Views
9 years ago

7th Infocom Albanian telecom Forum Overview

OVERVIEW The broadband

OVERVIEW The broadband challenge Dihet që Shqipëria nuk mundet thjesht të kufizojë veten duke bërë hapa për zhvillimin digjital. Ajo duhet të bëjë kapërcime. Por, për këto kapërcime, do të ketë nevojë për ndihmën, e cila mund të ofrohet me siguri nga Evropa. Pasi pozicioni gjeografik që zotëron është kyç dhe ky fakt është i pamohueshëm, ndaj me patjetër duhet të jetë pjesë e "Agjendës Digjitale 2020" dhe "Tregut të vetëm digjital", që gjendet në zhvillim e sipër. Natyrisht, infrastruktura e rrjetit të gjerë është skeleti bazë i Shoqërisë së Informacionit dhe rritja e tij automatikisht rrit efikasitetin e ekonomisë, pasi ajo përshpejton dhe lehtëson adoptimin e teknologjive të reja në shtëpitë dhe bizneset. Sesioni ju dedikua teknologjive të rrjetit fiks dhe atij wireless, të cilat ndihmojnë Shërbimet e Komunikimit dhe Informacionit të jenë të aksesueshme në sa më shumë njerëz dhe sektorë. Një temë e nxehtë ishin dhe politikat rregulluese, të cilat duhet të gjejnë balancën ndërmjet zotëruesve të pjesës më të madhe të infrastrukturës së vendit si dhe anashkalimin e monopolove. Kjo do të thotë që Rregullatori ka një rol jetik për të ruajtur konkurrencën, pa “ndrydhur” investimet e nevojshme. EaaS - Everything as a Service Cloud computing, ka provuar tashmë në praktikë dhe në terma ekonomikë, që është më shumë se 2

një mjet i thjeshtë për uljen e kostove të biznesit. Ndaj, gjithnjë e më shumë besojnë se ajo është një platformë globale që nxit biznesin me mënyra krejtësisht të reja. Në konferencën e fundit në Barcelonë MWC 2016, u bë e qartë, që tani e gjithë fuqia e përpunimit do të transferohet tek cloud! Koncepti i “Everything as a Service” fillon të marrë formë, për sa kohë kompanitë janë në kërkim të mënyrave për të përcjellë nevojat, shqetësimet dhe rreziqet në duart e specialistëve. Prandaj, ekspertiza e përqëndruar krijon ekonomitë e shkallës dhe modele fleksibël bashkëpunimi midis ofruesve të shërbimeve dhe ndërmarrjeve. Folësit e këtij sesioni u fokusuan më së shumti në implementime të Internet of Things. Nga zgjidhjet “Machine 2 Machine” (Makineri me Makineri) në Ekosisteme të Zgjuara, të gjitha prezantimet nxirrnin në përfundimin se sa më të ndërlidhura të jenë sistemet tona, aq më shumë ndërveprim do mund të arrihet dhe shërbime të reja do të lindin. Shërbime si: kontrolli i konsumit të energjisë, manaxhimi inteligjent i trafikut, aplikacione në shëndetësi, ndërtim dhe operim infrastrukture. Veç adoptimit të Cloud-it nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Shqipëria duhet të përfitojë nga pozicioni i favorshëm që zotëron, për tu bërë një qendër për “data hosting”, jo vetëm për tregun vendor, por për të gjithë rajonin e Ballkanit. The Revolution Internet of Things (IoT) Çdo gjë tregon se e kemi kapërcyer fazën fillestare, në të cilën përdoruesit ndërveprojnë me pajisjet dhe po drejtohemi me shpejtësi në ndërveprimin mes pajisjeve, duke krijuar Internet of Things. 3

Infocom Conferences

© 2016 by SmartPress