Shaping the Digital Future Recesioni global ka vepruar si katalizator në vitet e fundit duke krijuar mundësi dhe duke përshpejtuar zhvillimet teknologjike. Ekonomitë botërore janë të lidhura gjithnjë e më shumë me teknologjinë digjitale në një ndërveprim dhe zhvillim të vazhdueshëm, ndërsa vendet që integrojnë teknologjitë digjitale në biznes, por edhe në sektorin publik janë ato që rrisin nivelin e tyre të konkurrencës. Ekonomia botërore nuk do të ketë vend për vendet që nuk do të përfshihen në evolucionin digjital, pasi ndërlidhja do të jetë faktori nr. 1 për pjesëmarrje në ekosistemin e tregut. Ekspertët thonë se ndoshta 4G ka ndryshuar formën e telefonisë celulare, por 5G dhe bota e ndërlidhur e IoT do ndryshojnë botën rreth nesh. Dita 1 / 24 Maj: Shaping the Digital Future 09:30 Hapje Costas Nostis - George Blekas, Organizing Committee Niko Peleshi, Deputy Prime-Minister Milena Harito, Minister of Innovation & Public Administration Piro Xhixho, Chairman, Agency of Electronic and Postal Communications (AKEP) 10:00 - 11:30 The Broadband Challenge Dihet që Shqipëria nuk mundet thjesht të kufizojë veten duke bërë hapa për zhvillimin digjital. Ajo duhet të bëjë kapërcime. Por, për këto kapërcime, do të ketë nevojë për ndihmën e cila mund të ofrohet me siguri nga Evropa. Pasi pozicion gjeografik që zotëron është kyç dhe ky fakt është i pamohueshëm, ndaj me patjetër duhet të jetë pjesë e “Agjendës Digjitale 2020” dhe “Tregut të vetëm digjital”, që gjendet në zhvillim e sipër. Natyrisht, infrastruktura e rrjetit të gjerë është skeleti bazë i Shoqërisë së Informacionit dhe rritja e tyre automatikisht rrit efikasitetin e ekonomisë, pasi ajo përshpejton dhe lehtëson adoptimin e teknologjive të reja në shtëpitë dhe bizneset. Ajo gjithashtu hap fusha të reja operative dhe vende pune në zonat që deri më tani nuk ishin në dispozicion. Krijimi i vendeve të punës në distancë, aplikacionet për telefonat e inteligjent, televizioni dhe tregtia, marrin përmasa të tjera përmes lenteve zmadhuese të teknologjive digjitale. Folësit: Altin Rrapaj, Director of Market Regulation, AKEP, Antonis Tzortzakakis, Treasurer, ECTA (Chief Fixed Telephony Officer & New Business, WIND Hellas), Panagiotis Vouvounas, CEO, Vector Technologies, Milena Matic, Strategy & Marketing & Comm. Manager Macedonia, Albania, Montenegro, Serbia, Ericsson, Sean Orrell, Regional Sales Manager, Metricell, Dimitrios Kolokotronis, CEO, Fasmetrics 12:00 - 13:30 EaaS - Everything as Service Cloud computing, ka provuar tashmë në praktikë dhe në terma ekonomik, që është më shumë se një mjet i thjeshtë për uljen e kostove të biznesit. Ndaj, gjithnjë e më shumë besojnë se ajo është një platformë globale që nxit biznesin me mënyra krejtësisht të reja. Në konferencën e fundit në Barcelonë MWC 2016, u bë e qartë, që tani e gjithë fuqia e përpunimit do të transferohet tek cloud! Koncepti i “Everything as a 4
@InfoComAlbania InfoComAlbania www.infocomalbania.com Service” fillon të marrë formë, për sa kohë kompanitë janë në kërkim të mënyrave për të përcjellë nevojat, shqetësimet dhe rreziqet në duart e specialistëve. Prandaj, ekspertiza e përqendruar krijon ekonomitë e shkallës dhe modele fleksibël bashkëpunimi midis ofruesve të shërbimeve dhe ndërmarrjeve. Megjithatë, progresi më i madh është se kërkesa për shërbime të ndryshme nga bizneset na çon drejt zhvillimit të modeleve bashkëpunuese mes ofruesve të shërbimeve, tek të cilat secili kontribuon në fushën ku është i specializuar. Qëllimi është që përdoruesi fundor të ketë një pikë referimi unitare, me një SLA që mbulon plotësisht dhe me terma konkret përzierjen e shërbimeve që ai ka zgjedhur. Natyrisht shteti e ka për detyrë të bëjë ndryshimin. kështu, integrimi i shërbimeve elektronike për qytetarët do të jetë një çelës për transformimin e administratës publike në eGovernment duke modernizuar marrëdhëniet mes të shtetit dhe qytetarëve. Përveç adoptimit të cloud nga ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, Shqipëria mund të shfrytëzojë pozicionin e rëndësishëm që zotëron dhe të bëhet qendër “hosting” për ruajtjen e të dhënave, jo vetëm për përdorim brenda vendit, por edhe më gjerë për rajonin e Ballkanit. Folësit: Mirlinda Karcanaj, General Director, AKSHI, Thanasis Vamvakas, Services Director, Ether, Andreas Konstantinidis, Commercial Director, Yuboto, Sokol Vladi, Country Manager, Microsoft, Panayotis Kouris, CEO, Office Line, Michele Banfo, Sales Manager Mediterranean Region, Arbor Networks, Eduard Bodor, Data Center BDM Central Europe, Schneider Electric 14:30 - 16:00 The Internet of Things Revolution Çdo gjë tregon se e kemi kapërcyer fazën fillestare, në të cilën përdoruesit ndërveprojnë me pajisje, dhe po drejtohemi me shpejtësi në ndërveprimin mes pajisjeve, duke krijuar Internet of Things. Udhëheqësit botëror të teknologjisë digjitale kanë hyrë tashmë fuqishëm në fushën e IoT, dhe Analytics, duke zhvilluar mjete programuese dhe sisteme të integruar grumbullimi dhe shkëmbimin për marrjen dhe dhënien e vendimeve. Dita kur pajisjet shtëpiake që do të shiten do të disponojnë adresë IP dhe WiFi si dhe instalimet inteligjente elektrike do jenë pjesë bazike e shtëpisë, po afron! Respektivisht dhe në nivel qyteti, aplikimet e shkallës së gjerë në menaxhimin e energjisë, furnizimin me ujë, menaxhimin e trafikut dhe ndriçimit janë në dispozicion, madje edhe mjetet të pavarura të transportit publik, janë integruara në strukturën urbane. Edhe telefonat inteligjent janë kthyer në bileta për mjetet e transportit, për transaksionet si dhe blerjet, dhe po na drejton në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e “smart living”. Tashmë Bashkimi Evropian ka vënë lart në agjendën e saj “Internet of Things”, duke njoftuar se për 2016 që do të financojë 140 milionë euro në projekte pilot. Në listën e saj gjenden aplikacione për fushat e shëndetësisë, bujqësisë, wearables dhe ndërlidhjes së automjeteve. Pyetja që lind është: A jemi të gati për këtë revolucioni të ri industrial, dhe nëse jo, cilat janë ndryshimet që duhet të bëjmë për ta adoptuar dhe për të përftuar prej ti? Folësit: Elvis Bregu, Head of New Technology & Innovations, Vodafone Albania, Ervis Bregu, IT Director, Intracom Telecom Albania, George Chouliaras, Telco Presales Expert, SingularLogic, Alban Tartari, Head of Institutional and External Relations, Albtelecom 2 nd SE Europe Regulatory Summit 24 Maj 2016 / Tirana International “Consortium” Hall AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE 12:00 - 15:00 Piro Xhixho, Chairman, AKEP, Dr. Ilaha Rzayeva, Programme Officer for Europe Coordination, ITU, Mr. Jack Hamande, Chairman, BIPT, Mr. Catalin Marinescu, President, ANCOM, Mr. Mario Weber, Executive Director, HAKOM, Mr. Franc Dolenc, Director, APEK, Dr. İhsan Kulali, Board Member, ICTA, Dr. Šaleta Djurovic, President of the Council, EKIP, Mr. Vladimir Ristevski, Adviser of Market Analysis and Public Relations, AEC Moderator: Rudolf Papa, Head of Cabinet, AKEP 5
Loading...
Loading...
Facebook
X
Youtube
LinkedIn