01.05.2013 Views

Prospekti - SIGAL LIFE UNIQA GROUP Austria

Prospekti - SIGAL LIFE UNIQA GROUP Austria

Prospekti - SIGAL LIFE UNIQA GROUP Austria

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PËRMBAJTJA E LËNDËS

. PËRKUFIZIM TË TERMAVE KRYESORE 5

.SHOQËRIA ADMINISTRUESE 6-8

2.1 Përbërja e Shoqërisë Administruese

2.2 Përbërja e Asambles

2.3 Përbërja e Këshillit të Administrimit

2.4 Rreth Shoqërisë Administruese e Aksionerëve Ndikues

. STRUKTURA E SHOQËRISË ADMINISTRUESE 8-9

4. KONTRIBUTET E ANËTARËVE TË FONDIT 0-

4.1 Pagesa e Kontributeve

4.2 Llogaritja e Kuotave të anëtarëve të Fondit

5. POLITIKA E INVESTIMEVE -

5.1 Investime të lejuara

5.2 Investime të pa lejuara

5.3 Ndryshimi i Politikave të Investimit

6. ADMINISTRIMI I RISKUT - 4

6.1 Risku i Ivestimeve

6.2 Risku Tregut

6.3 Risku i Likuiditetit

6.4 Risku Operacional

6.5 Risku i Përputhshmërisë

6.6 Masat që do meren për administrimin e riskut

7. TATIMET 4- 5

7.1 Trajtimi Fiskal i Fondit

7.2 Trajtimi Fiskal i Kontributeve të Anëtarëve të Fondit

7.3 Trajtimi Fiskal i Kontributeve të Punëdhënësit

7.4 Trajtimi Fiskal i Përfitimeve

8. PAGESA E PËRFITIMEVE 5- 9

8.1 Llogaritja e Përfitimeve

8.2 Tërheqja e Aseteve

8.3 Tërheqja e Menjëherëshme

8.4 Tërheqja Periodike

8.5 Tërheqja e Parakohëshme

8.6 Tërheqja e Përfitimeve pas Vdekjes

8.7 Mënyra e Pagesës së Përfitimeve

4

8.8 Trasferimi i llogarive të Anëtarit

9. TARIFAT E SHOQËRISË ADMINISTRUESE 9- 0

9.1 Tarifa e Kostos së Administrimit

9.2 Tarifa e Tërheqjes së parakohëshme

9.3 Tarifa e transferimit

9.4 Tarifa të tjera

0. DEPOZITARI 0

10.1 Roli i Depozitarit

10.2 Funksionet e Depozitarit

. AUDITI I JASHTËM 0-

. INFORMIMI I ANËTARËVE TË FONDIT

4. PËRFUNDIMI I MARRËVESHJES SË ANËTARIT TË FONDIT

PËRKUFIZIME TË TERMAVE

“Asete” - Letra me vlerë, para dhe pasuri të tjera, të cilat janë në pronësi të anëtarit të

Fondit të Pensioneve, të Shoqërisë Administruese apo të depozitarit.

“Autoriteti” - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

“Anëtar”- Personi fizik, në emër dhe në përfitim të të cilit është hapur një llogari pensioni

në Fondin e Pensioneve dhe që ka të drejtën e përfitimit në të ardhmen nga Fondi i Pensioneve

në bazë të kontratës se tij me Shoqërinë Administruese, në masën e zotërimit të

kuotave.

“Depozitar”- Banka e liçensuar nga Banka e Shqipërisë, për të ofruar shërbime kujdestarie,

depozitimi dhe të besimit, si dhe e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

për të ofruar shërbime depozitimi për asetet e Fondit të Pensioneve.

“Diversifikim i portofolit”- Investimet e aseteve të Fondit në instrumenta të ndryshëm, në

mënyrë që të zvogëlohet risku nga investimi.

“Fond Pensioni Vullnetar”- Një grup asetesh në pronësi të anëtarëve të Fondit të Pensioneve.

“Fitim nga kapitali” - Të ardhurat nga diferenca e çmimit të aseteve.

“Këshilli i administrimit” - Organi i vetëm i Shoqërisë Administruese me funksionë administrimi

dhe mbikëqyrjeje.

“Kontribues” - Anëtari në një Fond Pensioni, punëdhënësi i tij ose çdo person i tretë, i

cili paguan kontributet e pensionit në llogarinë e pensionit të anëtarit të Fondit të Pensioneve.

“Kuotë pensioni” - Pjesa përpjestimore e pronësisë në grupin e aseteve të Fondit të

Pensioneve. Të gjitha kuotat përfaqësojnë fraksione të barabarta pronësie të aseteve të

Fondit të Pensioneve dhe vlera totale e të gjitha kuotave të Fondit të Pensioneve është gjithmonë

e barabartë me vlerën totale neto të aseteve të këtij Fondi Pensioni.

“Kthim nga investimi” - Rezultati që merret nga investimi i aseteve dhe fitimi i kapitalit.

“Letra me vlerë” - Titujt dhe instrumentet financiare derivate.

“Përfitime” - Pagesa në para, në formë pensioni të shumave që gjenden në llogarinë e

anëtarit të Fondit të Pensioneve.

“Plan pensioni” - Kontrata ndërmjet individit dhe Shoqërisë Administruese për ofrimin e

përfitimeve për pension. Shërbimet e Fondit të Pensioneve të krijuar nga Shoqëria Administruese,

i ofrohen individit i cili me pëlqimin e vet bëhet anëtar i Fondit të Pensioneve.

“Plan pensioni profesional”- Kontrata ndërmjet punëdhënësit dhe Shoqërisë Administruese

për ofrimin e përfitimeve për pension. Shërbimet e Fondit të Pensioneve të krijuar

nga Shoqëria Administruese, i ofrohen punëmarrësit i cili me pëlqimin e vet bëhet anëtar

i Fondit të Pensioneve.

“Portofol”- Tëresia e investimeve të kryera me asetet e fondit.

“Menaxher i portofolit” – Personi që është përgjegjës në Shoqërinë Administruese për

administrimin e portofolit.

“Transferim i aseteve” - Transferimi i aseteve nga një Fond Pensioni te një fond tjetër.

“Shoqëri Aadministruese e Fondeve të Pensionit Vullnetar”(Shoqëri Administruese)- Një

Shoqëri aksionare, e krijuar në përputhje me ligjin e shoqërive tregtare dhe e liçensuar

nga autoriteti, për të administruar një ose disa Fonde të Pensioneve.

“Transferim i aseteve” - Transferimi i aseteve nga një Fond Pensioni të një fond tjetër.

5

6

SHOQËRIA ADMINISTRUESE

PËRBËRJA E ORGANEVE DREJTUESE TË SHOQËRISË ADMINISTRUESE

Shoqëria Administruese do të ketë dy aksionerë:

- Shoqëria e Sigurimeve SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA sh.a 51% të aksioneve.

- Shoqëria AVEL-PEUGEOT sh.p.k 49 % të aksioneve.

Shoqëria SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA sh.a ka pozicion kryesues në tregun shqiptar

për sigurimet e jetës dhe ofron një gamë të gjerë produktesh sigurimi për të gjitha klasat e

jetës. Megjithëse një aktivitet më vete, SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA sh.a ka ndjekur

hapat e SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a (Jo-Jetë) duke arritur rezultate pozitive në

drejtim të rritjes vjetore dhe ndarjes së tregut.

Që në vitin 2007 SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA sh.a kryesoi tregun e sigurimeve për

aktivitetin e jetës dhe po përforcon pozicionin e saj në treg duke e dominuar atë. SIGAL

Life UNIQA Group AUSTRIA sh.a ka hartuar dhe zbatuar produkte të reja të sigurimit

përmes bankave si dhe ka hedhur në treg produkte të kombinimit të Sigurimit të Jetës me

skemat e Kursimit Afatgjatë. Hartimi i këtyre produkteve është realizuar me mbështetjen e

veçantë të UNIQA Group Austria dhe eksperiencës së saj në vendet e tjera të rajonit.

AVEL sh.p.k është një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar e themeluar në Tiranë me datë

04.11. 2002, e cila ka marrë ekskluzivitetin nga firma Automobiles Peugeot – Paris, Francë

për shitjen e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit Peugeot që prej datës 01.01.2003, në

të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Organet Drejtuese të Shoqërisë Administruese janë:

Asambleja e Aksionerëve përbëhet nga: përfaqësuesit ligjorë të Shoqërisë,

1. Edvin Hoxhaj, përfaqësuesi Ligjor i Shoqërisë SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA

2. Avni Ponari, përfaqësuesi Ligjor i Shoqërisë AVEL sh.p.k

Këshilli i Administrimit përbëhet:

1. Adrian Totokoci Kryetar

2. Olivera Böhm N/Kryetar

3. Abdyl Sarja Sekretar

4. Wolfgang Kindl Anëtar

5. Albana Shtylla Anëtar

6. Naim Hasa Anëtar

Këshilli i Administrimit, ka kompetencë kontrollin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të politikave

tregtare; zhvillimin e biznesit të Shoqërisë Administruese; miraton politikat financiare

dhe politikat e investimit; emëron dhe shkarkon administratorët ose anëtarët e komitetit

të investimit. Këshilli i Administrimit angazhohet që Shoqëria Administruese të respektojë

ligjin dhe standartet e kontabilitetit.

Z. Ardian Totokoci, vjen nga një eksperiencë e gjatë në fushën e menaxhimit. Në cilësinë

e Drejtorit Ekzekutiv ai drejton një nga Shoqëritë me të suksesshme të automjeteve PEU-

GEOT në Shqipëri, Shoqëria AVEL sh.p.k e cila përfaqëson 49% të aksioneve të Shoqërisë

Administruese.

Z. Abdyl Sarja, në cilësinë e Drejtorit të Departamentit Juridik të Shoqërisë më të madhe

të Sigurimeve në Shqipëri SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a ka një përvojë të mirë të

vendosjes së standarteve organizative e ligjore të Shoqërisë.

Znj. Olivere Böhm, është një nga tre drejtorët e menaxhimit të UNIQA Group Austria

për sigurimin ndërkombëtar. Është diplomuar në Programin e Certifikuar në Menaxhin i

Sigurimeve në Univesitetin e Ekonomisë dhe Shkencave Sociale të Vienës me diplomën

“Menaxher Akademik i Sigurimeve”. Për më tepër në vitin 2009 ajo përfundoi me sukses

kursin e pas diplomimit për “Menaxher Ekzekutiv” me një diplomë të Master i Shkencave

(MSc). Ka eksperiencë në organizimin dhe fuksionimin e Këshillave të Administrimit. Aktualisht

është Anëtare e Bordit të UNIQA në Podgoricë të Malit të Zi dhe anëtare e Bordit

Mbikëqyrjes të UNIQA në Serbi.

Z. Wolfgang Kindl, ditëlindja 25.04.1966 me kombësi Austriake, aktualisht punon pranë

Shoqërisë së Sigurimeve UNIQA Group Austria që nga viti 1995, si Drejtor i Përgjithshëm

i Sigurimit Ndërkombëtar. Në vitin 1996 ka marrë titullin Dr.rer.soc.oec në Ekonomi dhe

Shkenca Sociale në Universitetin e Vienës për Ekonomi dhe Biznes. Gjithashtu nga viti

1994-1996 ka mbaruar Akademin e ulët Shkencore në Austri ku ka bërë Mastër të Studimeve

të Avancuara. Ka një eksperiencë të shkëlqyer në fushën e shkencave Aktuare.

Znj. Albana Shtylla, aktualisht në detyrën e Drejtorit Juridik në Ministrinë e Punës dhe

Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ka drejtuar për një kohë të gjatë departamentin

e Pensioneve Private Suplementare në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Përvoja e

kualifikuar në këtë fushë dhe fokusimi në politikat shtetërore për pensionet është në shërbim

të drejtëpërdrejtë të vendimmarrjes së Këshillit.

Z. Naim Hasa, i cili do të jetë edhe Administratori i Përgjithshëm i Shoqërisë Administruese

të Fondeve të Pensionit, me një përvojë të gjatë pune zbatuese e drejtuese në

fushën e Pensioneve Shtetërore e Private. Ai në cilësinë e Administratorit të Përgjithshëm

përfaqëson Shoqërinë Administruese, organizon dhe menaxhon veprimtarinë e Shoqërisë

Administruese, vendos mbi të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punonjësve për kryerjen

e aktiviteteve të ndryshme të caktuara me ligj, statutin e shoqërisë dhe rregulloren e

brëndshme të saj, pregatit dhe dërgon për miratim në Këshillin e Administrimit rregulloret

e përgjithshme të Shoqërisë Administruese.

7

8

RRETH SHOQËRISË DHE AKSIONERËVE NDIKUES

Objektivi kryesor i Shoqërisë SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA është krijimi i stabilitetit

për të gjitha palët e interesuara: klientët dhe të siguruarit, aksionerët, punonjësit, agjentët,

media, Administrata Publike dhe Autoriteti Mbikëqyrës, Komuniteti Lokal dhe Shoqëria

Civile në përgjithësi.

Në parimet e punës së saj, SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA është e angazhuar për të

vepruar me parimet e ligjshmërisë, ndershmërisë dhe korrektësisë.

Misioni i kësaj Shoqërisë në thelb të veprimtarisë ka zhvillimin e shërbimeve në fushën e

sigurimeve dhe atyre financiare si dhe të krijojë siguri dhe besim, duke kërkuar gjithmonë

më të mirën në interes të të gjithë palëve.

Vlerat me të cilat Shoqërisë e Sigurimeve SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA identifikohet

dhe punon janë dinamizmi, përgjegjshmëria, shërbimi, përkujdesja ndaj klientit dhe rritja

e veprimtarisë. Të gjitha këto e kanë bërë Shoqërinë lider në tregun në të cilin operon

duke i dhënë “sigurimeve” përmasa dhe kuptime të tjera, ato të “gjeneratës së re”.

UNIQA Group Austria është ndër grupet më të fuqishme financiare në Europën Qendrore-Lindore

që operon në 21 vende europiane. UNIQA Group Austria është aksioneri

më i madh i Shoqërisë duke zotëruar 68.64% të aksioneve të Grupit.

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (F.SH.A.N) zotëron 13.3% të aksioneve dhe

pjesa tjetër e kapialit të Shoqërisë, 18.06% i përket aksionerëve vendas.

STRUKTURA E SHOQËRISË ADMINISTRUESE TË FONDEVE TË PENSIONIT SIGAL Life

UNIQA Group AUSTRIA sh.a

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL do të administrohet nga Shoqëria Administruese e

Fondeve të Pensionit SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA. Për kryerjen e misionit të sajë

konform dispozitave, Shoqëria Administruese ka ngritur strukturat e saj.

Ndërtimi i strukturës organizative mbështetet në fuksionet që ka Fondi, sipas STATUTIT dhe

liçensës së marrë, si dhe të nevojës për përmirësime të vazhdueshme të tyre që lindin nga

realizimi i projekteve për vendosjen e standarteve bashkëkohore në veprimtarinë e saj.

Kjo strukturë i përgjigjet një numri faktik të punësuarish në një të ardhme deri në pesë vitet

e ardhëshme rreth 25 veta, nga të cilet jo më pak se 8 veta në drejtori.

Administrator i Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit do të jetë Z. Naim Hasa.

Administratori i Shoqërisë ka një përvojë të gjatë pune zbatuese e drejtuese në fushën e

Pensioneve Shtetërore e Private.

Administrator i Shoqërisë është person fizik me përgjegjësi drejtuese dhe administruese;

• Përfaqëson Shoqërinë Administruese;

• Organizon dhe menaxhon veprimtarinë e saj;

• Përgatit rregulloret e përgjithshme si dhe rregulloret e brëndshme të Shoqërisë Administruese

sipas ligjit në fuqi dhe i propozon për miratim Këshillit të administrimit;

• vendos mbi të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë që kanë punonjësit dhe kryen aktivitete

të ndryshme të përcaktuara në ligj.

Struktura Organizative paraqitet sipas një ORGANIGRAME të përshkruar në vijim.

Administrimi i

riskut

Dept. i Kontributeve

dhe Përfitimeve

Dept. i Investimeve,

Op. Financiare dhe

Menaxhimit të

Portofolit

Asambleja e

Aksionerëve

Këshilli i

Administrimit

Administratori i

Përgjithshëm

Audit i

Brëndshëm

Sekt. Juridik dhe i

Shërbimeve Logjistike

Dept. Aktuaristikës, IT,

Marketing dhe Marrëdh.

me Publikun

9

0

KONTRIBUTET E ANËTARËVE TË FONDEVE TË PENSIONIT

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL është një fond me kontribute të përcaktuara.

Skemat e pensioneve me kontribute të përcaktuara janë skema në të cilat kontributet që

futen në fond janë të përcaktuara, ndërsa pagesat (përfitimet) janë rrjedhoje e tyre.

Dallimi kryesor midis skemave me kontribute të përcaktuara dhe formave të tjera të skemave

të pensioneve është se risqet e skemës i mbajnë në përgjithësi anëtarët.

Pagesa e kontributet e anëtareve në Fondin e Pensioneve.

Kontributet i paguajnë individët anëtarë dhe/ose punëdhënësit në emër të tyre, të cilat

investohen për të akumuluar një tepricë në kohën e daljes në pension dhe që më pas, me

plotësimin e kushteve ligjore, tërhiqet ose përdoret për të blere produkte të tjera si jetë,

pension etj.

Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe

vjetore.

Individët paguajnë kontributin për pension në llogaritë bankare të Fondit mbi bazë të

përiudhave të rëna dakort në kontratë.

Punëdhënësi mund të paguajë kontributin për pension në dy mënyra:

a. Nëpërmjet llogarisë bankare, si një shumë të njëhershme të shoqëruar me listën e punonjësve.

b. Nëpërmjet llogarisë bankare, duke dhënë të specifikuar dy shuma të ndara (në punëdhënës

dhe punëmarrës - shoqëruar me listën emërore).

c. Zbritje automatike nga paga.

Bankat ku Fondi ka llogari, ofrojnë mundësinë e transfertës automatike nga gjendja e llogarive

të individëve në llogaritë e Fondit, e cila mbahet nga Tirana Bank për çdo anëtarë.

Kontributet për pension mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme “single payment”

në çfarëdo periudhe të marrëdhenieve kontraktuale me Fondin.

Llogaritja e Kuatave të Fondit.

Çdo anëtarë i fondi ka një kuotë pensioni, e cila përfaqëson pjesën e pronësisë në Fondin

e Pensioneve. Shoqëria Administruese konverton në kuotë pensioni, sipas çmimit të

kuotës një ditë përpara pagesës se kontributit, kontributet e investuara në Fond dhe asetet

e transferuara nga një fond tjetër. Çdo kuotë pensioni përfaqëson një pjesë përpjestimore

pronësie në secilin nga asetet e Fondit.

Shembull i blerjes së një kuote pensioni

- Kontributi: ALL 5,000.00

- Çmimi i kuotës së pensionit në ditën e kontributit: ALL 1,000.00

- Numri i kuotave të anëtarit në Fond: ALL 5,000.00/ALL 1,000.00 = 5 kuota

Ky transaksion rregjistrohet në llogarinë individuale të anëtarit të Fondit e cila mbahet

pranë depozitarit. Nëse pas disa kohësh çmimi i kuotës do të rritët nga ALL 1,000.00 në

ALL 1,100.00, vlera e aseteve të anëtarit në Fond (duke hequr tarifën e kostos së administrimit)

do të jetë ALL 1,100.00 x 5 kuota = ALL 5,500.00.

Nëse një anëtar në Fondin e Pensionit ndalon së kontribuari përkohësisht ose përfundimisht,

ai do të mbetet anëtar në Fondin e Pensioneve duke ruajtur të njëjtat të drejta si

anëtarët e tjerë.

POLITIKA E INVESTIMEVE.

Asetet e Fondit do të investohen me synim për të rritur kthimin nga investimi për anëtarët

e tij dhe për tu siguruar atyre një të ardhme të sigurt. Investimi bëhet në përputhje me disa

parime;

- Parimi i Sigurisë – Asetet e Fondit investohen në instrumenta me kredibilitet të lartë;

- Parimi i Diversifikimit të Portofolit – Asetet e Fondit investohen në instrumenta të llojeve

dhe karakteristikave të ndryshme;

- Parimi ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm likuiditetit – duke siguruar që në strukturën e

portofolit të Fondit të ketë instrumenta likuide, që mund të blihen dhe shiten shpejt me një

çmim të arsyeshëm.

Shoqëria Administruese do të ndjekë një politikë investimi të mbështetur mbi eksperiencën

dhe praktikën e Shoqërisë më të madhe të sigurimeve në vend SIGAL UNIQA Group

AUSTRIA sh.a. Bashkëpunimi i ngushtë me Departamentin e Thesarit të bankës TIRANA

BANK është një garanci për anëtaret e Fondit për sa i përket sigurisë dhe efiçensës se

investimeve.

Për propozimin e politikave të investimit dhe ndjekjen e zbatimit të tyre, në përputhje me

dispozitat e përcaktuara në ligjin nr.10 197, datë 10.12.2009 për Fondet e Pensioneve

Vullnetare, si dhe të rregullores se A.M.F datë 28.01.2010 ër Aktivet e Lejuara, Kufizimet

dhe Kufirin maksimal të Lejuar të Investimit të Fondit të Pensioneve do të ngrihet komiteti

i investimit me përbërje:

1. Z. Wolfgang Kindl, Drejtor i Përgjithshëm i sigurimit Ndërkombëtar të Shoqërisë së

sigurimeve UNIQA Group Austria dhe Anëtarë i Këshillit të Administrimit të Shoqërisë që

mbulon problemet financiare.

2. Z. Naim Hasa, Administrator i Përgjithshëm i Shoqërisë Administruese.

3. Z. Klement Mersini, Drejtor i Departamentit Financiar në Shoqërin e Sigurimeve SIGAL

Life UNIQA Group AUSTRIA.

4. Znj. Eranda Shehu, Drejtor i Thesarit në bankën “Tirana Bank”

5. Znj. Esmeralda Shehaj, Petagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik dhe

këshilltare për problemet e Investimeve e menaxhimit të Riskut në Fond.

Komiteti i Investimit do të mblidhet jo me pak se 4 herë në vit, për të hartuar politikat

e investimit, shpërndarja e aseteve si dhe ndryshimet e tyre dhe paraqitjen për miratim

në Këshillin e Administrimit. Këto politika mbështeten mbi analiza cilësore dhe sasiore të

tregjeve të kapitalit, riskut, si dhe analiza të tjera teknike në përputhje me kufizimet dhe

kufirin maksimal të lejuar të investimit, sipas ligjit dhe rregullores së më sipërme.

Për ndjekjen e investimeve, në departamentin e investimeve, operacioneve financiare dhe

menaxhimit të portofolit do të jenë fokusuar jo me pak se dy sektore, ku;

Menaxheri i Riskut: kryen identifikimin, matjen dhe kontrollin si sasior dhe cilësor të të

gjitha llojeve të risqeve që lidhen me Fondin dhe aktivitetin e Shoqërisë Administruese dhe

bën menaxhimin e tyre, duke kontrolluar edhe aktivitetin e tregut në mënyrë që të merren

vendimet e duhura për investimet, në përputhje me riskun ekzistues.

Menaxheri i Portofolit: është përgjegjës për administrimin e aseteve të Fondit në përputhje

me ligjin, prospektin dhe rregulloret e tjera të Shoqërisë Administruese. Ai është

përgjegjës dhe për ekzekutimin e politikave të investimit të Shoqërisë Administruese, në

përputhje me kufijtë ligjorë dhe me vendimet strategjike të Këshillit të Administrimit.

INVESTIMET E LEJUARA

Në zbatim të ligjit dhe të rregullores së Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare datë 28.01.2010,

Asetet e Fondit të Pensioneve për vitin 2011 do të investohen, sipas përqindjeve në istrumentat

e më poshtëm:

- 100% në obligacione, bono thesari dhe letra të tjera me vlerë të emërtuara ose të garantuara

nga Republika e Shqipërisë.

Asetet e Fondit të Pensionit nuk mund të investohen në:

- Aksione, obligacione dhe letra të tjera me vlerë, që nuk janë të listuara ose që nuk

tregtohen në bursë, në tregun ndërbankar apo në tregje të tjera, të rregulluara nga autoriteti

përkatës.

- Asete, që nuk mund të shiten ose transferohen.

- Instrumenta derivative, përveç rasteve për mbrojtjen nga rreziku i kursit të këmbimit apo

nga rreziqe të ngjashme.

- Asete fizike, që nuk kuotohen në mënyrë të rregullt në tregje të organizuara dhe për të

cilat vlerësimi është i pasigurt, si antike, punime arti, mjete motorike etj.

- Aksione, obligacione dhe letra të tjera me vlerë, të emetuara nga;

1. Çdo aksioner i shoqërisë administruese.;

2. Depozitari i Fondit të Pensioneve;

3. Çdo person, palë e lidhur me entitetet e radhitura në pikat 1 dhe 2 të këtij paragrafi:

- Kuota të Fondeve të investimeve, që administrohen nga vetë shoqëria Administruese;

- Letra borxhi, të emetuara nga vetë punëdhënësi.

NDRYSHIMET E POLITIKËS SË INVESTIMEVE TË FONDIT

Ndryshimi për të modifikuar politikat e investimeve të Fondit bëhet në përputhje me kufizimet

e përcaktuara në ligjin nr.10 197, datë 10.12.2009 për Fondet e Pensioneve Vullnetare

gjithashtu edhe të rregullores Nr.1, të AMF për Aktivet e lejuara, kufizimet dhe kufirin

maksimal të lejuar të investimit të Fondit të Pensioneve të datës 28.01.2010

Të gjitha ndryshimet që bëhen mbi politikat e investimeve aprovohen nga Këshilli i Administrimit

të Shoqërisë Administruese.

ADMINISTRIMI I RISKUT

Menaxhimi i portofolit detyrimisht përfshin sipërmarrjen e riskut. Nëpërmjet përcaktimit

rigoroz të proçedurave të administrimit të riskut dhe sistemit të brëndshëm, Shoqëria Administruese

është në gjëndje të bëjë identifikimin, matjen si dhe administrimin e riskut,

sidomos për sa i përket riskut të investimit, tregut, riskut të likuiditetit, riskut operacional

dhe riskut të përputhshmërisë.

Risku i Investimit eshtë risku më i rëndësishëm që mbajnë anëtarët e Fondit me kontribute

të përcaktuara. Ky risk është në qendër të vëmendjes së Shoqërisë Administruese, pasi

norma e kthimit është përcaktuesi kryesore i qëllimit të anëtarësimit në Fondin e Pensioneve.

Sigurimi i një norme të kthimit sa më të lartë, në raport me tregun bankar do të

sigurohet nëpërmjet:

- Përcaktimit dhe paraqitjes ë alternativave më të mira të investimit të Fondit me qëllim që

të kemi një normë kthimi sa më të lartë;

- Do ti kushtohet rëndësi proçesit dhe efiçensës së investimit, me qëllim që të këtë përfitim

sa më maksimal Fondi i Pensioneve dhe anëtaret e tij, duke rritur pritshmërin e kthimit dhe

ulur sa me shumë riskun;

- Mbajtja nën kontroll e riskut të investimit duke zbatuar kufijtë sasior që vendosin aktet

normative, si dhe zbatimin rigoroz të gjitha moduleve të produkteve.

Risku i tregut përfaqëson probabilitetin e krijimit të efekteve negative mbi vlerën e aseteve

të Fondit, për shkak të ndryshimeve të tregut. Llojët e riskut të tregut janë:

• Risku i normave të interesit;

• Risku i kurseve të këmbimit;

• Risku i ndryshueshmërisë së çmimit të letrave me vlerë.

Shoqëria Administruese do bëjë diversifikim të portofolit sipas llojit të letrës me vlerë,

emetuesit, maturitetit, monedha, si edhe diversifikimin gjeografik në përputhje me politikat

e investimit dhe rregulloreve. Shoqëria Administruese do të kryejë një kontroll cilësor

dhe sasior të riskut të tregut në menyrë të vazhdueshme, në mënyrë që të zvogëlojë maksimalisht

pasojat negative të tij mbi asetet e Fondit të Pensioneve.

Risku i likuiditetit përfaqëson probabilitetin e krijimit të efekteve negative mbi aftësinë e

Shoqërisë Administruese për të përmbushur detyrimet e saj. Shoqëria Administruese kontrollon

riskun e likuiditetit duke përcaktuar detyrimet dhe proçedurat për të disponuar në

mënyrë të përhershme sasinë e duhur të aseteve likuide të nevojshme për përmbushjen e

detyrimeve të saj.

Risku operacional. Në mënyrë që të minimizohet risku operacional, Shoqëria Administruese

zhvillon sisteme të përshtatshme kontrolli të brëndshme dhe përcakton saktësisht

proçedurat dhe rregulloret për të gjithë punonjësit në të gjitha fushat e operacioneve, si

dhe në rast eventesh të jashtme. Në mënyrë që të mbulojnë riskun e mundshëm operacional,

Shoqëria Administruese do të parashikojë provigjione në nivelin e 0.5% të të ardhurave

bruto nga fondet e veta.

Risku i përputhshmërisë përfaqëson probabilitetin e krijimit të efekteve negative mbi

pozicionin e Shoqërisë Administruese për shkak të mos-zbatimit të rregulloreve, kryesisht

të atyre që rregullojnë nivelin e saj të kapitalit dhe parandalimin e pastrimit të parave.

4

Shoqëria Administruese kryen rregullisht vlerësimin e aseteve, humbjeve të mundshme dhe

mundësisë së rritjes së kapitalit, përcakton proçedurat e identifikimit dhe parandalimit të

pastrimit të parave dhe siguron që kapitali të jetë në nivelin minimal të kërkuar në përputhje

me dispozitat ligjore. Në një nivel të jashtëm, kontrolli i përputhshmërisë me rregulloret kryhet

nga depozitari, por edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ushtron kontroll direkt dhe

jo-direkt mbi Shoqërinë Administruese.

Masat që do të merren për Administrimin e Riskut.

Për administrimin dhe mbajtjen nën kontroll të riskut, Shoqëria Administruese do të marrë

masat e mëposhtme:

- Të ngrej strukturat e menaxhimit të riskut dhe të përgatis e miratojë rregulloret e funksionimit

të menaxhimit të riskut në Shoqërinë Administruese;

- Të identifikojë shkeljet e limiteve për tregëtimin e instrumenteve financiare;

- Të sigurojë buxhetin e nevojshëm për burimet e admnistrimit të risqeve;

- Të minimizojë efektet negative të tregëtimit të parregullt të instrumenteve financiare;

- Të promovojë praktika më të mira të administrimit të riskut;

- Të rishikojë herë pas here performancën me bazë risku dhe të azhornojë strategjitë;

- Të promovojë një kulturë të administrimit të riskut e cila rezulton në shpërblimin e duhur

dhe me rregulloret e duhura nga ana operacionale;

- Të sigurojë që të gjithë punonjësit të kuptojnë dhe të përvetësojnë njohuritë bazë të menaxhimit

të riskut;

- Të krijojë besim tek anëtarët e Fondit për një menaxhim, duke u bazuar në praktikat më

të mira.

TATIMI

Trajtimi fiskal i fondit.

Fondi është një grup asetesh, i krijuar në bazë kontrate dhe pa personalitet juridik, për rrjedhojë

nuk i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat, ose taksës mbi vlerën e shtuar.

Trajtimi fiskal i kontributeve të bëra nga anëtarët.

Në zbatim të neneve 88, 89 dhe 90 të ligjit nr.10 197, datë 10.12.2009 për Fondet e Pensioneve

Vullnetare, anëtari i Fondit të Pensioneve ka këto favore fiskale:

- Kontributi i bërë nga çdo anëtar në Fond zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt

tatimi;

- Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e Fondit,

nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë Fondin dhe as për Shoqërinë Administruese;

- Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari

të anëtarit të Fondit, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.

Sipas moshave, në rast se anëtari i Fondit është nën 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë

tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 200

000 lekë dhe 15 % të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet

vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250 000 lekë dhe 25 % të të

ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Blerja e kuotave të një Fondi Pensioni është shërbim financiar, dhe për rrjedhojë, është e

përjashtuar nga TVSH-ja.

Shërbimet e ofruara nga depozitari për Shoqërinë Administruese dhe anëtarët vlerësohen si

shërbim financiar, dhe për rrjedhojë, janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

Tatimi, që shoqëron tërheqjen e parakohëshme, është sa norma e zbatueshme në çastin e

tërheqjes.

Trajtimi fiskal i kontributeve të bëra nga punëdhënësi.

Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni

profesional vlerësohen shpenzim operativ, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të

barabartë me 250 000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet shpenzim i zbritshëm, për qëllime të

tatimit mbi fitimin të punëdhënësit.

Për efekt të llogarisë së të ardhurës së tatueshme të tatimpaguesit që plotëson deklaratën

vjetore të të ardhurave, janë shpenzime të zbritshme, sipas nenit 13/3 të ligjit nr. 10 343,

datë 28.10.2010, për Tatim mbi të Ardhurat dhe pjesa e shpenzimeve për kontributet vullnetare

të pensioneve, sipas përcaktimeve në ligjin për Fondet e Pensioneve Vullentare.

Deklaruesit që kanë të ardhura vjetore prej të paktën 800 000 lekësh nuk përfitojnë nga e

drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme.

Trajtimi fiskal i përfitimeve të marra nga anëtari.

Çdo pagesë e marrë nga anëtari i Fondit të Pensioneve kur mbush moshën ligjore për përfitim,

tatohet me tatimin mbi të ardhurat personale.

PAGESA E PËRFITIMEVE.

Mbështetur në dispozitat ligjore, anëtari i Fondit SIGAL ka të drejtë të marrë pagesën e

menjëherëshme të vlerës neto të aseteve në llogarinë e vet, ose pagesën periodike në formë

pensioni:

a) 5 vjetë para se të mbushë moshën për pension të plotë pleqërie, sipas ligjit për Sigurimet

Shoqërore;

b) Kur mbush moshën për pension të plotë pleqërie, sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore;

c) Kur bëhet i paaftë për punë në mënyrë të përhershme dhe që vërtetohet konform legjislacionit

në fuqi;

d) Pension familjar trashëgimtarëve kur vdes i siguruari;

f) Pagesa të parakohëshme, në çdo kohë e në çdo rrethanë që i siguruari dëshiron tërheqjen

e tyre.

Të gjitha këto në këmbim të një kontributi të përmuajshëm, madhësia e të cilit varet nga

madhësia e pensionit që dëshiron të marrësh. Për të krijuar një ide, më poshtë po paraqesim

disa variante të pagesave dhe përfitimeve të përafërta që ofron Shoqëria jonë.

5

6

PËRLLOGARITJA E KONTRIBUTEVE DHE PËRFITIMEVE PËR PENSIONET VULLNETARE.

Periudha e pagesës së kontributeve dhe tërheqjes së pensionit: 10 vjet (Në Lekë)

Kontributi

Mujor

2 000

3 500

5 000

Periudha e pagesës së kontributeve dhe tërheqjes së pensionit: 15 vjet (Në Lekë)

Kontributi

Mujor

2 000

3 500

5 000

Periudha e pagesës së kontributeve dhe tërheqjes së pensionit: 20 vjet (Në Lekë)

Kontributi

Mujor

2 000

3 500

5 000

Pensioni

Mujor

5 383

9 419

13 457

Kontributet

360 000

630 000

900 000

Shuma e llogaritur për 15 vjet

Pensionet

968 940

1 695 420

2 422 260

Interesi Përfituar

608 940

1 065 420

1 522 260

Periudha e pagesës së kontributeve dhe tërheqjes së pensionit: 10 vjet (Në Euro)

Kontributi

Mujor

20 euro

35 euro

50 euro

Pensioni

Mujor

6 620

11 585

16 550

Pensioni

Mujor

38.2 euro

52.9 euro

73.1 euro

Kontributet

480 000

840 000

1 200 000

Kontributet

2 400 euro

4 200 euro

6 000 euro

Shuma e llogaritur për 20 vjet

Pensionet

1 588 800

2 780 400

3 972 000

Interesi Përfituar

1 108 800

1 940 400

2 772 000

Shuma e llogaritur për 10 vjet

Pensionet

4 584 euro

6 348 euro

8 772 euro

Interesi Përfituar

2 184 euro

2 148 euro

2 772 euro

Periudha e pagesës së kontributeve dhe tërheqjes së pensionit: 15 vjet (Në Euro)

Kontributi

Mujor

20 euro

35 euro

50 euro

Pensioni

Mujor

66.9 euro

92.5euro

128 euro

Kontributet

3 600 euro

6 300 euro

9 000 euro

Shuma e llogaritur për 15 vjet

Pensionet

12 042 euro

16 650 euro

23 031 euro

Interesi Përfituar

8 442 euro

10 350 euro

14 031 euro

Periudha e pagesës së kontributeve dhe tërheqjes së pensionit: 20 vjet (Në Euro)

Kontributi

Mujor

20 euro

35 euro

50 euro

Pensioni

Mujor

3 837

6 716

9 584

Pensioni

Mujor

95.6 euro

132.2 euro

182.8 euro

Kontributet

240 000

420 000

600 000

Kontributet

4 800 euro

8 400 euro

12 000 euro

Shuma e llogaritur për 10 vjet

Pensionet

460 440

805 920

1 150 080

Shuma e llogaritur për 20 vjet

Pensionet

22 944 euro

31 728 euro

43 872 euro

Interesi Përfituar

220 440

385 920

550 080

Interesi Përfituar

18 144 euro

23 328 euro

31 872 euro

Norma e fitimit nga investimi i aseteve të Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL është

përllogaritur të jetë në nivelin mesatar 7% çdo vit. Përllogaritjet e mësipërme janë të certifikuara

nga Z.Arben Çacolli, aktuar i miratuar edhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare,

aktualisht drejtor i departamentit të aktuaristikës të Shoqërisë së Sigurimit SIGAL

UNIQA Group AUSTRIA.

Tërheqja e aseteve nga llogaria individuale.

Anëtari i Fondit të Pensioneve, sipas zgjedhjes, ka të drejtë të tërheq asetet neto të tij në

Fondin e Pensioneve në tre forma:

a) Në mënyrë të menjëherëshme, duke tërhequr të gjithë vlerën neto të aseteve në llogarin

e tij;

b) Në mënyrë periodike si pension, duke përcaktuar pagesën mujore dhe periudhën e

tërheqjes;

c) Në mënyrë të parakohëshme.

Tërheqja e Menjëherëshme.

Anëtari i Fondit të Pensioneve ka të drejtë të marrë pagesën e menjëherëshme të vlerës

neto të aseteve në llogarinë e vet, pas plotësimit të kushteve, sipas mënyrave të mëposhtme:

a) Marrjen e pagesës së menjëherëshme të vlerës neto të aseteve në llogarinë e vet të

pensionit ose një pjesë të saj;

b) Marrjen e vlerës neto të aseteve të llogarisë së vet apo një pjesë të saj nëpërmjet pagesave

periodike që i përgjigjen asaj;

c) Përdorimin e vlerës neto të aseteve të llogarisë së vet apo të një pjese të saj për blerjen

e një kontrate të Sigurimit të Jetës në formë të përvitshme, të lëshuar nga një Shoqëri e

Sigurimit të Jetës;

d) Kombinimin e mënyrave të cituara në pikat a, b, dhe c më sipër.

Tërheqje periodike si pension, duke përcaktuar pagesën mujore dhe periudhën e

tërheqjes se saj.

Anëtari i Fondit të Pensioneve mund të zgjedh të marrë asetet neto në llogarinë e tij të pensionit

në formën e pagesave periodike të planifikuara sipas skedulit të përcaktuar në një

kontratë të veçantë, që nënshkruhet midis anëtarit të Fondit të Pensioneve dhe Shoqërisë

Administruese, duke përcaktuar pagesën mujore dhe periudhën e tërheqjes së saj.

Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit detyrohet të njoftojë anëtarin 3-muaj para

lindjes së të drejtës për përdorimin e aseteve neto në llogarinë e tij të pensionit.

Nëse anëtari i fondit vdes përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve të veta, asetet e

mbetura në llogarinë e tij do ti shpërndahen trashëgimëtarëve, në përputhje me dispozitat

ligjore.

Tërheqja e parakohëshme.

Nëse anëtari i Fondit kërkon të tërheqë asetet e akumuluara në llogarinë e tij individuale,

7

8

përpara plotësimit të kushteve të tërheqjes të parashikuara në ligj, do të konsiderohet

tërheqje e parakohëshme. Tërheqja e parakohëshme shoqerohet me penalitete, që llogariten

në raport me kohën e përmbushur nga anëtari nga çasti i kontributit të tij të parë e

deri në çastin e tërheqjes së parakohëshme.

Mënyra e Pagesës së Pensionit.

Pensioni paguhet nga filialet e një banke të nivelit të dytë, sipas marrëveshjes së lidhur për

këtë qëllim nga SH.A.F.P SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA sh.a me anëtarin në momentin

e caktimit të përfitimit, dhe /ose nga një subjekt tjetër i liçensuar i rënë dakort ndërmjet

të Siguruarit, Fondit dhe Subjektit.

Shoqëria Administruese për çdo rastë të vonuar në pagimin e shumave të menjëhershme

apo të pagesave periodike, detyrohet t’i paguajë anëtarit të fondit të pensionit shumën

shtesë, në formë interesi. Shuma e interesit të pagueshëm tek anëtari i fondit për çdo pagesë

të vonuar llogaritet proporcionalisht:

(a) Për çdo ditë vonesë, duke filluar që nga dita e parë kur lind detyrimi për kryerjen e

pagesës, deri në ditën kur kryhet pagesa;

(b) Mbi shumën e pagesës së vonuar.

Në llogaritjen e interesit do të përdoret norma e interesit TRIBID, 12 mujore e kërkuar për

pranimin e depozitave, e publikuar nga Banka e Shqipërisë, plus 5%.

Në rastet e pamundësisë për të tërhequr personalisht mjetet në llogarinë e tij në SH.A.F.P

SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA sh.a, për çdo arsye të dokumentuar, sipas kritereve të

përcaktuara nga Sh.A.F.P SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA sh.a, i siguruari ka të drejtë

të autorizojë personin e përcaktuar për të tërhequr të gjitha mjetet financiare të grumbulluara

në llogarinë e tij, sipas formatit bashkangjitur.

Vdekja e anëtarit.

Nëse anëtari vdes përpara se të marrë pagesën e të gjitha aseteve të veta, asetet në llogarinë

e tij u shpërndahen trashëgimtarëve, në përputhje me dispozitat ligjore, që rregullojnë

trashëgiminë.

Transferimi i llogarisë së anëtarit.

Anëtari ka të drejtë që, në çdo kohë, të transferojë asetet e veta nga një Fond Pensioni në

një tjetër, i cili administrohet nga e njëjta ose nga një Shoqëri tjetër Administrimi.

Nëse një anëtar në një Fond, vendos që të transferojë asetet e veta në një Fond të ri Pensioni,

duhet të njoftojë paraprakisht Shoqërinë Administruese të Fondit ekzistues vendimin

e tij se kontrata me këtë Shoqëri Administruese do të përfundojë dhe se asetet e tij duhet

të transferohen në Fondin e ri të Pensioneve. Transferimi i aseteve në Fondin e ri duhet

të përfundojë jo me vonë se dita e parë e punës pas dhjetë ditësh pune, pasi Shoqëria

Administruese e Fondit të mëparshëm të Pensioneve ka marrë njoftimin nga anëtari. Ndërmjet

anëtarit dhe Shoqërisë së re Administruese do të nënshkruhet një kontratë e re. Transferimi

i llogarisë nuk mund të kryhet nëse detyrimet e anëtarit ndaj Fondit të mëparshëm

nuk janë shlyer tërësisht.

TARIFAT E SHOQËRISË ADMINISTRUESE

1. Tarifa e Kostos së Administrimit – Tarifa e kostos së administrimit të Fondit do të mbahet

nga asetet e Fondit.

Tarifa e administrimit do të jetë në nivelin 3% në vit të vlerës neto të aseteve të Fondit.

Tarifa e administrimit do të llogaritet në fund të çdo dite dhe do të mbahet në ditën e fundit

të çdo muaji si shumë e të gjitha vlerave ditore të muajit përkatës.

Shembull:

Llogaritja e tarifës së kostos së administrimit do jetë mbi bazën e vlerës neto të aseteve të

fondeve nën administrim për muajin përkatës:

- Tarifa vjetore për Shoqërinë Administruese është 3%;

- Kontributi mujor 5.000 lekë;

- Fitimi mujor nga investimi është 8%:12x5.000=33.33 lekë;

- Asetet e anëtarit (kontributi + fitimin) në fund të muajit do të jenë 5,033.33 lekë;

- Komisioni i administrimit të muajit do të jetë 3%:12=0.25% x 5,033.33=12.58 lekë;

- Vlera neto e aseteve të anëtarit në fund të muajit do të jetë 5,033.33-12.58=5,020.75;

Tarifa e kostos së administrimit mund të paguhet nga Punëdhënësi, nga punëmarrësi ose

të dy sëbashku sipas përqindjes që paguajnë kontributet në Fond.

2.Tarifa e Tërheqjes së Parakohëshme – Tërheqja e parakohëshme, krahas pagesës

së tatimit e cila është sa norma e zbatueshme në çastin e tërheqjes, shoqërohet dhe me

penalitete.

Për tërheqjet e parakohëshme të pensionit, anëtaret e Fondit të Pensioneve do të paguajnë

penalitete si me poshtë:

- 2 % të aseteve të tërhequra pas 20 vjet nga dita e pagesës së kontributit të parë;

- 5 % të aseteve të tërhequra pas 10 deri 20 vjet nga dita e pagesës së kontributit të

parë;

- 10 % të aseteve të tërhequra pas 5 deri 10 vjet nga dita e pagesës së kontributit të

parë;

- 15 % të aseteve të tërhequra deri 5 vjet nga dita e pagesës së parë të kontributeve.

Penalitetet e tërheqjes së parakohëshme nuk do të aplikohen ndaj Anëtarëve të Instituteve

Privatë të Pensioneve, të cilët kalojnë automatikisht në një Fond të Pensioneve Vullnetare

për shkak të pamundësisë së kontaktimit nga Shoqëria Administruese, kur ata vendosin të

ndërpresin anëtarësimin dhe të tërheqin asetet e tyre nga llogaria personale.

3.Tarifa e Transferimit – Tarifa e transferimit kur anëtari i transferon asetet e tij nga një

Fond Pensioni në një Fond tjetër Pensioni, të menaxhuar nga një Shoqëri e re Administruese,

do të jetë në nivelin 0.5 % të shumës së transferuar.

Në rastin kur anëtari i Fondit do të transferojë asetet e tij nga një Fond Pensioni në një

Fond tjetër Pensioni, të menaxhuar nga e njëjta Shoqëri Administruese, nuk do të zbatohet

9

0

tarifë transferimi.

4. Tarifa të tjera – Përveç tarifave të përmënduara me lart, anëtari i Fondit të Pensionit

është i detyruar që të kompensojë Shoqërinë Administruese për të gjitha shërbimet shtesë

të ofruara sipas kërkesës së anëtarit (si pshb. shpenzime të ndryshme bankare, shpenzimet

postare etj.).

DEPOZITARI

Shoqëria Administruese ka lidhur një marrëveshje kujdestarie me bankën TIRANA BANK

me seli në Tiranë. Kjo bankë, në përputhje me ligjin nr. 10 197 të datës 10.12.2009 mbi

Fondet e Pensioneve Vullnetare do të ofrojë shërbimet e kujdestarisë, të depozitimit dhe të

besimit për asetet e Fondit.

Depozitari është një institucion i liçensuar nga Banka e Shqipërisë dhe nga Autoriteti i

Mbikëqyrjes Financiare.

Roli i depozitarit

1. Depozitari është përgjegjës për ruajtjen e aseteve të Fondit të Pensioneve.

2. Depozitari i mban asetet, veprimet dhe dokumentet e Fondit, të ndara nga njëra-tjetra

dhe nga mjetet e veta, veprimet dhe dokumentet e tij.

Funksionet e depozitarit.

1. Depozitari llogarit vlerën neto të aseteve të Fondit të Pensioneve dhe informon Shoqërinë

Administruese, jo më rrallë se një herë në 30 ditë, për vlerën neto të aseteve të anëtarëve

të Fondit të Pensioneve.

2. Depozitari kontrollon administrimin e aseteve të Fondit të Pensioneve nga Shoqëria

Administruese, në përputhje me dispozitat e kontratës së Fondit të Pensioneve dhe të

legjislacionit në fuqi. Depozitari nuk duhet të kryejë asnjë veprim të kërkuar nga Shoqëria

administruese, që bie në kundërshtim me kontratën e Fondit të Pensioneve dhe me legjislacionin

në fuqi.

3. Depozitari siguron që në transanksionet që përfshijnë asetet e Fondit të Pensioneve, ti

kthehet Fondit të Pensioneve çdo përfitim brënda afateve kohore të përcaktuara.

4. Depozitari siguron që të gjitha të ardhurat e Fondit të Pensioneve të shpërndahen në

përputhje me kontratën e Fondit të Pensioneve dhe me legjislacionin në fuqi.

Depozitari duhet të informojë menjëherë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për çdo

çështje, që gjykon se cilësohet si një veprim ose mosveprim, që mund të përbëjë shkelje të

legjislacionit, të kontratës së Fondit të Pensioneve ose të kërcënojë interesin e anëtarëve.

AUDITI I JASHTËM

Shoqëria Administruese llogaritë e veta dhe të Fondit që administron, krahas strukturave

të kontrollit të brëndshëm dhe administrimit të riskut, i auditon çdo vit dhe në afate të

ndërmjetme edhe nga AUDITUES TË JASHTËM. Shoqëria Administruese emëron si auditues

të jashtëm vetëm personat juridikë të miratuar më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes

Financiare. Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare nxjerr rregullore për kriteret dhe kërkesat

për audituesit e jashtëm të Shoqërive Administruese të Fondeve të Pensioneit. Ky propozim

do të bëhet tre muaj pas miratimit të Shoqërisë Administruese SIGAL Life UNIQA Group

AUSTRIA sh.a.

Informimi i anëtareve mbi vlerën e aseteve dhe publikimi i të dhënave.

Shoqëria Administruese do të informojë çdo anëtar për situatën e aseteve të tij në intervale

të rregullta dhe minimalisht një herë në muaj. Ky informacion përfshin llogaritjen e

vlerës neto të aseteve që ndodhen në llogarinë individuale të anëtarit, datat e pagesës së

kontributeve dhe transfertat e kryera nga anëtari ose në emër të tij gjatë një periudhe të

caktuar, si edhe konvertimin e këtyre kontributeve në kuota.

Shoqëria Administruese është përgjegjëse për vlerësimin e saktë të aseteve neto për çdo

anëtar të Fondit.

Shoqëria Administruese do të publikojë në faqen e saj të internetit vlerën e kuotës së

pensionit, të paktën një herë në muaj. Informimi i anëtarëve do të bëhet në mënyrë elektronike

dhe në mënyrë të shkruar.

Përfundimi i marrëveshjes së anëtarit me Fondin e Pensioneve.

Marrëveshja e anëtarësisë në Fondin e Pensioneve përfundon në rastet kur:

• Anëtari fiton të drejtën për të tërhequr dhe përdorur asetet e akumuluara. Në këtë rast,

marrëveshja e anëtarësisë do të përfundojë dhe do të arrihet një marrëveshje e re, e bazuar

mbi mënyrën e tërheqjeve të aseteve të akumuluara;

• Llogaria e anëtarit transferohet në një Fond tjetër;

• Anëtari vdes përpara moshës së pensionit.

Drejtori i Përgjithshëm

Naim HASA

DISA KONSIDERATA TË PËRGJITHSHME:

Emërtimi i Shoqërisë: Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit SIGAL Life UNIQA

Group AUSTRIA sh.a.

Emërtimi i Fondit: Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Misioni: Për të vepruar si Shoqëri e Administrimit të Fondeve të Pensionit, për mbledhjen

dhe investimin e Fondeve të Pensioneve, si dhe kryerjen e pagesave të pensionit, në përputhje

me Ligjin nr. 10 197, datë 10.12. 2009 për Fondet e Pensioneve Vullnetare.

Miratuar me vendimin nr. 50, datë 30.03 2011 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL është trashëguar nga Instituti i Pensioneve Suplementare

CAPITAL sh.a, i krijuar me 01.01.2006.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!