30.10.2012 Views

'N' Roses, 'lufta' e bluzave - Gazeta Express

'N' Roses, 'lufta' e bluzave - Gazeta Express

'N' Roses, 'lufta' e bluzave - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

22 | E hënë, 4 qershor 2012

Rozë

redaktor: Ardian Jasiqi

e-mail: ardian.jasiqi@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Kylie Minogue thotë se lidhjet kërkojnë shumë punë, por këmbëngul se ajo është më

e lumtur se kurrë me modelin spanjoll, Andres Velencoso. Krijuesja e hitit “All The

Lovers”, e cila aktualisht është në lidhje me modelin spanjoll, Andres Velencoso, ka

pranuar se dashuria nuk është gjithmonë e lehtë dhe ka mësuar përgjatë viteve se çka

është me rëndësi dhe çka jo.

Plot befasi pas fi tores

Arbër Zeka

Arbri është i pari

kosovar që fi ton

“Big Brother” në

pesë vite edicione

të këtij

“realit show”

në Shqipëri. Në

aventurën 100-ditore

të kësaj gare

për 100 milionë,

ai fi toi 85 milionë

pasi hyri me

vonesë në lojë.

Nga pesë fi nalistët e mbetur,

nga 25 banorët që morën pjesë

në konkurrim, ai fi toi këtë sfi dë

duke bërë realitet ëndrrën e tij të

hershme për të blerë një shtëpi

për prindërit. Arbëri është lindur

e rritur në Prishtinë, ku ka banuar

në 8 lagje të ndryshme, duke

qenë se familja e tij vazhdimisht

ndërronte shtëpi me qira, pasi

nuk e kishin një të tyren. Në biografi

në e tij në faqen zyrtare të

“Big Brother Albania”, shkruhej

se Zeka ka bërë një jetë aktive

me plot aventura, mbushur

me momente të lumtura e të

vështira. I diplomuar në Degën

e Ekonomikut në Universitetin

e Biznesit dhe Teknologjisë në

Prishtinë, për një periudhë të

shkurtër ka punuar në administratën

shtetërore në Entin e

Statistikave të Kosovës. Ndërsa

tashmë nis një jetë e re për

Arbër Zekën. Në këtë intervistë

si fi tues i “BB5”, ai fl et për marrëdhëniet

me Liamin e Gertën,

paratë dhe jetën që do të bëjë

tani e tutje.

Nga fi nalistët e BB5 u diskutua

se fi torja ndahej mes

Liamit dhe Ermalit. Pse fi toi

Arbri?

Pyetje ngacmuese vërtet. E

unë them fi toi Arbëri, se mbase

ka qenë më i miri aty brenda

në lojë. Mendoj se kam dhënë

maksimumin në BB5, dhe e

kam pasur një bindje të plotë

që do jem fi tues që para se të

isha pjesë e lojës. Fjalët se fi torja

ndahej mes Liamit dhe Ermalit

i kam dëgjuar mes banorëve në

shtëpi, por të them të drejtën

nuk më kanë penguar aspak për

të ndryshuar bindjen dhe besimin

që kisha në vetvete. Në një

mënyrë e kam ditur që emri im

është përfolur si emri potencial

kryesor që do fi tonte BB5, dhe ia

dola ashtu siç e kisha menduar.

Dashuria, punë e vështirë

Nuk më kanë trembur dhe as më

kanë bërë pesimist komentet e

të tjerëve aty brenda.

Ke pasur mbështetje shumë

të madhe nga Prishtina.

Ishte një përkrahje për ty si

person, apo thjesht si përfaqësues

i Prishtinës?

Ka pasur nga Kosova të tjerë

konkurrentë dhe unë di që

nuk janë përkrahur. Kjo më

bën të mendoj se mbase kanë

parë diçka tjetër tek unë. Unë

përveçse kam përfaqësuar veten,

kam përfaqësuar dhe të rinjtë shqiptarë.

Jam djalë i hapur, sportiv,

me edukatë të veçantë dhe i

komunikueshëm, dhe këto cilësi

më kanë bërë simpatik në sytë e

publikut, i cili më mbështeti dhe

më votoi.

Çfarë mendon se kanë rezervuar

për ty në Prishtinë,

pasi ti je i pari nga Kosova që

fi tove BB?

Kam dëgjuar që është festuar

fi torja ime me pankarta dhe me

brohoritje në qytet, njësoj si të

festohej Viti i Ri. Dhe kjo më bën

të ndihem krenar për vendin ku

jam rritur dhe që i kam shumë

borxhe. Po kuptoj që dhe në Shqipëri

më duan dhe më respektojnë

e kjo më ka bërë të ndihem

shumë krenar.

I ke marrë ofertat e para për

punë, çfarë propozimi interesant

të është bërë deri tani?

Patjetër që kam marrë shumë

oferta në telefon, pasi gjithë

javën pas “BBA” e kalova në

Tiranë. Ofertat për punë kanë

qenë të menjëhershme, siç është

propozimi nga një kompani telefonike

e njohur në Prishtinë.

Tanimë mund të quhesh

milioner. Çfarë do të bësh me

85 milionët e fi tuar në këtë

garë?

E kam theksuar dhe më parë që

me ato para do të blej një shtëpi

për prindërit. Kjo ka qenë ëndrra

ime, dhe ndihem shumë i lumtur

që munda ta bëj realitet.

Rikthehemi sërish te loja.

Brenda shtëpisë u krijua një

afeksion me Gertën. Çfarë

ndodhi në realitet mes ju të

dyve?

Gertën e kam mike shumë të

mirë, është vajzë shumë e mirë,

por ne bashkë thjesht dalim pimë

kafe. Në gazeta u komentuan

shumë disa shkëmbime puthjesh

mes nesh, por ju siguroj që mbeti

vetëm aty dhe në realitet s’do

ketë asgjë më shumë, dhe do

mbetemi vetëm shokë.

Tashmë që je bërë i njohur,

do jesh më i predispozuar të

vazhdosh me aventura me

femrat, apo të krijosh një

lidhje serioze?

Duke parë e duke bërë. Dhe këtë

e them pasi unë të krijoj një lidhje

stabël, duhet të lindë një ndjenjë

e fortë më parë. Nëse do të më

ndodhë kjo, atëherë pse jo?!

Tani që loja ka mbaruar, në

jetën reale me cilët banorë

do të vazhdosh miqësinë?

I vlerësoj të gjithë banorët, ndërsa

për miqësi të ngushtë veçoj

Erionin, që është banori që e dua

më shumë, e kam si vëllanë tim

në Tiranë. Po ashtu, miqësia do

të vazhdojë me Ermalin, Françeskën

Gracianon.

Po, me Liamin, si do të vazhdojë

komunikimi? Ju lidhët

miqësi brenda shtëpisë, por

fi torja jote duket se i ka ftohur

gjërat…

Është e kuptueshme se kemi

qenë të dy shumë pranë fi tores,

dhe unë e kuptoj mirë Liamin

në këtë pikë. Gjithsesi, unë e

vlerësoj shumë si djalë, dhe mendoj

se do e vazhdojmë miqësinë

që lindi brenda shtëpisë. Të

paktën nga ana ime jam i hapur

100 për qind për vazhdimin e

shoqërisë sonë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!