08.01.2015 Views

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

revista shen antoni nr 6.cdr - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shën Antoni i Padovës

Shën Antoni i Padovës

Famullia e Binçës, Viti II, nr. 6, Prill 2010

Për shumë mot Pashkët!

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

Për shumë mot e më gëzime Pashkët

I dashuri lexues, të kremtosh Pashkët dhe të jetosh Krishtin e ringjallur,

do të thotë të riformulosh botën në një botë të re, ku nuk do të ketë

padrejtësi, dhunë, egoizëm, urrejtje, ndasi, por përpjekje për drejtësi,

dashuri, harmoni, të cilat do të jenë fuqi shpirtërore për jetën tone që

fiton mbi të keqën dhe vdekjen. Jemi të vetëdijshëm që shpesh herë në

jetën tonë ndodhë fitorja e jetës mbi vdekjen. Jeta jonë është e lidhur me

dashuri, sepse Ati aq shumë e ka dashur botën sa që e ka dhanë Birin e vet

që gjithçka të bëj të re. Çdo herë kur dikush ndihmon ndokënd, kujdeset

për të me dashuri, është fitore e jetës mbi vdekjen, janë Pashkët.

Derisa lutem që secili prej nesh personalisht ta takojë Krishtin e ringjallur

në jetën tonë dhe të forcojë bashkimin tonë me të dhe mes veti dhe Ati të

na jep hirin, që me fuqinë, paqen dhe gëzimin e jetës së re, të Krishtit të

ringjallur, të gjithëve për shumë mot e me bekime Pashkët me dëshirën

që të gjithë ne të ringjallemi në njerëz më të mirë, më të dashur, më të

gatshëm për ta ndihmuar, falur dhe dashur njëri tjetrin! Për shumë mot

Pashkët!

Redaksia

Ringjallja e Krishtit është moment historik i fitores së të mirës ndaj të

keqes, të hirit ndaj mëkatit, të jetës mbi vdekjen. Ringjallja e Krishtit

mbetët frymëzim i përjetshëm për njerëzimin, simbol i flijimit dhe

dashurisë për botën. Duke iu uruar Pashkët lusim Krishtin e ringjallur që

të jetë gjithmonë i pranishëm në familjet tona duke i ruajtur ato të

bashkuara në paqe e dashuri .

Këshilli i Kishës nga Diaspora

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

KRISHTI ËSHTË RINGJALLUR!

Mëkati i prindërve të parë

përkatësisht i Adamit dhe i Evës, jo vetëm

që i prishi marrëdhëniet e tyre të

ndërsjella, por edhe ato me Hyjin. Për ta

përmirësuar këtë çrregullim që e

shkaktojë mëkati i parë, Hyji premtoi dhe e

dërgoi Birin e vet, i cili për t`i shpërblyer

mëkatet tona u flijua deri në fund, deri në

vdekje në kryq.

Jezu Krishti është Personi më i

rëndësishëm historik, i cili u duk në fytyrën

e tokës, duke u bërë njëri prej nesh, i fisit

njerëzor. Vdekja dhe ringjallja e Jezusit

janë ngjarjet kryesore të të mishëruarit të

Tij. Këto janë zemra dhe themeli i besimit

tonë të krishterë. Nëse Krishti, në të vërtet

nuk është ngjallur, atëherë i kotë është

predikimi ynë, i kotë është besimi i juaj,

shpjegoi Pali në 1 Kor 15,14. Për ne dhe për

zanafillën e krishterimit, ngjallja e Krishtit

të cilën Hyji e sendërtoi, është themeli jo

vetëm i besimit tonë të krishterë, por edhe

themeli i Kishës së Krishtit. Besimi në Hyjin

i cili e ringjalli Krishtin dhe njohja se Krishti

është Zot sqarohen së bashku. Duke

përfytyruar Krishtin si person, kryqi dhe

ngjallja e Tij kanë një lidhje të përbashkët

ndaj njëra tjetrës, dhe e sqarojnë njëra

tjetrën.

shkrime jo të krishtera. Kështu një ndër më

të rëndësishmit është dëshmia e

historianit romak Tacitit (55 – 120 pas

Krishtit), në Analet e cila ka të bëjë me

persekutimet e të krishterëve në kohën e

mbretit Neron (54 – 68), i cili i paditi të

krishterët për djegien e Romës. Pos Tacitit,

të përmendim edhe Svetonien (75 – 150

pas Krishtit), Pliniu i Ri (64 – 114 pas Kr.)

dhe Flavije (38 – 100 pas Kr.) i cili lindi në

Jerusalem por fundin e jetës e kaloi në

Romë. Të gjithë këta duke folur për jetën e

të krishterëve, në mënyrë direkte apo

inidirekte flasin për Krishtin. Ndërsa Flavije

në Tallmund dy herë e përmend Krishtin.

Ungjilli na jep një pasqyrë të

thukët të jetës së Tij. Duhet pasur parasysh

se Ungjilli nuk dëshiron ta shkruaj

historinë e Jezusit, por ngjarjen e shëlbimit

që Hyji ndërmori që të rimiqësohej me

njerëzimin. Gjatë kohës së të kryqëzuarit,

Vdekja e Jezusit

Vd e k j a e J e z u s i t ë s h t ë e

padyshimtë. Këtë në radhë të parë na e

dëshmon Besëlidhja e Re, por Jezusin si

person historik e dëshmojnë edhe shumë

3

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

Ati është në veprim, duke dhënë të Birin e

vet, me këtë edhe vetveten. Kryqi nuk qe

mbarimi i jetës së Jezusit, as kulmi i veprës

së Tij, por pika qendrore e jetës së Tij.

Drejtimet e brendshme të Kryqit siç

shtjellohen në Besëlidhjen e Re përfshijnë

disa elemente: Në kryq Jezusi u jepet

njerëzve dhe për njerëz ju jepet Hyjit. Po

ashtu në kryq Hyji vepron dhe e jep

vetveten për njerëz. Pra, ne të krishterët

nuk besojmë në Krishtin e vdekur, por të

Ringjallur.

Jezusi mbi ngjalljen e vet

Ungjijtë dëshmojnë mjaftë qartë

mbi ngjalljen e Jezusit. Kryesisht fjalët mbi

ngjalljen i flet vet Krishti. Kur Jezusi një ditë

ende gjendej i shoqëruar nga nxënësit e vet

filloi t`u shpjegojë se Birit të njeriut i duhet

të pësojë shumë dhe se pleqtë,

kryepriftërinjtë e skribët do ta përbuzin; se

do të vritet dhe se do të ngjallet pas tri

ditësh. Krah. Mk 8,31 – 32; Mt 16, 21- 28;Lk

9,22-27. Fjalët e Jezusit thënë për vdekjen

dhe ngjalljen e vet ishin për nxënësit mjaft

rrëqethëse dhe dëshpëruese. Këta që ende

nuk e kuptonin tërësisht Mësuesin e tyre,

shpresonin edhe në ndonjë mbretëri të re,

ku ata do të zënin vendet e para. Por, mu

këta nxënës të hutuar pas ngjalljes së

Jezusit, mundimet dhe vdekjen e Tij do t`i

kuptojnë si shpërblim dhe jetë. Atëherë do

t`u kujtohet fjala e Jezusit: Unë jam

ringjallja dhe jeta: kush beson në mua, edhe

nëse vdesë do të jetojë. Edhe kush jeton e

beson në mua, nuk do të vdesë askurrë. Gjn

11,25-26.

Ungjijtë ringjalljen na e paraqesin si

ngjarje historike e vepër e kryer nga Hyji.

Ringjallja e ka edhe një domethënie të

kategorisë objektive. d. t. th. çka ka

ndodhur nëpër ringjallje, çka është

ndërruar dhe çfarë realitetesh janë zbuluar.

Në radhë të parë mund të themi se ringjallja

është vetë shpallja e Hyjit. Ringjallja e

Jezusit është vepër kulmore e veprës eshatologjike

të Hyjit. Jezusi na bënë me dije

se kush është Zoti, dhe e zbulon si atë i cili e

përmban jetën dhe vdekjen, qenien dhe

hiçin. Ringjallja e Jezusit ka një karakter

universal dhe është fillimi dhe paradhënia e

ringjalljes së përgjithshme. Jezusi është

pararendës i të vdekurve Krah 1Kor

15,20,Kol 1,18, Vap 26,23, Zbu 1,17. Jezusi

është dera dhe e vetmja rrugë e parajsës.

Qenia e jonë njerëzore ka nevojë gjithnjë e

më tepër t`i bashkëngjitet Jezusit, i cili

është Gurra e jetës sonë në këtë shekull

plotë me lot.

Në emër të Motrave, don Kolës dhe

në emrin tim, të gjithë besimtarëve brenda

dhe jashtë famullisë sonë: Për shumë mot e

me gëzime Pashkët!

Don Albert Demaj

4

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

UNË JAM UDHA, E VËRTETA DHE JETA /Gjn 14, 6/

Vështirë është të

g j e n d e t f j a l a

adekuate për të

shprehur gëzimin e

Pashkëve, për këtë

edhe Kisha atë ditë

shprehet vetëm

shkurtë, me fjalët:

Le të brohorisë e të

galdoj! Pashkët janë krijimi i njeriut të ri,

apo edhe më qartë e një bote dhe

njerëzimi të ri. Është ngjarja dhe kremtja

më e madhe, pikërisht sepse është fillim i

një bote të re. Jezu Krishti u ngjall, për

shpëtimin tonë, me vdekjen e vet rrënoi

vdekjen tonë, kurse me ngjalljen e vet na

dhuroi jetën e amshuar.

Qysh në faqet e parat të Shkrimit shenjt, në

kreun e parë, si fjalë të para shkrimtari

biblik cek: Le të bëhet dritë! Pra, me dritë

filloi krijimi. Në dritë lindë dhe zhvillohet

jeta. Kur ka dritë, atëherë njeriu punon,

kryen punët e tija të përditshme. Drita ka

edhe kuptim simbolik. Kjo ka lidhshmëri

edhe me fjalën drejtësi. Kështu që Jezusi

duke qenë i vetëdijshëm kush është dhe

misionit të tij, Ai me një siguri të madhe

dhe me plotë të drejtë thotë: Unë jam drita

e botës… Të Krishterët fenë e tyre e

përjetojnë si dritë. Ajo iu flet dhe i mëson

se kush janë, nga vijnë, si duhet jetuar dhe

kah të shkojnë. Drita e fesë ndezët në

pagëzim dhe atë duhet ruajtur të tërë

jetën. Kjo dritë ruhet me lutje, me dëgjim

të fjalës së Hyjit dhe pranimin e

sakramenteve.

E kundërta e dritës është errësira, terri,

nata. Na është e njohur fjala biblike; nata

ka fuqinë e saj! Nata do duhej të ishte kohë

e qetësisë, e pushimit. Por, është e vërtetë

nga jeta e përditshme se njeriu errësirën,

terrin, natën din ta shfrytëzoj për gjëra të

këqija, për vepra të liga. Atëherë kur qe

tradhtuar dhe marr Jezusi ishte natë,

errësirë…qe dënuar me procedurë të

shkurtër. Gjatë kohës së agonisë së

Kalvarit, ungjilltari shkroi; dhe botën e

mbuloi errësira! /Mt, 27,45/

Unë jam Ringjallja dhe Jeta:kush beson në

mua, do të jetojë. Edhe kush beson në mua,

nuk do të vdesë kurrë. /Gjn 11, 25-26/ Jeta

është më e fortë se vdekja, drita

mbizotëron errësirën, e vërteta më e fortë

se gënjeshtra, e mira e mund të keqën.

Edhe këtë vit si gjithnjë në bashkësinë tonë

famullitare këndohet psalmi Exultet në

nderë e lavd të Jezusit të ringjallur. Ngjalla e

Tij është ndezje e zjarrit - Zjarri i Madh! Ai

shndritë gjatë shekujve, ngroh çdonjërin

nga ne. Kështu që duke kremtuar Pashkët-

Ngjalljen, neve kremtojmë ringjalljen tonë

personale, jetën, sepse ngrihemi nga

l i g ë s h t i t ë , n g a t ë m e t a t t o n a ,

ngadhënjejmë mbi mëkatet tona, kurse

disponimin e festës së Pashkëve e

përhapim me falje ndaj njëri-tjetrit, me

mirësi dhe vepra dashurie.

Dhuroi jetën për ne…Kjo është dashuri! Nga

5

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

kraharori i Tij rrodhi gjak e ujë – shenjat e

misterit të fesë. Po mos të ishte kjo dashuri,

atëherë me siguri nuk do të kishte as

dashuri mes të fejuarve, as dashuri

bashkëshortore, as dashuri ndaj të

afërmve, as dashuri ndaj armiqve…

Ata të cilët e përqeshën, e rrahën, e

munduan dhe në fund e kryqëzuan,

menduan se me vdekjen e Tij gjithçka u

krye, e hoqën qafësh. Mirëpo, harruan se

dashurinë nuk mund askush ta mbysë,

dashuria nuk mund të vritet. Vdekja e tij

është ngadhënjim i dashurisë. Fitore më e

madhe e cila është korrë ndonjëherë.

Fitore e cila zgjatë dhe jeton, këtë e tha

edhe vet; E unë, kur të jem lartësuar nga

toka, do t'i tërheq tek unë të gjithë njerëzit

/Gj.12.32/. Ky fryt i dashurisë e cila tërheq

u shfaq menjëherë që në Kalvar dhe këtë e

përjetoi po ato momente ai i kryqëzuari

tjetër i cili luti Jezusin ta pranoj në

mbretërinë e tij kur të arrij tek Ati i tij

qiellor, dhe ky fitoi u shpërblye nga

Dashuria me dashuri dhe për dashuri, me

jetë të pasosur në parajsë! Jezusi i tha: Për

të vërtetë po të them:sot do të jesh me mua

në parriz. Kurse, lulëzimi i dashurisë filloi

pikërisht atë moment kur dashuria

ringjallet, le varrin e errët të zbrazët! Pra,

nga ky moment fillon jeta, bota e re, bota e

dashurisë të cilën duhet ta shpallim çdo

moment, në çdo kohë e vend, kështu që

me këtë të na njoh bota se jemi bijtë e

dritës, bijtë e bijat e dashurisë së

përjetshme. Lum ai njeri i cili mund dhe

dëshmon ringjalljen me fjalë dhe vepra

dashurie!

Sa më mirë e përvujtëri që kemi kaluar

kohën e kreshmëve, e që jemi përgatitur

me lutje, pendesë, agjërime duke i mohuar

vetvetes shumëçka për të qenë sa më afër

Jezusit në mundime, Jezusit të përgjakur, aq

më me gëzim dhe lumturi do të ndiejmë,

përjetojmë dhe kremtojmë festën e

ringjalljes sonë shpirtërore - Pashkët!

Edhe në diasporë!

Edhe në diasporë, këtu në Gjermani,

besimtarët tanë përgatitën që sa më mirë të

festojnë Pashkët, por kuptohet jo të gjithë

këtë ditë të madhe të bashkuar në një

Kishë! Mundohemi të jemi së paku

shpirtërisht e me lutje, afër famullisë sonë,

ku festat kanë krejt ngjyrë tjetër, ngjyrë më

të hareshme! Po ata që nuk kanë mundësi

t'i bashkëngjiten gëzimit në famullinë tonë

të dashur, por është më se e vërtetë se me

mallëngjim e nostalgji kujtojnë Pashkët e

përparshme me gjitha traditat cilat

sadopak ende ruhen në familjet tona këtu,

si p.sh. ngjyrosja e vezëve, buka e bekuar

dhe ushqimi etj që përshkojnë festën më të

madhe të Krishterimit dhe mbarë

njerëzimit. Më pas, këtyre ditëve festive,

gjithë urojnë njëri tjetrin, bëhen vizitat

familjare me urime e përgëzime më të

përzemërta… me vetëdije dhe porosi: Jeta

më e fortë se vdekja!

Me këto mendime të shkurtra edhe unë në

emër tim dhe në emër të diasporës tonë në

Hamburg /Gjermani/ nga zemra gjithë

besimtarëve të famullisë Binçës, Urime

Pashkët, për shumë mot!

Marjan Sebaj – Sopi

6

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

E SHTUNA E MADHE E PASHKËVE

Dita e sotme, lidhur me jetën e Krishtit,

nuk ka asnjë lajm për ne. E ndoqëm me

dhimbje dhe dashuri Mësuesin e

munduar, përmes Ungjillit, në Betani, në

Tempull, në Çenakull, në Kopshtin e

Ullinjve, në shtëpinë e kryepriftit, në

prokurorinë e Pilatit, në Udhën e

dhimbshme, në Kalvar. Dëgjuam fjalët e

dashurisë, që u ngritën mbi fjalët e

urrejtjes, të përsëritura pambarimisht në

historinë e njeriut e pambarimisht të kota.

Kotësi e kotësive! E pamë kur vdiq, kur e

ulën nga kryqi ku e kishin gozhduar pa

kurrfarë mëshire, kur e lyen me vajra

erëmira, e mbartën në rrugicat e një

lulishteje, e mbyllën në varr. Dëgjuam

zhurmën rrëqethëse të gurit, që rrokullisej

për të mbyllur grykën e varrit. Si zhurma e

gozhdëve mbi arkivolet, që mbyllin trupat

pa jetë të të dashurve tanë. Mbaroi! E

s'dimë asgjë më. Armiqtë ngadhënjimtarë

kthehen në shtëpitë e tyre tejet të

kënaqur. Edhe për ta gjithçka u krye: nuk

do ta kenë më nëpër këmbë kundërshtarin

e p a d ë s h i r u e s h ë m . E z h d u k ë n

përgjithmonë, pa frikë kthimi. Nuk do t'ua

vrasë më sytë rrugëve të Palestinës, as do

t'i dëgjojnë më anatemat e tij të

tmerrshme. E kujtojnë mirë. Nuk besojnë

se do të kthehet më por, për të larguar

dyshimin e fundit, vënë roje për ta

mbikëqyrur varrin. Nuk harrojnë të vënë

edhe vulat e tyre. Sigurohen kështu se

askush nuk do të mund të vërë dorë mbi

këtë varr, që e dëshironin aq shumë e që i

trembeshin edhe më shumë. As dishepujt

e interesuar për trupin e tij e as rojet, që

mund të bliheshin lehtë, si Juda. S'

mendojnë fare për gjithëpushtetësinë e

Hyjit! E shkojnë të kremtojnë Pashkët e

tyre, tashmë pa pikë kuptimi, të sigurt se

Hyji është me ta.

Po nxënësit, ku janë Ungjilli, në këtë orë

ngushtice, përmend tre emra, me fat krejt

të ndryshëm: Judën, tradhtarin, që shkon

e varë veten, sepse nuk është në gjendje ta

shndërrojë brejtjen shkatërrimtare të

ndërgjegjes në shpresë përtëritëse;

Pjetrin, që e mohoi Mësuesin, por që, i

penduar thellë nga vështrimi i tij, nuk

7

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

pushon s'e lari mëkatin e vet me lot të

hidhur; Gjonin, që ngjitet në Kalvar e merr

nën kujdes, plot dashuri, Nënën.

Të tjerët kanë ikur. Por gjithsesi, edhe ata

kanë shkuar të shikojnë ç'do të ndodhë.

Pavarësisht nga ligështia, fati i Krishtit

ishte tepër i lidhur me fatin e tyre. Edhe ata

ishin në Udhën e Kryqit, të ngatërruar mes

turmës, për t'u ruajtur nga rreziqet. E panë

edhe ata, deri në fund të fundit, e shkuan,

me zemër të plasur e shpresa të

copëtuara. Nuk i kujtojnë më profecitë e

Mjeshtrit, që janë avulluar nga mendja e

tyre, e paaftë për të depërtuar në të

mbinatyrshmen. Për ta, ashtu si për

armiqtë, ndonëse në një mënyrë tjetër,

gjithçka ka marrë fund. Vdekja nuk lejon

epilogë.

Mbyllen në shtëpinë mike, që i ka strehuar

herën e fundit së bashku me Jezusin. Juda

ka vdekur. Nuk do t'i spiunojë askush.

Mund ta konsiderojnë veten të sigurt, në

se nuk do të bien në sy. Pastaj, si të ketë

kaluar tronditja e thellë, do të kthehen në

shtëpitë e tyre, larg rreziqeve, në Galile,

për të rifilluar jetën e tyre të paemër, të

pashpresë, në të cilën nuk pritet më asgjë

e jashtëzakonshme.

Përveç dishepujve, ka edhe të tjerë, që

interesohen për Jezusin: Nikodemi e Jozefi

i Arimatesë, të cilët i përkasin shoqërisë së

kamur të Jerusalemit, madje vetë Sinedrit,

që e dënoi Jezusin. Jetuan në hije, nuk i

miratuan metodat e kolegëve, madje edhe

protestuan, gjithnjë me druajtje, pa rënë

shumë në sy. Por tani që ai vdiq, nuk kanë

ç'të humbasin më e dalin haptazi, pa

kurrfarë droje. I bëjnë nderimet e fundit e

pastaj edhe ata shkojnë në punë të vet,

sepse edhe për ta gjithçka ka marrë fund.

Vetëm grupi i vogël i grave nuk dorëzohet.

As ato nuk e mendojnë ringjalljen. Por

kanë një dashuri që s'njeh vdekje e presin

t'u krijohet mundësia për ta shprehur

edhe një herë mbi kufomën e njeriut të

dashur. Edhe ato kthehen në shtëpi; edhe

për ato gjithçka ka marrë fund. E

megjithatë, janë gjithë sy e veshë, në një

pritje, për të cilën u jep të drejtë dashuria.

Thua shkuan në shtëpinë e asaj që, e

vetme pret ende, me bindje se mund të

ndodhë gjithçkaNëna është pritur me

krahë hapur në shtëpinë e Gjonit, birit të ri

që ia dha Krishti nga Kryqi. E Gjoni bën

çmos të gjejë mënyra për të zëvendësuar

Birin e pazëvendësueshëm, të vetmin,

Birin e Hyjit.

Askush nuk merr guxim t'i thotë një fjalë

Marisë, e as ajo s'e kërkon. Shpirti i saj nuk

është i vetmuar. Rri në pritje të zbulesës së

re, duke kaluar nëpër mend çaste të tjera

pritjeje, shprese, që nga çasti i parë, kur e

lajmëroi Engjëlli, tek ditët e amësisë së saj

të pazakontë, tek hapat e para të Jezusit,

fakte që i meditonte e i ruante në

fshehtësinë e zemrës së saj, ashtu si ruante

në arkë petkat e birit misterioz, që dukej

sikur e mohonte, që e priste, pastaj, në

majën e kodrës e i besonte misionin e një

amësie të re, për Gjonin, për njerëzimin e

shëlbuar, për të gjithë ne.

E ne, e lënë nën kujdesin tënd, duam të

rrimë me ty, Nënë, për ta jetuar me ty këtë

natë, plot me fe, shpresë e dashuri. Nata

jonë shpesh është e ngarkuar me

dëshpërim. Edhe ne, si dishepujt, nuk

8

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

shikojmë asgjë përtej pragut të vdekjes.

Krishti e kapërceu këtë prag, e ne nuk e

pamë duke u rikthyer. Besojmë se u rikthye

plot lavdi, por nganjëherë besimi ynë

lodhet. Shikojmë sesi miqtë, vëllezërit, ata

që duam, shkojnë edhe ata, kapërcejnë

pragun pa kthim e e dimë se do të kemi të

njëjtin fat. Pritja është plot ankth,

dridhemi nga errësira e përtej pragut, nga

e panjohura.

Pranoi, o Nënë, lutjet e zemrave të

trazuara, e na shoqëro në vetminë e

vdekjes sonë, të pritjes së ftohtësisë së

varrit. Lutu për ne, Nënë e Hyjit, tani e në

orën e mbrame. Na e ndriço errësirën e

mendjes me dritën e fesë sate; ngrohe

ftohtësinë tonë për të vërtetat qiellore me

zjarrin e dashurisë sate; tërhiqe zemrën

tonë, të habitur pas fantazmave të jetës që

kalon, që të presë plot shpresë të

mbinatyrshme ngjalljen e Krishtit

Shëlbues.

Përgatitur nga:

Liridona Gashi dhe Valentina Marku

NËNA E PAQES – NËNA TEREZË

Në rrugën gjysmë të errët ecën një grua e veshur në të bardha, ecën engjëlli i paqes.

Në sytë e saj shihet dhimbja, trishtimi, për njerëzit e botës. Ecën, ecën në rrugët e

botës. Pa fëmijë, por Nënë, pa pasuri, por e pasur. Ecën ajo që në shpirtin e saj ksihte

thesare të çmuar. Ecën duke përsëritur fjalët: dashuri, mirësi, paqe. As dielli nuk mund

të matej me ngrohtësinë e dorës së saj si Nënë. As era nuk mund të matej me

shpejtësinë e saj, kur ishte nevoja për ndihmë. As uji i burimit nuk mund të matej me

freskinë e fjalëve të saj që në zemër sjellin qetësi.

Ah Nënë! Jetimet i le jetimë, të gjymtit i lë ça mbështetje, të verbëritë pa sy, sepse ti ke

qenë Nënë, ke qenë krahu i tyre, ke qenë dritë që u tregoje rrugën atyre që nuk

shihnin, atyre që ishin të humbur në rrugët e çoroditura të botës. Kalkuta vajton. Po,

po, Kalkuta vajton.

O njerëz dëgjoni! Këtu në shpirt kam një dhimbje të tmerrshme. Më ndihmoni, jam

Kalkuta, Bija e madhe e Nënës së botës, jam bija e Nënës së paqes. Po e shtrij dorën

drejt teje o Botë. Kërkoj të më japish pak më shumë dashuri e bamirësi, siç më ka

dhënë për shumë vite nëna e paqes – Nëna Terezë.

Arbenita Gashi

9

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

IKONA E NËNË TEREZËS: NËNË NË EMËR TË HYJIT ATË

Një sari, një palë sandale, një kryq i vogël.

Kjo është ikona e Nënë Terezës së Kalkutës

të cilën Papa Gjon Pali II e shpalli të Lume

vetëm gjashtë vjet pas vdekjes, duke

përmbushur kështu dëshirën e miliona

burrave e grave nga të katër anët e botës, që

e patën konsideruar shenjte që më të gjallë.

E quajtën shenjte për bamirësinë e saj,

sepse e kishin parë duke u shërbyer me

dashuri të pakufishme njerëzve më të

papërfillur të botës, në Indi e gjetiu. Por

gjithsesi figura e Nënë Terezës nuk mund të

krahasohet me figurën, sado heroike, të një

përfaqësueseje të Kryqit të Kuq, ose të

"Mjekëve pa kufij". Pikërisht procesi i

lumnimit sqaron pse nuk duhen bërë

thjeshtëzime e as paralelizma të tilla.

Procesi dioqezan i kryeipeshkvisë së

Kalkutës nxori në dritë, përmes dëshmive

dhe letrave, të cilat ajo vetë ia pati drejtuar

atit shpirtëror dhe kryeipeshkvit të Kalkutës,

më shumë përmasën mistike, se sa atë

bamirëse, theksimi i së cilës ndonjëherë

edhe është tepruar. Motra shqiptare, fytyra

e rrudhur e së cilës të kujtonte gjeografinë e

vuajtjes në botë, nuk jetoi si e varfër

ndërmjet të varfërve thjeshtë për t'u

shërbyer njerëzve të braktisur nga shoqëria:

kishte një qëllim më të lartë: të ndiqte

varfërinë e kryqit, të zbatonte një për një

planin hyjnor. Shpirti im është përplot me

dashuri, me gëzimin e papëshkrueshëm të

bashkimit të pandërprerë me dashurinë e

Krishtit. Jezusi nuk më kërkon gjë tjetër,

veçse t'i dhuroj atij vetveten, varfërinë time,

hiçin tim - shkruante.

Për ta kuptuar më mirë ç'u tha më sipër,

tregohet kjo anekdotë: Një gazetari

amerikan, i cili, duke e parë të përkulur, tek

mjekonte plagët e një të gërbuluri, që

kullonin gjak e qelb, i pati thënë se ai nuk do

ta kishte bërë këtë as për një milion dollarë,

Nënë Tereza i qe përgjigjur aty për aty: As

unë nuk do ta bëja kurrë për aq para. Por e

bëj falas për Krishtin!

Diçka të ngjashme i pati thënë Nënë Terezës

dhe motrave të saj një ministër indian:

Bëjmë të njëjtën punë, por me një ndryshim

të vetëm: ne e bëjmë për diçka, ju për Dikë.

Megjithatë, duhet theksuar se misticizmi i

saj nuk është ishull izolimi: përkundrazi, ajo

nuk mbyllet kurrë në vetvete, ia hapë

portën kujtdo, e gatshme për t'i shërbyer

me të gjitha forcat, siç ishte mësuar që në

moshë ende të njomë. Në se nuk e kryen një

gjest bamirësie me dashuri, të lutem, më

mirë mos e bëj fare - i thoshte e ëma. E

akoma: Ti duhet të jesh dora e Provanisë

Hyjnore kur nuk të shikon askush, në mënyrë

që ata të cilët marrin, t'i jenë mirënjohës

Zotit e jo ty. Kështu krahët e saj u bënë

krahët e vetë Zotit e ajo, simbol i dukshëm i

dashurisë së tij. Mori mbi supet e brishta

barrën e rëndë të të gjithë varfanjakëve të

botës, duke e ditur se kështu kënaqte Zotin

e vet. Ky është thelbi i përshpirtërisë së saj,

që i ka themelet në dashurinë e pakufishme

të Atit për të varfrit e të braktisurit, e cila

gjen shprehjen më të lartë në misterin e

Kryqit e të ringjalljes së Krishtit. E kjo është

edhe forca e vërtetë mistike e mësimit që na

lë trashëgim Nënë Tereza. Nënë në emër të

Zotit At! Ajo është krenaria e Kishës dhe

Popullit tonë, të cilën duhet ndjekur, jo

vetëm për bamirësi, por mbi të gjitha

përshpirtëri!

Përgatiti: M Monika Kolmuçaj

10

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

NËNË TEREZA NË PULLAT POSTARE AMERIKANE

Pullat postare, me të cilat amerikanët do të

mbyllin korrespondencën e tyre, do të kenë

imazhin e Nënë Terezës. Shërbimet Postare

të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë

njoftuar se në serinë e re të pullave që do të

stampojë ky institucion, mes figurave të

njohura të kinemasë dhe sportit amerikan,

do të jetë edhe nobelistja për Paqe, Nënë

Tereza. Sipas shtypit amerikan, me anë të

këtij veprimi, shërbimi Postar amerikan

nderon Nënë Terezën, e cila mori Çmimin

Nobel në vitin 1979, për punën e saj

humanitare. Pulla postare do të mbajë

portretin e Nënë Terezës, të pikturuar nga

fituesi i shumë çmimeve, artisti Thomas

Blackshear II. E njohur për përkushtimin dhe

dhembshurinë për njerëzit e vuajtur dhe të

varfër, kjo grua shtatvogël, qytetare nderi e

SHBA-së, i ka shërbyer njerëzve në nevojë

në Indi dhe në gjithë botën, përgjatë 50

viteve. Figura e saj, përulësia dhe respekti

që kishte për qenien njerëzore, pa

përjashtim, ka frymëzuar shumë njerëz të

ndjekin rrugën e saj, në ndihmë të njerëzve

të varfër. Kur murgesha me origjinë

shqiptare mori çmimin Nobel, një ndër të

shumtit që ajo mori gjatë jetës së saj, ajo u

shpreh: "Në emër të të varfërve, të të

uriturve, të të sëmurëve dhe të vetmuarve"

dhe bindi organizatorët që paratë që do të

përdoreshin për banketin ceremonial, t'ua

dhuronin të varfërve. E respektuar në të

gjithë botën, ajo bindi njerëz të biznesit dhe

krerë shtetesh të ofronin ndihma financiare

dhe kohën e tyre në ndihmë të njerëzve në

nevojë. Ish-Presidenti, Ronald Regan e

nderoi atë me "Medaljen e Lirisë" në vitin

1985. Në të njëjtin vit ajo filloi punën mes të

prekurve me AIDS në SHBA e në gjithë

botën. Në vitin 1996, ish-presidenti Bill

Clinton dhe Kongresi amerikan i japin Nënë

Terezës qytetarinë amerikane. Një vit më

vonë Kongresi amerikan e nderoi atë me

"Medaljen e artë" për kontributin e saj

humanitar.

Përgatiti: Nue Beka

Drita e këtyre ditëve të shenjta t'iu ngrohë ju dhe familjen tuaj, gëzimi dhe lumturia

ta mund hidhërimin, e të keqën, dashuria urrejtjen, falja dhe pajtimi hakmarrjen,

andaj për shumë mot Pashkët.

SHR Imzot Mark Sopi

11

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

INTERVISTË ME M LINDA PËRGEGA

Një prezantim të shkurtër tuajin

M Linda: Unë quhem m.Linda Pergega. I

takoj Kongregates se Bijave te Dashurisë

Hyjnore, nga famullia e Doblibares.

Bazat e Para se kush është Zoti i mora nga

gjyshja ime, kurse kuptimin e jetës se

kushtuar Zotit e mësova nga Famullitari

im Don. Gjergj Berisha i cili ishte për neve

një shembull i shkëlqyer.

Si mund ta përshkruani thirrjen tuaj

M Linda: Është shumë vështir te

përshkruhet thirrja e shenjte sepse kjo

nuk behet me meritat tona por vjen

vetëm nga Zoti dhe vetëm nëse vërtet e

duam Atë mund ta kuptojmë se sa e

rëndësishme është thirrja dhe kushtimi

ynë. Kur isha ne tetëvjeçare e mendoja

veten se si një dite do te bëhem një

këngëtare, ose aktore. Se si ndodhi ne

mua ky ndryshim qe t'ia kushtoj jetën

time Zotit as vet s'di si ta shpjegoj, sepse

vetëm Zoti mund te beje ketë ndryshim

ne zemrën dhe mendjen tone. Nuk do te

thotë se çdo gjë është Parajsë, sepse

edhe unë e kam kalua Kalvarin tim por

kjo nuk me bën me te vogël e as me te

madhe, vetëm me ndihmon qe t'i

përngjaj Krishtit, shembullit te çdo te

krishteri.

Çka do te veçoni nga shërbimi juaj ne

famullinë tonë

M Linda: Çdo transferim për neve është i

vështir. Kështu ishte edhe për mua kur

eproret me transferuan në Binçe. Jo

vetëm se ishte vështir për mua, por ashtu

ishte edhe për popullin e ne veçanti për

të rinjtë e famullisë; sepse m. Violeta qe

ata e kanë dashur aq fort nuk ishte më

me ta. Mirëpo me ndihmën dhe

përkrahjen e motrave dhe te famullitarit

e ne veçanti bujaria, mikpritja dhe feja e

gjalle qe besimtaret e kishin ne vete me

bën shumë shpejte te ndihem se unë jam

motër dhe bije e tyre. Siç e thoshte

shpesh Don. Lush Gjergji ne predikimet e

veta: Nëse do qe te pranosh dashurinë se

12

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

pari duhet qe ta dhurosh. Te jesh motër

ne shërbim te Zotit është vërtet një

privilegj i veçante por te kesh mundësi te

veprosh ne famullinë e Binqes është

privilegj i dyfishte (ashtu bile unë

mendoj).

Diçka mbi jetën tuaj ne Angli

M Linda: Qëllimi im kryesor ishte qe t'iu

ndihmoje motrave tona ne Angli për dy

vite, pasi qe edhe mua mu nevojitej qe te

bëj pauze nga operacioni i Polipit ne fyt.

Kur arrita këtu menjëherë e vërejta se

është një mision ma i gjer se unë e prisja

dhe pas një vjet e gjysme te mësimit te

gjuhës fillova t'iu jap fëmijëve Religjion

ne shkollën qe ju takon motrave tona.

Nëse keni mundësi hyni ne ueb faqen e

shkollës tone;

www.sacredheartschoo.co.uk ose ne

ueb faqen e motrave këtu ne Angli

www.daughtersofdivinecharity.co.uk

dhe do te shiheni ma shumë mbi

shërbimin këtu ne Angli.

Një moment te këndshëm dhe i pa

këndshëm ne jetën tuaj

M Linda: Siç e thash edhe me parë, ne

jetën Rregulltare ke shume e shume

momente te bukura dhe është shumë

vështir qe t'i veçoja sepse çdo dit është

aq e rëndësishme dhe e këndshme kur e

jeton me Zotin. E për momente te pa

këndshëm,.përveç disa momenteve

gjatë kohës se luftës (qe edhe janë te

pritura), momenti me i vështiri për mua

ishte kur nga java e lutjeve ne Taize u

kthyem ne Vatikan qe ta marrim bekimin

prej Papës Benediktit XVI dhe disa djem

u larguan nga grupi. Nuk di se si me e

shpjegua se i e kam ndie veten ne at rast.

KURR nuk kisha me e besua se i Krishteri

mund te bej atë gjë

Gjatë shtegtimit i falënderoj për ndihme

te gjithë shtegtaret e ne veçanti Ali

Tomën dhe Alfred Marku.

Një porosi për lexuesit e revistës e ne

veçanti për te rinjtë e famullisë

M Linda: Se pari ju uroj te gjithëve festen

e * PASHKEVE*. Krishti ka vdekur për

neve qe ne te jetojmë ne te dhe për te.

Kurse porosia e ime është; vazhdoni ta

duani Zotin dhe te afërmin. Mos rrini keq

me askënd. Jezusi na thotë ne Darken e

Mbramë; Nëse e doni njeri-tjetrin, te

gjithë do t'ju njohin se jeni nxënësit e mi

(Gjoni 13:35). Feja e juaj është e gjallë

dhe e vërtet. këtë e kam përjetua edhe

vet dhe vërtet e falënderoj Zotin se me

dha mundësi te jem disa vite me juve

dhe besoj se ne te ardhmen do te kem

prapë mundësi qe te shërbej ne famullin

tuaj, por ketë gjë ja le Zotit qe te vendos

për mua, AI DI GJITHCKA!

Intervistoi: Florina Koliqi

13

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

PAPA TË RINJVE NË MESAZHIN PËR DITËN

E 25-TË BOTËRORE TË RINISË:

Pavarësisht nga vështirësitë, mos hiqni dorë nga ëndrrat;

refuzojeni lirinë pa vlera.

Mosha juaj është pasuri e madhe, jo

vetëm për ju, por edhe për të tjerët, për

Kishën e për botën. Me këto fjalë u

drejtohet Papa të rinjve, në Mesazhin për

Ditën e 25-të Botërore të Rinisë, që do të

kremtohet më 28 mars, të Dielën e Larit.

Është kremtim në nivel dioqezan. I

paraprin takimit të madh botëror të të

rinjve, që organizohet çdo dy vjet, e që

do të mbahet në gusht 2011, në Madrid.

Krishterimi nuk është në radhë të parë

moral- pohon Benedikti XVI, duke shtuar

se është kryesisht takim me Jezu Krishtin.

Papa shpjegon: Krishterim do të thotë ta

provosh se Krishti na do personalisht, e se

këtë e bën, edhe kur i kthejmë shpinën. Në

këtë dashuri gjendet burimi i gjithë jetës

së krishterë – thotë Papa. E pikërisht kjo

dashuri na jep forcë t'i kapërcejmë të

gjitha provat: zbulimin e mëkateve tona,

vuajtjen, çkurajimin. Prandaj Benedikti

XVI u drejton të gjithë të rinjve ftesën:

Dëgjojeni zërin e Zotit, i cili ka një plan

dashurie për secilin nga ju. E prej këndej

buron edhe tema e DBR-së së sivjetme:

Mësues i mirë, ç'duhet të bëj për të fituar

jetën e pasosur. Është pyetja e të riut

pasanik në takimin me Jezusin, takim që –

shpjegon Papa – dëshmon qartë

vëmendjen e madhe të Krishtit për të

rinjtë. Jezusi – vijon Ati i Shenjtë - ka

dëshirë ta takojë secilin nga ju

personalisht, të nisë dialogun me secilin.

Ashtu si i riu i pasur i Ungjillit, që e pyet

Jezusin ç'duhet të bëjë, ndoshta edhe ju –

vijon Papa – jetoni në situata të vështira,

të trazuara, të turbullta, të dhimbshme,

që ju shtyjnë të kërkoni një jetë të re, larg

mediokritetit e, me të drejtë, edhe të

pyesni: Si mund të ec në rrugën drejt një

jete të vërtetë Si mund ta realizoj

14

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

Ç'duhet të bëj Ç' plan duhet të hartoj për

jetën time”. Mos kini frikë t'i bëni këto

pyetje – shton Benedikti XVI. E sidomos,

t'u jepni përgjigje. Ato shprehin aspiratat

tuaja, ëndrrat, që i keni në thellësi të

zemrave. Zëri i zemrës duhet dëgjuar,

duhen bërë përpjekje për t'i realizuar

ëndrrat në jetë. E Papa i fton të rinjtë t'ia

venë mirë veshin dhe thirrjes për jetën

meshtarake, për jetën rregulltare ose

familjare, duke shkuar edhe kundër

rrymës, në se këtë e kërkon Ungjilli.

Benedikti XVI kujton se mendësia

aktuale propozon një liri pa vlera, pa

rregulla, pa norma objektive. Të fton ta

kapërcesh çdo kufi, kur është fjala për të

realizuar dëshirat e çastit. Po ky lloj

propozimi – pohon Papa – në vend që t'i

prijë drejt lirisë së vërtetë, e shtyn njeriun

të bëhet skllav i vetvetes, i dëshirave të tij

të çastit, i idhujve, si pushteti, paraja,

kënaqësia e shfrenuar.

Papa kujton edhe vështirësitë e botës

rinore, të cilat i njeh mirë: Të rinjve të

sotëm – thotë - u duhet të përballojnë

probleme të mprehta, pasojë e

papunësisë, e mungesës së idealeve e

perspektivave të sigurta për të ardhmen.

Pavarësisht nga këto, Benedikti XVI i fton

të mos i harrojnë dhuratat, që Zoti i ka

mbyllur në zemrën e secilit. I këshillon të

rinjtë të përgatiten seriozisht për jetën e

të studiojnë, për t'i shërbyer me aftësi të

larta profesionale e me bujari, së mirës së

përbashkët. I fton gjithashtu të kultivojnë

në zemër dëshirat fisnike të vëllazërimit,

të drejtësisë e të paqes e t'i vënë me fryt

në jetë, talentet e mundësitë e tyre.

Pavarësisht nga vështirësitë – u thotë

Benedikti XVI të rinjve – mos i humbisni

shpresat e mos hiqni dorë nga ëndrrat.

Dita, tashmë e afërt, Botërore e Rinisë, që

do ta kremtojmë të Dielën e Larit, është e

25-ta: 25 vjet më parë, Gjon Pali II i hapte

udhën asaj, që Papa e quan “takim i

përvitshëm i të rinjve besimtarë në mbarë

botën.

Në këtë përvjetor, Benedikti XVI u

dorëzon të rinjve porosinë: Ardhmëria

është në duart e atij, që di të kërkojë dhe

të gjejë arsye të forta për të jetuar e për

të shpresuar.

Përgatiti: Edison Marku

Të gjithë fëmijëve të famullisë sonë brenda dhe jashtë Kosovës ju urojmë

Pashkët me dëshirat më të mira për mirëqenien e tyre. Urime!

Sh. F. Shën Dominik Savio

15

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

MËRGIMTARËT E FAMULLISË SONË NË SKANDINAVI!

Sikur në të gjitha shtetet besojmë se do të dinë të organizohen,

perëndimore, po ashtu edhe në shtetet të kultivojnë dhe ruajnë traditat

skandinave: në Suedi, Danimarkë, shumëshekullore shqiptare e mbi të

Finlandë, kemi disa familje nga famullia gjitha gjuhën që të mos asimilohen.

e jonë që jetojnë e punojnë atje. Në

shtetet Skandinave në përgjithësi SUEDIA është monarki kushtetuese në

diaspora shqiptare është e hershme, Evropën Veriore. Shteti kufizohet me

kështu menjëherë pas demonstratave Norvegjinë në perëndim, Finlandën në

dhe trazirave të vitit 1981 me të madhe veri-lindje dhe me Danimarkën në jugperëndim.

Sipërfaqja e përgjithshme e

fillojnë së pari rinia e pastaj edhe

2

familje të tëra me braktisë Kosovën për Suedisë është 449,964 km , dhe

2

tu strehuar atje si dhe anë e mbarë 410,934 km të kësaj sipërfaqeje janë

2

Evropës e gjetiu që të sigurojnë tokë ndërsa 39,030 km ujë. I ka 9 milion

kafshatën e gojës po edhe shpëtojnë banorë. Kryeqyteti i Suedisë është

kokën, pasi që i kemi të njohura Stokholmi, pastaj qytete më të mëdha i

rrethanat, trazirat e më vonë edhe kemi Goteborg, Malmo etj. Gjuhë

luftërat në hapësirën e ish Jugosllavisë zyrtare është suedishtja, e më pas

e Kosovë. Kështu që nga ajo periudhë gjuha angleze. Suedezët kanë sistemin

kemi shqiptar edhe në vendet e mbretërisë dhe mbret është Carl XVI

Skandinave.

Gustaf, kurse edhe pse janë pjesë e

Besimtarët nga famullia e jonë bashkimit evropian ata ruajtën deri më

arritën në këto shtete viteve të fundit, sot valutën e tyre, pra krunën suedeze.

gjegjësisht pas luftës në Kosovë edhe Famullia e jonë e Binçës në Suedi ka 15

atë në kërkim të kushteve më të mira familje cilat kryesisht janë vendosur

për jetesë. Pra, tash kemi edhe në këto pas vitit 2000 e këndej. Pasi Suedia

shtete disa familje cilat janë integruar është me hapësirë të gjerë si shtet e në

mirë në bashkësitë e shteteve anën tjetër ka pak banorë, edhe

përkatëse ku vazhdojnë të jetojnë e b e s i m t a r ë t t a n ë j a n ë t ë

punojnë, por me mallëngjim kujtojnë shkapërderdhur gjithkah nëpër Suedi

vendlindjen e tyre Kosovën! Pasi në dhe familjet larg njëra tjetrës, por

këto shtete mërgata e jonë është e re,

16

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

gjithnjë shihet se ata mundohen që të

afrohen mes veti si shpirtërisht ashtu

edhe fizikisht, duke u munduar të

mbajnë kontakte të rregullta mes veti

dhe me familje shqiptare tjera.

Nga famullia e jonë kemi këto familje

me anëtarë të tyre;

1. Luz Nikolla (2 antarë),

2. Robert Nikolla (6),

3. Gjon Nikolla (6),

4. Valentin Nikolla (4),

5. Sarë Zefic (4),

6. Nikollë Zefic (3),

7. Agim Zefic (5),

8. Frok Dokic (3),

9. Gjon Gjergji (4),

10. Palë simoni (5),

11. Nina Simoni (1),

12. Dile Sinani (1),

13.Nikollë Pjetri (1),

14. Zef Kolic (5),

15. Isak Gega (7),

Këshilltar i famullisë së Binçës për

Suedi është, Sarë Zefic.

DANIMARKA është një shtet në pjesën

Veriore të Evropës. Kryeqyteti i saj

është Kopenhaga. Në Danimarkë

jetojnë 5.2 milion banorë. Danimarka

me sistemin e saj është Mbretëri, dhe

mbretëreshë është Margrethe II. Gjuha

zyrtare është danishtja. Edhe pse është

anëtare e BE-së, kjo mbretëri ende

ruan valutën e saj monetare që quhet

Krone.

S i p ë r f a q j a e p ë r g j i t h s h m e e

2

Danimarkës është 42,394 km , dhe

2

43,094 km të kësaj sipërfaqeje janë

2

tokë ndërsa 700 km ujë. Përpos vendit

amë të përshkruar më lartë, si pjesë e

Mbretërisë Daneze janë vendet me

autonomi të gjerë Groelanda dhe Ishujt

Faroe të cilat janë anëtare të NATO-s

por jo edhe anëtare të Bashkimit

Evropian siç është Danimarka.

Danimarka është e rrethuar nga Deti

Verior dhe ka fqinjë Norvegjinë dhe

Deti lindor dhe si fqinjë ka Suedinë dhe

në jug të saj kufizohet me Gjermaninë.

Pra, edhe në këtë shtet të bukur dhe të

pasur nordik jetojnë besimtarë nga

famullia e jonë, e të cilët kryesisht u

vendosën këtu viteve të pasluftës së

Kosovës. Në Danimarkë kemi këto

familje;

1. Nikollë Simoni (8 anëtarë),

2. Isak Kristic (6),

3. David Gegic (3),

4. Mika Markovic (1),

5. Igzidor Markovic(4)

Finlanda ndodhet në pjesën më veriore

të Evropës. Kryeqyteti i Finlandës është

17

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

Helsinki,. ka dalje në Detin Baltik, në jug

të saj gjendet gjiri i Finlandës që e

ndanë atë nga Estonia ndërsa gjiri

Botnia gjendet në perëndim të vendit.

Kufiri tokësor i vendit të ftohtë,

përshkohet nga Suedia, Norvegjia dhe

Rusia që gjendet në pjesën lindore të

kufirit. Finlanda ka një sipërfaqe prej

337,030 km² në të cilin shtet jetojnë

diku mbi 5 milion banorë, ndërsa

2

33,672 km ujë. Gjuhë zyrtare është

finlandishtja dhe suedishtja. Monedha

e Finlandës është euro. Finlanda është:

republikë parlamentare. Thuajse si

gjitha shtetet skandinave po ashtu

edhe Finlanda është shtet karakteristik

me ishujt e saj, ajo përbëhet nga një

numër i madh ishujsh (35000). Klima

është polare dhe e ftoftë. Natyra në

këtë hapësirë është shumë e bukur. Në

këtë shtet të bukur nordik po ashtu

kemi disa familja nga famullia e jonë e

të cilat u vendosën fill pas përfundimit

të luftës në Kosovë. Për momentin nuk

posedojmë një numër të saktë të

familjeve dhe anëtarëve të tyre që

jetojnë atje, por këtu ua paraqesim ato

familje që kemi në regjistër, e këta janë;

Këto janë disa të dhëna mbi shtetet

skandinave dhe mërgimtarët e

famullisë sonë. Shfrytëzoj rastin për ta

falënderuar besimtarin tonë të Binçës

z. Zef Koliqi, që jeton me familje në

Suedi, për bashkëpunim dhe për

mikpritjen bujare dhe vëllazërore që

ma bëri me rastin e vizitës sime në

Suedi. Një falënderim i madh dhe

mirënjohje e veçantë i shkon edhe

famullitarit tonë të dashur don Albert

Demajt i cili që nga ardhja e tij në

famullinë tonë me përkushtim të

paparë bëri dhe po bënë përpjekje të

mëdha dhe me mish e shpirt është duke

punuar që të afroj sa më shumë

diasporën e famullisë sonë mes veti

dhe me famullinë tonë në Kosovë.. Zoti

i ruajt të gjithë besimtarët -

mërgimtarët e famullisë sonë kudo të

jenë, Zoti e ruajt dhe bekoftë famullinë

tonë, Kosovën dhe popullin shqiptarë!

Marjan Sebaj – Sopi

1. Palush Zefi. (2 anëtarë)

2. Florim Zefi (3).

3. Sarë Zefi (1).

18

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

MIQËSIA E VËRTETË

Mbi miqësinë është thënë shumë

Duke e analizuar përditshmërinë tonë,

por edhe te kaluarën shekullore, termi

miqësi kishte kuptime te ndryshme,

shpesh herë edhe manipuluese duke mos

kuptuar thellësinë dhe burimin e fjalës

miqësi.

Them se miqësia është një virtyt dhe

kusht në të njëjtën kohë. Ajo është kusht,

që për ta pasur si virtyt, duhet të përzëmë

nga brendia e vetes tonë: hipokrizinë -

dyfytyrësinë, zilinë, interesat materiale,

karrierizmin, servilizmin.

Po kështu do kuptonim më qartë atë çfarë

u tha Jezu Krishti Apostujve me frazën:

Doni njëri-tjetrin siç ju desha unë juve! Ai

foli për dashuri, por kjo ishte një dashuri

miqësore, vëllazërore, në kuptimin

simbolik të shprehjes. Pra, këtu kuptojmë

se cilat mund të jenë rastet e mirëfillta kur

raportet njerëzore karakterizohen nga

një ndjenjë e vërtetë miqësie.

Grekët e vjetër, të cilët falë gjuhës dhe

shkollave që administronin në gjithë

Mesdheun 2000 më parë, qenë të parët

që shkruan libra me tekstet e shenjta -

sigurisht në gjuhën e tyre mrekullisht të

pasur. Pikërisht në këtë gjuhë ata

marrëdhënien e Jezusit me apostujt e

përkufizuan me termin philia (dashuri

miqësore). Ndërsa dashurinë trupore,

dëshirat atraktive i përkufizuan me

termin eros (dëshirë trupore). Po ata,

grekët e vjetër, të ditur dhe të ndjeshëm

siç ishin ndaj të bukurës, gjetën fjalën

agape (dashuri me frymëzim hyjnor) për

më të bukurin sentiment, fjalë kjo që

përfaqëson dhe kulmin e inteligjencës

dhe të ndjeshmërisë tek njerëzit.

Mirëpo në vakumin e përditshëm

shpirtëror, kulturor dhe informativ që

përjetojnë njerëzit prej mijëra vjetësh,

bien shpesh herë pre shumë nga ne.

Mundohemi të shprehemi dhe kështu

delirojmë e tentojmë të prekim tema

d e l i kate d h e u d h ë r rëf ye s e p ë r

njerëzimin, siç është edhe argumenti:

miqësia

Miqësia është një sentiment. Ajo është

një nga tre elementët ose format

ekspresive më të përmendura kur flitet

për ndjenjën më të lartë dhe sublime që

karakterizon njeriun, pra, për dashurinë.

Miqësia është pjesë e rëndësishme ose

shpesh pararendëse e dashurisë.

Vlen të kujtohet se miqësia është ajo, e

painteresuara ndjesi mbi baza materiesh,

ajo e painteresuara ndjesi dhe veç e

ndershme ndaj nevojtarëve; është për

ata që e kërkojnë pa interes dhe me

sinqeritet atë

Miqësia flet mbi të gjitha me veprime

miqësore, me fjalë, me sy miqësorë. Ajo

nuk ka sy të lëngët plot me dëshira

trupore. Nuk ka sy hulumtues, dinakë e të

lëvizshëm, për të zbuluar, hapësira

19

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

përfitimi tek “miku” i radhës.

Ajo, miqësia, nuk ka brenda strukturës së

s a j s t r a t e g j i a o k u l t e m b i

depersonalizimin e atij që duam ta kemi

mik, duke i shkaktuar atij trauma, duke i

prishur atij ekzistencën prej xhelozisë,

duke i shkatërruar raportet që ai ka me të

tjerët dhe me gjithë botën e tij. E përse!

“Vetëm e vetëm për ta patur pak mik!”. Ky

është vetëm një nga shumë paradokset

që konsumohen në emër të këtij virtyti të

lartë siç është miqësia.

Miqësia është e Shenjtë. Ajo nuk fle tek

kushdo. Ajo vjen e zbret në mënyrë të

padukshme nga Lart dhe prandaj themi

se ai është një njeri i Lartë kur duam të

përshkruajmë me solemnitet një person

që na është shfaqur vërtet me virtyte

miqësore.

Miqësia nuk preket, nuk hahet, nuk

vishet, nuk duket me sy, nuk ka ngjyrime,

nuk ka variante. Nuk është miqësi ajo që

përshkruajmë kur themi unë atë e kam

mik me versionin tim. Jo, ajo nuk është

miqësi! Ajo mund të jetë sjellje

oportuniste, mashtruese, e bazuar në

interesa të caktuara për rrethana të

caktuara.

Miqësia vjen në formë energjie, si

një bashkudhëtare me Shpirtin Shenjtë

dhe zë vend në zemrën dhe mendjen e

një personi. .Është pikërisht ajo që nuk

ka interesa të tjera veç natyrales,

modestes, të pastrës, të ndershmes dhe

jetëgjatës miqësi.

Përgatit: Nikolina Simon Sopi

Disa thënie të themelueses së Motrave tona Nëna Franciska Lehner

- Asnjë mëngjes, pa lutje të përzemërt.

- Asnjë punë, pa njet të mirë.

- Asnjë gëzim pa shikim falënderues ndaj Zotit.

- Asnjë argëtim, pa u kujtuar se Zoti është i pranishëm gjithkund.

- Asnjë sëmundje, pa duresë të kushtuar Zotit.

- Asnjë fyerje të përjetuar, pa falje.

- Asnjë gabim i yti, pa pendim.

- Asnjë vepër e mirë, pa përvujtëri.

- Asnjë gabim i tjetrit, pa gjykim të butë.

- Asnjë i varfër, të cilit nuk do t'i japësh lëmoshë.

- Asnjë i pikëlluar, të cilin nuk do ta ngushëllosh.

- Asnjë mbrëmje, pa rrëmim të veçantë të shpirtit (ndërgjegjes).

20

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

NJË TREGIM PËR TY

Dy burra, shumë të sëmurë ishin së bashku

në një dhomë në spital. Njëri kishte

mundësinë që të rrinte ulur në krevat i cili

ishte pranë dritares së vetme në dhomë.

Tjetri ishte i detyruar të qëndronte i shtrirë

në shpinë në krevat pa lëvizur fare.

Shpejtë u njoftuan mes veti dhe filluan të

flasin për të kaluarën e tyre në familje, dhe

për gjithçka tjetër që kishin përjetuar deri

atëherë. Çdo ditë burri që ishte pranë

dritares ia tregonte ndodhitë që i shikonte

për dritare. Ndërsa burri tjetër jetonte për

këto momente që ia përshkruante pacienti

tjetër. Prej dritares pacienti shikonte

parkun e mrekullueshëm përjashta, ku

ishte një liqe i bukur, disa shota që notonin

në të. Pastaj fëmijët që luanin afër tij, të

rinjtë që shëtisnin aty pari, lulet e bukura,

ambient i mrekullueshëm. Pacienti tjetër

kishte mbyllur sytë dhe imagjinonte në

mendjen e vet të gjitha këto peizazhe të

bukura që ia përshkruante shoku i tij. Një

ditë tjetër pacienti te dritarja po i thotë se si

tash po kalon pranë liqenit një paradë

ushtarake. Edhe pse pacienti në krevatin

tjetër nuk e dëgjonte muzikën, imagjinonte

në mendjen e vet. Dhe kështu i kalonin

ditët së bashku. Një mëngjes erdhi

infermierja për t'iu dhënë terapinë e

mëngjesit, u befasua kur e hetoi se pacienti

te dritarja gjatë natës kishte vdekur.

Pacienti tjetër i pikëlluar kërkoi që ta qojnë

te dritarja shtratin e tij. Dhe u ngritë pak për

të parë për herë të parë pas shumë kohësh

ambientin që aq bukur ia kishte përshkruar

pacienti që posa kishte vdekur. U befasua

shumë kur e pa se para dritares ishte vetëm

një mur.

Pacienti e pyeti infermieren: cili ishte

motivi që pacienti aq bukur ia kishte

përshkruar ambientin nga jashtë edhe pse

nuk paska këtu asgjë Befasia ishte edhe

më e madhe kur kuptoi se i ndjeri kishte

qenë krejt i verbër. Infermierja tha: Ai

sigurisht iu ka përshkruar gjërat aq bukur

sepse ka dashur t'iu bëj të lumtur!

Pra, të dashur lexues, lumturia e pa kufi

është t'i lumturojmë të tjerët. Dhimbja e

ndarë me të tjerët zvogëlohet, e gëzimi i

ndarë me të tjerët rritet. Nëse dëshiron të

jesh i pasur, numëroj gjërat që nuk mund t'i

blejsh me para. Mos harro: Njerëzit e

lumtur kurrë për askënd nuk janë të

rrezikshëm!

Përgatiti: Nikolina Gega

Tërmeti në Haiti

21

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

BIBLA APO MOBILI

Çka do të ndodhte sikur me Biblën të Numrat SOS

vepronim si me mobil

- do ta kishim vazhdimisht në çantë

apo në gjep.

- shumë herë gjatë ditës do ta

shikonim

- shpejt do të ktheheshim në shtëpi

ose në vend të punës nëse e

harrojmë atë.

- do ta përdornim për të gëzuar

ndonjë mik me porosi

- do të silleshim me të sikur nuk mund

të jetojmë pa të.

- fëmijëve do t'iu dhuronim nga një

tel, për sigurinë e tyre dhe për të

komunikuar me ta.

Dallimi mes Biblës dhe mobilit

- Bibla kurrë nuk ka problem me

rrjet – valë.

- Me Biblën kemi lidhje të mirë

gjithmonë, pa marrë para sysh

ku jemi.

- S'ke nevojë për kredit, Krishti

ka paguar për të gjithë, kemi

biseda dhe porosi falas.

- N u k k a s h k ë p u t j e t ë

befasueshme të linjës, bateria

është gjithmonë plotë.

- nëse je i rraskapitur, thirr Gjn

13

- nëse je i shqetësuar, thirr Ps 51

- nëse je I brengosur, thirr Mt

6,19,34.

- Nëse je në rrezik, thirr Ps 91

- Nëse e përjeton Krijuesin

shumë larg vetit, thirre Ps 63.

- Nëse besimi yt ka nevojë për

forcë, thirr Hebrejve 11.

- Nëse je i vetmuar dhe i

frikësuar, thirr Ps 23.

- Nëse mendon se je i pandjenja

dhe shumë kritik, thirr 1 Kor 13.

- Nëse kërkon lumturinë e

vërtetë, thirr Kolosianëve 3,

12-17.

- Nëse do paqe dhe siguri, thirr

Mt 11, 25-30

O Zot më jep gatishmërinë t`i pranojë

gjërat që nuk mund t`i ndryshojë, kurajë

t`i ndryshojë gjërat që mund t`i

përmirësojë dhe mençuri t`i dallojë njërën

prej tjetrës.

Përgatiti: Valeriana Kola

22

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

JOBI - NJERI I VUAJTJES DHE I BESIMIT

Në jetë i takon çdo njeriut të

përjeton vuajtjen. Vuajnë të mirët dhe të

këqijtë, të pasuritë dhe të varfëritë.

Vuajtja e përcjell njeriun që nga lindja e

deri në vdekje, ajo është pjesë përbërëse

e jetës sonë. Vuajtja hyri në jetë pas

mëkatit të parë të njerëzve të parë dhe

është pjesë përbërëse e jetës njerëzore.

Jobi është një figurë e njohur në Bibël dhe

në traditën e krishterë, si model i

shenjtërisë dhe vuajtjes. Libri i Jobit

është i shkruar në prozë dhe në poezi dhe

ka për qëllim të na përgjigjet, jo vetëm në

pyetjet: Nga vjen e keqja në botë, pse

vuan i drejti Libri në fjalë ka për qëllim të

përcaktoj edhe marrëdhëniet e njeriut

me Hyjin. Autori i librit nuk dihet, por

duhet të jetë shkruar në shek V para

Krishtit.

Në këtë pjesë të tregimit

paraqitet Hyji i rrethuar me engjëj që i

dërgonte ata në tokë dhe i pyeste edhe

për Jobin. Engjëlli që dallohej ndër të

tjerët ishte Satani, i cili kundërshtonte

gjykimet qiellore, dhe i tha Hyjit: Për ta

parë duresën e Jobit, duhet prekur atë në

pasuri, fëmijë dhe në të gjitha të mirat e

kësaj bote që ai posedon. Kështu me

lejen e Zotit djalli filloi ta sprovojë rëndë

Jobin, për të cilin filloi një kalvarë i rëndë.

Për një kohë të shkurtë, filloi të humbasë

gjithçka pati. Mirëpo nuk e humbi

duresën, besimin dhe dashurinë për

Hyjin:

Lakuriq dola nga kraharori i nënës, e

lakuriq do te kthehem atje. Zoti i ka

dhënë e Zoti i ka marre. Si ka dashur Zoti

ashtu u be. Qofte bekuar emri i Zotit.

Pra, duresa e Jobit dhe besimi në Hyjin

ishte më e vlefshme se të gjitha të mirat

materiale.

E ne kur na gjënë ndonjë fatkeqësi,

dëshpërohemi, inatosemi ndaj Zotit

ndoshta e humbim edhe besimin ne te.

Jobi është shembulli më i mirë qe ne

duhet te ndjekim. Është njeri për tu

admiruar nga reagimi i tij ndaj vuajtjeve

dhe besimin qe e dëshmon ne fund ndaj

Zotit.

Zoti përsëri e ve ne sprove Jobin

duke ia vene një sëmundje te tmerrshme

ngjitëse qe iu deshtë te izolohej nga te

gjithë. Ne këto kushte shume te renda

sepse vuante shume, mallkoi ditën kur

kishte lindur. Me pas vihen ne skene tre

miqtë e tij te cilët, me dijen e kohës dhe

arsyet tradicionale mundohen ta

ngushëllojnë.

Ne fund pas dëshmisë final te

devotshmërisë, përkushtimit dhe frikës

qe ndjente Jobi ndaj Hyjit, Hyji ia kthen

familjen de te gjitha pasuritë qe i kishte

marr duke ia dyfishuar. Ndërsa miqtë e tij

nuk i dënon për nder te dashurisë qe

ndjente ndaj Jobit por i thotë te lutet

shume për ata.

Kështu Jobi jetoi edhe 140 dhe i

23

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

pa bijtë dhe bijat e veta deri ne te katërtin

brez, me pas vdiq i lumtur me jetën e mire

dhe te gjate. Jobi na mëson qe edhe pse

Hyji ndonjëherë nuk i plotëson te gjitha

mendimet dhe dëshirat, lutjet tona ne

jete, na shpie drejt paqes dhe qetësisë

shpirtërore. Përmes tij mësojmë qe edhe

pse jeta ka batica dhe zbatica, duhet t'i

pranojmë ato qofte te hidhura apo te

k ë n d s h m e s i v u l l n e t i t e

Gjithëpushtetshmit dhe te mos e humbim

besimin ne te.

Pra, në këtë libër gjejmë përgjigje

pak a shume ne pyetjet e shpirtit njerëzor

dhe se qëllimi kryesor i tij është te bej

besimtarin te jetoj ne virtyte te larta, te

jete i devotshëm dhe te këtë mëshirë për

nevojtaret, sepse, pas jetës tokësore për

secilin nga ne do te këtë një gjykim ku Zoti

do të shpërblejë çdo njërin prej nesh në

bazë të veprave tona. Të drejtit do t'i

shpërblejë e të këqijtë do t'i dënojë.

Lë të themi se emri Jobë nga hebraishtja i

përkthyer në shqip do të thotë: njeri i

durueshëm.

Në kohën e kreshmëve secili prej nesh

është munduar të sakrifikojë diçka për

dashuri ndaj Hyjit. Zoti i plotësoftë njetet

tona dhe i shpërbleftë sakrificat tona.

Irena, Patriku, Marijeta,

Floriani, Patrisa dhe Loreta,

nxënës të klasës së VIII-të

KRONIKA E FAMULLISË

Pagëzimet

1. Manuela, Marjan dhe Antoneta Simani, lindur në Gjilan më 21.XII.2009,

pagëzuar në Binçë më 4.I.2010.

2. Emanuela, Gjon dhe Venera Doda, e lindur në Gjilan më 30.XII.2009,

pagëzuar në Binçë më 5.I.2010.

3. Emanuela, Sebë dhe Marie Lushi, lindur në Gjilan më 20.XII2009.

pagëzuar në Binçë më 18.I.2010.

4. Paulin, Augustin dhe Suzana Doda, lindur në Hamburg më 2.IX.2009.,

pagëzuar në Binçë më 20.II.2010.

5. Kristofor, Albert dhe Shpresa Gega, lindur në Gjilan më 17.II.2010 dhe

pagëzuar në Binçë më 22.III.2010.

Fëmijëve iu dëshirojmë fëmijëri të lumtur e jetë të gjatë me prindër dhe në hir të

Zotit.

24

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

AKTIVITETET E FAMULLISË

Kërshëndellat 2009 kaluan në atmosferë

vërtet festive e bukur. Naten e

Kërshëndellave kishim dy meshë: Në

Kabash në ora 8 kryesisht për fëmijë e

pleq, dhe në mesnatë në Binçë. Kishat

ishin përplot besimtarë që të lumtur

kremtuam Lindjen e Krishtit. Pas meshës

ishin përgatitur fishekzjarrët dhe vera e

vluar për të rritur. Në mesnatë mori pjesë

edhe meshtari amerikan me shumë

ushtarë të tyre, si dhe don Domenik

Qerimi nga Qendra Don Bosco në Gjilan.

Gjatë këtyre festave kishim edhe meshën

për të moshuar, koktej për ta. Pastaj me

fëmijë vizituam betlehemet në Stubëll e

Letnicë, si dhe darkën me këshilltarët e

Kishës dhe korin e famullisë gjatë të cilës

shkëmbyem dhurata.

E Diel, 3.I.2010 u organizua një turnir në

futboll të vogël, ku morën pjesë disa

ekipe të fëmijëve, të rinjve dhe të të

rriturve. Turniri u mbajt në teren të

mbyllur dhe bar.

E hënë, 11 janar 2010. Me pietet

përkujtuam 4 vjetorin e kalimit në

amshim të Imzot Mark Sopi. Meshën e

udhëhoqi don Marjan Marku me disa

meshtarë.

E mërkurë, 20.I.2010. Festa e shën

Masjanit u kremtua solemnisht në

famullinë tonë. Është kjo një ndër festat

më të vjetra të famullisë sonë. Meshën në

ora 11 e tha don Marjan D Ukaj, kapelan

në Klinë me shumë vëllezër meshtarë.

Koha ishte shumë e bukur, dhe shumë

besimtarë. Shën Masjani – lutu për ne!

E Diel, 24.I.2010. Për të përmbyturit nga

vërshimet në Shkodër e rrethinë ne

25

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

tubuam ndihma në të holla: 1000 euro

dhe shumë pako familjare me gjëra

ushqimore e veshmbathje. Edhe një herë

treguam bujarinë dhe humanizmin tonë.

E shtunë, 13.II.2010. Organizuam

karnavalet në famullinë tonë. U

bashkuam te kisha në Kabash, e pastaj

erdhëm nëpër fshat deri te kisha në

Binçë, ku famullitari dhe motrat kishin

përgatitur një koktej për të gjithë. Vërtet

ishte kënaqësi të shihje fëmijët se si ishin

maskuar. Të gjitha këto mund t'i shikoni

në veb seitin e famullisë.

E Diel, 14.II.2010. Shën Valentini dita e të

dashuruarve. Organizuam një party për

të rinjtë. Kishte muzikë dhe pije. Salla

jonë ishte e vogël për t'i pranuar të gjithë

të rinjtë që për dy orë krijuan një

atmosferë vërtet të bukur.

E mërkurë, 17.II.2010. M Monikë e m

V i s a r t a o r g a n i z u a n n j ë t a k i m

përshpirtërie me vajzat e shkollës

mesme. Ligjëratën e mbajti famullitari

ynë don Alberti: Lum ata që janë të pastër

në zemër! Pastaj ishte adhurimi para të

Shejtnushmit Sakrament. Ishte vërtet

bukur.

E marte, 16.III.2010. Filluam 13 të martet

në nder e lavd pajtorit tonë të dashur

shna Nout. Gjatë tërë ditës erdhën

besimtarët në përshpirtëri të madhe para

këtij shenjti të madh. Mesha ishte pasdite

përplot besimtarë. Në përfundim të

meshës ishte lutja e veçantë para

truporës së shna Nout.

E shtunë, 20.III.2010. Me dy autobusë të

të gjitha moshave shkuam në Stubëll në

udhë të kryqit. U lutës së bashku për

famullinë tonë. Shikoni fotot në vebfq

tonë.

Kreshmët 2010. Edhe sivjet për këtë kohë

të shenjtë patëm mundësi me lutje të

shumta të përgatitemi për Pashkë.

Kështu ne tre herë në javë kishim Udhën

e kryqit. Të enjten në Kabash organizonin

fëmijët. Të premten në Viti fëmijët dhe të

rriturit dhe të dielave në Binçë, pas dite të

rinjtë. Tekstet e Udhës së Kryqit sidomos

në Binçë ishin të ndryshme dhe shumë

interesante. Edhe pjesëmarrja në meshë

dhe udhë të kryqit gjatë kësaj kohe ishte

në nivel.

Përgatiti: Klodina Gashi

26

Shën Antoni i Padovës, Viti II nr. 6, Prill 2010

NËPËR BURIMET HISTORIKE

Në raportin e konsullit malazez në Shkodër dërguar qeverisë së tij, më 15.III.1900

shkëpusim: …Edhe libra, edhe fletushka jepen falas. Kush paguan Kuptohet se Austria.

Autorët e këtyre pamfleteve janë të një komitetit të patriotëve shqiptarë e këta janë:

Abati i Mirditës Padre Zubaq dhe dy priftërinj: dom Mark Shllaku dhe don Nikolla. Ky

komitet po harton edhe libra shkollorë, për shkollat që Austria mendon t`i hap nëpër

fshatra. Në shkolla do të mësohet vetëm gjuha shqipe dhe do të rritet edhe më tepër

urrejtja ndaj nesh.

Himni i Flamurit është këngë që i kushtohet atdheut dhe që simbolizon njësinë e kombit

dhe të shtetit shqiptarë. Himni i Flamurit u krijua nga atdhetarët e kolonisë shqiptare të

Bukureshtit, prej ku e solli në Shqipëri Hil Mosi. Vjersha është e Asdrenit. Himnin e mësoi

dhe i pari e këndoi në Vlorë me rastin e Shpalljes së Pavarësisë grupi koral i Korçës. Prej

asaj kohe mori përhapje dhe u bë himni kombëtar i Shqipërisë.

Tek e E Vërteta… Pashko Vasa shpjegon edhe përçarjen apo ndasinë jug veri të

shqiptarëve. Shpesh janë bërë insinuata në opinionin publik se midis gegëve dhe toskëve

paska ekzistuar që herët njëfarë mosmarrëveshje, bile njëfarë armiqësie tradicionale.

S`ka gjë më të pasaktë se kjo. Grindja që ndonjë herë është shfaqur midis gegëve dhe

toskëve duhet t`iu atribuohen jo ndjenjës së popullsisë përkatëse, por rivaliteteve midis

pashallarëve të Shkodrës dhe të Janinës, rivalitet krejt personale dhe të frymëzuara nga

ambiciet e tyre si familje feudale.

Nëpërmjet letrës që dërgon më 22.VII.1880. Foreign Ofice- it, Lord Fitzmaurice, duke

kundërshtuar pretendimet e ngritura prej serbëve për origjinën e banorëve të Mitrovicës

dhe Kosovës, thekson se të gjithë hartat me të cilat është konsultuar, dëshmojnë për një

origjinë shqiptare dhe jo sllave të këtyre viseve. Ndonëse këto vise përfshiheshin në

mbretërinë e vjetër serbe, banorët vendas të këtyre viseve sipas Hahnit konsullit austriak

të Janinës, kanë qenë shqiptarët e shpronësuar prej serbëve në shek. XIV.

Përgatiti: Engjëll Azizi

Boton: Sh.R. “Imzot Mark Sopi”

Binçë, Viti, Kosovë.

Tel. 044 211 081; 0280 380 645

E-mail: shr.imzotmarksopi@hotmail.com

Ad usum internum

Përgjegjës: Don Albert Demaj, famullitar

Lektor: Gjon Toma

Redaksia: Nue Beka, Alfred Pjetri, Vilson

Marku, Emiliana Marku, Nue Marku,

Valentin Dodaj, Klodina Gashi.

Vizitoni web faqen e famullisë

www.famulliabinqes.com

27

Stubëll, 20 mars 2010

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!