17.08.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët tona

Tani më kam kontratë me qytetarin e

Kosovës për katër vjetët e ardhshme.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Hashim Thaçi,

Kryeministër në largim,

duke konfirmuar edhe

njëherë se ai do të jetë

përsëri kryeministër i

vendit.

Kemi përmbushur plotësisht

zotimin tonë.

Renzo Davidi,

Shefi i zyrës ndërlidhëse

të Komisionit Evropian në

Kosovë, pas nënshkrimit

të marrëveshjes së

Instrumentit të Paraanëtarësimit

që përfshin

programin e asistencës

në vlerë prej 63.9 milionë

euro.

Duhet ta trajtojnë Kosovën si një

partner me të drejta të plota dhe një

shtet të njohur plotësisht.

Peter Balasz,

Kryetar i Qendrës për

Studime të Zgjerimit të

BE-së, duke e konsideruar

njohjen e Kosovës

nga të gjitha vendet e

BE-së si parakusht të

domosdoshëm për çdo

hap të mëtejmë.

Max: -0 °C

Min: -6 °C

Max: 5 °C

Min: 0 °C

As pas gati

dy muajsh,

sa kaluan nga

raundi i parë i

zgjedhjeve të

jashtëzakonshme

në Kosovë, ende

nuk dihet se

kush me kë do të

bashkëqeverisë.

Dihet

vetëm se

qeverinë e re

do ta formojë

PDK’ja, dhe se

kryeministër do

të mbetet shefi

i saj.

E premte, 4 shkurt 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Bekim Greiçevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Faton.Raçi

@gazetaexpress.com

Pas zgjedhjeve,

nisemi nga zeroja

Derisa po votonte në zgjedhjet e muajit janar 2010 në

Kroaci, ish-presidenti kroat, Stjepan Mesic, deklaroi:

“Vendi do të fi tojë pushtetin të cilin e voton”.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë e ç’vleftësojnë

plotësisht thënien e ish-presidentit kroat, ngase

ato as pas dy muajsh nuk qartësuan se për kë votoi

vendi. Të vetmet tipare që i karakterizuan ishin një

numër i madh vjedhjesh, dallaveresh dhe ankesash,

të bëra nga të gjitha subjektet politike që morën pjesë

në to. Na mbetet të shohim nëse organet e drejtësisë,

rastësisht, kësaj radhe do të bëjnë punën për të cilën

ekzistojnë, në mënyrë që këso zgjedhjesh të mos na

përsëriten kurrë.

Sido që të jetë, pjesa më papritur e zgjedhjeve në

Kosovë zakonisht vjen tek pas përfundimit dhe certifi

kimit të tyre. Pikërisht për shkak se këtu pothuajse

asnjëherë nuk vlen thënia e ish-presidentit kroat.

Përkundër vërejtjeve, ankesave dhe pohimeve

tjetërfare, partitë politike i pranuan rezultatet zyrtare

të zgjedhjeve të nisura më 12 dhjetor. Doli që,

në fund, secila mori aq sa diti të gjendej, e jo aq sa

u votua. I njëjti parim mund të vlejë edhe tani, në

fazën e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës.

Dihet vetëm se, PDK dhe partitë e pakicave,

do të jenë pjesë e qeverisë së re. Për pjesën tjetër

mund vetëm të supozohet, edhe pse AKR e Pacollit

dhe AAK e Haradinajt që nga ora 19 e 12 dhjetorit

përmenden pandërprerë si dy mundësitë më të kapshme.

Megjithëse, kërkesat që këto dy parti i kanë

parashtruar para partisë fi tuese e ç’vleftësojnë edhe

më tepër atë deklaratën e ish-presidentit kroat nga

fi llimi i tekstit.

Meqenëse AKR doli t’i ketë fi tuar 7.29 për qind të

votave (ose tetë deputetë në Kuvend), rezultati i saj

nuk duket fort kartë e fuqishme për insistimin në

marrjen e postit të presidentit të vendit. As 11.04 për

qind të votave (ose 12 deputetët) e AAK’së nuk duken

arsye bindëse që kjo parti të insistojë në drejtimin

e ekzekutivit të ardhshëm të vendit. Dy partitë tjera

që, të paktën sipas parimit të Mesic’it, do të duhej

të ishin kandidatet më serioze për këso lloj kërkesash,

LDK dhe Vetëvendosja – e para me 24.69 për

qind të votave, gjegjësisht 27 mandate, kurse e dyta

me 12.69 për qind, ose 14 mandate – tashmë janë

shprehur publikisht se s’do të jenë pjesë e qeverisjes

së udhëhequr nga Thaçi.

Por, këto dëshira dhe deklarata sigurisht se s’duhen

marrë si përfundimtare, sepse, të paktën zyrtarisht,

PDK ende nuk ka fi lluar negociatat me asnjë parti

politike. E vetmja gjë që Hashim Thaçi, si kryetar i

PDK’së, e ka bërë të qartë qysh tani është se qeverisë

së re do t’i prijë vetë. Kështu që, AAK’së së Haradinajt

që tani i është bërë me dije se posti i synuar i kryeministrit

është i zënë. Së këndejmi, pjesë e negociatave

eventuale mes PDK’së dhe AAK’së do të mund të

jetë Presidenca.

Problemi është se, në rast se – hipotetikisht –

PDK’ja do të pranonte që AAK’së t’ia ofrojë postin

e presidentit (gjegjësisht Blerim Shalës), kjo do të

nënkuptonte edhe dhënien e të paktën tre ministrive

AAK’së. Kjo e dyta, pastaj, do të mund të luante në

kartën e Fatmir Sejdiut, dhe ta braktiste qeverinë,

menjëherë pas lirimit eventual të liderit ë saj, Ramush

Haradinaj, nga Haga. Nëse mund të konsiderohen

të sakta pohimet e Daut Haradinajt, se Ramushi

do të mund të lirohet brenda një periudhe relativisht

të shkurtër – sipas tij, pas 3-4 muajve – atëherë edhe

qeveria e re do të mund të ishte jetëshkurtër. Kjo,

ngase Ramushi ka vite që propagandon një shkollë

tjetër të qeverisjes, krahasuar me atë të PDK’së. Që

nënkupton se, ai është kundër çfarëdo hyrjeje në

bashkëqeverisje me PDK’në. Logjika e vetme që

AAK’në në këtë moment do të mund ta shtynte të

hyjë në qeveri është pikërisht mungesa e Ramushit,

gjegjësisht rritja artifi ciale e rolit të saj politik deri në

kthimin e tij, përkundër rezultatit të dobët zgjedhor.

Natyrisht, pa harruar këtu as insistimin indirekt të

ndërkombëtarëve, të cilët – edhe pse nuk dihet nëse

kalkulimi i tyre është i saktë - për hir të një stabiliteti

politik, dëshirojnë ta shohin AAK’në brenda.

AKR’ja e Pacollit është në pozitë paksa tjetër.

Behgjet Pacolli asnjëherë nuk e ka fshehur ambicien

e tij politike – marrjen e drejtimit të Presidencës. Si

një biznesmen i aftë që është, ai qartazi ka llogaritur

që pjesa e dikurshme e votuesve të dëshpëruar të

LDK’së, që i ishin bashkuar atij në zgjedhjet e kaluara

(pas kuvendit të famshëm të karrigeve), me ardhjen

e Isa Mustafës në krye të LDK’së do të ktheheshin

andej prej nga kishin ardhur. Si rrjedhojë, ai improvizoi

një koalicion të atypëratyshëm me disa subjekte

të vogla politike dhe me koncepte diametralisht të

kundërta, sa për t’i kompensuar numrat dhe për

të mos hequr dorë nga ambicia e tij. Problemi me

Pacollin është se, pavarësisht pëlqimit që Thaçi do

të mund t’ia jepte, mbase për shkak të pasurisë së

tij, ndërkombëtarët nuk e shohin atë si një president

“bashkëpunues” – sa Blerim Shalën, për shembull.

Në rast se, megjithatë, ndodh një marrëveshje mes

Thaçit e Pacollit, atëherë duhet shqyrtuar edhe propozimin

e shefi t të ICO’së, Pieter Feith, sipas të cilit

vendi duhet të ketë një presidente, e jo një president.

Nëse Pacolli do të hiqte dorë nga ambicia, Mimoza

Kusarit – pavarësisht deklaratave të saj kundër bashkëqeverisjes

me PDK - do të mund t’i takonte posti

i presidentes. Kjo, nëse dëgjohen këshillat e Feith. E,

nëse jo, as Agim Çeku s’është pa gjasa.

Deklarata e paradokohshme e Xhavit Halitit, se tri

postet kryesore të vendit PDK do të mund t’i mbajë

për vete, me gjasë ishte një sinjal i dërguar drejt

AKR’së dhe të AAK’së, për balancim të apetiteve.

Edhe përmendja e Edita Tahirit për postin e presidentes

së vendit mund të jetë një sinjal i tillë.

Si përfundim, PDK mbase do të mund të arrijë

marrëveshje me AKR’në, pak më vështirë me

AAK’në, por pothuaj assesi me që të dyja njëkohësisht.

Nga ana tjetër, nuk duhen harruar as pakicat.

Edhe apetitet e tyre (ngase bashkërisht i fi tuan 25

deputetë) mund të rriten. Çka nëse edhe ata e kërkojnë

një “post të madh”? Për ndërkombëtarët kjo

do të ishte plotësisht e pranueshme.

Po të jetonte Mesic në Kosovë, s’do të kuptonte gjë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!