17.08.2013 Views

FLISNI JUGOSLLAVE - Gazeta Express

FLISNI JUGOSLLAVE - Gazeta Express

FLISNI JUGOSLLAVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

12

Ballkan Express

redaktor: Faton Raçi

e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Ervin Qafëmolla

Tiranë/Prishtinë, 22 tetor —

Altini është kthyer në shtëpi

për të gjetur një virgjëreshë.

I gjatë, i pashëm, rreth të

tridhjetave, ai është kthyer

nga Britania, ku punon mbi

një dekadë, për të gjetur një femër

të përshtatshme për t’u martuar.

Por tri javë pas qëndrimit në

qytetin e lindjes, në Korçë, në jug

të Shqipërisë, gjuetia po rezulton

frustruese.

“U bënë javë që erdha këtu,

dhe edhe pak ditë do të largohem

sërish”, ankohet ai.

Altini thotë se të afërmit dhe

miqtë i kanë premtuar të gjejnë

disa opsione të mira virgjëreshash,

që ai do t’i takonte gjatë vizitës së

tij. Pavarësisht pritjeve të mëdha,

kërkimi për një grua të virgjër ishte

i pasuksesshëm deri më tani.

Virgjëreshat nuk ishin ashtu siç

priste ai.

“Ato ose janë shumë të reja, ose

të papërshtatshme”, thotë ai duke

ngritur supet dhe duke tymosur

cigare Gaulloise, që i ka sjellë nga

Britania. S’mund të fshehë sikletin

e tij, derisa qëndron në muzg.

“Po nëse e përzgjedh njërën e

pastaj të zbuloj se ajo ka qenë e

prekur”, pyet ai. “Çfarë duhet të bëj

atëherë, ta kthej sërish?”

Në Londër, ku punon si kamarier,

Altini ka pasur disa lidhje me

vajza vendore. Por, këto lidhje

asnjëherë s’mund të çonin në

martesë. Një grua shqiptare, thotë

ai, ka rol dhe detyrime tjera. Ndërkohë,

Shuke Deda pa dyshim se

është e virgjër, edhe pse është

shumë larg moshës së martesës.

90-vjeçarja ka të veshura një palë

çorape të bardha leshi, një simbol

ky i statusit “e paprekur”. Ajo tërë

jetën ka jetuar në Theth, një fshat

ky në veriun malor të Shqipërisë.

“Nuk i pëlqeja ata që më propozoheshin

për martesë, kështu

që vendosa të mbetem virgjëreshë

deri në fund të jetës. Kështu është

zakoni”, pëshpërit ajo derisa fjalët,

që pjesërisht përkthehen nga kunata

e saj, mezi i dëgjohen.

Virgjëreshat e betuara

Shukja është një shembull klasik

i mbijetesës së kodit të vjetër

kanunor, të njohur si Kanuni i

Lekë Dukagjinit.

Kodi shpall se nëse një vajzë

refuzon kandidatët që i janë propozuar

- e këtu s’ka asnjë rrethanë

lehtësuese - ajo duhet të mbetet

virgjëreshë përjetë. Ajo jetonte

bashkë me të vëllanë, por prejse ai

ndërroi jetë, jeton me vejushën e

tij. Shukja ende jeton në të njëjtën

shtëpi ku i jetuan edhe prindërit,

në një ndërtesë dykatëshe prej

guri, e ndërtuar para më shumë

se një shekulli, me një stil dhe

motive arkitekturore tradicionale.

Njësoj si paraardhësit e saj,

edhe vetë Shukja është një muze

i gjallë, një relikt i një bote që po

zhduket. Sot, edhe në zonat më të

izoluara të Shqipërisë, ku tabutë

zakonore janë ruajtur për shekuj,

dinamika seksuale po ndryshon.

Historia e Shqipërisë karakterizohet

me rëndësinë e virgjërisë

në shoqëri. Që nga shekulli i 19

shkrimtarët e huaj kanë shkruar

për kodet martesore në Shqipëri,

për gjakmarrjen, fenë, mikpritjen,

por edhe për fenomenin e

“virgjëreshave të betuara” – për

gratë që marrin statusin e një

burri, duke ruajtur virgjërinë

përjetësisht.

Ata “vendin e shqiponjave”

e portretizojnë si një shoqëri

arkaike, të shkëputur nga bota

moderne.

Shqipëria ka ndryshuar shumë

prej atëherë, dhe ajo sot synon të

anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Mirëpo, pjesë të kodeve të

vjetra kulturore kanë mbijetuar

ende.

Nënshkruhet marrëveshja për qeverisje multietnike

Pas më shumë se dy vite negociata

të enjten në Bujanoc u nënshkrua

marrëveshja për formimin e një

qeverie lokale multietnike. Marrëveshjen

e nënshkruan kryetari i Partisë

për Veprim Demokratik, Riza Halimi;

kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip

Kamberi; kryetari i Lëvizjes së Progre-

Kodet e vjetra të sjelljes

Në zonat rurale malore, humbja

e virgjërisë së një gruaje me dikë

që nuk është burri i saj vazhdon të

mbetet tabu, e kjo falë edhe ndikimit

të vazhdueshëm të Kanunit

të Lekë Dukagjinit.

Nebi Bardhoshi, ekspert i ligjeve

zakonore dhe profesor në

Universitetin Evropian të Tiranës,

shpjegon se ajo që në mënyrë

konvencionale njihet si “kanun”,

përfaqëson një sërë rregullash

dhe vlerash të përditësuara ndër

shekuj nga autorë të ndryshëm,

ligjvënës ose prijës lokalë ose

kombëtarë.

“Edhe pse këto rregulla, që përgjithësisht

njihen me emrin “kanun”,

ekzistojnë më së shumti në

sit Demokratik, Jonuz Musliu; kryetari

i Unionit Demokratik të Shqiptarëve

në Bujanoc, Mejdi Zeqiri; kryetari i

Partisë Demokratike - Koalicioni Për

Serbinë Evropiane - Boris Tadic, Sasa

Pesic; dhe ai i grupit të qytetarëve Stojanka

Arsic, Stojanka Arsic, nga njëra

anë dhe ministri i Qeverisjes Lokale

veri të Shqipërisë, vlera identike

ose të ngjashme ende ekzistojnë

edhe në pjesët tjera të vendit. Ato

kanë të njëjtën origjinë dhe legjitimitet”,

thotë Bardhoshi.

Kanuni përfshin një tërësi

komplekse rregullash, duke filluar

nga çështjet e shqetësimit

të përbashkët e deri tek dënimet

për krime - për disa prej të cilave

Kanuni kërkon edhe dënim me

vdekje.

Duke iu referuar kërkesës për

dënim me vdekje në rast të shkeljes

së kodit seksual, Bardhoshi

tregon se dënime të tilla të rënda

parashihen më së shumti për

rastet e marrëdhënieve seksuale

ndërmjet të afërmve për nga gjaku.

Por, dënimi me vdekje nuk

E shtunë, 23 tetor 2010

dhe kryetari i Trupit Koordinues për

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,

Milan Markovic. Marrëveshja e nënshkruar

në radhë të parë do t’i kontribuojë

zgjidhjes së problemeve të

shqiptarëve, serbëve dhe romëve në

qeverisjen lokale, thuhet në njoftimin

e lëshuar nga Trupi Koordinues.

ZHBERJA E KULTIT SHQ

Derisa Tirana po përqafon

revolucionin seksual modern,

kodet tradicionale morale

vazhdojnë të kenë ndikim në veri

të Shqipërisë. Por, edhe atje gjërat

janë duke ndryshuar gradualisht.

Drane Markgjoni, një nga ‘virgjëreshat’ e fundit në Shqipëri.

aplikohet domosdoshmërisht

në rastet e humbjes së virgjërisë.

“Nëse natën e parë të martesës

zbulohet se gruaja është e zhvirgjëruar,

ajo kthehet në familjen e

saj dhe aty ‘burgoset’ gjithë jetën,

ose rimartohet me ndonjë burrë

të rangut më të ulët”, thotë ai.

Sipas Afërdita Onuzit, profesoreshë

e antropologjisë në

Universitetin e Tiranës, në zakonet

shqiptare virgjëria nuk ishte

vetëm një çështje morale. Ajo

zakonisht ka edhe një rol praktik,

duke përcaktuar statusin e

institucioneve si martesa.

“Sipas vrojtimeve të mia, veçanërisht

në zonat rurale, rreth 50

vitet e regjimit komunist dhe të

imponimit të vlerave të tij dësh

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!