Report of the situation of children's rights in the field of education

kec.ks.org

Report of the situation of children's rights in the field of education

Ndërkaq, monitorimi i dytë është zhvilluar në periudhën mars-prill 2010 kur zhvilloheshintrajnimet e anëtarëve të këtyre komiteteve. Pra, monitorimi ka të bëj me periudhën kurProjekti akoma nuk ka vepruar në shkolla dhe kjo mund të jetë një arsye pse nuk ka dallimedomethënëse në mes të shkollave të synuara dhe atyre të grupit kontroll, siç do të ishte epritshme. Po ashtu, ka mundësi që perceptimi i të drejtave të fëmijës në shkollat kontroll, qëasnjëherë nuk i janë ekspozuar ngritjes së kapaciteteve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës,të jetë i ndryshëm nga ai në shkollat e synuara, në kuptim të pritshmërive më të vogla.Përvojat e mëhershme nga trajnimet për të drejtat e njeriut tregojnë se, para trajnimit,pjesëmarrësit kanë vlerësuar më lartë kompetencat vetanake për të drejtat e njeriut sesa pastrajnimit, kur kanë zbuluar zbrazëtitë që kanë dhe kanë identifikuar nevojat për zhvillim tëmëtutjeshëm në këtë fushë.Analiza e përgjigjeve është bërë në rrafshin global, duke bërë dallime në mes të shkollave tësynuara dhe të atyre të grupit kontroll, si dhe në mes të cikleve të monitorimit. Ndërkaq, përnevoja të brendshme është krahasuar gjendja në mes të shkollave të ndryshme dhe, në disaraste, janë vërejtur shpërputhje në përgjigje. Këto çështje do të diskutohen me vet shkollat përt’i kontribuuar në këtë mënyrë avancimit të gjendjes së të drejtave të fëmijës në to.Meqë hulumtimi është i karakterit të sondazhit, ai bazohet më shumë në perceptime tëkategorive të përfshira në të për çështje të ndryshme sesa në një analizë objektive dhe tëgjithanshme të situatës. Një rrezik në raste të tilla është që të anketuarit t’i shprehimqëndrimet e veta në varësi nga kultura e mjedisit në të cilin zhvillohet sondazhi. Megjithatë,nuk ka dallime domethënëse në mes të grupit të synuar dhe grupit kontroll. Po ashtu, nukvërehen dallime të mëdha në qëndrime në mes të nxënësve dhe të prindërve të tyre, porvërehen dallime në qëndrime në mes të nxënësve dhe prindërve nga njëra anë dhe tëmësimdhënësve nga ana tjetër. Në fakt, përgjigjet e mësimdhënësve janë gjithnjë mëafirmative për gjendjen e respektimit të të drejtave të fëmijës në shkollë që është ekuptueshme, sepse mësimdhënësit janë ata që bartin një pjesë të madhe të përgjegjësisë përsituatën.Në përmbyllje mund të nxjerrën këto përfundime:• Në shkollat e synuara dhe ato të grupit kontroll ekziston një liri e shprehjes sëpikëpamjeve të nxënësve si në klasë, ashtu edhe në aktivitete të lira, ndërsa mësimdhënësiti inkurajojnë nxënësit që ta bëjnë këtë. Mendimi i shprehur, në përgjithësi, merretparasysh, që i bën nxënësit të ndihen mirë në shkollë. Ndërkaq, ka vend për përmirësimkur bëhet fjalë për lirinë e asociimit, pikërisht për funksionimin e organeve përfaqësuesetë nxënësve.• Varfëria e lartë nuk i kursen as fëmijët dhe shumë prej tyre e shohin këtë si vështirësi përshkollimin e tyre. Shkolla nuk mund të bëj shumë për eliminimin e vështirësive të tilla aspër përmirësimin e sigurisë në rrugën nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas, porgjendja ekonomike dhe siguria evidencohen si faktorë që mund të ndikojnë negativisht nëvazhdimin e shkollimit, posaçërisht tek kategori të caktuara të nxënësve. Nga ana tjetër,shkollat bëjnë përpjekje maksimale për të siguruar vijimin e rregullt të mësimit nga ana enxënësve, duke treguar mirëkuptim maksimal për nxënësit me aftësi të kufizuara.• Nxënësit janë të kënaqur me trajtimin që u bëhet në shkollë, si nga mësimdhënësit, ashtuedhe nga bashkëmoshatarët e tyre, si dhe me masat që merr shkolla në rastet e cenimit tëdinjitetit të nxënësve. Megjithatë, vërehet se shkollat janë më shumë të prira të marrinmasa në ato raste kur dinjiteti i nxënësit cenohet nga nxënësit e tjerë sesa atëherë kur këtëe bëjnë mësimdhënësit.• Ekziston një bindje e përgjithshme e nxënësve dhe e prindërve të tyre se nuk mungojnëpërpjekjet e mësimdhënësve për të siguruar një arsimim cilësor për nxënësit dhe, po ashtu,se shkolla ofron njohuri të nevojshme për jetë.27

More magazines by this user
Similar magazines