01 - Ballina.indd - Gazeta Express

gazetaexpress.com

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

Express

E

www.gazetaexpress.com

N° 2095, Viti V, Çmimi: 0.50 ¤ • E përditshme e pavarur kosovare

ENJTE,

30 DHJETOR 2010

E HËNË,

3 JANAR 2011

Personalitetet e vitit

Rrëzuan Fatmir Sejdiun nga

karrigia e Presidentit dhe

vendosën Kushtetutën kur

atë e shkeli Kryeministri

në Rahovec. Ky është viti

i tyre, i gjykatësve të

Gjykatës Kushtetuese.

FOTO: ATDHE MULLA


2

Pressing

Fjalët e Botës

Nëse thoni unitet, mirë

se vini. Dhe nëse thoni

secesion, gjithashtu mirë se

vini, mirë se vini si një shtet i ri

vëllazëror.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

OMAR AL-BASHIR,

Presidenti i Sudanit,

duke premtuar se do të

ndihmoj në ndërtimin

e një shteti të sigurt

dhe stabil në jug të

Sudanit, nëse ky rajon

voton për pavarësi, në

referendumin që do të

zhvillohet për më pak

se dy javë.

Ajo që po ndodh mes tyre

është shumë larg luftës.

Ekziston një vullnet i mirë politik.

AMR MOUSSA,

Kryetari i Ligës Arabe,

duke theksuar se ai

nuk ka indikacione se

veriu dhe jugu i Sudanit

do t’i rikthehen luftës,

me referendumin për

pavarësi, i cili është

paraparë të zhvillohet

më 9 janar.

Kjo marrëveshje nuk është

subjekt i zgjerimit, nuk është

subjekt i ndryshimit. Ajo është vulosur.

NOURI AL-MALIKI,

Kryeministër i Irakut,

duke deklaruar se pret

që forcat amerikane të

largohen nga vendi i tij,

deri në fund të vitit 2011.

Maliki është i bindur se

forcat irakiane të sigurisë

do të jenë në gjendje të

përballën me kërcënimet

e njësive fetare dhe

grupeve fundamentaliste.

Max: -2 °C

Min: -4 °C

Max: -3 °C

Min: -5 °C

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com

Ballkanexpress: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com

Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Viti 2010

ishte i

mbushur

me plot

dështime.

E keqja e

madhe është

se shenjat

e tanishme

tregojnë se

ngjashëm

do të jetë

edhe në vitin

2011. Ishalla

e kam

gabim.

Leonard Kerquki

Viti i humbur

Ia kam shumë inat (gati e urrej) atmosferën

e festave të fundvitit - natën me tavolinë të

shtruar, programet televizive, gazetat që atyre

ditëve botojnë qindra faqe, mesazhet dhe

emailet uniforme.

E prapëseprapë, siç ndodh rëndom kur njeriu

bënë kompromise me subjektivitetin e tij,

bëhem pjesë e këtij spektakli mbarëpopullor.

I shikoj programet televizive, përqafohem

me familjarët posa të shënojë ora 00:01, përpiqem

të bëj ndonjë shkrim jo të zakonshëm

për “numrin festiv”, dërgoj dhurata dhe nis

mesazhe telefonike te miqtë dhe familjarët

- vetëm asnjërit prej tyre me përmbajtje të

njëjtë, sepse ndjehem i fyer kur marr mesazhe

të tilla.

Është vetëm një gjë që më pëlqen këtyre

ditëve; rikapitulimi i ngjarjeve të vitit që po

lëmë dhe thellimi në mendime për atë çfarë

është bërë apo çfarë nuk është bërë gjatë këtij

viti. Të qenit gazetar të detyron të mendosh

edhe për punë të tjera, jo vetëm ato të tuat apo

të familjes sate, por edhe të shoqërisë ku jeton.

Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet njeriu nuk

ka nevojë shumë të thellohet në mendime për

të ardhur deri te konkludimi se askush nga ne

nuk mund të krenohet me atë që arriti vendi

gjatë vitit 2010 në aspektin politik, pavarësisht

se i kishim disa penallti përmes të cilave mund

të shënonim gol të sigurt - nëse shprehemi me

gjuhën e gazetarëve të sportit.

E para, në vitin e dytë të ekzistimit si shtet,

ne kishim mundësi të përçonim mesazhe

në botë se Republika e Kosovës është vend

stabil, i konsoliduar, vend ku sundon ligji,

ku njerëzit mund të shërohen nëpër spitale,

mund të nxjerrin ndonjë dokument në Komunë

pa dhënë ryshfet, vend ku mund të

bëhet biznes edhe nëse nuk e ke shok apo familjar

Ministrin, shoqëri ku respektohen dhe

ruhen si sytë e ballit vlerat e përbashkëta, shtet

ku dënohesh nëse kryen ndonjë krim, vend

ku qytetarët e tij krenohen kur e tregojnë pasaportën

e tyre.

Asnjërën nga këto nuk e bëmë.

Madje, ne humbëm edhe shansin më të

mirë për konsolidimin e vendit, nuk arritëm

ta kapitalizojmë mendimin pozitiv të Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë që legjitimoi

përpjekjet shekullore të kombit - Pavarësinë

e Kosovës.

Prej atëherë kanë ardhur veç tri njohje,

ajo nga Republika e Hondurasit më 3 shtator,

Republika e Kiribatit më 21 tetor dhe

njohja nga Tuvaluja që erdhi më 18 nëntor

2010. E sot, nëse ndonjë shtet dëshiron ta

njohë Kosovën, s’ka ku e dërgon notën verbale

- s’është askush në Ministrinë e Punëve

të Jashtme, kanë ikur para disa muajsh në

përpjekje për të fituar diçka për vete dhe

familjarët e tyre.

Dreqi i marrtë.

Qershiza mbi tortë ishte Raporti i Dikut që

plandosi imazhin e Shtetit të Kosovës dhe

baltosi fi gurat drejtuese të këtij vendi përmes

shpifjeve ordinere. Dhe, sado që tregimet e

Dikut mund të duken përralla dimri të një

gjyshi zviceran, dëmi u bë. Vështirë se mund

të përmirësohet diçka shpejt e shpejt, edhe

nëse televizioni publik ia kushton nga 20

minuta në ditarin kryesor fakteve që i demantojnë

pohimet e Dikut.

Më e keqja është se askush sot nuk të bindë

dot se gjatë vitit të ardhshëm do të mund të

ndryshohet kjo situatë, si në planin e njohjeve

ndërkombëtare të Kosovës, në ndërtimin

e një shteti stabil e të fuqishëm, e as në planin

e rregullimit të imazhit të njollosur (pa

të drejtë) të Shtetit.

Përkundrazi, shenjat e tanishme paralajmërojnë

ditë të këqija.

Vendi nuk e kaloi testin e organizimit të

zgjedhjeve.

Kush më pak e kush më shumë, por të

gjitha partitë e mëdha, vodhën vota.

Kandidatët për deputetë blenë komisionerë

dhe abuzuan me vullnetin qytetar.

Si pasojë e kësaj, Kosova do të ketë një

qeverisje fragjile, nuk do të ketë stabilitet

institucional gjatë këtij viti, koalicionet qeverisëse

nuk do të jenë të qëndrueshme,

përbërja e Parlamentit të Republikës, sipas

gjitha gjasave, do të jetë ndër më të këqijat

të mundshme.

Prandaj, jam pesimist se viti 2011 do të jetë

ndër vitet e lavdishme të historisë së Kosovës.

Ishalla e kam gabim.

Gëzuar, megjithatë!

p.s. Gjykata Kushtetuese, me vendimet që

solli këtë vit, ndoshta jep pak shpresë për ditë

më të mira për Shtetin e Kosovës.


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011 3

Kur e kishte kënduar për herë të parë këngën “Love Me

Tender”, në shtator të vitit 1956, Elvis Presley garant nuk e

kishte ditur se ekziston njëfarë territori i quajtur Kosovë. Por,

me siguri do të ngazëllehej po ta merrte vesh se tash, më

shumë se 30 vjet pas vdekjes, njëra pjesë e titullit të këngës së

tij është bërë shumë e dashur në Kosovë.

Love Me Tender

Imer Mushkolaj

1.

Dimër i fortë po mbante natën e 31 dhjetorit

1998. Po vazhdonte të fl itej për intervenimin e

NATO’s në Kosovë dhe pakkujt i vinte ndërmend

se muaj më pas, shqiptarët do të përjetonin

eksodin e madh dhe gjërat do të ndryshonin

radikalisht.

Kisha muaj që gjendesha në Austri. Në natën

e ndërrimit të moteve, përveç shpresës se vitin

tjetër do të bëhej më mirë, ngushëllim të vetëm

kisha një shpërblim gazetarie, të ndarë nga një

ndër gazetat e pakta që botoheshin asokohe në

Kosovë.

Isha shpërblyer për raportim rreth luftës së

Kosovës. Shpërblimin nuk e mora kurrë, por kjo

kishte pak rëndësi. Atëbotë mjaftonte diçka e

vogël, për ta mbajtur shpresën gjallë.

Por, austriakët kishin të tjera telashe. Gati

katër vjet pas hyrjes në BE, politikani djathtist

ekstrem, Jörg Haider, po ngrihej me të shpejtë

në karrierë, duke u rizgjedhur guvernator i krahinës

së Kärntenit dhe s’kishte kush që e ndalte

drejt pushtetit qendror. Por, një tender për

njëfarë investimi publik nuk po e linte rehat.

Me gjermanishten time që linte shumë për të

dëshiruar, përpiqesha të lidhja fi jet e asaj që po

ndodhte. Gazetat, sidomos ato lokale, vlonin

nga shkrimet. Dikush duhej të ndëshkohej. Dhe

ashtu ndodhi.

2.

Hitradio Ö3 në 99.9 FM njihej për muzikë

të mirë. Shpesh, shumë shpesh transmetonte

edhe këngë të Elvis Presleyt. Me siguri ndonjë

teknik aty e adhuronte shumë. Sidomos këngën

“Love Me Tender”. E njëjta po “rrotullohej” edhe

atë natë të Vitit të Ri. Natyrisht, ai i këndonte

dashurisë dhe kënga s’kishte lidhje me tenderin

e Kärntenit.

Kur e kishte kënduar për herë të parë, në

shtator të vitit 1956, në shoun e Ed Sullivanit,

Presley garant nuk e kishte ditur se ekziston

njëfarë territori i quajtur Kosovë. Mund të ketë

shkuar nga kjo botë, 21 vjet më vonë, me po të

njëjtin merak!

Por, me siguri do të ngazëllehej po ta merrte

vesh se tash, më shumë se 30 vjet pas vdekjes,

njëra pjesë e titullit të këngës së tij është bërë

shumë e dashur në Kosovë. Nga politikanët dhe

biznesmenët. Fjala “tender”.

Në dekadën e fundit, nuk ka fjalë më të dashur

në Kosovë. Për ata që përfi tojnë para të

majme nga tenderët, e shumica e të cilëve nuk

kanë ndonjë simpati për muzikën e Presleyt.

Bile, mund të ketë nga ata që mendja ua thotë

se këngëtari legjendar po këndon pikërisht

për tenderët. Për dashurinë ndaj tenderëve.

Aq dinë, aq mendojnë.

3.

Shumë rrëfi me të kolegëve të mi gazetarë

pështillen rreth tenderëve, vite me radhë. Temat

janë të ndryshme: shkruhet për politikanë

që llogaritë bankare ua mbushin ata që u japin

punë, për kompani që themelohen shpejt e shpejt,

vetëm sa për të fi tuar tenderë, për biznesmenë

që provojnë të bëhen politikanë, por

që iu mbyllet goja me tendera milionësh. Për

rrugë që shtrohen, e shtrohen, e shtrohen…

Për tenderë që hapen e rihapen.

Raportet kredibile ndërkombëtare vazhdojnë

t’i kenë në fokus parregullsitë në tenderime,

por kulturën e manipulimit dhe pasurimit me

ta s’ka kush që e çrrënjos.

4.

Jörg Haider vdiq në tetor të vitit 2008, në

një aksident automobilistik në Klagenfurt dhe

Europa “shpëtoi” nga ai. Pak muaj para kësaj

ngjarjeje tragjike, në Prishtinë u dha një tender

i dyshimtë shumëmilionësh, për një objekt

qeveritar.

Ftohtë është edhe këtë dhjetor. Lufta ka mbaruar

moti, por telashet vazhdojnë. Shumë më

të mëdha se të austriakëve.

Këtë vit, gazetarët kosovarë u shpërblyen

sërish - jo për raportime rreth luftës. Katër nga

pesë çmimet gazetareske për antikorrupsion iu

ndanë gazetarëve që hulumtuan tema për manipulime

tenderësh. Nuk dyshoj se ngjashëm

do të jetë edhe vitin tjetër.

Deri atëherë, ndonjë biznesmeni anlfabet

mund t’i shkrepë në mendje ta themelojë një

çmim me emrin e Elvis Presleyt, për “tenderin

më të mirë” - për dashurinë ndaj tenderëve.

Unë do ta festoj 34-vjetorin e lindjes, e Presleyt

do t’ia shënojnë 34-vjetorin e vdekjes.

Kosova do t’i mbush tri vjet themelimi e një

dekadë “tenderizimi”, kurse “Love Me Tender”

55 vjet. Presley s’ka faj pse dikush, mesazhin

e këngës së tij për dashuri ndaj femrës, e ka

keqkuptuar dhe shndërruar në dashuri ndaj

tenderëve.

P.S.

Atyre që “Love Me Tender” iu duket demode,

ta dëgjojnë këto ditë feste, ua rekomandoj

këngën “Tender” të rock grupit alternativ anglez,

Blur. Muzika nuk ka fund, as dashuria, as

tenderët… Urime, suksese!

Bëhuni gati për

Big Brother!

Big Brother 4 për tërë edicionin ju

kushton vetëm 7 EURO.

FALAS ofrohet për abonuesit e

pakos Premium dhe Premium HD.


4

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Politikë

I dy dyanshmi

Jakup Krasniqi K pa pritë e pa

kujtue hyri h në Presidencë.

Kur Fatmir Fatm Sejdiu dha

dorëheqje dorëheq nga Presidenca,

automatikisht, automa si Kryetar

fotografi në e tij në sajtin e

Presidencës, derisa e hoqi nga

Kabineti fotografi në e Ibrahim

Rugovës. Gjatë kësaj kohe, ai u

mundua të paraqitet si faktor

Gjykata Kushtetuese konstatoi

se ai nuk po e shkel Kushtetutën.Për

Jakup Krasniqin,

gjithmonë kanë ekzistuar

barsoleta, mirëpo ato u shtuan

Parlamenti, Parlame Krasniqi mori uniteti, por nuk arriti t’i rezi- pasi që mori përgjegjësitë e

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

përg përgjegjësitë e Presidentit. stonte tundimit për të dalë në Shtetit. Në Drenicë, atij i thanë

Me Menjëherë e vendosi fushata të PDK’së. E, megjithatë, “JauKupi”, e në Llap “NaKupi”.

PERSONALITETE

Rrëzuan Fatmir Sejdiun nga karrigia e Presidentit dhe vendosën Kushtetutën kur atë e shkeli

Kryeministri në Rahovec. Në një vend ku nuk sundon ligji, këto vendime nuk ishin të lehta.

Por, ata e bënë punën që u takon. Ky është viti i tyre, i gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

A

Shpend Limoni

shpend.limoni@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 dhjetor –

s edhe një institucion tjetër

nuk çoi më shumë kandar se

Gjykata Kushtetuese e vendit

gjatë vitit 2010.

Lëndët që u trajtuan aty nuk ishin

aspak të lehta.

As numri i tyre nuk ishte për t’u

nënvlerësuar.

Pesha e aktgjykimeve ishte e

madhe, madje edhe përtej pritjeve

në një vend që ka probleme serioze

me sundimin e ligjit.

Por ajo që karakterizoi punën

e 9 gjykatësve - tre prej të cilëve

janë ndërkombëtarë - është vendosmëria

për ta kryer punën që u

takon.

Një “patate e nxehtë” në duart e

gjykatësve më të lartë në vend ishte

Rasti i Presidentit Fatmir Sejdiu.

Disa muaj pas këtij aktgjykimi të

rëndësishëm dhe historik, Kryetari

i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani

tregoi edhe për shqetësimet e

gjykatësve kur trajtojnë çështjet me

peshë, siç ishte Rasti Sejdiu.

“Kur është marrë vendimi, ka

qenë pyetja nëse ne duhet të kemi

shqetësim të efekteve politike me

vendimet tona. Ne interpretojmë

aktin më sublim të një shteti që

quhet Kushtetutë dhe për pasojë

çdo interpretim i jonë mundë të

ketë pasoja serioze politike. Puna

jonë nuk është që të kujdesemi

për ato, por puna jonë është që të

kujdesemi që zbatimi dhe interpretimi

i Kushtetutës të jetë sa më

konform atyre standardeve dhe

atyre demokracive perëndimore,

të cilat i synon Kosova” , kishte

thënë ai.

Pasojat politike në Rastin e Presidentit

nuk ishin të vogla - nxorën

nga zyra më e lartë e vendit Fatmir

Sejdiun duke i dhënë kështu fund

karrierës së tij politike.

As rastet e tjera për të cilat vendosi

kjo gjykatë nuk ishin më pak

të vështira. Vendimi për rastin e

logos së Prizrenit, vendimi për

Rastin Qeska, në të cilin ishte i involvuar

edhe Kryeministri Thaçi,

nuk kaluan pa pasoja.

Rasti i Prizrenit kishte nxitur

protesta, e vendimi për zgjedhje

të parakohshme në Rahovec i

kushtoi Partisë Demokratike të

Kosovës me humbjen e kësaj komune.

Statistikat që prezantoi në fund

të vitit kryegjykatësi, sjellin satisfaksion.

Enver Hasani thotë se qytetarët

po i besojnë këtij institucioni.

Nga 203 lëndët që janë punuar

gjatë vitit 2010, 74 janë trashëguar

nga viti 2009. 123 lëndë të reja

kanë arritur në Gjykatë, prej tyre

janë zgjidhur 119.

Por vendimi i cili nxiti më së

shumti debate dhe efekte kolaterale

politike ishte pa dyshim ai i

Presidentit Sejdiu.

Akti i dërgimit të lëndës së Presidentit

në Gjykatë është po aq epik,

sa edhe vendimi i Gjykatës.

Sejdiu për shumë vjet kishte

bartur mbi supe stigmën e

shkelësit të Kushtetutës, por asnjë

instancë nuk e kishte konstatuar

këtë. Vetë Presidenti e kishte mohuar

vazhdimisht se ka kontradiktë

mes mbajtjes së dy pozitave,

derisa përgjigja e tij konstante

për këtë çështje ishte se ka ngrirë

postin e Kryetarit të partisë - një

formulim politik të cilin ai e kishte

zbuluar për t’u përballur me

opinionin.

Pakkush mund të ketë besuar

se një fi gurë e lartë politike mund

të bëhet subjekt i një procesi

gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese

të Kosovës, e cila është autoriteti

përfundimtar në vend, për

interpretimin e Kushtetutës dhe

përputhshmërisë së ligjeve me

Kushtetutën.

Por dy deputetët, Naim Rrustemi

dhe Driton Tali, ishin shfaqur të

vendosur derisa kishin mbledhur

nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit

të Kosovës për ta dërguar

rastin në Gjykatë, edhe pse iniciativa

e tyre kishte hasur në një

rezistencë të madhe politike. Disa

deputetë madje ishin bindur për

t’u tërhequr nënshkrimet e tyre.

Por çështja e Presidentit

megjithatë arriti të depërtojë në

Gjykatë.

E tani, radha ishte te instanca

më e lartë juridike në vend.

Nga ky organ pritej verdikti për

atë që në opinion u njoh si “Rasti

Sejdiu”, e në gjuhën e Gjykatës

Kushtetuese si “Rasti KI 47/10

Naim Rrustemi dhe 31 deputetë

të tjerë te Kuvendit të Republikës

së Kosovës kundër Shkëlqesisë së

tij, Fatmir Sejdiu, President i Re-


Vizita e Vitit

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Kosova sivjet është vizituar

nga shumë liderë shtetesh të

fuqishme të botës, por vizita

më e rëndësishme ishte ajo

e Sekretares Amerikane të

Shtetit, Hillary Clinton.

Në mesin e tetorit, Clinton,

gjatë një turneu ballkanik,

u ndal në Prishtinë, ku takoi

liderët kryesorë të vendit -

Hashim Thaçin dhe Jakup

Krasniqin.

Në këto takime ajo rikonfi rmoi

qëndrimin amerikan se pa-

varësia është e pakthyeshme,

por inkurajoi liderët kosovarë

që të bisedojnë me autoritetet

e Beogradit për çështje të

interesit të dyanshëm.

Po ashtu, Hillary Clinton

mbështeti edhe privatizimin e

T E VITIT

Presidenti.

publikës së Kosovës”.

Shumëçka ishte spekuluar nga

25 qershori i këtij viti, kur kërkesa

e deputetit Rrustemi ishte deponuar

në Gjykatë. Dikush parashikonte

një proces që do të përfundojë

në favor të Sejdiut për shkak

të siç thuhej mungesës së provave

kundër Shefi t të Shtetit, e dikush

kishte parashikuar saktë se verdikti

do ta nxirrte “fajtor” Presidentin.

Ata që kishin dalë publikisht në

mbrojtje të Sejdiut ishin zyrtarët e

Lidhjes Demokratike të Kosovës të

cilët në paraqitjet publike nuk hezitonin

ta quanin Sejdiun Kryetar

të partisë, por nuk pranonin se ai

e ka shkelur Kushtetutën.

“Në asnjë formë, në asnjë

mënyrë”, thoshte njëri nga njerëzit

më të e afërt të Sejdiut, i cili fl iste

me nervozë kur pyetej për këtë

çështje.

Sido që të jetë, rasti ishte trajtuar

seriozisht nga vetë Sejdiu, i cili kishte

angazhuar një ekip të juristëve

për ta përfaqësuar në Gjykatë.

Por kjo nuk i ndihmoi shumë.

Gjykata i dha fund kësaj çështjeje

duke shpallur verdiktin më 24

shtator.

“Gjykata konstatoi, me shumice

votash, se kërkesa e dorëzuar më

FOTO: TRINGA RAMADANI

25 qershor 2010 është e pranueshme.

Gjykata gjithashtu konstatoi

se ka shkelje serioze te Kushtetutës

se Kosovës, respektivisht të Nenit

88 .2, nga Shkëlqesia e tij, Fatmir

Sejdiu, duke mbajtur njëkohësisht

postin e Presidentit të Republikës

dhe të Kryetarit të partisë

politike Lidhja Demokratike e Kosovës

(LDK)”, u tha në njoftimin e

Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi u përhap rrufeshëm.

Presidenti Sejdiu reagoi ashpër

pas kthimit nga New Yorku, një

ditë pasi Gjykata e nxori shkelës

të Kushtetutës. Cak i sulmit ishin

gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese,

e sidomos 7 prej tyre që kishin

votuar pro vendimit se Sejdiu ka

shkelur Kushtetutën

“Është në ndërgjegjen e njerëzve

që kanë vendosur ashtu siç kanë

vendosur. Unë nuk dua t’i fajësoj.

Është çështje e studimit nga ana e

tyre. Por dua të them diçka tjetër

paralelisht - nuk është krijuar

shansi të dëgjohen njerëzit që

kanë prezantuar çështjen e Presidentit.

Ka qenë një nguti e llojit

të vet, nuk dua t’i akuzoj, mbase e

ka lypur urgjenca që të shpejtohet

dhe të komunikohet në mënyrën

si është komunikuar”, kishte thënë

Ky reagim kishte nxitur deba-

te në vend duke hedhur dyshime

edhe për mundësinë e një

aktgjykimi të politizuar nga ana e

Gjykatës.

E, në kohën kur bëhet bilanci i

punëve, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese,

Enver Hasani vazhdon

të jetë i bindur se vendimi ka qenë

i drejtë.

“Sigurisht që vendimi i Gjykatës

Kushtetuese ka qenë në pajtim të

plotë me Kushtetutën, me standardet

e demokracive perëndimore

mbi sundimin e ligjit dhe ndarjen

e pushteteve, si dhe në pajtim të

plotë me rolin unifi kues që duhet

ta ketë shefi i shtetit në demokracitë

liberale”, thotë ai për Express.

Hasani shpjegon edhe qëndrimin

refuzues të Sejdiut ndaj vendimit

të Gjykatës, të cilën ai nuk e

ka ndryshuar asnjëherë.

“Keqkuptimi të cilin e ka pasur

Presidenti Sejdiu buron nga

dy mendimet e kundërta mospajtuese

të dy kolegëve tanë në

Gjykatë. Mendimi mospajtues i

dy gjyqtarëve të Gjykatës në asnjë

mënyrë nuk e ka ulur fuqinë dhe

peshën e vendimit të shumicës.

Në Kosovë, mendimet e kundërta

mospajtuese janë risi dhe ne duhet

të mësohemi me to. Mendimi

mospajtues është një e drejtë

e gjyqtarit dhe një standard në

punën e institucioneve gjyqësore

dhe si i tillë duhet të kuptohet”,

vlerëson Hasani.

Ai përjashton çdo mundësi që

në këtë vendim të ketë pasur ndikim

politik.

“Jo. Ju siguroj ju dhe, përmes

jush, krejt qytetarët e Kosovës se,

as unë e as kolegët e tjerë nuk kemi

pasur asnjë presion”.

E, nëse është kështu, aktgjykimi

i Gjykatës Kushtetuese pa dyshim

se është zhvillimi kryesor gjatë vitit

2010. Një vendim i guximshëm

dhe i drejtë.

Gjykata përfundimisht vendosi

edhe një precedent pozitiv për

sundimin e ligjit në vend.

Një aktgjykim historik.

Kjo është edhe arsyeja pse Gazeta

Express vendosi ta cilësojë si

ngjarjen kryesore, e gjykatësit e

Gjykatës Kushtetuese, në krye me

Enver Hasanin, t’i shpallë Personalitete

të Vitit.

PTK’së.

Pasi që ajo shkoi në Washington,

në Prishtinë qarkulluan

zëra se Shefj a e Diplomacisë

amerikane porositi Hashim

Thaçin “që t’i fi tojë zgjedhjet

parlamentare”.

UJDIA E PAVEND

Ambasadori i Shteteve të

Bashkuara në Kosovë, Christopher

Dell, u ishte përgjigjur

ankesave të ish-Presidentit

Fatmir Sejdiu për vendimin

e Gjykatës Kushtetuese që

çoi në dorëheqjen e tij. Që

prej se Gjykata Kushtetuese

kishte bërë publik vendimin

për Rastin e Presidentit, Fatmir

Sejdiu ka shfrytëzuar të

gjitha paraqitjet mediale për

të përmendur një marrëveshje

që ka ekzistuar me “faktorin

e brendshëm dhe të jashtëm”

për të mbajtur dy postet pa

iu shkaktuar atij ndonjë dëm.

Dell thotë se ka dëgjuar se

ka pasur marrëveshje të tillë,

por ka dhënë një shpjegim për

këtë. “Shikoni, mendoj se në

atë kohë vendimet merreshin

në lidhje me atë se si të strukturohej

kombi, kjo është para

Presidenti Sejdiu jep dorëheqje

Presidenti Fatmir Sejdiu dha

dorëheqje më 27 shtator, tri

ditë pasi Gjykata Kushtetuese

POLITIKË 5

se unë të isha këtu, prandaj

unë vetëm po raportoj çfarë

kam dëgjuar. Njerëzit vepronin

në mirëbesim dhe në baza të

vullnetit të mirë. Njerëzit në

atë kohë besonin se kjo ishte

një ujdi që do të respektonte

vullnetin e Kushtetutës. Ne

asokohe nuk dinim gjë për të

ardhmen e Kosovës se si do

të funksiononte ajo”, ka thënë

Dell, në një intervistë të transmetuar

në televizionin publik.

konstatoi se ai ka bërë shkelje

serioze të Kushtetutës, duke

mbajtur postin e Presidentit të

Kosovës dhe atë të Kryetarit të

Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vendimin për dorëheqje ai

e bëri publik në një konferencë

të jashtëzakonshme për media.

“Të dashur qytetarë të Republikës

së Kosovës, sot unë kam

dhënë dorëheqje nga pozita e

Presidentit të Republikës së

Kosovës”, kishte thënë Sejdiu.

Enver Hasani

Ne interpretojmë aktin më sublim të një shteti që quhet

Kushtetutë dhe për pasojë çdo interpretim i jonë mundë

të ketë pasoja serioze politike. Puna jonë nuk është që të

kujdesemi për ato, por puna jonë është që të kujdesemi që

zbatimi dhe interpretimi i Kushtetutës të jetë sa më konform

atyre standardeve dhe atyre demokracive perëndimore.

FOTO: ATDHE MULLA


6

POLITIKË

Blerim Shala

Shokët e Hashimit

Hashim Thaçi ia kishte bërë

jetën ferr derisa ai drejtonte

Qeverinë e Kosovës, por kjo

nuk e pengoi atë t’i hidhet në

përqafi m Kryetarit të PDK’së, i

bindur se vetëm kështu mund

të hyjë sërish në Parlament.

Rrënimi i vetvetes

Kështu si jemi sot, jemi keq, e kemi gabim, po dështojmë, po e dëmtojmë shumë

shtetin e Kosovës, i cili është kryevepra e krejt një populli dhe e brezave të tërë.

Kosovës nuk i është dashur aspak një fundvit

i këtillë, i cili është më i keqi jo vetëm që

prej se jemi bërë shtet, por që prej se jemi

çliruar, në vitin 1999.

Të thuash nuk ka njësi matëse politike,

ekonomike, sociale, të imazhit vendor dhe

ndërkombëtar të Kosovës, që nuk ka shënuar

rënie të madhe në 12 muajt e fundit.

Shkurt, vlera e tërësishme e Republikës së

Kosovës ka rënë në shkallën a nivelin më të

ulët që prej 17 shkurtit të vitit 2008. Nëse

nuk nisemi, në analizat tona, dhe në synimet

për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë, nga

ky fakt, atëherë, krejt çka do të bëjmë është

që të mashtrojmë veten edhe një herë, dhe

të shohim, pas një kohe që matet me disa

muaj, që do të jemi edhe më keq sesa sot.

Gabimi më i madh në këtë rast, kur jemi

kaq keq, është që të humbim kohë, më shumë

sesa që duhet, në kërkimin e fajtorit, apo

të atyre që janë përgjegjës për këtë zhvlerësim

evident të Republikës së Kosovës.

Gjithsesi, adresat e përgjegjësisë për këtë

teposhtëze të madhe politike, sociale dhe

mediatike, janë të qarta, janë të njohura,

kur bëhet fjalë për faktorin vendor. Qeveria

PDK-LDK, “koalicioni i madh për shtetin”, siç

u quajt në dimrin e vitit 2008, kur u zyrtarizua,

nuk deshi të ndiente fare për telashet

e mëdha me të cilat po ballafaqohej shteti i

Kosovës, qysh në javët dhe muajt e parë të

ekzistencës së tij. Për PDK’në dhe LDK’në,

historia e shtetit të Kosovës, e shpalljes së

tij, ishte e tëra politika kosovare, ndërsa u

pa fare qartë qysh në dimrin e vonë të vitit

2008, që do të jetë shumë vështirë që ky

shtet të stabilizohet përbrenda, në të gjitha

segmentet e mundshme (para se të gjithash

në atë të ruajtjes së tërësisë territoriale),

dhe jashtë, në aspektin e statusit të tij

ndërkombëtar.

Qeveria e parë e shtetit të Kosovës, kjo

e bërë prej PDK’së dhe LDK’së, që kishte

të gjithë pushtetin e mundshëm në duart

e veta, thjesht mbeti duke festuar pavarësinë

e Kosovës që prej shkurtit të madh të

vitit 2008, e deri në shtatorin e vitit 2010,

kur nisi zbardhja e faqes së zezë të saj, që

solli politikën kosovare në shkallën zero, pas

zgjedhjeve të 12 dhjetorit, të kualifikuara si

të jashtëzakonshme, e që objektivisht, ishin

votimet më të këqijat që i ka pasur Kosova

që prej se këndejpari ka lëshuar rrënjë demokracia

parlamentare.

Kosova pas 12 dhjetorit dhe pas të gjitha

lajmeve të këqija që mbërritën këndejpari,

është pa busull politike, politika kosovare

është pa kredibilitet, autoritetet që do t’i prijnë

vendit tash e tutje, nuk do ta kenë legjitimitetin

e duhur. Por problemi më i madh

me problemet që i ka dhe do t’i ketë Kosova

tash e tutje, është që ato s’mërziten fare as

për kredibilitetin e politikës kosovare, as për

legjitimitetin e prijësve tanë, as për mjetet

që i kemi në dispozicion, as për mënyrën

se si jemi duke funksionuar ne si pushtet

dhe si shtet. Ato të bluajnë pamëshirshëm,

Non-Stop. Ato rriten me një progresion

gjeometrik (dyfishohen), ndërsa ne, nëse

nuk vendnumërojmë, apo edhe nëse nuk

prapakthehemi (siç është rasti me këto zhvillimet

e mbrama), jemi në gjendje që atyre

t’u përballemi me një ritëm të progresionit

matematikor.

Është thënë dhe shkruar dhjetëra herë në

të kaluarën, atëherë kur PDK’ja dhe LDK’ja

nuk kanë pasur veshë dhe sy për të dëgjuar

dhe parë, që gjendja në Kosovë do të ndryshojë,

apo së paku, do të ketë shenja pozitive

që diçka e tillë mund të ndodhë, atëherë kur

liderët e Kosovës, figurat më të rëndësishme

politike, do të flasin krejt sinqerisht dhe fare

hapur për të metat që i kanë ata, për dobësitë

që i kanë institucionet e Kosovës, për

gabimet tona (para së gjithash). Nuk ka çfarë

të kërkojë fjala “sukses” këndejpari, ndër ne,

me gjithë këtë papunësi dhe varfëri që kemi,

me tërë ngecjen ndërkombëtare që kemi si

shtet, me gjithë këtë pështjellim që krijuam

me zgjedhjet e 12 dhjetorit. Nuk kemi me çka

të mburremi. Shkurt e shqip.

Por po ashtu, nuk kemi Plan A dhe Plan

B për Kosovën, për shtetin e Kosovës, për

qytetarët e tij. Nuk ka “Plan rezervë” për

Kosovën. Shkurt e shqip.

Duhet t’i kthehemi realitetit dhe t’i lëmë

prapa iluzionet. Duhet të bëjmë politikë të

mirëfilltë, e ta braktisim propagandën zhurmëmadhe,

e cila s’prodhon gjë tjetër pos

kotësira të dëmshme. Duhet t’u kthehemi

interesave jetikë të shtetit dhe të qytetarëve

të Kosovës, duke kuptuar, më në fund, që

politika dhe politikanët janë në shërbim të

shtetit dhe të qytetarëve.

Duhet të ndryshojmë me themel, si politikë

kosovare. Shkurt e shqip.

A është diç e tillë e mundur? A nuk është

edhe ky pohim sall një iluzion i radhës?

Ndoshta. Por çka është qind për qind e

sigurt, është që kështu si jemi ne sot, jemi

keq, e kemi gabim, po dështojmë, po e dëmtojmë

tepër shumë shtetin e Kosovës, i cili

është kryevepra e krejt një populli dhe e

gjeneratave të tëra.

Nuk do të kemi fat si individë dhe ardhmëri

si popull, po që se nuk do ta ndryshojmë

thelbësisht politikën kosovare, nëse tash e

tutje, ata që do të jenë në ballë të shtetit të

Kosovës, nuk do t’ia dinë vlerën çdo qytetari

dhe Republikës së Kosovës.

Në të kundërtën, ky vit kaq i mbrapshtë për

Kosovën, do të harrohet, kur pas 12 muajve

do të bëjmë analizën e ngjarjeve kryesore

që karakterizuan vitin 2011.

(Blerim Shala është Nënkryetari i Parë i Aleancës

për Ardhmëninë e Kosovës. Kjo kolumne është

shkruar enkas për Gazetën Express)

K O L U M N E

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Bajram Kosumi vetëm disa

ditë para zgjedhjeve parlamentare

të 12 dhjetorit formoi

subjektin e tij politik dhe të

nesërmen e shkriu atë në

listën e PDK’së.

Kosumi me vete mori edhe

Bujar Dugollin, ish-Ministrin e

Tregtisë.

Thonë se shqiptarët e

harrojnë të kaluarën dhe

Bajram Kosumi duket se u

përkujdes të na bindë se kjo

është e vërtetë.

TE JETOS

Pesë vjet pas vdekjes

së Presidentit Ibrahim

Rugova, familja e tij

është zhveshur nga

misteret dhe bën jetë

normale. Tashmë dihet

çfarë bëjnë dhe me

çka merren fëmijët

dhe bashkëshortja e

Presidentit: Uka me

politikë, Mendimi me

art, Teuta me studime,

derisa bashkëshortja,

Fana, gëzon privilegjet

shtetërore.

Faton Ismajli

faton.ismajli@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 dhjetor -

Qytetarët e Kosovës, për herë të parë,

Familjen Rugova e kanë parë së bashku

në ceremoninë e varrosjes së ish-Presidentit,

Ibrahim Rugova. Prej asaj kohe,

kjo familje ka nisur të zhveshet nga misteret,

të cilat e kanë përcjellë prej viteve

‘90, kur u formua Lidhja Demokratike

të Kosovës.

Në janar të vitit 2011 bëhen pesë vjet

nga ikja e Rugovës nga kjo jetë, i cili përveç

bashkëshortes, la pas vetes djemtë

Mendimin e Ukën, si dhe vajzën Teutën.

Gjatë kohës sa ka qenë gjallë Presidenti,

Familja Rugova ka jetuar e izoluar

dhe publikut nuk i është ofruar asnjë

informacion për jetën e tyre.

Në vitet ‘90, Rugova me familje jetonin

të izoluar si pasojë e gjendjes

së okupimit, derisa pas vitit 1999, ata

sërish vazhduan jetën e mbyllur shkaku

i situatës së krijuar pas luftës.

“Për shkak të zhvillimeve që kanë

ndodhur pas luftës, vrasjen e këshilltarëve

dhe angazhimeve të mëdha që

ka pasur Presidenti, është dashur që të

kemi shumë kujdes”, kishte rrëfyer Ukë

Rugova, në një intervistë për Express.

Uka, në krejt këtë situatë, është i vetmi

që ka thyer heshtjen dhe ka larguar

perden e misterit rreth jetës që bëjnë

pasardhësit e Ibrahim Rugovës.

Ai është i pari që për Express kishte

rrëfyer jetën e familjes para dhe pas

vdekjes së Presidentit.

“Është interesant se, pa marrë parasysh

sa ka qenë i zënë Presidenti, ai

Familja

Rugova

gjithmonë në fund të ditës e ka gjetur

pak kohë për t’ia kushtuar familjes”, ka

treguar Uka.

Intervistën e parë, ai e ka dhënë pak

ditë para se të formonte Listën Dr. Ibrahim

Rugova, me të cilën edhe lidhi koalicion

me AAK’në.

Mendimi i tërhequr

Pak para se të fi llonte karrierën politike,

Uka është bërë baxhanak me vëllanë

e tij, Mendimin. Është fejuar me Blerta

Kllokoqin, motër e Blerinës, dizanjere

mode.

Megjithatë, djali i madh i Ibrahim

Rugovës, Mendimi, iu është shmangur

tubimeve elektorale të vëllait të tij.

Në ditën kur Uka e ka publikuar themelimin

e Listës dr. Ibrahim Rugova,

në shtëpinë e tij, Mendimi iu është

shmangur aparateve dhe kamerave të

gazetarëve.

Sipas Ukës, Mendimi gjatë viteve ‘90

kishte pasur dëshirë që posa të zgjohej

në mëngjes, së pari të maste temperaturat

dhe pastaj të bëhej gati për të shkuar

në shkollë.

Uka tash është duke i vazhduar studimet

për Biznes dhe Administratë në Los

Angelos të Californisë, kurse Mendimi

është duke diplomuar për Shkenca Politike.

Ai është shumë i përkushtuar pas

artit dhe fotografi së.

Privilegjet

Familja e ish-Presidentit tashmë gëzon

privilegjet e përcaktuara me Ligjin

për Presidentin, ku ish-zonja e parë


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Tonibler Dajaku

Ish-Kryeministri i Britanisë

së Madhe, Tony Blair u prit

si hero gjatë vizitës së tij të

fundit në Kosovë, verën e

sivjetshme.

Presidenti Sejdiu e dekoroi

atë me “Medaljen e Artë të

Lirisë”, derisa Universiteti

i Prishtinës i dha titullin

“Doctor Honoris Causa”.

Në fj alimin në Parlamentin

e Kosovës, Blair rikujtoi

momentet e vështira para

ndërhyrjes së NATO’s dhe

mbrojti qëndrimin e tij se

veproi drejtë kur mbështeti

aspiratat e popullit të Kosovës

për liri dhe pavarësi.

E veçanta e vizitës së

tij ishte kur para Teatrit

Kombëtar organizatorët

rreshtuan nëntë fëmijë që

mbajnë emrin e tij, Tonibler.

Njëri nga ta, me krenari e

shqiptoi emrin e tij “Tonibler

Dajaku” kur ia zgjati

dorën ish-Kryeministrit

britanik.

H SI TE TJERET

merr 70 përqindshin e pagës së

përgjithshme të Shefi t të Shtetit,

e cila është 3.100 euro.

E veja e Rugovës, Fana, përpos

privilegjeve ligjore merr edhe

pagë mujore nga partia, që kishte

themeluar burri i saj.

Vitet e para pas vdekjes së

Rugovës, LDK kishte vendosur

të ndajë 2.500 euro në muaj,

mirëpo me miratimin e Ligjit

për Presidentin, tash kjo shumë

është zvogëluar në vetëm

500 euro.

Familja Rugova jeton në

Lagjen Velania në Prishtinë,

ku e ka përvetësuar nga partia

shtëpinë rezidencë.

Po ashtu, edhe anëtarët e familjes,

të cilët janë nën moshën

26 vjeçare, i gëzojnë të drejtat e

përcaktuara me ligj.

Teuta, në përkrahje të Ukës

Vajza e vetme e Rugovës, Teuta,

është e lindur më 29 shtator të vitit

1990, gati një vit pas formimit të

LDK’së. Ajo vazhdon studimet në

vitin e dytë në Universitetin Amerikan

në Kosovë.

Gjatë fushatave elektorale, ajo

ka marrë pjesë në fushatën e

vëllaut të saj, Ukës. Pikërisht në

vendlindjen e Ibrahim Rugovës,

në Istog, gjatë fushatës elektorale

Teuta, bashkë me disa shoqe, ka

shkuar për t’i dhënë përkrahje

Ukës.

E në rrugëtimin e parë për të

kërkuar vota, në Nabërgjan të

Pejës, Uka kishte marrë këshilla

nga një plak. Ai ia kishte kujtuar

atij prejardhjen.

“Djalo, ti e din se kond e ke pas

babë. Duhet me pas kujdes se çka

po ban, se duhet me ia ruajt nerin

familjes”, e ka këshilluar Ukën

Ramë Bajraktari, derisa ishin të

ulur në odën e Bajraktarëve.

Këtë rast, Uka e kishte shfrytëzuar

edhe për ta luajtur vallen bashkë

me rugovasit, të cilët i kishin

premtuar se do t’ia japin votën.

Ende nuk dihet sa vota i ka

marrë në zgjedhjet e 12 dhjetorit,

por pritet të jetë pjesë e grupit parlamentar

të AAK’së.

I prek politika

Kohëve të fundit, Familja Rugova

nuk ka qëndruar larg politikës,

Teuta, e bija e Presidentit

në kohën kur në LDK fi lloi gara e

brendshme.

Uka vendosi të hyjë në parti

nëpërmjet Degës së Velanisë.

Por, hapin e ndali në gjysmë, me

arsyetimin se procesi po manipulohej

prej Fatmir Sejdiut, Kryetar i

atëhershëm i partisë.

Javë më parë, Familja Rugova

lëshoi edhe deklarata politike. Në

to sqarohej pozicioni politik i saj.

“Oferta që i është bërë Ukë Rugovës

nga Isa Mustafa është ofenduese

dhe poshtëruese për vetë

Ukën, familjen e Presidentit Rugova...”,

thuhet në një nga deklaratat.

Pas hyrjes në politikë dhe koalicionit

me AAK, Ukë Rugova kishte

thënë se po kërkon dhe po ruan

votat e LDK’së. Liderët e kësaj të

fundit kanë refuzuar totalisht një

koalicion me PDK’në e Hashim

Thaçit, derisa AAK pritet të jetë

pjesë e Qeverisë së ardhshme. Por,

nuk dihet sesi do të veprojë Uka,

i cili pritet të hyjë në Parlament

nën fl amurin e partisë së Ramush

Haradinajt.

Uka me babën Uka me të fejuarën Vëllezër dhe baxhanaka

POLITIKË

Familja Rugova -

institucion

Një njeri jashtë Familjes Rugova

nuk heziton të rrëfejë ditët e

kaluara në këtë familje, në cilësinë

e njeriut të besueshëm të

ish-Presidentit.

Ai është Adnan Merovci.

“Presidenti Rugova ka qenë

shumë familjar dhe shumë i

dashur. Ka patur raporte shumë

sociale dhe të afërta me

të gjithë anëtarët e familjes.

Ai ka respektuar dhe çmuar

bashkëshorten Fanën, ashtu

siç është tradita shqiptare për

trajtimin e zonjës së shtëpisë

nga zoti i shtëpisë”, rrëfen Merovici,

ish-këshilltar dhe njeri

që i ka qëndruar afër Rugovës

në vitet e paraluftës.

Por, a ka ndryshuar Familja

Rugova?

Merovci thotë se vdekja e Rugovës

ka lënë boshllëk edhe në

familje.

“Familja e z. Rugova nuk ka

ndryshuar, por ka ndryshuar

realiteti dhe si rrjedhim logjik,

ky ndryshim përcillet edhe në

familjen e tij. Me fjalë të tjera,

para vdekjes së Presidentit

familja ka qenë pothuaj në

margjina të opinionit, derisa

tani pas vdekjes kemi një animitet

të saj, sidomos pas kyçjes

së birit të Presidentit, Ukës, në

politikë”, ka thënë ai.

Merovci nuk mendon se Familja

e Presidentit është politizuar,

pavarësisht qëndrimeve publike

politike.

“Familja e Presidentit Historik

Rugova është shndërruar në

një institucion moral, që duhet

të na obligojë të gjithëve që,

së paku, mos ta kursejmë respektin

minimal”, thotë Merovci,

për Express.

7


8

POLITIKË

Arben Idrizi

Nuk ia doli

Isa Mustafa e mori

udhëheqësinë e Lidhjes Demokratike

të Kosovës me bindjen

se do t’ia kthente asaj primatin e

humbur në vitin 2007.

Në këtë besonin edhe shumica e

Pse na urren Pushteti?

Përse na urren Pushteti? Ngase urrejtja është e fundit që

mund të bëjë, kënaqësia e fundit, në atë gjendje ku ka dorën e

lirë të bëjë çfarë të dojë, i plotfuqishëm përballë qytetarit?

Në ‘Libri i ëndrrave’, botim i Oxfordit i vitit 1720

(dhe kurrë i ribotuar), gjendet një ëndërr për, siç

e ka cilësuar Borgesi, ‘lumturinë fataliste’.

Do të përpiqemi ta përcjellim ëndrrën, e cila

i përket një asketi budist, në një përshkrim sa

më besnik dhe për të qenë më e kapshme, do

ta japim në veten e parë.

»Papritur e pa kujtuar u gjenda në një varkë

peshkatarësh. Nuk e dija kush ishin ata, në të

vërtetë as nuk dukeshin peshkatarë të vërtetë,

s’i kisha parë kurrë në jetën time, por në të njëjtën

kohë ata më ngjanin si shumë të afërt, të

dashur, të njohur. Si ne që kur shkruajmë nuk

duam t’i lodhim lexuesit dhe i biem shkurt, ashtu

edhe unë, ne, i ramë shkurt: sa hap e mbyll sytë

u gjendem në mes të detit. Atëherë, më kapën

ngadalë për duarsh dhe më lëshuan në ujë, në

mes të detit. Ikën pa më përshëndetur. Shikova

përreth: dielli shkëlqente mbi sipërfaqen e paanë

të ujit, kaltërsia e devotshme e të cilit më bënte ta

vuaja lumturinë. Gjithçka ishte gëzim, kënaqësi.

E kuptova: toka, bregu i detit ishte një jetë larg.

Por, pa asnjë dyshim, mund ta kapja me not, bile

me shpejtësinë e mendjes. E megjithatë, jo – i

mbusha mushkëritë me harenë hyjnore që më

dhuronte kjo pamje dhe u zhyta poshtë«.

Të shumta janë interpretimet e kësaj ëndrre.

Disa kundërthënëse (studiuesi konfuçian Li Kung

ka shkruar: “Kjo ëndërr është dredhi e djallit”,

ndërsa Aviçena e konsideronte si një “shtojcë të

Këngës së Këngëve”), e disa arbitrare (për shembull

poeti mistik Jusuf Ali ka thënë: “A nuk është

e qartë?: kjo ëndërr është sall një imazh seksual;

si e tillë tregon bashkimin e universit me qenien

njerëzore). Do të doja të ndërfus ndërkohë nja

dy të dhëna ndoshta aspak të rëndësishme. E

para: thuhet se Thoma D’Aquini ua kishte ndaluar,

jo në mënyrë të hapur, po ashtu siç u ka hije

mësuesve të shenjtë, dishepujve të vet të bënin

qoftë edhe aludimin më të vogël në këtë ëndërr,

“tekst të një kulture të huaj”. E dyta: thuhet se

Richard Wagner kishte bërë një kompozim mbi

këtë ëndërr, ama Nietzsche, për sa kohë që ishin

miq, e kishte përqeshur deri në atë shkallë sa

kompozitori e kishte djegur veprën para syve të

të gjithëve. Po interpretimi që mua më duket më

bindësi është ai që e ka dhënë Ezra Pound. Sipas

legjendës, Pound do ta ketë parë një ëndërr

Prishtinë, 29 dhjetor –

Nexhat Daci gjatë gjithë vitit që po lëmë pas

kishte deklaruar se “ata që e lëshuan Lidhjen

Demokratike të Dardanisë, vetëm përmes

televizorit do t’i shohin seancat e Parlamentit

të Kosovës”.

Ai kishte në mendje Adem Salihajn, Berim

pothuajse të ngjashme. Ose, meqë poetët janë

hileqarë, priremi të besojmë se ia ka mveshur

vetes këtë lehtësi në mënyrë që interpretimi i

tij të duket më serioz dhe më i afërt. Ka shkruar

Poundi: “Kjo ëndërr, më duhet të them në kundërshtim

me të vërtetën dhe veten, s’është parë

nga asnjë qenie njerëzore, është thjesht sajesë e

një mendjeje njerëzore që me dhimbje të thellë e

ka kuptuar gjënë më të thjeshtë: nuk ka shpëtim

nga Pushteti, i cili është përherë në dorën e të

keqës së maskuar si e mira”.

Lexuesi do të më lejojë të bëj edhe një hap: ka

që thonë se këtij teksti onirik nuk i ka shpëtuar

as Kafka. Vërtet ‘Procesi’ e ka origjinën në këtë

ëndërr? Ku të zhytesh për të vdekur në det me

mushkëritë plot hare hyjnore është e barabartë

me të të vrasin si qenin. Nga unë pritet të bëj tani

një ndërhyrje thjeshtëzuese me qëllim aktualizimi

të këtij teksti.

Duke pasur parasysh qoftë edhe vetëm

zhvillimet e fundit në vend, e sidomos skandalin

e vjedhjes dhe manipulimit të votave në

zgjedhjet e fundit, në çfarë drejtimi e ka dërguar

varka e Pushtetit qytetarin? Ne, cilin do nga ne?

Në mes të detit. Ku, e pamë, janë dy mundësi:

njëra “shpëtimi” dhe tjetra vdekjeje. Por asnjëra

Shpëtimi. Mund të “shpëtosh” duke u rikthyer me

varkë në breg. Do të thotë: i skllavëruar, i nënshtruar,

i nëpërkëmbur, i përçmuar, i mposhtur,

pothuajse i huaj. Kjo e fundit është pragu drejt

një tiranie. Pa mbajtur qëndrim fatalist, do të

këmbëngulja të them se ne tashmë jemi, sado

që edhe të mposhtur e të huaj për vetë Pushtetin

“tonë”, në mes të detit, të vetmuar, në prag

të zhytjes. Është heshtje, kahdo. Njaso – do të

thoshte Le Clezio – heshtjeje e tmerrshme për

ata që kanë mbijetuar, e cila e pason mbarimin

me forcë të Boleros së Ravelit, atë ‘profeci të urrejtjes

dhe urisë’.

Përse na urren Pushteti?

Ngase urrejtja është e fundit që mund të bëjë,

kënaqësia e fundit, në atë gjendje ku ka dorën e

lirë të bëjë çfarë të dojë, i plotfuqishëm përballë

qytetarit?

Do të doja të kem vullnetin e mirë të vras

mendjen tani të gjej çfarë urimi mund të bëhet

në një fundviti, meqë ky është po ashtu një

tekst fundviti. Por s’kam gjë për të thënë, përveç

gjërave që thashë më lart.

Humbësi

Ramosajn, Tomë Hajdarin...

Por ndodh që edhe shkencëtarët gabojnë.

Në fakt është vetë Nexhat Daci ai që nuk

do të shkelë në Parlament gjatë katër viteve

të ardhshme.

Lidhja Demokratike e Dardanisë hyri në

zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit pa

strategji të qartë dhe mbi të gjitha pa kauzë.

Tri vjet më parë, në zgjedhjet e vitit 2007,

ata kishin arritur të bëhen partia e katërt në

njerëzve të LDK’së.

Por, ai nuk ia doli.

Në zgjedhjet e 12 dhjetorit, nën

drejtimin e tij, LDK’ja u rrit vetëm

për 15 mijë vota krahasuar

me votat e proporcionalit të

K O L U M N E

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

zgjedhjeve lokale të vitit të

kaluar, derisa PDK’ja vazhdon t’i

ikën asaj për 10 për qind.

Megjithatë, ky rezultat nuk

shënon edhe përfundimin e

karrierës politike të z. Mustafa në

vend duke marrë elektoratin e pakënaqur me

zhvillimet brenda LDK’së së Fatmir Sejdiut.

E, kur në krye të LDK’së erdhi Isa Mustafa,

njerëzit nuk kishin më se çfarë kërkonin te

LDD’ja.

Por çfarë ndodhi, pse Nexhat Daci u shndërrua

në Humbësin e Vitit?

Për tri vite të ekzistencës parlamentare,

LDD’ja nuk kishte arritur të ndërtonte profil

të qartë. Deputetët e saj bëheshin herë vegël

e pushtetit, herë vegël e opozitës. Ata nuk

arrinin të diktonin asgjë.

LDD’ja ishte ndërtuar si parti e inatit pas

humbjes së Nexhat Dacit përballë Fatmir

Sejdiut në Kuvendin e Gjashtë të LDK’së.

krye të LDK’së. Ai do të përpiqet

sërish që të ngadhënjejë

përballë Hashim Thaçit. Edhe

ashtu, LDK’ja nuk ka mundësi

aktualisht që të ndërrojë sërish

liderin e saj.

FITORJA

Gjykata e Botës, më

22 korrik, tha se

shpallja e pavarësisë

së Kosovës nuk e

ka shkelur ligjin

ndërkombëtar. Ky

vendim iu dha fund

përpjekjeve të Serbisë

për kontestimin ligjor

të pavarësisë së

Kosovës. Megjithatë,

Kosova nuk arriti të

përfi tonte shumë nga

kjo ngjarje.

Valmir Klaiqi

valmir.klaiqi@gazetaexpress.com

Prishtinë, 28 dhjetor –

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka

shkelur ligjin ndërkombëtar.

Kështu u shpreh Hisashi Owada, Kryetar

i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

më 22 korrik, duke i dhënë fund përpjekjeve

të Serbisë për kontestimin ligjor të

shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kjo deklaratë ishte gati e barabartë me

atë të Kryeministrit Hashim Thaçi në Parlament

më 17 shkurt 2008, kur shqiptoi

frazën magjike “Ne përfaqësuesit e popullit

të Kosovës, të zgjedhur në mënyrë

demokratike, shpallim Kosovën shtet të

pavarur dhe demokratik”.

Mrekullia vetë.

Atë ditë në Prishtinë ishte festuar në

rrugë, në institucione, çdokund, derisa

Ngjarja

e Vitit

komunikatat që vinin nga kancelaritë e

fuqishme të planetit tregonin se beteja e

fi tuar në GJND kishte një rëndësi të jashtëzakonshme

për Kosovën.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary

Clinton kishte thënë se vendimi i

GJND’së ishte i drejtë. Ajo ftoi të gjitha

shtetet që të lëvizin përtej çështjes së

statusit të Kosovës dhe të angazhohen

konstruktivisht në mbështetje të paqes

dhe stabilitetit në Ballkan. Vendimin e

Gjykatës së Botës e mirëpriti edhe Shefja

e Diplomacisë europiane, Catherine Ashton.

Ndërkaq, Sekretari i Jashtëm Britanik,

William Hague tha se me përfundimin

e procesit ligjor në Hagë, përfundoi

Nexhat Daci nuk arriti ta tejkalonte veten

dhe ta afronte LDD’në me LDK’në, përkundër

insistimeve të degëve të partisë së tij.

Bizneset nuk besonin se LDD’ja mund të

bëhet pjesë e ndonjë qeverie, prandaj edhe

nuk e mbështesnin.

Dhe kulminacioni ishte kur një gjykatë në

Prishtinë konstatoi se ai kishte keqpërdorur

buxhetin e Kosovës gjatë kohës kur ishte

Kryetar i Parlamentit. Bëhej fjalë për blerjen

e dhëmbëve me paratë e taksapaguesve.

Sot karriera politike e Nexhat Dacit duket

në perëndim.

Më e keqja është se fati i tij do ta përcjellë

edhe LDD’në.


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Përgjysmohet

Behgjet Pacolli nuk po tregohet

shumë vizionar në politikë. Tri

vjet më parë ai arriti të marrë

mbështetje të gjerë popullore,

duke u renditur si lideri i tretë më

i votuar. Si fi llestar në politikë, ky

rezultat ishte konsideruar si jas-

Prishtinë, 29 dhjetor – Askush në Kosovë nuk ka

dashur gjatë vitit 2010 të ishte nën lëkurën e

Hashim Thaçit. Ai ishte i vetëm përballë gjashtë

subjekteve të tjera dhe figurave të ndryshme

politike nga shoqëria civile. Figura e liderit të

PDK’së është përballur me më së shumti rreziqe

në këtë vit, që nga paslufta. Imazhi i liderit

çlirimtar, atij që shpalli Kosovën shtet më 2008,

htëzakonisht i suksesshëm. Por,

përqindja në nivel nacional nuk u

refl ektua asnjëherë edhe në nivel

lokal - ai s’ka ndikim të fuqishëm

pothuajse në asnjë komunë.

Zgjedhjet parlamentare të 12

dhjetorit ishin rrënuese për

JONE

edhe debati për statusin n e

Kosovës.

Ky vendim mendohej se

do të inkurajonte një bllok ok

të madh vendesh që ta njojohin pavarësinë e Kosovës. ës.

Madje, Ministri i Jashtëm, m,

Skënder Hyseni kishte hte prishjen e koalicionit

thënë se dhjetëra shtete do qeverisës mes PDK’së dhe

ta njohin Kosovën brenda LDK’së dhe obstruksioneve

një periudhe të shkurtër. të Serbisë në Asamblenë e

Por, kjo rezultoi e pasaktë. Përgjithshme të Kombeve

Kosova nuk arriti ta ka- të Bashkuara.

pitalizonte këtë vendim Megjithatë, kjo nuk e

për shkak të krizës politi- prish festën. GJND’ja ishte

ke që përfshiu vendin me fi tore e madhe.

K O L U M N E

Fituesi

subjektin e z. Pacolli. Nga 12

për qind, tash AKR’ja ka 7 për

qind të elektoratit dhe për më

tepër, nuk është partia e tretë në

vend, por e pesta. Nënkryetari

i PDK’së, Fatmir Limaj, i irrituar

nga deklaratat e Mimoza Kusarit,

Berat Buzhala

I dashur Halil,

Po të drejtohem ty në këtë fundviti, duke pasur

parasysh se me zotin Babadimër që një kohë të

gjatë nuk kemi mundur të kuptohemi si duhet.

Sigurisht Halil të intereson pse pikërisht ty të

zgjodha si përmbushës dëshirash. Se ti Halil je

në trend. Ty të shohim në televizion më shpesh

se spikerët e lajmeve. Dhe së dyti, të gjithë po

thonë se ti dhe vetëm ti je ai që e ke në dorë

përmbylljen e këtij procesi zgjedhor; zgjedhjen

e presidentit të shtetit tonë dhe formimin e

koalicionit qeverisës.

I dashur Halil, po të përgjërohem që nëse të

rrjedh edhe më tutje ndopak gjak shqiptari, të

lutem, harxhoje pak kohën të vlefshme dhe

merru me ne, duke ndërmjetësuar për të zgjidhur

problemet që po na qëndrojnë mbi kokë.

Pikësëpari Halil, unë e di që t’i e ke mik

Isa Mustafën – siç e ki edhe pjesën tjetër të

spektrit politik - prandaj ulu dhe bisedo me të

në mënyrë që më vonë ai të mos e kontestojë

ndërmjetësimin tënd. Nëse tash nuk e merr

aprovimin e tij, më vonë ai do të thotë se për

zgjidhjen e këtyre problemeve kaq serioze

duhet një ndërmjetësues teknik dhe jo një

sikur ti, që nuk ka legjitimitetin e duhur politik.

Besomë Halil, nëse paraprakisht nuk merresh

vesh me të, më vonë nuk ka për të ta shtrirë

dorën. Isa, kur janë në pyetje zgjedhjet, është

jashtëzakonisht i ndjeshëm. Ka kulturë zgjedhore.

Ne të tjerët nuk kemi ditur as çka janë

zgjedhjet e as çka është demokracia, kur ai

ka kaluar nëpër këto procese gjatë kohës së

shtetit demokratik dhe liberal jugosllav. Dhe

për më tepër, Halil, tash Isa nuk është i vetëm,

rreth tij janë mbledhur ajka e atij sistemi, që po

dëshirojnë që shtetit tonë t’ia kthejnë krenarinë

e dikurshme. Atë të lavdisë së viteve 1945

- 1989, që ky popull u tregua bukëpërmbys,

duke e harruar aq shpejt.

Halil, e harruam Shokun Tito dhe për këtë

nuk do të na e falë Isa. E harruam njeriun që për

dekada me radhë këtij populli vetëm të mira i

kishte sjellë. Ne sot jemi gjallë falë tij. Ka mundur

të na vrasë të gjithëve, por ai ishte treguar

i mëshirshëm dhe i kishte vrarë vetëm disa.

Prandaj, Halil, kujdes kur bisedon me Isën dhe

miqtë e tij, sepse janë tepër të ndjeshëm, tepër

nostalgjikë dhe tepër vetëmohues kur fl asin

për atë periudhë. Edhe një informatë shtesë,

sepse nuk do ta kesh të lehtë: Beteja e Isës dhe

e shokëve të tij shkon përtej interesave personale.

Ata këtë luftë po e bëjnë për të mirën e

vendit tonë, rajonit tonë dhe planetit tonë. Po

të them se Isa me shokë po luftojnë si luanë,

ndonëse të vetmuar në krejt rajonin, për t’i

filloi të rrënohet gjatë vitit 2010, jashtë mase.

Bastisjet e EULEX’it nëpër ministri, raportet

negative ndërkombëtare dhe ngjarjet politike

nëpër parti të tjera e kanë vënë shumë shpesh

në pikëpyetje të ardhmen politike të Hashim

Thaçit. Deri në pjesën e dytë të vitit, rrezikun më

shumë e shihte te AAK’ja e Ramush Haradinajt,

por kur ky i fundit shkoi për në Hagë, rreziku prej

AAK’së iu largua disi.

Por largimi i Fatmir Sejdiut nga kreu i partisë

dhe ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK’së e

kanë trishtuar Kryeministrin kosovar.

tha se “AKR’ja kur udhëhiqej nga

Rrahim Pacolli (kushëriri i Behgjet

Pacollit) kishte 12 për qind, e tash

nën udhëheqjen e Mimoza Kusarit,

ka 7 për qind”. Ndoshta Pacolli

duhet të mendojë për ngritjen në

parti të Rrahimit.

Letër Halil B’së

kthyer disa vlera që i kemi gëzuar me dekada.

Bashkëmendimtarët e tyre prej shteteve të

tjera përreth, moti kanë hequr dorë dhe ua

kanë lënë shtetin në duar argatëve të Perëndimit

dhe qeverive kukulla të imperialistëve

amerikanëve. Këta të fundit, duke e parë që

po ju rrëshqet dheu ndër këmbë dhe duke e

ndjerë rrezikun që proletarët po bashkohen

përsëri, para disa muajsh klithën duke thënë

se «duhet të ndaheni sa më shpejt prej nostalgjisë

jugosllave». E, si të ndahemi kaq lehtë,

Halil? Kur kemi jetuar më mirë sesa në atë kohë.

Ndoshta jo të gjithë, sepse nuk ka qenë e mundur,

por së paku disa kanë jetuar më mirë, së

paku disa familje.

Ti e di më mirë Halil, sepse je zot i ideve dhe

propozimeve, por nëse gjatë negociatave me

Isën ti e vlerëson si të domosdoshme, atëherë

dil me ndonjë propozim që për shembull rajonin

e Drenicës edhe një herë ta përjashtojmë

komplet prej proceseve politike, e sidomos prej

të drejtës së votës.

Nëse paraqitet si kërkesë e ngutshme dhe

në të mirë të qytetarëve, merr vendim që deri

në një periudhë më të përshtatshme, të anulohen

plotësisht zgjedhjet në të gjithë vendin,

kurse Presidentin e zgjedhim dhe Qeverinë

e formojmë në bazë të të dhënave të Klubit

për Politikë të Jashtme dhe sugjerimeve eventuale

që mund të vijnë prej ndonjë mediumi,

ose eventualisht shiko mos ka ndonjë ide

interesante edhe në Facebook. Po shihet se

zgjedhjet edhe ashtu nuk po tregohen shumë

produktive. Dhe për ketë, unë më shumë e

fajësoj sistemin zgjedhor, i cili e mundëson

një qytetar një votë. Kjo duhet të ndryshohet

urgjentisht, duke u bazuar në praktikat e mira

jugosllave. Por për këtë problem fl asim njëherë

tjetër, sepse do të ishte mirë që për shembull

ta instalonim sistemin e votave kualitative dhe

kuantitative. Ose, hiq bre vota. E ndryshojmë

Kushtetutën dhe në preambulë diku e shkruajmë

si vijon: “Në Pozita Udhëheqëse në Republikën

e Kosovës nuk mund të jetë askush,

nëse ai apo dikush prej familjes së tij nuk ka

qenë në pozita udhëheqëse në Republikën

Federative të Jugosllavisë, gjegjësisht Krahinën

Autonome të Kosovës». Dhe njëherë e mirë

e zgjidhim këtë telashe. Ndoshta ty Halil, të

vjen në mendje edhe ndonjë ide më kreative,

por po besoj që as kjo nuk do të ishte e keqe si

nismë për ndërmjetësim. Nëse në kampin tjetër

politik fi llojnë të të kundërshtojnë, atëherë

përmendua diferencimet politike (e njohin ata

mirë se kush është Isa Mustafa), Goli Otokun,

CZ-në dhe e sheh se si do të zbuten.

Njeriu me imazh për toke do duhej të përballej

me njeriun që perceptimi për të ishte

se kur përballet me PDK’në fiton bindshëm.

Por Thaçi krejt këtë ballafaqim e këqyri ftohtë,

duke mos e zgjedhur gjuhën e ballafaqimit, nga

përvoja që ai vetë e di nga Astrit Salihu. Thaçi

vendosi që me Isa Mustafën të përballet me

ide e projekte, e jo me të kaluarën e tij dhe

dështimet e qeverisjes lokale në Prishtinë. Ai

u kujdes që të prekë pjesën më të madhe të

shoqërisë me premtime për ngritje pagash.

Këtu bënin pjesë mbi 20 mijë shërbyes civilë,

mijëra mësimdhënës, policë, veteranë, invalidë

e familje dëshmorësh. Për të gjitha këto

ai vendosi nënshkrim në vendime, në cilësinë

e Kryeministrit. Thaçi premtoi edhe liberalizimin

e vizave për kosovarët, duke treguar edhe

POLITIKË

9

Pastaj Halil - më fal se po të përzihem kaq

shumë në punën tënde - kur t’i ndërtosh themelet

e një organizimi të ri shoqëroro –politik,

do ta kesh më të lehtë që ta mbushësh zbrazëtirën

institucionale, siç është zgjedhja e

Presidentit dhe formimi i Koalicionit qeverisës.

Ndonjë ide revolucionare mund ta huazosh

edhe prej Lëvizjes Vetëvendosje!, por parimisht

të kisha sugjeruar që të ndalesh më shumë te

Klubi për Politikë të Jashtme, zyrtarët e të cilit

klub padrejtësisht ishin ndëshkuar prej votës

së qytetarëve në vitin 2007. Mirëpo, mos harro

Halil, tash ne e ndryshuam Kushtetutën, e edhe

procesin zgjedhor, dhe brenda këtij Klubi kemi

kuadro të mjaftueshme që i plotësojnë të gjitha

kushtet - bazuar edhe në preambulën tonë

- që të jenë në pozita udhëheqëse. Po besoj që

tashmë të dyve po na shkon mendja në një

pikë të përbashkët dhe te një emër për President

të ardhshëm të shtetit tonë. Në emrin e

personit që padrejtësisht ra viktimë e procesit

demokratik dhe votave të lira.

Zonja dhe zotërinj, kush tjetër pos Veton

Surroit i plotëson më mirë kushtet për të qenë

President i ardhshëm i shtetit tonë. Vetonin e

pranon edhe Isa. Në fund të viteve ’80, ishin

këta të dy që provonin ta ruanin Jugosllavinë,

kurse tash kjo tiketë do të ishte ideale për ta

udhëhequr shtetin tonë, sipas një Fryme të

Re, që themelet i ka në një ideologji të vjetër,

por shumë përparimtare. Plus kësaj Halil, sipas

strategjisë tonë të re, Vetoni i plotëson të gjitha

kushtet për ta udhëhequr shtetin, sepse ai kurrë

nuk ka hasur në mirëkuptimin e qytetarëve

për të qenë i votuar. Mirëpo, ne menduam më

lart edhe për këtë problem, që në reformat e

ardhshme zgjedhore të fusim në përdorim

institucionin e votave kualitative. Sipas këtij

sistemi, vota e një qytetari do të vlerësohet

sipas biografi së së tij dhe sipas gjeografi së prej

nga vjen votuesi. Zgjidhje gjeniale. Ndoshta

me këtë sistem, Vetoni në të ardhmen do të

mund ta kalonte edhe pragun zgjedhor. Nëse

nuk e kalon, e ulim edhe pak atë prag.

Kur kjo të ndodhë, pra kur Vetoni të zgjidhet

President, do ta kemi më të lehtë që të merremi

me formimin e koalicionit qeverisës. Kush

po pyet se kush sa vota mori në zgjedhje, të

rëndësishme janë sondazhet e kryera nga Ylli

dhe Klubi për Politikë të Jashtme. Brenda atyre

sondazheve, të cilat mund edhe t’i certifi kojmë

si zyrtarë në KQZ, e gjejmë koalicionin e

ardhshëm. Koalicion ky që përveç tjerash do

t’i kënaqte edhe pritjet e Dick Martyt.

Dhe kështu Halil, ti do të futesh në anale si

Babadimri i vërtetë dhe para teje ne të gjithë

do të lutemi dhe do të shpresojmë sa herë që

kemi kriza para vetes.

(Autori është anëtar i PDK’së

dhe kontribuues i Gazetës Express)

afatin e realizimit të premtimit.

Në anën tjetër, kundërshtari politik i Thaçit,

Mustafa, gjatë gjithë fushatës tregonte se

si nuk po qeveris mirë Thaçi, por asnjëherë

nuk e përmendi një projekt konkret që do ta

bënte ai nëse do t’i fitonte zgjedhjet. Erdhi 12

dhjetori.PDK’ja ishte e frikësuar si kurrë ndonjëherë

më parë. Mobilizimi ishte në majë. Frika

kishte shkuar deri aty sa në ditën e zgjedhjeve,

zyrtarët e PDK’së në disa komuna nga frika

e humbjes nxitën militantët të rrisin numrin

e votave.

Dalja e exit polleve dhe fillimi i numërimit të

votave, treguan se për Hashim Thaçin s’ka rrezik

ende nga subjektet politike. Edhe pa votat e

bastonit kryesor të PDK’së, Thaçi sërish ishte

para Isa Mustafës.


10

Nacionale

Redaktor: Jeton Musliu • e-mail: jeton.musliu@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Ata nuk janë politikanë, por kanë diçka

që i bashkon me politikanët. Jakup

Krasniqi e Isa Mustafa, njëri me profesion

biznesmen, e tjetri rocker, rrëfejnë

për Express ndodhitë e tyre, që lidhen

pikërisht me emrat e njëjtë me ata që

gati çdo natë shfaqen në televizor.

Lirita Halili

lirita.halili@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 dhjetor — Jakup

Krasniqi, sa herë që çohet nga

shtrati, e ngroh fytin me një “Johny

Walker”, shikon pak televizorin

dhe niset për t’i drejtuar bizneset e

tij. Përveç disa bizneseve të tjera, ai

është edhe pronar i një restoranti.

Jakupit nuk i intereson shumë

politika, prandaj as nuk i shikon

lajmet. Atij më shumë i pëlqen

të mblidhet me shokët e tij për të

pirë, sesa të dëgjojë premtimet e

parealizuara të politikanëve. E,

ndryshe nga Jakupi, Isa Mustafa

nuk e preferon shumë rakinë.

Prandaj, ai nuk mblidhet me shokë

për të pirë, por për të bërë muzikë

rock. Këta të dy e kanë një gjë të

përbashkët. Asnjërit nuk i intereson

aq shumë politika. Madje, ata

nuk janë as politikanë. Jakup Krasniqi

nuk është ushtruesi i detyrës

së Presidentit të Kosovës, e as Isa

Mustafa nuk është kryetari i LDKsë

dhe i Komunës së Prishtinës.

Jakup Krasniqi është një 74-vjeçar,

me prejardhje nga Lupçi i Poshtëm,

por është rritur në Prishtinë.

Ndryshe nga ai Jakupi, të cilin jemi

mësuar ta shohim në televizor

gati çdo mbrëmje, ky është një i

moshuar, por biznesmen. Megjithatë,

nuk është se Jakup Krasniqi

ynë nuk ka qenë kurrë në ndonjë

pozitë. Ai para luftës së fundit në

Kosovë, ka qenë kryetar i Bashkësisë

Lokale në Fushë-Kosovë. “E di

mirë se si është me qenë në pozitë.

Ja di hallin edhe emnakut tim”, tregon

Krasniqi për Express.

Por për Jakupin nuk është shumë

i rëndësishëm fakti se ai bart

emrin e një kryetari shteti. Kjo,

sepse ai ka hequr shumë para luftës

në Kosovë, pikërisht për shkak

të emrit.

Ai thotë se të gjitha sherret që i

ka parë emrit të tij, nisën në vitin

1998, kur doli hapur nëpër media

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në

krye me zëdhënësin e saj, Jakup

Krasniqi.

“Gjatë asaj kohe, policia serbe

janë mbytë t’u e ndalë djalin tim

rrugës. I kanë bërë probleme, e i

kanë thënë se qysh baba yt, njeri

e burrë i mirë është bërë zëdhënës

kryesor i UÇK-së”, pohon Jakupi

ynë.

Menjëherë pas këtyre fjalëve të

policisë, djali i tij ishte nisur drejt

shtëpisë për ta pyetur Jakupin, se

mos ndoshta ishte pjesëtar i UÇKsë,

e nuk i kishte treguar familjes

për këtë punë. “I thash djalit që

E enjte enjte, 30 dhjetor 20 2010 010 -

E hënë, 3 janar 2011

shko e tregoji policisë se ai Jakupi

që është pjesë e ushtrisë, është

djalë i ri. E, unë në atë kohë ishte

burrë në pension. Edhe pse nuk

më interesonte shumë nëse beson

a jo”, rrëfen Jakupi, teksa kujton se

ky nuk ishte rasti i vetëm që policia

ka ngatërruar atë me Jakupin

e ish-UÇK-së.

Por, përveç gjërave të këqija, që

Jakupi mban mend t’i kenë ndodhur,

për shkak të emrit të njëjtë me

ish-pjesëtarin e UÇK-së, ai kujton

edhe gjërat e mira. Teksa e shikon

gotën e rakisë, Jakupit iu kujtua

edhe koha e pasluftës, kur emnaku

i tij e kishte lënë ushtrinë, për t’u

bërë politikan, në periudhën kur

ishte edhe pak sëmurë. “Kur u

liruam nga okupatori, fi lluam të

dalim me shokë për të pirë. Një

natë dola me një mik timin. Duke

ndenjur, dëgjova tek po i bënte atij

telefoni. Ishte një mik i tij”, kujton

Jakupi, derisa e mban mend edhe

bisedën telefonike.

“Sapo ai hapi telefonin, i tha

mikut të mos e shqetësonte,

se është në qytet duke pirë me

Jakup Krasniqin. Gjatë asaj kohe,

Jakupi kishte qenë diçka sëmurë.

E, ai shoku që ishte në telefon, e

Redaksia Nacionale e Gazetës

Express, uron të gjithë shqiptarët,

gëzuar Vitin e Ri 2011,

fat, mbarësi, paqe e dashuri

sjelltë për të gjithë. Shpresojmë

të jemi bashkë me ju për

shumë kohë. Iu falënderojmë

për mbështetjen, lavdërimet

dhe kritikat. Gëzuar 2011!

JAKUP BIZNESMENI E ISA

Jakup Krasniqi. / FOTO: PETRIT RRAHMANI Isa Mustafa. / FOTO: JETMIR IDRIZI

Kioska ka qenë e

imja qysh para

lufte. Por pas lufte, kur

fi lluan uzurpimet e

pronave, e dija që

dikush do të ma

merrte atë. ”

Jakup Krasniqi

dëgjova kur i tha këtij se ‘qysh po

e len Jakupin me pi, kur nuk është

me shëndet mirë”, tregon Jakupi

duke qeshur.

Megjithatë, përveç këtyre ndodhive,

Jakupi thotë se ka përfi tuar

shumë në mbrojtjen e pronës së

tij. E, edhe kësaj radhe për shkak

të emrit. Jakupi menjëherë pas

përfundimit të luftës kishte hapur

një biznes të tij. Ai kishte një

kioskë pranë Spitalit të Prishtinës,

ku shiste hamburgerë. “Kioska ka

qenë e imja qysh para lufte. Por

pas lufte, kur fi lluan uzurpimet e

pronave, e dija që dikush do të ma

merrte atë”, pohon ai.

Nga frika se do t’ia uzurponte

dikush kioskën, Jakupi e kishte

porositur një mik, që të shkonte


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Që nga koha kur kam fi lluar punën si inspektore në

Komunë, Ismet Haliti, kryeshef i inspektorëve, ka

qenë ai i cili më ka bllokuar kontrollimin e këtij objekti,

sepse e ka ditur që diçka nuk është në rregull. ”

Zyhrie Pllana, e cila është suspenduar nga detyre e inspektores në Komunën

e Prishtinës, pas këmbënguljes se leja e objektit të Hysit është false.

ROCKERI

aty dhe ta shkruante emrin e tij. “I

thash shkruaje, kjo është prona e

Jakup Krasniqit. Këtë s’e kam bërë

për ta shfrytëzuar emrin tim, që e

kisha të njëjtë me një pjesëtar të

UÇK-së, por nuk e mohoj se ky

fakt ma ka shpëtuar pronën time.

Askush pas luftës nuk e ka prekë

kioskën, duke menduar se vërtet

është e Jakupit të UÇK-së”, kujton

me gaz, Jakupi.

ROCKERI ISA

MUSTAFA

Por ndryshe nga Jakup Krasniqi,

Isa Mustafa është një djalë i

ri 24-vjeçar, i cili jeton në Prishtinë.

Përveçqë e ka emrin e njëjtë me

atë të kryetarit të Prishtinës, dhe

qytetin e njëjtë ku jetojnë, ai nuk

ka asgjë tjetër të përbashkët me

Mustafën e politikës.

Isa është basisti i rock grupit

kosovar “Gillespie”, por punon

edhe si IT në Ministrinë e Punëve

të Brendshme. Në fakt, Isa, këtë

emër e ka bartur deri në fund të

shkollës fi llore. Pas kësaj periudhe,

kur ai i ka rregulluar dokumentet,

i ka shtuar një “H” në fund, për

Sa herë që i

thërras shokët

në telefon, me lajmërohen

me ‘alo kryetar’.

Ose sa herë që

duan të bëjnë shaka

me dikë, i thonë që ja

po e thërras kryetarin

për kafe. ”

Isa Mustafa

ta bërë kështu Isah Mustafa. Por,

edhe pse ekziston ky dallim, Isah

thotë se shokët e thërrasin pa

shkronjën e fundit.

“Sa herë që i thërras shokët në

telefon, me lajmërohen me ‘alo

kryetar’. Ose sa herë që duan të

bëjnë shaka me dikë, i thonë që

ja po e thërras kryetarin për kafe”,

tregon duke qeshur Isah për

Express.

E, përveç kësaj, Isahu thotë se i

ka ndodhur shumë shpesh që në

vendin e tij të punës të marrë emaila,

të cilat i janë dedikuar kryetarit

të Prishtinës. “Pasi punoj në

Ministri edhe unë e kam emailin

Zyhrie Pllana

zyrtar. Çdo ditë më vijnë ftesa,

ankesa e shumë gjëra të tjera, të

cilat në fakt janë për kryetarin e

Prishtinës”, rrëfen rokeri Mustafa.

Por të njëjtën gjë ai e thotë edhe

për kryetarin. “Edhe kryetarit i

shkojnë e-maila, që në fakt janë

nisur për mua. Ndonjë pyetje për

kompjuter, pasi jam IT, pyetje të

cilat sigurisht që kryetari nuk di

t’u përgjigjet”, thotë ai me shaka.

Përveç e-mailave, Isahu thotë

se sa herë ka zgjedhje në Kosovë,

telefoni i tij mbushet me mesazhe

nga diaspora. Ai në profi lin e tij të

Facebookut e ka të postuar edhe

numrin e telefonit. “Qytetarët

bëjnë kërkime në emër të Isës,

Kryetarit, dhe më gjejnë mua.

E marrin aty numrin e telefonit,

duke menduar se jam kryetari”,

tregon ai për rrengun që ka krijuar.

Madje, sipas Isës, të gjithë ata

qytetarë që i kanë dërguar mesazhe

uruese, nuk e kanë lënë pa

e marrë një përgjigje, kinse nga

kryetari. “Ata më urojnë për postin

e kryetarit, e unë nuk përtoj t’ua

kthej falënderimet. Unë e bëj, se

e di që kryetari nuk do ta bënte”,

thotë ai duke qeshur.

E, përveç numrit të telefonit,

në profilin e Isës në Facebook,

mund ta gjeni edhe një foto, krah

për krah me emnakun e tij. Poshtë

fotos ka komente ndër më të

ndryshmet si: cili është cili? edhe

buzëqeshjen e paskeni të njëjtë...e

shumë komente të tjera.

Sidoqoftë, edhe pse nuk i intereson

shumë politika, Isahu në këto

zgjedhjet e fundit, ka dashur ta shfrytëzojë

pak emrin e tij. Ai thotë se

për pak sa nuk ka hyrë në listën e

zgjedhjeve si deputet i pavarur. “ E

dija se në krah të Isës, do t’i merrja

gjysmën e votave. Mirëpo, ja që

nuk e bëra se kushedi çka kishe

ndodhë pastaj...”, thotë Isah Mustafa,

i cili kurrë nuk do të mund ta

paramendonte kryetarin Isa Mustafa,

IT dhe rocker.

Por ndërkohë, thotë se veten e

paramendon pa fl okë si Isa.

Megjithëkëtë, fakti që Jakupi

bart të njëjtin emër me atë të ushtruesit

të detyrës së Presidentit të

Kosovës, kurse Isahu, atë të kryetarit

të Komunës së Prishtinës, nuk

do të thotë se këta të dy ndjejnë

ndonjë simpati për emnakët e tyre.

Jakup Krasniqi thotë se, kjo nuk

e ka shtyrë atë që të ndërrojë mendim

për ta votuar Jakupin e PDKsë.

“E kam identitetin tim. Atë që e

dua, e votoj”, thotë i bindur biznesmeni

Jakup Krasniqi. “Por respekt

për Kryetarin kam”, shprehet ai.

Ndërkaq, Isah Mustafa thotë se

po t’i ofrohej shansi i njëjtë, sikurse

emnakut të tij, ai do të bënte diçka

për Prishtinën. “Punën e parë që

do ta bëja do të ishte ngjyrosja e

rrugëve me ngjyrë të kaltër. Në

mungesë të lumit”, thotë i bindur

i riu Isah Mustafa.

NACIONALE

Shkurorëzimi ynë ishte i vështirë, por

meqë të dy ne e dimë qëllimin, ishte

pak më e lehtë. ”

Valbona

Valbona, një grua nga Peja, e cila si shumë të tjera në Kosovë,

zyrtarisht ndahet nga bashkëshorti i cili në Perëndim martohet

me një të huaj sa për të rregulluar dokumentet.

Ju jeni kafshë

dhe silleni si

kafshë. Kafshë je ti dhe

do shihemi, se ti kujton

se mund t’ia kalosh

lehtë me mua, unë jam

deputete. Ti qenke

kafshë, jeni mësuar ju

me serbët, andaj silleni

në këtë mënyrë. ”

Albana Vokshi

Sipas aktvendimit të Gjykatës për kundërvajtje në Prizren, ku

Albana Vokshi, deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, i drejtohet

policit kufi tar të Kosovës në vendkalimin kufi tar në Vërmicë.

Aq pluhur që është çuar rreth Unionit, u

ka dhënë hapësirë Komunës që të

rihapë e të mbyllë konkurse për shesh, me

arsyetimin që nuk ka pasur konkurrues, arsyetim

i cili nuk qëndron. ”

Shemsi Veseli, kryetar i Grupit parlamentar të PDK-së

në Komunën e Prishtinës, pasi ka dështuar për të pestën

herë tenderi për rregullimin e sheshit të pavarësisë.

Bajram Asllani nga Mitrovica, i shumëkërkuar nga SHBA-ja

si i dyshuar për përfshirje në plane terroriste. Ai vazhdon të

jetojë i qetë në shtëpinë e tij afër policisë në Mitrovicë.

11

Shemsi Veseli

Kjo është

diçka qesharake.

Si do të isha

terrorist, prej vitit

2007, kur jam nën

hetime të policisë

së atëhershme të

UNIMIK-ut, në

vazhdim të EULEX

–it, dhe policisë

sonë, edhe ja ku i

kam afër edhe

UNIMIK–un edhe

policinë tonë. Sikur

të isha terrorist,

këta do të kishin

dëshmuar shumë

më mirë, se prej që

kanë ardhur në

Kosovë, unë jam

këtu, e edhe këta

janë këtu. ”

Bajram Asllani


12

NACIONALE

Reflektim

me makiato

Para se të shajmë majtas e djathtas, para se t’i nisim kërkesat

për Babadimrin, le t’i bëjmë disa pyetje secili për vete.

Pa harruar pyetjen kryesore: Ku isha unë gjithë këtë vit?

Ilir Mirena

Ndërrimi i viteve është kohë e përshtatshme për të shikuar prapa

vitin që e lëmë, dhe menjëherë pa na u hequr pija nga kryet të fi llojmë

të thurim planet për vitin në të cilin hyjmë. Planet i ndërtojmë në kokën

tonë, por fatkeqësisht derisa kalojnë 12 muaj e vitit të ri pothuajse

askush nuk i kujton ato që i kemi dëshiruar në fi llim të vitit. Dëshirat

zakonisht i mbështesim në sajën e Babadimrit, duke përngja nga pak

në fëmijë. Kërkesat drejtuar Babadimrit, tash janë me bollëk. Shihni

TV dhe lexoni gazeta, do të bindeni për sasinë e tyre. Ato vërshojnë

prej të gjitha drejtimeve. Por, sefte ja nisim më të shame për vitin që

shkon. Nisim prej mallkimit të shtetit, qeverisë, opozitës, konkurrentit

në biznes, kojshisë më shtëpi më të madhe se sa e jona, shefi t, kolegut

në vendin e punës që paguhet më shumë se ne, shokut që ka kerr të

mirë dhe disa dashnore, vjehrrit, vjehrrës.... e lista është e pafund. Të

gjitha këto t’shame Babadimrit ia përkthejmë në dëshira për veten tonë.

Është rregull se para së të pranojmë diçka të re, duhet të shkëputemi

nga e vjetra. Ron Wolfson, një akademik në Universitetin Hebre në Los

Angelos, ka një libër, Shtatë gjërat për të cilat do të pyeteni në Qiell, që

është më shumë një manual se si hebrenjtë, por edhe të tjerët, duhet

të sillen gjatë jetës së tyre. Sipas tij, kur ju të shkoni nga kjo botë, së pari

do të pyeteni se si keni jetuar në Tokë. Unë nuk do t’i shkoj radhës së

pyetjeve të Wolfsonit, por ashtu si mundem do të sajojë disa pyetje

dhe tek-tuk edhe ndonjë përgjigje që mund të na përshtaten neve

për vitin që po e lëmë pas. E dimë se më shumë pimë makiato, se sa

hamë bukë. Ky është rituali ynë i përçdoditëshëm. Rreth makiatos,

pa lëvizur vendi, shkëmbejmë me njërin-tjetrin vlerat dhe krejt ato

në të cilat besojmë. Secila makiato përcillet me mijëra rrotullime të

paketës së cigareve sipër tavolinës? Sa lugë të plastikës i kemi përtypur

në të dy anët e gojës? Nëse e përkthejmë në orë, sa të tilla do të dalin!

E brenda anës gjestikuluese të këtij rituali, pa hequr nga goja lugën e

plastikës, sa herë u kemi treguar dostave – edhe ata identik në veprime

– se e kemi një kojshi hajvan i cili paguan rregullisht rrymën elektrike,

ujin, ngrohjen e bërllokun rregullisht. Pauzat e mungesës së bisedës sa

herë i kemi mbushur me refrenin “S’ka punë, s’ka sen. Veç po vjedhin”.

Pas pak plotësojmë muhabetin se e kemi një të njohur që është dikushi

në një institucion. Por, edhe ai është hajvan, nuk po e shfrytëzon pozitën.

Mundet, shton dikush! Krejt ashtu po bajnë.

A mund të pihet makiato pa folur për kerret, automekanikët, shpejtësinë

dhe policinë! Tregojmë se si i regjistrojmë kerret pa i parë kush në

kontrollim teknik. Qeshim se si e kemi tejkaluar kufi zimin e shpejtësisë

për nja tre fi sh, e jemi munduar të korruptojmë policin, por edhe ai

ka qëlluar teveqel dhe e ka dërguar lëndën në gjykatë. Aty, fati na ka

ecur; kemi gjetur njeriun adekuat. Shajmë gjithë ato dallavere që bëhen

me tenderë. E në fund shajmë edhe veten që nuk na qëlloi një lidhje

e vetme. Veç sa për njëherë. Qëllon që nga xhamat e avulluar të kafi -

terisë të shohim një grumbull njerëzish që protestojnë për diçka. Zot

ruana t’na shkoj mendja t’iu bashkangjitemi. As kurrë s’kemi menduar

të protestojmë për diçka që mund të jetë edhe fi snike. Nëse qëllojnë

të jenë protestues që nuk kanë marr 20 për qindëshin e privatizimit,

sërish mallkojmë veten se nuk ka qëlloi asnjë cent anash për të blerë

një ndërmarrje shoqërore, ose të pakën vetëm tokën e saj. E nëse ata

protestues kanë kërkesa tjera sociale, për një jetë më të mirë, deri sa

protestuesit kalojnë pranë nesh plotësojmë muhabetin se si kemi parë

një storie televizive me njerëz të Kosovës që jetojnë në mjerim. Mjaftohemi

me fjalinë “Kuku qysh po rrnojshin...!”. Mund edhe të pyesim

mikun e tavolinës se a e ka legalizuar ndërtimin ilegal... E kështu vargu

i bisedave është i pafund. Nëse qëllon e premte apo e diel, bënë vakia

shkojmë edhe në xhami a kishë. Një blic shkëputje ndoshta për ta

mashtruar edhe Zotin, derisa rikthehemi aty ku e kemi lënë. Tek bisedat

që nuk u hiqet toni depresiv dhe u mungon përpjekja minimaliste për

të ndryshuar diçka në këtë vend përmes kontributit personal.

Kështu pa ndal, kemi një pirg me pyetje për të tjerët, por asnjë për

vetveten. Asnjëherë nuk pyetemi në fund to vitit, se në 12 muajt që ikën;

A isha i ndershëm? A krijova diçka që dikush mund të trashëgojë ose

përfi tojë prej saj? A i kushtova kohë studimit apo leximit? A kam pasur

shpresë se së bashku gjërat do t’i bëjmë më mirë? A i kam realizuar

prioritetet personale? A isha në elementin tim më të mirë? Këto janë

pyetjet për të cilat tregon Wolfson në librin e tij.

Para se të shajmë majtas e djathtas, para se t’i nisim kërkesat për

Babadimrin le t’i adaptojmë këto pyetje secili për vete. Kur të mallkojmë

shtetin, qeverinë, opozitën, konkurrentin, kojshinë, shokun e

vendin, krejt kinse në emër të një shteti më të mirë, një qeverie më

të mirë, një opozitë më të mirë, para se të themi Gëzuar 2011, mos të

harrojmë pyetjen kryesore:

Ku isha unë gjithë këtë vit?

Nuk na duhen

profesorë

pleq. ”

Mujë Rugova

Rektori i UP-së, Mujë

Rugova, pas vendimit se

askush nuk mund të doktorojë

pas moshës 50-vjeçare

Tensionet në

veri të Kosovës

do të rriten.

Tash kur është

afruar koha e

bisedimeve mes

Serbisë dhe Kosovës,

strukturat

paralele do të bëjnë

çmos që të ‘dëshmojnë’

se janë zot i

atij territori. ”

Ramadan Qehaja

Ramadan Qehaja- ekspert i

sigurisë, komenton për situatën

në veriun e Kosovës, pas

incidenteve të ndodhura atje.

Nëse kjo

akuzë konfi rmohet,

atëherë do

të merren masa të

rrepta, për arsye se

për EULEX-in kjo

nuk është aspak e

pranueshme. ”

Yves De Kermbo

Yves De Kermbo, ish-shef

i EULEX-it pasi disa pjesëtarë

rumunë të këtij misioni

u zunë duke kontrabanduar

alkool e cigare me

autobusin zyrtar, në pikën

kufi tare Kosovë-Maqedoni

në Han të Elezit.

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

GUXIMTAR

E do shumë Kosovën, ndodhi kthimi. Pse jo më herët ose

edhe më vonë?

Këtyre pyetjeve u jep përgjigje

vetë Vesna. “Ka qenë ndoshta periudha

më e vështirë për shumë

njerëz, por kam konsideruar se

kjo është mundësia ime që të marr

këtë hap. Kur një popull arrin ëndrrën

e tij shekullore, kam konsideruar

se askush nuk do të më

kishte shikuar si problem, sepse

secili e ka shikuar punën e vet”,

rrëfen Vesna për Express. Kështu,

duket se llogaritë e saj i kanë dalë

ashtu siç i ka bërë. Ashtu kishte

menduar dhe ashtu i doli.

prandaj është kthyer

të jetojë në të.

Pesëmbëdhjetë ditë

para se të shpallej

pavarësia, nga

Beogradi u kthye

të jetojë në Deçan.

Punon në administratën

komunale

dhe ka marrëdhënie

të shkëlqyera me

stafi n që janë krejt

shqiptarë. Përveç

murgjve, ajo është

e vetmja serbe që

jeton dhe punon në

këtë qytezë. Vesna

Spaleviq fl et për

Express.

Nexhmije Ahmeti

nexhmije.ahmeti@gazetaexpress.com

Deçan, 29 dhjetor — Askush nuk

e ruan. As nuk ka policë te dera e

zyrës së saj. Del lirshëm nëpër qytet.

Flet gjuhën e saj amtare. Madje

punon në administratë komunale,

ku i tërë stafi tjetër janë shqiptarë.

Kjo nuk e pengon askënd. Kjo është

Vesna Spaleviq.

E GUXIMSHME

Vesna është e vetmja serbe që

jeton në Deçan, sigurisht, nëse

nuk llogariten murgjit e Manastirit.

Banesa e saj gjendet në qendër

të kësaj qyteze, në perëndim të

Kosovës. Deçani, për shumë serbë

konsiderohet vend problematik

dhe i pamundshëm për të jetuar.

Kjo për shkak se në Rrafshin e

Dukagjinit, ka pasur luftë të ashpër

me shumë të vrarë dhe masakra të

kryera nga serbët mbi shqiptarët,

andaj hakmarrja ndaj atyre që

nuk fl asin shqip, konsiderohej e

mundshme. Por jo tash. Ajo kohë

duket se ka nisur t’i mbetet së

kaluarës. Vesna është shembulli i

fi llimit të këtij ndryshimi.

Vesna është një grua e cila ka

lindur në Beograd, në kryeqytetin

e Serbisë. Por dikur kishte qenë

edhe banore e Deçanit. Dashuria

e saj për këtë vend ishte më e fortë

sesa paragjykimet.

Ajo nuk mundi të jetojë larg

vendit ku e kishte kaluar rininë.

Andaj, vendosi të kthehej. Këtë e

bëri vetëm 15 ditë para se Kosova

të shpallej shtet. Ajo u kthye në

Deçan më 2 shkurt të vitit 2008.

Por pse pikërisht në këtë kohë

MBËSHTETJE NGA

KOMANDANTI

I UÇK-SË

Askush deri më tani nuk e ka

shikuar me sy të keq- përkundrazi.

Ajo punon në një zyrë me

shqiptarë. Fqinjët i ka shqiptarë.

Shokët, shoqet, të gjithë miqtë i

ka shqiptarë. Përveç kësaj, ajo del

edhe nëpër qytet, shkon në kafi -

teri, udhëton lirshëm. Me një fjalë,

e jeton jetën sikurse banorët e tjerë

të Deçanit.

Për tërë këtë që ka bërë, ajo

thotë se e ka mbështetjen e një

njeriu.

Ishte Ramush Haradinaj ai që

e ka mbështetur dhe ndihmuar.

Vesna ka vetëm fjalë të mira për

të. Në shenjë mirënjohjeje për

Haradinajn, në zyrën e saj janë të

varur fotografi të të Ramushit me

uniformë ushtarake të UÇK-së

dhe një tjetër e pasluftës. Vesnën

nuk e pengoi fakti se Haradinaj ka

qenë komandant i një ushtrie që

ka luftuar me policë dhe ushtarë

të një regjimi që dikur kishte instaluar

Serbia në Kosovë.

Ai e ka ndihmuar Vesnën, në

kohën kur ajo ishte kthyer për të

jetuar në Kosovë. Thotë se takimet

e tij me të dhe mbështetja që ai i

ka dhënë, ka ndikuar edhe te qytetarët

e Deçanit që ta pranojnë atë

në mesin e tyre.

“Kur jam kthyer, ai më ka vizituar,

më ka gjetur punën, më ka

dhënë përkrahje dhe ky angazhim

i tij ka bërë që edhe qytetarët të më

duan”, thotë Vesna.

Madje, thotë se Ramush Haradinaj

e ka pasur më vështirë sesa

vetë ajo.

“Të gjithë e dinë se çka ka ndodhur

këtu. Ka pasur shumë vuajtje,

shumë të vrarë. Dhe ai si një ishudhëheqës

i luftës e ka pasur vështirë

që ata njerëz që kanë vuajtur,

t’i bindë që të më pranojnë mua

në mesin e tyre”, thotë e vetëdijshme

Vesna.

Por përkrahja për njeriun që

ajo e quan lider të popullit, nuk

ka munguar as nga ana e saj. Ajo

publikisht ka dalë në mbrojtje të

Haradinajt, kur është dërguar në

Tribuinalin e Hagës.

“E kam parë të nevojshme që

ta mbështes dhe t’iu tregoj të


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

JA E DEÇANIT

gjithëve se ai njeri që po akuzohet

për krime lufte, pas luftës iu

ka ndihmuar edhe serbëve”, thotë

Vesna

KTHIMI I VËSHTIRË

Vesna Spaleviq i kishte hyrë

një aventure që për familjarët

e saj, ishte e pakuptimtë dhe e

pamundshme. Por ajo vendosi

të kthehej. Kthimin e saj e kishin

kundërshtuar pothuajse të gjithë

në familjen e saj. Por për tërë këtë

gjë që bën, ajo thotë se ka një

shpjegim.

“Vetëm kështu mendoj se mund

të kontribuoj për shoqërinë, për

komunitetin tim, për të ardhmen

e të gjithëve”, thotë Vesna.

Këtë kontribut ajo mendon se

mund ta japë pikërisht nga Deçani,

vend për të cilin njerëzit që nuk

jetojnë në të, e mendojnë ndryshe.

“Sepse nuk kanë pasur një pasqyrë

reale për Kosovën e pasluf-

tës”, thotë e bindur ajo.

“Ne të gjithë e dimë çka ka

ndodhur dhe të gjithë ata që nuk

kanë qenë në Kosovë pas vitit

1999, kanë menduar se asgjë nuk

ka ndryshuar. E, unë mendoj se ka

ndryshuar shumë. Liria e lëvizjes,

të gjitha”, thotë serbja e Deçanit.

Vesna Spaleviq thotë se vendimi

i saj ishte sa i vështirë, aq edhe sfi -

dues.

“Duhet shkuar hap pas hapi.

Njeriu duhet të jetë i kthjellët

dhe duhet ta dijë me çfarë letrash

duhet të luajë”, thotë Vesna. Ajo

është e lumtur se duke u kthyer ka

mundësi që t’u ndihmojë njerëzve,

por edhe të japë shembull për të

tjerët se nuk është ashtu siç thuhet

për Kosovën.

“Me këtë punë që bëj, kam mundësi

që t’i takoj dhe t’u ndihmoj

të gjithëve. Edhe shqiptarëve,

serbëve, romëve, ashkalinjve, etj.

Nëse nuk do të vija, si do t’u ndihmoja

atyre”, pyet ajo.

POROSIA

Duke qenë se fëmijët i jetojnë në

Serbi, ajo udhëton shpesh për atje.

Thotë se ka shumë serbë të interesuar

që të kthehen në Kosovë, por

kushtet ekonomike ua pamundësojnë

atë.

Vesna ka një porosi për të gjithë

bashkëkombësit e saj. Secili ta

shikojë interesin dhe të drejtën

e tij, e politikën t’ua lërë politikanëve.

Ajo mendon se duke jetuar

me të tjerët, së bashku mund

ta ndërtojnë ardhmërinë e tyre.

“E vetmja mënyrë për ta ndërtuar

ardhmërinë dhe për ta mbrojtur

të drejtën e secilit është që këto

t’i mbrojnë në shtetin e Kosovës”,

thotë Vesna për Express.

Vesna ka garuar për deputete të

Parlamentit të Kosovës dhe thotë

se do mundohet që të bëjë më të

mirën për vendin.

Ajo shpreson për ditë më të mira

në shtetin e Kosovës.

FOTO: PETRIT RRAHMANI

Bardh Frangu

NACIONALE

13

Urojmë që viti 2011 të na gjej më me pak zemërim ndaj njëri-tjetrit dhe

më me shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe për vendin, në të cilin druri

i jetës vetëm pak kohë përpara kishte nevojë për gjak, ndërsa tash ka

nevojë për djersën dhe dashurinë tonë! Bredhi i Pavarësisë dhe dashuria

për të bën metaforën më të mirë të përkushtimit tonë për këtë vend.

Bredhi i Pavarësisë

Jeta është ritual. Si e tillë ajo ushqehet me festa familjare, fetare, kombëtare

dhe shtetërore. Festa e Vitit të Ri është festa më e madhe e vitit

për shumicën absolute të popujve në botë, pavarësisht dallimit në

kalendarin e kremtimit. Duke pasur një traditë pagane, nuk mund

të lidhet me asnjë fe, me asnjë komb dhe me asnjë shtet. Si e tillë

kjo festë ka traditë mijëra vjeçare edhe tek ne. Në traditën tonë ajo

është njohur si “Buzmi bujar”. Kuptimi dhe kremtimi i ndërrimit të

moteve mbështetet në faktin se kjo ndodhë në kohën kur dita nisë të

zgjatet, përkatësisht në kohën kur dita fi llon ta mund errësirën. Kjo

gjë e bën këtë festë shumë përmbajtësore. Të tillë e bën edhe pema

e stolisur me këtë rast, përkatësisht bredhi, i cili nëpërmjet shtatit

tij të gjelbër edhe në dimër, simbolizon përjetësinë. Mbase ruajtja e

traditës nëpër shumë vende që druri në këtë kohë të nderohet dhe

të zbukurohet mbi rrënjët e tij jo vetëm që dëshmon një traditë tepër

të lashtë të kësaj feste, por dëshmon edhe një kujdes ndaj bimësisë

me të cilën është e lidhur ngushtë jeta e njeriut. Sigurisht që duket

të jetë i natyrshëm ndërrimi i formave të kremtimit të kësaj dite.

Sigurisht që kosovarëve mund t‘ju ketë rënë në sy një trup i degëzuar

ahu që nga rrënjët dhe i pagëzuar si “Druri i Jetës” në pjesën e rrugës

jo larg qendrës së skijimit në Brezovicë. Atë dru e ka pagëzuar

si të shenjtë shqiptari i vetëm që ka jetuar në qytezën e Shtërpcës

të banuar me serbë. Në këtë kohë dimri, kur kjo rrugë frekuentohet

më së shumti, pranë këtij druri ndalen jo vetëm serbët, por edhe të

tjerët dhe pranë tij vendosin dhurata të ndryshme, duke besuar se

ky dru u sjellë fat dhe mbarësi në jetë. Ky dru, shenjtëria e të cilit nuk

ka më shumë se dy dekada, bën shembullin më të mirë se si është

transformuar kuptimi i bredhit ndër shekuj.

Sigurisht që kjo parantezë më solli tek “Bredhi i Pavarësisë”, i cili barbarisht

u dëmtua nga duar të fshehura, të cilat, duke vepruar natën,

kanë dashur që errësira të mbizotërojë mbi dritën. Epo natyrshëm

shtrohet pyetja se nga dolën këta tipa me logjikë urithi!? Sigurisht

që dikush nga maja e degëve të thyera të Bredhit të Pavarësisë ka

mundur të shoh sytë e Huntingtonit, duke shikuar me dyshim mbi

të ardhmen e botës së përplasur në civilizime të ndryshme.

Bredhi është një pemë që në kuadër të kësaj feste nuk ka më shumë

se kuptimin e dashurisë, paqes, mirësisë dhe mirëqenies së njerëzve.

Dëmtimi i tij nuk mund të motivohet me asgjë tjetër, pos me motivet

më të errëta mbi njeriun dhe jetën e tij. Për më tepër ky bredh ka edhe

një kuptim më tepër, sepse si i tillë simbolizon lirinë dhe pavarësinë

e vendit tonë. Ky fakt e bën edhe më të dhembshëm dëmtimin e tij.

Sigurisht që ky bredh është dëmtuar edhe nëpërmjet ceremonisë

institucionale, përkatësisht protokollit shtetëror. Dihet se ky bredh

për herë të parë u inaugurua më 2001 nga ish presidenti Ibrahim

Rugova. Për ndërtimin e traditës së këtij bredhi, i cili do të bartte

në vazhdimësi kuptimin e lirisë dhe pavarësisë do të duhej që të

inaugurohej, përkatësisht të ndriçohej nga presidenti i vendit, në

këtë rast nga Jakup Krasniqi, i cili edhe ushtron detyrën e presidentit.

Sigurisht që është i vështirë procesi i ndërtimit të traditës, por ama

është i nevojshëm shumë.

Ne vazhdimisht po gabojmë kur nuk po e kemi në vëmendje faktin

se jeta funksionon nëpërmjet shenjave dhe simboleve. Bredhi

i pavarësisë është një simbol që duhet ruajtur dhe kultivuar. Është

një shenjë që nëpërmjet ndërtimit të traditës për të, ndërtojmë edhe

një imazh të mirë për vendin, i cili ka nevojë që sa më parë të bëhet

pjesë e familjes evropiane, ku bredhi në këtë kohë dhe në këtë festë ka

kuptim të pasqyrimit të vlerave kulturore dhe shpirtërore të popujve

të bashkuar.

Veprimi i kryetarit të kryeqendrës sonë, Isa Mustafa, që të ndërpresë

traditën e inaugurimit të bredhit nga ana e presidentit të Kosovës

është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm. Në fakt kryetari i

Prishtinës, njëherazi lider i LDK-së, në këtë mënyrë ka fyer edhe

presidentin historik të partisë së tij, dr. Rugovën. Për më keq, në këtë

mënyrë ai edhe sikur ka legjitimuar dëmtimi e këtij bredhi, i cili, i

ndodhur karshi përmendores së Skënderbeut, paraqet një shenjë të

rëndësishme dhe një pamje të nevojshme për shtetin tonë të ri dhe

për popullin tonë, të detyruar të jetë pjesë e Evropës së Bashkuar.

Çka të urojmë tash mbi degët e thyera të Bredhit të Pavarësisë!? Për

hir të ditës që shënon mundjen e errësirës nga drita, urojmë që këto

gjëra të mos na përsëriten më. Urojmë që viti 2011 të na gjej më

me pak zemërim ndaj njëri-tjetrit dhe më me shumë dashuri për

njëri-tjetrin dhe për vendin, në të cilin druri i jetës vetëm pak kohë

përpara kishte nevojë për gjak, ndërsa tash ka nevojë për djersën

dhe dashurinë tonë! Bredhi i Pavarësisë dhe dashuria për të bën

metaforën më të mirë të përkushtimit tonë për këtë vend.


14 NACIONALE

Për aksionet e veta,

Policia e Kosovës

përdor emra të çuditshëm.

“Sharra”,

“Automekaniku”,

“Pastrimi”, “Apachi”

apo “Pishina”, që

nuk kanë të bëjnë me

domethënien e fjalës.

Por të çuditshëm ose

jo, viti 2010 për ta ka

qenë më i mirë sesa

ai paraprak. Së paku

sipas numrave.

Jeton Musliu

jeton.musliu@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 dhjetor — Për Policinë

e Kosovës, në pikë të verës

mund të ketë stuhi, e në mes të

dhjetorit edhe lulishte. Ka pak

mundësi, që përveç filmave të

Holliwoodit, dikush të ketë parë

helikopterët Apachi, që janë krenaria

e ushtrisë amerikane. Por

kjo ka pak rëndësi. Për aksionet e

veta të arrestimeve të personave

të dyshuar, Policia e Kosovës, e

përdor edhe këtë emër. Madje

aksioneve nuk u ka shpëtuar as

emri i kafesë së parapëlqyer për

kosovarët- Makiato.

Emërtimet e aksioneve policore

me emra të koduar janë praktikë e

zakonshme.

Ato i vendosen një çështje në

mënyrë që hetuesit të komunikojnë

ndërmjet vete, por të tjerët të

mos kuptojnë se për çfarë rasti

bëhet fjalë.

Por shpesh, emrat e koduar

që ata përdorin, janë shumë të

çuditshëm.

“Sharra”, “Akrepi”, “Vesa”, “Automekaniku”,

“Pastrimi”, “Marashi”,

“Pishinat”, “Fontana” apo

“Targat”, janë vetëm disa prej tyre,

të përdorur gjatë këtij viti nga policia.

Brahim Sadriu, zyrtar për informim

në Policinë e Kosovës, tregon

se planet kodohen nga shefi i hetimeve.

“Këto hyjnë në kategorinë e

planeve teknike, të cilat realizohen

shpejt”, thotë Sadriu për Express.

Emërtimi i operacioneve policore,

sipas Sadriut, bëhet me qëllim të

lehtësimit të komunikimit ndërmjet

hetuesve, kurse kodet vendosen

jo pa logjikë. “Kemi pasur rastin

e aksionit ‘Ofi qari’ ku personi i

arrestuar ka falsifi kuar dokumente

të Serbisë dhe vendi ku e ka bërë

këtë i ka ngjasuar një ofiqarie”,

thotë zëdhënësi Sadriu.

Në fakt, pavarësisht emrave që u

janë vënë këtyre çështjeve, rezultatet

nuk kanë munguar. Edhe

pse në shumë raste, për shkak të

sistemit jo të mirë të drejtësisë, të

arrestuarit nuk kanë përfunduar

atje për ku janë prangosur, së paku

policia e ka bërë punën e vet.

Të dhënat zyrtare tregojnë se

Policia e Kosovës, për vitin që

shkoi, ka qenë goxha efi kase. Puna

e tyre ka qenë për t’u lavdëruar

dhe nis prej rreth 600 gjobave që

mesatarisht u shqiptojnë vozitësve

të automjeteve brenda ditës, e deri

te arrestimet për dyshimet që kanë

të bëjnë me përfshirje në aktivitete

terroriste.

Përfi timet që nxjerrin nga gjobat,

nuk janë shumë të vogla. Nëse

llogaritet që dënimi më i ulët është

25 euro për mosvendosje të rripit

të sigurisë, atëherë arka e forcave

të rendit peshon goxha mirë. Por

edhe ata i kanë shpenzimet e veta,

madje shumë. Në këto shpenzime

duhet përfshirë edhe sherret që ata

bëjnë. Brenda tetë muajve të vitit

2010, vetë policët kanë shkaktuar

rreth 300 aksidente të ndryshme,

herë të lehta, por shpesh edhe të

rënda. Arsyetimi i tyre për këto

raste, së paku zyrtarisht, është

se ato shkaktohen kryesisht kur

ata janë duke ndjekur të dyshuarit,

por edhe duke përcjellë me

eskortat e tyre personalitete të

ndryshme.

Pavarësisht të gjithave, policia

lavdërohet me punën e vet. Kur

krahasohen të dhënat statistikore

për vitin 2010, me ato të vitit paraprak,

atëherë ata edhe mund të

kenë të drejtë.

Kështu, vetëm në vitin 2010 (nga

shtylla e hetimit) janë ndërmarrë

300 operacione policore, të cilat

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

SUPERPOLICET

Automekaniku

dhe Pastrimi

Operacionet “Automekaniku”

dhe “Pastrimi” kanë

vënë në pranga 5 të dyshuar

për posedim dhe shpërndarje

të paautorizuar të substancave

narkotike. Në dy

lokacione të ndara, një në

Fushë Kosovë e tjetri në

Mitrovicë, janë realizuar dy

operacione policore të

përcjella edhe me kontroll në

banesa, shtëpi banimi dhe

objekte përcjellëse. Pas

përfundimit të kontrollit në

operacionin “Automekaniku”,

policia ka arrestuar katër të

dyshuar, kurse në tjetrin

“Pastrimi”, ishte arrestuar një

person.

sipas policisë, krahasuar me vitin

2009, janë 29 më shumë.

Kjo ka bërë që 680 persona të

arrestohen për vepra të ndryshme

penale, që do të thotë se janë 100

për qind më shumë sesa në vitin

2009, kur janë arrestuar 308 persona

për vepra të ndryshme penale.

As për konfi skimin e substancave

narkotike, policia duket të

mos ketë mbetur prapa.

Edhe pse drejtorët i janë ndërruar

disa herë dhe ata që i vodhën

drogën dhe paratë brenda objektit

të vet, ende nuk janë gjetur,

të dhënat tregojnë se për vitin

2010, kanë konfiskuar rreth 364

kg substanca narkotike (heroinë,

marihuanë, kokainë), derisa në

vitin 2009, vitin e kishin përmbyllur

me vetëm 82 kg.

Por sa i përket shkatërrimit të fi -

jeve të kanabisit, këtë vit nuk kanë

qenë shumë të suksesshëm, krahasuar

me vitin 2009. Vitin 2010,

policia e mbylli me shkatërrimin e

9 mijë e 724 fi je kanabis, ndërkohë

që në vitin 2009, kishte shkatërruar

33 mijë e 497 fije të tilla. Prapa,

policia nuk ka mbetur as në luftën

e saj kundër trafi kut me qenie

njerëzore. Gjatë vitit 2010 janë

mbyllur 88 lokale që dyshohej se

brenda tyre ushtrohej zanati më

i vjetër në botë, ose 18 më shumë

sesa në vitin 2009, duke bërë që

të asistohen 30 viktima. Kosova

është shndërruar në vendin nga i

cili drejtohet gishti sa herë që përmendet

fjala korrupsion. Të dhënat

zyrtare të policisë shpjegojnë

se nga 704 raste të hetuara, 171

persona janë arrestuar, 530 raste

janë dërguar në prokurori, 257

raste janë dërguar ne prokurori me

raport të veçantë, dhe ndaj 909 të

dyshuarve janë ngritur kallëzime

penale. Këto shifra janë shumë

herë më të larta sesa ato të vitit

2009, ku janë regjistruar vetëm 90

raste të hetuara, 103 të arrestuar,

325 raste të dërguar në prokurori,

161 raste të dërguara në prokurori

me raport të veçantë dhe ku ndaj

564 të dyshuarve ishte ngritur kallëzim

penal.


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

NACIONALE

VAKITE E VITIT 2010

Janar Prill

Vdekja e Fadil Feratit

Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Istogut,

ka vdekur në fund të janarit në një spital në Gjermani.

Ai ka vdekur në moshën 50-vjeçare pas një sëmundjeje

të gjatë dhe të rëndë. Kryesia e LDK-së i kishte shprehur

ngushëllime familjes Ferati, qytetarëve të Istogut dhe gjithë

Kosovës për ndarjen nga jeta të Feratit. Me këtë rast, atë

kohë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i kishte dërguar

një telegram ngushëllimi familjes Ferati.

Shkurt

Shkarkohet Artemije

Peshkopi serb i Rashkës dhe i Prizrenit, Artemije, është

shkarkuar nga posti i tij. Vendimi ishte marrë në mbledhjen

e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe. Ai akuzohej

për shpërdorim posti, pasurim të paligjshëm dhe dhënie

pas luksit të shfrenuar.

Mars

Shkoi Sheremet Ahmeti

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet

Ahmeti pas një periudhe të gjatë në polici, u shkarkua nga

detyra e të parit të policisë. Ai është shkarkuar nga kryeministri

Hashim Thaçi. Pas shkarkimit të tij, Sheremeti është

emëruar drejtor i Shkollës policore në Vushtrri. Atë e pasoi

gjeneral Behar Selimi.

EULEX-i, kontrabandues dhe hetues

Disa policë rumunë të EULEX-it arrestohen në pikën kufi tare mes Kosovës dhe Maqedonisë për shkak të kontrabandës

me pije alkoolike dhe cigare. Ata cigaret i kishin futur në qese, ndërsa shishet e rakisë vetëm i kishin vendosur thjesht në

bagazhin e veturave të tyre. Ndjenja se janë zyrtarë të misionit evropian në Kosovë- EULEX, ka mjaftuar për ta që të mos

kujdesen edhe aq shumë për paketim të mallit, që kanë dashur ta çojnë në shtëpi. Mallin e kishin futur kudo. Më shumë

se paketimi, për ta me rëndësi ka qenë që të kalohen kufi jtë pa paguar doganë. Gjithashtu në këtë muaj, forca të njësisë

speciale kanë bastisur Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit që udhëhiqej nga Fatmir Limaj. Ata kanë

bastisur MTPT-në, një banesë në Prishtinë si dhe dy shtëpi, njërën në Veternik dhe atë në Banjë të Malishevës. Një ditë

pas bastisjen, zyrtarë të EULEX-it kanë thënë se po hetojnë për dyshimet për korrupsion në tenderët që kanë të bëjnë

me rrugët në vitet 2007 2009. Janë konfi skuar serverë e dokumente me rëndësi.

Arrestohet Geci ,

kontrollohet Thaçi

EULEX-i arreston Sabit Gecin, ish-komandant i UÇKsë.

Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në krime lufte gjatë

vitit 1999. Geci ishte arrestuar rreth mesditës në shtëpinë

e tij në lagjen “Pejton” në Prishtinë, nën akuzat se ka kryer

krime lufte në Kosovë gjatë periudhës prill – qershor të vitit

1999. Përveç kësaj, në këtë muaj, EULEX-i kishte kontrolluar

kryeministrin Hashim Thaçi, para se ai të shkojë në

vizitë zyrtare në Turqi. Zëvendës kryeprokurori i EULEX-it,

Johannes van Vreeswijk, në atë kohë ka thënë se askush nuk

është mbi ligjin. Por, vetë ligji ia mundëson kryeministrit

kalimin në aeroport pa kaluar në kontroll.

Gjysmë shekulli burg

15

Maj Qershor

Arben Berisha është gjetur fajtor për vrasjen e policit

Triumf Riza. Ai u dënua me 40 vjet burg. I akuzuari tjetër,

Fitim Avdiu me 10 vjet heqje lirie, kurse Agron Emini me 2

mijë euro. Për këtë vrasje kërkohen edhe Enver Sekiraqa,

Rrahim e Ilir Abdullahu.

Aktualisht Sekiraqa dyshohet se ndodhet në Irlandë, por

ekstradimi i tij në Kosovë është proces shumë i komplikuar

sepse shteti ynë nuk ka marrëveshje dypalëshe me Irlandën.

VAZHDON NË FAQE 18


16

MARKETING

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Të gjithë qytetarëve të

Republikës së Kosovës

ua uron Vitin e Ri 2011


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

BKT BKTBanka Banka BankaKombëtare Tregtare Kombëtare

Tregtare

www.bkt-ks.com

INFO

INFO

www.calik.com

MARKETING

038 038666 666 666

666

BKT ju dëshiron një vit të lumtur

dhe të sukseshem…

17


18

NACIONALE

Matrapazë të ndryshëm bëjnë furnizim me barna.

Shpeshherë ndodh që të vijnë edhe barna që tashmë në

shumë vende të rajonit ka kohë që nuk përdoren. Ka ndodhur

që edhe kompani ndërtimore të bëjnë furnizim me barna. ”

Korrik

EULEX-i në aksion

Në tetë vende të ndryshme, në të njëjtën kohë, EULEXi

bastisi dhe konfi skoi dokumente e kompjuterë. Radha

ishte për PTK-në. Kontrata me kompaninë “Z–Mobile”

si dhe ajo me Universitetin “Kent” të Anglisë, e ka shtyrë

Njësinë Speciale të EULEX-it të bastisë zyrat e Postës dhe

Telekomit të Kosovës (PTK), në selinë kryesore në Prishtinë.

Kësaj vale të bastisjeve nuk i kanë shpëtuar edhe objektet

e fi rmave private.

Gusht

Arrestohen në Ulqin

Dy të dyshuarit për vrasjen në Vragoli, Shaqir Kuqi dhe

Alfred Zylfaj, arrestohen në Ulqin nga Policia e Kosovës

dhe ajo e Malit të Zi. Ata pas arrestimit u janë dorëzuar

autoriteteve policore në pikën kufi tare në Kullë. Këta dy të

dyshuar kanë vrarë në shtëpinë e tij, Rasim Gashin, derisa

kishin hyrë për të plaçkitur.

Shtator

Hapet Katedralja,

KFOR-i kontrabandues

Ipeshkvia e Kosovës zyrtarisht kishte hapur Katedralen

në Prishtinë. Aty ishte mbajtur mesha e parë në Katedralen

Nënë Tereza, për nder të 100-vjetorit të lindjes së saj.

Myftiu Naim Tërnava lajmëroi myslimanët që t`i gëzohen

xhamisë që do ndërtohet përballë Katedrales. Gjithashtu

gjatë këtij muaji, EULEX-i preku edhe në KFOR-in. Ishin

arrestuar pesë biznesmenë që dyshohej se në bashkëpunim

me pjesëtarët e KFOR-it francez dhe ukrainas, nga Serbia

kanë futur në Kosovë mbi 3 milionë litra naftë kontrabandë.

Mehmet Maxhuni

Mehmet Maxhuni, drejtori i Kirurgjisë. Këto akuza ai i ka bërë ndaj zyrtarëve të lartë

të MSh-së, gjatë një konferencë për media të disa drejtorëve të klinikave të QKU-së.

Shkarkohet Rexhepi,

ngarkohet Maliqi

Dy muaj pas arrestimit për disa vepra penale, guvernatori

i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, i cili

atë kohë gjendej në paraburgim, shkarkohet nga Kuvendi

i Kosovës. Aktualisht, Rexhepi ndodhet në shtëpi, por me

kusht që të lajmërohet një herë në javë në polici, derisa të

përfundojë procesi i hetimeve dhe të nisë procesi gjyqësor.

Ndërkohë, gjatë këtij muaji, kryeministri i Kosovës, Hashim

Thaçi emëroi gjeneral Reshat Maliqin, drejtor të përgjithshëm

të Policisë së Kosovës. Drejtori i ri është zotuar se do

të vazhdojë me projektet që janë në të mirën e Policisë.

Prioritet ka thënë se e ka luftimin e krimit. Ai pasoi në këtë

detyrë, gjeneral Behar Selimin, i cili ishte u.d në këtë post.

Raporti i Dick Martyt

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Janë futur në zyrë, u

thashë uluni djem, “Më

thanë Bac, a u lodhe” edhe kanë

fi lluar të më rrahin. ”

Arsim Morina, drejtori u Neurokirurgjisë,

i rrahur nga dias përsona.

Arsim Morina

Tetor Nëntor

Dënohet Daci, paditet

Thaçi

Pas pesë vjetësh që kishte blerë syze dhe i kishte rregulluar

dhëmbët, ish-kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, shpallet

fajtor. Ai ishte dënuar me një vit e gjysmë burg me kusht.

Mund të rrijë në shtëpi, të punojë, por vetëm nëse i përmbahet

vendimit të gjykatës që mos të bëjë ndonjë vepër

penale për dy vitet e ardhshme. Nëse e bën një vepër të

tillë, atij i ndalohet edhe ushtrimi i funksionit publik. Gjithashtu,

gjatë muajit nëntor, Florin Krasniqi nga Lëvizja

Vetëvendosje padit kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçi. Pasi

që ka deponuar padinë në Gjykatën Komunale, ai tha se

çështjen po e lë në duar të drejtësisë, edhe pse është i bindur

se Thaçi është mbi ligjin. Hashim Thaçi, ndërkaq, paditë e

kishte quajtur qesharake dhe pjesë e fushatës elektorale.

Dhjetor

Senatori nga Zvicra në Këshillin e Evropës, ka akuzuar protagonistët e luftës së UÇK-së se janë të përfshirë në trafi -

kim organesh dhe krim të organizuar. Dick Marty, një senator zviceran, udhëhoqi një ekip hetuesish në Kosovë dhe në

Shqipëri në vitin 2009, pas akuzave për trafi kim organesh nga UÇK-ja, të botuara në një libër nga ish-kryeprokurorja e

OKB-së për krime të luftës, Carla del Ponte, e cila ka deklaruar se i ka marrë informacionet nga gazetarët perëndimorë.

Raporti i Martyit ka ngjallur reagime nga Kosova, Shqipëria Maqedonia, Evropa dhe SHBA-ja.


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e Forcës së Sigurisë

Ministarstvo Snaga Bezbednosti Ministry of Security Force

MARKETING

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Fehmi Mujota, në emër të

gjithë ofi cerëve, ushtarëve dhe personelit civil të MFSK-së dhe

FSK-së, ju uron Festen e Vitit të RI 2011 të gjithë qytetarëve të

Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Komuna e Drenasit

Te gjithe Qytetareve te Republikes se

Kosoves ua uron Vitin e Ri 2011

19


20

Ekonomi

Redaktor: Arben Hyseni

e-mail: arben.hyseni@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Kjo veç është

e pandryshueshme

Është e sigurt se shfaqja e këtij regjisori do të nxisë polemika

të panumërta. Mua më duket se në njëfarë mënyre

ato veç janë pjesë e saj qysh paraprakisht.

Artan Mustafa

Dy takimet me të kanë qenë asgjë më

pak se të pazakonshme. Kësaj radhe, dy

vjet më vonë, u ulëm së bashku në një qytet

krejt tjetër. Po përmbledh atë që mbaj

mend, se gjithçka nuk do të më kujtohej

edhe po të kisha hëngër vetëm peshk tërë

jetën. Sidoqoftë, ndonjëherë me ardhjen

e dimrit aftësitë për të treguar më rriten

dhe ju jeni me fat që më gjeni në këtë disponim.

Jo vetëm për shkak të hapësirës, po

sepse e kam atë intuitë për t’ju ditur

zgjedhjen tuaj, s’do t’u tregoj as vendin,

as emrin e këtij regjisori të madh, as juritë

që e kanë shpërblyer me vite, si duket, si

qeshë, si ecën, si i lëviz gishtat, në ç’familje

është rritur, ku është arsimuar etj. Lexuesit

veteranë do t’i shkojë mendja se sapo kam

bërë një përpjekje të reklamoj rëndësinë e

barazisë shoqërore. Oh, jo! Dua vetëm të

fl as për mendimet e tij. Kjo është ajo që ka

rëndësi. Prandaj jam i sigurt se këtë do ta

zgjidhnit të gjithë edhe vetë. Mendimin, të

cilit vendin e merituar s’arrijmë t’ia japim

kurrë. Që kur natyra ia dha mundësinë njeriut

për të menduar, a nuk është meritë

e kësaj… tashmë po e kuptoni ku dua të

dal. Ka thjesht gjëra që s’diskutohen më tej.

Nuk besoj se do të dilte në pension të

parakohshëm siç thotë. Se ç’është njeriu

pa një profesion sot e pa punë? Dhe, as që

ai i përshtatet atij. Po këtë dëshirë e ka -

vetëm ta realizojë më në fund këtë shfaqje

të cilën në vazhdimësi e punon.

Rolin e fi lozofi t do t’ia japë aktorit më të

prekshëm. Ideja është që të transmetohet

se sa më i ditur fi lozofi , aq më të lartësuar

do ta bëjë në filozofinë e tij qytetarin e

thjeshtë. Filozofi a më e mençur, thotë, vjen

në përfundim se i thjeshti është në fakt versioni

ideal ndoshta dhe vetë shenjtori. E fi ll

pas fi lozofi t më të mençur, vjen skeptiku…

Normalisht, me t’u dhënë shfaqja, kritikët

për shembull, këtu, do t’ia shohin për

të madhe që u ikën temave si mungesa e

origjinalitetit te kjo kastë pyetësish. Nëse

shahen delet pse janë tufë kaçurrele, pse

këta janë të ditur kur ngjajnë edhe më

shumë?

Sikur unë, e di që nuk do të pajtoheshit

se si e ka menduar rolin e këtij të thjeshtit.

Njeri i zënë me punë të përditshme, fi zike

apo tjetër. Edhe me familje. E, sa herë që ka

kohë, ëndërron jetën e këtij të diturit dhe

është i sigurt se ai është vetëm bira e fundit

e fyellit. Ah, sikur t’i kishte mundësitë…

Kontrata K Bechtel – Qeveri

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Qeveria Q e Kosovës nënshkroi kontratë edhe për zhvillimin ekonomik të Koso-

me m konzcorciumin Bechtel & Enka për vës. Mbi 40 kompani vendore vlerëso-

realizimin r e projektit më të madh kapital het se do të participojnë në ndërtimin e

në n historinë e Kosovës, autostradën autostradës. Qindra punëtorë kosovarë

Morin-Prishtinë-Merdar. M

Vlera e kësaj janë punësuar në këtë kompani. Për-

kontrate k u vlerësua që fi llimisht do të fundimi i këtij projekti, sipas ekspertëve,

je jetë afër 700 milionë euro. Kjo u konsi- do të rrisë marrëdhëniet ekonomike me

dderua

si një ndër hapat më të mëdhenj Shqipërinë.

Shembu

Po u kërkoj vëmendjen tuaj. Imagjinoni

krejt punët që bëjnë njerëzit. Dhe, as tash

nuk e keni idenë se sa e gjerë është lista e

aktorëve që ka ftuar dhe sa të shumëllojta

temat. Prapë, arbitrarisht se opsion tjetër

s’kam, do të fl as për disa aspekte ku i kisha

dilemat e mia.

Nëse do të isha ende redaktor, me siguri

do ta këpusja shprehjen kur aktori që

luan rolin e shkrimtarit kërkon pajtimin

e popullit të vet. “A s’e ka argumentuar

këtë shkenca vetë?”. Bam! Çfarë ka që lyp

argumenti më tej? Për mendimin tim, do

të ishte e mjaftueshme që shkrimtari plak

e me fytyrë të dashur të përfundonte rrëfi -

min për përvojën e vërtetë e pa ndërhyrje

të dashnores në fjalë; ose të hequrat e veta

kur i kishte rënë ajo sëmundje lëkure.

Shikojeni me kujdes këtë pjesë!

Kur në rolin e profesorit të universitetit,

antropologut, aktori rrëfen për gjetjet

më të reja se si civilizimi i tashëm do të

kalojë në tjetrin, pse kështu dhe çfarë do

mbetet prej tij nuk munda të duroja pa e

kundërshtuar (dhe kjo është dobësia jonë)

mbylljen e tillë të temës. Si mund të mos

shfaqësh si jeton ky profesori, pse e ka kaq

barkun e madh, a nuk shkon çfarë tha ai

në funksion të…?

Ai kërkoi që të bëhem mendjehapur

(gjë që është pothuajse e pamundshme

në këtë rast)! Sa për të, mendja nuk do t’i

ndërrohet, kështu që po u paralajmëroj se

në shfaqjen e tij të gjithë do të kenë vend:

fëmijë, gra, burra, prostituta, parime, korrupsion,

vlera, para, seks…nxeni duart,

veten do ta gjeni! Sikur të isha në vendin

tuaj duke e lexuar këtë raport, edhe unë

do të dyshoja, po ja që është e vërtetë dhe

këtë askush më mirë nuk e di. Përpara se

të harroj, edhe vetë brenda shfaqjes do të

festohet Viti i Ri.

Ka shumë gjëra diskutabile këtu, por a

nuk duken në këtë shfaqje aktorët disi në

një klasë më të lartë duke pretenduar të

luajnë të gjithë të tjerët? Ndodh që shpesh

disa gjërave u jepet më shumë rëndësi se

ç’ishte menduar në fakt - thotë regjisori

- dhe është e qartë që edhe vetë ata janë

subjekt i shfaqjes sikurse edhe unë që ia

bëj regjinë.

Pra, nga kjo shfaqje askush nuk mund

të dalë.

Premiera do të jepet së shpejti për një

grup të përzgjedhur njerëzish. Shpresoj

që do të keni rastin ta shikoni edhe ju.

Sidoqoftë, unë do të jem prezent në konferencën

e parë dhe të vetme për media, pas

premierës. Dërgoni ndonjë pyetje në emailin

tim nëse dëshironi të dini më tepër

nga ky regjisor i famshëm; do të mundohem

ta lexoj për ju. Vetëm ta keni parasysh

se hapësira për pyetje është e kufi zuar.

Ulëset e Kuvendit të Kosovës pritet të kenë më

shumë biznesmenë sesa profesorë. Kjo praktikë e

njohur në Amerikë, ka fi lluar të zërë rrënjë edhe

në Kosovë. Vetëm se te ne, biznesmenët politikanë

thonë se hyrjen në politikë po e bëjnë më shumë

për ta ndryshuar vendin, sesa për prestigj.

Agon Sinanaj

agon.sinanaj@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 dhjetor —

Shembulli amerikan, që biznesmenët e

suksesshëm t`i futen politikës, duket se

po ndiqet edhe në Kosovë. Në ulëset e

Kuvendit të Kosovës, pritet të këtë edhe

afaristë të dëshmuar në biznes. Megjithatë,

nëse në Amerikë hyrja në politikë e milionerëve

kuptohet më shumë si prestigj, në

Kosovë kjo bëhet për qëllime më madhore.

Zhvillimi ekonomik dhe përfaqësimi i zërit

të biznesit, janë arsyet kryesore. Së paku,

kështu deklarojnë disa nga afaristët e njohur

kosovarë, që synojnë poste politike.

Sipas tyre, Kuvendit i ka munguar një

spektër i biznesit.

Kjo është arsyeja kryesore që e ka shtyrë

pronarin e rrjeteve të marketeve “ETC”,

Ramiz Kelmendi, t’i hyjë politikës.

“Kuvendit i ka munguar një spektër i


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Arrestimi i guvernatorit Rexhepi

Policia e Kosovës në bashkëpunim

me njësitet e policisë së EULEX`it,

arrestoi guvernatorin e Bankës Qendrore

të Kosovës, Hashim Rexhepi. Ai

u arrestua me dyshimet se ka kryer

një mori veprash penale si korrupsion,

marrje ryshfeti, shmangie

nga tatimi, ushtrim ndikimi dhe

shpëlarje parash. Ky u cilësua si

arrestimi i njërit prej autoriteteve

më ta larta në Kosovë. Arrestimi i tij

shfaqi gjithashtu imazh të keq për

institucionet ekonomike të vendit.

BQK’ja, si një prej institucioneve më

të rëndësishme në vend, mbeti pa

drejtues për gati tërë vitin.

Koncesionimi i Aeroportit

Qeveria e Kosovës nënshkroi

kontratën për koncesionimin e Aeroportit

Ndërkombëtar të Prishtinës

me kompaninë franceze Limak –

Lion. Ajo u nënshkrua më 12 gusht.

Kjo kompani u shpall fi tuese, pasi

premtoi se do të investojë deri në

100 milionë euro në këtë kompani.

Në ofertën e saj gjithashtu i ndau

mbi 30 për qind të fi timit për

buxhetin e Kosovës. Do të ndërtojë

një fabrikë të ujit dhe shumë kushte

të tjera. Kjo kontratë u cilësua nga

ekspertët si një vendim shumë i

madhe dhe në dobi të zhvillimit

ekonomik në vend.

EKONOMI

ulli amerikan

Aktivizimi i njerëzve të ekonomisë ka

munguar deri tash. Kjo është arsyeja pse

jam futur në politikë.”

biznesit”, thotë Kelmendi.

Por kjo nuk është e tëra. Kelmendi

thotë se ka ide konkrete

për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Niset nga legjislacioni, për

të cilin mendon se nuk duhet të

iniciohet vetëm nga Qeveria.

Thotë se në vende të ndryshme,

ligjin mund ta iniciojë edhe parlamentari.

Në këtë aspekt, premton

se që në ditën e parë, në ulësen e

deputetit, do të kërkojë ndryshimin

e Ligjit për TVSH-në.

“Me këtë dua t’i barazoj bujqit

tanë me ata të shteteve të tjera”,

thekson Kelmendi.

Ai beson se vetëm bujqësia e

Shkelzen Jusaj

forcon ekonominë. Për këtë së

pari duhet që bujqit kosovar të

jenë të barabartë në treg me ata të

huajt. Kjo, thotë Kelmendi pastaj e

stimulon prodhimtarinë vendore

dhe bën që të plotësohen kërkesat,

e me këtë edhe ulet importi.

“Por këtu nuk duhet t’i harrojmë

edhe prodhimet e huaja. Paralelisht

ne duhet t’i favorizojmë

ato”, thotë afaristi pejan.

Kelmendi beson së do të jetë

deputet i Kuvendit të Kosovës,

ndonëse nuk ka rezultate përfundimtare.

“Jam i votuar në të gjitha

zonat e Kosovës”, pohon ai.

Për arsye gati të njëjta, aven-

turës politike i ka hyrë edhe biznesmeni

dhe drejtuesi i kompanisë

“Lesna”, Hashim Deshishku.

Beson se është votuar mjaftues-

hëm dhe e ka të

sigurt mandatin e

deputetit. Premton

se synimi i tij kryesor

do të jetë mbrojtja e

prodhuesve vendorë.

“Duhet të ndikojmë

që t’i heqim

doganat për lëndën e

parë”, tha Deshishku.

Deri sot, përfaqësimi

dhe mbrojtja

e bizneseve,

Deshishku thotë se i

ka munguar Kuvendit.

Këtë punë më së

miri, sipas tij, do ta

bënin biznesmenët.

“Ne do ta ngremë zërin për

aprovimin e ligjeve të ndryshme.

Kuvendit

ka munguar

një spektër

i biznesit.”

Ramiz Kelmendi

Duhet të

ndikojmë

që t’i heqim

doganat për

lëndën e parë.”

Hashim Deshishku

Por jo vetëm kaq. Nëse është

nevoja, do t’i kundërshtoj ligjet

nëpër komisione, sepse kur ligji

shkon në Kuvend, ai edhe mirato-

het”, thekson ai. Në

këtë mes, përmend

mungesën e Ligjit

për kompanitë e

mëdha, siç janë

konzorciumet.

Çështjet ekonomike

dhe mbrojtja

e bizneseve, sikur

te dy të parët, do

të jenë prioritet

edhe për pronarin

e kompanisë

së karburanteve

“Petrol Company”,

Shkëlzen Jusaj.

Edhe Jusaj beson

se do të jetë deputet

dhe thotë se Kuvendit i kanë

munguar afaristët. Avantazhet

21

në këtë, ai i sheh tek orientimi

më i madh për çështjet ekonomike

dhe mbrojtja e interesave

të bizneseve.

“Aktivizimi i njerëzve të ekonomisë

ka munguar deri tash. Kjo

është arsyeja pse jam futur në

politikë”, thotë Jusaj.

Premton se do të kontribuojë

në të gjitha ato çështje që lidhen

me ekonominë, me theks të veçantë

bujqësinë e sheh si promotor

të zhvillimit ekonomik. Sipas

tij, biznesi duhet të jenë të përfaqësuar

fort në Kuvend, gjë që deri

tash nuk ka qenë kështu.

Ndryshe, hyrja e afaristëve kosovarë

në politikë, nuk është diçka

që po shpiket në Kosovë. Ky fenomen

është posaçërisht evident në

Amerikë, ku një pjesë e madhe e

senatorëve dhe kongresistëve, fi llimisht

janë të dëshmuar në fushën

e biznesit.


22

EKONOMI

Gjatë vitit

2010, Kosova

ka pasur rritje të

varfërisë, të ekonomisë

informale, të

evazionit fiskal,

kontrabandës,

korrupsionit dhe

shumë fenomeneve

të tjera negative. ”

Vlerësim i ekonomistëve

Qeveria amerikanedëshiron

që në Kosovë të

ketë një demokraci

dhe ekonomi të

fortë, në mënyrë që

Kosova të bëhet

model stabiliteti në

rajon. ”

Christopher Dell

Është një

premtim që i

vjen era votë. ”

Musa Limani

Ky shtrenjtim

edhe një herë

apo për të satën

herë demanton

premtimet pompoze

të pushtetarëve,

gjoja për një jetë më

të mirë të qytetarëve

të Kosovës. ”

KSLK

Prishtinë, 29 dhjetor —

Jo të gjithë e kanë mundësinë

që të paguhen mirë

me punën që bëjnë. Me

përparimet në teknologji

dhe shkencë, po ndodhin

edhe ndryshimet në sferën e profesioneve.

Të jesh IT në Kosovë,

është privilegj. Është ky profesion

që gjatë këtij viti është paguar më

shumë, krahasuar me të tjerët.

Sipas hulumtimeve të bëra nga

asociacionet e biznesit në Kosovë,

rezulton se tregu i punës në

vend ka nevojë për profesionistë

të kësaj sfere dhe, si i tillë, është

më atraktivi për punësim dhe me

pagat më të larta. Përveç kësaj

fushe, edhe punonjësit e bankave

dhe ata që merren me shitjen e

patundshmërive janë ata që puna

iu shpërblehet më shumë se të tjerëve.

Drejtori ekzekutiv i Institutit

“Riinvest”, Lumir Abdixhiku, duke

treguar për Strategjinë e Industrisë,

të cilën e ka bërë ky institut

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

KOHA E IT`ve

Profesionet më të paguara në Kosovë janë ato që kanë të bëjnë me teknologjinë informative. Hulumtimet

e bëra gjatë këtij viti nga asociacionet e biznesit në vend, tregojnë se sfera e telekomunikacionit,

përveç që është më e kërkuara, është edhe më e paguara. Pagat e të punësuarve në këtë fushë shpesh

kalojnë mbi një mijë euro, që i bën si njerëzit më të paguar në treg. Pas tyre radhiten bizneset që kanë

të bëjnë me ndërmjetësimet fi nanciare dhe ata që merren me shitjen e patundshmërive.

Albulena Maloku

albulena.maloku

@gazetaexpress.com

gjatë këtij viti, thotë se ka dalë që

njerëzit që punojnë në sektorin e

telekomunikacionit i kanë pagat

më të larta.

“Instituti ynë në vitin 2010 ka

përfunduar Strategjinë e Industrisë,

sipas së cilës, sektori i telekomunikacionit

tregon performancë

më të dalluar nga sektorët e tjerë.

Rritja e këtij sektori, në krahasim

me të tjerët, rezulton nga ndërrimet

rapide në teknologjinë informative

dhe lëvizjet e saj në interaksion

me sferat e jetesës”, tha

Abdixhiku.

Ai tregon se nga hulumtimi i

bërë, sektori i telekomunikacionit

del jo vetëm si sektor potencial

industrial në vend, por njëtrajtësisht

paraqetet si më atraktivi për

punësim.

“Për më tepër, Kosova është

një vend ku profesionet që lidhen

me telekomunikacionin janë të

reja dhe në ofertën e punësimit

gjenden rrallë. Në anën tjetër,

nevojat e ndërmarrjeve private, si

dhe nevojat e sektorit publik për

mbështetje në sferën e IT’së kanë

bërë që profesionistët në këtë lëmë

të kenë paga dukshëm më të larta”,

thotë Abdixhiku.


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Nevojat e ndërmarrjeveprivate,

si dhe nevojat e

sektorit publik për

mbështetje në sferën

e IT`së, kanë bërë që

profesionistët në këtë

lëmë të kenë paga

dukshëm më të larta. ”

Lumir Abdixhiku

Në një kërkesë në rritje për

këtë profesion karshi një oferte

të kufizuar në fuqinë punëtore

për t’i përmbushur këto nevoja,

ai thekson se është plotësisht e

qartë diferenca në paga.

Përderisa “Riinvest” ka bërë

Strategjinë e Industrisë, Aleanca

Kosovare e Bizneseve në tetor të

këtij viti ka publikuar edhe hulumtimin

për tregun e punës në vend.

Në këtë publikim pasqyrohen

shumë të dhëna të tregut të punës

në Kosovë. Kryetari i AKB’së, Agim

Shahini, thotë se sipas hulumtimit

të nevojave të tregut të punës, disa

profesione në Kosovë janë më të

privilegjuara në aspektin fi nanciar

por, njëkohësisht, janë edhe më

të kërkuara. “Në këtë hulumtim

Trendi i pagave.

Hulumtimi i tregut të punës

tregon se numri më i madh i të

punësuarve gjen punë

nëpërmjet të afërmve apo

miqve (36 për qind), ndërkaq

nëpërmjet shpalljeve 31 për

qind, duke u pasuar nga

shërbimet publike të punësimit

(27 për qind). Ky hulumtim

ka mbuluar 1200 punëdhënës,

respektivisht subjekte afariste

që përfaqësojnë rreth 14.372

punëtorë. Mesatarja e pagave

në secilin vit ka trend pozitiv

të ngritjes, si rezultat i

progresit ekonomik. Një ngritje

e theksuar vërehet nëse

krahasohen viti 2008 me vitin

2010. Paga mesatare në

Kosovë për të punësuarit ka

arritur rreth 292 euro. Nëse

krahasojmë këtë mesatare me

vitin 2008, atëherë ndryshimi

është 18.2 për qind, që do të

thotë se në këtë vit paga

mesatare është në progres të

vazhdueshëm të rritjes. Pagat

më të ulëta prej 244 eurosh

janë dhënë për punëtorët që

punojnë në bujqësi.

Teknologjia, për një

ekonomi më të mirë.

Industria e teknologjisë

informative në Kosovë është

akoma shumë e re, megjithatë

ajo ofron sadopak shpresë për

një ekonomi më të mirë, ku

shkalla e papunësisë arrin deri

në 40 për qind. Shtrirja e

qasjes në internet nuk kishte

arritur deri pas përfundimit të

luftës me Serbinë, në vitin

1999. Megjithatë, Kosova ka

popullatën më të re në

Evropë, shumica prej të cilëve

janë mirë të arsimuar, njohës

të mirë të teknologjisë dhe të

etur për punë.

të publikuar nga AKB-ja, del se

në aspektin fi nanciar, bizneset që

kanë të bëjnë me ndërmjetësimet

fi nanciare kanë një pagë mesatare

mbi 440 euro, po të njëjtën kategori

janë edhe bizneset që kanë

një sektor të veçantë IT, në paga

mbi 370 euro”, thotë Shahini.

Përveç këtyre profesioneve,

ai thotë se me paga të larta janë

edhe bizneset që merren me furnizim

të gazrave, rrymës, njëkohësisht

edhe bizneset që merren

me patundshmëri. Këto biznese

paguhen me mbi 440 euro. Shahini

tregon se sipas këtij raporti,

profesionet që kanë të bëjnë me

teknologjinë dhe financat janë

të kërkuara dhe të avancuara, në

krahasim me profesionet e tjera.

Përderisa IT’të nëpër banka

kanë një pagë mbi 700 euro, ata

që punojnë në administratën

shtetërore dallojnë për nga pagat.

Profesionet më

të paguara.

1. Teknologjia informative

2. Financat

3. Shitja e patundshmërive

Me fat 1

shkurti!

Pasi që i kemi shpenzuar të gjitha dëshirat për

urime, dita e parë e janarit do të na gjejë paksa

të lodhur, të rraskapitur, ndoshta edhe me kokëdhembje.

Këto nuk janë shenjat e lodhjes gjatë

365 ditëve të kaluara, e as të votimeve për pushtetin

lokal që fi lluan në nëntorin e vitit 2009, e përfunduan

në dhjetorin e vitit që po e lëmë, apo të fjalëve

të rënda që u dëgjuan për shkak të parregullësive

(vjedhjes së votës) që ndodhën më 12 dhjetor. Ato

do të harrohen për një natë, atë të fundit të vitit,

kurse e tërë molisja e nesërme vjen pas këngës,

valles e rakisë me të cilat do ta përcjellim një vit

të rëndë.

Asgjë e veçantë nuk do ta karakterizoj muajin e

parë të vitit, pos korigjimit të procesit të votimit që

do të ndodhë në tri komuna.

Ndërkaq, shkurti do të sjellë risi. Atëherë do të

qartësohen gjërat që do të diktojnë ritmin e ecjeve

gjatë katër vjetëve në vijim. Si në rrafshin politik,

ashtu edhe ekonomik. Nëse sërish nuk paraqitet

ngërçi institucional, ka gjasa që në shkurt të kemi

Qeverinë dhe Kuvendin. Nis jeta institucionale,

e cila ka shenja paralajmëruse se nuk do të jetë e

qetë sikurse në mandatin e kaluar. Madje, lehtë nuk

do të jetë as në rrafshin ekonomik, pa marrë parasysh

tonet optimiste që jep qeveria në ikje, por edhe

institucionet mjaft të besueshme ndërkombëtare.

Ditën e parë të shkurtit me ndjenja të përziera

të gëzimit dhe të dyshimit e presin mbi 70 mijë

veta, të cilët mbulohen me premtimet për rritjen

e pagave, madje deri në 50 për qind. Këtë e ka

premtuar dhe pothuajse e ka vulosur kryeministri

në shkuarje, Hashim Thaçi, gjatë fushatës parazgjedhore.

Pa marrë parasysh se në këtë fushatë

u dëgjuan edhe shumë fjalë e premtime, shpesh

edhe të paarritshme, megjithatë fjala e kryeministrit

ka tingëlluar më ndryshe. Posaçërsht pse ai është

shumë i bindur se në këtë post do të jetë edhe për

katër vitet në vijim.

Premtimet e tij për rritjen e pagave janë serioze

dhe të rënda hiq më pak se rreth 120 milionë euro

në vit. Këtë situatë edhe më shumë e ngarkon fakti

se deri në fi llim të shkurtit vështirë se do të miratohet

buxheti i vitit 2011. Sipas kësaj, së paku në

janar do të ketë fi nancim emergjent, i cili ka mjaft

kufi zime.

Pa marrë parasyshë këtë, fjala do të mbahet,

ose shkurti mund të shënojë fi llimin e tronditjeve

sociale. Po të ndodhë kjo, situata bëhet edhe më

e ndërlikuar, që mund të refl ektohet keq në ditët e

para të punës së institucioneve të reja. Atëherë nuk

mund të thuhet se këto tronditje kanë prapavijë

poltike, apo se ndodhin për shkak të shantazheve

dhe sabotimeve. Mbi 70 mijë veta nuk harrojnë

çfarë u është premtuar – ata presin paga më të

mëdha.

Sado që premtimet që ka dhënë kryeministri

në ikje nga kundërshtarët e tij u cilësuan si pjesë

e fushatës, apo e luftës për vota, megjithatë kanë

qenë të domosdoshme investimet për ngritjen e

EKONOMI 23

Një janari nuk do të ketë përmbajtje tjetër përveç

atij të kalimit në vitin e ri. Ndërkaq, për kosovarët,

dita e parë e shkurtit është me rëndësi të veçantë.

Priten zhvillime të mëdha, të cilat edhe mund të përcaktojnë

mënyrën e ecjes për katër vitet e ardhshme

Ibrahim Rexhepi

standardit të punëtorëve. Nëse i kemi parasysh

zhvillimet e pasluftës, vërehet se për vite të para

pagat kanë qenë të ngrira, pa parrë parasyshë se

infl acioni gërrynte standardin. As ndërhyrjet që

ndodhën viteve të fundit nuk mundësuan një jetë

me dinjitet. Për shkak të zhvillimeve të këtilla, cilido

kryeministër do të duhej të mdërhynte në këtë pikë.

Vëllimi dhe niveli i ndërhyrjeve varet nga gjendje në

të cilën gjindet buxheti i shtetit, prioritetet qeveritare,

por edhe nga guximi i vendimmarrësit. Ndërkaq,

në të kaluarën që ende është e freskët, Hashim

Thaçi me plot bindje ka premtuar që krahas investimeve

publike, të begatojë edhe jetën e punëtorëve.

Madje, pa asnjë ngarkesë të re tatimore.

Ky duket edhe si optimizëm i tepruar, por në fakt

ai mund të jetë edhe real. Por, shteti duhet të funksionojë

më ndryshe. Institucionet të jenë shumë

më serioze dhe më të përgjegjshme, kurse doganat

dhe Administrata Tatimore e Kosovës më efi kase

në mbledhjen e parasë publike. Nëse më 2010 në

kufi janë vjelë mbi 677 milionë euro, kurse brenda

vendit rreth 220 milionë euro, atëherë në vitin

2011 duhet të bëhet edhe më shumë. Kjo mund

të ndodhë duke mbyllur ventilat e kontrabandës,

informalitetit dhe të korrupcionit. Në të njëjtën

kohë të kërkohet më shumë përgjegjësi nga operatorët

ekonomikë të kontraktuar nga institucionet

e pushtetit, të analizohen me kujdes çmimet që

ofrojnë dhe pa asnjë përjashtim të kërkohet rrespektimi

i kontratave, si për nga afatet, ashtu edhe

për nga cilësia e punëve. Madje, as këto nuk do të

mjaftojnë. Shkurtimet në disa vija buxhetore do

të jenë të domosdoshme, por jo në masën që do

të rrezikonte funksonimin e shtetit. Stabilitetin do

ta kërcënojë edhe infl acioni, i cili është në rritje,

përkatësisht shtrentjimi i bukës dhe paralajmërimi

se edhe energjia elektrike do të ketë çmim më të

lartë. Pra, mund të ndodhë që pagat e rritura të

mos kenë ndikim aq të madh në standard për shkak

të shtrenjtmit të disa artikujve me rëndësi jetike.

Madje, edhe sindikatat, në vend të urimeve për

Vitin e Ri, dërgojnë mesazhe kërcënuese për greva,

nëse Qeveria nuk frenon ngritjen e çmimeve. Por,

kjo sferë nuk është në mandatin e qeverisë. Nëse ajo

përzihet këtu, atëherë do të lëndonte rëndë tregun

dhe konkurencën. Ndërkaq, autoritetet e pavarura

duhet të analizojnë ligjshmërinë e marëveshjes së

furrtarëve.

Të gjitha këto zhvillime pritet të ndodhin që nga

shkurti. Ndërkaq, janari do të jetë përplot strese që

do të nxiten nga partitë politike. Ato, nëse ia duan

të mirën Kosovës dhe kosovarëve, gjithsesi se duhet

të merren vesh për krijimin e institucioneve dhe

anashkalimin e krizës. Po që se nuk ndodh kjo,

situata mund të përkeqësohet edhe më shumë,

madje pas shkurtit të hyjmë në një krizë të rëndë,

së cilës nuk do t’i vërehet fundi.

Për këto arsye, së bashku me urimin për Vitin e

Ri, që të gjithë do të duhej të dëshirojmë që të mos

ndodhin skenaret e errëta.


24 BALLKAN EXPRESS

Ballkan Express

redaktor: Faton Raçi

e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Për herë të parë në historinë e

Shqipërisë, qytetarët e saj do ta

kenë të drejtën për të udhëtuar

pa viza në shumicën e vendeve të

BE’së. Shumë shqiptarë do të përdorin

këtë mundësi në vitin 2011

dhe, shumica e tyre do të kthehen

pastaj në shtëpi.

Frikët se disa vende të BE mund

të përballet me një valë të re të

imigrantëve nga Shqipëria janë të

pabaza. Rreth 1.5 milionë shqiptarë

(pa i përfshirë ata nga Kosova),

tashmë e kanë braktisur vendin

gjatë 20 viteve të fundit, pavarësisht

regjimit ekzistues i vizave.

Ata që do të përpiqen të qëndrojnë

ilegalisht në BE do të deportohen

në shtëpi.

Megjithatë, pranimi i kandidaturës

së vendit për hyrje në

BE paraqet një rast dëshpërues.

Shqipëria humbi rastin për të marrë

statusin e vendit kandidat dhe

u bë vendi i vetëm të cilit iu dha

mendim negativ nga Komisioni

Evropian për kërkesën e saj. Ajo do

të përfi tojë një shans tjetër për ta

riparuar këtë gjë, mbase dikur në

vjeshtë, megjithëse situata politike

nuk duket fare më premtuese në

vitin 2011 seç ishte në vitin 2010.

BOSNJA E

HERCEGOVINA

Qëllimet kryesore të Bosnje e

Hercegovinës në vitin 2011 janë që

të përmbush të gjitha kushtet për

mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit

të Lartë (OHR), dhe që të procedojë

shpejt aplikimin e saj për anëtarësim

në BE, i cili pastaj duhet që

nga Këshilli i Ministrave t’i përcillet

Komisionit Evropian për vlerësim.

Për t’i arritur këto objektiva

Bosnja do të duhej të ketë një

qeveri në Sarajevë, e cila do jetë

e aftë që ta drejtojë vendin dhe t’i

zbatojë reformat e nevojshme. Për

fat të keq, as pas gati tre muajsh të

zgjedhjeve të fundit parlamentare

ende s’ka shenja për formimin e

një qeverie të tillë, as brenda një të

ardhmeje të afërt. Përkundrazi: dy

blloqet etnike – ai i partive boshnjako-myslimane

nga njëra anë,

dhe ai i partive serbe e kroate në

anën tjetër, vetëm sa janë duke u

konsoliduar.

KROACIA

Kroacia po hyn edhe e në një vit

me shpresa të mëdha për përfundimin

e bisedimeve maratonike

për pranimin e saj në BE. Duke

kërkuar ekstradimin e ish-kryemish-kryeministrit,

Ivo Sanader, që aktualisht

ndodhet prapa grilave e në Austri

dhe, dhe me një ish-zëvendëszëvendëskryeministër

dhe një ish-ministër

h-ministër

të dënuar për korrupsion, Kroacia

po i jep BE’së atë që kërkon: «Një

dëshmi bindëse të dënimit të

rasteve të korrupsionit të nivelin

të lartë”.

Më 2011, Kroacia dhe BE do t’i

përfundojnë negociatat dhe do të

nënshkruajnë traktatin e pranimit.

Për ta siguruar këtë, Zagrebi duhet

t’i ketë përmbyllur disa prej pesë

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Epidemi për Vitin e Ri

Në BeH thuhet se ende nuk është

regjistruar asnjë rast i lisë, megjithëse

ekspertët pohojnë se epidemia nga

shtet fqinje do të mund të bartet edhe

atje. Në RS vitin e kaluar u shënuan

katër raste të morbilit. Meqë bëhet

fj alë për sëmundje ndaj të cilës nuk

ekziston imunitet natyror, mënyra e

kapitujve të tij dhe të vazhdojë me

luftimin luftimin e korrupsionit në të gjitha gjitha

nivelet. BE ka deklaruar qartë se

nuk dëshiron më që të ketë raste

si Bullgaria dhe Rumania. Rumania. Mantra

e re BE’së është: «Vetëm ata që janë

100 përqind të gatshëm mund të të

na bashkohen”.

bashkohen”.

KOSOVA

Shteti më i ri i Evropës nuk

po përparon drejt BE’së dhe po

përballet me vështirësi në rritje

brenda vetes. Kosova është shndërruar

pikërisht në atë që BE’ja

nuk dëshiron që ajo të jetë: në një

vrimë e zezë brenda rajonit të Ballkanit

Perëndimor.

Qytetarët e saj vështirë se mund

vetme për zhvillimin e imunitetit është

vaksinimi ose tejkalimi i sëmundjes.

Ndryshe, në Bullgari është shpallur zyrtarisht

epidemia e morbilit, gjegjësish

e lisë, dhe atje deri tani janë regjistruar

28,000 raste – kryesisht fëmijë. Në

serbi ndërkaq janë regjistruar disa

dhjetëra raste.

UNDER CONSTR

Bazuar në ato që

ndodhën në vitin

2010, perspektiva e

Ballkanit Perëndimor

nuk duket se do të

ndërrojë dramatikisht

as në vitin 2011.

Shumica e vendeve

ballkanike do të

vazhdojnë të ndjekin

synimet e tyre – që

kryesisht lidhen me

perspektivën evropiane

– ndërkohë që

do të ketë edhe nga

ato që do të vazhdojnë

të përballen

me dilemat e pak e

shumë të njëjta si

në vitin që po e lëmë

pas.

SHQIPËRIA

të udhëtojnë diku pa

vizë. Mashtrimet dhe he

parregullsitë e tjera

në zgjedhjet e

para parlamentare,

krimi i

organizuar dhe

korrupsioni i

përhapur çdo

kund janë duke e shndërruar

ndihmën e jashtme në një mision

gjithnjë e më të vështirë. Njëkohësisht,

BE dhe 2,000 zyrtarët e saj

në Kosovë do të gjenden nën një

presion dështuar për të treguar

rezultate konkrete në vitin 2011.

Kosova do të fillojë dialogun

me Serbinë, të sponsoruar nga

BE, por as ai nuk do të ndryshojë

asgjë. As një marrëveshje e mun-


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

dur tregtare me BE BE’në nuk do të

ketë ndonjë efekt

substancial.

Asnjëri prej pesë vendeve ve anëtare

të BE’së që aktualis aktualisht refuzojnë ta

njohin Kosovën nu nuk pritet që do

të ndryshojnë qëndrim qën në vitin

2011, 2011, ndërkohë ndërkohë që Kosova nuk do

të u bëhet bëhet as shtet

anëtar i FIFA’s

ose i UEFA’s.

Përveç nëse nuk

ndodh ndonjë

befasi pozitive, viti 2011 nuk ngjanë

në një perspektivë të ndritur

për Kosovën.

MAQEDONIA

Në vitin 2011, çështja më e

madhe për skenën politike në

Maqedoni mbetet sërish mosmarrëveshja

rreth emrit me Greqinë.

Sfi dat e diplomacisë shqiptare në 2011

I pyetur nga gazeta ‘Tirana Observer’

se cilat do të jenë sfi dat

e diplomacisë shqiptare në

vitin 2011, ministri i Jashtëm

shqiptar, Edmond Haxhinasto,

u përgjigj:

Sfi dë është që Shqipëria

të avancojë në procesin e

UCTION

Nën patronazhin e OKB’së, Athina

dhe Shkupi e kanë negociuar këtë

çështje që nga viti 1995, por pa

asnjë rezultat.

Ndërtimi i planifikuar i një

statuje gjigante të Aleksandrit të

Madh në mes të sheshit kryesor në

Shkup do ta bëjë edhe më të vështirë

gjetjen e një kompromisi me

Athinën. Një zgjidhje e mosmarrëveshjes

nuk ka gjasa të ndodh

vitin e ardhshëm, andaj Maqedonia

rrezikon që ende të mbetet

një vend kandidat për BE, por pa

asnjë datë konkrete për bisedimet

për pranim.

Vendi do të zhduket nga agjenda

e BE’së dhe, siç paralajmërojnë

eurodeputetët si Zoran Taler apo

Yorgo Chatzimarkakis, kjo gjë

integrimit evropian dhe të

kualifi kohet në një fazë cilësore

të marrëdhënieve me BE

- duke u bërë vend kandidat

dhe duke hapur negociatat

me institucionet e Unionit.

Në politikën tonë të jashtme

kemi edhe sfi da tjera, siç është

mund ta destabilizojnë shtetin

ku 25 përqind e pakicës shqiptare

insistojnë në integrimin e shpejtë

në BE dhe në NATO.

Një moment tjetër i ndjeshëm

në vitin 2011 mund të jetë edhe

regjistrimi i popullsisë, në muajin

prill, i cila do të përcaktojë numrin

aktual të pakicës shqiptare. Kjo

është një çështje delikate, njësoj

sikurse edhe Marrëveshja Kornizë

e Ohrit (MKO) e vitit 2001, e

cila iu jep të drejta të rëndësishme

kulturore dhe politike pakicave që

përbëjnë të paktën 20 përqind të

popullsisë. E tërë arkitektura politike

e Maqedonisë, por edhe vetë

stabiliteti i saj ndëretnik, bazohen

në këtë marrëveshje.

MALI I ZI

Pas dorëheqjes së («babait të

kombit») Milo Djukanovic nga

posti i kryeministrit, por jo edhe

nga kreu i partisë qeveritare,

qëllim kryesor i qeverisë së re

malazeze vitin e ardhshëm do të

jetë marrja e një date për fi llimin

e negociatave aderuese me BE’n.

Lista e kushteve që Podgorica

duhet t’i përmbush paraprakisht

është shumë e gjatë. Mali i Zi do

të jetë në pozitë të ngjashme me

Kroacinë, por me dy mangësi të

shtesë: shoqëria civile dhe liria e

mediave janë shumë më pak të

zhvilluara, dhe vendi është pak

a shumë një ‘one-man-show’, i

Djukanovic. Prandaj, pjesa më

e madhe e obligimeve të tij do

të varet nga forca e lidershipit

në zhvillim, dhe nga ajo nëse do

të ketë kurajën që ta hetojë edhe

vetë z. Djukanovic dhe klanin e

tij.

SERBIA

Në rastin më të mirë, Serbia

mund të bëhet kandidate zyrtare

për anëtarësim në BE në fund

të vitit 2011. Lidershipi serb gjithashtu

shpreson që të marrë një

datë për fi llimin e negociatave me

BE për pranim dhe për t’u anëtarësuar

në Organizatën Botërore

të Tregtisë (WTO).

Statusin e kandidatit Serbia pothuajse

e ka në duar, nëse e arreston

ish- komandantin ushtarak të

serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic,

i cili nga Tribunali i Hagës kërkohet

për krime lufte dhe gjenocid.

Megjithatë, përmendja e një date

për fi llimin e bisedimeve nuk është

gjë reale. Përkeqësimi i standardit

të jetesës në vitin 2011 dhe

një dështim eventual për marrjen

e statusit të vendit kandidat për

hyrje në BE, para zgjedhjeve të

përgjithshme mund të provokojë

tensione të reja në raport me Kosovën.

Zgjedhjet janë paraparë

për pranverë të vitit 2012.

(WAZ.EUOBSERVER)

realizmi i angazhimeve si shtet

anëtar i NATO’s në çështjet

e sigurisë kombëtare, për të

kontribuuar në pjesëmarrje

në forcimin e paqes në shtetet

tjera, si Afganistani, ose për të

trajtuar çështjet që cenojnë

sigurinë në botë - si trafi qet,

Portali madje citon edhe profesorin

e Fakultetit për Siguri

në Beograd, Darko Trifunovic,

i cili, pasi që e analizoi raportin

e Dick Marty, bëri “disa paralele”

edhe me informacionet

“që posedon” lidhur me krimin

e kryer në Brod. Rrjedhimisht,

Trifunovic i tha medias serbe se,

çdo gjë çon drejt përfundimit se

ky grup i njëjtë i njerëzve është i

përfshirë në krimet në Posavinë

dhe në ato në Kosovë.

Sipas tij, në përbërje të njësiteve

të MPB’së së Kroacisë, të

cilat në kohën e kryerjes së këtij

krimi - prej muaji maj e deri në

tetor të vitit 1992 – vepronin në

zonën e Brodit, ishin edhe disa

shqiptarë nga Kosova, roli i të

cilëve në atë ngjarje nuk është

sqaruar as sot e kësaj dite.

«Ekzistojnë informacione

BALLKAN EXPRESS 25

rreziku kibernetik, etj. Gjithashtu,

sfi dë do të jetë edhe

rigjallërimi i marrëdhënieve

dypalëshe me gjithë vendet e

botës, me qëllim të garantimit

të një bashkëpunimi politik,

ekonomik e kulturor me këto

vende.

Rrena ‘ma

e smutë’

e vitit

Gratë dhe fëmijët që, në mars të vitit 1992,

ishin nisur me katër autobusë drejt Evropës

Perëndimore, në qytezën Brod, të Posavinës,

me gjasë janë marrë nga ekipi i njëjtë

i mjekëve dhe pjesëtarëve të UÇK’së, që

tregtuan me organet e serbëve nga Kosova,

publikoi në fundvit portali serb Vesti.online.

se të njëjtit shqiptarë që ishin

pjesë e policisë kroate morën

pjesë edhe në tregtinë me

organe në Kosovë, për ç’gjë,

sikurse është publikuar tashmë,

përgjegjës ishte Hashim Thaçi.

Veç kësaj, askush ende nuk

e ka vërtetuar se kush ishin

mjekët që qëndruan në zonën

e Posavinës, në vitin 1992, dhe

që morën pjesë në trafi kimin e

organeve. A ishin ata edhe në

Kosovë? Kjo pyetje, në të cilën

përgjigjet duhet t’i jap Prokuroria

e BeH, e cila duket se rastin

e Brodit nuk e ka ndërmend ta

procedojë”, theksoi Trifunovic.

Sigurisht, ky skenar i sëmurë

hipotetik vjen si rezultat logjik

përmbyllës i një serie të tërë

aludimesh të ngjashme makabre

në mediat serbe, në vitin

2010.


26 BALLKAN EXPRESS

I rishikuam një

pjesë goxha të

madhe të deklaratave

qesharake,

jologjike, por edhe

jonormale, të disa

prej njerëzve që

formësojnë jetët

e përditshme të

rajonit të Ballkanit

perëndimor.

Në vazhdim po ju

sjellim disa prej të

përzgjedhurave.

1. KRONIKA JURISTE

“Kërkesa ime që kroatët të dëbohen

nga Serbia ishte në përputhje

të plotë me ligjin ndërkombëtar”.

- Udhëheqësi i Partisë Radikale

Serbe (SRS), Vojislav Seselj, dhënë

më 17 Shkurt 2010 në Gjykatën e

Hagës. (Sense)

2. KUPTIMI DHE

NDJESHMËRIA

“Cilësia dhe veçantia e kësaj

çështjeje (Tregimet për këngët:

Sprem’te Sprem’te) është pikërisht

në faktin se përmes tregimit të

këngës së lartpërmendur, ne për

nga pikëpamja shkencore dhe me

ndershmëri i thyejmë tabutë, gjë

kjo që pastaj i kontribuon pajtimit

dhe të kuptuarit”.

- Pas rekomandimeve të CRA

të Radiotelevizionit të Republika

Srpska (RTRS) se “duuhet të

zgjedh me kujdes përmbajtjen e

programeve të saj”, dhe se kënga

Discover Serbia

Hajdut të panjohur hynë në

dhomën e hotelit të shefi t të

ekipit të Discovery Channel,

Danny Foster, e cila në fi llim të

muajit qëndroi në Beograd, për

të xhiruar një episod të emisionit

Extreme Engineering. Si pasojë,

Foster mbeti pa laptop, pasaportë

«Sprem’te Sprem’te» mund të zgjojë

ndjenja negative, sepse associon

në të kaluarën e afërt që shkaktoi

dhimbje dhe vuajtje, por edhe në

të kaluarën e mëhershme, atë të

Luftës së Dytë Botërore, RTRS

nënvizon se kjo çështje vetëm sa

i kontribuon pajtimit dhe të kuptuarit.

Më 17 mars 2010. (Srna)

3. I SËMURI NGA DETI

“Deti duhet të shikohet nga afër

kur të arrish pranë tij”.

- Presidenti serb, Boris Tadic,

bëri një xhiro në barkë nga ishulli

Krk deri në Opati, së bashku me

presidentin e Kroacisë, dhe aty,

më 24 mars 2010, e tha këtë haiku

urtësi të famshme. (Index.hr )

4. TRURI I DËMTUAR

“Kush thotë se banania është

fjalë raciste, dhe në cilin ligj

shkruan se banania asocion në

zezak?”

- Trajneri Hajdukut flet për

ndëshkimin e klubit me 110,000

kuna kroate, për shkak se në

ndeshjen për kupë me Dinamon e

Zagrebit nga tribunat e stadiumit

tifozët hodhën banane, duke i fyer

dhe kamerë, por edhe xhirimi

dyorësh i sigurimit të hotelit

Life Design, ku ishin vendosur

amerikanët.

Ekipi i Discovery Channel po

xhironte ndërtimin e urës së re

mbi Ada Ciganlija. Supozohet se

për shkak të moti të mirë, Foster

kështu rëndë lojtarët zezakë të Dinamos.

Më 18 prill 2010. (Sportske

Novosti)

5. JU TREGOJ UNË

“Lëvizja çetnike në fakt ishte një

lëvizje çlirimtare, e cila a u krijua

në luftën kundër Perandorisë dorisë Osmane.

Lëvizja çetnike nuk mund

të klasifi kohet njësoj sikurse kurse këto

dy organizatat fashiste të cilat ne

dëshirojmë t’i ndalojmë”. ë”.

- Vesna Sain, përfaqësuese qësuese e

partisë serbe SNSD në Asamblenë samblenë

Parlamentare të Bosnje e HercegoHercegovinës, derisa më 12 maj 2010

e komenton aprovimin in e

ligjit për ndalimin e organiganizatave neofashiste (ustashëve, shëve,

çetnikëve, dhe të hanxhar-dihar-divizioneve). ( Fena)

6. MOSKUPTIMI

I GJUHËS

“Po i dëgjoja para pak akkohësh Lajmet në TV e Federatës, deratës,

dhe ajo udhëheqësja e tyre

po thoshte: ‘Në muajin in e

rrushit (shtator) delegaacioni ynë do të vizitojë jë

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

kishte lënë dritaren e hapur, e hajnat

hynë përmes saj dhe i vodhën

gjësendet e amerikanëve, përderisa

ata po hanin darkë.

Fatmirësisht, hajnat nuk hyn

në dhomat tjera të ekipit të Discovery,

ku ndodhej e gjithë teknika,

materialet e xhiruara, dhe pajisja

me vlerë prej mbi 100,00 eurosh.

Natyrisht, Ambasada amerikane

në Beograd ia lëshoi Fosterit një

pasaportë të përkohshme. Ajo

që “habit” është se amerikanët

u plaçkitën natën e fundit të

qëndrimit në Beograd – mbase,

për rrugë të mbarë.

MARGARITARET

BALLKANIKE NE

Turqinë’. E një mike imja aty pranë, na duhet të dëgjojmë një gjuhë që

më thotë: ‘Çka do të thotë muaji i nuk e kuptojmë”.

rrushit?’ Vëllezër, ne kërkojmë që - Reis-ul-ulemaja i Bashkësisë Is-

në televizionin tonë, të cilin edhe lame të BeH, Mustafa Ceric, më 22

e paguajmë, të futet dygjuhësia,

pra edhe boshnjakishtja edhe

korrik 2010. (Slobodna Dalmacija)

kroatishtja. Ose, që të na japin një

televizion tonin boshnjak, ku do të

fl itet vetëm gjuha boshnjake. Pse 7. LIGJI I

PRO

PROBABILITETIT

“Sipas “Sip ligjit kroat, mishi nuk ka

afat të

saldimit”.

- -Pe Petar Cobankovic, ministër

kroat i Bujqësisë, derisa, më 27

gusht 2010, fl et rreth informacionit

nit se

qytetarët e këtij vendi hanë

produkte produ të mishit 10 vjet të vjetra.

(Jutarnji (Jutar List)

8. KUR K TË HUMBET

BUS BUSULLA

“Serbët “Ser dhe kroatët kanë një his-

tori, jo

edhe aq të shkëlqyeshme,

por është ës e tyre. E myslimanët nuk

e kanë kanë. Ata kanë një histori të huaj.

Prandaj Prand edhe iu duhen Srebrenica

dhe aagresori.

Iu duhet që të jenë

viktima, viktim që të kenë Matia Gubecët,

Betejat Beteja e Kosovës dhe Jasenovcët e

tyre. PPrandaj,

edhe glorifi kimi i një

perandorie peran

lindore e cila këndej-


2010

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

pari ka grirë me shekuj, paraqet

një autizëm të plotë historik.

- Rajko Vasic, sekretar ekzekutiv

i partisë serbe SNSD, dhe fashist

për nevoja personale të Liderit të

Madh (Dodik), shkruan në bllogun

e tij më 17 shtator 2010, në kohën

kur fushata elektorale për zgjedhjet

parlamentare në BeH kishte

arritur kulmin. (Bhdani.net)

9. KËTË S’DO TA

DEKLARONTE AS

KRYEMINISTRI

CVETKOVIC

“Ne s’jemi mësuar që të planifi

kojmë diçka më gjatë se 15 ditë,

ose një muaj”.

- Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka

Kosor, derisa më 20 shtator

2010 po vazhdonte me serinë e

deklaratave të saj të pabesueshme

javore. (Net.hr)

10. O ZOT,

MËSHIROHU!

“Është shumë e vështirë që

të fitohet mbështetja për ligën

Artdashësi Sanader

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader,

Krishtlindjen e kaloi i vetmuar,

në burg, njësoj siç do ta kaloj

edhe festën e Vitit të Ri. Me gjasë,

një prej arsyeve që gruaja e tij

Mirjana, dhe vajza e vogël Bruna

nuk mund ta braktisin Zagrebin,

mbase lidhej edhe me një ngjarje

ortodokse. Zoti na ndihmoftë,

megjithëse mendoj se kjo gjë

shumëkujt po i duket ekstreme”.

- Vladan Lukic, president i ekipit

futbollistik Crvena Zvezda, duke

kundërshtuar idenë për formimin

e një lige futbollistike rajonale, sipas

modelit të ligës basketbollistike

NLB. Më 1 tetor 2010. (Press)

11. DEMOKRATI

“Shpresoj se, së bashku me kolegët

në Kuvendin e Kroacisë, do të

arrijë të vijë deri te shkaqet që sollën

deri te ky zhvillim i pabesueshëm

dhe jodemokratik i ngjarjeve,

të cilat janë absolutisht jokompatibile

me standardet demokratike

evropiane, por edhe të vendeve

tjera demokratike në botë”.

- Figura piktoreske e Ivo Sanader,

në karrierën e të cilit refl ektohet

i gjithë mjerimi i tranzicionit

të Kroacisë. Ish-kryeministri dhe

ish-anëtar i parlamentit kroat, derisa

fl et për tronditjet e shkaktuara

nga korrupsioni, të cilat dolën në

dritë tek pasi ai u largua nga posti

i kryeministrit. Më 22 tetor 2010.

(Net.hr)

12. JETË O JETË!

“Ne dëshirojmë që Serbia të ecë

përpara, dhe që deputetët e saj të

jetojnë pak më ndryshe”.

- Kryetarja e Parlamentit të Serbisë,

Slavica Djukic Dejanovic, fl et

rreth ngritjes eventuale të rrogave

të deputetëve, atëherë “kur të vije

koha për këtë gjë”. Më 21 nëntor

2010. (B92)

13. E KEQKUPTUAN

“Unë ende mendoj se Slobodan

Milosevic u bombardua vetëm për

shkak se nuk lejoi që këtu të hynin

korporatat e tyre, dhe jo për shkak

se ishte njeri i lig”.

- Emir Kusturica, në emisionin

Agape, më 28 nëntor 2010. (Studio

B)

14. ME TAKTIKË

KUNDËR TRURIT

“Vendimi i Serbisë që të mos

marrë pjesë në ndarjen e Çmimit

Nobel në Oslo ishte një lëvizje taktike,

e cila synon të forcojë integrimet

evropiane të Serbisë”.

- Mirko Cvetkovic, kryeministër

i Serbisë, gjatë konferencës për

integrime evropiane të Ballkanit

Perëndimor në Bruksel, derisa

i përgjigjet pyetjes se përse Serbia

s’do të marrë pjesë zyrtarisht

në ndarjen e Çmimit Nobel për

Paqe në Oslo. Pak orë më vonë,

Cvetkovic ndryshoi mendje dhe -

për shkaqe taktike – vendosi që të

dërgojë një përfaqësues në Oslo.

(e-Novine)

që e pasoi Krishtlindjen. Nga vila e

Sanaderit në qendër të Zagrebit,

me urdhër të prokurorit shtetëror,

policia kroate konfi skoi shumë

vepra artistike.

Veç policëve, në shtëpinë e Sanader

qëndroi edhe një historian arti,

i cili po iu ndihmonte organeve të

Përmes një kumtese të publikuar

pak para Vitit të Ri, Riaseti i

Bashkësisë Islame të BeH pohon

se “Baba Dimri iu është imponuar

myslimanëve dhe fëmijëve të tyre

në kohën e njëmendësisë dhe

shtypjes”. Dhe, jo vetëm kaq.

Në kumtesën e publikuar me

kërkesë të boshnjakëve për të

marrë një qëndrim dhe për të

kumtuar pikëpamjet e tij për

Baba Dimrin, Riaseti thekson

edhe se, “festa e lartpërmendur

dhe simboli i saj nuk janë elemente

të pranuara e as të njohura

në traditën islame të boshnjakëve”.

«Duk respektuar të drejtë e

çdo individi dhe familje që në

ndjekjes në vlerësimin e pikturave

artistike që u konfi skuan prej

atje. Pikturat e konfi skuara do të

mbesin në pronësi të shtetit derisa

përmes procesit gjyqësor kundër

Sanader të mos dëshmohet fajësia

e tij për përvetësimin e parave të

shtetit, me qëllim të fi nancimit të

situatën konkrete të veprojnë

në përputhje me vetëdijen dhe

me përcaktimin e tyre”, nënvizoi

Riaseti, megjithëse “Baba Dimri

është drejtpërdrejt i lidhur me

traditën e krishterë dhe ai, në

fakt, është vetëm një emër tjetër

për personazhin e kësaj tradite,

që njihet si Shën Kolli”.

«Ata që e heshtin këtë fakt

dhe që mundohen ta paraqesin,

gjegjësisht ta imponojnë

Baba Dimrin si simbol të gjithpranueshëm

për shpërndarje

dhuratash fëmijëve me rastin e

viti të ri kalendarik, shënimi i të

cilit gjithashtu lidhet me besimin

e krishterë në datën e lindjes

së Jezu Krishtit, e mjegullojnë

të vërtetën dhe e mashtrojnë

BALLKAN EXPRESS 27

Bashkësisë Demokratike Kroate

(HDZ), kryetar i së cilës ishte Ivo

Sanader.

Ndryshe, vlera e pikturave të

konfi skuara vlerësohet të jetë disa

milionë euro.

A thua sa vlenë koleksioni i orëve

të dorës të ish-kryeministrit kroat?

Fushata kundër Baba Dimrit

Fotoexpress

Hoteli i akullt rumun

Në hotelin e akullt Balea Lac,

në qendër rumune të skijimit

në malin Fagaras, edhe sivjet

për kërkohet një vend më

shumë . Deri tek hoteli i vetëm

i akullt i Evropës Juglindore,

që ndodhet në një lartësi prej

2,034 metrash, arrihet vetëm

me teleferik. Mysafirët kanë në

dispozicion edhe në Spa qendër,

sepse kjo zonë që nga koha e

romakëve antikë është e njohur

për nga ujërat e saj termale.

opinionin, e në veçanti fëmijët

myslimanë, duke tentuar që të

paraqesin një simbol të krishterë

si neutral dhe si një mantër

të gjithpranueshme dhe të

dëshirueshme të sjelljes”, sqaron

Riaseti i BeH, duke bërë thirrje që

duhen injoruar baba Dimrin, por

edhe kremtimin e Vitit të Ri.

Ndryshe, gjatë dhjetë viteve të

fundit Baba Dimri ishte temë e

shpeshtë e polemikave në Sarajevë,

në veçanti për shkak se fëmijët

nëpër çerdhet sarajevase

mësonin se baba Dimri nuk është

pjesë e traditës myslimane, e

cila gjë nxiti revoltën e një numri

të madh të prindërve të besimit

islam, por edhe të besimeve tjera.

(Beta)


28 FJALËKRYQ

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

MARKETING 29


30

MARKETING

Republika Kosovo Opština Ranilug

Republika e Kosoves Komuna e Ranillugut

ОПШТИНА РАНИЛУГ

ЖЕЛИ

СРЕЋНУ НОВУ 2011 ГОДИНУ И

БОЖИЋНЕ ПРАЗНИКЕ,

СВОЈИМ ГРАЂАНИМА

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Republika Kosovo Opština Ranilug

Republika e Kosoves Komuna e Ranillugut Republic of Kosovo Municipality of Ranilug

KOMUNA E RANILLUGUT

QYTETARËVE TË SAJ JU

DËSHIRON

ME FAT VITI I RI 2011-të DHE

FESTAT E KRISHTLINDJEVE


VESHJE E

SIPËRME

PREJ SHAJAKU

(shq.)

LYERJA

ME EMAL

SHKRIMTARE

JONA

KAMBERI

EMËR I HUAJ

MASHKULLI

FITIMI

(dem.)

E PA

DOBISHME

(sh.)

QË PËRMBAN

RËRË

PARJA E

MAQEDONISË

AKTORI

AMERIKAN,

BRENDON

JO I

BARDHË

VETËM

MOTI

THELBI I

DIÇKAJE

(shq.)

AUSTRIA

EMËR I HUAJ

FEMRE

QËLLIM

A SYNIM

AGIM

ÇEKU

PESHQIR

PAS TË

SHTATIT

PESHOJ

(fig.)

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011 FJALËKRYQ

AKTORE

E NJOHUR

AMERIKANE

SOLISTJA,

KONÇI

PAISJE ME

ARMË

I MAR

TIPARET

AMERIKANE

AKTORI

AMERIKAN,

ESTON

TOÇIS (shq.)

GARË

VRAPIMI

E GJATË

42 KILOMETRA

E 195 METRA

I.XH


QESHURA

ME ZË

ENDEMI

ANDEJ E

KËTEJ

GJË,SEND

(lat.)

LLOJ

KROKODILI

(shq.)

INTENSITET

ZERO

AZOT

BËHET ME

VRIMA

NAFAKA

ÇITJANE MA JEP

KALI ME QIME

TË KUQË-

RREMTË NË

TË VERDHË

CIGAN

ENDACAK

UJËVARË NË

AMERIKËN

VERIORE

USHQIM

KRYESOR

KINEZ

A

ORË E

CAKTUAR

I.F

ELEMENT

KIMIK (U.)

“ARGËTIMI”

ANËCAKU

QË ËSHTË

KRIJUAR

NGA ARABËT

“LL” NË MES

TË DY “O”

ANIMACI-

ONET

SHKRONJA

E PARË

KËNGË

GJUMI

(shq.)

LLOJ

PAPAGALLI

ITALIA

SOLISTE

E NJOHUR

SHQIPTARE

OKSIGJENI

FUSHAT E

MBJELLURA

ME ORIZ

QYTET NË

ISH.PALAVAN

TREGU

MASHKULLI

I ROSËS,

ROSANI

E

DASHURISË

BIJA E ZEUSIT

DHE ERIDËS

I DËRGUARI

SPECIAL

(shq.)

LUMË NË

KOSOVË

SHKRONJA

E DYTË E

ALFABETIT

NOTË

MUZIKORE

TREPÇA

TIFANI

AMBER

METËR E

ENERGJI

KALIM NË

ARKIPELAGUN

SOLOMON

JELJA E

KALIT

TITULL I

LARTË TURK

UNITED

NJËSI PESHE

PËR GURË

TË ÇMUAR

NJË PJESË

E CAKTUAR

KOHE

SHENJAT

MUZIKORE

BËRA

MAHI

L.E.F

KUNDREJT

I KEQI

“ZORO”

KËNGËTAR

SHQIPTAR,

SHAQIRI

EMËR

MASHKULLI

PËRHAPJE

E VALËVE

QYTET NË

BREGUN P TË

CELEBESIT

ANGSTREM

RREZE

TËRËSI

KANALESH

MUHAMETI

(dem.)

KRYEHOXHA

I XHAMISË

USHTRIA

DETARE POETE

DAL NË

FOTOGRAFI

ZOTËROJ

DIÇKA

EMËR

MASHKULLI

SHQIPTAR

JO ÇIFT

INTRO

ADELINA

ISMAJLI

EDITA

SOPJANI

PAMELA

ANDERSON

MIRATIMET

ZYRTARE

TANTAL

PËREMËR

VETOR

SHQIPTARE,

NAZMIE

TEMPO

SHPEND I

FAMILJES

ANATIDAE

(sh.shq.)

TONELATË

RRALLËSI

(lat.)

KALIUM

RADIUS

PËRPJEKJE

PËR TË

VRARË NJË

NJERI

TAKSË QË

I PAGUHET

SHTETIT

KËNGËTAR

SHQIPTAR,

GËZIM

KLINT

ISTVUD

31


32

MARKETING

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Mirëserdhët në botën HD!


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

MARKETING 33


34 FJALËKRYQ

KËNGËTARE

E NJOHUR

JONA

BANORËT E

IRLANDËS

ARMË

GJAHU ME

DY TYTA

VËLLAI

I MADH

(krahin.)

NJERIU

METALIK

D.L.E

EMËR I HUAJ

MASHKULLI

KUNDREJT

HUMBJA

PIJE

ALKOOLIKE

ADELINA

ISMAJLI

FESTA

KRYESORE E

MYSLI-

MANËVE PAS

RAMAZANIT

SIPËRFAQE

PEZMATIMI

I VESHIT

NOTË

SOLMIZIMI

EMRI I DISA

SULLTANËVE

NË P.OSMANE

PËREMËR

VETOR

BËRTITI

(lokal.)

NGJITËS,

ZAMKË

Ë.T

APROVIM

(sh.shq.)

AKTORI

AMERIKAN

NGA FOTO

MENDËR

E BUTË

MONARKI

ABSOLUTE

PROVINCË

E VJETËR

NË VP TË

LIBISË

ZËRI “A” I

NGRITUR

SEKTI I

VEÇANT I

MYSLIMANËVE

QË KA TË

BËJ ME

ALFABETIN

(sh.)

ZERO

VENDBANIM

NË NJË PARA-

LAGJE TË

TEHERANIT

SOLISTE

JONA

SMAJLI

AUSTRIA

POEZI LIRIKE

TË PËRVAJ-

SHME (sh.shq.)

ARTA

MUÇAJ

BANOR

I JEMENIT

RADIUS

“BAZAT E

ARSIMIT

TEKNIK”

SKIATOR

OKSIGJEN

..... ,

E DYTA

LLOJ

PESHOREJE

PAKICAT

KOMBËTARE

MOLIBDEN

PËRDORET

NË KUPTIM

DËFTOR

METODË

MJEKËSORE

QË PËRDORET

KUNDËR

DHIMBJEVE

FSHAT NË

RRETHIN E

DURRËSIT

ELEKTRONI

POROSIA

E FUNDIT

SHKRIRJE

E NJË KOMBI

(sh.shq.)

JERONIM

DERADA

VEND I

SHENJTË

NË ARABI

NJËSIA

MONETARE

E LAOSIT

Ë.SH

KALAMA

SOLISTJA

PERUANE,

SUMAK

AMPER

AKTORJA

MEKSIKANE,

MEDINA

ENERGJIA

“K” NË MES

TË DY “E”

NJËSIA E

REZISTENCËS

ELEKTRIKE

ZHURNA-

LIST

SOLIST YNI

(Remzi Jakupi)

KALI I

SHALËS

TË AGJË-

RUARIT (shq.)

LLOJ

DRURI

NJË

(romak.)

SOLISTJA

SHQIPTARE,

FARA

PJESË E

MESDHEUT

GRIMCAT

E IMËTA

INICIALET

E AKTORIT

AM.,MARFI

ROBERT

TEJLOR

HOKA

ADHURIM

(sh.shq.)

BANORE E

SHBA-ve

TËRKUZA,

KONOPI

AI QË BËN

MËKAT

RREZE

FOSFOR

GRADË E

LARTË

USHTARAKE

SHTIMET E

POPULLSISË

NGJARJE

E PËRGJAK-

SHME

FUTBOLLISTI

AMANÇIO

SHKON,

LARGOHET

I PAGJAK

O.Z

KUSAR

DETI (shq.)

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

KUSHTET

MATERIALE

PËR TË

JETUAR

LLOJ

PAPAGALLI

THEMBRA

E KËPUCËS

GRUP

ISHUJSH

ISLANDEZ

UJI NË

PËRQASJE

ME TOKËN

MELIHATE

AJETI

“ARGËTIMI”

ITALIA

MUNGESË

E GJAKUT NË

PËRGJITHËSI

TENISTJA

GREKE,

GORDINA

ALANIS

MORISET

MASA

PERIMETËR

COKATA

TETOVA RRËMUJË TË KATE-

GORIZUARIT

(sh.shq.)

BABAI


QESHURA

VIÇ DY-TRE

VJEÇ

REZISTENCA

IGLI

TARE

ERMIRA

MORINA

BREJTËS

GJITAR

DESI

ARNAZ

SULMIMI


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO

QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVO

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE – MINISTARSTVO ZA PRIVREDU I FINANSIJE – MINISTRY OF ECONOMY AND FINANCE

MARKETING 35

Ministri Ahmet Shala në emër të Ministrisë së

Ekonomisë dhe Financave ju Uron Festën e vitit

te ri 2011 , te gjithë qytetarëve të Republikës së

Kosovës, me urimet më të mira për vitin 2011


36

Bota

redaktor: Arsim Buxhovi

e-mail: arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

@

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

VITI I MIKROTERRORIZ

EKONOMIKE, WIKILEA

Gjatë vitit 2010, kemi parë daljen në sipërfaqe të një lloji të

ri të luftës- mikroterrorizmit, i cili mund të defi nohet si terrorizëm

i nivelit të ulët, praktikuesit e të cilit nuk zgjedhin

operacione spektakolare, por më parë operacione, të cilat

kanë gjasa që të jenë të suksesshme. Në qendër të vëmendjes

ishte edhe themeluesi i Wikileaksit, Julian Assange.

K

y vit është karakterizuar

nga ekonomia, rikëndellja e

ngathët, kriza në Evropë.

Gjatë vitit të kaluar, kemi parë

daljen në sipërfaqe të një lloji të

ri të luftës- mikroterrorizmit, i cili

mund të defi nohet si terrorizëm i

nivelit të ulët, praktikuesit e të cilit

nuk zgjedhin operacione spektakolare,

por më parë operacione,

të cilat kanë gjasa që të jenë të

suksesshme. Kjo praktikë është

mbështetur nga Al Kaida, aleatët

ideologjikë të kësaj organizate,

edhe pse mbetet e paqartë se a

mbesin Bin Ladeni dhe Ajman Al

Zavahri ende ideatorë dhe iniciatorë

të këtyre aksioneve.

Viti 2010 është karakterizuar

edhe nga kriza e financave në

Evropë, me gati falimentimin

shtetëror të Greqisë dhe të Irlandës,

me problemet fi nanciare,

me të cilat po përballen ndër të

tjera edhe Spanja, Portugalia dhe

Italia. BE-ja u përball me telashe

të mëdha, për të mbajtur gjallë

dhe për të rikëndellur fi nancat e

shteteve të veta anëtare, që janë

në telashe. Katastrofat ishin një

tjetër dukuri, të cilat tronditën

botën gjatë këtij viti. Në qendër të

vëmendjes në vitin 2010 ishte edhe

themeluesi i Wikileaksit, Julian Assange.

JANAR

1 janar- Sulmi vetëvrasës në Laki

Marvat në Pakistan. Së paku 95 të

vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Një

sulmues vetëvrasës hodhi veten në

ajër, gjatë një loje të volejbollit.

Spanja merr përsipër kryesimin

e BE-së nga ana e Suedisë.

3 janar- Qeveria e Serbisë padit

Kroacinë për gjenocid, para

Gjykatës ndërkombëtare të

drejtësisë.

10 janar- Ivo Josipoviq

ngadhënjen në rrethin e dytë të

zgjedhjeve presidenciale në Kroaci,

duke u zgjedhur presidenti i

tretë i Kroacisë, pas pavarësimit

të vendit në vitin 1991.

12 janar- Një tërmet me fuqi 7.0

shkallë të Rihterit godet Haitin.

Lëshohet alarmi për cunami. Mbi

200 mijë të vdekur. OKB-ja thekson

se është kjo katastrofa më e madhe,

me të cilën është përballur në

historinë e saj.

18 janar- Lirohet Mehmet Ali

Agça, njeriu që qëlloi Papa Gjon

Palin II, në maj të vitit 1981, pas

gati tri dekadave prapa grilave.

20 janar- Vdes gazetari rus, Konstantin

Popov, pas rrahjeve nga ana

e policisë në qytetin Tomsk.

SHKURT

1 shkurt- Sekretarja amerikane

e shtetit, Hillary Clinton, kërkon

nga Kina që të mbështet sanksionet

kundër Iranit, për shkak të

programit bërthamor të Teheranit.

5 shkurt- Koreja e Veriut kumton

se do të lirojë shtetaset amerikane,

të cilat hynë në territorin e këtij

shteti komunist, më 25 dhjetor

2005.

7 shkurt- Laura Cinchilla zgjidhet

presidente e Kosta Rikës,

femra e parë që e siguroi këtë funksion

në historinë e Kosta Rikës.

11 shkurt- Presidenti i Iranit,

Mahmoud Ahmadinejad, deklaron

se Irani tashmë është shtet bërthamor,

pas pasurimit të suksesshëm

të uraniumit prej 20 për qind.

11 shkurt- Ish-presidenti amerikan,

Bill Clinton, i nënshtrohet një

intervenimi në zemër.

14 janar- Viktor Janukoviq shpallet

zyrtarisht fi tues i zgjedhjeve

presidenciale në Ukrainë.

18 shkurt- Barack Obama takohet

me Dalai Lamën, përkundër

kundërshtimit të Kinës.

MARS

1 mars- Arrestohet në Londër

ish-presidenti i Bosnjës, Ejup Ganiq,

nën akuzat për krime të luftës.

7 mars- Votuesit në Irak marrin

pjesë në zgjedhjet presidenciale

dhe në referendumin për statusin

e marrëveshjes për forcat.

13 mars- Kanali televiziv gjeorgjian,

Imedi, nxit panik në gjithë

Gjeorgjinë, me lajmin për kinse

fillimin e një invadimi të ri nga

ana e forcave ruse dhe me lajmin

për vrasjen e presidentit Mikhail

Sakashvili.

18 mars- Autoritetet turke arrestojnë

rreth 20 persona, nën dyshimin

se kishin përgatitur puç.

21 mars- Partia e presidentit të

Francës, Nicolas Sarkozy, pëson

humbje të rëndë në zgjedhjet rajonale.

22 mars- Dhoma e Përfaqësuesve

në SHBA miraton ligjin për

sigurimin shëndetësor.

26 mars- Një anije e fl otës detare

të Koresë së Jugut, me rreth 100

anëtarë të ekuipazhit, fundoset në

kufi rin perëndimor detar me Korenë

e Veriut.

28 mars- Italianët testojnë kryeministrin

Silvio Berlusconi në

zgjedhjet rajonale.

29 mars- Sulmues vetëvrasës

hedhin veten në ajër në dy stacionet

e metrosë në Moskë, Lubyanka

dhe Park Kultury, duke vrarë me

këtë rast së paku 36 persona.

PRILL

5 prill- Wikileaks publikon një

video-xhirim nga viti 2007, në të cilin

mund të shihet vrasja e civilëve,

duke përfshirë këtu edhe atë të dy

punëtorëve të agjencisë së lajmeve

Reuters, nga ana e ushtrisë amerikane

në Bagdad.

6 prill- Kryeministri i Britanisë,

Gordon Brown, shpall zgjedhjet e

përgjithshme më datën 6 maj.

7 prill- Protestuesit në kryeqytetin

e Kirgizisë, Bishkek, pushtojnë

ndërtesat qeveritare, Presidenti,

Kurmanbek Bakijev, arratiset nga

vendi.

8 prill- Presidenti i SHBA-së dhe

ai i Rusisë, Barack Obama dhe Dimitri

Medvedev, nënshkruajnë

traktatin e ri për reduktimin e armatimit

bërthamor.

10 prill- Presidenti i Polonisë,

Lech Kaczynski, së bashku më

bashkëshorten e tij dhe 94 persona

tjerë humbin jetën, pas rrëzimit të

aeroplanit me të cilin po fl uturonin,

në qytetin rus, Smolensk.

11 prill- Partia e djathtë, Fidesh,

fi ton shumicën e ulëseve në parlament,

pas përfundimit të zgjedhjeve

të përgjithshme në Hungari.

15 prill- Si pasojë e shpërthimit

të vullkanit Eyjafjallajökull

në Islandë mbyllen për qarkullim

hapësirat ajrore të Belgjikës,

Britanisë, Çekisë, Danimarkës,

Holandës, Francës, Gjermanisë,

Islandës, Irlandës, Norvegjisë, Polonisë,

Rusisë dhe e Suedisë.

22 prill- Shpërthim në plat-


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

ZMIT, KRIZES

KSIT...

30 qershor- Irlanda hyn edhe

zyrtarisht në recesion.

KORRIK

1korrik- Belgjika merr përsipër

nga Spanja kryesimin e radhës të

BE-së.

formën për shpim, Deepwater 2 korrik- Kryeministri i Izraelit,

Horizon në Gjirin e Meksikës. Me Benjamin Netanyahu, kumton

miliona barela naftë derdhrn në se Izraeli nuk do t’i kërkojë falje

det, duke shkaktuar një katastrofë Turqisë, për sulmin kundër fl otës

ambientale.

me ndihma për Gazën dhe se nuk

do t’u paguhet kompensim perso-

MAJ

nave të lënduar.

5 korrik- Polonia she SHBA-ja

nënshkruajnë marrëveshjen për

1 maj- Një pjesë e sheshit Times stacionimin e një mburoje anti-

Square në New York evakuohet, pas raketore amerikane në territorin

zbulimit të një autobombe, e cila u polak, për të mbrojtur Evropën nga

deaktivizua para se të shpërthente. sulmet e mundshme raketore nga

2 maj- BE-ja dhe IMF-ja pajto- Irani dhe shtetet e tjera. Rusia e

hen për pakon për shpëtimin e kundërshton marrëveshjen.

Greqisë, me të cilën do të ofrohen 8 korrik- Në shkëmbimin më të

120 miliardë euro, për t’i dhënë madh që nga përfundimi i Luftës së

fund krizës së borxheve në këtë Ftohtë, 10 agjentë rusë, të infi ltruar

shtet.

në SHBA, depërtohen në shkëm-

6 maj- Zhvillohen zgjedhjet bim për katër amerikanë.

parlamentare në Britani. Gordon 15 korrik- Pas 85 ditëve, kom-

Brown dhe laburistët e tij humbin pania e naftës BP arrin të ndalë

pushtetin pas 13 viteve në qeveri. rrjedhën e naftës në BP, me ç’rast u

Udhëheqësi i konservatorëve, Da- vlerësua se rreth 200 milionë barelë

vid Cameron zgjidhet kryeministër janë derdhur në det.

i ri i Britanisë.

24 korrik- Si pasojë e një paniku,

19 maj- Një komision i pavarur i cili shpërtheu gjatë festivalit “Love

hetues konstaton se një torpedo Parade” në Duisburg, në Gjermani,

e shkrepur nga një anije e Koresë humbën jetën së paku 21 persona

së Veriut ka fundosur anijen ju- dhe u lënduan mbi 500 të tjerë.

gkoreane në Cheonan, me ç’rast 25 korrik- Wikileaks publikon

humbën jetën 46 marinarë jugko- rreth 90 mijë dokumente të fshehta

reanë.

ushtarake për luftën në Afganistan.

31 maj- Ushtria izraelite sulmon 31 korrik- Chelsea Clinton mar-

fl otën me ndihma humanitare për tohet me bankierin Marc Mezvin-

territorin e bllokuar të Gazës, duke

vrarë me këtë rast nëntë shtetas të

Turqisë.

sky.

QERSHOR

2 qershor- Kryeministri i Britanisë,

David Cameron, e quan si

plotësisht të papranueshëm aksionin

e ushtrisë izraelite kundër

fl otës me ndihma humanitare për

Gazën.

2 qershor- Kryeministri i Japonisë,

Yukio Hatoyama jep dorëheqje,

pasi që nuk arriti të realizojë premtimin

e tij për të larguar nga ishulli

Okinava një bazë të ushtrisë amerikane.

4 qershor- Naoto Kan emërohet

kryeministër i ri i Japonisë.

7 qershor- Këshilli i Sigurimit i

OKB-së vendos rrethin e katërt të

sanksioneve kundër Iranit.

15 qershor- Fillon procesi

gjyqësor kundër 33 pjesëtarëve të

dyshuar të grupit Ergenekon, të

akuzuar për organizimin e komplotit

për rrëzimin e qeverisë së

Turqisë.

20 qershor- Zhvillohen zgjedhjet

e parakohshme presidenciale në

Poloni, të shpallura pas vdekjes

tragjike të presidentit Lech Kaczynski.

Fiton ushtruesi i detyrës së presidentit,

Branislav Komorovski, pas

rrethit të dytë, të zhvilluar dy javë

më vonë.

GUSHT

5 gusht- Në Kil 33 minatorë raportohen

si të zhdukur.

16 gusht- Gati 2 mijë njerëz humbin

jetën dhe me miliona të tjera

mbesin të pastrehë, pas vërshimeve

në Pakistan.

19 gush- Brigada e fundit luftarake

amerikane largohet nga Iraku,

shtatë vjet dhe pesë muaj pas fi llimit

të invadimit amerikan në këtë vend.

22 gusht- Minatorët e ngujuar në

Kil dërgojnë një letër, me të cilën

njoftojnë se të gjithë janë gjallë,

ndërsa ekspertët vlerësojnë se për

nxjerrjen e tyre nga miniera nevojiten

së paku katër muaj.

SHTATOR

11 shtator- Prifti nga Florida, Terry

Jones, heq dorë nga qëllimi i tij për

të djegur Kuranin më 11 shtator, në

shenjë proteste për shkak të planit

për ndërtimin e një xhamie në Ground

Zero.

11 shtator- SHBA-ja kujton

nëntëvjetorin e sulmeve terroriste

të 11 Shtatorit 2001.

24 shtator- Themeluesi i rrjetit

social, Mark Zuckerberg, ndan 100

milionë dollarë për një shkollë në

Newark, New York.

TETOR

1 tetor- Shefi i personelit të

Shtëpisë së Bardhë, Rahm Manuel,

largohet nga funksioni i tij, për t’ia

lëshuar vendin Pete Rouse.

13 tetor- Që të 33 minatorët kilianë

të ngujuar në minierë nxirren

një nga një, pas 69 ditëve të kaluara

nën tokë.

8 tetor- Aktivisti kinez për të drejta

të njeriut, Liu Xiabo, nderohet

me çmimin Nobel për Paqe.

22 tetor- Wikilieaks publikon

391 mijë dokumente të fshehta për

luftën në Irak, në të cilat sugjerohet

se që nga fi llimi i konfl iktit në mars

të vitit 2003, kanë humbur jetën

rreth 100 mijë civilë.

NËNTOR

2 nëntor- Republikanët sigurojnë

shumicën në Dhomën e

Përfaqësuesve, duke fi tuar 63 ulëse

në zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa

demokratët ruajnë shumicën në

Senat.

9 nëntor- Ish-presidenti amerikan,

George Bush, boton librin e

tij të kujtimeve, “Decision Points”.

11 nëntor- Grindja mes SHBA-së

dhe Kinës rreth vlerës së valutave lë

nën hije takimin e shteteve anëtare

të grupit G20 në Seul.

23 nëntor- Koreja e Veriut sulmon

me artileri ishullin jugkorean,

Yeongpyeong, duke vrarë me këtë

rast katër persona.

28 nëntor- Wikilekas fi llon publikimin

e 250 mijë kabllove private,

të shkruara nga diplomatët

amerikanë.

DHJETOR

8 dhjetor- Policia britanike

arreston themeluesin e Wikileaksit,

Julian Assange, pas akuzave të

ngritura kundër tij në Suedi për

abuzim seksual.

9 dhjetor- Studentë të hidhëruar

sulmojnë automjetin me të cilin

po udhëtonin Princi Charles dhe

bashkëshortja e tij, Camilla.

10 dhjetor- Me çmimin Nobel

për Paqe dhe medaljen e vendosur

në një karrige të zbrazët, disidenti

kinez, Liu Xiabo duartrokitet

me ovacione gjatë ceremonisë së

ndarjes së shpërblimeve në Oslo.

13 dhjetor- Shuhet gjiganti i

diplomacisë amerikane, Richard

Holbrooke.

15 dhjetor- Themeluesi i Facebookut,

Mark Zuckerberg, shpallet

person i vitit nga revista

amerikane, Time.

16 dhjetor- Autoritetet britanike

lirojnë me kusht Julian Assangen.

22 dhjetor- Senati i SHBA-së miraton

marrëveshjen START për reduktimin

e armatimit bërthamor,

të nënshkruar mes SHBA-së dhe

Rusisë.

23 dhjetor- OKB-ja njofton se

së paku 173 persona janë vrarë

në Bregun e Fildishtë, si pasojë e

dhunës që shpërtheu pas përfundimit

të zgjedhjeve presidenciale

në këtë shtet afrikan.

23 dhjetor- Dy bomba

shpërthejnë para ambasadave të

Zvicrës dhe të Kilit në Romë.

24 dhjetor- Në porosinë e tij tradicionale

për Kërshëndella, Papa

Benedicti apelon për paqe në botë.

25 dhjetor- Së paku 45 persona u

vranë, ndërsa mbi 50 të tjerë u lën-

BOTA 37

duan në Bajaur, Pakistan, pas sulmit

vetëvrasës të ndërmarrë nga një sulmuese

vetëvrasëse.


38 BOTA

MILIARDERI MODEST

Për shkak se ka

lidhur më shumë se

500 milionë njerëz

dhe për shkak se

ka formësuar marrëdhëniet

sociale

mes tyre, për shkak

të krijimit të një

sistemi të ri për

shkëmbimin e informatave

dhe për

shkak të ndryshimit

të mënyrës së

jetesës tonë, Marck

Zuckerberg u shpall

nga revista amerikane

TIME si “Njeriu

i Vitit” 2010.

N

ë pasditen e 16 nëntorit

2010, Mark Zuckerberg ishte

duke e kryesuar një takim

në Aquarium, një nga dhomat e

konferencave të kompanisë Facebook.

Papritmas u hap dera

dhe brenda hyri një person me

fl okë të thinjur, i shoqëruar nga

disa bashkëpunëtorë të tij. Ai iu

prezantua Zuckerbergut: Robert

Miller, drejtor i FBI-së.

Ata shtrënguan duart dhe biseduan

ca minuta, e më pas Miller

u largua. Më pas mbretëroi një

qetësi dhe të gjithë shikuan njëritjetrin,

duke parashtruar pyetjen,

“Çfarë në djall ndodhi?”

Ishte kjo një pyetje me vend.

Para gati shtatë viteve, në shkurt

të vitit 2004, Zuckerberg ishte një

student 19-vjeçar në Harvard, kur

startoi shërbimin e tij në rrjet, nga

dhoma e tij në konvikt. Shërbimi u

pagëzua me emrin Thefacebook.

com dhe u cilësua si një shërbim

online, që lidhë njerëzit nëpërmjet

rrjeteve sociale nëpër kolegje.

Këtë vit, Facebook regjistroi

anëtarin e vet të 550-miliontë.

Anëtarët e Facebookut fl asin 75

gjuhë dhe së bashku kalojnë më

shumë se 700 bilionë minuta për

çdo muaj në Facebook.

Pra, çfarë ndodhi? Për më pak

se shtatë vjet, Zuckerberg arriti të

ndërlidhë një të dymbëdhjetën e

njerëzimit në një rrjet të vetëm,

duke krijuar një etnitet social,

pothuajse dy herë më të madh

se SHBA-ja. Po të ishte Facebook

një shtet, atëherë do të ishte

shteti me popullatën e tretë më të

madhe në botë, duke u rreshtuar

vetëm prapa Kinës dhe Indisë.

Çdo gjë fi lloi si një zbavitje, por

u shndërrua në diçka tejet reale,

në diç që ndryshoi mënyrën e

lidhjes së njerëzve me njëri-tjetrin.

Ne tani po udhëheqim jetën

tonë sociale nëpërmjet një rrjeti, i

cili e ka shndërruar Zuckerbergun

në miliarder.

Facebook është shkrirë me fabrikën

sociale të jetës amerikane,

por jo vetëm asaj amerikane, por

të njerëzimit në tërësi: gati gjysma

e amerikanëve janë të regjistruar

në Facebook, por 70 për qind e

përdoruesve të këtij rrjeti jetojnë

jashtë SHBA-së. Kemi hyrë në

epokën e Facebookut dhe Mark

Zuckerberg është njeriu që na solli

deri këtu.

Zuckerberg ka lindur në vitin

1984 dhe është rritur në Dobbs

Ferry, në New York. Marku ka tri

motra dhe më e vjetra prej tyre,

Randi, është kryesuese e marketingut

për konsumatorë të kompanisë.

Zuckerberg ka kryes shkollën e

mesme në vendlindjen e tij. Më

vonë, ai vendosi të ndjekë studimet

në Harvard.

Jeta e Zuckerbergut në Harvard

ishte subjekt i fi lmit “The Social

Network”, i cili e pati premierën

në tetor. Por realiteti është shumë

më i komplikuar.

Zuckerberg shpesh është cilësuar

si një njeri i largët dhe asocial,

por kjo nuk është tërësisht e saktë.

E vërtetë, të zhvillosh një bisedë

me të mund të jetë një gjë mjaft

sfi duese. Ai fl et shpejt dhe me

saktësi dhe nëse nuk ka ndonjë të

dhënë për të ofruar, atëherë zhytet

Bota ka 6.9 miliardë banorë, 2 miliardë prej tyre janë

shfrytëzues të internetit. A do të vijë momenti kur të

gjithë do të jenë të anëtarësuar në Facebook?

në heshtje.

Nëse fl et me bashkëpunëtorët

e tij, atëherë e kupton se të gjithë

e adhurojnë. Zuckerberg në fi lm

është një krijesë e thjeshtë me

motive të qarta: ai shfrytëzon

shkathtësitë e tij si programues,

për të joshur vajzat, për të fituar

para dhe për të siguruar ftesa

nëpër ahengje. Ky është një fi ksion.

Në jetën e vërtetë, Zuckerberg

qysh më herët ka pasur një të

dashur: Priscilla Chan, e cila tani

është studente e vitit të tretë në

mjekësi, në Universitetin e Kalifornisë.

Çifti është takuar para shtatë

viteve në Harvard, para se ai të

fi llonte rrjetin Facebook. Tani ata

jetojnë së bashku në në Palo Alto.

Sa u përket parave, indiferenca

e tij është pothuajse patologjike.

Jeta e tij është modeste, përkundër

faktit se revista Forbes ka vlerësuar

se pasuria e Zuckerbergut arrin

në 6.9 miliardë dollarë.

Në shtator të këtij viti, Zuckerberg

ndau 100 milionë dollarë nga

pasuria e tij, për të ndihmuar sistemin

shkollor në Newark.

Zuckerberg e pëlqen të jetë i

rrethuar nga njerëzit. Facebooku

është realizimi i një ëndrre,

por është gjithashtu edhe vdekja

e një ëndrre tjetër, e cila fi lloi në

vitet ‘60. Është kjo periudha kur

për herë të parë u shpalos arkitektura

e internetit. Rrjeti nuk drejtohej

nga një kompjuter i vetëm.

Askush nuk ishte përgjegjës. Një

parajsë e barazisë dhe e anonimitetit.

Në vitet ‘70, interneti

vazhdoi të rritej dhe të zgjerohej.

Kur rrjeti arriti më në fund në vitet

‘90, interneti me plot kuptimin e

fjalës shpërtheu, nga 2.6 milionë

shfrytëzues në vitin 1990, në 385

milionë në vitin 2000.

Zuckerberg është dy gjenerata

larg viteve ‘60. Ai nuk ka ndjenja

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

sentimentale për barazinë dhe

anonimitetin. Ai filloi Facebookun,

për t’u mundësuar studentëve

që të komunikojnë mes

vete dhe që të ruajnë kontaktin.

Në të vërtetë, ai bëri hapin e parë

dhe i mundësoi gjeneratës së tij

që të pushtojë internetin.

Facebook nuk mbeti i izoluar në

konvikte. Zuckerberg dhe shokët

e tij të dhomës, Dustin Moskovitz

dhe Sean Parker, i cili është bashkëthemelues

i Napster, drejtuan

Facebookun dhe mundësuan që

ky rrjet të pushtojë botën. Deri

në fund të vitit 2004, Facebook

depërtoi në qindra kolegje amerikane.

Në vitin 2005, u zgjerua

në shkollat e larta dhe në shkollat

jashtë SHBA-së. Rritja ishte

e jashtëzakonshme. Në dhjetor

të vitit 2006, Facebook kishte 12

milionë shfrytëzues. Në dhjetor të

vitit 2009, ky numër arriti në 350

milionë.

Vizioni i Zuckerbergut është që

pas facebookizimit të rrjetit, ju do

të gjeni diç në mes: sa herë që të

hyni online, ju do të shihni miqtë

tuaj.

Facebook është i vendosur në

dy ndërtesa në Paolo Alto, të cilat

janë disa minuta larg njëra-tjetrës.

Të punësuarit në Facebook trajtohen

mirë, por megjithatë, atraksioni

kryesor në këtë kompani është

vizioni i Zuckerbergut.

Facebook është një kompani

private dhe nuk publikon bilancet

fi nanciare. Analistët dhe gazetarët

besojnë se të hyrat e Facebookut

sillen diku prej 1.1 deri në 2 miliardë

dollarë.

Dihet se Zuckerberg është i

vendosur të mbrojë privatësinë

e njerëzve me çdo kusht, por në

këtë fushë ende ka probleme.

Në një artikull të publikuar më

herët gjatë këtij viti, në European

Psychiatry, është përshkruar rasti

i një femre, e cila ka humbur

vendin e saj të punës, për shkak

të varësisë nga Facebooku. Në

bazë të disa të dhënave, që nga

fillimi i punës së rrjetit, është

shtuar numri i shkurorëzimeve

mes anëtarëve të Facebookut.

Bëhet fjalë këtu për një rrjet të

shkëmbimit të informatave dhe

marrëdhëniet mes çifteve nuk

mund të kufizohen vetëm në

shkëmbimin e informatave.

Por edhe sa mund të rritet Facebook

në të ardhmen? Kjo kompani

tashmë është aq e fuqishme, sa që

ka fi lluar të shtyhet me qeveritë

dhe kompanitë e tjera. Vizita e

Millerit në Facebook nuk ishte

e rastësishme. Zuckerberg tashmë

ka një bazë më të gjerë të

të dhënave, sa ka FBI-ja. Për këtë

arsye, autoritetet nganjëherë trokasin

në dyert e Facebookut, për

të huazuar informata të ndryshme

nga kompania.

Në anën tjetër, disa qeveri i

frikësohen kësaj baze të gjerë të

të dhënave. Kina ka bllokuar këtë

faqe që nga viti 2009. Irani, Pakistani

dhe Arabia Saudite e kanë

ndaluar atë.

Bota ka 6.9 miliardë banorë, 2

miliardë prej tyre janë shfrytëzues

të internetit. A do të vijë momenti

kur të gjithë do të jenë të

anëtarësuar në Facebook?

Zuckerberg është i kujdesshëm.

Ai nuk dëshiron të fl asë për atë se

deri ku do të arrijë Facebooku.

Tani e tutje, Zuckerbergu që

krijoi Facebookun, nuk do të jetë

Zuckerbergu që do ta drejtojë atë.

Ai po udhëton, ndoshta do të martohet,

të krijojë familje dhe jeta e

tij jashtë Facebookut do të bëhet

më e komplikuar. Ndoshta edhe

Facebooku, bota që krijoi, do të

bëhet gjithashtu më i komplikuar.


M

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011 BOTA

ë 9 dhjetor të vitit 2006, një email

arriti në adresë të Daniel

Ellsbergut, njeriut që zbuloi

informata për luftën në Vietnam.

Emri i dërguesit ishte “Wikileaks”.

Në porosi nga Ellsbergu u kërkua

që të bëhet fytyrë publike e projektit,

qëllimi i të cilit ishte hapja

e një shtegu të ri. Ellsberg nuk

kishte asnjë njohuri për këtë grup,

i cili ende nuk kishte debutuar si

duhet. E, nuk kishte dëgjuar as për

kryesuesin, australianin 35-vjeçar,

me emrin Julian Assange, i cili në

rrethin e miqve të tij njihej si një

haker- me vizionin që të shfrytëzojë

teknologjinë si një mjet për

ndryshime politike.

Guximi i shprehur në porosi

e shtyri Ellsbergun që të lexojë

e-mailin deri në fund. Wikileaks

synonte asgjë më pak se t’i jepte

fund shtypjes, me bërjen publike të

fshehtësive të veta. “Qeverisja me

anë të konspiracionit dhe frikës varet

nga fshehtësitë. Kemi ardhur në

përfundim se nxitja e një lëvizjeje

globale e rrjedhjes së lirë paraqet

intervenimin më efikas politik”,

kishte shkruar autori.

Katër vjet më vonë, shumë gjëra

mund të thuhen për Assangen,

pjesa më e madhe prej të cilave

janë gjëra të pakëndshme. Në

Londër, ai është duke luftuar kundër

ekstradimit të tij në Suedi, ku

përballet me akuzat se ka abuzuar

seksualisht dy mbështetëse të Wikileaksit.

Në vitin 2010, Wikileaks u shndërrua

në një forcë revolucionare,

duke bërë publike fshehtësi në një

nivel deri më tani të paprecedent.

Assange dhe kompania e tij shkaktuan

çrregullime të mëdha në

qendrat e pushtetit. Informatat e

shpërndara në të katër anët e botës

nuk kanë trazuar vetëm marrëdhëniet

e jashtme të SHBA-së,

por edhe aleancat dhe politikat e

brendshme të shteteve të tjera.

Wikileaks është pozicionuar

gjithashtu edhe si konkurrencë e

medieve dhe e agjencive të inteligjencës.

Me publikimin në tërësi

të dokumenteve, kjo faqe ka çrregulluar

tregun, siç thonë ekonomistët,

duke dobësuar traditën e

vjetër të editorëve dhe të analistëve

që të skanojnë informatat, para se

ato t’u shërbehen lexuesve dhe

shikuesve.

“Ky nuk është kërcënim vetëm

për ata që dëshirojnë të ruajnë

fshehtësitë e tyre. Wikileaks është

kërcënim edhe për ata të cilët

dëshirojnë të sigurojnë fshehtësitë

e të tjerëve”, deklaroi një ish-anëtar

i Komitetit drejtues të Wikileaksit, i

cili deshi të mbetet anonim.

Të arriturat e Assanges janë edhe

teknologjike. Wikileaks ka ngjallur

idenë që një nga këshilltarët e Assanges

e ka cilësuar si “rishfaqje të

ideve në kulturën e hakerëve- një

parajsë digjitale që është anonime

dhe rezistente ndaj sulmeve apo

tentimeve për infi ltrim të shërbimeve

të inteligjencës.

Rezultatet janë impresive. Në

ditët e Ellsbergut është dashur

gati një vit, për të fotokopjuar 7

mijë dokumentet e Pentagonit dhe

gati një vit tjetër për t’i publikuar

ato. Modeli Wikileaks ka reduktuar

dukshëm afatet kohore dhe mundëson

një publikim universal të arkivave

në tërësi. Këtë vit, Wikilieaks

ka publikuar gati gjysmë milioni

“Vitileaksi” i Assanges

Viti 2010 ka qenë vit i themeluesit të faqes “Wikileaks” nga Julian Assange.

Pa marrë parasysh se cili do të jetë fati i tij në gjykatat suedeze, britanike apo

amerikane, ai ka prodhuar një makinë, të cilën askush nuk e di se si ta ndalë.

faqe dokumente, duke përfshirë

këtu 76 mijë faqe të raporteve ushtarakë

për Afganistanin, 391 mijë

për Irakun dhe që nga 28 nëntori

2010, Wikileaks ka publikuar 251

mijë faqe dokumente.

“Qeveria amerikane ka kuptuar

se Wikileaks nuk është një ngjarje-

është një kapacitet- dhe të gjithë

ata që mund të nxjerrin informatat

nga sistemi i klasifi kuar, mund t’i

publikojnë ato në gjithë botën, pa

lejuar redaktimin apo censurimin

e tyre”, thotë Clay Shirky, ekspert

në Universitetin e New Yorkut për

internet.

“Ideja e fshehtësive të shkëmbyera,

por të sigurta, ka vdekur”,

shtoi ai. Pas publikimit të informatave

të fshehta nga Wikileaksi,

State Departamenti ndërpreu

lidhjet mes bazës së të dhënave

Net-Centric Diplomacy, në të cilën

regjistrohet trafi ku kabllor, me bazën

e klasifi kuar të Pentagonit, të

quajtur SIPRNet.

Tani, edhe përkundër të gjitha

përpjekjeve për të shtuar masat e

sigurisë, askush nuk e di se çfarë

ka ndodhur me të vërtetë. A ka

përjetuar bota një akt të gazetarisë?

Vjedhje? Shërbim Publik?

Spiunazh?

Prokurori i përgjithshëm i SH-

BA-së, Eric Holder, tha se bëhet

fjalë për një vepër tejet serioze,

rreth së cilës duhet të bëhen hetime

kriminale. FBI-ja në ndërkohë

ka filluar të kërkojë dëshmi

për kontaktet e mundshme mes

Wikileaksit dhe ushtarakut Bradley

Manning, për të cilin dyshohet se

ka përcjellë një varg informatash

të fshehta.

Në sipërfaqe fi lloi të duket një

precedent i rëndësishëm ligjor.

Nëse Assange nuk ka bërë asgjë

tjetër, pos që ka pranuar informatat

dhe ka publikuar përmbajtjen

e tyre, atëherë padia kriminale

kundër tij do

të kërcënonte

edhe gazetën

New York Times

dhe organizatat

e tjera të lajmeve.

Por kërcënimi

me aksion

ligjor nuk ishte

reagimi i vetëm

i autoriteteve.

Shumë shpejt

pasoi edhe sulmi

kundër themeleve

ekonomike

dhe strukturore

të Wikileaksit.

Banka e Zvicrës

mbylli xhirollogarinë e Wikileaksit,

ngase Assange nuk është banor i

përhershëm i Zvicrës.

Amazon, një prej provajderëve

kryesorë në internet, largoi Wikileaksin

nga serverët e vet, pas

një thirrjeje telefonike që mori

nga senatori Joe Liebermann,

kryesues i Komitetit për siguri të

brendshme. Për shkak se qasja

në internet varet nga kompanitë

private, këto precedente ishin

alarmuese. Presidenti i Brazilit,

Luiz Inácio Lula da Silva, apeloi

që Assanges t’i ofrohet përkrahje

dhe theksoi se SHBA-ja po cenon

lirinë e shprehjes.

Zëvendëspresidenti i Bolivisë,

Alvaro García Linera, madje

publikoi disa dokumente të Wikileaksit

në faqen e tij zyrtare në

internet.

Do të nevojitet ca kohë për të

vlerësuar ndikimin

që ka pasur

Wikileaks në

botë. Nga njëra

anë, me qasjen

shumë më të

madhe në dokumentet

në lidhje

me atë se si punojnë

qeveritë

e tyre, qytetarët

dhe ekspertët

ishin në gjendje

të vlerësojnë

paraqitjen e udhëheqësve

të tyre

të zgjedhur dhe

të marrin pjesë

në drejtimin e politikës.

Por avokatët e qeverive më të

hapura ishin të gatshëm që të

pranojnë çmimin. Steven Aftergood,

njeriu që angazhohet kundër

sekreteve ekscesive, thotë se

Assange nuk ka shfrytëzuar publikimin

e dokumenteve për të

forcuar dhe mbrojtur shoqërinë

e lirë për sulme nga brenda.

Dhe në ndërlidhje me këtë,

ishte vështirë të parashikohet

çmimi i aferës Wikileaks. Për

shembull, a do të ngadalësonte

Nuk mendoj se

është kjo një

praktikë apo

kulturë që do të

ndryshojë. Juliani

me të vërtetë ka

startuar diçka. Me

përjashtimin e tij,

makina nuk do të

ndalet”, theksoi

Jennifer Robinson,

njëra nga avokatët

e Assanges.

39

Irani programin e vet bërthamor,

pasi lexoi kërkesën e mbretit saudit,

Abdullah, dërguar SHBA-së

për të shkatërruar këtë program?

A do të tolerojnë italianët një kryeministër,

i cili sipas ambasadorit

amerikan, po përfi ton personalisht

nga kontrata për energji me

Rusinë?

Këto fshehtësi nuk ishin as për

së afërmi diamanti në kurorën e

arkivave të klasifi kuara amerikane.

Asnjë nga dokumentet e publikuara

nga Wikileaksi nuk e kishin

vulën “top secret”. Qeveria amerikane

ka pësuar në të kaluarën

goditje më të mëdha. Spiunët

amerikanë ua shitën sovjetikëve

dizajnin e bombës së hidrogjenit,

emrat e agjentëve të dyfi shtë dhe

lokacionet e qendrave amerikane

për përgjim. Por përmasat e rrjedhjes

së fundit tejkalojnë përmasat

e çfarëdo rrjedhjeje tjetër të regjistruar

deri më tani. Assange deri më

tani ka hedhur poshtë akuzat se

vendimi i tij për të publikuar fshehtësitë

rrezikon jetët e zyrtarëve.

Sido që të jetë, viti 2010 ka qenë

vit i Assanges. Pa marrë parasysh

se cili do të jetë fati i tij në gjykatat

suedeze, britanike apo amerikane,

ai ka prodhuar një makinë, të cilën

askush nuk e di se si ta ndalë.

“Nuk mendoj se është kjo një

praktikë apo kulturë që do të

ndryshojë. Juliani me të vërtetë ka

startuar diçka. Me përjashtimin e

tij, makina nuk do të ndalet”, theksoi

Jennifer Robinson, njëra nga

avokatët e Assanges.


40

Rajoni ku ligjet nuk

vlejnë: Kaukazi,

territori i harruar

nga Zoti. Ekziston

rreziku që Moska të

humbë në këtë rajon.

Së fundi, Kaukazi

i Veriut është një

pasqyrë e Rusisë, e

një shteti, në të cilin

kryesuesit dëshirojnë

të realizojnë në

çdo mënyrë interesat

e tyre. Situata

me gjasë do të

ashpërsohet edhe

më shumë, para

Lojërave Dimërore

Olimpike, të cilat do

të zhvillohen në vitin

2014, në Soçi.

P

BOTA E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

TER

ersona të uniformuar dhe të

armatosur deri në dhëmbë,

me pushkët automatike në

gjendje gatishmërie, patrullojnë

nëpër rrugët e Mahatshkalas,

kryeqytetit të Deagestanit. Me kujdes

ata përcjellin zhvillimet në rrugën

hyrëse, e cila paraqet lidhjen

kryesore me Çeçeninë. Disa nga

personat e armatosur janë të maskuar

dhe iu shihen vetëm sytë.

Sipas banorëve lokalë, janë këta

pjesëtarë të njësisë për zbulim të

shtatmadhorisë së ushtrisë ruse,

GRU.

Banorët lokalë janë mësuar me

këto pamje, e vazhdojnë jetën e

përditshme, thuajse këto njësi

nuk ekzistojnë fare. Gjatë viteve të

fundit, ky qytet dikur i pluhurosur

provincial, është shndërruar në një

nyjë të rëndësishme ndërlidhëse.

Nëse shikoni nga postblloqet e

vendosura në periferitë e qytetit,

atëherë asgjë nuk fl et për gjendjen

reale në tokën mes Kaukazit dhe

detit Kaspik, ku për çdo ditë vriten

njerëz, hidhen në ajër, apo thjesht

rrihen për vdekje.

Nëpër rrugë mund të shihen

vajza me fund mini apo me farmerka,

të cilat nuk bartin shami.

Kjo në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni,

që gjendet rreth 170 kilometra

më larg, do të ishte e pamundur.

Në dyqane mund të blesh vodkë,

birrë dhe verë. Në teatër mund të

ndjekësh shfaqjen “Martesa e Figaros”.

Rrëmbimet dhe zhdukjet

përditshmëri në Dagestan

Befas, pranë dyqanit ku shitet

alkooli me automjet, kalojnë

disa meshkuj me mjekra, të cilët

hapin zjarr në drejtim të dyqanit.

Klientët dhe shitësit arrijnë

të shpëtojnë pa pësuar lëndime.

Një ditë më vonë, në male më

shpjegohet ideologjia palafite:

”Njerëzit janë vetë fajtorë, atyre

iu është tërhequr vërejtja. Allahu

ndalon konsumimin e alkoolit”.

Zyrtarët për ruajtjen e rendit

kishin mendim tjetër, ngase

megjithatë Dagestani ka një kushtetutë

të moderuar. Ata fi lluan

të ndjekin sulmuesit nëpër qytet.

Rezultat i luftës së egër nëpër

rrugët e qytetit, në mes të ditës:

shtatë policë dhe katër kryengritës

të vrarë. Sulmuesit me gjasë kanë

zbritur nga brezi kufi tar malor me

Çeçeninë. Miqtë në Mahatshkala

ma kishin tërhequr vërejtjen: pa

një kryesues, i cili vendos kontaktet

me njerëzit, sidomos me

Rasul Magomedovin, çdo veprim

është i rrezikshëm. Kujtimi për

rrëmbimin e Arian Erkelit, bashkëpunëtor

i organizatës “Mjekët

pa kufi j” dhe i Nina Davidoviqit,

kryesuese e OJQ-së Druzhba,

ende është i freskët.

Davidoviq është rrëmbyer në

mes të ditës në Mahatshkala,

në korrik të vitit 2002. Erkel u

rrëmbye nga persona të armatosur

në periferi të Mahatshkalas,

në gusht të po atij viti. Përderisa

Davidoviq u lirua pas 168 ditësh,

Erkel u desh të presë deri në prill

të vitit 2004, me ç’rast u lirua,

pasi që pengmarrësve iu paguan

një milion euro. Ishte Svetlana

Isajeva, nga organizata “Nënat e

Dagestanit për të drejtat e njeriut”,

e cila arriti të vendosë kontakt

me Magomedovin, i cili u tregua i

gatshëm për të biseduar. Ajo arriti

që të angazhojë edhe një shofer të

besueshëm.

Balashani është një fshat i vogël

malor, me 450 shtëpi, një xhami

dhe një shkollë. Këtu jetojnë

avarët, etniteti me numrin më të

madh të pjesëtarëve, në mesin

e 50 kombësive të ndryshme në

Dagestan.

Rasul Magomedov është arsimtar

i gjuhës ruse dhe i letërsisë,

e njëkohësisht edhe psikolog në

shkollë. Ai u ndihmon nxënësve,

negocion në konfliktet mes arsimtarëve

dhe thotë se është psikolog.

Familja e tij përjetoi një tragje-

di, në pranverën e vitit të kaluar.

Në një fotografi , në të cilën mund

të shihej koka e një sulmueseje

vetëvrasëse, Magomedov e njohu

vajzën e tij. 28-vjeçarja Mariam

Sharapova kishte hedhur veten në

ajër në stacionin e metrosë “Lubjanka”

në Moskë, më 26 mars të

këtij viti. Pak kohë më vonë, edhe

Xhenet Abdurahmanova 17 vjeçe,

hodhi veten në ajër në stacionin

“Park Kultury”.

Me aksionin e tyre, këto dy sulmuese

vranë së paku 40 persona,

ndërsa 80 të tjerë pësuan lëndime.

Magamedov është i pikëlluar

për vajzën e tij. Para disa viteve, ai

së bashku me të kishte qenë në

pelegrinazh në Mekë.

Mariam Sharipova ishte një

myslimane e devotshme, e

njëkohësisht edhe matematiciene

dhe psikologe. “Ajo vetëm ka

mësuar dhe është lutur”, kujton

i ati. Nëse e ka ndërmarrë vullnetarisht

këtë akt- hetimet ende

nuk kanë përfunduar- atëherë i

ati shpreson se ajo do të pranohet

si martire në parajsë. Ngase ligjet

e Allahut, thekson ai, lejojnë vepra

të tilla: kur veprohet kundër të

këqijve në Moskë, ku ekziston një

regjim djallëzor, kur bëhet fjalë

për imponimin e besimit islam.

“Në botë aktualisht kemi luftë

në mes të pafeve dhe islamit,

formës më të lartë të besimit”,

është i bindur Magomedov.

Në qytet mbretëron frikë nga

fundamentalistët islamikë. Saur

Gasijev, përfaqësues i organizatës

për të drejta të njeriut, Memorial

në Dagestan, fl et për një islamizim

brutal të kësaj republike.

Sulejman Uladijev, kryesues

i organizatës “Atdheu”, flet për

një talebanizim të Dagestanit.

Megjithatë, në Dagestan botohen

katër gazeta opozitare, një precedent

në Dagestan.

Megjithatë, përleshjet e armatosura

në këtë republikë kanë

marrë një formë tejet brutale.

Nganjëherë ndodh që brenda

javës, si pasojë e dhunës, në këtë

republikë të vriten nga 40 persona.

Përzierja e dhunës religjioze,

kriminale dhe shtetërore, bart në

vete një gërshetim shpërthyes.

Mbizotëron korrupsioni, padrejtësia

dhe dhuna. Kjo po ndikon

që të rinjtë të dalin në mal,

është e bindur Isajeva. “Askush

nuk lufton për para”, thotë ajo, e

cila ende është në kërkim të djalit

të saj, i cili është zhdukur pa

gjurmë në vitin 2006. Dhe pikërisht

kështu duket një tragjedi tipike

në Dagestan: një mashkull i ri

bëhet dëshmitar i një plaçkitjeje.

Gjatë dëshmisë së tij, ai befas shpallet

si fajtor. Dhe menjëherë

pas lirimit të tij, e di se mund të

eliminohet, prandaj iu bashkohet

“vëllezërve në mal”. Disa muaj më

vonë, ai vritet gjatë një “operacioni

special” dhe menjëherë shpallet

terrorist.

Policët në Dagestan janë pjesë

e botës së banditëve, thotë Saur

Gasijev. Atyre iu nevojitet ekstremizmi

religjioz, për të ruajtur superbuxhetin

e tyre. Në ndërkohë,

ata mbajnë kontakte me ata,

kundër të cilëve kinse luftojnë.

Askush nuk e di numrin e saktë

të “vëllezërve në mal”, ndoshta

200, 300 apo 500. Nëpër qytete,

ilegalisht veprojnë rreth 1 mijë

prej tyre.

Njësitë e vdekjes

të Ramzan Kadyrovit

Duke pasur parasysh rrethanat

në Dagestan, Çeçenia tani duket

si një djep i paqes dhe i qetësisë.

Ky supozim mbahet gjallë, falë

pranisë së forcave të mëdha të

sigurisë.

Fshati Yentoroi, jo larg qytetit

Gudermes, seli e klanit Kadyrov,

është shndërruar në një fortesë të

vërtetë. Ndoshta mund të hysh në

të, lavdërohet Ramzan Kadyrovi

34 vjeç, president i Çeçenisë. “Por

nga aty nuk del askush”, thotë ai

gjatë bisedës në rezidencën e tij.

Ai me këtë rast i referohet sulmit të

ndërmarrë nga kryengritësit gjatë

verës, me ç’rast u vranë që të 12

sulmuesit.

Dhe me të vërtetë, Zentoroi

është i rrethuar nga të gjitha anët.

Postblloqe në të gjitha anët. Një

e afërt e Kadyrovit na mundëson

që të kalojmë postblloqet. “Këta

janë mysafi rët e mi”, siguron ajo

personat e armatosur, të cilët na

shikojnë me mosbesim.

Pa fotografi , një shikim të shpejtë

drejt rezidencës së Kadyrovit

me xhaminë e vet në qendër

të fshatit, rezidencë e rrethuar me

mure të larta.

Reputacioni i Kadyrovit si fitimtar

ndaj kryengritësve është

dëmtuar pas sulmit të kryengritësve

në gusht në Zentoroi dhe

pas sulmit të ndërmarrë kundër

parlamentit, në tetor në Grozni.

Presim gati tri orë para ndërtesës

së qeverisë në Grozni. Më

pas paraqitet personalisht presidenti

i Çeçenisë. Nëna e ka thirrur

disa herë në telefon, fillimisht

duhet ta vizitojë atë, e arsyeton ai


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

BOTA

ITORI I NEMUR41

mungesën e tij për atë mbrëmje

dhe na thotë se takimi do të

zhvillohej të nesërmen.

Të nesërmen në mbrëmje, ai na

fton në rezidencën e tij.

Ai flet ngadalë dhe dëshiron

të krijojë përshtypjen se është i

baraspeshuar. Por dy çështje e

trazojnë atë. Ai nuk dëshiron të

dëgjojë për aktet e dhunës, për të

cilat akuzohen pjesëtarët e njësive

të tij. Ai thotë se janë gënjeshtra

deklaratat për zhdukjen e papritur

të njerëzve në Çeçeni. Ramzan

thotë se gënjeshtrat e tilla po përhapen

nga “njerëz të këqij”.

Ai tërbohet, kur përmendet

emri i Ahmed Zakajevit, shefit

të qeverisë çeçene në ekzil, i cili

jeton në Londër. “Ai është terrorist

numër një, përgjegjës për të

gjitha të këqijat që kanë ndodhur

në Çeçeni. Për këtë arsye, ai me të

drejtë kërcënohet me hakmarrje”,

thotë Kadyrov.

Edhe për shkak se nuk e ka

mbajtur fjalën, ngase Kadyrov

thotë se i ka lejuar atij që të kthehet

në Çeçeni, “por shërbimet

britanike nuk e kanë lejuar atë që

të kthehet”.

I pyetur nëpërmjet telefonit

për këtë deklaratë të Kadyrovit,

Zakajev qesh me ironi. “Gjatë

gjithë kohës së kaluar në ekzil,

nuk kam biseduar asnjëherë me

përfaqësuesit e Moskës, as me

Kadyrovin. Për kthimin tim nuk

është biseduar asnjëherë”, siguron

Zakajev.

Zakajev thotë se kryengritësit

çeçenë e kanë refuzuar ideologjinë

e xhihadit. Sipas tij,

pavarësia e Çeçenisë është në

qendër dhe qëllimi kryesor i

kryengritjes. “Qeveria në ekzil e

përshëndet vendimin e kryengritjes.

Nuk jam terrorist, ngase

përcillem në vazhdimësi nga

shërbimet informative. Të gjithë

që ngritën kundër Kadyrovit, janë

të rrezikuar, edhe gazetarët. Vrasja

e Umar Israilovit në Vjenë, e Ana

Politkovskajas dhe e aktivistëve

të tjerë çeçenë, janë dëshmi për

ekzistimin e njësive të vdekjes së

Kadyrovit”, thotë Zakajev.

Por në Grozni, Kadyrov ka kri-

juar një kult të personalitetit.

“Ramzan, faleminderit për Groznin

e ri”, mund të lexohet një

mbishkrim i madh në qendër të

kryeqytetit.

Në qytet prapë ka furnizim me

rrymë, gaz dhe ujë.

Prapa xhamisë së Ahmat

Kadyrovit- të atit të vrarë të

Ramzanit dhe sipas tij më të

madhes në Evropë- po ngrihet

qendra tregtare Grozny City. Vajzat

dhe gratë në publik bartin

shami. Të sillesh pa shami në

publik, paraqet një rrezik.

“Pamja e jashtme e Groznit

është mjaft e bukur”, konfi rmon

Tamara, nga qyteti fqinj Argun.

“Por se çfarë ndodh me njerëzit

këtu, këtë nuk e kupton askush.

Është sikur në periudhën e Stalinit,

të gjithë heshtin. Por dikush

duhet të fl asë, dikush duhet ta

thotë të vërtetën”, e shpjegon ajo

gatishmërinë e saj, për t’u takuar

me gazetarë të huaj.

Slepzovsk, disa dhjetëra kilometra

në perëndim të Groznit.

Emri i këtij vendi në Ingusheti

ndërlidhet me kampin më të

madh të refugjatëve çeçenë, i cili

ka ekzistuar aty gjatë dy luftërave

në Çeçeni.

Autoritetet përgjegjëse

për vrasjet e pasqaruara

në Ingusheti

Ahmed është imam i një xhamie

ende të papërfunduar. Ai rrëfen për

sulmet e policëve, për rrahje dhe

kërcënime në adresë të zyrtarëve

religjiozë.

Edhe Magomed Shabijev, kryetar

i lëvizjes “Ingushetia e Drejtë”,

fajëson autoritetet për vrasjen dhe

zhdukjen e njerëzve.

Vendi i vetëm i sigurt në Ingusheti

konsiderohet hoteli “Assa”, në

kryeqytetin Nazran, falë personave

të armatosur në të gjitha këndet e

hotelit.

Për Timur Akijevin, nga organizata

Memorial në Nazran,

kryengritja e armatosur në këtë

republikë të vogël, më 500 mijë

banorë, nuk ka motive religjioze.

Për të bëhet më shumë fjalë për

një rezistencë ndaj sistemit politik.

“Në tërë Kaukazin e Veriut, kemi

një përballje mes përkrahësve dhe

kundërshtarëve të pushtetit federativ”,

është i bindur Akijev.

Realiteti në Ingusheti është i

ngjashëm me atë në Dagestan,

Çeçeni, por edhe në Kabardino-

Balkaria. Kaukazi i Veriut është

shndërruar në një sfidë të jashtëzakonshme

për Rusinë. Ekziston

rreziku që Moska të humbë

në këtë rajon.

Së fundi, Kaukazi i Veriut është

një pasqyre e Rusisë, e një shteti,

në të cilin kryesuesit dëshirojnë të

realizojnë në çdo mënyrë interesat

e tyre. Situata me gjasë do të ashpërsohet

edhe më shumë, para

Lojërave Dimërore Olimpike, të

cilat do të zhvillohen në vitin 2014,

në Soçi, ngase me këto lojëra, Vladimir

Putin- i cili atëherë me gjasë

do të jetë sërish president i Rusisë-

dëshiron të demonstrojë se si është

zhvilluar me sukses Rusia nën kryesimin

e tij. Pa marrë parasysh se cili

do të jetë çmimi.

(Die Welt)


FOTO: JETMIR IDRIZI

42

ARTE

Redaktor: Arben Idrizi

e-mail: arben.idrizi@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

arté TETE DEKADA PER

RAMIZ

KELMENDI

Arsyeja që

e ka shtyrë

Ramiz

Kelmendin të

merret me

letërsi është

dashuria

për jetën,

dashuria

për vendin,

dashuria

për njeriun.

Por edhe

dashuria për

femrën.

Alfred Beka

alfred.beka@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 dhjetor —

Ramiz Kelmendi sivjet

ka mbushur 80 vjet. I

lindur më 20 dhjetor

1930, shkrimtari, publicisti

dhe gazetari Ramiz

Kelmendi i dha letërsisë

shqipe një numër të madh

veprash letrare, prej të cilave ai i

veçon vëllimin me tregime “Ahmet

Koshutani”, pastaj romanin

“Shtatë persona ndjekin autorin”

si dhe librin “Letrat nga Ulqini”. I

njohur për humorin e tij, por mbi

të gjitha për erotizmin e shprehur

në veprat letrare, Ramiz Kelmendi

mbetet një prej fi gurave kryesore

të letërsisë shqipe. Në këtë

intervistë ai fl et për jetën e tij, për

arsyet që e kanë shtyrë të merret

me letërsi, për shkrimtarët e tij

të preferuar dhe për librin e tij

me kujtime, që pritet të dalë së

shpejti.

Express: Së pari si po e ndieni

vetën në përvjetorin e 80-të të

jetës suaj?

Ramiz Kelmendi: Se mos nuk

mund te mirret me mend? Prita

80 vjet ta arrij këtë moshë dhe,

ja, m’erdhi. Më gëzoi dhe po e

gëzoj s’ka si bën më mirë. Këto

ditë jam, them, nga njerëzit më

të lumtur.

Express: Si kaloi ky vit për ju?

Cilat janë befasitë që i keni pasur

gjatë këtij viti?

Ramiz Kelmendi: Për mua?!


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

LETERSINE

Se mos mund të bëj ndonjë përjashtim

nga pjesa më e madhe e

popullsisë? Shkurt: jo mirë. Për

të mos thënë – keq! Për “pse”-në,

besoj, është e tepërt të fl as, sepse

është i pafund numri i bashkëmendimtarëve.

Express: A mund të na i tregoni

disa prej momenteve tuaja me të

rëndësishme që i keni pasur në

jetë?

Ramiz Kelmendi: Jo kjo faqe,

por edhe dhjeta e dhjeta të tjera

nuk do të më mjaftonin të tregoj

“momentet më të rëndësishme”

në këta tetë dhjetëvjetësha! Nga

t’ia nis? Ku t’i bitis? Mbase do

thënë, shkurt: të shkuara, të

harruara! Të mirat mbetshin e

qofshin. Të ligat u harrofshin...

I dashuruar në jetën,

vendin, njeriun dhe femrën

Cila është arsyeja që ju ka shtyrë

të merreni me letërsi?

Ramiz Kelmendi: Dashuria

për jetën. Dashuria për vendin.

Dashuria për njeriun. Dhe, pse të

mos e them: edhe dashuria – për

femrën. Këtë tonën. Shqiptaren.

E cila sa vjen e po na e kulturon,

arsimon dhe zbukuron racën.

Si në fushën e letërsisë po ashtu

edhe në gazetari keni dhënë një

kontribut të veçantë. Sikur të

ju detyronin të zgjidhnit vetëm

njërën prej këtyre të dyjave, cilën

do ta zgjidhnit më përpara?

Ramiz Kelmendi: Letrarin në

gazetari.

Cilët janë shkrimtarët (qoftë të

huaj, qoftë shqiptarë) që i adhuroni

dhe i lexoni më shumë?

Ramiz Kelmendi: Janë shumë,

pa numër. Por adhuroj, ndër

shqiptarët, s’do mend, Ismail

Kadarenë dhe, përnjëherë pas

tij, apo, edhe më drejt, përkrah

tij, edhe Fatos Kongolin. Kurse

ndër shkrimtaret tona – Elvira

Dones. Nga të huajt kam lexuar

dikur me ëndje Kafkën, Markezin,

Moravian, sot nuk kam ndonjë të

preferuar të veçantë.

Cili është vlerësimi që ju pëlqen

më së shumti që ndokush e

ka bërë për juve?

Ramiz Kelmendi: Kam dy vlerësime

që më nderojnë: fjala e Rexhep

Qosjes në Lidhjen e Shkrimtarëve

të Kosovës para ndonjë

dite, si dhe urimi që më bëri një

miku im i madh dhe i dashur,

Amik Kasoruho, në Panairin e

fundit të librit në Prishtinë.

Letërsia e sotme

jo për t’u lavdëruar

Çfarë vlerësimi keni për letërsinë

që krijohet sot në Kosovë?

Ramiz Kelmendi: Sa shumë

do të dëshiroja të mos deklarohesha,

edhe pse, jo rrallë, kam

shprehur ndonjë mendim jo për

lavd.

Kur flitet për erotikën në

letërsinë kosovare menjëherë

lexuesit i shkon mendja tek ju,

pasi që shkrimtarët tjerë nuk

janë marrë aq shumë apo i janë

shmangur kësaj tematike. Kur

lexohen shumica e shkrimtarëve

tanë krijohet një përshtypje se

shqiptarët nuk dinë të dashurojnë.

Cili është mendimi i juaj për

këtë çështje? Pse letërsia erotike

nuk është aq e pranishme tek

shkrimtarët kosovarë?

Ramiz Kelmendi: Pajtohem

me gjithçka që përmban pyetja

juaj sa më sipër. Ndërkaq, psenë

e mungesës së letërsisë erotike

në letra tona (po jo dhe në

letërsinë gojore!!!) e shpjegoj me

hipokrizinë dhe moralin e rremë.

Thuase do të bënin ndonjë blasfemi

po të shkruanin për dashurinë,

pa të cilën s’do të kishte as

jetë.

Jeni marrë me lloje të shumta

të letërsisë dhe keni shkruar një

numër të madh veprash. Sikur

të ju pyetnin se cilën vepër tuaj

do ta veçonit, cila do të ishte

përgjigjja e juaj dhe me çfarë

arsyetimi?

Ramiz Kelmendi: Është e

zorshme të pyesësh prindin,

nënën a babanë, se cilin fëmijë

e do më shumë. Sidoqoftë, po

të më detyroni të zgjedh, unë

them se vëllimi me tregime “Ahmet

Koshutani” është “sugari” i

letrave të mia. Pa harruar “Shtatë

personat...” dhe, asgjëmangut –

“Letrat nga Ulqini”.

Si e vlerësoni vitin 2010 sa i

përket fushës së letërsisë? A ka

pasur gjatë këtij viti diçka që ia

ka vlejtur të lexohet?

Ramiz Kelmendi: Më duket

se u përgjigja ca më sipër. Nuk

kam asnjë preferencë (letrare) sa

ta veçoja.

Kur do ta kenë në dorë lexuesit

kompletin e veprave tuaja?

Ramiz Kelmendi: Kompleti

i veprave të mia, me 8 vëllime,

sivjet mbush plot 20 vjet nga

botimi. Për ndonjë ribotim zor

se besoj, që të mos them se nuk

e pres me gjallje time.

Çfarë mund të presin lexuesit

nga Ramiz Kelmendi në vitin

2011?

Ramiz Kelmendi: Para ndonjë

dite, me rastin e ditëlindjes sime,

“Buzuku” më botoi një vëllim me

“Shkrime të zgjedhura”. Brenda

ndonjë muaji do të më dalë edhe

libri me (disa) kujtime nga jeta

ime e shkuar. Dhe, po ashtu,

edhe dy përkthime: Hana Dalipi

dhe Natali Sarot.

ARTE 43

Mbi kafshët poetike

Poetët nga Kosova, Serbia dhe rajoni organizojnë një takim letrar

të fqinjve, lexojnë poezitë e tyre dhe mbajnë tryeza tematike.

Shkrimtarët e rinj po e përkthejnë njëri-tjetrin, po tregojnë një

kërshëri të natyrshme për atë se çka krijojnë dhe botojnë fqinjët.

Nuk është diçka e detyrueshme, por bën pjesë në normalitetin që

nuk ka nevojë për etiketa të misioneve, sidomos jo të atyre politike.

Shkëlzen Maliqi

Në dialogun qytetar shqiptaro-serb jam pjesëmarrës

më shumë se njëzet vjet. Janë kujtime të mira,

por edhe kujtime tensionesh. Për shkak të dialogut

shpesh jemi ballafaquar me denoncime dhe sulme

denigruese politike, mediale, policore. I kemi pas

edhe dyshimet tona. A po i kuptojmë mirë proceset

historike? A po i themi gjërat si duhet dhe me kohë?

Nismat qytetare na dukeshin margjinale, pa ndikim

të duhur. Këshillat tona binin në veshët e shurdhër

të atyre që ishin kundër dialogut, po përgatisnin

dhe e nisën luftën.

Sot e dimë se kemi qenë mjaft parashikues dhe

me qëndrime të drejta, ndriçuese. Por sot dua të

them diçka më cool për dialogun.

Të gjithë e dimë se jemi në prag të fillimit të

dialogut ndërshtetëror Kosovë - Serbi. Rezoluta e

Kombeve të Bashkuara e fi llimit të shtatorit të vitit

2010 obligon dy shtetet për të fi lluar dialogun. Dhe

kjo është diçka që duhet të ketë përkrahje të gjërë.

Problemet e akumuluara duhet të zgjidhen sa më

parë në mënyrë që të zhbllokohemi nga ngecja

shumëvjeçare.

Dialogu civil shqiptaro-serb besoj se nuk duhet

të kuptohet vetëm si një paradhomë dhe lehtësues

i dialogut politik. Ai ka edhe rrjedha tjera, më substanciale

dhe më premtuese. E kam parasysh një

dimension të normalitetit që nuk ka shumë konsiderata

ndaj politikës dhe historisë. Mendoj në takimet

e shpeshtuara të qytetarëve nga Kosova dhe

Serbia, kryesisht të rinj, që po zhvillohen viteve të

fundit, me apo pa prezencë të mediave. Janë takime

të motivuara nga nevoja e natyrshme dhe pa shtirje

për njohje dhe këmbim përvojash mes fqinjësh.

Po e marr si shembull një ngjarje, festivalin Polip,

që po mbahet këto ditë në Prishtinë në ambientin

alternativ që quhet Hapësirë Manipuluese Tetris.

Poetët nga Kosova, Serbia dhe rajoni organizojnë

një takim letrar të fqinjve, lexojnë poezitë e tyre

dhe mbajnë tryeza tematike. Shkrimtarët e rinj po

e përkthejnë njëri-tjetrin, po tregojnë një kërshëri

të natyrshme për atë se çka krijojnë dhe botojnë

fqinjët. Nuk është diçka e detyrueshme, por bën

pjesë në normalitetin që nuk ka nevojë për etiketa

të misioneve, sidomos jo të atyre politike.

A nuk do të duhej të ishte kjo një kurorë e synuar

e dialogjeve tona shumëvjeçare qytetare? Poetët

dhe artistët që sot lëvizin lirshëm, - më vjen t’i quaj

kafshë poetike në analogji me kafshën politike të

Aristotelit, - janë duke bërë ate çka ne po fl asim dhe

predikojmë me vite të tëra.

Por, më duhet që këtu ta ndal këtë paksa si idealizim

dhe romantizim të gjendjes. Unë e di shumë

mirë se kemi një mori problemesh që kanë nevojë

për dialog qytetar. Ka ende shumë njerëz në Kosovë

dhe Serbi që kanë mbetur peng të politikave të së

kaluarës, të manipular tmerrësisht dhe të frikësuar

deri në palcë nga Tjetri dhe bashkëjetesa e qytetëruar.

Dua ta cek këtu një aspekt të krizës që ka lidhje

me kulturën dhe shoqërinë civile.

Jam jo pak i zhgënjyer që edhe pas aq shumë investimeve

që janë bërë për zhvillimin dhe ngritjen e

shoqërisë civile, ende nuk e kemi, - fl as për Kosovën,

por mund të jetë kështu edhe në Serbi, - shoqërinë

civile organike, që buron nga nevojat e shoqërisë,

dhe jo nga mjeshtria e thithjes së donacioneve.

Në fund të ditës, pas shumë investime, pjesët e

mëdha të shoqërisë civile na dalin të kurruptuara, si

trampulinë për të zënë poste dhe për të bërë karriera

politike. Nuk i kemi ndërtuar ende instrumente, si

shoqëri, për përkrahje të iniciativave qytetare. Nuk

i kemi ligjet, institutet dhe vijat buxhetore që do të

mbështesnin nismat qytetare nga fondet publike

që nuk kontrollohen nga pushteti. Është paradoks

që shoqëria civile punon për të mirën e shoqërisë,

e nuk ka qasje në fondet publike vendore! Pse duhet

të fi nancohet nga tatimpaguesit e SHBA-ve dhe vendeve

Evropiane, dhe jo nga tatimpaguesit e Kosovës?

Në Kosovë kultura është gjëja më e përbuzur, sektori

ku më pak investohet. Jo pse shteti është i varfër

dhe i ka prioritetet tjera, por sepse politikën dhe

kulturën e sundojnë shumë njerëz që në esencë janë

mendjembyllur, vijnë nga rezervati i vetëkënaqjes

nacionaliste, e janë promovues dhe përfi tues nga

pseudokrijimtaria dhe pseudokultura.

Nuk ka dyshim se ne, si përfaqësues të shoqërive

civile, jemi të interesuar për dialog dhe ringjalljen e

të gjitha formave të bashkëpunimit mes Kosovës

dhe Serbisë mbi parimet e barazisë dhe të drejtave

të njëjta. Bashkëpunimi kulturor është njëra

nga mënyrat më efi kase për vendosjen e dialogut

të civilizuar të krijuesve dhe për menjanimin e

paragjykimeve.

Dy kulturat, ajo kosovare dhe serbe, për shumë

kohë kanë raporte antagoniste që janë të ngarkuara

me shumë paragjykime. Kami kaluar një

periudhë shumë të rëndë këto 30 vitet e fundit,

kur nacionalizmi dhe shovinizmi serb vendosi një

regjim represiv të dominimit në Srebi dhe Kosovë,

duke instaluar në Kosovë jo vetëm aparteidin politik,

por edhe atë kulturor. Kjo ka shkaktuar ndërprerjen

e gati çdo kontakti institucional mes dy

kulturave. Megjitahtë, jo zyrtarisht disa grupe dhe

individë më largëpamës dhe pa paragjykime, nuk

e kanë ndërprerë komunikimin dhe projektet e

përbashkëta. P.sh. artistët nga Kosova kanë ekspozuar

në momentet më kritike, në qershor të vitit

1997, në Beograd, në Qendrën për Dekontaminim

Kulturor.

Në fund dua të përmend edhe një gjë skandaloze,

që ngarkon raportet kulturore mes Kosovës

dhe Serbisë. Është çështje thesarit të Muzeut të

Kosovës. Pak para luftës së viteve 1998-1999 nga

Muzeu i Kosovës është “huazuar” një pjesë e madhe

të koleksioneve më të çmuara, me motivin se ato

do të ekspozoheshin në Galerinë e Akademisë e

Shencave dhe të Arteve të Serbisë në Beograd, si dhe

në disa vende tjera në Serbi dhe Vojvodinë. Por, si

duket kjo është bërë qëllim që ky thesar të grabitet

dhe të përvetësohet. Bëhet fjalë për artefakte vërtet

të çmueshme dhe të jashtëzakonshme, që edhe pas

12 vjetëve mbahen peng, të mbyllura në depotë e

Muzeut Popullor të Serbisë. Beogradi zyrtar nuk

po tregon shenja se ka ndërmend ta kthejë këtë

thesar. Sillet sikur ato janë pronë e Serbisë, ngase

edhe vetë Kosovën e konsideron si pronë të veten.

Duhet shpresuar që në dialogun zyrtar i cili do të

fi llojë së shpejti, edhe kjo çështje do të trajtohet drejt

dhe kolekcionet e tjetërsuara do të kthehen aty ku

e kanë vendin.

Fjalë e mbajtur në tryezën “Të Investosh

në Dialogun Qytetar”, organizuar nga Fondacioni

Soros dhe Komiteti i Helsinkit i

Serbisë në Prishtinë, më 14 tetor 2010.


44

ARTE

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

KREJT TE KENAQUR

TKK kishte këtë vit gjashtë premiera. Shfaqja ‘Më afër’ konsiderohet më e suksesshmja, sado që të gjitha

shfaqjet në tërësi sa kishte në repertor kanë zgjuar kërshërinë e publikut të gjerë. Ndërkohë zhvillimet

kulturore gjatë vitit janë pasuruar edhe nga dy festivale tashmë tradicionale: PriFilmFest dhe Skena Up.

Albana S. Muja

albana.muja@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 dhjetor — Çfarë viti

pati teatri Kombëtar i Kosovës? Sa

shfaqje dhe sa publik mblodhi gjatë

këtij viti kalendarik? Cilat ishin

festivalet më të mëdha të teatrit

dhe fi lmit për këtë vit?

Teatri Kombëtar i Kosovës

Teatri dhe filmi, gjatë vitit

2010, duket ta kenë pasur një vit

të suksesit, krahasuar me vitet e

kaluara, sipas disa drejtuesve të

institucioneve në fjalë. Kjo vlen

edhe për interesimin e publikut,

i cili ishte më i madh këtë vit,

kush më shumë për fi lm e kush

për teatër.

Teatri Kombëtar i Kosovës këtë

vit ka sjellë gjashtë premiera:

“Macja mbi çatinë e nxehtë”, të

regjisorit Florent Mehmeti; “Më

afër”, të Kushtrim Koliçit; “Beselam

pse më flijojnë”, të Fatos

Berishës; premiera e katërt ka

ardhur nga koproduksioni në mes

të Shqipërisë-Maqedonisë dhe

Kosovës “Peer Gynt”, të regjisorit

Slobodan Umkovski. Teatri ka

vazhduar bashkëpunimin për të

sjellë në skenë shfaqjen “Heshtje”,

të regjisores Arta Kallaba, derisa

viti 2010 është përmbyllur me shfaqjen

“Lidhje gjaku” të regjisorit,

Fadil Hysaj. Sipas Drejtoreshës së

TKK-së, në teatër vazhdojnë provat

intensive për të sjellë premierën

e shfaqjes “Rock’n’rol”, në regji

të Dino Mustafi q, shfaqje kjo e cila

vjen premierë me 12 janar të vitit

2011 dhe hyn në buxhetin e vitit

2010 dhe 2011.

Gjatë vitit 2010, teatri ka ripërtërirë

dy kontrata me shfaqjet

“Vdekja dhe vasha”, të regjisorit

Fatos Berisha dhe “Çifti Martin”,

të regjisorit Bekim Lumi.

Sipas Berishës, shfaqja e cila ka

pasur një jetë pak më të shkurtër

dhe ka qenë më e hovshme me

publikë ka qenë shfaqja “Heshtje”.

Gjithashtu kanë qenë mjaft

të shikuara shfaqjet “Beselam

pse më fl ijojnë” dhe shfaqja “Më

afër”, e regjisorit Kushtrim Koliqi,

kjo e fundit, është reprizuar më

së shumti rreth 14 herë dhe mbetet

shfaqja me shikueshmërinë

më të madhe gjatë vitit që e

lëmë pas. Ndonëse “Heshtja” në

gjashtë reprizat e saj ka mbledhur

shikueshmëri rekord.

“Unë mendoj që interesimin

për shikueshmëri e kanë zgjuar

të gjitha shfaqjet në një mënyrë

ose tjetër, secila prej tyre ka qenë

atraktive në formën e vet, nuk

mund ta veçoj asnjërën më pak

ose më shumë. E veçanta e këtij

viti, mund të them që ka qenë, një

nunër rekord i regjisorëve vendas,

ndoshta asnjë vit më herët nuk

kemi punuar më shumë me regjisor

vendas dhe të cilët i takojnë,

gjeneratës apo brezit të mesëm

dhe të rinj, mendoj që kanë bërë

një punë të shkëlqyeshme”, u

shpreh Berisha.

Përveç shfaqjeve, TKK-ja ka

pasur edhe forma tjera të komunikimit

me publikun, që ndoshta

edhe kanë zgjuar debate, ngaqë

kanë ndikuar drejtpërdrejt në

mos reprizimin e bollshëm të

shfaqjeve me publikun, foajea e

TKK-së shpeshherë ka shërbyer

edhe për artistët vizual dhe evenimente

tjera artistike.

Sipas Berishës, shikueshmëria

këtë vit nuk ka lëvizur shumë

duke e krahasuar me vitet e kaluara,

ndonëse me përqindje mund

të jetë një ngritje e vogël.

“Kemi pasur disa aktivitete

tjera të cilat pak a shumë kanë

ndikuar në reprizat e shfaqjeve

tona, vitin e ardhëm do të jemi

më të kujdesshëm Edhe pse unë

mendoj që ato aktivitete që kanë

qenë në TKK, janë në një mënyrë

aktivitete që i shërbejnë për të

mirë këtij shteti, siç është festivali

“PriFilmFest” , “Skena Up”,

“KosovaInFest”, festivali “Dam”

etj, shërbejnë dhe për njoftimin

dhe shkëmbimin e përvojave.

Nuk i numëroj si të dëmshme por

gjithsesi do të jemi më të kujdess-

hëm vitin e ardhëm që ti japim më

shumë hapësirë prodhimtarisë së

shfaqjeve dhe prurjeve të reja” u

shpreh Berisha.

Ndërsa Drejtori artistik i

TKK-së Jeton Neziraj, shprehet

ndryshe, për shikueshmërinë e

vitit që e lëmë pas, por edhe për

ndikimin e aktiviteteve tjera në

teatër. “Të dhënat e sakta rreth

shikueshmërisë nuk i disponoj,

megjithatë, duke u bazuar në

numrin e reprizave që kemi pas

mund të konkludoj se ky vit ka

qenë më i zbehtë se viti 2009. Sivjet,

p.sh. muajt maj, shtator dhe

tetor kanë qenë me nga dy apo tri

repriza të shfaqjeve, ndërkohë që

të njëjtit muaj në vitin 2009 kanë

qenë me rreth 20 repriza... Dhe

kjo për faktin që sivjet teatri ka

qenë shumë më i zënë me aktivitete

të jashtme jo-teatrore... Dhe,

shfrytëzimi i teatrit për aktivitete

të jashtme sivjet ka qenë pika më

problematike e funksionimit të

teatrit. Shpresoj që kjo do të evitohet

në vitin që po vjen”, u shpreh

Neziraj

Berisha ndalet të nënvizojë

vizitat e shumta të TKK-së

jashtë Kosovës nëpër festivalet

ndërkombëtare. Ajo ndihet

mirë me faktin që këtë vit përveç

pjesëmarrjes nuk janë kthyer duar

thatë. “Mashtruesit” ishte shfaqja

e cila mori pjesë në Zagreb, ndërsa

u kthye me çmimin “Mesazh

human”.

Gjithashtu në Festivalin Apolon,

aktorja, Yllka Gashi me shfaqjen

“Vdekja dhe vasha” mori

çmimin për aktoren më të mirë në

festivalin “KosovaInFest”, Shkumbin

Istrefi është shpërblyer për

aktorin më të mirë ndërsa Fatos

Berisha për regjisorin më të mirë,

këto dhe tjera kanë qenë disa nga

sukseset e TKK-së.

Nuk ndalet së përmenduri shfaqjen

“Çifti Martin”, e cila ka marrë

pjesë në qytetin Leipzig të Gjermanisë,

dhe sipas saj negociatat

vazhdojnë edhe me festivalet

tjera, që në të ardhmen, të jenë

pjesë e tyre këto dy shfaqje “Çifti

Martin” dhe “Vdekja dhe vasha”.

“Dihet se në Evropë është në

krizë teatri dhe shumica kërkojnë

shfaqje sa më intime dhe

ekonomike, por këto dy shfaqje

përveç tjerash kanë edhe vlera

tjera artistike jo vetëm atë pjesën

e intimitetit dhe atë ekonomike”,

u shpreh Berisha.

TKK-ja ka pritur edhe shfaqje

mysafi re, një nga ato më të kushtueshmet

dhe jo lehtë e përballueshme

konsiderohet të jetë

shfaqja “Gjenerali i ushtrisë së

vdekur”, të regjisorit Dino Mustafi

q.

Përfundimisht Burbuqe Berisha

është ndarë e kënaqur me

sukseset e këtij viti.

“Unë jam natyrë që nuk jam

kurrë e kënaqur me punën që e

bëjë por jam ndarë shumë e kënaqur

këtë vit. Unë jam e kënaqur në

një mënyrë për suksesin që e ka

arritur TKK-ja duke e marrë para

sysh që në krahasim me rajonin

kemi një buxhet qesharak, një

staf shumë intim, i cili mban dy

institucione ne dhe baletin, nëse

kthehemi dhe e shohim, atëherë

brenda TKK-së kanë qenë 11

premiera, me ato 4 të baletit..

D.m.th çdo muaj kemi pasur një

promovim të një performance

artistike. Edhe pse baleti qëndron

i ndarë me buxhet dhe me stafi n

artistik, por me stafi n teknik jemi

të përbashkët. Është një punë e

madhe që vështirë mund të arrihet

në teatrot në regjion, nëse

kemi pasur kontakte me teatrot

regjionale, ka qenë e çuditshme,

se si mund të arrihet një teatër i

tillë që thuajse është e ka stafi n

më të vogël në regjion, mundësit

i ka minimale, dhe të arrij të ketë

aq shumë prodhimtari dhe suksese,

kështu që jam e kënaqur” u

shpreh Berisha.

Për të demantuar se Festivali

“PriFilmFest” nuk ka qenë në

dëm të TKK-së, festival ky i cili

aktivitetet e tija ka ushtruar në

TKK dhe Kino ABC, drejtori artistik

i festivalit Fatos Berisha thotë:

“Shumica e festivaleve evropiane

përdorin teatrin si qendër kryesore

të ngjarjeve”.

Viti 2010 i TKK-së është përmbyllur

me promovimin e pesë dramave

që janë botuar, të konkursit

“Katarina Josipi”.

PriFilmFest

Burbuqe Berisha, për suksesin

e edicionit të vitit 2010 të festivalit

“PriFilmFest”, thotë që më së miri

e dinë publiku dhe e kanë thënë

edhe mediat.

“Ajo qe kemi bërë ne, është se

me kushte minimale kemi bërë

organizim profesional te nivelit

ndërkombëtar. Dhe ketë do ta

vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Prurjet kanë qenë të shumta në

edicionin e dytë, si për nga numri

i fi lmave, kualiteti më i lartë

i mundshëm i tyre, dhe ndoshta

me e rëndësishmja mysafiret e

nivelit te lartë nga bota e fi lmit. E

dini, te sjellësh një fi lm në Kosovë

nëse ke mjete fi nanciare nuk është

e vështirë, por të sjellsh mysafi rët

(sidomos ata te nivelit botëror)

është ajo që dallon festivalet. Ata

nuk i sjellin mjetet por profesionalizmi,

kontaktet, komunikimi dhe

fjala e mirë qe vjen nga mysafi ret e

edicionit të kaluar”, u shpreh Fatos

Berisha, drejtor artistik i festivalit.


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Skena UP

Edhe Arben Zharku, drejtor i

festivalit “Skena Up” mendon që

festivali i tij por edhe festivalet

tjera, janë shumë të favorshme

për teatrin, “sepse e rrisin kualitetin

dhe mendoj që i nxisin

njerëzit të punojnë më shumë,

është e favorshme për TKK-në

dhe Kino ABC sepse iu vije një

program shumë i mirë dhe kanë

çka t’ju dhurojnë publikut” u

shpreh Zharku.

Ndërsa për edicionin e vitit

2010 të “Skenës Up”, Zharku thotë

që ka qenë më i miri. “Nga viti

në vit ‘Skena up’ edhe programi

i tij është rritur, këtë vit e kemi

pasur programin më të mirë

ndonjëherë që e kemi pasur, kjo

mandej ka ndikuar edhe në interesimin

e publikut dhe kritikat

që i kemi marrë nga ekspert të

ndryshëm të fi lmit dhe të teatrit.

Këtë vit shikueshmëria ka

qenë shumë më e madhe, duke

u krahasuar me vitet e kaluara,

në tri teatrot dhe në Kino ABC”,

u shpreh ai.

Kino ABC

E vetmja Kinema e cila funksionon

në Prishtinë, Kino ABC,

konsideron që vitin 2010, njëherit

dhe vitin e dhjetë me radhë

të punës së tyre, e përmbyllin

me sukses. Këtë vit numri i përgjithshëm

i shikueshmërisë së

Kino ABC ka qenë rreth 35.000,

përfshirë numrin e shikuesve në

repertor të rregullt dhe numrin

e shikuesve gjatë javëve dhe festivaleve..

“Ky vit përmbyllet me

shtimin e numrit të shikuesve,

krahasuar me disa vite të kaluara,

për faktin se Kompania

‘Genci’ ka sjellë brenda këtyre

muajve mbi 20 premiera botërore

dhe të paktën 3 të tjera

shqiptare. Këtyre numrave

mund t’u shtohen edhe Javët e

Filmit Gjerman dhe Francez, që

janë shndërruar në ngjarjet më

të rëndësishme kinematografi ke

nga fundi i secilit vit” u shpreh

Miradije Vllahiu, menaxhere e

Kino ABC.

Sipas Vllahiut, shënimi i dhjetë

vetorit (24 maj 2010) të një

pune mjaft të suksesshme por

edhe sfi duese të Kinemasë ABC,

ka shënuar një prej ngjarjeve me

te rëndësishme..

Nga gjithë ato premiera botërore,

fi lmi më i shikuar i këtij

viti në Kino ABC, është filmi

“SALT” me rreth 4000 shikues,

i dyti me shikueshmëri, është

“ROBIN HOOD” rreth 3500

shikues dhe në vendin e tretë

është fi lmi “SHREK: FOREVER

AFTER”, rreth 2000 shikues.

Vllahiu shprehet se Kino ABC,

vitin 2010, do ta kujtoj edhe për

një trishtim të madh, për humbjen

e madhe që ka përjetuar kinematografi

a në përgjithësi botërore,

me vdekjen e aktorit dhe

njeriut të madh, Bekim Fehmiu.

“Kinemaja ABC ka qenë pjesë e

jetës së tij dhe ne do ta përkujtojmë,

çdo vit, me shumë nderime

njeriun tonë, Bekim Fehmiun.

Gjithashtu këtë dhjetëvjetësh

do ta kujtojmë për forcimin dhe

ndonjëherë edhe dobësimin e

lidhjeve tona me shikuesin, një

hallkë shumë të rëndësishme të

punës sonë”, u shpreh ajo.

NGJARJET E 2010-s

Viti 2010 na solli ngjarje, evenimente,

promovime, koncerte,

shfaqje, ekspozita, botime, e

shumë gjëra tjera, shumica jo

edhe aq për t’u lavdëruar. Në

mesin e këtyre ne sollëm vetëm

disa që, pak a shumë, kanë qenë

më të veçanta se të tjerat.

PËRVJETORI I

NËNË TEREZËS

Edhe pse gjatë vitit 2010 u shënuan disa

përvjetorë, sidomos të shkrimtarëve dhe

akademikëve, siç është 90 vjetori i lindjes së

Akademik Mark Krasniqit apo 80 vjetori i lindjes

së shkrimtarit Ramiz Kelmendi, ky vit ishte i

përqendruar te një figurë e ajo është Gonxhe

Bojaxhiu - Nëna Terezë, për të cilën u mbajtën

rreth tridhjetë aktivitete të ndryshme me rastin

e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së nobelistes

shqiptare. Viti 2010 nga ish Presidenti i

Kosovës, Fatmir Sejdiu, ishte shpallur edhe ‘Viti

i Nënë Terezës’.

DËSHTIMI

I GOMARËVE TË KUFIRIT

Nëse duhet zgjedhur një ngjarje apo eveniment

apo diçka tjetër si dështim të vitit 2010,

përkundër faktit se ka shumë, prapëseprapë si

dështim mund të merret filmi kosovar “Gomarët

e Kufirit”, i cili u dha premierë sivjet, rreth tri

vjet pasi kishte filluar të xhirohet. Së pari nuk

pati ndonjë vlerësim të mirë nga kritika, ndërsa

në kinemanë ABC ky film pati një shikueshmëri

të vogël. Me pretendimin për të marrë pjesë në

Oscar, ky film arriti të fitonte çmimin e publikut

në njërin prej festivaleve vendore.

SUKSESI I FILARMONISË

Edhe pse nuk është ndonjë gjë aq e madhe,

shkuarja e filarmonisë së Kosovës në Japoni

dhe paraqitja e saj para publikut japonez mund

të konsiderohet ngjarja më e suksesshme në

fushën e muzikës e ndoshta edhe në fushën e

kulturës për vitin 2010.

VIZITA E FRANKO NEROS

Kosovën gjatë vitit 2010 e vizituan njerëz të

profileve të ndryshme, por më e veçanta mund

të konsiderohet ajo e aktorit dhe regjisorit të

njohur italian Franco Nero. Ai ishte mysafir

në festivalin PriFilmFest, me ç’rast pati një

bashkëbisedim me adhuruesit e tij. Nero është

bashkëshort i aktores së njohur Vanesa Redgrave,

e cila është anëtare e bordit të PriFilm-

Fest dhe e cila po ashtu e ka vizituar disa herë

Kosovën.

IKJA E BEKIM FEHMIUT

Ngjarja më prekëse që ndodhi në vitin 2010

ishte, pa dyshim, ndarja nga jeta e aktorit

kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu. Ikja

e tij dhe mënyra se si aktori i famshëm kishte

vendosur t’i japë fund jetës së vet ka qenë mjaft

tronditëse për qytetarët e Kosovës, por edhe

më gjerë. Vdekja e tij pati jehonë jo vetëm në

Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, por edhe në mediat

e ndryshme të botës.

Do t’i bie sa më shkurt që mundem,

ngase të gjithë jemi vrapues

të mrekullueshëm, të ndalemi nuk

kemi aq shumë kohë por edhe nëse

nganjëherë nuk ndalemi të marrim

frymë e të pushojmë, ka mundësi

që vrapi mund të jetë tragjik. Mirë.

Dua ta ndaj me ju shqetësimin,

mërzinë, zhgënjimin qenësor duke

thënë diçka që më përkufi zon, duke

e lënë veten të shtrirë mbi shuplakat

e juaja të duarve të bardha. ngase ju

besoj aq thellësisht, pavarësisht se

keni ose nuk keni çka të ndani me

mua, ngase jeni të mirë (megjithëse

shpesh të jesh jonjerëzor del që është

moderne), pavarësisht se kërcënimi

i së keqes më shumë se kurrë është i

pranishëm në mesin tonë të habitur,

ngase jeni njerëz të mrekullueshëm,

pavarësisht (improvizimeve të juaja

të shëmtuara) ekzistencës së mrekullisë

apo zhdukjes së saj, ngase jemi

të njëjtë, ngase një ditë diçka do të

na bashkojë, e panjohura, fundi. Për

këtë jam i bindur dhe fus duart në

zjarr për ta dëshmuar vërtetësinë e

saj. Mirë. Ndërrimet e motmoteve

përherë më fusin një ndjenjë se kjo

botë është më e shkurtër se gënjeshtrat

e njerëzve të mëdhenj. Zakonisht

në ditët e fundit të muajit të fundit

shtirem se po pushoj, se viti që shkoi

ishte i begatshëm, se viti që vjen do

të jetë edhe më i frytshëm. E gjitha

kjo më duket një mirësjellje e tepruar

ndaj vetes dhe një pasqyrim i rrejshëm

ndaj pyetjeve se si të shkoi viti.

Bota sa vjen e po bëhet më e shpejtë

(kjo më vë në siklet), bota sa vjen e

po bëhet një rrëfi m më i shkurtër( kjo

më vë në lëvizje).Kjo vërehet dukshëm.

Nuk e di a kemi kohë për inate

që e prishin mendjen tonë, nuk e di

a kemi kohë për thurje planesh të krisura

ndaj njëri tjetrit, për mendime

të tërbuara.

Meqenëse përkohshmëria e njeriut

është e padisuktueshme atëherë ta

marrim fatin në duart tona të rrudhura

dhe të ecim tutje, pa djallëzime,

pa urrejte. Ata që kane bërë mëkate le

t’i falim e të ja pastrojmë fytyrën me

ujin e të vdekurve, ata që kanë vjedhur

le t’i mëshirojmë , ata që deshën të

na vrasin le t’i hapin dyert e dashurisë

sonë të madhe, ata që na dashuruan

le të vazhdojnë të na dashurojnë

edhe më fuqishëm dhe së bashku le

të përpiqemi ta bëjmë jetën tonë më

të bukur, më të dinjitetshme e më pak

të zorshme. Mjafton ta ndjesh peshën

e muajve të shkuar dhe ta pyesësh

veten çfarë bëra për veten, çfarë bëra

për të tjerët, çfarë bëra për të mirën e

përbashkët njerëzore, nuk jemi edhe

aq të mirë sa mendojmë por nuk

jemi edhe aq të këqij sa kemi mundësi

të bëhemi. Të kapemi për duart

e njëri tjetrit dhe për të fundit herë të

lutemi për dëshirat tona të mira, le të

mos bëhemi viktima të ambicieve të

sëmura, le të mos mendojmë se jemi

mbretër të përjetshëm. Koha është e

pamposhtur. Këtë të gjithë e dinë. Një

ditë do të pendohemi për shkak të disa

ARTE 45

Vitet, ne dhe lutja për dashuri

(Një letër pa ndonjë peshë,

me rastin e ndërrimit të motmoteve)

Shpëtim

Selmani

bëmave që jemi duke i kryer e që do t’i

kryejmë, ju premtoj ngase ju njohë, ju

njohe ngase jam si ju. Vitet ikin bash

të çmendura pa pyetur asnjëherë mbi

kuptimin e veprimeve tona të përditshme

qe shpesh na duken tejet të

rëndomta e nga rëndomtësitë e njëpasnjëshme

krijohet një rregull gati

absolut që përcakton kushtet e sjelljes,

rendit të përbashkët jetësor. E di

që jemi të lodhur nga gjërat e padrejta

që na përplasen në fytyrë nga të pushtetshmit,

e di që dikush nuk ju kupton

ngase hallet e juaja kuptohen vetëm

nëse jemi brenda jush, e di që është

vështirë t’i kesh gjërat që thelbësisht

i duam ngase jemi pjesë e një shoqërie

në shërim e sipër, e di që jemi

të dërrmuar e të varfër për shkaqe të

ndryshme ekonomike, e di që disa

janë të pasur e të ngopur nga luksi, e

di që jemi të hidhëruar në njëri tjetrin,

që dikush ka faj më shumë e dikush

më pak por e di që jemi të tërësisht të

ngjashëm dhe ky mësim që është bërë

i bajatshëm duke e përsëritur le të jetë

motiv për ta ndërtuar të ardhmen( më

falni për këtë varg kaq të njohur dhe

për ndonjë tingëllimë të tillë) në formën

më korrekte, ky mësim i hershëm

le të jetë fi lozofi a jone e së nesërmes

që përpin çdo gjë. Le të pendohemi

për gabimet e pafalshme, le të shëtisim

të dorëzuar para njëri tjetrit

duke kërkuar falje të pakushtëzuara.

Asnjëherë nuk është vonë që të ja nisim

rrugëtimit tonë me mbarësi, duke

u bekuar me miqtë, me të afërmit, me

armiqtë, më kafshët, më bimët, me

zotin. Kjo botë është e mirë në saje

të mendimit tonë të shenjtë, kjo botë

mund të jetë e bukur në saje të rrezatimit

tonë hyjnor, në saje të guximit për

ta ndëshkuar veten( për të ja njohur

të metat vetes), në saje të hapave të

mëdhenj të hedhur pa ndonjë frike

të madhe. Më shumë se asnjëherë

desha që kjo letër të jetë pa ndonjë

ngarkesë për ta kuptuar, desha që kjo

letër të jetë më e kthjellët se asnjëherë,

që kjo letër të arrijë në zemrat e juaja

që kanë fi lluar të bëhen të çiltra ose që

kanë qenë të çiltra. Nuk dua të besoj

më që jam duke jetuar në një vend

që ma turbullon çdo ide, besoj pajtoheni

me mua, nuk dua të besoj se jam

duke jetuar në një vend ku thesi i poshtërsive

kolektive është i tejmbushur,

besoj pajtoheni me mua, nuk dua që

ëndrrat e mia të marrin fund në fundvite

të hareshme, besoj pajtoheni me

mua, nuk dua të dëshpërohem ngase

i takoj kësaj toke, besoj se pajtoheni

me mua megjithëse tingëllon sikurse

të ishte thirrja ime e fundit. Nuk dua

që më pavetëdijesisht të përsëritem.

Jemi këtu dhe ky është vullnet

i mbinatyrshëm para së cilës njohim

nënshtrimin e pashmangshëm. Ju lë

me shpresën se viti që po hyjmë por

edhe vitet që do të vijnë nuk do të na

përplasin në sy dështimet, dobësinë,

heqjen dorë nga gjërat që i duam. Aq

sa jam i brengosur jam edhe i kënaqur

që po jetoj në kohën e juaj por

vazhdimisht duke u kujdesur që të

mos hidhërohem megjithëse kohe

pas kohe ndjejë se diçka hera herës

nuk shkon. Pra, lutem që fundi i letrës

të jetë i gabueshëm, i pamenduar

mirë. Qofshi të lumtur në jetët e juaja

dhe në jetët e të tjerëve. I juaji ngase

ashtu duhet të jetë, Shpëtim Selmani.


46

MARKETING

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011 FJALËKRYQ 47


48

MARKETING

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Urime

Viti i Ri

2011

MARKETING 49


50 BOTË

Një banor i New

Delhit, në Indi,

ngre një barrë

të madhe stiropori,

me shitjen

e të cilit siguron

mbijetesën.

Në Lahore të

Pakistanit një

qytetar shet

fl auta, instrument

muzikor

ky i cili përdoret

më së shumti

nëpër ahengje.

Në një fshat të

Nepalit, ky “kapiten”

i anijeve

pret udhëtarë

për t’i transportuar

tej ujit.

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

BETEJA PER BUKE

Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) i OKB’së, me seli në

Romë, ka publikuar raportin e rregullt në të cilin bëhen të ditura përparime në

uljen e varfërisë në botë. Megjithatë, raporti tregon se në pjesët rurale të planetit

jetojnë gati një miliard njerëz në varfëri ekstreme, respektivisht me 1.25 dollarë

në ditë. Më poshtë i gjeni disa lloje punësh, me të cilat njerëzit merren për ta

siguruar bukën.

Në New Delhi njerëzit fi tojnë para edhe

në këtë mënyrë: duke punuar në plantacione,

në kushte aspak të mira.

Në Karachi të Pakistanit paratë

fi tohen duke qethur gomarë!

Në Filipine, ky punëtor i mbuluar

nga baroti krijon fi shekzjarre.

Një punë e rrezikshme kjo, e

cila merr edhe jetë njerëzish.


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

Para-lajmërim i Ftesës për Aplikim në Roundin e 8-të, të

Skemës së Celulës së të Rinjëve, Programi i BE-së për bursa post-diplomike 2011

MARKETING

NB: Ky është një para-lajmërim për të informuar lidhur me hapjen e ardhshme të ftesës për aplikim. Tani nuk kërkohet asnjë veprim nga

aplikantët potencial.

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian (ZNKE) në Kosovë dhe Ministria për Integrime Evropiane (MIE), paralajmërojnë hapjen

e konkusit për Raundin e 8-të, të aplikimit për Skemës e Celulës së të Rinjëve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën,

program i cili aktualisht është duke u zbatuar nga SOFRECO SA. Aplikimi do të jetë i hapur nga 14 Janar 2011 deri më 28 Shkurt 2011

dhe kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në univerzitete të shteteve anëtare të BE-së.

Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara

mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për studentët e

diplomuar në fakultetet si juridik, ekonomik, menaxhment i biznesit,shkenca politike, inxhinieri, gjeologji, veterinari, statistika, matematikë

dhe fusha të tjera akademike (siç është specifi kuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 14 janar 2011) në përputhje me sektorët

e specializimit në vijim:

Legjislacioni i BE-së

Ekonomitë e përgjithshme

Ekonometritë

Shkencat Ekzakte – Sektori Teknik

Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët:

Posedojnë letërnjoftim dhe/apo Dokument të Udhëtimit të UNMIK-ut ose ata të cilët ofrojnë dëshmi të lindjes dhe të

vendbanimit në Kosovë dhe ata me letërnjoftime dhe me pasaporta të lëshuara nga Autoritetet Kosovare.

Të diplomuarit në njërën nga fushat e lartëpërmendura të studimeve. Studentët të cilët janë në përfundim të fakultetit

poashtu mund të kenë të drejtë konkurimi nëse marrin diplomën jo më vonë se 30 qershor 2011.

Flasin rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe Shqipe apo Serbe. Njohja e gjuhëve tjera të BE-së konsiderohet përparsi.

Janë të gatshëm të udhëtojnë dhe të lëvizin jashtë vendit nga Shtatori 2011, dhe të vijojnë trajnime intenzive nga mesi i

Prillit 2011.

Janë lindur më 1 Mars 1971 apo më vonë

Bursat do të mbulojnë shpenzimet për deri në 40 bursistë, si në vijm:

Shpenzimet e shkollimit

Shpenzimet e jetesës

Shpenzimet e vizës

Sigurimin shëndetësorë

Biletat e udhëtimit

Testin e gjuhës Angleze IELTS (dhe testin GMAT nëse është e nevojshme)

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të zotohen të:

Punojnë për Qeverinë e Kosovës si praktikant për së paku dy muaj para nisjes

Ndjekin Programin e Trajnimit të Gjuhës SCR (ku është e nevojshme)

Ndjekin dhe kryejnë studimet e zgjedhura post-diplomike

Përmbushin obligimin e punësimit të pandërprerë trevjeçar në Administratën Publike të Kosovës, pas kthimit.

Përzgjedhja do të zhvillohet në tri faza dhe përfshinë:

Përzgjedhja e CV-ve dhe Letrave të Motivimit

Testet me shkrim (i njohjes së gjuhës Angleze, njohjes së përgjithshme për BE-në, ose Testi Numerik Ekonometrik –

vetëm për Ekonometri, vlerësimi verbal dhe numerik)

Intervistë nga paneli i akademikëve europianë dhe përfaqësuesve nga KE dhe të MIE

Femrat dhe përfaqësuesit e minoriteteve fuqimisht inkurajohen të aplikojnë. Formularët e aplikimit dhe dokumentet tjera përcjellëse do të jenë

të disponueshme për shkarkim nga interneti, në web faqen vijuese www.ycskosovo.eu duke fi lluar nga 14 Janar 2011. Informatat shtesë

mbi Rregullat e Skemës, Procedurat dhe Kriteret e përzgjedhjes poashtu do të jenë online nga data e njejtë.

Ky është vetëm para-lajmërim për të informuar aplikantët potencial për hapjen e ardhshme të ftesës për aplikim.

Aplikimi ende nuk është hapur.

Për më shumë informata www.ycskosovo.eu

Vërejtje: Zbatimi i këtij programi varet nga mundësia e fi nancimit nga BE, menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit

Europian në Kosovë

“Skema e Bursave të BE-së – Raundi VI” është projekt i fi nancuar nga BE, menaxhuar nga ZNKE dhe zbatuar nga SOFRECO

SA.

51


52

Sport

redaktor: Valdet Hasani

e-mail: valdet.hasani@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Turpi T i vitit

Turneu miqësor i basketbollit

që u mbajt në

Kosovë, në fi llim të muajit

gusht, në të cilin patën

marrë pjesë përfaqësuesja

e Kosovës, Shqipërisë dhe

ajo e Emirateve të Bashkuara

Arabe, pa dyshim

se ishte turpi më i madh i

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

vitit 2010. Këtë e vërteton

fakti që ai turn miqësor qe

shndërruar në turne armiqësor.

Ndeshja ndërmjet

Shqipërisë dhe Emirateve

të Bashkuara Arabe qe

ndërprerë para kohe, pasi

basketbollistët e të dyja

ekipeve qenë grushtuar e

shqelmuar mes veti. Turpi

nuk pati përfunduar me

kaq, pasi për këtë ekses,

ish-kreu i Federatës së

Basketbollit të Kosovës,

Erolld Belegu e pati fajësuar

ekipin kuqezi, derisa basketbollisti

shqiptar, Ermal

Kuqo dhe zyrtarë të Kom-

bëtares shqiptare iu patën

kundërpërgjigjur Belegut

me disa deklarata të rënda.

Marrëdhëniet mes palëve

qenë normalizuan pas një

takimi të menjëhershëm

mes Belegut dhe kreut

të Federatës Shqiptare të

Basketbollit, Avni Ponari.

XHERDA

Nuk ka

pritur që aq

shpejt do të

bëhet lojtar i

rëndësishëm

dhe të

kërkohet

nga klube

të mëdha.

Të ardhmen

e sheh larg

Zvicrës,

derisa

preferon

Bundesligën.

Ndërsa nuk

e përjashton

mundësinë që

të luajë për

Kosovën, kur

kjo e fundit të

pranohet në

FIFA e UEFA.

Xherdan

Shaqiri fl et

për Express.

Njeriu i vitit

Moral M. Pozhegu

moral.pozhegu@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 dhjetor —

Viti 2010 do të mbetet

gjatë në mendjen e

Xherdan Shaqirit. Në

vitin e parë në futbollin

profesionist, talenti

kosovar fi toi titullin dhe

Kupën e Zvicrës me skuadrën

e Baselit.

Jo vetëm kaq. 19 vjeçari, pas

paraqitjeve të shkëlqyeshme

në futbollin zviceran, u ftua

nga selektori Ottmar Hitzfeld

në përfaqësuesen e Zvicrës, në

Kampionatin Botëror Afrika e

Jugut 2010.

Pas Botërorit, mesfushori me

prejardhje nga Gjilani vazhdoi

me suksese. Ai arriti të luajë në

fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve,

derisa shënoi edhe një

gol në ndeshjen Basel – Roma

(1:3).

Me paraqitjet e shkëlqyeshme

në fanellën e Baselit, Xherdan

Shaqiri tashmë është bërë objektiv

i disa klubeve të mëdha

evropiane, si Bayern Munchen,

Inter, Juventus, Liverpool, Hamburg,

Dortmund, Wolfsburg etj.

Mesfushori shtatshkurtër paralajmëron

se gjatë afatit kalimtar

të janarit mund të largohet

nga Baseli, derisa preferon të

luajë në Bundesligë.

Shaqiri, i cili si model ka dy

yjet e futbollit botëror, Messi e

Ronaldo, nuk e ka përjashtuar

mundësinë që ta veshë fanellën

e përfaqësueses së Kosovës kur

kjo e fundit të pranohet në FIFA

e UEFA.

Xherdan Shaqiri fl et ekskluzivisht

për Express.

Express: A keni pritur se do të

keni paraqitje të mira në vitin e

parë te Baseli, duke pasur parasysh

nevojën tuaj për adaptim

në skuadrën e parë?

Shaqiri: Realisht unë nuk

kam pritur të kem një sezon të


E enjte, 330

dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

IN

NI I KOSOVËS

Express: A ka ndikuar interesimi

i madh i klubeve në paraqitjet

e tua, pasi kohëve të fundit jeni

kritikuar nga trajneri?

Shaqiri: Normal, trajneri nuk

fl et mirë për lojtarët e rinj, pasi

ata mund të dështojnë nëse

marrin lëvdata. Unë nuk i shikoj

këto gjëra, luaj futboll dhe nuk

mendoj se interesimi i klubeve

ka ndikuar në paraqitjet e mia.

mirë në vitin tim të parë në Basel,

pasi unë vija nga ekipi i juniorëve.

Mirëpo, qe një vit e gjysmë me

ekipin e parë më ka shkuar mirë

dhe kam kaluar shumë mirë deri

më tani.

Express: A keni besuar se për një

kohë shumë të shkurtër do të bëheni

lojtar i rëndësishëm i skuadrës?

Shaqiri: Jo, nuk kam pritur që

brenda një kohe të shkurtër do

të bëhem lojtar i rëndësishëm i

Baselit.

Express: Si e keni pritur ftesën

për pjesëmarrje në Kampionat

Botëror 2010.

Shaqiri: Unë luajta mirë sezonin

e kaluar, dhe Ottmar Hitzfeld

më vëzhgoi në disa ndeshje, e po

ashtu mediat shkruanin se trajneri

duhet të më ftojë për Kampionatin

Botëror. Nuk e kam pritur se do të

më ftojë, pasi ka pasur edhe lojtarë

të tjerë që kanë luajtur mirë. Unë

jam shumë i lumtur që luajta në

Botërorin 2010, me vetëm 19 vjet

dhe ishte viti i parë që unë luaja me

ekipin e parë të Baselit.

Express: Basel është në pjesën e

epërme të tabelës. A besoni se do

ta mbroni titullin e kampionit në

Zvicër?

Viti Viiti

2010 ishte me fat për futbollistin

tbbo

kosovar, Fatos Beqiraj.

Sulmuesi Su ul pejan, gjatë verës

që ë shkoi ishte transferuar nga

klubi kl klu

malazez, Buduçnost te

gjiganti gj gjig

kroat, Dinamo Zagreb.

22-vjeçari 222

u ambientua menjëherë

njjë

te klubi kroat dhe u bë

Ne e kemi ekipin shumë të

fortë, me të cilin duhet ta

fi tojmë Kampionatin dhe Kupën

pjesë e rëndësishme e tij. Pas

transferimit në Kroaci, Beqiraj

e pati mundësinë që të luante e

edhe në Europa League. Përpos oss

paraqitjeve me klubin kroat,

futbollisti kosovar pati rastin të

luante në shumicën e ndeshjeve evee

të përfaqësueses së Malit të Zi.

Shaqiri: Ne e kemi ekipin shumë

të fortë, me të cilin duhet ta fi tojmë

Kampionatin dhe Kupën. Edhe në

Champions League kemi treguar

se kemi ekip shumë të mirë dhe

për pak nuk kemi arritur ta kalojmë

grupin.

Express: Çfarë synoni në Europa

League?

Shaqiri: Në Ligën e kampionëve

e kemi treguar veten se mund të

fi tojmë kundër ekipeve të mëdha.

Tash në Europa League synojmë

ta eliminojmë Spartak Moskën.

Express: Pas paraqitjeve tuaja

të mira, kanë qarkulluar zëra se

ekipe të mëdha si Bayern, Inter

e Juventus janë të interesuar për

shërbimet tuaja. A ka gjasa që në

dimër t’i bashkoheni njërit nga

këto klube?

Shaqiri: Duhet ta shikoj se çfarë

do të ndodhë këto ditë. Kur të ketë

diçka konkrete, atëherë duhet të

shikojmë bashkë me Baselin, që

të jetë mirë për mua dhe për klubin.

Nëse në janar ka diçka konkrete

dhe klubi i interesuar arrin

marrëveshje me Baselin, nuk e

përjashtoj mundësinë që gjatë

janarit të transferohem, mirëpo

deri pas dimrit, vështirë se do të

ketë diçka.

Express: Ku e shihni veten në

një të ardhme të afërt?

Shaqiri: Kam potencial të

madh dhe të gjithë e dinë se

me potencialin që kam mund

të luaj në një klub të mirë evropian.

Mirëpo, unë nuk dëshiroj

nga një klub i vogël të kaloj te

një klub i madh, pasi shumë

futbollistë kanë dështuar. Synim

imi është transferimi në një klub

pak më të vogël, ku mund të tregoj

lojëra të mira dhe më pas të

transferohem në ndonjë klub më

të madh.

Express: Në cilën ligë preferoni

të luani pas Zvicrës?

Shaqiri: Më pëlqen Spanja,

mirëpo Gjermania për momentin

do të më përshtatej më së

miri, po ashtu, atje fl asin të njëjtën

gjuhë, sikurse në Zvicër. Gjithashtu,

edhe Bundesliga është

njëra nga ligat më të mira.

Express: A mendoni se do të vazhdoni

me ritmin e njëjtë edhe në

pjesën e dytë të kampionatit?

Shaqiri: Deri tani kam luajtur

mirë, besoj se edhe në pjesën e

dytë të sezonit do të vazhdoj me

këtë ritëm.

Express: Cilin lojtar e ke model,

që në të ardhmen dëshiron

të bëhesh sikurse ai?

Shaqiri: Messin dhe Cristiano

Ronaldon.

Express: Aktualisht luani për

Zvicrën. Nëse Kosova pranohet

në FIFA e UEFA, a do të vazhdoni

të luani për Zvicrën, apo do të

ktheheni?

Shaqiri: Kur të pranohet Kosova

në FIFA e UEFA, duhet të

vendos. Unë jam i lindur në Kosovë

dhe këtë vend nuk e harroj

asnjëherë, por deri atëherë, do të

presim dhe do të marrim vendimin

e duhur.

OUT

Ervin Skela pati një

vit të dështuar. Mesfushori

u shqiptar i ishte

bashkuar ba

ekipit Tus

Koblenz Ko ob në vitin 2009,

por ai në n vitin 2010 dështoi

ta ndihmonte ndihmoon

ekipin nga liga e

dytë gjermane gjermm

që t’i shpëtonte

Valdet F. Hasani

valdet.hasani@gazetaexpress.com

SPORT SSPORT

53

Futboll i

fukarenjve

Deri më tani thuajse asgjë nuk ka ndryshuar në futbollin

kosovar. Andaj, e vetmja mundësi mbetet që FFK’ja

t’i ngre kriteret. Dhe kjo do të ndikonte që jo bash gjithkushi

të merret me futboll. Sepse futbolli është lojë...

por një lojë e shtrenjtë që nuk mund ta luajë gjithkush.

Futbolli kosovar vazhdon të

numërojë në vend. Sikurse

në vitet e mëhershme, edhe

viti 2010 nuk ka sjellë ndonjë

përparim në sportit më të

popullarizuar në vend. Fjala

Superligë për dikë mund të

tingëllojë si një ligë e fortë dhe

atraktive.

Por, në të vërtetë, elita e

futbollit kosovar fatkeqësisht

i ngjan një lige amatore.

Federata e Futbollit e Kosovës

(FFK) nuk ka arritur që Superligën

ta bëjnë më atraktive

për shikuesit.

Madje edhe për klubet, gara

nuk është atraktive kur dihet

se në fund, fi tuesi i titullit të

kampionit merr një trofe që ka

vlerën e 100 eurove dhe asgjë

më shumë.

Derisa federata të tjera, nga

rajoni dhe Evropa, shpërblejnë

kampionin me milionë,

FFK’ja ende nuk ka arritur ta

shpërblejë kampionin qoftë

edhe me 10 mijë euro, e i cili

për të arritur deri te titulli

harxhon së paku dhjetëfi shin

e tyre.

Harrojini këto shpërblime.

Që pas përfundimit të luftës,

shumica e fushave të futbollit

ende iu ngjajnë arave, e

në gjendje hiç më të mirë nuk

janë as zhveshtoret.

Ndërsa së fundi kanë fi lluar

të shemben edhe tribunat, si

në stadiumin ‘Përparim Thaçi’

në Prizren.

Udhëheqësit e futbollit

kosovar janë ata që bëjnë

lëshime në këto raste dhe

mbyllin sytë, sikurse çdo gjë

është në rregull, përkundër

paralajmërimeve që marrin

nga Komisioni për inspektimin

e objekteve sportive

pranë FFK’së.

Në anën tjetër, edhe klubet

mbijetesës. bijetesës.

Pastaj, me të përfunduar

sezoni, zon ni, 34-vjeçari u la i lirë

nga udhëheqësit heqë hheqësit

e Koblenzit

dhe nga ajo o kohë,

hë, ka mbetur pa

ekip, edhe pse kishte hte kontak- k

te me disa skuadra. Vlonja Vlonjati njati

shpreson që të gjejë ndonjë jë

angazhim gjatë dimrit.

i ndihmojnë futbollit në vend,

që të duket si amator. Drejtuesit

e klubeve, futbollistët i llogarisin

sikurse punëtorë krahu.

Lojtarët që luajnë në futbollin

kosovar, jo që nuk kanë

kontrata, por edhe rrogat e tyre

të vogla dinë të vonohen deri

në katër muaj.

Por, për këtë, faj kanë edhe

vetë lojtarët, pasi ende nuk e

kanë formuar shoqatën e vet

dhe nuk janë të organizuar për

t’i mbrojtur interesat e tyre profesionale.

Çka është më e keqja,

ata funksionojnë në të zezë, me

para në dorë dhe pa letra.

Kjo mund t’u duket e lezetshme

atyre në fi llim, kur i

marrin paret nga bosët e klubeve

të tyre – por sigurisht se

do t’u duket e hidhur atëherë

kur klubet u mbesin borxh dhe

për ata nuk ekziston ndonjë

sistem mbrojtës.

Mos t’i përmend lëndimet

e mundshme apo sigurimet

e tyre shëndetësore, prej çka

varen shumë sidomos futbollistët.

Sikur lojtarët të kishin organizim

dhe sistem më profesional

të funksionimit – do të

ndikonin në pjesëmarrje më

masive dhe të përkushtuar

profesionale – e jo siç është

tani që shumë talente të ikin

nga futbolli, nga frika se do të

vdesin urie.

E vetmja mundësi për t’iu

ikur këtyre dukurive negative

mbetet që FFK’ja t’i ngre kriteret.

Dhe kjo do të ndikonte

që jo bash gjithkushi të merret

me futboll.

Ata që nuk kanë mundësi t’i

plotësojnë këto kritere, le t’iu

kthehen arave. Sepse futbolli

është lojë... por një lojë e shtrenjtë

që nuk mund ta luajë

gjithkush.


54

Humbja e vitit

Sporti mbarëshqiptar më 15

maj të vitit 2010 përjetoi një

tragjedi kur u dha lajmi për

vdekjen e papritur të futbollistit

kosovar, Besian Idrizaj, i

cili në atë kohë ishte futbollist

i klubit anglez, Swansea City.

22-vjeçari qe ndarë nga

jeta në mëngjesin e 15 majit,

në apartamentin e prindërve

të tij në Linz të Austrisë, pas

një sulmi që kishte pësuar në

zemër.

Familja Idrizaj ishte e tronditur

për humbjen e më të

dashurit të saj. Familjarët e

të ndjerit kishin vendosur që

trupin e pajetë të Besianit ta

varrosin në Kotrodiq të Pejës,

drejt të cilit fshat kishin udhëtuar

mijëra qytetarë për t’i

dhënë lamtumirën e fundit të

ndjerit.

Në ceremoninë e varrimit

të tij qe thënë se Besiani do të

kujtohet për aq kohë, gjatë të

cilës nëpër tokë do të rrokulliset

topi i futbollit.

Vdekja e tij u konsiderua si

një humbje e madhe për futbollin

kosovar, e veçmas për

atë të Shqipërisë, pasi i ndjeri

ishte duke u përgatitur për t’u

veshur kuqezi, gjë që e mohoi

vdekja e hershme.

Por, përveç kombit shqiptar,

me lajmin për vdekjen

e tij ishin tronditur edhe

Kampionët e 2010’s

austriakët, anglezët, etj. Për

vdekjen e tij raportonin mediat

botërore, derisa tifozët

e klubeve në të cilat kishte

luajtur Besiani, ndezin qirinj

në shenjë nderimi për të, dhe

shumë ndeshje futbolli kishin

nisur duke e mbajtur nga një

minutë heshtje për nder të

Besianit.

Besiani kishte lindur më 12

tetor 1987 në Austri. Ai e pati

fi lluar karrierën në vitin 2003

me LASK Linz.

Në vitin 2005, i ndjeri ishte

zgjedhur futbollisti më i mire

i ri në Austri.

Andaj, atë e pati transferuar

Liverpool, me të cilin ekip

Besiani e pati zhvilluar vetëm

një ndeshje duke i shënuar

tri gola. Më pas, ai kishte disa

eksperienca si huazim në ekipet

nga Championship, Luton

Town (2006/07) dhe Crystal

Palace (2007/08).

Në janarin e vitit 2008, ai

qe huazuar sërish te klubi

austriak, Wacker Innsbruck.

Idrizaj, i cili e pati prezantuar

përfaqësuesen U-21 të

Austrisë 12 herë, ishte pjesë

e klubit amator FC Eilenburg.

Për një periudhë të shkurtë

ishte pjesë edhe Blackburn

Roversit, para se të transferohej

në Swansea City në verën

e vitit 2009.

Viti Vitti

2010 201 ishte më i suksesshmi në karrierën e Agon

Mehmeti Mehmetit it dhe DDardan

Rexhepit. Në fakt, dyshja sulmuese

kosovare koso ovare këtë

vit e fi tuan titullin e kampionit me Malmon,

monn,

në ka kampionatin suedez. Madje, Mehmeti ishte

nj njëri jëri prej pr më meritorëve në suksesin ekipit suedez.

Rrahje, pakënaqësi,

gëzime, zhgënjime,

emërime,

shkarkime, e ngjarje

të tjera të

mira dhe të këqija

kanë shënuar vitin

2010 në sportin

kosovar. Të renditura

prej A deri

në ZH, këto janë

shenjat e një viti

të pasur dhe të

çuditshëm.

Driton S. Berisha

driton.berisha@gazetaexpress.com

A është për...

Arben Muqollin, hendbollistin

e njohur kosovar, i cili në

muajin tetor u arrestua nga policia

maqedonase. Ministria e

Punëve të Brendshme të Maqedonisë

pati bërë të ditur se ky

arrestim ishte bërë me kërkesë

të Interpolit zviceran.

B është për...

Bekim Haxhiu, nënkryetari

e Federatës së Futbollit të Kosovës,

i cili vendosi të merret

me politikë. Ai ka kandiduar

për deputet të parlamenti të

Kosovës me Partinë Demokratike

të Kosovës dhe ka arritur

që ta sigurojë një ulëse.

C është për...

Certifi kimin e 19 trajnerëve

kosovarë me Licenca A të UE-

FA’s. Ata për dy javë rresht janë

trajnuar nga ekspertë të Federatës

së Futbollit të Shqipërisë

(FSHF) si dhe disa trajnerë

italianë.

Ç është për...

Çatinë e Pallatit të Rinisë

dhe të Sportit në Prishtinë, i

cili edhe në vitin që po e lëmë

pas, ka vazhduar të pikojë, kur

mbi vendin tonë ka pasur të

reshura shiu. Si rezultat i kësaj

ishin ndërprerë disa ndeshje,

derisa ekipet prishtinase ishin

detyruar qe ndeshjet t’i zhvillojnë

në ndonjë palestër tjetër.

D është për...

Dështimin e Federatave

sportive kosovare, të cilat as

në vitin 2010 nuk arritën të

anëtarësohen në asociacionet

ndërkombëtare.

DH është për...

Dhuratat e simpatizuesve

prishtinas Plisat, të cilët edhe

këtë vit shpërndanë dhurata

për fëmijët e varfër dhe bonjakë.

E është për...

Erolld Belegun, i cili nuk arriti

të fi tojë mandatin e dytë për

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

ALFABETI

ta drejtuar Federatën e Basketbollit

të Kosovës. Ai u mposht

nga Fatmir Gashi, i cili për

katër vitet e ardhshme do të

drejtojë basketbollin kosovar.

Ë është për...

Ëndrrat e futbollistëve dhe

basketbollistëve kosovarë

për pjesëmarrje në arenën

ndërkombëtare mbetën vetëm

ëndrra.

F është për...

Fushë-Kosovën, klubin e

futbollit i cili u përjashtua

nga Liga e Parë e Kosovës,

pasi ishte vërtetuar se kishte

kurdisur ndeshen kundër Ulpianës.

Kjo ishte hera e parë në

futbollin kosovar që një skuadër

ndëshkohet për kurdisje të

rezultateve.

G është për...

Gani Sejdiun, i cili dha

dorëheqje nga drejtimi i Trepçës,

me të cilën fi toi titullin e

kampionit dhe Superkupën e

Kosovës. Pas disa rezultateve

jo të mira këtë sezon, trajneri

mitrovicas vendoi të largohet

nga drejtimi i klubit xehetar.

Gj është për...

Gjakun e futbollistëve të

Prishtinës, të cilët u sulmuan

nga shikuesit gjakovarë në

ndeshjen e ndërprerë ndërmjet

Vëllaznimit dhe Prishtinës. Në

këtë përballje u sulmuan edhe

gjyqtarët.

H është për...

Hendbollin kosovar, i cili

këtë vit zhgënjeu në arenën

ndërkombëtare. Klubet kosovare

u eliminuan në raundin

e parë, përveç Prishtinës në

konkurrencën e femrave, me

rezultate të thella.

I është për...

Isuf Lumin, ish-sekretarin

e Federatës së Basketbollit të

Kosovës (FBK), i cili më 1 prill

të vitit 2010, papritmas ndërroi

jetë në moshën 59-vjeçare.

I ndjeri ka qenë edhe ish-kryetar

i FBK’së, vitet ‘90.

J është për...

Jeton Nixhën, ish-trajnerin e

Bashkimit, i cili në vitin 2010

nuk drejtoi asnjë skuadër të

Superligës së Kosovës në Basketboll.

K është për...

Kushtrim Nebihun, futbollistin

e Trepçës, i cili në ndeshjen

kundër Lirisë në Prizren

humbi syrin e majtë, pasi

u godit me gurë nga tifozët

prizrenas.

Ai fatmirësisht pas një intervenimi

kirurgjik në Turqi, ka

shpëtuar syrin tjetër (të djathtin),

derisa i është rikthyer

edhe fushës së gjelbër.

L është për...

Ligjin për sportin, i cili ende

nuk është miratuar.

Ll është për...

Lloqin, i cili ishte i pranishëm

me bollëk edhe këtë

vit nëpër stadiumet e futbollit

kosovar.

M është për...

Miomir Dashiqin, ish-nënkryetari

i Federatës së Basketbollit

të Kosovës, i cili ndërroi

jetë para disa muajve. I ndjeri

ishte edhe kryetari i klubit

basketbollsitik nga veriu i

Mitrovicës, Bambi.

N është për...

Nuredin Ibishin, i cili pas

disa viteve dha dorëheqje nga


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

SPORTIV

të përshtatshme për lojë, kurse

në mot të ligë aty lloçi arrin deri

në gju.

Sh është për...

Shukri Paçaradën, ish-portierin

e njohur kosovar, i cili

u largua nga përfaqësuesja e

Kosovës për një kohë shumë të

shkurtë, pasi ishte i pakënaqur

me punën në reprezentacionin

kosovar.

T është për...

Trepçën, e cila pas 17 vjet pritjeje

arriti të shpallet kampioni

i Kosovës. Përveç titullit, klubi

mitrovicas ka arritur të solistet

edhe me Superkupën e Kosovës.

Th është për...

Thyerjen e trofeut të kupës

së Kosovës në basketboll nga

tifozët mitrovicas. Kjo ngjare

kishte ndodhur në Mitrovicë,

kur po luhej finalja ndërmjet

dy rivalëve të vjetër Trepçës dhe

Sigal Prishtinës.

U është për...

Urën e Shenjtë. Për dallim nga

vitet e kaluara, kur mbaheshin

rregullisht garat, vitin që e lamë

pas ato nuk u mbajtën për shkak

të problemeve të ndryshme, sidomos

fi nanciare.

Drejtoria e Superligës, e cila deri

më tani ka mbetur pa drejtor.

Nj është për...

Njohjen e kartonëve të futbollistëve

kosovarë që transferohen

jashtë vendit. Kërkesa e

Federatës së Futbollit të Kosovës

u aprovua gjatë vitit 2010

nga Federata Ndërkombëtare e

Futbollit (FIFA).

O është për...

Ora për sportin kosovar ende

nuk ka ardhur. Sportistët mbeten

të izoluar.

P është për...

Përfaqësuesen e Kosovës në

futboll, e cila gjatë vitit 2010 ka

zhvilluar dy ndeshje miqësore

ndërkombëtare. Takimin e parë

kosovarët barazuan 3:3 përballë

klubit suedez Halmstads, derisa

takimin e dytë triumfuan përballë

ekipit zviceran, Neuchatel

Xamax 2:0.

Q është për...

Qebapat, që mbeten ushqimi

më i preferuar për sportistët e

Kosovës.

R është për...

Rita Zeqiri, notaren kosovare e

cila në vitin 2010 ka marrë pjesë

në rreth dhjetë turne ndërkombëtare.

Ajo ka shkëlqyer në këto

gara derisa ka arritur që Kosovës

t’i sjellë disa medalje.

Rr është për...

Rrogat e futbollistëve. Përpos

që janë të vogla, ato u vonohen

sportistëve deri në 4 muaj.

S është për...

Stadiumet e futbollit në Kosovës,

të cilat vazhdojnë të jenë në

gjendje të mjera. Fushat e shumicës

së stadiumeve nuk janë

V është për...

Valon Begollin, ish-basketbollistin

e talentuar të skuadrës

së Pejës, i cili pas një sëmundjeje

të rëndë, nga e cila vuante

prej një kohe të gjatë, më 1 janar

të vitit 2010 ndërroi jetë.

X është për...

Xehetarët, dy rivalët e qytetit

të Mitrovicës, Trepçën ’89 dhe

Trepçën.

Zyrtarët e kësaj të fundit kanë

kërkuar nga Federata e Futbollit

e Kosovës që t’ia ndërrojë emrin

Trepçës ’89, por kjo kërkesë u

hodh poshtë.

Xh është për...

Xhudisten kosovare, Majlinda

Kelmendi. Edhe në vitin 2010

ajo arriti të shkëlqejë në gara

të ndryshme ndërkombëtare,

derisa u stolis edhe me disa

medalje.

Y është për...

Yll Kaçanikun, basketbollistin

e njohur kosovar, i cili la

basketbollin turk për të luajtur

një gjysmë sezoni me fi tuesin

e titullit dhe Kupës së Kosovës,

Sigal Prishtina.

Z është për...

Zyrtarët e Federatës së Boksit

të Kosovës (FboxK), të cilëve

kërkesa për ndërkombëtarizim

iu refuzua brenda gjysmë ore

nga Asociacioni i Boksit Amator

Ndërkombëtar (AIBA).

Zh është për..

Zhveshtoret e klubeve kosovare,

të cilat vazhdojnë të jenë

në gjendje të mjerueshme.

SPORT SP SPORT

55

Borxhi i pashlyer

Përkundër premtimeve, klubet dhe Federata e Futbollit e Kosovës, as

në vitin 2010 nuk arritën që në Kosovë ta sjellin një përfaqësueses ose

skuadër të madhe evropiane. Atë që nuk e bënë deri më tani, drejtuesit

e klubeve dhe futbollit kosovar premtojnë se do ta bëjnë në vitin 2011.

Valon Konushevci

valon.konushevci@gazetaexpress.com

Prishtinë, 29 dhjetor —

As në vitin 2010, tifozeria

kosovare nuk

pati mundësi ta shohë

ndonjë skuadër apo

kombëtare të madhe

të huaj duke luajtur në vendin

tonë përballë ndonjë ekipi apo

përfaqësueses së Kosovës.

Shumë emra të ekipeve dhe

kombëtareve të mëdha të huaja

janë përmendur qe një kohë

të gjatë se mund të zbarkojnë

në Kosovë, por një gjë e tillë

nuk ndodhi as në vitin 2010.

Përkundër premtimeve, Federata

e Futbollit e Kosovës

(FFK), FC Prishtina, por edhe

skuadrat e tjera kosovare, nuk

u treguan të zonja për ta sjellë

ndonjë ekip apo kombëtare me

famë në vendin tonë, duke u

mbetur kështu borxhe tifozëve.

Drejtuesit e futbollit kosovar

thonë se udhëheqësit e FIFA’s

dhe UEFA’s, i kanë penguar që

të sjellin ndonjë përfaqësuese

të madhe në vendin tonë, për

ta zhvilluar një ndeshje miqësore.

“Kemi mundur të sjellim

ekipe apo përfaqësuese të njohura.

Por, siç dihet, ne nuk jemi

anëtarë të FIFA-s, e cila nuk ka

lejuar të zhvillojmë ndeshje të

tilla. Andaj, me këtë rast, as ne

nuk kemi dashur t’u shkaktojmë

probleme federatave të

shteteve tjera”, deklaroi për

Express, sekretari i FFK-së,

Eroll Salihu, i cili beson se në

vitin 2011 do ta bëjë atë që nuk

ia doli ta bëjë në vitin 2010.

Edhe drejtuesit e FC

Prishtinës thonë se në vitin

që lamë pas kanë mundur që

të sjellin në kryeqytet skuadra

me emër në futbollin evropian.

Por, bardhekaltrit ankohen se

infrastruktura e mjerueshme

i ka penguar në këtë drejtim.

“Ne kemi qenë në kontakte

të vazhdueshme me disa klube,

por edhe sot jemi në kontakte

me klube të njohura. Kemi planifi

kuar të zhvillojmë ndeshje

miqësore në Prishtinë, dhe kjo

nuk është kurrfarë problemi

për ne që ta realizojmë, sepse

Albert baksuzi

Albert Bunjaku ka qenë baksuzi

më i madh i vitit, ndër sportistët

kosovarë. Pas fillimit fantastik

të eksperiencës me Nurnberg,

sezoni i dytë i tij në Bundesligën

gjermane ka qenë i pafat.

Në fakt, 27-vjeçari, në pjesën e

parë të vitit ‘agjëronte’ pa dashje,

duke mos e gjetur golin për 823

minuta. Mirëpo, në pjesën e dytë

të vitit atë e kapi taksirati, pasi që

e pësoi edhe më keq. Gjilanasi e

lëndoi gjurin në fillim të këtij

sezoni, në një ndeshje kampionale

ndaj Hamburgut, me ç’rast

iu nënshtrua intervenimit kirurgjik

kah mesi i shtatorit dhe pritet

të mungojë rreth gjashtë muaj.

Përfaqësuesi zviceran ka fi lluar

ta marrë veten dhe po punon intensivisht,

por ai nuk do të mund

të luajë para muajit mars. Futbollisti

kosovar e ka pranuar se

kjo ishte periudha më e vështirë

në karrierën e tij. Ai shpreson që

mos t’i përsëritet më ky lëndim.

brenda dy viteve ne i kemi

zhvilluar dymbëdhjetë ndeshje

ndërkombëtare”, tha nënkryetari

i FC Prishtinës, Afrim

Muçiqi.

“Por, infrastruktura e mjerueshme

nuk na ka pamundësuar

që të sjellim ekipe të

mëdha në Prishtinë”, shtoi

Muçiqi, i cili është i bindur se

klubi i tij, në vitin 2011 do të organizoj

në kryeqendër ndeshje

madhështore ndërkombëtare.

Derisa në Kosovë dështuan

të sjellin ndonjë skuadër të

madhe, përfaqësuesja e Kosovës

dhe Prishtina kanë zhvilluar

disa ndeshje miqësore

jashtë vendit me klube, suedeze,

gjermane dhe zvicerane.

Ndërsa në këto dhjetë vite

e fundit, në Prishtinë ka zbritur

Kombëtarja A dhe B e

Shqipërisë, klubi turk Genclerbirligi

dhe kampioni aktual

i Shqipërisë Dinamo, por

jo edhe skuadra të tjera, edhe

pse deri më tani janë përmendur

shumë emra të kubeve të

mëdha që mund të zbarkojnë

në Kosovës.


56

Pa dyshim, lëndimin

më të rëndë prej futbollistëve

shqiptarë gjatë

vitit 2010 e ka pësuar

Debatik Curri, i sapotransferuar

nga Vorskla

Potlava te Gençlerbirligi.

Mbrojtësi kosovar,

Dështimi

i vitit

Lëndimi i vitit Rrahja e 2010’s

Lirisht, Valon Behrami mund

të konsiderohet si dështimi i

vitit 2010. Futbollistit kosovar

nuk ia deshi aspak në vitin që

sapo e lamë pas. 25-vjeçarin

i përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme,

mbi të gjitha në

gju, të cilat e lanë jashtë fushës

së blertë në pjesën më të madhe

të vitit.

Por, jo vetëm kaq. Futbollisti

kosovar nuk kishte fat as në

Kampionatin botëror Afrika e

Jugut 2010, i cili u mbajt gjatë

verës. Ai u ndëshkua me karton

të kuq në fi llim të ndeshjes me

Kilin, të parën për të në këtë

kompeticion, të cilën e humbi

Zvicra me rezultat 1:0. Që nga

ajo kohë, për shkak të lëndimeve,

Behrami nuk mundi më

të jetë pjesë e rregullt e ekipit

helvetik. Mitrovicasi është vlerësuar

si dështimi i përfaqësueses

së Zvicrës në vitin 2010. Atij i

mungoi fati edhe gjatë afatit kalimtar

të verës.

Ish-futbollisti i Veronës dhe

Lazios ishte shumë pranë transferimit

në Romë, por çdo gjë

dështoi në momentet e fundit,

pasi klubet nuk u morën vesh.

Lëndimet nuk e lanë rehat as në

pjesën e parë të sezonit të ri.

Përfaqësuesi zviceran, familja

e të cilit nuk është përshtatur si

duhet me jetën në Londër, shpreson

të largohet nga West Ham

Unitedi në janar. Gjatë afatit ka-

limtar të janarit, ai megjithatë

mund t’i t i bashkohet ekipit

Giallorossi, por për

shërbimet e tij kanë

shfaqur interesim

edhe Juventus e

Cesena.

në muajin shtator, gjatë

një stërvitjeje kishte

lënduar ligamentet

e gjurit. Ky lëndim

do ta lërë atë jashtë

fushës rreth gjashtë

muaj. Përfaqësuesi

shqiptar e vazhdon

mund t’i bashkohet eki- duke u

rehabilitimin në Turqi

dhe ai shpreson që të

rikthehet në fushën

e blertë në muajin

prill të vitit 2011, për ta

ndihmuar Gençlerbirligin

dhe Kombëtaren

shqiptare.

Prishtinë, 29 dhjetor —

Me siguri nuk e keni harruar

Bekim Kastratin -

sulmuesin kosovar, i

cili pati bërë ‘bum’ në

edicionin 2005/2006,

duke

u aktivizuar në Bundes-

ligën

n gjermane me skuadrën

Boru Borussia us Monchengladbach.

Mir MMirëpo,

nga vitin 2006, karriera

rier ra e kosovarit ka marrë teposhtëzën.

possh

Ai sot luan në Re-

gion gionalliga na West (liga e katërt

gjerm gjermane) m me skuadrën Wup-

Në rrahjen e vitit, protagonist

ishte kamerieri kosovar, Berat

Racaj, i cili në muajin tetor, në

diskotekën “Full Up” të Firenzes,

ishte viktimë e sulmit fi zik nga

futbollisti rumun, Adrian Mutu.

Për shkak të një keqkuptimi rreth

faturës, sulmuesi i Fiorentinës e

pertaler. E, fajtor për këtë janë

lëndimet e shpeshta dhe goxha

të rënda.

Pas transferimit nga Borussia

Monchengladbach në Eintracht

Braunschweig, ish-reprezentuesi

i Shqipërisë në fi llim të sezonit

pësoi një lëndim të rëndë,

duke këputur ligamentet e gjurit

të majtë, lëndim i cili e kishte

lënë atë jashtë fushës së gjelbër

rreth shtatë muaj.

Me t’iu rikthyer fushës së

blertë nga ky lëndim, Kastrati e

pati pësuar edhe një lëndim të

natyrës së njëjtë, por në gjurin e

djathtë. “Ato dy lëndime të njëpasnjëshme

më patën kthyer

shumë, shumë hapa mbrapa”,

tha Kastrati për Express.

Këto lëndime ia pamundë-

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

kishte bërë për spital 28 vjeçarin,

i cili më pas e kishte denoncuar

futbollistin problematik. Mutu

ishte ankuar se kishte marrë fyerje

raciste dhe se ishte kërcënuar

nga kamerieri kosovar. Mirëpo,

kjo akuzë ishte hedhur poshtë

menjëherë nga Racaj.

NËNA E LËNDIMEVE

Lëndimet e shpeshta dhe të rënda kanë bërë që Bekim Kastrati më shumë të jetë në qendra

Lëndimet e shpeshta dhe të rënda kanë bërë që Bekim Kastrati më shumë të jetë në qendra

rehabilitimi sesa në fushë. Megjithëkëtë, sulmuesit kosovar asnjëherë nuk i kishte shkuar

mendja të pensionohej nga futbolli. Ai mendon se po të mos kishte lëndime, sot do të luante

në liga më të forta, por megjithatë ndihet krenar që dikur kishte luajtur në Bundesligë.

Valon S. Konushevci

valon.konushevci@gazetaexpress.com

Viti i artë i Lirës

suan pejanit që ta ndihmojë

Eintracht Braunschweigun, i

cili ra nga Bundesliga 2. Në vitin

2007 sulmuesi shtatlartë u

transferuar në Fortuna Duesseldorf,

atëbotë anëtare e ligës së

tretë gjermane, por as në këtë

skuadër Kastratin nuk e lënë

rehat lëndimet.

Pasi e kishte tejkaluar lëndimin

e dytë, menjëherë ai kishte

pësuar një lëndim tjetër në

testite, në ndeshjen miqësore

ndërmjet Fortunës dhe Bayern

Munchenit. Edhe këtë lëndim,

Kastrati e kishte tejkaluar disi.

Por, kur nuk ta do, nuk ta

do! Kur të gjithë mendonin se

Kastrati ka nisur të këndellet, ai

qe lënduar sërish. Kësaj here e

kishte dëmtuar gishtin

e madh

Viti 2010 ishte më i suksesshmi

në ë karrierën e Fatmire Baj Bajramajt.

Përpos sukseseve suksese me Turbine

Potsdam sdam dh dhe me përfaqësuesen

gjermane, futbollistja kosovare

arriti të futej në rrethin e

ngushtë për ta fi tuar çmimin

‘Topi i Artë’, për futbollisten më

të mirë në botë, i cili ndahet

nga FIFA në fi llim të janarit.

të këmbës. Pavarësisht faktit se

dy lëndimet e para ishin shumë

më të rënda, lëndimi i gisht të

këmbës e kishte nervozuar shumë

Kastratin.

Ky i fundit kujton se për shkaku

të atij lëndimi nuk kishte

mundur të vazhdojë kontratën

me Fortuna Duesseldorfi n, pavarësisht

faktit që luante mirë

me këtë ekip, sa herë që nuk

vuante nga lëndimet.

Por, ky lëndim ia kishte rrezikuar

seriozisht karrierën Kastratit.

“Ai lëndim më pati kushtuar

shumë. Më pati kushtuar

edhe me nerva koke, sepse

qeshë kontrolluar te pesë mjekë.

Katër nga ta më patën thënë ta

lë futbollin. Por, mjeku i Kombëtares

gjermane ma gjeti një

terapi për një vit dhe vazhdova

futbollin”, deklaroi ai.

Kështu, për Kastratin ishte e

pamundur të vazhdojë kontratën

me Fortuna Duesseldorfi n

dhe në edicionin 2009/2010 u

detyrua të kalojë në Dynamo

Dresden, anëtare ligës së tretë

gjermane.

Por, aty nuk qëndroi gjatë dhe

në vitin 2010 shkoi në ligën e katër

gjermane te skuadra Bonner

SC. Edhe këtu nuk qëndroi gjatë

për shkak të disa mosmarrëveshjeve

që kishte me trajnerin e

këtij ekipi dhe u transferua tek

ekipi tjetër i kësaj lige, Wuppertaler,

ku luan edhe sot.

Por, lëndimet vazhdojnë ta

ndjekin Kastratin edhe sot.

“Para pak kohësh, në një dyluftim

në ajër me një lojtar, kam

pësuar një lëndim në vesh, përkatësisht

dëmtova timpanin e

veshit”, tregoi ai.

Këto janë vetëm disa nga ‘taksiratet’

që e kanë zënë Kastratin

gjatë karrierës së tij, andaj ai me

të drejtë thotë: “Më shumë kam

qëndruar në qendra rehabilitimi

sesa në fusha të futbollit”.

Kastrati është i bindur se

sikur të mos e përcillnin këto

lëndime, sot të paktën do të

ishte duke luajtur në Bundesliga

2. Megjithatë, edhe pse

sot luan në ligën e katërt, ai

është i kënaqur me faktin që

dikur kishte arritur në maje të

futbollit.

“Kur e kthej kokën mbrapa

dhe shikoj ku kam qenë,

atëherë mburrem me karrierën

time, ani pse fati deshi që lëndimet

mos të më lënë rehat”,

vazhdoi ai.

Megjithëkëtë, sulmuesit kosovar

asnjëherë nuk i kishte

shkuar mendja të pensionohej

nga futbolli. Futbollisti, i

cili karakterizohej me teknikë

të përsosur, thotë se do të vazhdojë

të luajë futboll, pasi pohon

se pa këtë sport nuk mund

të jetojë.


E en eenjte, jt jte, e, 30 3 330

0 dhjetor 201 2010 10 - E hënë, 3 janar 2011

Ndarja e

shtrenjtë

Gjatë vitit, në botën e sportit

ndodhin ndarje të shumta,

por ka prej tyre që janë më

të veçanta dhe mjaft të kushtueshme.

Për shembull,

shkurorëzimi i Tiger Woodsit

me bashkëshorten e tij,

Elin Nordegren, ka hyrë në

histori të sportit, por edhe

të Shteteve të Bashkuara të

Amerikës në përgjithësi, si

njëra prej më të shtrenjtave.

Në fakt, golfi sti amerikan,

njëherësh njëri prej sportistëve

më të mirë në botë,

është dashur t’i nxjerrë nga

llogaria e tij plot 100 milionë

dollarë, si dëmshpërblim për

tashmë ish-bashkëshorten

e tij, me të cilën ishte ndarë

më 23 gusht të vitit 2010 në

gjyqin ‘Bay County Circuit

Court’, të Panama Cityt në

Florida.

Shkak i shkurorëzimit të

çiftit në fjalë ishin tradhtitë

e njëpasnjëshme të golfistit

më të mirë në botë, që

ia kishte bërë gruas së tij.

Këto tradhti kishin filluar

të bëheshin publike nga

femrat me të cilat pati punë

amerikani, qysh në dhjetor

të 2009, për të vërshuar më

pas njëra pas tjetrës. Amerikani

Woods dhe suedezja

Nordegren, të martuar në

tetor të vitit 2004 në Barbados,

kanë dy fëmijë: vajzën

katërvjeçare, Sam dhe djalin

dy vjeç, Charlie.

Rikthimi R dështues

Madhështia Ma M e një kampioni shpesh

lidhet lidd

edhe më fundin e tij sportiv,

natyrisht. na

Janë shumë yje të sportit


e lënë karrierën atëherë kur

janë ja an në formë, e cila vlerësohet nga

sportdashësit. spp

Mirëpo, ka prej sportistëve

tis

që e ndërrojnë mendjen dhe

pas pa

disa vitesh, rikthehen. Kështu

kishte kis k vepruar kohë më parë

legjenda e basketbollit, Michael

Jordan. Tash, rrugën e tij e ndoqën

edhe legjenda e Formulës 1, Michael

Schumacher dhe legjenda e

çiklizmit, Lance Armstrong.

Shtatë herë kampioni i botës, i cili

e la këtë sport në vitin 2006, kur

garonte me Ferrarin, u rikthye me

ekipin Mercedes, por këtë sezon, të

cilin e fi toi bashkëkombësi i tij Sebastian

Vettel, 41-vjeçari zhgënjeu

duke përfunduar në pozitën e nëntë,

në renditjen botërore të pilotëve.

Kurse amerikani, edhe ai shtatë herë

kampion bote, e kishte lënë çiklizmin

në vitin 2005. Por, ai vendosi të

rikthehej, mirëpo 39-vjeçari dështoi

në Tour de France. Të dy veteranëve,

Special Inter

Viti 2010 i takoi Interit. Nerazzurrët përmbyllën edicionin me pesë

tituj, Serie A, Ligën e Kampionëve, Kupën, Superkupën e Italisë si dhe

Kampionatin botëror të klubeve. Gjiganti milanez rishkroi historinë e

tij duke lënë gjurmë të një suksesi të madh e të paarritur më parë.

Tifozët e vjetër të Interit e

kujtonin nga e kaluara,

ndërsa të rinjtë e panë me

sytë e tyre suksesin e jashtëzakonshëm

të ekipit në

vitin 2010. Nerazzurrët përfunduan

vitin duke fi tuar pesë tituj,

rekord në histori të klubit dhe

futbollit italian.

Thonë se dita e mirë shihet në

mëngjes, dhe vërtet ishte ashtu.

Të udhëhequr nga ‘Special One’,

Jose Mourinho, Inter marshoi

drejt rrugës e cila i çoi ata në

shkallën më të lartë të futbollit

evropian dhe atij botëror.

Sezoni që hyri në histori të

gjigantit milanez gjeti gëzimin e

tij të parë më 5 maj, kur Inter

fi toi 1-0 ndaj Romës në Stadio

Olimpico dhe ngriti trofeun e

Kupës së Italisë. Golin e fi tores

e shënoi sulmuesi argjentinas,

Diego Milito.

Titullin e tyre të dytë në vitin

2010, Nerazzurrët e siguruan

më 16 maj. Ishte përsëri Milito

ai që shënoi golin vendimtar

në fitoren 1-0 në Siena që i

solli ekipit titullin e pestë të njëpasnjëshëm

në Serie A.

Scudetto mbeti në Giuseppe

Meazza, derisa Inter përfundoi

me 82 pikë, dy më tepër se Roma.

Më 22 maj në Madrid, erdhi

triumfi i tretë i Interit. Një natë

speciale, një ekip special fi toi një

trofe special.

Mjeshtëria e Mourinhos udhëhoqi

Interin drejt fi tores 2-0

ndaj Bayern Munichut në fi nale

të Ligës së Kampionëve në stadiumin

Santiago Bernabeu. Dhe

kështu, Mourinho u bë vetëm

trajneri i tretë në histori që fi toi

trofeun më të çmueshëm të futbollit

evropian të klubeve me dy

skuadra të ndryshme.

Edhe një herë tjetër heroi i

skuadrës milaneze ishte Milito, i

cili shënoi të dy golat. Por, gëzimi

u përcoll me lot, fillimisht nga

ato të emocioneve të fuqishme

si rezultat i suksesit historik të

ekipit që kishte fituar Ligën e

Kampionëve për herë të parë nga

viti 1965 dhe të tretin në histori

të klubit, e më pas për largimin e

njeriut më meritor që Inter arriti

deri atje, Jose Mourinho.

Strategu portugez e ‘përmbylli

misionin’ në Milano dhe kaloi në

Real Madrid. Në vend të tij erdhi

Rafael Benitez. Spanjolli e fi lloi

mirë aventurën e tij në Inter duke

SPORT 57

rikthimi u dhuroi kënaqësi dhe plot

emocione. Ata shfaqën haptazi

dëshirën që të ndihen të rinj,

protagonistë dhe fi tues. Mirëpo, në

jetë arrijnë momente kur duhet të

thuash MJAFT, përballë çdo aktiviteti

që të prezantohet përpara. Këta të

dy nuk e patën kurajon që ta bënin

dhe këtë e paguan.

fi tuar Superkupën e Italisë duke

mposhtur Romën me rezultat

3-1. Ky ishte titulli i katërt i tyre

në vitin 2010.

Por, më 27 gusht, Inter u

mposht 2-0 nga Atletico Madrid

në Superkupën e Evropës që

nënkuptoi se ata nuk do të kenë

rastin të fitojnë të gjitha garat.

Megjithatë, Nerazzurrët kishin

mundësinë të përmbyllin vitin

me një tjetër trofe të rëndësisë

së veçantë. Inter udhëtoi për në

Abu Dhabi me një synim të qartë,

të kthehen në Milano me titullin

e kampionit të botës.

Qëllimi ishte përsëritja e asaj

që arriti ‘Grande Inter’ më 1964

dhe 1965, që fitoi dy tituj interkontinentalë.

Nerazzurrët

me lehtësi e arritën objektivin

duke mposhtur në gjysmëfi nale

kampionin e Koresë së Jugut,

Seongham Ilhëa Chunma 3-0,

ndërsa në finale me rezultat

identik fi tuan përballë kampionit

të Afrikës, skuadrës nga Kongo,

TP Mazembe.

Mirëpo, ekipi nuk ka bërë

fi llim të mbarë të sezonit në Serie

A dhe Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht triumfi t në Kampionatin

botëror të klubeve, presidenti

Massimo Moratti vendosi

ta shkarkojë Benitezin, i cili ishte

ankuar për mungesë të përforcimeve

në klub. Në vend

të tij u emërua braziliani

Leonardo.

Por, e gjithë kjo është

vetëm një hije

e asaj që arriti ky

ekip gjatë vitit 2010.

E jashtëzakonshme.


58

Futbolli,

shkollë e jetës

Joseph S. Blatter

Misioni i FIFA-s dhe i imi personal në

vitin 2011 është i qartë: të tregojmë se

futbolli është më shumë sesa një lojë.

Përpos dimensionit social dhe kulturor,

futbolli i bashkon njerëzit.

Evenimentet e shkëlqyeshme

të vitit sapo përfunduan

edhe një herë e

vërejtëm dimensionin social

dhe kulturor të futbollit.

Fillimisht, Kampionati

Botëror i FIFA-s në tokën e

Afrikës, ku Spanja u shpall

kampion i ri i botës, pastaj

turneu tjetër i rëndësishëm,

Botërori për klube

(FIFA Club World Cup) në

Abu Dhabi, ku ekipi afrikan

e arriti finalen për herë të

parë në histori, janë vetëm

dy shembuj për fuqinë universale

të sportit tonë.

Ne nga FIFA do të vazhdojmë

ta ndjekim synimin

tonë, për zhvillimin

konstant të futbollit në tërë

botën. Dhënia e organizimit

të Kampionatit Botëror 2018

– Rusisë dhe Kampionatit

Botëror 2022 – Katarit, nënkupton

se produkti ynë më

i rëndësishëm po udhëton

nëpër territore të reja dhe, si

president i FIFA-s, kjo më jep

mua kënaqësi të madhe ta

shoh Kampionatin Botëror

duke zbarkuar në rajone të

reja gjeografi ke dhe me kultura

të reja si ajo e Evropës

Lindore dhe botës arabe. Kjo

kontribuon në zhvillimin e

futbollit në tërë botën.

Pas një viti të mbushur me

evenimente dhe ngacmues,

tash është koha që ta fokusojmë

vëmendjen tonë dhe të

përqendrohemi në të ardhmen.

Futbolli do të vazhdojë

të jetë tejpërtej aktiviteteve

tona në vitin 2011. ngjarja e

parë e vitit do të jetë inaugurimi

i FIFA Ballon d’Or (FIFA

Topi i Artë) në Zurich, më 10

janar 2011.

Pastaj do të koncentrohemi

në aksionet e nivelit

të Konfederatave, duke

përfshirë këtu AFC Asian

Cup (Kupa e Azisë) në Katar

nga 7 janari, pastaj edicioni i

11-të i CONCACAF Gold Cup

në SHBA dhe Copa America,

që mbahet në Argjentinë. Po

mendoj edhe për edicionin

e dytë të African Nations

Championship (CHAN),

që do të mbahet në Sudan,

duke fi lluar nga 4 shkurti.

FIFA Women’s World Cup

(Botërori i femrave) në Gjermani,

pa dyshim se do të jetë

evenimenti më i nënvizuar i

kalendarit futbollistik të vitit

2011, i përcjellë nga ndeshjet

preliminare të Kampionatit

Botëror Brazili 2014, që do të

mbahet në Rio de Janeiro, në

fund të korrikut.

Përpos kompeticioneve,

një tjetër fokusim i rëndësishëm

në vitin 2011 do të

jetë lidershipi i futbollit.

Para zgjedhjeve presidenciale

të FIFA-s të 1 qershorit

2011, do ta pres Kongresin e

të gjitha - gjashtë Konfederatave.

Do t’i takoj përfaqësuesit

e asociacioneve, duke

adresuar kërkesat, këshillat,

ankesat e tyre, dhe së bashku

do të ulemi që të bisedojmë

për të ardhmen. Me këtë rast,

FIFA do t’i mbështes anëtarët

e saj në mënyra të ndryshme.

Misioni i FIFA-s dhe i imi

personal në vitin 2011 është

i qartë: të tregojmë se futbolli

është më shumë sesa

një lojë. Përpos dimensionit

social dhe kulturor, futbolli

i bashkon njerëzit. Futbolli

është shkolla e jetës”.

Ju uroj të gjithëve shëndet

dhe lumturi në vitin e ri futbollistik

dhe shpresoj që të

më mbështesni në misionin

tim. Ju falënderoj për besimin

tuaj.

Çdo vit është i pasur me programin

e tij sportiv, mirëpo 2010ta

ishte më e veçantë në këtë

aspekt. U zhvillua Kampionati

botëror në futboll dhe ai në basketboll,

ndërsa ishte viti i Olimpiadës

dimërore në Vancouver.

Futboll

Andres Iniesta shënoi golin e

fi tores 1-0 në lojën shtesë kundër

Holandës, derisa Spanja fi -

toi Kampionatin botëror në futboll,

të zhvilluar për herë të parë

në kontinentin afrikan. Afrika

e Jugut ishte nikoqir i garës më

të rëndësishme në futbollin

botëror, ku triumfoi Spanja për

herë të parë në historinë e saj.

Pozita e tretë i takoi Gjermanisë,

e cila mposhti Uruguain 3-2. Në

shkallën e klubeve dominoi In-

4-3-3

RONALDO

BALE

SNEIJDER

MILITO

XAVI

J.CESAR

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

teri. Nerazzurrët rrëmbyen Ligën

e Kampionëve, Scudetton,

Kupën, Superkupën e Italisë si

dhe përmbyllën vitin duke triumfuar

në Kampionatin botëror

të klubeve. Barcelona e mbrojti

titullin në La Liga ndërsa

Chelsea festoi në Premierligë.

Bayern Munich ishte mbret i

Bundesligës, ndërsa pas një

kohe të gjatë Olympique Marseille

u bë kampion i Francës.

Superkupa e Evropës i takoi

Atletico Madridit. Më 2 dhjetor,

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s

votoi dhe përcaktoi nikoqirët e

Kampionateve botërore 2018

dhe 2002. Për herë të parë u

zgjodhën dy shtete të cilat

asnjëherë më parë nuk kanë

qenë nikoqire. Botërori 2018 i

takoi Rusisë, ndërsa gara e vitit

22022

do të

zzhvillohet

nnë

Katar.

MESSI

INIESTA

PUYOL LUCIO MAICON

Formacioni

i vitit

VIT

Basketboll

Nga 28 gushti deri më 12 shtator,

në Turqi u zhvillua Kampionati

botëror në basketboll.

Triumfuan Shtetet e Bashkuara

të Amerikës që në fi nale mposhtën

nikoqirin, Turqinë, ndërsa

pozita e tretë i takoi Lituanisë. Në

ligën më të fortë të basketbollit

në botë, NBA, titulli i kampionit

i takoi Los Angeles Lakers, të cilët

në serinë fi nale mposhtën Boston

Celtics dhe ngritën trofeun e

tyre të 16-të në histori të klubit.

Barcelona fi toi Euroligën.

Formula 1

Në njërin prej sezoneve më

interesante në histori të këtij

sporti, gjermani Sebastian Vettel

fi toi titullin e kampionit të botës

në Formula 1, në një fi nale dramatike

të edicionit. Ngasësi i Red

Bullit fi toi garën e fundit të sesonit

në Abu Dhabi dhe përfi toi nga

rezultati i dobët i deri atëherë

liderit Fernando Alonso në Fer-

Si çdo fundvit, edhe këtë radhë është

koha që të zgjidhet ekipi më i mirë

i vitit 2010. Në bazë të paraqitjeve që

kanë shfaqur gjatë gjithë vitit, por edhe

sukseseve të tyre me klube, në këtë listë

futbollistët kryesisht vijnë nga Evropa,

ndërsa dominojnë futbollistët kampionë

të botës me Spanjën dhe kampionët

e botës, Evropës dhe Italisë, Inter.


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

I SPORTIV

Viti 2010 ishte jashtëzakonisht i pasur në programin e tij sportiv.

Spanja fi toi Kampionatin botëror në futboll, që u mbajt për

herë të parë në kontinentin afrikan. SHBA-ja u ngrit në kulm të

basketbollit botëror, ndërsa Rafael Nadal ishte mbret në tenis.

Sebastian Vettel u bë kampioni më i ri i botës në Formula 1,

ndërsa vëllezërit Klitschko vazhduan dominimin e tyre në boks.

rari i cili doli i shtati, dhe siguroi

titullin e tij të parë në karrierë si

dhe të parin për ekipin e tij që

mori edhe titullin në kategorinë

e konstruktorëve. Gara për titull

ishte jashtëzakonisht interesante

dhe në të deri në xhiron e fundit

ishin të përfshirë Alonso, Vettel,

Lewis Hamilton dhe Mark Webber.

Lojërat Olimpike Dimërore

Kanada përfundoi pritjen e tyre

të gjatë për medalje të artë si nikoqir

i Lojërave Olimpike Dimërore

dhe atë në një mënyrë të jashtëzakonshme

duke përfunduar

në krye të renditjes së shteteve

pjesëmarrëse me numrin më të

madh të medaljeve të arta. Kanada

mori 14 medalje të arta, shtatë

të argjendta dhe pesë të bronzta

mirëpo Shtetet e Bashkuara të

Amerikës udhëhoqën me total

prej 37 medaljeve. Norvegjia

kishte atletin më të suksesshëm, m,

skiatorin Marit Bjoergen (3-1-1).

(3-1-1). H

Kjo o që po e shihni në foto

nuk k është origjinali i KKupës

së Botës. otës. Në kkopjen

e

trofeut ut të Botërorit janë fshehur

11 kilogramë kokainë

të pastër, e mbështjellë nga

acetoni dhe gazolina, për

të marrë formë. Statuja

me ngjyrë ari ishte gjetur

nga policia në aeroportin

e kryeqytetit kolumbian,

Bogota, ndërsa destinacion

kishte Spanjën.

Boks

Më 20 mars, Wladimir

Klitschko nokautoi Eddie

Chambersin dhe për herë të

katërt mbrojti titullin e tij të

kampionit të versionin WBO

ndërsa titujt IBF dhe IBO, për

herë të tetë.

Më 10 prill, Evander Holyfield

në moshën 47 vjeç

nokautoi Francois Bothan në

raundin e tetë dhe fi toi titullin

në versionin WBF. Më 11 shtator,

Wladimir Klitschko mposhti

Samuel Peterin për herë të

dytë në përsëritje të përballjes

së vitit 2005.

Vladimir Klitschko njësoj si

vëllai i tij mbrojti me sukses

titullin e kampionit në versionin

WBC duke mposhtur Albert

Sosnowskin dhe Shannon

Briggsin. Britaniku David Haye

po ashtu mbrojti titullin e tij në

versionin WBA me fi tore ndaj

sfi duesve John Ruiz dhe Audley

Harrison.

Tenis

Roger Federer triumfoi në

Australian Open ndërsa në konkurrencën

e femrave titulli i takoi

Serena Williamsit. Në Roland

Garros, fi toi Rafael Nadal ndërsa

te femrat befasoi italiania Francesca

Schiavone. Në Wimbledon,

Nadal ngriti Grand Slam trofeun

e tij të dytë të sezonit njësoj

si Serena Williams. Nadal e festoi

të tretin në US Open, ndërsa Kim

Klijsters fi toi titullin te femrat.

Çiklizëm

Nga 3-25 korrik u zhvillua gara

më e madhe në sportin e çiklizmit,

Tour de France. Spanjolli

Alberto Contador fi toi për herë

të tretë pas një dueli të fortë me

Andy Shleckun nga Luksemburgu.

Mirëpo, triumfi i fundit i

Contadorit është vënë në dyshim

pas akuzave se ai ka marr substanca

të palejuara meqë ka dalë

pozitiv në një test dopingu gjatë

një etape në Tour de France.

SPORT 59

MREKULLIA

PAUL

Oktapodi Paul ishte me të vërtetë mrekullia e

vitit 2010. Ai ishte bërë yll i planetit gjatë Kampionatit

Botëror, që u mbajt gjatë verës. Oktapodi

më i famshëm në botë kishte bërë sensacion

global, duke bërë parashikime të sakta të

shtatë ndeshjeve të Gjermanisë, por edhe të

fi nales, të cilën e fi toi Spanja. Në fund, ai ngordhi

dhe e la të shkretë akuariumin ‘Sea Life’.

Bota e futbollit nuk do ta harrojë

kurrë oktapodin Paul. Në fakt,

ky i fundit bëri sensacion global

me parashikimet e ndeshjeve në

Kampionatin Botëror 2010, i cili

u mbajt gjatë verës në Afrikën e

Jugut.

Paul, i cili ishte lindur në janar

të vitit 2008 në qytetin anglez,

Weymouth, ka parashikuar saktë

shtatë ndeshjet e Gjermanisë në

Botërorin e fundit (fi toret ndaj

Australisë, Ganës, Anglisë, Argjentinës

e Uruguait dhe humbjet

nga Serbia e Spanja), plus

ishte i pagabueshëm në fi nalen

ndërmjet Spanjës dhe Holandës,

duke e zgjedhur “Furinë e Kuqe”,

e cila fi toi 1:0.

Gjatë Botërorit të fundit, Paul

i bënte parashikimet e tij duke

e zgjedhur njërën nga dy kutitë

që përmbanin ushqimin e tij të

preferuar. Në pjesën e tyre të

jashtme ishin vendosur fl amujt

e dy Kombëtareve përkatëse, që

ishin të involvuara në atë ndeshje.

Koha kalonte dhe parashihikimet e tij bëheshin të ë vërteta,

duke bërë mrekulli dhe sensacion

global, me ç’rast tërhoqi

vëmendjen e njerëzve të pasur,

që ofronin para të majme për ta

blerë, pas këtij kompeticioni.

Pronarët e akuariumit Oberhausen

Sea Life i refuzonin këto

oferta, pasi insistonin ta mbanin

yllin e tyre atraktiv. Por, ata kanë

mbetur të shkretë në fund të tetorit,

kur morën vesh për lajmin

e zi: oktapodi më i famshëm në

botë – Paul kishte ngordhur në

akuariumin e tij në Oberhausen

të Gjermanisë.

“Ne të gjithë e donim atë dhe,

me të vërtetë të gjithëve do të

na mungojë Paul”, kishte deklaruar

Stefan Porwoll, menaxher

gjeneral i akuariumit gjigant,

Oberhausen Sea Life, qendër

në të cilën Paul i kishte bërë parashikimet.

Pas Botërorit, pronarët e këtij

akuariumi kishin bërë të ditur

se Paul do të pensionohej nsio dhe se

nuk do të parashikonte parashiko më fi tuesit

e takimeve, në nde ndeshje futbol-

li. Por, oktapodi i tyre nndërroi

jetë

vetëm disa muaj pas BBotërorit.


60

MARKETING

PUBLIKIM I NJOFTIMIT PËR KONTRATË (PUNË)

(Procedura e hapur)Ritender

Konform nenit 38 të Ligjit Nr. 02/L-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me

Rregulloren Nr.2007/20

Data 30.12.2010 Nr. i Prokurimit : KEKO -10-703/521

Korporata Energjetike e Kosovës

I AUTORITETI KONTRAKTUES Sheshi “Nëna Tereza” nr.36

10,000 Prishtinë, Kosove

II LËNDA E KONTRATËS

II.1.1 TITULLI I KONTRATËS I DHËNË

NGA AUTORITETI KONTRAKTUES

II.2.7 LLOJI I KONTRATËS DHE

LOKACIONI I DORËZIMIT

OBAVESTENJE O UGOVORU ( RADOVI)

(Otvorena procedura)- Ritenderiranje

Po lanu 38 Zakona br. 02/L-99 o javnim nabavkama na Kosovu, objavljen Pravilnikom Br.2007/20

Datum 30.12.2010 Br. Nabavke : KEKO -10-703-521

Energetska Korporacija Kosova dd

I UGOVORNI AUTORITET Ulica “Majka Tereza” br.36

10,000 Prishtinë, Kosove

II PREDMET UGOVORA

II.1.1 NASLOV UGOVORA KOJI JE

DODELIO UGOVORNI

AUTORITET

II.2.7 VRSTA UGOVORA I LOKACIJA

PREDAVANJA SNABDEVANJA,

RADOVA, USLUGA

Popravka sistema mazuta,gasa i dobavljaca vode za

pomocne kotllova u TC-Kosova B

Radovi

DPEE-DEP.INXH.

III PRAVNE, EKONOMSKE, FINANSIJSKE I TEHNICKE INFORMACIJE

III.3.1 OSIGURANJE EKZEKUTIRANJA Osiguranje tendera 10 % ukupne cene ugovora, samo za ekonomskog

operatora za koga ce se dodeljivati ugovor

VI.1 KRITERIJUMI DODELE

Odgovarajuci tender sa najnižom cenom,

UGOVORA

VI.3 INFORMACIONET

N/A

ADMINISTRATIVE

IV.3.2 USLOVI ZA UZIMANJE

TENDERSKIH DOSIJEA

Riparimi i sistemeve te mazutit,gazit dhe ujit

furnizues per kalldajat ndihmese ne TCB

Punë-DGJ-Dep.i Inxhinjeringut

III INFORMACIONET LIGJORE, EKONOMIKE, FINANCIARE DHE TEKNIKE

Vlera e sigurisë së ekzekutimit 10 % e vlerës së kontratës për

III.3.1 SIGURIMI I EKZEKUTIMIT

fituesin e kontratës ;

VI.1 KRITERET E DHËNIES SË

Tenderi i përgjegjshëm me çmim më të ulët

KONTRATËS

VI.3 INFORMACIONET

n/a

ADMINISTRATIVE

Kërkesat për dosje të tenderit duhet t’i dërgohen në email adresën:

net_procure@kek-energy.com

Afati i fundit për pranimin e kërkesave për dosjen e tenderit

IV.3.2 KUSHTET PËR MARRJEN E

data: 13.01.2010 koha:17.00

DOSJES SË TENDERI

pagesa, 20.00 euro, (Njezet euro)

Raiffaisen Bank (RBKO) 1501001000484607, SWIFT:

RBKORS22

III.2.1 SIGURIMI I TENDERIT N/A

IV.2 AFATI KOHOR PËR DOREZIMIN E Data 19.01.2011 koha 14.

TENDERËVE DHE ADRESA

30

Në KEK rr. Nene Terezë nr 36 - Arhiva

V.1 TAKIMI PËR HAPJEN E

Data: 19.01.2011 koha: 15

TENDERËVE:

00

KEK – rr. Nene Terezë nr 36 - ZEP

V. INFORMATA SHTESË

Site Vizita Obligative me date 12.01.2011 ne oren 10:00 ,takimi para DGJ-Depertamenti i

Inxhinjeringut

Çdo palë e interesuar mund të parashtrojë ankesë pranë Organit

VII.1 ANKESAT:

Shqyrtues të Prokurimit:

Rruga “Garibaldi” pn Prishtinë, Kosovë

Në bazë të dispozitave të Pjesës VIII të Ligjit Nr 02/L-99, Ligji për

Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren nr.

2007/20.

Ju lutemi , versionin e plot te njoftimit për kontratë e gjeni ne : www.ks-gov.net/krpp

Zahtevi za tenderski dosije treba da se posalju na email adresu

net_procure@kek-energy.com

Zadnji rok za prijem zahteva za tenderski dosije datum:

13.01.2010 vreme:17.00

III.2.1 OSIGURANJE TENDERA N/A

IV.2 VREMENSKI ROK ZA PRIJEM

Datum 19.01.2011 vreme 14.30 KEK ul. Majka Tereza br 36 - Arhiva

TENDERA

V.1 SASTANAK ZA OTVARANJE

Datum: 19.01.2011 vreme: 15.00 mesto: KEK – ul. Majka Tereza br

TENDERA

36 – IKN

V. DODATNE INFORMACIJ SITE VISITE,obavezna datum 12.01.2011 pred DPEE U 10:asova

Svaka zainteresovana stranka može da preda žalbu Organu za

Razmatranje Nabavki:

Ulica “Garibaldi” bb Pristinë, Kosovë

VII.1 ŽALBE:

Na osnovu dispozicija Dela VIII Zakona br. 02/L-99 o javnim

nabavkama na Kosovu, objavljen Pravilnikom Br.2007/20

Molimo vas, pronadte punu verziju Obavestenje ugovora na: www.ks-gov.net/krpp

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

30/12/2010

NJOFTIMI PËR KONTRATË

FURNIZIM

Konform nenit 38 të Ligjit Nr. 03/L-241, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të

shpallur me Rregulloren Nr.2007/20

Nr. i Prokurimit: KOSTT 70/5-10-073-121

I AUTORITETI KONTRKTUES:Operator Sistemi,Transmisioni dhe Tregu sh.a.,

Rr. Iljaz Kodra, pn. Prishtinë

II LËNDA E KONTRATËS

II.1.1Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues:

“Instalimi i Sistemit për hapje/mbyllje automatike të derës së hyrjes në garazhin e

KOSTT-it dhe sistemit për identifi kimin automatik të veturave”

II.1.2 Lloji i kontratës: Blerje dhe lokacioni i dorëzimit të furnizimeve:

Depo e KOSTT-it

II.1.3 Informacione të marrëveshjes kornizë: N/A

III INFORMACIONET LIGJORE, EKONOMIKE, FINANCIARE DHE TEKNIKE

III.1.1 Sigurimi i ekzekutimit : 10%

IV.2 KRITERET E DHËNIES SË KONTRATËS: Çmimi më i ultë

IV.3 INFORMACIONET ADMINISTRATIVE

IV.3.2 Kushtet për marrjen e dosjes së tenderit

Afati i fundit për pranimin e kërkesave për dosjen e tenderit:

data: 18/01/2011, koha16:00, email:abdulsatar.ibrahimi@kostt.com

Dokumentet me pagesë: Jo

IV.3.3 Afati kohor për pranimin e tenderëve deri me:

Data: 20/01/2011 koha: 14:00 vendi: Arkiva KOSTT sh.a

IV.3.5 Sigurimi i tenderit: 1,000.00 €

IV.3.8 Takimi për hapjen e tenderëve:

Data: 20/01/2011 koha: 14:30 vendi: KOSTT sh.a.

NENI V: INFORMACIONET PLOTËSUESE

V.1 ANKESAT

Çdo palë e interesuar mund të parashtrojë ankesë pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit:

Rr. Garibaldi, pn, Prishtinë,

Në bazë të dispozitave të Pjesës VIII të Ligjit Nr 03/L-241, Ligji për Prokurimin Publik në

Kosovë, të shpallur me Rregulloren nr. 2007/20.

Versioni i plotë i Njoftimit për Kontratë është në dispozicion në: www.ks-gov.net/krpp

OBAVEŠTENJE O UGOVORU

SNABDEVANJE

Po lanu 38 Zakona br. 03/L-241 o javnim nabavkama na Kosovu, objavljen

Pravilnikom Br.2007/20

Br.Nabavke: KOSTT 70/5-10-073-121

I: UGOVORNI AUTORITET: Operator Sistema, Prenosa i Trzista a.d,

Ul. Iljaz Kodra, Pristina

II: PREDMET UGOVORA

II.1.1 Naslov ugovora koji je dodelio ugovorni autoritet:

” Instaliranje sistema za automatsko otvaranje/zatvaranje ulaznog vrata u garazi KOSTT-a,

i sistema za automatsko identifi caranje vozila”

II.1.2 Vrsta ugovora I lokacija predavanja snabdevanja: U magazinu KOSTT.

II.1.3 Informacije o okvirnom sporazumu: N/A

III PRAVNE, EKONOMSKE, FINANSIJSKE I TEHNICKE INFORMACIJE

III.1.1 Garancija izvrsavanje : 10%

DEO IV.2 : KRITERIJUMI DODELE UGOVORA: Najniža cena,

IV.3 ADMINISTRATIVNE INFORMACIJE

IV.3.2 Uslovi za uzimanje tenderskih dosijea:

Zadnji rok za prijem zahteva za tenderski dosje,

datum: 18/01/2011 vreme:16:00 email: abdulsatar.ibrahimi@kostt.com

Dokumenti sa plaanjem: N/A.

IV.3.3 Vremenski rok za prijem tendera:

datum 20/01/2011 vreme: 14:00 mesto:U arkivi KOSTT-a.

IV.3.5 Garancija tendera: 1,000.00 €

IV.3.8 Sastanak za otvaranje tendera

Datum: 20/01/2011 vreme: 14:30 mesto: KOSTT a.d.

V.1 ŽALBE

Svaka zainteresovana stranka može da preda žalbu Organu za Razmatranje Nabavki:

Ul. Garibaldi, bb, Pristina

Na osnovu dispozicija Dela VIII Zakona br. 03/L-241 o javnim nabavkama na Kosovu,

objavljen Pravilnikom Br.2007/20

Kompletna verzija Obaveštenja Ugovora je na raspolaganju: www.ks-gov.net/krpp


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011 MARKETING 61

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë - Ministarstva za Obrazovanje

Nauku i Tehnologiju - Ministry of Education Science &Technology

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të gjithë qytetarëve të

Republikës së Kosovës ju uron Vitin e Ri 2011. Gëzuar!


62

SHPALLJE TË VOGLA

PALUAJTSHMËRI

SHITJE

Shitet banesa 3 dhomëshe me

pamje fantastike dhe krejtësisht

e rinovuar me sip.80m2.Banesa

gjentet te Fontana në Ulpianë

me çmim sipas marrëveshjes.

Tel. 044/ 911 264,045/ 601 063.

(30-01.01.2011)

Shes troje në Veterrnik, afër

Gorenjës. Trojet janë të urbanizuara:

me rrugë, ujë, rrymë,

kanalizim. Kemi troje prej 12 ari,

7 ari, 4 ari. Ka mundësi ndarje në

parcela. Tel. 044/049/ 163 199.

(30-08.01.2011)

Shes vikendicen në Orllan, afër

restorant Gurit. Madhësia 150m2,

ka dy dhoma gjumi, një sallon

dhe kuzhinë, podrum, e mobiluar

moderrne. Ka kaminë + nxehje

qendrore, ka 3 ari oborr. Çmimi i

volitshëm. Tel. 044/049/ 163 199.

(30-11.01.2011)

Shes banesën dy dhomëshe

në lagjen Ulpiana, Rr.”Dëshmorët

e Kombit”, kati i IV-të. Banesa ka

55m2, çmimi sipas marrëveshjes.

Info. pas orës 16 h. Tel. 038/ 558

785, 044/ 307 960, 044/ 106 078.

(29-15.01.2011)

Shitet lokali në Pejton te Rezonanca,

me sip. 64m2. Ka dalje në

rrugë dhe është e përshtatshme

për çdo lloj veprimtarie afariste

(ambulancë, zyre, restorant),

dhe ka gjithë infrastrukturën

në lokal. Tel. 044/ 283 352.

(28-30.12.2010)

Shitet banesa në Kodër të

Trimave, 160m2. Banesa është

e re, ka kuzhinë dhe banje të

montuar. Tel. 044/ 641 796.

(28-30.12.2010)

Shitet trualli në lagjen Sofali

me një pozitë të veçantë për

ndërtim, buzë rr. kryesore asfaltit,

8.64 ari me mundësi ndarje në

dy troje. Trualli posedon infrastrukturë

komplete, leje ndërtimi.

Është në formë katrore. Bëj

ndërrim edhe me banesë. Tel.

044/ 933 747, 049/ 41 31 58.

(27-29.12.2010)

Agj. Omega, bënë ndërmjetësimin

në shitjen dhe qiradhënien

e banesave, shtëpive, trojeve,

lokaleve afariste. Po ashtu pranon

ofertat tuaja për shitje dhe

qiradhënie. Tel. 044/ 755 859,

044/ 40 12 12, 045/ 246 122, 049/

41 31 58, 038/ 22 66 78. www.

omega-ks.com, omegaprishtina@

gmail.com. Adresa: Rr.Rrustem

Statovci nr.7 (te sllovenia sporti).

(27-29.12.2010)

Shes oborre ekskluzive në

Veterrnik, në mes të “038” dhe

“Marigonës”. Çmimi 13.000

€ për ari. Tel. 044/ 275 976.

(24-29.12.2010)

Shes banesa në këto

lagje:Ulpianë, Dardani, Qendër,

pa nderjetësues me dokumetacion

të rregullt me mundësi që ta

bleni me kredi.Tel. 044/ 823 718.

(15-30.12.2010).

Shitet banesa 4 dhomëshe te

Santea, 115m2. Banesa posedon:

sallon, dhomë dite, kuzhinë, 3

dhoma të fj etjes, 2 banjo, 1 shpajz

dhe 2 ballkone. Tel. 044/ 727 808.

(15-30.12.2010).

Shiten 5 banesa, dy me sip. nga

117m², si dhe tri banesa me sip.

prej 110m², 85.5 m², 53m² - lagjja

Bregu i Diellit. Shiten gjithashtu

edhe 5 troje në magjistralen

Ferizaj – Shkup para autosallonit

Mita. Çmimi sipas marrëveshjes,

bëjmë ndërrim. Tel. 038/ 224

617; 544 210, 044/ 500 866.

(03-31.12.2010)

BLERJE

Blej garsonierë apo banesë

një dhomëshe, në lagjet Ulpianë

apo Dardani, nga pronaret. Deri

në katin e 3-të (jo përmes agjencioneve).

Tel. 044/ 165 424.

(22-31.12.2010)

ME QËRA

LËSHOHEN

Lëohet me qira banesa

me 2 dhoma gjumi me nxemje

qendore,inventar për

gjithë banesëafër postes kryesore.Tel.

044/ 319 978.

(30-02.01.2011_.

Lëshoj me qira një banesë

4 dhomëshe, të mobiluar, me

nxehje qendrore, tv- int. Në Velani,

prapa Kolegjit “Pjetër Budi”.

Dhe një kat shtëpie të pamobiluar,

në Rr.“Isa Kastrati”, afër NTP

Përparimi. Tel. 044/ 202 447.

(30-05.01.2011)

Lëshoj me qira një pjesë të

shtëpisë me hyrje të veçantë.

Ka dhomë, kuzhinë, para banje,

banje. Në të mund të banojnë

vetëm dy persona. Adresa: Taslixhe

I, Rr. Kuvendi i Bujanit nr.

15, Prishtinë. Çmimi 150 €. Tel.

038/ 516 236, 044/ 547 903.

(29-31.12.2010)

Lëshoj me qira garsonierën në

Ulpianë-soliter në katin e 12 lifti në

rregull.Perparësi kanë të punësuarit

dhe çiftet me çmim 150€.

Tel. 045/ 399 209,044/ 166 158.

(29.12.2010).

Lëshoj një dhomë me

qira. Adresa: Ulpiana C5, H2,

Nr. 9. Tel. 044/ 117 229.

(29-31.12.2010)

Lëshoj me qira banesën në

Dardani- Kalabri. B. ka sallon me

kuzhinë dhe dy dhoma gjumi.

Vlen për 5 studente ose punëtore,

për çift bashkëshortor dhe

për të huaj. Tel. 044/ 339 710.

(29-31.12.2010)

Lëshoj me qira banesën në

Bregun e Diellit. E mobiluar, me

çmim të volitshëm. Dhe po ashtu

në drejtim të Tokbashqes, banesë

me qira me dy dhoma gjumi dhe

sallon të mobiluar mirë, çmimi

i volitshëm. Tel. 044/ 163 199.

(29-31.12.2010)

Lëshoj me qira banesën për

zyre. Banesa është e rinovuar

ekstra. Gjendet në qendër të

Prishtinës. Tel. 044/ 641 796.

(28-30.12.2010)

Lëshoj me qira dy banesa:

1. banesa ka dy dhoma gjumi,

sallon, kuzhinë, banje. 2. banesa

ka një dhomë gjumi, sallon,

kuzhinë, ballkon. Banesat kanë

nxehje qendrore dhe ujë 24 orë.

Lëshohen për ndërkombëtar

dhe familjar vendor. Vetëm oferta

serioze. Tel. 044/ 641 796.

(28-30.12.2010)

Lëshoj me qira banesë njëdhomëshe,

e mobiluar, në katin

e IV-të, në Bregun e Diellit te

OSBE –ja. Struktura: një dhomë

gjumi, sallon, kuzhinë, nxehje

qendrore. Tel. 044/ 283 352.

(28-30.12.2010)

Lëshoj banesën me qira në

Ulpianë, 70m2, kati 3-të. Çmimi

300 €. Tel. 044/ 755 859, 045/

401 212, 045/ 246 122, 049/

41 31 58 dhe 038/ 22 66 78.

(27-29.12.2010)

Lëshoj shtëpinë me qira,

për ndërkombëtar, në lagjen

Arbëria 1. Tel. 044/ 660 247.

(22-30.12.2010)

Lëshoj me qira banesë në në

Prishtinë e mobiluar me ngrohje

qendrore për çift ose familjar

me çmim 300€.Lëshohet vetëm

për familjar.Tel. 044/ 140 769.

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

(15-30.12.2010)

KËRKOHEN

Urgjentisht, kërkoj banesë me

qira, në Dardani ose Ulpianë. Çmimi

deri 200 €. Tel. 049/ 102 103.

(30.12.2010)

Kërkoj urgjentisht banesë

njëdhomëshe ose garsonierë

e zgjeruar, për një femër ndërkombëtare.

Banesa duhet të jetë e

mobiluar mirë dhe të ketë ngrohje

qendrore. Çmimi 250 € deri 300 €

+ shpenzimet. Në të gjitha lagjet

e Prishtinës. Tel. 044/ 641 796.

(28-30.12.2010)

Urgjentisht kërkojmë banesë me

qira, për një të huaj. Tel. 045/ 24 61

22, 044/ 755 859, 049/ 41 31 58.

(27-29.12.2010)

Urgjentisht kërkoj me qira shtëpi

ose banesë për ndërkombëtar

nga pronari në Prishtinë me afat

të gjatë dhe çmim të volitshëm.

Tel. 045/ 202 747,038/ 553116.

(15-30.12.2010).

.

VETURA

TË NDRYSHME

NJOFTIM- Njoftojmë të gjithë

maturantët e posa diplomuar

dhe studentët që të shfrytëzojnë

mundësinë e vetme që iu ofron

vetëm AS - Agjensioni “Studenti”

në Republikën e Kosovës për

t’u transferuar, regjistruar në të

gjitha departamentet përkatëse

ekzistuese në universitetet austriake,

ballkanike, evropiane dhe

botërore. Ndihmojmë në sigurimin

e banimit pa pagesë dhe me

pagesë në konvikte jashtë vendit,

pajisje me viza studentore, përkthime

të dokumenteve etj. Info:

+377 (0) 44 544 606; +386 (0)

49 318 034. E-mail: a_studenti@

live.com/www.facebook.com.

(29-31.12.2010)

Yellow Pages- Prishtinë, kërkojmë

dy ueb programer, dy

ueb dizajner, dhe disa vajza për

marketing në teren. Tel. 044/

821 508, 044/ 694 836 ose info@

kosova-yellowpages.com

(29-31.12.2010)

N.T.SH - EGZONI, ju informojmë

se bëjmë rregullimin e vizave

Sllovene. Vizat janë viza një vjeçare

të punës. Çdo ditë nga ora 9-15 në

tel. 038/ 545 232, 049/ 530 838.

(22-22.01.2011)


E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011 FJALËKRYQ 63

L.K.E

ME NGRËNË

(ang.)(origj.)

PASTHIRRMË

(kur thërrasim

dikë.)

SHEGË

NË VEND

(lat.LOCO.)

KORNIZË

PËREMËR

VETOR

EMËR

MASHKULLI

JAPONEZ

LËNG I HELMËT

PA NGJYRË

DHE ME ERË

TË KEQE (shq.)

GJEDH

MASHKULL

I RRITUR

URAN

KËNGËTAR

I NJOHUR

SHQIPTAR

PERSIA

EMËR

MASHKULLI

BOSHNJAK

(shq.)

AI QË

PUNON ME

LATË (shq.)

QË I KA SISËT

TË VOGLA

VEND NË

JUG TË

TEHERANIT

AL

PAÇINO

LUMË NË

MAQEDONI

MONEDHË E

ARGJENDTË

ME VLERË TË

VOGËL QË

PËRDOREJ NË

SHQIPËRI

SOLISTJA

E NJOHUR

SHQIPTARE

NGA FOTO

EMËR I HUAJ

FEMRE

SOLISTE

E NJOHUR

SHQIPTARE

SHKATË-

RRINA

FAMILJE

NGA KREMONA

E ITALISË

(Violinat.)

AKTORE

ARVANITE

PASION

PËR T’U

DEHUR

ME ETER


QESHURA

ENDEM

POSHTË E

PËRPJETË

ME I

ÇELIKOS

(popull.)

D.P

PIJE

FRESKUESE

ME LËNG

LIMONI

KËNGËTAR

I NJOHUR

AMERIKAN

AZOTI

EMËR

MASHKULLI

SHQIPTAR

BARI,

MEDIKAMENTI

PËREMËR

VETOR

SHKENCA

MBI PAQEN

KUNDREJT

DITA

GRIMCA

E IMËT

AMPER

PIKTORI

ESTONEZ,

POLERDO

INVA MULA

PJESA E

FORTË

E BUKËS

(sh.shq.)

POSEDON

BIMË

BARISHTORE

SHUMË-

VJEÇARE

(sh.shq.)

TË BËRIT

SI TJETRI

(shq.)

SHKOVA

OLIVER

KAN

ZANORJA

E PARË

SEKT I

VEÇANTË I

MYSLIMANËVE

(shq.)

KUZHINË

POPULLORE

PRANË

XHAMISË

ITALIA

MASË SIPËR-

FAQËSORE NË

ARGJENTINË

OTORINO-

LARINGOLOG

AKTORJA,

RINA

SKITARI

SKOCEZ,

OLENF

ZERO

E

BUKURA

NJË

KONTINENT

NDREQJET,

RIPARIMET

JO

(ang.)

LL

Autor

ARIAN

AGUSHI

FLUTURAKE E

POSAÇME PËR

ATERIM MBI

SIPËRFAQEN

E HËNËS E

PROG.(apollo.)

LUMË NË

NIGERI, DEGË

E KROSIT

1000

(turq.)

BIMË

MJEKËSORE,

LULËKUQJA

RRALLË

(lat.)

KAMPIONI

HISTORIANI

ROMAK,LIV

O.T.E

LËSHIMI I

AEROPLANIT

NË TOKË

(sh.shq.)

INSTITUCION

QË BËN

EKSPERIMENTE

E KËRKIME

TETOVA

DY

ZANORE

ANITA

MUÇAJ

INTENSITET

IRIDIUM

ILIR

KONUSHEVCI

TRUP

GJEOMETRIK

(p.shq.)

TONELATË

RADIUM

ZOTI

I RRUFESË

(mit.nordike)

DEM

NATRIUM

SUKSES

TEMPO

THELBËSORE

ZANORE

JONA

PAKICAT

KOMBËTARE

DETARËT


64

MARKETING

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

More magazines by this user
Similar magazines