29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

38 BOTA

MILIARDERI MODEST

Për shkak se ka

lidhur më shumë se

500 milionë njerëz

dhe për shkak se

ka formësuar marrëdhëniet

sociale

mes tyre, për shkak

të krijimit të një

sistemi të ri për

shkëmbimin e informatave

dhe për

shkak të ndryshimit

të mënyrës së

jetesës tonë, Marck

Zuckerberg u shpall

nga revista amerikane

TIME si “Njeriu

i Vitit” 2010.

N

ë pasditen e 16 nëntorit

2010, Mark Zuckerberg ishte

duke e kryesuar një takim

në Aquarium, një nga dhomat e

konferencave të kompanisë Facebook.

Papritmas u hap dera

dhe brenda hyri një person me

fl okë të thinjur, i shoqëruar nga

disa bashkëpunëtorë të tij. Ai iu

prezantua Zuckerbergut: Robert

Miller, drejtor i FBI-së.

Ata shtrënguan duart dhe biseduan

ca minuta, e më pas Miller

u largua. Më pas mbretëroi një

qetësi dhe të gjithë shikuan njëritjetrin,

duke parashtruar pyetjen,

“Çfarë në djall ndodhi?”

Ishte kjo një pyetje me vend.

Para gati shtatë viteve, në shkurt

të vitit 2004, Zuckerberg ishte një

student 19-vjeçar në Harvard, kur

startoi shërbimin e tij në rrjet, nga

dhoma e tij në konvikt. Shërbimi u

pagëzua me emrin Thefacebook.

com dhe u cilësua si një shërbim

online, që lidhë njerëzit nëpërmjet

rrjeteve sociale nëpër kolegje.

Këtë vit, Facebook regjistroi

anëtarin e vet të 550-miliontë.

Anëtarët e Facebookut fl asin 75

gjuhë dhe së bashku kalojnë më

shumë se 700 bilionë minuta për

çdo muaj në Facebook.

Pra, çfarë ndodhi? Për më pak

se shtatë vjet, Zuckerberg arriti të

ndërlidhë një të dymbëdhjetën e

njerëzimit në një rrjet të vetëm,

duke krijuar një etnitet social,

pothuajse dy herë më të madh

se SHBA-ja. Po të ishte Facebook

një shtet, atëherë do të ishte

shteti me popullatën e tretë më të

madhe në botë, duke u rreshtuar

vetëm prapa Kinës dhe Indisë.

Çdo gjë fi lloi si një zbavitje, por

u shndërrua në diçka tejet reale,

në diç që ndryshoi mënyrën e

lidhjes së njerëzve me njëri-tjetrin.

Ne tani po udhëheqim jetën

tonë sociale nëpërmjet një rrjeti, i

cili e ka shndërruar Zuckerbergun

në miliarder.

Facebook është shkrirë me fabrikën

sociale të jetës amerikane,

por jo vetëm asaj amerikane, por

të njerëzimit në tërësi: gati gjysma

e amerikanëve janë të regjistruar

në Facebook, por 70 për qind e

përdoruesve të këtij rrjeti jetojnë

jashtë SHBA-së. Kemi hyrë në

epokën e Facebookut dhe Mark

Zuckerberg është njeriu që na solli

deri këtu.

Zuckerberg ka lindur në vitin

1984 dhe është rritur në Dobbs

Ferry, në New York. Marku ka tri

motra dhe më e vjetra prej tyre,

Randi, është kryesuese e marketingut

për konsumatorë të kompanisë.

Zuckerberg ka kryes shkollën e

mesme në vendlindjen e tij. Më

vonë, ai vendosi të ndjekë studimet

në Harvard.

Jeta e Zuckerbergut në Harvard

ishte subjekt i fi lmit “The Social

Network”, i cili e pati premierën

në tetor. Por realiteti është shumë

më i komplikuar.

Zuckerberg shpesh është cilësuar

si një njeri i largët dhe asocial,

por kjo nuk është tërësisht e saktë.

E vërtetë, të zhvillosh një bisedë

me të mund të jetë një gjë mjaft

sfi duese. Ai fl et shpejt dhe me

saktësi dhe nëse nuk ka ndonjë të

dhënë për të ofruar, atëherë zhytet

Bota ka 6.9 miliardë banorë, 2 miliardë prej tyre janë

shfrytëzues të internetit. A do të vijë momenti kur të

gjithë do të jenë të anëtarësuar në Facebook?

në heshtje.

Nëse fl et me bashkëpunëtorët

e tij, atëherë e kupton se të gjithë

e adhurojnë. Zuckerberg në fi lm

është një krijesë e thjeshtë me

motive të qarta: ai shfrytëzon

shkathtësitë e tij si programues,

për të joshur vajzat, për të fituar

para dhe për të siguruar ftesa

nëpër ahengje. Ky është një fi ksion.

Në jetën e vërtetë, Zuckerberg

qysh më herët ka pasur një të

dashur: Priscilla Chan, e cila tani

është studente e vitit të tretë në

mjekësi, në Universitetin e Kalifornisë.

Çifti është takuar para shtatë

viteve në Harvard, para se ai të

fi llonte rrjetin Facebook. Tani ata

jetojnë së bashku në në Palo Alto.

Sa u përket parave, indiferenca

e tij është pothuajse patologjike.

Jeta e tij është modeste, përkundër

faktit se revista Forbes ka vlerësuar

se pasuria e Zuckerbergut arrin

në 6.9 miliardë dollarë.

Në shtator të këtij viti, Zuckerberg

ndau 100 milionë dollarë nga

pasuria e tij, për të ndihmuar sistemin

shkollor në Newark.

Zuckerberg e pëlqen të jetë i

rrethuar nga njerëzit. Facebooku

është realizimi i një ëndrre,

por është gjithashtu edhe vdekja

e një ëndrre tjetër, e cila fi lloi në

vitet ‘60. Është kjo periudha kur

për herë të parë u shpalos arkitektura

e internetit. Rrjeti nuk drejtohej

nga një kompjuter i vetëm.

Askush nuk ishte përgjegjës. Një

parajsë e barazisë dhe e anonimitetit.

Në vitet ‘70, interneti

vazhdoi të rritej dhe të zgjerohej.

Kur rrjeti arriti më në fund në vitet

‘90, interneti me plot kuptimin e

fjalës shpërtheu, nga 2.6 milionë

shfrytëzues në vitin 1990, në 385

milionë në vitin 2000.

Zuckerberg është dy gjenerata

larg viteve ‘60. Ai nuk ka ndjenja

E enjte, 30 dhjetor 2010 - E hënë, 3 janar 2011

sentimentale për barazinë dhe

anonimitetin. Ai filloi Facebookun,

për t’u mundësuar studentëve

që të komunikojnë mes

vete dhe që të ruajnë kontaktin.

Në të vërtetë, ai bëri hapin e parë

dhe i mundësoi gjeneratës së tij

që të pushtojë internetin.

Facebook nuk mbeti i izoluar në

konvikte. Zuckerberg dhe shokët

e tij të dhomës, Dustin Moskovitz

dhe Sean Parker, i cili është bashkëthemelues

i Napster, drejtuan

Facebookun dhe mundësuan që

ky rrjet të pushtojë botën. Deri

në fund të vitit 2004, Facebook

depërtoi në qindra kolegje amerikane.

Në vitin 2005, u zgjerua

në shkollat e larta dhe në shkollat

jashtë SHBA-së. Rritja ishte

e jashtëzakonshme. Në dhjetor

të vitit 2006, Facebook kishte 12

milionë shfrytëzues. Në dhjetor të

vitit 2009, ky numër arriti në 350

milionë.

Vizioni i Zuckerbergut është që

pas facebookizimit të rrjetit, ju do

të gjeni diç në mes: sa herë që të

hyni online, ju do të shihni miqtë

tuaj.

Facebook është i vendosur në

dy ndërtesa në Paolo Alto, të cilat

janë disa minuta larg njëra-tjetrës.

Të punësuarit në Facebook trajtohen

mirë, por megjithatë, atraksioni

kryesor në këtë kompani është

vizioni i Zuckerbergut.

Facebook është një kompani

private dhe nuk publikon bilancet

fi nanciare. Analistët dhe gazetarët

besojnë se të hyrat e Facebookut

sillen diku prej 1.1 deri në 2 miliardë

dollarë.

Dihet se Zuckerberg është i

vendosur të mbrojë privatësinë

e njerëzve me çdo kusht, por në

këtë fushë ende ka probleme.

Në një artikull të publikuar më

herët gjatë këtij viti, në European

Psychiatry, është përshkruar rasti

i një femre, e cila ka humbur

vendin e saj të punës, për shkak

të varësisë nga Facebooku. Në

bazë të disa të dhënave, që nga

fillimi i punës së rrjetit, është

shtuar numri i shkurorëzimeve

mes anëtarëve të Facebookut.

Bëhet fjalë këtu për një rrjet të

shkëmbimit të informatave dhe

marrëdhëniet mes çifteve nuk

mund të kufizohen vetëm në

shkëmbimin e informatave.

Por edhe sa mund të rritet Facebook

në të ardhmen? Kjo kompani

tashmë është aq e fuqishme, sa që

ka fi lluar të shtyhet me qeveritë

dhe kompanitë e tjera. Vizita e

Millerit në Facebook nuk ishte

e rastësishme. Zuckerberg tashmë

ka një bazë më të gjerë të

të dhënave, sa ka FBI-ja. Për këtë

arsye, autoritetet nganjëherë trokasin

në dyert e Facebookut, për

të huazuar informata të ndryshme

nga kompania.

Në anën tjetër, disa qeveri i

frikësohen kësaj baze të gjerë të

të dhënave. Kina ka bllokuar këtë

faqe që nga viti 2009. Irani, Pakistani

dhe Arabia Saudite e kanë

ndaluar atë.

Bota ka 6.9 miliardë banorë, 2

miliardë prej tyre janë shfrytëzues

të internetit. A do të vijë momenti

kur të gjithë do të jenë të

anëtarësuar në Facebook?

Zuckerberg është i kujdesshëm.

Ai nuk dëshiron të fl asë për atë se

deri ku do të arrijë Facebooku.

Tani e tutje, Zuckerbergu që

krijoi Facebookun, nuk do të jetë

Zuckerbergu që do ta drejtojë atë.

Ai po udhëton, ndoshta do të martohet,

të krijojë familje dhe jeta e

tij jashtë Facebookut do të bëhet

më e komplikuar. Ndoshta edhe

Facebooku, bota që krijoi, do të

bëhet gjithashtu më i komplikuar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!