Views
1 week ago

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Kur përdorni Windows 8

Kur përdorni Windows 8 Zgjidhni [Control Panel (Paneli i kontrollit)] te [Settings (Cilësimet)]. Ky seksion shpjegon se si të konfiguroni Windows Media Player 12 të instaluar nga prodhuesi për Windows 8. Për hollësi se si të operoni me Windows Media Player 12, referojuni Ndihmës së Media Player 12. 1 Shkoni te Paneli i Kontrollit. Zgjidhni [All Apps (Të gjitha aplikacionet)] te [Start (Nisja)]. Zgjidhni [Control Panel (Paneli i kontrollit)]. 2 Zgjidhni [View network status and tasks (Shiko statusin e rrjetit dhe detyrat)] te [Network and Internet (Rrjeti dhe interneti)]. Shfaqet dritarja [Network Sharing Center (Qendra e ndarjes së rrjetit)]. Këshillë Nëse elementi që dëshironi nuk shfaqet në ekran, përpiquni të ndryshoni llojin e ekranit të Panelit të Kontrollit. Këshillë Nëse ekrani i Windows 8 nuk shfaqet si më sipër, procedoni me hapat e mëposhtme. 56 AL

3 Zgjidhni [Change advanced sharing settings (Ndrysho cilësimet e përparuara të ndarjes)]. 6 Zgjidhni [Allow All (Lejo të gjitha)]. Hapet dritarja [Allow All Media Devices (Lejo të gjitha pajisjet emedias)]. Nëse të gjitha pajisjet në rrjetin lokal janë të caktuara në [Allowed (Lejuar)], zgjidhni [OK] dhe mbyllni dritaren. 4 Zgjidhni [Choose media streaming options (Zgjidh opsionet e transmetimit të medias)] nga transmetimi Media. 5 Nëse [Media streaming is not turned on (Transmetimi i medias nuk është aktivizuar)] shfaqet në dritaren [Media streaming options (Opsionet e transmetimit të medias)], zgjidhni [Turn on media streaming (Aktivizo transmetimin e medias)]. 7 Zgjidhni [Allow all computers and media devices (Lejo të gjithë kompjuterët dhe pajisjet e medias)]. 8 Zgjidhni [Next (Tjetër)] dhe [Finish (Përfundo)] për të mbyllur dritaren. 9 Rifreskoni listën e serverit. Kur të përfundojnë cilësimet, rifreskoni listën e serverit të marrësit dhe zgjidhni këtë server nga lista e serverëve. Për hollësi për zgjedhjen e një serveri, shihni “Për të rifreskuar listën e serverëve” (faqe 60). Përdorimi i Network Features 57 AL