Views
3 months ago

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Konfigurimi i një

Konfigurimi i një rrjeti me valë duke përdorur metodën e kodit WPS PIN Nëse pika e aksesit mbështet lidhjen e kodit WPS PIN (Numri Personal i Identifikimit), mund të konfiguroni një lidhje me valë WPS duke shkruar kodin PIN të marrësit tek ruteri i LAN-it me valë/pika e aksesit. 1 Zgjidhni “Manual Registration“ në hapin 2 “Kërkimi për një pikë aksesi dhe konfigurimi i një rrjeti me valë (Metoda e Skanimit të Pikës së Aksesit)” (faqe 36). 2 Shtypni vazhdimisht V/v për të zgjedhur “WPS PIN” dhe shtypni . Shfaqet lista e disponueshme SSID (pikat e aksesit). 3 Shtypni në mënyrë të përsëritur V/v për të zgjedhur emrin e rrjetit që dëshironi (SSID) dhe shtypni . Kodi PIN i marrësit (8 shifra) shfaqet në ekranin e televizorit. Lëreni të shfaqur kodin PIN deri sa të përfundojë lidhja. (Një kod ndryshe shfaqet sa herë e kryeni këtë komandë.) 4 Shkruani kodin PIN të marrësit në ruterin e LAN-it me valë/pikën eaksesit. Marrësi fillon cilësimet e rrjetit. Pas përfundimit të cilësimeve të rrjetit, shfaqet “Completed” dhe “ ” ndizet në panelin e ekranit. Për t'u rikthyer në menynë Cilësimet e Rrjetit, shtypni . (Cilësimeve të rrjetit mund t'u duhet pak kohë në varësi të ambientit të rrjetit.) 5 Kryeni cilësimet e serverit. Për të dëgjuar materialet audio në server, duhet të konfiguroni serverin tuaj (faqe 55). Këshilla • Kur kontrolloni cilësimet e rrjetit, shihni “Information” (faqe 91). • Për hollësi në futjen e kodit PIN te ruteri i LANit me valë/pika e aksesit, referojuni udhëzimeve të përdorimit të ruterit të LAN-it me valë/pikës së aksesit. Nëse nuk mund të gjeni emrin e rrjetit (SSID) që dëshironi (metoda e konfigurimit manual) Mund të fusni manualisht emrin e rrjetit (SSID) që dëshironi, në rast se nuk shfaqet në listë. 1 Zgjidhni “Manual Registration“ në hapin 2 “Kërkimi për një pikë aksesi dhe konfigurimi i një rrjeti me valë (Metoda e Skanimit të Pikës së Aksesit)” (faqe 36). 2 Shtypni në mënyrë të përsëritur V/v për të zgjedhur “Direct Input”, më pas shtypni . 3 Fusni emrin e rrjetit (SSID) dhe shtypni . 4 Shtypni në mënyrë të përsëritur V/v për të zgjedhur cilësimin e sigurisë që dëshironi dhe më pas shtypni . 5 Ndiqni hapat 4 deri 7 të “Kërkimi për një pikë aksesi dhe konfigurimi i një rrjeti me valë (Metoda e Skanimit të Pikës së Aksesit)” (faqe 36). 38 AL

Udhëzim për komandat (OSD) që shfaqen në ekran Mund të shfaqni menynë e marrësit në ekranin e televizorit dhe të zgjidhni funksionin që dëshironi të përdorni në ekran duke shtypur V/v/B/b dhe në telekomandë. Kur filloni të përdorni marrësin, sigurohuni që të shtypni më parë AMP në telekomandë. Përndryshe, veprimet pasuese mund të mos jenë për marrësin. 3 Shtypni vazhdimisht V/v për të zgjedhur një meny që dëshironi dhe shtypni për të hyrë në meny. Lista e artikujve të menysë shfaqet në ekranin e televizorit. Shembull: Kur zgjidhni “Watch”. Përgatitja e marrësit AMP RETURN O Përdorimi i menysë V/v/B/b, OPTIONS HOME 1 Ndërroni hyrjen e televizorit në mënyrë që të shfaqet një imazh imenysë. 2 Shtypni HOME. Menyja kryesore shfaqet në ekranin e televizorit. Në varësi të televizorit, menyja kryesore mund të kërkojë pak kohë për t'u shfaqur në ekranin e televizorit. 4 Shtypni vazhdimisht V/v për të zgjedhur elementin e menysë që dëshironi të rregulloni dhe më pas shtypni për të hyrë te elementi i menysë. 5 Përsëritni hapat 3 dhe 4 për të zgjedhur parametrin që dëshironi. Këshillë Kur “OPTIONS” shfaqet djathtas në pjesën e poshtme të ekranit OSD, mund të nxirrni listën e funksioneve duke shtypur OPTIONS dhe duke zgjedhur një funksion përkatës. Për t'u kthyer në ekranin e mëparshëm Shtypni RETURN O. Për të dalë nga menyja Shtypni HOME për të shfaqur menynë kryesore dhe më pas shtypni përsëri HOME. 39 AL