Report of the situation of children's rights in the field of education

kec.ks.org

Report of the situation of children's rights in the field of education

1. HyrjeQendra për Arsim e Kosovës (KEC), në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare për të Drejtat eNjeriut dhe të Fëmijës (KAHCR) dhe Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë(MASHT), zbaton projektin “Promovimi i të drejtave të fëmijës në fushën e arsimit”financuar nga Komisioni Evropian. Objektiva specifike e këtij projekti 30-mujor është ngritjae vetëdijes për gjendjen e të drejtave të fëmijës në fushën e arsimit në Kosovë, përmesmonitorimit të koordinuar nga organizatat e shoqërisë civile në bashkëveprim meautoritetet qendrore dhe lokale dhe përmes ndërtimit të kapacitetit të shkollave që t’ikontribuojnë këtij procesi.Një nga dy rezultatet e pritshme të këtij projekti është ndërtimi i sistemit për monitorimindhe raportimin e gjendjes së të drejtave të fëmijës në fushën e arsimit. Aktivitetet endërlidhura përqendrohen në ndërtimin dhe testimin e një sistemi monitorues brendakohëzgjatjes së projektit. Sistemi do të zhvillohet nën supozimin se monitorimi do tëzhvillohet nga organizata të shoqërisë civile në bashkëpunim me shkollat e përfshira.Për këtë qëllim, janë përzgjedhur 30 shkolla nga Rajoni i Prishtinës dhe i Prizrenit, kukomitetet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës janë përfshirë aktivisht në procesin emonitorimit të të drejtave të fëmijës në fushën e arsimit. Në këto shkolla zhvillohen edheaktivitete të tjera të projektit që kanë të bëjnë me ndërtimin e kapacitetit të fëmijëve për tëdalluar dhe për t’iu kundërvënë rasteve të shkeljes së të drejtave të fëmijës në mjedisinpërkatës. Këto 30 shkolla përbëjnë grupin e synuar të projektit.Përveç kësaj, është përzgjedhur grupi kontrollues prej 30 shkollave që kanë ngjashmëri tëcaktuara me shkollat grupit të synuar, por në këto shkolla nuk ka intervenime nga ana eprojektit. Raportet vjetore të monitorimit lejojnë krahasimin në mes të dy grupeve tëshkollave.Lista e shkollave të grupit të synuar dhe grupit kontroll është dhënë në shtojcën 1.9

More magazines by this user
Similar magazines