29.11.2012 Views

2009 Summer - Tirana International Airport

2009 Summer - Tirana International Airport

2009 Summer - Tirana International Airport

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Të dashur pasagjerë,

Jeni duke shfletuar Guidën e Aeroportit Ndërkombëtar të

Tiranës dhe Oraret e Sezonit Veror për vitin 2009, duke iu dhënë

kështu një ide të qartë mbi shërbimet aeroportuale. Ne jemi të

bindur se suksesi ynë vjen si rezultat i një pune të vazhdueshme:

punë nëpërmjet së cilës do të mund të plotësojmë nevojat e

pasagjerëve tanë, duke iu ofruar atyre sigurinë, qetësinë dhe

komfortin që ata meritojnë. Ne jemi pranë jush për të bërë

udhëtimin tuaj sa më të këndshëm e më të rehatshëm.

Në vitin 2008 Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shërbyer

1,267,041 pasagjerë, duke regjistruar një tjetër rritje

mbresëlënëse në një nga infrastrukturat më të mira në vend.

Aeroporti vitin e kaluar shënoi 19,194 lëvizje të trafikut ajror

(ATM) dhe përpunoi 1,987 tonë kargo. Duke e krahasuar me

vitin e kaluar, numri i pasagjerëve është rritur me 14.6 përqind,

ATM-të me 5.1 përqind dhe kargo me 17.2 përqind.

Rritja jonë e vazhdueshme e shprehur kjo në numër pasagjerësh

dhe lëvizje të trafikut ajror gjatë viteve të fundit, ka përforcuar

besimin tonë se me investimet të cilat po implementohen në

Fazën B të zhvillimit të aeroportit, ne do të ofrojmë një shërbim

akoma më të përsosur brenda një periudhe shumë të shkurtër

kohe. Në shtator të këtij viti, pasagjerët do të mund të shohin

projektin e TIA-s të përfunduar, me sportele të reja pranimi,

porta dhe dyqane të reja.

TIA është zgjedhja e përkryer për çdo udhëtim tuajin, qoftë ky

drejt Shqipërisë apo jashtë saj. Ne ofrojmë fluturime direkte në

31 destinacione të ndryshme të shërbyera nga katërmbëdhjetë

linja ajrore, duke bërë kështu Aeroportin Ndërkombëtar të

Tiranës një pikë strategjike jo vetëm për vendin tonë, por për të

gjithë rajonin e Ballkanit, për motive biznesi apo turizmi.

Ne jemi të gatshëm t’ju mirëpresim, qoftë destinacioni juaj një

nga vendet e botës, apo jeni kuriozë për të vizituar “Vendin

e Shqiponjave”. Cilido qoftë destinacioni juaj, ju do të jeni të

mirëpritur. Ne do të kujdesemi gjithmonë që ju të gjeni këtu ato

standarde që ju meritoni të cilat përputhen me kërkesat tuaja.

Shijoni sezonin veror!

Andrea Gebbeken

Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!