Views
1 week ago

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Shënime për pajisjen

Shënime për pajisjen USB • Mos e shkëputni pajisjen USB gjatë funksionimit. Për të shmangur dëmtimin e të dhënave ose dëmtimin e pajisjes USB, fikni marrësin kur lidhni ose shkëputni pajisjen USB. • Mos e lidhni marrësin dhe pajisjen USB përmes një qendre USB. • Kur lidhet pajisja USB, në ekranin e televizorit shfaqet “Reading”. • Mund të kalojnë rreth 10 sekonda përpara se të shfaqet “Reading” në varësi të llojit të pajisjes USB të lidhur. • Kur lidhet pajisja USB, marrësi lexon të gjithë skedarët në pajisjen USB. Nëse ka shumë dosje ose skedarë në pajisjen USB, mund të duhet një kohë e gjatë që të përfundohet leximi i pajisjes USB. • Marrësi mund të njohë deri në – 256 dosje (duke përfshirë dosjen “ROOT”). – 256 skedarë audio për çdo dosje. – 8 nivele të dosjeve (struktura pemë e skedarëve, përfshirë dosjen “ROOT”). Numri maksimal i skedarëve audio dhe dosjeve mund të ndryshojë në varësi të strukturës së skedarëve dhe dosjeve. Mos ruani lloje të tjera të skedarëve ose dosje të panevojshme në një pajisje USB. • Nuk mund të garantohet pajtueshmëria me të gjithë softuerët kodues/shkrues, pajisjet regjistruese dhe mjetet regjistruese. Një pajisje USB e papërputhshme mund të krijojë zhurmë ose ndërprerje të audios ose mund të mos luhet aspak. • Mund të duhet pak kohë për të filluar riprodhimin kur: – struktura e dosjeve është e ndërlikuar. – kapaciteti i memories është shumë imadh. • Ky marrës nuk i mbështet domosdoshmërisht të gjitha funksionet e ofruara në një pajisje USB të lidhur. • Rendi i riprodhimit për marrësin mund të ndryshojë nga rendi i riprodhimit ipajisjes së lidhur USB. • Dosjet që nuk kanë skedarë audio do të kapërcehen. • Kur luhet një pjesë shumë e gjatë, disa veprime mund të shkaktojnë vonesë në riprodhim. Lista e mesazheve të USB-së Mesazhi dhe shpjegimi Reading Marrësi njeh dhe lexon informacionet epajisjes USB. Device error Memoria e pajisjes USB nuk mund të njihet (faqe 44). Not supported Është lidhur një pajisje USB e pambështetur, është lidhur një pajisje e panjohur ose pajisja USB është lidhur nëpërmjet një qendre USB (faqe 44). No device is connected Nuk është e lidhur asnjë pajisje USB ose pajisja USB e lidhur nuk njihet. No Track Nuk u gjet asnjë pjesë. 46 AL

Funksionet e sintonizuesit Dëgjimi i radios FM/AM Mund të dëgjoni transmetime FM dhe AM përmes sintonizuesit të integruar. Përpara përdorimit, sigurohuni të keni lidhur antenat FM dhe AM (ajrore) me marrësin (faqe 29). 1 Zgjidhni “Listen” nga menyja kryesore dhe më pas shtypni . 2 Zgjidhni “FM” ose “AM” nga menyja dhe më pas shtypni . Lista e menysë FM ose AM shfaqet në ekranin e televizorit. Ekrani FM/AM Mund të zgjidhni dhe të komandoni çdo element në ekran duke shtypur V/v/B/b dhe . Këshillë Shkalla e sintonizimit për sintonizim direkt tregohet më poshtë. Zona FM AM Evropë, Australi 50 kHz 9 kHz Meksikë 50 kHz 10 kHz* * Shkalla e sintonizimit AM mund të ndryshohet (faqe 48). Butonat numerikë D.TUNING SHIFT V/v/b, OPTIONS HOME 1 Treguesi i frekuencës (faqe 47) 2 Lista e stacioneve të paravendosura (faqe 48) Sintonizimi automatik te një stacion (Sintonizimi automatik) Zgjidhni “Tuning +” ose “Tuning –” dhe më pas shtypni . Zgjidhni “Tuning +” për të skanuar stacionet nga frekuenca më e ulët në më të lartën, zgjidhni “Tuning –” për të skanuar stacionet nga frekuenca më e lartë në më të ulëtën. Marrësi ndalon skanimin sa herë që kapet një stacion. Në rast se ka marrje të dobët stereo FM 1 Sintonizohuni në stacionin që dëshironi të dëgjoni me anë të Sintonizimit automatik, Sintonizimit të drejtpërdrejtë (faqe 48) ose zgjidhni stacionin e paravendosur që dëshironi (faqe 48). 2 Shtypni OPTIONS. 3 Zgjidhni “FM Mode” dhe më pas shtypni . 4 Zgjidhni “Mono” dhe më pas shtypni . Funksionet e sintonizuesit 47 AL