@InfoComAlbania InfoComAlbania www.infocomalbania.com Shqipëria si një vend i fuqishëm në zhvillim e sipër, ndeshet me sfida të mëdha në përmirësimin e infrastrukturës dhe ekonomisë së saj, në më mënyrë që të jetë më e “hapur” dhe konkurruese, duke krijuar një rrugëtim konvergjent me Bashkimin Europian. Për të arritur këtë konvergjencë, qytetarët kanë nëvojë për aksesin e plotë që interneti ofron, për tu bërë pjesë e “Shoqërisë Globale të Informacionit”. Veç aksesit në komunitetet e informacionit për qytetarët, TIK udhëheq bizneset në një orientim më të hapur, duke lejuar akses në tregun europian. Sepse eventualisht, çdo biznes, është një “Biznes Dixhital”. E sigurtë që shndërrimi i biznesit dixhital, nuk mund të arrihet vetëm me “hapa”, por me “kapërcime”. E për këtë arsye, ndryshime themelore në nivel institucional dhe rregullator janë të domosdoshme. Teknologjitë e komunikimit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në procesin e shndërrimit, në mënyrë që të përputhen më kërkesën e tregut dhe burimet e disponueshme, si psh. spektri i frekuencave radio, të cilat duhen manaxhur duke konsideruar nevojën eksponencialisht në rritje në të ardhmen. Ka një shprehje të urtë, e cila thotë: “Nqs dështon në planifikim, ke planifikuar për dështim.” Edhe nqs i gjithë burimi, kërkesa dhe eksperienca e lidhur me ndërlidhjen dixhitale janë në vendin e duhur, një biznes nuk mund të qëndrojë ne vend dhe të “ankorohet” – Bota po lëviz me hapa galopant. Forca punëtore e sektorit të IT duhet të jetë e trajnuar, zhvilluesit e software-ve duhen punësuar, qeveria duhet të përgatisë spektrumin valor gati për konsum. Prandaj është koha për të “Formësuar të Ardhmen Dixhitale.” 3
Loading...
Loading...
Facebook
X
Youtube
LinkedIn