Views
1 month ago

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

6 Shënoni [Private] dhe

6 Shënoni [Private] dhe zgjidhni [Next (Tjetër)]. 7 Konfirmoni që [Location type (Lloji i vendndodhjes)] ka ndryshuar në [Private], dhe zgjidhni [Close (Mbyll)]. 8 Konfirmoni që [(Private network) (Rrjet privat)] është shfaqur në dritaren [Network and Sharing Center (Qendra e rrjetit dhe e ndarjes)], dhe mbyllni dritaren. 9 Nëse [Share my media (Ndaj median time)] nuk është zgjedhur në dritaren [Media Sharing (Ndarja e medias)], zgjidhni [Share my media (Ndaj median time)], dhe më pas zgjidhni [OK]. Shfaq një listë pajisjesh që mund të lidhen.”. 10 Zgjidhni [Settings... (Cilësimet...)] që shfaqet pranë [Share my media to: (Ndaj median time me:)]. 11 Shënoni [Allow new devices and computers automatically (Lejo automatikisht të gjitha pajisjet dhe kompjuterët)] dhe zgjidhni [OK]. 12 Rifreskoni listën e serverëve. Kur të përfundojnë cilësimet, rifreskoni listën e serverëve të marrësit dhe zgjidhni këtë server nga lista e serverëve. Për hollësi për zgjedhjen e një serveri, shihni “Për të rifreskuar listën e serverëve” (faqe 60). Për të rifreskuar listën e serverëve Kur shtoni një server të ri në rrjetin e shtëpisë, ose kur nuk arrini të gjeni serverin që dëshironi në listë, rifreskoni listën e serverëve. 1 Ndërkohë që shfaqet lista e serverëve, shtypni OPTIONS. 2 Zgjidhni “Refresh” dhe shtypni . Shfaqet lista e rifreskuar e serverëve. Këshillë Marrësi ruan një histori të pesë serverëve të fundit të lidhur dhe këto serverë shfaqen në fillim të listës së serverëve. Në një listë serverësh mund të shfaqen deri në 20 serverë. Për të fshirë një server nga lista e serverëve 1 Ndërkohë që shfaqet lista e serverëve, zgjidhni serverin që dëshironi të fshini, dhe më pas shtypni OPTIONS. Shfaqet menyja e opsioneve. 2 Zgjidhni “Delete” dhe shtypni . Pamja e konfirmimit shfaqet në ekranin e televizorit. 3 Zgjidhni “OK” dhe shtypni . Shfaqet “Completed” dhe serveri i zgjedhur është fshirë. Shënim Ndonëse ju e fshini serverin nga lista e serverëve, serveri do të shfaqet sërish në listë nëse marrësi e gjen atë në rrjet (si p.sh. kur rifreskoni listën e serverëve). Shënim Hiqni shenjën nga ky element pasi të konfirmoni se marrësi mund të lidhet me serverin dhe luani materiale audio të ruajtura në server. 60 AL

Përdorimi i materialeve audio të ruajtura në server Mund të riprodhoni materiale audio të ruajtura në server duke përdorur marrësin në formate MP3, Linear PCM, WMA, FLAC and AAC*. Materiale audio të mbrojtura nga e drejta e autorit DRM (Digital Rights Management) nuk mund të luhen në këtë marrës. * Marrësi mund të luajë skedarë vetëm me prapashtesë “.m4a”, “.mp4” or “.3gp”. Serveri HOME NETWORK SHUFFLE REPEAT DISPLAY RETURN O N X Ky marrës ALPHABET SEARCH V/v/B/b, OPTIONS HOME ./> x 1 Shtypni HOME NETWORK. Lista e serverëve shfaqet në ekranin e televizorit. Nëse në ekranin e televizorit shfaqet elementi i fundit i zgjedhur (lista e luajtjes, album, dosje, etj.), shtypni në mënyrë të përsëritur RETURN O deri sa të shfaqet lista e serverëve. Kur shfaqet “No server is available”, ose kur serveri në listë nuk është i disponueshëm, shtypni OPTIONS. Zgjidhni “Refresh”, dhe shtypni . Shfaqet lista e rifreskuar e serverëve. Këshillë Gjithashtu ju mund të zgjidhni “HOME NETWORK” nga “Listen” në menynë kryesore. 2 Zgjidhni serverin që ka përmbajtjen që dëshironi të riprodhoni. Lista e përmbajtjes shfaqet në ekranin e televizorit. Shënim Nëse pajisja e serverit mbështet standardin Wake-on-LAN, marrësi e ndez automatikisht serverin. Nëse serveri nuk mbështet standardin Wake-on-LAN, ndizni paraprakisht serverin. Për hollësi rreth cilësimeve ose veprimeve të serverit Wakeon-LAN, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit ose ndihmës të serverit tuaj. 3 Zgjidhni elementin që dëshironi (lista e luajtjes, album, dosje, etj.) dhe shtypni . Nëse shfaqet një element tjetër, përsëriteni këtë hap për të pakësuar mundësitë deri sa të shfaqet elementi që dëshironi. Elementët që shfaqen varen nga serveri i lidhur. 4 Zgjidhni pjesën që dëshironi dhe shtypni . Fillon riprodhimi. Sigurohuni që zëri të dalë nga altoparlantët e marrësit. Shënime • Edhe pjesët që marrësi nuk mund t'i luajë shfaqen në ekranin e televizorit. Nuk mund të rendisni një listë pjesësh që mund të luhen. • “!” shfaqet në fillim të emrit të pjesës që nuk mund të luhet në marrës, dhe kapërcehet gjatë riprodhimit. • Nëse hiqni kordonin elektrik nga priza, luajtja nuk rinis nga elementi i fundit i zgjedhur. Përdorimi i Network Features 61 AL