Report of the situation of children's rights in the field of education

kec.ks.org

Report of the situation of children's rights in the field of education

Ndërkaq, nga gjithë ajo që u dha më sipër mund të nxjerrën këto rekomandime:• Të analizohen të dhënat për secilën nga shkollat e përfshira në sondazh dhe të krahasohenme të dhënat e prezantuara në këtë raport monitorimi, për t’u diskutuar pastaj mekomitetet e të drejtave të fëmijës në shkollat e synuara. Në të gjithë ato shkolla, ku vërehetdiskrepancë e madhe e rezultateve nga rezultati i përgjithshëm duhet sugjeruar veprimekorrektuese që sjellin deri tek përmirësimi i gjendjes nëse rezultati është dukshëm nënpritshmëritë, respektivisht duhet analizuar cilët janë faktorët e suksesit, nëse rezultati ështëdukshëm mbi mesataren.• Të shfrytëzohen të dhënat e sondazhit me qëllim të avancimit të punës së komiteteve përtë drejtat e fëmijës, duke filluar nga përshtatja e programit të trajnimit deri te rishikimi iprocedurave për punën e komiteteve për të drejtat e fëmijës. Po ashtu, edhe rezultatetkrahasuese në mes të shkollave të grupit të synuar dhe shkollave të grupit kontroll duhet tëshfrytëzohen për këtë qëllim.• Projekti duhet të promovojë punën e organeve përfaqësuese të nxënësve në shkollat esynuara, në veçanti punën e komiteteve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Të gjithëfëmijët duhet ta dinë se kush janë përfaqësuesit e tyre në këto organe dhe në ç’ mënyrëmund të ndikojnë në punën e tyre.• Fëmijët duhet të aftësohen për t’u mbrojtur nga rreziqet që i kërcënojnë rrugës nga shtëpiaderi në shkollë dhe në këtë proces, shkolla duhet të kërkojë edhe bashkëpunimin einstitucioneve të tjera si: policia, qendra për punë sociale, etj. Me nxënësit duhet tëpunohet që të ndërtohet një solidaritet i ndërsjellë që merr në mbrojtje pjesëtarët e grupevepakicë dhe ata nga grupe të margjinalizuara.• Komitetet për të drejtat e fëmijës duhet të punojnë me nxënës që t’u ndihmojnë t’i njohinformat e shkeljes së të drejtave të tyre dhe t’i raportojnë ato te organet e shkollës.Gjithashtu, në bashkëpunim me udhëheqjen e shkollës, komitetet duhet të përcjellin seçfarë ndodhë me këto raportime.• Komitetet për të drejtat e fëmijëve duhet të promovojnë se edhe ofrimi i arsimit cilësorështë një e drejtë e garantuar, prandaj duhet të merren edhe me analiza të suksesit dhe tërezultateve të testeve kombëtare, duke bashkëpunuar me mësimdhënësit dhe meudhëheqjen e shkollës për avancimin e gjendjes.• Analiza e pyetësorëve tregon se disa pyetje duhet të saktësohen për të shmangurdykuptimësitë, ndërsa disa procedura duhet të ndryshohen për t’iu përshtatur kushteve nëterren. Për këtë qëllim duhet organizuar një punëtori të veçantë konsultative, e cilaparashihet me projekt.• Mësimdhënësit e përfshirë në komitetet për të drejtat e fëmijës duhen të shtojnëangazhimin në përkrahje të funksionimit sa më të mirë të këtyre komiteteve dhe tëmobilizojnë resurset e shkollës në funksion të komiteteve.• Të sforcohet roli i prindërve në përkrahje të komiteteve për të drejtat e fëmijës përmesfunksionimit më të mirë të këshillit të shkollës dhe këshillit të prindërve. Komitetet për tëdrejtat e fëmijës duhen ndërmarrë aktivitete të përbashkëta me këshillin e shkollës dhekëshillin e prindërve ashtu që të drejtat e fëmijës të promovohen edhe në komunitetin kugraviton shkolla.28