Views
7 years ago

Infocom Albania Magazine 08/2016

  • Text
  • Magazine
  • Subscriptions
  • Mobile
  • Mund
  • Celulare
  • Cilat
  • Vodafone
  • Smartphone
  • Tyre
  • Edhe
  • Deri
  • Infocom

TEKNOLOGJI Rrugëdaljet

TEKNOLOGJI Rrugëdaljet që ofron sot teknologjia dhe materialet, mesa duket po kthen drejt konsumit të ulët të fuqisë së pajisjeve, pasi komuniteti shkencor mesa duket nuk pret diçka spektakolare nga laboratorët kimik që kërkojnë reagime të reja me më pak nxehtësi, më shumë energji dhe më shumë dendësi magazinimi. Mos vallë do të ishte më mirë të linim mënjanë bateritë dhe të kthehemi drejt mënyrave të tjera të karikimit? Bateria e re prej alumini që karikohet në një minutë Shkencëtarët amerikanë deklaruan se ishin në gjendje të prodhojnë prej një bateri të lirë prej aluminit, me jetëgjatësi të madhe dhe fleksibël. Kjo bateri do të ishte e përshtatshme për t’u përdorur në smartphones, pasi paraqet avantazhin shtesë e karikimit në vetëm një minutë. Hulumtuesit, të cilët kanë përshkruar në mënyrë të detajuar zbulimin e tyre në revistën e ndërkombëtare “Nature”, u shprehën se bateria e re me jon alumini ka mundësinë për të zëvendësuar bateritë me jon litium që përdoren në miliona laptopë dhe telefona celularë. Përveç karikimit të shpejtë, bateria e re prej alumini është më e sigurt se bateritë ekzistuese prej jon litiumi, të cilat herë pas here mbinxehen dhe marrin flakë. Rezultati pozitiv i hulumtimeve me qellim ndërtimin e një baterie prej alumini me karakteristika peshën e ulët dhe karikimin e shpejtë, erdhi pas përpjekjeve që zgjatën me vite. Zgjidhjen e dha ekipi i Profesorit të kimisë Hongjie Dai në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni, i cili bëri zbulimin e rëndësishëm që kombinimi i grafit dhe aluminit krijon rrjedhën e duhur të ngarkesave për të prodhuar energji të shfrytëzueshme. Së fundi, hulumtuesit theksojnë që, ndërsa një bateri jon-litiumi mund të zgjasë rreth 1000 cikle të ngarkimi-shkarkimi, bateri e re prej alumini është në gjendje të vazhdojë performojë edhe pas 7.500 ciklesh. Vetë konstrukti i baterisë e lejon atë të paloset, duke lejuar që të shfrytëzojë më së miri hapësirat tek pajisjet portative, ndërsa sipas publikimit të revistës “Nature”, bateri më të mëdha prej alumini do mund të përdoren gjithashtu për të ruajtur energji elektrike që vjen nga burime të rinovueshme energjie me performancë të paqëndrueshme ose me kohë të kufizuar. 38

© 2016 by INFOCOM MAGAZINE