SHESIM LETRA - Gazeta Express

gazetaexpress.com

SHESIM LETRA - Gazeta Express

2

Pressing

Fjalët tona

2012 të jetë

fundi i

pavarësisë së

mbikëqyrur.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

JAKUP KRASNIQI,

Kryetari i Kuvendit të

Kosovës, në deklaratën

që bëri pas takimit që ka

zhvilluar me kryetarin e

Kuvendit të Republikës

së Maqedonisë, Trajko

Veljanovski.

Këshilli

Anti-korrupsion i

Presidentes Atifete Jahjaga

pritet të themelohet

më 26 janar.

NJË BURIM ANONIM

BRENDA PRESIDENCËS,

Duke konfirmuar se

presidentja Atifete Jahjaga

tashmë e ka në letër

përbërjen e Këshillit, me të

cilin pretendon ta luftojë

korrupsionin në Kosovë.

Nuk po më pëlqejnë

ndryshimet që Isa

Mustafa po bën në Statutin

e LDK’së.

Berim Ramosaj,

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm

të LDK’së, duke theksuar se këto

janë reforma rrënuese, shmangie

nga filozofia rugoviane dhe

orientim i partisë kah e majta.

Max: 1 °C

Min: -3 °C

Max: 2 °C

Min: -4 °C

Si të nderosh

fl amuj e himne

në emër të të

cilëve hajna,

kriminelë e

matrapazë

vjedhin, vrasin

e mashtrojnë

dhe me të cilët

“kujdestarët e

patriotizmit”

na udhëheqin

“drejt fi toreve

të reja”.

E mërkurë, 11 janar 2012

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Imer .Mushkolaj

Himne marrëzie

Pjellë e keqe, tradhtar e gjakprishur. Këto ishin

vetëm disa nga epitetet për publicistin Fatos Lubonjën

nëpër portale interneti. Gjynahi i vetëm i tij

ishte se në një emision televiziv ai tha se nuk ishte

patriot, as nacionalist dhe se nuk i bën përshtypje

himni kombëtar. Por, Lubonja nuk i nxori këto

nga goja ashtu kot, pa arsyetime. Arsyetime të

bindshme, madje. Megjithatë, “kujdestarëve të

patriotizmit” iu mjaftoi kaq, për të nisur furinë e

sharjeve dhe fyerjeve ndaj atij që paska guxuar të

deklarohet kësisoj.

Lubonja është qytetar i një vendi, në të cilin ka

vuajtur disa vjet burg dikur. Një vendi i cili, tash,

dy dekada pas shembjes së komunizmit, nuk ka

fort se me çfarë të krenohet. Një vendi, të cilin

pushteti e futi në luftë qytetare më 1997, një vendi

në të cilin para një viti pushteti vrau demonstrues

të pafajshëm dhe një vendi ku pushteti vendoset

ende me vjedhje votash. Ashtu si në vendin ku

jetoj unë.

Lubonja nuk bëri gjë tjetër, vetëm u përpoq

që publikisht dhe sinqerisht të sqarojë se nuk

e ka fare për nder që i takon një vendi dhe një

shoqërie që i bën të gjitha të zezat, në emër të patriotizmit.

E në këtë aspekt, Tirana dhe Prishtina e

kopjojnë për mrekulli njëra-tjetrën. Tek ne, hajnat

që vjedhin miliona fshihen pas fl amurit kuqezi e

këtij tjetrit me hartë e yje, ngrihen në këmbë ta

nderojnë himnin kombëtar e atë tjetrin pa tekst,

por me frikë mos nga xhepat po iu bijnë në tokë

paratë e vjedhura - në emër të patriotizmit, shqiptarizmës,

gjakut, luftës, historisë…

A ka gjë më të pështirë se të vjedhësh e të

vrasësh fshehur pas himneve e fl amujve? A ka

gjë më të poshtër se të pasurohesh e të shkelësh

mbi kurriz të një populli të lodhur e të sfi litur nga

skamja e vuajtja – prapë në emër të patriotizmit?

Tekefundit, pse u dashka të nderohen fl amuj e

himne që dikujt i shërbejnë vetëm si paravane

për të bërë një mijë të zeza? Himne marrëzie! Sot

ende është punë fort e lehtë që me fl amuj në dorë

e himn në gojë të zgjosh ndjenjat e njerëzve, por

është vështirë, fort vështirë t’i nderosh e ruash

me nder, e mos t’i keqpërdorësh këto simbole.

Lubonja u përpoq të sqarojë pikërisht këto, por u

stigmatizua nga ata - “kujdestarët e patriotizmit”

që janë shumuar së fundi.

* * *

Në kartën e nacionalizmit e patriotizmit, nuk po

luajnë veç politikanët. Përfaqësuesve të futbollit

të lodhtë të Kosovës, me iniciativa të aleancave

histerike kuqezi, iu ka mbushur mendja se disa

nga ekipet kosovare të futbollit mund të luajnë

në një ligë me ekipet e mëmës Shqipëri. Thuajse

në këtë mënyrë do të zgjidheshin të gjitha problemet

e futbollit kosovar, shumë ndeshje të të

cilit, shoqëruar me himne e flamuj, i japin të

drejtë plotësisht Lubonjës dhe të gjithë të tjerëve

që mendojnë si ai. Me kushte kurrfarë teknike,

me plot dallavere e pak investime, biznesmenë

që merren me futboll e futbollistë që merren me

biznes mendojnë se të gjitha problemet do të

zgjidhen si me shkop magjik. Duan që problemet

t’i mbulojnë me ngjyrat kuq e zi, por s’duan

të dëgjojnë fare se nevojitet punë e përkushtim, e

jo dëshira utopike. Deri atëherë, ata do t’ia bëjnë

qejfi n njëri-tjetrit duke luajtur nëpër lloç e duke

thurur himne për vete dhe miqtë andej kufi rit.

Himne marrëzie!

* * *

Një video nga protesta e “mijëra qytetarëve” në

Deçan, që u shpërnda të premten në internet, ishte

paketuar si prodhim vendor. Por, “kujdestarët e

patriotizmit” nuk e kishin vërejtur se videoja nuk

ishte e tillë, por e xhiruar nga hiç më pak se Tanjugu!

Për të pasqyruar “aksionin e suksesshëm”,

Vetëvendosje po e shfrytëzonte një “prodhim të

armikut”. Njërin nga ato qindra e mijëra prodhime

që hyjnë çdo ditë në Kosovë dhe të cilat ky subjekt

politik ka paralajmëruar se do të provojë t’i ndalojë

më 14 janar, në dy pika kufi tare me Serbinë. Të

premten Serbia “kaloi” në Deçan, Boris Tadic shkoi

në manastir e një grushti aktivistësh të Vetëvendosjes,

që mori në dorë situatën për disa orë, nuk iu

bashkuan qytetarët. E deçanasit dinë të mblidhen

me mijëra në protesta. Ashtu siç mblidheshin me

mijëra dikur në protesta të Vetëvendosjes, para

se deputetët, emri i shumicës së të cilëve fi llon

me A, të bëhen pjesë e Parlamentit të Kosovës –

të parlamentit të një republike të krijuar në bazë

të një plani, që ata vetë nuk e njohin. E tash bëjnë

thirrje që më 14 janar në Merdare dhe te Dheu i

Bardhë, qytetarët e Kosovës të mblidhen “në emër

të Republikës - për prodhime të vendit”. Presin

që në këtë politikën e tyre “me mjete të tjera” t’iu

bashkohen qytetarët që konsumojnë me të madhe

prodhime serbe. Përndryshe, po të mos bliheshin e

konsumoheshin nga kosovarët, Vetëvendosje nuk

do të kishte fare nevojë për spektaklin e të shtunës.

A mos do të ishte më mirë që deputetët e këtij subjekti,

emri i shumicës së të cilëve fi llon me A, të

demaskonin në Parlament të gjithë ata që bëjnë

tregti me serbët në mesin e të cilëve edhe kolegë

nga grupet tjera parlamentare apo edhe fi nancues

të fushatës së vet parazgjedhore? Ata dhe të tjerë

si ata e mbajnë gjallë biznesin e Beogradit në Kosovë.

Dhe pastaj, pa pikën e marres dalin e fl asin

për patriotizëm, sakrifi cë e atdhedashuri - duke

thurur fl amuj e himne marrëzie!

Kur sheh të tillë, s’ke qysh ngrihesh të nderosh

fl amur as himn. Sepse ata fl amurin e kanë kthyer

në paçavure e himnin në tallava.

More magazines by this user
Similar magazines