SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express
SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express
SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
10 E shtunë, 7 janar 2012

Ekonomi

Pa zgjidhje për papunësinë

Një ndër prioritetet e ekzekutivit për vitin papunësisë, dhe situata ekonomike në

2012, është rritja e zhvillimit ekono- vend nuk siguron ndonjë përmirësim të

mik dhe rritja e mirëqenies sociale të mirëqenies sociale. Eksperti i ekonomisë,

qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por, Ibrahim Rexhepi thotë se përmirësimi

problem radhitet ndër prioritet e fundit të

Qeverisë për vitin 2012. Është e qartë që

janë edhe disa probleme si këto: çështjet

e statusit, çështja e pavarësisë së plotë

njohës për çështje ekonomike shprehen i mirëqenies sociale, gjithnjë ka qenë apo e integrimeve evropiane, por këto

Redaktor: Arben Hyseni

skeptikë në përmbushjen e këtij prioriteti. prioritet i Qeverisë, por që asnjëherë nuk janë të pavlera derisa populli përballet

e-mail: arben.hyseni@gazetaexpress.com

Sipas tyre, Kosova vazhdon të përballet ka arritur të përmirësojë këtë çështje. me papunësi të madhe dhe më shkallë të

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

me shkallë të lartë të varfërisë dhe

“Për mua është pak befasuese, se ky lartë të varfërisë”, thotë Rexhepi.

S`ka përmirësime

Pa përmirësimin e politikave fi skale dhe stimulimin e

prodhimtarisë, Kosova nuk do të këtë bilanc të favorshëm

tregtar. Përfaqësues të komunitetit të biznesit kërkojnë të

merren masa nga institucionet për të ndihmuar eksportin

dhe për të zbutur varshmërinë nga importi.

Prishtinë, 6 janar —

Përfaqësues të organizatave ekonomike

në Kosovë dhe njohës të

çështjeve ekonomike, nuk presin

ndryshim të bilancit tregtar në

Kosovë gjatë vitit 2012.

Ata thonë se pa përmirësimin

e politikave fiskale dhe

stimulimin e prodhimtarisë,

Kosova nuk do të ketë bilanc të

favorshëm tregtar.

Arian Zeka, nga Oda Ekonomike

Amerikane në Kosovë, thotë

se defi citi i lartë tregtar është treguesi

më i mirë i zhvillimit ekonomik

të një vendi, si dhe masat

që merren për përmirësimin e

ekonomisë në përgjithësi.

“Kishte me qenë tejet optimiste

nëse presim që bilanci

tregtar do të përmirësohet në

masë të ndjeshme gjatë vitit

2012. Mirëpo, me veprime të

planifikuara mirë, ndoshta në

një periudhë afatmesme, diku

për dy deri tre vitet e ardhshme

ta përmirësojmë bilancin tregtar

të vendit”, thekson ai.

Zeka thotë se organizatat ekonomike

me vite të tëra kanë lobuar

për masa lehtësuese për bizneset

kosovare, por që Qeveria

nuk ka ndërmarrë asgjë. Ai thotë

se paralajmërimet e Qeverisë së

Kosovës për një pako të re fi skale

në fi llim të janarit nuk janë duke

ndodhur.

Ai thotë se pakoja e re fi skale

duhet të hyjë sa më shpejt që

është e mundur dhe të ndihmohet

sektori i prodhimtarisë dhe

të gjitha bizneset e Kosovës.

Ndërkohë edhe në raportin

e fundit të Bankës Qendrorë të

Kosovës, thuhet se efekt negativ

në Produktin e Brendshëm Bruto

në Kosovë vazhdon të ketë bilanci

tregtar, i cili në vazhdimësi

po karakterizohet me shkallë të

lartë të defi citit.

Gjatë gjysmës së parë të vitit

2011, defi citi tregtar në Kosovë

arriti vlerën prej 925.4 milionë

eurosh që paraqet rritje prej

16.1 për qind krahasuar me

periudhën e njëjtë të vitit 2010.

Gjatë kësaj periudhe, importet

shënuan rritje vjetore prej 16.5

për qind, ndërsa eksportet u

rritën për 18.6 për qind.

Ndërkaq, sipas të dhënave zyrtare

të Ministrisë së Tregtisë dhe

të Industrisë, gjatë periudhës janar

- tetor 2011, janë importuar

mallra në vlerë rreth 2 miliardë

euro, ndërkaq janë eksportuar

vetëm rreth 270 milionë euro.

Njohësit e çështjeve ekonomike,

vazhdimisht kanë theksuar

se pozita jo e favorshme e bilancit

tregtar me botën e jashtme

vazhdon të ketë ndikim negativ

në bilancin e llogarisë rrjedhëse

të ekonomisë së vendit tonë.

Rudina Heroi, njohëse e

çështjeve ekonomike, thotë se

defi citi tregtar shënon çdo vit rritje.

Sipas saj, kjo është si pasojë

e planifikimeve buxhetore, të

cilat parashohin rritje të të hyrave

nga doganat. “Fatkeqësisht,

planifi kimi buxhetor që ka bërë

Qeveria e Kosovës për këtë vit

parasheh rritje të të hyrave nga

doganat. Parashihet rritje prej 4

për qind më shumë krahasuar

me vitin e kaluar, e cila nënkupton

se të gjitha këto të hyra do të

vijnë nga mallrat e importuara,

dhe si rezultat do të kemi rritje

të defi citit, për arsye se ne nuk

mund të mbulojmë këtë import

me eksportin që e kemi”, thekson

ajo. Ajo thotë se strategjia që po e

përdorin institucionet e Kosovës

është jo e favorshme, për arsye

se për momentin mund të paraqesë

përftime të përkohshme

për buxhetin e Kosovës, por në

kohë afatgjate është humbje për

ekonominë e Kosovës.

REL

Dallaveret

Organi Shqyrtues i Prokurimit ia ktheu në rivlerësim KOSTT’it

tenderin “Auditimi i pasqyrave fi nanciare”, pasi gjeti shumë

parregullsi. KOSTT’i kishte eliminuar nga gara kompanitë me çmimin

me të ulët, edhe pse i plotësonin kushtet. Ndërkaq, shpërbleu me

kontratë kompaninë dyfi sh më të shtrenjtë.

Agon Sinanaj

Prishtinë, 6 janar —

Në Kosovë dallaveret me tenderë

nuk kanë të ndalur. Ndodhin

edhe kur është në pyetje gjetja

e një kompanie për auditimin e

pasqyrave fi nanciare.

Kështu veproi Operatori i Sistemit,

Transmisionit dhe Tregut

“KOSTT” në tenderin “Auditimi i

pasqyrave fi nanciare”.

Shkeljet i konstatoi Organi

Shqyrtues i Prokurimit Publik, i

cili gjeti se KOSTT’i i kishte eliminuar

nga gara kompanitë që ofronin

çmime më të lira, dhe të cilat

në të njëjtën kohë i plotësonin të

gjitha kushtet. Ndërkaq, shpërbleu

me kontratë kompaninë, e

cila ofronte çmimin dyfi sh më të

shtrenjtë.

Kompania “Univerzum Audit”,

e cila u eliminua, por që OSHP’ja

gjeti se i plotësonte kushtet, ofroi

çmimin përgjysmë më pak sesa

kompania që u shpërblye me

kontratë. Ofroi çmimin prej 9

mijë eurove, ndërkaq kompania

fituese “Grant Thorton”, kishte

ofruar çmimin prej 17,400 eu-

rosh. “Ekspertët e Shqyrtuesit i

rekomandojnë Autoritetit Kontraktues

të rivlerësojë ofertat e

ofertuesve pjesëmarrës në tender

për faktin se Autoriteti Kontraktues

nuk i trajton në mënyrë të

barabartë ofertuesit edhe përkundër

që ofrojnë çmim më të

lirë në tender dhe i plotësojnë

kriteret e parashtruara në dosje

të tenderit”, thuhet në vendimin

e OSHP’së.

Argumentet e operatorit ankues

“BDO KOSOVA-BDO Croatia”,

kishin të bëjnë me atë se

lidhur me kriterin kapaciteti teknik

dhe profesional, nuk janë

defi nuar qartë kërkesat për referenca

në kompani të ngjashme.

KOSTT’i, në dosjen e tenderit,

kishte kërkuar që tenderuesi t’i

ketë dy referenca të auditimit në

kompani të ngjashme në pesë

vitet e fundit.

Në njoftim e KOSTT’it për eliminim,

paraqitet si fakt se operatori

ankues nuk kishte ofruar

dëshmi lidhur me plotësimin e

kësaj kërkese.

“Mirëpo, ne kemi ofruar

dëshmi të kësaj natyre për tri

Ekspertët e

Shqyrtuesit i

rekomandojnë Autoritetit

Kontraktues të

rivlerësojë ofertat e

ofertuesve

pjesëmarrës.”

OSHP

kompani, të cilat merren me aktivitete

të ngjashme si KOSTT’i.

Këto referenca janë ndërmarrja

“Ibër Lepenc”, “Partner Elektrik”

dhe “Monto montazh”, janë argumentet

e operatorit ankues.

Për me tepër, përfaqësuesit

e kësaj kompanie i kanë sqaruar

OSHP’së, që në vitin 2010

kanë marrë pjesë për tenderin

e njëjtë për auditim dhe kanë

qenë tri referenca të kërkuara,

ku operatori ankues u selektua

si i suksesshëm. Ndërkaq, këtë

vit janë kërkuar 2 referenca dhe

përfaqësuesit e kësaj kompanie

thonë se nuk janë selektuar, edhe

pse çmimi ka qenë më i lirë se

ofertuesit e tjerë.