Views
7 months ago

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

• Nëse përdorni një

• Nëse përdorni një pajisje USB të ndarë në disa particione, mund të luhen vetëm skedarët audio në ndarjen e parë. • Luajtja është e mundur deri në 8 nivele (përfshirë dosjen “ROOT”). • Numri i dosjeve i ka kaluar 256 (përfshirë dosjen “ROOT”). • Numri i skedarëve brenda një dosjeje i ka kaluar 256. • Skedarët e enkriptuar ose të mbrojtur me fjalëkalime, etj. nuk mund të luhen. * Kjo njësi mbështet FAT16 dhe FAT32, por disa pajisje USB mund të mos i mbështetin të gjitha këto FAT. Për hollësi, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të çdo pajisjeje USB ose kontaktoni me prodhuesin. Lidhja me rrjetin Marrësi nuk mund të lidhet me WPS përmes një lidhjeje LAN me valë. • Nuk mund të lidheni me një rrjet duke përdorur WPS kur pika e aksesit është vendosur në WEP. Konfiguroni rrjetin pasi të kërkoni pikën e aksesit duke përdorur skanimin e pikës së aksesit. Shfaqet një mesazh gabimi. • Kontrolloni natyrën e gabimit. Shihni "Lista e mesazheve të veçorive të rrjetit" (faqe 71). Nuk mund të lidhet me rrjetin. • Kontrolloni statusin e rrjetit. Shikoni “Information”, më pas zgjidhni “Physical Connection” në hapin 2 (faqe 91). Nëse shfaqet “Connection Fail”, konfiguroni sërish lidhjen e rrjetit (faqe 55). • Kur sistemi lidhet me një rrjet me valë, lëvizeni marrësin dhe ruterin LAN me valë/ pikën e aksesit më pranë njëratjetrës dhe kryeni sërish konfigurimin. • Kontrolloni cilësimet e ruterit LAN me valë/pikës së aksesit dhe kryeni konfigurimin sërish. Për hollësi rreth cilësimeve të pajisjeve, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjeve. • Sigurohuni që të përdorni një ruter LAN-i me valë/pikë aksesi. • Rrjetet me valë influencohen nga rrezatimi elektromagnetik i emetuar nga furrat me mikrovalë dhe pajisjet e tjera. Lëvizeni njësinë larg këtyre pajisjeve. • Sigurohuni që ruteri LAN me valë/pikë aksesi të jetë ndezur. Nuk mund të kontrolloni marrësin duke përdorur pajisjen TV SideView. • Marrësi mund të kërkojë shumë kohë për t'u lidhur me rrjetin pasi ndizni marrësin. Pritni për pak çaste, pastaj provoni të përdorni përsëri TV SideView. • Sigurohuni që “Network Standby” të jetë vendosur në “On” në menynë e Cilësimeve të rrjetit në mënyrë që të mund të përdorni TV SideView menjëherë pasi të keni ndezur marrësin. Nuk mund të zgjidhni menynë e Cilësimeve të rrjetit. • Prisni pak momente pasi të ndizni marrësin, dhe më pas zgjidhni sërish menynë e Cilësimeve të rrjetit. Home Network Nuk mund të lidhet me rrjetin. • Sigurohuni që ruteri LAN me valë/pikë aksesi të jetë ndezur. • Sigurohuni që serveri është i ndezur. • Cilësimet e rrjetit në marrës mund të jenë kryer në mënyrë të pasaktë. Kontrolloni statusin e rrjetit. Shikoni “Information”, më pas zgjidhni “Physical Connection” në hapin 2 (faqe 91). Nëse shfaqet “Connection Fail”, konfiguroni sërish lidhjen e rrjetit (faqe 55). 108 AL

• Serveri mund të jetë i paqëndrueshëm. Rindizeni. • Konfirmoni që marrësi dhe serveri janë lidhur me ruterin LAN me valë/ pikën e aksesit në mënyrë të saktë. • Konfirmoni që serveri të jetë vendosur saktë (faqe 55). Konfirmoni që marrësi të jetë regjistruar në server dhe të lejojë transmetimin e muzikës nga serveri. • Kur sistemi lidhet me rrjetin me valë, lëvizeni marrësin dhe ruterin LAN me valë/ pikën e aksesit më pranë njëra-tjetrës. • Nëse funksioni ICF (Internet Connection Firewall) është aktiv në kompjuter, kjo mund të parandalojë marrësin që të lidhet me kompjuterin (vetëm kur kompjuteri përdoret si server). Mund të jetë e nevojshme që të ndryshoni cilësimet e murit mbrojtës për të lejuar që marrësi të lidhet. (Për hollësi rreth ndryshimit të cilësimeve të murit mbrojtës, referojuni udhëzimeve të përdorimit të dhëna me kompjuterin tuaj). • Nëse keni nisur marrësin ose keni kryer rikuperimin e sistemit në server, kryeni sërish cilësimet e rrjetit (faqe 55). Serveri (si p.sh. një kompjuter) nuk shfaqet në listën e serverëve. (Në ekranin e televizorit shfaqet “No Server”). • Mund ta keni ndezur këtë marrës përpara se të keni ndezur serverin. Rifreskoni listën e serverëve (faqe 60). • Sigurohuni që ruteri LAN me valë/pikë aksesi të jetë ndezur. • Sigurohuni që serveri është i ndezur. • Konfirmoni që serveri të jetë vendosur saktë (faqe 55). Konfirmoni që marrësi të jetë regjistruar në server dhe të lejojë transmetimin e muzikës nga serveri. • Konfirmoni që marrësi dhe serveri janë lidhur me ruterin LAN me valë/ pikën e aksesit në mënyrë të saktë. Kontrolloni informacionin e cilësimeve të rrjetit (faqe 91). • Referojuni udhëzimeve të përdorimit të ruterit LAN me valë/pikës së aksesit dhe kontrolloni cilësimin multikast. Nëse cilësimi multikast është aktivizuar në ruterin LAN me valë/ pikën e aksesit, çaktivizojeni atë. Të dhënat audio nuk mund të luhen normalisht. • Është zgjedhur luajtja me përzierje. Shtypni SHUFFLE vazhdimisht derisa “SHUF” të zhduket. Luajtja nuk fillon, ose nuk kalon automatikisht te pjesa ose skedari tjetër. • Sigurohuni që skedari audio që po provoni të luani të jetë në një format që mbështetet nga ky marrës (faqe 61). • Skedarët WMA me mbrojtje të të drejtave të autorit DRM nuk mund të luhen. Për të ditur si të kontrolloni mbrojtjen e të drejtave të autorit të një skedari WMA, shikoni faqe 63. Tingulli kapërcehet gjatë riprodhimit. • Gjerësia e bandës së LAN-it tuaj me valë mund të jetë shumë e vogël. Lëvizeni marrësin dhe ruterin LAN me valë/ pikën e aksesit më pranë njëratjetrës, pa pengesa mes tyre. • Kur përdorni si server një kompjuter, kompjuteri mund të jetë duke ekzekutuar shumë aplikacione. Nëse softueri i antivirusit është aktiv në kompjuter, çaktivizojeni përkohësisht softuerin duke qenë se ai ka nevojë për një sasi të madhe burimesh të sistemit. • Në varësi të mjedisit të rrjetit, mund të mos jetë e mundshme të luhen pjesët me më shumë se një pajisje që funksionin njëkohësisht. Çaktivizoni pajisjen tjetër për të aktivizuar marrësin që të luajë pjesët. Informacion shtesë 109 AL