03.05.2013 Views

!january_Layout 1.qxd

!january_Layout 1.qxd

!january_Layout 1.qxd

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NGA GENTI METAJ

Në ecejaket tona të përditshme

rastis që jo njëherë t’i drejtojmë

vetes pyetjen e mëposhtme

: Cilët jemi dhe drejt kujt po

shkojmë ? Gjithsecili i përgjigjet kësaj

pyetje në mënyrën e vet, me argumentet

e vet dhe bazohet shume shpesh

në jetën e tij personale. Emigrantet jo

rrallë kanë qenë ambasadorë të zhvillimit

të vendit të tyre. Dikur, kur nuk

ekzistonin mjetet moderne të udhëtimit,

emigrantet shtegtonin me qindra

e mijëra kilometra për të gjetur pak më

shume pune, pak më shume mirëqenie

dhe pak më shume prosperitet. Por

gjithnjë, në çdo kohë dhe epokë, mbi

supet e tyre ka qëndruar një copë

mëmëdhe. Ka qëndruar një copë

Shqipëri virtuale.

Thonë që në ato kohëra,

njerëzit merrnin një grusht dhe me

vete, një gur, një copë dru. Kishte nga

ata që shkuan dhe nuk munden të kthehen

më, kishte nga ata që u kthyen me

flokët e bardha dhe shpinën e kërrusur.

Jemi dhe ne, ne emigrantet e sotëm që

e “braktisem” Shqipërinë po për te

njëjtat probleme, për pak më tepër

pune, mirëqenie, për pak me shume

dinjitet. Por njeriu në çdo moment të

ekzistencës së tij ndeshet me te

vërtetën e kombit të tij. Takon ndonjëherë

dhe fare rastësisht ata burra e

gra, të cilët megjithëse larg, megjithëse

u larguan për të mos u kthyer më,

mbollën copëza të shqiptarizmes këtu e

kush e di sa vjet më parë. Disa nga këta

te fundit jetuan dhe punuan në një kohe

kur nuk ekzistonte shtet shqiptar, kur

njëra apo tjetra fuqi e madhe, përpiqej

të copëtonte trupin e lënguar të asaj

Shqipërie virtuale, e cila shëtiste dhe

jetonte me frymën dhe trupin e djemve

dhe vajzave te saj. Në kulturën tonë ka

lëne gjurmë të thella e kaluara dhe historia

jone e jashtme dhe e brendshme.

Jemi bijtë e trevave te lashta Ilire, te

atyre viseve ku ka kaluar dhe kalon udhëkryqi

i civilizimeve, interesave

gjeopolitike dhe ekonomike të botes

mbare. Jo, nuk e ekzagjeroj, sepse

ndryshe si mund ta shpjegojmë oreksin

për të pushtuar këto vise qysh nga koha

e barbarëve? A nuk është e vërtete se

Shqipëria ka pas qënë provincë e

perandorive të perëndimit, lindjes, të

Romës e të Bizantit?

A nuk është e vërtete se me

luftë e mundime kaluam nga principatat

e pavarura tek shteti i Skënderbeut,

i cili u qëndroi për një çerek

shekulli taborreve të Sulltanëve? Këto

aventura të pafundme, kanë bërë që

kultura jonë të endet shpesh dhe pafundësisht.

Ne kohen e Skënderbeut,

rrjedha e kulturës shqiptare ndiqnin

normalisht humanizmin evropian, por

vdekja e prijësit beri që ajo të ndërpriste

ketë zhvillim. Ironi e fatit apo

rastësi, ashtu si në kohërat e sotme, pasoja

e parë e pas vdekjes së Skënderbeut

ishte hemorragjia e intelektualeve

në perëndim.

Nga kjo hemorragji u shquan dhe u

konfirmuan figura të ndryshme, të cilët

u bënë pjesë e pavdekshme e botës humaniste.

E si mund të harrohet

Dhimiter Frangu, i cili botoi të parën

Histori të Skënderbeut, e cila u përkthye

në shumë gjuhë të Evropës? Po

historiani Marin Barleti, që bëri po të

njëjtën gjë? Kjo listë e pambarimtë

vazhdon me Marin Beçikemin, Gjon

Gazulin, L. Tomeun, Marulin, Artiotin

e shumë, e shumë të tjerë.

Kjo lumnajë personalitetesh u dallua

në fusha të ndryshme të shkencës, kulturës,

artit, filozofisë, por në

Shqipërinë e asaj kohe, luftërat dhe

tmerret fashiten jetën kulturore, monumentet

e kulturës dhe pasuria shpirtërore

mbeten nder rrënojat e

barbarive, që donin jo vetëm te sundonin

këto vise, por t’i shndërronin

sipas qejfit dhe shijeve të tyre.

Ndryshimet e fesë dhe strukturës

së jetës në përgjithësi, nuk pengoi

shqiptaret të vazhdonin luftën për

identitet, paqe, pavarësi dhe begati.

Gjon Buzuku i dhuroi shqipes

liturgjinë katolike ne vitin 1555. Kjo

traditë do të vazhdonte me botimin e

shkrimeve të tjera fetare, të cilat përveç

kontributit teologjik, autentik shqiptar,

do të linin një kontribut të paçmuar për

Gjuhen Shqipe dhe historinë e saj.

Mund te përmendim këtu disa prej këtyre

autoreve: L. Matrenga, P. Budi, F.

Bardhi, P. Bogdani etj.

Dalëngadalë vitet po

kalonin, shtypja dhe dhunimi i gjuhës,

traditave dhe kombit bërtisnin me të

madhe se vendi kishte nevoje për zot.

Këto klithma do të zgjonin ata burra,

të cilët do të ringjallnin kombin, do të

mbrujtnin shqipen jo vetëm si gjuhën

e zakoneve, por si një gjuhë kulture që

do të zhvillonte arsimin, do të krijonte

shtetin e pavarur. Pra ne vija te trasha

riorganizimi i gjuhës, organizimi i arsimit,

dhe krijimi i Shqipërisë sovrane

do të ishin linjat kryesore kulturore dhe

politike të fillimit të Rilindjes Kombëtare.

Kështu filluan të dalin si kërpudhat

pas shiut të pranverës botimet

e rilindësve tanë. Ata do të ndërtonin

një romantizëm tipik ballkanik, të etur

për çlirimin e vendit, te mbushur me

nostalgjinë e atij mërgimtarit të

famshëm, i cili kishte marrë një grusht

dhe me vete dhe mbante mbi supe një

copë mëmëdhe. Ata do t’i riktheheshin

me krenari mesjetës shqiptare, shtetit

të Skënderbeut, do të krijonin lidhje të

forta me folklorin shqiptar dhe do të

lartësonin shqiptarin luftëtar dhe të

pamposhtur. Këto gjurmë gjenden

lehtësisht në krijimet e De Radës, Z.

Jubanit, Th. Mitkos, etj.

Më pas radha do t’i vinte të

madhit Naim Frashri. Me poemën

Bagëti e Bujqësi, do të lëvrohej dhe

lirika filozofike, atdhetare dhe

dashurore. Ai lëvroi dhe epiken me

Historinë e Skënderbeut.

Sot, Naim Frasheri konsiderohet

si themeluesi i lirikës moderne

shqiptare. Në frymën e

“Bukolikëve” e “Gjeorgjikëve” të

Virgjilit, ai në poemën “Bagëti e bu-

OPINION 15 DHJETOR 09 FAQE 10

NE VEND TE PYETJES PERSE, PAK

HISTORI PER VAZHDIMESI!

jqësia” u këndoi punëve të bujkut e të

bariut duke i thurur një himn bukurive

të atdheut të vet dhe duke shprehur

nostalgjinë e poetit të mërguar dhe krenarinë

e të qenurit shqiptar. Nuk është

çudi që, duke jetuar në zemrën e perandorisë

së osmanëve, në Stamboll, të

përjetonte aq thellë fatin e atdheut të

tij. Malli për vendlindjen, për malet

dhe fushat e Shqipërisë, për varret e të

parëve, kujtimet e fëmijërisë, i japin

forcë e vrull lirik frymëzimit të tij.

Përjetimet subjektive të individit

të çliruar nga prangat e mentalitetit

mesjetar oriental, nga një anë, dhe

nga ana tjetër panteizmi filozofik i

doktrinës sufite, i shkrirë me panteizmin

poetik të shkollës së romantizmit

evropian, u japin meditimeve

lirike të Frashërit një dimension human

e filozofik universal.

A.Z Çajupi (1866-1930), është një poet

rustik, i tipit të këngëtarit popullor, i

mbiquajtur Mistrali i Shqipërisë; ai i

solli letërsisë shqipe komedinë e zakoneve

dhe tragjedinë me temë historike.

I shkolluar në një kolegj francez

të Aleksandrisë dhe në Universitetin e

Gjenevës, njohës i mirë i letërsisë

franceze, A. Z. Çajupi solli ndër të

parët në shqip fabulat e La Fontenit,

duke hapur kështu udhën e përkthimit

e të përshtatjes në gjuhën shqipe, të

veprave nga letërsia botërore, që ka

qenë dhe vazhdon të mbetet një nga

udhët e mëdha të komunikimit të

shqiptarëve me kulturën botërore.

Gjergj Fishta (1871-1940), shkroi një

poemë të përmasave të eposit kombëtar

(“Lahuta e Malësisë”) ku paraqet

me frymë romantike e me një patos të

ngritur patriotik, luftërat e malësorëve

të Veriut kundër dyndjeve sllave. Me

këtë vepër ai mbetet poeti më i madh

epik i shqiptarëve.

Prift i urdhërit françeskan,

erudit dhe anëtar i Akademisë italiane,

Gjergj Fishta është një personalitet

poliedrik i kulturës shqiptare: poet epik

dhe lirik, publicist dhe satirist i hollë,

dramaturg e përkthyes, veprimtar aktiv

i jetës kulturore dhe politike shqiptare

midis dy luftërave. Vepra e tij madhore

"Lahuta e Malësisë” me rreth 17.000

vargje, e shkruar në frymën e eposit

legjendar e historik të shqiptarëve,

është një pasqyrë e jetës shqiptare dhe

e mendësisë shqiptare, një mozaik po-

etik ngjarjesh historike e legjendare,

personazhesh historike dhe jo historike,

traditash e zakonesh të malësisë,

zanash e shtojzovallesh të

malësisë, një afresk i gjallë i historisë

së një polemi të lashtë që pikëzon në

qendër tipin e shqiptarit të gdhendur në

kalvarin e jetës së tij në rrymë të

shekujve të egër për të. Nuk ka të sosur

historia e kulturës sonë kombëtare, nuk

kanë të sosur ato personalitete të kulturës,

që prej visesh të largëta apo

brenda Shqipërisë i kënduan ringjalljes

së vendit, gjuhës, kulturës dhe identitetit

shqiptar.

Migjeni, Noli, Koliqi,

Kuteli, Poradeci..... dhe Konica.... do

të ishin të tillë që do t’i jepnin personalitet

e hijeshi Shqipërisë dhe Kulturës

se saj. Do të këndonin dhe krijonin për

të bërë një Shqipëri jo vetëm të

pavarur, por moderne, Evropiane.

Por le të ndalemi pak tek Faik Konica.

Do të ndalemi jo sepse

duam, por sepse duhet. F. Konica është

mjeshtri që i dha fytyrë moderne

prozës shqipe, intelektuali që solli

mentalitetin e mirëfilltë perëndimor në

kulturën shqiptare. Lindi në Konicë,

qytet i vogël shqiptar, që me vendimet

e Konferencës së Londrës më 1913, të

cilat e rrudhën shtetin shqiptar në kufijtë

e sotëm, mbeti në Greqi. Vinte nga

një derë e njohur, prej së cilës trashëgoi

titullin bej, vetëdijen e një përkatësie

elitare, që e manifestoi fort në jetë dhe

në krijimtarinë e tij, por jo dhe mentalitetin

anadollak lindor prej të cilit u nda

me një buzëqeshje hokatare, që u kthye

në një sarkazëm therëse në veprën e tij.

Ndoqi një vit shkollën jezuite të Shkodrës,

pastaj Liceun Perandorak të

Stambollit, kreu me 1895 studimet për

letersi e filozofi në Universitetin e

Dizhonit (Francë), shkollimin e mbylli

me kryerjen e studimeve ne Universitetin

e Harvardit, ndërsa me 1912

mori, në këtë universitet, titullin e

magjistrit në letërsi dhe art. Master of

Arts Erudit, njohës i gjithë gjuhëve të

mëdha të Evropës dhe i disa gjuhëve

lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica

u quajt prej të huajve “një enciklopedi

që ecën” dhe u bë për kulturën

shqiptare modeli i intelektualit

perëndimor. Iu kushtua që në rini lëvizjes

kombëtare, por, në kundërshtim me

frymën mitike idealizuese e romanti-

zante të Rilindjes, solli në të frymën

kritike dhe përjetoi dhomën e përjetshme

të idealistit që vuan për

mendimet e tij.

Themeloi revistën “Albania”

(Bruksel 1897-1900, Londër 1902-

1909), që u bë organi më i rëndësishëm

i shtypit shqiptar të Rilindjes.

Publicist, eseist, poet, prozator, përkthyes

dhe kritik letrar, është veç të tjerave

autor i studimit “L’Albanie et les

turcs” (Paris 1895), “Memoire sur le

mouvement national albanais (Bruksel,

1899), i novelave “Një ambasadë e

Zulluve në Paris” (1922) dhe “Doktor

Gjilpëra” (1924), si dhe i veprës historiko-kulturore

“Albania. The rock

Garden of Southeastern Europe”, që u

botua pas vdekjes së Massachussets

me 1957.

Dy novelat e Konicës i bashkon shpirti

satirik dhe shprehja alegorike e konfliktit

midis dijes dhe injorancës e konflikti

midis mentalitetit të prapamebtur

oriental dhe mentalitetit modern

perëndimor. Publicistika dhe proza e tij

janë model i një shqipeje letrare të përpunuar

dhe i një stili elegant.

Vitet e fundit të jetës (1926-

1939), i kaloi si ambasador i

Mbretërisë Shqiptare në Ëashington,

ku dhe vdiq më 1942. Kultura dhe

letërsia Shqiptare kane bërë rruge të

gjatë. Sërish me mund dhe persekutim.

Atëherë kur Shqipëria u bë shtet,

shumë pjesë të trupit të saj mbetën

jashtë kufijve. Trupi i Nenës Shqipëri

lëngonte dhe vazhdonte të humbiste

gjak dhe lot brengash. Gjithsesi letërsia

dhe pse nën thonjtë e gjakatares diktature

do të zhvillohej dhe do të seleksiononte

me kohën potencialet e saj të

vërtete.

Këtu ne Belgjike, vazhdon

të kultivohet një letërsi që nuk i ka

zanafillat në kohërat e sotme. Me

gojën plot mund të themi se krijimtaria

letrare e diasporës vazhdon të zhvillohet

dhe ka marre një dimension te ri.

Shume autorë mbërritën nga Shqipëria

e pas viteve 1990 dhe pas shumë ecejakesh

për të stabilizuar veten nga ana

administrative, lëvrojnë dhe krijojnë

atë letërsi, kulturë dhe art, i cili mund

të quhet krijimtaria e diasporës. Ka

shume emra për të përmendur, por unë

po ju sjell vetëm disa prej tyre. Gjovalin

Kola, Ilir Grazhdani, Shkelqim

Aliaj, Lek Pervizi, Dhimiter Pango,

Albert Nikolla, Luan Doda, Skender

Sherifi, etj., janë kthyer në urën lidhëse

mes kësaj diaspore dhe Shqipërisë. Ata

kane thurur lidhje të reja me Belgjikën

vendin pritës te Faik Konicës.

Këtu e 110 vjet më parë

Konica kishte ndezur në zemër të

Evropës farin gjigant, i cili do te sillte

anijen endacake shqiptare të asaj kohe

drejt civilizimit, drejt vendit nga ku

kishte nisur udhëtimin e saj. Atë udhëtim

të lodhshëm që kishte kaluar nga

“Portet e Perandorisë Osmane”, nga

“Portet greke, serbe, italiane” etj, për

të mbërritur atje ku ka dhe meriton

vendin e vet, në gjirin e familjes së

madhe evropiane.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!