Report of the situation of children's rights in the field of education

kec.ks.org

Report of the situation of children's rights in the field of education

2. Metodologjia e monitorimitMetodologjia e monitorimit është zhvilluar në periudhën maj-korrik 2009 përmes një procesime pjesëmarrje, dhe është përmbledhur në dokumentin “Udhëzues praktik për monitorimin etë drejtave të fëmijës në fushën e arsimit”. Këtu po e japim vetëm një prezantim të shkurtër tësaj:1) Në secilën nga 30 shkollat e grupit të synuar janë caktuar 2 monitorues të brendshëm (dymësimdhënës ose, një mësimdhënës dhe një prind). Ata kanë punuar me komitetet përmbrojtjen e të drejtave të fëmijës për të realizuar monitorimin e gjendjes së të të drejtave tëfëmijës në shkollë.Ndërkaq, në 30 shkollat e grupit kontroll nuk ka pasur monitorues të brendshëm.2) KAHCR ka caktuar 6 monitorues të jashtëm, ashtu që secili prej tyre ka marrë përgjegjësipër 10 shkolla (5 nga grupi i synuar dhe 5 nga grupi kontroll). Detyra e tyre ka qenë tëkujdesen për organizimin e monitorimit në shkollat e përfshira, me një angazhim paksa tështuar në shkollat e grupit kontroll ku mungojnë monitoruesit e brendshëm.3) Gjatë vitit shkollor 2009/10 janë realizuar dy cikle monitorimi. Cikli i parë është realizuarnë periudhën shtator-tetor 2009, ndërsa cikli i dytë në periudhën mars-prill 2010.4) Në fillim të vitit shkollor 2009/10 janë mbledhur të dhëna statistikore për secilën nga 30shkollat e grupit të synuar dhe 30 shkollat e grupit kontroll. Në bazë të këtyre të dhënave, përsecilën shkollë është përcaktuar mostra e hulumtimit:Nxënësit Janë tërhequr me short të paktën 20% të paraleleve të klasave 6-9 ngasecila gjuhë mësimore, duke rrumbullakësuar në numrin më të madh.P.sh. nëse shkolla ka pasur 7 paralele të klasave të gjashta me mësim nëgjuhën shqipe, atëherë 20% është 1.4, prandaj janë tërhequr dy paralele.Nëse ka pasur një paralele të klasës së gjashtë me mësim në gjuhënturke, atëherë detyrimisht është marrë ajo paralele. Nëse ka dy pasurparalele me mësim në gjuhën boshnjake merret njëra prej tyre (20% inumrit 2 është 0.4 dhe kjo rrumbullakësohet në 1).Tërheqja është bërë për secilin raund të monitorimit veç e veç nëmënyrën që siguron rastësinë. Pra, ka mundur të ndodhë që paralelet e10Prindëritnjëjta të përfshihen ose jo në mostër në raunde të ndryshme.Në hulumtim kanë marrë pjesë prindërit e nxënësve nga paralelet qëjanë përzgjedhur përmes shortit.Mësimdhënësit Janë përzgjedhur rastësisht 20% e mësimdhënësve që japin mësim nëklasat 6-9 në secilën gjuhë mësimore. Edhe në këtë rast,rrumbullakësimi është bërë në numrin më të madh.5) Shpërndarja dhe mbledhja e pyetësorëveNë terminin e caktuar, gjatë një ore mësimore ose pas orëve mësimore, të gjithë nxënësve tëpërzgjedhur për pjesëmarrje në hulumtim u janë shpërndarë pyetësorët, duke u lënë kohë tëmjaftueshme që t’i plotësojnë. Mbledhja e pyetësorëve është bërë në atë mënyrë që tësigurohet anonimiteti. Pyetësori për nxënës është dhënë në shtojcën 2.Ndërkaq, pyetësorët për prindër u janë shpërndarë nxënësve në zarfe, bashkë me një letërpërcjellëse për prindin. Forma e pyetësorit për prindin është dhënë në shtojcën 3. Që tësigurohet anonimiteti, në shkolla janë vendosur kutitë ku nxënësi do të mund ta hedhpyetësorin e plotësuar nga prindi në zarf të mbyllur.

More magazines by this user
Similar magazines