Views
1 week ago

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Sony STR-DN840 - STR-DN840 Istruzioni per l'uso Albanese

Funksionet e tjera

Funksionet e tjera Kalimi mes audios dixhitale dhe analoge (INPUT MODE) Kur lidhni pajisje në foletë hyrëse të audios dixhitale dhe analoge në marrës, mund ta rregulloni modalitetin e hyrjes së audios në secilën prej tyre ose të kaloni nga njëra te tjetra, në varësi të llojit të materialit që doni të shikoni. 1 Zgjidhni “Settings” nga menyja kryesore dhe shtypni . Lista e menysë së Cilësimeve shfaqet në ekranin e televizorit. 2 Zgjidhni “Input Settings” dhe shtypni . 3 Zgjidhni “Input Mode” dhe shtypni . Në ekranin e televizorit shfaqet modaliteti i zgjedhur i hyrjes së audios. • Auto: U jep përparësi sinjaleve audio dixhitale. Nëse ka më shumë se një lidhje dixhitale, sinjalet audio HDMI kanë prioritet. Nëse nuk ka sinjale dixhitale audio, zgjidhen sinjalet analoge audio. Kur zgjidhni hyrjen e televizorit, prioritet u jepet sinjaleve të Kanalit të kthimit të audios (ARC). Nëse televizori juaj nuk përshtatet me funksionin ARC, zgjidhen sinjalet dixhitale optike audio. Nëse funksionet Control for HDMI (Kontroll për HDMI) të marrësit dhe të televizorit nuk janë të aktivizuara, funksioni ARC nuk funksionon. • OPT: Specifikon hyrjen e sinjaleve dixhitale audio në folenë DIGITAL OPTICAL. • COAX: Specifikon hyrjen e sinjaleve dixhitale audio në folenë DIGITAL COAXIAL. • Analog: Specifikon hyrjen e sinjaleve analoge audio në foletë AUDIO IN (L/R). Shënime • Bazuar në hyrjen, shfaqet “------” në panelin e ekranit dhe modalitetet e tjera nuk mund të zgjidhen. • Kur përdoret “Analog Direct” hyrja audio vendoset në “Analog”. Nuk mund të zgjidhni modalitete të tjera. Përdorimi i foleve të tjera të hyrjes video/audio (Caktimi i hyrjes audio) Ju mund të ricaktoni foletë e hyrjes dixhitale në hyrje tjetër nëse cilësimet e parazgjedhur të foleve nuk korrespondojnë me pajisjet tuaja të lidhura. Pasi të keni ricaktuar foletë e hyrjes, mund të përdorni butonin e hyrjes (ose INPUT SELECTOR në marrës) për të zgjedhur pajisjen që keni lidhur. Shembull: Kur lidhni luajtësin DVD me folenë OPTICAL IN 1 (SAT/CATV). – Caktoni folenë OPTICAL IN 1 (SAT/CATV) te “DVD”. 1 Zgjidhni “Settings” nga menyja kryesore dhe shtypni . Lista e menysë së Cilësimeve shfaqet në ekranin e televizorit. 2 Zgjidhni “Input Settings” dhe shtypni . 3 Zgjidhni “Audio Input Assign” dhe shtypni . 4 Zgjidhni emrin e hyrjes që dëshironi të caktoni dhe më pas shtypni . 5 Zgjidhni sinjalet audio që doni t'i caktoni për hyrjen që zgjodhët në hapin 4 me anë të V/v/B/b. 6 Shtypni . 78 AL

Emri i hyrjes BD DVD GAME SAT/CATV VIDEO SA-CD/CD Foletë OPT 1 a a a a* a a ecaktueshme për hyrjen OPT 2 a a a a a a audio COAX a a a a a a* * Cilësimi i parazgjedhur Shënime Asnjë a* a* a* a a* a • Kur caktoni hyrjen dixhitale audio, cilësimi i INPUT MODE mund të ndryshojë automatikisht. • Lejohet një ricaktim për secilën hyrje. Përdorimi i një lidhjeje me dy amplifikatorë 1 Zgjidhni “Settings” nga menyja kryesore dhe shtypni . Lista e menysë së Cilësimeve shfaqet në ekranin e televizorit. 2 Zgjidhni “Speaker Settings” dhe shtypni . 3 Zgjidhni “Speaker Pattern” dhe shtypni . 4 Zgjidhni motivin e duhur të altoparlantëve në mënyrë të tillë që të mos ketë altoparlantë rrethues të pasmë dhe altoparlantë të lartë të përparmë, më pas shtypni . 5 Zgjidhni “SB Assign” dhe shtypni . 6 Zgjidhni “Bi-Amp” dhe shtypni . Të njëjtat sinjale që dalin nga terminalet SPEAKERS FRONT A mund të dalin nga terminalet SPEAKERS SURROUND BACK/ BI- AMP/ FRONT HIGH/ FRONT B. Për të dalë nga menyja Shtypni HOME. Shënime • Para se të kryeni Kalibrimin automatik, vendosni “SB Assign” në “Bi-Amp”. • Nëse vendosni “SB Assign” në “Bi-Amp”, niveli i altoparlantëve dhe cilësimet e distancës së altoparlantëve rrethues të pasmë dhe altoparlantëve të lartë të përparmë bëhen të pavlefshme dhe përdoren ato të altoparlantëve të përparmë. Funksionet e tjera 79 AL