Views
9 years ago

7th Infocom Albanian telecom Forum Overview

OVERVIEW Udhëheqësit

OVERVIEW Udhëheqësit botëror të teknologjisë digjitale kanë hyrë tashmë fuqishëm në fushën e IoT, dhe Analitikës, duke zhvilluar mjete programuese dhe sisteme të integruara grumbullimi e shkëmbimi për marrjen dhe dhënien e vendimeve. Dita kur pajisjet shtëpiake që do të shiten do të disponojnë adresë IP dhe WiFi si dhe instalimet inteligjente elektrike do jenë pjesë bazike e shtëpisë, po afron! Respektivisht dhe në nivel qyteti, aplikimet e shkallës së gjerë në menaxhimin e energjisë, furnizimin me ujë, menaxhimin e trafikut dhe ndriçimit janë në dispozicion, madje edhe mjetet të pavarura të transportit publik, janë integruara në strukturën urbane. Edhe telefonat inteligjentë janë kthyer në bileta për mjetet e transportit, për transaksionet si dhe blerjet, dhe po na drejton në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e “smart living”. Tashmë Bashkimi Evropian ka vënë lart në agjendën e saj “Internet of Things”, duke njoftuar se për 2016 do të financojë 140 milionë euro në projekte pilot. Në listën e saj gjenden aplikacione për fushat e shëndetësisë, bujqësisë, wearables dhe ndërlidhjes së automjeteve. Për më tepër, pjesë e konferencës së sivjetshme ishte dhe “2nd Regional Telecom Regulators Summit”, nën kujdesin e AKEP, me pjesmarrës nga Rregullatorë të të gjithë Ballkanit. 4

Opportunities in a Digital Era: Startup - Social - e-business Digital Skills: The key for success! Edhe pse ne supozojmë se brezi i ri ka marrëdhënie të mirë me teknologjitë digjitale, kjo nuk do të thotë që ky familjarizim përkthehet automatikisht në njohuri. Megjithatë, duke pasur parasysh që sipërmarrja si dhe jeta e përditshme lidhen gjithnjë e më ngushtë me teknologjitë digjitale, koncepti i arsimit digjital po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Përveç kësaj, zhvilluesit e aplikacioneve digjitale, së shpejti do të bëhen një pjesë e madhe e fuqisë punëtore të vendit dhe do të jenë në gjendje për të prodhuar nivele të lartë shërbimesh, jo vetëm për vendin, por edhe në tregun ndërkombëtar që dëshpërimisht kërkon punonjës digjital. Por a është vendi i gatshëm për të mirëpritur këtë brez të ri të biznesit? Ekziston një kuadër i përshtatshëm ligjor? Si bizneset digjitale mund të zhvillohen me anë të ekonomisë tradicionale dhe ta transformojnë atë nga brenda? A janë kompanitë gati për transformimin digjital dhe cilat janë stadet e tij? e-commerce: Every business is digital business Bashkimi Europian, një prej çështjeve kryesore në agjendën e saj ka zhvillimin e tregtisë elektronike ndërkufitare. Ai synon në vitet e ardhshme të largojë të gjitha pengesat që sot shfaqen si barrierë. Pengesa të tilla si transporti, konkurrenca dhe besimi. Rol të veçantë dhe madje "kyç" për e-business janë pagesat elektronike. Siguria dhe shpejtësia 5

Infocom Conferences

© 2016 by SmartPress