18.06.2013 Views

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

Bujqesia Shqiptare Nr 7_8

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

6 BUJQËSIA SHQIPTARE

KRONIKË

QËLLIMI KRYESOR I QEVERISË,

TË VENDOSË NJË SISTEM

UJITJEJE AFATGJATË DHE

TËRËSISHT BASHKËKOHOR

Nga deklarata e kryeministrit Sali Berisha,

ne mbledhjen e Grupit te Punes per Ujitjen

Projekti i ujitjes mund të jetë projekti më i kushtueshëm,

por ne duhet të përqendrohemi plotësisht në këtë aspekt.

Rritja e prodhimit bujqësor, është një nga drejtimet më

të rëndësishme për rritjen e prodhimit në tërësi në vend.

Nën drejtimin e Kryeministrit

Berisha, para disa javesh u zhvillua

mbledhja e Grupit të Punës për

Ujitjen,ku u diskutuan hapat e

mëtejshëm dhe mënyrat më efiçente

në hartimin e projekteve për të

vendosur sistemin më të mirë dhe

më bashkëkohor të ujitjes në vend.

Perveç eksperteve te MBUMKse

qe jane marre me ujitjen,ishin ne

takim edhe nje grup ekpertesh te

ujitjes se Rrafshit te Dukagjinit ne

Kosove.

Në hapje të këtij takimi,

Kryeministri u shpreh se problemin

e ujitjes, ai e konsideron shumë jetik

për vendin dhe se qeveria ka

vendosur që këtë katërvjeçar, të

ketë një përqendrim mbi zgjidhjen e

këtij problemi, duke vendosur

sistemin më të mirë, më bashkëkohor

dhe efiçent të ujitjes. Kryeministri

tha se për këtë çështje, është i

nevojshëm hartimi i menjëhershëm

i një plani veprimi. Nga Ministria e

Bujqësisë është punuar me një

projekt për ujitjen, por është me

rëndësi që projekti të rishqyrtohet

për të përcaktuar zgjidhjen më të

mirë afatgjatë e bashkëhore të këtij

problemi.

"Ne duhet të synojmë një sistem

ujitjeje afatgjatë, tërësisht

bashkëkohor, të përshtatur sipas

rretheve, sipas kushteve dhe

specifikave. Ky duhet të jetë

qëllimi ynë kryesor. Çështja është

që të kemi një projekt të qartë, i cili

saktëson se cilën formë ujitjeje do

të organizojmë në secilën prej

zonave të vendit dhe pastaj të

procedojmë. Është jashtëzakonisht

e rëndësishme që të kemi sa më

shumë projekte”, vijoi Kryeministri.

Më tej ai nënvizoi se është

shumë e rëndësishme të vendoset

një dialog me të gjitha autoritetet

vendore përsa i përket projekteve

në ujitje, duke u angazhuar me

propozimet, ide dhe sugjerimet e

Nga takimi në Kryeministri

tyre. Lidhur me këtë, Kryeministri

vlerësoi se partneriteti mes pushtetit

qendror dhe atij vendor, është me

rëndësi të madhe dhe se për

problemin e ujitjes,duhet ndjekur e

njëjta formë si për rrugët dhe

ujësjellësit. "Ju projektet, qeveria

paratë", për një pjesëmarrje të gjerë

të pushtetit vendor në projektet mbi

ujitjen në zonat e tyre. Konkretisht,

Kryeministri theksoi se shumë

shpejt do të organizohet një tryezë

e gjerë me përfaqësuesit vendorë,

ku të rrihen mendime mbi sistemin

e ujitjes në vend.

"Duhet të studiojmë të gjitha

mundësitë dhe të jemi shumë

agresivë në çështjen e ujitjes në

vend. Projekti i ujitjes mund të jetë

projekti më i kushtueshëm, por ne

duhet të përqendrohemi plotësisht

në këtë aspekt. Rritja e prodhimit

bujqësor, është një nga drejtimet më

të rëndësishme për rritjen e

prodhimit në tërësi në vend.Vendi

yne mund dhe duhet të ekzistojë si

vend prodhues, sepse i ka të gjitha

mundësitë për të prodhuar çdo gjë

dhe një ndër to,është bujqësia,

krahas faktit që ky është një kusht

përcaktues për të dalë nga varfëria

dhe për ta luftuar atë," tha

Kryeministri.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!