Views
1 week ago

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Kabllo LAN (CAT5)

Kabllo LAN (CAT5) (Vetëm për lidhje LAN me kabllo) • Rekomandojmë të përdorni këtë lloj kablloje për LAN me kabllo. Disa kabllo LAN të sheshta ndikohen lehtësisht nga interferencat. Rekomandojmë të përdorni kabllo normale. • Nëse marrësi përdoret në një mjedis ku ka interferenca nga produkte elektrike ose në mjedise rrjeti me interferenca, përdorni kabllo LAN të izoluara. Serveri Serveri është një pajisje që i dërgon materiale (muzikë, foto, dhe video) një pajisjeje DLNA në një rrjet shtëpie. Një pajisje që mund të përdoret si server (një kompjuter, etj.) duhet të jetë e lidhur me rrjetin tuaj të shtëpisë LAN me valë ose kabllo*. * Për hollësi rreth serverëve që përputhen me këtë marrës, shihni faqe 55. 30 AL

Shembull konfigurimi Ilustrimi i mëposhtëm është shembulli i një konfigurimi rrjeti shtëpie me marrësin dhe një server. Rekomandojmë të lidhni serverin me ruterin me një lidhje me kabllo. Lidhjet Interneti Modemi Serveri Ruteri Kablloja LAN (nuk jepet) Kablloja LAN (nuk jepet) A Vetëm për lidhje LAN me kabllo. B Vetëm për lidhje të LAN-it me valë. Sigurohuni të përdorni një ruter LAN-i me valë/pikë aksesi. Shënim Një riprodhim audio në një server mund të ndërpritet me raste kur përdorni një lidhje me valë. 31 AL