Views
8 months ago

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Guida di riferimento Croato

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Guida di riferimento Croato

Seksioni NETWORK LAN- i

Seksioni NETWORK LAN- i eternetit 10BASE-T/100BASE-TX LAN-i me valë Standardet e përputhshme: IEEE 802.11 b/g Mbrojtja: WEP 64 bit, WEP 128 bit, WPA/WPA2-PSK (AES), WPA/WPA2-PSK (TKIP) Frekuenca e radios: 2,4 GHz Të përgjithshme Furnizimi me energji 230 VAC, 50/60 Hz Konsumi i energjisë 240 W Konsumi i energjisë (gjatë modalitetit të gatishmërisë) 0,3 W (Kur “Control for HDMI”, “Pass Through” dhe “Network Standby” janë të vendosura në “Off ”). Përmasat (gjerësia/lartësia/thellësia) (afërsisht) 430 mm × 156 mm × 329,4 mm përfshirë pjesët projektuese dhe kontrollet Masa (afërsisht) 8,5 kg Dizajni dhe specifikimet i nënshtrohen ndryshimit pa dhënë njoftim. 8 AL

MARRËVESHJA E LICENCËS SË PËRDORUESIT PËR SOFTUERIN SONY Ju duhet të lexoni me kujdes marrëveshjen e mëposhtme përpara se të përdorni SOFTUERIN SONY (i përkufizuar më poshtë). Përdorimi i SOFTUERIT SONY tregon se ju pranoni marrëveshjen. Nëse nuk jeni dakord me të, nuk autorizoheni të përdorni SOFTUERIN SONY. E RËNDËSISHME – LEXONI ME KUJDES: Kjo Marrëveshje Licence për Përdoruesin (“EULA”) është një marrëveshje ligjore mes jush dhe Sony Corporation (“SONY”), prodhuesit të pajisjes suaj të harduerit Sony (“PRODUKTI”) dhe licencuesit të SOFTUERIT SONY. Të gjithë softuerët Sony dhe softuerët e palëve të treta (përveç softuerëve që janë subjekte të licencës së tyre të veçantë) të përfshirë me PRODUKTIN tuaj dhe çdo përmirësim dhe përditësim i tyre do të referohen këtu si “SOFTUERI SONY”. Ju mund të përdorni SOFTUERIN SONY vetëm me PRODUKTIN. Duke përdorur SOFTUERIN SONY, ju bini dakord të zbatoni kushtet e kësaj EULA. Nëse nuk bini dakord me kushtet e kësaj EULA, SONY nuk do t’jua licencojë SOFTUERIN SONY. Në rast të tillë, ju nuk duhet të përdorni SOFTUERIN SONY. LICENCA E SOFTUERIT SONY SOFTUERI SONY mbrohet nga ligjet e të drejtave të autorit dhe marrëveshjet ndërkombëtare të të drejtave të autorit, si edhe ligje dhe marrëveshje të tjera të pronës intelektuale. SOFTUERI SONY licencohet, nuk shitet. DHËNIA E LICENCËS Të gjithë titujt, të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të SOFTUERIT SONY dhe në të, zotërohen nga SONY ose licencuesit e tij. Kjo EULA ju jep juve të drejtën të përdorni SOFTUERIN SONY vetëm për përdorim personal. PËRSHKRIMI I KËRKESAVE, PENGESAVE, TË DREJTAVE DHE KUFIZIMEVE Kufizimet. Ju nuk mund të kopjoni, modifikoni, zbërtheni për qëllim dublikimi, zbërtheni ose çmontoni SOFTUERIN SONY plotësisht ose pjesërisht. Ndarja e komponentëve. SOFTUERI SONY licencohet si një produkt i vetëm. Pjesët e tij nuk mund të ndahen. Përdorimi në një PRODUKT të vetëm. SOFTUERI SONY mund të përdoret vetëm në një PRODUKT të vetëm. Dhënia me qira. Ju nuk mund të jepni me qira apo me rentë SOFTUERIN SONY. Transferimi i Softuerit. Ju mund t’i transferoni në mënyrë të përhershme të gjitha të drejtat tuaja sipas kësaj EULA vetëm kur SOFTUERI SONY transferohet së bashku me PRODUKTIN dhe si pjesë e tij, me kusht që ju të mos ruani asnjë kopje, të transferoni të gjithë SOFTUERIN SONY (duke përfshirë, por pa u kufizuar me, të gjitha kopjet, pjesët e komponentëve, mjetet ruajtëse, manualët e përdorimit, manualët e udhëzimeve, materialet e tjera të printuara, dokumentet elektronike, disqet e rikuperimit dhe këtë EULA) dhe marrësi të bjerë dakord me kushtet e kësaj EULA. Përfundimi. Pa paragjykuar të drejtat e tjera, SONY mund të përfundojë këtë EULA nëse nuk zbatoni kushtet e kësaj EULA. Në këtë rast, kur kërkohet nga SONY, ju duhet të dërgoni PRODUKTIN te një adresë e përcaktuar nga SONY, dhe SONY do t’jua dërgojë PRODUKTIN sërish sa më shpejt të jetë praktikisht e mundur pasi nga PRODUKTI të jetë fshirë SOFTUERI SONY. Konfidencialiteti. Ju bini dakord se do ta ruani konfidencial informacionin që ndodhet në SOFTUERIN SONY i cili nuk njihet publikisht dhe se nuk do ta zbuloni këtë informacion te të tjerët pa miratimin paraprak me shkrim të SONY. 9 AL