Views
1 week ago

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

3 Filloni të riprodhoni

3 Filloni të riprodhoni materiale audio në pajisje iOS ose në iTunes. AirPlay zgjidhet automatikisht si një funksion i marrësit. Këshilla • “******” janë 6 shifrat e fundit të adresës MAC të marrësit. • Nëse riprodhimi nuk fillon, kryen sërish procesin nga hapi 1. Për të konfirmuar/redaktuar emrin e pajisjes Shihni “Device Name” (faqe 91) për udhëzime se si të riemërtoni pajisjen. Për të kontrolluar riprodhimin AirPlay Mund të përdorni butonat SHUFFLE dhe REPEAT 2 +/–, N, X, x, ., >. Veprimi nga marrësi dhe telekomanda është aktiv vetëm kur marrësi zgjidhet si pajisje dalëse. Kur përdorni iTunes, caktoni një pajisje iOS për të pranuar kontrollin nga ky marrës dhe telekomandë kur doni ta përdorni marrësin dhe telekomandën për të kontrolluar një pajisje iOS. Këshilla • I jepet përparësi komandës më të fundit të marrësit. Marrësi fillon të riprodhojë materiale audio të një pajisjeje tjetër kur pranon kontrollin nga ajo pajisje AirPlay, ndonëse marrësi përdoret për AirPlay me pajisjen origjinale. • Nga ky marrës mund të dalë tingull shumë i lartë kur vendosni e volumin shumë lart duke përdorur pajisje iOS ose iTunes. • Për hollësi për përdorimin e iTunes, referojuni Ndihmës së iTunes. • Niveli i volumit të pajisjeve iOS ose iTunes mund të mos jenë në gjendje të lidhet me nivelin e volumit të marrësit. Përditësimi i softuerit Duke shkarkuar versionin më të fundit të softuerit, mund të përfitoni nga funksionet e fundit. Marrësi hap serverin Sony për të përditësuar softuerin. Nëse një përditësim tjetër është i disponueshëm, në panelin e ekranit shfaqet “[New Software] Perform Software Update. (Softuer i ri - Kryej përditësimin e softuerit.)” dhe në ekranin e televizorit shfaqet “UPDATE” kur jeni të lidhur me internetin dhe po përdorni funksionin Home Network ose SEN. Sigurohuni që pajisja tjetër e lidhur me marrësin të jetë ndalur përpara përditësimit të softuerit. Për hollësi rreth disponueshmërisë së softuerit, referojuni sajtit të shërbimit të klientit (faqe 113). Shënime • Sigurohuni të mos fikni marrësin, të mos shkëpusni kabllon e rrjetit ose të mos kryeni ndonjë veprim te marrësi teksa kryhet procesi ipërditësimit. • Nëse përpiqeni të përditësoni softuerin kur Sleep Timer është i ndezur, Sleep Timer do të fiket automatikisht. 1 Shtypni HOME. Menyja kryesore shfaqet në ekranin e televizorit. 2 Zgjidhni “Settings” dhe shtypni . Lista e menysë së Cilësimeve shfaqet në ekranin e televizorit. 3 Zgjidhni “System Settings” dhe shtypni . 4 Zgjidhni “Network Update” dhe më pas shtypni . 5 Zgjidhni “Update” dhe më pas shtypni . Marrësi fillon kontrollin e përditësimit të disponueshëm të softuerit. 70 AL

6 Kur në ekranin e televizorit shfaqet “A new version of software is found”, zgjidhni “Update now” dhe shtypni . Shfaqet një mesazh që konfirmon nëse jeni dakord ose jo me kushtet e përditësimit të softuerit. Konfirmoni mesazhin si dhe lexoni “MARRËVESHJA E LICENCËS SË PËRDORUESIT PËR SOFTUERIN SONY” (faqe 120) dhe shtypni . Nëse përditësimi nuk është idisponueshëm, shfaqet “No update is required.”. 7 Zgjidhni “Agree” dhe shtypni . Marrësi fillon përditësimin e softuerit dhe ekrani i televizorit fiket automatikisht. Treguesi (ndezur/në gatishmëri) në panelin e sipërm pulson gjatë përditësimit ?/1 . Marrësit mund t'i duhen pak (rreth 40 minuta maksimumi) për të përfunduar përditësimin. Koha e nevojshme ndryshon në varësi të sasisë së të dhënave të përditësimit, llojit të linjës së rrjetit, mjedisit të komunikimit të rrjetit etj. “Complete” shfaqet pas përfundimit të përditësimit të softuerit. Ndryshimet ose përshtatjet që u janë bërë cilësimeve, tani rikthehen në cilësimet e parazgjedhura. Shënim Nëse shfaqet një nga kushtet e mëposhtme, përditësimi i softuerit ka një gabim. – Treguesi (ndezur/në gatishmëri) pulson vazhdimisht me shpejtësi ?/1. – “ERROR” shfaqet në panelin e ekranit. – Në panelin e ekranit nuk ndizet asnjë tregues ose ?/1 ose treguesi (ndezur/në gatishmëri) fiket. – Marrësi nuk e përfundon përditësimin pas 40 minutash dhe “UPDATING” vazhdon të pulsojë në panelin e ekranit. Hiqni nga priza kordonin e energjisë dhe më pas lidheni kordonin e energjisë sërish. Marrësi do të përpiqet të përditësojë softuerin. Nëse situata vazhdon, kontaktoni shitësin më të afërt të Sony. Për të anuluar procedurën ose për t'u kthyer në ekranin e mëparshëm Shtypni RETURN O përpara se marrësi të fillojë përditësimin e softuerit. Nuk mund të anuloni procedurën ose të ktheheni në ekranin e mëparshëm kur fillon përditësimi. Lista e mesazheve të veçorive të rrjetit Cilësimet e rrjetit Mesazhi dhe shpjegimi Connection failed Marrësi nuk arriti të lidhej me rrjetin. Input error Vlerat e dhëna janë të pasakta ose të pavlefshme. Not in use Po kryhet një veprim që është i ndaluar për momentin. Not supported Pajisja hyrëse e aksesit nuk mbështet metodën WPS të kodit PIN. Home Network Mesazhi dhe shpjegimi Cannot connect Pajisja nuk mund të lidhet me serverin ezgjedhur. Cannot get info Marrësi nuk mund të gjejë informacione në server. Cannot JOIN PARTY Marrësi nuk arriti të bashkohej me një PARTY. Cannot play Marrësi nuk mund të luajë skedarë për shkak të mospërputhjes së formatit të skedarit ose kufizimeve të riprodhimit. Cannot START PARTY Marrësi nuk arriti të fillonte një PARTY. Përdorimi i Network Features 71 AL