Views
1 month ago

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Përdorimi i një lidhje

Përdorimi i një lidhje LAN-i me valë Ekzistojnë disa metoda të ndryshme lidhjeje që mund të përdorni për të krijuar një rrjet me valë: kërkimi i një pike aksesi, duke përdorur metodën e lidhjes WPS (metoda e shtypjes së butonit ose metoda e kodit PIN), ose cilësimi manual. Shënime • Sigurohuni të mos përdorni funksionin e LANit me valë aty ku përdoren pajisje mjekësore (si një stimulator kardiak) ose në vendet ku është i ndaluar komunikimi me valë. • Përpara se të lidheni me rrjetin tuaj të shtëpisë, duhet të përgatisni një ruter LAN-i me valë/pikë aksesi. Për detaje, referojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjes. • Në varësi të ambientit të rrjetit të shtëpisë, ruteri i LAN-it me valë/pika e aksesit mund të jenë konfiguruar në mënyrë të tillë që të mos lidhet gjatë përdorimit të WPS-së, ndonëse përshtatet me WPS-në. Për hollësi nëse ruteri i LAN-it me valë/pika e aksesit përputhet ose jo me WPS-në dhe me konfigurimin e lidhjes WPS, referojuni udhëzimeve të përdorimit të ruterit të LAN-it me valë/pikës së aksesit. • Ju mund të hasni vështirësi gjatë konfigurimit nëse ruteri i LAN-it me valë/pika e aksesit janë shumë larg nga njëra tjetra. Nëse keni, afrojini pajisjet me njëra tjetrën. Kërkimi për një pikë aksesi dhe konfigurimi i një rrjeti me valë (Metoda e Skanimit të Pikës së Aksesit) Ju mund të konfiguroni një rrjet me valë duke kërkuar një pikë aksesi. Për konfigurimin e rrjetit me anë të kësaj metode lidhjeje, ju kërkohet të zgjidhni ose të shkruani informacionin e mëposhtëm. Kontrolloni paraprakisht informacionin e mëposhtëm, dhe regjistrojeni në hapësirën e dhënë më poshtë. Emri i rrjetit (SSID * që identifikon rrjetin tuaj) ** . (Kjo do të nevojitet në hapin 7.) : Nëse rrjeti i shtëpisë me valë është i siguruar me enkriptim, çelësi i sigurisë (çelësi WEP, çelësi WPA/ WPA2) për rrjetin tuaj ** . (Kjo do të nevojitet në hapin 8.) : * SSID (Identifikuesi i setit të shërbimit) është një emër që identifikon një pikë aksesi. ** Ky informacion duhet të jetë i disponueshëm nga një etiketë në ruterin e LAN-it me valë/ pikën e aksesit, nga udhëzimet e përdorimit, nga personi që kreu konfigurimin e rrjetit me valë, ose nga informacioni i dhënë nga ofruesi i shërbimit të internetit. 1 Zgjidhni “Wireless Setup” në hapin 5 në “Përdorimi i një lidhje LAN me kabllo” (faqe 35). Nëse në ekranin e televizorit shfaqet “Change Settings?”, zgjidhni “OK” dhe shtypni . 2 Shtypni në mënyrë të përsëritur V/v për të zgjedhur një karakter dhe më pas shtypni . Marrësi fillon kërkimin për pikat e aksesit dhe shfaq një listë me emrat e rrjeteve të disponueshme deri në 30 emra (SSID). 3 Shtypni në mënyrë të përsëritur V/v për të zgjedhur emrin e rrjetit që dëshironi (SSID), dhe shtypni . Cilësimi i sigurisë shfaqet në ekranin e televizorit. 4 Shkruani çelësin e sigurisë (çelësin WEP, çelësin WPA/WPA2) dhe shtypni . Si i parazgjedhur, çelësi i sigurisë do të shfaqet si “*****”. Shtypni vazhdimisht DISPLAY për të koduar dhe publikuar çelësin e sigurisë. “IP Settings” shfaqen në ekranin e televizorit. 5 Shtypni në mënyrë të përsëritur V/v për të zgjedhur “Auto”, më pas shtypni . 36 AL

Kur përdorni një adresë fikse IP Zgjidhni “Custom” dhe më pas shtypni . Cilësimi i Adresës IP shfaqet në ekranin e televizorit. Shtypni . Shtypni V/v për të zgjedhur vlerën për “IP Address”. Shtypni b për të kyçur vlerën për pozicionin tjetër. Shtypni për të dalë nga kursori. Më pas, shkruani vlerën për “Subnet Mask” dhe “Default Gateway”. Shtypni b për faqen e Cilësimeve DNS. Më pas, shkruani vlerën për “Primary DNS” dhe “Secondary DNS”. 6 Shtypni b. Në ekranin e televizorit shfaqet “Connecting to the Internet”. Pasi cilësimet e rrjetit kanë përfunduar shfaqet “Network setup is completed” dhe “ ” ndizet në panelin e ekranit. Për t'u rikthyer në menynë Cilësimet eRrjetit, shtypni . (Cilësimeve të rrjetit mund t'u duhet pak kohë në varësi të ambientit të rrjetit.) 7 Kryeni cilësimet e serverit. Për të dëgjuar materialet audio në server, duhet të konfiguroni serverin tuaj (faqe 55). Shënim Nëse rrjeti juaj nuk është i siguruar me enkriptim (duke përdorur çelës sigurie), ekrani i cilësimeve të sigurisë nuk shfaqet në hapin 8. Këshillë Kur kontrolloni cilësimet e rrjetit, shihni “Information” (faqe 91). Konfigurimi i një rrjeti me valë duke përdorur një pikë aksesi të pajtueshëm me WPS Ju mund të konfiguroni lehtësisht një rrjet me valë duke përdorur një pikë aksesi të pajtueshme me WPS. Cilësimi WPS mund të kryhet duke përdorur metodën e konfigurimit të shtypjes së butonit ose me metodën e kodit PIN (Numri Personal i Identifikimit). Çfarë është WPS (Konfigurimi iMbrojtur Wi-Fi)? WPS është një standard i krijuar nga Wi-Fi Alliance që ju lejon të konfiguroni lehtësisht dhe të sigurt një rrjet me valë. Konfigurimi i një rrjeti me valë duke përdorur metodën e konfigurimit WPS të shtypjes së butonit Ju mund të konfiguroni lehtësisht një rrjet me valë WPS me një shtypje të butonit të caktuar. 1 Zgjidhni “WPS Push” në hapin 2 në “Kërkimi për një pikë aksesi dhe konfigurimi i një rrjeti me valë (Metoda e Skanimit të Pikës së Aksesit)” (faqe 36). 2 Ndiqni udhëzimet në ekran dhe shtypni butonin WPS në pikën eaksesit. Mesazhi: Brenda 2 minutash shtypni butonin WPS në pikën e aksesit Butoni WPS në ruterin eLAN-it me valë/pikën eaksesit. Pas përfundimit të cilësimeve të rrjetit shfaqet “Setup with WPS Push Button is completed” dhe “ ” ndizet në panelin e ekranit. Për t'u rikthyer në menynë Cilësimet e Rrjetit, shtypni . (Cilësimeve të rrjetit mund t'u duhet pak kohë në varësi të ambientit të rrjetit.) 3 Kryeni cilësimet e serverit. Për të dëgjuar materialet audio në server, duhet të konfiguroni serverin tuaj (faqe 55). Këshillë Kur kontrolloni cilësimet e rrjetit, shihni “Information” (faqe 91). Përgatitja e marrësit 37 AL