të gjitha të dhënat dhe diskuton rrjedhshëm e lirshëm sipaskëndvështrimit të tij.70Hapi III: Në këtë hap të fundit mësuesi/ja realizon krahasimin e portretit të AliPashës në pikturën e Dypresë me atë që përshkruan shkrimtari S. Godo. Nxënësitdallojnë ngjashmëritë si dhe vendin ku ato janë dhënë.Në përfundim të mësimit recitohen vargje nga Bajroni për Ali Pashën nga poema“Çajld Harold”. Udhëzohen nxënësit t’i recitojnë ato me intonacion e ndjenjë.Shënime për mësuesin: Informacioni i mëposhtëm do të ndihmojë për njëinterpretim të saktë të pikturave të dhëna në tekst.Piktura I: Për të interpretuar arkitekturën e përdorur në këtë mjedis të kihenparasysh raportet njerëz-mjedis.(figurat e njerëzve të vogla, mjedisi i madh)dhe dritare-mjedis (dritare shumë të mëdha që i përkasin një mjedisi të madh).Të bien në sy kolona të zbukuruara, tavanet e ngritura të zbukuruara me relieve,që i përkasin stilit bizant; dritare me harqe të po këtij stili; ngjyra e verdhë e florinjtë(ngjyra të ngrohta, të preferuara për kohën).


Libër mësuesiPiktura II: Në qendër të pikturës është portreti i Ali Pashës, për të treguar se objektivii piktorit është përqendruar te ky personazh. Personazhet e tjera janë plotësuese.Pozicioni i Ali Pashait – gjysmë shtrirë, profil, në një moment çlodhjeje, qetësie,meditimi. Mënyra e të mbajturit të cigarishtes, madhësia e saj, tregojnë për karakterine tij burrëror e autoritar.Veshja – pasqyron kohën në të cilën jetoi, gërshetim i veshjes së krahinës sëjugut me atë të ushtrisë osmane.Ngjyrat – dominon e kuqja me nuancat e saj; e bardha, e verdhaSfondi gri në të bardhë na bën të mendojmë për një mot të vrenjtur.Tema: Odin Mondvalsen -roman modern (ora e parë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të diskutojë rreth lirive e të drejtave të njeriut: liria e fjalës, e besimit.♦ Të identifikojë veçoritë e romanit modern.♦ Të lexojë fragmentin e dhënë për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth subjektit.♦ Të ndërtojë organizuesin grafik të personazhit të mbështetur në tekstin e dhënëdhe në imagjinatën e tij.♦ Të shkruajë një ese me temë: “Më lejo të flas”.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”,• Tabak i bardhë ku janëshkruar pyetjet e konkursit• Fletore, lapsa, skedaMetoda dhe teknika mësimore• Konkurs, organizuesi grafik“Odin Mondvalsen”• Diskutim• Ditari dypjesësh.Zhvillimi i mësimit71Hapi I. Mësuesi i njeh nxënësit me temën e re mësimore të cilën e shkruan nëtabelë. Sqaron nxënësit kjo orë mësimore do të zhvillohet në dy etapa. Në etapëne parë do të zhvillohet një konkurs, i cili është mjaft i dobishëm për mësimin e tëdrejtave të njeriut. Kjo është një rrugë për të parë se sa i njohin nxënësit ato.Mësuesi/ja ngjit në tabelë tabakun e bardhë ku janë shkruar pyetjet e konkursit:A mund të mendoni për...n Një të drejtë të njeriut?n Një vend ku shkelen të drejtat e njeriut?n Një dokument që shpall të drejtat e njeriut?


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”n Një grup që ka qenë i persekutuar në të kaluarën?n Një vend ku njerëzve u mohohen të drejtat për shkak të besimit të tyre?n Një organizatë që lufton për të drejtat e njeriut?n Një vend ku njerëzit torturohen?n Një film apo libër mbi të drejtat e njeriut?n Një e drejtë e mohuar në shkollën tuaj?n Një e drejtë që duhet ta kenë të gjithë fëmijët?n Një e drejtë që e kanë prindërit tuaj, por jo ju?n Një e drejtë që nuk u është shkelur kurrë?Zgjedhjet: Nëse ju keni në shkollë aparat fotokopjimi, vizatoni një rrjetë me katrorënë një fletë formati, shkruani një pyetje në çdo katror dhe bëni një kopje për secilinnxënës.Pyetjet mund të shkruhen në tabelë ose i lexoni ato.Ecuria: Drejtoni pyetjet me radhë, duke kërkuar që nxënësit të japin përgjigje tëcilat i shkruani në tabelë. Mund të ketë më shumë se një përgjigje për një pyetje.Inkurajoni nxënësit të diskutojnë përgjigjet e tyre.Nxënësit ndoshta nuk do të jenë në gjendje t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve.Përgjigjet e tyre mund të jenë jo ato të duhurat, p.sh., ata mund të mos e dinë qëtortura përdoret edhe në demokracitë perëndimore. Qëllimi i konkursit është ngritjae çështjeve të të drejtave të njeriut, jo marrja e përgjigjeve të sakta.Pyetjet të cilat ngrenë çështje në lidhje me temën e mësimit nënvizojini, se mundtë formojnë bazën e diskutimit të ardhshëm. Kjo veprimtari të mos i kalojë 15’.72Etapa e dytë: Në këtë etapë mësuesi/ja i njeh nxënësit me romanin nga ështëshkëputur fragmenti me të njëjtin titull, llojin dhe veçorinë e tij dalluese në lidhje meromanin tradicional.Nxënësit plotësojnë skedën me veçorinë e romanit modern.SKEDAn Rrëfimet e tij nuk janë të zakonshme, si në romanin tradicional.n Ka përmbysje të rregullave për qëllime stilistike.Më pas kalohet në leximin e fragmentit nga dy nxënës.Hapi III. Mësuesi/ja drejton pyetjet e mëposhtme për të zbuluar se sa e kanëkuptuar nxënësit brendinë e këtij fragmenti.- Kush është personazhi kryesor i fragmentit dhe si quhet ai?- Me kë dialogon ai?- Ç’profesion kanë dhe kë përfaqësojnë ata?- A është i qartë për ju vendi se ku zhvillohet ngjarja? Po koha?- Për cilën kohë flet ai?


Libër mësuesi- A i rendit personazhi kryesor (Odin Mondvalsen) veprimet e tij sipas renditkronologjik? A kanë lidhje logjike ngjarjet që rrëfen ai?- Me kë ju ngjason Odin Mondvalsen? Pse? Çfarë ka ndodhur me të?Mësuesi/ja përpiqet të dëgjojë sa më shumë përgjigje, duke aktivizuar edhenxënësit e heshtur.Më pas ai/ajo vizaton në tabelë organizuesin grafik Odin Mondvalsen dhe u kërkonnxënësve të mendojnë për 3 minuta. Organizuesi do të plotësohet mbështetur nëato që thotë vetë Odin Mondvalsen për veten e tij si dhe në imagjinatën e tyre.EmriTrupiVeshjaTiparet shpirtëroreGjendja psikologjikeOdin MondvalsenI brengosur dhe plot dhimbje të llahtarshmeI traumatizuar, i persekutuar, që ngatërron ditët engjarjeve, emrat, i shpërfytyruar nga dhuna.Nxënësit janë të lirë në shprehjen e mendimit. Për çështjen e fundit të organizuesitgrafik mësuesi/ja të japë dhe ai/ajo mendimet e tij/e saj.Hapi IV. Kalohet në lidhje të drejtpërdrejtë në ushtrimet 1, 2, 3 të rubrikës“Reflektimi kuptimor” f. 52.Ushtrimi 1. Nxënësit dallojnë në fragmentin e dhënë shpërfytyrimin e njeriut tëzakonshëm nga strukturat e shtetit diktatorial e më pas japin përgjigjet e tyre.Shpërfytyrimi i njeriutNjeriu i zakonshëmn Mungesa e rrjedhës kronologjike tëngjarjeve.n Prania e njëkohshme e epokave dhepersonazheve të largët në kohë.n Grumbulli në mënyrë gati kaotike e pandonjë lidhje logjike të ngjarjeve.Struktura e shtetitn Shtet që shkel të drejtat mëthemelore të njeriut.n Shtet policor e diktatorial ështëai që dhunon fizikisht dhepsikologjikisht qytetarët e tij.73Ushtrimi 2. Nxënësit diskutojnë mbi fjalinë e shkëputur nga romani. Gjatëdiskutimit nxënësit të sjellin argumente, fakte reale, historike për ato që kanë lexuar,dëgjuar apo kanë parë në emisione të ndryshme televizive.Ushtrimi 3. Fillimisht nxënësit gjejnë në tekst tri çastet që ngatërrohen në kokëne të sëmurit e më pas flasin për të dhënat që ato japin për jetën e personazhit.p.sh. çaste nga lufta – dhe ne ishim që të pestë komisarë... po ata të katër vdiqën.Nxënësi: Informacioni që unë marr është se Odin Mondvalsen ka marrë pjesë nëLuftën e Dytë Botërore.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Përgjigjet e nxënësve dëgjohen me kujdes, mësuesi/ja ndihmon kur e sheh tënevojshme.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit të mbështetur në gjithëpërfshirjen e tyre nëdiskutim, argumentet që sjellin, gatishmërinë për të punuar.Detyrë shtëpie: Bëni një ese të shkurtër me temë: “Më lejo të flas”.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Odin Mondvalsen(ora e dytë)Të lexuaritNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të interpretojë veprimet, qëndrimet, ndjenjat e personazhit kryesor.♦ Të krahasojë personazhin e romanit ‘Odin Mondvalsen” me personazhin epoezisë “Ndërgjegje në katrore të zeza”.♦ Të identifikojë veçoritë e romanit modern në fragmentin e dhënë duke i krahasuarato me të një romani tradicional.♦ Të gjejë në fragment detajet që sjellin imazhet realiste dhe ato të mendjes sësëmurë.74Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore• LapsaZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Grupe eksperte me role• Diskutim• Diagrami krahasuesHapi I. Mësimi nis me punimin e detyrës së shtëpisë. Dëgjohen disa nga esetë(3-4 nxënës) dhe vetë nxënësit i vlerësojnë ato mbështetur në faktet ose ngjarjetkonkrete që ata kanë paraqitur si dhe qëndrimin që ata mbajnë për mungesën elirisë së individit në kohën e diktaturës.Hapi II. Në këtë hap zhvillohet një veprimtari e quajtur Grupet eksperte me role.Kjo është një veprimtari e efektshme, sepse nxënësit, pasi të përvetësojnëpërmbajtjen, e bëjnë të tyren dhe përfshihen në diskutime më të thella gjuhësore,stilistike.


Libër mësuesiEcuria: Ndani klasën në grupe gjashtëshe dhe caktoni rolet brenda grupit.1. Përmbledhësi2. pyetësi3. lidhësi4. eksperti i fjalive5. gjetësi i shkaqeve dhe pasojave6. krahasuesiMësuesi/ja u rikujton nxënësve se çfarë duhet të bëjë secili nxënës me rolin që iështë caktuar.1. Përmbledhësi bën një përmbledhje të shkurtër të fragmentit.A mund të na bëjë ndonjëri një përmbledhje të shpejtë të pjesës?Mësuesi udhëzon: A mund të mbajë ndonjëri shënime për pjesët e rëndësishmeqë do të diskutojmë?2. Pyetësi ndërton pyetje rreth fragmentit, (fjalë, grupe fjalësh), p.sh.,Pse mendoni se e ka shkruar autori këtë? A keni gjetur ndonjë gjë interesanteapo të çuditshme? Pyetjet nuk duhet të ndërtohen mbi subjektin e pjesës, por përmbresat, idetë që shtron autori në të.3. Lidhësi – Secili lidhës i grupit duhet të pyesë nxënësit për mënyrat se si ky fragmentlidhet me jetën e tyre, me botën në përgjithësi. P.sh: Si lidhet kjo me jetën tonë?4. Eksperti i fjalëve – Secili ekspert i fjalëve nënvizon fjalët, fjalitë më të rëndësishme.(fjalë kyç që shprehin thelbin e subjektit dhe drejton pyetje të tilla, p.sh.: Mendoj qëkëto tri fjalë janë të rëndësishme. Përpiquni të gjeni se cili është kuptimi i tyre.)5. Gjetësi i shkaqeve dhe pasojave: Secili gjetës i shkaqeve dhe i pasojavedallon në tekst shkakun që i shkaktoi ato pasoja traumatike personazhit kryesor.6. Krahasuesi. Nxënësve që do të luajnë këtë rol u jepen dy personazhe për tëkrahasuar: Odin Mondvalsen dhe personazhi te poezia: Ndërgjegje me katrore tëzeza. (Trifon Xhegjika)U jepen nxënësve fragmentet e shkëputura nga poezia dhe tregimi.75Shkruaj në letrën timePër njerëzit çnjerëzorë!ShkruajKurse unëMe zërin tim,Do të thërras,Aq do të thërras, sa qielli të copëtohetNuk mund të shkruaj më,Pena m’u thye në 1958.Dhe i urdhëroi rojet të mështrojnë në dru. Nuk e di sa herëu përsërit kjo gjë dhe sa herë mëpërcollën hetuesit te mjekët dhemjekët te hetuesit, se injeksionetdhe fjalët u ngatërruan aq keq, saedhe djalli vetë nuk i ndante dotsi u bënë.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Fragmenti i shkëputur nga poezia shkruhet në tabelë nga mësuesi/ja, kursefragmentin tjetër nxënësit e lexojnë në tekst.Nxënësit krahasojnë fragmentet duke dalluar ato çfarë i bashkojnë të dy personazhet.Cili është ndryshimi që vini re midis këtyre dy pjesëve?Kujdes! Mos u përqendroni më shumë se ç’duhet te ndonjë rol i caktuar. Jepinisecilit rol kohën e duhur. Dëgjoni me vëmendje nga një nxënës për secilin rol, nxënësitqë kanë po atë rol mund ta shtojnë dhe ta plotësojnë informacionin e kërkuar.Hapi III. Në këtë hap punohet rubrika: “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Ushtrimi 4. Nxënësit kthehen në tekst dhe vënë re se si është shkruar titulli dhenëntitulli i kapitullit.Nëpërmjet tij nxënësit zbulojnë një veçori të romanit modern që nuk është ezakonshme për romanin tradicional. Nxënësit e krahasojnë atë me një roman qëata e kanë lexuar duke dhënë jo vetëm argumente, por edhe duke e ilustruar mepjesë nga romani që kanë sjellë në klasë.Ushtrimi 5. Nxënësit japin argumentin pse dialogu ndërmjet Odinit dhe hetuesits’iu duket normal.Ushtrimi 6. Nxënësit qarkojnë alternativën e duhur duke dhënë argumentin pse.Godet strukturat e shtetit të cilat kërkojnë ta mbajnë pushtetin me dhunë, dukekrijuar një njeri model robot, i cili nuk duhet të flasë e të mendojë jashtë katrorit qëi është caktuar.Ushtrimi 7. Fillimisht nxënësit rikthehen në tekst dhe nënvizojnë me laps bluimazhet realiste dhe me laps të kuq imazhet e mendjes së sëmurë e më pas ihedhin në tekst me laps të zi.76Diskutohet e vlerësohet saktësia e përzgjedhjes së detajeve të kërkuara.Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve mbështetur në gjithëpërfshirjen e tyre nëdiskutim, për pjesëmarrjen e tyre në grupet me role të specializuara. Falënderohennxënësit për bashkëpunimin e tyre të frytshëm, bashkëpunim i cili realizoi plotësimine objektivave të vënë në fillim të orës mësimore.


Libër mësuesiTema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Kolombreja (ora e parë)Të lexojmëNiveli II45 minutaObjektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të njihet me elementin karakteristik të krijimtarisë së Dino Buxatit.♦ Të identifikojë në fragmente gërshetimin e elementit magjik me elementet e realitetit.♦ Të dallojë fjalët kyç për çdo fragment të tregimit.♦ Të hartojë pyetje mbështetur në fjalët kyç.♦ T’u përgjigjet pyetjeve rreth përmbajtjes së tregimit.♦ Të shpjegojë kuptimin e fjalisë mbyllëse të tregimit: “Por tani për të ishte tepër vonë...”Materiale e mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• SkedaMetoda dhe teknika mësimore• Bisedë• Punë në dyshe, pyet sërish• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me:a) Temën e mësimit.b) Autorin e tregimit: Dino Buxati, 1906-1972.c) Elementin karakteristik të krijimtarisë së tij: Gërshetimi i elementevemagjike të përrallave e legjendave me elementet e realitetit njerëzor.d) Kuptimin e fjalës kolombre: peshk me përmasa të mëdha, pamje tëfrikshme, i rrallë.Hapi II. Lexohet tregimi nga mësuesi/ja ose dy nxënës të përzgjedhur prej tij/saj(f. 53-55).Pas këtij momenti nxënësit njihen me ecurinë e orës.a. Ndahet tregimi në pesë fragmente.b. Dallohen fjalët kyç për çdo fragment.c. Ndërtohen pyetje mbështetur në fjalët kyç, rreth subjektit të tregimit.d. U jepet përgjigje pyetjeve të hartuara.e. Diskutohet në grup. (klasa)77Hapi III. Ndarja e tregimit mund të jetë:Fragmenti i parë: “Kur Stefan Roji mbushi ... deri te... por nuk dalloi asgjë” (f. 53).Fragmenti i dytë: “Është një send i zi... deri te... njerëzve të gjakut të tij” (f. 53).Fragmenti i tretë: “Mos është gjë përrallë kjo?... deri te... nëse kishte ardhurStefan Roji” (f. 53-54).Fragmenti i katërt: “Stefani ishte djalë serioz... deri te... punonte në mjeshtri tëtjera” (f. 54-55).Fragmenti i pestë: “Papritmas një ditë Stefani vuri re... deri te... në fund (f. 55).


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi IV. Fragmenti i parë punohet nën drejtimin e mësuesit/es.Lexohet fragmenti nga një nxënës. U kërkohet nxënësve të nxjerrin fjalët kyç.Secili i shkruan në tekst në hapësirën boshe në të majtë të fragmentit. Lexohennga 2-3 nxënës. Mësuesi i shkruan në tabelë:Stefan Roji, det, ditë, babai, i lumtur, pupë, dalloi.U kërkohet nxënësve të hartojnë pyetje mbështetur në fjalët kyç rreth përmbajtjessë fragmentit. Nxënësit e shkruajnë pyetjen në fletore ose skedë.Për çdo pyetje nxënësit japin përgjigje, të cilat shkruhen.Skeda për fragmentin e parë:Pyetjet Përgjigjet• Kush ishte Stefan Roji?• Çfarë e lidhte Stefan Rojin medetin?• Si ishte dita e parë e udhëtimitnë det?• Ç’urim i dha babai djalit? Pse?• Pse ndihej i lumtur ai?• Çfarë dalloi Stefani, kur po •qëndronte në pupë?• Djalë dymbëdhjetëvjeçar, bir i një kapitenipronar anijeje.• Tradita familjare.• Ditë e shkëlqyer me diell, deti vaj (i qetë).• Të bekoftë zoti? I lumturuar që i biri do tëvazhdonte punën e tij.• Ishte udhëtimi i parë.Lëvizte në kuvertë, ndiqte manovrat,ngrohtësia e detarëve.• Një send të papërcaktuar që ruante tënjëjtën largësi nga anija.Nxënësit mund të nxjerrin fjalë të tjera, por e rëndësishme është që të realizohetdiskutimi i katër pyetjeve të shtruara në rubrikën “Reflektimi kuptimor”.78Hapi V. Për katër fragmentet e tjera nxënësit punojnë në dyshe duke ndjekurecurinë e fragmentit të parë.Fjalët kyç dhe pyetjet shkruhen pasi në dyshe arrihet në një mendim të përbashkët.Pas përfundimit të punës në dyshe bëhet diskutimi në grup. Nxënësit plotësojnë,saktësojnë përgjigjet, por duke mos u ndalur në detaje të parëndësishme të tregimit.Mësuesja fton nxënësit të japin gjykimin e tyre rreth fjalisë që mbyll tregimin:“Por tani për të ishte tepër vonë”.Minutat e fundit të orës shfrytëzohen nga mësuesi/ja për të bërë vlerësimin enxënësve dhe sqarimin e detyrës: Ushtrimi 1, f. 55.


Libër mësuesiTema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Kolombreja (ora e dytë)Të flasimNiveli III45 minutaObjektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të japë një mbyllje tjetër për tregimin mbështetur në imagjinatën e tij.♦ Të zbërthejë simbolikën e “Perlës së detit” duke sjellë shembuj të tjerë me këtësimbolikë.♦ Të dallojë elementet magjike dhe elementet e realitetit njerëzor që gërshetohennë tregimin e dhënë.♦ Të përshkruajë kolombrenë parë në dy këndvështrime:a. Në rrëfimin e babait. (si përbindësh)b. Në fundin e tregimit. (fatsjellës)Materiale e mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• FletoreZhvillimi i mësimitMetoda e teknika mësimore• Diskutim• Shkrim i lirë• Punë në dysheHapi I. Mësimi nis me rubrikën “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Punohen ushtrimet 6-8. Ushtrimi 6/1. Punimi i këtij ushtrimi kalon në dy faza:a) Nxënësit diskutojnë rreth pyetjes së shtruar: A ju befasoi fundi i tregimit?Ata njohin edhe këtë mënyrë befasie “befasi artistike”.b) Duke marrë shkas nga përgjigjet e pyetjes së shtruar më lart u kërkohetnxënësve të mendojnë për pak minuta e më pas të japin fundin që ata prisnin.Udhëzohen nxënësit që në përshkrimin e tyre me shkrim (gojë) të përdorin elementefantastike p.sh. një dyluftim midis kolombresë e Stefan Rojit, ku të shkruajnë:- vendin ku ndeshen,- mjetet që përdorin,- dialogët midis tyre,- fundin e dyluftimit.796/2. Për realizimin e kërkesës së dytë nxënësit rikthehen në tekst. Nënvizojnë nëtregim detajet që i bëjnë të mendojnë për rrezikun që i kanoset djalit nga kolombreja.Hapi II. Nxënësit japin mendimin e tyre rreth simbolikës së Perlës së detit qëshfaqet në fund të tregimit (fat, fuqi, pasuri, paqe shpirtërore). Ata kujtojnë e sjellinshembuj të tjerë prej librave a filmave që kanë po këtë simbolikë.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ushtrim 8. Pasi zgjedhin alternativat më bindëse për ta, nxënësit plotësojnë edhetabelën e mëposhtme.Elementet magjikeKolombreja (flet...Elementet realeStefan Roji...Në pjesën e dytë shfrytëzohet detyra e shtëpisë. Lexohen nga 2-3 nxënës punimet përkërkesën. Kolombreja në rrëfimin e babait e më pas e parë si simbol në fund të tregimit.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:PërmbledhjaTë shkruajmëNiveli IV45 minutaObjektiva: Në fund të orës nxënësi të jetë iaftë:♦ Të përsëritë njohuritë e marra për shkrimin e përmbledhjes duke i paraqiturgrafikisht ato.♦ Të njohë tri teknikat e të shkruarit të një përmbledhjeje.♦ Të shkruajë përmbledhjen e një prej tregimeve të dhëna në tekst.80Materiale e mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Shkumësa me ngjyra• FletoreZhvillimi i mësimitMetoda e teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Shkrim i lirë• DiskutimHapi I. Njihen nxënësit me temën e mësimit “Përmbledhja” dhe rubrikën që do tëpunohet duke kërkuar të:Rikujtohet skema e mësuar në klasën VI për të shkruar përmbledhjen e një tregimi.Testohet kujtesa e nxënësve:- Çfarë duhet pasur parasysh kur shkruan përmbledhjen e një tregimi?- Ç’pyetjeve duhet t’u jepni përgjigje?Me përgjigjet e nxënësve e ndihmën e mësuesit/es plotësohet skema si më poshtë:RITREGIMIKu? Kur? Kush? Çfarë? Pse? Si?


Libër mësuesiDiskutohet me nxënësit se çfarë kërkon çdo pyetje. P.sh.:Ku – zhvillohet ngjarja? Çfarë - ndodh?Kur – zhvillohet ngjarja? Pse - ndodh?Kush – cilat personazhe marrin pjesë në ngjarje? Si - përfundon ngjarja?Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me teknika që duhet të kihen parasysh kurshkruhet një përmbledhje dhe i paraqet ato grafikisht.Teknikatfshirja përzgjedhja përgjithësimiPas këtij momenti nxënësit lexojnë në tekst në f. 57 informacionin e dhënë përsecilën teknikë. Sqarohet ndonjë pyetje që mund të bëhet.Hapi III. Ndahet klasa në tri grupe. Secili grup, mbështetur në dy skemat e vizatuaranë tabelë do të shkruajë përmbledhjen e një prej tregimeve.Grupi 1: Arnaut OsmaniGrupi 2: KolombrejaGrupi 3: Kush e solli DoruntinënFillimisht nxënësit kthehen në tekst. Gjatë leximit ata nënvizojnë me laps me ngjyrëtë kuqe informacionin që u duket i rëndësishëm dhe u jep përgjigje pyetjeve të skemëssë parë. Kjo bën që nxënësit të zbatojnë teknikën e përzgjedhjes së informacionit.Informacioni që nuk nënvizohet quhet informacion i fshirë ( jo i rëndësishëm).Kjo veprimtari të mos zgjasë më shumë se 10 minuta.Hapi IV. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur përreth 15 minuta për të shkruarpërmbledhjen e tregimit. Pas përfundimit të punimit në varësi me kohën nëdispozicion, lexojnë 1-2 nxënës për çdo grup. Në fund të orës mësuesi/ja mbledhfletoret për të bërë vlerësimin e të gjitha punimeve.Tema:RojaRomani fantastiko – shkencorRubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IVKoha:45 minuta81Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të shkruajë një tekst të shkurtër (7-8 fjali) me fjalë e grupet e fjalëve të dhëna.♦ Të njihet me veçoritë e romanit fantastiko – shkencor.♦ Të lexojë tregimin me qëllim që të dallojë:a) vendin ku zhvillohet ngjarja,b) personazhet,c) konfliktin,d) fjali a fragmentin që e tërheq më tepër.♦ Të krahasojë krijimin e tij me tregimin e Braunit, mbështetur në katër elementete kërkuara.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Materiale e mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Skeda të verdhaMetoda dhe teknika mësimore• Parashikim me terma paraprakë• Diagrami i krahasimit• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët kyç: anije kozmike, 50 mijë vjet-dritë;luftë, planet, kolonizim; racë inteligjente, qëllonin, qenie të shpifura.U kërkohet nxënësve që me fjalët e dhëna të krijojnë një tekst të shkurtër me 7-8 fjali dhe t’i vendosin një titull. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur.Hapi II. Lexohen disa nga krijimet. Nxënësit vlerësojnë punimet e njëri-tjetritmbështetur në:a) shtjellimin interesant të ngjarjes,b) mënyrën e të shprehurit,c) përfshirjen e të gjitha fjalëve kyç.Hapi III. Njihen nxënësit me temën, të cilën mësuesja e shkruan në tabelë, autorinllojin e tregimit duke identifikuar veçoritë e këtij lloji tregimi, si:• gërshetimi i elementeve realiste me ato fantastiko – shkencore;• personazhet, ngjarjet, vendet reale me ato të trilluara nga imagjinata e autorit;• sjellin pranë një kohë të ardhme shumë të largët,• është mjaft i pasur me fjalor nga shkenca e teknologjia moderne.Këto veçori nxënësi i shkruan në skeda dhe i ngjit në faqen e tregimit. Lexohet tregimi nga2 nxënës. Në fillim udhëzohen nxënësit të ndjekin me vëmendje leximin për të mbajtur mend:- vendin ku zhvillohet ngjarja- personazhet- konfliktin- fjalinë, fragmentin që i tërhoqi më shumë: (këtë nxënësit ta nënvizojnë me laps.)82Hapi IV. Studim teksti: Në këtë hap mësuesi/ja përqendrohet te rubrika“Reflektimi kuptimor”.(Drejton pyetje) Fillimisht kërkohet prej nxënësve të krahasojnë tregimin e krijuarprej tyre me atë të Frederik Braun. Nxënësit i krahasojnë punimet e tyre me atë tëautorit, mbështetur në:Unë dhe BrauniSkena ........................................... Skena ............................................................................................. ........................................................................................................ ...................................................Personazhi/zhet ............................ Personazhet .................................................................................. ...................................................................................................... ................................................


Libër mësuesiKonflikti ...................................... Konflikti ....................................................................................... ...................................................................................................... .................................................Elemente të tjera ....................... Elemente të tjera ........................................................................ ...................................................................................................... .................................................Kalohet në punimin e ushtrimit 1, f. 59. Nxënësit rikthehen në tekst për të ndarëtekstin në fragmente e më pas të shkruajnë përbri kryeradhës numrin që ikorrespondon secilit paragraf (1, 2, 5, 4, 8, 7, 3, 6).Ushtrimi 2: Nxënësit lexojnë me vëmendje të gjitha alternativat e dhëna në tekst,qarkojnë ato/ atë që i bind më tepër duke dhënë argumentin e tyre.Mësuesi/ja të tërheqë sa më shumë nxënës në diskutim.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit, mbështetur në:1. seriozitetin që treguan nxënësit për krijimin e tekstit të tyre mbi bazën e fjalëve kyç;2. mënyrën se si realizuan krahasimin e krijimit të tyre me atë të autorit, Frederik Braun;3. Gjithëpërfshirjen e tyre në diskutim.Detyrë shtëpie: Shkruani një ese me temë: A mendoni se ka jetënë planetet e tjera? Pse?Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Roja (ora e dytë)Të lexuaritNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të zbulojë mendimet, veprimet, qëndrimet, mënyrën e të shprehurit tëpersonazhit të tregimit.♦ Të diskutojë brenda grupit të ekspertëve rreth çështjeve të shtruara.♦ Të sjellë shembuj të tjerë ku autorët kanë përdorur befasinë artistike.83Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore• StilolapsaMetoda dhe teknika mësimore• Role të specializuara në diskutim• Tabela “Natyra dhe personazhet”• Diskutim


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja nis orën mësimore me punimin e detyrës së shtëpisë. Dëgjohen3-4 nxënës. Vlerësimi i esesë më të mirë bëhet mbështetur në argumentet bindëseqë ata kanë marrë nga rrugë dhe mjete të ndryshme informimi.Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi gjuhësor e stilistik”, e cila realizohet përmesteknikës role të specializuara në diskutim.Ecuria: - Nxënësit ndahen në grupe bazë prej 5 vetash.- Brenda çdo grupi, nxënësit caktojnë numrat nga 1 deri në 5.- Secilit numër i jepet njëri prej roleve të përmendura më poshtë.1. Bërësi i pyetjeve.2. Gjetësi i fjalëve.3. Interpretimi i personazheve.4. Ilustruesi.5. Gjuhëtari.- Rolet duhet t’i mësohen gjithë klasës.Bërësi i pyetjeve – Detyra e këtij nxënësi është që të shkruajë pyetje ngakëndvështrimi i tij për të cilat do të flasë grupi; pyetje që ai/ajo dëshiron t’i diskutojëme të tjerët.Gjetësi i fjalive: Detyra e këtij nxënësi është të gjejë fjalët kyç, të cilat përshkruajnëvendin dhe atmosferën rreth tij, gjendjen fizike të personazhit, ndjesitë e personazhit,kjo realizohet përmes “TABELËS M”.Tabela: Natyra dhe personazhiMjedisi natyror Gjendja fizike Ndjesitë84Shi, baltë i lodhur Mall urrejtjei uriturInterpretimi i personazheve: Detyra e këtij nxënësi është që të mendojë mekujdes për personazhet dhe të ndërtojë një hartë personazhesh:RojaQeniet njerëzoreluftëtartrimbesnik evigjilentJo paqësore kolonizatoreNuk trembetnga sulmet earmiqve të tij.Lodhja, uria, shiu iftohtë nuk e largonnga vendroja.


Libër mësuesiIlustruesi: Detyra e këtij nxënësi është që të vizatojë personazhet, skenat apoveprime të rëndësishme të tekstit, në mënyrë që nxënësit e tjerë të diskutojnë rrethfigurave.Shënim: Në këtë grup të futen nxënësit, të cilët kanë talent ose që vizatojnëmirë. Mësuesi/ja t’u shpërndajë fletë formati, ku ata të realizojnë detyrën e caktuar.Gjuhëtari: Detyra e këtij nxënësi është të hulumtojë në tekst fjalë dhe shprehjemjaft të zakonshme për të folurën njerëzore si dhe shprehjet me të cilat përshkruhetqenia njerëzore, si dhe të përgatitë një fjalorth të vogël me fjalë nga fusha eastronomisë, ku përbri të shkruajë shpjegimin e tyre.I. Nxënësit e zgjedhur në këtë grup mësuesi/ja t’i ndajë në dy nëngrupe të tjera.Nëngrupi I: të dallojë në tekst fjalë dhe shprehje që përdoren nga jashtëtokësorët,por që janë të zakonshme për të folurën njerëzore, shprehjet në të cilat përshkruhetqenia njerëzore.Nëngrupi II: të bëjë një fjalorth të vogël me fjalë nga fusha e astronomisë kupërbri të shkruajë shpjegimin e tyre.Kini kujdes që roleve të mos u kushtoni shumë rëndësi se sa diskutimit të pasurtë tregimit.II. Nxënësit pasi njihen me detyrën që ka çdo rol, mendohen 5’ e më pas grupohennë grupe ekspertësh, p.sh., të gjithë bërësit e pyetjeve mblidhen bashkë për tëdiskutuar se cilat pyetje janë më të rëndësishme. Kjo veprimtari bashkëpunueseme njëri-tjetrin brenda të njëjtit rol të mos i kalojë 10’.Kujdes! Mos lejoni nxënësit të krijojnë zhurmë, udhëzoni të flasin me zë të ulët,të dëgjojnë me vëmendje njëri-tjetrin.III. Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje punën e çdo grupi. Secili grup përzgjedh njëpërfaqësues të tij, i cili u prezanton të tjerëve punën e realizuar prej tyre. Mësuesi/ja nxit nxënësit të diskutojnë si dhe të shtojnë informacione edhe nga nxënës tëtjerë, jo vetëm të grupit.85IV. Punimet e grupit ilustrues të ngjiten në tabelë, ku nxënës të tjerë të diskutojnëpër to, pra të përpiqen të interpretojnë ngjarjet, mjedisin, mbështetur në vizatimet eshokëve.Hapi III. Mbështetur në dy tregimet e fundit: “Kolombreja” e “Roja”, ku autorëttërheqin lexuesit me befasitë artistike, nxënësit të sjellin shembuj të tjerë nga veprat,filmat, që ata kanë lexuar apo parë dhe t’i diskutojnë me njëri-tjetrin.


Libër mësuesiMë pas mësuesi/ja paraqet në tabelë skemën e hartës së tregimit dhe i udhëzonse si duhet të punojnë.Ecuria: 1. Në fillim vini emrat e personazheve përqark zonës orale. Mund tështoni shënime të vogla si për shembull “protagonist” ose “antagonist” afër emrave.2. Shkruani vendin dhe kohën. Diskutoni se pse mund ta ketë zgjedhur autorikëtë mjedis.3. Shkruani problemin ose konfliktin kryesor në kutinë e madhe diagonale.Theksoni se shënimet duhen bërë me laps.4. Në rreshtat nga ana e majtë, vendosni ngjarjet e rëndësishme që çuan deri nëngjarjen kulmore/zgjidhjen e problemit.5. Përmblidhni me pak fjalë ngjarjen kulmore/zgjidhjen në kutinë e tyre.6. Vendosni ngjarjet përfundimtare në rreshtat e ngjarjeve të fundit “në anën e djathtë”.7. Diskutoni mesazhin ose synimin që mund të ketë pasur autori, kur ka shkruar romanin.8. Pasi tabloja e hartës së tregimit të jetë plotësuar individualisht, gjatë leximit nëheshtje, kërkojini gjithë klasës që të diskutojnë dhe të bien dakord për elementet erëndësishme të tregimit që duhen vendosur në tabelë.HARTA E TREGIMITKonflikti kryesorVendi dhe koha87Hapi III. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”. Punohen ushtrimet 1, 2, 3.Ushtrimi 1: Ky ushtrim zhvillohet nëpërmjet një diagrami krahasues ku nxënësitvënë re kontrastin që ekziston midis asaj që shohin në dy pamjet dhe asaj qëpërshkruan autori në roman. Nxënësit rikthehen në tekst, nënvizojnë me laps fjalët


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”dhe grupet e fjalëve që japin mjedisin ku luanin dikur fëmijët e më pas i vendosinnë skemën e mëposhtme të cilën mësuesi/ja e vizaton në tabelë dhe e plotësonme përgjigjet e nxënësve.RRUGA E KRAHASIMITSheshi i udhës Palnjë truall i fortë, e ingjeshur.Kjo zonë është kthyernë qendrën eBudapesitAto stivat e druvepër ne ishin bota etërë.Ushtrimi 2. Përpiquni të tërhiqni sa më shumë mendime nga nxënësit se sishprehet nga shkrimtari ideja se loja “luftash” shumë shpejt u shndërrua në njëbetejë serioze si parapërgatitje për luftën e jetës, si një përpjekje për formimin ekarakterit të njeriut; të sinqertë, të gatshëm, këmbëngulës, që nuk tërhiqet përballëvështirësive, që çmon shoqërinë, dashurinë për njëri-tjetrin, për jetën, për vendin,lirinë dhe lumturinë e njeriut.Ushtrimi 3. Nxënësit listojnë rregullat për të cilat djemtë kishin rënë dakord menjëri-tjetrin. (Riktheni nxënësit në tekst në fragmentin... Në orën 2 e gjysmëpasdreke... Disiplina ushtarake ishte e rreptë.)88Hapi IV. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. Përgëzojini nxënësit për zellin e treguargjatë orës mësimore.Tema: Djemtë e rrugës Pal (ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të diskutojë rreth ëndrrave të fëmijëve të rrugës Pal duke i krahasuar ato meëndrrat e tyre.♦ Të dallojë fjalët kyç që lidhen me: entuziazmin dhe vrullin rinor, mjedisin evarfër, hapësirën fizike dhe shpirtërore.


Libër mësuesi♦ Të listojë rregullat e lojës që kishin vendosur djemtë e rrugës Pal.♦ Të ndërtojë hartën semantike për tri personazhet e tregimit (Nemeçek, Boka, Frank Açi)♦ Të japë gjykimin e tij rreth shprehjeve të veçuara nga tregimi.♦ Të identifikojë elementet e subjektit në tregimin e dhënë.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Hartë semantike personazhesh• Ditari dypjesësh• DiskutimHapi I. Mësimi nis me rubrikën “Reflektimi gjuhësor e stilistik”. Mësuesi drejtonpyetjet: Si fillon pjesa? Cila është ëndrra e fëmijëve të qyteteve? Pse?Nxënësit shprehen lirshëm: Fragmenti nis me një thirror Fusha! ku autori udrejtohet fëmijëve të fshatit që të gëzojnë lirinë që u ka dhënë mjedisi ku banojnë.Ti dhe historiaPasi nxënësit i përgjigjen pyetjes së dytë, nxiten të flasin se cila ishte ëndrra e tyre.- Po ëndrra juaj cila është? -A i keni ju hapësirat e lojës që kanë fëmijët e fshatit?- Nëse jo, si mendoni të zgjidhen?Hapi II. Udhëzoni nxënësit të lexojnë me vëmendje dy fragmentet e para për tënënvizuar fjalët kyç që lidhem me:Entuziazmin dhe vrullin rinor: djem të lumtur, të shëndoshë, syshqiponja...Mjedis i varfër: një truall i fortë, i ngjeshur, stivat e druveHapësirë fizike dhe shpirtërore: stivat e druve për ne ishin bota e tërëUshtrimi 5. Mësuesi/ja drejton pyetjet:- Cila ishte loja e parapëlqyer e fëmijëve të rrugës Pal?- Si ishte e organizuar kjo “ushtri”?- A ju ngjasojnë ata me ushtarakë të vërtetë? Pse? Cili nga fëmijët ju katërhequr më shumë dhe pse?89Ndaluni te personazhi i Nemeçekut; Bokës, Frank Açit.- Çfarë cilësish të rëndësishme shfaqen te këta personazhe?Ky ushtrim punohet me hartë semantike personazhesh.1NEMEÇEKnë raport me vetvetenme kundërshtarëtme shokët e skuadrësi sigurti kënaquri tremburi çiltëri binduri guximshëm


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Kujdes! (Personazhi i Nemeçekut është trim dhe guximtar, por në këtë fragment del itrembur për shkak të daljes së befasishme të Frank Açit para tij, kundërshtar shumë ifortë, komandant i ushtrisë kundërshtare, i madh në krahasim me moshën e tij të vogël)2 3BOKAFRANK AÇII sinqertë, trimi tmerrshëm, ironik, i fortëFrank Açi, armiku i tyre ibetuar, qeshi me shpoti.Hapi III. Mësuesi/ja veçon shprehjet dhe i shkruan në tabelë.Shprehja Komenti• Kupa e kaltër magjiplotë qiellore• Det i pamatur gjelbërimi• U këndon zemra t’u binden të tjerëve• Kraharori i digjte si gjyryk• Ngrinë në vend prej llahtarit• Tha me hije të rëndë• Hapësirë e pamasë fizike eshpirtërore që gëzonte fëmijët eperiferisë së qytetit.• Një vend i mbuluar ngagjelbërimi, ajër i pastër, ishëndetshëmNxënësit bëjnë komentet e tyre dhe më pas plotësojnë në fletore shpjegiminpërfundimtar.90Hapi IV. Mësuesi/ja në këtë hap përqendrohet tek elementet e subjektit.Udhëzohen nxënësit të lexojnë me vëmendje informacionin në tekst.Pas 5’ drejton pyetjet:- Cilat janë elementet e subjektit?- Ç’është parashtrimi? Po pika e lidhjes?- Kur kemi pikë kulmore në tregim?- Çfarë ndodh te zgjidhja?- Te cili element i subjektit shtjellohet konflikti dhe ngjarjet marrin jetë?Me përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja plotëson tabelën.ELEMENTET E SUBJEKTITPARASHTRIMI PIKA E LIDHJES ZHVILLIMI PIKA KULMORE ZGJIDHJA


Libër mësuesiMë pas lexohet tregimi “Djemtë e rrugës Pal” për të zbuluar elementet e subjektit.Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve. Lejojini të shprehen lirshëm, pakritikuar mendimet e tyre, kërkojuni pse mendojnë kështu e më pas të gjithë nxënësitvendosin për saktësinë e përgjigjeve.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Tema: Një dorë “poliane” (ora e parë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të lexojë për të veçuar fragmentin që e çudit, entuziazmon, zemëron më tepërnë këtë tregim duke argumentuar zgjedhjen e tij.♦ Të diskutojë rreth 6 pyetjeve të shtruara në rubrikën “Reflektimi kuptimor”.♦ Të listojë cilësitë e Polianës mbështetur në fjalët e Delës për të.♦ Të japë gjykimin e tij rreth fjalëve të veçuara në tekst që Dela i thotë së motrës.♦ Të shkruajë vazhdimin e ngjarjes, mbështetur në imagjinatën e tij.Materiale dhe mjete mësimor• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore• Lapsa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Ruaje fjalën e fundit për mua• Lexim me role• Skeda e personazhit• Ditari dypjesësh• Shkrim i lirëHapi I. Mësuesi/ja u prezanton nxënësve temën e re mësimore: titullin e tregimit,romanin nga është shkëputur fragmenti, lloji i romanit si dhe autoren e tij. Bën njëpërmbledhje të romanit: temën, personazhin dhe çfarë trajton ai.91Përzgjedh dy nxënëse për të lexuar me role tekstin e dhënë.Ecuria: (I) Përpara se nxënësit të lexojnë tekstin, mësuesi/ja u thotë që të gjejnënë tekst pjesë që iu bëjnë përshtypje, i çudisin, i entuziazmojnë apo i zemërojnë.(II) Nxënësit i shkruajnë këto pjesë në njërën anë të fletores. Duhet të mos harrojnëtë vënë numrin e faqes nga e kanë marrë.(III) Në anën tjetër të fletores duhet të shkruajnë komentin e tyre. Domethënë,duhet të shkruajnë se çfarë i çuditi, entuziazmoi, zemëroi etj.(IV) Gjatë orës së mësimit, mësuesi/ja u kërkon nxënësve (5-6 nxënës), të lexojnëcitimet që kanë nxjerrë (por jokomentet). Ai/ajo nxënëse që lexon citimin duhet të drejtojë


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”atë pjesë të orës së mësimit, duke i ftuar nxënës të tjerë të bëjnë komentet e tyre për të.Edhe mësuesi/ja duhet të bëjë komente, por vetëm pasi të kenë folur disa nxënës.(V) Pasi nxënësve u është dhënë mundësia të komentojnë, ai/ajo që kishtezgjedhur citimin, kthen fletën nga ana tjetër dhe lexon komentin. Asnjë nxënëstjetër e as mësuesi/ja nuk ka të drejtë të komentojë pas tij.(VI) Mësuesi/ja thërret nxënës të tjerë të lexojnë citimet e tyre dhe të drejtojnëdiskutimin. Kujdes, citimet e nxënësve të jenë të ndryshme, ata të mos përsërisinnjëri-tjetrin.Hapi II. Kalohet te rubrika: “Reflektimi kuptimor” . Nxënësit punojnë ushtrimet 1, 2, 3, 4, 5.Ushtrimi 1. Nxënësit japin arsyet pse Ruti ndihet aq e brengosur dhe pa forcapër të jetuar.Ushtrimi 2. Nxënësit i përgjigjen pyetjes se çfarë nënkupton Dela me dozë“poliane”. Përgjigjja e nxënësit: kurajë, sens praktik, gjallëri, forcë për të përballuar...Ushtrimi 3. Ne shpjegojmë se cila ishte Loja e të kënaqurit që praktikonte Poliana. Ataargumentojnë pse kjo lojë u duket interesante dhe shpjegojnë se për çfarë të ndihmon.Ushtrimi 4. Nxënësit listojnë cilësitë e Polianës që dalin nga fjalët që thotë Delapër të. Nxënësit ta realizojnë me hartë personazhi.POLIANACILËSITËVEPRIMETqë tregojnë se ajo i mbart këto cilësi92Ushtrimi 5. Nxënësit ilustrojnë me pjesë nga teksti alternativat që u nxit atyre:- kureshtjen për ta njohur- nevojën për ta pasur mbështetje- dëshirën për të vepruar si ajoUshtrimi 6. Nxënësit komentojnë fjalët që Dela i thotë së motrës. Këtë nxënësite realizojnë me ditar dypjesësh.Fjalia Komenti imMbase ti mund të mos jepjevetëm para, por edhe paksa... ngavetja jote.Hapi III. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Njerëzit në momente të vështira kanëmë shumë nevojë për fjalën e ngrohtë,besim te vetja, forcë për të përballuarmomente të vështira etj.


Libër mësuesiDetyrë shtëpie: Vazhdoni tregimin “Një dozë poliane” sipasimagjinatës suaj sikur ti, krahas jetës sate vetjake, të shfaqjeinteresin edhe për diçka tjetër, kjo do të ndihmonte shumë dhe...Tema: Një dozë “poliane” (ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të gjejë detajet ku natyra dhe karakteri i dy motrave del i ndryshëm.♦ Të interpretojë rolin e dhënë (Dela, Ruti) duke hyrë në natyrën dhe karakterine personazhit.♦ Të ilustrojë me pjesë nga teksti ku shfaqen cilësitë e karakterit të dy personazheve.♦ Të zgjedhë personazhin e tij të preferuar duke e mbrojtur atë, mbështetur nëcilësitë e tij më të mira, në lojën mësimore.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore• LapsaMetoda dhe teknika mësimore• Lojë me role• Diskutim• BalonZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me punimin e detyrës së shtëpisë. Dëgjohen disa nga punimete nxënësve. Vlerësohet punimi më i mirë nga vetë nxënësit. Kërkojuni nxënësveqë çdo vlerësim ta shoqërojnë me argumente.Hapi II. Kalohet te rubrika: Reflektimi gjuhësor e stilistik. Punohen ushtrimet 7, 8.Ushtrimi 7. Nxënësit fillimisht gjejnë detajet në fragmentin e dhënë ku dy motratkanë natyrë dhe karakter të ndryshëm. I nënvizojnë dhe i diskutojnë me shokët.Më pas mësuesi/ja përzgjedh 3 çifte nxënësish për të interpretuar dialogët qëzhvillohen midis dy motrave. Udhëzoni nxënëset interpretuese që gjatë interpretimittë hyjnë në natyrën dhe karakterin e personazhit që do të luajnë.Nxënësit vlerësojnë shoqet e tyre: çiftin më të mirë, rolin më të mirë.93Ushtrimi 8. Nxënësit dallojnë se cilat nga motrat përdorin në bashkëbisediminme njëra-tjetrën:Nota bindëse – Dela


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Nota ironie – RutiNota këmbëngulëse – DelaNota mosbesimi – Rutidhe i ilustrojnë me pjesë nga teksti.Hapi III. Nxënësit, pasi kanë analizuar natyrën dhe karakterin e personazheve tëtregimit, janë të gatshëm të zhvillojnë veprimtarinë e mëposhtme, e quajtur Baloni.Në këtë veprimtari e gjithë klasa përfytyron sikur tri personazhet e tregimit janënë një balon që është shumë i rëndë. Një nga personazhet duhet të hidhet ngabaloni dhe secili nga njerëzit në balon duhet të argumentojë se ajo ka më shumëvlera dhe prandaj ia vlen më shumë se të tjerët të rrijë në balon. Aktorët në këtëveprimtari duhet të thonë shkurtimisht se cilët janë dhe të paraqesin vlerat dhekontributet e tyre.Ecuria 1: Nxënësit ndahen në grupe dhe çdo grup duhet të studiojë një personazh,p.sh. në këtë tregim kemi tri personazhe: Polianën, Rutin, Delën. Ndajini nxënësitnë tri grupe ose në gjashtë grupe, ku dy grupe studiojnë të njëjtin personazh.2. U thoni nxënësve që duhet të sjellin një argument që personazhi i tyre i mirëështë vërtet i mirë (d.m.th., më i mirë sesa njerëzit e tjerë të mirë) ose duhet tëmendojnë argumente që personazhi fodull, ironik, pa kurajë që po studiojnë, nukështë i tillë por jeta, vështirësitë e kanë bërë të tillë.3. U tregoni grupeve se cilët janë konkurrentët e personit që po studiojmë, nëmënyrë që të mendojmë dhe të peshojmë cilësitë e tij, përkundrejt atyre të personavetë tjerë në balon.4. Nxënësit i praktikojnë argumentet e tyre brenda grupeve eksperte përreth 5’.945. Grupet zgjedhin nxënësin që do të luajë rolin e personazhit dhe që do të sjellëargumente për të mbrojtur personazhin para gjithë klasës. U thoni aktorëve tëzgjedhur se ata janë në një balon, i cili do të rrëzohet, në qoftë se nuk hidhet njëpersonazh. Aktorët, me radhë, paraqesin cilësitë dhe veprimet e mira të personazhitqë interpretojnë.6. Ndërkohë që “balonistët” argumentojnë dhe bindin, nxënësit e tjerë mbajnëshënime dhe vendosin se cili personazh duhet të rrijë dhe cili do të hidhet.7. Lihen nxënësit për disa minuta (rreth 4’) të diskutojnë vendimin e marrë dhepastaj, të japin vendimin, duke përdorur argumente bindëse.Hapi IV. Përgëzojini nxënësit për punën e tyre, interesimin dhe seriozitetin etreguar për të realizuar këtë veprimtari interesante, por edhe të vështirë.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit hap pas hapi.


Libër mësuesiTema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Fliperi dhe fëmijaTë lexojmëNiveli III45 minutaObjektiva: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të parashikojë ngjarje, mbështetur në titullin e dhënë.♦ Të lexojë me qëllim që t’u përgjigjet pyetjeve të drejtuara nga mësuesi/ja për diskutim.♦ Të krahasojë ngjarjen e parashikuar prej tij me atë të dhënë në tekst.♦ Të listojë arsyet që e bëjnë djalin të jetë tepër i përqendruar.♦ Të dallojë fjalët e veçanta që përdor autori për ta bërë sa më të gjallë:- lojën që zhvillon djali,- veprimet e ndjesitë e djalit,- tingujt e zhurmat.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore puneZhvillimi i mësimitMetoda e teknika mësimore• Bisedë, lexim zinxhir• Parashikim me terma paraprak• DiskutimHapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë “Fliperi dhe fëmija” dhe pyet nxënësit:- Ç’ngjarje mendoni se fshihet pas këtij titulli?- Cila do të ishte ngjarja sipas jush? Pse mendoni kështu?(Të tregohet kujdes që ngjarja të jetë e shkurtër dhe koha për këtë moment tëorës të jetë 5-7 minuta).Hapi II. Lexohet tregimi (f. 69) nga 2-3 nxënës. Më pas zhvillohet një diskutimme nxënësit mbështetur në pyetjet e mëposhtme:- A ju la mbresa tregimi? Pse?- Cili moment ju mbeti në mendje?- A ju ka ndodhur të përjetoni emocione si të personazhit në tregim? Në ç’rast?- A iu afruat në parashikimin tuaj ngjarjes që lexuat? Veçoni 2-3 momentetë përbashkëta?95Hapi III. Kalohet në rubrikën “Reflektimi kuptimor”. Nxënësit mund të kthehen nërileximin e tregimit nëse e ndjejnë të nevojshme gjatë punimit të ushtrimeve.Punohen ushtrimet 1-5.Ushtrimi 1. Për të përcaktuar rrëfyesin e ngjarjes nxënësit kujtojnë (lexojnë)paragrafin e parë. (autori)Ushtrimi 2. Veta në të cilën rrëfehet ngjarja (për kë flitet) (V. III; njëjës)


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ushtrimi 3. Kërkon nga nxënësit të përcaktojnë mjedisin ku zhvillohet ngjarja,kohëzgjatja, të kihet parasysh numri i lojrave të zhvilluara dhe koha që kërkon njëlojë. (një ditë)Ushtrimi 5. Nxënësit listojnë edhe arsye të tjera, nga ato të dhëna, që e bëjnëdjalin të jetë i përqendruar. Çdo arsye të listuar nxënësit ta argumentojnë.Hapi IV. Rubrika “Reflektimi gjuhësor e stilistikor”.Ushtrimi 6. Për të gjetur fjalët e veçanta që përdor autori për ta bërë më të gjallëpërshkrimin, nxënësit të përqendrohen në:a. lojën që zhvillon djali ... zar i çmendur, i metaltë; makineri mizore.b. tingujt e zhurmat:... buçitje, kërcejtë, shkarkimc. veprimet e ndjesitë e djalit: .... u hodh, u prek.Ushtrimi 7. Nxënësit pasi dallojnë në tekst detajet tregojnë tendosjen e plotë tënervave e muskujve të djalit gjatë lojës, bëjnë diskutimin për to.Ushtrimi 8. Për këtë ushtrim nxënësit grupohen sipas përgjigjes që i japin pyetjesbinare. Çdo grup mbron mendimin e tij me argumente.POA jeni dakord me qëndrimine babait në tregim?Për pjesën e dytë të këtij ushtrimi nxënësit rilexojnë paragrafin e fundit në tregimmë pas plotësojnë kllasterin:JOe djersitur(me djersë të keqe)e mplakurFytyra e djalite zbehtëe rrudhurNë përfundim të diskutimeve të nxënësve mësuesi/ja bën vlerësimin e orës.96Detyrë: Pika 1, f. 70.Udhëzohen nxënësit që për përgatitjen e fjalorthit të ndjekin modeline “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”.• Formati A 4• Kapaku i trashë (ngjyra sipas dëshirës)• Faqet e brendshme format i bardhë; me ngjyrë...• Shkrime: dorë; me kompjuter• Mos harroni të shkruani në kapakun a faqen efundit emrin tuaj dhe datën.• Punoi:___________Tiranë, më ______________


Libër mësuesiTema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Bota e SofisëTë lexuaritNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të flasë për kohën e tij.♦ Të identifikojë veçoritë e romanit filozofik.♦ Të lexojë për të zbuluar pyetjet enigmë që e mundojnë personazhin, Sofinë.♦ Të diskutojë rreth një pyetjeje filozofike që e ngacmon atë vetë.♦ Të nxjerrë në pah veçoritë e këtij tregimi krahasuar me tregimet e tjera.♦ Të japë gjykimin e tij rreth pyetjes filozofike: Pse jetojmë?♦ Të shkruajë një ese filozofike me titull: Ne jemi këtu në Tokë për të...Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore• StilolapsaMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Diskutim• Mësim i përqendruar mbi argumentimin• Shkrim i lirëZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me stuhi mendimesh. Nxënësve u drejtohet pyetja:- Cili është hobi juaj?Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje nxënësit. Mbledh mendimet e tyre dhe i paraqetnë tabelë.HOBI IM97Nëse ndonjë nxënës nxjerr si hob dëshirën për të hulumtuar, zbuluar misterin ejetës e rrethon dhe bën lidhjen e hobit të nxënësit me atë të personazhit kryesor tëtregimit, Sofisë, vajzës norvegjeze.Në rast të kundërt mësuesi/ja bën lidhjen me temën e re mësimore duke theksuarse Sofia, vajza norvegjeze, ka një hob krejt të ndryshëm nga ju. Po se cili ështëhobi i saj ju do ta mësoni kur të lexoni tregimin.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”U prezanton nxënësve dhe u shkruan në tabelë titullin e tregimit dhe autorin,romanin nga është shkëputur, llojin e romanit (roman filozofik), veçorinë e këtijromani si dhe përmbledhjen e romanit.Hapi II. Përzgjidhen dy nxënës për të lexuar tregimin. Udhëzohen nxënësit që,pasi ta kenë lexuar tregimin të tregojnë:- Cili është hobi i Sofisë?- Ç’pyetje e mundojnë atë?- Ç’lloj pyetjesh janë ato?- A i ka gjetur vogëlushja përgjigjet e pyetjeve enigmë?- Kush e ka ndihmuar atë të gjejë apo të zbulojë misterin e krijimit tënjeriut, botës dhe të zbulojë vetveten?Ti dhe historia: Po juve a ju kanë lindur pyetje të tilla? Çfarë doni të dini? Kushju ka ndihmuar për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve që ju ngacmojnë?Udhëzohen nxënësit që në fletoren e tyre të punës të realizojnë një skemë si kjo emëposhtmja, ku të vënë përballë pyetjet filozofike që e mundojnë Sofinë dhe ata.Sofia? ? ?? ?UnëSi është krijuar bota? ? Ç’është lumturia?????Nxënësit punojnë rreth 5’. Dëgjohen me vëmendje pyetjet që nxënësit shpesh iadrejtojnë vetes, si dhe përgjigjet që kanë marrë.98Hapi III. Kalohet te rubrika: “Reflektimi kuptimor”.Fillimisht drejton pyetjen: Ç’mbresa ju la ky tregim? A ndryshon ky tregim ngatregimet e fundit që keni lexuar? Ku qëndron dallimi?Më pas punohen ushtrimet 1-5. Nxënësit argumentojnë përgjigjet e tyre mefragmente nga teksti.Ushtrimi 4. Mësuesi/ja zhvillon një diskutim në lidhje me pyetjen: Pse jetojmë?Nxiten nxënësit të shprehin lirisht mendimet e tyre, ashtu si i mendojnë dukeargumentuar pse është ajo një çështje aq e rëndësishme dhe e përbashkët për tëgjithë njerëzit.Ushtrimi 5. Kërkojuni nxënësve nëse u pëlqen të diskutojnë çështje filozofike,cilat do të ishin ato? Mbani shënim çështjet filozofike më interesante që nxënësitkërkojnë të diskutojnë. Konsultohuni me një mësues të këtij specialiteti (filozofi)


Libër mësuesidhe iu ktheni përgjigje orën e dytë të mësimit. Në pamundësi kërkojuni nxënësvetë gjejnë përgjigjen e çështjeve filozofike nëpërmjet mjeteve të ndryshme tëinformacionit apo duke pyetur prindërit.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Detyrë shtëpie: Shkruani një ese të shkurtër me temë“Ne jemi këtu në Tokë për të...”Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Bota e Sofisë (ora e dytë)Të lexuaritNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:• Të zbulojë cilësitë e personazheve, mbështetur në ndjenjat dhe mendimet qëshfaqen gjatë dialogut vajzë – nënë.• Të zbulojë arsyet e moskuptimit të Sofisë me të ëmën.• Të japë gjykimin e tij se si e kupton përshtatjen me botën duke sjellë argumente.• Të dallojë fjalët që i përkasin fjalorit filozofik në tregimin e dhënë.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore, stilolapsa• Tabela, shkumësa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Mësim i përqendruar mbi argumentim• Ditari tri pjesësh, punë në çiftZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me dëgjimin e esesë nga disa nxënës. Bëhet vlerësimi i punëssë tyre mbështetur në argumentet bindëse që ata japin. Mendimet më interesanteshkruhen në tabelë nga vetë nxënësit. Këto bëhen të dallueshme me shkumësame ngjyra. Më pas mësuesi/ja ose nxënësit u japin përgjigje pyetjeve filozofike përtë cilat dëshirojnë të diskutojnë.Kjo veprimtari të mos i kalojë 15’.99Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Punohen ushtrimet 6, 7.Ushtrimi 6. Nxënësit ndalen në dialogun që zhvillohet midis Sofisë dhe nënëspër të kuptuar ndjenjat dhe mendimet e tyre si dhe ç’kuptojnë ata nga ky dialog përkarakterin e personazheve.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ky ushtrim zhvillohet nëpërmjet ditarit tripjesësh, të cilin mësuesi/ja e paraqet nëtabelë, kurse nxënësit e plotësojnë në fletoret e tyre të punës.Fragmentenga bisedan Nënë, si mendonti, a nuk është eçuditshme që nejetojmë?n Po ndonjëherë po.Cilat janë ndjenjat e mendimetqë dalin nga bisedan Vajza kërkon të zbulojëmisterin e jetës.n I rrituri është i tërhequr pasproblemeve dhe vështirësive qëi sjell jeta, dhe është indiferentndaj çështjeve filozofike.Ç’kuptojmë nga bisedapër cilësitë e personazhitn Kureshtare,këmbëngulëse, logjikë tëfortë argumentuese.n E përkushtuar ndajfamiljes dhe mirërritjes sëvajzës.100Nxënësit lexojnë punimet, mësuesi/ja i ndihmon nëse ata kanë ndonjë vështirësi nëzbulimin e cilësive të personazheve atje ku ato shfaqen. Më pas nxënësit e kanë më tëlehtë për të zbuluar se ku qëndrona) moskuptimi ndërmjet Sofisë dhe nënës së saj.Nxënësit mund të përgjigjen:Sofia është në vajzë adoleshente, që e tërheq misteri i jetës.Nëna e ka kaluar këtë periudhë. Ajo kërkon të sigurojë qetësinë, ushqimin efamiljes dhe të kujdeset për fëmijët e familjen. Në mosha të ndryshme njerëzitkanë interesa e kënaqësi të ndryshme.b) Çfarë është normale për atë dhe çfarë për nënën e saj?Për Sofinë është normale të bëjë pyetje filozofike për ekzistencën e botës.Për nënën është normale rituali që ajo kryen çdo ditë, punët shtëpiake, leximi ishtypit, pushimi etj.c) Nxënësit shprehin mendimet e tyre se si e kuptojnë shprehjen përshtatje me botën.Nëna ka interesa të tjera në jetë, kujdesin e familjes, e ka marrë rutina e jetës.d) Nxënësit shpjegojnë pse Sofia nuk do të përshtatet me gjërat e zakonshme.Vetë natyra e saj kërkuese, zbuluese, nuk e lejon atë të përshtatet me tëzakonshmen. Ajo kërkon më shumë, të jashtëzakonshmen, misterin e krijimit.Për Sofinë të zbulojë e t’u japë përgjigje enigmave që e ngacmojnë, është e vështirë,por ajo nuk tërhiqet, madje ajo kërkon që edhe njerëzit që e rrethojnë të jenë po aqkërkues, kureshtarë. Ajo nuk pranon rutinën e përditshme.Ushtrimi 7. Nxënësit punojnë në çifte për të krijuar një fjalorth filozofik.Fillimisht i nënvizojnë në tekst e më pas i hedhin në fjalorthin e krijuar nga ata,sipas rendit alfabetik.Lexohet fjalorthi i krijuar nga një përfaqësues i çifteve.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në pyetjet:Si u ndjetë?_____________________Ç’lloj të menduari vutë në veprim? _____________________Çfarë do t’ju mbetet nga ky mësim? _____________________


Libër mësuesiTema: Dy botët - Roman psikologjik(ora e parë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të identifikojë veçoritë e romanit psikologjik♦ Të parashikojë një ngjarje, ngacmuar nga titulli “Dy botët”.♦ Të lexojë për të njohur ngjarjen që jepet në tregim, duke e krahasuar atë meversionin e tij.♦ Të përcaktojë periudhën e jetës dhe momentin të cilit i përkasin ndjenjat e tij,duke ilustruar me pjesë nga tregimi.♦ Të dallojë fjalët kyç në përshkrimin e dy botëve duke u mbështetur në katërelementet e dhëna në tabelë (personat, objektet-vendet, veprimet-cilësitë, ndjesitë).♦ Të japë përfytyrimin e tij për botën brenda dhe jashtë familjes, në ndryshimnga ajo që i kanë treguar prindërit.♦ Të shkruajë dhjetë gjëra (konkrete, abstrakte) që do të zhdukte për ta bërëbotën më të mirë për të jetuar.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti: “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, stilolapsaMetoda dhe teknika mësimore• Parashikimi me terma paraprakë• Diskutim• Rruga e krahasimitZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja u prezanton nxënësve temën e re mësimore, të cilën e shkruannë tabelë, autorin e tregimit, romanin nga është shkëputur fragmenti, si dhe llojine romanit; ndalet te romani psikologjik dhe nënvizon veçorinë e tij kryesore:të zbulojë botën e fshehtë të mendimeve e ndjesive të njeriut, (të gjithë këtëinformacion mësuesi e paraqet në tabelë me shkumësa me ngjyra, duke plotësuarskedën e romanit).Bën një përmbledhje të romanit, si dhe vlerësimet që ai ka marrë.101Titulli: DemianiLloji: Roman psikologjikAutori: Herman HeseVlerësimi: Çmimi Nobel për Letërsi më 1946Përmbajtja: Pasqyron me vërtetësi moralin e gënjeshtërt e hipokrit të shoqërisësë kohës. Synimi i autorit është të futet sa më thellë në psikologjinë dhe botëne të rinjve.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Më pas përqendrohet te titulli i fragmentit “Dy botët”. U drejton nxënësve pyetjet:- A ju ngacmon titulli i këtij tregimi? Pse?- Si mendoni, ç’histori fshihet pas këtij titulli?Mësuesi/ja u thotë nxënësve të përpiqen të përfytyrojnë subjektin e një ngjarjejepër 4’. Pas 4’ u kërkon disa nxënësve të tregojnë para klasës subjektin e një ngjarjeqë kanë parashikuar. Mësuesi/ja i pranon këto dhe i lavdëron për punën e bërë,por nuk u thotë nëse janë të ngjashme ose jo me tregimin që do të dëgjojnë.Hapi II. Nxënësit porositen të dëgjojnë me vëmendje fragmentin që do lexojnëdy nxënës të përzgjedhur nga mësuesi/ja dhe e krahasojnë atë me tregimet epërfytyruara prej tyre.Hapi III. Pasi e kanë lexuar fragmentin, nxënësve u kërkohet të krahasojnëversionin e tyre me atë të tregimit. Çfarë i bëri ata të kenë më shumë ose më paksukses në parashikim?Sugjerime: Mos harroni që kjo është një veprimtari parashikimi, prandaj nukduhet të jetë më shumë se 5’. Kjo do të thotë që vetëm 2 ose 3 nxënës do të kenëmundësi të tregojnë tregimin e tyre. U thoni të tjerëve se do t’u vijë radha edheatyre një herë tjetër.Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”. Punohen ushtrimet 1, 2.102Ushtrimi 1. Nxënësit përcaktojnë periudhën e jetës që tregon personazhi: djalosh10-vjeçar; ndjenjat: të kohës së shkuar. Nxënësit ilustrojnë me fjali nga tregimi,p.sh. Kujtimi për atë kohë më prek thellë në shpirt.Ushtrimi 2. Fillimisht nxënësit hulumtojnë me kujdes fragmentin për të zbuluarfjalë-kyç që do ta bënin të pasur tabelën e dhënë në tekst.Pika a). Diskutohen fjalët e zgjedhura nga nxënësit dhe mësuesja e më pas iplotësojnë në tabelë me laps.Pika b). Mbështetur në tabelën e plotësuar në libër, nxënësit tregojnë si ipërfytyrojnë këto dy botë dhe japin mendimin e tyre për secilën. Këtë e realizojnënëpërmjet rrugës së krahasimit.Bota brendaBota jashtë


Libër mësuesiKjo skemë vizatohet në tabelë dhe plotësohet nga mësuesja me përgjigjet enxënësve me ndryshimin që ekziston ndërmjet dy botëve.Ti dhe historia. Mësuesi/ja kërkon në këtë moment përvojat personale të nxënësvedhe e lidh me ndryshimin e madh që ka ndërmjet asaj çka u kanë treguar prindëritpër botën jashtë shtëpisë dhe asaj që është në realitet. Nxënësit mendohen 2’ e mëpas përshkruajnë në fletoret e tyre përvojat personale. Fletorja ndahet në dy pjesë:Shtëpia imeRrugaPas 5’ mësuesi/ja dëgjon punimet e nxënësve pa bërë ndonjë koment për to, atojanë thjesht përvojat e tyre.Hapi V. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në gjithëpërfshirjen e tyrenë mësim, imagjinatën e tyre krijuese, mendimet e tyre interesante për çështjet eshtruara për diskutim.Detyrë shtëpie: Bëni një listë me 10 gjëra (konkrete dhe abstrakte)që do të zhduknit për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar.Tema: Dy botët - Roman psikologjik(ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IVKoha:45 minObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të sqarojë idetë duke shqyrtuar përmbajtjen e bazave të arsyetimit.♦ Të dallojë në tekst epitetet, metaforat, duke shpjeguar efektin e tyre stilistik.♦ Të lexojë për të njohur ngjarjen që jepet në tregim, duke e krahasuar atë meversionin e tij.♦ Të gjejë antonimet në tekst që krijojnë figurën e antitezës, duke përcaktuarklasën e secilës fjalë.♦ Të diskutojë për ndihmën që ai kërkon nga familja, shkolla, shoqëria.103Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Lapsa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Pyetje Sokratike• Diskutim• Ditari dypjesësh


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me punimin e detyrave të shtëpisë. Dëgjohen 10 nxënës(nxënësit të lexojnë 1 nga 10 gjërat që ata kanë zgjedhur). U kërkohen nxënësvearsyet pse kanë zgjedhur këto 10 gjëra që do të donin të zhduknin për të krijuar njëbotë më të mirë. Kjo veprimtari të mos kalojë 10’.Hapi II. Në këtë hap nxënësit, nën drejtimin e mësuesit studiojnë në brendësitekstin. Kjo realizohet përmes teknikës: Pyetje Sokratike. Kjo teknikë ka të bëjë mesqarimin e ideve, shqyrtimin e përmbajtjes e të bazave të arsyetimit, identifikimin esupozimeve dhe përcaktimin e këndvështrimeve. Këto pyetje mësuesi/ja i lexonhap pas hapi ose ua paraqet në fletë formati, duke ua shpërndarë nga një kopje nëçdo bankë.Ecuria: Pyetje që sqarojnë (Ne po japim një model pyetjesh Sokratike, mësuesi/ja le të ndërtojë pyetje të tjera nëse dëshiron, por kujdes, duhet ndjekur kjo renditje).1. Çfarë ka parasysh djaloshi kur thotë: “Gjithë këto gjëra të bukura dhe tëllahtarshme njëherësh, të egra dhe muzikore i gjeje kudo, në rrugën aty afër, nështëpinë aty afër, policët dhe endacakët t’i zinte syri kudo?Çfarë shembulli mund të na japësh?Shembujt të ilustrohen me pjesë nga teksti.Çfarë lidhje ka kjo me ty?(Nxënësi të japë mendimin e tij mbështetur te ti dhe historia që u punuan një orëmë parë.)2. Pyetje për hipoteza:Djaloshi mendon se bota ku u rrit, u edukua nuk ishte realja. Pse e ngre këtëhipotezë?1043. Pyetje që hetojnë këndvështrimin dhe qëndrimin:Si e konsideron Demiani sjelljen e Linës? Po ju?Po pasigurinë që përjeton vetë Demiani: të zgjedhë botën ku u rrit apo të ndjekëatë që e josh më tepër?4. Pyetje që shqyrtojnë rrjedhojat dhe rezultatet:Çfarë rrjedhojë del nga kjo sipas teje?Mësuesi/ja të tërheqë sa më shumë nxënës në diskutime. Nxitini nxënësit tëshprehen lirshëm pa i korrigjuar ata.Kjo veprimtari të mos i kalojë 15 minuta.Hapi III. Kalohet në rubrikën “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.


Libër mësuesiPunohen ushtrimet 3, 4.Nxënësit dallojnë në tekst epitetet dhe metaforat, i nënvizojnë me laps dhe mëpas shpjegojnë efektin e tyre stilistik, kjo realizohet përmes ditarit tripjesësh.Figurat letrare Lloji Efekti stilistikrrugina të errëta epitet diferencimin e thellë shpirtërorshtëpi të ndritura epitet diferencim ekonomikaroma të ëmblaerë harxheshjetë plot lukserë shërbyesedy botët rropateshin metaforë luftë për jetënUshtrimi 4Nxënësit gjejnë antonimet për të treguar ndryshimin e madh që ekziston ndërmjetdy botëve, ata përcaktojnë cilës klasë fjalësh i përket antonimi:të errëta - të ndritura - mbiemërdita - nata - emër etj.Hapi V.Kalohet në një diskutim të ngrohtë, ku nxënësit shprehin mendimin e tyre se kudhe si duhet t’i ndihmojë familja, shkolla, rrethi shoqëror për të përballuar realitetindhe vështirësitë që ekzistojnë në të.Nxitini nxënësit të thonë se ç’ndikim kanë këto tri hallka në formimin e tyre. Këtëmësuesi/ja le ta paraqesë skematikisht.ShoqëriaShkollaFamilja105Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve. Përgëzohen nxënësit për mendimet e dhënaforcën arsyetuese dhe logjikën e shëndoshë gjatë diskutimit.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Kroi, Mbrëmjes - Poezia lirikeRubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të paraqesë grafikisht veçoritë e lirikës.♦ Të identifikojë elementet e peizazhit në poezinë “Kroi”.♦ Të krahasojë përshkrimin e kroit nga Safoja me kroin e poezisë lirike “Kroi ifshatit tonë”, të L. Poradecit.♦ Të dallojë gërshetimin e elementeve të botës njerëzore me ato shtazore.♦ Të gjejë në vargjet e poezisë “Mbrëmja” ripërtëritjen e natyrës dhe të botës së gjallë.♦ Të shpjegojë idenë filozofike të kthimit (kohës, fëmijës te nëna, në vatrënfamiljare) në poezinë e Safos.♦ Të zbulojë simbolikën e mbrëmjes në këtë poezi.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletë formati ku është paraqiturorganizuesi grafik “Elementet e peizazhit”• CD, me muzikë të lehtë.Metoda dhe teknika mësimore• Diskutim• Organizuesi grafik“Elementet e peizazhit”• Diagram krahasues• Pema e mendimitPunë përgatitoreI. Mësuesi/ja përgatit fletë formati për çdo bankë, në të cilën është paraqiturorganizuesi grafik i mëposhtëm. Në pamundësi fotokopjimi, ai/ajo e vizaton nëtabelë, kurse nxënësit në fletoren e tyre të punës.106II. Përzgjedh një ose dy nxënës që recitojnë bukur e me ndjenjë dy krijimet eSafos.Elementet të peizazhitPërgjigjeÇ’peizazh përshkruan poetesha?Ç’shikon ajo në fillim?Nga rrjedh uji dhe çfarë përshkon me ëmbëlsi?Ç’zhurma dëgjon?A duket bukur kroi dhënë me këto elemente?


Libër mësuesiZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me gjininë e re letrare, Lirikën, që do të studiojnëpër disa orë.Rikujton nxënësit se ç’janë krijimet lirike dhe se cilat janë veçoritë e lirikës. Këtëinformacion e paraqet në tabelëpeizazhie dashurisëllojetshoqëroreatdhetaremeditative filozofikelirikapoezi të shkurtranuk rrëfen ngjarjerrëfimi ështënë vetën e parëshpreh ndjenjat dhe mendimete brendshme të poetitInformacioni i ri mbi llojet e lirikës të jepet gjatë rikujtimit të njohurive, mësuesi/jaqarkon lirikën e peizazhit duke theksuar se do të studiojnë një nga poetët lirikë tëpoeteshës së Greqisë së Lashtë, poetët më të SAFOS. Prezanton dy krijimet e sajKroi dhe Mbrëmja, të cilat recitohen bukur e me ndjenjë nën tingujt e qetë të melodisësë përzgjedhur nga nxënësit.Hapi II. Udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje poezinë Kroi. Në sfond të vendosetmuzikë e qetë. Gjatë kësaj kohe mësuesi/ja shpërndan në çdo bankë nga një fletëformati ku është paraqitur organizuesi grafik Elementet e përshkrimit. Nxënësitpunojnë në çift rreth 5 minuta. Pas 5 minutash mësuesi/ja drejton pyetjet:- Kush rrëfen në këtë poezi dhe çfarë shpreh?- Cilat janë elementet që tregojnë se kemi të bëjmë me një lirikë peizazhi?Për t’iu përgjigjur pyetjes së dytë, nxënësit shfrytëzojnë organizuesin grafik,mbështetur në elementet e dhëna: kroi, uji i ftohtë, degë molle etj.Si e përfytyroni këtë pamje të thjeshtë të natyrës? Mbyllni sytë dhe imagjinojenipamjen (rreth 2 minuta) e më pas shprehni shkurt ndjenjat, mendimet që u ngacmoipoezia dhe tingujt e muzikës.107Ushtrimi 2. Nxënësit nënvizojnë në poezi detajet poetike që krijojnë gjendje paqejedhe qetësie.Ujë, murmuriti, shushurimë, rrjedh ëmbël.Më pas gjejnë vargjet korresponduese, të cilat iu nxitin nëpërmjet shqisave:të shijuarituji krejt akulltë dëgjuaritmurmurittë nuhaturitdegët e mollëstë përjetuarit një të përgjumur i ëmbël


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Mësuesi/ja i nxit nxënësit të kujtojnë autorin e letërsisë shqipe apo poezinë kundeshet kroi.Përgjigjen e kësaj pyetjeje mësuesi/ja e realizon përmes diagramit krahasues nëtabelë, ku shkruhen disa vargje nga të dyja poezitë.KroiSafo L. Poradeci Të ngjashëm Të ndryshëmKroi i fshatit tonëRrotull një ujë krej akullSeç murmuriti së lartiMu nëpër degë tëmollësNga shushuritja efletëveRrjedh një t’përgjumuri ëmbëlKroi i fshatit tonëujë i kulluarseç buron nga maliduke murmuruarKjo veprimtari të mos i kalojë 10 minuta.Hapi III. Kalohet te poezia e dytë lirike Mbrëmjes. Mësuesi/ja thekson se kjopoezi ka një stil të ngjeshur, në tri vargje ka dhënë shumë lëvizje e hapësirë jete:Të nxit të përfytyrosh një univers të mbushur me bukurinë e natyrës dhe ndjenjësnjerëzore.- Udhëzohen nxënësit ta lexojnë në heshtje në sfondin e muzikës së qetë Sonatae Hënës Bethoven.Kërkojuni nxënësve të nënvizojnë vargjet ku poetja ka dhënë lëvizje e hapësirëjete, bukurinë e natyrës dhe ndjenjën njerëzore.108Lëvizje e hapësirë jete O mbrëmje, gjithçka ti prapë e kthen;Ndjenjë njerëzore kthen dhinë te prehri i nënës kthen edhe djalinBukurinë e natyrës agimi i shndritshëmKalohet te rubrika Reflektimi kuptimor:U kërkohet fillimisht nxënësve të lexojnë detyrën e dhënë se në cilat vargje kemilëvizje e hapësirë jete, bukuri natyrore dhe ndjenjë njerëzore.Më pas nxënësit punojnë ushtrimet 1, 2, 3.Ushtrimi 1. Nxënësit shpjegojnë se si transmetohen ndjesitë e bukura të lidhjessë botës njerëzore me botën shtazore.Nxënësit fillimisht flasin për peizazhin baritor, lidhjen e njeriut me kafshët; dashuri,përkujdesje, kthim në vatrën e ngrohtë.Njeriu (djalë) pranë vatrës së vet.


Libër mësuesiUshtrimi 2. Ripërtëritja e natyrës jepet përmes çastit të perëndimit dhe ardhjessë agimit, të një ditë të re plot punë, shpresë e gjallëri.Ushtrimi 3. Nxënësit ndalen tek ideja filozofike e kthimit.Kthimi i kohës; i fëmijës te nëna, në vatrën familjare.Nxënësit e shpjegojnë këtë ide fiziologjike mbështetur në vargjet e poezisë lirike të Safos.Kthimi i kohës – O mbrëmje...Kthimi i fëmijës te nëna te prehri i nënësKthim në vatrën familjare të prapë e kthen dhe djalinKërkojuni nxënësve të zbërthejnë simbolikën e mbrëmjes te poezia e Safos. Ai/ajodrejton pyetjen:Nëse kroi simbolizon burimin e jetës, po mbrëmja çfarë simbolizon?Në minutat e fundit nxitini nxënësit t’i shtojnë dy vargje të tjera poezisë “Mbrëmje”.Lexohen disa prej tyre. Vlerësohen nga vetë nxënësit vargjet më të bukura qëkanë ruajtur unitetin kuptimor me vargjet e Safos.Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve. Përgëzohen për gjithëpërfshirjen e tyre nëdiskutim gjatë gjithë hapave të mësimit.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:MbramjaTë lexuaritNiveli IV45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të parashikojë një ngjarje mbështetur në në fjali e grupe fjalësh.♦ Të zbulojë në poezinë e dhënë imazhet e ngjyrave dhe lëvizjet.♦ Të përcaktojë vargjet ku jepen tri mendimet e paraqitura në organizues.♦ Të dallojë figurat letrare: epitet, krahasim, metaforë, duke shpjeguar efektin etyre stilistik.♦ Të krahasojë dy poezitë Mbrëmjes – Mbramja duke nxjerrë në pah veçoritë e tyre.109Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletë formati ku ështëparaqitur ditari dypjesësh• Cd muzikë• Fletore, stilolapsaMetoda dhe teknika mësimore• Parashikim me terma paraprakë• Ditari dy pjesësh• Diagrami krahasues• Diskutim


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalë dhe grupe fjalësh dhe u tërheqvëmendjen nxënësve se ato do të dalin dhe në poezinë e autorit kosovar, EsadMekuli. Mësuesi/ja përmend gjininë dhe llojin e poezisë që do të lexojnë.Flakëron perëndimi, Mbrëmje, Retë zhduken në...., cipa e natës shkrihet mbi ....u nxi, era përkund, prehen në.Në sfond mësuesi/ja vendos muzikën e Bethovenit Sonata e Hënës.Udhëzohen nxënësit se janë të lirë të zgjedhin llojin e shkrimit: prozë poetike,poezi. Krijimit të tyre t’i vendosin një titull.Pas 5-7 minuta mësuesi u thotë nxënësve të lexojnë prozën a poezinë që kanëkrijuar. Mësuesi/ja i lavdëron nxënësit për punën e bërë.Hapi II. Nxënësit porositen që të dëgjojnë me vëmendje poezinë që do të lexojëmësuesi/ja dhe ta krahasojnë atë me krijimet e tyre. Poezia lexohet dy herë. Herëne parë nga mësuesi/ja, kurse herën e dytë lexim në heshtje nga vetë nxënësit.Nxënësve u kërkohet (pasi ta kenë lexuar poezinë) të krahasojnë versionin e tyreme atë të poezisë së Esad Mekulit. Çfarë i bëri ata të kenë më shumë ose më paksukses në parashikim.Sugjerime:Përpiquni ta mbaroni këtë veprimtari brenda 10’ – 12’, sepse ka plot gjëra të tjerapër t’u bërë në orën e mësimit. Kjo do të thotë se vetëm dy nxënës do të lexojnëkrijimin e tyre. U thoni të tjerëve se do t’iu vijë radha në veprimtaritë e tjera që do tëzhvillohen brenda kësaj ore.110Hapi III. Kalohet te rubrika Reflektimi kuptimor e gjuhësor.Mësuesi vizaton me shkumësa me ngjyra tabelën e mëposhtme dhe u thotënxënësve të nënvizojnë në lirikën e peizazhit fjalët, grupet e fjalëve që tregojnëimazhe ngjyrash dhe lëvizjesh të ngadalta. Kjo tabelë plotësohet në dërrasë mepërgjigjet e nxënësve.Imazhe ngjyrashe artë, të kaltër, të bardhaLëvizje të ngadaltaZhduken, shkrihet, përkundVargjet ku pasqyrohenSi tufa mëndafshi t’artë në të kaltrën shami,N’mes dy duersh t’bardha.Drita e mbrame shuhetMë pas u shpërndan nxënësve nga një fletë formati të fotokopjuar për çdo bankëku është paraqitur ditari dypjesësh.


Ditari dypjesëshLibër mësuesiMendimi Vargjet që japin këtë mendimMendimet drejtohen te ndryshimiqë pëson natyra me ardhjen e mbrëmjesKa ardhur koha që edhe mjedisitë ndiejë pasojat e errësirës.Errësira e natës qetëson, çlodh, u sjellëndrra të bukura njerëzve dhe i përgatitata për një ditë të re.Udhëzohen nxënësit të punojnë në çifte rreth 5’ për të plotësuar tabelën e dhënë.Pas 5 minutash mësuesi/ja dëgjon dy tri çifte nxënësish. Nxënësit e tjerë, në bashkëpunimme mësuesin, diskutojnë për saktësinë e vargjeve që ilustron mendimin e dhënë.Hapi IV. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve figurën letrare të metaforës, equajtur në antikitet mbretëresha e figurave.Udhëzohen nxënësit të gjejnë figurat stilistike që realizojnë lirikën e peizazhit tëmbrëmjes.KrahasimetSi tufë mëndafshi t’ artë – epitetnë të kaltrën shami metaforëepitetShpirtëzimi i sendeve – malet heshtinKy ushtrim mund të realizohet përmes tabelës së mëposhtme:Figura letrare Lloji Efekti stilistikmalet heshtin metaforë errësira pushton gjithë natyrënsi me qenë të ngrime krahasim111Hapi V. Në këtë hap të fundit mësuesi/ja në bashkëpunim me nxënësit plotësonnjë diagram krahasues për poezinë “Mbrëmja” të poeteshës Safo dhe Mbramja tëEsat Mekulit.Safo Esad Mekuli Ku ngjasojnë Ku dallojnëMbrëmja MbramjaSafo është optimiste. Ka notaentuziazmi, rikthimi te gjiri ifamiljes shoqërohet me njëgjendje të paqtë shpirtërore.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Këshillohen nxënësit që gjatë krahasimit të mos ndalen vetëm tek elementet epeizazhit, por dhe si e përjetojnë këta dy poetë këtë çast të ditës. Krahasimin eilustrojnë me vargje nga poezitë. P.sh.; tek Esad Mekuli peizazhi ndjek në ritëmndryshimet e pamjeve nga strofa në strofë.Perëndimi – Muzgu – Nata - Drita e fshehur, japin ngrysjen shpirtërore, por pahumbur shpresën e zgjimit të ri.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në:Si u ndjetë – i interesuar, i përfshirë, i kontrolluar apo i painteresuar?Ç’lloj të menduari vutë në veprim: – mësuat përmendsh, gjetët ide kryesore, bëtëinterpretime dhe i mbështetët me arsyetimet tuaja?Çfarë do t’ju mbetet nga ky mësim: – informacioni, figurat stilistike apo shprehitëe të menduarit?Tema: Përshkrimi objektiv dhepërshkrimi subjektivRubrika:Të foluritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minuta112Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:♦ Të paraqesë grafikisht pesë hapat që ndiqen për realizimin e një përshkrimi.♦ Të zbulojë qëllimin dhe të identifikojë veçoritë e shkrimit objektiv e subjektiv.♦ Të analizojë elementet e përshkrimit në dy tekstet shkencore.♦ Të përcaktojë teknikën shprehëse së cilës i përkasin grupet e fjalëve tënënvizuara.♦ Të krahasojë njërin nga tekstet shkencore me tekstin letrar të dhënë.Metoda dhe teknika mësimoreMateriale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Pema e mendimit• Diskutim• Rruga e krahasimitZhvillimi i mësimitHapi I. Të rikujtojmë së bashku.Në këtë hap mësuesi/ja u rikujton nxënësve njohuritë e marra vitet e kaluara(klasa VI) për përshkrimin.Nxënësve u drejtohet pyetja:- Nëse shikoni një vazo, cilat janë hapat e nevojshëm që ju duhen për të realizuarpërshkrimin e këtij objekti?Nxënësit mendohen rreth 2 minuta dhe përgjigjen. Mësuesi//ja i ndihmon meanë të pyetjeve nëse atyre nuk u kujtohen të gjitha elementet. Më pas plotëson nëtabelë pemën e mendimit.


Libër mësuesiKëndvështrimiobjektiv e subjektivQËLLIMITë japë të dhënapër ta dalluar ngatë tjerëtPËRSHKRIMIGJUHAVëzhgimiMbledhja e të dhënave(forma, madhësia,ngjyra, shija etj).Mësuesi/ja ndalet në fillim te qëllimi i përshkrimit.Ai/ajo drejton pyetjen: - Cili është qëllimi i përshkrimit?Me përgjigjen e nxënësve vazhdon të plotësojë pemën e mendimit.- Ç’kuptojmë me përshkrim objektiv? Po subjektiv?Hapi II. Të dhënat për llojet e përshkrimit nxënësit i gjejnë në tekst.Udhëzohen nxënësit të lexojnë informacionin e dhënë si dhe tekstin ku hasetpërshkrimi objektiv e më pas t’iu përgjigjen pyetjeve të tekstit.Orientohen nxënësit që gjatë leximit të dy shkrimeve për kërpudhat të nënvizojnëme laps me ngjyra: - vendin ku gjenden- cilësitë fizike- dëmin që ato sjellinMë pas nëpërmjet rrugës së krahasimit nxënësit analizojnë të gjitha elementet epërshkrimit që gjenden në dy tekstet e dhëna.Hapi III. Nxënësit lexojnë informacionin për përshkrimin subjektiv.U kërkohet nxënësve të fiksojnë teknikat shprehëse dhe t’i dallojnë këto teknikanë tekstin letrar.Hapi IV. Në këtë hap nxënësit plotësojnë grafikun Rruga e krahasimit, ku veçojmëtiparet e tekstit shkencor dhe letrar.Vizatohet në tabelë rruga e krahasimit e cila plotësohet nga mësuesi/ja mepërgjigjet e nxënësve.Përshkrimi objektivPërshkrimi subjektivSjell informacion të saktëShpreh mendime e ndjenja personaleShmanget shprehja e emocioneveShpreh gjendjen shpirtërorePërdoret <strong>gjuha</strong> standardePërdor mjete stilistikeHaset në tekste shkencore ose teknikeI shpirtëzon sendet, objektet113


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në gjithëpërfshirjen e nxënësve në diskutim.Detyrë shtëpie: Udhëzohen nxënësit të sjellin në klasë informacione,të cilat do t’i shfrytëzojnë gjatë rubrikës ”Të shkruarit”.Klasa ndahet në 4 grupe, të cilat sjellin informacione:Grupi I. revista shkencore.Grupi II. për një ngjarje historike nga teksti i historisë.Grupi III. për një proces biologjik nga teksti i biologjisë.Grupi IV. nga enciklopedia për fëmijë mbi dukuritë atmosferike.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Përshkrimi objektivdhe përshkrimi subjektivTë shkruaritNiveli IV45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të përzgjedhë tekste me shkrime objektive dhe subjektive për t’u shfrytëzuargjatë punës individuale.♦ Të bëjë një përshkrim objektiv ose subjektiv mbështetur në temat e dhëna.♦ Të vlerësojë punën e shokëve për realizimin e strukturës së secilit përshkrim.114Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Revista shkencore• Enciklopedi• Tekste shkollore të shkencave natyrore etj.• Fletorja e punësMetoda dhe teknika mësimore• Shkrimi i lirë• Turi i GalerisëZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me përzgjedhjen e informacioneve të grumbulluara nga nxënësit.Më pas mësuesi/ja shkruan në tabelë disa tema ku nxënësit do të realizojnëpërshkrimin objektiv dhe subjektiv, mbështetur në informacionet e grumbulluaraprej tyre. p.sh.: Cilën ngjarje historike do të dëshironit ta kishit parë me sytë tuaj?Përshkruajeni atë.Përshkruani një çast që ka ndryshuar botën.Përshkruani rrugën që bën një qelizë gjaku nëpër organizëm.Përshkruani një reaksion kimik etj.


Libër mësuesiMësuesi/ja është i lirë të zgjedhë tema të tjera.U kujtohen nxënësve hapat që duhet të ndjekin gjatë realizimit të përshkrimit, sidhe teknikat që përdoren për dy llojet e shkrimit.Nxënësit punojnë individualisht për të realizuar përshkrimin e ngjarjeve, dukurive etj.Hapi II. Më pas disa nga krijimet e nxënësve vendosen në Turin e Galerisë dhedisa prej tyre lexohen me zë para të tjerëve. Vlerësohen përshkrimet më të mira.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Tema: Krijimi i rruzullit (Pjetër Bogdani)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IVKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të interpretojë në role të specializuara krijimin e botës, mbështetur në teoritëmitike dhe shkencore.♦ Të lexojë poezinë e dhënë për të zbuluar teorinë e krijimit të botës që mbështetetnga poeti në këto vargje.♦ Të bëjë interpretimin e poezisë mbështetur në organizimin grafik: “Kornizëletrare për interpretim”.♦ Të dallojë numeracionin e përdorur në këto vargje duke shpjeguar rolin që ai luan.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Atlas i ilustruar i filozofisë• Mitet më të famshme të lashtësisë• Fletë pune “Kornizë e interpretimit letrar”Metoda dhe teknika mësimore• Metoda e hulumtimit• Kornizë e interpretimit letrar• Punë në çift• Diskutim• Shkrim i lirë, Empatia115Punë përgatitoreMësuesi/ja përzgjedh katër nxënës, të cilët do të interpretojnë informacionet ehulumtuara në dy tekstet e paraqitura në rubrikën: Materiale dhe mjete mësimore.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Këto informacione do të shoqërohen me vizatime. Kërkojuni bashkëpunimmësuesit të vizatimit dhe nxënësve të talentuar për të paraqitur në tre tabakë tëmëdhenj secilën nga tri teoritë e krijimit të botës.116Nxënësi i parë do të interpretojë në rolin e një historiani të antikitetit, teorinë ekrijimit të botës sipas mitologjisë greke: Kaosi dhe Kozmosi. Lindja e Botës.Para fillimit të Botës, mbretëronte Kaosi, një çrregulllim shumë i madh. Ishterrëmujë tepër e madhe, gjendje e ngjashme me atë që përshkruan Bibla te Gjeneza,para krijimit të Botës. Kaosi është një pafundësi e zbrazët, një hon pa fund. Në këtëngatërresë është i pamundur çdo përmirësim, sepse nuk ka as “më përpara” dheas “më pas”. Asnjë rregull nuk e dallon të mirën nga e keqja, të drejtën nga epadrejta. Që bota të bëhej botë, duhej vendosur rregulli. Për grekët, Kozmosi (termqë në gjuhën e tyre ka kuptimin “rregull”) është një gjë e bukur, një dekor i vlerësuarnga të gjithë që duhet të jetë i rregulluar mirë: me malet, rrafshinat, lumenjtë dhedetet, me kafshët dhe bimët si dhe qytetet e populluara nga njerëzit. Por ata itrembeshin vazhdimisht kthimit të Kaosit dhe shpresonin se fuqitë hyjnore do t’ipërkrahnin në luftën e tyre kundër forcave rrënuese. Këtë tregojnë edhe mitet.Nga Kaosi në fillim lindi Gjea, Toka, pastaj Tartari. Bota e Hijeve, e ndjekur ngaErosi, perëndi e zanafillës. Shumë shpejt Kaosi lindi dy fëmijë: Natën dhe Ditën.Gjea lindi Uranin, Qiellin. Nga lart vendoset rregull i parë:- Qielli, Toka dhe Bota e Hijeve. Qielli dhe Toka janë gjallëruar, kështu Erosi, fuqie madhe krijuese, mund të veprojë. Qielli dhe Toka bien në dashuri me njëri-tjetrindhe lindin qeniet e gjalla, aspak të ndryshme nga njerëzit: titanidat dhe titanët. Ngamartesa e bashkimi i Oqeanit me Titanidën lindën lumenjtë dhe burimet, pa harruardetet dhe oqeanet që te Homeri kanë emrin Oqeanos. Prej tij lindin të gjitha perënditëdhe format e tjera të jetës. Urani, Qielli, mbretëron si patriark mbi Tokën dhe fëmijëte saj, titanët. Çdo sundim kërkon rregullin, sepse ai ndihmon paqen, por ai mbartnë vetvete edhe farën e Kaosit, sepse ata që kanë pushtetin janë gati të bëjnë çdogjë për ta ruajtur atë, duke u vetëshkatërruar përmes forcës së tyre. Por për këtëdo të flasim njëherë tjetër.Nxënësi i dytë -studiues i filozofisë indu. Sipas kozmologjisë induiste, Toka ështënjë gjysmë sferë, e lidhur me qiellin përmes malit Merku, i vendosur në qendër dhe imbajtur nga elefantët. Vetë Toka mbahet nga elefantë të tjerë më të mëdhenj, të cilëtnga ana e tyre mbështeten te një breshkë madhështore që gjendet mbi një gjarpër (iquajtur Ourobora, simbol i kohës ciklike) aq të madh, sa përfshin tërë gjithësinë.Nxënësi i tretë - studiues i doktrinës së katër elementeve.Edhe doktrina e katër elementeve ka një ngjyrim mitologjik. Ajo e shikon Zeusinte zjarri, Herën te ajri, Edoneun tek uji dhe Nestën te toka. Kjo doktrinë u përthith


Libër mësuesinga bota greke si një teori thelbësisht shkencore dhe u bë baza e një game të gjerëdoktrinash. Ideja se natyra mund të shpjegohet si ndërthurje elementesh bazë,është e pranishme në kultura të ndryshme. Në tempujt tibetianë mbivendosja eformave të kujton tokën, ujin, zjarrin dhe ajrin. Gjysmëhëna tregon drurin që kulturakineze e shtoi si element të pestë. Zoti krijoi botën përmes gërshetimit të 4elementeve, kjo ide ka ruajtur dinjitetin shkencor (si 4 elemente të pashndërrueshmebazë) deri në fillim të shekullit të shkuar, pra deri në zbulimin e oksigjenit dhelindjen e kimisë moderne.Nxënësi i katërt – shpjegon teorinë e njohur Bang – Bang.R R U Z U L L I M I117Si është përfytyruar në lashtësi krijimi i rruzullit


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”118Kristi BushgjokajNxënës i klasës VIII, shkolla “Jeronim De Rada”


Libër mësuesiZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve temën e re mësimore dhe autorin.Ai/ajo pohon se ky mësim është krejt i veçantë, për realizimin e tij është kërkuarndihma e lëndëve të ndryshme, si: historisë, filozofisë dhe vizatimit, për këtë arsyedo të zhvillohet në dy etapa.Etapa IJu do të njihni nëpërmjet informacioneve të katër shokëve tuaj teoritë mitike dheshkencore të krijimit të botës. Këto informacione shoqërohen me vizatime për tëkrijuar një ide më të mirë. Ngjiten në tabelë tabakët ku janë skicuar idetë e paraqituranë teori.Mësuesi/ja u prezanton nxënësve bashkëpunëtorët që do ta ndihmojnë nërealizimin e etapës së parë si dhe rolet që ata kanë.Nxënësit ulen para klasës (mund të krijohet një mjedis fizik i këndshëm ku nëqendër të vendosen katër nxënësit që do të paraqesin teoritë sipas roleve tëspecializuara).Kjo veprimtari të mos i kalojë 20 minuta.Hapi II. Nxënësit dëgjojnë me vëmendje shokët e tyre, mund të mbajnë shënimepër atë çka u duket më interesante.Informacioni shoqërohet dhe me interpretimin që ata do t’u bëjnë vizatimeve.Nxiten nxënësit e tjerë të japin vlerësimin për atë që dëgjuan duke u kërkuar tëthonë se çfarë u pëlqeu apo u ngeli në kujtesë nga informacioni që u prezantua.Nxënësit vlerësojnë shokët e tyre duke i përgëzuar për punën serioze, si dhe përmënyrën si e transmetuan informacionin e hulumtuar te nxënësit e tjerë. Kjoveprimtari të mos i kalojë 5 minutat.Etapa IIHapi III. Mësuesi/ja bën lidhjen me poezinë e shkruar nga Pjetër Bogdani, dukepërmendur se ky është autor i letërsisë së vjetër shqipe. Poezia është mbështeturnë literaturën fetare, por theksoni se te kjo poezi ju do të gjeni elementet e para tënjë poezie filozofike, pasi autori përpiqet të shpjegojë dukuritë natyrore.119Udhëzoni nxënësit ta lexojnë me vëmendje poezinë për të treguar më pas se cilatnga teoritë e prezantuara në etapën e parë i gjejmë të realizuara në këtë poezi.Fillimisht poezinë e lexon mësuesi/ja e më pas një nxënës tjetër për të hyrë mëmirë në thelbin e saj.Hapi IV. Gjatë kohës që nxënësit lexojnë, mësuesi/ja shpërndan fletët e punëspër çdo bankë. Nxënësit punojnë në çift.Fleta e punës do të përmbajë skemën e mëposhtme:


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Kornizë poezie për interpretimTë shohim nga afër: Parëse Qiellja, Dheu, Deti në ZjarrmiIshte; kjo Zjarrmi, Dheu, Qiellja e Deti.Ma shëmpton Qiellja, Dhenë, Detin e Zjarrmin.Për cilën dukuri flet poeti? ______________________________Ndoshta kërkon të shtojë ______________________________Shpresoj që, pasi ta kem interpretuar të gjithë poezinë, ta kem kuptuar_________________Autori shkruan:Mbi qiellt nuk ishte as yll, as diell,Qi me dritën e vet xbardhën dritë të reAs han delte me dy të rgjata bri,...Po me këto vargje çdo të thotë poeti? _____________________________Them se në vargjet: As niegullë me shi, as breshën’ as rrëfe,As deti me valë epte të madhen gjamë,As lymnaj të me breg ishin zanë.do të thotë _______________________________________Them gjithashtu se në këtë poezi filozofike gjej edhe elemente lirike.Jam shumë i sigurt për këtë _______________________________Vazhdoj të kërkoj shkallëzimin dhe enumeracionin, të zbuloj.______________________________________________________________________________________________________________________120Rolin e tyre di ta interpretoj. _______________________________________________________________Sugjerim: Nëse nxënësit kanë vështirësi për gjetjen e figurës së shkallëzimitdhe enumeracionit, fillimisht u rikujtoni shkallëzimin.Shkallëzimi është një figurë që ka dalë nga enumeracioni. Shkallëzim quajmëtë renditurit e fjalëve (zakonisht të një klase) në një fjali në mënyrë që gradualishttë arrihet një efekt i caktuar, një kulm i synuar. Pra, hasim një organizim shkallë– shkallë të një veprimi, mendimi ose peizazhi. Këtë e vëmë re në strofën edytë të poezisë.Enumeracioni: Kjo figurë shërben për të bërë përshkrime sa më të gjalla e mëkonkrete, plot fakte e hollësi të larmishme që numërohen njëri pas tjetrit. Këtëfigurë e gjejmë te strofa e parë.


Libër mësuesiHapi V. Dëgjohet nga një përfaqësues për tri çifte nxënësish.Diskutohet dhe vlerësohet çdo interpretim i kornizës letrare.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit për çdo hap. Përgëzohen nxënësit që punuanmë mirë. Kërkojuni nxënësve të thonë se në cilat momente kjo orë ishte esuksesshme dhe çfarë do të donin të përmirësohej në këtë orë.Detyrë shtëpie: Mbështetur në gjithë informacionin e marrë,kthejeni këtë poezi në një prozë të shkurtër meditative-filozofike.Tema: Fjalët e qiririt. Naim FrashëriRubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të ndërtojë hartën e mendimit “Naimi poet”.♦ Të zbulojë misionin e poetit në këtë poezi duke ilustruar me vargje.♦ Të zbulojë mesazhin që autori u jep shqiptarëve në këtë poezi.♦ Të shpjegojë kuptimin simbolik të qiririt.♦ Të dallojë llojin e vargut, rimës, duke shpjeguar rolin që ato luajnë në ritmin ekësaj ligjërate oratorike.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, stilolapsa• Lapsa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Harta e mendimit• Ditari dypjesësh• Rrjeti semantik• Diskutim121Hapi I. Vështrim i përgjithshëm. Mësuesi/ja i familjarizon nxënësit me temën ere, shkruan në tabelë titullin e poezisë, emrin e autorit të saj dhe u drejton pyetjen:- A mund të portretizoni Naim Frashërin si poet duke u nisur nga e veçanta që kasecila nga veprat e tij: Bagëti e Bujqësi, Historia e Skënderbeut si dhe te poezia“Mejtimi”, “Lulet e Verës”.U kërkohet nxënësve të ndërtojnë një hartë mendimi për këtë autor. Për këtëndihmon edhe mësuesi.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Naim FrashëriPoet mendimtarTipar kryesor është patriotizmi.Te poema “Bagëti e Bujqësi” krijoi poezinëe Atdheut e të natyrës shqiptare.Nxënësit recitojnë vargje nga kjo poemë.Patriotik: Vargjet që duhen recituar janë:O malet e Shqipërisë e ju, o lisat e gjatë,... dhe pyje të gjelbëruara.Romantik: Ti Shqipëri, më ep nder... plot me dëshirë e zjarr...Lirik – poezia filozofike Mejtimi dhe Fjalët e qiririt.Poet lirikPoet romantikQëllimi i tij ishte të ngjallte te shqiptarëtdashurinë për atdheun e robëruar e t’i vinteata para detyrave të mëdha për ta çliruar.Recitohen vargjet: Rri mejtohem shumë herë, /Tek po perëndon yll’ i zjarrtë /edhehapet një derë.... /Kur shoh se koha po.....Mbështetur në ilustrimin e faqes 98 dhe titullin e poezisë nxënësit tregojnë se ciliështë qëllimi i shkrimit të kësaj poezie.122Hapi II. Pyetjet. Para leximit të poezisë mësuesi, për të nxitur motivimin enxënësve u kërkon atyre të hartojnë disa pyetje rreth poezisë që ata ia drejtojnëvetes për informacionin që kërkojnë. P.sh.:- Çfarë është kjo?.... Poezi- Çfarë dua të di?- Për çfarë mendon autori?- Kujt ia drejton?- Cili është këndvështrimi i tij si rilindës për atë që po ndodh me fatet epopullit të tij?- A do të gjejnë përgjigje pyetjet e mia në vargjet e kësaj poezie?Hapi III.Leximi: Nxënësit lexojnë me kujdes poezinë për të nxjerrë misionin e poetit dhepër të nënvizuar detajet kryesore që do t’i çojnë në zbulimin e misionit të tij.Pas leximit mësuesi/ja drejton pyetjen: Çfarë ndieni kur lexoni poezinë?Dëgjon me vëmendje alternativat e nxënësve duke i përgëzuar ata.Hapi IV.Studimi. Në këtë hap punohet me rubrikën “Reflektim kuptimor”.Punohen ushtrimet 1, 2, 3.


Libër mësuesiUshtrimi 1. Fillimisht nxënësit listojnë në fletoren e punës veprimet që do taçojnë poetin në vetëflijim duke i ilustruar me vargje.Ky ushtrim të realizohet përmes kësaj tabele.Veprimetdo të tretem,të kullohemArsyetTë japëpakëz dritëMisioniDashuria përnjeriunUshtrimi 2. Nxënësit i rilexojnë me vëmendje vargjet e shkëputura nga poeziadhe zbulojnë mesazhin që autori kërkon të përcjellë te shqiptarët (lexuesi).Dëgjohen me vëmendje dhe pranohen të gjitha mesazhet e nxënësve.Është mirë që një pjesë e tyre, më interesantet, të shkruhen në tabelë nga vetënxënësit që i zbulojnë ato.Sugjerim: Mendojmë që këto vargje le të komentohen fillimisht nga nxënësi epastaj të zbulohet mesazhi. Kjo të realizohet përmes ditarit dy pjesësh. Drejtonipyetjet: - Si i kuptoni ju këto vargje?Ç’mesazh përcjell autori?VargjetAndaj po digjem si trimi,Se ma k’énda t’u bëjnë mirë,Të mos mbeti n’errësirë.Komenti imAutori është i bindur se misioni që ka ndërmarrënuk është i lehtë për t’u realizuar. Ai do të ndeshetme shumë pengesa, por është i vendosur dhe kabesim në idealin e tij dhe nuk do të tërhiqet.Në këto vargje zbulohet qëllimi i misionit të tij:Të përhapë dritën e arsimit e të kulturës.Një popull i arsimuar dhe i qytetëruar di ta fitojë,vlerësojë dhe ta ruajë lirinë e tij.Pasi të zbulojë mesazhin, mësuesi/ja drejton pyetjen:Me cilën nga figurat e letërsisë botërore ju ngjason poeti? Ku ngjasojnë endryshojnë ata me njëri-tjetrin?Ushtrimi 3. Nxënësit ndalen te nënteksti i vetëflijimit duke theksuar se ky aktlidhet me çlirim energjie.123EnergjitëEnergjia shpirtëroreEnergjitë mendoreVargjetJakëni rreth meje rrini.... Në shpirtit kam dashurinë,...që t’u ap pakëzë dritë, Natënë e t’ua bënj ditë,Do të tretem, të kullohem....n Zbulojnë kundërshtinë ndërmjet dy vargjeve.Dhe kurrë s’dua të shuhem – energji shpirtërore.Asnjë çikë të mos mbetem – energji fizike.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Poeti vdes fizikisht, por vepra e tij e mirë në dobi të popullit ngelet e paharruar,ajo transmetohet brez pas brezi.Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektimi gjuhësor e stilistik”Punohen ushtrimet 4, 5, 6.Ushtrimi 4. Nxënësit tregojnë ndikimin emocional që ka ligjërata oratorike nëtransmetimin e:patosit qytetar – Transmeton frymën e emancipimit, qytetarisë, kulturës, dashurisëpër vendin dhe sakrificat që duhen bërë në emër të tij...frymës meditative – I ngacmon shqiptarët të reflektojnë për atë që kërkon autoritë transmetojë tek ata.notave didaktike - Sakrifica deri në flijim e autorit të bëhet shembull për t’u ndjekurnga çdo shqiptar.Këto nota tingëllojnë aktuale edhe sot.Ushtrimi 5. Realizohet përmes rrjetit semantik të mëposhtëmÇ’simbolizon?SimboliVargje nga:Qëllimi: Pse e ka përdorur autori?Nxënësit plotësojnë në tekst kuptimet e tjera që marrin fjalët:padijadituria124Nata prapambetja Dita qytetërimirobërialiriaUshtrimi 6. Nxënësit shpjegojnë rolin që luan vargu 8 rrokësh, rima foljore AABBnë ritmin e kësaj ligjërate oratorike:Tërheq dëgjuesin (lexuesin) të kuptojë idetë që shpalosen në këtë ligjërim.Fjalitë e shkurtra janë plot patos e të thjeshta për t’u kuptuar.Përdorimi i dy ose më shumë foljeve në çdo varg krijon ritmin dhe mban gjallëinteresin e dëgjuesit (lexuesit).Bëhet vlerësimi i orës së mësimitDetyrë shtëpie: Mësoni përmendsh disa nga vargjet e kësaj poezie.


Libër mësuesiTema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Ëndrra e prerëTë lexuaritNiveli IV45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të lexojë poezinë për t’iu përgjigjur pyetjeve të shtruara për diskutim ngamësuesi.♦ Të gjejë një titull për secilën strofë, mbështetur në nëntekstin që ajo mbart.♦ Të dallojë vargjet ku kuptimi i jetës së njeriut është puna, ëndrra, dashuria.♦ Të flasë për kontrastet ndërmjet dy kohëve, dy mentaliteteve në këtë poezi.♦ Të dallojë epitetin metaforik duke bërë dallimin nga epiteti tradicional.Materiale dhe mjete mësimore• Letërsia shqiptare• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore e punës, stilolapsa• Lapsa me ngjyra• CD, muzikëMetoda dhe teknika mësimore• Metoda e hulumtimit të përbashkët• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me prezantimin e poezisë së Dritëro Agollit. “Ëndrra e prerë”shkëputur nga vëllimi poetik “Pelegrini i vonuar”. Mësuesi/ja thekson se kjo poezitrajton një nga temat qendrore të vëllimit dhe të gjithë poezisë së shkruar ngaautori pas vitit ’90, zhgënjimin e madh, përmbysjen botëkuptimore dhe psikologjiko– shpirtërore që ndodhi tek idealistët pas rënies së komunizmit si dhe riformimintek ata të një vetëdijeje të re. Autori e shikon tanimë botën, njeriun dhe jetën ngapikëvështrime të tjera.Në sfondin e një muzike të qetë, mësuesi/ja lexon strofën e parë të poezisë,kurse strofat e tjera lexohen nga 3 nxënës të tjerë. Udhëzohen fillimisht nxënësit t’ilexojnë bukur dhe me ndjenjë strofat e caktuara më parë për të transmetuar teshokët e tyre imazhin poetik dhe ndjenjën e autorit.125Hapi II. Ky hap nis me rubrikën “Reflektimi kuptimor”.Për të hyrë në brendësi të poezisë si dhe për të zbërthyer më mirë kuptimin e saj,drejtohen pyetje për të kuptuar nëse nxënësit kanë arritur të kuptojnë ç’ka dashurtë transmetojë autori.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”I. “Mos vdis” Kujt i drejtohet kështu autori:- shokut që po vdes,- ëndrrës,- vetes?II. Cilat fjalë na japin në strofën e parë:- detajet e mjedisit tipik,- grupin shoqëror të cilit i përket heroi i poezisë,- shqetësimet e heroit?Nënvizojini me lapsa me ngjyra.Strofa II. Në cilën kohë, vetë, numër është folja kur flitet për ëndrrën?Çfarë tregon kjo?- Nuk ishte ëndërr e një njeriu, po e shumë njerëzve.- Si të gjitha ëndrrat, ajo është e parealizueshme.A është e natyrshme që një fshatar, i cili është kaq shumë i lidhur me tokën dhe ështëgati të ngrihet edhe nga shtrati i vdekjes për t’i shërbyer asaj, të ëndërrojë për një anije?Cili është kuptimi i anijes me degë hardhie dhe me vela? Duke kujtuar atë qëbënë në jetë brezi i tij anija do të ishte:- një aventurë mendjelehtë,- urë njohjeje me botën (jetuan të izoluar),- kundërpeshë e jetës së vështirë?Strofa II. Vajzat si sorkadhe, ato që dikur s’i zinin dot, se ishin si dhi të egra e igrisnin fustanet drizave duke ikur prej djemve, janë simbole:- të bukurisë absolute të natyrës (përtëritja e jetës),- argumenti më i fortë për ta ngritur ëndrrën nga shtrati i vdekjes,“sorkadhet” janë shoqet e jetës që do të mbeten vetëm?126Strofa IV. Thoni cila është ndjenja që zotëron në strofën e fundit:dhimbja,trishtimi,zhgënjimi,revolta?a. Nënvizoni togun “Mos vdis.... i shtrirë! Pse jo i shtrirë?b. Pse pika e vesës do ta bënte vdekjen pak më të mirë? Pra, çdo të thotë tëshohësh veten në pikën e vesës:- pastërtia e bukuria e ëndrrës si pika e vesës- ka sy që do të qajnë për të, me lot të sinqertë si pika e vesës.c. A nënkupton kjo se vdekja e tyre s’është dhe aq e mirë? Pse jo aq e mirë:- nuk mbeti aq e dëlirë ëndrra gjatë rrugës,- zhgënjimi nga brezat e rinj që u treguan mosmirënjohës,- kontrast me pisllëkun që shohin përqark, përballë pastërtisë së idealit të tyre?U krijoni mundësi nxënësve të shprehen lirshëm, pranoni alternativat e tyre kurato janë të shprehura mirë.


Libër mësuesiHapi III. Në këtë hap vazhdohet të punohet me ushtrimet 1, 2, 3, 4, 5 të Reflektimitkuptimor. Tani nxënësit do ta kenë më të lehtë t’u japin përgjigje pyetjeve të shtruaranë këtë rubrikë.Ushtrimi 3. Nxënësit do të dallojnë vargjet ku shprehet kuptimi i jetës së njeriut:është puna (strofa I); ëndrra (strofa II); dashuria (strofa III).Ushtrimi 4. Brenga e poetit lidhet me pafuqinë fizike, sepse ata vetë ishin plakur,e lanë ëndrrën jashtë botës së tyre, diku larg, dhe vetë u mbyllën brenda katërmureve ku edhe vdiqën.Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Punohen ushtrimet 6, 7, 8.Ushtrimi 6. Figura stilistike që përftohet nga përsëritja e së njëjtës fjalë në fillimtë çdo vargu quhet anaforë. Ajo krijon efektin e forcimit të shprehjes dhe veçonkuptimin e pjesës që përsëritet.Ushtrimi 7. Figura e kontrastit që krijohet:A. shpresa - zhgënjimidy kohëvepërmbysja botëkuptimorendërmjetdy mentaliteteveB. riformimi i një vetëdije të reUshtrimi 8. Fillimisht shpjegohet figura e re e fjalës epitet metaforik.Bëni dallimin nga epitetet tradicional.P.sh.: Ishte Uran - bukuroshiManeshi, shpatulla - gjerëGolemi mjekërë - ziuN. Frashëri: Historia e SkënderbeutSot letërsia preferon epitetin e ri, epitetin metaforik, i cili ngrihet mbi një cilësim tëzakonshëm:ëndrra e prerë, e cila mund të pritet si një fjongo, si një rrugë, por edhe si një jetënjeriu, të cilit i drejtohet: mos vdis! Deti i egërsuar; pyll i shqetësuar.Shpjegimi i lidhjes ndërmjet titullit dhe vargjeve të fundit është dhënë në hulumtimine përbashkët që është bërë në fund të hapit të I.127Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në:I. Si u ndjetë?II. Ç’lloj të menduari vutë në veprim?III. Çfarë do t’ju mbetet nga ky mësim?


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Në mundshTë lexuaritNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të lexojë poezinë për të zbuluar këshillat që jep autori dhe për t’i krahasuarato me këshillat që nxënësi merr prej prindërve të tij.♦ Të diskutojë duke argumentuar përgjigjen e tij nëse këto këshilla janë të vleshmepër të dyja gjinitë.♦ Të krahasojë poezitë “Në mundsh”, “Me jetue” mbështetur në këshillat qëpërcjellin.♦ Të japë arsyet pse poeti e vë theksin te forca e djalit.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore pune, lapsa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Bisedë• Lexim zinxhir• Diskutim• Rrjeti i diskutimit• Diagrami i krahasimitHapi I. Mësuesi/ja familjarizon nxënësit me temën mësimore, titullin, autorin sidhe vlerësimin që ka marrë kjo poezi. Këtë informacion e shkruan në tabelë. Mësiminis me një bisedë të shkurtër:- Çfarë këshillash për jetën u japin ju prindërit?U kërkon nxënësve të mendohen për dy minuta dhe më pas të shkruajnë nëfletoren e tyre të punës disa këshilla që babai ose nëna u jep atyre.128Nxënësit punojnë rreth 5’. Pas pesë minutash lexohen këshillat e prindërve dhedisa prej tyre shkruhen në tabelë. (Këshillat e prindërve që janë të ngjashme.)Hapi II. Leximi: Mësuesi përzgjedh katër nxënës që kanë aftësi të mirainterpretuese dhe bëhet leximi zinxhir i pjesës.Udhëzon nxënësit që gjatë leximit të nënvizojnë me laps këshillat që jep autori.Pas leximit kalohet tek ushtrimi 1 i rubrikës “Reflektimi kuptimor”.- Kujt ia drejton poeti këto këshilla? – Të birit.- Cili është qëllimi i autorit? – Të edukojë të birin që të bëhet njeri me karakter tëfortë e të ekuilibruar për të përballuar sfidat e jetës.- Cili është mesazhi që përcjell ai?– Dëgjohen disa nxënës dhe mesazhi më interesant shkruhet në tabelë.


Libër mësuesiTani krahasoni këshillat e prindërve tuaj me këshillat e poetit. Fletorja e punësndahet në tri pjesë. Pamja e saj është.Këshillat e prindërve të mi Këshillat e poetit Mesazhe që përcjellpoeti tek unëUshtrimi 2. Fillimisht dëgjohen këshillat që nxënësit kanë nënvizuar gjatë leximit,shkruhen në tabelë dhe përkrah tyre vendosen mesazhet që lidhen me to.-Të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh - ëndërrime me këmbë në tokë.- Dhe vetes t’i besosh - besimi te vetja.- E kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh - toleranca.- Kur s’ka asgjë veç vullnetit.... - vullneti.- Gjithçka e çmon për aq sa meriton - vlerësim objektiv i tjetrit.- Edhe dyshimet drejt t’i gjykosh - arsyeja e shëndoshë.- Në mund të mbushësh minutat aq të rëndame vepra që peshojnë ...“E jotja” do të jetë Bota, me ç’ka brenda.- rezultati nga vepra.Ushtrimi 3. Zhvillohet me rrjet diskutimi. Mësuesi shkruan në tabelë pyetjen binare.PO Si mendoni ju, a vlejnë këto porosi edhe për vajzën? JOA mund të ketë përjashtime?Mësuesi/ja u kërkon nxënësve sipas alternativës që ata zgjedhin të shkruajnë triarsye që mbështesin secilën prej anëve të argumentit.Argumentet i shënojnë në tabelën e rrjetit të diskutimit.Nxënësit debatojnë për çështjet deri sa arrijnë në një përfundim si dhe japinshembuj për ta mbështetur atë.129Këtë përfundim (qëndrim) të tyre e vëmë në kutinë e përfundimit, në tabelën errjetit të diskutimit. U kërkohet disa nxënësve të thonë shkurtimisht qëndrimin e tyredhe arsyet me të cilat e mbështesin atë. Kjo veprimtari të mos i kalojë 8-10 minuta.Hapi III.Punohet rubrika “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Krahasoni vargjet e poezisë “Me jetue” të poetit Ali Podrimja me vargjet e poezisë“Në mundesh” të Kiplingut. Vini në dukje, ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet tyre.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”KiplinguAli PodrimjaKu afrojnëKu ndryshojnëNë mundsh ta ruasharsyenKur bota humb fillin, efajin ta hedh ty...Dhe vetes t’i besoshNë mund të rrish nëpritje,Nga pritja pa u lodhurE kur të urrejnë, urrejtjetë mos ushqesh.Erdhe në jetë. Nuk kamë nevojë për kuje lutjeKryesorja të jetoshKëtë gur ta hedhësh mëlarg se Unë.PrandajSa më pak shikojë vetennë pasqyrë.Dhe kurrë mos mendoI pari,Ai që ka jetuar para tejejam Unë, ...“Asgjë mos vrit, asgjëmos krijo me dhunë...”Ushtrimi 4. Nxënësit shpjegojnë vlerat stilistike që merr në poezi përsëritja efoljes “Në mundsh”.Përgjigjja e nxënësit mund të jetë: Për ta theksuar e veçuar më tepër nga fjalët etjera, për të treguar se veprimet e tjera do të realizohen, nëse plotësohet kushti sidhe për të vënë në provë forcën e djalit, këmbënguljen, vullnetin, dëshirën për tëqenë njeri me karakter.Ushtrimi 5. Jep arsyet pse poeti e ndërton këtë poezi me fjali ku te pjesa e nënrenditurqëndron kushti që ai i vë djalit. Pranohen të gjitha mendimet e nxënësve mjafton tëjenë të argumentuara.Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve mbështetur në gjithëpërfshirjen e tyre në diskutim.Detyrë shtëpie: Mësoni poezinë përmendsh.130Tema: Shatërvani i sëmurë - Aldo PalaceskiShushurijnë - Xhevahir SpahiuRubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të zbulojë shqetësimin e përbashkët që kanë të dy poetët në poezitë e tyre.♦ Të listojë zhurmat që janë përdorur në këto dy poezi.♦ Të shpjegojë kuptimin e fjalëve të krijuara nga zhurmat e tingujt e veçuara nga poezitë.♦ Të shpjegojë efektin stilistik të tri foljeve në mohore, të veçuara nga poezia.


Libër mësuesiMateriale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, stilolapsa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Parashikim me terma paraprake• Ruaje fjalinë e fundit për mua.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja u prezanton nxënësve temën e re mësimore, dy poezitë, titujte të cilave i shkruan në tabelë duke u bërë të njohur edhe autorët e tyre. Theksohetse kjo orë mësimore do të zhvillohet në dy etapa, ku do të studiohen:Në etapën e parë: Poezia e poetit italian Aldo Palaceskit, “Shatërvani i sëmurë”.Në etapën e dytë: Poezia e autorit shqiptar Xhevahir Spahiu, “Shushurimë”.Hapi II. Mësuesi/ja shtron pyetjen:Çfarë tregohet në poezinë “Shatërvani i sëmurë”,mbështetur te titulli dhe tek efektet stilistike që krijon epiteti metaforik (i sëmurë).Nxënësit mendohen për 2 minuta e më pas shprehin lirshëm mendimet e tyre.Mësuesi i pranon këto, i lavdëron nxënësit, por nuk thotë nëse janë të ngjashmeose jo me poezinë që do të dëgjojnë.Hapi III. Përzgjedh dy nxënës për të lexuar poezinë. Të tjerëve u kërkohet të jenëtë vëmendshëm gjatë leximit, të nënvizojnë detajet kryesore të poezisë, të nxjerrinidetë që trajtohen në të, si dhe të veçojnë pjesët që u bëjnë më tepër përshtypje.Pasi është lexuar poezia u kërkohet të krahasojnë versionin e tyre me atë të autoritAldo Palaceski. Çfarë i bëri ata të kenë më shumë ose më pak sukses në parashikim?Hapi IV. Në këtë hap nxënësit në bashkëpunim me mësuesin analizojnë nëbrendësi poezinë. Kjo realizohet përmes teknikës Ruaje fjalën e fundit për mua.Në fletoret e punës nxënësit shkruajnë në një anë vargjet që iu bënë më tepërpërshtypje, çuditen, emocionohen etj. dhe në anën tjetër komenti i tyre, pra, tëshkruajnë se çfarë i çuditi, zemëroi, entuziazmoi, emocionoi etj.Mësuesi/ja u kërkon tre nxënësve të lexojnë vargjet që kanë nxjerrë, por jokomentet. Ai i fton të tjerët të bëjnë komentet e tyre për të. Edhe mësuesi mund tëbëjë komente. Pasi nxënësve u është dhënë mundësia të komentojnë, nxënësi qëkishte zgjedhur vargjet, lexon komentin. Kjo është fjala e fundit.131Sugjerim: Mësuesi/ja të zgjedhë nxënës që kanë nxjerrë citime të ndryshme.Hapi I. Etapa II. Udhëzohen nxënësit të lexojnë me vëmendje poezinë shushurimë.Më pas u drejton pyetjet:- Ç’mbresa ju la kjo poezi?- Me cilët nga autorët lirikë mund ta krahasoni poezinë e Xhevahir Spahiut.Kjo nisur nga lloji i vargut, elementet e personazhet që përdor.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”- Kush tregon në këtë poezi dhe çfarë shpreh?- Cilat janë elementet që tregojnë se autori përshkruan një peizazh veror?Elementet e peizazhitÇ’kohë e ditës është?Ç’bimë e insekte shikon?Ç’zhurma dëgjon?Ç’e shqetëson poetin?Cila është lutja e tij?PërgjigjjaHapi VI. Punohen ushtrimet 1, 2 të rubrikës “Reflektimi kuptimor”.a. Tharja e burimit – ngjason me një fyt të tharë nga etja.b. Koha e nxehtë dhe mungesa e lagështirës në natyrë.Ushtrimi 3 i përket rubrikës “Reflektimi gjuhësor stilistik”.- Nxënësit dallojnë imazhet e zhurmave në dy poezitë dhe i plotësojnë në tekst.Poezia (a) Kho, kho...Poezia (b) mërmërijnë, shushurijnë.Ushtrimi 4. Ky ushtrim realizohet me ndihmën e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe.- shushurijnë - zhurmë e lehtë dhe e vijueshme që bëjnë gjethet, kur dridhennga era, valët kur përplasen në breg; p.sh.: shushurijnë gjethet.- mërmërijnë - zhurmë e lehtë që dëgjohet kur lëvizin gjethet nga era, kur rrjedhuji ngadalë. p.sh.: mërmëritje e ëmbël (e lehtë, e largët).Ushtrimi 5. Nxënësit rikthehen në tekst, nënvizojnë foljet në mohore dhe, nisurnga konteksti, shpjegojnë efektin stilistik përshkallëzues të këtyre tri foljeve: nukrrjedh, nuk bëkan, nuk pipëtin – tharjen e burimit shkallë – shkallë.132Ushtrimi 6. Mësuesi/ja fillimisht shpjegon onomatopenë si figurë e përsëritjesduke theksuar se imitimi i zhurmave të krijuara nga lëvizja e gjetheve, rrjedhja eujit, si: kho, në të dyja poezitë, quhet anomatope.Më pas nxënësit shpjegojnë efektin që kjo figurë e përsëritjes krijon atmosferat endryshme në të dyja poezitë.P.sh.: Në poezinë e Xhevahir Spahiut krijon atmosferën e mjedisit të zhuritur tëfushës, ku bimët dhe gjë e gjallë (miza) presin shiun (bubullima).Mësuesi/ja në mbyllje të orës mësimore drejton pyetjen:- Ç’të veçantë kanë këto dy poezi nga poezitë e tjera lirike të mësuara prej jush?Dëgjohen mendimet e nxënësve duke i përgëzuar për vlerësimin kritik që atashprehin.


Libër mësuesiTema: Lamtumirë - Lasgush PoradeciRubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të identifikojë veçoritë e gjuhës poetike në poezi të ndryshme.♦ Të lexojë dy variantet e poezisë “Lamtumirë” për t’i krahasuar çfarë kumtojnë ato.♦ Të përcaktojë cili është botim i parë duke përcaktuar elementin dallues.♦ T’u përgjigjet pyetjeve të shtruara në tabelën mësimore për të interpretuar poezinë.♦ Të përzgjedhë vargun, strofën më mbresëlënëse të poezisë duke e argumentuar atë.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, lapsa• Fletë pune• CD, muzikëMetoda dhe teknika mësimore• Metoda e hulumtimit të përbashkët• Interpretim me rolePunë përgatitoreLasgushi është poeti që e percepton dashurinë në poezinë e tij si një forcë emadhe jetësore, si shprehje të lirisë së individit, që, pavarësisht nga dramat me tëcilat është shpesh i lidhur për shkak të rrethanave, bart në vetvete një gëzim tëpafund, një zjarr jetësor, veti e lindur e shpirtit njerëzor. Për këtë arsye ky poet emeriton që në 10 minutat e para të mësimit të recitohen fragmente të shkurtra ngalirikat e tij më të bukura. Mësuesi/ja përzgjedh katër nxënës që kanë aftësi të mirainterpretuese. Udhëzoni nxënësit t’i recitojnë me ndjenjë e ngrohtësi.Më zu një mallI. Më zu një mall dhe sot,Një dhembje e fshetëRri vasha largë o ZotQë dirgjem vetëPër mua s’ka sotAs botë – as jetëMa sill ti vashën, ZotQë dirgjem vetëII. GreminaPër dashurinë, o ZotQë shemb një burrëQë se pat ndjerë dotGruaja kurrëQë lind e ndritur krejtBukuriplotëMe dritën drejtpërdrejtNga drita jote133


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”III. PandajSe të desha vetëDhe t’u qasa vetëDhe të putha vetëDhe të humba vashëDhe të ndoqa vashëDhe s’të gjeta vashëDhe s’më flet përheraDhe s’më ngas përheraDhe më plas përheraIV. Kush ta fali bukurinëKush ta fali bukurinëQë të më trazosh të zinë!Kur të pashë për të vluar,Pëllumbeshë pendëshkruarBubu plumb në kraharuarPlumb që vret duke gjymuar.O, prandaj të duaPrandaj vashë e gruaFshehtësi për muaZhvillimi i mësimitHapi I.Mësuesi/ja u prezanton nxënësve temën e re mësimore, titullin dhe autorin epoezisë e shkruan në tabelë.Bën një përmbledhje të veprës së autorit duke u ndalur te lirikat e tij, çka e bënatë të ndryshëm nga poetët e tjerë të brezit të tij.Vendos në sfond muzikë të lehtë, përzgjedhur me natyrën e lirikës së dashurisë.I njeh nxënësit me lirikat që do të recitohen nga shokët e tyre. Nxënësit dëgjojnëme vëmendje dhe i përgëzojnë recituesit për minutat e këndshme që u dhuruan.Hapi II. Nxënësit njihen fillimisht me gjuhën poetike të poezisë. U bën të njohurnxënësve: Ku mbështeten poetët në krijimtarinë e tyre?Ç’qëllim ka autori në përzgjedhjen e elementeve poetike?134Hapi III. Leximi: Mësuesi/ja përzgjedh dy nxënës të tjerë për të lexuar dyvariantet e poezisë “Lamtumirë”. (Para se nxënësit të fillojnë leximin, mësuesi/jau kërkon të shkruajnë te poezia në kornizë bojëqielli fjalën Variant, e cila gabimishtnuk është shkruar).Udhëzoni nxënësit të tregohen të vëmendshëm gjatë leximit për të vënë renëse ka dallime ndërmjet tyre në atë ç’ka kumtojnë.Cila poezi është botuar më parë?Cilat janë elementet dalluese?Nxënësit punojnë në çift rreth 5 minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve të shtruaranga mësuesi/ja para leximit. Pas 5 minutash nxënësit japin mendimet e tyre.Nxënësit mund të përgjigjen:Ndërmjet dy poezive nuk ka dallime në atë ç’ka kumtojnë. Në të dyja poezitë paraqitetme nota malli e dëshpërimi brenga e autorit etj.Poezia e futur në kornizë është botuar më parë.Një element dallues është fjala Variantin që shkruhet te poezia e dytë.


Veç këtij elementi vihen re dallime në efekte tingëllore, si:n ndryshimi i vargut I - ngarkesa kuptimore e stilistike e fjalës me t’u qasur.n te vargu II - shtohet fjala me shumë ngarkesë emocionale mun.n te vargu IV - ndajfolja drejt-për-drejt - zëvendësohet me llaftarisht.n te vargu III - vargu i parë etj.Libër mësuesiHapi III. Për të kuptuar më mirë brendinë e poezisë mësuesi/ja shpërndan nëçdo bankë nga një fletë pune që nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve të shtruara.PyetjePërgjigjeÇ’lloj poezie është?Kujt i thotë lamtumirë poeti?Cilat janë dy ndjenjat më tëfuqishme që kanë pushtuarpoetin në mërgim?Ç’do të thotë për poetinlargimi nga atdheu?Cila është drama e thellëe poetit të mërguar?Poezi lirikë personaleVendit, qytetit, vashës së tij.Malli për vajzën tretet me mallin për atdheun dhe në këtëtërheqje të dyfishtë gjejmë një përpjekje romantike përtë harmonizuar këto dy ndjenja të fuqishme.Të thotë të vdesësh shpirtërisht pak nga pak. Ëndrrat embetura në pezullinë e pritjes e të ankthit digjen e shuhen.Në poezinë e tij të mërgimit nuk pikon vetëm dhembjae malli për atdheun, por ngrihet e fuqishme drama ethellë e të mërguarit që larg atdheut humbetshpirtërisht, intelektualisht, humbet aftësinë për tëjetuar në komunikim me shoqërinë.Nxënësit punojnë në çift për 7-8 minuta. Më pas dëgjohen përgjigjet e tyre. Mosi kritikoni mendimet e tyre. Por ndërhyni me kujdes që analiza e poezisë të bëhet eplotë dhe e qartë. Atje ku nxënësit nuk arrijnë dot, komentoni ju.Hapi IV. U kërkohet nxënësve të zgjedhin strofën, vargjet që u kanë lënë mëtepër mbresa duke i shoqëruar me argumente ose ilustrime.Vargu, strofa që më pëlqen: ______________________________________________________135Arsyeja:______________________________________________________Nxënësit punojnë individualisht në fletoret e punës për rreth 5 minuta.Dëgjohen 2-3 nxënës, kjo në varësi të minutave të mbetura.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në pyetjen: Si u ndjetë?Ç’lloj të menduari vutë në veprim? Ç’mbresa ju la kjo orë mësimi?Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 101.


Libër mësuesiNë minutat e para mësuesi/ja flet përmbledhtazi për poetin e madh të tragjedisëgreke. Ç’risi solli ai në dramaturgjinë greke, si dhe vlerësimin që i është bërë veprëssë tij Antigona nga filozofi Hegel.SofokliuLindi më 497 para erës së re në një fshat piktoresk afër Athinës, në Kolonë,bukuritë e të cilit i këndon me frymëzim në vargjet e tragjedisë së tij të fundit “Edipinë kolonë”: Kolona dritëplotë/ kur zëëmbël bilbil/ këndon në pyllin gjetheblertë.Së bashku me Eskilin, Euripidin janë tre poetët më të mëdhenj të tragjedisëgreke. Sofokliu ka qenë poet shumë pjellor. Siç dëshmojnë autorët antikë, ai shkroi123 tragjedi, nga të cilat kanë mbetur 7 të plota. Të gjitha subjektet e tragjedivedhe dramave satirike, Sofokliu i ka marrë nga mitologjia dhe legjendat e ndryshme.Burim i pashteruar kanë qenë poemat e Homerit.Erdhi në letërsi si një risitar i shquar. Një nga risitë është futja e autorit të tretë nëskenë, duke zvogëluar rolin e korit.Arti i Sofokliut dallohet për vizatimin e karaktereve sa të fuqishme, aq edhe tënatyrshme e njerëzore, për vendosjen e konfliktit në situata të mprehta e befasuese,për krijimin me mjeshtri të linjave dhe episodeve që lidhen natyrshëm me nyjenkryesore të veprimit.Vlerësimi: Tragjedia “Antigona” shpreh konfliktin ndërmjet dy parimeve: ndërmjetparimit shtetëror (në figurën e Kreontit) dhe parimit familjar Hegel (filozof gjerman)(në figurën e Antigonës).Ky vlerësim shkruhet në tabelë me shkumës me ngjyrë.Hapi II. Vendos në sfond muzikën greke (jo këngë) që i përshtatet subjektit tëtragjedisë dhe në klasë hyn nxënësi/ja në rolin e Sofokliut, i cili nis e rrëfen ngadalëhistorinë e Antigonës.Bëhet vlerësimi i punës së nxënësit në rolin e Sofokliut. Nxënësit e përgëzojnëpër përpjekjen e tij modeste për të risjellë para tyre këtë histori të dhimbshme.Hapi III. Mësuesi/ja i drejton nxënësit në libër. Përzgjedh katër nxënës që lexojnëbukur e me ndjenjë për të lexuar me role fragmentin e shkëputur nga tragjedia: Njënxënëse në rolin e Antigonës, një në rolin e mbretit Kreon, kurse dy të tjerët për tëdhënë idenë e korit të lashtë lexojnë në një zë.137Hapi IV. Nxënësit vlerësojnë lexuesin më të mirë e më pas studiojnë rubrikën“Reflektimi kuptimor”. Punohen ushtrimet 1-6.Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të shtruara duke i ilustruar ato me vargje ngatragjedia.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ushtrimi 1. Faji për të cilin po dënohet Antigona është se varrosi vëllanë e saj,Poliniqin, i cili ishte dënuar nga mbreti Kreon, të mbetej i pavarrosur, për tradhtinëe tij ndaj atdheut.Vargjet:Dhe tani, o Poliniq,ja se si shpërblehem unëqë nderova emrin tënd.Ushtrimi 2. Përgjigjja e pyetjes së dytë mund të jetë: Në tragjedi kori, që përfaqësonmendimet dhe ndjenjat e shenjta të qytetarëve të Athinës, mban anën e Antigonës,duke u përplasur me qytetarët e tij ai (Kreoni) kërkon të shfaqësojë veten duke u thënëse është për ruajtjen dhe nderimin e ligjeve të shkruara shtetërore. Kreoni del njëmbret autokrat, tiran, një sundimtar arrogant që shkel me këmbë mendimet e qytetarëve.Ku duket tiran?n Vendimi i tij që Antigona të murroset e gjallë.Vëllai i saj Poliniqi të lihej i pavarrosur.Cinizmi në fjalët e tij n Në vargjet e para:A e dini se të qarat...s’kanë mbaruar kurrë në vargjet e fundit:Ne të paktën kësaj vajze ... deri në fund.Ushtrimi 3. Nxënësit punojnë në çift, rikthehen në tekst, rilexojnë monologun eAntigonës, nënvizojnë vargjet ku ajo shpreh revoltën kundër ligjeve të padrejta.P.sh.: vargjet: Po ju ftoj si dëshmitarëse me ç’ligje zhdukem unë etj.Ushtrimi 4. Nxënësit listojnë ndjenjat që Antigona shfaq para vdekjes, p.sh.:keqardhje që nuk u martua me njeriun që donte, që vdes e re, urrejtje ndaj mbretitKreon për vendimin që mori, zhgënjim nga njerëzit, miqtë e saj etj.138Ushtrimi 5. Ky ushtrim zhvillohet përmes rrugës së krahasimit.Fillimisht nxënësit nxiten të zbulojnë konfliktin në tragjedi, sepse në këtë konfliktshfaqen cilësitë e personazheve.Cili është konflikti? Konflikti: Rilexohet konflikti që është shkruar në tabelë.Cilat janë palët e konfliktit? Kreoni AntigonaCilat janë argumentet mbrojtëseqë ata sjellin për veprimet e tyre?Kreoni: Kam të drejtë si sundimtar të kërkoj nga qytetarët të nderohen dhe të ruhenrregullat dhe ligjet e shtetit. Nga ky këndvështrim unë e dënoj tradhtinë ndaj atdheut.Antigona: Sipas mendësisë së botës së lashtë varrosja është një detyrë e shenjtëfetare, sepse shpirti i tij do të endej poshtë e lart pa gjetur kurrë prehje.


Libër mësuesiËshtë detyra ime familjare: dashuria ime për vëllanë.Tani nxënësit e kanë më të lehtë të zbulojnë kontrastin midis tyre.KreonKoriAntigonaTiran e guximshme vullnet i fortëArrogant Cinik e dhembshur, njerëzorebotë e pasur shpirtëroreUshtrimi 6. Nxënësit shprehin mendimet e tyre. Ato dëgjohen e respektohen.Mesazhi i duhur shkruhet në tabelë. Nëse nxënësit e kanë të vështirë, ndihmohen.Mesazh:Të ruajmë dhe të nderojmë ligjet e shkruara shtetërore, por në atëkufi sa të mos cënohet ligjet e pashkruara morale e zakonore, tërrënjosura thellë që së lashti në ndërgjegjen e njerëzve.Unë jam Sofokliu, kam ardhur këtu t’ju rrëfej tragjedinë e Antigonës sëguximshme, vullnetfortë e njerëzore.Vepra “Antigona” është tragjedia ime e tretë, me temë nga cikli mitologjikteban. E nisa këtë vepër aty ku mbaron vepra e Eskilit “Të shtatë kundër Tebës”.Mbas vrasjes së dy vëllezërve, Eteoklit dhe Poliniqit, në dyluftim me njëritjetrin,në Tebë bëhet mbret Kreonti. Ky jep urdhër që Poliniqi dhe të tjerët qëluftuan kundër atdheut të mos varrosen. Urdhri i Kreonit është se do të dënojëme vdekje cilindo që do të guxojë të varrosë Poliniqin e shpallur si tradhtar, ikundërvihet Antigonës e cila, pa marrë parasysh asgjë e varros të vëllanë.Ajo i kërkon Ismenës, motrës së saj, ta ndihmojë për ta varrosur Poliniqin, porajo frikësohet. Antigona e varros vetë të vëllanë. Pas pak një rojtar lajmëronmbretin Kreon se dikush e kishte varrosur të vdekurin. Kreoni i tërbuar nga kjoqë dëgjoi i kërkon të zbulojë se kush e ka thyer urdhrin e tij. Pasi e pikasi seishte Antigona ajo që kishte varrosur Poliniqin, rojtari e sjell atë përpara Kreontit.Antigona mbron me guxim të drejtën e saj duke theksuar se ligjet që nderon ajojanë të lashta, kanë qenë e do të jenë përgjithmonë në zemrën e njerëzve.Kreoni e dënon Antigonën me vdekje, - të murroset për së gjalli.Në familjen e mbretit nisën fatkeqësitë. Djali i tij, Hemioni, i fejuari i Antigonës,vret veten. Euridika, kur merr vesh vrasjen e të birit, vret dhe ajo veten. Kreoniduke mbajtur në duar trupin e djalit të tij të vrarë dhe i dërmuar shpirtërisht nëvalën e dëshpërimit, i lutet vdekjes ta marrë.139


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Antigona (ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦Të përshkruajë portretin, veshjen, gjendjen psikologjike të personazheve:Antigonës, Kreonit, mbështetur në imagjinatën e tij.♦Të japë gjykimin e tij rreth personazheve kryesore duke pasur parasysh:Vendin që zënë në pushtet.Qëndrimin që mban kori ndaj tyre.♦Të japë përjetimet e Antigonës, Korit, Kreonit ndaj vendimit për murosjen e Antigonës.♦Të shpjegojë mendimet, ndjenjat e personazheve, mbështetur në kërkesat eorganizuesit grafik.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore pune, stilolapsa• Fletë puneMetoda dhe teknika mësimore• Organizuesi grafik: Personazhi• Ditari dy pjesësh• DiskutimZhvillimi i mësimit140Hapi I. Mësimi nis me rubrikën “Reflektimi gjuhësor e stilistik”. Në këtë pjesëmësuesi/ja në bashkëpunim me nxënësit studiojnë në brendësi veprimet, mendimet,ndjenjat e personazhit.Mbështetur në rrëfimin e nxënësit në rolin e Sofokliut, fragmenti i shkëputur ngatragjedia, nxënësit plotësojnë tabelën e mëposhtme që ka të bëjë me karakterizimine personazheve. Këtë tabelë mësuesi/ja e vizaton.Përshkrimi Antigona KreoniPortretiTiparet e trupitVeshjaGjendja psikologjikeVlerësimi moralVendi që zë në pushtetVlerësimi i të tjerëve për tëQëndrimi që mban kori ndaj saj/tijMendimi juaj për këtë personazh


Libër mësuesiNxënësit punojnë individualisht përreth 5-7 minuta. Pas kësaj kohe nxënësitlexojnë disa punime (3-4 nxënës). Nxënësit e tjerë plotësojnë, sqarojnë ndonjëpaqartësi, për çështjet e shtruara në tabelë. Mësuesi/ja i përgëzon për mendimet edhëna si dhe për imagjinatën e tyre.Hapi II. Në këtë hap nxënësit do të analizojnë përjetimet e tri personazheve ndajvendimit të marrë nga mbreti Kreon: Antigona të muroset e gjallë.Si e përjetonAntigona Kori KreoniKëtë tabelë nxënësit e vizatojnë në fletoren e tyre. Udhëzohen nxënësit tërikthehen në tekst, të lexojnë me vëmendje përjetimet e tyre e më pas të plotësojnëtabelën me gojë.Nxënësit punojnë përreth 5 minuta. Më pas dëgjohen mendimet e tyre.Hapi III. Organizuesi grafik, Personazhi, ka për qëllim të ndihmojë për të analizuarmendimet dhe ndjenjat e personazheve. Mësuesi/ja shpërndan fletët e punës nëçdo bankë. Nxënësit punojnë në çift rreth 10 minuta.Fragmente nga tragjediaAntigona:Por kam shpresa të mëdha se, kurdo të shkoj atje, ati im do të më dojëedhe ti, moj nënë e dashur, bashkëme vëllaçkon tim.Kreoni:Shpjereni këtë më shpejt dhe atye mbyllni mirë ashtu siç kamudhëruar. Lëreni aty të dergjet krejte vetme dhe e shkretë.Kori:Ti në këtë shpellë, ku të gjithënisen, njerëzit e nderuar dhe elavdëruar; s’të pushtoi lëngata, s’tëka prerë shpata.Cilat janë ndjenjat e Ç’kuptojmë ne ngamendimet që dalin këto fjalë për karakterinnga këto fjalë? e personazhit?141


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Pas përfundimit të kohës së caktuar dëgjohen 2-3 përfaqësues nga çifte tëndryshme. Mësuesi/ja plotëson nxënësit gjatë analizës. Tërhiqni mendimin edhetë çifteve të tjera, por të mos kalohet në përsëritje.s Hapi IV. Ndalet tek ushtrimi 8 i rubrikës “Reflektimi gjuhësor e stilistik”.Fillimisht shpjegojuni se ç’është monologu dhe cili është dallimi i tij nga dialogu.Më pas i kthen nxënësit te monologu i Antigonës në çastin kur i drejtohet varrit tësaj, ku ata dallojnë notat e forta të tragjizmit dhe ndërtojnë figurën e kontrastit e mëpas i analizojnë ato.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Detyrë shtëpie: Përshtatni në prozë këtë fragment.Tema: Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër Çajupi(ora e parë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jetë i aftë:♦Të lexojë komendinë “14 vjeç dhëndër” për t’u njohur me personazhet, vendin,kohën, ngjarjet kryesore si dhe objektin e satirës.♦Të plotësojë hartën semantike të personazheve: Tana, Vangjeli, duke ilustruar me vargje.♦Të diskutojë rreth marrëdhënieve bashkëshortore të Tanës e Vangjelit duke ikrahasuar ato me marrëdhëniet në ditët e sotme.♦Të zbulojë elementet e reja moderne që i janë shtuar filmit, bazuar te komedia.♦Të shkruajë ese me temë: Nga e kanë burimin dallimet gjinore: nga natyra aposhoqëria.142Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Kaseta e filmit “Përrallë ngae kaluara” dhe video TV.• Veshje burri dhe gruaje,shami koke, bojëra uji etj.Punë përgatitoreMetoda dhe teknika mësimore• Lojë në role• Tabela mësimore• Diskutim• Harta semantike e personazheve• Diagrami i VenitPër të zhvilluar këtë orë mësimore, mësuesi/ja zgjedh një nga alternativat emëposhtme të realizueshme për të.


Libër mësuesiI. Përzgjedh dy nxënës për të luajtur fragmentin e shkëputur nga komedia “14 vjeçdhëndër”. Udhëzon nxënësit të sigurojnë veshjet tipike të kohës, të krahinës së Jugut.II. Siguron kasetën e filmit “Përrallë nga e kaluara, video TV. Kjo alternativë indihmon nxënësit të diskutojnë për elementet moderne që i janë shtuar filmit, i cilibazohet te komedia.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i familjarizon nxënësit me temën e re mësimore, titullin ekomedisë, autorin e saj. Flet shkurtimisht për veçoritë e komedisë.Shfaqet në TV kaseta e filmit “Përrallë nga e kaluara” përreth 10-15 minuta,minutazh që përfshin fragmentin e dhënë në tekst.Hapi II. Leximi. Përzgjedh dy nxënës për të lexuar në role fragmentin e dhënë.Nxënësit udhëzohen ta interpretojnë bukur komedinë duke respektuar të folurëndialektore, intonacionin e zërit etj.Bëhet vlerësimi i lexuesit më të mirë.Hapi III. Mësuesi/ja vizaton në dërrasë tabelën e mëposhtme mësimore dhe ukërkon nxënësve ta plotësojnë atë individualisht.Fragmenti Personazhet Vendi Koha Ngjarjet Objekti ikryesore satirësKujdes, sqarohen nxënësit se te koha nuk kërkohet çasti i ditës, por gjendja eshoqërisë shqiptare në kohën kur ndodhin ngjarjet e komedisë.Nxënësit punojnë rreth 5-8 minuta e më pas dëgjohen mendimet e tyre.Mësuesi/ja plotëson tabelën me përgjigjet e nxënësve.Tabela e plotësuar është: Fragmenti është shkëputur nga komedia 14 vjeç dhëndërr.Pamja e parë, Burrë e gruaPersonazhet: Tana, VangjeliVendi: Në një krahinë të Shqipërisë së Jugut, në një fshat malor, brenda në shtëpi.Koha: Shoqëria shqiptare është e prapambetur dhe me mentalitet patriarkal.Ngjarjet kryesore: - Tana i ankohet të shoqit për lodhjen dhe stërmundimin emadh fizik e shpirtëror.143- Vangjeli kundërshton Tanën për këto ankesa.- Tana kërkon të martojë djalin për të shpëtuar nga kjo peshë e rëndë.- Vangjeli kundërshton mendimin e Tanës.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Objekti i satirës: Janë zakonet prapanike e mentaliteti patriarkal i shqiptarëve,kuptimi i ngushtë për lumturinë dhe harmoninë familjare. Në qendër të saj ështëçifti Tanë – Vangjel, një çift i zakonshëm fshatarak që gjithçka e kanë të lidhur mepronën e vogël dhe me punën e tyre të mundimshme për të siguruar jetën.Hapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”.Punohen ushtrimet 1-4.Ushtrimi 1. Nxënësit lexojnë dialogun ndërmjet Tanës e Vangjelit dhe gjejnëvargjet ku shprehet shfrytëzimi i gruas në familje.Vargjet: Tërë ditën ngas qetëdhe drek’e darkë bëj vetëgjithë puna përmi mua.Problemi i kurbetit:S’të kam lënë si të tjeravetëm të shkretë e të mjerëUshtrimi 2. Realizohet përmes hartës semantike të personazhit, të cilën mësuesi/ja e paraqet në tabelë.TanaVangjelikarakteristika- e lodhur nga jeta- sakrifikon djalinpër lehtësimine saj.- dembel dhe i paaftë- gjendet plotësisht nënpushtetin e gruas144Ushtrimi 3. Nxënësit zgjedhin alternativat nga se niset Tana për të martuar djalin shpejt:- stërmundimi i saj fizik- mentaliteti i martesave në moshë të re.Ushtrimi 4. Nxënësit diskutojnë fillimisht për marrëdhëniet bashkëshortore efamiljare që paraqiten në këtë fragment. Më pas bëjnë një krahasim memarrëdhëniet bashkëshortore në ditët e sotme ku japin të përbashkëtat dhendryshimet. Kjo realizohet përmes Diagramit të Venit:DjeShoqëria eprapambetur krijonmarrëdhënie patriarkalee prapanike epabarazika elemente të shfrytëzimit të gruas nënjë pjesë të shoqërisë së prapambeturSotShoqëria më eemancipuar, krijonmarrëdhënie të rejanë familje,barazi


Libër mësuesiHapi V. Në minutazhin e mbetur nxënësit shikojnë pjesë nga filmi “Përrallë nga ekaluara” ku zbulojnë elementet e reja moderne që i janë shtuar filmit dhe diskutojnëme njëri-tjetrin.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Detyrë shtëpie: Shkruani një ese argumentuese rreth temës:Nga e kanë burimin dallimet gjinore, nga natyra apo nga shoqëria?Eseja të jetë e shkurtër rreth 10-20 fjali.Tema: Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër(ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të përcaktojë mënyrën e rrëfimit në fragmentin e dhënëpërshkrimportretidialogpeizazhduke zbuluar veçoritë e tij.♦ Të interpretojë pjesën në role të specializuara: Gjetësi i problemeve, gjetësi ishkaqeve dhe pasojave, eksperti i fjalëve, lidhësi.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, lapsa me ngjyra• Tabela, shkumësa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Harta semantike e personazhit• Diagrami i Venit• Diskutim145Hapi I. Mësimi nis me leximin e esesë argumentuese nga dy nxënës. Tërhiqni samë shumë nxënës në diskutim, për këtë u kërkoni të shkëpusin nga esetë e tyreburimet kryesore të pabarazisë gjinore, të cilat nuk janë lexuar më parë.Gjetjet më interesante shkruhen në tabelë me shkumësa me ngjyra nga vetë nxënësit.Kjo veprimtari të mos i kalojë 10 minutat.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi II. Kalohet te rubrika “Reflektimi gjuhësor e stilistik” .Mësuesi/ja drejton pyetjen: Cila është mënyra e rrëfimit në këtë fragment?përshkrimiportretidialogupeizazhiNxënësit zgjedhin dialogun, mësuesi/ja shpjegon ç’është dialogu dhe cili ështëdallimi ndërmjet dialogut në një bisedë të zakonshme nga ai që zhvillohet në njëvepër dramatike.Më pas nxënësit punojnë ushtrimin 9 ku zbulojnë veçoritë e dialogut në komedi.Hapi III. Ushtrimet 5, 6, 7 realizohen përmes teknikës. Role të specializuara nëdiskutime. Disa nga rolet e mundshme që mund të përdoren janë:1. Gjetësi i problemeve2. Gjetësi i shkaqeve dhe i pasojave3. Eksperti i fjalëve4. LidhësiNxënësit janë njohur edhe më parë me këtë teknikë mësimore, kështu që e kanëtë lehtë të bashkëveprojnë brenda grupit.Ecuria e punës është: Caktohen grupet dhe rolet brenda grupit. U thoni nxënësveqë nuk është e thënë që të kufizohen brenda roleve që u janë dhënë, p.sh.: gjetësii problemeve mund të bëjë krahasime. U rikujtoni nxënësve se çfarë duhet të bëjësecili rol, p.sh.: Gjetësi i problemeve – duhet të zbulojë në fragmentin e dhënë seç’problem i mundon personazhet e komedisë.Gjetësi i shkaqeve dhe pasojave: të zbulojë shkakun e konfliktit dhe pasojën e tij.146Eksperti i fjalëve: Detyra e këtij grupi është të dallojë fjalët krahinore në gojën epersonazheve, theksin tejfundor duke shpjeguar rolin që luajnë ato në muzikalitetine vargut, llojin e vargut dhe rimën.Lidhësi: Detyra e këtij nxënësi është të gjejë lidhjet midis fragmentit të komedisëdhe realitetit ku jetojmë.I kushtohet rëndësi diskutimit të fragmentit. Realizimi i roleve nga nxënësit ështëmjeti për të arritur qëllimin që nxënësit të diskutojnë mendimet e tyre për komedinë.Bëhet vlerësimi i orës i mbështetur në interpretimin që nxënësit u bënë roleve të tyre.


Libër mësuesiTema: Revoltat e marinarëve (Pol Klodel)(ora e parë)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të listojë sende, objekte etj. që kanë shkuar nga Lindja në Perëndim dheanasjellas menjëherë pas vitit 1492 duke u mbështetur në njohuritë e marra nëlëndën e historisë.♦Të lexojë me role dramën duke treguar kujdes në intonacionin e zërit dhe theksine fjalës në fjali.♦T’u përgjigjet pyetjeve për të zbërthyer përmbajtjen e tekstit.♦Të shpjegojë qëndrimin që mban Kolombi ndaj kërkesave të marinarëve.♦Të shpjegojë simbolikën e zogut që shfaqet në fund të skenës.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Historia 7• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore puneMetoda dhe teknika mësimore• Lëviz/ ndalo/ krijo dyshe• Lexim në role• Ditari dypjesësh• Shkrimi sipas këndvështrimit tëpersonazhitZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja pohon: Sot do të flasim për Kristofor Kolombin, përpjekjet dhevështirësitë që hasi ai për të zbuluar Botën e Re.Në lëndën e historisë së klasës VII, ju keni studiuar zbulimet e mëdha gjeografikeku njëri prej tyre mban emrin e Kolombit. Mbështetur në informacionin që ju kenilexuar, dëgjuar apo parë, flisni për ngjarjet që ndodhën kur ai shkoi në Botën e Re.Çdo dyshe do të marrë një fletë letër dhe do ta ndajë në dy shtylla. Titullojini:147Nga Lindja në PerëndimNga Perëndimi në LindjePër tri minuta mendoni sa më shumë gjëra që kanë shkuar nga Lindja në Perëndimmenjëherë pas vitit 1492, i vini në shtyllën e djathtë. Bëni të njëjtën gjë për gjëratqë kanë shkuar nga Perëndimi në Lindje. Filloni.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Mësuesi/ja qarkullon mes dysheve për tri minuta dhe dëgjon bisedat e nxënësve.Mësuesi/ja bën shenjën e heshtjes dhe u thotë: - Çfarë gjërash keni shënuar nështyllën Nga Lindja në Perëndim dhe anasjellas? Mësuesi/ja i paraqet në skemëpërgjgjet e nxënësve.AMERIKAArmë dhe barutKrishtërimKallam sheqeri, kalë, hardhucë,mushkë, ulliri, dele, dhi etj.Misër, domate, patate, ananas,kakao, duhan, gjel deti etj.EVROPANë përfundim të kësaj veprimtarie e cila nuk duhet të kalojë 10 minuta mësuesi/ja i përgëzon nxënësit për qëndrueshmërinë e njohurive të marra.Hapi II. Mësuesi/ja u kujton nxënësve se, për të zbuluar Botën e Re, dhe pikërishtishullin e San Salvadorit, Kolombit dhe ekuipazhit të tij iu deshën shumë përpjekje përtë kaluar vështirësitë. Në këtë fragment drame ata do të njihen me njërën prej tyre.Përzgjidhen tre nxënës për ta lexuar fragmentin në role. Udhëzohen nxënësit talexojnë bukur rolin e caktuar, të kenë kujdes intonacionin e zërit dhe theksin e fjalësnë fjali.Hapi III. Pas përfundimit të leximit mësuesi/ja drejton pyetjet:- Cili është problemi që kanë marinarët?- Ç’zgjidhje propozojnë ata?- Kush mund ta zgjidhë problemin e tyre?- Ç’qëndrim mban Kolombi ndaj kërkesave të marinarëve?148Për t’iu përgjigjur pyetjes së fundit nxënësit përdorin një tabelë T për të organizuaridetë. Tabela ka pamjen e një shkronje T të madhe.Në të majtë të vijës vertikale nxënësit të vendosin arsyet pse Kolombi mund tëmos dojë të kryejë veprimet që i kërkojnë marinarët, në të djathtë vendosin se psemarinarët kërkojnë të ndërmarrin veprimet e sugjeruara. Këtë tabelë mësuesi/ja evizaton në dërrasë.Nxënësit punojnë rreth 5 minuta në fletoret e tyre të punës e më pas i lexojnëpërgjigjet e tyre të ilustruara dhe me pjesë nga teksti. Mësuesi/ja plotëson tabelënme përgjigjet e nxënësve ose çdo nxënës që jep arsye të argumentuar mirë ngrihetdhe plotëson vetë tabelën p.sh.:


Libër mësuesi- Është i bindur se ështëafër zbulimit të ëndërruar.- Nuk tërhiqet para vështirësive.- Ka besim te vetja dhe shenjti i tij etj.--- Mungon mielli, uji, vera,pastërmaja.- S’ka busull orientuese...--Më pas punohet Ushtrimi 3 i rubrikës “Reflektimi kuptimor” .Ky ushtrim punohet sipas teknikës ditari dypjesësh.Fjalë fragmentiK. -Qenka hiçi që ju tmerron?M. - Kufiri pas të cilit s’ka më kufi...Komenti imMarinarët janë të lodhur, s’kanë besim tekaftësitë e komandatit të tyre, s’kanë besim tevetja. Rruga e gjatë, vështirësitë, shpresa senjë ditë do të shohin tokë, për ta është epamundur. Ata tani janë kaq të tronditurpsikologjikisht sa s’dinë nga kush të kenë frikë.Ushtrimi 4. Nxënësit shpjegojnë simbolikën e zogut që shfaqet në fund të skenës.Zogjtë rrinë pranë brigjeve, prandaj shfaqja e zogut tregonte se po preknin tokë.Zogu simbolizon mbarimin e një tmerri pafund: Tokën e ëndërruar, rikthimin ebesimit te KOLOMBI dhe tek aftësitë e tij...Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në gjithëpërfshirjen e tyre nëdiskutime hap pas hapi.Detyrë shtëpie: Shkrim në këndvështrimin e personazhit.Sqarim. Vëre veten në vendin e Kolombit, shkruaj një monolog të shkurtër ku tëdalin vendimet që do të ndërmarrësh për të shmangur revoltën e marinarëve e t’ukthesh besimin tek aftësitë e tua se rruga e ndjekur do t’i çojë drejt ëndrrës së tyre.Tema: Revolta e marinarëve (ora e dytë)Rubrika:Të lexuaritVështrirësia: Niveli IIIKoha:45 minuta149Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të analizojë dy personazhet: e Kolombit dhe të deleguarit (si përfaqësues izërit të marinarëve) duke plotësuar tekstin e dhënë me PO/JO.♦ Të ndërtojë pemën e mendimit të fjalës “KOLOMBI”.♦ Të pasqyrojë me anë të një grafiku zhvillimin e ngjarjes në këtë skenë dhepastaj ta komentojë atë.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”♦ Të analizojë me kujdes fjalët që karakterizojnë gjendjen.♦ Të dallojë elementin e tragjedisë antike të futur në këtë dramë dhe rolin që luan ai.Materale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8"• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletë pune: TESTZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mëismore• Empatia• Test• Pema e mendimit• Grafiku i zhvillimit të ngjarjesHapi I. Mësimi nis me punimin e detyrës së shtëpisë. Dëgjohen punimet e disanxënësve, ku njëri/njëra prej tyre ta interpretojë monologun e shkruar. Vendosetnjë karrige para klasës, nxënësit e pyesin për vendimet që do të ndërmarrë, për tëshmangur revoltën dhe t’u kthejë besimin marinarëve shpresëhumbur. Nxënësitmund të drejtojnë pyetje të tjera jashtë monologut, por që mbështeten te fragmentii dramës dhe njohuritë që kanë marrë në lëndë të tjera.Bëhet vlerësimi i punimeve. Nxënësit vlerësojnë shokët për punën e mirë dheorigjinalitetin në interpretim.Kjo veprimtari të mos i kalojë 15 minuta.Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me veprimtarinë që do të vazhdojë në këtëhap. Ai/Ajo shpërndan fletë testi për çdo nxënës. Nxënësit do të plotësojnë testin emëposhtëm me PO ose JO. Në fund ata do të arsyetojnë me gojë rezultatet nëlidhje me karakterin e dy personazheve.Kolombi dhe I deleguari (si përfaqësues i zërit të marinarëve):Pikat e testit Kolombi I deleguari1501. Është heroi kryesor i dramës,2. Janë kundërshtarë të njëri-tjetrit.3. Është hero që ëndërron pasurinë.4. Është hero që ëndërron lavdinë.5. Është ironik.6. Është komandant i zoti.7. Është figura ideale e marinarit të përkryer.8. Është mizor.9. Është njerëzor.10. Është këmbëngulës.11. Është i drejtë.12. Nuk di se ç’është frika.13. Ka respekt për shenjtin e tij Martin Alonso Pinzoi.


14. Ka raste që ka frikë.15. Është pesimist.16. Është një rrobaqepës injorant embushë dyshekësh.Libër mësuesiPikat e tekstit Kolombi I deleguariLihen nxënësit të punojnë individualisht për 5-7 minuta. Pas kësaj mësuesi nxit diskutiminpër çdo pikë të tekstit duke iu kërkuar argumente për çdo PO dhe JO të vendosur.Hapi III. Mbështetur në përgjigjet e argumentuara të tekstit nxënësit ndërtojnëpemën e mendimit “KOLOMBI”.KOLOMBIhero, zbuluesi i njohur i Botës së Re.këmbëngulës.nuk di se ç’është frika.Hapi IV. Punohet ushtrimi 5 i rubrikës “Reflektimi gjuhësor e stilistik” .Nxënësit lexojnë me vëmendje kërkesën e ushtrimit dhe më pas ndërtojnë grafikune zhvillimit të ngjarjes duke komentuar çdo ngritje dhe ulje të kurbës së grafikut.Grafiku i plotësuar do të jetë si më poshtë.654321 12GUXIMI I KOLOMBIT34561. Marinarët nisin protestën.2. Dërgojnë një përfaqësues te Kolombi.3. Kolombi nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, madje nis t’i ironizojë ata.5. Marinarët i japin tri ditë afat e më pas do të braktisin komandantin.6. Tensioni ulet sa shfaqet një zog në det.151Ushtrimi 6. Nxënësit analizojnë fjalët që karakterizojnë gjendjen emocionale tëdy personazheve. Fillimisht ata i gjejnë në tekst, i nënvizojnë e më pas i shkruajnënë vendin e caktuar. P.sh.: Kolombi ironik -Shumë mirë, shoqërojeni me canervoz verë të ëmbël dhe ngrini dolli përshëndetin e mbretit të Spanjës... etj.Ai ironizon pesimizmin, frikën që i ka kapur marinarët dhe të deleguarin e tyre.I deleguari pesimist - Ata duan të kthehen në vatrat e tyre.frikë - Ne të gjithë ju lutemi të ktheni anijen mbrapsht...etj.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ushtrimi 7. Nxënësit rikthehen në tekst, lexojnë përkufizimin që Kolombi i bënvetes. Efekti emocional që përcjell është: Çuditem se si një njeri me një të kaluar tëtillë të drejtojë anijet e mbretit të Spanjës.Nënteksti që nxënësit zbulojnë është: Kolombi ka bërë një jetë të vështirë për tëmbijetuar, ka bërë punë të rënda, por ato i kanë kalitur guximin, shpresën, besiminte vetja dhe sidomos i kanë mprehur intuitën. Shkurtimisht ai ka kaluar ditë edhemë të vështira, por nuk është bërë kurrë pesimist.Ushtrimi 8. Elementi i tragjedisë antike është kori. Ai përfaqëson mendimet,ndjenjat e marinarëve.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:TeatriTë foluritNiveli III45 minuta152Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të hulumtojë për të grumbulluar materiale për:a. historinë e teatrit shqiptar,b. dramaturgët dhe dramat e para shqiptare.c. jetën dhe krijimtarinë artistike të aktorit shqiptar me famë botëroreAleksandër Moisiut.♦Të diskutojë rreth vlerave të teatrit dhe ndryshimit që ai ka me kinemanë.♦Të përshkruajë me detaje emocionet që ka ndier kur ka qenë në teatër dukefilluar që nga hyrja në sallë e deri në momentin e mbylljes së shfaqjes.Materiale dhe mjete mësimoreMetoda dhe teknika mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Enciklopedia shqiptare• Materiale nga interneti• Tabakë të bardhë ku janë shkruarvlerësimet e figurave të njohurabotërore për krijimtarinë artistike tëAleksandër Moisiut• TV. Vidiokaseta• Hulumtim• Diskutim


Libër mësuesiPunë përgatitoreMeqenëse gjinia e dramatikës mbyllet me rubrikën “Të folurit” me temën Teatriudhëzohen nxënësit të sjellin informacione për teatrin shqiptar. Këto informacionedo të përdoren në fazën e parë të orës mësimore. Ndahet klasa në 4 grupe tëmëdha, të cilat do të sjellin të dhëna.Grupi I. Për historikun e teatrit shqiptar.Burimi: Enciklopedia shqiptare, Internet.Grupi II. Për dramaturgët dhe dramat e para shqiptare, si dhe dramaturgët dhedramat më të suksesshme në historinë e Teatrit Kombëtar.Burimi: Enciklopedia shqiptare, Internet.Grupi III. Për jetën dhe krijimtarinë artistike të aktorit shqiptar me famë botëroreAleksandër Moisiut (pamje, fotografi, vlerësime për këtë figurë).Grupi IV. Të sjellë vidiokaseta nga drama, komedi të dramaturgëve më të njohurshqiptarë, të cilat do të shfaqen në fazën e fundit të orës së mësimit. Ky grup tëshkruajë bukur në tabakë të bardhë katër vlerësimet që i janë bërë aktorit A. Moisiunga figurat e njohura botërore. Këto shkrime të priten bukur dhe të ngjiten në tabelë.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja familjarizon nxënësit me temën mësimore, të cilën e shkruannë tabelë. U bën të njohur se kjo orë mësimore do të zhvillohet në tri faza.Faza I. Do të njiheni me Historikun e teatrit shqiptar.Faza II. Do të njiheni me figurën më të ndritur të artit shqiptar, aktorin AleksandërMoisiu.Faza III. Mbresat. Do të flisni për mbresat tuaja nga teatri.Hapi II. Ngjiten në tabelë pamje, fotografi dhe vlerësimet që i janë dhënëAleksandër Moisiut dhe mësuesi/ja nis orën mësimore duke respektuar procedurate mësipërme. Tërhiqni sa më shumë nxënës në diskutim, vlerësoni dhe përgëzonipunën e çdo grupi.153Në 10 minutat e fundit të orës mësimore nxënësit të shohin fragmente nga drama,komedia shqiptare.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. Mësuesi/ja vlerëson përshtypjet e nxënësvenga kjo orë mësimore. Cila fazë e mësimit iu pëlqen më shumë dhe si mund tëpërmirësohet puna aty ku nuk eci mirë (nëse kanë).


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Kostandini i vogëlith dhe kthimi i OdiseutEse argumentueseRubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jetë i aftë:♦ Të lexojë me kujdes tekstin për të dalluar esenë argumentuese.♦ Të dallojë elementet e esesë argumentuese: faktet, argumentet.♦Të analizojë skemën e strukturës së kësaj eseje: hyrjen, zhvillimin, mbylljen.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, stilolapsa• Tabela, shkumësa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Metoda e hulumtimit të përbashkët• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja u prezanton nxënësve pjesën e fundit të leximit të quajturProfil, ku do të njihen me tekste të llojeve të ndryshme.154I njeh nxënësit me temën e re mësimore, llojin e tekstit si dhe autorin, këtoinformacione i shkruan në tabelë.Pohon se ky tekst është një ese argumentuese dhe sqaron se ç’është esejaargumentuese.Në këtë hap mësuesi/ja i udhëzon nxënësit si të dallojnë elementet e argumentimit.Ai/ajo shkruan në tabelë pyetjet e mëposhtme të cilat do të zbulohen gjatë leximit të pjesës.Cila është pyetja kryesore që bëhet në këtë ese?Çfarë përgjigje afron?Çfarë arsyesh jepen në mbështetje të kësaj përgjigjeje?Çfarë provash jepen në mbështetje të çdo arsyeje?Cilat fakte duhet t’i pranojmë pa diskutim?Për të kursyer kohë do të jetë mirë që këto pyetje të shkruhen në tabakë tëbardhë letre dhe të ngjiten në tabelë.Hapi II. Udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje individualisht fragmentin dhe mëpas në dyshe të shkruajë në anë të librit këto shenja:Py. - Cila është përgjigjja që jepet?A - Çfarë arsyesh jepen?PR - Çfarë provash jepen?F - Çfarë faktesh?M - Çfarë informacioni ose argumentesh mungojnë?


Libër mësuesiPasi e kanë lexuar shkrimin edhe njëherë në dyshe, mësuesi/ja u kërkon nxënësvetë thonë pjesët që janë shënuar.Hapi III. Nxënësit drejtohen te rubrika “Reflektimi kuptimor dhe gjuhësor”.Fillimisht nxënësit ndalen te skema e strukturës së kësaj eseje.Hyrja. a. Çfarë prezanton fillimisht autori?Autori prezanton një nga këngët më të përmallshme të Shqiptarëve t’Italisë dhe njënga pjesët më interesante të poezisë popullore ballkanike, këngën e Kostandinit.b. Shtysa fillestare që e nxiti për të shkruar këtë tekst është lidhja e këngës sëKostandin-Ymer Agos me mitin e kthimit të Odiseut në Itakë.Mësuesi/ja udhëzon: Shikoni fjalitë hyrëse që përfshihen në esenë me të cilën popunoni. Këto zakonisht përfshijnë titullin, mund të jepet koha dhe vendi si kontekstpër tezën, nënvizojini ato me laps blu.Dëgjohen nxënësit, mësuesi/ja ndërhyn nëse ka paqartësi.Zhvillimi. a. Nxënësit listojnë në tekst argumentet e gjetura në hapin II. P.sh.:Odiseu niset si burrë i ri për luftëNisja për luftëYmer Aga niset si dhëndër i ri.b. Fakti gjeografikLokalizimi i mitit të Odiseut në Itakë.c. I referohet Paul Kretçhmer, Helbigue.Mësuesi/ja nxit diskutimin.A mund të rikujtoni dhe njëherë tezën e parashikuar në esenë që po punoni?A janë të qarta aq sa duhet për t’i dhënë lexuesit një ide për trupin e esesë dhe seçfarë pikash të tezës do të mbështesin paragrafët e trupit të esesë?Nxitini nxënësit të shprehen lirshëm, pa i qortuar. Jepni ndihmesën tuaj atje ku eshihni të nevojshme.Mbyllja: a. Arsyeja është se poezia popullore shqiptare është aq e pasur nëmotive të vjetra, sa mund të hedhë dritë jo vetëm në mitologjinë e stërgjyshërvetanë paganë, por edhe në mitologjinë e krahasuar të popujve të Ballkanit.b. Nxënësit nënvizojnë në tekst përfundimin dhe më pas e shkruajnë atë nëvendin e caktuar.155Poezia popullore shqiptare mund të kontribuojë në zgjidhjen e disa problemevehomerike.Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve mbështetur në: gjithëpërfshirjen e tyre nëdiskutim, dëshirën për punë në grup, në seriozitetin dhe interesin që treguan nëçdo hap të zbërthimit të esesë argumentuese.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Eseja bindëse(ora e parë)Të shkruaritNiveli IV45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë esenë bindëse nga ajo argumentuese.♦ Të rikujtojë elementet e skemës që përbëjnë strukturën e esesë.♦Të shkruajë një ese bindëse, duke nënvizuar temën, propozimin, argumentet,provat, gjuhën, mbylljen.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, lapsa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Shkrim i lirë• Turi i galerisë• Diagrami i krahasimitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me rubrikën mësimore, titullin e kësaj rubrike.Shpjegon se ç’është eseja bindëse dhe cili është dallimi nga eseja argumentuese.Kjo ese zhvillohet në dy faza: Faza I - Teori.Fillimisht nxënësit njihen në tekst me skemën që paraqet strukturën e çdo eseje.Rikujtohen edhe njëherë elementet e argumentimit që u punuan gjatë orës së kaluar.156PyetjaPërgjigjaArsyejaProvatFaktetPyeten nxënësit nëse kanë ndonjë paqartësi. Kjo veprimtari të mos i kalojë 10 minutat.Në fazën II: Shkrimi i lirë.Nxënësit zgjedhin vetë temën e esesë bindëse.Megjithatë ju mund të shkruani disa tema në tabelë për të lehtësuar punën epërzgjedhjes dhe për t’i kushtuar më tepër kohë shkrimit.Ju dëshironi të mbani kafshë shtëpiake në shtëpi, por prindërit tuaj nuk duan.Shkruani një ese bindëse me temë: Pse janë kaq të rëndësishme kafshët shtëpiakepër njerëzit?Dikush në klasë thotë: Paraja është burimi i të gjithë të këqijave.Pse? Pse jo?


Libër mësuesiHapi II. Nxënësit punojnë qetësisht në fletoret e tyre përreth 20 minuta.Kërkojuni të nënvizojnë me laps kaf temën,me laps të kuq propozimin,me laps blu argumentet,me laps rozë provat dhe faktet që vërtetojnë këtoargumente,me laps të verdhë gjuhën e përdorur,me laps jeshil mbylljen e esesë.Dëgjohen disa punime, vlerësohen për argumentet bindëse të sjella si dhemënyrën e realizimit të esesë në të gjitha elementet e saj.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Tema: Eseja argumentuese bindëseRubrika:Të shkruaritVështirësia: Niveli IIIKoha:90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë në dy ese që janë shkruar për të bindur elementet që i bëjnë ato tëfrytshme e të efektshme, (idetë, strukturën, anën drejtshkrimore e gramatikore etj.).♦ Të evidentojë hapat që duhen ndjekur për shkrimin e esesë argumentuese – bindëse.♦ Të shkruajë një ese argumentuese – bindëse.♦ Të vlerësojë esenë e shkruar duke përdorur “Konferencë shkrimi me vetveten”.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, lapsa me ngjyra• Dy letraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Diskutim• Shkrimi argumentues – bindës• Punë në çift157Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me rubrikën mësimore Të shkruarit, titullin ekësaj rubrike “Eseja argumentuese bindëse”, informacione të cilat i shkruan nëtabelë e më pas u shpjegon nxënësve se ç’është eseja argumentuese – bindësedhe cila është skema e shkrimit të saj.Mësuesi/ja sqaron:Eseja argumentuese – bindëse ka për synim të bindë lexuesin se diçkaduhet bërë, një vendim duhet marrë ose një vendim duhet zbatuar.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ajo kërkon të bindë lexuesin për pozicionin e shkruesit rreth çështjes që katrajtuar dhe që mund të jetë e debatueshme.Për të bërë një ese argumentuese – bindëse të një cilësie të mirë ka shumërëndësi që argumentet të jenë sa më origjinale. Ne mund të shfrytëzojmëedhe argumente të tjera për çështjen në fjalë.Është mirë ta përqendroni përfundimin tuaj në hyrje të esesë me qëllim qëlexuesi ta kuptojë atë për të cilën ju keni dashur të shkruani dhe për të cilënkeni nisur shkrimin tuaj.Skema: Për të njohur skemën e shkrimit të esesë argumentuese – bindëse nxënësitdrejtohen në tekst, lexojnë me vëmendje informacionin e dhënë për 5 minuta.Hapi II. Mësuesi/ja i ndihmon nxënësit të dallojnë argumentet që duhen përdorurpër të bindur. Për këtë lexohen dy ese që janë shkruar për të bindur. Punohet nëdyshe. Lexohen këto letra dhe me një stuhi mendimesh për të nxjerrë se çfarë ibën këto letra të frytshme e të efektshme.Udhëzoni nxënësit të shkruajnë idetë ashtu siç iu vijnë – përdorni lista, fjali, çfarëdo qëju vjen për mbarë, por përpiquni të gjeni se çfarë i bën këto letra të frytshme e të efektshme.Mësuesi/ja u shpërndan nxënësve kopje të letrave. Ata punojnë në grupe prej dyose tri vetash. U jepet nxënësve 5-6 minuta kohë që të punojnë me këtë detyrë.Pasi mbaron koha e përcaktuar, mësuesi/ja kërkon vëmendjen e të gjithë nxënësve.Mësuesi/ja: - Çfarë vutë re?Nxënësit japin mendimet e tyre dhe mësuesi/ja vetëm i shënon idetë e tyre në dërrasë.Nxënësit venë në dukje se letrat ishin:- të organizuara mirë,- logjike,- nuk kishin gabime drejtshkrimore, gramatikore,- bindëse,- mbështeteshin në shembuj,- kishin ide të qarta dhe arsyetim të fortë.158Mësuesi/ja i nxit nxënësit t’u kthehen atyre letrave që sapo lexuan.Shihni më me kujdes, ku thuhet qëllimi i letrës, nënvizojeni me laps blu. Lexonipjesën ku jepet qëllimi.Letra I “Po ju shkruaj sepse mendoj që nuk ka pse të jetë e detyrueshme që ne tëveshim uniforma në shkollë”.Letra II. “Një nga gjërat që mendojmë të bëjmë është që fëmijët e shkollës sonënë vend që të hedhin mbeturinat e ushqimeve që hanë gjatë pushimit të madh, t’imbledhin dhe t’i hedhim në një gropë të veçantë që të shndërrohen në pleh”.Vini kode për dy gjëra të ndryshme: me Kodin A për argumentet që janë dhënënë dy letrat që sapo lexuat, Kodin P për provat mbështetëse që jepen në mbrojtjetë një argumenti.Më pas mësuesi diskuton rezultatet.


Libër mësuesiHapi III. Bëhet një përmbledhje e asaj që u mësua.Mësuesi/ja drejton pyetjen:Cilët janë hapat që duhen ndjekur për shkrimin e esese argumentuese – bindëse?- Jep qëllimet në fillim dhe tërheq vëmendjen e lexuesit.- Jep arsye të forta dhe i mbështet ato me shembuj.- Eseja të jetë e organizuar mirë (hyrje, zhvillim, mbyllje).- Merr parasysh kundërshtimet dhe jepu përgjigje atyre.- Toni të jetë bindës dhe të shprehë vetëbesim.- Përmblidh idenë në fund dhe bëj thirrje për një veprim të caktuar.Ora e dytë: Në këtë orë nxënësit ushtrohen në shkrimin e esesë argumentuese – bindëse.Hapi I. Mësuesi/ja jep një situatë:Në një qytet, jo larg prej këtu, një vajzë e vogël u përplas me një makinë, kur popërpiqej të kalonte rrugën dhe u lëndua shumë. Kjo ndodhi në një kthesë ku kalojnëshumë njerëz dhe nuk ishte hera e parë që ishin lënduar njerëz nga makinat errugës që nuk ngadalësojnë shpejtësinë. Edhe në kthesën afër shkollës sonë,gjendja është po kaq e rrezikshme. Çfarë mund të bëjmë për këtë.Nxënësit japin alternativa të ndryshme, si p.sh.:- T’i shkruajmë policisë.- Kryetarit të Bashkisë- Të vendosim një rojë trafiku që t’i ndihmojë fëmijët etj.Në një copë letër shkruani përgjigjet për pyetjet e mëposhtme.I. Cili është problemi?II. Cila është zgjidhja që propozoni?III. Kush mund ta realizojë këtë zgjidhje?(Këto pyetje do t’u ndihmojnë në shkrimin e esesë argumentuese – bindëse).Hapi II. Gjatë kohës që nxënësit punojnë në fletoret e tyre, mësuesi/ja shpërndannë çdo bankë një kopje të fletës: Konferencë shkrimi me vetveten e cila do tëpërdoret në përfundim të punës së tyre.1591. A është shprehur qartë qëllimi i shkrimit tim? A i tërheq vëmendjen lexuesit?2. A jep arsye të forta për kërkesën time?3. A janë organizuar e radhitur mirë idetë?4. A janë përdorur fakte dhe shembuj për të mbështetur kërkesën time?5. A u janë përgjigjur kundërshtimeve që mund të kenë të tjerët?6. A është “toni” i esesë bindës dhe a shpreh vetëbesim?7. A bëhet përmbledhja e idesë në fund dhe a bëhet thirrje për veprim të caktuar?


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi III. Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve.Dëgjohen punimet e 3-4 nxënësve (kjo në varësi të kohës së mbetur).Vlerësohen punimet e tyre mbështetur në të dhënat e Konferencës së shkrimitme vetveten.Mësuesi/ja mund të mbledhë edhe disa fletore (ndoshta gjithë klasën për tavlerësuar me notë).Mësuesi/ja dhe nxënësi është i lirë të zgjedhë temën e esesë argumentuese – bindëse.Ne dhamë vetëm një model. Ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në dy orët mësimore.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Tanusha dhe LauraTë lexuaritNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të lexojë tekstin për të dalluar një ese krahasuese.♦ Të krahasojë stilin e dy krijuesve: autorit popullor - poetit të madh.bukurinë e dy vashave.♦ Të krahasojëmënyrën e jetës së dy krijuesve.♦ Të dallojë veçoritë e esesë argumentuese të E. Çabejt (fakti) dhe esesëkrahasuese të Gj. Fishtës (mbizotërimi i emocionit).♦ Të dallojë elementet që afrojnë figurat Tanushë - Laura me perëndeshat antike:Venus - Athina.160Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletë pune: Tabela e krahasimit• Fletore pune, lapsa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Tabela e krahasimit të poezive• Diskutim• Punë në çiftHapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve temën e re mësimore, autorin, titullindhe llojin e shkrimit ese, të cilat i shkruan në tabelë.Mësuesi/ja pohon: Ky tekst anon më tepër nga një tekst krahasues, këtë ju ekuptoni që nga titulli. Autori bën një koment duke i krahasuar dy vashat që këndojnëpoetët figurën (personazhin) e Tanushës (nga letërsia gojore) dhe Laurës, figurëne soneteve të Petrarkës, i cili njihet në letërsinë botërore si mjeshtër i tyre.


Libër mësuesiHapi II.Leximi: Teksti lexohet dy herë për shkak të dialektit gegë. Herën e parë e lexonmësuesi/ja ku sqaron çdo fjalë të panjohur dialektore. Më pas nxënësit lexojnëindividualisht në heshtje për të hyrë më në brendi të pjesës dhe për të qenë tëgatshëm në analizën krahasuese që do t’u bëjnë dy personazheve (Tanushës eLaurës) të rapsodit popullor dhe të Petrarkës.- Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor dhe gjuhësor”.Hapi III. Pas leximit, mësuesi/ja shpërndan në çdo bankë një fletë pune ku ështëvizatuar tabela e mëposhtme.Tema Tanusha Tanusha-Laura LauraStili përshkruesBukuria e vashaveMënyra e jetesëssë dy poetëveEcuria: 1. Pyeten nxënësit:- A kanë të dyja këngët të njëjtën temë (nëse po, shkruajeni temën në kolonënTanusha-Laura) apo ndryshojnë?2. Për stilin pyesni nxënësit: Çfarë mjete shprehëse janë përdorur? (figura letrare).- A shfaqet stili si origjinalitet artistik i shkrimtarit? Ku?Në cilën prej dy poezive stili është dhënë si veçori e poetit dhe si pasuri epashtershme e gjuhës së gjallë të popullit.3. Në ç’rrugë e me ç’mjete portretizohen personazhet?4. Ku jetojnë të dyja personazhet, mjedisi i tyre?Sqarim për pyetjen 3. Rapsodi ka gjetur një rrugë jo fort të përdorur në folklor:portreti jepet me fjalët e njërit prej personazheve, Halilit i cili portretizon Tanushën,pasi ka rënë në dashuri me të dhe kjo i jep dorë rapsodit ta çojë në kufijtë e skajshëmçdo trajtë të bukurisë së vajzës, të krijojë një portret të rrallë.161Gjatë krahasimit të dy personazheve mësuesi ndihmon në mënyrë që kontrastimidis Tanushës dhe Laurës të bëhet më i dukshëm.Në portretizimin e Tanushës bie në sy shfrytëzimi me mjeshtëri i elementeve dhebukurisë së natyrës. Bukuria e Tanushës është aq e madhe, saqë duhen mbledhurshumë objekte të bukura nga natyra. Kështu për të përshkruar bukurinë e Tanushësrapsodi mbledh në një të vetme elegancën dhe elasticitetin e fiskajës, hapësirën eshtegut të malit të kredhur kur hëna është duke perënduar; gjatësinë, lëvizshmërinë


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”dhe elegancën e krahut të dallëndyshes, freskinë, shëndetin dhe ngjyrën e kuqe tëmollës së pjekur, bardhësinë e gurëve të zallit.Bukuria e Tanushës nuk është statike. Si ta kuptojmë këtë? Fytyra e saj është ekuqe si molla, por rapsodit kjo i duket e pamjaftueshme ndaj shton si molla nëdegë, pra si molla që jeton, që është gjithë shëndet e ende në zhvillim. Bukurianuk shihet si vlerë në vetvete. Bukuria e saj duhet të jetë gjithë shëndet e jetë, nëzhvillim e lëvizje, ashtu si do të jetë jeta që do të përtërihet nga vajza e martuar.Në të kundërt Petrarka i mbyllur në dhomën e vet, larg jetës së gjallë e natyrës eparaqet bukurinë e Laurës statike, alabastër, fildishë, kroje e gurra të krijuara ngafantazia e tij dhe jo si pjesë e natyrës, pra e sheh bukurinë e Laurës si vlerë nëvetvete – tjetër kontrast: Tanusha është e gjallë, reale, por Halili ndihet i pafuqishëmpërpara saj, kurse Laura është vasha që Petrarka e njohu në rini dhe vdiq e re.Vegimi i saj i shfaqet në vetminë e natyrës dhe ai nis të kuvendojë me të. (Kjo ujepet nxënësve për të bërë kontrastin për pikën 4).Për mënyrën e jetesës e të poetëve, nxënësit rikthehen në tekst dhe nënvizojnëme laps jeshil, jetesën e rapsodit dhe blu të Petrarkës e më pas bëjnë krahasimin.Punohet ushtrimi 2. Nxënësit zbulojnë nëntekstin e vënies përballë të rapsoditme poetin Petrarka.Nxënësit mund të përgjigjen: Krijimtaria gojore popullore mbetet një nga pasuritëe pashtershme për gjuhën e gjallë, modelet e shquara që ka dhënë, ajo ështëfillesa e çdo krijimtarie të shkruar. Përballë këtij burimi të pashtershëm çdo krijuesulet me respekt, merr prej saj dhe krijon kryevepra botërore.Ushtrimi 3. Në këtë ushtrim nxënësit krahasojnë dy autorë që kanë shkruar ese:Çabej – Fishta dhe argumentojnë se në cilin prej të dyve mbizotëron Fakti (eseargumentuese, Çabej) dhe ku emocioni dhe shija personale (Fishta, esekrahasuese) sepse çdo vlerësimi, krahasimi bëhej nga kundërshtimi subjektiv.162Ushtrimi 4. Në vlerë artistike, Fishta, përdoren argumentet e dhëna në krahasimine dy personazheve, Bukuria.- Në origjinën e lashtë, Çabej – nxënësit lexojnë fragmentin për ta argumentuarme pjesë nga teksti.Ushtrimi 5. Nxënësit listojnë arsyet që ata mendojnë, pasi lexojnë informacionine dhënë në tekst.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në gjithëpërfshirjen e tyre në diskutim.


Libër mësuesiTema: Eseja e krahasim-kontrastitRubrika:Të shkruaritVështirësia: Niveli IVKoha:90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të krahasojë me gojë dy objekte të çfarëdoshme mbështetur në ngjyrën, formën,modelin, materialin, qëllimin etj.♦ Të krahasojë dy tekste këngësh, mbështetur në temën, qëllimin, figuracionin,forcën tërheqëse, muzikën etj.♦ Të shkruajë një ese krahasim – kontrasti duke qenë i lirë në zgjedhjen e temës së saj.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, stilolapsa• Lapsa me ngjyra• Fletë pune• CD dhe magnetofonMetoda dhe teknika mësimore• Shkrim i lirë• Diskutim• Tabela e krahasimit të këngëveZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me prezantimin e rubrikës mësimore Të shkruarit, titullin ekësaj rubrike: Eseja e krahasim – kontrastit, informacione të cilat i shkruan nëtabelë e më pas u shpjegon se pse quhet ese e krahasim – kontrastit.Për të arritur hap pas hapi në shkrimin e esesë së krahasim-kontrastit mësuesi/ja përzgjedh dy objekte të nxënësve (çanta, kuleta, blloqe etj), të cilat i vendos nënjë vend të dukshëm të klasës.Më pas u thotë nxënësve: Vëzhgoni me kujdes këto dy objekte, ku ngjajnë dheku ndryshojnë ato me njëra tjetrën? Mendoni për 2 minuta.Pasi mbaron koha e përcaktuar ai u drejton pyetjen: Çfarë vutë re gjatë krahasimitqë u bëtë këtyre dy objekteve?163Nëse merrni për krahasim dy çanta, nxënësit vënë në dukje:dallimet nëngjyrënformënmodelinmaterialinqëllimin etj.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi IIMësuesi/ja vazhdon: Ju krahasuat me gojë dy objekte të thjeshta. Në këtë hap nedo të krahasojmë dy tekste këngësh, pasi ju të njiheni me udhëzimet e dhëna nëtekst në f. 121.Nxënësit lexojnë me vëmendje informacionin e dhënë. Ndërkohë mësuesi/jashpërndan në çdo bankë tabelën e krahasimit të këngëve.TemaQëllimiFiguracioniForcë tërheqëse?E vërtetë?MuzikaTabela e krahasimit të këngëveMë pas nxënësit i dëgjojnë këngët në magnetofon.Kënga Këngët KëngaNe kemi zgjedhur këngën “Kur të jesh mërzitur shumë” nga Ardit Gjebreashkëputur nga disku “Ja ku jam” dhe këngën “Vetë ty” nga Alban Skënderaj ngadisku “Fllad në shkretëtirë”. Mësiuesi/ja mund t’iu kërkojë nxënësve të sjellin këngëme tekst të përshtatshëm për moshën e tyre dhe të zgjidhin dy prej tyre.Teksti i këngëve të jetë shkruar pas fletës së punës Tabela e krahasimit të këngëve.Të dyja tekstet gjenden në fletë palosjen që shoqërojnë diskun e Ardit Gjebresëdhe Alban Skënderajt.Mësuesi/ja i njeh nxënësit me ecurinë e punës.164Ecuria: Nxënësit dëgjojnë të dyja këngët.n Kërkojuni të shkruajnë përfytyrimet dhe ndjenjat që u ngjall kënga.n Nxënësit i dëgjojnë këngët prapë, këtë herë duke menduar për temën, gjuhën efigurshme dhe se sa përshtaten fjalët me muzikën. Tregojuni mënyrën se si të vënëre nëse ka dy nivele kuptimi – niveli i sipërfaqes dhe niveli më i thellë në këngë.1. U thoni nxënësve të lexojnë tekstet e këngëve në fletën e punës dhe kërkojunitë plotësojnë tabelën. Pyetini nxënësit: A kanë të dyja këngët të njëjtën temë apojanë të ndryshme? Si ndryshojnë? (Nëse po, shkruhet tema në shtyllën A dhe B,nëse jo, shkruhen temat në shtyllën A dhe B.)2. Cili ka qenë qëllimi i kompozitorit kur ka kompozuar këtë këngë: Për të fituarpara? Për të ndryshuar botën? Për të shprehur ndjenjat?


Libër mësuesi3. Çfarë shprehjesh të figurshme ka? A ka ndonjë metaforë të njohur?Ç’kuptim ka?4. Në rreshtin “E vërtetë”? shkruani përshtypjet e nxënësve se sa realiste ështëkënga. A i ekzagjeron ndjenjat njerëzore? A është e vërtetë edhe për jetën sot?5. Pse i tërheq kjo këngë? Cili është teksti më i fuqishëm? Pse disa njerëz mundtë mos e pëlqejnë?6. Së fundi, në kolonën e Muzikës, shkruani se sa përshtatet muzika me tekstin.A mund të kishte ndonjë melodi më të mirë ose a mund të përdoreshin instrumentetë tjera muzikore për ta përmirësuar këngën? Pse e ka krijuar kështu këngënkantautori (kompozitori që e këndon vetë këngën e kompozuar prej tij)?7. Nxënësit në dyshe krahasojnë shënimet e tyre dhe pastaj i paraqesin para tëgjithë klasës.8. Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në gjithëpërfshirjen e tyre në diskutim.Ora e dytë: Në këtë orë nxënësit ushtrohen në shkrimin e esesë së krahasim- kontrastit.Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit se janë të lirë në zgjedhjen e temës për të realizuarshkrimin e esesë. Megjithatë mësuesi/ja mund t’u japë disa tema alternative për t’iorientuar, si p.sh.: Ku ngjan letërsia me jetën e vërtetë? Ku ndryshon?Mund të shfrytëzohen alternativat e tekstit sipas niveleve të nxënësve.Nxënësit punojnë individualisht në fletoret e tyre. Në fund të procesit të shkrimitnxënësit kontrollojnë punën e tyre mbështetur në udhëzimet që janë dhënë në tekst.Dëgjohen disa punime (3-4 nxënës). Vlerësohet puna e tyre.Mësuesi/ja mund të mbledhë disa punime të nxënësve për t’i kontrolluar e vlerësuar.Tema: Përkthimi i soneteve (Vedat Kokona)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të lexojë fragmentin duke përdorur teknikën e 5 hapave: puno, kupto, mësoitjetrit, jep mendime dhe shkëmbe.♦ Të hartojë pyetje rreth tekstit dhe t’u përgjigjet gjithashtu pyetjeve të hartuaranga shokët.♦ Të diskutojë rreth dëshirës që ka ose jo për të mësuar gjuhën e huaj.♦ Të vlerësojë përkthimet e bëra nga shokët.♦ Të analizojë me kujdes mënyrën se si e ka përkthyer autori poezinë dukekrahasuar variantin në gjuhën angleze me atë të përkthyer, mbështetur në:a. gjatësinë e vargjeveb. fjalën korresponduesec. rimatd. llojin e strofës165


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, lapsa me ngjyra• Poezi, tregime të shkurtra nëgjuhën angleze, tekst kënge• CD, magnetofonMetoda dhe teknika mësimore• Studim në dyshe• DiskutimPunë përgatitoreNë bashkëpunim me mësuesin e gjuhës angleze përzgjidhni 3-4 nxënës që kanënjohuri të mira në këtë gjuhë. Secilit prej tyre u jepni një poezi të shkurtër ose njëtregim a këngë të cilën nxënësit e njohin mirë dhe e këndojnë. U thoni ta përkthejnëatë (pra të gjithë nxënësit e përzgjedhur kanë të njëjtin material për të përkthyer)dhe prej tyre do të dalë se cili nxënës e ka përkthyer më bukur.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja familjarizon nxënësit me temën mësimore, prezanton autorine fragmentit si një nga përkthyesit më të shquar shqiptarë si dhe u bën të njohur seky fragment është shkëputur nga parathënia e librit “Sonetë”. Mësuesi/ja sqaronç’është parathënia.- Ç’është parathënia e një libri?- Ç’të dhëna jepen në të?- Kush e shkruan atë?- Ç’rrëfen studiusi, autori në parathënie?Hapi II. Më pas i drejton nxënësit në tekst.Ai/ajo pohon se leximin e këtij fragmenti do ta zhvillojë me teknikën e pesë hapave:puno, kupto, mësoi tjetrit, jep mendime dhe shkëmbe, të cilat shkruhen në tabelë.Kjo teknikë do të zhvillohet në punën me çifte.166I. Puno: Të dy lexuesit vendosin për sa kohë do ta lexojnë fragmentin.II. Kupto: Lexuesit lexojnë të njëjtin fragment. Ata përqëndrohen te tëkuptuarit në përgjithësi dhe jo të mbajnë mend të gjithëmaterialin. Ata nënvizojnë me lapsa me ngjyra (kuq, blu)pjesët e rëndësishme dhe të vështira në tekst (nëse ka përnxënësin). Ata vendosin se cili prej tyre do t’i japë mësimtjetrit dhe për cilën pjesë. Këtu shpjegohen edhe hapat eprocedurës të studimit në dyshe.III. Mësoi tjetrit: Njëri partner merr rolin e mësuesit, për një pjesë të tekstit.Ai i shpjegon tjetrit materiale dhe bën pyetje për të.IV. Jep mendim: Lexuesi tjetër që luan rolin e nxënësit e dëgjon “mësuesin”,i cili i vë në dukje gabimet, nëse ka, dhe i bën pyetje përmaterialin. Ky rol është i vështirë, sepse mësuesit duhet t’ikërkohet vazhdimisht që të jetë sa më i qartë, që procesi tëecë sa më mirë.


Libër mësuesiV. Shkëmbe: Pasi “mësuesi” mbaron mësimdhënien, nxënësi përmbledhato që ka thënë ai. Të dy nxënësit diskutojnë materialin,shkëmbejnë ato që kanë mësuar dhe krijojnë pyetjet për të.Nxënësit përgatisin skeda të vogla letre me përmasa4 cm x 8 cm. Në njërën anë të letrës shkruajnë pyetjet qëkanë krijuar dhe në anën tjetër përgjigjet e pyetjeve.Ata bien në një mendje se cilat janë të dhënat kryesore që jep autori në fragment.Procesi vazhdon njësoj edhe për pjesët e tjera të materialit.Nxënësit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për 15 minuta.Më pas mësuesi dëgjon 2-3 çifte në role të ndryshme ose dëgjon aq çifte në sapjesë është ndarë materiali.Udhëzohen nxënësit që gjatë punës së tyre të shfrytëzojnë pyetjet e tekstit 1, 2, 3.Hapi III. Vazhdohet puna në rubrikën “Reflektimi kuptimor dhe gjuhësor”, punohenushtrimet 4, 5, 6.Ushtrimi 4, 5. Nxënësit diskutojnë fillimisht rreth dëshirës që ata kanë për studimine gjuhës së huaj.Drejtohen pyetjet:Ç’gjuhë të huaj studioni në shkollë apo në qendrat e gjuhëve të huaja?Mund të recitoni ndonjë poezi?Përshkruani shokun tuaj.Cili prej jush mund të këndojë ndonjë fragment kënge?(Nxënësit shoqërojnë këngën me CD.)Më pas mësuesi/ja nxit diskutimin mes nxënësve: A keni përkthyer ndonjëherë?Dëgjohen mendimet e nxënësve si dhe fragmente të përkthyera prej tyre.Në këtë moment mësuesi/ja shfrytëzon punën përgatitore. 3-4 nxënësit e përzgjedhurlexojnë fragmentin e poezisë në gjuhën e huaj e më pas e përkthejnë atë.Nxënësit krahasojnë punimet me njëri-tjetrin e më pas vendosin se cilit prej tyrei takon vlerësimi “Përkthyesi më i mirë”. (Nëse nxënësit kanë mundësi, përkthimete tyre i shkruajnë në tri tabakë, të cilat vendosen në tabelë).167Në përfundim të kësaj veprimtarie mësuesi/ja kërkon mendimin e nxënësve:- Pse përkthimi i poezisë është më i vështirë se i prozës?Çdo nxënës ta shoqërojë mendimin e tij me punimin e ushtrimit 6, ku të dallojëvështirësitë që ka hasur përkthyesi për ta sjellë poezinë sa më bukur te lexuesi nëmënyrë që ajo të tingëllojë e qartë dhe më pranë gjuhës së tyre amtare.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në efektivitetin e punës së nxënësvenë çdo hap.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Në manastir te Migjeni (Nasho Jorgaqi)Rubrika:Të lexojmë (ora e parë)Vështirësia:Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të flasë rreth jetës dhe krijimtarisë letrare të Migjenit.♦ Të lexojë me vëmendje tekstin e dhënë për t’u njohur më gjerësisht memomente të veçanta nga jeta e Migjenit.♦ Të përcaktojë llojin e tekstit, duke nxjerrë në pah veçoritë e tij.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Veprat e Migjenit• Kaseta me vargje e poezi të tij• MagnetofonMetoda dhe teknika mësimore• Lexim në heshtje• Stuhi mendimeshZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi mund të fillojë duke dëgjuar në magnetofon një kasetë me vargjetë Migjenit, shkëputur nga poezia “Dhe pranvera erdhi”, me të cilën nxënësit janënjohur në klasë të shtatë. Mësuesi/ja kërkon prej tyre të dëgjojnë me vëmendjevargjet e recituara dhe të mendojnë për autorin dhe titullin e poezisë nga janëshkëputur këto vargje.Në pamundësi të sigurimit të kasetës mësuesi/ja mund t’i shkruajë në tabelëdisa prej këtyre vargjeve.168Pasi bëhet i njohur autori i tyre Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla), emrin e të cilitmësuesi/ja e shkruan në tabelë, pyeten nxënësit:- Ç’dini për Migjenin?- A mund të thoni disa nga veprat e tij?- Cila nga poezitë apo prozat e tij ju kujtohen? Recitoni disa vargje osendonjë fragment proze.Disa nga përgjigjet e nxënësve që lidhen me jetën dhe krijimtarinë e Migjenitshkruhen në tabelë.Hapi II. Më tej mësuesi/ja i njeh nxënësit me titullin e pjesës së re të autoritNasho Jorgaqi, në të cilën autori përshkruan ngjarje dhe vende ku ka jetuar dhestudiuar Migjeni.Hapi III. Udhëzohen nxënësit të hapin tekstin në f. 124-125 dhe të lexojnë mekujdes në heshtje fragmentin, me qëllim që t’u përgjigjen pyetjeve të përgatitura


Libër mësuesimë parë nga mësuesi. Pyetjet e hartuara mësuesi/ja i shkruan në tabelë, ndërsanxënësit në fletoret e tyre.Theksojnë se përgjigjet e pyetjeve jepen nga nxënësit, ndërkohë që ata lexojnënë heshtje fragmentin. Qëllimi i pyetjeve është që t’i nxisë nxënësit të jenë më tëvëmendshëm gjatë leximit të pjesës.Pyetjet1. Cilin nga qytetet e Maqedonisë kërkonte të vizitonte autori? Pse?2. Çfarë i bie në sy N. Jorgaqit në rrugën që të çonte në seminar?3. Cila është pamja e shkollës ku kishte studiuar Milloshi?4. Cili ishte vendi më i preferuar i Milloshit?5. Si ishte biblioteka e seminarit? Ç’libra përmbante ajo?6. Në ç’gjuhë lexonte Milloshi?7. Cilët ishin autorët që njiheshin përgjithësisht nga të gjithë seminaristët?8. Si cilësohej nga shokët Migjeni?9. Si e fitoi Migjeni gjithë atë kulturë e horizont të gjerë letrar?Diskutohen përgjigjet e nxënësve në përfundim të detyrës. Roli i mësuesit nëkëtë moment është ai i drejtuesit.Hapi IV. Në vazhdim të orës së mësimit u sqarohet nxënësve se nga mënyra sesi është shkruar kjo pjesë i përket llojit të udhëpërshkrimit.Mësuesi/ja shpjegon se ç’është udhëpërshkrimi mbështetur në informacionin edhënë në f. 126.Në minutat e fundit udhëzohen nxënësit që si detyrë shtëpiedo të kenë “karrigen e nxehtë”. Secili nxënës do të hulumtojë për një informacionmë të zgjeruar rreth jetës dhe krijimtarisë së Migjenit dhe në orën tjetër duke evendosur veten në vend të tij do t’u përgjigjet pyetjeve të shokëve që gjithashtujanë përgatitur që më parë në shtëpi.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Në manastir te MigjeniTë lexojmë (ora e dytë)Niveli III45 minuta169Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të sjellë një informacion të bollshëm rreth jetës dhe krijimtarisë letrare të Migjenitnëpërmjet vënies së vetes në rolin e shkrimtarit.♦ Të veçojë nga teksti detajet që realizojnë përshkrimin e mjedisit, pasqyrojnënjohuritë e autorit për Migjenin si dhe ndjesitë që e përshkojnë atë.♦ Të recitojë fragmente nga krijimtaria e Migjenit duke respektuar elementet eteknikës së recitimit.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Lapsa me ngjyra• Vepra të MigjenitMetoda dhe teknika mësimore• Karrigia e nxehtë• Diskutim• Kolazh artistik / minikonkursZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me lojën e Karriges së nxehtë. Vihet një karrige para klasës nëtë cilin do të ulet nxënësi/ja që do të jetë në rolin e Migjenit. Nxënësi zgjidhet nëmënyrë vullnetare, ndërkohë që të tjerët i drejtojnë pyetje që kanë lidhje me jetën,talentin, ndjenjat, studimin, shokët etj. e Migjenit. Pyetjet mund të jenë të tilla:- Kur dhe ku keni lindur?- A keni pasur motra dhe vëllezër?- Cili ka qenë personi më i dashur për ju gjatë periudhës së fëmijërisë?- Ku i keni kryer studimet?- Në ç’gjuhë lexonit? Ku i gjenit librat?- Cilët ishin autorët që preferonit të lexonit më shumë? etj.Në përfundim të kësaj veprimtarie mësuesi/ja vlerëson nxënësin/en në rolin eMigjenit për përgjigjet që jep, si dhe nxënësit e tjerë për pyetjet e hartuara.Hapi II. Hapet teksti në f.126 dhe punohet ushtrimi 5. Mësuesi/ja u kërkonnxënësve t’i rikthehen edhe një herë tekstit për t’u ndalur në 3 momente kryesore:1. Përshkrimin e mjedisit.2. Njohuritë e autorit për Migjenin.3. Ndjesitë e autorit.170Për këtë ata mund të përdorin edhe lapsa me ngjyra.Gjatë kohës që rilexojnë nxënësit mund të nënvizojnë me të kuqe detajet qëjapin përshkrimin e mjedisit, me blu momentet që paraqesin njohuritë që ka autoripër Migjenin dhe me të gjelbër ndjesitë e autorit Nasho Jorgaqi.Lihen nxënësit të punojnë për rreth 10-15 minuta dhe më pas diskutohen të triaçështjet me të gjithë nxënësit. Mësuesi përpiqet t’i nxisë të gjithë nxënësit të marrinpjesë në diskutim.Hapi III. Pjesa tjetër e orës së mësimit mund të organizohet në formën e një kolazhiartistik me recitime të Migjenit (të njohura ose jo nga nxënësit). Për këtë mësuesiështë mirë që, së bashku me një grup nxënësish, të përgatitet që më parë.Në pamundësi të realizimit të kësaj veprimtarie mund të zhvillohet një minikonkursme pyetje të përgatitura nga mësuesi rreth jetës dhe krijimtarisë së Migjenit.


Libër mësuesiDetyrë shtëpie. Në 5 minutat e fundit të orës mësimore mësuesi/jajep udhëzimet për përgatitjen dhe materialet që duhet të sjellin nxënësit përzhvillimin e orës tjetër, rubrikës “Të shkruajmë”.U kërkohet nxënësve të sjellin albume fotografike, CD, kaseta filmike që mundtë pasqyrojnë udhëtimet e tyre në vende të ndryshme brenda ose jashtëShqipërisë. Këto mund të shoqërohen edhe me harta ose guida që u kanëshërbyer gjatë këtyre udhëtimeve.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:UdhëpërshkrimiTë shkruajmëNiveli III90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të bëjë një shkrim në llojin e udhëpërshkrimit.♦ Të përzgjedhë strukturat e duhura gjuhësore dhe fjalorin e përshtatshëm përtë realizuar udhëpërshkrimin.♦ Të vlerësojë punimin e tij dhe të shokut duke shkëmbyer materiale me njëri-tjetrin.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Albume me fotografi• CD apo kaseta me pamjefilmike nga udhëtimet e bëra• Harta• GuidaZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Bisedë• Diskutim• Shkrim i lirë171Për të realizuar udhëpërshkrimin mësuesi/ja ndjek këta hapa:Hapi I. Secili nxënës vendos mbi bankë materialet e sjella: albume me fotografi,CD ose kaseta me pamje filmike nga udhëtimet e bëra në vende të ndryshme,harta, guida, intervista që mund të ketë bërë me banorët e zonës së vizituar rrethzakoneve dhe mënyrës së tyre të të jetuarit.Rreth këtyre materialeve të sjella zhvillohet një bisedë mes nxënësve dhe mësuesitduke i ndihmuar ata që të sjellin në kujtesë fakte dhe mbresa që do t’i ndihmojnëmë tej në realizimin e shkrimit.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi II. Pas kësaj bisede e diskutimi të lirë udhëzohen nxënësit të hapin librin nëfaqen 126, të lexojnë edhe një herë materialin shpjegues për udhëpërshkrimin sidhe rregullat, që duhet të kenë parasysh për të bërë një shkrim në llojin eudhëpërshkrimit, që janë në fund të faqes.Hapi III. Nxënësit fillojnë të punojnë në mënyrë të pavarur për të realizuarudhëpërshkrimin. Mësuesi/ja përpiqet t’u lërë kohë të mjaftueshme për të përfunduarsa më mirë detyrën. (Nëse ndonjë nxënës deri në fund të orës nuk e ka përfunduar,sugjerojmë që t’i jepet mundësia ta përfundojë në shtëpi.)Hapi IV. Orën e dytë të rubrikës “Të shkruajmë”, mësuesi/ja mbledh një përshtypjetë nxënësve për mbresat, vështirësitë që patën në realizimin e kësaj detyre.Më pas u kërkon nxënësve të këmbejnë punimet me njëri-tjetrin duke bërëvlerësimin e tyre nisur nga zbatimi i rregullave të dhëna.Lexohen punimet më të vlerësuara nga shokët.Në fund mësuesi/ja jep vetë një vlerësim për punën e nxënësve gjatë këtyre dy orëve.Mund të mblidhen të gjitha fletoret e tyre dhe të vlerësohen me notë nga mësuesi/ja.Tema: Kërkime arkeologjike nëShqipëri dhe Mal të ZiRubrika:Të lexojmëVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minuta172Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦Të sjellë informacion rreth pozitës gjeografike, klimës, popullsisë dhe prejardhjessë emrit të qytetit të Krujës.♦ Të lexojë me kujdes tekstin për t’iu përgjigjur pyetjeve të përgatitura rreth tij.♦ Të bëjë një krahasim midis këtij teksti dhe udhëpërshkrimit duke shpjeguar secili prej tyre është shkencor dhe cili anon nga shkrimi letrar.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “ Gjuha shqipe 8”• Materiale rreth pozitës gjeografike,klimës, popullsisë dhe prejardhjes sëemrit të qytetit të Krujës.• Fotografi, kartolina me pamje tëndryshme nga qyteti i Krujës.Metoda dhe teknika mësimore• Hulumtim• Diskutim• Lexim në heshtje• Diagrami i Venit


Libër mësuesiPunë përgatitoreUdhëzohen nxënësit disa orë më parë që duke shfrytëzuar burime të ndryshmeinformacioni (internet, revista, tekste shkollore të gjeografisë etj.) të sjellininformacione rreth qytetit të Krujës që kanë të bëjnë me:1. pozitën gjeografike2. klimën3. popullsinë (autoktonë ose jo)4. prejardhjen e emrit.Zhvillimi i mësimitHapi I. Secili prej nxënësve prezanton materialet e sjella. Është mirë që këtomateriale të shoqërohen edhe me rrëfime të nxënësve, nga mbresat e tyre gjatëekskursioneve që mund të kenë bërë me mësuesit ose prindërit në qytetin e Krujës.U lihet një hapësirë kohore të gjithë nxënësve që të flasin dhe të pasqyrojnëmaterialet që kanë sjellë.Hapi II. Hapet libri dhe njihen nxënësit me temën e re dhe autorin.Udhëzohen nxënësit ta lexojnë në heshtje tekstin për t’iu përgjigjur pyetjeve:- Në ç’vetë është shkruar teksti? Pse?- Cilat janë disa nga vendet ku kanë kaluar dy arkeologët?- Sa metra mbi qytetin e detit është vendosur qyteti?- Si është pamja e qytetit nga mali i Krujës?- Si e shpjegojnë ata prejardhjen e emrit të Krujës?- Ku gjetën arkeologët gjurmë të tjera të bashkësisë?Dëgjohen me kujdes përgjigjet e nxënësve.Hapi III. Pas diskutimit të pyetjeve të mësipërme mësuesi/ja u kërkon nxënësvetë bëjnë një krahasim midis këtij teksti dhe udhëpërshkrimit “Në manastir te Migjeni”.Për këtë nxënësit punojnë në çift duke përdorur Diagramin e Venit. Ata sjellinargumente se cili prej tyre është shkencor dhe cili anon nga shkrimi letrar.173Tema: Prijësit shpirtërorë të Nolit të riRubrika:Të lexojmëVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦Të flasë për modelet nga të cilat ai udhëhiqet në jetën e tij.♦ Të veçojë cilësitë e tyre që do të donte t’i kishte edhe ai.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”♦ Të lexojë me kujdes tekstin për t’iu përgjigjur pyetjeve që kanë lidhje mepërmbajtjen e tij.♦ Të listojë arsyet që e kanë detyruar Nolin të zgjedhë Krishtin, Napoleonin dheSkënderbeun si udhëheqës shpirtëror.♦ Të dallojë këshillat që xha Tasi i jep Nolit.♦ Të dallojë tekstin autobiografik nga ai biografik.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore, lapsa me ngjyra• Vepra të Nolit• Fotografi të modeleve qëi udhëheqin nxënësit në jetëMetoda dhe teknika mësimore• Diskutim• Lexim zinxhir• Punë në çiftZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me një diskutim që zhvillohet ndërmjet mësuesit/es dhenxënësve rreth pyetjeve të mëposhtme:- A keni modele nga të cilat udhëhiqeni në jetë?- Cilat janë këto modele?- Çfarë cilësish të veçanta kanë ato, që doni t’i keni edhe ju?- A mendoni se duhet të keni modele udhërrëfyese në jetën tuaj? Pse?Për pyetjen e fundit mësuesi/ja mund të përdorë teknikën e rrjetit të diskutimit.PoA duhet të keni modeleudhërrëfyese në jetën tuaj?JoDëgjohen me kujdes argumentet e sjella nga nxënësit. Mësuesi/ja përpiqet qënxënësit të sjellin sa më shumë mendime.174Hapi II. Njihen nxënësit me titullin e pjesës së re, autorin dhe librin nga ështëshkëputur fragmenti. Po në këtë hap mësuesi sqaron edhe konceptet autobiografidhe biografi duke theksuar se teksti autobiografik jep informacione për jetën e njëpersoni të shkruar nga ai vetë. Pra, përgjithësisht shkruhet në vetën e parë, ndërsateksti biografik jep të dhëna për jetën e një njeriu të rëndësishëm për të cilën lexuesika interes të veçantë dhe shkruhet në vetën e tretë.Para se të lexojnë fragmentin mësuesi thekson se autobiografia e Nolit është njërast i rrallë, pasi është shkruar në vetën e tretë.Arsyeja që të jetë sa më i paanshëm në trajtimin e jetës së tij.Hapi III. Lexohet teksti zinxhir nga 2-3 nxënës. U kërkohet nxënësve të jenë tëvëmendshëm gjatë leximit të tekstit, pasi në fund të tij do t’iu përgjigjen disa pyetjeveqë kanë të bëjnë me përmbajtjen.


Libër mësuesiHapi IV. Pas leximit kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor dhe gjuhësor”.Ushtrimi 1. Për të listuar shkaqet që e kanë shtyrë Nolin të zgjedhë Krishtin,Napoleonin dhe Skënderbeun si tri udhëheqësit e tij shpirtëror, nxënësit mund tëpunojnë në çift. Rikthehen në tekst, duke lexuar edhe një herë paragrafin e fundit.Përdorin lapsa me ngjyra për të veçuar cilësitë e Krishtit, Napoleonit dhe Skënderbeut.P.sh. Krishti - Ai është një prijës më i mirë se Napoleoni.Skënderbeu - qe shqiptar; Ai korri fitoret vetëm me një ushtri të vogël, të cilën eformoi vetë dhe luftoi kundër dy sulltanëve të mëdhenj, të cilët ndodheshin në kryetë ushtrive më të mëdha të asaj kohe.Napoleoni - Napoleoni qe francez. Ai qe njeri i madh dhe do të bënte ç’të mundteqë t’i vinte në ndihmë Francës dhe popullit frëng.Vazhdohet po kështu me ushtrimet 2, 3, 4, 5.Për këtë të fundit mësuesi/ja mund t’u ngarkojë nxënësve si detyrë që të gjejnëedhe materiale të tjera rreth jetës dhe veprës së Nolit e t’i prezantojnë orën eardhshme mësimore. Për këtë detyrë mund të punojnë edhe në grup.Tema:Ç’janë kujtimet?Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIKoha: 45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të shpjegojë me fjalët e tij se ç’janë kujtimet për të.♦Të krahasojë shpjegimin e tij dhe të autorit Petro Marko dhënë në tekst për kujtimet.♦ Të lexojë tekstin me kujdes për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme:a. Ç’janë kujtimet për Petro Markon?b. Ku i mban ai ato?c. Çfarë i ka mbetur atij në kujtesë?♦ Të zbulojë cili është qëllimi i shkrimit të këtij fragmenti.♦Të shpjegojë se si e shpreh figurativisht autori regjistrimin e të dhënave dheemocioneve në kujtesën e njeriut.♦ Të shpjegojë kuptimin metaforik të shprehjes “deti i kujtesës”.175Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Skeda të verdha ngjitëse• Shkumësa me ngjyra• CD, muzikëMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Diskutim• Lexim me kodim• Punë në çift• Ditari dypjesësh


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja vendos në sfond muzikë, melodinë ”Mall” dhe u drejtonnxënësve pyetjen: Ç’janë kujtimet? të cilën e shkruan në tabelë. Nxënësit mendohen2 minuta dhe më pas i shkruajnë mendimet e tyre në skedat e verdha ngjitëse.Gjatë kohës që nxënësit punojnë mësuesi/ja e ndan tabelën në dy pjesë dhe shikonme ndihmën e një nxënëseje të talentuar këtë pamje (Vizatoni profilin e njeriut).Ç’janë kujtimet?Për muaPër autorinNxënësit lexojnë mendimet e tyre dhe i ngjitin në një nga kutitë e vizatuara nëtabelë. Përpiquni të dëgjoni sa më shumë mendime. Mos lejoni përsëritje.Më pas mësuesi/ja nxit diskutimin:Ku i shkruani kujtimet tuaja?Çfarë shkruani në to?Dëgjohen 3-4 nxënës për secilën pyetje. Nxitini të shprehen lirshëm.Përgëzojini për mendimet e shprehura bukur, sinqeritetin dhe gjithëpërfshirjen etyre në diskutim.Kjo veprimtari të mos i kalojë 15 minuta.176Hapi II. Në këtë hap mësuesi/ja bën lidhjen me temën e re mësimore duketheksuar se fragmenti që do të studiohet është shkëputur nga Parathënia e librit“Intervistë me vetveten” i autorit Petro Marko. Mësuesi/ja bën një përmbledhje përautorin. (P. Marko) si një nga romancierët më të njohur shqiptarë.Kërkojuni nxënësve të tregojnë se çfarë romanesh, novelash kanë lexuar nga ky autor.Hapi III. Drejtohen nxënësit në tekst në f. 133. Fragmenti lexohet dy herë. Leximine parë nxënësit e bëjnë në heshtje nën sfondin e melodisë “Mall”. Udhëzohennxënësit që leximi i dytë i fragmentit do të jetë lexim me kodim. Vendoset një kodpër secilën përgjigje që në tekst i përgjigjet pyetjeve: Ç’janë kujtimet për PetroMarkon? Ku i mban ai ato? Çfarë i ka mbetur atij në kujtesë?Nxënësit punojnë në çift rreth 5 minuta.Dëgjohen përgjigjet e zbuluara në fragmentin e dhënë e më pas shkruhen nëndarjen e dytë të tabelës nga mësuesi/ja.


Libër mësuesiHapi IV. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor dhe gjuhësor”.Punohen ushtrimet 1-5.Ushtrimi 1. Nxënësit rikthehen në tekst , në paragraf dhe zbulojnë muzën e kujtimeve.“O kujtime, o jeta ime! Dilni andej nga jeni hedhur...Ushtrimi 2. Ky ushtrim është realizuar gjatë leximit të dytë të fragmentit në hap të tretë.Ushtrimi 3. Nxënësit argumentojnë se pse shkrimtari nuk ka nevojë të shfletojëdokumente e shkresa.Nxënësit mund të përgjigjen:Kujtimet e shkrimtarit janë ruajtur me fanatizëm në kujtesën e tij të fortë.Jeta e tij ka qenë plot vështirësi e rreziqe, sa s’ka pasur mundësi t’i shkruajëkujtimet e tij etj.Qëllimi i shkrimit është të sjellë mesazhin e një jete të vërtetë.Ushtrimi 4. Nxënësit drejtohen po në fragmentin e dytë dhe zbulojnë se si e shprehfigurativisht autori regjistrimin e të dhënave dhe emocioneve në kujtesën e njeriut.Përgjigjja e nxënësve mund të jetë: Nëpërmjet metaforës.Fjala e re e krijuar prej tij, magnetofoni, tregon se autori i ka regjistruar kujtimet nëkujtesën e tij në mënyrë origjinale, duke i qëndruar besnik realitetit të kohës që ka jetuar.Ushtrimi 5. Nxënësit shpjegojnë kuptimin metaforik të shprehjes deti i kujtesësnëpërmjet ditarit dy pjesësh.Shprehjadeti i kujtesësKomenti imPërgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë. Pranohen të gjitha komentet e nxënësvemjafton të jenë të argumentuara mirë.177Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në: Ç’lloj të menduari vutë në veprim?Çfarë do t’ju mbetet nga ky mësim?Detyrë shtëpie: Udhëzohen nxënësit që fillimisht të marrininformacion nga libri i historisë për ngjarjet më të rëndësishme qëkanë ndodhur në historinë botërore gjatë gjithë periudhës së jetës të autoritPetro Marko. Kjo do t’i ndihmojë ata të komentojnë saktë vargjet e dhënanë tekst.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Tefta Tashko Koço (Valter File)Rubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të sjelli në klasë të dhëna për jetën dhe kontributin që kanë dhënë në zhvillimine kulturës shqiptare figura të shquara si: Asdreni, Tefta Tashko Koço, Çesk Zadeja,Tish Daia, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Prenkë Jakova.♦ Të lexojë tekstin për t’u njohur me disa momente të rëndësishme nga jeta ekëngëtares Tefta Tashko Koço.♦ Të përshkruajë gjendjen e Shqipërisë nga ana ekonomike dhe kultura,mbështetur në disa detaje që sjell autori përmes këtij fragmenti.♦ Të nxjerrë mesazhin që përcjell autori te lexuesi përmes jetës së këngëtares.Materiale dhe mjetë mësimoreMetoda dhe teknika mësimore•Teksti “Gjuha shqipe 8”• Informacione të hulumtuara nga burimedhe mjete të ndryshme informimi për Asdrenin,Tefta Tashko Koçon, Çesk Zadejën, Tish Dainë,Tonin Harapin, Simon Gjonin, Prenkë Jakovën.• Hulumtim• Diskutim• Punë në grupe• CD me këngë të këtyre artistëve marrë nga “100 këngët e shekullit”.• Videokaseta e filmit “Koncert në vitin 1936”.Punë përgatitore178Ndani klasën në 7 grupe. Secili grup do të grumbullojë të dhëna për jetën dhekontributin që ka dhënë çdo artist i tij në zhvillimin e kulturës shqiptare.Çdo grup do të mbajë emrin e artistit për të cilin do të punojë.Grupi I. Grupi “Tefta Tashko Koço”,Grupi II. Grupi “Çesk Zadeja”,Grupi III. Grupi “Asdreni” e kështu me radhë. Çdo grup do të shkruajë emrinartistik në një fishë, të cilën e palos në formë piramide dhe e vendos në qendër tëbankës. Emri i artistit të shkruhet me lapsa me ngjyra. P.sh.:Grupi “Tefta Tashko Koço”


Libër mësuesiÇdo grup të caktojë drejtuesin e tij i cili do të ndajë detyrat.Udhëzoni nxënësit të sjellin jo vetëm informacion teorik për artistin e tyre, poredhe muzikë, këngë të kompozuara në vite të ndryshme.P.sh.: Grupi “Tefta T. Koço” në pamundësi për të gjetur ndonjë disku me këngë tëkënduara nga këngëtarja, të sjellë një videokasetë të filmit “Koncert në vitin 1936”dhe ta shfaqë atë në minutat e para të orës së mësimit. Të përzgjedhë fragmentinku këndon Tefta T. Koço).Çdo grup të paraqesë informacionin e grumbulluar për artistin e tij në një tabak tëmadh letre. Informacioni të shoqërohet me fotografi, pamje etj.Grupi “Asdreni” të sjellë poezi të ndryshme nga ky autor dhe të recitojë fragmentetë shkurtra nga këto poezi. Nxënësit të mos harrojnë të paraqesin para shokëve tëtyre kontributin që ky ka dhënë në zhvillimin e kulturës shqiptare, duke e përmenduredhe si autor i Himnit kombëtar.Shënim: Nxënësit e çdo grupi të bashkëpunojnë me mësuesin e muzikës.Zhvillimi i mësimitHapi I. Fillimisht mësuesi/ja rregullon mjedisin fizik të klasës.Çdo grup nxënësish ulet në formë rrethi ku në qendër të tij qëndron mësuesi/ja.XX XX XXXX XX XXXXX XX XXXX XX XXMjedisi fizik i klasës mund tëndërtohet sipas këtij modeli.Hapi II. Mësuesi/ja paraqet temën e re mësimore dhe fton grupet sipas radhës tëprezantojnë punën e tyre hulumtuese. Çdo grup zgjedh një nxënës, i cili u bën tënjohur shokëve informacionin që flet për kontributin që ka dhënë artisti i grupit të tijnë zhvillimin e kulturës shqiptare. Në fund të çdo prezantimi dëgjohen veprat e krijuaraprej tyre, p.sh., muzikë, këngë, poezi etj. Kjo veprimtari të mos i kalojë 20 minutat.179Hapi III. Mësuesi/ja përgëzon nxënësit për punën serioze, të bërë gjatë hulumtimitdhe prezantimit të materialit të grumbulluar. Vlerëson në bashkëpunim me nxënësitpunën e grupit më të mirë.Hapi IV. Nxënësit drejtohen në tekst për të lexuar fragmentin Tefta Tashko Koçoshkëputur nga libri kushtuar jetës së këngëtares shkruar nga autori Valter File.Fragmenti lexohet nga dy nxënës.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi V. Kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor dhe gjuhësor”.Punohen ushtrimet 1, 2, 3, 4, 5, 6.Ushtrimi 6. Fillimisht nxënësit lexojnë paragrafin e dhënë në tekst, f. 138, dhe mëpas zbulojnë mesazhin që përcjell autori te lexuesi. Ky mesazh shkruhet në tabelë.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në: çfarë më mbeti në kujtesë ngaky mësim.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:Nuk jam rastësishtudhëtare e rrugës simeTë lexuaritNiveli II45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të lexojë intervistën për të zbuluar se si paraqitet në këtë fragmentFlora Brovina si: krijuese, mjeke, luftëtare, nënë.♦ Të ndërtojë hartën semantike të personazhit të Flora Brovinës.♦ Të japë një vlerësim për mënyrën e realizimit të intervistës duke argumentuarmendimin e tij.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore pune, lapsa me ngjyra• Tabela, shkumësa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Lexim me kodim teksti• Harta semantike e personazhit• DiskutimZhvillimi i mësimit180Hapi I. Mësuesi/ja familjarizon nxënësit me temën e re mësimore duke theksuarse në këtë orë do të njiheni me një lloj shkrimi publicistik, intervistën.Mësuesi/ja sqaron se personazhi i intervistuar është Flora Brovina, njëra prejfigurave të shquara në historinë e re të Kosovës.Më pas mësuesi/ja drejton pyetjet:Kush është Flora Brovina?Cili është aktiviteti i saj?Nëse nxënësit nuk kanë njohuri të plota për këtë figurë i drejton në tekst për tëlexuar intervistën e saj, dhënë gazetarit Demir Gjergji, ku edhe njihen me këtëpersonalitet dhe aktivitetin e saj.Hapi II. Përzgjidhen dy nxënës përkatësisht njëri në rolin e gazetarit D. Gjergjidhe tjetra në rolin e të intervistuarës, Flora Brovinës.


Libër mësuesiUdhëzohen nxënësit ta lexojnë ngadalë intervistën. Nxënësit e tjerë të jenë tëvëmendshëm gjatë leximit për të zbuluar në fragment se si paraqitet Flora Brovinanëpërmjet fjalëve të saj si: krijuese, mjeke, luftëtare, nënë.Gjatë leximit nxënësit të përdorin kodet e tyre individuale, p.sh lapsa me ngjyraose shkronja p.sh.: si krijuese nxënësit nënvizojnë me laps blu/shkronjën K.Hapi III. Pasi nxënësit lexojnë intervistën, mësuesi/ja ndalet në çështjet kryesore.Ai/Ajo drejton pyetjet:- Ç’synim ka intervistuesi D. Gjergji në këtë intervistë?- Cilat fragmente të intervistës protagonistja, Flora Brovina, paraqitet si: krijuese,mjeke, luftëtare, nënë.- Cila pjesë e intervistës ju tërhoqi më tepër? Pse?Për t’iu përgjigjur pyetjeve, këtu nxënësit shfrytëzojnë punën e bërë gjatë leximitme kodim të tekstit.)Mbështetur në fjalët e vet protagonistes Flora Brovina ndërtohet një hartësemantike e personazhit.FLORA BROVINAhumanekrenareAsnjëherë nuk harroj fëmijët etjerë, pacientët e mi, të cilëve uashëroj përditë plagët dhesëmundjet.... Çdo ditë kur shkoj, atamë presin tamam si fëmijët e mi....... Mbaje kryet lart për mikun dhe përarmikun.Edhe sot kur më pyesin se cili ështëshembulli im i ecjes, unë përmend këtëporosi të gjyshes.Nxënësit zbulojnë cilësi të tjera të kësaj figure të shquar, çdo cilësi e zbuluar tëshoqërohet me fragment nga intervista.181Vazhdohet me punimin e ushtrimit 2 të rubrikës “Reflektimi kuptimor dhe gjuhësor”.Fillimisht nxënësit njihen me intervistën, si lloj i shkrimit publicistik e më pas upërgjigjen pyetjeve të ushtrimit 2.Bëhet vlerësimi i mësimit mbështetur në gjithëpërfshirjen e nxënësve në diskutim.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:IntervistaTë shkruaritNiveli III90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:♦ Të ushtrohet duke punuar në grup për hartimin e pyetjeve në realizimin e një interviste.♦Të diskutojë me shokët rreth këshillave të paraqitura për realizimin e një interviste.♦ Të përgatisë pyetje për një intervistë me: a. një mjekb. një sportistc. një artistd. një të moshuarMateriale dhe mjetë mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, lapsa me ngjyra• Fletore pune• Tabakë të bardhë letreMetoda dhe teknika mësimore• Kërkim – hulumtim• Stuhi mendimesh• Punë në çiftZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me rubrikën që do të punojë brenda 90 minutavesi dhe temën e kësaj rubrike “Intervista”.U rikujtohen nxënësve njohuritë e marra për intervistën në klasën VI.Fillimisht mësuesi/ja ndërton një situatë, si p.sh.:Mësuesi/ja u thotë nxënësve se një OJF vendore (Organizatë Jo-fitimprurëse),ka mbledhur fonde për krijimin e një qendre sportive në lagjen ku banoni dhe seende nuk është marrë vendimi se ku duhet të bëhet qendra sportive dhe se ç’llojelojërash do të luhen në të. Ky vendim duhet të merret nga bashkia (komuna).182Ecuria: Për të filluar procedurën kërkimore, nxënësit vendosin për pyetjet që dot’iu drejtojnë grupeve të interesit.Ai/Ajo drejton pyetjen. Po të ishit anëtar i këshillit të bashkisë, komunës, përçfarë informacioni do të kishe nevojë për të planifikuar qendrën sportive?Nxënësit me anë të një stuhie mendimesh nxjerrin pyetjet që mund të bëjnë, tëcilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë.Pyetjet mund të jenë:1. Cilat do të jenë qëllimet e qendrës sportive?2. Për kë do të jetë qendra sportive?3. Çfarë lojërash do të luhen aty?4. Çfarë veprimtarish duhen mbështetur? Cilat veprimtari nuk duhen lejuar?


Libër mësuesi5. Cilat do të jenë pjesët e qendrës? Çfarë tiparesh do të ketë secila?6. Si do të ruhet qendra sportive?7. Si do të mbahet pastër dhe në gjendje të mirë?8. Ku duhet ndërtuar qendra?9. Sa para dhe punë do të kushtojë mirëmbajtja e qendrës?Nga do të vijnë këto fonde?II. Mësuesi/ja inkurajon: Janë bërë shumë pyetje të mira. Tani përcaktoni njerëzitqë do të intervistoni dhe pyetjet që do t’u drejtoni (grupet e interesit).P.sh., intervistoni një anëtar të këshillit të minibashkisëpronarët e dyqaneveprindëritnjë grup të rinjsh etj.Një nga pyetjet që do t’u drejtohet është: Ku mund të ndërtohet qendra sportive?1. Si do të vendosë këshilli i bashkisë/ komunës se ku do të ndërtohet qendra sportive?2. Ku duhet të ndërtohet parku sipas prindërve dhe pse mendojnë një zgjidhje të tillë?3. Ku është më mirë të ndërtohet qendra sportive sipas të rinjve dhe pse mendojmë ashtu?4. Ku mendojnë pronarët e dyqaneve se duhet të ndërtohet qendra sportive dhepse mendojmë ashtu?Tani fillon hapi II në punën kërkimore – hartimi i një plani.Mësuesi/ja thotë:Secili prej jush duhet të mendojë një mënyrë se si mund t’iu përgjigjeni këtyre pyetjeve.Nxënësit punojnë qetësisht për rreth 10 minuta.Dëgjohen me vëmendje pa i korrigjuar më përgjigjet e tyre.Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesi/ja shkruan këto pyetje në tabelë osenë një tabak letër që e ka ngjitur në tabelë.1. Si do t’i përcaktojmë personat që mund të intervistojmë për t’iu bërë pyetjet tona?2. Si do të lidhemi me ta dhe si do të caktojmë një orar takimi për t’u bërë këto pyetje?3. Çfarë na nevojitet që përgjigjet e tyre të regjistrohen sa më saktë?4. Si do t’i bëjmë intervistat sa më të njerëzishme, që të tregojmë respekt për ataqë do të intervistojmë?183Mësuesi/ja u vë detyrë nxënësve që të bëjnë një listë me ide e mendime përsecilën pyetje. Pasi të mbarohet kjo, do të diskutohet me të gjithë.P.sh.: Pyetja e parë do t’u drejtohet prindërve, fëmijëve, pronarëve e dyqaneve,anëtarëve të këshillit të bashkisë/ komunës.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Pyetja e dytë:Me ndihmën e të njohurve, drejtorit të shkollës etj.Fillimisht mësuesi/ja tërheq vëmendjen e intervistuesve (nxënësve), cilat rregulladuhet të mbajnë parasysh gjatë intervistimit.• Duhet të ruani interesin e personit që po intervistoni.• Të bëni pyetje në atë mënyrë që ju mundëson të merrni informacionin që doni.• T’i regjistroni përgjigjet në mënyrë sa më besnike, ashtu siç i thotë personi.Një përparësi e juaja është të punoni në dyshe ku njëri prej anëtarëve të dyshesmund të bëjë pyetje dhe tjetri të mbajë shënim përgjigjet.Bëni një listë të gjërave që duhet të mbajmë mend.Ndonjëherë, ata që bëjnë këtë lloj pune përdorin një lloj formulari që ka vend përtë gjithë këtë informacion. Mësuesi/ja vizaton në tabelë modelin e formularit.Emri i personittë intervistuarEmri iintervistuesitData dhekohae intervistësPyetjaÇfarëmendimikeni përintervistën?Çfarëndjeva?184Tani për pyetjen e fundit: Duhet të mos harrojmë se të gjithë njerëzit meritojnë tëtrajtohen me dinjitet..- Duhet t’i falënderojmë që po na ndihmojnë.- Duhet të përdorim titujt e tyre.- Duhet të mbajmë parasysh se për çfarë janë aty, jo thjesht t’i bombardojmëme pyetje.Hapi: Praktikimi: Tani le të praktikojmë shprehitë e intervistimit.Mësuesi/ja sqaron: Secila dyshe të kthehet nga dyshja pranë.Tani, në secilën dyshe, një nga ju do të jetë intervistuesi dhe tjetri mbajtësi i shënimeve.Secila dyshe do të intervistojë tjetrën duke i bërë pyetjet që keni nga lista.Udhëzoni nxënësit në rolin e mbajtësit të shënimeve, nëse mendoni se ju kashpëtuar diçka pa shënuar mund të thoni: “Më falni, nuk arrita ta shkruaj atë qëthatë dhe është e rëndësishme. A mund ta përsërisni?“Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’i treguar personit që po intervistoni sejeni i interesuar vërtetë për ato që thotë ai.Mos u shqetësoni për drejtshkrimin e fjalëve. Kryesorja është të merrniinformacionin saktë.


Dëgjohen intervistat e nxënësve për secilën pyetje të bërë në hap të parë.Vlerësohen intervistat më të mira.Libër mësuesiOra e dytë: Mësuesi/ja e ndan klasën me 4 grupe ku secilit grup i jep një ngarastet e dhëna në libër.Nxënësit të punojnë në dyshe sipas modelit të dhënë orën e parë.Dëgjohen 2 grupe intervistash për secilin rast të dhënë.Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve mbështetur në procedurat që ata kanëndjekur për të realizuar një intervistë të bukur.Tema: Drita që vjen nga humneraRubrika:Të lexuaritVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të lexojë me kujdes dy fletët e ditarit për të shprehur emocionet që i ngjallileximi i këtyre fletëve.♦ Të gjejë të dhënat që sjell autorja për:- çaste nga jeta e përditshme.- kushtet në të cilat ishte Shqipëria në atë kohë.- formimi i saj kulturor dhe i rrethit familjar.- shfrytëzimi i njerëzve në kohën e diktaturës.- librat që lexonte.- gjendjen e saj shpirtërore.♦Të komentojë disa fjalë të marra nga ditari i saj.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletë formati, lapsa me ngjyra• CD me muzikë“Sonata e Hënës” e BethovenitPunë përgatitoreMetoda dhe teknika mësimore• Lexim me kodim teksti• Diagrami shkak – pasojë• Rrjeti semantik, Simboli• Diskutim• Ditari dy pjesësh185Mësuesi/ja përzgjedh dy fragmente nga libri “Ditari i Ana Frankut”, të cilat flasinpër shpërfytyrimin e njeriut në kampet naziste.- mendimet e saj për jetën.- gjendjen shpirtërore.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Këto informacione shfrytëzohen për diagramin e Venit që do të përdoret nëushtrimin 1 të rubrikës “Reflektimi kuptimor dhe gjuhësor”.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja prezanton temën e re mësimore duke theksuar se tekstet që dotë lexoni janë shkëputur nga ditari i Drita Çomos, një vajzë në lule të moshës që ishtedetyruar të jetonte në internim. Në vazhdim mësuesi/ja i njeh nxënësit me historinë ekësaj vajze. Ëndrrat, dëshirat, karakteri i fortë i Drita Çomos zbulohen në dy fletët editarit të saj që mbajnë përkatësisht datat 19.03.1977 dhe 28.IV.77.Më pas mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e këtyre dy fragmenteve. “Drita qëvjen nga humnera” dhe i nxit nxënësit të zbulojnë domethënien e tij. Ai/Ajo drejtonpyetjen: Ç’domethënie ka për ju ky titull?Nxënësit mendohen 2 minuta e më pas përgjigjen. Disa nga përgjigjet më të mirashkruhen në tabelë.Hapi II. Mësuesi/ja vendos në sfond muzikën “Sonata e Hënës” të Bethovenitdhe përzgjedh dy nxënëse për të lexuar 2 fletët e ditarit.Pas leximit të parë të fragmenteve mësuesi/ja kërkon prej nxënësve përshtypjete para. Drejtohet pyetja: Ç’emocione ju ngjall leximi i ditarit të kësaj vajze?Nxënësit shprehin lirshëm emocionet e tyre. Dëgjojini me kujdes dhe i miratoni ato.186Hapi III. Kërkojuni nxënësve t’i lexojnë përsëri këto fragmente, por me një qëllimtë caktuar. Ata do të vendosin kode për secilën të dhënë që u kërkohet në ushtrimin1 të rubrikës “Reflektimi kuptimor dhe gjuhësor”.- çaste nga jeta e përditshme.Nxënësit nënvizojnë me laps ose vendosin kodin ç ose k kjo varet nga dëshira enxënësit). - kushtet në të cilat ishte Shqipëria në atë kohë etj.Nxënësit punojnë në qetësi për 5-7 minuta. Dëgjohen përgjigjet e tyre, nxënësitplotësojnë njëri-tjetrin, bashkëpunoni edhe ju në zbulimin e të dhënave.Sugjerimi për të dhënën 4: Shpërfytyrimi i njerëzve në kohën e diktaturës.Nxënësit pasi gjejnë se ku jepet kjo e dhënë në tekst punojnë me diagraminshkak-pasojë. Vizatohet në tabelë skema.SHKAKUPASOJANGJARJA


Libër mësuesiNë këtë moment lexohen dy fragmentet e shkëputura nga libri “Ditari i Ana Frankut”(fragmentet tregojnë shpërfytyrimin e njerëzve në kohën e diktaturës naziste).Bëhet krahasimi ndërmjet tyre duke treguar të përbashkëtat midis D. Çomos dheA. Frankut.Mësuesi/ja, nëse dëshiron, mund ta bëjë këtë krahasim dhe për pikat e tjera, si:• mendimet e saj për jetën,• gjendjen e saj shpirtërore.Hapi IV. Mësuesi/ja shkruan në tabelëDritaHumneraÇfarë simbolizojnë secila prej tyre?Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje punohet fillimisht me rrjetin semantik simboli.Vizatohet në tabelë rrjeti semantik.Simbolizon Citime nga DitariDRITAQëllimi: Pse e ka përdorur autori këtë simbol?Si ka ndihmuar kjo në tekst?Po kështu punohet për simbolikën e fjalës Humnera.Nxënësit punojnë fillimisht në fletoret e tyre për 7-8 minuta, kurse mësuesi/japlotëson tabelën me përgjigjet e nxënësve.Hapi V. Nxënësit rilexojnë me kujdes fragmentin e shkëputur në ushtrimin 2, emë pas e komentojnë atë. Kjo realizohet me ditarin dy pjesësh.187FRAGMENTI___________________________________________________________________________________________________________________________________________________KOMENTI IMKushtet në të cilat jetonte personazhiishin ato të survejimit të egër policor. Kjobënte që njerëzit të mos kishin besim tenjëri-tjetri. Edhe Drita i trembej këtijsurvejimi. Njeriu i vetëm që ajokomunikonte dhe i besonte ishte nëna,viktimë e këtij regjimi....


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Komentet e nxënësve dëgjohen me kujdes, pranohen, mjafton të jenë tëargumentuara brenda kontekstit të përdorur.Shënim: Në fletën e dytë të ditarit, autorja përmend personazhin Uriah Hip.Plotësoni njohuritë e nxënësve duke shtuar se ky personazh nga romani DavidKoperfildi i shkrimtarit anglez Çarls Dikens është simbol i ligësisë, hipokrizisë, qëe mira e vriste në shpirt dhe kërkonte ta shkatërronte me çdo kusht. Ai është si njëmol që gërryen pak nga pak shpirtin e pastër të njeriut nëpërmjet shpifjeve, kurthevee pabesive që ngre. Emri i këtij personazhi ka marrë vlerë përgjithësuese për këtatipa njerëzish, njëlloj si: Don Kishoti, Don Zhuani, Jago etj.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit mbështetur në: ç’lloj të menduari vutë në veprim.Si u ndjetë gjithë kësaj ore mësimore.Tema:Rubrika:Vështirësia:Koha:KulturaTë lexojmëNiveli III45 minuta188Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të lexojë fragmentin me qëllim që:a. të bëjë përmbledhjen e tij mbështetur në çështjet kryesore që trajtohen.b. të shpjegojë kuptimin e fjalëve të panjohura duke përdorur edhe fjalorinfilozofik.c. të hartojë pyetjet rreth çështjeve e problemeve që trajtohen.d. të përcaktojë fjalët kyç të tij.e. të shpjegojë lidhjen midis temës së fragmentit dhe realitetit ku ai jeton.♦ Të diskutojë rreth kulturës si koncept dhe njeriut të kulturuar.♦ Të veçojë elemente të shkrimit këshillues nëpërmjet mesazheve të hapura etë drejtpërdrejta.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe• Fjalori enciklopedik• Fletë formati A4• Skeda• Bojëra ujiMetoda dhe teknika mësimore• Grupe eksperte me role


Libër mësuesiZhvillimi i mësimitHapi I. Ndahet klasa në grupe me nga 6 pjesëtarë secili. U thuhet nxënësve sesecili nga anëtarët e grupit do të ketë një rol (nxënësve mund t’u jepet mundësia tëzgjedhin vetë se çfarë rolesh të luajnë).Më poshtë po japim rolet:Lexuesi: Bën leximin e tekstit. Përcakton pjesët se ku duhet të ndalojë gjatë leximit.Është mirë që të ndalohet në disa pika të caktuara të tekstit për ta përpunuar atë.Përmbledhësi: Bën përmbledhjen e pjesës që lexohet dhe kërkon nga të tjerëtqë të shtojnë ide dhe mendime të tjera.Shpjeguesi: Bën shpjegimin e fjalëve të panjohura. Ndihmohet nga Fjalorishpjegues i gjuhës së sotme shqipe ose Fjalori filozofik.Pyetësi: Harton pyetje rreth tekstit të lexuar ose kërkon që të hartohen pyetjenga pjesëtarët e tjerë të grupit. Nxënësit brenda grupit diskutojnë për rëndësinë esecilës pyetje si dhe për përgjigjet e dhëna. Këtij nxënësi i rekomandohet që tëpërdoren edhe ushtrimet e tekstit, f. 146, ushtrimi 1, 2, 3, 4, 5.Lidhësi: Pyet nxënësit se në ç’mënyrë lidhet ky tekst me jetën e tyre, me botënnë përgjithësi apo me temat që ata kanë diskutuar kohët e fundit në klasë.Eksperti i fjalëve: Përcakton fjalët kyç të secilës pjesë (ose tekstit në përgjithësi)duke kërkuar ndihmë edhe nga pjesëtarët e tjerë të grupit.Hapi II. Njihen nxënësit me titullin e fragmentit: “Kultura”. U thuhet ta lexojnë atë,mësuesi/ja në bashkëpunim me nxënësit në rolin e lexuesit e ka ndarë atë në 5 pjesë:Pjesa I. “Ideali i njeriut ..., deri te ..., freskia e shpirtit.....”Pjesa II. Por kultivimi i vetvetes..., deri te..., një film kinematografik”.Pjesa III. “Abuzimi i kulturës ..., deri te ..., botën ku jetojmë”.189Pjesa IV. “Njeriu me kulturë ..., deri te ..., vesh moda e ditës”.Pjesa V. “Nuk duhen shumë..., deri në fund”.Sigurisht që nxënësi në rolin e lexuesit është i lirë të bëjë edhe ndarje të tjera dhetë diskutojë mbështetur në rolet e përcaktuara brenda grupit. Pavarësisht nga kjo ubëhet e qartë nxënësve se nuk është e thënë që të kufizohen brenda roleve që ujanë dhënë, p.sh., përmbledhësi mund të bëjë pyetje, shpjeguesi mund të përcaktojëfjalët kyç etj.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi III. Gjatë kohës që nxënësit punojnë brenda grupit mësuesi/ja i ndjek mekujdes duke kaluar grup më grup, dëgjon me kujdes pyetjet e hartuara, përgjigjet edhëna, lidhjen e çështjeve të trajtuara në fragmentin e dhënë me aktualitetin. Lidhurme aspektin e fundit grupet mund të diskutojnë shumë mirë ushtrimin 1, 2, 3, 5 nëf. 146. Për shpjegimin e fjalëve që nuk kuptojnë, nxënësit mund të përdorin Fjalorine Gjuhës së Sotme Shqipe ose atë filozofik. Për asnjë moment mësuesi/ja nukharron të japë vlerësime për punën e bërë e të inkurajojë për të vazhduar më tej.Hapi IV. Nxënësit nëse kanë dëshirë mund të krijojnë një produkt përfundimtarduke mbajtur shënime (mund të caktohet një nxënës si mbajtës i shënimeve), tëcilat i këmbejnë më pas me grupet e tjera.Së fundi mësuesi/ja bën një përmbledhje me një grup ekspertësh të krijuar menga një përfaqësues (për secilin rol), të përzgjedhur nga çdo grup.Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve duke veçuar sidomos dëshirën për tëbashkëpunuar brenda grupit.Detyrë shtëpie: Shkruani dhe ju një mesazh 6-8 rreshta, me të cilint’i drejtoheni bashkëmoshatarëve tuaj, në lidhje me derën e madhetë kulturës në jetën e çdo njeriu.190Shënim: Për temat “Historia e artit”, “Historia e librit”, “Rregullorja e bibliotekës”u sugjerojmë mësuesve t’i zhvillojnë jashtë mjedisit të shkollës.Kështu për temën e parë në bashkëpunim me mësuesin/sen e vizatimit mund tëorganizojmë një vizitë në një ekspozitë ose të zhvillojmë një takim me një piktor icili mund t’u flasë më shumë për jetën dhe veprën e Van Gogut.Ndërsa për dy temat e tjera mund të vizitojnë një bibliotekë.Aty do të njihen më mirë me rregullat që duhen zbatuar në bibliotekë dhe procesine punës në përgjithësi.Nxënësit mësojnë më shumë nga ajo që shikojnë realisht.


NJOHURI GJUHËSOREMorfologjiLibër mësuesiTema:Vështirësia:Koha:Klasat e fjalëveNiveli III45 minutaObjektivat: Në përfundim të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të emërtojë klasat e fjalëve në fjalinë e dhënë.♦ Të klasifikojë klasat e fjalëve në fjalë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme.♦ Të dallojë fjalët e mëvetësishme nga fjalët e pamëvetësishme në shembujt e dhënë.♦ Të përcaktojë fjalët kuptimplota, jokuptimplota dhe thirrmore në fjalitë e dhëna.♦ Të shkruajë një ese ku të përdorë pjesë të ndryshme ligjërate.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fisha• Shkumësa me ngjyraPunë parapërgatitoreMetoda dhe teknika mësimore• Punë në çift• Stuhi mendimi• INSERT• KllasterMe fletë formati mësuesi/ja përgatit fisha për çdo çift nxënësish në të cilat shkruanfjalinë e dhënë në tekst, në f. 3 dhe vizaton tabelën si më poshtë:Bobo! Dy barkat e para u afruan shpejt tek ata, ndërsa të tjerat kishin dalë afërbregut.Fjalët Klasat Të ndryshueshme Të pandryshueshme191Në pamundësi të përgatitjes së tyre mësuesi/ja mund të përdorë tabelën e zezë,ndërkohë që nxënësit punojnë në fletore të ndarë në çifte.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja, për të rikujtuar informacionin që nxënësit e kanë marrë një vit mëparë rreth klasave të fjalëve, ndan nxënësit në çifte dhe secilit çift i jep një fishë.Udhëzohen nxënësit që të punojnë me kujdes për ta plotësuar sa më saktë atë.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Nxënësit punojnë në çift për të dalluar klasat e fjalëve dhe për t’i klasifikuar atonë dy grupe: fjalë të ndryshueshme dhe fjalë të pandryshueshme.Mësuesi/ja ndjek punën e nxënësve dhe ndihmon aty ku e sheh të nevojshme.Pas përfundimit të detyrës u kërkohet nxënësve të lexojnë e diskutojnë përplotësimin e tabelës në fishat e dhëna.Pasi i dëgjon nxënësit, mësuesi/ja bën një përmbledhje të shkurtër rreth klasave të fjalëve.Hapi II. Hapet teksti “Gjuha shqipe 8” f. 3. Udhëzohen nxënësit të lexojnë në tekstpjesën Klasat e fjalëve duke mbajtur shënime me anë të teknikës së INSER-it. Do tëvendosin shenjat:“√” – tek ato pjesë që janë të njohura nga nxënësit.“ +” – te fjalitë që japin informacion të ri.“ –” – te fjalitë që japin një informacion ndryshe nga informacioni që dinin më parë.“?” – te fjalitë që nuk janë të qarta për nxënësit ose nga të cilat lindin pyetje për diskutim.Shënimet e mbajtura në mënyrë individuale diskutohen me të gjithë klasën. Ngamësuesi/ja bëhet shpjegimi i informacionit dhe i koncepteve të reja. Ai/ajombështetet në njohuritë e nxënësve dhe kërkon herë pas here mendime prej tyre.Hapi III. Punohen ushtrimet 1-5 në tekst, f. 4-5. Diskutohen ato.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 5.192Tema:Vështirësi:Koha:Emrat e dygjinishëmNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë nga grupi i emrave të dhënë emrat e përgjithshëm e të përveçëm.♦ Të veçojë nga bashkësia e emrave të dhënë, emrat e gjinisë femërore dhemashkullore duke treguar mënyrën e formimit të tyre.♦ Të kthejë emrat e të dy gjinive nga numri njëjës në shumësin e emrave tëdhënë duke shpjeguar mënyrën e formimit të tij.♦ Të klasifikojë emrat e dhënë sipas formimit.♦ Të dallojë emrat që ndryshojnë gjininë në numrin shumës.


Libër mësuesiMateriale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletë pune• Shkumësa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Punë e pavarur• DiskutimPunë parapërgatitorePërgatiten fletë pune për çdo nxënës, të cilat përmbajnë ushtrime që do t’indihmojnë nxënësit të rikujtojnë njohuritë rreth gjinisë së emrit.I. Nga bashkësia e emrave të dhënë:Kryeredaktore, arushë, mbesë, plakë, doktoreshë, farefisni, krah, të menduarita. Veço emrat e gjinisë femërore dhe trego mënyrën e formimit të kësaj gjinie.b. Dallo emrat e secilit lakim.c. Klasifiko emrat e dhënë sipas formimit.II. 4 emrat e mëposhtëm vendosi në numrin shumës. Anash shëno mënyrën eformimit të shumësit për secilin rast.(një) lule – disa ___________ (________________________)(një) shitëse – disa ___________ (________________________)(një) kub – disa ___________ (________________________)(një) territor – disa ___________ (________________________)n Këta emra e formojnë shumësin me -e.III. Kthe në numrin shumës grupet emërore të mëposhtme.Ç’ndodh me emrat dhe mbiemrat? Pse?(një) krijim i bukur – (disa) ___________________________________(një) vend i huaj – (disa) ______________________________________(një) fustan i ri – (disa) ______________________________________Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja shpërndan fletët e punës. Çdo nxënës lexon me kujdesushtrimet dhe u përgjigjet kërkesave të fletës së punës. Mësuesi/ja këmbëngul nëargumentimin e përgjigjeve dhe përfundimeve të nxjerra.193Kështu për tri kërkesat e ushtrimit të parë (pas përgjigjeve të dhëna nga nxënësit)mësuesi/ja shkruan në tabelë duke përdorur shkumësa me ngjyra:a. Dy mënyrat e formimit të gjinisë femërore të emrave:1. me prapashtesë: - ë; -e; -ushë; - eshë etj.2. me rrënjë të ndryshme.b. Katër lakimet e emrave në gjuhën shqipe:Lakimi I – emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me -i.Lakimi II – emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me -u.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Lakimi III – emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me -a; -ja.Lakimi IV – emrat e gjinisë asnjanëse që mbarojnë me -it; -et; -t.Theksohet se për të përcaktuar se cilit lakim i përket një emër, ai duhet të vendosetnë numrin njëjës, rasën emërore, trajtën e shquar dhe më pas shihet mbaresa epërcaktohet lakimi.c. Mënyrat e klasifikimit të emrave sipas formimit:- të parmë: krahu, mbesë- të prejardhur: arushë, plakë, doktoreshë, të menduarit- të përbërë: kryeredaktor- të përngjitur: farefisiNë të njëjtën mënyrë vazhdohet edhe për ushtrimin 2 dhe 3 të fletës së punësduke treguar:II. Katër mënyrat e formimit të shumësit të emrave:1. me mbaresë: një punëtor - disa punëtorë, një kënd - disa kënde2. njësoj si njëjësi: një lule - disa lule, një mësues - disa mësues3. me ndërrim tingujsh: një plak - disa pleq, një peshk - disa peshq4. me ndryshim tingujsh dhe mbaresë: një park - disa parqe.Një grup emrash që në numrin shumës kalojnë nga gjinia mashkullore në gjininëfemërore quhen emra të dygjinishëm.nDisa emra të gjinisë mashkullore që e formojnë shumësin me -e.Emrat kënd - kënde, park – parqe në numrin njëjës janë në gjininë mashkullore,kurse në numrin shumës marrin mbaresën –e, si emrat e gjinisë femërore.Edhe, mbiemrat që cilësojnë emrat e dygjinishëm në numrin shumës dalin të gjinisë femërore.n Disa emra të gjinisë mashkullore që tregojnë lëndë dhe e formojnë shumësin me -ra.194ujë i pastërnjë grup studimornjë justifikim i kotë– disa ujëra të pastra– disa grupe studimore– disa justifikime të kotaIII. Përkufizim për emrat e dygjinishëm dhe rregullën që duhet të kenë parasysh nxënësit:Emrat që e formojnë shumësin me - e dhe -ra ndryshojnë gjini duke kaluarnga gjinia mashkullore në numrin njëjës në gjininë femërore në numrin shumës.Hapi II. Hapet libri në f. 7 dhe punohen ushtrimet 1-7: në përfundim të çdo ushtrimidiskutohen përgjigjet e të gjithë nxënësve. Mësuesi/ja dëgjon me kujdes përgjigjetdhe argumentimet e tyre (atje ku kërkohen) dhe jep vlerësime.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 8, f. 7.


Libër mësuesiTema:Vështirësia:Koha:MbiemriNiveli III90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦Të dallojë mbiemrat në tekstin e dhënë duke i grupuar në mbiemra të nyjshëme të panyjshëm.♦ Të lidhë emrat me mbiemrat e dhënë duke pasur parasysh përshtatjen nëgjini, numër dhe rasë.♦ Të zëvendësojë në grupet emërore të dhëna emrat e gjinisë mashkullore meemrat e gjinisë femërore duke treguar ndryshimet që pëson gjinia e mbiemrit.♦ Të kthejë nga njëjësi në shumës grupet emërore të dhëna duke nxjerrë nëpah mënyrat e formimit të shumësit të mbiemrit.♦ Të klasifikojë mbiemrat e dhënë sipas formimit (të parmë, të prejardhur, tëpërbërë).♦ Të vendosë në shkallën e duhur mbiemrat e dhënë.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Shkumësa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimi• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja vizaton në tabelë pemën e mendimit dhe u tërheq vëmendjennxënësve se ajo do të plotësohet prej tyre me veçoritë e mbiemrit pas përfundimittë çdo ushtrimi.Mbiemri195Hapi II. Hapet libri në faqen 11 dhe punohet ushtrimi 1. Nxënësit do të gjejnëmbiemrat në tekstin e dhënë dhe do t’i grupojnë në mbiemra të nyjshëm e tëpanyjshëm.Në përfundim të këtij ushtrimi udhëzohen nxënësit që këtë veçori të mbiemrit taparaqesin në kllaster. Në këtë mënyrë vazhdohet edhe me ushtrimet e tjera.Në ushtrimin 2, pasi nxënësit formojnë grupet e duhura emërore tregojnëpërshtatjen e mbiemrit me emrin në gjini, numër dhe rasë.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ushtrimi 3 i ndihmon nxënësit që të rikujtojnë mënyrat e formimit të gjinisëfemërore të mbiemrave. Në këtë ushtrim grupi emëror njeri sypishë zëvendësohetme djalë sypishë.Në ushtrimin 4 janë dhënë 3 mënyrat e formimit të shumësit (me ndryshim tënyjës, me ndryshim të nyjës dhe mbaresën a, ruan formën e njëjësit). Mungon rastii katërt, formimi i shumësit me mbaresë. Për këtë mësuesi u shton grupeve emëroretë dhëna edhe grupin emëror djalë punëtor.Gjatë kohës që shkruajnë grupet emërore në numrin shumës, nxënësit dallojnëme ngjyrë të kuqe ndryshimet që ndodhin te mbiemri në numrin shumës.Për ushtrimin 5 nxënësit mund të përdorin tabelën e mëposhtme:I parmë i prejardhur i përbërëserioz i këndshëm flokëverdhëNë përfundim të ushtrimit 1, 2, 3, 4, 5 dhe 7, kllasteri i plotësuar nga nxënësit meveçoritë e mbiemrit do të ishte:196i nyjshëm i panyjshëm femëroregjiniaMbiemrirasamashkulloreformimi numrinjëjësshumësi parmë i prejardhur i përbërëKëtë kllaster mësuesi/ja e vizaton edhe në tabelë.mbiemrat e nyjshëmnyja i ≠ në enyja i ≠ në e + mbaresëme mbiemrat e panyjshëmmbaresëruan formën e gjinisëmashkulloreme ≠ të nyjësme mbaresëruan formën e njëjësit≠ nyja + mbaresëDetyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 11.


Libër mësuesiTema:Vështirësia:Koha:Mbiemrat cilësorëdhe marrëdhëniorëNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë te GE (grupet emërore) të dhëna mbiemrat cilësorë mbështetur nëtri veçoritë e tyre.♦ Të dallojë te GE të dhëna mbiemrat marrëdhëniorë mbështetur në tri veçoritë e tyre.♦ Të gjejë në një tekst letrar mbiemrin epitet.♦ Të ndërtojë GE me emrat e dhënë, ku fjala përcaktuese të jetë mbiemër cilësordhe mbiemër marrëdhënior.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Lapsa me ngjyra• Skeda të organizuesit grafik “të dëgjuarit teorik”, e cila do të ketë këtë model.Çështja Pyetje për t’u bërë Çfarë tha mësuesi Shënime- Mbiemrat •cilësorë- Mbiemrat •marrëdhëniorëMetoda dhe teknika mësimore• Veprimtari me dëgjim – mendim të drejtuar• Diagrami i Venit• Organizuesi grafik. Të dëgjuarit kritik• Punë e pavarur197Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve temën e re mësimore, të cilën eshkruan në tabelë. Për të tërhequr vëmendjen e nxënësve gjatë paraqitjes sëinformacionit të ri ai/ajo u shpërndan atyre skeda të organizuesit grafik (në pamundësi,kjo skedë vizatohet në tabelë, kurse nxënësit e shkruajnë atë në fletoren e klasës).Hapi II. Shkruhen në tabelë GE të mëposhtme:laps i kuq, pallat i madh, stol i rrumbullakët, ilaç i hidhur, njeri i ndershëm.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”- Nënvizohen me shkumës me ngjyrë mbiemrat e dalluar më parë nga nxënësitnë GE të dhëna.- Nxënësve u drejtohen pyetjet: -Çfarë tregojnë mbiemrat e nënvizuar?(ngjyrë, madhësi, formë, shije, veçori të karakterit).• Përpiquni t’i vendosni këta mbiemra në shkallën krahasore dhe sipërore, p.sh.:i kuq; më i kuq se; shumë i kuq.• Me mbiemrin që tregon veçori të karakterit ndërtoni një emër abstrakt.P.sh.: i ndershëm – ndershmëri• Përqendroni vëmendjen te bashkësia e mbiemrave të nënvizuar dhe i klasifikoniata sipas formimit: të parmë ______________të prejardhur ______________të përbërë ______________• Mbështetur në veçoritë e zbuluara nga nxënësit, mësuesi/ja thekson se këtalloj mbiemrash quhen mbiemra cilësorë. E më pas i liston veçoritë e zbuluara nëtabelë. (Nëse nxënësit kanë ndonjë pyetje rreth këtyre mbiemrave, ata sqarohenpërsëri nga mësuesi.)198Hapi III. Shkruhen në tabelë GE: mur i gurtë, dukuri atmosferike, lajm i sotëm,kati i fundit.- Nënvizohen me shkumës me ngjyrë mbiemrat e më pas u kërkohet nxënësve tëgjejnë temën fjalëformuese të mbiemrit i gurtë – gur (emër).- Çfarë tregon ky mbiemër (i gurtë)? ⇒ lëndë- Cilat janë temat e tyre fjalëformuese mbiemrat: atmosferike, i sotëm, i fundit,- Çfarë tregon kjo? ⇒ janë të prejardhur- Çfarë marrëdhëniesh krijojnë këta mbiemra me emrat e tyre përkatës?P.sh.: dukuri atmosferike → përkatësielajm i sotëm → kohorekat i fundit → hapësinore- Provoni t’i vendosni këta mbiemra në shkallën krahasore, sipërore. A mundeni?Pse jo? (Këtu mësuesi/ja sqaron përjashtimin e mbiemrave ndajfoljorë.)- Nga bashkësia e mbiemrave të dhënë përpiquni të formoni emra abstraktë. Nëç’përfundim arritët?Mbështetur në analizën e bërë arrihet në konkluzionin se mbiemrat që tregojnëmarrëdhënie quhen mbiemra marrëdhëniorë dhe emërtojnë marrëdhëniet e një sendime një tjetër e më pas liston veçoritë e zbuluara gjatë analizës së këtij lloj mbiemri.Hapi IV. Në këtë hap nxënësit krahasojnë mbiemrat cilësorë dhe marrëdhëniorëduke veçuar të përbashkëtat dhe ndryshimet që ata kanë me njëri-tjetrin.Kjo realizohet përmes diagramit të Venit.


Libër mësuesijanë të parmëtë prejardhurtë përbërëformojnëemratabstraktëkanë shkallëMbiemratcilësorëMbiemratmarrëdhëniorëemërtojnë tiparetë ndryshmetë prejardhurnuk formojnëemra abstraktenuk kanë shkallë, mepërjashtim të mbiemravendajfoljorë; i aftë, i largët.emërtojnë cilësijanë të prejardhuremërtojnë marrëdhënien enjë sendi me një tjetërHapi V. Për shpjegimin e mbiemrit epitet mësuesi/ja të shfrytëzojë ushtrimin 6.Nxënësit lexojnë vargjet dhe nënvizojnë me laps me ngjyrë mbiemrin epitet (tëndihmuar dhe nga njohuritë e marra në letërsi) duke vënë në pah dallimin e mbiemrittë përdorur në kuptimin e parë dhe të atij të përdorur me kuptimin figurativ. P.sh.:dita e bardhë ⇒ epitetmur i bardhë ⇒ mbiemërDëgjohen me vëmendje argumentet nga nxënësit për të dalluar ngarkesënemocionale që mbart mbiemri epitet.Hapi VI. Të kthejmë njohuritë e marra në shprehi.Punohen ushtrimet 1-5.Ushtrimi 1. Nxënësit nënvizojnë me të kuqe mbiemrat cilësorë dhe me blumarrëdhëniorët.Shënim: Mendojmë që ky ushtrim të zhvillohet pasi nxënësit të kenë plotësuar nëtabelë diagramin e Venit ku gjatë zhvillimit të tij të tregojnë arsyet e zgjedhjes së tyre.199Ushtrimi 2. Nxënësit të zëvendësojnë atje ku është e mundur mbiemrat me emratduke treguar se cilët nga mbiemrat (cilësorë apo marrëdhëniorë) u zëvendësuan.P.sh.: shall i leshtë – mbiemërshall prej leshi - emër, rasa rrjedhoreUshtrimi 3, 4. Nxënësit, pasi vendosin në vend të pikave mbiemrat e dhënë dhegjejnë mbiemrat, i grupojnë ata në dy shtylla.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Mbiemricilësori gjerëmarrëdhëniore përhershmeUshtrimi 5. Nxënësit ndërtojnë GE ku emri i dhënë përcaktohet nga një mbiemërcilësor dhe nga një marrëdhënior.P.sh.: triko e leshtëtriko e reBëhet vlerësimi i punës së nxënësve mbështetur në shkallën e përqendrimit gjatëmësimit, pyetjeve të ngritura për çdo paqartësi si dhe të pjesëmarrjes së tyre gjatëgjithë hapave të procesit mësimor.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 167Tema: Zgjedhimi i foljeve në formënveprore dhe joveprore, në mënyrëndëftore, lidhore, kushtore (ora e parë)Vështirësia: Niveli IV.Koha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të zgjedhojë foljet e dhëna në të gjitha kohët e mënyrës dëftore, lidhore, kushtoretë formës veprore dhe joveprore.♦Të dallojë mbaresat e formës joveprore që marrin foljet në të gjitha kohët emënyrës dëftore, lidhore, kushtore.♦ Të dallojë të përbashkëtat dhe të veçantat që kanë tri mënyrat: dëftore, lidhore, kushtore.200Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 6, 7”• Tabakë të mëdhenj letre• Lapustila me ngjyra• Tabela, shkumësa me ngjyra• FletoreMetoda dhe teknika mësimore• Lexim – mendim i drejtuar dhe tabelë• Organizuesi grafik• Diagrami i VenitPunë përgatitoreMësuesi/ja në bashkëpunim me një grup nxënësish (6 nxënës) të zgjedhur punojnëpër të paraqitur në tabakë të mëdhenj letre njohuritë kryesore mbi foljen, kuptimindhe kategoritë; të shfrytëzojnë njohuritë e dhëna në tekstet “Gjuha shqipe 6,7”.Nxënësit do të hartojnë tabela për mënyrat, format e pashtjelluara; kohët të foljevenë trajtë veprore dhe jo veprore.


Tabela 1Zgjedhimi i foljes në trajtën joveprorweMënyra dëftore Mënyra lidhore M. kushtoreE tashme E kryer E tashme E kryer E tashmeUnë lahem jam larë të lahem të jem larë do të laheshaTi lahesh je larë të lahesh të jesh larë do të lahesheAi/ajo lahet është larë të lahet të jetë larë do të laheshNe lahemi jemi larë të lahemi të jemi larë do të laheshimJu laheni jeni larë të laheni të jeni larë do të laheshitAta/ato lahen janë larë të lahen të jenë larë do të laheshinLibër mësuesiE pakryer Më se e kryer E pakryer Më se e kryer E kryerUnë lahesha isha larë të lahesha të isha larë do të isha larëTi laheshe ishe larë të laheshe të ishe larë do të ishe larëAi/ajo lahej ishte larë të lahej të ishte larë do të ishte larëNe laheshim ishim larë të laheshim të ishim larë do të ishim larëJu laheshit ishit larë të laheshit të ishit larë do të ishit larëAta/ato laheshin ishin larë të lashin të ishin larë do të ishin larëMënyra habitore M. dëshiroreE kryer ethjeshtëE kryer etejshkuar E tashme E kryer E tashmeUnë u lava qeshë larë u lakam qenkam larë u lafshaTi u lave qe larë u lake qenke larë u lafshAi/ajo u la qe larë u laka qenka larë u laftëNe u lamë qemë larë u lakemi paskemi larë u lafshimJu u latë qetë larë u lakeni qenkeni larë u lafshiAta/ato u lanë qenë larë u lakan qenkan larë u lafshinE ardhmeE ardhme epërparme E pakryer Më se e kryer E kryerUnë do të lahem do të jem larë u lakësha qenkësha larë qofsha larëTi do të lahesh do të jesh larë u lakëshe qenkëshe larë qofsh larëAi/ajo do të lahet do të jetë larë u lakësh qenkësh larë qoftë larëNe do të lahemi do të jemi larë u lakëshim qenkëshim larë qofshim larëJu do të laheni do të jeni larë u lakëshit qenkëshit larë qofshi larëAta/ato do të lahemi do të jenë larë u lakëshin qenkëshin larë qofshin larëFormat foljore të pashtjelluara201pjesore - larëpërcjellore- duke larëpaskajore - pë të larëmohore - pa larëTabela 2Kohët bazë të foljevee tashme e shkuar e ardhmee pakryera, e kryera ee ardhme, e ardhme ethjeshtë, e kryera, më sepërparmee kryera, e kryera etejshkuar


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve çështjet kryesore ku do të mbështetetpuna e tyre (e mësuesit dhe nxënësit) në tri orët e planifikuara për foljen:• Ç’është folja?• Si dallohen foljet veprore nga joveproret?• Cilat janë mënyrat e foljes e ç’tregojnë ato?• Cilat janë format e foljeve të pashtjelluara?• Kujtoni kohët e foljeve të secilës mënyrë. Shembuj.Më pas ngjit në muret e klasës, në vende të dukshme për nxënësit, tabelat e përgatitura.Hapi II. Duke lexuar tabelat e përgatitura rikujtohen në mënyrë globale gjithëinformacioni për foljen e marrë në dy klasat VI, VII. Më pas mësuesi/ja e përqendronpunën te 3 mënyrat dëftore, lidhore, kushtore.A. Ai/Ajo u drejton pyetjet nxënësve: - Si e paraqet veprimin folja në mënyrëndëftore, lidhore e kushtore?Për t’i dhënë përgjigje të saktë pyetjes nxënësit ndihmohen nga këto tri fjali tëcilat janë shkruar më parë në tabelë.- Unë kam vizituar gjithë zonën bregdetare jugore të vendit tim. (TË SIGURT)- Ti mund të mësosh më shumë. (TË MUNDSHËM).- Po të kishte mbajtur kohë e mirë, do të kishim shkuar në bregdet. (TË KUSHTËZUAR).2. Sa kohë ka mënyra dëftore? Sa të thjeshta e sa të përbëra? Cilat janë ato?Jepni shembuj:8 Kohë4 kohë të thjeshta 4 kohë të përbëra202Për të kursyer kohë e për të tërhequr vëmendjen e nxënësve në mësim këtë erealizon përmes një konkursi. Nxënësi i parë e nis zgjedhimin nga koha e tashme etë tjerët vazhdojnë në zinxhir deri në kohën e fundit të saj, në të ardhmen e përparme;• Po formën jovetore si e ndërtojnë foljet këtë mënyrë?Nxënësi i rikthehet edhe njëherë tabelës 1, ku është paraqitur ky informacion dheveçojmë 3 mjetet e formimit të saj. (mbaresat, pjesëzën u, foljen ndihmëse jam)Zgjedhohet nga nxënësit secili rast.Hapi III. Pasi nxënësi rikujton informacionin për mënyrën dëftore, plotësohet nëtabelë organizuesi grafik: Mënyra dëftore, nxënësit e plotësojnë në fletoren e klasës.Organizuesi grafik: Mënyra dëftoreSi e shprehvepriminTë sigurtTë vërtetëThjeshtae tashme,e pakryer,e kryere thjeshtë,e ardhmeKohët (8)Përbërae kryer,mëse e kryer,e kryer e plotë,e ardhme epërparmeForma jo veprorembaresë (-hem, - hesha)- pjesëza “u”folje ndihmësejam


Libër mësuesiHapi IV. Mësuesi/ja ndjek të njëjtën mënyrë për të rikujtuar njohuritë për mënyrënlidhore e kushtore.• Sa kohë ka ML? Si e paraqet veprimin ajo?• Sa kohë të thjeshta e të përbëra? Si ndërtohen kohët e mënyrës lidhore?Plotësohet organizuesi grafik: Mënyrë lidhore nga përgjigjet e nxënësve.Si e shpreh Kohët (4) Forma jo veproreveprimin të thjeshta të përbëraTë mundshëm e tashme e kryer - mbaresë (-hem, hesha)Të dëshirueshëm e pakryer më se e kryer - folje ndihmëseTë detyrueshëmtë kem – të jemHapi V. Te mënyra kushtore mësuesi/ja përqendron vëmendjen e nxënësve tendërtimi i kohës së tashme dhe së kryerës.Ai/ Ajo fillimisht drejton pyetjet:- Si e paraqet veprimin folja e mënyrës kushtore?- Sa kohë ka ajo? Si janë ndërtuar ato?Si formon kjo kohë në trajtë jo veprore? Zgjedhoni foljen mendoj.Me përgjigjet e nxënësve plotëson organizuesin grafik:Si shprehvepriminKohët (2) Si e formon FJVtë thjeshtë të përbërëTë kushtëzuar e tashme e kryer - mbaresa (-hesha)Të mundshëm do + tëdo + mese të foljen ndihmësepakryerënkryerën e - do të ishae lidhoreslidhoresHapi VI. Nxënësit në këtë hap dallojnë të përbashkëtat dhe të veçantat midis trimënyrave: Përdor Diagramin e Venit.2 kohë8 kohëMënyra dëftore Mënyra lidhore Mënyra kushtoretë sigurt4 kohëtë mundshmee paraqit veprimintë kushtëzuar203Hapi VII. Bëhet vlerësimi i punës së nxënësit mbështetur në pjesëmarrjen aktivetë tyre gjatë procesit mësimor si dhe dhënies së përgjigjeve të sakta.Detyrë shtëpie: Zgjedhoni foljen qep në të gjitha kohët e mënyrësdëftore, lidhore, kushtore në formën veprore dhe joveprore.P.S.këtë detyrë nxënësi le ta bëjë në një fletë formati.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Foljet kalimtare dhe jokalimtareVështirësi: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të klasifikojë foljet e dhëna në dy grupe: në folje kalimtare dhe folje jokalimtare.♦ Të përdorë në fjali foljet e dhëna herë si kalimtare dhe herë si jokalimtare.♦ Të formojë fjali me folje kalimtare dhe jokalimtare.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Tabela, shkumësa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Lexim –mendim i drejtuar dhe tabelë• Punë e pavarurZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me paraqitjen e temës së re mësimore e cila shkruhet nëtabelë: Foljet kalimtare dhe jokalimtare.Mësuesi/ja më pas shkruan në tabelë bashkësinë e foljeve të mëposhtme:dua, hap, marr, mbyll, hyj, dal, nderoj, vrapoj, fle, përshëndet, mësoj, vij, zgjoj,vetë, rroj, dremit, punoj.U kërkohet nxënësve t’i ndajnë foljet në dy shtylla sipas mundësisë dhepamundësisë për të marrë një kundrinor të drejtë.204Foljet që marrin kundrinor të drejtëdua (kë?) (cilën?) motrënpunoj (cilën?) tokënFoljet që nuk marrin kundrinor të drejtëvij (kë?) (cilën?)dremit (cilin?)Pasi nxënësit ndërtojnë GF me foljet që marrin kundrinor të drejtë, mësuesi/ja udrejton pyetjen:- Çfarë ndodh me veprimin e emërtuar nga foljet që marrin kundrinor të drejtë?(Veprimi nuk mbetet tek ai që e kryen, por shkon e bie mbi një person a send tjetër.)Përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja i paraqet me skemë, p.sh.:Bujku punon arën.Bujkupunon arën.kryefjala folja kundrinori i drejtë- Ç’funksion kryen fjala që tregon sendin mbi të cilin bie veprimi?Kryen funksionin e kundrinorit të drejtë.


Libër mësuesi- Në cilën klasë fjalësh bën pjesë? (Emër)- Në cilën rasë është emri që kryen funksionin e kundrinorit të drejtë? (Rasa kallëzore.)Pasi merr përgjigjet e sakta nga nxënësit, mësuesi/ja nxjerr përfundimin:Foljet e këtij tipi (shtylla e parë), të cilat shprehin një veprim që kalonnë një objekt, pra, marrin kundrinor të drejtë, quhen folje kalimtare.Hapi II. Mësuesi/ja e përqendron vëmendjen e nxënësve te shtylla e dytë. Ai/Ajodrejton pyetjen:- Çfarë ndodh me veprimin e emërtuar nga foljet e shtyllës së dytë?Nxënësi: Veprimi nuk kalon mbi një objekt tjetër, por mbetet tek ai që e kryen.- Mësuesi/ja vazhdon: -Vëreni me kujdes foljet e shtyllës së dytë, ç’tregojnë ato?(gjendje, lëvizje).Pasi merr edhe në këtë hap përgjigjet e sakta, nxirret përfundimi:Foljet e këtij tipi (shtylla e dytë), të cilat shprehin një veprim që nuk kalon nënjë objekt tjetër, pra, nuk marrin kundrinor të drejtë, quhen folje jokalimtare.Hapi III. Në këtë hap mësuesi/ja thekson se nuk ka kufi të prerë midis foljevekalimtare dhe jokalimtare. Përkatësia e kësaj folje në grupin kalimtar dhe jokalimtarvaret nga konteksti ku është përdorur (pra, këto folje kanë më shumë se një kuptim).P.sh.: Nëna shkoi fillin në gjilpërë.Djali shkoi në shkollë.Hapi IV. Kalohet në punimin e ushtrimeve 1-3.Ushtrimi 1. Nxënësit dallojnë nëse foljet me të zeza janë përdorur si folje kalimtareapo si folje jokalimtare. Nxënësit japin argumentet e tyre për secilën përzgjedhje.Ushtrimi 2. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit që fillimisht të gjejnë foljet:• T’i nënvizojnë ato me laps me ngjyrë.• Të dallojnë kundrinorin e drejtë.• Të grupojnë foljet në kalimtare dhe jokalimtare.205Ushtrimi 3. Mësuesi/ja në këtë ushtrim u kujton nxënësve se foljet qëndroj, mbaroj,kur të përdoren si folje jokalimtare, të mos përdoren në kuptimin e tyre të parë.Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve. E rëndësishme është të dëgjohensa më shumë nxënës.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, f. 169.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Foljet njëvetore dhe pavetoreVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:♦ Të tregojë 5 kategoritë gramatikore të foljes: vetë, numër, kohë, mënyrë, formë.♦Të shpjegojë lidhjen gramatikore midis dy gjymtyrëve kryesore të fjalisë:kryefjalës dhe kallëzuesit.♦Të dallojë në fjalitë e dhëna foljet vetore nga foljet njëvetore dhe pavetore,mbështetur në veçoritë e secilës prej tyre.♦Të ndërtojë fjali me folje njëvetore dhe pavetore.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• FletoreMetoda dhe teknika mësimore• Lexim - mendim i drejtuar dhe tabelë• Punë e pavarur• Stuhi mendimeshZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me stuhi mendimesh. Mësuesi/ja drejton pyetjen:Cilat janë 5 kategoritë gramatikore të foljes?Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë.206Kategoritë gramatikore të foljes janë:vetanumriformamënyrakohaKujdes! Nxënësit mund të përmendin kalimtare, jokalimtare, zgjedhimi, këtonuk janë kategori gramatikore, por veçori të foljes.Mësuesi/ja qarkon me shkumës me ngjyrë vetëm kategorinë gramatikore të vetësdhe drejton pyetjen:-Çfarë shpreh kategoria gramatikore e vetës te folja?Nëse nxënësi nuk përgjigjet, ndihmohet nga mësuesi/ja.- Lidhjen midis folësit dhe kryefjalës së fjalisë (të shprehur ose të nënkuptuar).- Sa veta ka folja? Veta I, II, III, njëjës, shumës.Më pas shkruhen në tabelë fjalitë ku nxënësit konkretizojnë njohuritë qëpërsëriten rreth kategorisë gramatikore të vetës (Fjalia e parë dhe e dytë).


Libër mësuesi1. Thonë u shtri, e thonë u vra, po ti s’vdiqe, or Baba!2. Ti ikën, se kthehet ai, – tha ajo.3. Ky djalë shpëtoi pyllin nga zjarri.4. Qeni që leh, nuk të ha.5. Fryn erë e fortë nga këto anë.6. S’më besohet që po shëtit me ty.7. Bën freskët sot.8. Edhe pse vetëtinte, të rinjtë nuk e ndaluan marshimin.Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë fjalinë e tretë. Ai/Ajo u drejton pyetjet:- Në cilën vetë është përdorur folja? Përdoreni në fjali në dy vetat e tjera.- Unë shpëtova pyllin nga zjarri. (Veta I njëjës)- Ti shpëtove pyllin nga zjarri. (Veta II njëjës)Mësuesi/ja, pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, nxjerr konkluzionin:Foljet e këtij tipi, të cilat mund t’i përdorim në të gjitha vetat e njëjësit dheshumësit, quhen folje vetore.Hapi II. Mësuesi/ja tërheq vëmendjen e nxënësve te veta III-të në fjalitë e tjera:- Në cilën vetë janë përdorur foljet e fjalive 4, 5? Povoni t’i përdorni nëvetën II. A mundeni?− Çfarë emërtojnë foljet: leh, fryn?Emërtojnë:I. një veprim karakteristik të qenit,II. një dukuri të natyrës, erës.Përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja i shkruan në tabelë e më pas nxjerr përfundimin:Foljet të cilat mund të kenë kryefjalë të shprehur ose të nënkuptuar,por që përdoren vetëm në vetën III dhe emërtojnë veprime të kafshëve,dukuri të ndryshme natyrore quhen folje njëvetore.Hapi III. Mësuesi/ja u drejtohet nxënësve:- Po folje pavetore cilat do të quajmë?Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë pa i qortuar ata. Nëse ndonjë nxënës iafrohet me intuitë përgjigjes së saktë, ajo qarkohet me shkumës me ngjyrë.Nëse nuk nxirret nga nxënësi përkufizimi, shpjegohet nga mësuesi/ja. Nxënësitlexojnë në tekst shembujt e dhënë për foljet pavetore. Vëmendja përqendrohet tefoljet me të zeza.Drejtohen pyetjet: - Në cilën vetë janë foljet me të zeza?- E keni të vështirë ta gjeni? Pse? Çfarë u mungon këtyre fjalive?- Çfarë emërtojnë foljet e fjalive 7, 8? (Këto fjali janë shkruar në tabelë nga mësuesi/ja.)Vëmendja e mësuesit përqendrohet më shumë te përdorimi i foljeve me vlerëmodale si folje pavetore, të cilat e paraqesin veprimin si të mundshëm, të lejueshëm,207


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”të detyrueshëm e të domosdoshëm, pra këto ndërtime shprehin qëndrimin e folësitlidhur me veprimin e emërtuar nga folja ndjekëse. Ky sqarim jepet për shembullin.Do punuar koka që....Duhet të drejtohet energjia e të rinjve.Hapi III. Nxënësit njihen edhe me disa folje të shoqëruara me pjesëzën mohueses’: s’flitet, s’shkohet, s’besohet, të cilat do të merren si folje pavetore.Në këtë hap listohen të gjitha karakteristikat për foljet pavetore, që zbuluan nxënësitnëpërmjet shembujve e më pas theksohet përsëri se këto folje quhen pavetore.Për të kthyer në shprehi njohuritë e marra punohen ushtrimet 1-4.Ushtrimi 1. Nxënësit i grupojnë foljet në tri shtylla dhe argumentojnë përzgjedhjet e tyre.VetoreUnë dola në oborr.Thirra motrën përndihmë.Ajo duhet të mësohetme këtë punë.NjëvetoreEra frynte nga jugu.Koha u hap.Zogjtë cicërinin.Qeni lehte.Macja mjaullinte.PavetoreBinte shi e vetëtinte.Duhet të pastrojagjethet.Ushtrimi 2Ky ushtrim le të zhvillohet në formën e një loje gazmore. Nxënësit këndojnë këngën.(Mësuesi/ja të kërkojë ndihmën e mësuesit të edukimit muzikor). Më poshtë iujapim një strofë të kësaj kënge.Ushtrimi 3Nxënësit fillimisht gjejnë foljet, drejtojnë pyetjen për të gjetur kryefjalën, përcaktojnë vetën.Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve për 4 ushtrimet e tekstit.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 170.208Tema:Vështirësia:Koha:NumërorëtNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të thotë se ç’tregojnë numërorët.♦ Të përdorë drejt në fjali numërorët e shoqëruar ose jo me emra.♦ Të shkruajë si duhet numërorët.♦ Të lakojë thyesat e dhëna.


Libër mësuesiMateriale e mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Shkumësa me ngjyraMetoda e teknika mësimore• Lexim me kodim teksti• Diskutim• Punë e drejtuarZhvillimi i mësimitHapi I. Përpara fillimit të kësaj veprimtarie mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnëme kujdes pyetjet që janë shkruar në tabelë dhe të kërkojnë në libër informacioninqë jep përgjigjet e tyre, duke shënuar përkrah tij numrin që mban pyetja.1. Ç’tregon numërori?2. Si përdoret ai?3. Si ndahen numërorët për nga mënyrat e formimit? Si shkruhen ata?4. A kanë numërorët kategorinë e gjinisë?5. Si quhen numrat që nuk janë njësi të plota, por pjesë e një ose disa njësive?6. Në ç’gjini dalin thyesat gjatë lakimit?7. Cila prej pjesëve të thyesave ndryshon gjatë lakimit?Hapi II. Vihen nxënësit të lexojnë mësimin dhe të vënë numrin e pyetjes për çdotë dhënë a lloj informacioni që i përgjigjet asaj.Hapi III. (Sipas dëshirës.) Nëse mësuesi/ja dëshiron u kërkon nxënësve që tëgjithë informacionin e përzgjedhur ta hedhin në një tabelë të tillë.( ) ( ) ( ) ( ) ( ) ( ) ( ) ( )U thuhet nxënësve që numrat e përdorur gjatë leximit, t’i vendosin brenda kllapavedhe në secilën shtyllë të shkruhet informacioni që i përshtatet secilit numër.Më poshtë po japim një shembull për pyetjen e parë dhe të dytë.209(1) (2) (3) (4) (5) (6) (7)Numëroritregon sasi tëcaktuarsendesh osepjesë tësendeve.Përdoret ishoqëruardhe ipashoqëruarme emra.të parmëtëprejardhur


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi IV. Pas përfundimit të detyrës, nxënësit raportojnë për përgjigjet që kanëgjetur, për pyetjet e shtruara duke diskutuar të gjithë së bashku. Disa prej këtyrepërgjigjeve, ato më të rëndësishmet, mësuesi/ja i shkruan në tabelë.Po këtu mësuesi/ja u kërkon nxënësve të tregojnë kujdes ndaj fjalëve: i parë, idytë, i tretë, i pestë etj., të cilat vërtet tregojnë radhën e sendeve, por nuk janënumërorë. Ata janë mbiemra marrëdhëniorë.Po kështu nuk futen te numërorët edhe fjalët (emrat): shumicë, pakicë, gjysmë,si dhe përemrat e pacaktuar: aq, kaq, mjaft, tërë, gjithë, pak etj,. të cilët afrohen menumërorët, por nuk janë elemente të sistemit të numërimit.Hapi V. Punohen ushtrimet 1-3, f. 172.Pas punimit të çdo ushtrimi bëhet vlerësimi i nxënësve.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, f. 172.Tema:Vështirësia:Koha:Lidhëzat (ora e parë)Niveli III45 minuta210Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të tregojë rolin e lidhëzave në fjali.♦ Të klasifikojë lidhëzat e dhëna sipas funksionit të tyre sintaksor.♦ Të dallojë lidhëzat bashkërenditëse dhe lidhëzat nënrenditëse sipas llojit tëmarrëdhënieve që shprehin.♦ Të lidhë dy fjali të thjeshta në një fjali të përbërë duke përdorur lidhëzabashkërenditëse.♦ Të formojë lloje të ndryshme fjalish të përbëra duke u mbështetur në kuptimine lidhëzave të dhëna.Materiale dhe mjete mësimoreMetoda dhe teknika mësimore• Teksti “ Gjuha shqipe 7”• Tabak letre, lapustila me ngjyra• Tabela, shkumësa me ngjyra• Konkurs• Organizuesi grafik: Lidhëzat dheveçoritë e tyreZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve temën e re mësimore të cilën e shkruannë tabelë. Më pas ai/ajo ndalet te çështjet kryesore që do të trajtohen gjatë orës sëmësimit. Këto çështje ai/ajo i shkruan në tabelë ose ua bën të njohura me gojë.


Libër mësuesi- Ç’janë lidhëzat? – Në cilën klasë bëjnë pjesë ato?- Cili është roli i tyre në fjali?- Sa lloje lidhëzash njihni? etj.Mësimi ndahet në dy faza.Në fazën I rikujtohen njohuritë që kanë marrë nxënësit në klasën VI, VII. Për këtëmësuesi/ja zhvillon një konkurs të cilin e titullon “Nxënësi me kujtesë më të fortë”.Çdo skuadër zgjedh nxënësin që mendon se ka qëndrueshmëri të mirë të njohurivegjuhësore. Nxënësit ulen para klasës dhe dëgjojnë me vëmendje pyetjet e drejtuaranga mësuesi/ja.A janë të vërteta pohimet se:1. Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës?Po Jo Pse?2. Lidhëzat janë gjymtyrë fjalie?Po Jo Pse?3. Lidhëzat shërbejnë për të lidhur dy gjymtyrë fjalie dhe jo dy fjali.Po Jo Pse?4. Sa lloj lidhëzash kemi?5. Cilat janë llojet e lidhëzave bashkërenditëse? Po nënrenditëse?6. Cili është dallimi midis tyre?Për t’iu përgjigjur saktë pyetjes 5, 6 mësuesi/ja ngjit në tabelë tabakun e letrës kujanë shkruar të gjitha llojet e lidhëzave bashkërenditëse dhe nënrenditëse.(Në pamundësi këto mund t’i shkruajë në tabelë).U drejtohet nxënësve që marrin pjesë në konkurs.- Vëzhgoni me kujdes bashkësinë e lidhëzave që janë shkruar në tabak dhe iveçoni ato në dy nënbashkësi, ku në njërën të shkruhen lidhëzat bashkërenditëse,kurse në tjetrën ato nënrenditëse.(Nxënësve u jepet nga një fletë, këtë punë duhet ta bëjnë edhe nxënësit e tjerënë fletore.)Bashkësia e lidhëzave do të jetë:211ndaj, apo, që, se, as, tek, ku,kur, dhe, kurse, ndo, prandaj, sepse,megjithëse,nëse, me qëllim që, saqë.Nënbashkësitë e lidhëzave do të jenë:


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”as, ndaj, prandajapo, dhe, kurse, ndoLidhëzat bashkërenditësese, tek, kur, ku, sepse, megjithëse,nëse, saqë, me qëllim që, qëLidhëzat nënrenditësePasi nxënësit i klasifikojnë lidhëzat sipas llojit, tregojnë se në ç’lloj fjalishbashkërenditëse apo nënrenditëse përdoren ato.P.sh.: as – lidhëz bashkërenditëse shtuese, lidh dy gjymtyrë ose pjesë fjalie mebashkërenditje: nëse – lidhëz nënrenditëse kushtore, lidh pjesën e nënrenditurkushtore me pjesën kryesore.(Nëse nxënësit nuk i emërtojnë dot të gjitha llojet e lidhëzave, kjo bëhet ngamësuesi/ja).Në fund të kësaj faze, mësuesi/ja, mbështetur në pikët që marrin konkurruesitshpall fituesin/sen e saj.Në fazën II. Në këtë fazë nxënësit mbledhin gjithë informacionin e dhënë ngashokët dhe mësuesi/ja dhe plotësojnë Organizuesin grafik: Lidhëzat dhe veçoritë etyre. Këtë grafik mësuesi/ja e vizaton në tabelë, ndërsa nxënësit e plotësojnë nëfletore.212Ç’janë lidhëzatPjesë epandryshueshmee ligjëratësRoli i tyreLidh dygjymtyrëfjalie, dy fjalidhe shprehmarrëdhënietë ndryshmesintaksore.LlojetBashkërenditëse- shtuese- veçuese- kundërshtuese- përmbyllëseNënrenditëse- përcaktore- ftilluese- vendore- kohore- qëllimore- lejore- shkakore- kushtore- rrjedhore- krahasore– mënyroreKu ndryshojnëllojet e lidhëzaveMarrëdhënie- barazie- varësie• Lidhëzat bashkërenditëse krijojnë:Marrëdhënie barazie midis pjesëve të një fjalie të përbërë.• Lidhëzat nënrenditëse krijojnë:Marrëdhënie varësie midis pjesëve të një fjalie të përbërë.Detyrë shtëpie: Gjeni nga tekste të ndryshme letrare 10 fjali të përbëra kupjesët të lidhen me lidhëza bashkërenditëse dhe nënrenditëse.


Libër mësuesiShënim: Objektivat e orës së dytë Ushtrime për lidhëzat janë dhënë orën e parë.Më poshtë do të japim zhvillimin e orës së mësimit.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja dëgjon me vëmendje punimin e detyrës së shtëpisë. Ai/Ajopërzgjedh dy ose tri fjali dhe i shkruan në tabelë.Kërkon nga nxënës të tjerë të gjejnë lidhëzat dhe të thonë ç’lloj janë. Me punimine detyrës së shtëpisë mësuesi shikon përgatitjen e nxënësve, ndonjë paqartësi qëata mund të kenë për t’i sqaruar në ushtrimet që do të punojnë gjatë orës së mësimit.Hapi II. Punohen ushtrimet 1-4.Tema: Ushtrime për lidhëzat(ora e dytë)Vështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minutaUshtrimi 1. Mësuesi/ja fillimisht i udhëzon nxënësit:• të nënvizojnë kallëzuesin.• të qarkojnë mjetin lidhës,• të thonë ç’lloj janë lidhëzat dhe përse shërbejnë ato.P.sh.: Nëse do të kem kohë, do të vij edhe unë me ju në teatër.Kallëzuesit: do të kem, do të vijmjeti lidhëz: nëselloji i lidhëzës: nënrenditëse kushtoreshërben për të lidhur dy fjali të thjeshta në një të përbërë.Ushtrimi 2. Për të lehtësuar punën e nxënësit, mësuesi kërkon prej tyre të thonëllojin e lidhëzës për të ndërtuar më pas fjali të ndryshme të përbëra me nënrenditjedhe bashkërenditje.P.sh.: prandaj është lidhëz bashkërenditëse përmbyllëse:Unë kam ardhur herët, prandaj nuk gjeta njeri në oborrin e shkollës.213Ushtrimi 3. Nxënësit do të bashkojnë dy fjali të thjeshta në një fjali të përbërë mebashkërenditje. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të dëgjojnë me vëmendje fjalitë ekrijuara nga shokët për të korrigjuar ndonjë gabim.Ushtrimi 4. Fillimisht nxënësit vendosin lidhëzën nënrenditëse e më pas ukërkohet lloji i fjalisë nënrenditëse që ndërtuan.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 173.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”DrejtshkrimTema:Vështirësia:Koha:Zanorja e e theksuarnë trup të fjalësNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të krahasojë dy fragmentet e dhëna duke shpjeguar se cilat fjalë janë shkruarsaktë nga ana drejtshkrimore.♦ Të shkruajë si duhet zanoren e të theksuar para bashkëtingëlloreve hundore m, n, nj.♦ Të shkruajë si duhet fjalët e prejardhura e të përbëra të formuara nga fjalë qëe kanë zanoren e të theksuar.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• 2 tabakë të bardhë• Bojëra uji ose lapsa me ngjyra• NgjitëseMetoda dhe teknika mësimore• Punë e drejtuar• DiskutimPunë parapërgatitorePërgatiten dy tabakë të bardhë. Në secilin prej tyre do të shkruhen fragmentet edhëna në faqen 174. Fjalët me shkronja të zeza në tekstin e nxënësit, në tabakët ebardhë shkruhen prej mësuesit me një ngjyrë të dallueshme nga fjalët e tjera.Zhvillimi i mësimit214Hapi I. Ndërkohë që librat e nxënësve janë të mbyllur, ngjiten në tabelë dy tabakëte bardhë të përgatitur që më parë nga mësuesi/ja.Udhëzohen nxënësit që për rreth 10-15 minuta t’i lexojnë me kujdes dy tekstet eparaqitura, të veçojnë në fletoret e tyre fjalët e shkruara ndryshe nga të tjerat (në tëdy tekstet), të vendosin theksin si dhe të nënvizojnë shkronjën që ndjek pas zanorene të theksuar. Në fund të gjykojnë se në cilin tekst janë shkruar saktë nga anadrejtshkrimore këto fjalë.Nxënësit punojnë individualisht në fletore. Në përfundim të detyrës dëgjohen mekujdes përgjigjet e tyre.Një përgjigje e saktë e nxënësve do të ishte:të vrènjturaFjala të vrènjtura është shkruar drejt në tekstin e parë (të vrenjtura). Vlerësimi immbështetet në rregullën drejtshkrimore e cila thotë:


Libër mësuesiFjalët që kanë zanoren e të theksuar, pas së cilës vijnëbashkëtingëlloret hundore m, n, nj shkruhen me e dhe jo me ë.Nëse nxënësit nuk arrijnë vetë në këtë përfundim, mësuesi i ndihmon duke uakujtuar rregullën drejtshkrimore me të cilën ata janë njohur edhe në klasën e gjashtë.Hapi II. Hapet libri. Lexohet informacioni i dhënë në faqen 174 – 175, duke theksuarrregullën për drejtshkrimin e fjalëve të prejardhura ose të përbëra të formuara ngafjalë që e kanë zanoren e të theksuar para bashkëtingëlloreve m, n, nj.Për fjalët shënoj, qëndroj, shëmbëllej mësuesi sqaron se këto fjalë bëjnëpërjashtim nga rregulla.Hapi III. Punohen ushtrimet 1- 4, f. 175.Ushtrimi 1. Në këtë ushtrim nxënësit gjejnë fjalët e shkruara gabim, i korrigjojnëato duke shpjeguar edhe arsyen se pse duhen shkruar në atë mënyrë.Ushtrimi 2. Nxënësit vendosin në vend të pikave zanoren që duhet dhe pastajformojnë fjali me ato fjalë.Ushtrimi 3, 4, mësuesi rikujton edhe një herë rregullën për drejtshkrimin efjalëve të prejardhura e të përbëra, të formuara nga fjalë që e kanë zanoren e tëtheksuar, pastaj nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur.Në fund bëhet diskutimi e vlerësimi i çdo ushtrimi.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 175.Tema:Vështirësia:Koha:Zanorja ë e theksuarnë trup të fjalësNiveli III45 minuta215Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të shkruajë drejt zanoren ë të theksuar që në dialektin e Veriut është me â hundore.♦ Të shkruajë si duhet fjalët e prejardhura e të përbëra, të formuara nga fjalë qëe kanë zanoren ë të theksuar në trup të tyre.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe• Fletore• Shkumësa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Shpjegim• Diskutim


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitHapi I. Hapet libri në f.176. Udhëzohen nxënësit që të lexojnë me kujdesfragmentin e dhënë dhe t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:Në cilin dialekt është shkruar fragmenti?Nga e kuptoni?Hapi II. Më pas u kërkohet nxënësve që fjalët me shkronja të zeza (të cilat janënë dialektin e gegërishtes) t’i shkruajnë në shqipen standarde.Çfarë ndryshimi pësuan fjalët nga dialekti i gegërishtes në shqipenstandarde? Në cilën shkronjë bie theksi? Në ç’përfundim arritët?Prej këtyre pyetjeve nxënësit arrijnë në rregullën drejtshkrimore se:Fjalët me zanoren ë të theksuar që në dialektin e Veriut kanë zanoren âhundore në shqipen standarde shkruhen e shqiptohen me ë dhe jo me â.Po këtu theksohet se:Do të shkruhen me ë të gjitha fjalët e prejardhura ose të përbëra që janë formuarnga fjalë me zanoren ë të theksuar në trup të fjalës.Këto rregulla mësuesi mund t’i ketë shkruar më parë në një tabak të bardhë dheua prezanton nxënësve ose i shkruan në tabelë duke përdorur shkumësa me ngjyra.Këto rregulla (të shkruara në tabelë ose në tabakë të bardhë) qëndrojnë paranxënësve gjatë gjithë orës mësimore. Në këtë mënyrë ato do t’i ndihmojnë nxënësitgjatë zhvillimit të ushtrimeve.Mësuesi nuk harron t’u rikujtojë nxënësve edhe përjashtimin që bëjnë nga kyrregull fjalë të tilla, si: ranishte, bamirësi, zanë, zanore ku ruhet a, të cilën e kanëmësuar në klasë të gjashtë.Hapi III. Të kthejnë në shprehi njohuritë e marra.Punohen ushtrimet 1-3 në tekst, f. 177. Diskutohen ato.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, f. 177.216Tema: Emrat/mbiemrat më –ër, -ërr, - elVështirësia: Niveli IIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të shkruajë saktë emrat që mbarojnë më -ër, -ërr, -ël në trajtën e shquar, nënumrin njëjës dhe shumës.♦ Të shkruajë saktë mbiemrat që mbarojnë më -ër, -ërr, -ël në numrin shumës.♦ Të shkruajë saktë fjalët e prejardhura që bëjnë përjashtim nga rregulla e dhënë.♦ Të lakojë GE (emër + mbiemër që mbarojnë më -ër, -ërr, -ël) në njëjës e shumëstë pashquar e të shquar.


Libër mësuesiMateriale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore• Lapsa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Veprimtaria e leximit të drejtuar (VLD)• Punë e pavarur• MinikonkursZhvillimi i mësimitHapi I. Përpara se të fillojë veprimtarinë e leximit të drejtuar, mësuesi/ja duhet tëndajë tekstin në pjesë të zotërueshme lehtë, që nxënësit mund t’i lexojnëindividualisht në heshtje. Pastaj mësuesi/ja përgatit pyetje të nivelit kuptimor përsecilën pjesë që do të lexohet nga nxënësit.1. Ndani tekstin në pjesë që lehtësojnë të kuptuarit.Pjesa I. Nxënësit lexojnë tekstin e dhënë në libër.Mësuesi/ja pyet: - Në cilën klasë bëjnë pjesë fjalët me shkronja të zeza?- Në ç’numër e trajtë janë fjalët me shkronja të zeza?- Kthejini fjalët me të zeza në trajtë të pashquar, numri njëjës.- Çfarë ndryshimi vini re?Përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja duhet t’i shkruajë në tabelë, p.sh.:pupla – emër; flatra – emër; të vogla – mbiemër; pupla – emër në trajtën e shquar,numri njëjës, një pupël – pupla.një flatër – flatra; e vogël – e voglaNxënësit arrijnë te rregulla:Emrat që mbarojnë me -ël, -ër – ërr e formojnë trajtën e shquar si dhenumrin shumës me mbaresën a. Në këto raste zanorja ë bie.(Rregulla drejtshkrimore shkruhet në tabelë). Nxënësit lexojnë me zë të lartëshembujt e dhënë në tekst dhe nënvizojnë lehtë me laps ndryshimet që vënë re.217Pjesa II. Nxënësit lexojnë fragmentin: Gjatë lakimit të emrave dhe mbiemrave metinguj fundorë -ël, -ërr, -ër nuk shkruhet zanorja ë kur pas tyre vjen një zanore.Mësuesi/ja drejton pyetjen:- Çfarë vini re kur lakoni emrin kodër ose GE frut i ëmbël në numrin njëjës eshumës në të dyja trajtat: të pashquar e të shquar?Nxënësit fillimisht lakojnë emrin me gojë, mësuesi/ja e shkruan në tabelë dhenënvizon me shkumës me ngjyrë ndryshimin e emrit gjatë lakimit. P.sh.:


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”T. e pashquar T. e shquarnjëjës njëjësE. - një kodër - kodraGj. - e një kodre - e kodrësDh. - një kodre - kodrësK. - një kodër - kodrënRr. - (prej) një kodre - kodrësT. e pashquarnjëjës shumësnjë kokërr e ëmbëli një kokrre të ëmbëlnjë kokrre të ëmbëlnjë kokërr të ëmbël(prej) një kokrre të ëmbëldisa kokrra të ëmblai disa kokrrave të ëmbladisa kokrrave të ëmbladisa kokrra të ëmblaprej disa kokrrave të ëmbla⇒ Mësuesi vazhdon të pyesë: - Çfarë ndryshimi tjetër vutë re gjatë lakimit të GE?Në cilën gjini është emri frut në numrin njëjës? Si u lakua ai në numrin shumës?Te grupi emëror një kokërr e ëmbël vë re se zanorja ë bie, kur pas -ërr e -ël vjennjë zanore.Edhe kjo rregullë e dytë drejtshkrimore shkruhet në tabelë në pjesën e veçantëqë është caktuar nga mësuesi poshtë rregullës së parë.Pjesa III. Nxënësit lexojnë fragmentin e fundit, i cili flet për drejtshkrimin e fjalëve tëprejardhura, të formuara prej emrave dhe mbiemrave me -ël,- ër, -ërr dhe nënvizojnëlehtë me laps morfemën fjalëformuese te fjalët: breshëri; numëro; varfëri.Pasi nxënësit kanë lexuar fragmentet e fundit, mësuesi/ja drejton pyetjet:- Cila është rrënja e fjalëve:breshërinumërovarfëri218- Cilët janë tingujt fundorë të këtyre fjalëve?- A ruhen këta tinguj te fjalët e prejardhura?- A mund të formuloni vetë rregullën e tretë ?Mësuesi/ja shkruan rregullën në këndin e veçantë.- Ka ndonjë përjashtim nga kjo rregullë? Cilat fjalë bëjnë përjashtim?Fjalët që bëjnë përjashtim mësuesi/ja i shkruan me shkumës me ngjyrë, për t’ibërë të dallueshme.Lexohet çdo rregullë e shkruar në tabelë, në këtë mënyrë nxënësit janë të gatshëmpër t’i kthyer njohuritë e reja drejtshkrimore në shprehi.Hapi II. Të ushtrohemi: Punohen ushtrimet 1-4.Ushtrimi 1. Nxënësit vendosin në vend të pikave shkronjat e duhura, kurse mësuesi/ja kërkon që ata ta argumentojnë veprimin duke thënë rregullën drejtshkrimore tëmësuar.Ushtrimi 2. Nxënësit, pasi të kthejnë në numrin shumës grupet emërore të dhëna,të shohin me kujdes ndryshimet që pësojnë këto grupe, p.sh.: emrat mashkullorë


Libër mësuesiqë e formojnë shumësin si emrat e gjinisë femërore, kështu edhe mbiemri, sipërcaktues i këtyre emrave, përshtatet në gjini me emrin bërthamë.urdhër i prerë ⇒ urdhra të prerëujë i ftohtë - ujëra të ftohtaurdhër – urdhri – urdhra - gj . m + mb. gj.m. ujë - uji - ujëra ⇒ gj. f + mb.gj.fUshtrimi 3. Nxënësit lakojnë grupin emëror çadër e vogël në numrin njëjës dhe shumëse më pas nënvizojnë lehtë me laps ndryshimet që pësojnë emri dhe mbiemri (-ër, -ël).NjëjësShumësE. një çadër e vogël disa çadra të voglaGj. e një çadre të vogël e disa çadrave të voglaDh. një çadre të vogël disa çadrave të voglaK. një çadër të vogël disa çadra të voglaRr. (prej) një çadre të vogël (prej) disa çadrave të voglabie ë + mbaresë a ë + mbaresë a bie ë + mbaresë a ë + mbaresë aKujdes, emra, si: libër - libra, ketër - ketra, metër - metra etj., që në shumës dalinme mbaresën - a, nuk e ndërrojnë gjininë në numrin shumës.Nuk duhet të ngatërrohen këta emra me emra të gjinisë mashkullore që në shumësdalin me ra, të cilët e ndërrojnë gjininë: mall - mallra, djathë - djathëra, ujë - ujëra.Ushtrimi 4. Fillimisht nxënësit gjejnë gabimet e më pas i korrigjojnë ato.Mësuesi/ja ngre në tabelë nga një nxënës për çdo gabim të qortuar, kurse nxënësite tjerë të punojnë në fletore.Të mprehim kujtesën!Hapi III. Nëse mësuesit i ngelet kohë, të zhvillojë një veprimtari zbavitëse për të parëse sa të përqendruar kanë qenë nxënësit gjatë mësimit dhe shkallën e përvetësimit tënjohurive të reja. Kjo veprimtari të mos i kalojë më shumë se 5–7 minuta.Mësuesi/ja vazhdon: Të shohim se cilat rregulla drejtshkrimore kanë zënë vendnë kujtesën tuaj.Drejton pyetjet: Cila është tema kryesore që trajtuam sot?- Sa rregulla drejtshkrimore mësuat për drejtshkrimin e emrave e mbiemrave qëkanë tingujt fundorë –ël, -ër, - ërr?- Si e formojnë trajtën e shquar, numri shumës emrat që mbarojnë me -ël, -ër, -ërr?- Çfarë ndodh gjatë lakimit të emrave dhe mbiemrave me tingujt fundorë -ël, -ër, -ërr?- A është i vërtetë pohimi se zanorja ë ruhet te fjalët e prejardhura, të formuaraprej emrave dhe mbiemrave me -ël, -ër, -ërr?PoJo-Cilat nga fjalët: i varfër, dibran, numër, epror, lundroj bëjnë përjashtim ngakjo rregullë?Nxënësit zgjedhin shokun / shoqen që ka arritur të përvetësojë më mirë njohuritëe reja drejtshkrimore.219Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 179


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Emrat me dy trajta shumësiVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të shkruajë saktë emrat që kanë dy trajta shumësi në varësi të kuptimeve metë cilat përdoren.♦ Të formojë fjali me fjalët e dhëna duke përdorur dy trajtat e numrit shumës.♦ Të zbulojë kuptimin përkatës për secilën trajtë shumësi të fjalëve të dhënaduke përdorur “Fjalorin e gjuhës shqipe”.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fjalori i gjuhës shqipe• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore• Lapsa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Metoda e hulumtimit të përbashkët• Punë e pavarurZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore, të cilën e shkruan nëtabelë me shkumës me ngjyrë. Më pas ai/ajo u prezanton nxënësve metodën qëdo të përdorin për të përvetësuar sa më mirë njohuritë e reja.Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë me kujdes materialin e dhënë në tekst.Është mirë që ata ta lexojnë dy herë përpara se të diskutojnë – ta lexojnë dukepërdorur veprimtarinë e leximit të drejtuar, të përshkruar një orë më parë.220Hapi II. Mësuesi/ja ka përgatitur 4 ose 5 pyetje dhe i shtron për diskutim.Më poshtë po japim modele pyetjesh.- Çfarë informacioni të ri mësuat në këtë mësim?- Në varësi të kuptimeve që merr fjala brinjë në shembujt e dhënë në tekst,cili është kuptimi i saj i parë?- Si e formon shumësin ky emër?- Po kuptimi tjetër i fjalës brinjë cili është?- Si e formon shumësin në këtë rast?- Ç’ndryshim tjetër vini re midis fjalës brinja-brinjët?- Në sa trajta shumësi del fjala lëkurë? Pse?- Ç’të përbashkët vini re te shumësi i fjalëve brinjë - lëkurë;brinja - lëkura- Ndryshon kuptimi i fjalëve: çam – çamër – çamëdrapër – drapinj – draprinj etj. në numrin shumësEmri vit në sa trajta shumësi del?Në ç’raste përdoret trajta vjet.


Libër mësuesiHapi III. Bëj një pyetje. Mësuesi/ja shkruan pyetjen e parë në tabelë dhe të gjithënxënësit duhet t’i japin përgjigje.Hapi IV. Nxënësit mendojnë për pyetjen dhe shkruajnë shkurt përgjigjen e tyre.Kur kërkon përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja fton edhe nxënësit më të heshtur qëtë lexojnë atë që kanë shkruar. U kërkohet nxënësve të mbështetin përgjigjet e tyreme pjesë nga teksti.Hapi V. Mësuesi/ja ose një nga nxënësit bën përmbledhjen e gjithë diskutimit përatë pyetje. Mësuesi/ja mund të shkruajë një pyetje tjetër në tabelë dhe të kryejë tënjëjtën procedurë.Hapi VI. Të ushtrohemi. Punohen ushtrimet 1-5.Ushtrimi 1. Nxënësit vendosin në vend të pikave, mbaresën e shumësit e mëpas shpjegojnë kuptimin e fjalëve: pikët, pikat, copë, copa, gryka, grykët.Më poshtë po japim shpjegimin e fjalës copë dhe copa.Copë – kur përdoret një send i veçantë në numrin e sendeve të njëjta, si njësinumërimi, p.sh., 500 copë tulla.Copa – pjesë e shkëputur ose e ndarë nga e tëra.Ushtrimi 2. Duke njohur kuptimin e fjalëve në kllapa, nxënësit i vendosin ato nëfjalinë e duhur.P.sh.: gjithë pika; mbi kokat; Sa vjet?; rrathët; Sa pikë...?Ushtrimi 3. Nxënësit ndërtojnë fjali në varësi të kuptimeve të ndryshme që merrfjala copë dhe zot, duke përdorur saktë të dyja trajtat e shumësit.zotër – pronar i një diçkaje, njerëzit që zotërojnë diçka.zotërinj – burra ose djem (meshkuj)221Ushtrimi 4. Mësuesi/ja fillimisht u kërkon nxënësve të thonë kuptimin që ata dinëpër fjalët rrathë, rrethe, nëse ata nuk i afrohen, këtë shpjegim e bën mësuesi meanë të Fjalorit të gjuhës shqipe.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit, mbështetur në pjesëmarrjen e nxënësve nëdiskutim si dhe në argumentet që ata japin për çdo pyetje të shtruar për diskutim.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 181.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Nyja e përparme te përcaktorët emraVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:♦ Të përdorë saktë nyjat e përparme te përcaktorët emra kur:a. Emri i rasës gjinore vjen pas një emri në rasën gjinore, dhanore,rrjedhore, njëjës, të pashquar.b. Emri i rasës gjinore vjen pas një emri femëror në rasën gjinore, dhanore,rrjedhore, të shquar, njëjës.c. Emri i rasës gjinore nuk përcakton drejtpërdrejt emrin bërthamë të GE.ç. Emri i rasës gjinore përcakton jo emrin bërthamë, por GE fjalë.d. Ndeshen dy nyja së, të në rasën gjinore të emrave të nyjshëm.Materiale e mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Shkumësa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda e mjete mësimore• VLD (veprimtari me lexim emendim të drejtuar)• Punë e pavarur• DiskutimHapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë GE dhe kërkon nga nxënësit që në vendetbosh të vendosin nyjat që duhen: i, e, të, së të rasës gjinore. GE emërtohen a, b, c.a. i, e një lodre të vëllaitb. një shoku të fëmijërisëc. prej një faqeje të librit222Pasi nxënësit vendosin nyjat u japin përgjigje pyetjeve:- Ç’nyjë vendosët? Në ç’trajtë, numër e rasë është bërthama në secilin GE?- Ç’funksion kryen fjala e dytë në GE?Përgjigjet e nxënësve do të ishin:• nyjën të• bërthama është në trajtën e pashquar; numri njëjës, në rasën: a. gjinore, b.dhanore, c. rrjedhore.• emri i dytë në GE kryen funksionin e përcaktorit.Pas këtij diskutimi mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të formulojnë rregullëndrejtshkrimore që zbatohet për përdorimin e nyjave të përparme në këto GE.Përfundimi i arritur nga nxënësit shkruhet në tabelë duke bërë saktësimet enevojshme në çdo rast.


Libër mësuesiKur pas një emri në rasën gjinore, dhanore, rrjedhore, në trajtë të pashquar,numër njëjës vjen një emër i rasës gjinore ai shkruhet me nyjën të pavarësishtnga gjinia që ka emri para tij.• Në këtë mënyrë veprohet edhe për 4 rregullat e tjera.B. a. i, e shoqes së klasësb. shoqes së klasësc. prej shoqes së klasës- U kërkohet nxënësve të përcaktojnë gjininë e emrit bërthamë të GE:C. a. i, e shoqes sime të klasësb. shoqes sime të klasësc. prej shoqes sime të klasës- Për këto GE u kërkohet nxënësve të përcaktojnë lidhjen e emrit në rasën gjinoreme emrin bërthamë.Një emër në rasën gjinore, që vjen pas një emri femëror në rasën gjinoretë shquar njëjës, merr nyjën së kur përcakton drejtpërdrejt këtë emër,dhe nyjën të kur nuk përcakton drejtpërdrejt këtë emër.Ç. Ministria e Arsimit e ShqipërisëAkademia e Shkencave e Shqipërisë- U tërhiqet vëmendja nxënësve për të treguar se cilin emër përcakton emri i dytënë rasën gjinore: emrin në gjinore apo me GE?D. i, e fjalës të së moshuarësfjalës të së moshuarësprej fjalës të së moshuarësHapi II. Hapet libri, f. 182. Për rreth 5 minuta nxënësit lexojnë në heshtjeinformacionin e dhënë e më pas kalohet në punimin e ushtrimit 1-4.223Pas punimit të çdo fjalie nxënësit të përmendin rregullën që është zbatuar.Në fjalinë e tretë ku fjala “dielës” mungon, të shtohet nga mësuesi/ja e më pasnxënësit të vendosin nyjën që duhet.Bëhet vlerësimi i orës.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 183.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Rifreskojmë njohuritë.Disa rregulla të përdorimit të nyjaveg Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nganjë emër në rasën gjinore ose nga një mbiemër i nyjshëm, nyja e këtyre është së.historia e pavarësisë së popullit shqiptar (dhe jo të popullit): fryti i punës sëpunëtorëve (dhe jo të punëtorëve); flamuri iu dha klasës së tetë; pas korrjessë grurit etj.Por në rast se midis këtyre dy emrave ose midis emrit dhe mbiemrit ndodhetnjë fjalë tjetër (ose disa fjalë të tjera), që përcakton gjithashtu emrin e parë,atëherë nyja e emrit të fundit përcaktues është të e jo së, p.sh.:(i, e) fabrikës së tullave, por: (i, e) fabrikës [së re] të tullave;minierës së Bulqizës, por: minierës [së kromit] të Bulqizës;(i, e) fabrikës së re, por:(i, e) fabrikës [sonë] të re.Për këtë arsye duhet shkruar:(i. e) klasës së dalluar të shkollës “De Rada” (dhe jo së shkollës);(i, e) shkollës 9 - vjeçare të qytetit (dhe jo së fshatit);veshjet e krahinës së Mirditës dhe të Matit (dhe jo së Matit);prodhimet e fushës së Korçës, të Myzeqesë, të Vurgut e të Zadrimës (dhe josë Myzeqesë, së Vurgut);g Kur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës,vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, të gjithë ata marrin përpara nyjënsë (e jo të), në rast se secili përcakton emrin në gjinore që ndodhet menjëherë para tij,p.sh.:historinë e mbjelljes së bimës së kafesëd.m.th.: (historinë) + (e mbjelljes) + (së bimës) + (së kafesë).224pra, secili prej këtyre emrave në rasën gjinore përcakton atë emër që kamenjëherë përpara.Po kështu ndodh edhe te shembujt e mëposhtëm:i shërben ngritjes së mirëqenies së fshatarësisë së zonave malore;projekti i ndërtesës së shkollës së hotelerisë; vendimet e mbledhjes sëasamblesë së përgjithshme etj.Por kur një emër në rasën gjinore, që vjen pas një emri femëror në gjinore tëshquar njëjës, përcakton tërë GE të cilit i përket ky i fundit, atëherë ai merrpërpara nyjën të e jo së, p.sh.:(zhvillimi) + (i industrisë së naftës) + (të Shqipërisë),Nxënësit e shkollës së muzikës të qytetit, sepse (nxënësit) + (e shkollës sëmuzikës) + (të qytetit), d.m.th. emri të qytetit në rasën gjinore nuk përcakton


Libër mësuesivetëm emrin në gjinore së muzikës, por të gjithë grupin emëror e shkollës sëmuzikës ose në zonën e portës të skuadrës mike etj.Siç shihet, nga shembujt e mësipërm, për të përcaktuar se cila nyjë duhet përdorur,të apo së, duhet zbuluar lidhja kuptimore e fjalëve, ndryshe mund të lindin keqkuptime.Përdorimi i nyjës të në vend të nyjës së në gjinore, dhanore e në rrjedhoreështë i gabuar edhe në këto raste:programi i së dielës dhe jo i të dielësshfaqjet e së dielës dhe jo e të dielësorari i së mërkurës dhe jo i të mërkurësndeshja e së mërkurës dhe jo e të mërkurësparashikimi i së ardhmes dhe jo i të ardhmesPo kështu veprohet edhe për emrat femërorë të farefisnisë, kur përdoren me nyjë:kujdesi i së bijës dhe jo i të bijësi tha së motrës dhe jo të motrësi shkroi së shoqes dhe jo të shoqes etj.g Kur në rasën gjinore të një emri femëror të nyjshëm ndeshen dy nyja tëpërparme së, atëherë e para nga këto (dhe jo e dyta) zëvendësohet me të:përpara forcës së së vërtetëspërpara forcës të së vërtetës.po kështu:frytet e fitores të së resë dhe jo së të resëpas dasmës të së mbesës dhe jo së të mbesësditëlindja e vajzës të së motrës dhe jo së të motrësrecitimi i nxënëses të së tetës B dhe jo së të tetës B etj.g Kur dy emra në rasën gjinore vijnë pas një emri në emërore njëjës dhe i dytiprej tyre përcakton jo emrin që ndodhet para tij, po tërë grupin emëror, atëherë aimerr, sipas gjinisë së emrit në emërore, nyjën i ose e:225libri i gjuhës i klasës VIII dhe jo së klasës VIIIrendi i ditës i mbledhjes dhe jo së mbledhjesministri i Arsimit i Shqipërisë dhe jo së Shqipërisëkampionati i futbollit i këtij viti dhe jo të këtij vitiPër të përcaktuar drejt nyjën që duhet përdorur, duhet zbuluar lidhja kuptimoree fjalëve, ndryshe mund të lindin keqkuptime, p.sh., po të thuhet:kampionati i futbollit të këtij viti, për futbollin e këtij viti duket sikur është fjalapër futbollin e këtij viti, e jo për kampionatin e këtij viti.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Fjalët e prejardhura me prapashtesat–si, -ri, - ar, -tar, -tor, -shëm, -të, -t.Vështirësia: Niveli IIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të shkruajë saktë fjalët që dalin me temë në bashkëtingëllore.♦ Të shkruajë saktë fjalët e prejardhura që dalin me temë në zanore që marrinprapashtesat –tar, -tor, -si, -ri.♦ Të shkruajë saktë format e mbiemrave me prapashtesat –shëm, -të që dalinme temë në zanore.Materiale e mjete mësimore:• Fisha me rregullat drejtshkrimore• Shkumësa me ngjyraMetoda e teknika mësimore:• Punë në grupe• DiskutimPunë përgatitoreNë katër fisha përgatiten rregullat drejtshkrimore që lidhen me temën e mësimit.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja ndan klasën në katër grupe. Secili grup punon për të plotësuartabelën e mëposhtme e për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të shkruara të cilat jepennë dërrasë të zezë nga mësuesi.FjalaTemaPrapashtesa226arsimtarfajtorvogëlsiarsim-tarA. Diskutohet rreth fjalëve të dhëna mbështetur në pyetjet:- Cila është prapashtesa në fjalën e parë?- Po tema? Me çfarë tingulli del tema e saj?- Po prapashtesa me ç’tingull fillon?Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të japin mendime rreth drejtshkrimit të këtyre fjalëve.Për të saktësuar mendimin e tyre vendoset fisha te “Këndi i drejtshkrimit”, e cilalexohet nga 2-3 nxënës.


Libër mësuesiNë këtë hap mësuesi/ja u rikujton nxënësve përjashtimet e mësuara në klasënVI. “Fjalë të prejardhura që mbarojnë me bashkëtingëllore dhe shkruhen me -ë (sizanore mbështetëse)”. P.sh. harkëtar; kombësi; mbretëri; mjekësi etj.Siç u veprua te hapi I punohet edhe në tre hapat e tjerë.Hapi II.FjalaTemaPrapashtesaanëtar anë -targjellëtore gjellë -torethatësi thatë -sipunëtor punë -torPërjashtime: shkruhen pa – ë fjalët e mëposhtme:amtar, lojtar, rojtar, zyrtar, atdhe, pishtar, fillestar,amë, lojë, rojë, zyrë, atë, pishë, fillesë,Hapi III.Fjala TemaPrapashtesai dukshëm dukshëmi dukshmi i duksh(ë)m -ie dukshmja e duksh(ë)m -jaDiskutimi nis në hapin III-IV me pyetjet e mëposhtme e më pas vazhdohet si nërastet e mësipërme.- Ç’klase u përkasin këto fjalë?- Në ç’gjini janë? Po rasë?Hapi IV.Fjalai pjesshëme pjesshmei lëkurtëi njëmijtëTema Prapashtesai pjesshëm227Për fjalën i njëmijtë, nxënësit rikujtojnë këtë mbiemër si marrëdhënior.Hapi V. Për të kthyer në shprehi njohuritë drejtshkrimore të marra në këtë orëpunohen ushtrimet 1- 4. Gjatë diskutimit të çdo ushtrimi nxënësit lidhin rastet mekëto rregulla.Bëhet vlerësimi për çdo ushtrim.Detyrë: Ushtrimi 5, f. 185


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Drejtshkrimi i fjalëve të përbëraVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të shkruajë si duhet fjalët e përbëra, tema e dytë e të cilave fillon me zanore.♦ Të gjejë dhe të shkruajë fjalë të përbëra ku tema e parë të jetë vetë-, gjithë-,bashkë- dhe tema e dytë të fillojë me zanore.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Lapsa me ngjyrë• Fjalori i “Gjuhës së sotme shqipe”Metoda dhe teknika mësimore• Punë në dyshe• Diskutim• Punë e pavarurZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:- Ç’janë fjalët e përbëra?- Si shkruhen ato?- Thoni disa fjalë të përbëra.Për 3-5 minuta nxënësit rikujtojnë njohuritë e marra rreth fjalëve të përbëra.Hapi II. Hapen librat dhe udhëzohen nxënësit të lexojnë informacionin e dhënënë faqen 186 për drejtshkrimin e fjalëve të përbëra kur tema e dytë fillon me zanore,ndërsa zanorja ë e temës së parë është e theksuar ose e patheksuar.Për secilin moment nxënësve u lihet një kohë e mjaftueshme në dispozicion nëmënyrë që ta kuptojnë mirë rregullën drejtshkrimore.228Hapi III. Kur mësuesi vë re se nxënësit e kanë përfunduar së lexuari të gjithë informacionin,i udhëzon që brenda dysheve (siç janë të ulur nëpër banka) të ndërtojnë pyetje e të japinpërgjigje rreth atyre që lexuan. Në këtë mënyrë një nxënësi nga dyshja i takon të ndërtojëpyetjet dhe tjetri të japë përgjigjet (duke u konsultuar edhe me librin).P.sh.: Nxënësi 1. A është shkruar drejt fjala zëmbël?Nxënësi 2. Jo.Nxënësi 1. Pse?Nxënësi 2. Sepse rregulla drejtshkrimore thotë se, kur tema e dytë fillonme zanore, shkruhet zanorja ë e temës së parë, nëse është zanore e theksuar.Kështu fjala zëëmbël shkruhet me dy ë.Hapi IV. Punohen ushtrimet 1-3, f. 186. Diskutohen ato.Detyrë shtëpie: Krijoni një tekst të shkurtër me 5-6 fjali ku të përdorni sa më shumëfjalë të përbëra, tema e dytë e të cilave fillon me zanore. Kujdes shkrimin e tyre.


Libër mësuesiTema:Shkrimi i datësVështirësia: Niveli IIKoha: 54 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të shkruajë si duhet datën në tri mënyra të ndryshme:a. kur muaji shënohet me fjalë,b. kur muaji shënohet me shifra arabe,c. kur muaji shënohet me shifra romake.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fisha për çdo nxënës• FletoreMetoda dhe teknika mësimore• Lojë “Sa e njohim njëri-tjetrin”• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me një lojë. U thuhet nxënësve të shkruajnë në një fishë tëvogël datën e lindjes së tyre duke u përpjekur të ruajnë fshehtësinë nga shoku ibankës dhe ta palosin letrën mirë. (Fisha mund t’u jepet nga mësuesi/ja ose vetënxënësit e shkëpusin atë nga fletoret e tyre).Grumbullohen të gjitha fishat dhe vendosen në një shportë.Më pas mësuesi kalon bankë më bankë dhe i udhëzon nxënësit që të marrin nganjë fishë, të lexojnë me zë të lartë datën e shkruar në të dhe të përpiqen të gjejnë sedatëlindja e cilit shok është. Nxënësit që arrijnë ta gjejnë shpallen fitues të kësaj loje.Hapi II. Në përfundim të lojës mësuesi/ja shkëput nga grumbulli i fishave tri prejtyre në të cilat datat e lindjes së nxënësve mund të jenë shkruar në mënyra tëndryshme dhe i shkruan në tabelë. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë shkëputvetëm një dhe nëpërmjet saj sqaron mënyrat e ndryshme të shkrimit të datave.229P.sh.: 15 maj 1995a. me fjalë: 15 maj 1995b. muaji shënohet me shifra arabe dhe ndahet nga data e viti me pikë:15. 05. 1995c. muaji shënohet me shifra romake dhe ndahet nga data e viti me pikë:15. V. 1995


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Po këtu mësuesi/ja u tërheq vëmendjen nxënësve se nuk këshillohet ndarja edatës nga muaji dhe viti me vizë të pjerrët.15/ 06/ 1995Hapi III. Hapet libri. Udhëzohen nxënësit të lexojnë në heshtje për rreth 5-7 minutainformacionin e dhënë në f. 187 duke treguar kujdes në mënyrën e shkrimit tëdatës, kur shkruajnë edhe vendin. P.sh.: (Tiranë, më 22 janar 2007) si dhe rastet eshkrimit të datave të festave zyrtare, p.sh.:1 Maji, 28 Nëntori, ku muaji shkruhet meshkronjë të madhe.Hapi IV. Punohen ushtrimet 1, 2, 4, f. 187.Pas përfundimit të çdo ushtrimi bëhet diskutimi dhe vlerësimi i tij.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3, f. 187.Tema: Shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtëVështirësia:Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të përdorë drejt shenjat e pikësimit, kur fjalët përmendëse ndodhen në fillim,në mes, në fund të fjalisë.♦ Të rishkruajë fjalitë e dhëna duke ndryshuar rendin e fjalëve përmendëse dheato të autorit.♦ Të shkruajë një tekst me 15-20 fjali në ligjëratë të drejtë, ku fjalët përmendësetë jenë para, në mes dhe pas fjalëve të autorit.230Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, lapsa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Veprimtaria e leximit të drejtuar• Punë e pavarur• Çfarë? E çfarë? Po tani, çfarë?Hapi I. Mësuesi/ja ndan tekstin në pjesë të zotërueshme që nxënësit tapërvetësojnë lehtë përdorimin e shenjave të pikësimit në ligjëratë të drejtë.Mësuesi/ja përgatit pyetje të nivelit kuptimor për secilën pjesë që do të lexohetnga nxënësit.Pjesa I, nxënësit lexojnë fragmentin nga fillimi deri te fjalët e autorit që janë fjalëttë cilat shkruhen për të paraqitur fjalët përmendëse.


Libër mësuesiHapi II. Mësuesi/ja pyet:- Kush i thotë fjalët që janë brenda thonjëzave? Po fjalët e tjera?- Ç’quajmë ligjëratë të drejtë?- Cilat janë ato?- Nga sa pjesë përbëhet ligjërata e drejtë?- Dalloni fjalët përmendëse dhe fjalët e autorit në tekstin që sapo lexuat.- Nënvizoni me të kuqe fjalët përmendëse dhe me blu fjalët e autorit.- Lexoni ligjëratën e drejtë duke përmendur shenjat e pikësimit.Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve.Për kërkesën e fundit, nxënësi/ja që do të lexojë të përmendë shenjat e pikësimit.P.sh.: Fjalia A: dy pika, hapen thonjëzat, fjalët përmendëse nisin me shkronjë tëmadhe, pikëçuditje, mbyllen thonjëzat.Pjesa II. Fillon nga: Fjalët përmendëse mund të qëndrojnë... deri te Kujdes!Hapi III. Nxënësit lexojnë pjesën e dytë.Mësuesi/ja pyet:- Cili është pozicioni i fjalëve përmendëse në fjali?- Ç’shenja pikësimi vendosen kur fjalët përmendëse ndodhen në fillim, nëmes, në fund të fjalisë?- Ç’tipa fjalish janë përdorur te fjalët përmendëse në ligjëratë të drejtë?- Rishkruani fjalinë: Mësuesi/ja tha: “Sot do të bëjmë një vizitë në muzeune qytetit:, duke ndryshuar rendin e fjalëve përmendëse dhe të fjalëve të autorit.Kujdes shenjat e pikësimit.Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë, ato paraqiten skematikisht nga mësuesi.1. a. Fj. e autorit : “ fj. përmendëse . ; ? ; ! ; ?!”b. Fj. e autorit : - fj. përmendëse . ; ? ; ! ; ?!2. a. “Fj. përmendëse , (? ; !; ?!)” - fj. e autorit.b. - Fj. përmendëse, (? ; !; ?!) - fj. e autorit.3. a.“Fj. përmendëse, - fj. e autorit, - fj. përmendëse. (?; !; ?!)”b.- Fj. përmendëse, - fj. e autorit, - fj. përmendëse. (?; !; ?!)Shenjat e pikësimitvendosen sipas tipit të fjalisë.Kur fjalia përmendëseështë dëftore, vendosetpresje dhe jo pikë.231g Kur fjalët përmendëse janë pas, para dhe në mes të fjalëve të autorit,mësuesi/ja e paraqet në këtë mënyrë:Ai tha: “Ky film ishte i bukur”. (fjali dëftore)Nëna më pyeti: “Kur erdhe?”Fëmija u çudit: “Sa pallate të larta paska këtu!”Beni i tha Dritanit: “Kjo qenka e fshehta jote?!”Në dialog, në vend të thonjëzave para fjalëve të autorit përdoret viza.- Mos u vono, - tha nëna, - se do të bësh mësimet.g Kur fjalët e autorit janë në fund, pjesa përmendëse futet midis vizave dhenë fund të saj vihen shenjat e pikësimit që kërkon natyra e fjalisë.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”- Pse u vonove? - tha nëna.Por pjesa përmendëse mund të futet edhe midis thonjëzave, në këtë rast parafjalëve të autorit vendoset një vizë.“Unë erdha më shpejt nga shkolla,” - tha Vjollca.“E kam zili shoqërinë tuaj!” - tha me kënaqësi Artini.g Kur pjesa lajmuese (fjalët e autorit) i ndërfutet pjesës përmendëse, kjo efundit ndahet në të dy krahët me presje e vizë. Sipas tipit të fjalisë mund të vihetpikë, pikëpyetje, pikëçuditje.“Koha e mirë, - thotë populli, - duket që në mëngjes.”- Ç’po thua kështu? - foli i nxehur babai. Mos më mëso mua!Për pyetjen e fundit mësuesi/ja ngre tre nxënës në tabelë për të rishkruar fjalinësipas kërkesës së dhënë.Pjesa III. Nga Kujdes... deri në fund.- Çfarë shenje pikësimi vendosim në rast se pjesa e parë e fj. përmendësendahet me pikëçuditje dhe pikëpyetje? Ç’tipa fjalish janë këta?- Lexoni me zë duke përmendur dhe shenjat e pikësimit.Shënim: Është mirë që mësuesi përveç këtyre dy rasteve t’u përmendë nxënësvese nëse pjesa e dytë është një fjali tjetër (mendim i ri), atëherë pas fjalëve tëautorit vihet pikë (.) dhe fjalët përmendëse nisin me të madhe.P.sh.: “ Rrini se do të vijnë edhe fëmijët, - më thoshte. – Ata nuk do të vonohen.”Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë duke skicuar skemën tjetër të re.“Fj. përmendëse,(?,!,?!) - fj.autorit. - Fj. përmendëse.”232Hapi IV. Mësuesi/ja vendos se çfarë veprimesh do të ndërmarrë, mbi bazën eçështjeve që sapo ka shqyrtuar. Mësuesi/ja paraqet tabelën e mëposhtme nëdërrasë ose në tabakun e letrës.Çfarë? E çfarë? Po tani, çfarë?Çfarë? – Te kjo shtyllë mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë çështjet mëtë rëndësishme që kanë diskutuar për temën. Këto shkruhen në mënyrë tëpërmbledhur.Nxënësit mund të japin këto përgjigje:


Libër mësuesi- Ligjërata e drejtë është riprodhim i fjalëve të dikujt pa i ndryshuar ato.Fjalët përmendëse- Ligjërata e drejtë përbëhet ngaFjalët e autorit (lajmuese)para- Fj. përmendëse mund të qëndrojnë në mesnë fund të fjalëve të autorit.- Shenjat e pikësimit që përdoren në tri pozicionet e FP.E çfarë: Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të marrin në shqyrtim se çfarë është mëe rëndësishme në çështjet që sapo u paraqitën. Pse kanë rëndësi ato? Pas njëdiskutimi me nxënësit, mësuesi/ja shkruan pika të përmbledhura në ndarjen meemërtimin “E çfarë?”Nxënësit mund të thonë: Çështja më e rëndësishme janë shenjat e pikësimit qëduhet të përdorim kur fjalët përmendëse ndodhen para, në mes, pas fjalëve të autorit.Po tani çfarë? Mësuesi/ja i pyet nxënësit se çfarë mund të bëjnë për çështjen qësapo kanë diskutuar.Përgjigjja e nxënësve mund të jetë: Të ushtrohemi.Hapi V. Të ushtrohemi: Punohen ushtrimet 1-3.Ushtrimi 1. Nxënësit fillimisht nënvizojnë me lapsa me ngjyra fjalët përmendësee më pas tregojnë se cili është vendi i tyre në krahasim me fjalët e autorit. Dukenënvizuar nxënësit të korrigjojnë gabimet teknike që ka në fjalitë e këtij ushtrimidhe të thonë se ku qëndron gabimi.- Fjalia 4 të ndahet në dy pjesë, sepse do të jetë më e lehtë për nxënësin për tapunuar.P.sh.: fjalia: “Kjo ishte rruga jonë më e shkurtër që na çonte në seminar,” – thotëDe Rada.Aty ndalet dhe thotë: “Shikoni dhe shkollën tonë...”Ushtrimi 2. Para se të rishkruajnë fjalitë e dhëna, nxënësit të korrigjojnë gabimetteknike.Te fjalia e dytë nuk duhet presja (,).Te fjalia e katërt është harruar - (viza) para fjalëve përmendëse.Ushtrimi 3. Mësuesi/ja duhet të korrigjojë kërkesën e ushtrimit. Kërkesa duhet tëjetë: Vendosini ku duhet shenjat e pikësimit, që mungojnë.233Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, f. 189.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”S I N T A K S ATema:Vështirësia:Koha:Fjalia e thjeshtëNiveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të formulojë përkufizimin rreth fjalisë.♦ Të klasifikojë fjalitë e dhëna sipas kumtimit.♦ Të dallojë fjalitë e thjeshta nga fjalitë e përbëra.♦ Të dallojë llojet e fjalive të thjeshta: një kryegjymtyrëshe dhe dykryegjymtyrëshembështetur në strukturën e tyre.♦ Të dallojë gjymtyrët homogjene në fjalitë e thjeshta.♦ Të ndërtojë një tekst të shkurtër (10-15 fjali) me fjali dykryegjymtyrëshe dhenjëkryegjymtyrëshe mbështetur në figurën e dhënë në tekst.Materiale dhe mjete mësimoreMetoda dhe teknika mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, lapsa me ngjyraZhvillimi i mësimit• Stuhi mendimesh• Diagrami i Venit• Veprimtari me lexim – mendim të drejtuar(VLMD)234Hapi I. Rikujtojmë njohuritëMësuesi/ja u bën të njohur nxënësve temën e re mësimore, të cilën e shkruan nëtabelë, duke theksuar fjalën sintaksë.Mësuesi/ja në këtë hap rikujton njohuritë e marra në kl. VI. VII. rreth fjalisë. Ai/Ajopraktikon stuhi mendimesh për t’i nxitur nxënësit të kujtojnë sa më shumë njohuritë fituara rreth fjalisë dhe të japin ide të ndryshme pa bërë gjykime për to. Kjoveprimtari mund të kryhet në 10 minuta ose më pak.Mësuesi/ja drejton pyetjet:- Ç’quajmë fjali dhe ç’kumton ajo?- Ç’është fjalia e thjeshtë?- Si e dallojmë fjalinë e thjeshtë nga fjalia e përbërë?Përgjigjet e nxënësve mund të jenë:1. Njësia themelore e ligjëratës që formohet nga 1, 2 ose më shumë fjalë tëlidhura sipas kuptimit dhe rregullave gramatikore të gjuhës. Ajo kumton një mendim,gjykim, dëshirë, urdhër etj.


Libër mësuesi2. Fjalia e thjeshtë përbëhet nga GE dhe GF, ku folja shërben si bërthama e fjalisë.3. Përgjigjja e pyetjes së tretë të realizohet përmes Diagramit të Venit, ku nxënësittë krahasojnë veçoritë e fjalisë së thjeshtë e asaj të përbërë.Ka një foljeFjalia ethjeshtëFjalia epërbërë- Ka dy a më shumë folje.Pjesët lidhen me lidhëza,fjalë lidhëse dhe pa mjete lidhëse.- Kumtojnë një përmbajtje të plotë.- Gjenden ndërmjet dy pushimeve të gjata.- Kanë intonacion të përfunduar.(Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë.)Hapi II. Në këtë hap nxënësit hyjnë në ndërtimin e njohurive i cili realizohet meVLMD, me të cilin nxënësit janë njohur.Për realizimin e kësaj teknike ndiqen këto hapa.I. Ndahet teksti në pjesë që nxënësit ta kuptojnë më lehtë.II. Me anë të pyetjeve të rendit të lartë drejtohet leximi në heshtje.III. Diskutimi i përgjigjeve të pyetjeve, me shembuj të lexuar nga teksti.Pjesa 1. Nxënësit lexojnë fragmentin e dhënë në tekst dhe u kërkohet:- Nënvizoni me të kuqe foljet për çdo fjali.- Gjeni fjalitë e thjeshta dhe fjalitë e përbëra.- Çfarë strukture kanë dy fjalitë e para? Po fjalia e tretë në sa pjesë ndahet?- Cili është mjeti lidhës?- Si i ndajmë fjalitë sipas ndërtimit? Paraqiteni skematikisht atë.FjaliaFjalia e thjeshtë Fjalia e përbërëDiskutohen përgjigjet e pyetjeve duke e konkretizuar me shembujt e tekstit.(Mësuesi/ja nëse dëshiron, le të zgjedhë fjali të tjera nga teksti, ku nxënësit t’upërgjigjen pyetjeve të dhëna më sipër.)235Pjesa 2. Nxënësit lexojnë fragmentin ku flitet për fjalinë dykryegjymtyrëshe. Udrejtohen pyetjet:- Ç’kuptoni ju me fjali dy kryegjymtyrëshe?- Si mund të jetë ky tip fjalie?- Kur kemi fjali dykryegjymtyrëshe të pazgjeruar? Po të zgjeruar?Përveç shembujve të dhënë nga teksti, mësuesi/ja u kërkon nxënësve që përgjigjete pyetjeve t’i shoqërojnë me shembuj fjalësh, të ndërtuara nga ata vetë.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Pjesa 3. Nxënësit lexojnë fragmentin, ku flitet për fjalinë njëkryegjymtyrëshe. Udrejtohen pyetjet:- Ç’kuptoni ju me fjali njëkryegjymtyrëshe?- Si ndahet ky tip i thjeshtë fjalie? Paraqiteni me skemë në fletore.- Pse quhet fjali foljore? Po emërore?Edhe në këtë pjesë mësuesi/ja këmbëngul që nxënësit të ndërtojnë shembuj tëtjerë me fjali njëkryegjymtyrëshe, foljore dhe emërore.Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja ndërton në tabelë skemën e plotëtë llojeve të fjalisë së thjeshtë.Sugjerim: Në këtë moment mendojmë se do të ishte shumë e nevojshme qëkëto njohuri të reja të kthehen në shprehi. Nxënësit të punojnë ushtrimin 2, f. 196.Pjesa 4. Lexohet fragmenti mbi gjymtyrët homogjene.Mësuesi/ja drejton pyetjet:- Ç’quajmë fjali të thjeshta me gjymtyrë homogjene?- Ç’funksione kryejnë ato? (gjymtyrët homogjene)- Me ç’mjete lidhëse bashkohen gjymtyrët homogjene ndërmjet tyre?- Nga se dallohet një fjali e thjeshtë me gjymtyrë homogjene kallëzues ngafjalia e përbërë?Nëse nxënësit kanë vështirësi në dhënien e përgjigjes për pyetjen e fundit, le tasqarojë mësuesi/ja duke dhënë shembujt në tabelë, p.sh.:Vallja rrethonte dhe përpinte gjithçka si një ujvarë.Vajza hapi çantën dhe nxori librat e rinj.Fjalia e thjeshtëFjalia e përbërë236Shënim. Kallëzuesit homogjenë përveç kryefjalës së përbashkët duhet tëkenë të përbashkët edhe kundrinorët e rrethanorët, në qoftë se fjalia ka të tillë.Përndryshe, nuk janë kallëzues homogjenë. Në fjalinë e dytë, kallëzuesitndonëse i përkasin së njëjtës kryefjalë, nuk janë gjymtyrë homogjene, sepsekanë kundrinorë të ndryshëm.Hapi III. Të ushtrohemi. Punohen ushtrimet 1, 3.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit, falënderohen nxënësit për pjesëmarrjen e tyrenë diskutime, për saktësinë e dhënies së përgjigjeve.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, f. 196.


Libër mësuesiTema:Vështirësia:Koha:Grupet e fjalisë së thjeshtëdhe funksioni i tyre (Ushtrime)Niveli IV90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë grupet kryesore në fjalinë e thjeshtë (grupin e kryefjalës dhe grupine kallëzuesit).Ora I.♦ Të dallojë strukturën e GE dhe GF.♦ Të përcaktojë funksionet përbërëse të GE dhe GF.♦ Të dallojë temën dhe remën në fjalinë e dhënë.Ora II.♦ Të zëvendësojë GE dhe GF me grupe emërore dhe foljore të dhëna.♦ Të gjejë përbërësit e fjalisë duke i paraqitur ata në skemë.♦ Të zgjerojë dhe të zvogëlojë fjali duke zgjeruar e zvogëluar GE dhe GF.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore, lapsa me ngjyra• Shkumësa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Mësimdhënia e ndërsjellë• Stuhi mendimesh• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I. Të kujtojmë së bashkuU drejtohen nxënësve pyetjet:- Cilat janë grupet kryesore të fjalisë së thjeshtë? Jepni një shembull.- Ndajeni fjalinë në grupe.Hapi II. Nxënësit ndahen në grupe me nga 4 ose 5 veta. U shpjegoni se do tëbëjnë një veprimtari të të nxënit në bashkëpunim që quhet “Mësimdhënia endërsjellë”. Me radhë ata do të bëhen mësues të grupit. Nxënësi që luan rolin emësuesit ka këto 4 detyra.2371. Lexoni me zë të lartë një paragraf ngadalë, qartë, me theksime fjalësh.2. Përmbledh pikat kryesore të tekstit me një ose dy fjali dhe i parashtron.3. Bën pyetje për të rreth çështjeve të trajtuara.4. Sqaron pjesët e vështira.Këto detyra të shkruhen në një vend të caktuar në tabelë.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi III. Paragrafin e parë (struktura e grupit emëror) e punon mësuesi/ja dukerespektuar të katër rregullat.- Lexon me zë të lartë paragrafin: Struktura e GE.- Përmbledh pikat kryesore të tekstit: Grupi emëror përbëhet nga:- bërthama- përcaktuesitII. Funksionet përbërëse të GE janë:- bërthamë- përcaktor- ndajshtim- Bën pyetje rreth çështjeve të trajtuara:- Cilët janë përbërësit e GE?- Ç’funksion kanë ata?- Sqaron pjesët e vështira (nëse nxënësit ose mësuesi mendojnë se ka pjesë tëvështira, pas tij do ta vazhdojë nxënësi tjetër.Mësuesi/ja sqaron se cili përbërës kryen funksionin e ndajshtimit dhe nga varetpërcaktori.Hapi IV. Paragrafët e tjerë mund të punohen nga nxënësit sipas teknikës“Mësimdhënia e ndërsjellë.”238Shënim: Sugjerojmë që mësuesi/ja të përzgjedhë nxënës të mirë me qëllim qëkjo teknikë të realizohet me sukses dhe njohuritë e reja të përcillen saktë te shokëte tyre.Nxënësit të përzgjedhur, pasi lexon me zë të lartë paragrafin: Struktura e GF, ilihet pak kohë të bëjë përmbledhjen (5 minuta).- Përmbledhja e nxënësit mund të jetë:I. GF përbëhet nga 1 folje – kallëzues dhe nga një ose më shumë GE.II. Fjalët dhe grupet e fjalëve brenda GF kryejnë 5 funksione.- Nxënësi formulon dhe bën pyetje si:- Cilët janë përbërësit e GF?- Ç’funksione kryejnë fjalët dhe grupet e fjalëve brenda GF?Paraqitini ato skematikisht.Sqaron pjesët e vështira, si përcaktorin kallëzuesor të kryefjalës, duke u thënëse ka lidhje të dyfishtë dhe me KR dhe me foljen – kallëzues.(-Të mos ngatërrohet me rrethanorin e mënyrës mbështetur në argumentin edhënë më lart).


Libër mësuesiPo kështu vazhdohet për paragrafin III Tema dhe rema, për të cilin zgjidhet njënxënës tjetër në rolin e mësuesit.Hapi V. Mësuesi/ja falënderon nxënësit për seriozitetin e treguar gjatë zhvillimittë veprimtarisë së të nxënit në bashkëpunim.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 1, f. 199.Ora II. Të ushtrohemiNxënësit punojnë ushtrimet 2-10.Ushtrimi 2. Nxënësit fillimisht nënvizojnë me laps të kuq kryefjalën e më paskërkesat e tjera të ushtrimit i plotësojnë sipas kësaj tabele.Kryefjala Përbërësi FunksioniNata Nata bërthamëUshtrimi 4. Nxënësit plotësojnë me laps të zi në tekst funksionet që kryejnë nëfjali fjalët dhe grupet e fjalëve brenda GF.P.sh.: Përcaktor kallëzuesor i kryefjalës → Vajza mbeti me gojë hapur.Ushtrimi 5. Nëse gjejnë përbërësit e fjalive të dhëna të përdoren dy ngjyra.P.sh.: Vitin e kaluar Iliri shkoi në fshatin e lindjes.(GK) – Ilirinë fshatin e lindjesGF - shkoivitin e kaluarVitin e kaluar Iliri shkoi në fshatin e lindjes239GF GK GFKështu vazhdohet dhe për fjalitë e tjera.Ushtrimet 6, 7, 8, 9, 10 punohen nga nxënësit nën drejtimin e mësuesit.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 199.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema:Vështirësia:Koha:Përcaktori, mënyrat e shprehjesNiveli III90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë përbërësit e grupit emëror.♦ Të tregojë se me se shprehet përcaktori.♦ Të argumentojë përshtatjen e përcaktorit me emrin bërthamë.♦ Të gjejë përcaktorët në një tekst të dhënë duke treguar se me se shprehen.♦ Të vendosë në shumës grupet emërore të dhëna duke treguar ndryshimet qëpëson përcaktori për t’u përshtatur me emrin bërthamë.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Shkumësa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Punë në çift• Diskutim• Punë e pavarurZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja nëpërmjet një stuhie mendimesh me pyetjet e mëposhtme,përgjigjet e të cilave i pasqyron sistematikisht në tabelë duke përdorur shkumësame ngjyra, rikujton njohuritë e marra 1 vit më parë nga nxënësit për përcaktorin.Cilët janë përbërësit e grupit emëror?GEEmër + emërEmër + mbiemërEmër + përemër (Përemër + emër)Numëror + emërEmër + formë e pashtjelluar paskajore240Mësuesi/ja shton edhe “me një pjesë të nënrenditur përcaktore”, të cilën u thotënxënësve se do t’a sqarojë në pjesën e dytë të orës mësimore.- Me se shprehet përcaktori?- Ç’është përcaktori?• në rasën gjinore, rrjedhore e kallëzore pa parafjalëemër • në rasën emërore, kallëzore e rrjedhore me parafjalëPërcaktorishprehet membiemër• i nyjshëm• i panyjshëm• dëftorpëremër • pronor• pyetësnumëror • të pacaktuarformë të pashtjelluar paskajorepjesë të nënrenditur përcaktorePër secilin rast mësuesi/ja kërkon që nxënësit ta ilustrojnë me shembuj të ndryshëm.


Libër mësuesiHapi II. Hapet libri në faqen 200.Udhëzohen nxënësit të lexojnë me kujdes fragmentin e dhënë në tekst e të veçojnëgrupet emërore me shkronja të zeza, duke dalluar fjalën bërthamë dhe fjalënpërcaktuese.Përveç kësaj mësuesi/ja u kërkon të gjejnë edhe përcaktorë të tjerë të përdorurnë këtë tekst. Për këtë nxënësit mund të punojnë në çift.Kur vihet re se nxënësit e kanë mbaruar detyrën, aktivizohen disa prej tyre për tëlexuar përcaktorët e gjetur, të cilët mësuesi/ja i shkruan në tabelë duke përdorurshkumësa me ngjyra për të dalluar fjalën bërthamë nga fjala përcaktuese.Hapi III. Meqenëse nxënësit kanë marrë njohuri të plota për përcaktorin si nëklasën e gjashtë, ashtu edhe në të shtatën, mësuesi/ja kërkon prej tyre që ta lexojnënë heshtje për rreth 5-7 minuta informacionin e dhënë në faqen 200-201 dhe, nësekanë ndonjë pyetje apo paqartësi, do të diskutojnë më tej së bashku.Hapi IV. Në pjesën tjetër të orës mësimore u sqarohet nxënësve përcaktori ishprehur me pjesë të nënrenditur përcaktore.Shkruhet në tabelë fjalia: Dje pashë një film të bukur.U kërkohet nxënësve të përcaktojnë llojin e fjalisë, të gjejnë grupin emëror, të dallojnëfjalën bërthamë dhe përcaktorin duke treguar se me se është shprehur ai.Përgjigjja e nxënësve do të ishte:- Është fjali e thjeshtë- GE ⇒ një film të bukur- një film ⇒ emër bërthamë- të bukur ⇒ përcaktor i shprehur me mbiemërMë tej mësuesi/ja kërkon nga nxënësi që këtë fjali të thjeshtë ta kthejë në një fjalitë përbërë duke zëvendësuar mbiemrin i bukur me një pjesë të nënrenditur.P.sh.: Dje pashë një film / që ishte i bukur /.241- Cilën gjymtyrë përcakton pjesa e nënrenditur “që ishte i bukur”?Kundrinorin e drejtë - një film.Pas përgjigjes mësuesi/ja sqaron se pjesa e nënrenditur që përcakton një gjymtyrëtë pjesës kryesore dhe që lidhet me të me përemra lidhorë ose fjalët lidhëse ku,kur, të përdorura si përemra lidhorë, është pjesë e nënrenditur përcaktore dhe si etillë kryen në fjali funksionin e një përcaktori.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Përcaktori, përveç të tjerash, shprehet edhe me pjesë të nënrenditur përcaktore.Në fund të orës së mësimit bëhet një përmbledhje e shkurtër e materialit të marrëdhe vlerësohet aktivizimi i nxënësve dhe pjesëmarrja e tyre në mësim.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2, f. 202.Ora II. Gjatë orës së dytë mësuesi do të punojë ushtrimet në f. 202.Mësimi nis me leximin e detyrës së shtëpisë.Vazhdohet më tej me ushtrimet 1, 3, 4 , 5, f. 202.Në ushtrimin 1, për gjetjen e përcaktorëve, çfarë tregojnë ata dhe me se janëshprehur, nxënësit mund të punojnë në çift.Ushtrimi 3. Klasa mund të ndahet në tri skuadra dhe secilës skuadër i jepen ngatri grupe emërore për t’i kthyer në numrin shumës dhe për të formuar fjali me to.Në ushtrimin 5 fjalia e parë duhet korrigjuar: Shtëpia prej guri është e gjyshes sime.Si gjithmonë në përfundim të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet me të gjithëklasën.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 202.Tema:Vështirësia:Koha:NdajshtimiNiveli III45 minuta242Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë ndajshtimin si një lloj përcaktori duke shpjeguar veçoritë e tij.♦ Të ndërtojë ndajshtime mbështetur në emra bërthamë.♦ Të dallojë ndajshtimin e zgjeruar nga ai i pazgjeruar.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Shkumësa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Pema e mendimit• Diskutim• Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë?Hapi I. Të kujtojmë njohuritë e marra.Mësuesi/ja paraqet temën e re dhe i nxit nxënësit me pyetjet e mëposhtme tëkujtojnë njohuritë që kanë marrë rreth ndajshtimit.


Libër mësuesi- Ç’është ndajshtimi?- Në ç’kategori përshtatet me gjymtyrën që përcakton?- Me se shprehet ndajshtimi?- Ku qëndron ai në raport me fjalën bërthamë?- Si e dallojmë ndajshtimin nga llojet e tjera të përcaktorëve?Pranon të gjitha përgjigjet e nxënësve duke i nxitur që të argumentojnë mendimete tyre. Përgjigjet e marra prej nxënësve nga pyetjet e drejtuara japin veçoritë endajshtimit si një lloj përcaktori. Këto veçori të dhëna nga nxënësit, mësuesi/ja ipërmbledh në pemën e mendimit të cilën e vizaton në tabelë duke përdorur shkumësame ngjyra.Qëndron para dhe pas Emërton të njëjtin send/ dukuri për të dytën herëemrit që përcaktonNdajshtimi është iveçuar, i paveçuarNdajshtimiShprehet me emër, grup emërorZakonisht emri ështënë trajtën e pashquarNuk ndryshon gjatë lakimitHapi II. Mësuesi/ja pasi bën përmbledhjen e njohurive të marra dhe i përgëzonnxënësit për qëndrueshmërinë e njohurive të fituara, i udhëzon ata të hapin librinnë faqen 203. Kërkon prej tyre të lexojnë informacionin e dhënë në tekst dhe mëpas të plotësojnë tabelën që ai/ajo e vizaton në dërrasën e zezë.Çfarë? E çfarë? Po tani çfarë?Në shtyllën: Çfarë? Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përmbledhin idetë më tërëndësishme që diskutuan për temën.P.sh.: Nxënësit: Diskutuam për ndajshtimin si një lloj përcaktori, me se shprehet,vendin që zë ai në fjali si dhe llojet e tij.Po këtu mësuesi/ja njeh nxënësit me ndajshtimin e zgjeruar dhe të pazgjeruar.Në shtyllën: Po tani çfarë? Mësuesi/ja kërkon prej nxënësve të ndërtojnë fjalime ndajshtimet që qëndrojnë para ose pas fjalës që përcaktojnë. Këto ndajshtimemund të jenë të veçuara ose të paveçuara, të zgjeruara ose të pazgjeruara.Në përfundim të punës disa nxënës lexojnë se si e kanë plotësuar tabelën.243Hapi III. Të kthejnë në shprehi njohuritë e fituara.Nxënësit punojnë ushtrimet 1-4, f. 204. Diskutohen ato.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 9, f. 204.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: a. Përcaktori kallëzuesor (ora I)b. Ushtrime 1-8 (ora II)Vështirësia: Niveli IIIKoha: 90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:Ora I.♦ a. Të krahasojë përcaktorin, kallëzuesin emëror dhe përcaktorin kallëzuesortë kryefjalës duke vënë në dukje të përbashkëtat e ndryshimet midis tyre.♦ b. Të tregojë rolin e përcaktorit kallëzuesor.♦ c. Të dallojë përcaktorin kallëzuesor duke treguar me se shprehet.♦ d. Të tregojë vendin që zë në fjali përcaktori kallëzuesor i kryefjalës.Ora II.♦ a. Të ndërtojë fjali ku të ketë përdorur shprehjet frazeologjike të dhëna nëfunksion të përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës.♦ b. Të kthejë në funksion të përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës gjymtyrënmbiemërore të kallëzuesit emëror duke zëvendësuar foljen këpujë jam.♦ c. Të përshkruajë një mjedis, stinë... ku të përdorë përcaktorë, kallëzuesemërorë dhe përcaktorë kallëzuesorë të kryefjalës.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Shkumësa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Diskutim• Pemë mendimi• Diagrami i Venit• Tabelë koncepti• Punë e drejtuar244Ora IHapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalitë:a. Kjo përmendore e lartë është e Heroit tonë Kombëtar.b. Kjo përmendore është e lartë.c. Kjo përmendore duket e lartë.Mbiemri i lartë shkruhet në të tria rastet me shkumësa me ngjyra të ndryshme.(a. të kuqe, b. blu, c. të verdhë).A. Rreth mbiemrit e lartë në fjalinë a. mësuesi/ja kërkon përgjigje, argumentimrreth pyetjeve:- Në ç’grup bën pjesë? - Cilën fjalë përcakton në GE?- Si lidhet me të? – Ç’funksion kryen në këtë rast?Përgjigjet e nxënësve shkruhen në të majtë të tabelës me shkumës të kuq. Kështuveprohet pas diskutimit edhe për dy fjalitë e tjera.


B. Diskutimi vazhdon për mbiemrin e lartë të përdorur në fjalinë e dytë (b)- Cilësinë e cilës gjymtyrë tregon mbiemri e lartë?- Me cilën gjymtyrë tjetër lidhet mbiemri e lartë?- Ç’funksion kryen në këtë rast?C. Për fjalinë c arsyetojmë si për dy fjalitë e para:- Cilësinë e cilës gjymtyrë tregon mbiemri e lartë?- Me cilën gjymtyrë lidhet tjetër ky mbiemër?- Cili është ndryshimi me përdorimin e tij në fjalinë e dytë?- Ç’funksion kryen në këtë rast?Libër mësuesiHapi II. Mbështetur në përgjigjet e dhëna nxënësit plotësojnë Diagramin e Venit.Kallëzuesiemërorlidhet me foljenkëpujë jamgjendet në GE,tregon cilësi të emritPërcaktorilidhet me foljen dukemdhe tregon cilësi tëkryefjalësPërcaktorikallëzuesorHapi III. Nxënësit lexojnë në heshtje për rreth 10 minuta informacionin e dhënënë f. 205-206 për të njohur të gjitha veçoritë e përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës:- Roli i përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës.- Ç’tregon përcaktori kallëzuesor.- Me se shprehet.- Vendi që zë.Pas këtij momenti nxënësit janë të aftë të plotësojnë pemën e mendimit, pamjae së cilës do të ishte:Rendi:- pas foljes kallëzues- para, kur e theksojmëPërcaktorikallëzuesor ikryefjalësGjymtyrë e dytë e fjalisëKa lidhje të dyfishtë245Shprehet me:- mbiemër- emër të pashquar- GE- shprehje frazeologjikeFoljet tregojnëveprimtari, lëvizje: bëj,bëhem, kthej, lëvizim.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Kur lexohet pema e mendimit te veçoria “shprehet” mësuesi/ja të kërkojë nganxënësit ose të shpjegojë vetë rastet:a. Kur mbiemri përdoret edhe i shoqëruar me pjesëzën krahasuese si ose ndajfoljen sa.b. Kur emri (përcaktori kallëzuesor i kryefjalës) mund të shoqërohet me parafjalët me,në, pa, me pjesëzat si dhe për dhe dallimi nga rrethanori për rastet e fundit (me pjesëza).Hapi IV. Punohet ushtrimi 1. Diskutohet.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2 f. 206 realizohet duke plotësuarnë tabelën e mëposhtme:PërcaktoriMe seshprehetGjymtyranga varetPërcaktorikallëzuesorMe seshprehetGjymtyranga varetOra IIHapi I. Kjo orë nis me punimin e detyrës së shtëpisë e më pas nxënësit punojnëushtrimet 3-9 në f. 207.Ushtrimi 3. Pasi vendosin pjesëzat, ndajfoljen dhe parafjalët e duhura, nxënësitdallojnë funksionin që luajnë fjalët e nënvizuara.Ushtrimi 5. Pasi nxënësit lexojnë fjalitë, shpjegojnë kuptimin e shprehjeve frazeologjike.Ushtrimi 7. Pasi bëjnë zëvendësimin e foljes jam (është) me një folje tjetër (duket,qëndron), përcaktojnë funksionin e mbiemrit madhështore.Bëhet diskutimi i çdo ushtrimi. Vlerësohen përgjigjet e dhëna nga nxënësit.Detyrë: Ushtrimi 9, f. 207.246Tema: Kundrinori i drejtë dhe i zhdrejtë(ora e parë). Ushtrime (ora e dytë)Vështirësia: Niveli IVKoha:90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:Ora e parë:♦ Të shpjegojë shtatë karakteristikat e përgjithshme të kundrinorit të drejtë dhekundrinorit të zhdrejtë.♦ Të dallojë kundrinorin e drejtë të shprehur me pjesë të nënrenditur ftilluese.♦ Të dallojë llojet e kundrinorëve në fjalitë e dhëna.


Libër mësuesiOra e dytë:♦ Të përdorë drejt pyetjet për të dalluar llojet e kundrinorëve.♦ Të shndërrojë foljet nga format veprore në formë joveprore dhe anasjellasduke treguar tri ndryshimet që ndodhin brenda fjalisë.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, lapsa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Tabela e koncepteve• DiskutimZhvillimi i mësimitPjesa IHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore të cilën e shkruan nëtabelë. Në këtë hap rikujtohen njohuritë e marra për kundrinorin, që e realizonpërmes stuhi mendimesh.Nxënësve u drejtohen pyetjet:- Cili është roli i kundrinorit në fjali?- Cilat janë llojet e kundrinorëve?- Ku ndryshojnë ata nga njëri-tjetri?- Me se shprehet kundrinori?U jepni nxënësve një afat kohor për t’iu përgjigjur pyetjeve.Nxiten nxënësit të thonë gjithçka që ata mbajnë mend pa pasur frikë se mund t’ikritikoni. Mos u përqendroni për një kohë të gjatë tek asnjë prej pyetjeve.Shkruajini shkurt përgjigjet e nxënësve, ashtu siç i thonë.Hapi II. Në këtë hap mësuesi/ja i drejton nxënësit të hapin tekstin në f. 208 dhe tëlexojnë në heshtje temën mësimore. Udhëzon nxënësit që gjatë leximit të nënvizojnëçështjet kryesore që lidhen me kundrinorin e drejtë si dhe informacionin e ri. Kjoveprimtari të zgjasë jo më shumë se 10’.247Hapi III. Në fund të kësaj veprimtarie, mësuesi/ja pyet nxënësit: A mundeni ju tëpërmblidhni shkurtimisht informacionin që rikujtuam në hapin I dhe lexuat në hapin II?(Këtu përjashtohet informacioni i ri, i cili shpjegohet nga vetë mësuesi/ja. Ngrihentre nxënës vullnetarisht, ku secili prej tyre flet për çështjet më kryesore për secilinlloj të kundrinorëve.Mësuesi/ja i nxit nxënësit të shprehen lirshëm se në cilën çështje ata/ato hasinvështirësi. Dëgjon me vëmendje nxënësit dhe i sqaron ata me shembuj konkretëpër çdo paqartësi a vështirësi. Më pas përqendrohet tek informacioni i ri, shprehjae kundrinorit të drejtë me pjesë të nënrenditur ftilluese.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalinë:PKPNFDimë që toka rrotullohet rreth diellit. (Cilën dimë?)E më pas sqaron se pjesa kryesore e fjalisë së përbërë ftilluese ngjan me një fjali tëpaplotë që nuk ka ose kryefjalën ose kundrinorin dhe këtë funksion e kryen pjesa enënrenditur ftilluese, e cila u përgjigjet pyetjeve cilën gjë?; Ç? (çfarë?); për çfarë?Është mirë që mësuesi/ja të përdorë shembuj të tjerë për të parë sa dhe si ështëpërvetësuar ky informacion.P.sh.: Unë mendoj se këtë punë duhet ta nisim që sivjet. (Cilën gjë mendoj?)Nga kodrat e fshatit shikonin se si arat me grurë trazoheshin nga flladi i mbrëmjes.Babai thotë se njeriu pa vullnet është zero me bisht.Mësuesi/ja i ndihmon me anë të pyetjeve e kërkesave:Nënvizoni kallëzuesit.Qarkoni mjetin lidhës.Ndani fjalinë në pjesë kryesore (PK) dhe pjesë të nënrenditur.A është i plotë kuptimi i fjalisë në PK? Çfarë i mungon kësaj fjalie? Ku gjendet ai?Drejtoni pyetjen cilën gjë? për të qenë më të sigurt.Hapi IV. I gjithë informacioni i marrë për kundrinorët hidhet në tabelën e konceptevetë cilën mësuesi/ja e vizaton në dërrasë, kurse nxënësit në fletore.Kundrinori(llojet)Kundrinori drejtëÇ’gjymtyrëe fjalisëështë?Gjymtyrëe dytëMe cilën Megjymtyrë ç’pyetjelidhet drejtpërdrejt?gjendet?Me folje të Kë?, Cilin?,formës Ç’?, Çfarë?veproreMe çfarëshprehet?Emër (r.k)GE,PëremërPNFNë cilingrupbënpjesë?GFCiliështërendi itij?ZakonishtpasfoljesKundryshojnënga njëritjetri?248Kundrinorii zhdrejtëpaparafjalëmeparafjalëTabela e koncepteve plotësohet me përgjigjet e nxënësve, ndryshimet që nxënësitvënë re qarkohen nga mësuesi/ja me shkumës me ngjyrë në dërrasë dhe me lapsame ngjyrë në fletore nga nxënësit.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 1, f. 210.Klasa ndahet në dy grupe të mëdha ku njëri grup punon pikën A, tjetri pikën B.


Libër mësuesiOra II: Të ushtrohemi: Punohen ushtrimet 2-10, f. 210.Hapi I. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të hapin fletoret e klasës dhe të lexojnë nëheshtje për 5’ tabelën e koncepteve e më pas drejtohen të punojnë ushtrimet.Çdo ushtrim punohet në libër ose fletore e më pas diskutohet.Hapi II. Shënim. Nëse shihet e arsyeshme, si dhe në varësi të kohës nxënësit letë punojnë fjalitë e mëposhtme që kanë të bëjnë me shprehjen e kundrinorit tëdrejtë me PNF. Këto fjali shkruhen në tabelë gjatë kohës që nxënësit punojnë.Ushtrimi 11. Lexoni fjalitë. Tregoni ç’lloj fjalish të përbëra janë. Gjeni PK dhe PNdhe tregoni ç’funksion kryen kjo pjesë e nënrenditur.- Mora vesh që ka dalë në shtyp një libër i ri.- Kam besim se shokët do të më ndihmojnë.- Enkeleu e mori me mend ç’kishte ndodhur.Ushtrimi 12. Ndërto katër fjali me kundrinor të drejtë të shprehur me PNF, kufjalët e dhëna të përdoren si gjymtyrë e PK: lejoj, them, besoj, marr me mend.Nëse nuk del koha, ky ushtrim të jepet detyrë shtëpie.Tema:Vështirësia:Koha:Rrethana e kohës (ora e parë)Niveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë :♦ Të thotë veçoritë e rrethanorit të kohës.♦ Të shpjegojë vendin e rrethanës së kohës në fjalinë e thjeshtë e në fjalinë epërbërë me nënrenditje kohore si dhe pikësimin pranë tyre.♦ Të dallojë si shprehet rrethana e kohës në fjalinë e thjeshtë dhe në fjalinë e përbërë.♦ Të shndërrojë GE (II) me funksionin rrethanor kohe në fjalinë e thjeshtë nëpjesë të nënrenditur kohore.249Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, laps me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Organizues grafik. Rrethanori i kohës• Diskutim• Punë në grupShënim: Temat për rrethanorët janë planifikuar dyorëshe. Në çdo orë do tëtrajtohet një rrethanë dhe si shprehet ajo në fjalinë e thjeshtë dhe të përbërë, si dheushtrimet që lidhen me to.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi I. Rikujtojmë njohuritë. – Mësuesi/ja përgatit pyetjet për rikujtimin e njohurive.Shkruan pyetjen e parë në tabelë dhe të gjithë nxënësit duhet t’i japin përgjigje.Nxënësit mendojnë për pyetjen dhe i përgjigjen asaj. Mësuesi/ja nuk duhet t’ikorrigjojë nxënësit dhe nuk duhet të thotë kjo përgjigje është e saktë apo kjo tjetrae gabuar. Ai/Ajo nxit debatin mes nxënësve duke vënë në dukje dallimet midispërgjigjeve të tyre. Më poshtë jepen pyetjet që duhet të bëni njëra pas tjetrës:- Ç’tregon rrethanori i kohës?- Ç’gjymtyrë fjalie është?- Në ç’grup bën pjesë?- Me ç’pyetje gjendet?- Me se shprehet?- Cili është rendi i tij?Përgjigjet e pyetjeve mësuesi/ja i vendos në organizuesin grafik “Rrethanori”,kurse nxënësit në fletore. Modeli i pyetjeve do të jetë i njëjtë për çdo rrethanor nëfjalinë e thjeshtë.Organizuesi grafik: Rrethanori i kohësÇ’tregon?Ç’gjymtyrë efjalisë është?Në ç’grupbën pjesë?Me seshprehet?Cili ështërendi?Kjo veprimtari të mos i kalojë 10’.Më pas nxënësit drejtohen në tekst. Lexojnë në heshtje për 2’-3’ fragmentin kuflitet për shprehjen e rrethanës së kohës. Nxënësit nënvizojmë me laps informacionine ri (shprehja e rrethanorit të kohës me përemër).250Hapi II. Shkruhen në tabelë fjalitë e mëposhtme dhe ndiqen 5 hapat e njohur nganxënësit për analizën e fjalisë së përbërë.- Sapo del dielli, befas në pyll zotëron një qetësi e thellë si ajo përpara shtërngatës.- Bleta, para se të bëjë mjaltin, bën dyllin.- Fuqia e peshkatarit njihet kur ka lopatat në duar.- I dridhej zemra nga gëzimi, tek përfytyronte veten në vendin e pilotit.Hapat që do të ndiqen janë:A → nënvizo kallëzuesin,B → qarko mjetin lidhës,C → ndaj fjalinë me vijë vertikale,D → emërto pjesët e fjalisë së përbërë me nënrenditje,E → trego se ç’funksion kryen pjesa e nënrenditur.


Libër mësuesiMësuesi/ja tregon kujdes në përdorimin e presjes në varësi të pozicionit që zëpjesa e nënrenditur kohore. Të shfrytëzohen njohuritë e marra për përdorimin epresjes, në orën e drejtshkrimit.P.sh.: - Cili është pozicioni i pjesës së nënrenditur kohore në fjalinë e parë?- Ç’shenjë pikësimi vendoset kur pjesa e nënrenditur është para, në mesdhe pas pjesës kryesore?Mësuesi/ja shpjegon mospërdorimin e presjes në fjalinë e tretë duke theksuarse, në qoftë se pjesa e nënrenditur lidhet drejtpërdrejt me kallëzuesin e pjesëskryesore nuk vendoset presje.Të gjitha përgjigjet e nxënësve konkretizohen në fjalitë e shkruara në tabelë.Kur?PNK PKP.sh.: Sapo del dielli/ befas në pyll zotëron një qetësi e thellë si ajo përpara shtrëngatës.Pjesa e nënrenditur – Sapo del dielli kryen funksionin e rrethanës së kohës dheplotëson pjesën kryesore në tërësi dhe lidhet me lidhëzat kur, sapo, para se, teketj. Më pas flitet për raportet kohore që vendosen midis pjesës kryesore dhe pjesëssë nënrenditur, atë të njëkohësisë, parakohësisë e të paskohësisë. Këtë informacionmësuesi/ja e konkretizon me shembujt e dhënë në tekst.Hapi III. Mësuesi/ja bën një përmbledhje të të gjithë informacionit të dhënë përrrethanën e kohës në fjalinë e thjeshtë dhe në fjalinë e përbërë.Hapi IV. Të ushtrohemi (Ushtrimet janë zgjedhur që të dallohet si shprehet rrethanae kohës në fjalinë e përbërë e të thjeshtë.)Ushtrimi 1. U kërkohet nxënësve të dallojnë vetëm rrethanorët e kohës dhe tëthonë me se janë shprehur.Ushtrimi 2. Nuk punohet orën e parë, pasi ka rrethanorë vendi e gjymtyrë të tjera të dyta.Ushtrimi 3. Punohet në të njëjtën mënyrë si ushtrimi 1.Ushtrimi 4. Pasi të vendosin lidhëzën që duhet, nxënësit të tregojnë raportetkohore që vendosen midis pjesës kryesore dhe pjesës së nënrenditur.Ushtrimi 5. Klasa ndahet në tri grupe.Secilit grup i jepen nga 2 GE (II).U kërkohet t’i shndërrojnë këto grupe në pjesë të nënrenditura kohore e më pastë ndërtojnë fjali.P.sh.: pas lindjes së diellit – pasi lindi dielli.Në fshat mbërritën pas lindjes së diellit.Në fshat mbërritën pasi lindi dielli.251Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 213.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Tema: Rrethana e vendit në fjalinë ethjeshtë dhe në fjalinë e përbërëme nënrenditje (ora dytë)Vështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të thotë veçoritë e rrethanorit të vendit.♦ Të shpjegojë si shprehet rrethana e vendit në fjalinë e thjeshtë e në fjalinë epërbërë me nënrenditje vendore si dhe pikësimin pranë tyre.♦ Të dallojë rrethanorin e vendit në fjalinë e thjeshtë dhe pjesën e nënrenditurvendore në fjalinë e përbërë.♦ Të shndërrojë rrethanorin e vendit të fjalisë së thjeshtë në pjesë të nënrenditurvendore.♦ Të përcaktojë rolin që luajnë në fjalitë e dhëna fjalët a grupet e fjalëve tënënvizuara duke argumentuar nëse janë të domosdoshme apo jo.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, lapsa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Stuhi mendimesh• Organizues grafik: Rrethanori i vendit• DiskutimZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore: Rrethana e vendit nëfjalinë e thjeshtë e të përbërë, të cilën e shkruan në tabelë. Ai/ajo u drejton pyetjen:Ç’dini për rrethanorin e vendit në fjalinë e thjeshtë? Ç’tregon ai?252Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë ato që dinë për rrethanën e vendit.Ata mund të shfrytëzojnë pyetjet e shtruara për diskutim në organizuesin grafik qëmorën orën e kaluar.Nxitini që të argumentojnë përgjigjet e tyre.- Shkruhen përgjigjet, siç i thonë nxënësit. Më pas u kërkohet nxënësve tëplotësojnë organizuesin grafik: Rrethanori i vendit (poshtë rrethanorit të kohës),me të gjitha karakteristikat që ai ka.Hapi II. Të ushtrohemi. Në këtë hap drejtohen nxënësit tek ushtrimi 1, f. 213 dheu kërkohet të gjejnë rrethanorët e vendit dhe të shpjegojnë rrethanën që tregon kyrrethanor.


Libër mësuesiNxënësit të mos kritikojnë përgjigjet e shokëve, por t’i korrigjojnë duke sjellëargumente për çdo përgjigje të pasaktë.Hapi III. Mësuesi/ja punon në tabelë tri fjali të cilat i shkruan gjatë kohës qënxënësit punojnë ushtrimin 1.Ai/Ajo u thotë se në pjesën e dytë të orës do të shohin shprehjen e rrethanës nëfjalinë e përbërë.- Nga kopshti i tij, ngado që t’i hidhje sytë, shikoje vetëm male. (Ku?)- Ai ktheu kokën andej nga dëgjoheshin zërat. (Ku?)- Ku dhemb dhëmbi, vete <strong>gjuha</strong>. (Ku?)Nxënësit udhëzohen të ndjekin 5 hapat e njohur për analizën e fjalisë së përbërë.Fillimisht rikujtojnë se cilët hapa do të ndjekin e më pas punojnë. Kjo veprimtari tëmos i kalojë 5’ – 8’.Çdo përgjigje e nxënësve të konkretizohet në shembujt e tabelës. Mësuesi/ja tëpërqendrohet te:I. funksioni që luan pjesa e nënrenditur vendore (i ngjashëm me rrethanorin evendit në fjalinë e thjeshtë.)II. ndërtimi.III. vendi që zë pjesa e nënrenditur vendore në fjalinë rrethanore.IV. përdorimi i presjes, çdo përdorim i saj të paraqitet me skemë.P.sh.: (I) PK PNV PK(II) PK PNV(III) PNV PKNë këtë mënyrë nxënësit e kanë më të lehtë për të kuptuar se në cilat rastepërdoret presja dhe në cilat jo.Mjetet lidhëse të qarkuara në një nga hapat e analizës, nxënësit i vendosin nënjë kuti të vizatuar në fletoren ku kanë punuar.Mësuesi/ja të japë edhe mjete të tjera lidhëse, p.sh.: siç janë lidhëzat vendore:Ngado që, kudo që, ku, tek, nga253Në fund bëhet një përmbledhje e shkurtër e të gjithë informacionit të ri e më paspunohen ushtrimet.Hapi IV. Të ushtrohemi.Punohen ushtrimet 2, 3.Për realizimin e këtyre ushtrimeve mësuesi/ja ndjek hap pas hapi të gjitha kërkesate tyre duke këmbëngulur që nxënësit të sjellin argumente për çdo veprim që ata dotë kryejnë.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Shënim: Meqë në tekst mungojnë ushtrimet për shprehjen e rrethanës së venditnë fjalinë e përbërë, po japim disa modele. Është në varësi të kohës dhe dëshirëssë mësuesit/ses.Ushtrimi 1. Shkruani fjalitë, fjalëve të nënvizuara u shtoni një pjesë të nënrenditur vendore.- Edhe sivjet do të shkojmë të pushojmë atje...- Ne të gjithë e dinim vendin...- Puna e nderon njeriun, kudo...- Të rinjtë u drejtuan andej...Ushtrimi 2. Dalloni pjesët e fjalive. Ç’lloj është pjesa e nënrenditur? Tregoni ç’gjymtyrëtë pjesës kryesore plotëson pjesa e nënrenditur dhe me ç’lidhëza bashkohet.- Ku shkelte kali, ngrihej një pluhur i hollë e i verdhë.- Shokët u ndanë aty ku mbaron Bulevardi i Madh.- Zgjati trupin gjer ku i arritën këmbët.- Ku mbillej, s’korrej.- Ujërat e pasistemuara kafshonin e shkatërronin, ku të mundnin, baltën ebutë të fushave.Ushtrimi 3. (Ky ushtrim mund të jepet si detyrë shtëpie).Ndërtoni katër fjali të përbëra, ku pjesa e nënrenditur vendore:- t’i përgjigjet pyetjes ku?- të sqarojë një rrethanor vendi të shprehur me ndajfoljen atje.- të qëndrojë pas pjesës kryesore.- të tregojë vendin ku zë fill lëvizja e shprehur nga folja kallëzues e pjesës kryesore.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.254Tema:Vështirësia:Koha:Rrethana e shkakut në fjalinëe thjeshtë dhe në fjalinë epërbërë me nënrenditjeNiveli III45minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të thotë veçoritë e rrethanorit të shkakut.♦ Të shpjegojë si shprehet rrethana e shkakut në fjalinë e thjeshtë, në fjalinë epërbërë me nënrenditje si dhe shenjat e pikësimit pranë tyre.♦ Të dallojë rrethanën e shkakut në fjalinë e thjeshtë dhe pjesën e nënrenditurshkakore në fjalinë e përbërë.♦ Të shndërrojë GE (II) me funksion rrethanorin e shkakut në fjalinë e thjeshtënë pjesë të nënrenditur shkakore në fjalinë e përbërë me nënrenditje.♦ Të shndërrojë fjalitë e përbëra shkakore me lidhëza në fjali të përbëra shkakorepa lidhëza.


Libër mësuesiMateriale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, lapsa me ngjyra• Tabak i bardhë në të cilinjanë shkruar 5 fjali.Metoda dhe teknika mësimore• Veprimtari me dëgjim–mendim të drejtuar• Organizues grafik• Rrethanori i shkakut• Diagrami shkak-pasojëZhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja vendos në tabelë një tabak letre ku ka shkruar fjalitë emëposhtme të shkëputura nga teksti (në pamundësi ai/ajo mund t’i shkruajë nëtabelë me shkumësa me ngjyra).- Pse ndaloi makina?- Plasëm vape. Fytyra iu çel nga gëzimi.- Prej teje e pësova edhe unë.- Duke u sëmurur shpesh m’u krijuan vështirësi në mësime.- E tërë shtëpia ziente nga ajo këngë e bukur.Hapi II. Mësuesi/ja orienton nxënësit të shohin në tabelë dhe të dallojnë në secilënfjali se cila prej fjalëve tregon shkakun dhe cila tregon pasojën, këtë veprimtarinxënësi ta realizojë përmes diagramit shkak-pasojë.P.sh.: Shkaku PasojaVapenga gëzimiFjaliaII, IIIPlasëmiu çelMësuesi/ja kërkon nga nxënësit:Nga cila gjymtyrë varet rrethanori i shkakut në secilën fjali?- Ç’tregon? Ç’gjymtyrë e fjalisë është?- Në ç’grup bën pjesë?- Me se shprehet?- Cili është rendi?255I gjithë informacioni i vjelë nga nxënësi plotësohet në organizuesin grafik:rrethanori i shkakut të cilin e vendos poshtë rrethanorit të vendit.Kujdes! Për të dalluar rrethanorin e shkakut nga kundrinori i zhdrejtë me parafjalësi dhe nga rrethanori i vendit duhet të kemi parasysh faktin që te rrethanori i shkakutkemi lidhjen shkak-pasojë.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë tregon drejtimin e kryerjes së veprimit, ështëelement shoqërimi.Rrethanori i vendit tregon vendin, ku kryhet veprimi.Kjo realizohet përmes ushtrimit 6.Hapi II. Në këtë hap mësuesi/ja thotë se shprehjen e rrethanës së shkakut nuk eshohim vetëm në fjalinë e thjeshtë, por edhe në fjalinë e përbërë me nënrenditje. Nëfjalitë e shkruara në tabelë ju do të dalloni Funksionin, Ndërtimin, Rendin e pjesëve.- Përdorimi i presjes. Për këtë do t’ju ndihmojnë 5 hapat e njohur që kemi përdorurgjatë analizës së fjalisë së përbërë.Në tabelë janë shkruar fjalitë e mëposhtme:PK PNSH- Ne ndezëm një zjarr të madh/ se ishte ftohtë.- Meqë autobusin nuk e arrita dot, fillova të kërkoja ndonjë makinë të rastit.- Portëza, ngaqë ishte e vjetër shumë, kishte marrë një ngjyrë të hirtë.Çdo përgjigje e nxënësve konkretizohet në shembujt e dhënë në tabelë. Për çdoshembull tregohen:Funksioni:Pjesa e nënrenditur shkakore kryen në fjalinë e përbërë një funksion të ngjashëmme atë të rrethanorit të shkakut në fjalinë e thjeshtë.Ndërtimi:Pjesa e nënrenditur shkakore lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzavenënrenditëse shkakore: se, meqë, ngaqë, për shkak se, përderisa etj.256Rendi:Për çdo fjali të dhënë në tabelë mësuesi/ja të vizatojë skemën e vendndodhjessë pjesës së nënrenditur shkakore. Këtu vendos dhe shenjat e pikësimit.P.sh.: PK , PNSHPNSH , PKPK , PNSH , PKHapi III. Të ushtrohemiPunohen ushtrimet 1, 3, 5 (dy fjalitë e para).Ushtrimi 1. Nxënësit gjejnë fjalitë ku ka rrethanor shkaku; udhëzohen që fillimisht tëgjejnë foljen – kallëzues, të drejtojnë pyetjen PSE? e më pas të thonë nga ç’gjymtyrëvaren e me se janë shprehur, fjalia e fundit është fjali e përbërë, me nënrenditje shkakore.Ushtrimi 3. Nxënësit do të shndërrojnë GF në fjali të përbërë shkakore. Pasi tandërtojnë, të diskutojnë për rendin e pjesëve, shenjave të pikësimit, mjetin lidhës.


Libër mësuesiUshtrimi 5. Do të punohen vetëm dy fjalitë e para.Qëllimi i këtij ushtrimi është që të tregojë se në fjalinë e përbërë me nënrenditjeshkakore pjesa kryesore lidhet me pjesën e nënrenditur me intonacion kur kjo efundit shpreh pasojën.Bëhet vlerësimi i punës së nxënësve.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7, f. 216. Kërkesa e ushtrimit do të jetë:Ndërtoni 7 fjali, 5 fjali me shprehjen e rrethanëssë shkakut në fjalinë e thjeshtë. (Me të gjitha rastet e shprehjes së saj.)2 fjali me shprehjen e rrethanës së shkakut në fjalinë e përbërë.Tema:Vështirësia:Koha:Shprehja e rrethanës së qëllimitnë fjalinë e thjeshtë dhe nëfjalinë e përbërë me nënrenditje.Niveli III45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të thotë veçoritë e rrethanorit të qëllimit.♦ Të shpjegojë si shprehet rrethana e qëllimit në fjalinë e thjeshtë dhe në fjalinëe përbërë me nënrenditje.♦ Të dallojë rrethanorin e qëllimit në fjalinë e thjeshtë dhe pjesën e nënrenditurqëllimore në fjalinë e përbërë.♦ Të shndërrojë një rrethanor qëllimi të fjalisë së thjeshtë në fjali të përbërë menënrenditje qëllimore.♦ Të shndërrojë fjalitë e përbëra qëllimore me lidhëza në fjali të përbëra pa lidhëza.♦ Të ndërtojë katër fjali të thjeshta me rrethanor shkaku dhe 2 fjali të përbërame pjesë të nënrenditura qëllimore.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Fletore, lapsa me ngjyra• Skeda të voglaZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Lexim dhe pyetje• Diskutim• Organizuesi grafik: Rrethanori i qëllimit• Punë në çift257Hapi I. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë me kujdes shprehjen e rrethanëssë qëllimit në fjalinë e thjeshtë. Këtë veprimtari nxënësit do ta zhvillojnë në çift. Tëdy nxënësit vendosin se cilat janë karakteristikat kryesore të rrethanorit të qëllimitdhe i shkruajnë anash tekstit.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi II. Të dy nxënësit ndërtojnë pyetje për tekstin e lexuar duke përdorur termatanash, p.sh.: nxënësit mund të veçojnë këta terma: synim, qëllim, kërkojmë, tregon etj.Pyetja e ndërtuar për këto terma mund të jetë: - Ç’tregon rrethanori i qëllimit?Nxënësit i shkruajnë pyetjet në fletore ose në skeda dhe ia drejtojnë ato një çiftitjetër nxënësish të zgjedhur nga ata vetë. Në qoftë se nxënësit e çiftit të parë pajtohenme përgjigjen, i shkruajnë ato në fletore tek organizuesi grafik i ndërtuar për tëgjitha llojet e rrethanave.Mësuesi/ja udhëzon nxënësit se pyetjet që do të ndërtojnë duhet të përfshijnë tëgjitha karakteristikat e mësuara për rrethanorin.Kjo veprimtari të mos i kalojë 15’-20’.Mësuesi dëgjon nxënësit me vëmendje, ndërhyn atje ku nxënësit janë të paqartëduke konkretizuar shpjegimin me shembuj.Në këtë hap nxënësit punojnë ushtrimin 1, f. 216.Mësuesi/ja përgëzon çiftet që punuan më mirë në veçimin e termave kryesore,në ndërtimin e pyetjeve kërkimore, në dhënien e përgjigjeve të sakta.Mësuesi/ja të përqendrohet te shënimi Kujdes ku bëhet dallimi midis rrethanorittë shkakut dhe qëllimit.Hapi III. Në këtë hap nxënësit do të njihen me shprehjen e rrethanës së qëllimitnë fjalinë e përbërë me nënrenditje.Në tabelë janë shkruar fjalitë e përbëra.- Të gjithë heshtën që të dëgjonin fjalën e tij.- Ne punojmë që të arrijmë rezultate të larta.- Kalorësit, që të mos binin në sy të armikut, ecnin përfund kodrave.258U kërkohet nxënësve të dallojnë në fjalitë e mësipërme: Funksionin e pjesëvetë fjalive të përbëra, ndërtimin, rendin e pjesëve, përdorimin e presjes. Për këtëndihmojnë 5 hapat e njohur që janë përdorur gjatë analizës së fjalisë së përbërë.Çdo përgjigje e nxënësve konkretizohet me shembujt e dhënë në tabelë, mësuesi/ja përdor shkumësa me ngjyra për çdo hap që do të kryejnë nxënësit.P.sh.: PK PNQTë gjithë heshtën që të dëgjonin fjalën e tij.Funksioni: Pjesa e nënrenditur qëllimore kryen në fjalinë e përbërë një funksiontë ngjashëm me atë të rrethanorit të qëllimit në fjalinë e thjeshtë.Ndërtimi: Pjesa e nënrenditur qëllimore lidhet me pjesën kryesore me anë tëlidhëzave nënrenditëse qëllimore që, me qëllim që ose drejtpërdrejt me foljekallëzues në mënyrën lidhore.Rendi: Për çdo fjali të dhënë në tabelë mësuesi/ja vizaton skemën e vendndodhjessë pjesës së nënrenditur qëllimore si dhe përdorimin e presjes.


Libër mësuesiPK PNQ Sqarohen nxënësit se kur PNQ lidhet drejtpërdrejt me foljenkallëzues të PK nuk vendoset presje.PK , PNQ Në rastet e tjera vendoset presja.PNQ , PKPK , PNQ , PKHapi IV. Të ushtrohemi:Punohen ushtrimet 2, 4, 5 (dy fjalitë e fundit).Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja ndërhyn atje ku nxënësitjanë të paqartë. Këmbëngul që nxënësit të argumentojnë çdo veprim.Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 7. Kërkesa e këtij ushtrimi do të jetë:Ndërtoni 2 fjali të thjeshta dhe dy të përbëra që të shprehin rrethanën e qëllimit.Tema: Rrethana e mënyrës në fjalinë ethjeshtë dhe në fjalinë e përbërëme nënrenditje (ora dytë)Vështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë me se shprehet rrethana e mënyrës në fjalinë e thjeshtë e të përbërë.♦ Të shpjegojë vendin e rrethanorit të mënyrës në fjalinë e thjeshtë dhe të pjesëssë nënrenditur mënyrore, pikësimin pranë tyre.♦ Të plotësojë fjalitë e dhëna me nga një rrethanor mënyre.♦ Të formojë me fjalitë e dhëna, fjali të përbëra me pjesë të nënrenditura mënyrore.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabela, shkumësa me ngjyra• Tabak i bardhë ku janë shkruar 6 fjalë• Fletore, lapsa me ngjyraZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Punë e pavarur• Diskutim• Organizues grafik:Rrethanori i mënyrës259Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore, të cilën e shkruan nëtabelë. Ngjit tabakun në të cilin janë shkruar 6 fjali të thjeshta që përmbajnë rrethanormënyre (në pamundësi këto fjali të shkruhen në tabelë me shkumësa me ngjyra).


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Si?- Fëmijët ecnin shpejt.- Shiu binte papushim.- Sillet si zvarranik në jetë.- Ai i ngjiti shkallët pa u ndaluar.- Taulanti doli nga pylli duke kënduar.- Ajo ditë pranvere mbaroi si të gjitha ditët e motit.Udhëzohen nxënësit të lexojnë me kujdes fjalitë për të zbuluar veçoritë e rrethanëssë mënyrës në fjalinë e thjeshtë, pra: Me se shprehet rrethana e mënyrës?- Ç’gjymtyrë e fjalisë është?- Në ç’grup bën pjesë?- Me ç’pyetje gjendet?- Me se shprehet rrethanori i mënyrës?- Cili është vendi i tij në fjali?Nxënësve u kërkohet që fillimisht të gjejnë foljen – kallëzues, sipër saj të vendosinndajfoljen e mënyrës që i ndihmon për të gjetur rrethanorin e mënyrës dhe këtë tëfundit ta nënvizojnë me laps të kuq.Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve, diskutohen nëse ka ndonjëpaqartësi dhe më pas gjithë informacioni i zbuluar nga nxënësit lidhet nëorganizuesin grafik: Rrethanori i mënyrës.Kjo veprimtari të mos i kalojë 20 minuta.Hapi II. Mësuesi/ja nëse e sheh të nevojshme u rikujton nxënësve që shpeshrrethanori i mënyrës ngatërrohet me përcaktorin kallëzuesor dhe kërkon prej tyrese cili është dallimi.260Përgjigjet e nxënësve mund të jenë:Rrethanori i mënyrës tregon mënyrën e kryerjes së veprimit dhe lidhet vetëm mefoljen, kurse përcaktori kallëzuesor ka lidhje të dyfishtë me foljen dhe kryefjalën.Si?P.sh.: Rrugën për në kinema e bëmë me këmbë. (Ne me këmbë?!)Djali u bë me shkollë.Si?djalë me shkollëHapi III. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se shprehjen e rrethanës së mënyrëse shohim dhe në fjalinë e përbërë me nënrenditje.- Nxënësit lexojnë fjalitë e përbëra të dhëna në tekst, f. 217.Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të dallojnë: funksionin, ndërtimin, rendin e pjesëvesi dhe përdorimin e presjes.Edhe për këto lloj fjalish vizatohet skema në tabelë.


Libër mësuesi(I) PK PNM Në këtë skemë nuk vendoset presja, sepse lidhetdrejtpërdrejt me kallëzuesin (fjalia e parë).Të gjitha fjalitë e dhëna në tekst kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kallëzuesin.Më poshtë po japim dy shembuj të tjerë vetëm për përdorimin e presjes, kur PNMështë përpara ose në mes të PK.PNMSiç mblidhen zogjtë me atë thirrjen e këngës së tyre,PKashtu nisën të mblidheshin njerëzit nga lajmi i kthimit të Skënderbeut.PK PNMBabai e puthi të birin në ballë, siç e puthte në fëmijëri.PK PNM PKPurtekat e thata të gardheve, sikur kishin bërë një banjë të ngrohtë, kullonin e avullonin.Hapi IV. Të ushtrohemi.Punohen ushtrimet 2, 3, 4, (Të punohet kërkesa e rrethanorit të mënyrës).Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 1, f. 219.Tema: Shprehja e rrethanës së sasisë nëfjalinë e thjeshtë dhe në fjalinë epërbërë me pjesë të nënrenditur (ora dytë)Vështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë në fjalitë e dhëna veçoritë e rrethanorit të sasisë.♦ Të shpjegojë vendin e rrethanorit të sasisë në fjalinë e thjeshtë e në fjalinë epërbërë si dhe pikësimin pranë tyre.♦ Të dallojë rrethanën e sasisë në fjalinë e thjeshtë dhe në PN sasiore të fjalisësë përbërë.♦ Të plotësojë fjalitë e dhëna me nga një rrethanor sasie.♦ Të formojë me fjalitë e dhëna, fjali të përbëra me pjesë të nënrenditura sasiore.261Materiale dhe mjete mësimoreMetoda dhe teknika mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Tabak i bardhë ku janë shkruar 4 fjali• Fletore, lapsa me ngjyra• Punë e pavarur• Diskutim• Organizuesi grafik: Rrethanori i sasisë


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore, të cilën e shkruan nëtabelë. Ngjit tabakun ku janë shkruar 4 fjali të thjeshta që përmbajnë rrethanorësasie (në pamundësi, këto fjali të shkruhen në tabelë me shkumësa me ngjyra.)- Shkrimtari foli shumë për librin e ri.- Në Ksamil unë notova gjer në dy-tre kilometra.- Treni u vonua 10 minuta.- Ne blemë 2 kg qershi.Udhëzohen nxënësit të lexojnë me kujdes fjalitë për të zbuluar veçoritë e rrethanëssë sasisë në fjalinë e thjeshtë.- Kërkojuni nxënësve që fillimisht të gjejnë foljen-kallëzues dhe mbi të, të vendosinndajfoljen e sasisë që i ndihmon për të gjetur rrethanorin e sasisë dhe këtë tëfundit ta nënvizojnë me laps të kuq.- Dëgjohen me vëmendje përgjigjet e nxënësve, diskutohen nëse kanë ndonjëpaqartësi e më pas i gjithë informacioni i vjelë nga nxënësit hidhet në organizuesingrafik: Rrethanori i sasisë, në fletoren e tyre. Organizuesi grafik i plotësuar do të jetë:Ç’tregon?Sasinë eveprimit tënjë sendiose të njëtipari.Ç’gjymtyrëe fjalisëështë?Gjymtyrë edytë efjalisëNë ç’grupbën pjesë?Bën pjesënë GFMe ç’pyetjegjendet?Sa?Kjo veprimtari të mos zgjasë më tepër se 20 minuta.Me seshprehet?NdajfoljeGECili ështëvendi i tijnë fjali?Zakonishtpas foljes.Hapi II. Mësuesi/ja u bën të njohur nxënësve se në këtë hap do të mësojnëshprehjen e rrethanës së sasisë në fjalinë e përbërë me nënrenditje.262Vëmendja e mësuesit përqendrohet te:FunksioniNdërtimiRendi i pjesëvePërdorimi i presjesFillimisht nxënësit do të rikujtojnë 5 hapat e më pas do të hyjnë në analizën efjalisë së përbërë.Nxënësit lexojnë fjalitë e përbëra të dhëna në tekst, f. 218 e më pas tregojnë seç’funksion kryen PN e nënrenditur sasiore?Si është ndërtuar ajo?Cili është rendi i pjesëve?Ku përdoret presja?


Libër mësuesiNxënësit vizatojnë në fletore skemën për secilin lloj të fjalisë së përbërë. Më pasngrihet një nxënës i cili paraqet në tabelë skemën duke e interpretuar atë.Diskutohet nëse nxënësit kanë ndonjë paqartësi.Hapi III. Të ushtrohemi.Punohen ushtrimet 2, 4. (Të punohet kërkesa vetëm për rrethanorin e sasisë.)Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.Detyrë shtëpie: Meqenëse është ora e fundit e shprehjes së rrethanësnë fjali të thjeshtë e në fjalinë e përbërë me nënrenditje, jepet një ushtrim kunxënësit të dallojnë llojin e rrethanës në fjalinë e përbërë me nënrenditje.Kërkesa: Dalloni fjalitë me pjesë të nënrenditur kohore, shkakore, sasiore,mënyrore.- Sytë i shkëlqenin tek vështronte shpatin gjelbërosh.- Ju nuk i kuptoni këto gjëra, se jeni ende të vegjël, - tha nëna.- Turma udhëtarësh, sikur të niseshin diku për festë, mbushën vagonin gëzueshëm.- Dalëngadalë u ngrys sa mezi shquheshin kreshtat e maleve.Tema:Vështirësia:Koha:FjalëformimiNiveli IV90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të lidhë konceptet morfema fjalëformuese (rrënja, tema fjalëformuese,parashtesat dhe prapashtesat), morfema trajtëformuese (mbaresa dhe tema e fjalësme përkufizimin përkatës.)♦ Të dallojë morfemat fjalëformuese dhe trajtëformuese të fjalëve të dhëna.♦ Të klasifikojë në familje fjalësh fjalët e dhëna duke bërë skemën për çdo familjefjalësh.♦ Të formojë familje fjalësh nga rrënjët e dhëna.263Materiale dhe mjete mësimoreMetoda dhe teknika mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Fisha me ngjyra• Punë me grupe• Diskutim• Punë e pavarur• Punë e drejtuar


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Punë përgatitoreNë fletë formati me ngjyra shkruhen përkufizimet për termat:- morfema fjalëformuese,- morfema trajtëformuese,- rrënja,- tema e fjalës,- tema fjalëformuese,të cilat priten në formën e fishave. Po në fisha me ngjyra, por tashmë më tëvogla, shkruhen me shkronja të mëdha termat. Është mirë që fisha që përmbanpërkufizimin dhe fisha që ka të shkruar emërtimin e termit të kenë të njëjtën ngjyrë.Më poshtë po japim modelin që mund të ndjekë mësuesi:Shërbejnë për të formuar fjalë të reja.(rrënja, tema fjalëformuese, parashtesat, prapashtesat). e kuqePërdoren për të formuar trajta të ndryshme të së njëjtës fjalë (Mbaresat) e verdhëMbart kuptimin leksikor të fjalës. Gjendet duke i hequr fjalës parashtesat,prapashtesat dhe mbaresat që mund të ketë. (Rrënja)Është pjesa që mbetet pasi i heqim fjalës mbaresën. (Tema)blukafePjesa prej së cilës formohet drejtpërdrejt një fjalë e re.gjelbërMORFEMAT FJALËFORMUESE e kuqeMORFEMAT TRAJTËFORMUESEe verdhëRRËNJA blu264TEMA E FJALËS kafeTEMA FJALËFORMUESEe gjelbërZhvillimi i mësimitHapi I. Ndahen nxënësit në 5 grupe. Secilit grup i jepen fishat e përgatitura (*5 fishatme përkufizimet dhe 5 fishat që përmbajnë emërtimin e termit). U kërkohet nxënësvetë secilit grup që të lexojnë me kujdes për disa minuta përkufizimet e dhëna dhe tëbëjnë lidhjen (bashkimin) midis fishave që përbëjnë përkufizimin dhe atyre që përmbajnëtermin. Ngjyrat e fishave do t’i ndihmojnë për të realizuar këtë detyrë.Ndërkohë që nxënësit punojnë, mësuesi/ja kalon pranë secilit grup duke ndjekurmë nga afër diskutimet e pjesëtarëve të grupit për të përmbushur detyrën.


Libër mësuesiHapi II. Kur mësuesi/ja vë re se nxënësit e të gjitha grupeve e kanë përfunduardetyrën, u kërkon atyre të hapin librat në faqen 220 dhe të vlerësojnë punën e bërë.Më pas një përfaqësues nga secili grup jep vlerësimin për punën e grupit të tijduke raportuar lidhjet e sakta dhe të gabuara.Në fund mësuesi/ja kërkon nga secili grup të lexojë një nga përkufizimet tashmëtë plotësuara (d.m.th. të lidhura me termin përkatës).P.sh.: Grupi IMorfemat fjalëformuese shërbejnë për të formuar fjalë të reja. Ato janë rrënja,tema fjalëformuese, parashtesat dhe prapashtesat.Hapi III. Mësuesi/ja shkruan në tabelë 5 fjalë të prejardhura. I jep secilit grup nganjë dhe u kërkon të bëjnë analizën fjalëformuese.Kështu: Grupi I merr fjalën përpuniminGrupi II merr fjalën fshatarësinëGrupi III merr fjalën ripërdoraGrupi IV merr fjalën besnikëriaGrupi V merr fjalën përhapjesTë gjitha grupet punojnë për rreth 10 minuta për të bërë analizën fjalëformuese tëfjalëve të dhëna. Një përfaqësues për secilin grup prezanton punën e grupit të tij,duke bërë analizën fjalëformuese të fjalës në tabelë.P.sh.: Grupi i parë. Analiza e fjalësPërpuniminPërpunim - in → përpuno -imtema mbaresa tema fjalëfor. prapashtesapër + puno → pun - oparashtesa + temë fj.rrënja - prapashtesaNë të njëjtën mënyrë vazhdohet edhe me fjalët e tjera.Gjatë kohës që nxënësit bëjnë analizën në tabelë shpjegojnë edhe llojin e morfemave.Hapi IV. Së fundi mësuesi/ja u kërkon grupeve që, me rrënjën e fjalëve të dhëna,të formojnë familje fjalësh, pra të formojnë familje fjalësh me rrënjët: punë, fshat,dorë, besë, hap.265Në përfundim lexohen familjet e fjalëve të formuara nga secili grup. Mësuesi/jadëgjon me kujdes përgjigjet e nxënësve dhe jep vlerësime.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 1, f. 221. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësitpër mënyrën se si duhet të punojnë.Një model mund të jetë si më poshtë:banka = bank (morfemë fjalëformuese) + a (morfemë trajtëformuese).Për morfemat fjalëformuese dhe trajtëformuese mund të përdorenedhe shkurtime, si morfemë fjalëformuese dhe morfemë trajtëformuesedëmtoj = dëm (MF) + to (MF) + j (MT)


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Mund të vazhdohet në këtë mënyrë për të gjitha fjalët. Të tregohet kujdes për dyfjalët e fundit që janë të formimit parashteso – prapashtesor.Ora e dytë: UshtrimeOra e ushtrimeve nis me punimin e detyrës së shtëpisë (Ushtrimi 1) nëpërmjet sëcilës mësuesi rikujton edhe njëherë njohuritë e marra mbi morfemat fjalëformuesedhe trajtëformuese.Më pas punohen ushtrimet 2-4, f. 221.Në ushtrimin 2 mësuesi/ja sqaron se fjala menjëherë është fjalë e përngjitur dhekështu që nuk do të punohet prej nxënësve.Ushtrimin 3, meqë ka një ngarkesë të madhe, mësuesi/ja mund ta ndajë dukepunuar në skuadra.Ndahet klasa në 6 skuadra sipas rreshtave. Secilës skuadër i jepen dy fjalë përtë gjetur pjesët përbërëse (rrënjën, temën, temën fjalëformuese, parashtesën,prapashtesën dhe mbaresën).Skuadra I prehjes, mendimeveSkuadra II pavarësinë, paprekshmërisëSkuadra III mprehjes, stërgjyshërveSkuadra IV çlodhje, vrasjeSkuadra V zgjimit, kujtimeveSkuadra VI lindjeve, të njerëzishëmFjalën vazhdimësisë mësuesi/ja e analizon në tabelë në mënyrë që nxënësit tëndjekin të njëjtin model për të bërë analizën fjalëformuese të fjalëve të tjera.vazhdimësisëvazhdimësisë + së (mbaresa)vazhdim + ësi (prapashtesë)vazhdo + in (prapashtesë)vazhd (ë) + o (prapashtesë)vazhd(ë) ⇒ rrënja.266Në ushtrimin 4 për fjalët: shënoj, shënim, i shënuar, shënues, dhe për fjalët: sulmoj,sulmim, i sulmuar, sulmues mësuesi/ja i udhëzon nxënësit që rrënjën ta shënojnë vetë.Në përfundim të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet me të gjithë nxënësit.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, f. 221.Për fjalën sy këshillojmë që mësuesi/ja t’i ndihmojë nxënësit me disa shembuj tëdhënë prej tij.sykaltërsyzesysyskësykësyth


Libër mësuesiTema:Vështirësia:Koha:FrazeologjiaNiveli III90 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të shpjegojë kuptimin e shprehjeve frazeologjike të dhëna.♦ Të klasifikojë shprehjet frazeologjike mbështetur në klasën e fjalës gjegjëse.♦ Të dallojë shprehjet frazeologjike nga fjalët e urta dhe gjëegjëzat.♦ Të lidhë njësitë frazeologjike që kanë kuptim të njëjtë ose të kundërt.♦ Të ndërtojë fjali duke i përdorur grupet e dhëna të fjalëve një herë si shprehjefrazeologjike dhe një herë si grupe të lira.♦ Të bëjë një shkrim të shkurtër me temë të lirë ku të përdorë shprehjefrazeologjike të llojeve të ndryshme.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• ShkumësaZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknikë mësimore• Stuhi mendimi• Diskutim• Punë e pavarurHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e mësimit dhe kërkon të kujtojnë:- Ç’janë shprehjet frazeologjike?- Thoni disa shprehje frazeologjike.Në tabelë shkruhen nga mësuesi/ja katër njësi frazeologjike të përzgjedhura ngaato që u thanë prej nxënësve ose grupet e fjalëve të mëposhtme:a. i doli bojab. shkel e shkoc. me mend në kokëd. të zitë e ullirit267Kërkohet nga nxënësit:1. Cili është kuptimi i grupeve të fjalëve të dhëna?2. Ndërtoni një fjali me grupin e fjalëve dhe një me gjegjësen e tij. Si ështëkuptimi në secilin rast?3. Provoni të ndryshoni rendin e fjalëve në këto grupe, ç’ndodh?Përgjigjet shkruhen në të majtë të tabelës nga mësuesi/ja.1. Këto grupe fjalësh kanë kuptimin e një fjale të vetme.2. Kanë kuptim të figurshëm.3. Kanë rend të ngulitur.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Prej këtej nxënësit arrijnë në përkufizimin për shprehjet frazeologjike: (Grupet efjalëve që kanë këto veçori).Hapi II. Rikthehen nxënësit në tabelë për të riparë njësitë frazeologjike. U kërkohetqë secilës fjalë gjegjëse t’i përcaktohet klasa.Shkruhet: a - u turpërua (u turpërua - folje).b. - keq (ndajfolje)c. i zgjuar (mbiemër)d. me vuajtje (emër)Mbështetur në klasën e fjalës gjegjëse emërtohen (klasifikohen) edhe njësitëfrazeologjike, pra, këto njësi janë:a. njësi frazeologjike foljore.b. ndajfoljec. mbiemërored. emëroreHapi III. Shkruhen çiftet e njësive frazeologjikesa për të kaluar radhën – shkel e shkos’e vë ujin në zjarr – s’e çan kokëne solli kokën – e theu qafënÇifti I. kuptimi keq, - keq (sinonime)Çifti II. nuk shqetësohet – nuk shqetësohet (sinonime)Çifti III. erdhi – iku (antonime)Shpjegohet kuptimi i secilës për të bërë më pas krahasimin e tyre. Arsyetimet,përfundimet e arritura nga nxënësit, shkruhen me shkumës me ngjyrë të kuqe nëdy çiftet e para e të verdhë në çiftin e tretë.Hapi IV. Hapet libri në f. 224 dhe për 5-6 minuta nxënësit shohin informacionin edhënë për frazeologjizmat. Nëse ka paqartësi, diskutohet. Vëmendja përqendrohet nëdallimin e njësive frazeologjike nga fjalët e urta, proverbat, gjëegjëzat. (Paragrafi II, f. 225)Në minutat e fundit bëhet një përmbledhje për temën, vlerësohen përgjigjet e nxënësve.268Detyrë: Ushtrimi 1, f. 225. Të punohet me tabelën:Njësi frazeologjike Fjala gjegjëse KlasaPër të qarë, për tëqeshurTragjikomike (e keqe)MbiemërLloji i njësisëfrazeologjikeMbiemëroreOra II. Të ushtrohemiPunohen ushtrimi 2-7, f. 226. Pas punimit të çdo ushtrimi, individualisht nganxënësit, bëhet diskutimi i tij.Detyrë: Ushtrimi 8, f. 226.


Libër mësuesiTema:Vështirësia:Koha:Ngjyrimi emocional i fjalëve,fusha leksikore dhe fjalëtme shumë kuptimeNiveli II45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë fjalët me ngjyrim emocional në tekstet e dhëna dhe të shpjegojëvlerën e përdorimit të tyre.♦ Të shkruajë fushën leksikore të fjalës lule.♦ Të përdorë saktë fjalët me shumë kuptime.Materiale e mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletë pune•“Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”Metoda dhe teknika mësimore• Punë në çift• DiskutimPunë përgatitorePërgatiten fletë pune për çdo çift nxënësish. Fleta e punës përmban tri rubrika.Modeli (fletës së punës) do të jetë:Rubrika ILexoni me kujdes dy tekstet e dhëna dhe shpjegoni ç’ngarkesë emocionalembartin fjalët e nënvizuara.AKruj’o qytet i bekuar,Prite, prite Skënderbenë,Po vjen si pëllumb i shkruar,Të shpëtojë mëmëdhenë...Lum, ti, Shqipëri, o lule...BI poshtër është.Qen bir qeni është!Nursëz është, çapaçul është.Qurraman është e kujton se është i fortë!269Rubrika IINdërtoni fushën leksikore të fjalës lule.LuleRubrika IIIShpjegoni kuptimin e fjalës buzë në fjalitë e dhëna:a. Më dridhej buza, por e duroja dhimbjen.a, buza=


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”b. Dy peshkatarët e shtynin varkën, duke e kapur pas buzëve të saj.b, buzë =c. Dielli vazhdonte të ngrohte, megjithëse ishim në buzë të dimrit.c. buzë =Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësuesi/ja shpërndan fletët e punës. Nxënësit punojnë në dyshe. Paspërfundimit të punës në çift për rubrikën e parë, mësuesi drejton diskutimin nëklasë. Pranon shpjegimet e nxënësve, por, nëse nuk arrihet te ngarkesa emocionale,plotësohet prej tij/saj.Fjalët me shkronja të zeza jo vetëm që na japin diçka nga realiteti, por edheqëndrimin e folësit, vlerësimin e tij për atë që thotë, pra kanë ngjyrim emocional.Fjalët me ngjyrim emocional shprehin dashuri ose urrejtje, lavdërim ose tallje...Hapi II. Lexohet fusha leksikore e fjalës lule duke dhënë edhe përkufizimin përfushën leksikore: “Tërësia e fjalëve që mbulon një fushë konceptore formon njëfushë leksikore”. Ndërsa mësuesi/ja njeh nxënësit me konceptin fushë semantike= tërësinë e kuptimeve të të gjitha fjalëve të një fushe leksikore.Hapi III. Për secilin rast fjala buzë lidhet me kontekstin.Nxënësit plotësojnë, por nuk kundërshtojnë njëri-tjetrin. Një nxënës, pas diskutimit,me ndihmën e “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” botim 1980, f. 204-205 njeh klasënme kuptimet e fjalës buzë.Në fjalinë e parë: buzë = secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme zakonisht mengjyrë trëndafili, që mbulojnë dhëmbët dhe që kufizojnë e mbyllin gojën nga jashtë.Në fjalinë e dytë: buzë = skaji i një sendi, ana ku mbaron një send.270Në fjalinë e tretë: buzë = fillimi i një kohe.Pra fjala buzë ka më shumë se një kuptim dhe fjalë të tilla quhen fjalë tëshumëkuptimshme (polisemantike).Hapi IV. Punohen ushtrimet 1-5.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, f. 229.


Libër mësuesiTema: Ligjërimet në gjuhën shqipeVështirësia: Niveli IIIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të dallojë veçoritë e ligjërimit bisedor, të shkujdesur dhe libror.♦ Të krahasojë veçoritë e ligjërimit të shkujdesur dhe atij bisedor.♦ Të krijojë një tekst të shkurtër që t’i përkasë ligjërimit të shkujdesur ose librorduke përdorur fjalët kyç të dhëna.♦ Të gjejë tekste që i përkasin ligjërimit bisedor, të shkujdesur dhe libror.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Tabakë të bardhë• Bojëra ujiMetoda dhe teknika mësimore• Punë e pavarur• Diskutim• Shkrim i lirëPunë parapërgatitorePërgatiten 6 tabakë të bardhë. Në secilin prej tyre mësuesi/ja do të shkruajë:1. një tekst që i përket ligjërimit bisedor (në tabakun e parë). Për këtë mund tëshfrytëzohet edhe teksti i dhënë në libër, f. 230,2. një tekst që i përket ligjërimit të shkujdesur,3. një tekst që i përket ligjërimit libror,4. veçoritë e ligjërimit bisedor,5. veçoritë e ligjërimit të shkujdesur,6. veçoritë e ligjërimit libror. (Për tri grupet e fundit pa përcaktuar se cilit ligjërim i përkasin.)Për të ndihmuar mësuesit po japim dy tekste që i përkasin ligjërimit të shkujdesurdhe atij libror. Sigurisht që mësuesi nuk është i detyruar t’i përdorë ato. Ai mund tëzgjedhë tekste të tjera në përshtatje edhe me nivelin e nxënësve.271Ligjërimi i shkujdesurDje bëmë një ndeshje futbolli me djemtë e së pestës b. Lojën e hapën ata. Kishinardhur plot tifozë për të dyja skuadrat. Sapo e kishim filluar lojën, kur Beni, ai bufii klasës tjetër, bëri penallti.Topin e gjuajti Tomi. Ai është valutë fare. E gjuajti aq fort dhe aq shpejt, sa portierii tyre s’luajti as gishtin. Lëre ç’vajti pastaj... Të gjithë djemtë e skuadrës tjetër ubënë si me penallti në tru. U shkrimë fare. Ia vlente të ishe afër e të shikoje.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Ligjërim librorBletët komunikojnë me njëra-tjetrën. Një bletë mund t’u tregojë shoqeve ku mundtë gjejnë lule për nektar. Këtë informacion ajo e jep nëpërmjet një kërcimi të veçantë,që quhet kërcimi tetsh.Rrotullohet nga e majta, pastaj nga e djathta, duke formuar numrin tetë. Trupi ibletës që ndodhet atje ku bashkohen dy rrathët, tregon drejtimin e luleve. Bletët etjera e kuptojnë mjaft mirë mesazhin e shoqes së tyre.Zhvillimi i mësimitHapi I. Njihen nxënësit me temën e re e cila shkruhet në tabelë. Mësuesi/ja ngjittë 6 tabakët që ka përgatitur më parë me tekstet dhe veçoritë e ligjërimit bisedor, tëshkujdesur dhe libror duke i orientuar nxënësit që t’i lexojnë me kujdes e më pas tëlidhin tekstet me veçoritë që i karakterizojnë duke përcaktuar në këtë mënyrë secilat veçori i përkasin ligjërimit bisedor, cilat ligjërimit të shkujdesur dhe cilat ligjërimitlibror. Jo vetëm kaq, por mësuesi/ja kërkon prej tyre edhe ilustrimin e veçorive meshembuj konkretë për secilin ligjërim.Nxënësit punojnë qetësisht. Mund të shkëmbejnë ide e mendime edhe me shokune bankës.Mësuesi/ja i këshillon nxënësit që të jenë të kujdesshëm në përcaktimin ekarakteristikave për secilin ligjërim.Hapi II. Në përfundim të detyrës mësuesi/ja ngre disa nxënës për të lexuar lidhjet ebëra si dhe ilustrimin e veçorive me shembuj konkretë të shkëputur nga tekstet e dhëna.Hapi III. Hapet libri në f. 230-231. Lihen nxënësit për rreth 5-7 minuta të lexojnënë heshtje informacionin e dhënë në tekst për tri llojet e ligjërimeve.Punohen ushtrimet 1, 3, f. 231.272Në ushtrimin 1 nxënësit, mbështetur në veçoritë e ligjërimit bisedor dhe tëshkujdesur, të shkruar në tabakët e bardhë e të ngjitur në tabelë, bëjnë diagramine Venit duke dalluar të përbashkëtat dhe dallimet midis këtyre ligjërimeve.Për ushtrimin 3 mësuesi/ja mund të veprojë në këtë mënyrë:E ndan klasën në dy grupe. I jep grupit të parë fjalët kyç të dhëna në ushtrimin 3,pika I, dhe u kërkon të ndërtojnë një tekst që t’i përkasë ligjërimit të shkujdesur.Mund të mos i përdorin të gjitha fjalët kyç.Në të njëjtën mënyrë vazhdohet edhe me grupin e dytë duke u dhënë pikën II përtë hartuar një tekst që i përket ligjërimit libror.Në përfundim të detyrës ngrihen nga dy nxënës për secilin grup për ta lexuar atë.Vlerësohen krijimet më të mira nga vetë nxënësit.Detyrë shtëpie: Hartoni tekste që t’i përkas ligjërimit bisedor,të shkujdesur dhe libror. (Klasa mund të ndahet edhe në grupe).


Libër mësuesiTema:Vështirësia:Koha:Stilet e gjuhësNiveli II45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të listojë veçoritë e secilit stil.♦ Të dallojë stilin të cilit i përkasin tekstet e dhëna.♦ Të verë në dukje të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet stilit politiko – shoqërordhe stilit të letërsisë artistike, si dhe stilit administrativo - juridik dhe stilit tekniko –shkencor.♦ Të gjejë nga librat, revistat, gazetat, tekste që u përkasin stileve të ndryshmeduke vënë në dukje karakteristikat që e dallojnë çdo stil.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• FletoreZhvillimi i mësimitMetoda dhe teknika mësimore• Lexim në heshtje• Punë në çift• Diskutim• Diagrami i VenitHapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re e cila shkruhet në tabelë “Stilete gjuhës”.Udhëzohen nxënësit të hapin librat në f. 232, të lexojnë me kujdes katër fragmentete dhëna të vendosura brenda kuadrateve me ngjyra të ndryshme dhe mbështeturjo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga shprehja gjuhësore e nga fusha eveprimtarisë, të përcaktojë se cilit stil i përkasin:a. stilit të letërsisë artistikeb. stilit politiko – shoqërorc. stilit administrativo – juridikd. stilit tekniko – shkencorPër t’i ndihmuar mësuesi/ja u vë në dukje nxënësve ngjyrat e ndryshme të kuadrateve.Më tej nxënësit lexojnë me qëllim që të mbajnë mend sa më gjatë veçoritë esecilit stil duke u bërë të qartë se në fund të leximit, duke bashkëpunuar me shokune bankës, do të ndërtojnë pyetje e do t’u japin përgjigje veçorive të secilit stil.273P.sh.: Nxënësi 1. Fjalët dhe shprehjet popullore, karakteristikë e cilit stil janë?Nxënësi 2. Janë veçori e stilit të letërsisë artistike.Në këtë mënyrë vazhdohet me aktivizimin e disa çifteve që i drejtojnë pyetje dhei japin përgjigje njëri-tjetrit.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Hapi II. Të ushtrohemi.Punohen ushtrimet 1-5, f. 234.Në ushtrimin 1 nxënësit lexojnë fragmentin e shkëputur nga romani “Lumi ivdekur” i autorit Jakov Xoxa, përcaktojnë se cilit stil i përket, krahasojnë gjuhën edy personazheve duke shpjeguar dallimet që vënë re në to.Përgjigjja e saktë e nxënësve do të ishte:Teksti i përket stilit të letërsisë artistike. Duke krahasuar gjuhën e personazhevevëmë re se u përkasin dy dialekteve:a. Sulejman Tafili flet në dialektin e gegërishtes,b. Teto Konxheja flet në dialektin e toskërishtes.Autori përdor fjalët dialektore, shprehjet popullore me qëllime të caktuara, për tëkarakterizuar epokën, mjedisin shoqëror dhe personazhet që veprojnë në të.Për ushtrimin 5 mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe të mëdha, të cilët dukepërdorur diagramin e Venit të vënë në dukje dallimet dhe të përbashkëtat: Grupi iparë ndërmjet stilit administrativo - juridik dhe stilit tekniko - shkencor; grupi i dytëndërmjet stilit politiko – shoqëror dhe atij të letërsisë artistike.Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për rreth 5 – 10 minuta. Në përfundim tëdetyrës, përfaqësues nga të dyja grupet lexojnë diagramet e plotësuara, ndërsamësuesi/ja i plotëson në tabelë.Në fund të orës mësimore mësuesi/ja bën një përmbledhje të njohurive të marragjatë kësaj ore. Nuk harron të vlerësojë përgjigjet dhe aktivizimin e nxënësve në tëgjitha veprimtaritë e zhvilluara.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3, 6, f. 234.274Mbështetur në vështirësitë për realizimin e detyrave mësuesi/ja i ndan nxënësitnë dy pjesë.Nxënësit e nivelit shumë të mirë do të punojnë me ushtrimin 3 ndërsa të tjerët meushtrimin 6.Tema: Toponimet dhe prejardhja e tyreVështirësia: Niveli IIKoha:45 minutaObjektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të përshkruajë një udhëtim imagjinar në qytetin a krahinën e tij duke përdorurtoponime të llojeve të ndryshme. (oikonime, hidronime, oronime).♦ Të gjejë toponimet në një tekst të dhënë dhe të shpjegojë se si janë formuar.


Libër mësuesi♦ Të shkruajë toponime që përmbajnë emra kafshësh të egra apo që emërtojnësipas gjuhës.♦ Të mbledhë disa nga toponimet më të përdorura të krahinës së tij (ndihmuarnga prindërit, gjyshërit) duke shpjeguar mënyrën e formimit të tyre.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Harta e Shqipërisë• Fotografi, kartolina, filmime me pamjetë ndryshme nga krahinat e Shqipërisë.Metoda dhe teknika mësimore• Shkrim i lirë (Punë kërkimore)• Diskutim• Punë në grupPunë parapërgatitoreNjë orë më përpara mësuesi/ja u kërkon nxënësve të përshkruajnë një udhëtimimagjinar në qytetin a krahinën e tyre ku të përdorin:a. emra të vendeve të banuara (të qyteteve, të qytezave, të lagjeve etj.),b. emra të ujërave (dete, liqene, lumenj, përrenj),c. emrat e maleve, fushave, luginave, kodrave etj.Të gjithë këta emra do të nënvizohen nga nxënësit dhe, duke kërkuar edhe ndihmëne prindërve, do të përpiqen të shpjegojnë mënyrën se si janë formuar ata.Përshkrimet e tyre nxënësit mund t’i shoqërojnë me fotografi, kartolina ose edhepamje filmike që paraqesin vendet nëpër të cilat ata kanë udhëtuar dhe janëpërmendur në përshkrimin e tyre.Zhvillimi i mësimitHapi I. Mësimi nis me punimin e detyrave të shtëpisë. Aktivizohen 5-6 nxënëspër të lexuar përshkrimet e tyre. Gjatë leximit ata mund të tregojnë në hartën eShqipërisë (e cila qëndron e varur në tabelë që në fillim të orës mësimore) vendetqë kanë përmendur në krijimet e tyre. Këtu mund të përdoren edhe fotografitë,kartolinat apo pamjet filmike që shoqërojnë krijimet e tyre (nëse kanë) dhe janëporositur që më parë nga mësuesi/ja të sillen në klasë.275Hapi II. Në përfundim të leximit të çdo krijimi mësuesi/ja kërkon nga nxënësit tëveçojnë emrat e vendeve të banuara, të ujërave, të maleve, fushave, kodrave etj.,të cilat shkruhen në dërrasën e zezë në një tabelë të ndarë në tri pjesë.Emrat e vendbanimeve Emrat e ujërave Emrat e maleve, fushave etj.(oikonime) (hidronime) (oronime)


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Gjatë listimit nxënësi mund të shpjegojë (nëse mundet) edhe mënyrën e formimittë këtyre fjalëve.Më tej mësuesi/ja sqaron se emrat e vendeve në gjuhën shqipe quhen toponime.Toponimet janë të llojeve të ndryshme. Ato mund të emërtojnë vendbanime dhequhen oikonime ( shkruhet në kolonën e parë, në tabelën e vizatuar më lart, midiskllapave të shënuara); ujëra, dete, lumenj, përrenj etj. që quhen hidronime; male,fusha, kodra, lugina dhe që quhen oronime.Hapi III. Hapen librat në f. 235. Lihen nxënësit për rreth 5’ të lexojnë në heshtjeme kujdes informacionin e dhënë. Diskutohet ndonjë paqartësi.Hapi IV. Të ushtrohemi: Punohen ushtrimet 2-5, f. 236.Detyrë shtëpie: Nxënësit ndahen në grupe sipas krahinavenga janë dhe duke punuar së bashku përpiqen të mbledhin sa më shumëtoponime të përdorura në qytetin a krahinën e tyre. Për këtë mund të kërkojnëedhe ndihmën e prindërve / gjyshërve.Tema:Vështirësia:Koha:Gjuha standarde shqipeNiveli II45 minuta276Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:♦ Të shpjegojë se ç’është <strong>gjuha</strong> standarde shqipe, <strong>gjuha</strong> letrare dhe <strong>gjuha</strong> eletërsisë.♦ Të dallojë tiparet kryesore të gjuhës standarde shqipe.♦ Të përshkruajë historinë e formimit të shqipes standarde.♦ Të vërë në dukje marrëdhëniet që ekzistojnë midis gjuhës standarde shqipedhe dialekteve.♦ Të kthejë në gjuhën standarde një tekst dialektor.♦ Të zëvendësojë fjalët e huaja me gjegjësen shqipe.Materiale dhe mjete mësimore• Teksti “Gjuha shqipe 8”• Fletore• Lapsa me ngjyra• Shkumësa me ngjyraMetoda dhe teknika mësimore• Lexim i imët me kodim teksti• Punë e pavarur• Punë në çift• Diskutim


Libër mësuesiZhvillimi i mësimitHapi I. Përpara fillimit të kësaj veprimtarie, mësuesi/ja shkruan në tabelë pyetjete mëposhtme.1. Ç’është <strong>gjuha</strong> standarde shqipe?2. Ku përdoret ajo?3. Cili është tipari kryesor i gjuhës standarde shqipe?4. Në cilin komunikim përdoret më shumë ajo?5. Si quhet ndryshe <strong>gjuha</strong> standarde shqipe?6. Ç’është <strong>gjuha</strong> letrare? Po ajo e letërsisë?7. Cila është baza e gjuhës standarde shqipe? Ç’marrëdhënie ekzistojnëmidis gjuhës standarde dhe asaj dialektore?8. Cila është historia e formimit të shqipes standarde?Përgjigjet e këtyre pyetjeve nxënësit do t’i gjejnë në tekst. Krijojnë një simbol tëthjeshtë për secilën pyetje. Nxënësit lexojnë tekstin dhe vënë shenjën e caktuar(lehtë, me laps) për përgjigjen që i jepet pyetjes përkatëse duke vendosur në vendtë numrave brenda kllapave simbolet që kanë përdorur gjatë leximit.U kërkohet nxënësve që të bëjnë një tabelë të tillë.(1) (2) (3) (4) (5) (6) (7) (8) ShënimeNxënësit mund të punojnë edhe në çift për të plotësuar tabelën. U kërkohetdysheve që të shkruajnë informacionin që gjetën për secilin simbol.P.sh. Te kolona e parë me simbol numrin 1 vendosin të shkruajnë përgjigjen epyetjes 1: “Gjuha standarde është varianti më i përpunuar i gjuhës shqipe”. Kështuvazhdohet edhe me kolonat e tjera. Ndërsa në kolonën “shënime”: nxënësi mundtë shkruajë pyetje, paqartësi ose ndonjë informacion shtesë që ai kërkon për këtëtemë mësimore.277Hapi II. Nxënësit lexojnë informacionin e kërkuar nga pyetja. Ata mund tëplotësojnë njëri-tjetrin. Mësuesi/ja ndërhyn vetëm në ato raste kur është i/enevojshëm/me shpjegimi i tij/saj për çdo paqartësi a informacion shtesë.Hapi III. Punohen ushtrimet 1-3, f. 239. Diskutohen ato.Detyrë shtëpie: Ushtrimi 5, 6, f. 239.


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Test nr. 1Letërsia gojore dhe njohuri gjuhësore (Emri)Emri dhe mbiemri ___________________________Grupi ___1. Lidh me shigjetë titujt e krijimeve me llojin letrar: 4 pikëNjeriu prej argjilepoemë epikeShkëmbi i SkënderbeutlegjendëGërzhetamitKthimi i Odiseutpërrallë2. Klasifiko në letërsi gojore dhe letërsi e shkruar krijimet me titujt e mëposhtëm:Mejtimi, Kështjella, Liqeni i luleve, Kënga e fundit e Marko Boçarit, Njeriu prej argjile,Vajza e bukur dhe biri i mbretit, Kënga për Rapo Hekalin, Mbolla li te plepi i gjatë, Epokapara gjyqit, Zana e fundit e bjeshkëve.10 pikëLetërsi gojore Letërsi e shkruar3. Rretho alternativën e saktë. Letërsia gojore është krijuar: 2 pikëa. në kohën kur lindi shkrimib. në kohët primitivec. nga shkrimtarëtç. nga njerëz që mbeten anonimë2784. Klasifiko në shkrime në prozë ose në poezi llojet e mëposhtme të letërsisëgojore:10 pikëfjalë të urta, gjëegjëza, legjenda, këngë legjendare, balada, ninulla, përralla, fabula,mite, këngë popullore.Në prozë Në poeziShënim: Testet janë orientuese.


Libër mësuesi5. Shkruaj përbri llojit letrar titullin e një krijimi nga letërsia gojore. 6 pikëbaladë___________________________legjendë___________________________ninullë___________________________përrallë___________________________mit___________________________këngë popullore ___________________________6. Ilustro si bëhet kalimi nga e zakonshmja te e jashtëzakonshmja në përrallën“Gërzheta” ose në një përrallë që të pëlqen ty.8 pikëreale ___________________________________personazhetfantastike ___________________________________mjedisetobjektetveprimetrealefantastikerealefantastikerealefantastike__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________7. Përgjigju shkurt pyetjeve të mëposhtme: 4 pikëa. A funksionoi kurthi që i ngritën vëllezërit Gërzhetës? Në ç’mënyrë?_______________________________________________________b. Cilat janë provat e rënda që i vë krali, Arnaut Osmanit në fragmentin “Arnaut Osmani”?________________________________________________________c. Cila është e veçanta e krijimeve të Mitrush Kutelit?_________________________________________________________ç. Në cilën vetë rrëfen autori te novela “Kush e solli Doruntinën? ________________2798. Përshkruani shkurtimisht momentin e vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, dukeu mbështetur te fragmenti me të njëjtin titull.4 pikë________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”8. Klasifiko fjalët e mëposhtme në: kuptimplota, jokuptimplota dhe thirrmore. 9 pikëha, këngë, dy, dhe, ndoshta, prej, bubu, lamtumirë, urraFjalë kuptimplota Fjalë jokuptimplota Thirrmore9. Ktheji në numrin shumës grupet e fjalëve të mëposhtme: 4 pikëveprim i këndshëm_____________________________djathë i ndenjur_____________________________fletë e pastër_____________________________tokë e punuar_____________________________10. Klasifiko emrat e prejardhur, ndaji sipas temës së formimit në: foljore dhembiemërore.4 pikëngrirja, lumturia, të vjelat, të ardhuraTemë foljore Temë mbiemërore11. Përcakto se ç’pjesë ligjërate është secila nga fjalët në fjalinë e mëposhtme. 7 pikëAi zbret shkallët gjithmonë me vrap.Ai i zbret shkallët gjithmonë me vrap28012. Nënvizo emrat dhe bëj analizën e secilit duke plotësuar tabelën. 18 pikëStresi ktheu kokën ngadalë nga ndihmësi i tij.Emri gjinia numri trajta rasa lakimi13. Formo fjali ku fjala i sëmurë të përdoret si emër dhe si mbiemër. 2 pikësi emër ______________________________________________________si mbiemër ______________________________________________________


Libër mësuesi14. Vendosi emrit orë një mbiemër cilësor dhe një marrëdhënior dhe formo fjalime ta.4 pikëorë (mb. cilësor)___________________ (mb. marrëdhënior)___________________a)______________________________________________________________b)_____________________________________________________________15. Nënvizo foljet dhe analizoji sipas kërkesave të tabelës. 7 pikëTashmë i patën bërë disa nga pyetjet më të rëndësishme.Folja mënyra koha veta numri zgjedhimi forma16. Formo dy fjali me folje mbaroj një herë si kalimtare e një herë si jokalimtare.2 pikëkalimtare_____________________________________________________jokalimtare___________________________________________________Tabela e pikëve dhe e vlerësimitNota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-30 31-45 46-60 61-75 76-89 90-99 100-106281


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Test nr. 2Epika dhe njohuri gjuhësore (Mbiemri, folja dhe drejtshkrim)Emri dhe mbiemri _______________________Grupi ___1. Klasifiko sipas gjinisë krijimet me titujt e mëposhtëm: 9 pikëKështjella, Poradeci, Arnaut Osmani, Vilhem Teli, Druvari dhe Mërkuri, Vendit tem,Prometeu i lidhur, Lejleku, Epoka para gjyqit.Gjinia epike Gjinia lirike Gjinia dramatike2. Lidh me shigjetë titujt e krijimeve të mëposhtme me llojin letrar përkatës.Druvari dhe Mërkuri romanAnës liqenitpoeziEpoka para gjyqittragjediKështjelladramëPoradecipoemëPrometeu i lidhurtregimZana e vizitoritfabulVdekja e lisnajësprozë poetike8 pikë2823. Shkruaj karakteristikat e poemës epike. (Kujto fragmentin “Kthimi i Odiseut”).5 pikëa. __________________________________b. __________________________________c. __________________________________d. __________________________________e. __________________________________4. Nënvizo veprat epiko-lirike. 1 pikëLuani, dhelpra dhe kafshët e tjeraKthimi i OdiseutKënga e BeratitVdekja e Ali PashësKolombreja


Libër mësuesi5. Lexo me kujdes tri fragmentet e shkëputura nga teksti. Përcakto titullin,autorin e tregimit, si dhe llojin e romanit.9 pikëa. Ishte i lagur qull e i mbuluar me baltë, kishte uri e ftohtë dhe ishte largpesëdhjetë mijë vjet dritë nga shtëpia...Titulli ______________________________________Autori ______________________________________Lloji i romanit ______________________________________b. Jo!. . . Unë isha te vendi atje poshtë dhe kisha një emër! Tashti jam këtu dhe kamnjë emër tjetër. . .Titulli_______________________________________Autori _______________________________________Lloji i romanit _______________________________________c. Nuk njohim asnjë kulturë, e cila nuk është interesuar lidhur me atë: kush janënjerëzit ose si ka zënë fill bota?. . .Titulli _______________________________________Autori _______________________________________Lloji i romanit _______________________________________6. Përgjigju pyetjeve të mëposhtme. 10 pikëa. Kush është personazhi kryesor i romanit “Odin Mondvalsen”?__________________________________b. Me kë dialogun ai? __________________________________c. A është i qartë për ty:- vendi ku zhvillohet ngjarja, __________________________________- koha ku zhvillohet ngjarja? __________________________________ç. Për cilën kohë flet ai? __________________________________d. A i rendit personazhi kryesor veprimet sipas rendit kronologjik?__________________________________- A kanë lidhje ngjarjet që ai rrëfen? __________________________________dh. Me kë të ngjason Odin Mondvalsen? ________________________________Pse? ____________________________- Çfarë ka ndodhur me Odin Mondvalsen?_7. Shkruaj 5 elementet e subjektit të tregimit. 5 pikë1.________________________ 2._________________________3._________________________ 4.__________________________5.__________________________283


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”8. Ku qëndron moskuptimi ndërmjet Sofisë dhe nënës së saj? 2 pikë(Kujto dialogun që zhvillohet ndërmjet tyre.)____________________________________________________________________________________________________________________________________9. Me ç’kohë vepron Stresi (personazhi i novelës “Kush e solli Doruntinën”): 2 pikëa. me kohët moderneb. me kohën e papërcaktuar të baladës? Thuaj pse?__________________________________________________________________________________________________________________________________10. Vendos mbiemrat në kllapa në gjininë, numrin, rasën dhe shkallën e duhur. 6 pikëNë pashallëkun (i madh) ______________të Ali Pashë Tepelenës shkuan shumëpiktorë (i njohur) ______________ . Ata realizuan piktura (i mrekullueshëm)______________. Nga punimet më (i bukur) ________________ dhe më (i njohur)______________________ .Janë dy piktura të piktorit (francez) ______________ Lyi Dypre.11. Përcakto nëse foljet e nënvizuara janë përdorur si kalimtare apo jokalimtare:2 pikëa) Ç’ke që qan pa ndonjë arsye? ______________________b) Atë punë qaje me lot tani, se është shumë vonë. ______________________12. Dallo foljet vetore, njëvetore dhe pavetore në fjalitë e dhëna: 3 pikëa) Jashtë vetëtinte dhe gjëmonte. ___________________b) Binte shi me gjyma. ___________________c) Unë dola në oborr. ___________________28413. Plotëso me numërorin tre/tri duke pasur parasysh gjininë: 4 pikë______ gurë______ libra______ tryeza______ klasa14. Nënvizo me blu mbiemrat cilësorë dhe me të zezë mbiemrat marrëdhëniorë.5 pikëi ri, diellor, gëlqeror, i sivjetshëm, gjakftohtë.Tabela e pikëve dhe e vlerësimitNota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-30 15-40 41-47 48-54 55-59 60-65 66-71


Libër mësuesiTest nr. 3Gjinia lirike dhe njohuri gjuhësore (Drejtshkrim)1. Rretho alternativën e saktë. Në gjininë lirike autori: 2 pikëa. rrëfen ngjarjen (vetë ose nëpërmjet personazheve)b. rrëfen ndjenjat dhe mendimet e vetac. rrëfen nëpërmjet veprimeve të personazheved. rrëfen ngjarje dhe shpreh ndjenjat dhe mendimet e veta2. Rretho alternativën e saktë. Krijimet lirike janë: 1 pikëa. poezi të shkurtrab. poemac. baladad. fabula në vargje3. Shkruaj nga një titull për llojet e mëposhtme të lirikës: 5 pikëlirikë atdhetare__________________________________lirikë peizazhi__________________________________lirikë erotike (e dashurisë) __________________________________lirikë shoqërore__________________________________lirikë meditative-filozofike __________________________________4. Në vargun natën t’ua bëj ditë, shkëputur nga poezia ”Fjalët e qiriut” e Poetit NaimFrashëri, gjej kuptimin e simboleve: 4 pikë (0.5secila)____________________________________________________________________________________natë _____________________ ditë _______________________________________________________________2855. Rretho përgjigjen e saktë. 1 pikëPoeti që i ka dhënë rëndësi anës grafike është:a. Safo b. Aldo Palaceskic. Xhevahir Spahiu ç. Jozef Kiplingd. Dritëro Agolli dh. Gijom Apolineri


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”6. Poetët lirikë në poezitë e tyre trajtojnë tema të ndryshme, që i shprehin edhe meforma nga më të ndryshmet.Shkruaj titullin e një poezie përbri kërkesës së dhënë.9 pikëa. poezi peizazhipoezi filozofikepoezi personaleb. poezi me rimëpoezi me varg të lirëpoezi në kolonëpoezi në strofapoezi me efekte tingullorepoezi me efekte grafike7. Lidh me shigjetë figurat letrare me fjalitë ku gjendet ajo. 4 pikëIshte si vesa e mëngjesit.Ka dy sy si shkëndija.Dy shkëndija të shkreptimës.Helmi buzën na qepi.Edhe fjalëzën të ëmbël.metaforëepitetkrahasimsimilitudë8. Rretho trajtën e saktë të fjalës. 2 pikëqëndroj apo qendrojshënim apo shenim2869. Shkruaj në vend të pikave trajtën e saktë të fjalëve në kllapa. 2 pikëRrallë njeriu bën . . . . . . . . . . . . (vepër) që t’i kthehet në mirënjohje.. . . . . . . . . . . . . (libër) laikë që kërkonte Milloshi, i gjente në bibliotekën e gjimnazit tëakademisë tregtare.10. Nënvizo nyjat e përdorura gabim. Shkruaji ato si duhet. 2 pikëU zgjova i trembur nga hapja me zhurmë e derës të dhomës.Këtë vjershë ia kishte kushtuar mësueses së saj së klasës së parë.11. Shkruaj fjalët e përbëra të formuara nga temat e mëposhtme. 2 pikëvetë + administrojbashkë + punoj_________________________________._________________________________.


Libër mësuesi12. Vendos shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë, si dhe shkronjën e madhe.9 pikëNë kokë më vërtiteshin sërish fjalët e babait kisha ditë që prisja të më vizitojenga humbe kështu, more djalë? pyeti babai - sikur është vonë për t’u kthyer tani13. Vendos pikëçuditjen aty ku duhet. 4 pikëBobo Ç’më shohin sytë?Të lumtë Bëre 32 lojë, pa asnjë ndërprerje14. Vendos shumëpikëshin aty ku duhet. 3 pikëA keni dëgjuar seNjëra botë ishte shtëpia prindëroreNdërkaq bota tjetër ishteKho, kho, kho/kollitje, / kh-kh-kh15. Vendos presjen, atje ku duhet. 2 pikëKur të kthehesh nga pushimet duhet të fillosh stërvitjen.Deti sado ngrohtë që të jetë në mëngjes është i ftohtë.Tabela e pikëve dhe e vlerësimitNota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-14 15-21 22-28 29-35 36-42 43-49 50-52287


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”Test nr. 4Dramatika, tekstet joletrare dhe njohuri gjuhësore (Sintaksë)Emri mbiemri ___________________________Grupi __1. Rretho përgjigjen e saktë. 2 pikëNga llojet e gjinisë dramatike, që në lashtësi shkruheshin në vargje janë:a. komediab. tragjediac. drama2. Rretho elementet karakteristike që i has vetëm te tragjedia. 3 pikëa. personazhe nga jeta zakonshmeb. heronj me karakter të fortëc. monologud. dialogue. tema që trajtohet merret nga jeta e përditshmef. tema të trajtohet sjell një situatë të vështirë e të rrallëg. zgjidhja e konfliktit arrihet me vdekjen e heroit3. Klasifiko sipas llojit dhe vendosi në tabelë titujt e teksteve të mëposhtme:Kthimi i Odiseut, Kënga e Beratit, Historia e artit, Antigona, Në mundsh, Roja, NëManastir te Migjeni, Ç’janë kujtimet?, Lamtumirë, Konstandini i vogëlith dhe kthimi iOdiseut, Drita që vjen nga humnera, Vdekja e Ali Pashës.12 pikëTekste letrare Tekste joletrare288


Libër mësuesi4. Shkruaj llojin e esesë përbri titullit. 2 pikëKonstandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut __________________________Tanusha dhe Laura__________________________5. Shkruaj një ese bindëse duke iu përmbajtur skemë së mëposhtme: 6 pikëTema: A duhet të merrem me sport?Propozimi: ______________________________________________________________________________________________________________Argumentet: ________________________________________________________Po/Jo _____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Mbyllja:______________________________________________________________________________________________________________Ose5. Shkruaj një ese krahasim-kontrasti duke parë dy figurat e monumenteve tëSkënderbeut: të Krujës e të Tiranës.6 pikëZgjidh në fillim çfarë do të komunikosh:a. një vendim që do të marrëshb. do të sjellësh imazhe të ndryshmec. do të drejtosh vëmendjen e lexuesit nga zgjedhja jote?Monumenti i Skënderbeut në Tiranë:___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Monumenti i Skënderbeut në Krujë:________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________289


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”6. Rretho llojet e shkrimeve joletrare: 4 pikë (0.5 secila)a. ditarh. eseb. romani. pasthëniec. udhëpërshkrimj. parathënied. tregimk. novelëe. intervistël. autobiografif. tragjedim.mitg. kujtimen. legjendë7. Nënvizo me një vijë fjalitë dykryegjymtyrëshe dhe me dy vija fjalitë njëkryegjymtyrësh.5 pikëUnë nuk kam mbajtur kurrë shënime për jetën time.Këto i nxora nga pellgu i paanë i mbresave të mia.Çdo gjë e gjallë ka jetën e vet.Një herë jetohet!Le ta çelim rubinetin e detit të kujtesës.2908. Nënvizo me një vijë fjalitë foljore dhe me dy vija fjalitë emërore. 10 pikëDikur kam shkruar tetë vargje për kujtimet.Thuheshin shumë gjëra interesante.O kujtime, o jeta ime!Dilni andej pa asnjë shtypje a kanosje.Jetë e gjatë!Ngjarje të shtrira në kohë!Shekulli i lëkundjeve të mëdha shoqërore.Zbresim në rrugë.Menjëherë bien në sy mure të moçme.Pamë edhe shkollën e Milloshit.9. Dallo grupin e kryefjalës dhe atë të kallëzuesit në fjalinë e mëposhtme dheshkruaj funksionin e përbërësve të tyre.4 pikëNjë tërkuzë e gjatë vagonësh ishte katandisur në skelet hekuri._______________________ ______________________________________________ ______________________________________________ ______________________________________________ ______________________________________________ _______________________


Libër mësuesi10. Dallo temën dhe remën në fjalinë e mëposhtme. 2 pikëUshtojnë luginat e maleve nga fjalët e malësorëve të uritur.Tema ________________________Rema ________________________11. Gjej me çfarë janë shprehur përcaktorët në grupet emërore të mëposhtme(fillimisht nënvizo emrin bërthamë).6 pikë- drurë me kurora - ai djalë- ngrehinë hijerëndë - cili shkrimtar?- të dyja vajzat - çorape leshi12. Vendos një ndajshtim pranë çdo fjale dhe formo fjali me to. 4 pikëTregimi (_________________)__________________________________________________________________________________________________.Gazeta (_________________)___________________________________________________________________________________________________.13. Ktheji përcaktorët e paveçuar në të veçuar. Kujdes shenjat e pikësimit.2 pikëQyteti i ngritur mbi kodër dukej si kështjellë e stërmadhe.________________________________________________________.Të rinjtë e entuziazmuar nga koncerti brohoritnin pa pushim.________________________________________________________.14. Gjej ç’funksion kryen mbiemri “e penduar” në fjalitë e mëposhtme. 3 pikë· Vajza, e penduar, uli sytë e përlotur. _______________________· Vajza uli sytë e penduar. _______________________291· Vajza është e penduar. _______________________15. Nënvizo kundrinorët dhe shkruaj me se janë shprehur. 4 pikëGruas iu mbush prehri me petalet e luleve të bajames.________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”16. Kthe foljet në formën veprore. 3 pikëMajat e mprehta të maleve u mbuluan nga perdja e dendur e mjegullës.________________________________________________________17. Ndërto tri fjali me: 3 pikëa. kundrinor homogjen:_________________________________________________________b. rrethanor homogjen:_________________________________________________________c. përcaktor kallëzuesor të kryefjalës homogjen:_________________________________________________________Tabela e pikëve dhe e vlerësimitNota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-30 31-40 41-48 49-55 56-64 65-73 74-81292


Libër mësuesi293


294Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”


Libër mësuesi295


296Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”


Libër mësuesi297


298Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”


Libër mësuesi299


300Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”


Libër mësuesi301


302Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”


Libër mësuesiShënim: Orët në dispozicion janë orientuese. Ato mund të përdoren për lexime jashtë klase, biseda letrare, vizita mësimore, si në bibliotekë, në një shtëpibotuese, në shtypshkronjë, në ndonjë gazetë etj. Janë parashikuar 7 orë të lira j për diktime dhe për teste. Orët e tjera do të parashikohen sipasudhëzimeve të dhëna nga Drejtoria.303


304Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 8”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!