Report of the situation of children's rights in the field of education

kec.ks.org

Report of the situation of children's rights in the field of education

Përmbledhje ekzekutiveKy raport paraqet rezultatet e sondazhit për gjendjen e të drejtave të fëmijës në 60 shkolla tëKosovës, prej të cilave 30 janë përfituese të projektit “Promovimi i të drejtave të fëmijës nëfushën e arsimit” financuar nga Komisioni Evropian, ndërsa në to përkrahen aktivitete tëcaktuara për avancimin e gjendjes së të drejtave të fëmijës. Ndërkaq, 30 shkollat e tjera itakojnë grupit kontroll dhe nuk përfitojnë nga ky projekt.Qëllimi është që, gjatë kohëzgjatjes 30 mujore të projektit të zhvillohen katër sondazhe menxënës, prindër dhe mësimdhënës të 60 shkollave, të cilat analizojnë perceptimin e këtyrekategorive për respektimin e të drejtave të fëmijës në mjedisin e caktuar. Gjatë vitit shkollor2009/10 janë realizuar dy të tilla – cikli i parë është realizuar në periudhën shtator-tetor 2009,ndërsa cikli i dytë në periudhën mars-prill 2010. Kështu, në ciklin e parë në sondazh kanëmarrë pjesë 6,176 nxënës, 5,323 prindër dhe 308 mësimdhënës, ndërkaq, në ciklin e dytë janëpërfshirë 5,780 nxënës, 5,080 prindër dhe 293 mësimdhënës.Monitorimi ka të bëj me periudhën kur Projekti akoma nuk ka vepruar në shkolla dhe kjomund të jetë një arsye pse nuk ka dallime domethënëse në mes të shkollave të synuara dheatyre të grupit kontroll, siç do të ishte e pritshme. Po ashtu, ka mundësi që perceptimi i tëdrejtave të fëmijës në shkollat kontroll, që asnjëherë nuk i janë ekspozuar ngritjes sëkapaciteteve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, të jetë i ndryshëm nga ai në shkollat esynuara, në kuptim të pritshmërive më të vogla. Përvojat e mëhershme nga trajnimet për tëdrejtat e njeriut tregojnë se, para trajnimit, pjesëmarrësit kanë vlerësuar më lartë kompetencatvetanake për të drejtat e njeriut sesa pas trajnimit, kur kanë zbuluar zbrazëtitë që kanë dhekanë identifikuar nevojat për zhvillim të mëtutjeshëm në këtë fushë.Nga analiza dhe diskutimi i rezultateve mund të nxjerrën këto përfundime:• Në shkollat e synuara dhe ato të grupit kontroll ekziston një liri e shprehjes së pikëpamjevetë nxënësve si në klasë, ashtu edhe në aktivitete të lira, ndërsa mësimdhënësit i inkurajojnënxënësit që ta bëjnë këtë. Mendimi i shprehur, në përgjithësi, merret parasysh, që i bënnxënësit të ndihen mirë në shkollë. Ndërkaq, ka vend për përmirësim kur bëhet fjalë përlirinë e asociimit, pikërisht për funksionimin e organeve përfaqësuese të nxënësve.• Varfëria e lartë nuk i kursen as fëmijët dhe shumë prej tyre e shohin këtë si vështirësi përshkollimin e tyre. Shkolla nuk mund të bëj shumë për eliminimin e vështirësive të tilla aspër përmirësimin e sigurisë në rrugën nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas, por gjendjaekonomike dhe siguria evidencohen si faktorë që mund të ndikojnë negativisht nëvazhdimin e shkollimit, posaçërisht tek kategori të caktuara të nxënësve. Nga ana tjetër,shkollat bëjnë përpjekje maksimale për të siguruar vijimin e rregullt të mësimit nga ana enxënësve, duke treguar mirëkuptim maksimal për nxënësit me aftësi të kufizuara.• Nxënësit janë të kënaqur me trajtimin që u bëhet në shkollë, si nga mësimdhënësit, ashtuedhe nga bashkëmoshatarët e tyre, si dhe me masat që merr shkolla në rastet e cenimit tëdinjitetit të nxënësve. Megjithatë, vërehet se shkollat janë më shumë të prira të marrin masanë ato raste kur dinjiteti i nxënësit cenohet nga nxënësit e tjerë sesa atëherë kur këtë e bëjnëmësimdhënësit.• Ekziston një bindje e përgjithshme e nxënësve dhe e prindërve të tyre se nuk mungojnëpërpjekjet e mësimdhënësve për të siguruar një arsimim cilësor për nxënësit dhe, po ashtu,se shkolla ofron njohuri të nevojshme për jetë.Po ashtu, nga të gjitha që janë thënë në raport mund të nxjerrën këto rekomandime:• Të analizohen të dhënat për secilën nga shkollat e përfshira në sondazh dhe të krahasohenme të dhënat e prezantuara në këtë raport monitorimi, për t’u diskutuar pastaj me komitetete të drejtave të fëmijës në shkollat e synuara. Në të gjithë ato shkolla, ku vërehet7

More magazines by this user
Similar magazines