17.08.2013 Views

dosja m - Gazeta Express

dosja m - Gazeta Express

dosja m - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4

Politikë

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

LajmeShkurt

Krasniqi i shkruan Europës

Prishtinë, 24 dhjetor - Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup

Krasniqi, iu ka çuar letër përfaqësuesve të vendeve anëtare

të Këshillit të Europës, institucioneve të tjera europiane dhe

udhëheqësve të shteteve të tjera, nëpërmjet së cilës ka kërkuar

mbështetjen për të mos lejuar adoptimin e raportit të Dick

Martyt si dokument zyrtar të Këshillit të Europës. Krasniqi

e ka cilësuar raportin përpjekje e qarqeve të caktuara për të

ngatërruar viktimat me fajtorin dhe për të relativizuar persekutimin

dhe vuajtjet e popullit të Kosovës nën regjimin e

Slobodan Milosevicit. “Ky raport qëllimisht trillon fakte dhe

ngatërron periudha të ndryshme kohore vetëm e vetëm për

të satanizuar luftën e drejtë të popullit tim për liri dhe të drejta

njerëzore”, thuhet në letër. Krasniqi ka garantuar se të gjitha

institucionet kosovare do të jenë në dispozicion të plotë të çdo

hetimi vendor apo ndërkombëtar, në mënyrë që akuza të tilla

të mbyllen njëherë e përgjithmonë.

Prokuroria, e hapur për hetime

Prishtinë, 24 dhjetor – Prokuroria e Shtetit e Kosovës ka përkujtuar

të premten se, prokurorët e Tribunalit të Hagës në bashkëpunim

me Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, me ekspertët

e Tribunalit të Hagës dhe me ata shqiptarë, kanë zhvilluar një

hetim që ka rezultuar me mosgjetjen e provave për pohimet

lidhur me trafikimin me organe njerëzore, brenda territorit

të Shqipërisë. Nëpërmjet një komunikate, Prokuroria ka siguruar

se pohimet e Dick Martyt do të vlerësohen si informata

shumë serioze dhe se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë

faktorët relevantë për hetimin e drejtë dhe të paanshëm të

informatave dhe të të gjitha pohimeve të prezantuara në raport.

Raporti, i pavërtetë

Prishtinë, 24 dhjetor – Ish’punëtori i Tribunalit të Hagës, Artan

Grubi, njëherësh drejtues i Lëvizjes Zgjohu, i cili ka marrë pjesë

në hetimet pranë “Shtëpisë së Verdhë” në Shqipëri, disa vjet

më parë, ka thënë të premten në një konferencë për media

se gjithçka që i përket kësaj shtëpie rreth kontrabandës me

organe të qytetarëve serbë, është e pavërtetë.

Ai ka bërë të ditur se në shkurt të vitit 2004 është ngarkuar

me detyrë nga Tribunali i Hagës që të marrë pjesë në hetimet

te “Shtëpia e Verdhë”, ku së bashku me hetues, punëtorë të

tjerë të këtij tribunali dhe me ekipin e mjekëve ligjorë të UNMIKut,

që udhëhiqeshin nga Jose Pablo Baraybar, kanë zhvilluar

hetimet. Grubi ka thënë se është shtyrë të reagojë në këtë

formë, ngase, sipas tij, e tërë bota është duke u marrë me një

gënjeshtër. “Raporti i kontestuar që po përcillet me deklarata

trilluese, në tërësinë e vet nuk po sjell asnjë fakt dhe asnjë

dëshmi të re për këto supozime, por është kryekëput politik dhe

po shkakton dëm të paparashikueshëm për popullin shqiptar”,

është shprehur ai.

Test për bashkësinë

ndërkombëtare

Beograd, 24 dhjetor - Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Snezana

Malovic, ka deklaruar se organet e jurisprudencës të Serbisë

kanë marrë veprime parahetuese për rastin e tregtisë me organe

njerëzore në Kosovë. Ajo për gazetën “Veçernje Novosti”

ka deklaruar se është e sigurt se duke marrë parasysh se bëhet

fjalë për krim të luftës, organet kompetente do të nisin hetimet.

“Kjo lëndë mund të jetë një test për bashkësinë ndërkombëtare

dhe duhet të bëjmë gjithçka që të arrijmë bashkëpunim të

plotë, sepse është e domosdoshme të përcaktohet e vërteta.

Në këtë kontekst, raporti i Dick Martyt paraqet kontribut të

madh”, ka deklaruar Malovic.

Do të vazhdojë përkrahja e Kroacisë

Prishtinë, 24 dhjetor - Kroacia do të

vazhdojë edhe më tej të jetë një përkrahëse

e vazhdueshme e popullit dhe

shtetit të Kosovës në të gjitha fushat, ka

thënë ambasadori në largim i Republikës

së Kroacisë në Prishtinë, Zlatko Kramaric.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të

Kosovës, Jakup Krasniqi, priti të premten

në takim lamtumirës Kramaricin, të cilin

e falënderoi për punën që ka bërë gjatë

qëndrimit në Kosovë dhe i uroi sukses

në karrierën e mëtutjeshme. Krasniqi me

këtë rast theksoi ndihmën e madhe që

Kroacia i ka dhënë Kosovës në periudhat

e rëndësishme të zhvillimit, si dhe

falënderoi qeverinë dhe popullin kroat

E shtunë, 25 dhjetor 2010

për njohjen e shtetit tonë, vendosjen

e marrëdhënieve diplomatike dhe

bashkëpunimin e frytshëm në mes të dy

vendeve. Ndërkaq, Kramaric e falënderoi

Krasniqin dhe institucionet e Kosovës

për bashkëpunimin shumë të mirë dhe

u shpreh se Kroacia do të vazhdojë edhe

më tej të jetë një përkrahëse e vazhdue-

DOSJA

M

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi paralajmëroi publikimin e

një dosjeje me emrat e kosovarëve që kanë ndihmuar Dick Martyn

ta përpilojë raportin e tij. Tha se dikush do të skuqet, kur faktet

të publikohen. Partitë politike i cilësuan të paarsyeshme dhe të

papranueshme këto pohime. Dikush përmendi edhe krijimin e një

“fronti unik” për përmirësimin e imazhit të dëmtuar të vendit.

Faton Ismajli

Faton.ismajli@gazetexpress.com

Prishtinë, 24 dhjetor –

Kryeministri në largim, Hashim

Thaçi ka vendosur të mos merret

vetëm me raportin akuzues të Dick

Martyt, por tërthorazi ka hedhur

akuza në drejtim të rivalëve politikë.

Ai ka përmendur se ka dosje

me emrat e qytetarëve të Kosovës,

të cilët i kanë ndihmuar Martyt për

përpilimin e raportit, i cili akuzon

disa zyrtarë të PDK’së se janë të

përfshirë në trafikim me organe

njerëzore dhe krim të organizuar.

Në një intervistë për emisionin

“Opinion” të TV Klan, Kryetari i

PDK’së ka deklaruar se ka dëshmitarë

dhe fakte që tregojnë për

mënyrën se si është hartuar raporti.

Ai nuk ka përmendur emra, por

ka paralajmëruar se me kohë do t’i

publikojë të gjitha.

Edhe pse nuk tha se kur do ta bëjë

publik dokumentin, ai la të kuptohet

se, kur kjo të ndodhë, në të do

të figurojnë emra njerëzish edhe

nga subjekte politike kosovare. “Ata

janë ndëshkuar nga vota e popullit.

Shikojeni kush dhe si është pozicionuar

për këtë çështje, e keni të lehtë

ta kuptoni”, ka thënë Thaçi.

“Këta individë do të skuqen nga

ky publikim”, ka shtuar ai.

Thaçi ka përmendur edhe David

Philipsin, i cili pati akuzuar SHIK’un

se mbledh më shumë se 200 milionë

dollarë në vit nga nëntoka, si

ndihmës të Martyt.

Mirëpo, zyrtarët e partive politike

janë shprehur të habitur me deklaratat

e Thaçit.

“Prej panikut që ka, Thaçi po

mundohet t’i sulmojë të gjithë”, ka

thënë Glauk Kojufca nga Lëvizja

Vetëvendosje.

Megjithëkëtë, bashkëpartiaku i

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!