12.12.2012 Views

agrobiznesi 69 - KASH | Keshilli Agrobiznesit shqiptar

agrobiznesi 69 - KASH | Keshilli Agrobiznesit shqiptar

agrobiznesi 69 - KASH | Keshilli Agrobiznesit shqiptar

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

13 - 26 Qershor 2008

AKTUALITET

AKTUALITET

MBUMK: Vaji ushqimor në

tregun shqiptar është i sigurt

Ne fillim te muajit maj, me

diat shqiptare përcollën

lajmin e mediave greke lidhur me

çeshtjen e vajit të lulediellit me

përzjerje vajrash lubrifikante me

origjinë nga Ukraina dhe me eksportues

kompaninë greke

Manos (Volos), Greqi.

MBUMK dhe inspektoriatet

e DRBUMK-së në qarqe, bënë

verifikimin e shqetësimit dhe rezultoi

se Kompania Desina Ballkan

në Korçë ishte e vetmja kompani

shqiptare që kishte punuar

me këtë kompani greke. Por

nga verifikimi i regjistrave doganorë

rezultoi se sasia e fundit e

importuar nga kjo kompani ishte

18 ton, me datë 17 mars 2008, pra

rreth dy muaj më parë se sa

bllokimi i një sasie malli që u bë

për kompaninë greke.

Megjithë këtë distancë në

kohë, kontrolli për rastin u dyfishua.

Ashtu si të gjithë produktet

e importit që shoqërohen me

çertifikatë cilësie, çertifikatë

origjine, fletë analizë për

treguesit cilësorë dhe të sigurise,

edhe ky produkt kishte setin e

dokumentacionit shoqërues.

Mostrat e vajit, me date 9 maj

u dërguan për analizë në Laboratorin

Rajonal të Korçës,

megjithëse me datë 17 mars ishte

bërë mostrimi dhe analizimi i

po kësaj ngarkese dhe rezultatet

ishin brenda normave të standartit.

Një grup i posaçëm nga

MBUMK dhe ISUV verifikuan

në vend situatën dhe morën

Ministria e Bujqësisë,

Ushqimit dhe

Mbrojtjes së Konsumatorit,

me mbështetjen e

programit CARDS, do të fillojë

këtë vit projektin e ri për krijimin

e kadastrës së verërave që

prodhohen në Shqipëri.

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit

dhe Mbrojtjes së Konsumatorit,

Jemin Gjana, u shpreh të

premten në Konferencën Kombëtare

mbi “Zhvillimin e

vreshtarisë dhe prodhimit të

verërave Shqiptare”, që u organizua

në Tiranë, me mbështetjen

e Agjencisë së Zhvillimit

të Zonave Malore, se këtë vit

do të bëhet efektiv financimi i

Bashkimit Evropian në vlerën e

rreth 500 mijë eurove për këtë

projekt, i cili do të realizojë për

herë të parë grumbullimin e të

dhënave specifike për llojet,

cilësitë dhe markat e verërave

që prodhohen në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, ministri

Gjana tha se, zhvillimi i vreshtarisë

dhe industrisë së verës,

sot vlerësohet si një nga prioritetet

e zhvillimit të bujqësisë në

vend, e cila synon të arrijë standardet

europiane. Për këtë

qëllim, Ministria e Bujqësisë po

bashkëpunon edhe me projektin

gjerman GTZ, për ngritjen e

mostra për të përsëritur analizat

në Institutin e Sigurisë Ushqimore

dhe Veterinarisë, në Tiranë.

Nga kontrolli në magazinat e

kompanisë dhe në të gjithë qarqet

për sasinë e shpërndarë nga

kjo kompani u bllokua produkti.

Me datë 14 maj, analizat e 2

laboratorëve dolën brenda normave

të standartit.

Për të patur nën kontroll situatën

e sigurisë ushqimore në tregun

shqiptar për vajin, pasi u

konsultuam me autoritetet kopetente

në Bruksel dhe Romë, u

morën 6 lloje vajrash me 12 kampionatura

(duke përfshirë edhe

vajin e kompanisë Desina Ballkan)

dhe u dërguan në Laboratorin

Sanitar ARPALAZIO, Seksioni

i LATINES në Romë Itali, si

laborator reference për analizat

e vajit. Mostrat e vajit që u përzgjodhën

të dërgoheshin për analiza,

përbëjnë, sot për sot, mbi 85

përqind të sasirave të vajrave

ushqimore që konsumohen në

vend. Analizat janë dërguar në

Romë me datën 18 maj 2008.

Me datën 29.05.2008 kemi

marrë zyrtarisht rezultatet e analizave

nga laboratori në fjalë. Në

përgjigjen e tij, Laboratori AR-

PALAZIO garanton përfundimisht

se me analizat e plota gazkromatografike

kampionaturat e

dërguara nga ana jonë dhe të

analizuara prej tyre janë brenda

të gjitha normave të lejuara të

BE për standartet e vajit ushqimor

për konsum.

Për informacion të konsuma-

torëve dua të përsëris edhe

njëherë se për produktet ushqimore,

kontrollet tona janë rigoroze.

Asnjë produkt nuk kalon

traun e doganës pa u saktësuar

çertifikata e origjinës dhe çertifikata

e cilësisë që shoqëron

mallin. Këto dokumenta lëshohen

nga autoritetet kopetente

zyrtare të vendeve të tjera. Veç

kësaj, në shumicën e rasteve, për

produktet kryesore, ne zhvillojmë

një numër shumë të madh

analizash. Per vitin 2007 e 2008

deri sot, ne kemi zhvilluar 142470

analiza.

Analizat jashtë vendit për rastin

e vajit u ndërmorën nga ana

jonë për të qenë më të sigurtë

dhe për të kontrolluar edhe nivelet

tona të analizave. Por një arsye

ishte edhe një mediatizim jo

korrekt i çeshtjes nga shumë

segmente të medias së shkruar

dhe vizive dhe nga shumë deklarata

të pasakta të shumë analistëve

dhe politikaneve. Deklarimet

e tyre pa asnjë bazë, nxitur

thjeshtë nga motive politizimi, u

vertetuan se ishin ose thjeshtë

një mundësi për të akuzuar

qeverinë, ose një përfshirje në

luftën e interesave të disa segmenteve

të biznesit kundrejt disa

segmenteve të tjera. E rëndësishme

është që qytetarët, konsumatorët

tanë të dinë të ndajnë

lajmin e vertetë nga lajmi i paguar

dhe deklaratën e vertetë nga folklori

politik brenda të cilit nuk

mungon as lufta e interesave,

bën te ditur MBUMK.

Në seminarin e organi

zuar në Vlorë mbi blegtorinë,

ku ishte i pranishëm edhe

Ministri i MBUMK z. Jemin Gjana,

u nënvizua fakti se, në qarkun e

Vlorës, mbarështohen cdo vit 1 milionë

krerë bagëti, gjedh dhe të imta,

që përbën një tregues të jashtëzakonshëm

zhvillimi. Rritja vjetore e

numrit të krerëve ka rezultuar në

masën 2 përqind, ndërkohë që, bletaria

shfaqet me një tregues respektiv

prej 10 përqind. Aktualisht, prodhimi

vjetor i qumështit të lopës, në

qarkun e Vlorës, arrin në 61 mijë

tonë, nga të cilat 61 përqind e zë ai i

lopës, që, gjithashtu ka një rritje nga

viti në vit, prej 2 përqind. Nga ana

tjetër, prodhimi vjetor i mishit në këtë

njësi administrative, arrin në 12500

tonë, ndërkohë që ai i vezëve shkon

në 55 milionë kokrra. Po ashtu,

në qarkun e Vlorës është një krijuar

një përvojë mjaft e mirë, në rritjen

dhe mbarështimin e derrit, në organizimin

e fermave dhe specializimin

e tyre.

Specialistët e Drejtorisë së

Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes

së Konsumatorit, Natasha Mërkuri

e Simo Petromilo, bënë një përshkrim

të zhvillimit të blegtorisë dhe të

ndikimit të saj, në zhvillimin e turizmit

në zonë, trajtuan shqetësime

që lidhen me praninë dhe pasojat e

sëmundjeve të ndryshme, sikundër

është ajo e brucelozës tek bagëtitë

dhe tek njerëzit. Duke trajtuar problemet

e shfaqjes dhe dinamikës së

sëmundjes së brucelozës, e cila prek

jo vetëm kafshët, por edhe njerëzit,

të pranishmit, evidentuan faktin se,

përmasat e saj kanë ardhur në rënie

të vazhdueshme. Masat e marra,

kanë bërë që, dimensionet e kësaj

sëmundjeje, në vitin 2008, në qarkun

Agrobiznesi

Blegtoria në qarkun eVlorës,

është rritur në 1 milionë krerë

e Vlorës, të jenë 3 herë më të vogla

krahasuar me vitin 2004. Në këtë

drejtim, qeveria ka financuar 660 lekë

për cdo krerë bagëti, që përbën një

mesatare, të cilën të pranishmit e

vlerësuan tepër të lartë.

Ministri, Jemin Gjana, bëri një

përshkrim të gjendjes aktuale të

blegtorisë në vendin tonë. Ai tha se,

përvoja e krijuar në qarkun e Vlorës,

është mjaft pozitive. Sipas tij, potenciali

i krijuar në këtë qark, është më i

madh se ai i Maqedonisë, Malit të

Zi dhe, i përafërt me atë të Serbisë.

Gjithashtu, kreu i Ministrisë së

Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes

së Konsumatorit, nënvizoi nevojën

e kontrollit të produkteve blegtorale,

gjë që përbën një nga kushtet bazë

të tregut. Gjithashtu, Ministri Gjana,

u ndal tek pasojat që shfaq sëmundja

e brucelozës, e cila, sipas tij, do të

pengojë për të arritur treguesit e

duhur në prodhim, nëse nuk do të

vihet nën kontroll. “Ne nuk mund të

behëmi pjesë e tregjeve, nëse nuk

do të dominojmë situatën”, u shprej

zoti Gjana.Ai u ndal tek masat që

duhet të merren në këtë drejtim, duke

theksuar se janë bërë hapa përpara,

nga strukturat rajonale dhe ato

7

qendrore, si dhe nga qendrat e transferimit

të teknologjive. Fakti që, ende

nuk është arritur niveli, për të dominuar

plotësisht situatën, sipas Ministrit

Gjana, lidhet me faktorë financiarë,

por edhe me mosmenaxhimin e

mirë të projekteve respektive. “Shqipëria

nuk ka ende të matrikulluar

bagëtitë. Këtë vit do të akordojmë financimet

e nevojshme për matrikullimin

e gjedhëve dhe kemi 1.2 milionë

dollarë në dispozicion, ndërkohë që,

vitin e ardhshëm, do të bëjmë të

njëjtën gjë, për të imtat”, theksoi ai.

Pa përfunduar ky proces, sipas ministrit

Gjana, cdo financim në sektorin

e blegtorisë, është i kotë. “Tregu

kërkon gjithnjë e më shumë produkte

të kontrolluara, të sigurta”, shtoi ai.

Më tej kreu i Ministrisë sëBujqësisë,

Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit,

u ndal në potencialin e krijuar

në sektorin e bujqësisë, duke

evidentuar faktin se, aktualisht,

përmes tij realizohet 20 përqind e prodhimit

të përgjithshëm bruto në vend.

Ai shtoi se, financimet për skemat e

mbështetjes së bujqësisë dhe blegtorisë

do të vijnë në rritje, gjë që, do të konkretizohet

edhe në vitin e ardhshëm, me

dyfishimin e tyre,krahasuar me 2008.

MBUMK, Projekt Kadastra e Verërave “Made in Albania”

Zhvillon punimet Konferenca Kombëtare “Zhvillimi i vreshtarisë dhe prodhimit të verërave Shqiptare”

laboratorëve të specializuar

vetëm për kontrollin e pijeve

alkoolike që prodhohen në

vend.

Zbatimi i projektit të subvencionimit

të bujqësisë, tha Gjana,

po mbështet dhe do të vazhdojë

të mbështesë me fonde të

pakthyeshme fermerët për rritjen

e sipërfaqeve të mbjella me

vreshta, në mënyrë që ky sektor

të zhvillohet në gjithë

parametrat e vet të mundshëm,

si një degë potenciale e bujqësisë

shqiptare.

Sot, statistikat prezantojnë

një rritje të sipërfaqeve të mbjella

me vreshta dhe ritme të larta

vjetore të prodhimit të rrushit,

por që ende nuk plotësojnë

nevojat në sasi, për prodhim

cilësor te verërave.

Specialistët thonë se tendenca

në rritje e fermereve vendas

për kultivimin e vreshtarisë është

më shumë e formës spontane

dhe mungojnë të dhënat bazë

për vreshtarinë intensive.

Sipërfaqja e mbjellë me

vreshta llogaritet të jete 20 m2

vreshtë për çdo familje fermere

dhe ritmet vjetore arrijnë në

nivelin 400-500 hektarë në vit.

Në këto kushte, nevojat e tregut

vendas me verë plotësohen

50% me verë importi. Disa nga

llojet më të preferuara të

verërave që prodhohen në vend

janë Merlot, Kabarnet, Reisling,

Sheshi i Zi, etj, që prodhohen

kryesisht në Shqipërinë e Mesme,

si në Lushnjë, Berat, Vlorë,

por traditë ka edhe në Burrel si

dhe në disa zona të Jugut të

vendit, si Përmet, Delvinë, etj.

Në konferencën mbi vreshtarinë,

që u organizua në kuadër

të “Ditës së Verës”, merrnin

pjesë përfaqësues të Bankës

Botërore, BE, Këshillit të Agrobiznesit

Shqiptar, ekspertë dhe

specialistë të fushës të cilët

vunë theksin në prespektivat

dhe politikat e zhvillimit, rëndësinë

e promovimit të verërave

shqiptare dhe kulturës së somelerisë.

Dyfishohen

siperfaqet e mbjella

me vreshta

Dy vitet e fundit një ndër

sektorët e bujqësisë që ka filluar

të riperterihet është vreshtaria,

për të cilën qindra fermerë

kanë filluar të investojnë duke

ngritur parcela të reja me hardhi

të varieteteve të ndryshme.

Sipas një studimi të Ministrisë

së Bujqësisë, Ushqimit dhe

Mbrojtjes së Konsumatorit,

rreth 53% e familjeve fermere

janë të angazhuara totalisht në

punët e vreshtarisë. Ndryshimi

i strukturës së mbjelljeve me më

shumë sipërfaqe me vreshta, sipas

specialistëve ka sjellë dhe

rritjen e të ardhurave të fermerëve.

Për vitin 2008, sipërfaqja e

mbjellë me vreshta është dyfishuar,

duke e rritur me rreth 870

hektare, sipërfaqen e përgjithshme

të mbjellë me këtë kulturë

që arrin ne 9824 hektare. Përpara

viteve ’90 vreshtaria zinte një

vend kryesor në prodhimin

bujqësor shtetëror, por zvarrit-

jet burokratike të ndarjes se

tokave ndikuan që mijra hektarë

me vreshta gjatë viteve të tranzicionit

të shkatërohen. Ndërkohë

që industria e verës, pjesa

më e madhe e të cilës është privatizuar,

mbeti pa lëndë të parë.

Aktualisht zhvillimi i vreshtarisë

dhe industrisë së verës po

nxitet nga strukturat e ministrisë

së Bujqësisë dhe në zona të

ndryshme të vendit, që kanë

patur traditë kultivimin e vreshtave

janë zgjeruar sipërfaqet e

mbjella.

Në shkallë vendi funksion-

ojnë 58 fabrika të pijeve alkoolike,

55 të prodhimit të birrës dhe

22 të prodhimit të verës, të

shpërndara në gjithë vendin, por

me kryesoret në Tirane, Durres,

Vlore, Korçe, Fier, etj dhe qe jane

nje baze e mire për t’i paraprirë

zhvillimit të mëtejshëm të këtij

sektori.

Ndërkohë është hartuar edhe

një ligj mbi vreshtarinë dhe prodhimin

e verërave, ku përcaktohen

kritere dhe normat e prodhimit

sipas standardeve europiane,

në mënyrë që prespektiva

e këtij sektori të jetë dhe eksporti.

Për vetë kushtet klimaterike,

traditen, ndërthurjen e

interesave publike dhe private,

sipas specialistëve, ky ligj ka një

rëndesi të veçantë për ekonominë,

pasi ndër të tjera i jepet hapsirë

prodhimeve cilësore dhe të

garantuara në treg.

Nisur nga shifrat e mbjelljeve,

si dhe nga të dhënat operative

rezulton se nga viti në vit

po rritet interesi i fermerëve për

të investuar në pemtari dhe

veçanërisht në mbjelljen e

vreshtave.

Ndërkohë dhe për industrinë

përpunuese të verës, e cila është

e privatizuar, MBUMK po

harton disa projekte për t’i

ardhur në ndihmë zhvillimit të saj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!