27.10.2014 Views

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

M-r Nazmi MALIQI TOLERANCA POLITIKE NË FUNKSION TË PAQES

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Toleranca politike në funksion të paqës

M-r Nazmi MALIQI

TOLERANCA POLITIKE

NË FUNKSION TË PAQES

5

Nazmi Maliqi

Për botuesin: FRIEDRICH EBERT STIFTUNG

Shkup

Milinka Trajkovska

Recenzent:

Prof. Dr. Trajan Gocevski

Prof. Dr. Biljana Vankovska

Lektura dhe korrektura: Liri Lena

Redaksia: KLUBI DEMOKRATIK - SHKUP

Shtypi:

CIP Katalogizacija vo publikacija Narodna i

univerzitetska biblioteka

"Sv. Kliment Ohridski", Shkup

br.

ISBN

6

M-r Nazmi Maliqi

Toleranca politike në funksion të paqës

TOLERANCA POLITIKE

NË FUNKSION TË PAQES

7

Nazmi Maliqi

8

Toleranca politike në funksion të paqës

PËRMBAJTJA

Hyrje ................…………………………................................ 15

Kreu i parë I

1. Formimi i qëndrimeve pozitive të tolerancës politike ....... 19

2. Hulumtime për tolerancën politike .................................... 24

3. Toleranca politike si faktor i stabilizimit demokratik ........ 27

Kreu i dytë II

Përcaktimi konceptual i tolerancës politike,

paqes dhe sigurisë

1. Vërejtje hyrëse për përcaktimin konceptual të tolerancës

politike ................................................................................. 31

1.2. Koncepti i tolerancës politike ..............………................... 32

1.3. Krijimi i dallimeve ............………...................................... 34

1.4. Teorija e lirisë, demokracisë dhe tolerancës politike........... 39

1.5. Si shihen në Republikën e Maqedonisë këto raportedemokraci

dhe tolerancë politike ........................................ 43

1.6. Siguria qytetare .........................……….............................. 46

1.6.1. Gjendja e sigurisë .……………………........................... 46

1.7. Arritja e paqës ....... ............................................................ 47

1.8. Sistemi kolektiv i sigurisë dhe mbrojtjes së

Republikës së Maqedonisë.................................................... 50

1.9. Siguria e strukturës Evropjane...…................................. ..... 51

Kreu i tretë III

Toleranca politike si kulturë-

Faktor i i ruajtjes së paqes dhe sigurisë

1. Toleranca politike si faktor i ruajtjes së paqes dhe sigurisë.... 53

1.1. Bazat empirike të teorive të demokracisë dhe të

tolerancës politike.................................................................... 54

1.2. Kultura politike, demokracija dhe toleranca politike............... 55

9

Nazmi Maliqi

1.3. Tranzicioni demokratik dhe toleranca..................................... 57

1.4. Liritë politike .......................................................................... 58

1.5. Baraspesha politike .............…….......................................... 63

1.6. Politika, etika dhe filozofia .................................................... 64

1.7. Faktorët e aktivitetit politik .......…......................................... 69

1.7.1. Toleranca politike ………………......................................... 70

1.7.2. Shteti i së drejtës, politika dhe toleranca .............................. 71

1.7.3. Dallimet kulturore dhe dezintegrimi shoqëror ...................... 72

1.8. Çështjet ideore të zhvillimit të njeriut ................................... 74

1.8.1. Konventa Evropjane për mbrojtje nga torturat dhe sjelljeve

jonjerëzore ........................................................................... 75

1.8.2. Karakteristikat themelore të tranzicionit demokratik ............ 78

1.8.3. Ndryshimet politike nga konfrontimi në akomodim.............. 78

1.8.4. Mediumet dhe politika .......................................................... 80

1.9. Toleranca politike si faktor i ruajtjes së paqes dhe të

sigurisë në rrethanat ballkanike ........................................... 86

Kreu i katërt IV

Toleranca politike e mbështetur në respektimin e dallimeve:

individuale, sociale, fetare, kombëtare dhe gjuhësore

1. Përvoja të Republikës së Maqedonisë ................................... 89

1.1. Rroli i dispozitave kushtetutare dhe zgjidhjeve ligjore në

mbarështrimin dhe zgjidhjen e problemeve .......................... 90

1.2. Qytetarët dhe rroli i tyre për ruajtjen e paqes dhe sigurisë..... 90

1.3. Pakicat- rroli i tyre në ruajtjen e paqes dhe sigursisë ............ 91

1.4. Dispozita për të drejtat e pakicave të përfshira në disa

Dokumenta ndërkombëtare ................................................... 92

1.5. Toleranca politike na mardhënjet e brendëshme si faktor i

rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën

e Maqedonisë ........................................................................... 95

1.6. Momente të mundëshme kontestuese për përmirësimin e

mëtejshëm të mërdhënjeve ndëretnike në Republikën e

Maqedonisë ............................................................................... 96

1.7. Lojaliteti si obligim qytetar ...................................................... 101

1.8. Hulumtime me qëllim të përcaktimit të problemeve që

qëndrojnë në rrugën e tolerancës politike ................................ 103

10

Toleranca politike në funksion të paqës

1.9. Këshilli i Evropës dhe Konventa kornizë për të drejtat e

pakicave nacionale ............................................................. 107

Kreu i pestë V

Toleranca politike dhe proceset demokratike për ndërtimin e

mardhënjeve të brendshme dhe të jashtme – faktorë për ruajtjen e

paqes dhe stabilitetit

1. Toleranca politike dhe proceset demokratike për

ndërtimin e mardhënjeve të brendhëshme dhe

të jashtme ........................................................................... 111

1.1. Proceset demokratike për ndërtimin e mardhënjeve të

Brendëshme .................................................................... 111

1.2. Politika e mbrojtjes dhe mardhënjet e brendëshme ......... 112

1.3. Rregullimi normative i mbrojtjes së Republikës së

Maqedonisë ..................................................................... 115

1.4. Partitë politike dhe mbrojtja e R. së Maqedonisë ............ 116

1.5. Ushtria dhe pushteti politik si mardhënje e brendëshme në

Vendet demokratik ........................................................... 117

1.5.1. Depolitizimi i ushtrisë...................................................... 118

1.5.2. Ushtria dhe qytetarët në sistemet demokratike ............... 119

1.5.3. Raportet civile- ushtarake në demokraci ......................... 121

1.6. Rëndësia e demokracisë bashkëkohore ........................... 121

1.6.1. Vendet e mëdha demokratike do të mbeten

demokratike ..................................................................... 124

1.6.2. Rruga drejt paqes në disa rajone të botës ........................ 125

1.6.3. Probeleme të reja në rrugën drejt paqes ......................... 127

1.6.4. Ç’duhet bërë sot në rrugën për ruajtjen e paqes .............. 129

1.6.5. Ç’është realiteti për mirëqenjen njerëzore ...................... 131

1.7. Procesi i transformimit në vendet në tranzicion .............. 132

1.8. Toleranca politike si faktor për ndërtimin e mardhënjeve të

brendëshme në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën

e Maqedonisë ..................................................................... 136

1.9. Pozita politike dhe ushtarako politike e Republikës së

Maqedonisë ..................................................................... 137

11

Nazmi Maliqi

Kreu i gjashtë VI

Konfliktet si dukuri shoqërore dhe zgjidhja tyre

1. Konfliktet si dukuri shoqërore…....................………........ 141

1.1. Përkufizimi i konfliktit ...............….................................... 143

1.2. Konfliktet, paqa dhe siguria ndërkombëtare ...................... 144

1.3. Nevojat themelore të njerëzve, frustacionet dhe konfliktet

Etnike .................................................................................. 145

1.4. Konflikti ndërkombëtar ..........................…….................... 145

1.5. Konfliktet kronike .…………… ........................................ 146

1.6. Konflikti politik .....................……..................................... 147

2. Luftërat si fenomene shoqërore ........................................... 148

3. Toleranca dhe mirëkuptimi si parakusht për pvr pengimin

dhe zgjidhja e konflikteve .................................................... 153

4. Organizatat ndërkombëtare dhe zgjidhja e konflikteve......... 160

Kreu i shtatë VII

Toleranca politike në mardhënjet ndërkombëtare si

faktorë për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë............................. 167

1. Siguria kombëtare dhe mardhënjet ndërkombëtare ............ 167

1.1. Parakushtet për krijimin e konceptit bashkohor të sigurisë. 169

1.2. Përmasat ndërkombëtar të sigurisë kombëtare.................... 170

1.3. Evoluimi i konceptit të paqes ............................................. 172

1.4. Qëndrueshmëria e paqes dhe sigurisë në mardhënjet

bashkohore ndërkombëtare ................................................ 173

1.5. Mekanizmat për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ...................174

1.6. Faktorët për suksesin e ruajtjes së paqes . .......................... 175

1.7. Ndërtimi i paqes ..……………………............................... 177

1.8. Integrimi i rajonit ballkanik në strukturat evroatlantike si

segment i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë .. 178

1.10. Organizatat ndërkombëtare dhe Paqa ….......................... 182

1.10.1. Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe paqa................. 182

1.10.2. Bashkimi evropjan dhe identiteti i mbrojtjes ................... 186

1.10.3. OSBE................................................................................ 187

1.10.4. Këshilli i Evropës .....……............................................... 188

12

Toleranca politike në funksion të paqës

1.10.5. NATO – Partneriteti për paqe .....…........................... 189

Rezyme .................................................................................... 191

Summary ........................................…..................................... 196

Shtojcë

Marrëveshja kornizë e Ohrit, Dokument i paqes dhe kompromiseve . 201

Bibliografia ............................................................................. 223

13

Nazmi Maliqi

14

Toleranca politike në funksion të paqës

Hyrje

Në fillim të viteve nëntëdhjetë në Republikën e Maqeodnisë u

legalizua pluralizmi politik. Me legalizimin e pluralizmit shtrohej pyetja

themelore – a lidhet toleranca politike, politikisht dhe nga aspekti i interesave

politike edhe me ruajtjen e paqes dhe sigurisë? Lidhur ngushtë me këtë pyetje

është edhe kuptimi i ri i konceptit të paqës dhe sigurisë në drejtim të

përparimit të lirive themelore dhe të të drejtave të njeriut nëprmjet formave

politike dhe demokratike të veprimit.

Duhet theksuar se ky punim mbështetet në disa pikëpamje, teori dhe

hulumtime të caktuara të disa autorëve dhe hulumtuesve për tolerancën si

faktor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si kusht për funkcionimin e një sistemi

demokratik dhe me shpresë se do të jet edhe një kontribut i vogël, i mbështetur

në tolerancën, mirëkuptimin dhe në vlerat demokratike.

Duke u nisur nga konstatimi se është e pamundur siguria apsolute, dhe

se paqja dhe siguria janë kategori relative, gjë që theksohet shumë sot në

bashkësinë ndërkombëtare, se shoqëritë dhe shtetet janë të ndërlidhura dhe të

ndërvarura, në mënyrë të konsiderueshme në mes veti, dhe dominon qëndrimi

se çdo cënim i paqes dhe sigurisë në një rajon shumë shpejtë reflektohet, në

forma dhe mjete të ndryshme, në rajonet fqinje. Ndërsa në raste të veçanta

edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Më këtë vërtetohet ideja se me krijimin e

kushteve të reja në bashkësinë ndërkombëtare është krijuar një gjendje në të

cilën është e domosdoshme të harmonizohen interesat e përbashkëta kombëtare

dhe të sigurisë, me çrast OKB, OSBE dhe NATO, janë trup që do të veprojë

në planin e ruajtjes së paqës dhe sigurisë në pajtim me objektivat dhe detyrat e

përcaktuara.

Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të kulturës politike,

demokracinë dhe tolerancën politike për ruajtjen e paqës dhe të sigurisë në

vend dhe më gjerësisht në rajon, edhe në Republikën e Maqedonisë janë bërë

disa hulumtime të cilat kanë si qëllim ti përcaktojnë problemet që i zënë rrugën

tolerancës ndëretnike dhe fetare në shtet. Hulumtime të këtilla janë bërë nga

Instituti i hulumtimeve sociologjike dhe politiko-juridike, si dhe nga institutet e

sociologjisë dhe psikologjisë pran Fakultetit Filozofik në Shkup, agjencia

“Data press “ pran NGB “Nova Makedonija”, e përjavshmja “Puls” etj.

Me këto hulumtime, në rrethanat e reja integruese, toleranca politike

paraqet një vlerë të çmueshme dhe vyrtyt te njërëzit, veçanërisht kur kërkohet

respektimi i dallimeve tek individët dhe grupet e tyre kur është në pyetje ruajtja

e paqës dhe sigurisë. Pa tolerancë politike nuk mund të vendoset as procesi

demokratik në shoqëri, për çka orvaten shoqëritë bashkohore. Prandaj,

15

Nazmi Maliqi

toleranca politike duhet të nxitet, duhet të kultivohet tek qytetarët dhe tek

politikanët, me qëllim të zhvillimit më të shpejtë të një shoqërie demokratike,

sepse kështu krijohen mundësi reale për ruajtjen e susksesshme të paqës dhe

sigurisë.

Nga aspekti i mbrojtjes, shumë me rëndësi është orjentimi i faktorit

politik ndaj zhvillimit të përgjithshëm të proceseve demokratike dhe

inetegruese, tolerancës politike dhe ndërtimit të shtetit qytetar më çka krijohen

supozimet dhe kushtet për stabilizimin e mardhënjeve të brendëshme politike,

si element i rëndësishëm për ruajtjen e paqës dhe sigurisë në Republikën e

Maqedonisë.

Vënja e bazave juridike dhe zhvillimi i masave pozitive për realizimin

e tolerancës politike duhet të nis më bindshëm edhe në vendin tonë. Ndër të

tjera, mund të konstatojmë: Sot, edhe përkundër dallimeve të ndryshme të

tolerancës si përshembull ajo kulturore, fetare etj., jo rastësishtë tolerancës

politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo është kështu, jo se llojet e tjera të

tolerancës janë më pak të rëndësishme, por për shkak se me çështjen e

tolerancës politike lidhen edhe çështje të forcës shoqërore të njerëzve, çështja e

zgjidhjes paqësore të konflikteve në shoqëri, kontestet e ndryshme midis

njerëzve e kështu me radhë.

Në këtë kontekst, për rolin e tolerancës, (në vitin 1987) Drejtori i

përgjithshëm i UNESK-os Frederiko Major, kishte theksuar se toleranca është

përcjellëse e pashmangshme e respektimit të të drejtave të njeriut dhe për

arritjen e paqës.

Në Deklaratën e përgjithshme të OKB janë përcaktuar karakteristikat e

rendit paqësor botëror, të cilat mbështeten në të drejtat themelore të njeriut. Në

deklaratë është theksuar se dhuna mund të ketë të njëjtat pasoja ndaj ngushtimit

të kërkesave demokratike ashtu si edhe jotoleranca. Një nga funkcionet

themelore të demokracisë është t’i lehtësojë ndyshimet eventuale politike pa

dhunë. Pra, mund të themi se demokracija qënësisht është lidhur me paqen,

sigurinë, të drejtat e njeriut dhe tolerancën.

Sipas teorisë të Gibsonit, toleranca duhet të nxitet, të kultivohet te

qytetarët, e pastaj te politikanët, me të vetmin qëllim për zhvillimin e

bashkësisë, sepse liria nuk është e vërtetë apsolute dhe njëmendësi, por

pluralizëm, individualizëm dhe marrëveshje e civilizuar për interesat e

përbashkëta. Në këtë drejtim toleranca zë vend të rëndësishëm.

Me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, çështjet e lirive dhe të

drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit janë përmbledhur në një kaptinë të

veçantë, sipas të cilave qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë

në liritë dhe të drejtat, se jeta e njeriut është e pacënueshme etj. (neni 8, ku

edhe definohen vlerat themelore). Me këtë hapet mundësia që në kuadër të

sistemit të zhvillohet kultura qytetare, politika demokratike për qytetarët që në

një masë të arsyeshme të jenë tolerantë dhe t’i përkrahin rregullat

16

Toleranca politike në funksion të paqës

demokratike për ndërtimin e mardhënjeve të ndërsjella në një atmosferë të

çliruar nga presionet. Një kulturë e këtillë qytetare në ndërtimin e mardhënjeve

të ndërsjella është me rëndësi edhe për stabilitetin e brendshëm sepse synon

kah kultura e paqes dhe sigurisë.

Në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë, organizatat ndërkombëtare

të cilat janë angazhuar sot më së shumti si bartës të sigurisë ndërkombëtare dhe

ruajtës së paqes botrore janë: OKB, NATO, OSBE, Këshilli i Evropës,

Bashkimi evropjan, Liga arabe, Vendet e unitetit afrikan, etj.

Në këtë punim, janë analizuar disa dukuri bashkohore të përfshira në

literaturë nga autor të ndryshëm, që kanë të bëjnë me tolerancën, tolerancën

politike, kulturën demokratike, mardhënjet ndëretnike si dhe për respektimin e

të drejetave dhe lirive të njeriut. Një pjesë e konsiderueshme e këtij libri ka të

bëjë me konfliktet dhe zgjidhjen e tyre, mënyrat e evitimit të konflikteve dhe

integrimet Euroatlantike si faktor të rëndësishëm për ruajtjen e paqës dhe

sigurisë.

Autori,

Shkup, Korrik 1999

17

Nazmi Maliqi

18

Toleranca politike në funksion të paqës

Kreu i parë I

1. Formulimi i qëndrimeve pozitive

të tolerancës politike

Kusht themelor për ekzistimin e tolerancës është ekzistimi i

dallimeve në ide, në interese, në vlera etj., dhe në mundësinë që ato të

shprehen, pavarsishtë kush është subjekt i këtyre dallimeve. Toleranca,

sipas disa pikëpamjeve të caktuara dhe dominante, nuk paraqet vetëm

faktorin i cili u mundëson të tjerëve t’i shprehin idetë, mendimet,

pikëpamjet të cilat dallohen nga ato që ekzistojnë, nga ato zyrtare, nga

ato të bartësve aktual të pushtetit, por është edhe faktor i kontrrollit të

shprehjes së dallimeve ndërmjet këtyre çështjeve, që është një nga

funkcionet më të rëndësishme të tolerancës si fenomen.

Ekziston përshtypje e përgjithshme se të gjitha shtetet, pa marrë

parasysh se në çfarë mase janë shoqëritë e tilla të organizuara në mënyrë

demokratike, ata mbajnë një kujdes intenziv për ruajtjen e paqes dhe

sigurisë. Një përpjekje e këtillë është e kuptueshme sepse ende ka

burime potenciale për cënimin e paqes dhe sigurisë në kuadër të shteteve

dhe më gjerë. Duke ndërmarrë një numër masash dhe veprimesh në këtë

drejtim, preokupimi i shteteve që pretendojnë të jenë stabile është edhe

në kuadër të mardhënjeve ndërkombëtare, që të kenë kujdes permanent

për sigurinë e tyre.

Për shkak të pranisë së një numri të madh të faktorëve kërcënues

(politik, ekonomik, social, ushtarak e të tjerë), toleranca politike ka

rëndësi të madhe si nga karakteri teorik- shekncor ashtu edhe në atë

praktik shoqëror për ruajtjen e paqës dhe sigurisë. Si përbërës qenësor

në përcaktimin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë është edhe politika, e cila

e përfaqëson njeriun dhe ka efekt në shoqëritë bashkohore të

organizuara demokratike me përgatitijen e individit, si dhe të

kolektiviteteve të ndryshme, ti përcaktojë kufijtë e sjelljes dhe të durimit

të dallimeve te të tjerët, me të cilat për shkaqe të ndryshme (politike,

19

Nazmi Maliqi

fetare, kulturore e të tjera) nuk pajtohet. 1 Kjo përgatitje do të thotë që

njerëzit të sillen në mënyrë të arsyeshme, morale dhe civilizuese në një

masë përkatëse, që varet dhe përcaktohet raport me rrethanat politike e

të tjera në shoqëri. 2

Pikëpamjet e këtilla rreth tolerancës politike kontribuojnë që të

zhvillohen dy koncepte për të:

- Toleranca politike si e mirë instrumentale dhe

- Toleranca politike, si vlerë e brendshme që trajtohet si normë

morale apo si veti e sjelljes së arsyeshme.

Sot edhe përkundër ekzistencës së llojeve të ndryshme të tolerancës,

si për shembull: kulturore, fetare, kombëtare, gjuhësore e të tjera, jo

rastësisht tolerancës politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo bëhet jo për

shkak se llojet e tjera të tolerancës janë më pak qënësore, por për shkak

se me çështjen e tolerancës politike lidhen edhe çështjet e forcës

shoqërore të njerëzve, çështjet për zgjidhjen e konflikteve shoqërore,

qëndrimet e ndryshme të njerëzve në kuadër të një shteti dhe ndërmjet

shteteve. Prandaj për tolerancën politike me të drejtë mund të themi se

është pjesë e të drejtës së pranuar për eksistencën e dallimeve ndërmjet

njerëzve. Pikërishtë këto dallime dhe pranimi i tyre, paraqesin burimin

themelor të tolerancës. Atje ku nuk pranohen dallimet dhe e drejta e

ekzistimit të tyre nuk pranohet as e drejta e tolerancës. Pra nuk ka

tolerancë pa njohjen e të drejtës së dallimeve. Kështu me njohjen e të

drejtës së ekzistimit të dallimeve bëhet një hap përpara në mirëkuptimin

reciprok, në gadishmërinë për dialog për rregullimin e mardhënjeve

ndërmjet njerëzve dhe kolektiviteteve të ndryshme në një shtet dhe

midis shteteve. Me tolerancë politike bashkësia ndërkombëtare përpiqet

të zgjidhë shumë konflikte dhe të krijojë kushte që njerëzit të

respektohen ndërmjet veti, sepse kjo është mënyra e vetme që të ruhet

paqja dhe siguria në një shtet dhe jasht tij. 3

Nëse e drejta e dallimeve është kusht për tolerancën dhe nëse çdo gjë

nis dhe përfundon me të, atëherë me siguri se nuk do të do të paraqitej

problemi i moskuptimit. Por, nëse toleranca ka kufi dhe duhet të ketë

kufi, a mund të jetë kjo e mirë e brendëshme te njerëzit ose në politikë

me të cilën një subjekt realizon ndikimin dhe bënë operacionalizimin e

1 Trajan Gocevski, Tendencat bashkohore në mbrojtje, faqe 287,

Kumanovë, 1997

2 Vladimir Vujçiq. Politiçka tolerancija. Faqe, 15, Defemi Zagreb, 1995

2 Graham G, Toleranca në politikë, Zagreb, 1994

20

Toleranca politike në funksion të paqës

projektit të vet programor në këtë drejtim? Kështu toleranca politike

paraqitet si faktor që mundëson të eksistojnë forma të përhershme

institucionale të organizatave politike e të tjrave, që do të realizojnë

ndikim real te bartësit e pushtetit shtetëror dhe format shoqërore. Në

kuadër të institucioneve të veta dhe nëpërmjet mekanizmave të veprimit

të vet, me tolerancë politike do të mund të krijohen kushte reale për

ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërsa grupet politike do të realizojnë

vlerat që e përcaktojnë kuptimin e ekzistencës njerëzore. Që këtej delë

edhe e vërteta për motivin e atyre që realisht konsiderojnë se toleranca

politike paraqet respektin ndaj të tjerëve.

Koncepri për tolerancën politike nuk mund të përcaktohet pa

përcaktimin e konceptit të lirisë politike. Nëse toleranca politike është

në kulmin e zhvillimit të vet , atëherë kjo është liri politike e cila nuk

mund të përcaktohet pa ndikimin e teorisë së lirisë politike, e sipas

kësaj- edhe të teorisë së demokracisë.” 4

Nga kjo që paraqitëm mund të konstatojmë se nuk eksiston teori

univerzale për tolerancën politike, por kjo është e lidhur me konceptin e

lirive politike dhe zhvillimin e demokracisë.

“Ndër qytetarët eksistojnë dallime të mëdha individuale, ku secili në

mënyrë të vet i kupton obligimet dhe mbase çdonjëri ka ndjenjë të

ndryshme për përgjegjësinë. Por është e qartë, për shkak të ekzistimit të

dallimeve të mëdha individuale dhe për shkak të ndikimit të rrethanave

të njëjta të jashtme, çdo individ arrin shkallë të ndryshme të qëndrimit

ndaj tolerancës politike dhe në mënyrë të ndyshme i qaset asaj. Çdo

individ arrin shkallë të ndryshme të suksesit: që nga ai i cili aspak nuk

mund të përshtatet, i cili nuk mund të pranojë lojën e mirëkuptimit të

ndërsjellë dhe të tolerancës, që do të thotë nuk mund të gjejë momente

motivuese, deri te ai i cili tërësisht do të aftësohet dhe do të identifikohet

me realitetin, duke kuptuar se toleranca paraqet pjekuri dhe nder të

njeriut.” 5

Që këtej delë edhe paradoksi i tolerancës, sepse ndonjëherë është i

domosdoshëm durimi, të durohet diç që nuk pajtohemi, dhe që mund të

shkatërrojë edhe tolerancën edhe aktorin e saj.

Të larguarit për të sjellë disa qëndrime në lidhje me tolerancën

politike nuk do të thotë se toleranca duhet të nxitet dhe zbatohet, sepse

ekzistenca e saj nuk nënkupton vetëm njohjen e të drejtës së dallimeve,

4 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, Defemi, faqe 17-18, Zagreb, 1995

5 Markuze, Toleranca repressive, J. Primorac, Beograd, 1989

21

Nazmi Maliqi

por edhe përcaktim i domosdoshëm i kufirit të tolerancës. Nëse ajo nuk

ka kufi, thjeshtë nuk mund të ekzistojë. Sepse toleranca nënkupton aftësi

për të t’i duruar dallimet, përkatëisht kapacitet për apsolvimin e tyre dhe

jo vetëm të pajtohesh e të krahasoshesh me dallimet, por kjo shpesh do

të thotë edhe luftë e njëriut me vetveten.

Aspekt i parë kryesor për formulimin e problemit për tolerancën

politike është lidhshmëria e individit me grupin, përkatësisht sa është

individi tolerant, ose jo tolerant në pajtim me mundësinë e zotërimit të

vetvetes, të emocioeve të veta, dhe ti pranojë idetë, vlerat, dallimet dhe

qëndrimet e të tjerëve, me të cilët personalisht nuk pajtohet. Çdo individ

është anëtar i shumë grupeve: të mëdha- siç janë kombi dhe përkatësia

fetare, partia politike dhe i grupeve të vogla- siç janë familja, miqtë,

organizata punuese etj. Ndikim të rëndësishëm në formulimin e

qëndrimeve kanë edhe partitë politike. Me anëtarësimin në ndonjë parti

dhe me përkrahjen e programit të saj forcohen shumë qëndrime të cilat

kanë ekzistuar edhe më parë dhe formohen edhe qëndrime të tjera të reja

që dalin nga të kuptuarit themelor karakteristik për programin e partisë.

Edhe përkatësia në një grup religjioz dhe në ndonjë bashkësi fetare ka

ndikim ndaj qëndrimeve të qytetarëve për tolerancën politike.

Ndikim më të rëndësishëm ndërmjet grupeve kanë grupet primare,

siç janë familja, qarku i miqëve, e tj. Ky ndikim ekziston në radhë të

parë kur këto grupe për individin janë grupe referuese, normat e të

cilëve ata i pranojnë ashu si edhe të grupeve që nuk i përkasin, por që

duan tu takojnë.

Akspekt tjetër i rëndësishëm për formimin e qëndrimeve pozitive

dhe për perspektive të tolerancës politike është informimi. Dihet

mirëfilli se kur dëshirojmë që të formohet një qëndrim te individi, qoftë

pozitiv apo negativ, përpiqemi që këtë ta realizojmë me prezentimin e të

dhënave që e shprehin arsueshmërinë logjike të qëndrimit për të cilin

jemi angazhuar dhe dëshirojmë që ai të jetë edhe qëndrim i të tjerëve.

Përvojat dhe njohuritë që i kemi për të, padyshim paraqesin faktor për

formulimin e qëndrimeve. Shembuj për rrolin dhe rëndësinë e

informimit për formulimin e qëndrimeve ndaj disa dukurive ka shumë.

Qëndrimi negativ i shumë njerëzve ndaj ndonjë sjelljeje të nodnjë partie

ose ndonjë individi për mostolerancën e tyre politike formohet në sajë të

informacioneve dhe njohurive për pasojat e sjelljes së tillë. 6

6 Petre Georgievski, Dallimet kulturore dhe “dez” integrimi shoqëror, Dialog

nr.9. faqe 115-126, Shkup,1995

22

Toleranca politike në funksion të paqës

Pikpamjet e këtilla për tolerancën kontribuojnë të zhvillohen disa

koncepte për të:

- Toleranca dhe ndjenja për përkatësinë;

- Toleranca ose joteleranca brenda në një grupi të caktuar;

- Toleranca si e vlerë instrumentale dhe

- Toleranca politike si vlerë e brendshme, e cila trajtohet si

normë morale ose veçori e sjelljes së arsyeshme.

Prej këndej, me nocionin tolerancë politike, në radhë të parë

kuptojmë gadishmërinë e udhëheqësve shtetëror, politikanëve individit,

por edhe politikan përfaqësues të kolektiviteteve të ndryshme, që në

masë të caktuar t’i durojnë të tjerët, me të cilët për shkaqe të ndryshme

(politike, dallimeve programore, fetare, kombëtare, kulturore etj.) nuk

pajtohen. Kjo gadishmëri, do me thënë, është e arsyeshme, morale dhe

sjellje civilizuese e njerëzve me qendrim të caktuar, i cili varet dhe

përcaktohet në pajtim me rrethanat politike dhe rrethanat të tjera në

shoqëri.

Aspekti tjetër i rëndësishëm në formulimin e tolerancës politike

është afëria e qëndrimeve për gadishmërinë e të gjitha grupeve për

sjellje të ndryshme morale dhe civilizuese. Dihet se shoqëria është e

ndarë në gupe, ndërsa kjo ndarje edhe më shumë thellohet në procesin e

tranzicionit dhe në ndryshimin e kushteve të veprimit politik. Dallimet

në shoqëri nuk duhet të kuptohen si parakusht për sjellje jotoleruese.

Shpesh herë dallimet në pozitën shoqërore dhe kushtet e jetesës (jetesa

jo cilësore) kontribuojnë që një kategori e caktuar e njerëzve të bien në

krizë morale dhe sjellja e tyre të mos jetë në pajtim me sjlljen e

arsyeshme. Për një sjellje të tillë te qytetari ynë kanë faktorët familjar,

lartësia e të ardhurave materiale në familje, papunësia e anëtarëve të

familjes, niveli arsimor dhe traditat kulturore në familje.

Pasi viteve të fundit numri i familjeve të cënuara nga aspekti social

është rritur mjaftë, rritet papunësia, ndërsa nga ana tjetër ka qytetarë të

cilët pa mund të madh pasurohen për një kohë të shkurtër (Struktura

shtetërore ose persona apo grupcione të ndihmuara nga pushteti), është e

natyrshme se do të ketë një numër të madh qytetarësh, të cilët të

pakëanqyr me statusin e tyre ekonomik e social, revoltin e tyre do ta

shprehin me sjelje dhe qëndrim negativ ndaj shoqërisë, ndaj partive që

janë përfshirë në parlament ose ndaj qeverisë dhe do të çrregullohen në

sjelljet e tyre të arsyeshme që është me rëndësi për ruajtjen e paqes dhe

sigurisë.

23

Nazmi Maliqi

Në fund do të theksoja se qëndrimet positive të tolerancës politike

janë rradhitur në teorinë e Gibsonit dhe të bashkëpuntorëve të tij të cilët

konsiderojnë se kultura politike demokratike ka disa subdimenzione

themelore :

- toleranca dhe jotoleranca në një grup të caktuar;

- liria dhe vlerësimi i saj pozitiv;

- vetëdija e zhvilluar për të drejtat demokratike;

- e drejta për dallime në mendime etj.;

- programet e partive politike;

- sjellja e udheqësive të partive politike;

Sipas kësaj, “toleranca politike zë vend të rëndësishëm në strukturën

e kulturës politike demokratike, ndërsa tek ne mund t'i shtohet edhe për

besimin e ndërsjellë ndëretnik - ndërfetar dhe mirëkuptimit ndërmjet

grupeve të caktuara dhe për mirëkuptimin dhe tolerancën brenda, midis

tyre për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.” 7

2. Hulumtime për tolerancën politike

Hulumtimet për Tolerancën politike kishin karakter teorik. Ky

objektiv është konkretizuar në detyrat vijuese të hulumtimit:

1. Të përcaktohen qëndrimet e një pjese të mendimit publik dhe të

partive politike ndaj tolerancës politike, që të përcaktohet se a kanë

pjesa më e madhe e tyre qëndrim pozitiv ose negativ ndaj kësaj dukurie

të rëndësishme shoqëroe.

2. Të përcaktohet se sa është ndikimi i përkatësisë grupore

(partiake, etnike, fetare) në formimin e qëndrimeve të tolerancës

politike;

3. Të përcaktohet se sa është ndikimi i mjeteve të informimit në

formësimin e qëndrimeve te një pjesë e opinionit publik dhe te partitë

politike ndaj tolerancës politike dhe qëndrimi i tyre ndaj këtij problemi;

4. Të përcaktohet se a ndikon dukshëm njohuria si faktor i

rëndësishëm në formulimin e qëndrimeve të të përshtatshme në

formulimin e qëndrimeve pozitive ndaj tolerancës politike.;

5. Të afirmohet rroli i bashkësisë ndërkombëtare (OKB-së, NATO,

OSBE-së) për ruajtjen e paqës dhe sigurisë;

6. Të përcaktohen qëndrimet dhe mendimet e një pjese të qytetarëve

dhte partive politike për ndryshimet që sipas tyre duhet të bëhen dhe të

7

Trajan Gocevski, Tendencat bashkohore në mbrojtje, faqe 285, Kumanovë,1997.

24

Toleranca politike në funksion të paqës

arrihet në një tolerancë politike dhe në qëndrime positive për paqen dhe

sigurinë.

7. Të shqyrtohet ndikimi i statusit social dhe ekonomik, përkatësia

etnike, fetare dhe gjuhësore dhe ndikimi i tyre ndaj tolerancës në

përgjithësi;

8. Të krijohet një pamje e gjithanëshme për qëndrimet dhe

mendimet, duke i krahasuar me qëndrimet dhe mendimet e disa

teorikëve.

Nga aspekti i temës së tolerancës, me rëndësi të veçantë për

hulumtimin e demokracisë dhe të tolerancës politike janë edhe

mendimet e një numri të madh teorikësh.

Si studim i parë relativ që merret me porblemet e tolerancës

politike është ai i S. Stoufer (S. Stouffery), në të cilin janë paraqitur

rezultatet e hulumtimeve të tolerancës të bëra në disa grupe në shoqërine

amerikane. Njëzet vjetë më vonë, teorikët në SHBA do ti përsërisin

hulumtimet e Stouferit. 8

Këto hulumtime dhanë disa rezultate të caktuara, të cilat kanë

shërbyer për të nxitur ose për t’i përmirësuar tezat e demokracisë dhe të

tolerancës politike. Si përfundime më të rëndësishme janë nxjerrë në

bazë të këtyre hulumtimeve.

1. Krahasimet e hulumtimeve për tolerancën politike treguan se

opinioni në vitin 1955 ka qënë jashtëzakonisht jotolerant. Rreth 60% e

njerëzve të hulumtuar treguan mostolerancë për dukuritë që

hulumtoheshin. Hulumtimet e mëvonshme, të bëra në vitin 1970 treguan

se të hulumtuarit kanë shprehur shkallë më të lartë të tolerancës. Kështu,

rreth 55 % e të hulumtuarve kanë treguar shkallë të lartë të tolerancës

ndaj dukurive që kanë qenë objekt hulumtimi.

2. Krahasime të përgjithsuara, në lidhje me ndikimin e shkallës së

arsimit në shtimin e tolerancës, rezultatet kanë treguar se qytetarët me

shkallë më të lartë të arsimit janë kryesisht më tolerantë se sa qytetarët

me arsim më të ulët (tolerancë laike). Konkluza është se rritja e

tolerancës së vërtetë është e baraspeshës me rritjen e nivelit shoqëror të

arsimit në shoqëri.

3. Toleranca politike është në lidhshmëri me nivelin e tolerancës.

Konkluza është se pjesmarrja më e madhe politike, konkurenca

programore dhe kadrovike prodhon tolerancë më të madhe politike.

8 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, Defemi, faqe 19, Zagreb, 1995

25

Nazmi Maliqi

4. Disa hulumtime kanë treguar se elita politike është mjaftë

tolerante ndaj qytetarëve të thjeshtë se sa ndaj shtresave tjera të

shoqërisë.

5. Në lidhje me ndikimin e shkallës së arsimit në rritjen e tolerancës

hulumtimet kanë treguar se qytetarët me shkallë më të ulët të arsimit, jo

rrallë janë mjaftë tolerantë se sa qytetarët me arsim më të lartë.

Konkluza është se rritja e tolerancës nuk është e lidhur gjithnjë me

shkallën e arsimimit, por me njohjen reciproke të qytetarëve.

J. Solivan (J. Solivan), sëbashku me bashkëpunëtorët e vet në

vitin 1980 sipas rezultateve të analizave dhe hulumtimeve plotësuese,

mundi të bëjë një dinstikcion të qëndrimeve të grupeve të caktuara nga

aspekti i tolerancës dhe fitoi rezultatet sa vijojnë:

- Numri më i madh i njerëzve janë jotolerantë ndaj grupeve të cilët i

zgjdhin vetë si të papranueshëm dhe të padëshirueshëm;

- arsimimi nuk është i lidhur në mënyrë të njëjtë me tolerancën;

- participimi politik ka vetëm ndikim minimal në nivelin e tolerancës

; ” 9 - Ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin e tolerancës kanë dy

variabilet,- kërcënimi i theksuar, i cili vjenë nga grupet jotoleruese, dhe

dhe përkrahja e normave e demokracisë të pranuara nga të gjithë, siç

janë:

- barazia para ligjit;

- liria e fjalës;

- mundësitë e barabarta për të gjithë, etj.

Ana e drejtpërdrejtë etnike e ndikimit ndaj tolerancës vjenë nga

orjentimi ideologjik (konservatizmi ose liberalizmi) dhe siguria

psikologjike e përcaktuar nga vetërespektimi.

Arsimimi dhe edukumi janë të rëndësishëm vetëm në lidhje me

zgjidhjen e grupeve të padëshirueshme si cak të tolerancës dhe jo në

raport me nivelin e saj.

Këto rezultate të fituara nga hulumtimet e bëra për tolerancën

politike u shërbejnë autorëve për të dëshmuar teoritë e tyre për

demokracinë:

- liberale

- konzervative, e kështu me radhë, në të cilat:

9 Vledimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe, 20-23, Defemi, Zagreb, 1995

26

Toleranca politike në funksion të paqës

a.) Teorija liberale, në esencë, niset nga teza se edhe qytetarët e

thjeshtë edhe elita politike duhet të jenë me tolerantë, nëse dëshirojnë të

ruhet stabiliteti i shoqërisë demokratike;

b.) Teorija konzervative, nga ana tjetër, nuk supozon tolerancën e

masës së gjerë, por vetëm tolerancën e elitës politike si forcë e cila duhet

të mbrojë lirnë demokratike, dhe me këtë edhe stabilitetin e demokracisë

shoqërore;

c.) Sipas teorisë federale mostoleranca në radhë të parë është dukuri

univerzale në shoqëri, për dallim nga toleranca, e cila nuk është

univerzale. Prandaj, shoqëria duhet të mbrohet nga pranija e

mostolerancës. Që të arrihet kjo, është e nevojshme që shoqëria e

organizuar në mënyrë demokratike të ndahet në shumë grupe të cilat nuk

durohet ndërmjet vete. Sipas kësaj, ndarja e mostolerancës do të

siguronte ballansim të sigurtë të interesave në shoqëri, që do të

mundësojë të shprehurit e lirë dhe realizim të ideve të tyre; 10

Parë në përgjithësi, këto hulumtime teorike tregojnë se shkalla e

arsimimit dhe edukimit të individit dhe idelogjia, ndjenja e përkatësisë

dhe zhvillimi i demokracisë kanë ndikim ndaj tolerancës politike.

3. Toleranca politike si faktor

i stabilitetit demokratik

Objekt themelor i hulumtimit është: Toleranca politike si faktor

për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit:

- Rëndësia e paqes dhe e sigurisë;

- Karakteri i rregullimit politik;

- Funkcionimi i shtetit juridik;

- Sistemi ekonomik dhe politika zhvillimore;

- Dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut;

- Dokumentat themelore të Kombeve të Bashkuara;

- Dokumentat themelore të OSBE-së;

- E drejta e dallimeve;

- Lidhëshmëria e procesit të tolerancës politike me

mostolerancën politike;

- Organizatat ndërkombëtare dhe paqa e siguria;

10 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, (Teoritë e lirisë, demokracisë dhe

tolerancës politike), faqe 19-25, Defemi, Zagreb, 1995

27

Nazmi Maliqi

- Konfliktet brenda në grupi (në partitë politike,

përkatësinë etnike, fetare ose në grupimet kulturore;

- Funkcionet e partive politike në shoqërinë qytetare;

- Ndikimi i mjeteve të informimit në formulimin e

qëndrimeve pozitive dhe negative te qytetarët për

tolerancë politike, si faktor për ruajtjen e paqes dhe

stabilitetit;

Objekti i hulumtimit kërkon edhe disa sqarime të tjera. Përveç

dallimeve të përkatësisë etnike dhe politike, ka edhe dallime në planin

fetar, arsimor, kulturor, dhe shoqëror. Këto veçori shprehet në pozitën e

tyre shoqërore si fazë kalimtare përgatitëse pr të vlerësuar dallimet dhe

për marrjen e rrolit të rëndëishëm të stabilitetit demokratik, si dhe për

ripërtrirjen ekonomike dhe politike. Nga pikpamja fetare, përpjekja për

identitetin e vet fetar nuk do të thotë mostolerancë, shkelmosje e vlerave

dhe normave tradicionale, por gadishmëri për respekt, për kritikë dhe

emocione më të madha në ndikimin e informatave.

Dekada e dhjetë e këtij fund shekulli nisi me ndryshime të

mëdha në të gjitha fushat e jetës, të cilat përfshinë veçanërisht vendet

me rregullim socialist shoqroro ekonomik dhe politik. Shembujt në

Republikën e Maqedonisë kanë rëndësi historike për mardhënjet e

mëtejshme të vendit për të gjithë qytetarët, sepse paraqiten shumë ide

nga individualitete të ndryshme etnike dhe kombëtare. U pa se

mbarështrimi dhe zgjidhja e çështjeve politike, ekonomike, sociale e

çështje të tjera, nuk mund të jenë e drejtë vetëm e qytetarëve të një

etniteti, por përkundrazi, ato duhet të zgjidhen me pjesmarrje të gjithë

atyre me të cilët kanë të bëjnë, përfshirë këtu edhe partitë politike.

Karakteristikë për skenën tonë politike është paraqitja e shpejtë e

pative politike dhe përfshirja e tyre në jetën politike të vendit- numri i

tyre, ngjajshmëritë dhe dallimet në programet e tyre, veprimi i tyre

politik, toleranca dhe mostoleranca ndërpartiake etj.

Nëse i bëjmë një vështrim programeve elektorale të partive në

Republikën e Maqedonisë do të shihet se gadi të gjitha partitë

përqëndrohen në çështjet themelore me të cilat ballafaqohet shteti ynë

dhe kanë qëndrim të përbashkët ndaj çështjeve që lidhen me paqen dhe

stabilitetin në vend. Nga pikëpamja e këtij punimi, me interes është të

bëhet një analizë se si ata i trejtojnë çështjet lidhur me pushtetin

28

Toleranca politike në funksion të paqës

legjitim 11 dhe tolerancën politike. Sipas programeve elektorale mund të

përfundohet se partitë politike thjeshtë nuk sqarohen për këtë çështje,

por atyre u interesojnë të fitojnë sa më shumë vota, mbase duke iu

prbajtur praktikës së deritashme se për tolerancën politike duhet të

diskutohet atje ku është vendi- në mbledhjet parlamentare dhe në tryezat

e rrumbullakta ndërpartiake.

Për tolerancën politike me të drejtë mund të thuhet se është pjesë

e të drejtës së pranuar për ekzistimin e dallimeve ndërmjet njerëzve. Por,

pranimi i të drejtës së dallimeve hap shumë çështje dhe krijon vështirësi

në funkcionimin e tolerancës.

Nëse e drejta e dallimeve është kusht për tolerancën, atëherë me

siguri se nuk do të paraqitej problemi i tolerancës politike, por kjo nuk

do të thotë tolerim edhe i çdo dallimi.

Duke marrë parasush rëndësinë e madhe të tolerancës politike,

por edhe tolerancën në përgjithësi për stabilitetin dhe paqen në vend

dhe, rajon dhe më gjerë, në Republikën e Maqedonisë janë bërë disa

hulumtime të cilat kanë pasur si qëllim t’i konstatojnë problemet që

qëndrojnë si pengesë në tolerancën ndëretnike, ndërnacionale dhe fetare.

Hulumtime të këtilla janë bërë nga Instituli i hulumtimeve sociologjike

dhe politike e juridike dhe të institutive të socilologjisë dhe psikologjisë

pran Fakultetit filozofik në Shkup, etj.

Konkluzioni i përgjithshëm është se Republika e Maqedonisë si

shtet shumkombësh, me besime fetare të ndryshme të popullsisë, duhet

të ndërtojë të ardhmen në parimin e bashkjetesës të interesave të

përbashkëta, të barabarsisë dhe të lojalitetit të qytetarëve ndaj shtetit, si

emërues i përbashkët të interesave individuale dhe kolektive të

qytetarëve, për çka është e nevojshme toleranca dhe repektimi i

ndersjellë në kushte të barabarta. Toleranca politike, etnike dhe fetare

paraqesin një sprovë për kohën e re dhe një hapsirë në të cilën duhet të

punohet me durim, në shumë diciplina, në mënyrë intensive dhe ne

themel.

11

Mirjana Najçevska, Shteti Juridik, faqe 51(Sipas domethënjes etimologjike, legjitimiteti (legitimus)

rrjedh nga fjala latine që e ka domethënjen - në harmoni me të drejtën ), List, Shkup, 1995

29

Nazmi Maliqi

30

Toleranca politike në funksion të paqës

Kreu i dytë II

Përcaktimi konceptual i tolerancës politike,

paqa dhe siguria

1. Vërejtje hyrëse për përcaktimin

konceptual të tolerancës politike

Toleranca politike si faktor për ruajtjen e paqës dhe të sigurisë

luan rol të madh edhe përkundër eksistencës së llojeve të ndryshme të

tolerancës (si për shembull, toleranca kulturore, fetare, gjuhësore etj),

prandaj jo rastësisht tolerancës politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo

nuk ndodhë pse llojet e tjera të tolerancës janë më pak të rëndësishme,

por se ato janë të lidhura ngusht me tolerancën politike dhe për çështjet

e forcës shoqërore të njerëzve, për zgjidhjen paqësore të konflikteve

shoqërore, kontestet e ndryshme ndërmjet njerëzve e kështu me radhë. 12

Toleranca politike, mund të thuhet me të drejtë se është pjesë e të

drejtës së pranuar për ekzistimin e dallimeve ndërmjet njerëzve.

Pikërisht këto dallime dhe ekzistenca e tyre paraqesin burimin themelor

të tolerancës. Pra, nuk ka tolerancë pa pranimin e të drejtës së dallimeve.

Por, vetëm njohja e të drejtës së dallimeve ndërmjet njerëzve hap një

varg çështjesh dhe vështirësish rreth funkcionimit të tolerancës.

Tani më është bërë shprehi që gjatë përcaktimit të etimologjisë së

fjalëve të nisemi nga shpejgimi i autorve të huaj ose etimologjisë greke,

unë në këtë punim timin do të shërbehem me fjalorin Shqip-

Maqedonisht, për disa përcaktime etimologjike për politikën dhe

tolerancën 13

12 Trajan Gosevski, Bazat e sistemit të mbrojtjes nacionale, faqe 450,

Koçan, 1999

13 Adnan dhe Kimete Agai, Fjalori shqip- maqedonisht, ”Meshari”, faqe 713, Shkup,1996 “. . . Politikepolitika

e jashtme, politika parimore, politika qeveritare, aktuale, shoviniste, politika moniste, afatgjate,

ndërkombëtare, arsimore, zhvillimore, hegjemeniste, dyfytyrshe.

Tolerancë- tolerimi, tolerim, durim, pajtim, durueshmëri, tolerues, pajtues, marrdhënje pajtimi, të lejosh, të

njohësh dikë, toleranca shtetërore, shmangje e lejueshme nga normat, tolerues, në mënyrë tolerante,

pajtueshmëri, durueshmëri. .”

13 Jovanoviq, V. Cvrtila, Arsimi i mbrojtjes dhe sigurisë nëpër univerzitete në botë, Defentologika, nr.1/94,

Zagreb.

31

Nazmi Maliqi

Nëse e drejta e dallimeve është kusht për tolerancën dhe nëse çdo

gjë nis dhe përfundon me të, atëherë mesiguri se nuk do të paraqitet

problemi i ashtuquajtur paradoksi i tolerancës. “ Paradoksi i tolerancës

është paraqitur atëherë kur teorikët, për shkaqe torike ose praktike, e

shtruan pyetjen: vallë është i drejtë tolerimi i çdo dallimi, përkatësisht

edhe të atij dallimi të cilin e kosiderojmë si jomoral apo gabim moral

dhe si burim i mundshëm i së keqes së pjesëshme ose të përgjithëshme?

“Që këtej, paraqitja e lëvizjeve dhe regjimeve autoritare në botë, dhuna

dhe fanatizmi janë paralajmërime dhe parakushte të dukshme nga delë

edhe çështja e kufirit të tolerancës”. 14

1. 2. Nocioni i tolerancës politike

Nocioni i tolerancës politike nuk mund të përcaktohet pa

përkufizimin e konceptit të lirive politike. Nëse nuk ekziston koncepti i

lirisë, nuk ekziston as koncept apo teori e demokracisë.

Nga kjo që thamë mund të përfundojmë se nuk ekzistonë teori e

përgjithshme për tolerancën politike, por ajo është lidhur me konceptin e

lirive politike dhe me demokracinë. “Ekzistojnë teori të ndryshme për

lirinë politike dhe demokracinë, por edhe klasifikime të ndryshme të

teorive të tilla. Të zakonshme janë teoritë e demokracive participuese. 15

Disa autorë e përkufizojnë tolerancën si gadishmëri, që në pajtim

me liritë univerzale politike, të durohen deri në njëfarë mase grupe të

caktuara, të cilat nuk pajtohen nga aspekti programor. “Kjo do të thotë

se toleranca politike paraqet njëfarë eksistence të kundërshtarëve politik.

Kundërshtari politik dhe e drejta e ekzistencës së tij paraqesin objektin

dhe subjektin themelor të tolerancës politike”. 16

Sipas kësaj, kusht themelor për ekzistimin e tolerancës është të

ekzistuarit e dallimeve në ide politike, në interesa, në vlera, e kështu me

radhë, si dhe në mundësinë që ato të shprehen, pa marrë parasysh se

kush është subjekti i këtyre dallimeve.

H. Markuze fletë për tolerancën reperesive, respektivisht për

tolerancën që është në funkcion të manipulimit dhe indoktrinimit, me

çrast në shoqëri do të kishin gjendjen e status kuos. Ai konsideron se në

14 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike,faqe 17, Zagreb, 1995

15

Vladimir Vujçiq, Toleranca politike,faqe 19, Zagreb, 1995

16 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 28, Zagreb, 1995

32

Toleranca politike në funksion të paqës

një shoqëri ku ka padrejtësi nuk mund të ketë asnjë tolerancë si qëllim i

vetvetes. Toleranca është qëllim në vetvete “ vetëm atëherë kur është

univerzale, nëse e zbatojnë ata të cilët kanë pushtetin”. Por në shoqëritë

e pabarazive, siç është gadi çdo shoqëri e sotme, sipas mendimit të

Markuzes nuk mund të ketë tolerancë univerzale dhe të vërtetë”. 17

Prej këndej mund të shtrohet edhe pyetja se si në kushte të

pabarazisë të jeshë tolerantë? Sipas Markuzes, kjo është e mundshme,

sepse kur preket barazia, pushteti do të reagojë dhe toleranca nuk do të

ekzistojë më ose do të zvogëlohej ndikimi i saj sepse toleranca nuk është

mosbarazi, por vetëm dallim apo durim i dallimeve në kuptimin politik,

kulturor, fetar etj.

Sipas këtij autori, toleranca dhe ekzistenca e saj në shoqëri

çdonjërit i mundëson të shprehë mendimin e vet në mjetet e

komunikimit publik edhe atëherë kur ai është joracional, joetikë, e

kështu me radhë. Ai është i mendimit se praktikimi vetëm i të

ashtuquajturës tolerancë të diferencuar, që do të thotë njëri të jetë

tolerant e tjetri jo, gjithësesi ëshë e papranueshme, e një anëshme dhe

me ngjyra ideologjike.

Toleranca, sipas disa pikëpamjeve që janë dominante, nuk është

vetëm faktor i cili u mundëson të tjerëve ti shprehin idetë mendimet

dhe pikëpamjet e veta, të cilat dallohen nga ato ekzistuese, nga ato

zyrtare, nga të atyre që janë në pushtet por është edhe faktor i

kërkimeve të dallimeve ndërmjet këtyre çështjeve, që është një nga

funkcionet më të rëndësishme të tolerancës si fenomen.

Së këndejmi, toleranca është vetëm njohje e së drejtës së

dallimeve , “qëndrim në raport me gjërat, në aspektin e tij pozitiv ose

negativ, reagim ndaj dukurive dhe përshtatja ndaj tyre. Ky nuk është

paragjykim, dhe as që mund të identifikohet me përkrahjen e normave

morale, lirinë, demokracinë, barazinë para ligjit dhe kështu me radhë”. 18

Me konceptin tolerancë, dhe që këndej edhe me konceptin

tolerancë politike, në radhë të parë nënkuptohet gadishmëria e

individit, por edhe e kolektiviteteve të ndryshme që në deri në një farë

mase t’i pranojnë ose ti durojnë dallimet e të tjerëve, me të cilët për

17 13 J. Halbestan, The paradoks of tolerance, the philosophical Forum, vol.

1982-83

18 Trajan Gocevski. Tendenca bashkohore të mbrojtjes, faqe 289

Kumanovë, 1997

33

Nazmi Maliqi

shkaqe të ndryshme ( politike, programore, fetare, kulturore etj.) nuk

pajtohen. Kjo gadishmëri ka domethënjen e sjelljes së arsyeshme,

morale dhe të civilizuar të njerëzve deri në një kufi të caktuar, i cili varet

dhe përcaktohet në raport me rrethanat politike dhe rrethanave të tjera në

shoqëri.

1.3. Krijimi i dallimeve

Për tolerancën politike dhe për respektimin e dallimeve, si dukuri

në shoqëri, pikëpamjet e veta i kanë shprehur personalitete të dalluara, të

cilët kanë kontribuar që njerëzit në vendet e tyre të respektohen

ndërmjet veti, dhe njëkohësishtë kanë kontribuar për ruajtjen e paqes.

Frederiko Major nga Spanja (biokimist), në vitin 1987 u emërua

si drejtor i përgjithshëm i UNESKO-s. Ai në lidhje me tolerancën më

vonë ka thënë: “… Lufta e ftohtë gjatë kohë e përcaktoi tendosjen.

Gjersa bota ishte e ndarë në dy taborre, armiqësitë, dhuna dhe masakrat

fshiheshin, ose arsyetoheshin. Sotë e dijmë se në një botë më

transparente nuk mund të arsyetohemi se jemi naivë. Sot në botë nuk

ekzistojnë më bloqe dhe bota është një tërësi. Por, përkundër fatit dhe

shpresës të mundësuara nga përparimi i lirisë, demokracisë , paqes,

fatkeqësia vazhdon të rritet nëpërmjet dhunës, pastrimeve etnike,

terrorizmit, ekstremizmit kulturor dhe fetar, gjenocidit, dhe

diskriminimit. Si mund të arsyetohet kjo nëpërmjet argumenteve

“religjioz”, kur të gjitha religjionet mbështeten në dashurinë dhe

shpirtmirësinë? Patjetër duhet t’i kundërvehemi dhunës, si cënim i

vrazhdtë i të gjithë asaj që është në qenjen njerëzore dhe si shprehje e

paaftësisë së transfromimit të ëndrrave hegjemoniste në një varshmëri

reale dhe reciproke.” 19

Për dhunën dhe mungesën e tolerancës , Vaclav Havel, kryetar i

Çekisë, ndër të tjera ka theksuar:

“… Dhuna është padrejtësi për qenjen njerëzore. Intelektualët

kanë të drejtë të mendojnë për të ardhmen, ta paramendojnë atë se si

duhet të jetë. Por, detyra e tyre, përparësia e tyre kryesore, sipas meje

është të kuptojnë të tashmen, t’i kuptojnë krizat e saj dhe të i emërojnë

19 Dominik Rozhe dhe Kladen Andre Porino, Toleranca- kulturë e paqes,

faqe 9, NGB Nova Makedonija Shkup, 1997.

34

Toleranca politike në funksion të paqës

me emrin e vërtetë. Pikërisht kështu lind ndërgjegjia e vërtetë për

perspektivat…”

Dominik Rozhe flet për perspektivat dhe realitetin me të cilat

ballafaqohet bota e sotme dhe konsideron se: “Jetojmë në kushte të cilat

i detyrojnë njerëzit të mendojnë për bankrotim të ideologjive…

Totalitarizmi e përjashton politikën. E përjashtuar nga çfardo

kulture politike, shoqëria nuk mund të ndërtojë mbrojtje të saj të

natyrshme, nuk mund të lind as mendim publik… Ndoshta fundi i

mileniumit do të shohë hapjen e perspektivave të reja…

Perëndimi vetë nuk mund ti zgjidhë këto probleme…

Në prag të mileniumit të ri, gjëja e më shtrenjtë e vlerësuar që

duhej ta mbronim dhe që duhet të hasë në përkrahje unanime të njerëzve

kudo që janë, pa marrë parasysh vendin dhe sistemin ku jetojnë, janë

disa cilësi njerëzore dhe vlera themelore. E para është modestia. Shumë

ngjarje trishtuese që i përjetuam në fund të atij mileniumi, si hitlerizmi,

stalinizmi ose eksceset e Pol Potit, e shprehin ligështinë e një grupi

individësh, fanatikësh, ose jofanatikësh, ideologësh, diktatorësh,

utopistësh … Kur realiteti nuk përputhet me teoritë e tyre, ata i

përgatisin teoritë e veta që shpien në kampe përqëndrimi, masakra, luftra

të rrepta.

Edhe krenaria qëndron në rrënjët e krizës së përgjithshme

ekologjike: njeriu e imponon vullnetin e vet të natyrshëm, pa respektuar

ligjet dhe fshehtësitë e saj. Mund të flitet shumë në këtë temë… Por të

mos harrojmë rëndësinë e lirisë, dinjitetit, të drejtësisë, dhe të jemi më

modest.” 20

Problematika e tolerancës është shënuar edhe në veprën artistike

të Matijas Grinevaldit, i cili mostolerancën e dënon ndërsa totalitarizmin

që e përjashton politikën e quan krim.

Në emër të njeriut gjeni: vdekje e totalitarizmit.

Ky është armik! Të përmendim edhe fjalët bindëse të Albert

Kamysë se “çdo lloj i nxitjes së dhunës, nëse hyn në politikë përgadit

ose shpie në fashizëm”, ndërsa “nxitja e urrejtjes është krim më i keq se

sa urrejtja”. Është Balzaku ai që shpesh thoshte se “ atë ditë kur njeriu

20 Ibidem, faqe 11

35

Nazmi Maliqi

do të kuptojë se dikush e ka nxitur të urrejë, do të vritet”. Tolitarizmi

është vdekje me taborret e veta të urrejtjes. 21

Për ndikimin e kulturës së perëndimit dhe për zhvillimin e

strukturave politike të botës bashkohore Ali Ahmed Said Esber nga

Libani, poet më i njohur bashkohor arab nga Libani ka thënë: “Njëriu

është lloj i cili gjithnjë krijon”.

Nën ndikimin e teknologjisë kulturës ideologjike perëndimore,

zhvillimi i strukturave ekonomike dhe politike të botës bashkohore është

orjentuar nga futja e përpjekjeve njerëzore për plotësimin e nevojave

materiale. Në pasqyrën e kësaj kulture njeriu është përjashtuar nga

aspiratat për liri, dashuri dhe poezi, ndërsa nevojat e tij sikur të jenë

reduktuar vetëm sa për të mbetur gjallë.

Mediumet dhe disa aktivitete kulturore sikur janë përjashtuar nga

nevoja e arritjes së shkallës më ta lartë të prosperitetit. Liria, në mënyrë

paradoksale, graduelisht po bëhet mënyrë e të ushtruarit të

dëgjueshmërisë, lojale për rojet e pushtetit së cilit i është deleguar e

gjithë forca. 22

Ndër të gjitha qenjet, vetëm njeriu e ndërton identitetin e vet

nëpërmejt punës dhe mendimit krijues. Identiteti njerëzor nuk është veti

e ndryshueshme: Nuk rrjedhë nga asgjë e kaluar; ai është gjurmim i

përhershëm për të ardhmen e një fati të pandërprerë krijues. Atëherë

politika, sidomos ajo e Perëndimit, duhet të bëjë çudi. Këtë duhet ta bëjë

me qëllim që përfundimisht të dëshmojë anën e kudnër të vërejtjes së

Sen-Zhistit, se : “Të gjithë artet kanë arritur çudira; vetëm arti i

sundimit ka prodhuar vetëm lugjetër”. 23

Kur bëhet fjalë për lirinë, urrejtjen dhe dhunën, që ka qënë

karakteristikë e të bardhëve si shtypës, Martin Luter King nga SHBAudheqës

i lëvizjes për të drejta qytetare të zezakëve, ka thënë:

“Duhet i kundërvehemi çdo përpjekjeje që lirinë tonë ta fitojmë

me metoda të dhunës, urretjes dhe shëmtimeve, që kanë qënë veçori të

shtypësve tanë. Urretja e prek atë që urren aq sa e prek edhe të

urryerin… Urrejtja është një barrë e rëndë për tu mbajtur.

Martin Luter King, sqaron dilemën e tij me një analogji: “Por

megjithatë mund të thuhet se kjo ndoshta nuk është praktike; në jetë

punon që t’i qërosh hesapet, të ktheshë goditjet, sepse njeriu për njerinë

21 Ibidem, faqe 13

22 Ibidem, faqe 19

23

Ibidem, faqe 21

36

Toleranca politike në funksion të paqës

ësht ujk… Përgjegja ime e vetme është se njerëzimin tanimë një kohë të

gjatë e përcjellë e ashtuquajtura mënyrë praktike, ndërsa kjo pa

kurrëfarë kuptimi shpie në pakuptimshmëri dhe kaos. Koha është

mbushur me plehra individësh dhe grupesh të cilët u janë dorëzuar

urrejtjes, korruptimit dhe dhunës… Me çdo gram të energjisë sonë

duhet të vazhdojmë të çlirojmë shtetin tonë nga barra e padrejtësisë

racore. Por, në këtë proces nuk duhet hequr dorë nga privilegjet dhe

obligimet që të duam…

Racizmi është tjetërsim i tërësishëm. Nuk i ndanë vetëm trupat,

por edhe mendjet dhe shpirtrat. Në mënyrë të pashmangshme zbret edhe

në vrasje shpirtërore dhe fizike të grupit të jashtëm…

Liberali i bardhë duhet të kuptojë se zezakut i nevoitet jo vetëm

dashuri, por edhe drejtësi. Nuk mjafton vetëm të thuhet: Ne i duam

zezakët, ne kemi shumë miq zezak. Ata duhet të kërkojnë drejtësi për

zezakët. Dashuria që nuk e kënaq drejtësinë nuk është dashuri…

Dashuria në formën e saj të vërtet është drejtësi e konkretizuar.” 24

Daniel I Berstin, historian eminent nga Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, për çështjet e krijimit të dallimeve dhe për paradokset e jetës

politike në SHBA ka thënë:

“ Një nga paradokset e jetës politike amerikane është se Shtetet e

Bashkuara kanë qenë relativisht të suksesshme në ndërtimin e

institucioneve politike, por megjithatë si duket pa suskses në ngitjen e

një filozofie të madhe politike… Kushtetuta ka qenë si rezultat i

përpjekjes për të gjetur mënurat që njerëzit të ardhur nga vende të

ndryshme, me kultura të ndryshme, religjione të ndryshme, të jetojnë

bashkërisht nëpërmjet formimit të bashkësive të veta… Kështu,

Revolucioni amerikan është, në në fakt vërtetim i të drejtave

tradicionale, dhe së këndejmi edhe krejtësisht i ndyshëm nga

Revolucione françez i vitit 1789, që fliste për të drejtat e njeriut.

Deklarata për të drejtat e njeriut dhe të qytetarit është një listë e të

drejtave të dëshirueshme të cilat nuk kanë ekzistuar askund në bot… Ne

asnjëherë nuk kemi pasur luftë fetare, përshembull. Vend tjetër i vetëm

në botë që një gjë e këtillë është e vërtetë padyshim është Japonia. Kemi

një luftë të rreptë qytetare, luftën më të përgjakshme të shekullit të

nëntëmbëdhjetë, por kjo nuk ka qënë luftë fetare. Një nga objektivat e

historisë, si shkencë që paralajmëron, është që të na tërhjek vemendjen

24

Ibidem, faqe 25

37

Nazmi Maliqi

para njerëzve të cilët mendojnë se i dinë ligjet ideale të botës, që një

vend të jetë shembull për tu bërë të mundshme njerëzve të jetojnë

bashkërisht, pa ideologji politike, si dhe pa religjion të njejtë.

Arkitekti i Perëndimit përpiqet të ndërtojë diçka që do të zgjasë

në amshim, si Partenon ose piramidë, ndërsa arkitektura tradicionale

japoneze është nga druri. Pret që të shembet e pastaj ta ngrejë përsëri.

Arkitekti nuk bënë luftë kundër kohës, ai bashkëpunon me kohën, e

pranon atë. Në mundjen japoneze përpiqesh të mposhtish kundërshtarin

tënd, duke i bërë atij lëshime e jo me agresivitet. Ashtu mund ta

mundësh…” 25

Ekstremizmi është të prekurit (pikë me e ulët) e turpit. Çdo

shpikje dhe çdo ide mund të konsiderohen si sprovë e rregullimit të

instaluar por edhe provokim. Mostoleranca është reagim reflektues i

diturisë. Kështu arsimi dhe edukimi janë shumë me rëndësi në raport

me zgjedhjen e grupeve të padëshirueshme si objekt të tolerancës, dhe jo

në raport me jotolerancën.

Mahatma Gandi, Indi, filozof dhe luftëtar për liri, për tolerancën

ndër të tjera ka thënë: “Nuk më pëlqen fjala “tolerancë”. Nuk më ka

pëlqyer kjo fjalë, por nuk mundja të shpik një më të mirë. Toleranca

nënkupton supozimin e parsyeshëm të inferioritetit të feve të tjera në

raport me tonën, njëtë të respektojmë të gjitha fetë e të tjerëve, ashtu siç

e respektojmë tonën, ndërsa kështu pranojmë se jona nuk është e

përkryer. Këtë mirënjohje me kënaqësi do ta jepte një hulumtues i së

Vërtetës, i cili e ndjek ligjin e dashurisë.

Sipas medimit të Mahatma Gandi: Nëse e arrijmë vizionin e

tërësishëm të së Vërtetës nuk do të mbetemi vetëm hulumtues, por do të

afrohemi më afër Zotit. Pasi jemi hulumtues, ne e vazhdojmë

hulumtimin tonë dhe jemi të vetëdijshëm për jopërkryeshmërinë tonë.

Pra nëse ne jemi të papërkryeshëm, feja ashtu si e konceptojmë ne,

duhet gjithashtu te jetë e papërkryer. Nuk e kemi kuptuar fenë në

parkryeshmërinë e vet, ashtu sikur të mos e kemi kuptuar Zotin. Feja

nga konceptimi ynë, pra e papërkryer, gjithnjë i është nënshtruar

procesit të evolucionit dhe komentimit të sërishëm. Përparimi kah e

vërteta, kah Zoti është i mundshëm vetëm me një evolucion të tillë. Dhe

nëse të gjitha fetë të ekspozuara në vija të shkurtëra nga njeriu janë të

papërkryera, çështja e krahasimeve së cila është me e mirë nuk duhet të

25

Ibidem

38

Toleranca politike në funksion të paqës

bëhen. Të gjitha fetë paraqesin zbulimin e së Vërtetës, por ato nuk janë

të papërkryera dhe me gabime… Atëherë mund të parashtrojmë pyetjen:

Ç‘duhet të ketë aq fe? … Iterpretimi i kujt duhet të konsiderohet si i

saktë? Çdonjëri ka të drejtë për të shprehur pikpamjet e veta, por nuk

është e mundur se të gjithë gabojnë. Së kendejmi nevoja për tolerancë,

që do të shotë mos i vësh shumë veshin fesë tënde, por njëkohësisht

edhe më tolerant dhe dashuri të sinqetë për të.

Toleranca na jep vrull, që është shumë largë nga fanatizmi sa

janë largë poli i veriut me të jugut. Njohja e vërtetë e religjionit i

shkatërron barierat ndërmjet besimit dhe mosbesimit në fe. Kultivimi i

tolerancës ndaj feve të tjera do të na japë mundësi të kuptojmë më mirë

fenë tonë.” 26

Në kontekst të tolerancës , mendimet e shprehura më lartë janë

pjesë nga mendimet e personaliteteve të njohura të cilët lanë vepra

konkrete për respektimin e mardhënjeve njerëzore dhe tolerancës.

1. 4. Toria e lirisë, e demokracisë

dhe e tolerancës politike

Torikisht nuk ekziston klasifikim i vetëm i torive të lirisë politike,

demokracisë dhe të tolerancës politike. Së këndejmi teorikët e

shqyrtojnë tolerancën politike në kuadër të tri teorive të demokracisë:

torisë liberale, konzervative dhe republikane.

Në kuadër të teorisë liberale për lirinë, demokracinë dhe tolerancën

politike aksistojnë tri teori themelore: liberale, konservative dhe

radikale.

Teoria liberale përkufizohet në këtë mënyrë: Liria në veprim, pa

detyrime dhe kufizime nga ana e shtetit ose personave tjerë”. Sipas kësaj

liberalët, ithtarë të kësaj teorie, lirinë e përkufizojnë në mënyrë

deskriptive, si veprim pa detyrim dhe kufizim, dhe jo si vlerë morale të

pranuar dhe njohur gjerësisht. Sipas pikpamjeve të tyre, liria nuk është

vlerë por fakt që eksiston. Ajo nuk është as dukuri politike as dukuri

vlerësuese, por individuale dhe private, dhe si e tillë, i ndanë dhe i

izolon njerëzit në vend se ti lidhë dhe bashkojë.

26

Marrë nga Dominik Rozhe dhe Kladen Andre Porino, Toleranca- kulturë e

paqes, NGB Nova Makedonija Shkup, 1997.

39

Nazmi Maliqi

Së kendejmi, ithtarët e teorisë liberale si liri konsiderojnë një një

grup të ndarë, të cilët janë në konflikt me shoqërinë dhe të cilët janë

cënuar me kufizimet që u janë bërë. Prandaj ikja nga kufizimet do të

thotë ikje nga liria, si fushë private e veprimit.” 27

Gjithashtu sipas kësaj pikëpamje të ithtarëve të teorisë liberale, me

rëndësi të posaçme është edhe konstatimi se teoria liberale është e

barabartë me lirinë e të zgjedhurit të opcioneve disponuese e jo të atyre

vlerësuese. “Vlerat, sipas tyre nuk janë pjesë e lirisë. Liria është gjendje

dhe fakt. Prandaj toleranca politike është njohje e thjeshtë e së drejtës

për zgjedhje të lirë edhe të të gjitha opcioneve disponuese. Pa tolerancë

nuk mund të realizohet as liria e të zgjedhurit si vlerë për vetëveten, ajo

vepron sipas dëshirave, kërkon të vërtetën, iu shmanget konflikteve për

të vendosur paqen dhe rendin në shoqëri e kështu me radhë. Toleranca,

sipas kësaj do të mundësojë, kur çdonjë do të jetë tolerant, kur askush

nuk do të punojë në dëm të tjetrit, të vendoset një ballancim ndërmjet

interesave dhe lirive të përgjithshme të individit. Por, nëse ballancimi i

interesave nuk vendoset, konfliktet do të shtohen dhe kështu do të dilnin

probleme serioze.” 28

Në këtë aspekt, me rëndësi është të përmendet mendimi i J.S Mil, i

cili në qendër të teorisë së vet e vë individin si person. Sepse,

individualiteti, zhvillimin i tij i lirë jo vetëm që është element kryesor i

civilizimit, por edhe pjesë e domosdoshme dhe kusht për të gjithë këtë.

Shoqëria në tërësi nuk duhet të përzihet në zhvillimin e lirë të

individualitetit. 29

Arsimi dhe edukimi, si process dhe participimi si pjesëmarrje në

sferën politike dhe sociale, do t’i mundësonin individëve të jenë

origjinal gjatë të zgjedhurit, t’i kuptojnë më mirë interesat e tyre, të dinë

të vlerësojnë se çështë e mirë për ta dhe ku fillon dëmi eventual për ta

dhe ku për të tjerët. Me një qasje të këtillë, në shoqëri krijohet klimë e

shëndoshë për zgjidhjen e interesave konfliktuoze të cilat eksistojnë

objektivisht.

Teoria konservative e lirsë dhe tolerancës politike ka qëndrim tjetër

ndaj këtyre fenomeneve. “ Në fakt, ithtarët e kësaj pikëpamje lirinë

politike e trajtojnë si angazhim politik në shoqëri dhe jo si si objekt i

idesë. Sipas tyre, së pari duhet të analizohet liria praktike, e cila

27

N Markuze. Toleranca repressive, I. Primarac, 1989

28

Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 19-21, Defemi, Zagreb, 1995

29

40

Ibidem, faqe 23

Toleranca politike në funksion të paqës

realizohet dhe jo të analizohen konceptet e lirisë. Kështu, liria politike

përbëhet prej të drejtash dhe privilegjesh të ndryshme konkrete të cilat

burojnë nga zakonet dhe traditat në shoqëri, dhe jo nga parimet apstrakte

univerzale, si për shembull liria e të zgjedhurit, pavarsia individuale,

shanset e barabarta për të gjithë etj.

Duke marrë parasysh tezën se liria është përmbledhje e të drejtave

dhe privilegjeve që i caktojnë zakonet dhe traditat, sipas ithtarëve të

konzervatizmit, liria nuk nënkuptohet si barazi. “Shoqëritë janë të

pabarabarta dhe pa respektim të kierarkisë, ndërsa liria politike duhet t’i

përshtatet kierarkisë shoqërore. Në këtë aspekt, teorikët -ithtarë të

konservatizmit e reduktojnë lirinë e demokracisë në bazë të metodës së

legjitimimit të pushtetit politik, ndërsa toleranca nuk mund të jetë

apsolute dhe duhet të kufizohet në të drejtat, traditën dhe në normat

morale të shoqërisë. Nga kjo delë se nga toleranca kërkohet kufizim në

intenzitet, si dhe në përfshirje. Prandaj ithtarët e konservatizmit nuk

besojnë në mundësinë që edukimi dhe participimi të jenë kusht për

zhvillimin e tolerancës. Arsimi mund të kontribuoj dhe të ndikojë në

shtimin e tolerancës politike, por mbetet problemi i lidhshmërisë kauzale

ndërmjet këtyre dallimeve , që nuk është aq i fuqishëm ashtu si ndërmjet

tolerancës dhe dallimeve sociale (klasave sociale, punësimit, të ardhurat

etj.) Lidhshmëria kryesore kauzale e tolerancës lidhet me bashkësinë

sociale dhe klasore të individit, ndërsa më pak me participimin.” 30

Sipas kësaj, favorizohet qëndrimi se “vetëm elita politike mund të

jetë tolerante dhe të sigurojë stabilitetin , demokracinë dhe lirinë si të

drejta dhe privilegje të qytetarëve, që rrjedh nga zakonet, tradita dhe nga

kierarkia në bashkësinë e individit, dhe më së paku nga participimi. 31

Teoria federale e demokracisë dhe tolerancës politike, në fakt,

paraqet formën radikale të torisë liberale. Sipas kësaj teorie, të mirat e

qytetarëve ndërmjet tyre dhe të mirave nga toleranca , nuk janë aspak të

rëndësishme për stabilitetin dhe funkcionimin e suksesshëm të një

shoqërie demokratike. Konsiderohet se themelues i kësaj teorie është J.

Medison, i cili thotë se në shtetin e lirë kushtet për të drejtat civile duhet

të jenë të barabarta me ato të të drejtave fetare. Sepse, në rastin e parë

ato kanë strukturën sipas interesave të ndryshme, ndërsa në rastin e dytë

sipas grupeve të shumta fetare. Së këndejmi, teza themelore e teorisë së

demokracisë qëndron te liria e njerëzve e siguruar me orgnizimin

30

J.S. Mill, Mbi lirinë, Biblioteka politike kroate, Bgd., faqe 46

31

Ibidem, faqe 49

41

Nazmi Maliqi

permanent të pushtetit, përkatësisht me ndarjen strikte dhe

decentralizimin e pushtetit në shoqëri, që mundësonë realizimin e

interesave të ndryshme të njerëzve dhe bashkimin e tyre rreth këtyre

interesave.

Në esencë, kjo teori niset nga teza themelore se në shoqërinë

demokratike pluraliste masa jotoleruese është shumë e shpërndarë dhe

se më shumë kemi të bëjmë me të mirat e mostolerancës se sa me të

mirat e tolerancës. Në këtë rast, mënyra kryesore për pengimin ose

zvogëlimin e mostolerancës në shoqëri është kur njerëzve u mundësohet

bashkimi i lirë dhe realizimi i interesave dhe ideve të tyre të ndryshme.

Prandaj, në organizmini e pushtetit demokratik prania e decentralizimit,

pluraliteti i interesave dhe organizimi i tyre politik dhe jopolitik janë

kusht për të kuptuar përhapjen e mostolerancës në masë dhe te elita

politike dhe bënë të mundshme ralizimin e lirisë si veprim i papenguar i

njerëzve në shoqëri.

Esenca e teorisë së demokracisë është në ndarjen konstitucionale të

pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe në orjentimin e

mostolerancës së njerëzve në subjekte të ndryshme, grupe, ide etj. E

gjithë kjo është në funkcion të zgjidhjes së natyrshme të konflikteve

shoqërore dhe të vënjes së ballancimit në realizimin e interesave. Por,

njëkohësisht befason edhe fakti se teoria e demokracisë, e cila përpiqet

të shpejgojë veprimn e njërëzve vetëm me institucionalizimin

demokratik të pushtetit dhe të bëjë të mundshme realizimin e interesave

të njerëve i lë tërësisht anash njerëzit nga qëndrimet vlerësuese ndaj

interesave vetiake dhe ndaj atyre të të tjerëve. Me siguri të plotë mund të

dëshmohet se pluralizmi i interesave dhe bashkimi i llojllojshëm

shoqëror dhe organizimi i njerëzve mund të kontribuojnë për

zvogëlimin e tensioneve konfliktuoze në shoqëri. Kjo teori është e bidur

se është e pamundur të arrihet koncenzus ndërmjet elitës politike dhe

masës, rastëisht ose me paramendim, duke e orjentuar mostolerancën

ndaj grupeve të caktuara. 32

32 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 102-112, Defemi, Zagreb, 1995

42

Toleranca politike në funksion të paqës

1.5. Si shihen në Republikën e Maqedonisë këto

raporte- demokraci dhe tolerancë politike

Pasi toleranca është segment i rëndësishëm për stabilizimin e

mardhënjeve të brendëshme, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në

bazë të nenit 86, alinea 2. i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë,

ndërsa me rastin e diskutimit rreth Informatës për situatën aktuale të

shkaktuar nga protestat

(e profesorëve, nxënësve dhe

studentëve maqedonas kundër vendimit për hapjen e fakultetit

pedagogjik në gjuhën shqipe në Shkup, v. a. ) në lidhje me aplikimin e

Ligjit për gjuhët me të cilat zhvillohet mësimi në Fakultetin Pedagogjik

“Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dhe për mënyrat dhe format e

përparimit të mardhënjeve ndëretnike në kuadër të Kushtetutës së

Republikës së Maqedonisë dhe nëpërmejt institucioneve të sistemit, në

mbledhjen e mbajtur më 13,14 dhe 18 mars të vitit 1997, solli:

Deklaratë 33

Për përparimin e mardhënjeve ndëretnike në frymën e tolerancës,

dialogut, respektimi të ndërsjellë dhe mirëbesimi.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, duke u nisur nga fakti se

zhvillimi i mardhënjeve stabile ndëretnike dhe toleranca janë kushte

themelore për stabilitetin dhe zhvillimin demokratike të Republikës së

Maqedonisë;

Duke konsideruar se krijimi i klimës së tolerancës dhe dialogut

është obligim i të gjitha subjekteve në shoqërinë demokratike,

Duke i reformuar te drejtat dhe liritë, si dhe konceptin e

individualizmit, si bazë për zhvillimin e shoqërisë civile,

Të bindur se dallimet kulturore janë faktor interesimi dhe

pasurimi të shoqërisë, dhe jo gjenerator për ndarje,

Duke theksuar nëvojën e krijimit dhe zhvillimit të masave

përkatëse për forcimin e harmonisë, tolerancës, mirëkuptimin e

ndërsjellë dhe respektimin midis qytetarëve më prejardhje të ndryshme

etnike dhe kulturore,

33 Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr.13, 21 mars 1997, Shkup

43

Nazmi Maliqi

Duke u nisur nga parime e: Kartës së Kombeve të Bashkuara,

Deklaratës univerzale për të drejtat e njeriut, paktet ndërkombëtare për

të drejtat e njeriut, Konventa ndërkombëtare për zhdukjen e të gjitha

formave të diskriminimit racor, Konventa evropjane për të drejtat e

njeriut, Konventën kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare, si dhe

dokumentat relevante të OSBE-s, Duke theksuar se zhvillimi i

mardhënjeve ndëretnike dhe tolerancës janë një nga vlerat themelore të

rregulimit kushtetutar të Republikës së Maqedonisë,

Duke pasur parasysh dispozitën kushtetuese për barazi të

qytetarëve dhe përjashtimin e diskriminimit të çfarëdo lloj baze, si dhe

zbatimin efikas të mbrojtjes juridike të këtij parimi,

Duke afirmuar mbrojtjen e të drejtave të pjestarëve të

nacionaliteteve në nivel kushtetutar, si dhe parimin e integrimit të tyre

në të gjitha sferat e shoqërisë ,

Mandej në këtë deklaratë rrjedhë konstatimi se “ Kuvendi i

Republikës së Maqeodnisë,

1. E thekson nevojën e respektimit të parimit të sundimit të së

drejtës, si kusht themelor për demokraci dhe garanci për mbrojtjen e të

drejtave të njeriut, pa kurrëfarë diskriminimi.

2. Thekson rolin dhe përgjegjësinë e institucioeve demokratike

( në nivel kombëtar dhe lokal), në procesin e krijimit dhe zbatimit të

tolerancës politike dhe ndëretnike, barazi efektive dhe mirkuptim të

ndërsjellë.

3. E nxit dhe e inkurajon aktivitetin e Këshillit të mardhënjeve

ndëretnike, si dhe të komisioneve për mardhënje ndërnacionale në nivel

lokal, në përparimin e mardhënjeve ndëretnike.

4. Mban llogari për kontributin aktiv të partive politike për

fillimin e dialogut për të gjitha çështjet aktuale me qëllim ndërtimi dhe

zhvillimi të mardhënjeve harmonike ndëretnike dhe vë në dukje rrezikun

e nxitjes së mosdurueshmërisë dhe urrejtjes ndëretnike dhe

keqpërdorimin e tyre për qëlime politike.

5. Veçanërisht thekson rrolin preventiv të institucioneve

arsimore në zhvillimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet të

rinjëve, në identifikimin dhe luftën kundër paragjykimeve të çfardo lloji.

6. Ve në dukje nëvojën e rritjes së numrit të temave nga lëmi i

të drejtave të njeriut, domethënë për zhvillimin e tolerancës në

programet arsimore në të gjitha nivelet.

44

Toleranca politike në funksion të paqës

7. Në diskutimin e vet për ligjet dhe për aktet e tjera të cilat i

sjell, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ti përfshijë edhe aktet

ndërkombëtare të sjella nga parlamentarë në organizatat ndërkombëtare

në të cilat Republika e Maqedonisë është anëtare e barabartë, në radhë të

parë ato të sjellla nga Unioni Interparlamentar.

8. I përshëndet dhe i inkurajon aktivitetet dhe ndikimin e

organizatave joqeveritare dhe shoqatave të qytetarëve në përparimin e

tolerancës dhe dialogut ndërmjet qytetarëve të prejardhjes të ndryshme

kulturore dhe etnike.

9. Veçanërisht i thekson rrolin dhe përgjegjësinë e mediumeve

në ndërtimin e mendimit publik dhe vetëdijen për nevojën e respektimit

të dellimeve dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi.

10. E thekson rëndësinë e institucioneve shkencore për të

hulumtuar shkaqet dhe pasojat e manifestimeve të mostolerancës dhe të

nxitjes së aktiviteteve për tejkalimin e tyre. I nxit dhe i inkurajon edhe të

gjitha iniciativat dhe aktivitetet tjera për tejkalimin e tyre.” 34

Një deklaratë e këtillë është një hap përpara për rregullimin e

mardhënjeve të brendëshme dhe për relaksimin e mardhënjeve

ndëretnike, natyrisht nëse këto deklarata nuk kuptohen vetëm si një

formalitet apo si marketing partiak (apo si mënyrë manipuluese e

shmangëjes taktike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale që janë

evidente në shtet). 35 Por, një dokument i tillë i miratuar në një organ

ligjvënës, Republikën e Maqedonisë e obligon të mbetet e hapur për

mbikqyrje ndërkombëtare të zhvillimeve rreth respektimit dhe realizimit

të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të të drejtave të nacionaliteteve, që

do të thotë se mënyra transparente duhet të bëhet praktikë e rëndomtë.

Prandaj, janë reale pohimet se bashkësia ndërkombëtare duhet të

zhvillojë qasje më komparative dhe të hollësishme në monitorimin e

situatave të ndryshme të realizimit të të drejtave të nacionaliteteve në

vendet e rajonit dhe në mënyrë të qartë të nxiten garancat dhe kontrrolet

më efikase.

34

Ibidem.

35 Njëri ndër themeluesit e socioligjisë Monteskje (1689 -1755), (Emri i plot i tij është Charles- Louis de

Secondant, baron i Montesquieu) ka thënë: “ Kur do të shkoj në ndonjë vend, unë nuk pyes se a

ka atje ligje të mira, por a zbatohen ato ligje në atë vend, sepse ligje të mira ka çdokund”

45

Nazmi Maliqi

1.6. Siguria qytetare

Njeriu , si individ dhe si qenje shoqërore, aspak nuk mund të

akzistoj, të jetojë, të krijojë pa qenë i sigurt dhe i mbrojtur. Por ai

personalisht dhe të mirat që i krijon ose e rrethojnë, në mënyrë

permanente i janë ekspozuar cënimeve si nga njerëzit e tjerë, nga natyra,

por gjithashtu edhe nga dukuritë negative në shoqëri. Prandaj, ai duhet

vetë, personalisht të mbrohet, të marrë pjesë në mbrojtjen e shtetit, të

shoqërisë, të pasurisë materiale dhe të rregullimit shtetëror.

Shumë subjekte, institucione dhe organe, në shoqëri angazhohen

për mbrojtjen e disa vlerave dhe pasurisë, dhe çdonjëri prej tyre zbaton

masa dhe metoda specifike. Disa i përgatisin dhe i sjellin dispozitat

ligjore, e ushtrojnë veprimtarinë ligjore nga kjo fushë, të tjerët marrin

masa preventive, e dikush marrin masa repressive, etj.

Kur marrim parasysh se cilat vlera dhe pasuri duhet të mbrohen,

atëherë mund të dallojmë këto lloje të mbrojtjes:

- Mbrojtjen personale, Mbrojtjen shoqërore, Mbrojtjen ndërkombëtare. 36

1. 6. 1 Gjendja e sigurisë

Koncepti gjendje e sigurisë nënkupton pjesën e realitetit shoqëror

objektiv që ka të bëjë me shkallën e cënimit të vlerave dhe pasurisë

shoqërore nga forcat shoqërore dhe naturore dhe zhvillimin dhe

organizimin e sistemit të mbrotjes, si dhe aftësinë e tij për t’iu

kundërvënë forcave që paraqiten si faktorë cënues dhe destabilizues.

Format: Pasi tu bëhet analizë fakteve relevante për dukuritë e

sigurisë, mund të përcaktohet gjendja konkrete e sigurisë dhe ajo të

vlerësohet si:

- stabile,

- e ndërlikuar,

- jostabile dhe e paqartë.

Siguria, pa marrë parsysh se për cilin segment bëhet fjalë, atë

individual, grupor, kombëtar ose ndërkombëtar, rregullisht rradhitet ndër

problemet më urgjente të njerëzimit.

36

Jordan Spasovski- Pere Aslimoski- Siguria dhe mbrotja, faqe 7-19,

Ohër,1996

46

Toleranca politike në funksion të paqës

1.7. Ndërtimi i paqes

Ruajtja e paqës, në kuptimin më të gjerë, paraqet një nga rrekjet

për krijimin e paqës, e cila me përfundimin e Luftës së ftohtë u bë masë

më e përhapur. Ajo mbështetet në dispozitat e Kartës së Kombeve të

bashkuara për sigurinë kolektive të përfshirë në Kaptinën e VII, e

përpunuar me elementet dhe vlerësimet e disa analistëve në akcion të

imponuar, me zbatimin e forcës ushtarake.

Për rëndësinë e Paqes, si një nga objektivat më të rëndësishme të

OKB, flitet në Kartën e OKB, në nenin 1. ku janë radhitur qëllimet e

OKB.

1. “ Të mbrojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për këtë

qëllim: të marrin masa efikase kolektive për pengimin dhe mënjanimin e

kërcnimeve për paqen dhe për pengimin e akteve të agresionit ose të

çrregullimeve të tjera të paqës, të arrijnë, me mjete paqësore dhe në

pajtim me parimet e drejtësisë dhe së drejtës ndërkombëtare, rregullimin

dhe zgjidhjen e kontesteve dhe situatave ndërkombëtare që mund të

shkaktojnë çrregullimin e paqes.

2. Të zhvillojnë mardhënje miqësore ndërmjet kombeve, të

mbështetura në respektimin e parimeve të barazisë dhe vetvendosjes se

popujve, si dhe të ndërmarrin masa të tjera përkatëse, me qëllim të

përforcimit të paqes në botë.

3. Të realizojnë bashkëpunim ndërkombëtar gjatë zgjidhjes së

përcaktimeve ndërkombëtare të karakterit ekonomik, social, kulturor ose

humanitar, si dhe nëpërmjet nxitjes dhe zhvillimit të respektimit të të

drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa marrë parasysh

racën, seksin, gjuhën ose fenë.

4. Të jenë qendër në të cilën do të kushtëzohen sjelljet e

kombeve të orjentuara në arritjen e këtyre objektivave të përbashkëta.” 37

Në kartën e OKB theksohen aktivitetet për ruajtjen e paqës të

vendeve anëtare, si dhe për realizimin e të qëllimeve të radhitura në nein

1., ndërsa do të veprojnë në pajtim me këto parime:

“ Organizata bazohet në parimin e sovranitetit të barabartë të të

gjithë antarëve të saj.

37

Kombet e Bashkuara, Dokumentet themelore, faqe 9-42, Shkup, tetor 1995

47

Nazmi Maliqi

1. Të gjitha anëtaret, që të sigurojnë të drejtat dhe privilegjet që

dalin nga anëtarësimi, me ndërgjegje të plotë do ti plotësojnë të gjitha

obligimet që i kanë marrë në pajtim me këtë Kartë.

2. Të gjitha anëtaret do t’i zgjidhin kontestet e veta

ndërkombëtare me mjete paqësore, në atë mënyrë që nuk cënon paqen

dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe drejtësinë.

3. Të gjitha anëtaret në mardhënjet e tyre ndërkombëtare do të

përmbahen nga kërcënimet me forcë ose nga përodrimi i forcës kundër

integritetit territorial ose pavarsia politike e çdo shteti qoftë, ose nga të

gjitha sjelljet e tjera të cilat do të jenë në kundërshtim me qëllimet e

Kombeve të Bashkuara.

4. Të gjitha anëtaret do t’i ofrojnë Kombeve të Bashkuara

çfardolloj ndihme në çdo veprim që ato do të ndërmarrin në pajtim me

këtë Kartë dhe do të përmbahen nga ofrimi i ndihmës çfardolloj shteti

kundër së cilit Kombet e Bashkuara ndërmarrin ndonjë masë preventive

ose detyruese.

5. Organizata do të sigurojë që shtetet që nuk janë anëtare të

OKB të sillen në pajtim me këto parime, nëse është një gjë e tillë e

domosdoshme, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkomëtare.

6. Kjo kartë më asgjë nuk i obligon Kombet e Bashkuara të

përzien në çështjet që esencialishtë bien në kuadër të kompetencave të

brendëshme të çdo shteti dhe as të kërkojnë nga anëtaret që çështjet e

këtilla t’i paraqesin për zgjidhje sipas dispozitave tëkësaj Karte.

Por ky parim nuk e kufizon zbatimin e masave detyruese , siç

është shënuar në kreun VII (Veprime në rast të kërcënimeve për paqen,

çrregullimin e paqes dhe aktet e agresionit.) 38

Sot, por edhe para një gjysëm shekulli, njerëzimi, nëpërmjet

vendeve anëtare të OKB, janë ballafaquar me aktivitete të ndryshme

dhe kanë ndërmarrë një sërë veprimesh në esencë konstruktive para

opinionit publik botror. “ Njerëzimi, veçanërisht i mbështetur rreth

OKB, nëpërmjet mendimit publik botëror, mundi t’i shmanget luftës së

tretë botërore, luftës bërthamore e cila mund të shkatërronte njerëzimin

dhe të gjitha kombet (falë edhe forcave antibërthamore, edhepse, në

njëfarë mase, një forcë më qenësore për parandalim është mendimi

publik botëror, përmes bindjeve univerzale të përbashkëta të bazuara në

38

48

Kombet e Bashkuara, Dokumentat themelore, faqe 21- 24, Shkup, tetor, 1995

Toleranca politike në funksion të paqës

të drejtën natyrore për paqe dhe humanitet) Vetëm bashkëjetesa

paqësore është e pashmnagshme.”) 39

Ruajtja e paqës, në kuptimin më të gjerë të fjalës, përfshin

mbrojtjen e palëve armiqësore nga dhuna ose e formave të tjera të

zgjidhjes së konflikteve të tyre dhe hedhjen me të drejtë në lojë të

sintagmës “rend i ri botëror” dhe përfshin sundimin e së drejtës dhe

zgjidhjes paqësore të kontesteve, demokracinë e fortë dhe solidaritetin

kundër agresionit, zvogëmilin dhe kontrrolin e arsenaleve ushtarake,

forcimin e OKB dhe trajtimin e drejtë të të gjithë njerëzve.

Në një sistem të këtillë të mardhënjeve edhe koncepti i sigurisë

merrë dimenzione të reja, që do të thotë se zhvillimi i civilizimit

njerëzor që nga faza më e hershme deri sot karakterizohet me përpjekje

të veprimtarisë njerëzore në të gjitha fushat për përmirësimin e kushteve

të jetesës, të standardit dhe në radhë të parë të sigurisë, si parakusht për

mirëqenje të përgjithshme të të gjitha bashkësive. Në fazën fillestare

njeriu akrivitetet e veta dhe resurset e veta, i orjentoi në mposhtjen e

forcave natyrore, por me kalimin e kohës, për shkaqe të ndryshme,

filluan të paraqiten tendosje të natyrave të ndryshme që shëndrroheshin

në konflikte të hapta ndërmjet popujve. Kjo e motivoi njeriun të

mendojë për mbrojtjen e vet , për paqen dhe sigurinë dhe këto ti radhisë

në veprimtaritë që kanë rëndësi parësore kombëtare.

Nëse i hedhim një sy historisë pak më herët, nëse e shikojmë të

tashmen dhe nëse mendojmë për të ardhmen, do të vijmë në përfundim

se botës i nevoitet organizatë ndërkombëtare që do të jetë garantuese e

paqës boterore, ndërsa kur ajo të të cënohet, do të mundësojë veprim

kolektiv të bashkësisë ndërkombëtare për tejkalimin dhe eliminimin e

kudërthenjeve dhe konflikteve të paraqitura. Sipas kësaj që thamë, mund

të prfundojmë se detyrë më e rëndësishme e OKB është ruajtja e paqes

botrore dhe e sigurisë. Funkcionet dhe qëllimet e veta OKB i realizon

nëpërmjet këtyre organeve:

- Kuvendit të përgjithshëm,

- Këshillit të sigurimit,

- Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë,

- Sekretariatit

Secili nga këto organe ka funkcionet dhe kompetencat e veta të

saktësuara me Kartën e OKB. 40

39

Shih në librin e Fukase Tadakazu- Svetomir Shkariq, Paqja dhe

Kushtetutat, Qendra ballkanike për paqe, Shkup,1997.

49

Nazmi Maliqi

1. 8. Sistemi kolektiv i sigurisë dhe

mbrojtja e Republikës së Maqedonisë

Republika e Maqedonisë, si shtet i pavarur dhe Sovran, anëtare e

barabartë e OKB, ka të drejtë dhe obligim të ndërtojë sistem autonom

dhe respektiv të mbrojtjes dhe sigurisë së vet në pajtim me Kartën e

OKB-së, i cili do të jetë në gjendje në çdo moment tu përgjigjet

qëllimeve dhe detyrave të vëna nga ana e organeve të shtetit. Së

këndejmi, shtrohet edhe nevoja e ngritjes së doktrinës adekuate që do të

jetë sistem i qëndrimeve, parimeve dhe pikëpamjeve ushtarake dhe me

mbështetje shkencore për çështjet më qenësore të përgatitjes së vendit

për mbrojtje dhe siguri.

Republika e Maqedonisë fitoi kushtetutë të re, me të cilën

rregullohen këto çështje themelore: përcaktimet themelore, liritë

themelore dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit, organizimin e pushtetit

shtetëror: Ligjëvënës, Kryetari i shtetit, ekzekutiv, vetadministrimin

lokal dhe pushteti gjyqësor.

Kështu Republika e Maqedonisë, nëpërmjet politikës paqësore,

politikës së tolerancës, bashkëjetesës, miqësisë dhe bashkëpunimit, është

vend i cili dëshiron të përfshihet në rrjedhat bashkohore të botës së

civilizuar. Maqedonia vendin e vet e sheh në Evropën bashkohore dhe

demokratike, duke hyrë në sistemin kolektiv të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Kështu, mbrojtja e Republikës së Maqedonisë, prandaj edhe ARM,

ndërtohet sipas standardeve bashkohore evropjane dhe të NATO-s,

natyrisht, në përshtatje me kushtet e hapsirës sonë. Republika e

Maqedonisë tanimë është pranuar në OKB, Këshillin e Evropës, OSBE,

është anëtare e Iniciativës Partneritet për Paqe si program i NATO-s,

ndërsa përpiqet të pranohet dhe si anëtare e plotë e NATO-s. Një

orjentim i këtillë është i kuptueshëm, sepse është vend i vogël, me një

potencial të kufizuar, në radhë të parë, me atë njerëzor dhe material. 41

40 OKB, Dokumentet themelore, faqe 11-20, Shkup,1995

41

Nazmi Maliqi, Mbrotja dhe siguria kolektive, Punim seminarik, Studime

posdiplomike, Fakultetit filozofik- Instituti i mbrojtjes, Shkup,1995

50

1.9. Siguria e konstrukcionit evropjan

Toleranca politike në funksion të paqës

Politika e jashtme e përbashkët dhe politika e sigurisë dhe

ruajtjes së paqës paraqesin elementin më të rëndësishëm të konstruktit

evropjan dhe kanë të bëjnë drejtpërdrejtë më të gjithë qytetarët të të

gjitha vendeve evropjane.

Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë,

veçanërisht për çështjet diplomatike dhe ushtarake, nevoiten instrumenta

teknik në sferën e marrjes së vendimeve në lëmin e strukturës së

mbrojtjes.

Këshilli i Evropës i përcakton kahjet për politikën e jashtme të

përbashkët dhe të politikës së sigurisë dhe merrë vendime përfundimtare

për strategji të përbashkëta. Në këtë rast, këtë e bënë Këshilli i

ministrave të punëve të jashtme. Aty vendoset në këtë mënyrë: me

koncenzus, nëse synimet duhet të zbatohen dhe me shumicë

kvalifikative, nëse bëhet fjalë për përcaktimin e strategjive. Por, një

vend anëtar mund të kërkojë edhe të mos votojë, në atë rast Këshilli i

Unionit, më shumicë kualifikative mund të marrë vendim që çështja të

hidhet në kopetenca të Këshillit të Evropës (i cili duhet të marrë vendim

të njëzëshëm). Kur bëhet fjalë për çështje të luftës, çdoherë duhet të ketë

koncenzus.

Sipas komesarit për informim të Bashkimit Evropjan, i cili e

analizon rrugën e politikës së përbashkët të jashtme, më të rëndësishme

ose të domosdoshme janë tri pika në politikën e jashtme të përbashkët:

- Zhvillimi i ardhshëm i paparashikuar i zhvillimeve në Rusi

dhe zgjerimi i bashkimit Evropjan me pranimin e vendeve të evropës

juglindore. Bisedat e ndërlikuara me këto vende dhe më fqinjët e tyre

kërkonë që Bashkimi Evropajn të ketë qëndrime të vetme.

- Gjendja e vështirë në disa rajone të Mesdheut kërkon që

vendet anëtare të bashkimit Evropjan të paraqiten bashkërisht për të

siguruar në këto rajone paqe, siguri, zhvillim ekonomik dhe mbrojtje të

të drejtave themelore.

- Angazhimin e përgjithshëm të organizatave të shumta

joqeveritare evropjane në vendet ku situata është kritike, qoftë kur bëhet

fjalë për ekonominë, aspektet humanitare, ose për çështje sociale dhe të

situatës luftarake.

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit evropajn, me kumtesë

të përbashkët e vërtetuan rëndësisnë e bashkëpunimit me vendet e

51

Nazmi Maliqi

Unionin Evroperëndimor. Gjithashtu kjo vlen edhe për shtetet që nuk i

takojnë Bashkimit evropjan.

“Këshilli i Evropës tanimë ka nisur të zbatojë në vepër disa nga

këto përcaktime. Detyrat humanitare dhe paqësore janë në kompetenca

të Bashkimit Evropajan; kjo mund të ketë rëndësi vendimtare për të

ardhmen, sepse Bashkimi Evropjan, nëse është e nevojshme do të ishte i

pranishëm edhe ushtarakisht në rajone të ndryshme të botës.” 42

Sot Bashkimi Evropjan ka 15 anëtarë, me një popullsi të

përgjithshme mbi 370 milion banorë dhe paraqet forcë të vertetë

ekonomike, politike dhe ushtarake në botë. Kuptohet, me interesa të

përcaktuara qartë, në çka vendet anëtare i kanë matur mirë interesat e

tyre politike, strategjike, ekonomike dhe të sigurisë. Siguria nuk mund të

planifikohet dhe të ndërtohet vetëm në një pjesë të Evropës, por më

gjerë.

Organizata e sigurisë dhe bashkëpunimit evropjan (OSBE) sot ka

mëse 50 shtete dhe paraqet përpjekje reale për themelimin e mekanizmit

efikas për zgjidhjen e krizave në Evropë, sepse këtu edhe sot ende nuk

janë zgjidhur disa çështje dhe janë vatra të hapura, veçanërisht Ballkani

dhe Evropa Lindore, (viset në ish Jugosllavi, Bosnja e Hercegovina,

Kosova), ku është e nevojshme të ndërmerren edhe shumë punë për tu

formuar sistemi i sigurisë që do të verpojë në mënyrë efikase në tërë

Evropën.

Këshilli i Evropës sot shënon mëse 40 vende. Ideja për

eksistencën e kësaj organizate ka qenë për integrimin e vendeve të

Evropës, me qëllim që të arrihet një unitet politik, ekonomik dhe

ideologjik ndërmjet shteteve në bazë të parimeve të demokracisë

qytetare, me të vetmin qëllim – Evropë më të mirë dhe më të drejtë. 43

42

Die Presse, Vien, 28.01.1998

43 Shih. Këshilli i Evropës, Udhëzues i shkrutër i Konventave Evropjane

për të drejtat e njeriut.

52

Toleranca politike në funksion të paqës

Kreu i tretë III

Toleranca politike si kulturë

- faktor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit

1. Toleranca politike si faktor për ruajtjen e paqes

Për tolerancën në përgjithësi, e veçanërisht për tolerancën

politkke, mund të thuhejt se është pjesë e së drejtës së njohur të

dallimeve ndërmjet njerëzve. Dallimet dhe pranimi i ture paraqesin

zgjidhje për tolerancën dhe për domethënjen e saj. Atje ku nuk pranohen

dallimet dhe e drejta për ekzistencën e tyre, nuk njihet as e drejta e

tolerancës. Së këndejmi, nuk ka tolerancë pa i pranuar dallimet.

Toleranca politike nuk mud të zhvillohet jashtë lirive politike. Sa

do të jetë i zhvilluar koncepti i lirisë politike, aq do të jetë i zhvilluar

edhe koncepti ose teoria e domokracisë. Nëse toleranca politike në

kulmin e zhvillimit të vet është fëmijë i pashmangshëm , “fakt i

pluralizmit” 44 , atëherë kemi të bëjmë me lirinë politike dhe nuk mund të

përcaktohet jashtë teorisë së lirisë politike, e sipas kësaj edhe pa teorinë

e demokracisë.

Nga ajo që u tha mund të konkludojmë se nuk ekziston teori të

përkryera për tolerancën politike, porse ajo është e lidhur me konceptin

e lirive politike dhe me demokracinë. Ekzistojnë disa teori të ndryshme

për liritë politike dhe për demokracinë, por edhe shumë klasifikime të

ndryshme të teorive të tilla. Të rëndomta janë teoritë e participimit dhe

demokracive reprezentative. Gjithashtu, ka edhe ndarje të tjera, si për

shembull te K. Janda, i cili fletë për demokraci procedurale ose të

shumicës, përkatësisht për demokracinë pluraliste dhe substative, etj. Si

rrugë për tolerancë politike. 45

44 Mirjana Najçevska, Shteti juridik, faqe 114, List, Shkup,1995

45 Trajan Gocevski, Maqedonia neutrale nga vizioni deri në realitet,

Makedonska riznica Kumanovë, 1994

53

Nazmi Maliqi

1.1. Baza empirike e teorisë së

demokracisë dhe të tolerancës politike

Nga aspekti i temës që është objekt trajtimi, me interes të

posaçëm janë hulumtimet e shumta për demokracinë dhe për tolerancën

politike, të bëra nga një numër i madh teorikësh.

Si studim i parë relevant që merret me problemet e tolerancës

politike është ai i S. Stoufer, në të cilin janë prezentuar rezultatet e

hulumtimeve të tolerancës të bëra në disa grupe të shoqërisë amerikane.

Këto hulumtime kanë dhënë disa rezultate të përgjithshme, të

cilat kanë shërbyer si mbështetje ose për t’i korigjuar tezat e

demokracisë dhe të tolerancës politike. Si përfudime më të rëndësishme

të bëra në bazë të këtyre hulumtimeve, janë:

“Analiza krahasuese e kërkimeve për tolerancën politike tregoi

se opinioni në vitin 1955 ka qënë mjaftë jotolerant ndaj masave të dhëna

të tolerancës. Mesatarisht, rreth 60% e të hulumtuarve kanë qënë

jotolernat ndaj dukurive që janë hulumtuar. Kërkimet e mëvonshme, të

bëra në vitin 1970, treguan se të hulumtuarit kanë treguar nivel më të

lartë të tolerancës. Kështu rreth 55% nga të anketuarit kanë treguar

tolerancë ndaj objektit të hulumtuar. Konkuludimi është se në këtë

periudhë toleranca si fenomen e ka shtuar kapacitetin e vet dhe ka

treguar ndritje pozitive.” 46

Për këtë problematikë, J. Solivan me bashkëpunëtorët e vet, në

vitin 1980, në bazë të rezultateve të analizave dhe hulumtive të

deriatëhershme mundi të bëjë një dinstikcion në lidhje me qëndrimet e

një grupi të caktuar për tolerancën dhe i nxorri këto rezultate:

1. Numri më i madh i njerëzve janë jotolerant ndaj grupeve të

cilat i kanë zgjedhur vetë si të papranueshëm- të padëshirueshëm;

2. Arsimi nuk është lidhur në mënyrë të barabartë me

tolerancën, edhepse ka efekte pozitive ndaj procesit të tolerancës,

nëpërmjet ideologjisë ose nëpërmejt dallimeve që lidhen me individin,

vetërespektimin etj.

3. Participimi politik ka vetëm ndikim minimal ndaj nivelit të

tolerancës.

4. Ndikim të drejtpërdrejt në nivelin e tolerancës kanë dallimet,

siç janë- kërcënimet e dukshme, që vijnë nga grupet jotolerante, dhe

46

Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 25 dhe 39, Defemi, Zagreb 1993

54

Toleranca politike në funksion të paqës

përkrahja e normave të pranuara përgjithësishtë të demokracisë, siç janë:

barazia para ligjit, liria e fjalës, shansat e barabarta për të gjithë, etj. 47

Këto rezultate, të fituara nga hulumtimet e bëra për tolerancën

politike, u kanë shërbyer autorëve për të përmirësuar teoritë e

demokracisë prej viteve 1955 dhe gjer në ditët e sotme.

1.2. Kultura politike, demokracia

dhe toleranca politike 48

Të gjithë teorikët janë të mendimit se bazë për zhvillimin e çdo

shoqërie bashkohore është, në radhë të parë kultura politike, zhvillimi i

demokracisë dhe toleranca politike, si proces që gradualisht duhet të

përparohet dhe të studjohet si faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes

dhe sigurisë.

Gibsoni dhe bashkëpunëtorët e vet konsiderojnë se kultura

demokratike politike ka gjithësej shtatë subdimenzione themelore:

- Tolerancën politike, Lirinë dhe vlerësimin e saj pozitiv,

- Përkrahjen e normave të pranuara përgjithësisht të

demokracisë,

- Vetëdijen e zhvilluar për të drejtat demokratike,

- Të drejtën e dallimeve në mendime,

- Përkrahjen e mediumeve të pavarura, dhe

- Përkrahjen e institcioneve për zgjedhje të lira dhe me

përgjegjësi.

Kërkimet kanë treguar se pa praninë e tolerancës nuk mund të

realizohet epërsi politike në pozicionet dhe funkcionet politike në shtet

dhe se pa tolerancë rrezikohet legjitimiteti i regjimeve eksistuese.

Së kendejmi, demokracija duhet të jetë diç më tepër se sa

shoqërie e rëndomtë e atyre që kanë humbur dhe kanë ngadhnjyer.

Domethënë, nëse pushteti në shoqëri sillet sipas parimit të ngadhnimtarit

dhe të të humburit, në rrethanat e këtilla nuk ka vend për tolernacën. Në

raste të këtilla demokracia duhet të vë domosdo koncenzus në shoqëri

ndërmjet të gjitha grupeve, për të gjitha problemet me interes të publik.

Kjo është mjaft me rëndësi për shoqëritë ku një parti ka pushtet me

shumicë.

47 Ibidem (J.L. Gibson and R. Bingham, 1982)

48 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe faqe28-34, Defemi, Zagreb, 1995

55

Nazmi Maliqi

Në këtë drejtim zhvillohej edhe hulumtimi i Gibsonit për raportet

e qytetarëve ndaj të lirive politike, përkatësisht, në mundësinë e

veprimit të lirë politik në kontekst të lirive të kufizuara, të cilat duhet të

vijnë nga sistemi i pushtetit dhe në kontekst të mardhënjeve

ndërpersonale, në të cilat gjendet individi në jetën e përditshme. Me këtë

rast, si bazë e merrë përkufizimin liberal, sipas të cilit liria kuptohet si

aftësi e individit lirisht të zgjedhë dhe të ndjekë qëllimet e veta, pa

kufizime dhe presione të jashtme. Nga kërkimet e bëra në SHBA dhe në

Rusi, Gibsoni ka dashur të fitojë përgjigjen se a është toleranca politike

në strukturën e kulturës demokratike politike test themelor për

efikasitetin e saj në instalimin, zhvillimin dhe raujtjen e demokracisë. 49

Sipas kësaj, toleranca duhet të nxitet, të kultivohet te qytetarët, e

pastaj te politikanët, me të vetmin qëllim për zhvillimin e bashkësisë,

sepse liria nuk është e vërtetë apsolute dhe njëmendësi, por pluralizëm,

individualizëm dhe marrëveshje e civilizuar për interesat e përbashkëta.

Në këtë drejtim toleranca zë vend të rëndësishëm.

Në këtë aspekt, pikëpamjet e Zhelu Zhelevit për rëndësinë e

kulturës, demokracisë dhe toelrancës politike dhe kulturës politike të

populli janë:

“Rëndësi të madhe për kulturën politike të populit kanë bazat e

tij morale, si dhe traditat e tij kulturore e historike. Në këtë aspekt, sa më

e lartë të jetë kultura politike e një populli, aq më të mëdha janë shanset

e tij për të përmirësuar shemën, duke zëvendësuar diktaturën ushtarake.

. . Është e mundshme që gjithashtu një vend që është nisur rrugës së

transformimit, qoftë për shkak të mungesës së kulturës politike ose për

shkak të kombinimeve të pamjaftueshme të elementeve që e formojnë

kulturën politike, të nxjerrin transfomimet në rugën e diktaturës

ushtarake, thjeshtë të gjunjëzohet para presioneve të brendëshme të

reformës…” 50

Sjelljet që dalin jashtë kufijëve të kulturës elementare politike

dhe tolerancës si duket flasin për keqpërdorimin e pozitave të

politikanëve, funkcionerëve dhe paraqesin mosrespektim të vlerave

demokratike si pasuri e përgjithshme të civilizimit. Në veprimin politik

të një opcioni të caktuar politik nuk duhet të shkohet në qërim hesapesh,

duke lënë anash tolerancën politike.

49 Vladimir Vujçiq, Kultura politike, Alinea, Zagreb 1993

50

Zhelu Zhelev, Fashizmi, Misla, Shkup, 1993

56

Toleranca politike në funksion të paqës

Për realizimin e kësaj detyre jo aq të lehtë, çdo shtet që

angazhohet të jet demokratik, domosdo duhet t’i marrë parasysh

parimet demokratike.

1.3. Tranzicioni demokratik

dhe toleranca

Dimenzioni parimor i demokracisë përbëhet nga të bindurit e

qytetarëve se vendimet politike dhe ndryshimet politike, edhe në kushtet

të krizave serioze politike dhe ekonomike, duhet të zbatohen në pajtim

me parametrat e kushtetutës dhe të formulave të vendosur

demokratikisht dhe juridikisht. Shanset për konsolidimin demokratik

janë proporcionalisht të barabarta me numrin e qytetarëve që besojnë në

parimet e mënyrës demokratike të zgjidhjes së problemeve politike dhe

ekonomke, dhe në përgjithësi në parimet demokratike të organizimit të

jetës së përgjithshme . 51

Ky dimension i demokratizimit është i ndryshueshëm. Drejtimet

dhe format të profilimit të tij varen si nga vetitë e rëndësisë, kultura

politike e trashiguar (në radhë të parë nga qëndrueshmëria e saj), ashtu

edhe nga situatat dhe proceset në disa sfera të preokupimit dhe

reprodukimit të jetës së përditshme të njeriut në shoqëritë e caktuara.

Në aspektin e dimenzionit dispozicional të demokracisë, mjaft

me interes paraqitet çështja e mundësive dhe drejtimeve të transformimit

të dispozicinit dhe vetëdijes së dikurshme, në esencë autoritare, ndërsa

sipas disa vlerësimeve më kritike edhe politike totalitare. 52

Hulumtimi i parakushteve për tranzicionin demokratik, tregojnë

raportet ndaj institucioneve demokratike, të kushtëzura nga të arriturat

aktuale në planin e tranzicionit demokratik, veçanarisht nga mundësit e

punësimit, favorizimit të punës, standardi jetësor dhe efekasiteti i lidhur

me to me insitucionet në realizimin e problemeve shoqërore. 53

Ndikimi i këtyre proceseve ndaj raportit dispozicional të

demokracisë është përcjellur nga faktorë të ndryshëm demografik,

51

Juan Lindc dhe Alfred Stepan, në librin Probleme të demokracisë, tranzicionit dhe konsolidimit, duke

përbledhur rezultatet e kërkimeve të veta dhe të të tjerëve për demokracinë në shumë vende të Evropës

jugore, Amerikës jugore dhe të Evropës paskomuniste, tregojnë se tranzicioni demokratik ka tre dimenzione,

kushtetues, dispozicionin dhe bihevioral.

52

V.Gati Autonomija politike e Shoqërisë jugosllave, Naprjed, Zagreb,1995

53 S.M Tipset, Kushtet Ekonomike të demokratizimit, Amerikan sociologal

Review.

57

Nazmi Maliqi

social, ekonomik, kulturor, dhe sociopsikologjik. Sipas këtyre njohurive,

në hulumtimin e raporitit dispozicional ndaj institucioneve të reja

demokratike është hulumtuar edhe në aspektin e lidhshmërisë së tij me

seksin, moshën, profesionin, arsimin dhe vendin e banimit të të

hulumtuarve…

Aktiviteti paqësor i intelegjencës i përfshirë në proceset politike

do të thotë konsolidim i shoqërisë qytetare në dobi të tolerancës

politike.

1. 4. Liritë politike

Pas tmerreve, vdekjeve dhe shtypjes në Luftën e Dytë botërore,

në bashkësinë ndërkombëtare lindi vullnet i ri politik për t’i siguruar të

drejtat dhe liritë e njeriut.

Në Kartën e Kombeve të bashkuara, të nënshkruar në vitin

1945, vendet anëtare vërtetuan besimin e vet në të drejtat dhe liritë

themelore të njeriut, në dhjetor të vitit 1948. Në Kuvendin e

përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara u soll Deklarata e përgjithshme

për të drejtat e njeriut. Ky dokument historik vertetoi se respektimi i të

drejtave të patjetërsuara të individit është bazë për liri, drejtësi dhe paqe,

duke vënë standarde që duhet të respektohen nga të gjitha kombet dhe

popujt. Deklarata e përgjithshme proklamonte se të gjithë njerëzit kanë

lindur të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe drejtësi. Ata kanë të drejtë ti

gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë të përfshira në Deklaratë “pa marrë

parasysh racën, ngjyrën, seksin, gjuhën, besimin fetar, mendimin politik

dhe mendimn tjetër, prejardhjen kombëtare ose sociale, gjendjen

materiale, lindjen ose ndonjë status tjetër.” 54

Konventa evropjane për të drejtat e njeriut, si garancë

ndërkombëtare e nënshkruar nga ministrat e 15 vendeve evropjanë më 4

nëntor të vitit 1950, hyri në fuqi më 3 shtator të vitit 1953 dhe deri sot

është ratifikuar nga shumë vende anëtare të Këshillit të Evropës.

Konventa paraqet gurthemelin në zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare

për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Me konventë janë

garantuar: e drejta e jetës së çdo qytetare e mbrojtur me ligj; asnjë nuk

duhet t’i ekspozohet torturës, sjelljes jonjerëzore ose nënçmimit apo

54

Përmbledhje dokumentash ndërkombëtare, Gazeta zyrtare e Republikës së

Maqedonisë, Shkup,1992

58

Toleranca politike në funksion të paqës

dënimit; çdo njeri ka të drejtën e lirisë dhe sigurisë; çdo njeri ka të

drejtën e respektit të jetës së vet private dhe të jetës familjare; çdo njeri

ka të drejtën e mendimit të lirë, vetëdijes dhe bësimit fetar; çdo njeri ka

të drejtën e shprehjes së lirë etj.

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë i garanton liritë politike

të qytetarëve në vend pavarsisht nga seksi, raca, prejardhja kombëtare

dhe sociale, bindja politike dhe fetare etj.

Për realizimin e këtyre të drejtave dhe lirive, janë të nevojshme

aktivitete të mirëfillta demokratike nga strukturat legjitime

(demokratike) të cilat duhet të udhëheqin me shtetin.

E drejta, të gjithë të barabartë dhe të njejtë

- E drejta e barazisë, në radhë të parë përfshin barazinë politikejuridike

të qytetarëve dhe ka të bëjë me mohimin e çdo diskriminimi të

qytetarëve sipas ligjit dhe në të gëzuarit e të drejtave politike.

- Të drejtën të gjithë të njëjtë Kushtetuta e shpreh me formulimin

se qytetarët janë të njejtë në liritë dhe të drejtat , pavarsisht nga seksi,

raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja nacionale dhe sociale, bindja politike

dhe fetare, gjendja materiale dhe shoqërore dhe se ata janë të njëjtë para

ligjeve. Kjo është një nga të drejtat më të rëndëishme, sepse kjo është

një nga vlerat themelore për realizimin e të gjitha lirive dhe të drejtave

të njeriut dhe në esencën e vet mohon diskriminimin, privilegjet e çdo

lloji dhe të çfarëdolloj baze.

- Veprimi politik është me rëndësi të veçantë nëse mund të

sigurohet forcimi i tolerancës, mirkuptimit të ndërsjellë, dialogut,

respekti i ndërsjellë dhe besimi i besimi i qytetarëve të prajardhjeve të

ndryshme etnike dhe kombëtare.

- Në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë liritë dhe të drejtat

qytetare dhe politike janë përfshirë në kaptina të veçanta për të drejtat

dhe liritë themelore të njeriut dhe qytetarit.

- Barazia, pa marrë parasysh kombësinë, është me rëndësi të

veçantë për shtetet shumëkombëshe sepse e përjashtojnë pozitën

privilegjuese të ndonjë kombi në baz të numrit të tyre.

59

Nazmi Maliqi

Liria e të menduarit dhe e përcaktimit

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e garanton lirinë e

bindjeve, ndërgjegjes, të menduarit dhe shprehjen publike të të

menduarit (neni 16, alinea 1.). Në fakt, fajala është për dy liritë, të cilat,

për shkak të resiprocitetit të tyre, gjithnjë janë shprehur nëpërmjet një

përcaktimi kushtetues.

Liria e të menduarit, si liri me e vjetër e njeriut, është objekt

garancioni në të gjitha deklaratat e lirive të njeriut dhe në një numër të

madh të kushtetutave demokratike. Ajo është formualuar si e drejtë e

njeriut në luftën për personalitetin e njeriut kundër injorancës zyrtare

dhe të imponuar dhe kundër të gjitha indoktrinimeve intelektuale dhe

morale.

Liria e të menuarit jo vetëm që është liri themelore e njeriut dhe

kusht themelor për eksistencën e njeriut si qenje e vetëdishme humane,

por ajo njëkohësisht është edhe sypozim dhe kusht për të gjitha liritë dhe

të drejtat tjera. Pa këtë liri njerëzimi shumë vështirë ose aspak nuk mund

të arrijë në njohur progressive në asnjë fushë të shoqërisë dhe të

krijimtarisë. Kjo gjithashtu ka të bëjë edhe me liritë e tjera politike,

dmth. Me liritë në bazë të të cilave njeriu bëhet bartës i aktiviteteve

shoqërore e politike. Në lirinë e mendimit mbështeten të gjitha liritë në

arsim, shkencë në krijimtarinë e përgjithshme kulturore dhe politike.

Paralelisht me lirinë e të menduarit, kushtetuta garanton edhe

lirinë e përcaktimeve të njeriut. Liria e ndërgjegjes historikisht paraqitet

në luftën kundër monopoleve religjioze, duke përfshirë këtu edhe

monopolin në sferat morale dhe intelektuale të njeriut. Liria e

përcaktimit do të thotë mundë e pakufizuar që njeriu të përcaktohet, pa

presione dhe detyrime nga jashtë, se a do të pranojë një pikpamje të

caktuar filozofike dhe ideore, morale dhe politike, pavarsisht nga

shkaqet dhe motivet. Nëse liria e ndërgjegjes përfshin të drejtën e njeriut

për integritet të brendshëm dhe moral dhe për të shprehur ndjenjat dhe

pikpamjet personale në pajtim me atë integritet, atëherë liria e

përcaktimit, si shprehje më e gjerë dhe më bashkohore i lirisë së

ndërgjegjes, ka kuptimin e së drejtës së mendimit dhe veprës së vet , të

60

Toleranca politike në funksion të paqës

fjalëve dhe të sjelljeve,- e drejtë e uniteit moral dhe të integritetit të

përsonalitetit të njeriut. 55

Çdo shtet, kjo vlen edhe për Republikën e Maqedonisë, nëse

dëshiron sinqerisht të hyjë në strukturat e sigurisë evroatlantike, duhet të

pranojë disa ndryshime edhe në kushtetutën e sotme, në drejtim të

ndërtimit të stabilitetit afatgjat të brendshëm.

Probleme të përkufizimit të politikës

Varësisht nga baza nisëse, eksistojnë shumë përkufizime për

politikën. Nga këto qasje rrjedhë edhe përkufizimi apo edhe definicioni

nga autor të ndryshëm thuhet se: “Politika përfshin tërësinë e atyre

proceseve, raporteve dhe institucionev në të cilat realizohet rregullimi i

ndërgjegjshëm i situatave dhe interesave konfliktuoze dhe në të cilat

vendoset për gjërat e përbashkëta dhe aktivitetet jetësore të një

bashkësie të përgjithshme shoqërore”. 56

Përcaktimi konceptual i kategorisë së poltikës

Nëse i bëjmë një pasqyrim të përgjithshëm shkencor pikpamjeve

për politikën, do të konkludonim se eksiston një laramani e madhe në të

kuptuarit e këtij koncepti. Mendimet shpesh shprehen me pikpamje

ideore të prgjithsme. Mund të thuhet se është shumë vështirë, por edhe

me përgjegjësi, për t’iu rrekur një sitematizimi kritik e njëkohësisht

shkëncor të këtyre pikpamjeve. Pikpamjet janë përdorur në mënyra të

ndryshme, por edhe janë keqpërdorur, sipas nevojave praktike politike.

Marrë në përgjithësi, zhvillimi i deritashëm i mendimit politik tregon se

është shumë vështor të gjendet një kriter përlatës në bazë të të cilit do të

bëhej një sitematizim i pikpamjeve për politikën. 57

Politika dhe përmbajtja e saj 58

Tanimë është bërë shprehi që gjatë përcaktimit të etimologjisë së

fjalëve të niset nga shpejgimi i fjalëve greke. Fjalët politicos, politis

55

Shih, Kushtetutën e RM, Gazeta zyrtare e RM, Shkup,1991

56 Mirjana Najçevska, Shteti juridik, faqe 43-44, List, Shkup,1995

57

Shih, Glen Tinder, Mendimi politik, Tiranë, 1993

58 Shih, Stevan Gaber, Politika dhe Shkenca politike, faqe 7-10, Nasha kniga,

Shkup,1975

61

Nazmi Maliqi

kryesisht kanë të bëjnë me punë publike, me gjëra që lidhen me shtetin.

Por, gjatë përcaktimit se çështë shtetrore dhe jashtë shtetit, autorë të

ndryshëm i marrin parasysh përmajtjet që vijojnë të politikës:

- Qëllimet dhe detyrat e shtetit, me çrast, sipas disa autorëve do

të shtereshte ideja për politikën. Por, kjo është mjaftë larg nga proceset

në të cilat zhvillohet politika,

- Metodat dhe mjetet politike për mbrojtjen e interesave të dikujt.

Por, menjëherë mund të shihet se ka dallim të madh ndërmjet qëllimeve

dhe detyrave dhe metodave dhe mjeteve për realizimin e këtyre

qëllimeve apo detyrave. Si duket, këtu ka shumë derdhje të paqart; nuk

ka ide të plotë në lidhje me esencën e politikës.

- Pjesmarrje në punët e shtetit. Pjesmarrja nuk e përcakton aq sa

duhet funkcionin të atij që merrë pjesë në punët shtetrore. Pjesmarja

mund të jetë profesionale, joprofesionale dhe rutinore.

- Të orjentuarit, shfrytëzuarit dhe përvetësuarit e pushtetit në një

soqëri, në interes të një bashkësie shtetrore.

Përcaktimet e përgjithshme të përmbajtjes së konceptit politikë

janë:

- Politika si formë e luftës për pushtet,

- Politika si unitet integrues i shumë faktorëve. 59

Politika si formë e luftës për pushtet

Përcaktimi më i shpeshtë i politikës është ai që këmbëngulë në

lidhjet e politikës me luftën për pushtet. Sipas këtij përcaktimi, politika

shfaqet si institucion konkret historik lidhur me situatat nëpër të cilat

koalon pushteti. Në instancë të fundit, ky përcaktim i politikës,

kryesisht, lidhet me luftën për të vepruar dhe për të pasur pozita në shtet.

Sipas disa autorëve, ky përcaktim i politikës (si formë e luftës

për pushtet) paraqet të ashtuquajturin përkufizim negativ. Negativ në atë

aspekt, që vendi i politikës në mekanizmat e shtetit, të pushtetit, të luftës

për pushtet e tjera, është i dorës së dytë, i përzjerë, i kushtëzuar në raport

me realizimin e disa qëllimeve të ardhshme, jashtë përditshmërisë

politike. 60

59

Shih, Stevan Gaber, Politika dhe Shkenca politike, faqe 7-10,

Nasha kniga, Shkup, 1975

60

Ibidem, faqe,19-23

62

Toleranca politike në funksion të paqës

Politika si unitet integrues i shumë faktorëve

Për politikën në mënyrë të popullarizuar thuhet se “ajo i shpreh

qëllimet dhe detyrat të zbatuara nga klasat shoqërore në luftën e tyre për

interesat e tyre; ajo i shpreh metodat dhe mjetet me ndihmën e të cilave

këto interesa ruhen dhe mbrohen. 61

Në kompleksin e aspekteve të ndryshme me të cilat përpiqet të

përcaktohet politika, gjatë zhvilimit historik të mendimit politik, mund

të veçohen këto aspekte më të cilat është shpjeguar politika: Aspektet

morale-religjioze, aspektet rasionale-ekonomike, aspektet formalelogjike,

aspektet teorike etj.

Në jetën praktike haste edhe një mendim i veçantë për politikën.

Ai është motivuar nga një komponentë më e gjerë massive për kuptimin

e kategorisë së politikës (si shprehje e participimit në realizimin e

politikës). Mund të bëhet fjalë për të ashtuquajturin aspect demokratik

në përcaktimin e konceptit të politikës në përmasa të gjera, por ai është i

papërshtatshëm si bazë në të cilën do të ndërtohej koncepti shkencor për

kategorinë e politikës. Në të përzihet kategoria me bartësin e saj

subjektiv. Në pikpamjen klasike-politike, një mendim i tillë lidhet me

sistemin pluralsit shumëpartiak. 62

1.5. Ballansimi politik

Gjersa në politikën dhe mardhënjet botrore sundonte kryesisht

lufta e ftohtë, pothuesjse të gjitha problemet dhe konfliktet shiheshin

nën prizmin e interesave të dy superfuqive. Takimet në nivele të larta

kishin gjithnjë rëndësi të madhe , me çka priteshin, ose

paralajmëroheshin kordinatat e mëtejshme të politikës botrore ndërmjet

dy blloqeve dhe udheqësve të tyre. Situata e tashme në mardhënjet

ndërkombëtare e ka ndryshuar rrënjësisht, prandaj edhe bisedat ndërmjet

Bill Klintonit dhe Boris Jelcinit, apo edhe takimet në Vashington apo në

Moskë nga pasëardhësit e tyre më vonë, nuk do të paraqesin ndonjë

senzacion të madh apo spektakël politik.

Edhe përkundër mospajtimeve për barazinë dhe pavarsinë e

SHBA dhe Rusisë, nga pala ruse është përkrahur iniciativa që pesë

forcat bërthamore në botë të nënshkruajnë një marrëveshje të re për

61

Ibidem, faqe 25-26

62

Ibidem

63

Nazmi Maliqi

çarmatimin bërthamor dhe për ndalimin e provave bërthamore, si dhe

pakësimin e mëtejshëm të armëve strategjike amerikane dhe ruse. Në

takimin Klinton – Jelcin në Samitin e Uashingtonit, në shtator të vitit

1994, u përkrahën vlerësimet se është arritur shumë në konkretizimin e

aktiviteteve të përmendura më lartë dhe se ato duhet të rriten në interes

të së ardhmes dhe paqes në botë. Në këtë takim në nivel të lartë në

Uashington, Rusia për herë të parë ngiti zërin lartë se kujdes i saj

parësor është sigurimi i paqes dhe rendit në ish republikat sovjetike dhe

te fqinjtë e saj. Gjithashtu, në kuadër të temave kryesore gjendet edhe

përparimi i reformave në Rusi dhe zvogëlimi i arsenalit bërthamor të të

dy vendeve, me çrast Klintoni kërkoi nga parlamenti rus të ratifikojë

Marrëveshjen e reduktimit të mëtejshëm të armëve strategjike

bërthamore STARTt-2 . 63

Pothuejse në të gjitha takimet në nivel të lartë të superfuqive, në

kuadër të temave politike, siç transmetojnë mjetet e informimit, nuk

lehet anash Gadishulli Ballkanik, ndërsa me të edhe vatrat e krizës dhe

të luftës, me thirrje për kompromis, që do të ishte në të mirë të paqes,

sigurisë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet vendeve dhe

popujve të rajonit, dhe jo vetëm ndërmjet vendeve fqinje.

1. 6. Politika dhe etika si faktor për krijimin e

rrethanave të (mos)tolerimit

Sfera e politikës dhe e sigurisë pa dyshim se janë segmente të

pandara, apo segmente të lidhura ngusht njëra me tjetrën, që paraqesin

edhe një pasqyrë më të qart për sigurinë edhe nga këndi politik. Disa

pikpamje fenomenin e politikës e fusin në sferën e komunikimit

ndërnjerëzor, ndërsa në lidhje me këtë, duke theksuar komunikimin në

mardhënjet politike, politikën e shpjegojnë së bashku me mjetet e tjera

të komunikimit, siç janë për shembull, gjuha, shtypi, mediumet massive,

reklamat etj.

Mjetet e informimit ndihmojnë në mënyrë me efektive të

realizohet politika e orgnizuar massive, por ato nuk mund të barazohen

me përmbajtjen e politikës. Mjetet e komunikimit, me infomimin e vet

të arsyedhëm dhe të parsyeshëm apo të mëngët, mudn të ndikojnë

63

Shih, Slobodan Dimishkovski, Lufta, ushtria dhe politika, faqe 281-318

Globus, Shkup, 1994

64

Toleranca politike në funksion të paqës

pozitivisht dhe negativisht ndaj cilësisë dhe tempos në realizimin e një

politike. Por ata nuk mund ta krijojnë politikën, nëse ajo nuk është

nevojë potenciale e njeriut dhe interes historik i njerëzve.

Shpjegimi i politikës në kuptimin e anticipimit humanitar, ashtu

si shpjegimet e tjera të ngjajshme të kësaj kategorie, është largë

shpejgimit të vërtetë të një varg situatash nëpër të cilat realizohet

politika e vërtetë e jetës shoqërore. Këto situata, siç na mëson historia,

tërhejqin në vetvete edhe një terminologji të caktuar. Pasi shënojnë edhe

konstelacione konkrete istorike të politikës dhe jetës politike, brenda në

shoqërinë e polarizuar klasore, në kuptimin ideor, shpiejnë edhe në

modifikime dhe devijime të ndryshme në mendimin tonë për politikën.

Praktikisht, ato shënojnë dimenzionimin konkret historik të politikës të

lidhura me zgjidhje të shumta rutinore-teknike gjatë realizimit të saj

nëpërmjet institucioneve përfaqësuese klasore, përkatësisht shtetërore.

Prandaj, historia më e re e shoqërisë klasike klasore është e mbushur me

një numër të madh kategorish, të cilat kanë marrë edhe termat e tyre të

këtij lloji: “shtet politik”, “reprezentim politik”, “strukturë politike”,

“pushteti politik”, “sfera politike”, “kushtetuta politike”. etj. 64

Në praktikë nuk është vështir të tregohen lidhjet e domosdoshme

ndërmjet moralit dhe stabilitetit në sistemin politik, por në teori nuk

është lehtë të tregosh të gjitha kundërthënjet në raport me: ideologjinë,

politikën dhe moralin.

Përveç kësaj, çdo aktivitet shoqëror, veç natyrës së vetë të

veçantë në vetvete përmban edhe përmbajtje morale dhe politike. Por,

prania e elementeve morale dhe politike në të gjitha aktivitetet shoqërore

të njerëzve, natyrisht, nuk do të thotë se nuk eksistojnë fusha të pavarura

morale dhe politike dhe se ndërmejt tyre nuk ka kontakte, lidhje dhe

ndikime të veçanta.

Pasi, politika bëhet dhe realizohet kryesisht në përmasa të gjera,

ngjarja politike gjithnjë mban në vetvete përfaqësim, dmth,. realizohet

politikisht në memër të dikujt, në emër të diçkaje, të diçkaje që që

shtrohet si “interes publik”. Por, në lidhje me anën përfaqësuese të

politikës, në kuptimin moral për politikën dalin pasoja të rëndësishme.

Përfaqësimi politik, në instancë të fundit, objektivisht sjellë rreziqe për

kualicion me ata të cilët duhet ti përfaqësojë. Kjo do të thot se në

përfaqësimin politik është sjellje potenciale jo morale. Në këtë kuptim,

64 Stevan Gaber, Politika dhe shkenca politike, faqe 30-36, Shkup, 1975

65

Nazmi Maliqi

shteti, si përfaqësues më i lartë dhe më eminent i partisë në pushtet , për

të gjithë ata që veprojnë në të, kijon kushte për jomoralitet në politikë.

Në varshmëri nga mundësia që konkretisht të formulohet,

politika mund të jetë jopraktike dhe praktike për zgjidhje ditore. “Ja, pra

pse njerëzit nuk do të jenë në gjendje të masin në mënyrë konkrete

vlerat e sajë morale. Sepse dimenzionet kohore të politikësmund të

ndikojnë për shqyrtimin e sjelljeve politike në aspektin e moralit .” 65

Në lidhje me problemin moral-politikë, me interes të veçantë

është parimi i vjetër jezuit: qëllimi i arsyeton mjetet. Në politikë me

rëndësi të jashtëzakonshme është raporti ndërmjet mjeteve dhe qëllimit,

sepse në bazë të këtij raporti mund të krijohen kritere të ndryshme

morale.Para së gjithash, qëllimi mund të jetë moral, por mund të jetë

edhe amoral. Por, nga ana tjetër, edhe mjetet nëpërmjet të së cilave

duhet të realizohet një qëllim i moraltë mund të jenë të tilla që e

tjetërsonë anën morale nga qëllimi. Domethënë, në kuptimin moral muk

mund të ketë mospajtim ndërmjet qëllimit dhe mjeteve të tij.

Raporti moral-politikë ndonjëherë shtron edhe dilema të tjera.

Kështu, për shembull, moraliteti i politikës, jo pa arsye shpesh lidhet

me mendimin për humanizmin. Por, në raportin e kundërt, dilema sjellë

mendimi i përfaqësuar apstrakt për humanizmin. Sepse, mjetet më të cila

shërbehet politika mund të dallohen, por edhe në forma dhe intenzitete

të ndryshme të ndikojnë në njerëzit që t’i konsiderojnë si johumane. Në

këtë kuptim, shpesh ndodh që forma ushtarake e intervernimit si veprim

të shpallet edhe si humane. (E dretjta ndërkombëtare humanitare)

Përveç kësaj, duhet kuptuar edhe karakteristika eminente e të

gjitha shkencave shoqërore, e cila është theksuar posaçërisht në

shkencën e politikës. Në të gjitha këto fusha (të shkencës), nëpërmjet

veprimit të ligjeve objektive, momenti relativ është theksuar në mënyrë

specifike. Ky është supozim themelor për një qasje serioze

metodologjike në këto fusha shkencore , veçanërisht në fushat e

mardhënjeve politike. Por, nëse duam të nënvizojmë metodologjinë

specifike, që është karakteristike për shkencat shoqërore në raport me

ato ekzakte, kjo asesi nuk d të thotë se përpiqemi për relativizim në

shkencat shoqërore. Veçanërisht për fushën politike është me dobi të

kuptohet se emërimi i prezentimit programor nga ana e vet, kalon nëpër

kundërthënje të karakterit human, ideor dhe metodologjik. E gjithë kjo i

65

Stevan Gaber, Politika dhe shkenca e politikes, faqe 68-80,

Nasha Kniga Shkup, 1975

66

Toleranca politike në funksion të paqës

jep materjes shoqëroro-politike një veçori dhe dinamikë të posaçme e

cila respektohet në analizat e teorive të ndryshme. 66

Përfundimisht, çështja e anës morale dhe jomorale nuk shtrohet

vetëm në politikë (kuptohet në kuptiminmë të ngushtë të fjalës, si sferë e

orjentimit të njerëzve) , por edhe në drejtësi, ekonomi, letërsi, art dhe

estetikë në përgjithësi. Nuk duhet harruar se në një masë të caktuar ndaj

anës morale në politikë, në njëfarë mënyre ndikojnë edhe elementet e

romatizmit të pranishëm objektiv në të. Politika realisht nuk mund të

ekzistojë nëse në një farë mase nuk frymëzohet nga romantizmi.

Dalldisja romantike (përdhosja) lehtë mund të transformohet në

politikë jomorale.

Politika, filozofia dhe sociologjia

Pa frymëzim filozofik dhe sociologjik, politika është e dënuar të

bjerë në pragmatizëm dhe të humbë perspektivën politike. Për këtë S.

Gaber shprehet se “Këtë veçanërisht e theksojmë sepse një qëndrim i

dokumentuar shkencor politik është i pamundur pa koncept filozofik,

përkatësisht teorik shkencor për raportet e vlerave njerëzore dhe pa

krijimin e kushteve të organizuara, një sistem i tillë nuk mund të

realizohet. Pra, kufinjtë filozofik dhe politik përcaktohen shumë

veshtitrë. Por, nuk duhet harruar edhe diç; historia është plotë shembuj

që tregojnë se një numër i madh regjimesh reakcionare janë mbështetur

në apsolutizimin e një pikpamje filozofike. 67

I padiskutueshëm është edhe rroli i sociologjisë si shkencë mbi

shoqërinë, në hulumtimin e zhvillimeve shoqërore dhe për raportet në

mes grupeve të caktuara, raportet në mes individëve, ndryshimet

zhvillimore, hulumtimi i fenomeneve të caktuara në shoqëri etj.

Padyshim se, përmes hulumtimeve shkencore nga disa degë të

Sociologjisë 68 mund të përcaktohen edhe koncepte më të qarta për

kuptimin që ka paqa, toleranca, zgjidhjeve paqësore të konflikteve etj.

66 Podunavac Milan, Morfologjitë themelore të rëndësishme të interesave

politike në shoqërinë jugosllave

67

Sevan Gaber, Politika dhe shkenca politike, faqe 85, Nasha Kniga, Shkup, 1975

68 Sociologjia e familjes, sociologjia politike, e komunikimeve, sociologjia

e moralit, e kulturës, e arsimit, sociologjisa politike, sociologjia ushtarake,

sociologjia juridike, etj.

67

Nazmi Maliqi

Psikologjija politike

Politika në jetën e njerëzve është shprehje e disa qajeve të tyre të

vetëdishme ndaj problemeve dhe interesave të përditshme. Mënyra e

zgjidhjes së tyre i shpreh motivet dhe kërkesat e tyre të shumta të

formuara në praktikë. I mbështetur, në radhë të parë në ekspozimin e

tyre material e klasor, akcioni politik merrë përcaktimin e vet nëpërmjet

nevojës së sjelljes masive, balansimit dhe organizimit programor.

”. . . Sjellja masive e njerëzve është si rezultat i njohurive të tyre

për interesat dhe nevojat e përgjithshme dhe historike. Por, pasi interesat

dhe nevojat dalin nga nga kushtet e ekzistencës konkrete materiale dhe

shpirtërore, të cilat për të gjithë njerëzit nuk mund të jenë të njëjta,

kundërthënjet socilae-politike janë bazë evidente për konflitktet e tyre

politike.” 69

Rruga e sjelljes indivividuale në atë të vetëdijshme kolektive dhe

masive nuk është krejtësisht e drejtë. Pozicioni social, në masa relative

mendimet e formuara publike, ndarjet politike, paragjykimet, kriteret

dhe masat e sjelljes së grupeve, shtresave klasore- paraqesin bazën e

sigurtë në të cilën subjektet i ballancojnë interesat dhe nevojat e tyre.

Të gjitha këto gjendje relative janë me rëndësi të

jashtëzakonshme për psikologjinë politike. Për shkak të objektivizimit të

tyre relativ, ekziston mundësia që nëpërmjet metodave dhe teknikave të

shkencës bashkohore të mund të njohen në përgjithësi. Nëse nëpërmejt

një studimi përmbledhës shfrytëzohen rezultatet e asaj teknike

(hulumtimet e mendimit publik, anketat, intervistat, shkalla e sjelljes

etj.) të bëjnë që praktika politike të fitojë një pasqyrë më reale për

psikologjnë politike të masave. 70

Shkencat politike

Sipa lëndës së saj, shkencat politike hulumtojnë lëmi

fundamentale të cilat kanë peshë në organizimin e shoqërisë, hulumtojnë

strukturat e sistemit politik, nga sfera politike, me përfshirjen e dukurive

shoqërore në to, të cilat kanë të bëjnë me disa probleme kyçe siç janë:

69

Podunavac Milan, Morfologjitë themelore të rëndësishme të interesave

politike në shoqërinë jugosllave

70

Sevan Gaber, Politika dhe shkenca politike, faqe 46-50,

Nasha Kniga, Shkup, 1975 (Studimi psikologjik i sjelljes në grupe, Beograd, 1978)

68

Toleranca politike në funksion të paqës

kush e organizon shoqërinë, si dhe kush udhëheq me shoqërinë dhe si

janë ndërtuar raportet në mes individit dhe bashkësisë apo shoqërisë.

Nëse hulumtohen raportet e individit me shoqërinë, veprimit të

forcave të llojllojshme politike, diferencimi dhe promovimi i vlerave të

përbashkëta për ndërtimin e një shoqërie stabile, pa dyshim se edhe në

këto hulumtime toleranca do të paraqetit si faktor në identifikimin e

vlerarave dhe limiteve të caktuara për identifikimin edhe të jo vlerave. 71

Ajo, në fakt është aspekti i vërtetë i përpjekjes të shkencave politike që

të arrijnë qëllimet të cilat i kanë proklamuar në njohjen e fenomeneve të

ndryshme dhe atyre politike, për funksionimin apo organizimin e

shoqërisë. 72

1.7. Faktorët e aktivitetit politik 73

Nëse hulumtohen raportet e individit me shoqërinë, veprimit të

forcave të llojllojshme politike, ndryshimi i raporteve në shoqëri duke e

përfshirë edhe rrolin e politikës, pa dyshim se edhe në këto hulumtime

faktorët e aktivitetit politik do të paraqeten si faktor në identifikimin e

vlerarave dhe limiteve të caktuara organizative.

Aktiviteti politikë përcaktohet nga një varg faktorësh. Ato mund

ti identifikojmë si: faktori- njeri, faktori- qëllim, faktori- organizim,

faktori-natyra e problemit politik, faktori-mjete. Shpejgimi i raportit të

faktorëve relevant për aktivitetin politik, në kontekst të konfliktit politik,

dhe me këtë edhe të raporteve të forcave, paraqet njërin nga problemet

më qënësor të teorisë dhe praktikës politike dhe në këtë kuptim i

kushtohet kujdes i veçantë.

Faktori njeri është përbërje kryesore e aktivitetit politik. Me

profilin e vet psikologjik, kulturor, intelektual dhe moral, njeriu është

përcaktuesi i vërtetetë i politikës, i tajtuar si qëndrim aktiv ndaj realitetit

që na rrethon.Prandaj duke e aktualizuar këtë faktor, në fakt flasim për

71 Sevan Gaber, Politika dhe shkenca politike, faqe 101-103,

Nasha Kniga, Shkup, 1975

72

Marrë nga Ali Dida, Fillet e Sociologjisë, faqe 278, Univerziteti i Tetovës, Tetovë, 1997. Erik Vajl,

Filozofia politike, Vepër e cituar, faqe 32 “Shkenca politike është si çdo shkencë tjetër. Për disa autorë kjo

shkencë është një shkencë sintetike, në suazat e shkencave shoqërore. Politikologjia, shkenca mbi politikën,

ka për detyrë harmonizimin e proceseve të ndryshme të shumta shoqërore dhe politike të njeriut dhe realitetit

shoqëror-politik në kohën e caktuar. Politika kundron jetën e përbashkët të njerëzve, strukturën esencijale të

shoqërisë. Prandaj, ajo në atë kuptim i takon filozofisë, por nuk është tërësi as kategori filozofike”.

73 Shih më gjërësisht: Pande Lazaraevski, Politika dhe strategjia,

faqe 25-37, List, Shkup, 1995

69

Nazmi Maliqi

etikën e tij, për suazat e motivimit dhe qëllimit, për nivelin dhe drejtimet

e aspiratave personale, për prjetimin e misionit të tij politik dhe për

vizionin e tij politik; për nivelin intelektual dhe kulturor që atë e bënë të

dallohet, për nivelin dhe cilësinë intelegjensës dhe aftësisë për

pjesëmarrje ose përshtatje dinamike ndaj situatave të krijuara; për

temperamentin dhe aftësinë për vetëkontroll dhe për një veprimtari të

transformuar tërësisht; për vijat karakteristike, duke përfshirë edhe

dimenzionin e përgjegjësisë dhe aftësisë personale për të marrë

vendime. Aftësia dhe përgjegjësia përsonale, edhepse është rradhitur në

fund, por kurrsesi nuk është e fundit për nga rëndësia, sepse politikën

drejtpërsëdrejti e analizojnë, e krijojnë dhe e zbatojnë njerëz konkret të

cilët kanë motive të ndryshme dhe të cilët dallohen me nivele të

ndryshme të diturisë, imagjinatës, mjeshtrisë, besimit dhe etikës etj.

1.7.1 Politika dhe toleranca

Nevoja e ndyshimeve, përkatësisht rregullimit dhe çregullimit të

disa aspekteve të jetës shoqërore, projektohet publikisht si çështje

politike dhe paraqet hyrje në tolerancën politike, si faktor për ruajtjen e

paqes dhe sigurisë. Pastaj, paralajmërimin për kundërthënjen aktive të

interesave, qëllimeve dhe pikëpamjeve në lidhje me çështjen konkrete

politike ndërmjet subjekteve politike të cilat kanë forcë respektive, e

cilësojmë si problem politik.

Interesat, vlerat, forca, pushteti, autoriteti, procesi politik dhe

ambienti politik- e bëjnë realitetin e sferës politike, njohja dhe të

kuptuarit e të cilit është vendimtare për validitetin e politikës që krijohet

dhe që bëhet. Toleranca politike është themeluar në mënyrë interesante,

gjë që bënë të qartë se kur kemi parasysh se paqeja dhe siguria janë

dukuri dhe procese shoqërore në të cilat palët e prezentuara, nëpërmjet

manifestimeve të ndryshme, do të mbrojnë interesa të caktuara,

përkatësisht do të arrijnë qëllime të caktuara, ndër palë nuk mund të

ketë humbës.

Toleranca politike zbatohet në jetë nëpërmjet realizimit të

akcioneve të parapara, përkatësisht me reagimin e moderuar ndaj

zhvillimeve momentale, duke pasur parasysh rëndësinë e paqes dhe

sigurisë. Toleranca politike është dukuri politike në të cilën vjenë

shprehet politika si mjeshtri, përkatësisht si aftësi dhe shkathtësi reale e

70

Toleranca politike në funksion të paqës

një aktori konkret politik që të përfitojë maksimalisht nga ajo që

rrethanat objektive e ofrojnë. 74

Pozicionimi i subjektit politik për tolerancë, përkatësisht për

tolerancë politike, nënkupton përgatitje paraprake, përkatësisht

mobilizimin e subjektit politik, si dhe animimin, motivimin dhe

pengimin e të gjithë bartësve të angazhmanit të opservuar politik

(funkcionarët, aktivistët, simpatizantët). Qëllimi i studimeve të politikës

bashkohore dhe të tolerancës politike, ndër të tjera qëndron në sigurimin

e përgatitjeve përgatëse të subjektit politik; që ata të orjentohen, të

organizohen dhe të zbatohen në atë mënyrë që të sigurohet efikasitet për

arritjen e atyre qëllimeve, Toleranca në politikë do të arrihet nëse ajo

është demokratike dhe humane, nëse në të reflektohen interesat e

qytetarëve, nëse të të udhequrit e shtetit arrihet dhe realizohet me

konkuurencë reale brenda një gupacioni të caktuar politik dhe me

oraganizim tjetër politik. Por, edhe në këtë rast duhet të plotësohen të

gjitha rregullat e respektimit të ligjeve nga ana e individëve dhe partive

politike, e ligjeve që shpien në harmonizimin e përhershëm ndërmjet

lirive dhe normave individuale të jetës së përbashkët, sepse ajo që e

përbën shtetin juridik në kushte bashkohore, është arsyeshmëria e

ligjeve, përmbajtja juridike që kanë ato. 75

1. 7. 2. Shteti juridik, politika dhe toleranca

Pasi demokracija niset nga njeriu, dhe jo vetëm nga forumet dhe

institucionet, ajo edhe shtetin e shëndrron në njeri të objektivizuar. Në

procesin shoqëror, demokracija mundësonë të përgjithshmen dhe të

veçantën dhe në të shteti politik vehet si formë e veçantë e ekzistencës

së popullit. Elementi zhvillimor demokratik është përmbajtur në

iniciativën në rritjen graduale të qarkut të qytetarëve, të cilët, në këtë

mënyrë, i mbronë shteti.

Tejkalimi i kundërthënjeve ndërmjet subjektives dhe objektives

mund të paraqitet si objekt i një emacipimi të ardhshëm. Por, asnjë

sistem nuk shpërndahet gjersa të mos i shfrytëzojë supozimet e

ekzistencës së vet dhe gjersa nuk i çonë deri në fund kundërthënjet e

74 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 39-52, Defemi, Zagreb 1993

75

Pande Lazarevski, Politika dhe strategjia, List, Shkup, 1995

71

Nazmi Maliqi

veta. Së këndejmi, nuk mund të bëhet fjalë për fillimin e ndonjë lloji

tjetër të emacipimit gjersa nuk përfundon emacipimi politik.

Pikërisht përfundimi i emacipimit politik nënkupton vendosjen e

shtetit i cili nuk mund të apstrahohet nga dallimet e individëve, që nuk

do të thotë se këta individë, pjesëtarë të tij, të apstrahohen nga këto

dalime. Shteti duhet të i ndërpret dallimet e pakuptimta ndërmjet

njerëzve në kuptimin që këto dallime të mos kenë ndikim ndaj

ekzistimit të tyre në sferën e përgjithshme. Vetëm në këtë mënyrë shteti

mund të ndërtohet si i përgjithshëm, pavarsisht nga elementet e

posaçme. Në kontekstin e përkryerjes së emacipimit politik çështja e

bazës legjitimuese të pushtetit Sovran zëvendësohet me çështjen

thelbësore për vendosjen e sovranitetit, përkatësisë për mudësinë e

automatizimit të tij. Në fakt, bëhet një çvendosje e dyfishtë e

sovranitetit; tek bashkësia ndërkombëtare dhe tek individi. 76

Së këndejmi edhe për vendet në tranzicion hapen pikëpamjet e

emacipimit politik në procesin zhvilimor drejt demokracisë politike dhe

shtetit juridik.

1. 7.3. Dallimet kulturore dhe (dez) integrimi shoqëror

Problemi i dallimeve kulturore dhe integrimi shoqëror është

shumë aktual për shoqëritë në të cilat bëhen ndryshime epokale nga një

sistem shoqëror në tjetrin. Përkatëisht, ndryshime që do të zgjasin shumë

dhe të cilat janë karakteristike për shoqëritë në tranzicion, ndër të cilët

gjendet edhe Republika e Maqedonisë.

Dallimet kulturore, nëse shihen nga aspekti stratifikues

(shtresor) ose nga aspekti etnik dhe racor, nuk krijojnë pluralizëm

sistematik dhe multikulturë, dhe as që shpiejnë në padurueshmëri apo

konflikt etnik dhe racor. Një gjë e tillë ngjanë në kushte të caktuara

historike dhe shoqërore në të cilat kundërthënjet ekonomike, socilae dhe

politike, si dhe qëndrimet ideologjike dhe të vlerave të grupeve etnike

dhe racore janë keqësuar dhe kundërvënë dhe të cilat sitemi global

shoqëror nuk mund ti zgjidhe në kohën e duhur.

Se cilat elemente do të mbisundojnë në komunikimin kulturor

dhe se a do të ketë mbyllje në shoqëritë e përzjera etnike- dallime

kulturore veçori dhe elemnte dhe karakteristika të përbashkëta- varet

76

72

Mirjana Najçevska, Shteti Juridik, faqe 7-25, List, Shkup, 1995

Toleranca politike në funksion të paqës

nga shumë faktorë dhe nga rrethanat historike. Kështu, në vendet ish

socjaliste pasojë e natyrshme e lëvizjes së demokracisë, në radhë të parë,

për ekonmi tregu dhe pluralizëm politik, ishte dukuria e theksuar e

dallimeve kulturore, pluralizmi kulturor, si dhe dukuria e konflikteve

sociale, politike, territoriale dhe etnike. 77

Vetë koncepti dallime kulturore nuk do të thotë vë vetvete

integrim kulturor dhe etnik në shoqëritë mulikulture, dhe as konflikt

etnik dhe kulturor. Dallimet kulturore apo etnike bëhen faktorë të

integrimit shoqëror apo të konfliktit etnik në një periudhë të caktuar

historik dhe të kushteve të posaçme në të cilin gjendet forma konkrete e

shoqërisë globale.

Mostoleranca dhe ekskluziviteti kombëtar, etnik dhe

konfencional pothuejse në mënyrë të pashmangshme paraqiten në

steriotipet e çrregulluara dhe sugjesitv pozitiv për karakteristikat e

kombit vetjak ose të grupit konfencional dhe të stereotipeve negative në

prezentimin e veçorive të grupeve të tjera kombëtare, etnike dhe

konfencionale. Në shprehjet e stereotipeve ekstrem nacionalist është

qëndrimi “ i pamundësisë për të jetuar së bashku me grupet dhe

bashkësitë e tjera nacionale”, i cili e përshpejton procesin e konfliktit

ndëretnik dhe dezintegrimin shoqëror në çdo shoqëri globale. 78

Integrimi kulturor evropjan nuk është i mundshëm pa krijimin e

strategjisë evropjane për zgjidhjen e çështjeve të të ddrejtave të njeriut,

të pakicave kombëtare dhe të grupeve të tjera, pa iu përmbajtur parimit

të reciprocitetit të këtyre të drejtave dhe pa zvogëlimin e hendekut

drastic ndërmjet të pasurve dhe të varfërve në disa vende të caktuara,

veçanërisht te ato që gjenden në tranzicion. Në ksuhte të këtilla të

gjallërimit të strategjisë evropjane për dallimet kulturore ndërmjet

gupeve nacionale dhe etnike do të mund të flitet si për begatim

shpirtëror dhe urë e mirkuptimit të ndërsjellë, tolerancë, mirëbesim dhe

plotësim. Kultura është mënyrë e jetesës, dashuri ndaj njeriut, pa marrë

parasysh prejardhjen e tij etnike dhe konfencionale. 79

77

Petre Georgievski,, Dialog, nr.9, faqe 115-122, Shkup, 1992

78 M. Tasheva, Kombet, nacionalitetet, Nacionalizmi, Dialog, nr.1. Shkup,1992

79 Shih: Gani Bobi, Pardoksi kulturor, Dugagjini, Pejë, 1997

73

Nazmi Maliqi

1.8. Çështjet ideore të zhvillimit të njeriut

Raporti botëror për zhvillimin njerëzor i vitit 1995, i përgatitur

nga UNDP, për këtë problematikë, ndër të tjera konstaton: “Në vitet

1980, buxhetet u balancuan në llogari të debalancit të jetë së njeriut.

Çfarë është domethënja e zhvillimit nëse ai bëhet në dëm të jetës së

njerëzve?… Radhitja e indikatorëve të zhvillimit të njerëzimit hapi një

garë të shëndoshë ndërmjet të vendeve për përmirësimin e pozitës së

tyre. Propozimet në raportet e zhvillimit të njeriut kanë nxitur një dialog

në përmasa botërore. Qëllimi i zhvillimit është që t’i zgjerojë të gjitha

mundësitë njerëzore, dhe jo vetëm të ardhurat, ashtuqë konceptin e

zhvillimit të njerëzimit e orjenton nga shoqëria e tërësishme, dhe jo

vetëm në ekonomi. Çdo temë në modelet tradicionale të zhvillimit duhet

të përfshihet edhe nga aspekti i përparimit të njerëzve. 80 Në këto citate

të raporteve të Kombeve të bashkuara dhe të disa autorëve të vendeve

perëndimore, plotësisht qartë dhe në mënyrë eksplicite janë nënvizuar

edhe pikëpamjet për aspektet sociale të transformimit, me qëllimin e

fundit përmirësimin e gjendjes së njërëzve të lënë pas dore etj. Pasi këto

mendime janë shprehur në burimet për të cilat nuk mund të thuhet se

janë të ideologjizuara (në kuptimn negativ të fjalës), ato pranohen pa

diskutim, dmth, si vlera bashkohore humane e etike, të cilat kuptohen

vetvetiu.

Me gjithë këtë, koncepti i zhvillimit të njerëzimit, orjentohet jo

vetëm në sigurimin e ekzistencës jetësore, por të sigurohen edhe shanset

për përparimin e njerëzve në të gjitha sferat e jetës, sipas aftësive

personale dhe rrethanave, dhe jo vetëm sipas mundësive personale

materiale; shanse për shkollim, për aftësim professional, për punësim,

për përsosje të përhershme, për participim, për emancipim, për

rehabilitim etj. Këtu përfshihen edhe cilësitë e jetesës; banimi, shëndeti,

kultura, rekreimi, mjedisi jetësor, pastaj liritë qytetare, barazia

nacionale, barazia ndëmjet gjinive, planifikimi i familjes, pjesëmarrja në

komunikimet ndërkombëtare etj.

Si duket kërkesat janë kryesisht të idealizuara dhe nëse

vazhdohet kështu do të paraqitet rreziku të formohet ideologji e vërtetë

ose idetë të orjentohen në demagogji të vërtetë. Prandaj, këtu vijnë në

80

UNDP, Human Development report,1995

74

Toleranca politike në funksion të paqës

shprehje disa drejtime të politikës, dmth, pa ndonjë programim strikt.

Gjithashtu, këtë shtrohet edhe detyra e politikës të sigurojë shanse për

përparimin e njeriut. Në praktikë rezultatet do të varen nga mudnësitë

reale të vendit të caktuar dhe të periudhës së caktuar, që do të thotë:

niveli i zhvillimit, dinamika e zhvilimit, problemet e trashëguara,

rëndësia e problemeve të reja dhe veçënërisht nga mundësia e ngarkesës

fiskale të të ardhurave kombëtare.

UNDP nga Njy Jorku ka ngritur iniciativë për realizimin e

reaportit për zhvillimin njerëzor në Republikën e Maqedonisë në vitin

1997 nëpërmjet Programit të OKB për zhvillimin njerëzor në Evropën

Qendrore dhe Jugore, me pjesëmarrje edhe në takimet dhe konferencat e

planifikuara, këmbimin e raporteve nacionale me vendet e tjera të

rajonit, bisedat për shkëmbime të përvojave, etj. Ministria e zhvillimit të

Republikës së Maqedonisë është bartës i autorizuar i projektit për

Maqedoni. 81

1.8.1. Konventa evropjane për mbrojtje

nga tortura dhe sjelljet çnjerëzore

Shtetet anëtare të Këshilit të Evropës, nënshkruese të kësaj

Konvente, duke pasur parasysh dispozitat e Konventës për mbrojtjen e

të drejtave dhe lirive themelore të njeriut:

Duke përkujtuar se sipas nenit të kësaj Konvente “ asnjë nuk

mund ti nënshtorhet torturës dhe sjelljes çnjerëzore dhe nësnshtrimit apo

dënimit”,

Duke konstatuar se njerëzit të cilët llogariten si viktima të

shkeljes se nenit 3. Mund të thirren në mekanizmin e theksuar në këtë

Konventë:

Të bindur se mbrojtja e personave të privuar nga liria, nga

torturat, nga sjellja çnjerzore dhe nështrimi ose dënimi mund të

përforcohet me mjete joligjore të karakterit preventiv, nëpërmjet

vizitave të të burgosurve, shtetet nëshkruese u pajtuan për sa vijon:

“Formohet komitet Evropjan për mbrojtje nga tortura dhe sjellja

çnjerzore ose nënçmimi apo dënimi. Nëpërmjet vizitave, Komiteti i bënë

mbikqyrje sjelljeve me personat e privuar nga liria me qëllim, nëse

81 UNDP, Human Development report, 1997

75

Nazmi Maliqi

është e nevojshme, të përforcojë mbrojtjen e tyre nga tortura dhe sjlellja

çnjerzore e nënçmimi apo dënimi”. 82

Mostoleranca nacionale

Përkundër proceseve progresive dhe ndryshimeve të

përgjithshme që e karaterizojnë hapësirën e gjërë evropiane dhe që

paraqesin bazën e bashkëpunimit, integrimit dhe lidhshmërisë, për fat të

keq jemi dëshmitarë të mostolerancës së ndryshme ndërnacionale.

Paraqitja e nacionalizmit destruktiv si formë e mostolerancës

politike, paraqet frymën iracionale, mentalitetin megaloman. Parë

objektivisht, nacionalizmi është cënim praktik dhe kontestim i

rregullimit ekzistues shoqëror.

Nacionalizmi destruktiv përpiqet për vënien e ekskluzivitetit

nacional përkundër tolerancës nacionale, madhërimin e kombit të vet,

duke nënçmuar kombet e tjera, përkundër vlerave të vërteta të historisë

dhe kulturës të çdo populli, krijimin e pengesave të shumta që të arrihet

lidhshmëria ndërmjet njerëzve dhe ideve, përkundër lëvizjes së lirë të

njerëzve dhe ideve; mitologjizimi e të kaluarës historike, përkundër

nevojave civilizuese të demitologjizimit të jetës, personalitetit dhe

ideve; nënçmimin e çdo partikularizmi dhe separatizmi përkundër

bashkëjetesës dhe lidhshmërisë të barabartë dhe bashkimit të të gjithë

popujve; homogjenizim në baza nacionale, që është rrezik permanent

për cënimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të integritetit territorial dhe

moral të një populli dhe një kombi dhe që mund të jetë fatal për

marrëdhëniet elementare ndërmjet njerëzve, përkundër dialogut

permanent në baza të barabarta, si parakusht për perspektivë më të

sigurtë dhe më të denjë.

Përkundër nacionalizmit të arsyeshëm, nacionalizmi destruktiv

nuk lejon zhvillim të kuptueshëm, çon drejt urrejtjes, jotolerancës,

demagogjisë dhe propagandës doktrinare, siç tregon edhe shembulli me

ish-Republikat jugosllave, “kur thuhet se nacionalizmi do të shkaktojë

luftë e cila nuk do të thotë fillim i krizës vetëm në Ballkan, por edhe më

gjërë, ndërsa politikanët e Bashkimit Evropian dhe OKB-së rinin dhe

82

Neni 1 i Konventës Evropjane, Strazbur, 26.11.1987,

Shih: Këshilli i Evropës, Udhëzues i shkrutër nëpër konventën Evropjane

për të drejtat e njeriut.

76

Toleranca politike në funksion të paqës

mendonin se problemi do të zgjidhej në rrugë paqësore, që u tregua si

vlersime të gabuara”. 83

Ngjarjet aktuale sociale, ekonomike dhe politike e plotësojnë

përmbajtjen konkrete të glorifikimit të qenies kombëtare, me ç‘rast

bërthama racionale e nacionalizmit shpërthen me emocione të fuqishme

të mostolerancës dhe mosdurimit ndaj të tjerëve, ndërsa me këtë

realizohet mosshpresa dhe pasiguria nëpërmjet krijimit të ilozioneve për

siguri dhe qëndrueshmëri në kombin e glorifikuar. Prandajë tensionet e

pranishme ndërnacionale shumë lehtë mund të shpërthenjnë në

konfrontim të drejtpërdrejtë, me çka në fakt krijohen kushte për tu

dëshmuar “nacionalizmi dhe drejtësia e veprimeve të cilat bëhen në

emër të tij.” Në jetën shoqërore e politike, nacionalizmi manifestohet në

forma të ndryshme, si: shovinizëm, separatizëm, unitarizëm, iredentizëm

etj.

Dëmi nga mosdurimi ndërnacional shumë qartë e theksojnë

filozofët Ruso, Herder dhe Kanti, të cilët, edhe pse të lidhur ngushtë me

atdheun e tyre, duke theksuar karakteristikat kryesore të tij (gjuhën dhe

traditat), nuk harrojnë që të theksojnë faktin se e tërë shoqëria është

atdheu më i gjerë dhe më i lartë, përkatësisht se nacionalizmi, i cili nuk

i trajton të gjithë njerëzit si të njëjtë, pa marrë parasysh forcën e tyre,

paraqet jo vetëm mostolerancë, por edhe rrezik permanent për

shpërthimin e konflikteve të përmasave të gjera.

I parë nga prizmi i zhvillimeve bashkohore në mardhënjet

ndërkombëtare, pohimin e mësipërm mund të hasim edhe në fjalën e

kancelarit gjerman Helmut Kol, i cili, më 5 maj të vitit 1992, duke folur

para Kombeve të bashkuara, deklaroi se nuk duhet mbyllur sytë para

ringjalljes së nacionalizmit në stilin e shekullit të XIX në Evropën

Lindore dhe Juglindore, i cili tregon tendenca të rrezikshme

ekspansioniste. “Në fund të këtij shekulli nuk duhet të lejohet që

problemet etnike dhe territoriale të zgjidhen në atë mënyrë siç u

zgjodhën në fillim të këtij shekulli, kur pasojat qenë katastrofike”. 84

Këtë e theksojmë aq më shumë edhe për faktin se konfliktet

nacionale në hapsirën e ish Jugosllavisë aq tepër u keqësuan të cilat

shkaktuan konfrontim të ashpër etnik, gjersa edhe luftë, për të cilën

meritë më të madhe ka i ashtuquajturi nacionalizëm i ri me aspekt

dominues emocional për integrimin e traditave të ndryshme

83

M. Tasheva, Kombet, nacionalitetet, Nacionalizmi, Dialog, nr.1.Shkup, 1992

84

Nova Makedonija, Shkup, 07.Maj 1992

77

Nazmi Maliqi

megalomane për dominim me dhunë, duke i shfrytëzuar potenciajalet

shtetërore të Jugasllavisë së mbetur.

1.8.2 Karakteristikat themelore politike

të tranzicionit demokratik

Nga shkencat shoqërore, posaçërisht sociologjia merret me

studimin e tipologizmave të ndryshme të shoqërisë. Sociologët na

mësojnë se me shoqëri nënkutojmë dimenzioin e posaçëm të realitetit që

buron nga esenca e përgjithshme e njeriut, si tërësi e mardhënjeve që

vëhen ndërmjet njerëzve me të cilat ata realizojnë veprimtari të caktuar.

Politika është koncept që globalisht mund të sintetizohet në

rregulla të përcaktuara në bashkësinë shoqërore, me ndihmën e së cilës

një subjekt i caktuar realizon ndikimin dhe bënë operacionalizimin e

projektit të vet programor. Gjallërimi i projektit të tillë është veprimtari

e vetëdishme dhe e organizuar e strukturës në pushtet, më qëllim që të

sigurojë rendin dhe rregullimin juridik në bashkësi. 85

Në historinë e shkencave shoqërore, veçanërisht të shkencave

politike, gjatë përcaktimit të politikës si koncept, paraqiten qëndrime të

shumta, kundërthënës, kundërshtues, por edhe përjashtues. 86 Koncepti i

politikës i përfshinë të gjitha format dhe llojet e akcione shoqërore të

vetëdishme me të cilët sigurohet zgjidhja e kundërthënjeve shoqërore,

përkatësisht e zhvillimeve shoqërore. 87

Në bazë të kësaj që e prezentuam, shtrohet pyetja cilat gjëra janë

politike? Përgjigjia është e thjeshtë; çdo gjë që ka lidhje me politikën.

Para në përgjithësi, kemi të bëjmë me tërësinë e mardhënjeve më të cilat

synohet të drejtohen aktivitetet ose të vendoset pushteti në një mjedis të

caktuar. Ana politike, domosdo, përfshinë sferën politike. Sfera e

politikës është tërësi, realiteti shoqëror në të cilin ekziston zona e

veprimit të pushtetit, të forcës, por njëkohësisht paraqet edhe pushtetin

shtetëror i cili nuk i ndalon ose vetëm merret me to në përgjithësi. 88

Marrë në përgjithësi, me fjalën politikë nënkuptohet, në radhë të

parë, dimenzioni i aktivitetit shoqëror, në të cilin individi social siguron

85

Shih më gjërësisht: Kitanovski Lazar, Ndarja e pushtetit, faqe 169-175,

Anisko, Shkup,1996

86

Shih Jovan Gjorgjeviq, Parathënje e librit; Xhan Mejno, Hyrje në shkencën

e politikës, Lidhja e shoqatave të juristëve të Jugosllavisë, Beograd, 1961

87

Klimoski Savo, Sistemi politik, Shkup, 1997

88

Kitanovski Lazo, Ndarja e pushtetit, faqe 48- 54, Aniskop,Shkup,1996

78

Toleranca politike në funksion të paqës

identitetin e vet specifik. Identiteti gjithnjë mbështetet në përkufizime.

Ana personale nënkupton diç tjetër dhe gjithnjë ajo e ndryshmja është e

vetme, veçanarisht e përbashkëta. Prandaj politika është harmonizuar në

sistemin e qëllimit dhe të mjeteve; si kompleks i përcaktimeve

programore, drejtim dhe formë e luftës politike; raport i posaçëm

specifik që e shpreh totalitetin e mardhënjeve shoqërore (ekonomike,

sociale, kulturore, etj). Partitë politike në fazën e tranzicionit

demokratik, janë element i rëndësishëm në përmbajtjen e proceseve

politike. Pikërisht nëpër procesin politik, nëpërmjet shprehjes të anës

politike, në fakt, shprehen edhe dimenzionet e identitetit të partive

politike.

Dominimi politik

Forca politike është koncept shumëdimenzional.Me të

nënkuptojmë sundimin e natyrës dhe sundimin e njeriut. Sundimi i

natyrës është vetëm forcë shpirtërore. Ajo mbështetet në njohjen e

ligjeve që sundojnë në natyrën e jashtme dhe shërbejnë që ajo të jetë e

dobishme për njeriun. Një domethënje e këtillë është bazë për

produktivitetin e çdo shoqërie.

Në disa hulumtime të disa autorëve të vendeve perëndimore,

plotësisht qartë dhe në mënyrë eksplicite janë nënvizuar edhe

pikëpamjet për aspektet e forcës politike se është forcë sociale

koncentruar te shteti. Ajo involvon sundimin ndaj njerëzve dhe synon të

ndikojë në sjelljen e pushtetit shtetëror. Bartësit e forcës politike shpesh

janë detyruar të nxisin reagime racionale dhe emocionale tek të

nënshtruarit dhe t’i nxisin, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, t’i ndjekin

urdhërat e qeveritarëve. Nëse nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, sunduesi

duhet të përdorë forcën, ndërsa në instancë të fundit t’i likuidojë të

nënshtruarit. 89

Instrument i dytë i rëndësishëm është sfera e aktiviteteve

ekonomike, që kryesisht mbetet jashtë zonës së shtetit dhe intervenimit

administrative. Shteti politik liberal e thekson themelin e vet në

kufizimet materiale. 90

Së këndejmi, edhe forca e shoqërisë qytetare (prona, familja, e

drejta e kontraktuar, momentet e ngjyrave etnike dhe politike etj.)

89

Frank Neuman, Shteti demokratik dhe autokratik, Naprjed, Zagreb, 1974

90

Savo Klimoski, Sistemi Politik, Shkup,1997

79

Nazmi Maliqi

gjithsesi paraqitet si instrument i rëndësishëm i kufizimit, kontrrollit

dhe zbutjes së pushtetit politik (veçanërisht në zonën më të fortë, në

sferën e aparateve represiv shtetror). Funkcioni mbrojtës i shoqërisë

qytetare mund të prezentohet ashtu siç ka treguar Hegeli, si një sistem i

kufizimeve kontrukcionaletë atij pushteti. Ky sistem i organizimit

politik të shtetit është vetëm “pozitë e shpërnfarë e shoqërisë qytetare

pas së cilës qëndron sistemi i ndërlikuar glomaz i fortifikimit të kësaj

shoqërie.” 91

Mund të konstatohet se demokracia nuk është vetëm zbatim i

ligjit të shumicës, por në të njëjtën masë edhe respektim i pakicës.

Gjithashtu demokracia është e pakuptueshme pa parlament, pa sindikata,

pa parti politike dhe forma të tjera dhe shoqata të iniciativave dhe

akcioneve qytetare. 92

1.8.3. Ndryshimet e politikës prej

konfrontimit në akomodim

Edhepse ndryshimet shoqërore kanë shumë gjëra të përbashkëta

me ndryshimet në natyrë, por prapëseprap i kanë karakteristikat e tyre.

Kështu për shembull, braktisja e rregullimit komunist në vendet e

Evropës juglindore dhe kalimi në rregullimin kapitalist, do të thotë

ndryshim i bazave të politikës, duke kaluar në një sistem shoqëror i cili

deri dje konsiderohej si armik. Në këtë kuptim, shtrohet pyetja e

thjeshtë; cilët janë ato ligjshmëri që i shkaktojnë këto ndryshime?

Duke marrë parasysh se ndryshimet e politikës nga konfrontimi

në përshtatje paraqesin process të konverzionit, dallojmë tre nivele që

kontribuojnë për këtë konverzion, dhe ato janë:

1. Udheqja e lartë politike,

2. elita,

3. masat e gjera popullore.

Kur ndryshimet “diktohen” nga lartë, kjo do të thotë se pushteti

është i centralizuar në piramidën shtetrore. Ndërsa kur shkaqet për

91

Franc Neuman, Shteti demokratik dhe autokratik, Naprjed, Zagreb, 1974

92

Blagoja Brajanovski, Parlamentarizmi modelet dhe përvojat,

faqe 94-103, Misla, Shkup,1994

80

Toleranca politike në funksion të paqës

ndryshime politike është elita, në praktikë mund të paraqiten shumë

modalitete. 93

Sot pothuejse të gjitha takimet të udheqësve shtetëror evropjan të

vendeve relevante propagandojnë aktivitete të moderimit sepse neve sot

jetojmë më shumë në tranzicion se sa në transformim të vërtetë. Këto dy

gjëra duhet të mendohen mirë.

Ndërsa tani prej vitit 1994 e këndej çdo shtet që sinqerisht

përpiqet të hyjë në NATO ose në BE, duhet t’i evropjanizojë ligjet dhe

aktet e veta, domethënë kushtetutën dhe sovranitetin e vet t’ia përshtasë

nevojave të tërësisë evropjane, pjesë e së cilës dëshiron të bëhet. Këtë e

bëjnë edhe të gjitha shtetet në rajonin ballkanik të cilat nuk përpiqen të

evropizohen me metoda politike ballkanike. Në shtetet demokratike

sundon demokracia sovrane, ndërsa ajo nuk mund të varet nga ndonjë

disponim momental, aq më pak nga disponimi dhe konceptet e

politikanëve të caktuar, pa marrë parasysh këmbënguljen e tyre për të

vepruar ndryshe.

Rruga për në NATO dhe integrimin evropjan shkonë nëprmjet

itegrimeve rajonale dhe stabilizimit të mbrendshëm të shteteve kandidat.

Janë të qarta analizat se vendet e rajonit nuk mund të kërkojnë nga

vendet e Evropës asgjë nga ajo që ata nuk mund t’i japin njëri tjetrit. Kjo

rrugë e vetme është e gjatë, ndërsa kërkon edhe shumë mirëkuptim. Për

fat të keq, jo fort rralë disa subjekte politike të këtyre hapsirave sillen

sikur më tepër e dëshirojnë izolimin se varshmërinë integruese, që gjithë

se si është në dëm të tyre.

Në periudhën tranzicionale si më qënësore janë veçuar radhitja

dhe ndikimi që kanë subjektet politike me shenja kombëtare. Në këtë

kontekst është edhe orjentimi kah ndikimet e jashtme. Me përgatitjen e

analizës, veçanërisht të faktorit ndërkombëtar, lehtë mund të gjendet një

balanc politik sipas të cilit do të ishte i mundshëm stabiliteti i rajonit.

Adaptimi i ligjeve shtetërore me Konventat ndërkombëtare që

prekin sferën e të drejtave dhe lirive të njeriut, është praktikë e shume

shteteve në botë. Ligji i ri për urrejtje racore në Australinë

multikulturore parasheh dënim me burg për nxitjen e urrejtjes dhe

dhunës racore, shkaktimin e ndarjes në spektrin politik dhe intelektual të

shoqërisë australiane, si dhe huti në në kuadër të vetë bashkësisë etnike.

93

Domestics Dynamics of Change from Confrontation

to acommadation polices, Research Monograpf

no.38 Princetion Univerzity,1973

81

Nazmi Maliqi

Rëndësia dhe pasojat e miratimit të tij janë edhe më të medha sepse,

parë historikisht, politika australiane e emigrimit deri në vitin 1973

bazohej në platformë raciste, embargove dhe restrikcioneve, ndërsa parë

realisht, edhe sot padrejtësia dhe dikriminimi emigrues ende eksistojnë

edhepse përkrahet multikultura.

Për anën reale të problemeve të trashëguara në vendet

ballkanike, Ivan Toshevski konsideron se: “Në politikë asnjëherë nuk

duhet pasur iluzion, pra edhe në pikëpamjen e kufijëve, në kuptimin se

ata janë vënë njëherë e përgjithmonë. E dimë nga historia se kufinjtë

kanë ndryshuar shpesh, se eksistonë një parim sipas të cilit kufinjtë

ndryshojnë lehtë me forcë dhe se një gjë e këtillë në njëfarë mënyre

arsyetohet, prandaj në deklaratat e këtilla, padyshim në radhë të parë,

duhet të shohim interesin e ndonjë force për ndryshimin e kufinjëve,

ndërsa nga ana tjetër duhet të shohim se si është gjendja jonë reale, dhe

se a është dëshira e tyre vetëm dëshirë ose mund të bëhet edhe element i

procesit të ndryshimit të kufinjëve. 94

Pastaj për ballafaqimin me realitetin e problemeve të

trashëguara, L. Peroviq në intervistën për Pulsin, ndër të tjera, shpjegon

se: “S’ka dyshim se, nga perspektiva e luftës, është mjerimi social,

shuarja e shkencës dhe kulturës, zvogëlimi i rëndësisë së lirisë; nga

perspektiva e egërsisë dhe dhunës- periudha që mbetet prapa nesh fillon

të na duket e artë. Por, gjithsesi shtrohet pyetja- çfarë i la ajo periudhë

gjysëm shekullore kohës së sotme, cilat janë qelizat e realitetit të

padurueshëm të futura në të.” 95

1.8.4. Mediumet dhe politika

Problematika e tolerancës është shënuar edhe në sferën e

informimit. Në kët pjesë më tepër do të shërbehemi me mendimet e

Rajner Gajsler (Rainer Geisler) (1973) i cili shënon dy lloje

manipulimesh, të cilat nuk duhet të kuptohen si të kundërt: a) elemente

të caktuara, përkatësisht një klasë, i pushtojnë mediumet massive, b) me

ndihmën e mekanizmave tregtare-ekonomike zhvillohet kulturë massive

apolitike. Pastaj Gajsler i thekson edhe pesë lloje të përmbajtjeve

manevruese:

94

Puls, Intervju, Ivan Toshevski, Shkup,12 nëntor, 1993

95

Puls, Intervju, Latinka Peroviq, 14 janar, 1994, Shkup

82

Toleranca politike në funksion të paqës

1. Përmbajtjet integruese, pa kritikë të gjendjeve eksistuese

shoqërore dhe politike;

2. Izolimin e fateve individuale nga suazat e dhëna shoqërore;

3. Informata relevante politike është nga sasija e parëndësishme

në krahasim me përmbajtjet argëtuese;

4. Kufinjtë ndërmjet informatës dhe argëtimit fshihen;

5. Depolitizimi cilësor i informative pa lidhshmëri të

hollësishme.

Në pikpamjen e ndikimeve manipulative stabilizuese të sistemit,

Gajsler theksonë zvogëlimin e diskutimeve në kuadër të grupeve

primare, mosinteresimin për çështjet politike, dobësimin e aftësisë për

reflekse kritike, përmirësimin e mardhënjeve eksistuese, si dhe

mugesën e mundësisë për të depërtuar në tendencat shpjeguese përballë

masës së argëtimit, reklamës dhe politikës së depolitizuar. 96

Në disa hulumtime të disa autorëve të vendeve perëndimore, në

mënyrë eksplicite janë nënvizuar edhe pikëpamjet për aspektet e

informimit Herbert Markuze (Herbert Markuse) vë në dukje rëndësinë

qendrore të mediumeve masive për manipulim me nevojat, përkatësisht

me krijimin e dridhjeve represive. Markuze, në vitin 1970, shkruan:

“Mosfunkcionimi i Televizionit dhe mediumeve të ngjajshme bëjnë të

mundshme arritjen e asaj që kundërthënjet eminente të sistemit nuk

munden, dhe kjo është rënja e sistemit.” Veprimi politik nuk është

vetëm veprim për zbatim, por edhe çështje e inskenimit nga aspekti i

aktivitetit të mediumeve.

Mandej sociologu italian Vilfredo Pareto 97 (1962) e mbronte

tezën se zhvillimi i demokracisë është lidhur me zvogëlimin e zbatimit

të manifetsuar të dhunës, ndërsa njëkohësishtë vijonë shfrytëzimi sa më

intenziv i teknikave manipuluese të pushtetarëve. Sipas terminologjisë

së politikologut italian Gaetano Moska 98 , çdo elitë politike i nevoitet

“formulë politike”, si ideologji e legjtimimit të sundimit. Vendimet

politike nuk duhet të respektohen për shkak të frikës nga sankcionet

negative, por për shkak të bindjeve se janë të drejta. Pasi mediumet

96

Shih më tepër: Mihajl Kunçik-Astrid Cupfel, Hyrje

në shkencën e publicistikës dhe komunikimit, faqe 66,

Shkup,1998

97 Shih më tepër: Mihajl Kunçik-Astrid Cupfel, Hyrje

në shkencën e publicistikës dhe komunikimit, faqe 68

97 Ibidem

83

Nazmi Maliqi

masive janë një nga “producentët më të rëndësishëm të ideologjisë” të

shoqërisë bashkohore, ata në këtë kontekst marrinë rëndësinë e dorës së

parë në përhapjen e informacioneve për stabilizimin e

sistemit.Mediumet masive kanë forcë bindëse dhe janë në pozitë të

përhapin komentet e tyre për realitetin.

Shumë autorë janë të mendimit se mediumet masive e dëmtojnë

demokracinë në njëfarë mase, sepse ndihmojnë pasivitetin politik të

qytetarëve. Sipas praktikës së dëshmuar të informimit të pamjaftueshëm

të qytetarëve për problemet politike, mund të konkludohet se mënyra se

si mediumet masive përhapin ngjarjet politike dhe shoqërore nuk çnonë

drejt politizimit të mosinteresimit politik, por më shumë e forcon

“konceptin jo politik për politikën”. Ekziston politika e atyre që

politikisht janë indifferent, e cila dallohet me sjellje konsumuese pasive

apolitike edhe në lëmin e politikës.

Madje ka mendime se komunikimi vendos për suksesin ose

mosuksesin e individëve, organizatave, grupeve shoqërore dhe të tërë

shoqërive. Ai që në luftën kundër konkurencës nuk do të ketë sukses të

sigurojë vemendjen me ndihmën e mjeshtrisë teknikë do ta humbë lojën.

Nga njëra anë, bëhet dramatizimi gjithënjë e më i madh i ngjarjeve, që të

fitohen reagimet e domosdoshme të publikut, por njëkohësisht

shkaktohet edhe mosinteresimi i opinionit për shkak të përmbajtjeve të

tepëruara. Pasojë e “këtij infalcioni të fjalëve” është humbja e besimit të

opinionit se pas fjalëve fshihet diç e vërtetë. Pra pasojë e këtij

komunikimi është mosbesimi.

Pavarsishtë se si do të vlerësohen pasojat, është fakt se politika

gjithnjë e më shumë po shërbehet me teknika komunikimi dhe me

mediumet masive, më qëllim që të ndikojë te opinioni. Kjo ndodhë edhe

në formën “raportet me opinionin”. Ky koncept shënon preznetimin

vetiak informacionet e zgjeruara të lidhura në mënyrë të vetëdishme e të

planifikuara, të sistematizuara dhe të përfershme që lidhen me interesa,

me të vetmin qëllim: njohjen, të kuptuarit, arritjen e simpative dhe në

radhë të parë, fitimin e besimit të opinionit, përkatësisht te një pjesë e

caktuar e opinionit. Gjersa disa autorë raportet me opinionin i shohin si

formë e manipulimit dhe frikësohen nga pasojat e dhëna jofunkcionale,

Franc Roneberger, vuri në dukje rëndësinë qendrore të raporteve me

opinionin për demokracinë. Mardhënjet me opinionin kanë për detyrë të

integrojnë shumë bashkësi komplekse në bazë të koncenzusit minimal,

të sqarojnë interesa dhe qëndrime të ndryshme dhe në këtë mënyrë të

84

Toleranca politike në funksion të paqës

ngrihet identiteti i tyre. Me këtë rast, bëhet i mundshëm eksistimi i

interesave të ndryshme dhe respektimi i të drejtës qenësore të interesave

të tjera. 99

Faktin se mardhënjet politike me opinionin asesi nuk duhet të

vlerëosen si negative, e dëshmon edhe Gjyqi kushtetues gjerman, në

vitin 1977, kur me një vendim për punën publike të organeve shtetërore,

lejoi dhe e shqiptoi nevojën e informimit publik. Demokraci do të thotë

pajtim i qytetarëve me vendimin shtetor të sjellë sipas Kushtetutës. Ky

koncenzus duhet të zbatohet në jetë. Nëse vetëm individi merrë

informacionet për vendimet dhe çështjet kryesore, do të mund të marrë

pjesë në mënyrë më të përgjegjëshme në krijimin e vullnetit publik. Por,

puna e shërbimeve publike qeveritare nuk duhet të shëndrrohet në

fushatë zgjedhore. Ky vendim nuk do të thotë se janë legjitime

falsifikimet dhe demaskimet e vetëdijshme.

Medijat mund të ndikojnë në momente edhe në favorizmin e

aspekteve jotoleruese. Dhënja në opinjon momente të cilat sikur

dëshërojnë të arsyetojnë dhunën. Me shiqimin e përmbatjeve të

dhunëshme, sipas kësaj teze, rritet edhe gadishmëria për agresivitet.

Gjatë ekzistimit të kushteve të caktuara specifike për një person (për

shembull, shqetësimet emocionale) ose për situatën (ngacmimet që

shkaktojnë agresivitet, për shembull, armët, ngjajshmëria ndërmjet

objektit potencial të agresionit dhe të protagonistëve të dhunës),

shkaktohet rritja e sjelljes agresive. Por, agresiviteti i shkaktuar nga

mediumet nuk mund të dëshmohet vetëm përmes hulumtimeve të

kryera.

Me shkrimet dhe të pamurit e sjelljeve dhe temave

(përmbajtjeve) tolerante që do të ndikohet në zhvillimin e personalitetit,

mund të pritet një model i efekteve pozitive relative. Mund të shtrohen

edhe pyetjet, prej nga kaq shumë dhunë, pse shkruhet kaq shumë për

përmbatjet e dhunëshme etj.

Në librin “Politika si profesion” (1919) Maks Veber e përdorë

këtë tipologji për analizimin e punës politike dhe gazetareske. Një

shkencëtar i etikës ndërmerr përsipër përgjegjësinë për pasojat e punës

së vet. Nëse pasojat e veprës së krijuar me vetëdije janë të kqëia, atëherë

për atë shkencëtar nuk është përgjegjës aktori. Konsiderohet se etika e

vetëdijses nuk është qëndrim i nevojshëm i gazetarëve, por pasoja e

99 Shih më tepër: Mihajl Kunçik-Astrid Cupfel, Hyrje në

shkencën e publicistikës dhe komunikimit, faqe 69-76

85

Nazmi Maliqi

situatës së tyre të veçantë profesionale, përkatëisht mungesa e

informacioneve për veprimin e tyre. Sapo gazetarët të marrin këto

informata, menjëherë mund të veprojë me përgjegjësi etike. Sipas këtij

argumentim, do të duhej edhe gazetarët televiziv të anketuar nga

Komplinger dhe Fol, të shfaqin sjellje me motive të përgjegjësisë etike,

nëse dihen pasojat e një sjelljeje konkrete. Në këtë kontekst është me

vend vërejtja se Mulberger nuk e operacionalizoj sa duhet mirë sjelljen

me përgjegjësi etike. Nëse informacionet nuk kursehen, në kushte të

caktuara mund t shterren edhe burimet e informimit, ndërsa kjo do të

thotë se trajtimi i vemendshëm i burimit të informimit është në interes të

vetë gazetarëve. 100

1.9.Toleranca politike si faktor i ruajtjes së paqes

dhe të sigurisë në rrethanat ballkanike

Dekada e fundit e shekullit të 20 do të mbetet në kujtesë në

analet botërore si periudhë e ndryshimeve në planin global që do t’u japë

vulë mardhënjeve ndëretnike edhe në shekullin vijues. Këto ndryshime,

për të cilat përgatitjet gjidhsesi se kanë filluar më herët dhe me të cilat

lidhen zhvillimet e reja në Evropë janë:

- prishja e murit të Berlinit dhe lufta në Gji;

- rënja e Bashkimit sovjetik, RSFJ, Çeko-Sllovakisë,

- shpërbërja dhe fillimi i luftës në Jugosllavi,

- shpërndarja e Paktit të Varshavës dhe në fund,

- braktisja e socializmit si rregullim shoqëror, i cili në planin

ideologjik ishte në luftë të përhershme me sistemin kapitalist.

Të gjitha këto zhvillime, për një kohë të shkurtër i ndryshuan

raportet ushtarake- gjeopolitike, që në esencë u manifestuan edhe vendet

ballkanike.

Përkundër shumë analizave pesimiste në fillim të viteve

nëntëdhjetë, në lidhje me shanset e vendeve ballkanike të ulen në

tryezën e bisedimeve, për fat të keq pas shumë traumave njerëzore,

vrasjeve, viktimave të shumta në njerëz dhe krizave humanitare në vitin

1995 u arrijt një përparim i vogël, veçanërisht me “Marrëveshjen e

Dejtonit”. Më pas vazhdojnë aktivitet politike dhe diplomatike për

ruajtjen e stabilitetit të vendeve ballkanike, (promovohej koncepti për

100

Shih, Mihail Kunçik-Astrit Cipfel. faqe 101– 114, Shkup, 1998

86

Toleranca politike në funksion të paqës

demilitarizimi) 101 me rëndësi esenciale se këto aktivitete janë të

dobishme, jo vetëm për sigurinë e rajonit, por edhe për Evropën në

tërësi. 102

Ashtu si çdokund, vendet ballkanike, sidomos ato që janë në

tranzicion, vuajnë nga një numër i madh i problemeve strukturore, si

rezultat i shpërbërjes së Jugosllavisë dhe nga statusi ende i pazgjidhur i

Kosovës.

Për vendet ballkanike integrimi në strulturat botërore, Evropjane

dhe rajonale, si dhe në sistemet kolektive të sigurisë, shtrohet si kusht

për zhvillimin si tërësi globale por edhe si përcaktim i tyre politik më i

gjerë. Nuk është vështirë të pranohet mendimi se situata është rënduar

edhe për shkak të gjendjes në Kosovë, e cila në vetvete është kusht për

ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin ballkanik. Situata e këtillë

shkakton mendime serioze për implikime të mundshme negative në tërë

rajonin, që do të thotë se shkallëzimi eventual i konfliktit të Kosovës në

rajon mund të shkaktojë implikacione të shumëta negative, përkatësisht

pasoja të përhapjes të konfliktit në tërë rajonin. Për shtetet e Ballkanit

është me rëndësi të madhe gjetja e zgjidhjes së pranueshme ndërmjet

udheqjes jugosllave dhe kosovare, me ndërmjetësimin e faktorit

ndërkombëtar. Ky do të ishte çelës, të paktën sipas vlerësimeve të

tashme, për stabilitetin dhe relaksimin të mardhënjeve ndërmjet dy

palëve, por edhe për shtetet ballkanike në tërësi. 103 Zgjidhje e suksesshme

e kësaj çështje do të ishte edhe një hap përpara në përpjekjet për

integrim në Bashkimin Evropjan dhe në NATO të vendeve të Ballkanit,

e paralelisht me këtë edhe stabilizimi i paqes në këto hapsira. 104

Zgjerimi i NATO-s në këtë pjesë të Ballkanit do të forconte edhe

bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik, politik dhe ushtarak në rajon dhe

bashkëpunimin me vendet anëtare të Aleancës. Në këtë mënyrë do të

krijohej një ardhmëri dhe perspektivë më e mirë për popujt e kësaj pjese

të Evropës, me mirëkuptim dhe tolerancë më të madhe të ndërsjellë.

Rajoni ballkanik nuk do të ishte më barrë për Evropën, por pjesë e saj

101 (Demilitarizim –çarmatim, Militarizim: armatosje, rritje e forcave ushtarake)

Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Rilindja, Prishtinë. 1981

102

North atlantic Assembly, Civilian Affairs Committee, 1997, Reports Brussels

103 Albanian Atlantic Assaciation, The main stability factors in the Balkan,

Nazmi Maliqi, Kosova- key important for stability in region, faqe 227-233,

Tiranë, 1997

104

North atlantic Assembly, defence and security committee, 1997, Reports Brussels

87

Nazmi Maliqi

integrale, e shprehur nëpërmjet interesit të përbashkët për paqe dhe

bashkëpunim të përherëshëm.

88

Toleranca politike në funksion të paqës

Kreu i katërt IV

Toleranca politike e bazuar në respektimin e dallimeve:

individuale, sociale, fetare, kombetare dhe gjuhësore

1. Përvoja të Republikës së Maqedonisë

Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të tolerancës politike,

dhe në përgjithësi, të tolerancës si faktor për ruajtjen e paqes dhe të

sigurisë në vend dhe në rajon edhe në Repunlikën e Maqedonisë janë

bërë hulumtime, që kanë për qëllim përcaktimin e problemeve që dalin

në rrugën e tolerancës ndërnacionale, etnike dhe fetare. Hulumtime të

tilla janë bërë nga Instituti i hulumtimeve socilogjike dhe politikejuridike

dhe nga institutet e socilogjisë dhe të psikologjisë pran

Fakultetit Filozofik – Univerziteti “Shën Qirili dhe Metodij” në Shkup,

Agjencija “Data Pres” pran NGB “Nova Makedonija” revista javore

“Puls” etj. 105

Këtu do të përmendim vetëm një pjesë të dhënave që janë arritur

gjatë këtyre hulumtimeve. Ekziston konkludim i përgjithshëm se

Republika e Maqedonisë si shtet shumëkombësh me besime fetare të

ndryshme të popullsisë domosdo duhet të ndërtojë të ardhmen në baza të

bashkëjetesës, si emërues i përbashkët i interesave individuale dhe

kolektive të qytetarëve, për çka nevoitet tolerancë dhe respektim i

ndërsjellë.

Kultura qytetare e cila i mbështet demokracitë perëndimore nuk

është vetëm koncept ideologjik. Kjo kulturë përfshin vlerat dhe rregullat

e procedurës demokratike të cilat i pranojnë shumica e qytetarëve si

pjesë e rëndësishme e kontekstit politik. Politika demokratike varet

posaçërisht se sa janë tolerantë në masë të arsyeshme ndaj mendimeve

dhe veprimeve të të tjerëve. Demokracia nuk nënkupton tolerancën e

përsosur dhe të pakushtëzueshme prandaj edhe të gjitha aktivitetet

partiake dhe politike duhet të orjentohen ashtu që qytetarët të fitojnë

kulturë politike që lejonë prezentimin e ideve. Në shtetin si ky i yni, me

105 Trajan Gocevski, Tendencat bashkohore në mbrojtje, faqe 309, Kumanovë 1997

89

Nazmi Maliqi

rëndësi është të krijohet atmosferë e relaksimit, si kusht për tolerancë

politike, e cila së bashku me kulturën politike dhe qytetare është faktor i

rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë.

1.1. Rroli i normave kushtetuese dhe

zgjidhjeve ligjore në mbarështrimin dhe

mënjanimin e problemeve

Republika e Maqedonisë në esencë e ka ruajtur konceptin

themelor të zbatuar për nacionalitetet (terminologji sipas Kushtetutës së

vitit 1991), që do të thotë se nga aspekti kushtetues –juridik njeh

eksistencën e nacionaliteteve në territorin e saj. Ky koncept është vënë

në kontekst me prcaktimet afatgjate strategjike në koncipimin e sistemit

juridik- politik të Republikës, në drejtim të ndërtimit të shtetit qytetar të

llojit bashkohor. Pikënisje duhet të jetë barazija nacionale, ndërtimi

konsekuent i sistemit të demokracisë qytetare dhe pranimi i standardeve

ndërkombëtare në këtë fushë, gjë që është fakt se në të gjitha deklaratat

dhe konventat e deritashme të bashkësisë ndërkombëtare dhe të trupave

të saj, parë formalisht, garantohen në radhë të parë, të drejtat e të gjithë

qytetarëve. 106

1.2. Qyetetarët dhe roli i tyre

për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

E drejta e mbrojtjes, si e qytetarëve ashtu edhe e shtetit, është

sanksionuar me akte ndërkombëtare. Kështu, dihet përcaktimi i

përgjithëshëm se çdo individ ka të drejtë për vetëmbrojtje. Së këndejmi,

çdo shtet anëtarë i OKB nëse i nënshtrohet sulmit të armatosur nga

ndonjë shtet tjetër ka të drejtë të mbrohet. Në nenin 51 të Kartës së OKB

theksohet dispozita e së drejtës për mbrojtje të çdo shteti. 107

Në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të sistemit të mbrojtjes

dhe të sigurisë, me rëndësi vendimtare është faktori njeri. Prandaj,

potenciali më i madh demokratik është lidhur me mardhënjet ndaj

njeriut. Edhe përkundër përpjekjeve që demokracija të zhvillohet në

mënyrë preventive në kontekst dhe në kuadër të shoqërisë qytetare, në të

106 Kushtetuta e RM, Gazeta zyrtare, Shkup, 1991

107 OKB, Dokumentet themelore, faqe 24, Shkup, 1995

90

Toleranca politike në funksion të paqës

cilën të gjithë qytetarët janë të njëjtë dhe të padiskriminuar në çdo

aspekt, u tregua se shteti bashkohor duhet të mbajë llogari për ndikimin

e faktorit etinik.

Në këtë kontekst faktor me ndikim më të madh është

reprezentimi etnik. Prandaj, koncepti ideal i mborjtjes do të ekzistonte

vetëm atëherë kur grupet etnike janë bararbarsisht të përfshirë dhe

vendosur në të gjitha segmented e mbrojtjes, si dhe në të gjitha sferat e

tjera të jetës në shtet. Edhe kur për realizimin e këtij synimi ndaj çdo

shteti me përpbërje të përzjerë etnike ekzistojnë dilemma dhe sprova,

asaj nuk mund t’i shmangemi.

Këto angazhime në sferën e mbrojtjes duhet të shprehen në

dimenzionet sa vijon: Nga njëra anë e domosdoshme është jo vetëm

eliminimi i çdo forme të diskriminimit në baza nacionale në ushtri, por

edhe më gjerë në sistemin e mbrojtjes; por, nga ana tjetër është i

domosdoshëm reagimi me kohë dhe efikas në lidhje me dobësitë

eventuale që mund të paraqiten brenda në sistemin e mbrojtjes, të cilat

mund të jenë si rezultat i çrregullimit të mardhënjeve ndëretnike në

shoqëri.

1.3. Pakicat dhe roli i tyre në mbrojtjen

e paqes dhe sigurisë

Në këtë pjesë të këtij punimi prezentohet pozita e pakicave në

kuadër të OKB, si dhe instrumentat me të cilat ajo rregullohet. Më

tutuje, theksohen dispozitat për të dretjat e pakicave, të përfshira në

konventa të caktuara ndërkombëtare dhe në dokumentat relevante të

Këshillit të Evropës dhe OSBE-së, ndërsa prezentohet edhe praktika

bashkohore, pozita faktike e pakicave në një numër të madh vendesh

relevante evropjane. Për problematikën e pakicave gjithashtu pa nevojë

në mënyrë krahasuese paraqiten: mënyra e zgjidhjes së çështjeve të

pakicave në disa vende të Evropës perëndimore, pozita e pakicave në

vendet ballkanike dhe pozita e tyre në vendet e Evropës qendrore dhe

Lindore. Me këtë rast krahasohet edhe pozita e pakicave në këto vende

midis dy luftrave botërore dhe sot, pa u bazuar në Kartën univerzale për

mborojtjen e të drejtave të njeriut. Përkujtimi në Konventat obligative

ndërkombëtare do të jet një mënyrë e mirë për t’iu shmangur politizimit

kur kemi të bëjmë me të dretjtat dhe obligimet e qytetarëve edhe në

mbrojtjen e vendit.

91

Nazmi Maliqi

1.4. Dispozitat për të drejtat e pakicave të përfshira në

dokumenta të caktuara ndërkombëtare

Konventa e ndalimit dhe e dënimit të krimeve të gjenocidit

Me këtë konventë ndalohet dhe dënohet krimi i gjenocidit.

Konventa, e cila është miratuar më 9 dhjetor 1948, 108 ndërsa ka hyrë

në fuqi më 12 janar të vitit 1952, mbronë disa të drejta themelore të

njeriut të pjestarët e pakicave. Me shpalljen e gjenocidit si krim

ndërkombëtar, pa marrë parasysh a është kryer gjatë periudhës së paqes

ose të luftës, mbrohet ekzistimi i grupeve, për çka është edhe

domethënja kryesore e Konventës. Kjo konventë është një nga

instrumentat themelorë për mbrojtjen e të drejtave të grupeve dhe ka të

bëjë me të drejtën themelore të grupeve të ruajnë ekzistencën e vet.

Konventa ka preambulë dhe 19 nene. Preambula thirret në

Rezolutën 96, (1) të Kuvendit të përgjithshëm të OKB të 11 dhjetorit të

vitit 1946, e cila ka të të bëjë me krimet e luftës së gjermanëve

“kundër njerëzimit” gjatë Luftës së dytë botërore. Rezoluta 96 (1) ka një

përfshirje më të gjerë të Konventës, sepse me të janë futur edhe “grupet

politike” si dhe gjenocidi kulturor.

Në nenin 2 të Konventës shpallen si gjenocid dhe ndalohen

veprat që janë kryer “me qëllim që tërësisht ose pjesërisht të

shkatërrohet një grup nacional, etnik, racor dhe fetar si i tillë”.

Shtetet të cilat e ratifikuan këtë konventë u japin të drejtë

Kombeve të Bashkuara të intervenojnë. Dispozitat që janë përfshirë në

të janë parime të pranuara nga popujt e civilizuar dhe, si të tilla, janë të

obligueshme për shtetet, edhe kur nuk i kanë marrë si obligime nga

Konventa, përkatësisht konsiderohen si pjesë e normave imperative.

Konventa nuk përmban masat e implementimit të saj, përkatëisht nuk

parasheh formimin e gjyqit penal ndërkombëtar, për çka çështja e

gjykimit të njërëzve të cilët do të shkaktonin gjenocid është në

kompetenca të gjyqeve vendore.

108 Organizata e Kombeve të Bashkuara, Dokumentet themelore, faqe 61-70,

Shkup, 1995

92

Toleranca politike në funksion të paqës

Konventa ndërkombëtare për mënjanimine të gjitha llojeve të

diskriminimit racor

Në Konventën ndërkombëtare për mënjanimin e të gjitha

formave të diskriminimit racor, të miratuar më 21 dhjetor të vitit 1965,

dhe që hyri në fuqi më 4 janar të vitit 1969, shprehja “diskriminim

racor” merrë një përkufizim të gjerë, kështu mbrojtja ka të bëjë ëshë me

pakicat , përkatësisht me “grupet racore”. Në këtë Konventë shprehja

“diskriminim racor” ka të bëjë më çdo dallim, përjashtim, organizim ose

dhënjes përparësi që bazohet në prejardhje, racore, ngjyrë, stërgjyshë,

prejardhje etnike dhe nacioale, të cilat kanë për qëllim apo rezultat ti

shkatërrojnë ose ti cënojnë njohjen, respektimin ose ushtrimin në kushte

të njëjta të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në fushën politike,

ekonomike, sociale, dhe kulturore ose në çdo fushë tjetër të jetës

publike.

Konventa prasheh formimin e trupave të veçantë, Komitetin për

eliminimin e diskirminimit racor, për mbikqyrjen e kryerjes së saj,

përkatëisht për zgjidhjen e kotesteve në lidhje me këtë. Komiteti, i cili

është përpbërë prej 18 përfaqësuesish-ekspertë, i shqyrton raportet

dyvjeçare të shteteve anëtare, ndërsa mund të kërkoj nga to edhe raport

të veçantë, veçanërisht në rastet kur konsideron se raporti i rregullt është

i pamjaftueshëm ose ka moskuptime. Komiteti një herë në vjet e

informon Kuvendin e përgjithshëm të OKB për punën e tij, me çras

mund të përfshijë rekomandime ne lidhje me kryerjen e dispozitave të

Konventës. 109

Pakti ndërkombëtar i të drejetave qytetare dhe politike

Në paktin e të drejtave qytetare dhe politike, katër nene, në

njëfarë mënyre, kanë të bëjnë me pakicat.

Konventa për mrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive

themelore u nënshkrua nga Këshilli i Evropës më 4 nëntor të vitit 1950,

ndërsa ka hyrë në fuqi më 3 shtator 1953. Kjo paraqet një hap përpara në

krahasim me Deklaratën univerzale të të drejtave të njeriut,sepse i ve

kufinjtë juridik për mbrojtjen e të drejtave që janë theksuar në të. Por,

109

Zvonimir Jankulovski, Të drejtat e njeriut, faqe 63-118, Shkup, 1993

93

Nazmi Maliqi

sistmi i këtyre garancive ka qëllime më të dukshem kufizuese se sa

Deklarata.

Është me rëndësi fakti se me Konventën formohen dy organe,

detyra e të cilëve është të sigurojnë funkcionimin e sistemit të kufinjëve:

Komisioni Evropjan për të drejtat e njeriut dhe Gjyqi evropjan për të

drejtat e njeriut. 110

Në fakt, nga kjo që u tha duket qartë se demokracija nuk mund të

funkcionjë me sukses dhe të legalizohet pa realizimin e koncenzusit

politik për respektimin e dokumentave ndërkombëtare, se pa

respektimin e tyre nuk mund të realizohen disa çështje të rëndësishme

në interes të përgjithshëm. Pra është krejtësisht e qartë se ajo nuk mund

të funkcionojë pa tolerancën në përgjthësi, dhe në veçanti pa tolerancën

politike.

“Duke konsideruar se sipas parimeve të shprehura në Kartën e

Kombeve të Bashkuara, njohja e dinjitetit, që është esenca e të gjitha

anëtarëve të familjes njerëzore, ideali i qënjes njerëzore të lirë dhe të

drejtat e tyre të barabarta dhe të patjetërsuara, paraqesin bazën e lirisë,

drejtësisë dhe paqes në botë.

Të ndërgjegjshëm se këto të drejta burojnë nga dinjiteti i pandarë

nga personaliteti i njeriut, sipas Deklaratës univerzale për të drejtat e

njeriut, ideali i qenjes së lirë njerzore që i gëzon liritë qytetare dhe

politike dhe është liruar nga frika dhe mjerimi mund të arrihet vetëm

nëse krijohen kushte të cilat çdonjërit i mundësojnë të gëzojë të drejtat e

veta qytetare dhe politike, si dhe të dretjtat e veta ekonomike, sociale

dhe kulturore.

Duke konsideruar se Karta e Kombeve të Bashkuara u imponon

shteteve obligimin të përparojnë respektimin e përgjithshëm dhe të

vërtetë të të drejtave dhe lirive të njeriut, duke mbajtur llogari për faktin

se individi ka detyrë ndaj individëve të tjerë dhe ndaj bashkësisë të cilës

i takon dhe se është i dtyruar të përpiqet për përparimin dhe respektimin

e të drejtave të pranuara sipas këtij pakti, shtetet nënshkruese të Paktit i

pranuan obligimet që dalin nga ai me Rezolutën e Kuvendit të

përgjithshëm të OKB të 16 dhjetorit të vitit 1966, e cila hyri në fuqi më

23 mars të vitit 1976.” 111

110

Ibidem, faqe 264-287

111 Organizata e Kombeve të Bashkuara, Dokumentet themelore, Shkup, 1995

94

Toleranca politike në funksion të paqës

1.5. Toleranca politike në mardhënjet e

brendëshme si faktor i rëndësishëm për

ruajtjen e paqes dhe sigurisë

Nga aspekti i sigurisë të vendit, të drejtat e qytetarëve dhe

barazia e tyre janë me rëndësi të madhe kur kihet parasysh se çfarë

vendi është ky i yni, ku në një hapsirë relativisht të vogël jetojnë pjestarë

të gupeve të ndryshme etnike, që kërkon vemendje të veçantë dhe

përfshirje institucionale dhe normative të plotë dhe të saktë. Kjo është

një mënyrë relativisht e mirë t’u shmangemi politizimit të temave dhe

aktulizimin e përhershëm të tyre. Qasja reale në trajtimin e

nacionaliteteve përputhet edhe më sitemin e përgjithshëm legjislativ të

pranuar nga të gjithë qytetarët në vend.

Në ligj, me të cilin rregullohet problematika e mbrojtjes dhe të

drejtat dhe obligimet e qytetarëve për mbrojtjen, nuk eksistojnë

dispozita eliminuese dhe as diskriminuese në lidhje me përkatësinë

etnike. Në ligj garantohet barazija, pavarsisht nga përkatësia etnike. Por,

nuk eksistojnë as dispozita me të cilat do të mudnësohej trajtim eventual

mbrojtës i nacionaliteteve, veçanërisht me përfaqësimin e tyre në pjesën

administrative të Ministrisë ose të kuadrit të oficerëve. Mungesa e

pjestarëve të nacionaliteteve në këto struktura gjithësesi në masë të

madhe është e kufizuar, në radhë të parë se është trashiguar nga sistemi

njëpartiak dhe se kjo praktikë vazhdoi edhe pasi Republika e Maqedonsë

e fitoi pavarsinë. Kjo e vërteton nevojën e sjelljes së programeve

përkatës për rritjen e përfaqësimit të nacionaliteteve dhe për ndryshimin

e situatës së tashme. Për shembull, nacionaliteti shqiptar në Ministrinë e

mbrojtjes është përfshirë vetëm me 3%. Është e nevojshme që të

shfrytëzohet edhe praktika përkatëse që do të siguronte zgjidhje

racionale dhe të sillte prfaqësimin në përmasa reale. 112

Pjesmarrja në pyshtet dhe në administratë në përgjithësi, veçohet

si moment i rëndësishëm kontestues në rregulimin e mardhënjeve me

nacionalitetet. Në Parlament dhe në Qeveri pak a shumë arrihet njëfarë

strukture, përkatëisht numri i nevojshëm i përfaqësuesve të pjestarëve të

nacionaliteteve, edhepse nuk është paraparë mekanizëm mbrojtës

nëpërmjet ligjeve zgjedhore, veçënërisht me ligjin e njësive zgjdhore

112

Nazmi Maliqi, Ndikimi i problemeve etnike dhe mbrojtja, Punim seminarik,

Studime posdiplomike, Fakulteti filozofik- Instituti i mbrojtjes, Shkup, 1996

95

Nazmi Maliqi

dhe me Ligjin e zgjdhjes së deputetëve në Kuvendin e Republikës së

Maqedonisë. Por, nuk mund të konsiderohet se në organet e

administratës shtetërore, që është jashtë vullnetit politik të popullsisë të

shprehur nëpërmjet zgjdhjeve, do të sigurohej pjesëmarrje e pjesëtarëve

të nacionaliteteve.

Ndryshimi i pëgjithshëm politik dhe mosndërtimi i sistemit

juridik krijon situata në të cilat të drejtat e nacionaliteteve shtrohen, në

radhë të parë si grupe, dhe jo si individuale, ndërsa përkatësia një

nacionaliteti të caktuar jo rrallë politizohet në logari të të drejtave tjera

qytetare. Por, megjithatë eksistimi i vakumit juridik për çfardo lloj

çështje të rëndësishme në lidhje me të drejtat e nacionaliteteve nxit

shfrytësimin e përhesrshëm të mjeteve politike në zgjidhjen e

problemeve konkrete me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Një

problematikë e këtillë e politizuar bëhet shumë e përshtatshme për

marketing politik dhe partiak. Ngjarjet e fundit me hapjen e Univerzitetit

në gjuhën shqipe në Tetovë në tërësi e vërtetojnë konstatimin, si nga

pikpamja e subjekteve të cilat janë angazhaur në vënjen dhe zgjidhjen e

arsimit superior në gjuhën shqipe, në radhë të parë partitë politike, ashtu

edhe sipas mekanizmave që shfrytëzohen- propaganda politike,

paraqitjet politike, në radhë të parë të atyre paraelektorale në të cilat

dikush deklarohet kundër ndërsa të tjerët për.

Këto paraqitje, pa ndonjë analizë të veçantë, kritikohen dhe

menjëherë pastaj jepen vlerësime të ndryshme për keqësimin e

mardhënjeve ndëretnike. Domethënë, duhet mbajtur llogari pr faktin se

ideja për anën qytetare e cila shpreh vullnetin e përgjithshëm mud të jetë

edhe homogenizim i detyrueshëm i qytetarëve, përkatësisht krijim e

grupeve të privilegjuara apo të paprivlilegjuara, nëse zbatohet në

shoqërinë në të cilën, ku eksistojnë grupe, veçanërisht atyre etnike, ku

eksistojnë edhe dallime.

96

1.6. Momentet e mundshme kontestuese për përmirësimin e

mëtejshëm të mardhënjeve ndëretnike në Republikën e

Maqedonisë

Pasqyra e përfshirjes së ligjeve të materjes për mardhënjet etnike

në Republikën e Maqedonisë prezneton një situatë në të cilën, në esencë

ndiqet linja themelore e nënvizuar në Kushtetutën e Republikës dhe në

aspektin sasisor e cila e vërteton konstatimin e përgjithshëm të

Toleranca politike në funksion të paqës

përshtatshëmrisë së dukshme të së drejtës së brendëshme me

rregullativën ndërkombëtare dhe shkallën e arritur të zgjidhjes së

materjes në bashkësinë ndërkombëtare. Dispozitat ligjore ekzistuese, në

esencë, përputhen me nivelin e arritur të tratimit të problematikës në

aktet e përmendura të OKB, OSBE-së, dhe të Këshillit të Evropës. Por

ende konsiderohet se ndjeshmëria e zgjidhjes të disa problemeve në

ambientin konkret të Republikës së Maqedonisë dhe më gjerë, në

veçoritë e Evropës Juglindore ose në veçoritë e fqinjëve në Ballkan,

kërkon vemendje të posaçme dhe trajtim më specifik, për çka duhet të

kihet kujdes në ndërtimin e mëtejshëm të sistemit juridik, si dhe lirimin

e llojit të vet nga barra e apstraktes dhe joreales të disa zgjidhjeve që na

çojnë në përparimin e mardhënjeve ndëretnike.

Pasi, akund në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë (1991)

nuk përmendet nevoja e sjelljes së ligjit të veçantë që do të merrej me

problematikën e mardhënjeve ndëretnike dhe pozitën e nacionaliteteve

në sistemin e tërësishëm shoqëror e politik, mund të konkludojmë se

kjo problematikë duhet të përfshihet në çdo ligj të veçantë, i cili në

njëfarë mënyre ballafaqohet me probleme dhe çështje që lidhen me

përkufizimin e statusit dhe të drejtave të qytetarëve në mënyrë të

barabart. Por, mungesa e normave kushtetuese të cilat në mënyrë më të

drejtpërdrejtë do të udhëzonin në mënyrën e trajtimit të kësaj materje, lë

hapsirë për voluntarizmin dhe hamendje të llojit të vet në trajtimin e saj,

veçanërisht kur bëhet fjalë për vëllimin dhe mënyrën e përfshirjes së

materjes në ligje të caktuara ( pra, edhepse është nxjerrë ligji i

vetadministrimit lokal, me të cilin do të duhej të konkretizohet neni 7 i

Kushtetutës, megjithatë në këtë problematikë kanë mbetur shumë

çështje të hapta, ende nuk është nxjerrë ligji për përdorimin e gjuhëve,

me vendimin e Gjyqit kushtetues është ndërprerë Ligji për përdorimin e

flamujve të nacionaliteteve, nuk ka ligj për simbole kombëtare të

nacionaliteteve (ky Ligj u anolua nga Gjyqi Kushtetuesd) 113 në pajtim

me garancionet e nenit 8, alineja 2 e Kushtetutës, nuk janë precizuar

përcaktimet ligjore me të cilat do të gjallërohej neni 44 i Kushtetutës,

nuk ekzistojnë dispozita ligjore me të cilat do të mbrohej identiteti etnik,

kulturor dhe gjuhësor i nacionaliteteve, i garantuar në nenin 48 të

113 Gazeta zyrtare e RM, nr. 32, Shkup 1997. (Ligji për përdorimin e flamujve

të nacionaliteteve të Maqedonisë që të shprehin idenditetin e tyre) Ligj i cili

në fillim të vitit 1999 u anolua nga Gjyqi Kushtetues.

97

Nazmi Maliqi

Kushtetutës, Këshilli i mardhënjeve ndërnacionale i paraparë me nenin

78 të Kushtetutës pothuejse nuk funkcionon, etj).

Mungesa e rregullativës përkatëse ligjore në të cilën do të gjinte

vend në Kushtetutë, si problematikë e lidhur me nacionalitetet, paraqet

gjeneratorin e përhershëm të momenteve kontestuese dhe burim i

situatave konfliktuoze në bashkëjetesën dhe në mardhënjet

ndërnacionale në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë kontekst, si moment themelor nisës kontestues në

trajtimin e materjes së mardhënjeve ndëretnike, pjestarët e nacionaliteit

shqiptar e veçojnë rregullimin ligjor të përdorimit të gjuhës në fusha të

caktuara të jetës publike.

Në anketën e Institutit të socilogjisë dhe psikologjisë, në pyetjet:

Si është qëndrimi juaj ndaj dygjuhësisë në Republikën e Maqedonisë, 67

% e popullatës maqedonase konsideron se gjuha maqedonase duhet të

jetë gjuhë e vetme në përdorim zyrtar; 88,5 % të pjestarëve të popullatës

shqiptare u deklaruan se të gjithë gjuhët duhet të kenë të njëjtin trajtim

çdokund; ndërsa pjestarët e grupeve të tjera etnike zgjidhjen që e ka

kushtetuta e konsiderojnë si të pranueshme. Një disproporcion i këtillë i

madh në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës ve në dukje rëndësinë

e jashtëzakonshme që i jepet këtij elementi, ndërsa njëkohësisht tërhjeq

vërejtjen edhe për nevojën e padyshimtë për gjetjen e zgjidhjes së

kënaqëshme që do të pengonte konfliktin eventual.

Një qëndrim i këtillë mund të nxirret edhe nga formulimi i nenit

7 të Kushtetutës së Maqedonisë, sipas të cilit përdorimi i gjuhëve duhet

të jetë rregulluar me ligj. Trajtimi i këtillë do të mundësonte edhe

përparësinë e parimit të funkcionaliteit, përkundër parimit të

teritorialitetit në kërkesat për zbatim përkatës të këtij neni. Me miratimin

e një ligji të këtillë do të krijoheshin edhe kushtet minimale për

pastrimin e kaosit juridik që momentalisht është duke sunduar gjatë

trajtimit të kësaj materie. Në fakt, vlera e interkulturalizmit dhe

multilinguizmit si dhe mbrojtja dhe kujdesi për gjuhët rajonale ose të

pakicave në asnjë akt ndërkombëtar nuk trajtohen si pasojë e lënjesh

anash të gjuhëve zyrtare dhe nevojës së mësimit të tyre. 114

Për disa momente të rëndësishme që lidhen me përcaktimet

normative të raportit të Zhenevës theksohet qartë se : “… qasjet e

114 Shih më gjërësisht: Mirjana Najçvska, Suksesi i komponentës juridike në trajtimin e materjes së

mardhënjeve etnike në Republikën e Maqedopnisë. Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike,

Shkup

98

Toleranca politike në funksion të paqës

ndryshme të zbatimit të obligimeve në kuadër të OSBE-së të cilat kanë

të bëjnë me grupet etnike janë logjike…” 115

Këto dallime duhet t’i kërkojmë në: kontekstin historik të

trajtimit të problematikës së dhënë në vendin e caktuar; momentin

aktual të brendhëshëm politik; pozitën aktuale socilae e ekonomike në

vend; momentin aktual të politikës së jashtme (veçanërisht mardhënjet e

vëna me vendet fqinjë dhe mardhënjet aktuale bilaterale) dhe faktorin

gjeopolitik.

Me këtë shpjegim nuk kemi ndërmend për përfshirje të

gjithanëshme të momenteve konkrete subjective dhe objektive të cilat

kanë ndikim në caktimin e problematikës së mardhënjeve etnike që në

radhë të parë, është në funkcion të ruajtjes së paqës në mardhënjet e

brendëshme.

Në këtë kontekst bie në sy të dhënat të marra nga anketa e

institutit për socilogji dhe psikologji, se përpgjegjësi më të madhe për

ruajtjen e të drejtave nacionale të qytetarëve mban shteti (76 % e

maqedonasve, 77,22 % e shqiptarëve, 71 % e turqëve, 96 % e romëve,

87 % e vlehëve dhe 77 % e serbëve). Nga këto të dhëna, veçanërisht

qartësohet raporti shtet- mardhënje etnike në kuadër të realizimit të

përparësive të ndryshme në shtet, dhe në këtë kontekst edhe të realizimit

të barazisë së përfshirjes edhe në përgatitjet për mbrojtje dhe në

aktivitete të tjera mbrojtëse.

Kur kemi të bëjmë me arsimin si segment të rëndësishëm në

mardhënjet ndërnacionale 68 % e maqedonasve konsiderojnë se shteti

ka masa të njëjta për kolektivitetet e ndryshme nacionale në shtet, ndërsa

69,75 % e të anketuarëve shqiptar konsiderojnë se shteti nuk ka masa të

njëjta , kurse 8,50 % deklarohen pozitivisht për këtë pyetje, 54 % e

turqëve etnik, 42 % e romëve, 40 % e vlehëve dhe 55 % e serbëve etnik

ndajnë qëndrimin negativ me shqiptarët etnikë.

Këto të dhëna edhe pse nuk janë inkorajuese do të shërbejnë për

të analizuar argumentet se në mardhënjet e sotme politike dhe

ndëretnike dhe si shembull i rrallë ne botë, në Republikën e Maqedonisë

të kaluarën e përbashkët historike me nacionalitetet, veçanërisht me

pjestarët e nacionalitetit shqiptar, mund të shërbejë si shembull i mirë

për ndërtimin e mardhënjeve në kohën e sotme. Aktualisht duhet të

prkrahen realisht përpjekjet për realitetin eksistues në Republikë

115

Raport nga këshillimi i ekspertëve të OSBE-së në

lidhje me Çështjet e pakicave kombëtare, Zhenev, 1991

99

Nazmi Maliqi

nëpërmjet të vërtetës se Shqiptarët dhe Maqedonasit asnjëherë nuk kanë

luftuar midis tyre. Por me siguri mund të pohohet se këto përpjekje nuk

mund ti zgjidhin tensioned eventuale pa qasje përkatëse ndaj kësaj

çështje nga ana e subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë,

sepse situata e tashme juridike – politike karakterizohet me sistem

juridik të papërfunduar dhe mosakordimit të rregullativës ligjore në

fusha të caktuara.

Çështjet që sillen rreth mardhënjeve ndëretnike paraqesin

materialin shumë të përdorur në ballancimin dhe deballancimin e fuqisë

së strukturave të cilar luftojnë për pushtet. Këtë pjesërisht e shpjegon

edhe paraqitja e rasteve të cilat në shikim të parë kanë karakter

institucional – juridik, por në esencën e tyre themelohen parametrat e

politikës ditore dhe e mjeteve të përditshme politike.

Disa kërkesa të caktuara të pjestarëve të nacionalitetit shqiptar

janë refuzuar, nuk janë përkrahur ose janë shtyrë me arsyetim se ato nuk

janë në pajtim me dispozitat e rregullativës ndërkombëtare apo se do të

shkaktojnë ngarkesë të panevojshme financiare.

Kur kemi të bëjmë me faktorët e ndryshëëm gjeopolitik të cilat

kontribuojnë për trajtim të ndryshëm të të pakicave në një shtet konkret,

si më të qënësishme mund ti veçojmë:

“. . . Rëndësia që ka madhësia relative e shumicës dhe e grupeve

të pakicave në përcaktimin e trajtimit nga ana e shtetit, por edhe më

shumë, në përcaktimin e pengesave të mundshme për realizimin e

relacioneve të caktuara pozitive me grupe të tjera etnike, veçanërisht me

atë dominante. Nëse ekziston grupacion etnik që arrinë numër të

rëndësishëm të popullsisë së përgjithshme të shtetit atëherë në raprotin

“nacionalitet”- popullsi dominante është e pranishme situata në të cilën

nuk mund të ketë “fitues”, prandaj kompromisi paraqet alternativën e

vetme përkundër luftës konstante;

Prania e shteteve fqinje që e përkrahin pakicën ose që e

konsideron shumicën si kërcënim. Në kushte të këtilla e domosdoshme

është zgjidhja e mardhënjeve në kuadër dhe me ndërmjetësim të trupave

të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa më tutuje, të konkretizohen

obligimet e pranueshme nga ana e shteteve në biseda bilaterale, dhe

Forma e dallimeve kulturore dhe të traditave të grupacioneve

minoritare; religjioze, etnogjuhësore, etj.”

Një nga vërejtjet kryesore të trajtimit liberal të problematikës

është se çdo raport ndërmjet individëve, potencialisht mund të prekë

100

Toleranca politike në funksion të paqës

interesat publike që kanë të bëjnë me kushtet në të cilat ato paraqiten.

Në zgjidhjen e metodës më të përshtatshme pikënisje është zakonisht

përmbajtja e akcionit të pritur dhe fakti se njerëzit më shumë pajtohen të

udhëhiqen nga parimet se sa nga regullat e sjella në ndonjë kompromis

politik. Politika, në këtë rast bëhet vetëm vend për debat rreth asaj se

cilin parim duhet ta përkrah bashkësia si sistem.

Në lëvizjet e tilla jo rrallë, përkundër demokracisë dhe

liberalizmit, qëndron alternativa e nacionalizmit, si dukuri ideologjike.

Në kushte të pranimit të kësaj alternative, nëse shumica është e ngarkuar

me shovinizëm dhe kur do të pranohen parimet e shumicës, kjo shumicë

nuk do të jetë e disponuar për kurrëfarë lëshimesh. Nga ana tjetër, nëse

pakica është e ngarkuar me nacionalizëm, do të preferojë rregullat e veta

të cilat, si gjëra ekskluzive do të prekin sferat publike.

Kjo alternativë është plotësisht e mundshme duke marrë

parasysh faktin se momentalisht në trollin e Evropës nacionalizmi është

një ideologji tërhejkëse. Ashtu si ideologjitë të tjera , nacionalizmi është

atraktiv për shkak të depërtimit të tij që të krijojë iluzionin e lëvizjes, e

cila mund të sigurojë vend për liderët e vet nëprmjet dominimit

potencial. Me këtë vërtetohet se zgjidhja e mardhënjeve ndërnacioale

aspak nuk është e thjeshtë , ndërsa po aq më pak e lehtë është që të

zgjidhet edhe me të gjitha mjetet dhe parimet e mardhënjeve

demokratike të sotme në përgjithësi. 116

1.7. Lojaliteti si obligim qytetar

Edhepse diskutabile, por me interes është formula për të gjykuar

çështjet e lojaliteit të pakicave ndaj shtetit që në punimin e vet i shtron

Thonnberry Patrick, kur thot se

- nuk mund të pritet nga pakicat të cilat trajtohen në mënyrë jo të

barabartë të jenë lojal ndaj shtetit i cili i shtyp ato;

- pakicat të cilat trajtohen drejtë duhet të jenë lojale; ndërsa

- kriteret me të cilat vlerësohet lojaliteti që pritet nga pakicat nuk

duhet të jenë më të rrepta se ato me të cilat vlerësohen sjelljet e çdo

qytetari tjetër. 117

116

Shih më gjërësisht: Mirjana Najçvska, Suksesi i komponentës juridike në trajtimin e materjes së

mardhënjeve etnike në Republikën e Maqedopnisë. Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike,

Shkup

117

Thombery Patrick, Minorites Rights. Human Rights and Internacional law,

Etnic and Racial studies, 1980

101

Nazmi Maliqi

Padyshim se lojaliteti është lidhur drejtpërdrejtë me barazinë dhe

me mosdiskriminimin para ligjit, por aq më shumë me zvogëlimin e

faktorëve që krijojnë ndjenjën e diskriminimit faktik. Raporti mbrojtjepërgjegjësi,

mundet por s’është i domosdoshëm të shëndrrohet në

lojalitet, por zvogëlimi i dallimeve drastike të cilat kanë të bëjnë me

përkatësinë etnike paraqesin bazën reale për disperzimin e lojalitetit

etnik ose të paktën zvogëlimin e ashpërsisë dhe njëmendësinë e saj.

Përveç shyrtimit të lojalitetit në drejtimin qytetar- shtet (ligjet,

rregullimi juridik), është e novojshme që ky raport të shihet edhe në

drejtimin e kundërt. Ky drejtim është posaçërisht i rëndësishëm sepse

krijon kushte që të merren parasysh se nën çfarë supozimesh legale

realizohet ky lojlitet, për shkak të ekzistimit të prejudikimit të normave

që i sjell shteti. Kjo lidhshmëri dhe raport i qytetarëve ndaj sistemit dhe

anasjelltas është edhe një nga qëllimet e hulumtimeve të ndryshme të

lojalitetit, e në këtë aspekt edhe të tolerancës politike, si faktor i

rëndësishëm i stabilitetit të brendshëm dhe ruajtjes së paqes dhe

stabilitetit.

Sipas përvojave të deritashme, nga aspekti politik, shtetet

demokratike mund të jenë të susksesshme në mbajtjen e gjendjes së

relaksuar në mardhënjet e brendëshme, dhe me këtë edhe në sigurimin e

një tolerance reale politike si faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes

dhe të sigurisë, nëse ekziston:

- koalicion stabil ndërmjet partive kryesore politike në të

gjitha segmentet e shoqërisë pluraliste;

- konkurencë në kuadër të pushtetit të shumicës në lidhje

me çështjet e mbrojtjes së të drejtave kryesore politike

dhe të opozitës për interesin e përbashkët në pikëpamje të

sigurisë së vendit,

- përbërje proporcionale nacionale në institucionet e

prezentimit politik në institucionet e sistemit dhe në

aparatin administrativ- drejtues.

102

Toleranca politike në funksion të paqës

1.8.Hulumtime me qëllim të përcaktimit të proble- meve

që dalin në rrugën e tolerancës politike

Si indikator i qënësishëm për vëllimin e cilësisë së komunikimit

ndëretnik, veçanërisht në pikëpamje të parasupozimeve të tyre të

domosdoshme, është interesi i ndërsjellë në ekonomi, në politikën

sociale, në shëndetësi, në mbrojtjen e vendit, në punësim, në informim,

në arsimim, etj.

Tabela nr.1

Maqedonasit,

Interesat ekonomike, 23.00 %

Interesat ekonomike, politika sociale,

Shendetësia, 16,75 %

Interesat ekonomike, punësimi,

Politika sociale 14,75 %

Interesat ekonomike dhe mbrojtja 12,50 %

Punësimi 7,75 %

Mbrojtja e vendit 7,75 %

Politika sociale dhe shëndetësia 6,00 %

Arsimi dhe ekonomia, 6.00 %

Kombinime të tjera 5,50 %

Tabela nr.2

Shqiptarët

Interesat ekonomike dhe arsimi 23,00 %

Interesat ekonomike, politika

Sociale, shëndetësia 16,75 %

Interesi ekonomik, punësimi

Politika sociale 14.75 %

Interesat ekonomike dhe mbrojtja 12.50%

Interesat ekonomike dhe punësimi 11,25 %

Politika sociale, punësimi

Politika sociale, arësimi

Shëndëtësia 8.00 %

Mbrojtja e vendit 8,00 %

Politika sociale dhe punësimi 5,25 %

Kombinime të tjera 14.00 %

103

Nazmi Maliqi

Si duket, ekziston emëruesi shumë i madhë dhe i fortë i

“interesave të përbashkëta”, të cilat padyshim janë bazë e mjaftueshme

për përgjegej positive ndaj pyetjes: A është i mundshëm komunikimi

ndëretnik? 118

Rezultatet e hulumtimeve të bëra nga Instituti i hulumtimeve

socilogjike dhe politike-juridike, institutet e socilogjisë dhe psikologjisë

praën Fakultetit filozofik në Shkup, Agjencia “DATA PRES” pran NGB

“Nova Makedonija”, revista e përjavshme “Puls” e tjera tregojnë se

eksistojnë një varg çështjesh që qëndrojnë në rrugën e mardhënjeve më

të afërta cilësore, në rrugën e bashkëjetesës më të mirë, të tolerancës dhe

respektit të ndërsjellë dhe të cilat çojnë drejt gjendjes “jetojmë sëbashku,

por të ndarë”. Shkurtë, këto anketa i konstatuan këto qëndrime:

Në fushën e arsimit

Ekzistojnë mospajtime më të mëdha. Kështu për shembull 70 %

e maqedonasve të anketuar nuk do t’i kishte penguar arsimtari i

nacionalitetit tjetër, ndërsa 30 % mendojnë se ky do të ishte një shkak që

fëmijët e tyre të mos ndjekin mësimin të ai arsimtar. Tek të anketuarit

shqiptar ky mosbesim është i shprehur në shkallë më të lartë, kështu 75

% të të anketuarve janë shprehur se nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre t’i

mësojë arsimtar i nacionalitetit tjetër, ndërsa 25 % një gjë e tillë nuk do

t’u pengonte.

Në fushën e përdorimit të gjuhës

Kur kemi të bëjmë me përdorimin e gjuhëve, edhe këtu

ekzistojnë qëndrime diametralisht të kundërta. Në të vërtet 70 % e

maqedonasve të anketuar konsiderojnë se gjuhë e vetme zyrtare në

Republikën e Maqedonisë duhet të jetë maqedonishtja, 28 % e pranojnë

zgjidhjen kushtetuese, ndërsa vetëm 2 % konsiderojnë se të gjithë gjuhët

janë të barabarta. Tek të anketuarit e popullatës shqiptare, 84 %

konsiderojnë se gjuhët duhet të jenë të barabarta, ndërsa zgjidhja

kushtetuese është e pranueshme vetëm për 16 % e të anketuarëve.

Në lidhje me rolin e institucioneve të caktuara në shtet për

përmirësimin e mardhënjeve ndëretnike dhe të tolerancës, janë ofruar

këto qëndrime:

118 Marrë nga: Rezultatet e hulumtimeve të bëra nga Instituti i hulumtimeve socilogjike dhe politike-juridike

në Shkup, Institutet e socilogjisë dhe psikologjisë pran Fakultetit filozofik në Shkup, Agjencia “DATA

PRES” pran NGB “Nova Makedonija”, dhe revista e përjavshme “Puls”, Shkup, 1996

104

Toleranca politike në funksion të paqës

Për rolin e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë 83 % e

maqedonasve të anketuar dhe 76 % e shqiptarëve të anketuar janë

shprehur pozitivish.

Për rrolin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për

përmirësimin e mardhënjeve ndëretnike, pozitivisht janë shprehur 56 %

e maqedonasve të anketuar dhe 18 % e shqiptarëve.

Për rolin e MTV, pozitivisht janë shprehur 45 % e maqedonasve,

ndërsa vetëm 9 % e shqiptarëve.

Është kërkuar edhe mendim për rrolin e bashkësive fetare për

mardhënjet ndërnacionale, me çrast janë marrë këto përgjigje:

Për rolin e KOM pozitivisht janë shprehur 67 % e maqedonasve të

anketuar, 7 % konsiderojnë se rroli i saj është negativ, ndërsa 26 % nuk

kanë përgjegje, ndërkaq 19 % e shqiptarëve të anketuar konsiderojnë se

KOM ka rrol pozitiv për mardhënjet në Maqedoni, ndërsa 63 % atë rrol

e vlerësojnë si negativ, kurse 18 % nuk kanë përgjegje.

Për rrolin e BIM 91 % e shqiptarëve të anketuar janë shprehur

pozitivisht, 4 % konsiderojnë se ka rrol negativ, ndërsa 5 % nuk kanë

përgjegje. Nga ana tjetër, 6 % e maqedonasve të anketuar rrolin e BIM e

vlerësojnë si pozitiv, 64 % si negativ, ndërsa 30 % nuk kanë përgjegje.

Në lidhje me të drejtat e macionaliteteve janë marrë këto

përgjegje:47 % e maqedonasve të anketuar konsiderojnë se

nacionalitetet kanë të drejtë të mëdha, 49 % se kanë të drejta aq sa

duhet, ndërsa 4 % kosiderojnë se kanë më pak të drejta se sa duhet.

Ndërsa shqiptarët e anketuar 91 përqind konsiderojnë se kanë shumë

pak të drejta, 3 % se kanë aq sa duhet, 6 % nuk kanë përgjegje, kurse

janë përgjegjur se janë qytetarë të rendit të dytë; ndërsa 80 % e

maqedonasve të anketuar konsiderojnë se nuk ka qytetarë të rendit të

dytë.

105

Nazmi Maliqi

Qëndrime për komunikimin etnik interpersonal

Çfarë fqinjës doni – të cilit nacionalitet?

Plotësisht

të pastërt

Kryesisht

të pastërt

Nuk ka

rëndësi

Maqedonas Shqiptar Turqit Serbët Vllehët Romët

26,5 23,2 4,0 28,0 3,0 2,0

40,5 36,0 22,0 45,0 35,0 6,0

32,7 40,7 73,0 27,0 62,0 92,0

A dëshironi të bashkëpunoni me kolegë të nacionaliteteve të tjera?

Maqedonas

Shqiptar Turqë Serbë Vlleh Romët

Po 9,0 12,2 0,0 12,0 1,0 0,0

Jo 91,0 87,7 100,0 87,0 99,0 100,0

A keni nevojë të dini gjuhën e nacionalitetit tjetër

Maqedo Shqiptar Turqë Serbë Vlleh Romë

nas ë

E domosdoshme 5,50 27,25 0,0 13,0 13,0 19,0

E domosdoshme 72,25 71,50 97,0 61,0 62,0 65,0

po e dobishme

E padobishme 22,25 1,25 3,0 26,0 26,0 16,0

Konstatimi i hulumtimeve të “Data Pres-it” se stabiliteti varet

nga mardhënjet ndërnacionale në vend mund të bështetet në këto

rezultate: 2/3 e maqedonasve të anketuar dhe 40 % e shqiptarëve

konsiderojnë se në të ardhmen bashkëjetesa dhe mardhënjet

ndërnacionale do të jenë bazë për stabilitetin ose për çrregullimin e tij.

Ekziston mendimi i përgjithshëm se toleranca politike, etnike dhe fetre

paraqesin sprovën e kohës së re dhe se ajo prfshinë hapsirë të madhe në

të cilën duhet të punohet me aktivitete konkrete, me themel, në mënyrë

iterdiciplinare dhe intenzivisht. 119

119

Trajan Gocevski, Tendencat bashkohore në mbrojtje, faqe 309-312, Kumanovë, 1997 - Rezultatet e

hulumtimeve të bëra nga Instituti i hulumtimeve socilogjike dhe politike-juridike në Shkup, Institutet e

socilogjisë dhe psikologjisë pran Fakultetit filozofik në Shkup, Agjencia “DATA PRES” pran NGB “Nova

Makedonija”, dhe revista e përjavshme “Puls”, Shkup, 1996.

106

Toleranca politike në funksion të paqës

Republika e Maqedonisë mbetet e hapur për mbikqyrje

ndërkombëtare të gjendjes në lidhje me respektimin dhe realizimin e të

drejtave të njeriut dhe konsideron si mënyra e tillë transparente duhet të

bëhet praktikë e rëndomte edhe në vendet e tjera të rajonit. Prandaj

konsiderojmë se bashkësia ndërkombëtare duhet të zhvillojë një qasje të

hollësishme dhe krahasuese gjatë vëzhgimit të situatave të ndryshme për

realizimin e të drejtave të nacionaliteteve në vendet e rajonit, me

nëvojë të qartë për nxitjen e garancive dhe kontroleve më efikase.

1.9. Këshilli i Evropës dhe Konventa kornizë

për të drejtat e pakicave nacionale 120

Vendet anëtare të Këshilit të Evropës dhe shtetet tjera,

nënshkruese të kësaj Konvente kornizë,

Duke vlerësuar se qëllimi i Këshillit të Evropës është realizimi i

unitetit më të ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij, për të ruajtur dhe

përparuar idealet dhe parimet që janë trashëgimi e tyre e përbashkët;

Duke vlerësuar se njëra nga mënyrat e arritjes së këtij qëllimi

është mbrojtja dhe zhvillimi i të drejtave të njëriut dhe lirive themelore;

Duke dashur të realilzojë Deklaratën e shefave të shteteve dhe

qeverive anëtare të Këshilllit të Evropës, të miratuar në tetor të vitit

1993 në Vienë;

Të vendosur të mbrojnë ekzistimin e pakicave kombëtare në

teritoret e veta;

Duke vlerësuar se tendosjet në historinë e Evropë dëshmuan se

mbrojtja e pakicave kombëtare është me rëndësi esenciale për

stabilitetin, sigurinë demokratike dhe paqen në kontinent;

Duke vlerësuar se një shoqëri pluraliste dhe me të vërtetë

demokratike duhet jo vetëm të respektojë identitetin etnik, kulturor,

gjuhësor dhe fetar të çdo pjesëtari ë pakicës kombëtare, por edhe të

krijojë kushte për të shprehur, ruajtur dhe zhvilluar atë identitet;

Duke vlerësuar se krijimi i atmosferës së tolerancës dhe dialogut

është i domosdoshëm me qëllim që llojllojshmëria kulturore të jetë

burim dhe faktor jo i ndarjeve, por i pasurimit të çdo shoqërie;

120 Shih, Doracaku i shkurt i Konventës Evropjane për të drejtat e njeriut,

Këshilli i Evropës, 1998

107

Nazmi Maliqi

Duke vlerësuar se zhvillimi i Evropës toleruese dhe prosperuese

nuk varet vetëm nga bashkëpunimi ndërmjet shteteve, por kërkon edhe

bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet autoriteteve lokale dhe regionale me

respektimin e kushtetutës dhe integritetit territorial të çdo shteti;

Duke e pasur parasysh Konventën e mbrojtjes së të drejtave të

njeriut dhe lirive themelore dhe protokolet e saj;

Duke i pasur parasysh obligimet për mbrojtjen e pakicave

kombëtare të përfshira në konventat dhe deklaratat e Kombeve të

bashkuara, si dhe dokumentat e OSBE-së, veçanërisht dokumentin e

Kopenhagës të 29 qershorit të vitit 1990;

Të vendosur që të prkufizojnë parimet që duhet të respektohen

dhe obligimet të cilat dalin nga këto parime, me qëllim që në kuadër të

vshteteve anëtare dhe në shtetet e tjera që do t’i bashkëngjiten këtij

instrumenti, të sigurohet mbrojtje efikase e nacionaliteteve ose pakicave

kombëtare dhe e të drejtave dhe lirive të pjestarëve të pakicave

kombëtare, me respektimin e sundimit të së drejtë, integritetit territorial

dhe sovranitetit kombëtar;

Të vendosur që të zbatojnë parimet e theksuara në këtë

Konventë kornizë nëpër ligjet nacionale dhe politikën përkatëse të

qeverive,

Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës obligohen të respektojnë

në mënyrë strikte dispozitat e kësaj Konvente kornizë. Prandaj, nga

komitetet përkatëse janë formuar edhe komisione vëzhgimi, me qëllim

që të ndiqet se sa shtetet anëtare i prmbahen Konventës kornizë.

Për shembull, nëni 6 i kësaj Konvente kuadër nënvizon:

1. Palët do të nxisin frymën e tolerancës dhe të dialogut ndëretnik,

ndërsa do të marrin edhe masa efikase për përparimin e respektimit dhe

mirëbesmit të ndërsjellë dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjithë njërëzve

që jetojnë në atë teritor, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

2. Palët obligorhen të marrin masa përkatëse për mbrojtjen e

personave të cilët mund të jenë viktima të kërcënimeve ose të akteve të

diskriminimit, armiqësisë ose dhunës për shkak të idenitetit të tyre etnik,

kulturor, gjuhësor ose fetar.

Ky nen e shpreh detyrimin ndaj Deklaratës dhe Programit të

aktiviteteve në luftë kundër racizmit, ksenofobisë, matisemitizmit dhe

mostolerancës. 121

121 Shih, Doracaku i shkurt i Konventës Evropjane për të drejtat e njeriut,

Këshilli i Evropës, 1998

108

Toleranca politike në funksion të paqës

Konventa evropjane për të drejtat e njeriut

Për shkak të ndryshimeve të rëndësishme në Evropën qendrore

dhe lindore, të cilat ndodhën në vitin 1989, anëtarësimi i plotëfuqishëm

në Këshillin e Evropës është shpallur si qëllim themelor dhe si fazë e

domosdoshme “kthimi i tyre në Evropë”. Hapja e kësaj organizatendaj

vendeve të Evropës qendrore dhe juglinodre nuk duhet të arrihet me

çmimin e normave dhe rregullave që ajo i ka vënë, veçanërisht në

fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut:

… Obligimet për të ndërmarrë masa përkatëse për t’i kontribuar

paqes dhe sigurisë me përparimin e mardhënjeve demokratike;

Themelet drejtësisë dhe të paqes në botë… mbrojtja e të cilave

bazohet në demokracinë politike nga njëra anë, dhe në pikpamjet dhe

respektimi i përbashkët i të drejtave të njeriut nga të cilat ato varen,

ndërsa nga ana tjetër;

…qeveritë e vendeve të cilat kanë pikpamje të ngjashme

trashëgimi të përbashkët, tradita politike dhe ideale, respektimi i lirisë

dhe sundimi i së drejtës, i ndërmarrin hapat e parë për zbatim kolektiv të

disa të drejta të theksuara në Deklaratën e përgjithshme. 122

122

Zvonimir Jankulovski, Të drejtat e njeriut, faqe 265-285, Shkup, 1993

109

Nazmi Maliqi

110

Toleranca politike në funksion të paqës

Kreu i pestë V

Toleranca politike faktor për ndërtimin e raporteve stabile

shoqërore në shtetet bashkohore

1. Toleranca politike dhe proceset demokratike

1.1. Proceset demokratike për ndërtimin

e mardhënjeve të brendëshme

Nëse fjala demokraci, të cilin e hasim shumë shpeshë sepse është

mjaft i rëndësishëm, duam ta përkthejmë nga fjala burimore, përgjegja

do të ishte se demokracia është sundim i populit- pushtet popullor (fjala

greke demokraci është përbërë nga fjalët “demos” popull dhe “krateon”,

sundim).

Kur bëhet fjalë për demokracinë në çfardo shoqërie, përkatësisht

shteti, gjithnjë mendohet për sundimin e popullit- sundmim i shumicës

së tij.

Shkalla e arritur e demokracisë në një shtet të të caktuar varet

prej shumë elementesh. Këto elemente, në radhë të parë, kanë të bëjnë

me atë se a janë në nivel respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, që

është shprehje reale dhe e drejtpërdrejtë e mardhënjeve ndërmjet

qytatrëve dhe shetetit. 123

Shkalla e demokracisë varet edhe nga shumë elemente të tjera,

thënë më saktë faktorëve të tjerë të cilat duhet ti ketë një shtet i caktuar.

Ndër elementet e tilla më të rëndësishme, përkatëisht faktorëve të cilat

ndikojnë drejtpërdrejtë në shkalllën e demokracisë, është pushteti, që do

të dalë nga pozitat e masave të gjera të popullit, të fitojnë një pushtet

legjitim përmes votave të lira, dhe që gjithnjë të jetë e zhvilluar shkalla e

lirive dhe të drejtave demokratike dhe politike për të gjithë qytetarët, në

konform të traditave demokratike etj.

123 Vladimir Vujçiq, Toleranca politike, faqe 102-111, Defemi, Zagreb, 1995

111

Nazmi Maliqi

Demokracija formale dhe e vërtetë 124

Ndarja e demokracisë në formale dhe të vërtetë është bërë sipas

kritereve se sa marrin pjesë vërtet qytetarët në udheqjen e një shteti të

caktuar apo të drejtat dhe liritë e proklamuara demokratike janë vetëm

proklamatë dhe parrullë e rëndomtë nënë të cilat fshihet forma

jodemokratike e sitemit politik. Për dallim nga nga demokracia formale,

demokracia e vërtetë, përveç se i proklamon liritë dhe të drejtat

demokratike, thjeshtë angazhohet të krijojë supozimet dhe kushtet e

nevohsme materiale dhe ato të tjera shoqërore për shfrytëzimin e

tërësishëm të këtyre lirive dhe të drejtave demokratike për pjesmarrje

aktive të të gjithë qytetarëve në jetën shoqërore dhe politike të shtetit.Në

jetën e përditshme kjo do të thotë se të gjithë qytetarët, çdokund ku ka

demokraci të vërtetë, duhet të kenë mundësi të shfrytëzojnë supozimet

dhe kushtet e nevojshme për formimin e vullnetit dhe vetëdijes së vetë

politike dhe ato t’i shprehin në vepër, si subjektë politikë aktiv.

Si rezime, mund të thuhet se demokracia formale është formë e

pazhvilluar e domokracisë dhe e sistemit politik në të cilin nuk është

zhvilluar demokracia ekonomike as politike. Vetëm në ato shtete ku

ekzistonë demokraci ekonomike dhe politike mund të flitet për

demokraci të vërtetë. Me zhvillimin më të suksesshëm të ekonomisë së

lirë dhe me pëfshirjen e të gjithë qytetarëve në udheqjen shoqërore,

mund të krijohen kushte për demokraci të vërtetë.

1.2. Politika e mbrojtjes dhe

mardhënjet e brendëshme

Sipas përkufizimit më të përhapur, politika “paraqet veprimtari të

vetëdijëshme dhe të organizuar, drejtuar nga punët e përbashkëta

shoqërore të shtetit ose të një pjesë apo fushe të veçantë, për çka merren

vendime dhe mbahet kujdes për kryerjen e tyre.” Ndërkaq, në teori në

fakt shënohen dy domethënje dhe objekte të politikës, edhepse në rastet

më të shpeshta gadi në të gjitha vendet përdoret termi politikë.

124 Shih më gjërësisht: Përmbledhje punimesh, faqe 5-18, Fakulteti juridik,

Shkup,1995

112

Toleranca politike në funksion të paqës

Me një fjalë, politika si veprimtari paraqet procesin e ndërlikuar

në çdo vend, prandaj objektivizimi i saj shtrohet si pyetje kryesore në të

gjitha ndyshimet demokratike që ndodhin në kohën e sotme.

Kur bëhet fjalë për politikën në fushën e mbrojtjes dhe sigusisë

së shtetit, duhet përmendur se ajo është pjesë e detyrueshme e politikës

së përgjithshme që e ushtron një shtet, por që kka të bëjë vetëm me një

segment që është me rëndësi të posaçme nacionale, e njohur në teori si

politikë e vendit në mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare.

Për politikën në fushën e mbrojtjes duhet përmendur se sot

gjithnjë e më shumë bëhet fjalë për forcën si pjesë përbërëse e çdo

dhteti. Në fakt, në teorrinë politike ushtarake forca trejohet si “forcë dhe

aftësi e faktorit subjektiv (shtetit, partive politike, lëvizjeve të

ndryshme) të mund të shkaktojë ose pëngojë ndryshime të të caktuara

shoqërore, politike dhe ndryshime të tjera në jë shoqëri të caktuar,

ndërsa me konceptin forcë, në kuptimin më të ngushtë specifik,

nënkuptohet mundësinë e përdorimit të forcës të shprehur me dhunë të

armatosur, që dikujt t’i imponohet vullneti i tij, për të mbrojtur një

gjendje në shoqëri ose për të ndryshuar atë. 125

Në teorinë bashkohore politike dhe në praktiktikë konsiderohet

se në vendet me demokraci të zhvilluar dhe traditë të gjatë parlamentare

dukuritë e çvendosjes së raporteve poltike-forcë nuk nuk janë të

mundshme ose mundësitë janë sjellë në nivel më të ulët, ndërsa në

vendet me regjim autoritar, me demokraci të pazhvilluar dhe pa traditë

parlamentare, mundësia e sundimit të forcës ndaj mardhënjeve politike

është më e sigurtë dhe në praktikë paraqitet shumë shpeshë.

Vendet në tranzicion, në sajë të ndryshimeve rrënjësore në

sferën politike dhe ekonomike, nga njëra anë dhe ndërtimin e

strukturave mbrojtëse dhe të sigurisë në këto vende të burimeve

ekzistuese kadrovike, materiale dhe infrastrukturale, nga ana tjetër,

mund të konkludohet se procesi i vënjes se dimenzioneve optimale dhe

për sistemet demokratike të pranueshme të forcës dhe përcaktimit të saj

të drejtë në kultimin e ndikimit ndaj mardhënjeve politike do të zgjasë

shumë. Përparësi e vetme e këtyre vendeve në këto relacione është

mundësia e shqyrtimit të përvojave pozitive dhe negative në këtë sferë

125

Slobodan Dimishkovski, Fillet e mbrojtjes nacionale të R.M. Globus,

Shkup,1996 (Fjalori terminologjik sociologjik, AMSHA dhe Fakulteti Filozofik, Shkup)

113

Nazmi Maliqi

në të kaluarën, të cilat janë me bollëk dhe t’i shfrytëzojnë vetëm

përvojat pozitive. 126

Kur flasim për politikën mbrojtëse të Republikës së Maqedonisë,

si shtet i pavarur dhe sovran, ballafaqohemi me politikë të qartë

mbrojtëse me të cilën janë përcaktuar saktë interesat nacional, janë

përkufizuar në hollësi interesat shtetërore dhe në mënyrë racionale janë

theksuar qëllimet e asaj politike, për të cilat shteti, në pajtim me mjetet

që disponon do të organizojë sistemin e mbrojtjes.

Në lidhje me këtë çështje të rëndësishme, politika zyrtare pas së

cilës duhet të qëndrojë Republika e Maqedonisësi në këtë moment do të

ishte:

- Stabilizimin e situatës politike dhe përforcimin e pozitës

ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë si shtet i pavarur dhe

sovran;

- Ngritja e përhershme e autoritetit të vendit si në planin rajonal

ështu edhe në atë global;

- Ruajtja e paqës dhe sigurisë;

- Strukturimi i përhershëm i sistemit të mbrojtjes konform

standardeve të NATO-s;

-Zhvillimi i mardhënjeve demokratike dhe përparimi i

përhershëm it ë drejtave dhe lirive të njeriut dhe shëndrrimin e tyre në

faktor motivues për mbrojtjen dhe sigurinë e vlerave themelore të

shtetit;

- përmirësim i përhershëm të bazës materiale dhe sigurisë socilae

të qytetarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik të mbështetur në iniciativën

e lirë dhe ekonominë e tregut;

- Kultivimin e përhershëm të mardhënjeve të fqinjësisë së mirë

dhe mardhënjeve në rajon, si supozim për ruajtjen e paqes dhe sigurisë;

- Asocim në grupacionet politike dhe ekonomike evropjane dhe

ndërkombëtare dhe në strukturat e NATO-s, më çka do të përcaktohen

interesat ekzistyese nacionale;

- Nëse ndodhë shmangja prej koncepteve të integrimeve

euroatlantike, do të sillnin shtetin në pozita nënshtruese dhe jostabile.

Ekzistojnë interesa dhe qëllime të tjera të politikës mbrojtëse

nacionale që duhet të realizohen në afate më të gjata ose më të shkurtra,

126

Central European Issues, The transformation of the defense establishment, means

democratic control, civil-militari, relation, defense reform, Buchurest, 1997

114

Toleranca politike në funksion të paqës

të cilat duhet të jenë objekt i elaborimit të dokumentit përkatës shtetëror

i cili emërohet si politikë e mbrojtes së shtetit.

Përveç përcaktimit të interesave, qëllimeve dhe detyrave të

shtetit në lëmin e mbrojtjes nacionale, dokumenti Politik për mbrojtjen

duhet të përcaktojnë edhe veprimtarinë, detyrat dhe mënyrën e realizimit

të qëllimeve të parashtruara nga ana e orgnait më të lartë shtetror. Këtu,

në radhë të parë, mendohet për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,

Kryetarin e Republikës së Maqedonisë , Qeverinë dhe, forcat e

armatosura dhe të tjera.

1.3. Rregullimi normativ i mbrojtjes në

Republikën e Maqedonisë

Me sjelljen e Kuhtetutës së re të Republikës së Maqedonisë, me

të cilën ajo përkufizohet si shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, janë

krijuar edhe parasupozimet themelore për brojtje të pavarur. Kushtetuta

e Republikës së Maqedonisë mbrojtjen e trajton në kaptinë të veçantë,

në të cilën i bëhet e mundshme sistemit të mbrojtjes të rregullohet me

ligj të veçantë, në të cilin në mënyrë precize janë rregulluar të drejtat

dhe obligimet e qytetarëve, organeve të pushtetit shtetëror dhe e forcave

të armatosura, si dhe e ARM, si armatë e qytetarëve të Republikës së

Maqedonisë. Kjo do të thotë se Republika e Maqedonisë, si shtet i

pavarur dhe demokratik, vetë i vendos të gjtha funkcionet shtetrore, ndër

të cilat edhe për mbrojtjen, “që do të thotë se me Kushtetutë janë vënë

edhe korrnizat e sistemit për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë, me

çrast janë përkufizuar funkcionet e forcave të armatosura.”

Me këtë janë përcaktuar të drejtat dhe obligimet e qytetarëve në

lidhje me mbrojtjen, që përfshihet në nenin 28 të Kushtetutës, në të cilin

thuhe se mbrojtja e Republikës së Maqedonisë është e drejtë dhe

obligim për çdo qytetarë dhe se ajo prcaktohet me Ligjin e mbrojtjes”. 127

Me një fjalë, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë i jep të

gjitha supozimet relevante për krijimin e sistemit dhe organizimit të

mbrojtjes, i cili duhet të mbështetet në resursat disponuese njerëzore,

materiale, teknike dhe natyrore të Republikës së Maqedonisë si shtet.

Në vendet e vogla, siç është ky i yni, duke u mbështetur në NATOparametrat,

modeli i tashëm i mbrojtjes është pothuejse më i mundshmi.

127

Shih më gjërësisht: Trajan Gocevski, Sistemi politik dhe ekonomik i

mbrojtjes së RM. Univerziteti “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, 1997

115

Nazmi Maliqi

Për organizimin e sistemit vetjak të mbrojtjes, në përputhje me

mundësitë shtetrore, janë të nevojshme kërkime dhe analiza serioze

shkencore dhe profesionale të çdo segmenti të atij sistemi, sepse ai

duhet të shprehet në normativë ligjore ose me ligj të posaçëm të

mbrojtjes. Siç thamë, aftësimi i qytetarëve dhe organizimi i tyre për

mbrojtje mbështeten në rragullat e përcaktuara kushtetuese dhe ligjore,

ndërsa si më e rëndësishme, sipas Ligjit të Mbrojtjes së Republikës së

Maqedonisë, organizohet sistemi i mbrojtjes së pavarsisë dhe integritetit

territorial të vendit.

1.4. Partitë politike dhe mbrojtja në

Republikën e Maqedonisë

Sipas Ligjit të mbrojtjes, qytetarët kanë të drejtat dhe obligimet e

caktuara saktë në mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ato

kanë të bëjnë me kryerjen e obligimit ushtarak, pjesëmarrjen në

mbrojtjen civile dhe kryerjen e punëve të obligueshme.

Së kendejmi, për Republikën e Maqedonisë nga aspekti i

mbrojtjes dhe sigurisë, me rëndësi parësore është ndërtimi i nivelit

optimal të përcaktimit të qytetarëve të vendit tonë për të mbrojtur atë, pa

marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale, fetare dhe partiake.

Ndërtimi i këtij përcaktimi, kurrsesi nuk duhet t’i lehet akcioneve me

karakter fushate, port ë ndërtohet një sistem i veçantë i gjithanshëm për

aftësimin e qytetarëve. Përveç përcaktimit, i cili është më tepër element i

ndërgjegjes së obligueshme qytetare, qytetarët duhet të aftësohen që të

kënë mundësi, dijeni dhe aftësi të kryejnë detyra konkrete për mbrojtjen

e vendit, ku pjesë të organizimit të tyre kanë edhe partitë politike.

Për skenën tonë politike është karakteristike paraqitja e shpejtë e

partive politike dhe përfshirja e tyre në jetën politike të vendit,

ngjajshmeria e programeve të tyre, mënyra e veprimit të tyre politik,

bashkëpunimi ndërparitak, toleranca dhe mostoleranca partiake, etj. 128

Nëse i bëhet një analizë programeve dhe programve zgjedhore

të partive në Republikën e Maqedonisë, do të shihet se gadi të gjitha

partitë përmbahen në çështjet themelore me të cilat ballafaqohet vendi

ynë, siç janë:

128 Cane T. Mojanoski, Profili politik dhe socijal i partive politike në R.M,

faqe 11-43, Shkup, 1996

116

Toleranca politike në funksion të paqës

- karakteri i rregullimit politik të shtetit;

- funkcionimi i shtetit juridik;

- mbrojtja e vendit;

- sistemi ekonomik dhe politika e zhvillimit;

- politika sociale dhe banesore;

- mardhënjet ndërkombëtare;

- mardhënjet ndërmjet shteteve ballkanike dhe Evropës dhe

vendi i Republikës së Maqedonisë në këto mardhënje, etj.

1.5. Ushtria dhe pushteti politik si mardhënje të

brendëshme në vendet demokratike

Për shkak të ekzistimit të indikacioneve se në emër të mbrojtjes

së vendit dhe ekzistimit të ndarjes natyrore ndërmjet ushtrisë si pjesë e

pushtetit, mund të përkufizohen dy aspekte të mardhënjeve ushtarakecivile:

ndërmjet qeverisë dhe ushtrisë, ndërmjet parlamentit dhe ushtrisë

dhe ndërmjet ushtrisë dhe popullsisë. Mardhënje të këtilla mund të

vehen në vendet që janë demokratike dhe në vendet që ecin drejt

demokracisë. Në këtë kontekst mund të prezentohet edhe rroli i ushtrisë

në demokraci në të cilën edhe qytetarët në uniformë janë pjesë e saj. Në

kushte të këtilla mund të vehet edhe kontrrolli demokratik me norma

kushtetuese dhe ligjore, me kontrroll parlamentar, me hapjen e debateve

publike për mbrojtjen, me transparencën gjatë vendosjes etj, me qëllim

që të gjithë, pammarrë parasysh se prej çfarë shtresash është përbërë

ushtria te ndjehen njëjtë në aspektin e sigurisë.

“Ushtria si institucion, është një nga mjetet më të fuqishme të

politikës në botën bashkohore. Por ajo në vetëvete mbanë edhe

mundësinë latente që të “rrebelohet” nga udheqja politike dhe

praktikisht t’i kanoset asaj. Hapja e gjerë e dyerve e ushtrive bashkohore

nacionale për pjesëtarët e shtresave të ndryshme shoqërore, për herë të

parë në histori, ka shkaktuar një situatë që në një institucion të llojit të

këtillë të gjenden të bashkuar njerëz të shtresave të ndryshme sociale

dhe të interesave të ndryshme politike. Prandaj, posaçërisht është rritur

rëndësia e lojalitetit të ushtrisë ndaj pushtetit politik, por edhe të korit të

saj të oficerëve, si shtresë me rëndësi vendimtare për funkcionimin e

saj.” 129

129

B. Vankovska- Cvetanovska, Ushtria dhe demokracia, faqe, 89- 112,

Shkup, 1995

117

Nazmi Maliqi

Në sistemet demokratike, si një nga postulatet e veçanta politike

veçohet parimi i dimenzionit civil- politik të suhtrisë. Me këtë rast,

motive kryesor qëndronë në idenë se pozita e saj e pavarur paraqet

kanosje reale për demokracinë, veçanërisht nga aspekti i garantimit të të

drejtave dhe lirive të njeriut. Pozita e theksuar e ushtrisë dhe imponimi i

saj ndaj qendrave politike, pamëdyshje sjelllë militarizimin e sistemit

politik dhe të shoqërisë civile. Edhe sikur të mos instalohet diktatura

ushtarake, subjektivizmi autonom politik i ushtrisë është indikator i

sigurtë se demokracia në atë shoqëri ka humbur.

Por se kontrrolli i fortë politik dhe të nështruarit e ushtrisë një

pushtetit civil në shoqëri nuk duhet automatikisht të implikojë

ekzistimin e rendit demokratik- si dëshmi më të mira për këtë janë

përvojat e sistemeve totalitare. Edhepse, në esencë, ata qëndrojnë në

pushtet me përdorimin e bollshëm të forcës, në rastet më të shpeshta

shprehen se nuk kanë aq besim edhe te ushtria. Në fakt, ajo paraqet

letrën e pasigurtë për këto regjime, prandaj si më e përshtatshme

paraqitet policia.

1.5.1. Depolitizimi i ushtrisë

Cila është esenca e depolitizimit të ushtrisë?

Depolitizimi i ushtrisë do të thotë bërja e pamundshme formalojuridike

dhe faktike e veprimit të partive politike (pa përjashtim) në

kuadër të organizimit ushtarak. Me fjalë të tjera, çlirimin e ushtrisë si

institucion nga çdo presion dhe ndikim i organizuar dhe institucional

idelogjik dhe politik. Por, shpesh herë, edhe të kuptuarit e këtillë të

depolitizimit, në praktikë përjeton vështirësi të papritura.

“Efekti politik i depolitizimit të ushtrisë është i dyfishtë. Nga

njëra anë, ai paraqitet institucioalizim të tillë të forcës së armatosur me

çrast ushtria bëhet një nga serviset shtetrore, me funkcion të posaçëm

me rëndësi shoqërore. Indolenca e saj politike duhet të sigurojë pozitë

të atillëqë nuk do të varet nga qëndrimi konkret ndërmjet forcave të

sistemit politik. Vetëm në këtë mënyrë ushtria mundet pa dridhje të

mëdha të përjetojë ndërrimin e pushtetit pas zgjdhjeve të rregullta

parlamentare; nga ana tjetër, edhe subjektet politike do të jenë të sigurtë

se forca (e ushtrisë) nuk është faktor në luftën për pushtet. Shoqërisë

demokratike i nevoitet ushtri, e cila vetëm do të sigurojë kushtet e

118

Toleranca politike në funksion të paqës

përgjithshme të funkcionimit të rendit , pa marrë parasysh bartësit

konkret të pushtetit.” 130

1.5.2. Ushtria dhe qytetari në

sistemin politik demokratik

Orjentimi i deritashëm politik nga aspekti i ruajtjes së stabilitetit

të brendshëm është se në politikën mbrojtëse duhet mbështetur në

ndonjë forcë reale-ushtri, për përgatitjen e qytetarëve për t’iu

kundërvënë cënimit eventual të sovranitetit dhe integritetit territorial të

vendit.

Në fazën fillestare të realizimit të kësaj detyre duhet në mënyrë

të kujdesshme të analizohet rregulimi normative-juridik i sistemit të

mbrojtjes dhe të vërtetohet se a eksiston ndonjë dispozitë me të cilën

përkufizihen të drejtat dhe obligimet e qytetarëve dhe si janë vënë

konturat e e sistemit të mbrojtjes dhe të sistemit demokratik. Trajtimi i

raportit ndërmjet qytetarit dhe ushtrisë në sistemin demokratik politik

paraqet edhe mundësi reale për kontroll të vërtetë civil demokratik ndaj

ushtrisë, ndërsa në këtë kontekst edhe kontrroll parlamentar. Me këtë

arrihet një shkallë më e lartë e bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe

krijohet hapsirë e brendëshme politike më e sigurtë. 131

Sipas këtij modeli, mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës së

Maqedonisë e realizojnë: qytetarët, organet shtetrore dhe forcat e

armatosura, ndërsa disa detyra të caktuara realizojnë edhe ndërmarrjet,

entet publike dhe shërbimet e vetadministrimit lokal. Qytetarët e

Republikës së Maqedonisë e pranuan orejntimin e zhvillimit më të gjerë

të proceseve demokratike dhe ndërtimin e shtetit qytetar, si kriter

themelor i paraparë ne aktin më të lartë kushtetures juridik- Kushtetutën

e Republikës së Maqedonisë.

Përcaktimi për angazhim maksimal të të gjithë potencilaeve

njerëzor dhe material në mbrojtjen e një vendi është pothuejse

130.

B. Vankovska- Cvetanovska, Ushtria dhe demokracia, faqe 141- 146,

Shkup, 1995

131 B. Vankovska- Cvetanovska, Ushtria dhe demokracia, faqe 147- 151,

Shkup, 1995

119

Nazmi Maliqi

koponentë e pashmangshme e çdo konepti mbrojtës. Ky qëndrim është

si rezultat i idesë dhe përvojës së pranueshme univerzale në suaza

botërore, ndërsa është vërtetuar në shumë luftra, si domosdoshmëri në

realizimin e mbrojtjes efikase. Nga aspekti i mbrojtjes të çdo vendi

konsiderohet se si model dhe sistem më i përhapur i mbrojtjes është ai

që i mbetet konsekuent vetëvetes. Për çdo sistem të mbrojtjes, parë nga

ky kontekst, shumë me rëndësi është faktori politik dhe angazhimi i tij

për zhvillimin më të gjerë të proceseve demokratike dhe ndërtimit të

shtetit juridik, me çrast krijohen parasupozime dhe kushte për

stabilizimin e mardhënjeve të brendëshme. Orjentim të këtillë politik për

ruajtjen e stabilitetit të brendshëm dhe ruajtjen e paqes në këto hapsira

kanë Republika e Maqedonisë dhe e Sllovenisë, edhe pse hapat e para të

formimit të forcave të veta mbrojtëse janë ndërmarrë para njohjes së

tyre.

Bartësit e pushtetit politik kanë të drejtë, por edhe përgjegjësi t’i

ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet për sigurimin e mbrojtjes së

përbashkët, që gjithsesi nënkupton edhe obligueshmëri të qytetarëve me

mjete ligjore të japin kontributin e vet në realizimin e këtij qëllimi të

përbashkët. Por, kjo nuk duhet të bëhet në funkcion të mbajtjes së një

sistemi në pushtet, por vetëm në funkcion të mbrojtjes së vendit nga

agresioni i jashtëm. Vetëm në kësi rrethanash mund të llogaritet për një

angazhim dhe realizim maksimal i obligimeve ligjore nga ana e

shumicës së qytetarëve.

Është i domosdoshëm angazhimi që kjo sferë të depolitizohet, në

aspekt se do të kuptohet dhe zhvillohet si pjesë e një funkcioni shoqëror

me rëndësi qënësore për të gjithë qytetarët, anëtarë të bashkësisë. Në

lidhje me këtë angazhim, duhet të gjendet dhe të caktohet baza e

pranueshme shoqërore në të cilën mund të realizohet koncenzus rreth

momenteve esenciale, dhe që do të gjejë përkrahje të gjerë nga të gjitha

forcat shoqërore dhe politike. Në realizimin e përbashkët të së dretjës së

mbrojtjes, qytetarët duhet të përfshihen si pjesëtarë të bashkësisë dhe

shtetit të njejtë, dhe jo si ithtarë të opcioneve të caktuara ideologjikepolitike.

132

132.

B. Vankovska- Cvetanovska, Ushtria dhe demokracia, faqe 147-153,

Shkup, 1995

120

Toleranca politike në funksion të paqës

1.5.3. Raportet civilo-ushtarake në demokraci

Për forcat e armatosura mirë të organizuara me rëndësi të madhe

është kontrolli civil i ushtrisë. Gjithnjë eksistojnë keqkuptime të

caktuara ndërmjet civilëve dhe ushtrisë, sepse nëse nuk eksistonin ato

pikpamje në këtë aspekt, atëherë në këto vende nuk do të eksistonte as

demokracia. Kur përkufizohet rëndësia e kontrollit civil, gjithmonë ka

vështirësi në sqarimin se si të arrihet, përkatësisht në çfarë strukturash

dhe procedurash duhet të kalohet, duke marrë parasysh se ende nuk

eksiston model i vetëm për realizimin e saj. Me këtë problematikë

ballafaqohet edhe Republika e Maqedonisë.

Kontrolli demokratik, kryesisht prfshinë tre parime themelore:

- vënjen efikase të pushtetit ushtarak dhe civil nëpërmjet

mekanizmave juridik dhe institucional;

- neutralitetin politik të ushtrisë që e imponon etika profesionale,

dhe

- mosndërhyrjen në punët civile.

Një nga detyrat e parlamentit është ushtrimi i kontrollit të

ushtrisë nëpërmjet mbikqyrjes së buxhetit për mbrojtje. Por kjo nuk do

të ishte e mjaftueshme nëse nuk eksiston një trup i përhershëm

parlamentarqë do të bënte kontroll të rregullt parlamentar ndaj ushtrisë,

në kordinim me ministrin e mbrojtjes, si anëtar i qeverisë. Posaçërisht

ministry i mbrojtjes duhet të bëjë kontroll të përhershëm të ushtrisë

(shërbimet e mbrojtjes dhe komandantët ushtarak), përfshirë këtu edhe

kontrollin e realizimit të buxhetit të mbrojtjes; qasje të dhënave të

zbullimit, prkatësisht përfshirje në planifikimin strategjik, zhvillimin e

strukturave ushtarake dhe përparimit ushtarak. Nga kjo duket se në

vendet me demokraci të zhvilluar, kontrolli civil i ushtrisë bëhet në nivel

legjislativ dhe ekzekutiv.

1.6. Rëndësia e demokracisë bashkohore

Vetëm shteti demokratik mund të krijojë shoqëri demokratike

qutetare; vetëm shoqëria demokratike qytetare mund të mbështesë

shtetin demokratik. Elementet që i bëjnë të mundshme politikat

demokratike mund të mësohen vetëm në vendet demokratike. Shteti

121

Nazmi Maliqi

demokratik duhet t’i kultivojë aftësitë e shumfishta të barabarta edhe të

gjera të cilat përkrahen nga qytetarët (Michael Walzer).

Eksistojnë po aq lloje të shoqërive qytetare sa ka edhe shoqëri.

Gjithashtu, shton Valcer, pikërishtë në kuadër të jetës së përbashkët të

shoqërisë qytetare burrat dhe gratë mund të shfrytëzojnë lidhshmërinë e

Rusoit (Jean Jaques Rouseau) ndaj bashkësitë më të mëdha të

momerojes, interesave dhe shpresës, e cila është shumë e qetë në

shoqëritë qytetare dhe paraqet nxitje të madhe për nacionalizmin.

Pse të jetë kjo kështu? Ose, përse shoqëria qytetare duhet të jetë

pjesë integrale e programit për demokratizim. Përgjegjet ndaj këtyre

pyetjeve janë ndriçuar me studimin e jashtëzkonshëm të Robert

Putnamit rreth reformave demokratike në vitet 1970 në cilat u bënë në

bashkësitë veriore të Italisë dhe jo në ato jugore. Putnam thekson se

dallimi kryesor qëndron në praninë ose mungesën e “kulturës qytetare”,

mirëbesimi dhe solidariteti i ndërsjellë që e përkrahin shoqëritë, të cilat

përkrahen gjithashtu nga jeta e shëndoshë e përbashkët. Reformat

demokratike mund të zbatoheshin në ato bashkësi të cilat në periudha të

ndryshme kanë treguar kulturë qytetare (jo rastësisht, kanë qënë po ato

bashkësi përvojat e të cilave gjatë Rilindjes kanë shërbyer si frymëzim

për ligjëratat e modernizmit të hershëm rreth republikës qytetare. 133

Lidhshmëria me ekonominë dhe rëndësia konkrete e kapitalizmit

për procesin e demokratizimit bëhet e qartë pikërishtë me referencën

ndaj shoqerisë qytetare. Kjo rëndësi është në krijimin dhe shpërndarjen e

pasurisë dhe ndarjen e saj individëve , kujdesin për paraqitjen e klasës së

mesme, të kontrollit mbi rrethanat materiale të jetës së tyre. Zhvillimi

ekonomik, me fjalë të tjera, krijonë hapsirën shoqërore që e mundësonë

demokracinë, duke i mundësuar njëkohësisht edhe një demokracie të re

hapsirën e nevojshme për frymëmarrje, me qëllim që të realizohen

premtime.

Kur bëhet fjalë për kultivimin e shoqërisë demokratike, Robert

Dal (Robert Dahl) konsideron se variabiliteti kritik nuk është zhvillimi

ekonomik, por risia socioekonomike. Së këndejmi, Sidni Vajtraum

Sidney Weintraub) konkludoi se se “ pasi të hapeni politikisht, do të

vijojë hapja ekonomike. Hapja politike nuk mundet të eksistoj vetëm për

vetvete. Kjo është një pikë që tregon se jo në të gjitha ekonomitë e

133

. Vladimir Vujçiq, Kultura politike, Alinea, Zagreb, 1993

122

Toleranca politike në funksion të paqës

tregut ka demokraci, por unë nuk mund të kujtohem asnjë vend i vetëm

që është demokratik dhe të mos ketë ekonomi tregu.

Ashtu siç ka thënë Putnam, “modelet afatgjate të vazhdimësisë

dhe ndryshimeve nuk janë konzistente me çfardolloj determinizmi të

rëndomtë ekonomik… Rajonet qytetare nuk kanë nisur nga më të

pasurit, dhe ata nuk kanë qënë gjithnjë më të pasur, por sa mund të

vlerësojmë ne- ata u bënë qytetare diku nga shekulli i 19”. Ai tërhjek

vëretjen: Traditat qytetare në vetvete nuk e nxisin progresin ekonimi…

(por ato) ndihmojnë të shpjegohet përse Veriu mundi t’u reagojë sprovave

dhe mundësive të shekullit 19 dhe 20 në mënyrë aq efektive.” 134

Gjithashtu, ekonomia e tregut është mjaft me rëndësi jo vetëm

për përparimin që e gjeneroi borgjezia e cila e kultivoi atë, por edhe për

kontributin që e jep për vetë proceset zgjedhore. Në lidhje me këtë,

Xhen Mansbrixh (Jane Mansbrigde) ka theksuar: “Demokracija

opozitare krijon ngadhnjyes dhe humbës, prandaj ajo vështirë i

përshtatet socializmit shtetëror, ku eksiston vetëm një arenë ku mund

vetëm të humbësh, sepse shteti mban llogari për çdo gjë”.

Demokracia është vazhdimësi e praktikave historike të zhvilluara

gjatë kohëve, me qëllim që të autorizohen individët, të kufizohet

pushteti i dhunshëm i shtetit dhe të sigurohet rend i barabartë social.

Karakteristikat themelore që e shënojnë evulicionin e saj në historinë e

Perëndimit janë: reprezentative, dhe sëkëndejmi edhe pushtet të

përgjegjshëm; ligjshmëria; shoqëria e hapur; shkalla e caktuar e

respektit të pasurisë private dhe distancimi nga ideologjia dogamtike

(religjioze ose joreligjioze-sekulare) nga makineria e pushtetit.

Një synim themelor qëndron në të gjitha diskutimet rreth

demokracisë, prej grekëve të vjetër e deri sot. Kjo mund të shprehet në

këtë mënyrë: Demokracija përpiqet të zmadhojë lirinë dhe të ndalojë

tiraninë nëprmjet nxitjes së rregullit nga dhe për popullin. Njëkohësisht,

kjo liri e individit kërkonë shoqëri të lirë, që nuk është e mundshme pa i

prkrahur qëllimet dhe vlerat shoqërore , duke përfshirë këtu edhe

konceptet solide të drejtësisë dhe mirësisë. Së kendejmi tensionet

ekzistojnë ndërmjet dëshirës dhe vullnetit të individit dhe të

privilegjuarve të shoqërisë.

Mendimi bashkohor politik i Perëndimit vë në dukje dy kuptime

të gjera për strukturat fundamentale të politikës demokratike ose të

134.

Smit,D. (1993) Bitwen Urgencies and Imposs ibilities. New Security

Architecture for Europe. Security dialogue.

123

Nazmi Maliqi

momentit demokratik, duke nënvizuar bashkimin e rendit të lirë politik

demokratik.

Është siguruar dokumenti i përshtatshëm me ndihmën e dy

krijuesve të mëdhenj të mendimit politik bashkohor, Xhon Lok dhe

Zhan Zhak Ruso. Krijuesi i parë punon me një model më të ngushtë të

demokracisë ku individet e pavarur bashkohen për qëllime të kufizuara

të përbashkëta duke mos cënuar individualitetin; në modelin e

mëvonshëm, në shkallë të madhe nën ndikimin e romantizmit, individi

shkrihet në “vullnetin e përgjithshëm”, ku mund të gjejë plotësimin e

dëshirës, që është me e lartë sipas shkallës dhe rëndësisë se sa ajo që

mund të arrijë si individ. 135

Mendimi politik i Rusoit arrin kulmin në të ashtuquajturën siç

thot Xhejkob Talmon “Demokracinë totalitare” –integrimin e individit

në bashkësinë politike (shpesh, por që nuk është ekskluzive, me

“kombin”), me të cilin dhe në emër të të cilit sundon “populli”, jo si

individ diskretë të cilët veprojnë nëpërmjet përfaqësuesve të vet të

zgjedhur, por si tërësi organike, duke shprehur vullnetin kolektiv. Ky

kuptim për demokracinë lidhet ngushtë me nacionalizmat destruktiv.

Por, si duket ky është kuptimi që të gjithë liberalët e kanë në mend kur

mbështeten te demokracia (diçka që ata e bëjnë sinqerisht, dhe jo nga

nevoja). 136

1.6.1 Vendet e mëdha demokratike

do të mbeten demokratike

Demokracitë bashkohore massive përbëjnë zonën e rëndësishme

dhe në rritje të paqës, pasuri dhe siguri në botën e sotme. Ekonomitë e

tyre të ndërlikuara informuese-intenzive i japin rëndësi të madhe

popullsisë së arsimuar, e kualifikuar në komunikimin me njëritjetrin dhe

janë më shumë demokratike se sa ekonomitë e tjera. Shoqëritë e këtilla

pranojnë se njerëzit janë me vlerë më ta më madhe se sa pasuria dhe se

asnjë konflikt ushtarak me cilëndo demokraci tjetër nuk mund të

kontribuojë aq shumë për shtimin e sigurisë për një ose dy përqind gjatë

disa viteve. Së këndejmi, lëvizja për paqë botërore në masë të madhe

135

136

124

Vladimir Vujčić, Politička tolerancija, faqe, 16-17, Defemi, Zagreb, 1995

Segmentet bashkohore të mbrojtjes civile, Univerziteti i hapur. Buletin i

fakultetit të shkencave shoqërore, Lubjanë 1992.

Toleranca politike në funksion të paqës

varet nga rëndësia e demokracisë në demokracitë e mëdha botërore. Në

botën e sotme ndodhin gjëra fundamentale dhe të reja. Shumica e

njerëzve këtë e ndjejnë, por i shmangen idesë, kur shohin se modelet e

njohura gjithsesi përsëriten në rajone siç ka qënë ish Jugosllavia.

Por, përpjekja që të mblidhet e tërë bota në një model e errëson

trendin e ri. Kjo mund të kuptohet posaçërisht me ndarjen e botës në dy

pjesë. Një pjesë përbëhet nga zona të paqës, të pasura dhe demokratike,

ndërsa pjesë tjetër si zonë e turbullirave, luftës dhe zhvillimit. Shumica e

njerëzve sotë jetojnë në pjesën e dytë- ku sundojnë varfëria, tirania dhe

anarkia. 137

Këto zona të turbullirave do të preokupojnë pjesën më të madhe

të vemendjes botërore gjatë viteve në vijim, por ka gjasa ato të

zvogëlohen, ashtu që zonan e paqes do të rriten. Kjo do të ndodhë

pikërisht nga shkaku se forcat e reja të rëndësishme bëjnë të mundshme

përhapjen e demokracisë.

Zonat e paqes dhe demokracisë i përfshijnë Evropën

Perëndimore, SHBA, Kanada dhe Japonia. Bashkërishtë këto përbëjnë

15 % të popullsisë botrore. Në këto zona sundojnë demokraci të pasura,

që është jo e rastit. Pasuria, demokracia, paqa si duket shkojnë së

bashku. Eksistojnë shumë shkaqe sepse këto demokraci do të mbeten

demokratike dhe do t’i shmangen luftës ndërmjet vete. Pikëpamjet për

lidhshmërinë e këtyre zonave dhe rendit të ri ndërkombëtar që do të

daolë nga ajo na bënë optimist për të ardhmen e demokracisë. 138

1.6.2. Rruga drejt paqes në rajone të caktuara të botës

Gjatë historisë kanë ekzistuar një vargë demokracish. Shumë

vende të zonës së paqes paraqesin një lloj të veçantë të demokracisë, që

nuk ka ekzistuar pra disa dekadash- si demokracitë bashkohore, të

zgjeruara, të pasura, ku njerëzit e rëndomtë janë të ngritur sipas

standardeve historike. Mënyra e vetme me të cilën një vend mund të

arrijë një pasuri të tillë është që të ketë qytetarë me produktivitet të lartë

që zhvillon ekonomi informative- intensive, të cilën ne e quajmë

ekonomi cilësore. Njëkohësisht, mënyra me të cilën këto shoqëri

137 G. Brankert, Political freedom Rottleget, London, 1991

138 G. Brankert, Political freedom Rottlegete, London, 1991

125

Nazmi Maliqi

krijojnë pasurinë e vet dhe mënyra e udheqjes së saj, në kombinim, i

bënë ato vende demokratike dhe paqëdashëse.

Njerëzit që jetojnë në ekonomi cilësore ndajnë të njëjtën përvojë.

Pothuejse të gjithë të rinjët kryejnë shkollë të mesme, ndërsa shumica

kanë edhe arsimim univerzitar. Kur janë të rinjë. Shumica e këtyre

njerëzve i dinë gjyshet dhe gjyshërit e tyre, ndërsa kur bëhen pleq, i dinë

nipërit e vet. Kanë pakë përvojë rreth vdekjes së kushërinjëve më të

afërt. Jeta vlerësohet mjaftë, ndërsa vdekja e të rinjëve është shumë

prekëse. 139

Për dallim nga vendet që dominon varfëria dhe krizat sociale

dhe të sigurisë, si shoqëri jo stabile dhe jo demokratike, jeta e

njerëzeve ka rrezik që të jet e parëndësishme, ndërsa njerëzit në vendet e

pasura, gjithsesi janë të mbrojtur nga përvojat e dhunës të natyrës dhe

nga vështirësi dhe fatkeqësi të përhershme fizike. Suksesi në ekonomitë

e këtilla kërkon varshmëri nga njerës të tjerë, ruajtje së fshehtësisë,

komunikim efektiv dhe të mësuarit për t’iu përshtatur ndryshimeve.

Shoqëritë e hershme industriale e filluan procesin e ndarjes së

njerëzve nga dhuna dhe primitivizmi i natyrës, por ato kanë qënë më të

dhunshme dhe më kierarkike se sa shoqëritë e pasura bashkohore. Sot,

ekonomitë më përparimtare cilësohen me kompjutor, komunikim

elektronik dhe industri informative, ku mendejmbrehtësia, fleksibiliteti,

dhe kreativiteti njerëzor janë më kritike së sa masa e gjerë dhe pushteti.

Shitja, financimi dhe bisedimet, si dhe forcat prodhuese dhe efikasiteti i

makinave caktojnë se kush është i suksesshëm. Këmbëngulja, në vend të

urdhërit, është rruga më e sigurtë drejt suksesit. 140

Mardhënjet në ekonomitë cilësore nuk janë në asnjë rast me

demokraci të njëjta, por ato gjithsesi janë më demokratike se sa

ekonomitë e industrive të rënda që i zëvendësojnë. Së këndejmi, është e

logjikshme të mendohet se ekonomitë bashkohore, të pasura dhe

massive do ti drejtojnë njerëz në drejtimin e demokracisë, më shumë se

sa ekonomitë e hershme industriale.

Ekonomitë cilësore, gjithashtu, pretendojnë paqen, sepse ato në

mënyrë të konsiderueshme zvogëlojnë rëndësinë e disa gjerave për të

cilat përpiqen njerëzit. Pasuria massive bashkohore nuk buron nga

resurset fizike që mund të tërhiqen nga të tjerët, prandaj ajo duhet të

139.

Kis Ziltra Bashkëpunimi ekonomik. Komiteti Ekonomik, NATO-

Parlamenti, Barcelona, 1998

140

Ibidem

126

Toleranca politike në funksion të paqës

mbrojet; ajo buron në radhë të parë nga sjellja produktive e njerëzve; .

Në një shoqëri bashkohore cilësore njerëzit kanë vlerë të madhe

ekonomike. Pothuejse çdo gjë që varet me mënyrën e funkcionimit të

këtyre shoqërive tregonë qartë se njerëzit janë më të rëndësishëm nga

çdo gjë tjetër. Nuk është logjike që të therrorizohen njerëzit që të fitohet

një teritor ose lëndë e parë, sepse njerëzit vlejnë më shumë se këto

pasuri. Gjithashtu, lloji i punës që e bënë një shtet i pasur nuk mund të

arrihet me një popull që është nënshtruar, që nuk punon ose me qytetarë

të rendit të dytë. 141

Është vështirë të supozohet se do të krijohen rrethana të tilla ku

agresioni do të ketë kuptim ekonomik për ndonjë nga këto ekonomi

bashkohore. Por, nga fakti se lufta do të paraqesë ekonomi të keqe për

një shtet bashkohor, nuk është garancion se një shtet i këtillë nuk do të

shkonte në luftë. Por, zvogëlimi i shkaqeve ekonimike për luftë është me

vend, edhepse mund të ekzisotjnë shkaqe të tjera.

1.6.3. Probleme të reja ndërkombëtare

në rrugën drejt paqes

Ekzistojnë shumë shkaqe që demokracitë i shmangen konflikteve

midis tyre. Te demokracitë, vendimet e mëdha nacionale shprehin

ndjenjat e popullit, përmes strukturave shtetërore që janë të zgjedhura

me votime legale dhe legjitime, ndërsa shumica e njerëzve nuk duan të

shkojnë në luft, sepse ajo shkakton varfëri, vdekje dhe sakatime, ndarje

nga më të dashurit. Pastaj, sjellja dhe qëndrimi politik i nevojshëm që të

arrihet sukses, te demokracitë krijonë liderë, forcat e të cilëve

shfrytëzohen me përdorimin e metodave politike dhe përvojat e të cilëve

i shpien në gjetjen e metodave jo të dhunshme për zgjidhjen e

konflikteve. Është e rëndë për demokracitë që t’i dityrojnë pakicat të

bëjnë atë së cilës i kundërvehen. Sistemet demokratike kërkojnë shkallë

të lartë të pajtueshmërisë për ato vendime që kanë ndikim në të gjithë

popullsinë, ashtu siç është vendimi për të shkuar në luftë. Dhe pasi

nevoiten ndjenja të fuqishme që të gjenerohet pajtueshmëria e

mjaftueshme për fillimin e luftës, popujt demokratik rëndom do t’i

përkrahin ato luftra kundër shteteve të cilat i konsiderojnë si të

ndryshme. Shumë është lehtë që qytetarët e këtillë të urrejnë diktatorin

141

North Atlantic Assambly, Economic Committee, 1997, Reports, Brussels

127

Nazmi Maliqi

se sat ë urrejnë qeverinë demokratike; dhe anasjelltas- shumë është

rëndë të bindet një popull demokratik të shkojë në luftë kundër një

demokracie tjetër. 142

Nëse pasuria, demokracia dhe paqa shkojnë bashkërisht, siç

besojmë ne, me çfarë problemesh do të ballafaqohen zonat e paqës në të

ardhmen? Nëse lufta nuk vjenë në shprehje, ndërsa forca ushtarake është

e parëndësishme, ç‘është ajo që do të ndikojë ndaj mardhënjeve dhe do

të gjenerojë konflikte ndërmjet demokracive?

Përhapja e luftës eventuale me kalimin e kohës do të krijojë

ndryshime suptile, por edhe të thella në mardhënjet ndërkombëtare.

Njerëzit në demokracitë e mëdha do të kuptojnë se ardhmëria e shtetit të

tyre asnjëherë nuk do të varet nga forca ushtarake ose nga aleancat

ushtarake. Ky kuptim do të ketë efekt të madh përshkak të dallimeve

fundamentale ndërmjet mundësisë që të humben paratë ose disa qytetarë

të humbin jetën, në njërën anë dhe mundësisë një shtet të humbë luftën,

nga ana tjetër. Në asnjë diskutim pas periudhës së luftës së ftohtë nuk i

është kushtuar vemendje si duhet këtyre dallimeve. 143

Fund i luftës nuk do të thotë edhe prfundim i konfliktit, ose fund

i urrejtjes. Në fakt, mund të ndodhë e kundërta: liria, e rrezikuar nga

lufta, mund t’i zvogëlojë përpjekjet për t’u çliruar nga dikutimet, duke i

çliruar njerëzit nga nevoja e të shprehurit të urrejtjes ose të nxiten të

prlahen ndërmjet vete. Kështu, bëhet njëri nga burimet më të fortë të

ballansimit ushtarak të forcës, dhe asnjë shtet nuk do të jetë në blok

ushtarak, duke u trembur se mos bëhet më e dobët se bloku tjetër

ushtarak.

Forcë vendimtare që do t’i formësojë shumicën e këture

konflikteve do të jetë shkalla se sa interesat e pocaçme-brenda ose

jashtë qeverisë- do të ndikojnë në politikën nacionale. Qeveritë do të

reagojnë ndaj realitetit politik tek këto grupe të interesit dhe në rastë se

qeveritë nuk janë më të forta se sa të kaluarat, këto bisedime do t’i

prezentojnë ato interes në vend të interesit nacional në mardhënjet

ndërkombëtare. Konfliktet do të mbështeten në interesa të kundërta

financiare dhe në çështje që janë me rëndësi fiziologjike dhe

emocionale. Fakt vendimtar është në kësi rastesh asgjë nuk do të dikojë

ndaj interesave fundamentale dhe ndjenjat e secilës palë qoftë. Asnjë

142

G. Brankert, Political freedom Rottlegete, London, 1991

143 Daniel Patric Mazmilian Elements in international politics, Oxford

University Press, 1993

128

Toleranca politike në funksion të paqës

shtet i pavarur ose formë e pushtetit nuk do t’i shkaktonte këto konflikte,

dhe as rrjedha e tyre nuk do të krijonte dallimin ndërmjet përparimit dhe

varfërisë. 144

1.6.4. Ç‘duhet bërë sot për të gjetur rrugën e

ruajtjes së paqes dhe sigurisë

Teoria sipas së cilës një ditë zonat e demokracisë dhe paqës

ndoshta do të përfshijnë tërë botën duhet të analizohet me rezervë. Nëse

një gjë e tillë do të ishte e vërtetë, duhet të shpjegohet si diç që është

pritur shumë gjatë dhe mund të realizohet, në dukje të parë mund të jet

larg realitetit. Njerëzit e arsyeshëm do të pyesin gjithnjë se si është e

mundshme pa sovranitet botëror (Nobbes, Leviathan ) të arrihet paqa

botërore. Por, tani kemi një pasqyrë se si të arrijmë paqën pa shenjtorë

të paqës. Ashtu si në ekonominë botërore që një sistem tjetër i

vetëorganizuar krijon zhvillimin ekonomik pa plan botëror ose

planifikues botëror, gjithashtu edhe paqeja është e mundshme nëpërmjet

ndryshimeve të brendëshme pa kombe superiore, të cilat, sipas

shembullit të tyre, mund t’i inkuroajojnë të tjerët për të bërë ndryshime

në të njëjtën mënyrë. 145

Shumica e demokracive të reja në mënyrë mjaftë efektive kanë

pranuar dy probleme kryesore të të udhequrit. Një nga to është qëndrimi

i tyre ndaj estabilishmentit ushtarak Pasi shumica e këtyre demokracive

të reja kanë kaluar nëpër regjime ushtarake të këtij apo atij lloji, problem

kryesor për to është vënja e kontrollit efektiv qytetar ndaj ushtrisë.

Ndërsa kjo tani është bërë. Qeveritë e reja i pastruan estabilishmentet e

tyre ushtarake, kanë vënë kufizim në përfshirjen politike të ushtrisë, i

kanë ristruktuar urdhërat e tyre (që shpesh rezultonte me krijimin e

ministrive qendrore të mbrojtjes dhe emërimin e përkohshëm të

personave civil si ministër të mbrojtjes) dhe eliminimin e shumë

privilegjeve të posaçme të ushtrisë. Oficerët ushtarak të cilët kanë madat

të lartë politik në fazën fillestare të demokracisë, u zëvendësuan me

persona civilë. 146

144

Shih, Griffils S. Ivan (1993) Nationalism and Ethnic Conflict. Threats to

Europiean Security

145

G. Brankert, Political freedom Rottlegete, London, 1991

146

Smit,D. (1993) Bitwen Urgencies and Imposs ibilities. New Security

Architecture for Europe. Security dialogue.

129

Nazmi Maliqi

Në shumë vende, establishmenti ushtarak jo vetëm që ushtronte

funkcione ushtarake në mbrojtjen e jashtme dhe sigurinë e brendëshme,

por gjithashtu është mjaft i involvuar më një spektër të gjerë në

aktivitetet ekonmike, afariste dhe industriale. Qeveritë e reja demokrtike

u përpoqën që të kufizojnë rrolin e ushtrisë me mënjanimin e personave

ushtarak nga ndërmarrjet civile dhe përfshirjen e tyre të dretjpërdretjë në

mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare. Në disa raste, regjimet e reja

demokratike i riorganizuan forcat e veta ushtarake përgjatë kufijëve,

duke zvogëluar koncentrimin e tyre rreth qyteteve kryesore, me çrast u

vështirësua mundësia manovruese e tyre. “Pothuejse në të gjitha rastet,

regjimet e reja demokratike e zvogëluan vëllimin e forcës së vetë

ushtarake dhe u përpoqën që në të të fusin shkallë më të lartë të

profesionalizmit ushtarak, siç është për shembull furnizimi me pajisje

bashkohore. Këto regjime të reja demokratike janë relativisht të

suksesshëm në vënjen e kontrollit civil, në orjentimn e ushtrive të veta

në profesionalizëm, në zvogëlimin e forcës ushtarake, në ngushtimin e

rrolit ushtarak dhe në vendosjen e modeleve të raporteve ndërmjet

ushtirsë dhe civilëve që janë të ngjajshme me ato të demokracive të

instaluara. Gjithashtu, në ish regjimet komuniste, partitë komuniste ose

u eliminuarn ose u detyruan të bëjnë gara për pushtet. 147

Fusha tjetër, siç shpjegon Kis Ziltra, në të cilë demokracitë e

vjetra meritojnë vemendje- është reforma ekonomike. Si duket kjo

paraqet problemin kryesor për ish vendet komuniste dhe për shumicën e

vendeve të Botës së Tretë, ku ka pasur ndërhyrje të madhe të ekonomisë

së shtetit. Por nëse ato dëshirojnë të përparojnë ekonomikisht dhe të

bëjnë gara në përgjithësi, është i domosdoshëm liberalizimi ekonomik.

Duhet t’i hapin tregjet e veta dhe ti mënjanojnë donacionet dhe rregullat

restriktive. Gjithashtu, ato po shkojnë drejt këtij qëllimi. Asnjë regjim i

ri demokratik nuk dështoi, dhe as që është lënë anash për shkak të

përpjekjeve për reforma ekonomike. Përkundrazi, shumë vende ish

komuniste miratuan programe të stabilizimit dhe i zbatuan me një

shkallë të caktuar të suksesit. Projektet privatizuese shpesh janë

përshëndetur me entuziazëm të madh.

147

Marko Konovole, Sigurimi në demokraci, Ros-Ros Seminar, Siguria në

Evropën Juglindore, Ohër ,1998

130

Toleranca politike në funksion të paqës

1.6.5. Ç‘është realitetiti për mirëqenje në botën e sotme

Një nga problemet që është i pranishëm dhe është i llojit të

veçantë, dhe i cili i konfronton demokracitë e vjetra dhe të reja, është

problemi që del nga përkatësia etnike dhe nacionalizmi destruktiv.

Regjimet jodemokratike munden në mënyrë efektive të sundojnë

popullin e nacionaliteteve të ndryshme, por në te demokracitë populli i

zgjedh sunduesit. Në kohën kur dallimet ideologjike humbin, ndërsa

vlerat etnike, nacionale, religjioze dhe ato të vjetrat marrin domethënje

të re, edhe problemi për të përkufizuar një popull merrë domethënje të

re. Në mungesë të komunizmit, nuk ka arsye të eksistojë Bashkimi

Sovjetik, Jugosllavia ose Gjermania lindore, prandaj ato u zhdukën. Por

problemi është më i gjerë. Si do të përkufizojmë trupin politik të

shoqërisë? A mundet sipas gjeografisë, gjuhës ose identifikimit etnik të

quhet si qytetar? Kur njerëzit kanë të drejtë të përjashtojnë veten nga

trupat më të gjera politike dhe të formojnë të vetin, më të vogël? 148

Te demokracitë, cilët janë të drejtat e pakicave etnike dhe

religjioze? Këto pyetje janë qendrore për funkcionimin e demokracive të

reja dhe të vjetra.

Nuk ka përgjegje të kënaqëshme për këto pyetje. Mund të jepet

një argument për vetvendosje- çdo grupi duhet t’i mundësohet të ndjekë

kursin e vet,- pa pargjykim prej më parë se kjo do të shkaktonte

fregmentizëm të madh dhe rënjen e shoqërisë dhe shtetit. 149 Pastaj,

demokracitë nuk janë mjaft të aftë për këtë problem. I tërë procesi i

demokratizmit dhe funkcionimit të demkoracisë mund ti forcojnë

mardhënjet ndërmjet grupeve etnike, religjioze dhe grupeve të tjera. Për

shkak se këto identitete bëhen gjithnjë e më qendrore, politikanët bëjnë

thirrje atyre dhe në këtë mënyrë do të intensifikojnë konfliktet ndërmjet

tyre. Ky problem është i pranishëm te demokracitë e reja. Por gjithashtu

eksiston edhe në shtete të tjera. 150

148 Redi Zhrtin, Mbrojtja e pakicave kombëtare në Evropën Qendrore dhe

Lindore, Politika ndërkombëtare, Beograd, nr.1045, 1996

149 Ibidem

150

Daniel Patric Mazmilian Elements in international politics,

Oxford University Press, 1993

131

Nazmi Maliqi

1.7. Procesi i transformacionit

të vendeve në tranzicion

Popujt e çliruar t ëish vendeve komuniste e madhëruan shumë

konceptin e thjeshtë për ndihmën që duhej të merrnin nga Perëndimi.

Pritej mrekulli e përgjithshme, një plan i ri i Marshalit i cili do të gjente

zbatim të gjerë, pa kurrëfarë kundërvënjesh përvojës esenciale dhe

intelektuale mdaj planit të Marshalit për ish vendet komuniste. Në

Perëndim, ndërkaq eksistonte nënçmim i kompleksitetit sistematik të

ndryshimeve të nevojshme, të rezistencës të nomenklaturës së instaluar

dhe ende të pranishme, si dhe kohëzgjatja e procesit. 151

Programet amerikane për ndihmë të cilat u nxitën menjëherë pas

vitit 1989- 90 për Poloninë, kurse pastaj edhe për vendet tjera të Evropës

qendrore, janë shembull tipik për atë që e thamë më lartë dhe

mbështeten në sypozimin se procesi i tranzicionit do të zgjasë rreth 5

vjet. Tani e dimë se ai do të jetë shumë më i gjatë, së paku 10 vjet për

vendet e Evropës qendrore, ndërsa nja 15 deri 20 vjet për vendet tjera,-

para se të themi se transformimi ka përfunduar. 152

Konstatimi i dytë diç më i koplikuar është se vetë procesi i

transformimit nuk është vazhdimësi, por sekuencë e fazave të

ndryshme. Gjithashtu, jo të gjitha vendet ish komuniste janë në të

njëjtën fazë në procesin e transformimit, ose t’i kenë kaluar të njëjtat

faza me tempo të njejtë. Duhet, gjithashtu të shënohet se shpejtësia e

kalimit nga faza në fazë, në masë të madhe varet nga ajo që është dalluar

politikisht dhe ekonomikisht në fazën e fundit në ish sistemet

komuniste.

Kjo që e thamë kërkon sqarim. Fazë kryesore, që nisi menjëherë

me rënjen e sistemit komunist, përfshinë përpjekjet e kombinuara që të

arrihet transformim politik në strukturat e larta të pushtetit politik, si dhe

stabilizimin fillestar të ekonomisë. Kjo do të thotë eliminim i shtetit

njëpartiak dhe sistemin policor, eliminimin e kontrolleve shtetërore

arbitrare, vënjen e lirisë së shtypit dhe fillet e kolaicionit demokratik

për ndryshime. Faza tjetër kërkon stabilizimin e valutës (me ndihmën e

kredive urgjente dhe të ndihmës nga Perëndimi), ndërsa eliminohet edhe

kontrolli i çmimeve dhe dotacioneve, me çrast i jepet fund prodhimit

151

Konferenca e përhershme e organeve vendore dhe rajonale

të pushtetit në Evropë

152

Shih, Gullikstad. E (1994) Colective Security Post- Cold War Europe, Hupi Report

132

Toleranca politike në funksion të paqës

kolektiv dhe zbatimit të privatizimit të rastësishëm. Kjo fazë fillestare

është edhe shumë e vështirë sepse përfshinë ndryshimet fundamentale

në proceset e instaluara politke dhe ekonomike. Nevoitet guxim dhe

qëndrueshmëri, sepse bëhet thjeshtë një këcim në diç të panjohur.

Periudhë, në fakt është kritike, sepse suksesi i saj është edhe

kusht për fazën e dytë, fazë në të cilën ngarendja për stabilizim më të

madh politik duhet të kombinohet me përpjekje për transformim sa më

të pranishëm ekonomik. Këto janë miratimi i kuhstetutës së re dhe

sistem të ri zgjdhor, mbajtja e zgjedhjeve, zgjedhjet legjitime

demokratike, vënjen e administratës së decentralizuar rajonale dhe

bashkimi në një koalicion stabil demokratik- elitë të re politike, deri në

atë shkallë në të cilën proceset demokratike depërtojnë në shoqëri me

qëllim që të institucionalizohet funkionimi qeveritar. Njëkohësisht,

duhet të nxitet edhe një transformim më i madh ekonomik, përfshirë

këtu vënjen e sektorit banker, pastaj demonopolizimi, si dhe privatizimi

në shkallë të ulët dhe të madhe, i mbështetur në të drejtat e definuara

juridiko pronësore. Në këtë fazë, Perëndimi mund të ndihmojë

nëpërmjet sigurimit të kredive për projektet nga infrastruktura, ndihmë

teknike dhe menexhuese, preference dhe qasje tregëtare, si dhe me

investime të huaja. 153

Kur kjo fazë nëse përfundon me sukses, mund të kalohet në

fazën e tjetër, në të cilën me të vërtetë fillojnë situata dhe procese të

gjithanshme demokratike në mënyre të përhershme, ndërsa zhvillimi

ekonomik është si pasojë e zhvillimit të gjithanshëm të iniciativës

private. Në këtë fazë formohen partitë demokratike stabile dhe krijohet

kulturë politike demokratike, me gjyqe të pavarura dhe kulturë juridike.

Në ekonomi, ekziston shkalla e lartë e privatizimit, paraqitja e lobit

kapitalist dhe realizimi i kulturës afariste. Paraqiten investime të mëdha

të jashtme dhe vendi përfshihet në organizatat kryesore të Perëndimit,

siç është Bashkimi evropjan dhe Aleanca veri-atlantike (NATO). Kjo

fazë mund të përshkruhet si përfshirje në konsolidimin politik dhe nxitje

e përhershme e ekonomisë. Për t’u konkretizuar kjo, mund të nxjerrim

një vlerësim se Polonia, Republika e Çekisë dhe Hungaria gjenden në

prag të kësaj faze, për është vërtetuar edhe përfshirja e tyre në NATO. 154

153

Shih, Gullikstad. E (1994) Colective Security Post- Cold War Europe, Hupi Report

154 NATO Enlargement And Central Europe, A study in civil-military

Realations, Washington, 1996

133

Nazmi Maliqi

Gjithashtu, me rëndësi është të përmendet se mundësia për

zbatimin konkret të të drejtave në këtë fazë varet shumë se në çfarë

shkalle lejon regjimi i dështuar komunist relaksimin politik dhe

liberalizimin ekonomik gjatë viteve të tij të fundit. Fakt i rëndësishëm që

duhet të shënohet është se agonia e fundit e komunizmit ishte simultanesë

paku në disa situate- si periudhë e inkubacinit politik dhe ekonomik

për paraqitjen e paskomunizmit. Pasojat e këtij inkubacioni, në rastin e

Hungarisë (regjimi i Kadariti viteve 1970 dhe 1080) dhe Polonia

(regjimi i Gerekut vitet 1970 dhe pesë vitet e fundit të Jaruzelskit në

gjysmën e dytë të viteve 1980), janë të dukshme.

Procesi në vazhdim, konstatimi që delë nga ajo që e pamë në

procesin e transformimit, e përfshinë premisën e reformës politike si

bazë për reformë efektive ekonomike. Koncenzusi demokratik politik

dhe proceset efektive politike janë qënësore për filimin dhe mbarimin e

suksesshëm të fazës së parë të ndryshimeve. Teorikisht mund të bëhet

një postulat për nevojën e një sistemi autoritar të diciplinës në këtë fazë,

sepse kërkohet viktimë e madhe shoqërore- dhe të gjeneruar- gjatë

implementimit. Por, gjatë kolapsit të regjimit komunist në Evropën

qendrore dhe në Bashkimin Sovjetik, qasja autoritare si duket nuk është

praktike dhe as e dëshirueshme.

Përkundrazi, koncenzusi demokratik paraqitet si imperative. Por

ai duhet të jetë i organizuar dhe i institucionalizuar. Në fillim ai kërkon

praninë e udheqësit efektiv, gjithsesi sharmant dhe të popullarizuar- cili

do të ketë përkrahjen e popullit. Kjo, gjithashtu kërkonë praninë ose

organizimin e shpejtë të lëvizjes politike që do të përkrahte liderin në

mënyrë të institucionalizuar dhe do t’i jap përkrahje në projekjet për

dislokimet dhe eliminimet shoqërore, që është tipike për këtë fazë. Por,

në radhë të parë, faza fillestare, me entuziazmin euforik postkomunist,

duhet të shfrytëzohet në mënyrë përkatëse për ndërimin e themeleve të

procedurave demokratike legjitime dhe formale në kuadër të të cilave

nxiten reformat afatgjate ekonomike. Gjersa të arrijë faza e dytë, euforia

publike zvogëlohet ashtu siç shpërthejnë zhgënjimet nga

transformimet. 155

Transformimi i shpejtë dhe i gjithanshëm, shok-terapia e të

ashtuquajturës rrekje “e bumit të madh”- që është i mundshëm vetëm

nëse eksistojnë kushtet e domosdoshme objective dhe subjective. Rasti i

155

North Atlantic Assambly, Economic Committee, 1997, Reports, Brussels

134

Toleranca politike në funksion të paqës

Polonisë është shembull i mirë për kombinimin e këtyre dy kushteve.

Ishte përfshirë eksistimi i elitës së kundër politike anë e mbanë shtetit,

krysisht lëvizja “Solidarnost” e cila depërtoi në shoqëri, nuk u eliminua

gjatë dekadës të së drejtës materiale dhe mund të shërbente si elitë

politike efektive kundërshtare në nivel të shtetit (në vend se siç ndodhi

në në disa raste të tjera, e mbyllur vetëm disa disidentë, të imponuar

menjëherë në kierarkinë më të lartë kombëtare të pushtetit). Kjo elitë,

ndërkaq, qe përkrahur nga prania e pushtetit moral, e aftë të kultivojë

vullnetin shoqëror për t’u sakrifikuar, apo më drejtë- të Kishës katolike.

Përveç kësaj, një lider sharmant, i cili gëzonte autorizime të posaçme në

kuadër të klasës që kishte gjasa më të mëdha të sakrifikohet si viktimë

shoqërore, e përsonalizoi ndryshimin politik. Një klasë e lirë e

fshatarëve dhe ekonomija e madhe e nëntokës siguruan përfaqësim

ekonomik të ligjit të ofertës dhe të konsumimit prejse kontrolli i

çmimeve u mënjanua ashtu si edhe dotanacionet. Përfundimisht, Polonia

nxorri dobi nga ndihma që iu dha në kulturën afariste sipërfaqësore nga

ana e dijasporës së angazhuar, e përbërë nga dhjetë million polakë që

jetojnë jashtë vendit. 156

Numërimi i këtyre faktorëve paraqet se qasja polake ndoshta

është shembullore, por njëkohësisht ajo është edhe e jashtëzakonshme.

Në mungesë të ndonjë kombinimi të kohezionit politik, obligim dhe

koncenzus të joshjes dhe përgjegjësisë ekonomike, shok terapija me

siguri se do të krijojë konflikt politik dhe kaos ekonomik, me monopole

të pozicionuara mirë që do të shfrytëzojnë përparësinë e liberalizimit të

çmimeve për të rritur ato, me çrast stimulohet infalacioni.

Konstatimi i përgjithshëm në lidhje me rikonstruimin

postkomunist niset nga kjo pikë e fundit: nuk duhet të përjashtohen

strategjitë e transformacionit të cilat përfshinë lëvizje më të ngadalshme

nëpr fazat e domosdoshme të cilat varen nga udheqaj eksistuese

qeveritare, në vend se pastër thjeshtë nga çlirimi i forcave të pavarura

dhe dinamike tregëtare. 157

156

Klark M. (1994) Paece and World Security Studies

157

Ibidem

135

Nazmi Maliqi

136

1.8. Toleranca politike si faktor për ndërtimin e

mardhënjeve të brendëshme për ruajtjen e paqes dhe

sigurisë në Republikën e Maqedonisë

Në teroinë dhe praktikën bashkohore politike konsiderohet se në

vendet me demokraci të zhvilluar dhe traditë të gjatë parlamentare

fenomeni i çvendosjes së raproteve politkë- forcë, paqe dhe siguri nuk

është i mundshëm ose mundësia është sjellë në nivelin më të ulët, ndërsa

ne vendet me regjime autoritare, me demokraci të pazhvilluar dhe pa

traditë parlamentare, mundësia për dominim të forcës ndaj politikës

është më e madhe dhe në praktikë paraqitet shpesh.

Mund të konkludohet se forca ushtarake do të luajë rrol të

rëndësishëm politik në të gjitha mardhënjet, veçanërisht në krijimin e

politikës së shtetit gjerë atëherë kur ai do të jetë në funkcion të

interesave strategjike, të politikës së jashtme, të politikës së brendëshme,

ekonomike, mbrojtëse, të sigurisë dhe të interesave të tjera të shtetit. Sa

më shumë faktori politik dhe pushteti politik do t’i zgjidh me me mjete

politike, aq më shumë do të rritet fuqia politike ndaj forcës, dërisa më në

fund ajo të mënjanohet të ushtrojë funkcionin e vet, ndërsa ajo është

ruajtja e pavarsisë së shtetit dhe e integritetit të tij territorial.

Sugjestionet në këtë plan do të ishin që të shfrytëzoheshin deri

në fund përvojat e shteteve me traditë dhe demokraci të gjatë

parlamentare si dhe të shmangen të gjitha mundësitë e shfrytëzimit për

të keq të çfardo lloj force, e cila më tutje, pa përjashtim, nëse është e

tillë do të kërkojë edhe rrol politik në shoqëri.

Në kontekst të përkufizimit të forcës politike të një shteti

paraqitet edhe forca ushtarake, me numër më e madhe, më e roganizuar,

më e paisur dhe më e përgatitur për veprime të ndryshme, duke përfshirë

edhe luftrat, së kendemi ajo mund të vehet edhe në shërbim të fuqisë së

përgjithshme ose si forcë shtetit që mund të përdoret ose të keqpërdoret.

Përvoja dhe praktika politike tregonë se për stabilitetin e shtetit nuk

është vendimtare forca, porse ndikim kanë edhe parametra të tjerë siç

janë: shkalla e demokracisë, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut,

mardhënjet ndëretnike, gjendja ekonomike dhe sociale etj. Kështu duhet

të shmanget praktika e shteteve jo demokratike dhe regjimeve autoritarë

të cilët shpesh e kanë përdorur forcën për të ruajtur rendin juridik i

përcaktuar me kushtetutat e tyre. Duhet të pranohen shembujt e shteteve

që janë demokratike dhe të cilat forcën e kanë praktikuar në mënyrë

Toleranca politike në funksion të paqës

shumë restrictive, për qëllime të caktuara saktë dhe sipas një procedure

të përcaktuar rreptë.

Sipas kësaj, Republika e Maqedonisë, si shtet i pavarur dhe

sovran, duhet të përcaktojë politikën e vet të mbrojtjes me të cilën do të

saktësosheshin saktë interesat kombëtar, të përkufizuara hollësisht, për

të cilat shteti, në pajtim me resurset disponuese, do të organizojë

sistemin e mbrojtjes.

Interesat e mundshëm shtetëror që duhet të jenë politikë zyrtare

pas të cilave do të qëndrojë Republika e Maqedonisë do të ishin:

“…Stabilizimi i situatës politike, stabilizimi i raporteve ndëretnike dhe

përforcimi i pozitës ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, si

shtet i pavarur dhe Sovran; ngritja e autoritetit të vendit në si në planin

rajonal ashtu edhe në atë global; struktuimi gradual i sistemit për

mbrojtje sipas standardeve të NATO-s për një siguri efikase, përgatitjet

e përhershme të qytetarëve sipas Ligjit të mbrojtjes; zhvillimi i

mardhënjeve demokratike dhe përparimit të përhershëm të të drejtave

dhe lirive të njeriut dhe shndërrimi i tyre në faktor motivues për

mbrojtjen dhe sigurinë e vlerave themelore të shtetit; përmirësimi

permanent i bazës materiale dhe sigurisë sociale të qytetarëve nëprmjet

zhvillimit ekonomik dhe ekonomisë së tregut; kultivimi i përhershëm i

mardhënjeve të fqinjësisë së mirë dhe të mardhënjeve në rajon si

supozim esencial për ruajtjen e paqës dhe sigurisë; asocimi në strukturat

politike, ekonomike dhe ushtarake evropjane dhe ndërkombëtare BE dhe

NATO, për çka do të vërtetohet se është interes shtetror. 158

Në planin e mardhënjeve të brendëshme, për ruajtjen e sigurisë,

Republika e Maqedonisë, gjithsesi duhet edhe më tutje t’i mbrojë të

rejtat e njeriut, veçanërisht barazinë e të gjthë qytetarëve, pa marrë

parasysh përkatësinë e tyre nacionale.

1.9. Pozita politke dhe politiko-ushtarake

e Republikës së Maqedonisë

Në këtë pjesë, segmented hemelore që do të jenë objekt studimi,

janë sistmi politik dhe politika e jashtme e Republikës së Maqeodnisë

nga aspekti i pozitës së sajë politike dhe faktorit demografik, si një nga

determinuesit e zgjidhjes doktrinare-strategjike të konceprit mbrojtës të

158

Trajan Gocevski, Tendenca bashkohore të mbrojtjes, Kumanovë, 1997

137

Nazmi Maliqi

shtetit. Çështjet të cilat kanë të bëjnë me shtetin në raport me zhvillimin

e raporteve mbrojtëse janë:

- Pikëpamjet doktrinare-strategjike mbrojtëse;

- Përcaktimet në raport me obligimet e qyterëve;

- Koncepti dhe qëndrimet e mbrojtjes civile;

- Përcaktimet dhe qëndrimet për organizimin e mbrojtjes sipas

parametrave të ofruara nga NATO, dhe

- Përcaktimet kombëtare doktrinare-strategjike në lidhje me

aftësimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për mbrojtje dhe

siguri, do të jenë objekt edhe të studimeve të mëtejshme.

Sistemi shoqëroro- politik dhe politika e jashtme e Maqedonisë.

Pasi politika e brendshme dhe e jashtme janë të lidhura ngushtë

dhe janë komplementare, është e zakonshme që ndikimi i tyre në pozitën

–ushtarake-politike të shqyrtohet në mënyrë integrale dhe reciprokisht.

Por, por për disa shkaqe metodologjike dhe shpesh edhe praktike,

sidomos me theksimin e disa veçorive të caktuara të këtyre dy

segmenteve, do të shqyrtohen tri çështjet sa vijojnë:

-ndikimi i ndërsjellë i sistemit shoqëroro-politik dhe politika e

jashtme në pozitën ushtarake-politike të Republikës së Maqedonisë,

-ndikimi i sistemit shoqëroro politik në pozitën ushtarakepolitike,

-ndikimi i politikës së jashtme të Maqedonisë në pozitën

ushtarake-politike,

Politika integrale e sigurisë së Republikës së Maqedonisë

parasheh:

1. Integrimin politik dhe ekonomik në Unionin evropjan dhe në

NATO. Anëtarësimi i barabartë në Bashkimin evropjan dhe në NATO

është qëllim strategjik i Republikës së Maqedonisë dhe përpiqet që të

aftësohet në përshtatje me sistemiet ekonomike, politike dhe të sigurisë,

krijohen dispozitat e nevojshme për anëtarësim në të gjitha organizatat

dhe asociacionet politike dhe ekonomike ndërkombëtare.

2. Integrimi politik, përkatëisht ushtarak në sistemet kolektive të

mbrojtjes dhe sigurisë- OKB, OSBE, BE, iniciativën Partneritet për paqe

dhe NATO, si aleancë ushtarake. Këto qëllime strategjike janë në pajtim

me interesat strategjike për integrim në Evropë dhe integrim në

138

Toleranca politike në funksion të paqës

strukturat politike të Atlantikut verior, si dhe në sistemet e tyre kolektive

të mbrojtjes.

3. Në Republikën e Maqedonisë është kryer transformimi

(kushtetues dhe ligjor) i sistemit politik me kalimin në demokraci

parlamentare dhe darje të pushteteve në ligjvnënës, eksekutiv dhe

gjyqësor dhe të pushtetit vendor. Mbrojtja e të drejtave qytetare

konsiderohet si faktor i pandarë i sigurisë së Republikës së Maqedonisë.

Mbrojtja e të dretjave të qytarëve është mbështetur në Kartën e

Kombeve të Bashkuara, Dokumentit të Helsinkit dhe Hagës, të OSBEsë,

dhe në dokumentat e Këshillit të Evropës.

4. Mbajtja e mardhënjeve të barabarta me të gjithë fqinjët.

Republika e Maqedonisë zhvillon bashkëpunim me vendet fqinjë, si dhe

me shumë vende të tjera të rajonit me të cilët ka mardhënje diplomatike,

me respektimin e parimit për mosndryshimin e kufinjëve me forcë,

mospërzjerje në punët e brendëshme me përkrahje të të gjithë

standarteve ndërkombëtare.

5. Zhvillimin e sistemit të vet të mbrojtjes. Mbrojtja e

Republikës së Maqedonisë organizohet si sistem për mbrojtjen e

pavarsisë dhe integritetit territorial të saj, me çka ky sistem ka vetëm

karakter mbrojtës. Forcat e armatosura duhet të dimenzionohen sipas

standardeve të BE dhe NATO-s. 159

159 Trajan Gocevski, Fillet e sistemit të mbrojtjes kombëtare, faqe 356-358,

Kumanovë, 1998

139

Nazmi Maliqi

140

Toleranca politike në funksion të paqës

Kreu i gjashtë VI

Konfliktet dhe luftërat si fenomene Shoqërore

Pengimi dhe zgjidhja e tyre

1. Konfliktet si dukuri shoqërore

Në historinë e njerëzimit gjithnjë kanë ekzistuar moskuptime,

kundërshtime të caktuara si dhe ndarje në baza të ndryshme. Të gjitha

këto dukuri dhe shkaqe gjatë historisë së zhvillimit njerëzor, janë

paraqitur dhe zhvilluar në forma të ndryshme dhe mënyra të ndryshme.

Është e ditur së në procesin zhvillimor të zhvillimit të shoqërisë në

përgjithësi këto dukuri të moskuptimeve, mospajtimeve, kundërshtimeve

etj, janë shënuar me të njëjtën fjalë si konflikt. Në kontekst të

modifikimeve mund të rradhiten edhe format dhe llojet e caktuara të

konflikteve dhe dhunës, të cilat gjithsesi paraqesin temën kulminante të

analizave në lëmin e studimeve socilogjike, të shkencave politike,

juridike, defendologjisë etj. Se për të egzistuar konflikti, në te duhet të

bëjnë pjesë dy palë të konfrontuara, dhe varësisht nga palët të

konfrontuara, konflikti mund të jetë: interpersonal (në mes individëve),

intergrupor (në mes grupeve) dhe brenda grupor.

Pas përfundimit të luftës së ftohtë dominojnë termat si

tripolaritet, univerzalizmi ose sistem i ri i mardhënjeve ndërkombëtare,

rend i ri ndërkombëtar etj. Si të vlerësohet rëndësia shkencore dhe

politike e të gjitha këtyre termave, mbetet i pakontestueshëm fakti se

karakteristika qendrore e sistemit ndërkombëtar është struktura e

ndryshuar e forcës. Kompozimi i këtillë i skenës globale ndërkombëtare

mund të trajtohet si pasojë e një procesi të gjerë të decentralizuar në të

cilin pozitë të rëndësishme zë bashkimi i Gjermanisë, rënja e Bashkimit

Sovjetik dhe Traktatit të Varshavës, dezintegrimi i Çekosllovakisë dhe

RSF të Jugosllavisë.

Edhe pas kësaj periudhe, lloje të ndryshme të konflikteve vazhdojnë

të jenë si dukuri prezente, dhe shpesh herë trajtohen si kërcënim i ri për

paqen dhe sigurinë, ajo që mund ta pranojmë si diç të re, ka të bëjë me

ekzistimin e vatrave të tilla të krizës dhe konfliktit në ish shtetet

autoritare të Evropës lindore, Bashkimit Sovjetik dhe në hapsirën e

141

Nazmi Maliqi

Ballkanit por edhe në regjione të tjera të botës. Situatat e brendëshme, të

cilat në këto shtete paraqesin gjeneratorin e mundshëm të konflikteve.

Prandaj nuk është azgjë e re për ekzistimin e konflikteve të këtilla, por

risi është synimi dhe dëshira se, në rendin e ri botëror bëhen angazhime

serioze nga OKB-ja, UE, NATO, KE, OBSE, për të bërë diçka rreth

evitimit dhe zgjidhjes së konflikteve në përgjithsi.

Konfliktet vazhdojnë të paraqesin rrezik, dhe se shoqëria bashkohore

edhe më tej mund të vëhet para një sprove, edhe pse mund të jenë

konflite me përmasa lokale-regjionale, apo edhe si konflikt i brendshëm

i një shteti, por që mund të ndikojnë në marrëdhënjet ndërkombëtare.

Konfliktet shoqërore janë forma të ndërveprimit të palëve

shoqërore të konfrontuara, grupeve, individëve, institucioneve, shteteve,

subjekteve me pozicione dhe interesa të ndryshme, me pikëpamje dhe

synime të kundërta. 160

Shkaqet kryesore për paraqitjen e konflikteve mund të

kategorizohen në tri nivele:

1. Konflikte përshakak të resurseve të kufizuara, (dy individ ose

dy grupe dëshërojnë diçka të njejtë, por është e dukshme se ajo nuk

është e mjaftueshme për dy palët)

2. Konflikte përshkak të nevojave të paknaqura themelore,

(mund të jenë të natyrës së ndryshme psikologjike dhe biologjike,

përshembull nevoja për sigurim, nevoja për përkatësi, nevoja për ujë,

ushqim, strehim etj) dhe

3. Konflikte përshkak vlerave 161 të ndryshme (cilat punë dhe cilat

ide janë të drejta, janë të rëndësishme, të dobishme dhe të mira, dhe cilat

nuk janë.

Egzistojnë edhe shkaqe të tjera, si faktor nxitës, për lindjen e

konflikteve në jetën e përditshme, në mes individëve dhe grupeve të

ndryshme, me të cilët më tepër merret më tepër shkenca psikologjisë.

Ndër burimet e tilla janë: paragjykimet, stereotipet, marrëdhënjet e më

parshme mes dy palëve të konfrontuara etj.

160 Fehmi Agani, Toleranca dhe konfliktet shoqërore, Thema 15, faqe 27,

Prishtinë 1997

161 Agnesh Heler, Vlerat dhe kërkesat, Beograd, 1981.

”Me fjalën vlera duhet kuptuar, cilësinë, që ne u japim objekteve brenda sistemit shoqëror, në të cilin

subjektet bëjnë përpjekje për të realizuar ndonjë nevojë individuale apo shoqërore. (Nocioni i vlerës mund të

definohet në drejtime të veçanta të Sociologjisë) Vlerat manifestohen edhe si vlera objektive, instrumentale,

konsumuese, vklera këmbyese, subjective etj. Sistemi i vlerave formohet gjat jetës nëpërmjet ndikimeve më

gjëra kulturore, edukimi familjar, përvojës vetanake dhe përfaqëson standard i cili udhëheq me veprimet e

njerëzve)

142

Toleranca politike në funksion të paqës

1.1. Përcaktimi konceptual i konflikteve

Në bisedën e përditshme me fjalën konflikt shpesh nënkuptohet

përleshja ndërmjet dy ose më shumë njerëzve ose grupeve, të cilët

përdorin forcën, si mjet për të fituar ose për t’u mbrojtur. 162 Pastaj,

përdorim force shpesh nënkupton shkaktim të lëndimit trupor ose dëmit,

edhepse shpesh pranohet se është e mundshme të flitet për zbatim të

dhunës psikologjike ndaj kundërshtarëve. Një përcaktim i këtillë i

konfliktit është mjaft i kufizuar, prandaj edhe i gabueshëm, sepse mund

të eksistojë konflikt i vërtetë edhe atëherë kur njëra palë e pjesëmarrësve

nuk manifeston sjellje të dhunëshme.

Përkundër faktit se konfliktet janë pjesë përbërëse e jetës së

përditshme, të paktë janë ata të cilët janë të gadshëm të pranojnë se

gjithnjë ballafaqohen dhe aktivishtë marrin pjesë në konflikte. Mendoni

se çfarë mund të kuptoni me fjalën konflikt. Kur do të dëgjoni, me siguri

se do të mendoni se keni të bëni me fjalët që i përmendëm më lart, të

cilat i hasnin shumë shpeshë njerëzit e moshave të ndryshme dhe viseve

të ndryshme anë e mbanë rruzullit të Tokës. 163

Gjersa nuk kuptohet se konflikti është problem i përbashkët që

mund të zgjidhet vetëm me përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët, të

dya palët në konflikt nuk mund të fitojnë. 164 Në literaturën profesinale

mund të hasen shumë përkufizime për konfliktin. Disa prej tyre

theksojnë sjelljen e pjesëmarrësve në konflikt (qoftë kur kemi të bëjmë

me qëndresë të fshehur ose agression të hapur), dikush përqëndrohet në

burimin e konfliktit (siç janë mjetet e kufizuara ose interesat e kundërta),

të tjerët marrin qëndrimet dhe ndjenjat që paraqiten në konflikt (siç janë

stereotipet, armiqësitë).

Përkufizimi që do t’i përmblidhte të gjitha aspektet themelore të

konfliktit duhet të përqëndrohet në në tre përbërësit themelor të tij:

- palën në konflik,

- sjellja konfliktuoze dhe

162 J.S Fridrih, dallon tri forma të detyrimeve, fizike -forcë të madhe, zbatimin

e akcionit ushtark dhe akcionin e policisë.

163 “Çështë konflikti? Konflikti është: grindje, mosdurim, urrejtje, rrahje, moskuptim, hidhërim, përleshje,

mllef, dështim, gabimi, dhunë, mosshtegdalje, betejë, dhembje, frikësim, shkatërrim, mosbesim, zhdukje,

luftë, armiqësi, humbje.” Shih: Violeta Petroska Beshka, Konfliktet, faqe,2-5, Shkup, 1995

164 Violeta Petrovska, Beshka, Konfliktet, faqe 55, Fakulteti Filozofik,

Shkup 1995

143

Nazmi Maliqi

- interesat konfliktuoze.

Domethënë, konflikti është rezultat i ekztistimit në të njëtën kohë

të interesave konfliktuoze dhe i sjelljes konfliktuoze ndërmjet palëve në

konflikt. Me rëndësi jashtëzakonisht të madhe është shmangëja nga

konfliktet, që me përgjegjësi politike të gjenden forca që do të japin

koncept real politik për respektimin e institucioneve demokratike të

sistemit, për tolerancë ndërnacionale, tolerancën fetare etj. Për

tejkalimin e mosmarrëveshjeve eventuale.

Stabilitetin, sigurinë dhe paqen në shumë raste, individët, grupe

të caktuara, nuk e kuptuan si konstantë e mbështetur në parimet e

barazisë qytetare, mirëkuptimit ndëretnik dhe tolerancën politike, si

mundësi reale për të shkuar në një të ardhme me përspektive, me

aspirata demokratike e mbështetur në paqën.

1. 2. Llojet e konflikteve

Barton vendos lidhjen ndërmjet frustacioneve dhe nevojave

themelore për identitet, si dhe për siguri dhe qëllime të tjera

(përshembull njohja, autonomia, dinjiteti). Sipas tij teoria e nevojave

njerëzore kosideron… se ka disa nevoja të caktuara antologjike dhe

gjenetike ndaj të cilat synon dhe se procesi i socializimit, nëse nuk është

kompatibil me këto nevoja njerëzore, shkakton shqetësim dhe sjellje

antisociale individuale dhe grupore. Individët nuk mund të socializohen

me sjelljet që e shkatërron identitetin e tyre dhe nevojat e tjera, prandaj

duhet të reagojnë kundër rrethimit që e bënë ajo.

Sjellja, që është jashtë frustacioneve të këtyre bazave dhe

nevojave shpesh do të duket agresive dhe kontraproduktive. Por

kuptohet në këtë kotekst, disa autorë nënvizojnë lidhshmërinë e

konflikteve etnike me “frikën e zhdukjes kolektive” duke konsideruar

se nuk është befasuese se ajo që “deri dje nuk kishte zgjidhje për asnjë

konflikt multietnik dhe multikulturor. Konfliktet etnike dhe kulturore

paraqiten dhe bëhen pjesë përbërëse e pjesës së sistemit sociopolitik ose

shpërthejnë, duke u udhequr nga dhuna dhe destrukcioni i sistemit”. 165

Në këtë punim do të përmenden vetëm disa nga klasifikimet e

konflikteve.

165

Huntiglon Samuel, Konflikti i civilizimeve dhe vendosja e redit botror,

Zagreb, 1998

144

Toleranca politike në funksion të paqës

1. 3. Ndarja e konfikteve sipas fazave të zhvillimit

( sipas Ralf Dahrendorf-it)

Faza e konfliktit latent: Nëse një grup shoqëror është në

konfrontim objektiv me grupe të tjera, por për këte nuk është i

vetëdijshëm.

Faza e konfliktit të manifestuar: Kur grupi shoqëror bëhet i

vetëdishëm për konfliktin e tij me grupe të tjera, konflikti shëndërrohet

nga konflikti latent në konflikt të manifestuar

Konflikte sistemore dhe të akomoduara

Në këtë llojë të konflikteve, krijohen bindje të tjera nga ato të

sociologëve të teorive sociale funkcionaliste, (sistemi shoqëror,

integrimi, ekuilibri, kontrolli shoqëror dhe socializmi) pikëpamje e cilat

vetëm koncenzusin dhe harmoninë i shihnin si stabilitet, kurse konfliktet

si anomalitet dhe patologji. Një lëvëzje e re e hulumtuesve nga lëmia e

sociologjisë dhe të shkencave të tjera shoqërore, orjentohet në

promovimin e lehtë të një ideje tjetër se, në disa momente konfliktet nuk

mund të vlerësohen vetëm nga aspekti dezintegrimeve dhe rrënimeve,

por konfliktet mund të paraqesin në momente edhe diçka pozitive, si

ndriçimin e problemeve dhe kërkesave dhe interesave shoqërore, ku

mund të koptohen si faktor të ndryshimeve pozitive.

Konfliktet sistemore: ndodhin atëherë kur grupe të caktuara që

janë në konflikt e mohojnë ose e kontestojnë një sistem si tërësi,

institucionet dhe mekanizmat e tij themelore dhe marrëdhënijet e

tërësishme që i krojon ai. Në këto rrethana, janë të mundshme dy

kategori të manifestimit njëra mund të jet insistimet e pushtetit, apo

sistemit si tërësi të bëjë institucionalizimin, ndërsa forma tjetër është

manipulimi me konfliktin brenda tërësisë së vet.

Konfliktet e akomoduara: ndodhin duke krijuar një baraz

peshë- ekuilibër forcash dhe duke ndarë të mirat apo ato për të cilat lind

konflikti, duke i ndarë grupet; ose, më në fund duke u transformuar palët

në konflikt dhe duke u tejkaluar konfliktin. 166

166 Sipas: V. Goati, Vepër e cituar, 354, Marr nga Toleranca dhe konfliktet

shoqërore, faqe 32, Prishtinë 1997

145

Nazmi Maliqi

1. 4 Konflikti ndërkombëtar

Hulumtuesit e konflikteve nisen nga pozita se proceset politike

dhe sociale mund të hulumtohen tërësisht si kombinime të ndryshme të

konflikteve dhe kooperimeve. Në këtë kuptim, hulumtuesit e

konflikteve edhe përkundër faktit se paraqiten në nivele krejtësisht të

ndryshme (nga interindividuale deri në ndërkombëtare), anjëherë nuk

kanë cilësi të nevojshme të përbashkëta që ti arsyetojnë studimet që

kufizohen në një fushë të caktuar. Nga ky konstatim Miçel e thekson

qëndrimin se “konfliktet, si fenomene fundamentale të ngjajshme,

paraqiten në shoqëri, ndërsa lufta është vetëm rast i posaçëm i këtij

fenomeni të përgjithshëm. Si plotësim i kësaj është edhe argumenti se

konfliktet ndërkombëtare dhe të brendëshme janë aq shumë të lidhur, që

në praktikë është e pamundur të ndahen. Së kendejmi paraqiten

vështirësi në shumë sfera, por me rëndësi të veçantë është ajo me të

cilën paraqiten qëndrimet politike për konfliktet si fenomen që e

gjurmojnë hulumtuesit e konflikteve. Hulumtuesit e dukurive shoqërore,

në të kaluarën e nisnin aktivitetin e vet me supozimin se konflikti

ndërkombëtar është rezultat i forcës, i cili edhe për nga gjeneza e vet

edhe për nga dinamika e vet, është unikat për sistemin ndërkombëtar.

Sipas kësaj, mardhënjet ndërkombëtare në kuptimin e konfliktit ose

kooperimit duhet të hulumtohen si fenomene individuale, pa referenca

ndaj sociologjisë ose psikologjisë sociale. Përkundër kësaj hulumtuesit e

konflikteve konsiderojnë se konfliktet eksistojnë në përvojën e njeriut,

duke u shfaqur nga nivelet individuale, drupore, shtetërore deri në atë

ndërkombëtare dhe kërkon hulumtim komparativ kudo që të parqitet. 167

1. 5. Konfliktet kronike

Në praktikë paraqiten konflikte të ndryshme që zgjasin më gjatë

dhe përcillen nga një gjeneratë në tjetrën. Ato jo rrallë marrin

dimenzione historike, sepse nuk zgjidhen, kështu që mud të përfshijnë

një bashkësi nacionale ose bashkësi ndërnacionale, grupe dhe të tjerë të

cilët në këtë apo atë mënyrë çdo ditë janë të ngarkuar me atë konflikt.

167 Gocevski T. Ortakovski V dhe Georgieva L. Zgjidhja dhe transfromimi i

konflikteve, Makedonska riznica, Kumanovë, 1999

146

Toleranca politike në funksion të paqës

Konfliktet kronike përcillen pothuejse çdokund në botë dhe janë në

relacione të ndryshme, siç janë:

- konflikte ndërmjet grupeve të ndryshme të moshave,

- konflikte në bazë të përkatësisë fetare,

- konflikte në baza etnike, racore apo gjuhësore,

- konflikte ndërmjet vendeve fqinje,

- konflikte rajonale, etj.

Konfliktet kronike, sipas rregullit, mund të jenë frymëzuar nga

këto shkaqe, “…shkaqe politike, ekonomike, ushtarake, sociale,

demografike, fetare dhe shkaqe tjera të kombinuara… dhe me bindje

mund të konstatohet se këto konflikte përcilën nga gjenerata në

gjeneratë, me atë që në periudha të caktuara me intenzitet të zvogëluar,

ndërsa në të tjerat – shkallëzohen. Konfliktet e këtilla janë karakteristike

për shumë rajone të botës, dhe ndër to edhe të Ballkanit dhe afër tij, si

një nga rajonet me intenzitet të lartë konflikti.” 168

Zgjidhja e konflikteve kronike do të thotë përpjekje për të

mbrojtur vlerat civilizuese të ndërtuara me dekada. Me këtë dëshirohet

të ndërtohen koncepte, të ndërtohen rregulla, që nëprmjet bisedimeve të

tejkalohen ato dhe të zgjidhen, e pastaj të ulen në dimenzione të

durueshmërisë. Shembull i këtillë është përpjekja për zgjidhjen e

konfliktit në Bosnë e Hercegovinë me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila

ofron zgjidhje që për herë të parë të zbatohet në praktikën e zgjidhjes së

konflikteve. Por, përvojat tregojnë se me një marrëveshje të tillë në nivel

ndërkombëtar kishte të bëjë edhe luftën- konfliktin e Kosovës, me

Konferenca ndërkombëtare e Rambujes dhe e Parisit, në mes

përfaqësuesve shqiptar të Kosovës dhe udhëheqësisë jugosllave me

ndërmjetësim ndërkombëtar, (SHBA, NATO, UE) mars-prill 1999).

Si shembull për zbatimin e bisedimeve për zgjidhjen e

konflikteve kronike me të cilat ballafaqohet bashkësia ndërkombëtare,

mund të përmenden këto: bisedimet ndërmjet Izraelit dhe Palestinës për

autonominë e Palestinës, çështja irlandeze dhe Anglija, kriza e Gjirit,

konflikti në Kosovë dhe në Jugosllavi, konflikti shqiptaro-maqedonas,

kontesti maqedoni-grek rreth emrit dhe simbolet etj. Të gjitha këto i

ngarkojnë mardhënjet reciproke, por edhe sigurinë ndërkombëtare,

prandaj bëhen përjekje të mëdha për tejkalimin e tyre.

168

Mitko Kotovçevski, Burime të të cënimit të paqes dhe të sigurisë

kombëtare, Qendra Ballkanike për paqe, Shkup, 1999.

147

Nazmi Maliqi

Ka shumë qasje për mënjanimin e konflikteve kronike, me

qëllim që të arrihet pajtim ndërmjet palëve në konflikt. Në literaturë ato

janë klasifikuar në disa grupe:

- qasje metodologjike;

- qasje juridike;

- të kërkuarit e së vërtetës historike për konfliktin;

- rikonstruim i përbashkët i ngjarjeve dhe

- qasje e kombinuar.

Një nga mënyrat e tejkalimit të konflikteve është mundësia e

transformimit. Nëpërmjet procedurave të ndryshme arrihet në njohuritë

se si mund të plotësohen interesat themelore të palëve në konflikt, si

bazë pa të cilën nuk ka zgjidhje, ndërsa pastaj i shtohen edhe elemntet e

tjera që çojnë në pajtim.

Për transfromimin e konflikteve kronike nevojitet pjesëmarrje e

tre elementeve të strukturës shoqërore:

- struktura të larta shtetrore;

- shtresë e mesme e intelektualëve dhe e biznesmenëve dhe bazë

e krijuar nga organizatat joqeveritare dhe qytetarët”. 169

1. 6. Konflikti politik

Konflikti politik është dukuri dhe process shoqëror në të cilat

palët konfrontuese, nëprmjet manifestimeve të ndryshme, përpiqen të

mbrojnë interesa të caktuara, përkatësisht të arrijnë qëllime të caktuara

të cilat nuk mud të plotësohen në të njëjtën kohë. Nëpërmjet tij shihen

qëllimet dhe karakteri i politikës si sistem i rrumbullaksimit të

aspiratave dhe miteve në lidhje me ndryshimet që janë në vijim ose të

cilat paralajmërohen. Duke u nisur nga kjo, konfrontimi politik (në

kuptimin e praktikës të subjektit politik) mund të përcaktohet si

shprehje e sjelljes politike (paraqitje ose refuzim) i orjentuar kundër

palës kundërshtuese, me qëllim që të detyrohet të braktisë ose ti

modifikojë qëllimet e veta. Në fakt, bëhet fjalë për sistemin e

aktiviteteve politike, i cili ka qëllime të diferencuara dhe ka të bëjë në

përputhje me bazat e dhëna në konceptin e caktuar politik, doktrinor

dhe strategjik.

169

Gocevski T. Ortakovski V dhe Georgieva L. Zgjidhja dhe transfromimi i

konflikteve, Makedonska riznica, Kumanovë, 1999

148

Toleranca politike në funksion të paqës

Konflikti politik gjithnjë zhvillohet në një hapsirë konkrete

politike dhe në kohë të caktuar. Ai paraqitet në lidhje me çështjet

problematike të interesit publik, të cilat kanë arritur në në shkallën e

duhur të opinionit publik, ndërsa zhvillohet në hapsirë të caktuar dhe në

periudhën e relevancës politike të çështjeve dhe prblemeve që janë si

shkaqe të paraqitjes së tij.

Kur bëhet fjalë për rrjedhën e konfliktit politik, parë nga prizmi i

pjesëmarrësve në konflikt, në të mund:

- njëra palë të humbë ndërsa tjetra të fitojë;

- të dya palët të fitojnë, dhe

- të dya palët të humbin.

Në rastin e parë, faktor vendimtar është forca e palëve

kundërshtuese, në të dytin aftësia për të arritur kompromis, ndërsa në të

tretin vjenë në shprehje “kokfortësia” dhe paaftësia t’i jepet fund

diçkaje që ka pasoja negative për të dya palët. Sido që të jetë, duke folur

për rrjedhën e konfliktit politik, kihet parasush se:

1. Në konfliktet ku rrjedha është ose fiton ose humb për të dya

palët, çdoherë njëra palë fiton ose humb më shumë nga tjetra;

2. Fitimi ose humbja, nga njëra anë, janë objektivisht fakte

vlerësuese, por nga ana tjetër për to vendimtare është baza e perceptimit

personal të konfliktit nga ana e subjektit dhe në bazë të vlerësimit të tij

se çfarë fitohet (ose humbet). Me këtë rast, ai si kriter i ka qëllimet e

veta dhe atë që e fiton (ose humb) pala kundërshtare.

3. Ajo që në moment duket si fitore (fitim) ose si humbje

(ngadhnjim), gjithashtu në staza të mesme ose të gjata, mund të jetë i

kundërt”. 170

2. Lufta si fenomen shoqëroro- historik

Lufta paraqitet si dukuri shoqërore e cila manifestohet nëpërmjet

konflikteve në mes shteteve, në të cilën përdoret në mënyrë masive dhuna e

organizuar e armatosur dhe zhvillohet lufta e armatosur. 171 Luftërat

paraqesin shkallën më të lart konfliktit. Nga ky konstatim Miçel e thekson

qëndrimin se “konfliktet, si fenomene fundamentale të ngjajshme, paraqiten

në shoqëri, ndërsa lufta është vetëm rast i posaçëm i këtij fenomeni të

170

Trajan Gocevski, Tendenca bashkohore në mbrojtje, Kumanovë, 1997

171

Ali Dida, Fillet e Siciologjisë, (faqe 203-209)

Univerziteti i Tetovës, Tetovë, 1997

149

Nazmi Maliqi

përgjithshëm” 172 . Lufta nga shumë teorikë, definohet si vazhdim i politikës

por me mjete të dhunës. 173 Rreth kësa çështje në doktrinat ushtarake

tregohen teori të ndryshme, por gjat klasifikimit të gjithë nisen nga disa

kriteriume themelore, me çka më të njohur janë:

- Qëllimet ushtarako-politike të luftës,

- Numri i vendeve të cilat marrin pjesë,

- Forcat dhe mjetet të cilat marrin pjesë dhe

- Hapsira në të cilën zhvillohet lufta.

2.1. Paraqitja e teorive për luftërat dhe esencën shoqëroro-historike

të tyre, ashtu si edhe kanë kaluar periudhat e zhvillit shoqëror të

njerëzimit. 174

Diçka më tepër njohuri për botkuptimet ndaj luftrave në kohën e

para erës sonë, kanë dhënë mendimtarët e Greqisë antike: Herakliti, Platoni,

Aristoteli, Tukitid etj.

Herakliti (530-470) i arsyetonte luftërat, duke i dhënë botkuptimet

për luftërat nga këndi i tij i koncepcionit filozofik, sipas së cilit “lufta e

kundërshtimeve është forcë motorike e zhvillimit”. Ky i arsyetonte luftërat

për përfitimin e robërve, të cilët sipas tij, qytetarëve të lirë iu mundëson të

mirren me filozofinë, astronominë dhe me shkenca të tjera. Herakliti mandej

për luftërat thot se “janë babë dhe mbret, lufta disa i bënë robër, disa i bënë

njerëz, disa i bën robër dhe disa qytetar të lirë”. Poashtu edhe Platoni ( 427-

347) është njëri nga mendimtarët e Greqisë antike i cili pak më shumë u

muarr me problemet e luftës dhe ndërlidhja e saj me politikën dhe shtetin.

Platoni për luftërat thotë se “luftërat janë si veti natyrore e popujve, dhe se

luftimi është detyrë e pashmangëshme e shtetit”. Në botkuptimet e Platonit

hasen edhe mendime kritike për luftërat në kuptimin se: ”luftërat nuk kanë

kurrfarë vlere, dhe sipas këtij qëllimi çdo shtet grek duhet ketë zhvillim

paqësor”. Ndërsa Aristoteli (382-332) luftërat i llogaritëte “si diçka e

detyrueshme dhe të pa shmangëshme”, por megjithate edhe ai nuk

mendonte se çdo luftë është e arsyeshme apo edhe mund të arsyetohet.

Kuptohet se në teorinë për luftërat egzistojnë edhe shumë mendime të cilat

172 Gocevski T. Ortakovski V dhe Georgieva L. Zgjidhja dhe transfromimi i

konflikteve, Kumanovë, 1999

173

Polemologjia, (nga greqishtja polemos- që ka kuptimin e luftës- betejës)

është shkencë mbi luftën, që nënkupton strategjinë dhe taktikën luftarake.

174

Shih më gjërësisht: Ante Fiamengo, (Preardhja e luftrave) Bazat e

sociologjisë së përgjithshme, Prishtinë, 1984

150

Toleranca politike në funksion të paqës

mund të llogariten edhe sot si botkuptime me relevancë për hulumtimin e

dukurive të cilat nxisin apo edhe sjellin momente të luftës, si mjet për

zgjedhjen e konfliteve apo mosmarrëveshjeve të natyrave të ndryshme të

cilat nuk kanë arritur të i zgjedhin me mjete paqsore.

Në mesjetë pikëpamjtet për esencën e luftrave, ishte karekteristike

se ato mendoheshin si dëshirë e zotit. Në shekullin mesjetar shoqëria

konsiderohej si krijes e një fuqie mbinatyrore, natyrisht edhe pikëpamjet

mbi shoqërinë dhe luftërat si fenomene shoqërore, janë të nënshtruara

ideologjisë sunduese me pak përjashtime, (përjashtim nga kjo pikëpamje

paraqet dejetari arab Ibn Haldun (1332 – 1406).

Ndër mendimtarët e kohës së re që dhanë botkuptimet e tyre, është

edhe Nikolo Makijaveli (1469–1527), sidomos në veprën e tij “Sundimtari”

mund të veçohet thënja e tij se “në politikë është e lejuar çdo gjë, edhe

mjetet jo morale, vetëm të arrihen qëllime të caktuara, që as qëllimi nuk

është i detyruar të jetë i moralshëm”. Makijaveli llogaritej si idelog i unitetit

kombëtar për bashkimin e trojeve të ndara të Italisë së atëhershme. Tomas

Hobs (1588- 169) duke i dhënë mendimet për ndasitë që ndodhin në mes

njerëzve, për mosmarrëveshjet, konfliktet dhe luftërat krijohet rrethana e

luftës njeri kundër tjetrit. Është mase i njohur konstatitimi i tij ku thot se

“njeriu kundër njeriut është ujk”. 175 Për zanafillën e konflikteve

mosmarrëveshje vlenë të përmendet edhe Zhan Zhak Rusos (1712 -1778), ku

thot se “Në gjendjen natyrore njeriu është i pa prishur, por me uzurpimin e

tokës dhe çfaqjen e pronës private paraqitet pabarazia dhe përçarja në mes

njerëzve”. 176

Për luftërat si dukuri shoqërore janë hapur dilema edhe në

orjentimet e ndryshme teorike në sociologji, duke filluar prej Ogist Kontit

(1798-1857), Emil Dyrkemit (1858-1917), Maks Veberit (1864-1920),

Talkot Parsons (1902-1979) etj. “Maks Veberi dhe sociolog të tjerë, nuk i

arsyetojnë luftërat, theksojnë se me shtrirjen e konflikteve shoqërore,

egziston përçarje e thellë e interesave, që në një pikë mund të shndërrohen

në konflikte aktive, mandej shoqërinë e shohin si të përshkuar me përçarje,

tensione, konfrontime dhe me përplot tensione. Edhe sistemet më stabile

përbëjnë apo mund të kenë një ekuilibër të vështirë të grupimeve

antogoniste.” 177

175 Tomas Hobs, Leviathan, Kultura, faqe. 108, Beograd, 1961

176

Ante Fiamengo, (Preardhja e luftrave) Bazat e sociologjisë së përgji-thshme, Prishtinë, 1984

177 A. Giddens, Sociology, Polity Press, 1990, faqe 703-706

151

Nazmi Maliqi

Është karekteristike se në periudhën e shoqërisisë qytetare (1850-

1990), numër i madhë i mendimtarëve të kësaj kohe u angazhuan në

kundërshtimin e luftërave si mjte për qërim llogarish në mes popujve dhe

shteteve, duke potencuar se mendja e shnosh i evton luftërat. Por për

kundër këtyre angazhimeve, shumë i madhë ishte edhe numri i atyre

mendimtarëve të kësaj periudhe, që angazhoheshin t'i arsyetojnë luftërat. Në

këtë kohë lindën edhe shumë teori, që në mënyra të ndryshme i trajtonin

arsyet (apo pa arsyet) për egzistimin e luftrave siç ishin:

- Teoria etike për luftërat, ( akt moral dhe jo moral)

- Teoritë biologjike për luftërat, (shkaqet e luftrave gjithëherë

mshifen në vet natyrën e njeriut, (luftërat nuk do të çrrënjosen

nga sipërfaqa e tokës gjersa të egzistoj njeriu si nxitës i luftrave)

- Teoria raciste, (zhvillimi i teorisë së egzistimit të racës “më të

lart” - “më të ulët”)

- Teoria demografike ose teoria e Maltusit (1776-1834), (Shkaqet

e luftrave i shohin në banorsinë e tepërt në rruzullin toksor)

Teoria e Maltusit ashtu siç është parashrtruar që më moti është e

demantuar, pasise në kohën e tij bota kishte vetëm 700 miljon

banor)

- Teoria gjeopolitike, (karekteristikat gjeografike, kanë ndikim

vendimtar në zhvillimin e një populli)

- Teoria e të drejtave të trashiguara, (arsyetimi luftërave për

zgjërimin e kolonijalizimit, që egzistonte si botkuptim para luftës

së dytë botrore)

Toeria kosmopolitike e luftërave, (egzsitimi i shteve dhe kombeve e

bënë të mundshëm evitimin e luftrave), etj.

2. 2. Konfliktet, luftërat, paqa

dhe siguria ndërkombëtare

Konfliktet janë bërë një nga temat më serioze të mardhënjeve

ndërkombëtare në kohën e sotme. Këtë e thekson edhe fakti se

dinstikcioni ndërmjet të ashutquajturit “konflikt i brendshëm” dhe

“konflikt ndërkombëtar” bëhet gjithnjë e më pak e paqartë, veçanërisht

kur ato lidhen me çështjet e paqes dhe të sigurisë.

Kjo dilemë mund të shtrohet edhe në relacionin paqe-konfliktluftë,

relacion që në luftën e ftohtë vihej në mardhënjet ndërmjet

superfuqive- ndarjes në bloqe dhe garës në armatim. Përkundër kësaj

fundi i luftës së ftohtë tregoi se në raport me relacionet paqe–konflikt–

152

Toleranca politike në funksion të paqës

luftë u bënë disa çvendosje, përkatësisht paqja dhe siguria janë cënuar

njëjtë nga konfliktet si dhe nga lufta. Me këtë rast duhet të theksohet se

lufta për nga karakteristikat e saja thelbësore mund të kuptohet si “ lloj

specific i këtij fenomeni të përgjithshëm dhe duhet të trajtohet me tepër

si subkategori, se sa si kategori të ndara esencialisht”. 178

Bashkësia ndërkombëtare sot ballafaqohet me një rang më të

gjerë të koflikteve. Më shpesh bëhet fjalë për sa vijon:

- Konflikte rajonale ndërmjet rivalëve, ose forcës në rritje të

Botës së tretë dhe ndëmjet një ose më tepër forcave të mëdha. - Luftra

për resurse që janë si result i konflikteve ndërmjet shteteve ose grupeve

për kontrollimin ose zotërimin e resurseve vitale (ujit, energjisë,

burimeve minerale etj.);

- Luftë etnike, fetare dhe fisnore për pushtet që i përfshin

konfliktet në shtet për të hyrë në teritor, në punë, në fondet e ndihmave

dhe resurse të tjera shtetërore;

- Lufta që përfshinë akcionet e lëvizjeve me motive ideologjike

etj.

Mund të konstatohet se konflikti paraqet sprovë për sigurinë

nacionale në shumë shtete të botës, në pikpamjen që duhet ta locojë si në

sferën e luhatshëmrisë së shtetit ashtu edhe në sferën e kërcënimit. Nëse

vehet në sferën e luhatshmërisë së shtetit, dobësitë e saja të

brendëshme mund të jenë si burime konfliktesh. Por, nëse vehet në

sferën e cënimit të sigurisë nacionale, atëherë bëhet fjalë për konflikt

ndërkombëtar. Në këtë kuptim, me rëndësi është të përkufizohet

konflikti si femomen i cënimit, struktura e tij dhe pasojat e tij, si dhe

mënyrat e ballafaqimit me konfliktet.

3. Toleranca dhe mirëkuptimi si parakusht

për pengimin dhe zgjidhejn e konflikteve

Me zgjdhje të vërtetë të konfliktit nënkuptojmë zgjidhjne e

konflikteve me mënjanimin e tërësishëm të shkaqeve të lindjes së

konfliktit ndërmjet palëve. Kjo arrihet me bashkëpunim, që do të thotë

se në vend të qasjes nëpërmjet supozimeve se do të duhet të heqin dorë

nga diçka, palët në konflikt do të bashkëpunojnë, duke u përpjekur

bashkërisht të zbulojnë se në çfarë mënyre mund të zgjidhet problemi,

178

Mitko Kotovçevski, Burime të kërcënimeve të paqes dhe sigurisë

nacionale. Qendra ballkanike e paqes, Shkup, 1999.

153

Nazmi Maliqi

ndërsa anjëra palë të mos humb, port ë dya të fitojnë. Gjatë sjelljes së

këtillë të palëve, konflikti nuk konsiderohet si problem i njërës palë, por

ai shihet si problem i prbashkët te të dya palët.

“Asnjëherë nuk ka pasur

luftë të mirë ose paqe të keqe”

(Benxhamin Franklin)

Zgjidhja e përafërsisht e konfliktit që të duket se është zgjidhur

shpesh arrihet në atë mënyrë, ashtuqë palët e përfshira në konflikt heqin

dorë nga një pjesë e kërkesave të tyre. “Shmangja e këtillë nga kërkesa

të caktuara në dobi të zgjidhjes së konflikteve quhet kompromis. Nga

kjo delë se në vend që njëra palë të fitojë në konflik, ndërsa tjetra të

humb, me kompromis secila palë pjesërisht humb dhe pjesërisht

fiton.” 179

3. 1. Konstituimi i grupeve dhe zgjidhja e konflikteve

Sipas natyrës së konfliktit, nuk ka konflikte të mira dhe të këqija,

destruktive ose konstruktive, por kjo do të varret nga forma e qasjes që

do ta zgjedhin pjesëmarrësit për të zgjedhur mosmarrëveshjet dhe vet

konfliktin. Në zgjidhjen e konflikteve mund të ketë disa qasje:

1. Qasje destruktive: ndodhin kur mungojnë informata,

paraqitet tendosje, mosbesim, dhunë, luftë etj.

2. Qasje konsruktive: shkëmbimi i informatave, njoftimeve,

qëndrimi miqësor, krijimi i mirëbesimit

3. Zgjidhja e konflikteve me anë të bisedimeve: si elemente në

strukturën e bisedimeve mund të merren: Vlerat, Pozicionet, Interesat,

kërkesat dhe arritja e marrëveshjes.

Bashkëbisedimet formale për zgjidhjen e konflikteve

zhvillohen në disa faza: Përgaditja, Dialogu, Arritja e marrëveshjes dhe

Implementimi i marrëveshjes

4. Zgjidhja e konflikteve me ndërmjetësimin e palës së tretë. Ky

proces zhvillohet në disa faza: Përgaditja për fillimin e ndërmjetësimit,

Përcaktimi i çështjeve kontestuese, Identifikimi i qart i grupeve në

179 Shih, Gocevski T. Ortakovski V dhe Georgieva L. Zgjidhja dhe

transfromimi i konflikteve, Makedonska riznica, Kumanovë, 1999

154

Toleranca politike në funksion të paqës

konflikt, Gjetja e zgjidhjes, propozimi i zgjidhjes, Arritja e

pajtueshmërisë, Vëzhgimi i implementimit të marrëveshjes të arritur. 180

3. 2. Toleranca, ekzistimi i dallimeve

- Respektimi i dallimeve nacionale, fetare,

gjuhësore etj. kusht për evitimin e konflikteve

Ekziston përshtypje e përgjithshme se të gjitha shtetet, pa marrë

parasysh se në çfarë mase janë shoqëritë e tilla të organizuara në mënyrë

demokratike, ata mbajnë një kujdes intenziv për ruajtjen e paqes dhe

stabilitetit. Një përpjekje e këtillë është e kuptueshme sepse ende ka

burime potenciale për cënimin e paqes dhe sigurisë në kuadër të shteteve

dhe më gjerë. Duke ndërmarrë një numër masash dhe veprimesh në këtë

drejtim, preokupimi i shteteve është edhe në kuadër të mardhënjeve

ndërkombëtare të kenë kujdes permanent për sigurinë e tyre.

Si përbërjes qenësore në përcaktimin e ruajtjes së paqes dhe

sigurisë është edhe politika, e cila e përfaqëson njeriun dhe ka efekt në

shoqëritë bashkohore të organizuara demokratike me përgatitijen e

individit, si dhe të kolektiviteteve të ndryshme, ti përcaktojë kufijtë e

sjelljes dhe të durimit të dallimeve te të tjerët, me të cilat për shkaqe të

ndryshme (politike, fetare, kulturore e të tjera) nuk pajtohet. “Kjo

përgatitje do të thotë që njerëzit të sillen në mënyrë të arsyeshme,

morale dhe civilizuese në një masë përkatëse, që varet dhe përcaktohet

raport me rrethanat politike e të tjera në shoqëri. 181

“Ata që duan të jenë tolerant duhet të preokupohen para së

gjithash me çështjet e lirive dhe të drejtave të njeriut”

(Xhej Njumen)

Sot edhe përkundër ekzistencës së llojeve të ndryshme të

tolerancës, si për shembull: kulturore, fetare, kombëtare, gjuhësore e të

tjera, jo rastësisht tolerancës politike i jepet rëndësi e veçantë. Kjo bëhet

jo për shkak se llojet e tjera të tolerancës jo që janë më pak qënësore,

por për shkak se me çështjen e tolerancës politike lidhen edhe çështjet e

forcës shoqërore të njerëzve, çështjet për zgjidhjen e konflikteve

shoqërore, qëndrimet e ndryshme të njerëzve në kuadër të një shteti, ata

180 Shih: Violeta Petroska Beshka, Konfliktet, faqe,2-5, Shkup, 1995

181 Vladimir Vujçiq. Politiçka tolerancija. Defemi Zagreb, 1995

155

Nazmi Maliqi

që e udhëheqin shtetin apo që krijojnë raporte edhe ndërmjet shteteve.

Prandaj për tolerancën politike me të drejtë mund të themi krojohet si

pjesë e së drejtës së pranuar për eksistencën dhe praniminn e dallimeve

ndërmjet njerëzve. Pikërishtë këto dallime dhe pranimi i tyre paraqesin

si vlerë dhe burimin themelor të tolerancës. Atje ku nuk pranohen

dallimet dhe ku nuk respektohen ato, nuk pranohet as e drejta e

tolerancës dhe mirëkuptimit në tejkalimin e konflikteve individuale.

Shumë shoqëri kanë pasur zakone të ngjajshëm për një

“rregullë të art”: “Bënë për të tjerët ashtu siç dëshëron që, ata

të bëjnë për ty”

Nuk ka tolerancë pa respektimin e plot të drejtave dhe lirive të

njeriut dhe pa njohjen e të drejtës së dallimeve, kështu me njohjen e të

drejtës së eksistimit të dallimeve bëhet:

- një hap përpara në mirkuptimin reciprok,

- në gadishmërinë për dialog

- për rregulimin e mardhënjeve ndërmjet njerëzve dhe

kolektiviteteve të ndryshme në një shtet dhe midis shteteve

- krijohen parakushte për pengimin dhe për zgjidhjen e konflikteve

- Në avansimin e vlerave që e bëjnë të kuptimt tolerancën edhe

bashkësia ndërkombëtare përpiqet të zgjidhë shumë konflikte

dhe të krijojë kushte që njerëzit të respektohen ndërmjet veti,

sepse kjo është mënyra e vetme që të ruhet paqja dhe siguria në

një shtet dhe jasht tij. 182

Kështu toleranca politike paraqitet si faktor që mundëson të

eksistojnë forma të përhershme institucionale, juridike të organizimeve

shtetërore, që do të realizojnë ndikim real te bartësit e pushtetit shtetror

dhe format shoqërore. Në kuadër të institucioneve të veta duke i

respektuar normat juridike, konventat ndërkombëtare dhe nëpërmjet

mekanizmave të veprimit të vet, me tolerancë me tolerim normal, mund

të krijohen kushte reale për pengimin ose edhe për zgjidhjen e

konflikteve eventuale.

Koncepri për tolerancën nuk mund të përcaktohet pa përcaktimin

e konceptit të lirisë politike. Nëse toleranca është në kulmin e zhvillimit

të vet, atëherë kjo është liri politike e cila nuk mund të përcaktohet pa

182 Graham G, Toleranca në politikë, Zagreb, 1994

156

Toleranca politike në funksion të paqës

ndikimin e teorisë së lirisë politike, e sipas kësaj, edhe të teorisë së

demokracisë. 183

Nga kjo që paraqitëm mund të konstatojmë se nuk eksiston teori

univerzale për tolerancën politike, por kjo është e lidhur me konceptin e

lirive politike dhe zhvillimin e demokracisë. “Ndër qytetarët eksistojnë

dallime të mëdha individuale, ku secili në mënyrë të vet i kupton

obligimet dhe mbase çdonjëri ka ndjenjë të ndryshme për përgjegjësinë.

Por është e qartë, për shkak të eksistimit të dallimeve të mëdha

individuale dhe për shkak të ndikimit të rrethanave të njëjta të jashtme,

çdo individ arrin shkallë të ndryshme të qëndrimit ndaj tolerancës dhe

në mënyrë të ndyshme i qaset asaj. Çdo individ arrin shkallë të

ndryshme të suksesit: që nga ai i cili aspak nuk mund të përshtatet, i cili

nuk mund të pranojë lojën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe të tolerancës,

që do të thotë nuk mund të gjejë momente motivuese, deri te ai i cili

tërësisht do të aftësohet dhe do të identifikohet me realitetin duke

kuptuar se toleranca paraqet pjekuri dhe nder të njeriut.” 184

Një nga aspektet për formuulimin e problemit për tolerancën

politike është lidhshmëria e individit me grupin, përkatësisht sa është

individi tolerant, ose jo tolerant në pajtim me mundësinë e zotërimit të

vetvetes, të emocioeve të veta, dhe ti pranojë idetë, vlerat, dallimet dhe

qëndrimet e të tjerëve, me të cilët personalisht nuk pajtohet. Çdo individ

është anëtar i shumë grupeve: të mëdha- siç janë kombi dhe përkatësia

fetare, partija politike dhe i grupeve të vogla- siç janë familja, miqtë,

organizata punuese etj. Ndikim të rëndësishëm në formulimin e

qëndrimeve kuptohet se e kanë edhe partitë politike. Me anëtarësimin në

ndonjë parti dhe me përkrahjen e programit të saj forcohen shumë

qëndrime të cilat kanë ekzistuar edhe më parë dhe formohen edhe

qëndrime të tjera që dalin nga të kuptuarit themelor karakteristik për

programin e partisë. Edhe përkatësia në një grup religjioz dhe në ndonjë

bashkësi fetare ka ndikim ndaj qëndrimeve të qytetarëve për tolerancën

politike, ndëretnike, gjuhësore, fetare etj.

Akspekt tjetër i rëndësishëm për formimin e qëndrimeve pozitive

dhe për perspective të tolerancës është informimi. 185

Kusht themelor për eksistimin e tolerancës është ekzistimi i

dallimeve në ide, në interese, në vlera etj., dhe në mundësinë që ato të

183 Vledimir Vujçiq, Toleranca politike, Defemi, Zagreb, 1995

184

Markuze, Toleranca repressive, J. Primorac, Beograd, 1989

185

Graham G, Toleranca në politikë, Zagreb, 1994

157

Nazmi Maliqi

shprehen, pavarsishtë kush është subjekt i këtyre dallimeve. Toleranca,

sipas disa pikpamjeve të caktuara dominante , nuk paraqet vetëm

faktorin i cili u mundëson të tjerëve t’i shprehin idetë, mendimet,

pikëpamjet të cilat dallohen nga ato që eksistojnë, nga ato zyrtare , nga

ato të bartësve aktual të pushtetit, por është edhe faktor i kontrrolit të

shprehjes së dallimeve ndërmjet këtyre çështjeve, që është një nga

funkcionet më të rëndësishme të tolerancës si fenomen. 186

3. 3. Toleranca dhe mirëkuptimi për pengimin dhe

zgjidhjen e konflikteve në shtetet në tranzicion

“Padrejtësia kudo që të jetë

është kërcënim për dretësinë gjithkund”

Martin Luter King

Dekada e dhjetë e shekullit që e lam pas nisi me ndryshime të

mëdha në të gjitha fushat e jetës, të cilat përfshinë veçanërisht vendet

me rregullim socialist shoqroro ekonomik dhe politik. Shembujt në

Republikën e Maqedonisë kanë rëndësi historike për mardhënjet e

mëtejshme të vendit për të gjithë qytetarët, sepse paraqiten shumë ide

nga individualitete të ndryshme etnike dhe kombëtare. U pa se

mbarështrimi dhe zgjidhja e çështjeve politike, ekonomike, sociale e

çështje të tjera, nuk mund të jenë e drejtë vetëm e qytetarëve të një

etniteti, por përkundrazi, ato duhet të zgjidhen me pjesmarrje të gjithë

atyre me të cilët kanë të bëjnë këtë shtet, përfshirë këtu edhe partitë

politike.

Në këto rrethana të ndryshimeve shoqërore, aspekti i

rëndësishëm në formulimin e tolerancës është afëria e qëndrimeve për

gadishmërinë e të gjitha grupeve për sjellje të natyrshme morale dhe

civilizuese, mbrenda njerëzve me dallime të ndryshme nacionale, fetare,

gjuhësore, etj.

Është qart se shoqëria është e ndarë në gupe, dallime nga më të

ndryshmet ndërsa kjo ndarje edhe më shumë thellohet në procesin e

tranzicionit dhe në ndryshimin e kushteve të veprimit politik.

Ndryshimet dhe dallimet në shoqëri që krijohen në rrethana akoma

jostabile, nuk duhet të kuptohen si parakusht për sjellje jotoleruese.

Sjellje e natyrshme e njerëzve në fazën e tranzicionit do të ishte sprovë

186 Ibd.

158

Toleranca politike në funksion të paqës

ne diferencimin e vlerave nga jovlerat- sjelljet sociopatologjike 187 .

Shpesh herë dallimet në pozitën shoqërore dhe kushtet e jetesës ndikojnë

jovlerat:

- korruptimi i udhëheqësve shetëror,

- korruptimi bartësve të fuksionave në nivele shtetërore dhe lokal,

- sjellje jonormale e bartësve të posteve partiake,

- korruptim dhe manipulim me ndjenjat nacionale-patriotike të

qytetarëve për qëllime dhe interesa personale,

- keqpërdorimi i bindjeve fetare,

- dukuritë sociopatologjike, droga, prostuticioni, kriminaliteti i

organizuar, matrapazllaku apo pasurimi i ndytë).

Këto jovlera kontribuojnë që një kategori e caktuar e këtyre

njerëzve të bien në krizë morale dhe sjellja e tyre të mos jetë në pajtim

me sjlljen e arsyeshme. Një sjellje e tillë te qytetari ynë nuk mund të jet

pa ndikim duke pasur parsysh shumë faktor si përshembull pasiguria

familjare, lartësia e të ardhurave materiale në familje, papunësia e

anëtarëve të familjes, niveli arsimor, paprespektiva, traditat kulturore

etj. Pasi viteve të fundit numri i familjeve të cënuara nga aspekti social

është rritur mjaftë, rritet papunësia, ndërsa nga ana tjetër ka zyrtar

shtetëror dhe lokal dhe qytetarë të cilët pa mund të madh pasurohen për

një kohë të shkurtër (Struktura shtetërore ose persona apo grupcione të

ndihmuara nga pushteti), është e natyrshme se do të ketë një numër të

madh qytetarësh, të cilët të pakëanqyr me statusin e tyre ekonomik e

social. Këta qytetar revoltin e tyre do ta shprehin me sjellje dhe qëndrim

negativ ndaj shoqërisë, ndaj partive që janë përfshirë në parlament ose

ndaj qeverisë, dhe do të çrregullojnë rrjedhat “normale” të rregullimit

shoqëror. Ndërsa, për ata të cilët janë të prirë nga jovlerat sjelljet e

kësaj shtrese të qytetarëve, do të i kuptojnë si sjellje të parsyeshme dhe

se gjoja paraqesin pengesë për ruajtjen e paqës apo stabilitetit të

brendshëm të shtetit.

187

Kjo dukuri duhet të kundrohet nga shumë aspekte sikurse nga aspekti kriminologjik, sociologjik,

jurisprudent, psiko-pedagogjik e tjera. - Shih më gjërësisht: Ali Dida, Fillet e sociologjisë,Univreziteti i

Tetovës, faqe 288-289, Tetovë, 1997

159

Nazmi Maliqi

160

3. 4. Toleranca si faktor i stabilitetit demokratik si

parakusht i zgjedhjeve të konflikteve

Konkretisht, toleranca dhe mirëkuptimi në mes njerëzve,

grupeve të caktuara, kombeve, në shtet, në marrëdhënjet në mes

shteteve, mund të kenë kuptim nëse këto raporte ndërtohen përmes

këtyre parimeve:

- Duke e kuptuar rëndësinë e paqes dhe të stabilitetit;

- Duke i respektuar të drejtat dhe lirit e njeriut;

- Pranimin e proceseve integruese evroatlantike si proces drejt

avansimit të shoqërisë qytetare,

- Karakteri i rregullimit politik dhe Funkcionimi i shtetit juridik;

- Sistemi ekonomik dhe politika zhvillimore;

- Dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut;

- Dokumentat themelore yë Kombeve të Bashkuara;

- Dokumentat themelore të OSBE-së;

Nëse respektohen këto parime nga udhëheqësit shtetëror që kanë

marrë mandatin nga zgjedhësit (qytetarët), atëherë edhe krijohen kushte

racionale edhe për shoqëritë në tranzicion, për pengimin e dukurive

devijante shoqërore dhe për pengimin e konflikeve.

4. Organizatat ndërkombëtare

dhe zgjidhja e konflikteve

Si pasojë e luftrave të cilat pas vetes lanë shkretëtira, vuejtje,

viktima, pastrime etnike etj, bota nisi të mendojë si të ruhet ose të

vendoset paqja. Me këtë rast i hyri formimit të organizatave

ndërkomëbtare, të cilat në vend se me forcë dhe detyrim, kontestet dhe

moskuptimet ndërmjet shteteve dhe popujve do ti zgjidhin nëpërmjet

rrugës paqësore ose me bisedime. Është bërë institucionalizimi, janë

ndërtuar mekanizma, ndërsa kohëve të fundit janë formuar edhe forca të

cilat në esencë kanë funkcionin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në botë.

Organizatat ndërkombëtare të cilat më së shumti janë angazhuar për

ruajtjen e paqes botërore dhe të cilat sot janë bartëse të sigurisë

ndërkombëtare dhe ruajtëse të paqës botrore janë: OKB, NATO, OSBE,

Unioni Evropjan, Këshilli i Evropës, Konferenca islamike, Lidhja arabe,

Vendet e unitetit afrikan, etj.

Toleranca politike në funksion të paqës

4.1. Toleranca - mirëkuptimi dhe shoqëria bashkohore

Zgjidhja e suksesshme e konflikteve gjithsesi kërkon një varg

supozimesh nëpërmjet të të cilave më të rëndësishme janë-ndërtimi i

infrastrukturës paqësore dhe ndërtimi i kulturës, me këtë edhe baza

politike për paqe. Praktika tregon se për zgjidhjen e konflikteve

bashkohore është i nevojshëm ndërtimi i infrastrukturës, edukimi i

kuadrove për misione të tillë, propagandë për marketingun e misioneve

të paqes etj. Veçanërisht për për transformimin e konflikteve kronike

dhe për zgjidhjen e tyre nevoiten negociator me përvojë dhe fleksibil të

cilët janë aftësuar të realizojnë qëlimin e vënë, por nëse duhet – edhe ta

ndërrojnë gjatë bisdimeve. Gjithashtu nevoiten edhe kuadro të cilat do të

jenë të aftë t’i vlerësojnë edhe ambicjet e liderëve të palëve në konflikt,

qëllimet e tyre, dobësitë dhe anët e forta të tyre, në bazë të të cilave do të

ndërtojnë strategjinë e bisedimeve.

Çdokund duhet të ngrihen autoritetet paqësore, infrastruktura dhe

kultura paqësore, si elemente themelore për tejkalimin e konflikteve në

çdo shoqëri.

Nga fundi i viteve 80 të shekullit të kaluar, gjithnjë e më shumë

ekziston mendimi se në skenë është periudha e rendit më të relaksuar

botor, periudhë në të cilën do të ketë më shumë paqe dhe siguri.

Shpresat janë kthyer nga mardhënjet e reja të superfuqive, ndaj

marrëveshjet e reja par kontrrollimin e armatimit dhe kah çarmatimi,

kah pranimi i të dretjave dhe nevojave individuale të njeriut.

Situata e re e krijuar në Evropë, pas viteve të nëntëdhjeta, pas

rrënimit të Murit të Berlinit, rënjes së Traktatit të Varshavës, shkaktoi

ndryshime të mëdha shoqërore, politike, ekonomike dhe të sigurisë, në

trollin e Evropës dhe sidomos në Evropën lindore dhe jugëlindore duke i

përfshir edhe të gjitha vendet balkanike të cilat tani vetëm gjindeshin në

periudhën fillestare të tranzicionit. Shtete të caktuara të Evropës, siç

ishin BRSS, RSFJ, Çeko-Sllovakia, u shpërndan në shtete më të vogla,

ndërsa kjo u përcoll me konflikte të armatosura- luftra, shkatërrime,

humbje të potencialit njerëzor dhe material. Kuptohet, për një gjë të

këtillë nuk mund qëndronte indiferent Unioni Evropjan, NATO dhe

sidomos SHBA-të si forcë politike dhe ekonomike, të cilat ndikuan në

zgjidhjen e konflikteve duke i ndërprerë katastrofat humanitare që

ndodhën ndaj popullatës civile në në B dhe H dhe në Kosovë. Vatrat e

161

Nazmi Maliqi

krizës dhe të konflikteve në Ballkan dhe në Evropën Lindore pdyshim se

i rrezikojnë edhe interesat e zhvillimit ekonomik dhe politik të Unionit

Evropjan, NATO-s, SHBA-së, duke pasur parasysh se ende janë të

freskëta kujtimet se pikërisht në këto hapsira kanë nisur dy luftrat

botërore.

Çdo konflikt është si rezultat i ekzistencës së një problemi të

caktuar, përkatësisht mospajtim ndërmjet palëve që marrin pjesë në

konflikt. Së këndejmi delë se, për t’u zgjidhur konflikti- është e

nevojshme të zgjidhet problemi ekzistues, përkatëisht të tejkalohet

mospajtimi ndërmjet palëve. Pikërisht për shak të kësaj, zgjidhja e

vërtetë e konfliktit do të bëhet atëherë kur do të gjendet zgjidhje për

tejkalimin e problemit, domethënë, të gjendet zgjidhje që do t’i kënaqte

të gjitha palët në konflikt.

162

4. 2. Qasje të reja në zgjidhjen e konflikteve

dhe në ndërtimin e paqes

Qasja e ardhshme shumë e rëndësishme ndaj ndërtimit të

paqes është vënë në sferën e ndërmjetësimit, përkatëisht zgjidhjen e

konfliktit me ndërmjetësimin e palës së tretë. Variantet e reja të

zgjidhjes së konflikteve përfshijnë përdorimin e palës së tretë që nuk ka

hyrë drejtpërdrejtë në konflikt, me qëllim që të kontribuojë në

komunikimin ndërmjet palëve dhe t’u ndihmojë në arritjen e zgjidhjes

reciproke, të pranueshme për palët në konflikt. Ajo mund të përfshijë

edhe metodat e vendosjes sipas gjyqit, arbitrazhin (kur nga pala e tretë

pritet të propozojë zgjidhje që mund të jetë e obligueshme për palët),

ndërmjetësimi dhe lehtësimii zgjidhjes (kur nga pala e tretë pritet të

lehtësojë komunikimin dhe t’u ndihmojë palëve të vijnë në një zgjidhje

të vetën për konfliktin). Zgjidhja e konfliktit me ndërmjetësimin e palës

së tretë mund të sillet nga detyrimi deri te dinamika e bidnjeskonzesuale

me forcë, me ç‘rast qasjet më të reja të ndërmjetësimit në

zgjidhjen e problemeve përpiqen të praktikojnë forcën konzesuale.

Ajo që paraqitet si risi në lidhje me qasjet e ndryshme në

ndërtimin e paqes është realitieti i cili vë ndë dukje faktin se ndërtimi i

paqes duhet të paraqesë aktivitetin që do të zbatohet bashkërisht, me

njohjen e interesave dhe nevojave të ndërsjella, përfshirë këtu edhe ato

të individëve dhe të sistemit në tërësi. Qasjet e reja në ndërtimin e paqes

Toleranca politike në funksion të paqës

do të kërkojnë rikonceptimin e mëtejshëm të sigurisë, por me metoda

eksperimentuese të cilat në tërësi do të prfshijnë të gjithë rangun e

dinamikës së forcës, me zhvendosjen e këncënimit dhe veprimit me

forcë, në të cilën ende mbështetet, në ballanc më të mirë ndërmjet

detyrimit dhe forcës konzesuale. 188

4. 3. Kultivimi i paqes dhe sigurisë në

mardhënjet bashkohore ndërkombëtare

Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, Evropa hyri në një epokë të re.

Epokë e cila premtoi një të ardhme më të mirë, sidomos për shtetet e

Evropës juglindore dhe në pjesë tjetër të shteteve që ishin në bllokun

komunist. Popujt zgjodhën lirinë, lirinë ekonomike, paqën dhe

demokracinë. Sumë popuj dhe shtete të Evropës jugëlindore zgjodhën

mënyrën e veprimit politik, që me hapa konkrete t’inkorporohen në

inicijativat, për integrim në strukturat e Këshillit të Evropës, Bashkësisë

Evropiane dhe në NATO. Në këtë kohë dhe në këtë pjesë të Evropës nga

diplomatët dhe ekspertët e të tjerë, filloi të kuptohet se NATO-ja është

forcë e organizuar ushtarako - politike e cila ofron edhe siguri

ndërkombëtare. Pamëdyshje se SHBA-të dhe NATO, janë bartëse të

aktiviteteve diplomatike për rrethanat e ruajtjes së paqës edhe në vendet

e tjera të botës. Këta ndryshime strategjike u bënë publike në

pesëdhjetëvjetorin e NATO-s, që do të thotë se do të jetë bartës e

ndryshimeve për një Evropë të bashkuar. SHBA-të dhe NATO

vazhdojnë të kenë përkrahjen e shteteve, që dëshirojnë të anëtarësohen

nën ombrellën e sigurisë kolektive në arkitekturën e re te sigurisë, me

perspektivë, për një paqë të qëndrueshme, në shtetet që kanë dalur nga

blloku komunist të cilat i kanë pranuar rregullat, të cilat kanë të bëjnë

për forcimin e angazhimeve për demokraci dhe për respektimin e lirive

dhe të drejtave të njeriut dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe

konflikteve eventuale në rradhë të parë me mjete paqësore. 189

188 Shih, Gocevski T. Ortakovski V dhe Georgieva L. Zgjidhja dhe

transfromimi i konflikteve, Kumanovë, 1999

189 Georgieva L. Krijimi i paqes, Studjo ADA, Shkup, 1999

163

Nazmi Maliqi

4. 4. Promovimi i strategjisë dhe

doktrinës së re të NATO-s

Në këto rrethana NATO, ndërton strategji mbrojtëse të saj, e cila

nënkupton krijimin e kushteve reale për dialog dhe bashkëpunim, vënja

e lidhjeve diplomatike me të gjitha shtetet e tjera të Evropës lindore dhe

jugëlindore, duke afruar argumente për bashkëpunim dhe mirëkuptim

reciprok, kufizimit të armatimit dhe forcave të armatosura. Kontrrolli i

furnizimit me armë dhe vërja e tyre nën kontrollë, modifikimi i vëllimit

dhe konkretizimi i detyrave që kanë të bëjnë me forcat nukleare dhe në

tërësi ndërtohet një përcaktim fundamental për ruajtjen e paqës dhe

stabilitetit edhe në Evropën juglindore dhe në regjionet e tjera.

Pas prillit të vitit 1999, kur NATO në manifestimin e organizuar në

Vashington, shënoi 50 vjetorin e themelimit. Me këtë rast NATO-ja

me ndikim të SHBA-së, promovoi doktrinën e re mbrojtëse dhe

politike.

Ajo që ishte me rëndësi, edhe në raste kur nuk mirret vendim nga

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, NATO në kontuinitet do të angazhohet

për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale me mjete paqësore, në

ruajtjen e paqës dhe stabilitetit. Risi thelbësore e kësaj doktrine është

edhe mundsia reale e NATO-s, për legalizimin e intervenimeve të veta

ushtarake kundër shetit apo shteteve të caktuara, në momente kur

krijojnë kriza dhe konflikte, kriza humanitare, në raste të rrezikimit të

drejtave dhe lirive të njeriut, veprime që mund të rrezikojnë paqën në

përmasa ndërkombëtare. Në këso rastesh Intervenimi ushtarak mund të

ndodhë edhe në rast se Qeveria e shtetit ku ekziston konflikti nuk është e

interesuar për intervenim ndërkombëtar, ose për ndërmjetësim ushtarak

për pengimin e konfliktit. E gjithë kjo, nuk do të thotë se NATO dhe

OKB-ja nuk do të orvaten që t’i harmonizojnë qëndrimet për rastet

delikate që mund ta rrezikojnë paqën, në përmasa më të gjëra. Këto

rrethana të ndryshimeve të doktrinës dhe strategjisë së NATO-s, ndikuan

dhe krijuan rrethana lehtësuese për intervenimin luftarako-ajror, mbi

caqet ushtarako-serbe në Kosovë dhe në Serbi. U sulmuan forcat

ushtarako-serbe, si forca të cilat ushtronin tortura dhe masakra mbi

popullsinë civile shqiptare të Kosovës. 190

190 NATO Handbook Dokumentacion, Brussels, 1999

164

Toleranca politike në funksion të paqës

Krijimi i “rendit të ri botëror”(apo glabalizimi si proces

integrues), sërish e aktualizonte çështjen e paqës dhe sigurisë në

mardhënjet ndërkombëtare, si bazë e rendit të ri dhe të mardhënjeve

ndërmjet shteteve. Sot me “rendin e ri botëror” bëhen manovrime

politike, verbalizëm, shpekulohet ose edhe jepen orjentime atributet: si

sistem i ri ndërkombëtar, sistem i ri i mardhënjeve ndërkombëtare,

integrime të reja, globalizmi si proces integrues etj.

Sintagma e parë “rend i ri botëror” i përfshinë:

- sundimin e së dretjës,

- zgjidhjen paqësore të kontesteve,

- përparimn e proceseve demokratike,

- zvogëlimin dhe kontrrollin e arsenalit ushtarak,

- forcimin e OKB dhe trajtimin e drejtë të të gjithëve.

Në sistemin e këtillë të mardhënjeve paqa, siguria, stabiliteti,

raportet në mes shteteve dhe rregullimet dhe raportet në mbredin e

shteve fitojnë dimenzione të reja. Nëse paqa pranohet si vlerë e

përgjithshme, si situatë në të cilën shtetet nuk ndjejnë rrezik nga kanosja

e jashtme, mund të konstatohet se rreziku i përgjithshëm që buronte nga

konnfrontimi bllokist është mënjanuar, por prandaj edhe më tutje mbetet

e hapur çështja e formave të tjera të rrezikimeve.

Në këtë kuptim, sistemi i ri i mardhënjeve ndërkombëtare

orijentohet në këtë drejtim të:

- në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut,

- të kodifikojë dhe të vë mjete për mbrojtjen e të drejtave të

pakicave dhe grupeve etnike në kuadër të shteteve;

- të krijojë mekanizma për zgjidhjen e konflikteve rajonale, të

mbrohet ambienti natyror dhe

- të rritet ndihma shkencore dhe teknike për vendet në zhvillim.

Të ballafaquar me faktin se faktorët politik, ekonomik, social

dhe nacional u bënë elemente kyç me të cilat sot realizohen siguria dhe

bashkëpunimi në mardhënjet ndërkombëtare, duke pasur parasysh

gërshetimin e sigurisë dhe varshëmrisë reciproke, perceptimin e vet për

sigurinë, shtetet e vënë në baza të reja. Duhet të ballafaqohen me faktin

se paqja duhet të krijohet dhe të kultivohet. Paqja duhet të promovohet

si një vlerë e përbashkët njerëzore dhe si mrrekulli kulminante për

njerëzimin.

165

Nazmi Maliqi

166

Toleranca politike në funksion të paqës

Kreu i shtatë VII

Toleranca politike në mardhëniet ndërkombëtare si

faktor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

1. Siguria kombëtare dhe

marrdhënjet ndërkombëtare

Gjatë dimenzionimit të sigurisë në mardhënjet bashkohore

ndërkombëtare, duhet nisur nga ndyshimet që u bënë në sistemin

ndërkombëtar, por kurrsesi nuk mund të pranohet se kjo është edhe baza

kryesore për ndryshimet e bëra në pikpamjet për sigurinë dhe për një

stabilitet të qëndrueshëm në rajone të ndryshme të botës.

Kështu do të mbështesim në ndryshimet të cilat shkojnë kah

projektimi i të ardhmes, përkatësisht se çdo ndryshim në qarkun

ndërkombëtar do të kërkonte edhe dimenzionim më të gjer të sigurisë.

Pikpamjet bashkohore për konceptin e sigurisë duhet të dalin jo vetëm

nga ndryshimet në qarkun ndërkombëtar, në të cilin duhet të formulohet

politika e sigurisë, por edhe nga vet ideja e sigurisë.

Siguria, pavarsishtë se për çfarë segmenti bëhet fjalë, individual,

kombëtar ose ndërkombëtar, është një nga problemet urgjente të

bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë kuptim, siguria kombëtare zë vend

qendror. Kjo delë nga fakti se në kuadër të shtetit eksistojnë dhe

dominojnë pjesa më e madhe e problemeve që e përcaktojnë sigurinë. 191

Në këtë aspekt, siguria kombëtare kuptohet si problem sistemor i

sigurisë në të cilin individët, shtetet dhe sistemi ndërkombëtar kanë

pjesën e vet, në të cilin faktorët ekonomik dhe social të mjedisit jetësor

janë krejtësisht të njëjta me ato politike dhe ushtarake. Kjo perspektive

integruese, e shprehur nëpërmjet niveleve dhe sektorëve të ndryshëm të

sigurisë kombëtare, paraqet platformën për shqyrtimin e problemeve nga

191

Lidija Georgieva, Mekanizmat për mbajtjen e paqes dhe sigurisë, Univerziteti “Shën

Kirili dhe Metodij”, Fakulteti filozofik, Shkup, 1997

167

Nazmi Maliqi

fusha e sigurisë. Për kuptimin bashkohor të këtij koncepti me rëndësi të

madhe është rroli i ndërvashëmërisë në mardhënjet bashkohore

ndërkombëtare, të cilat kanë ndikim thelbësor ndaj saj. 192

Pasiguria e brendshme e shteteve mundet por sështë e thënë, të

dominojë në përkufizimin e problemit të sigurisë të shtetit, por kanosjet

e jashtme pothuejse gjithmonë e përbëjnë pjesën më të madhe të

problemit të sigurisë.

Së këndejmi, ideja për sigurinë ndërkombëtare më së miri

shpjegohet duke i përshkruar kushtet që ndikojnë shtete të ndjehen më

pak të sigurta. Në këtë kuptim, pra, jo vetëm agresioni ose sulmi, por

edhe pasiguria e brendëshme e shteteve, si element që derdhet jashtë

shtetit, mund të konsiderohet si burim kërcënimi për sigurinë

kombëtare, përkatësisht të përkufizojë problemin e sigurisë. Në këtë

aspekt mund të përkufizohet edhe cënimi i paqes dhe sigurisë

ndëkombëtare.

Ndërkaq sprovat dhe kanosjet e reja për paqën dhe sigurinë

ndërkombëtare që dalin për shkak të mosstabilitetit të brendshëm të

shteteve, dëshmojnë se në bashkësinë ndërkombëtare diç po ndryshon,

fakt në të cilin llogarit edhe OKB. Në fakt, mekanizmat e OKB për të

vepruar në sferën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare i përfshijnë

diplomacinë preventive dhe krijimin e paqës, ruajtjen dhe ndërtimin e

paqës, çarmatimin dhe sankcionet.

Ajo që me të vërtetë ka nryshuar është natyra e kërcënimeve për

paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Kanosjet ushtarake dhe ideologjike

për një numër të konsiderueshëm të shteteve janë zvogëluar, por,

megjithatë i kanë zëvendësuar kanosjet tjera ekonomike, sociale dhe

ekologjike.

Në sektorin politik logjika e sigurisë mbulohet me analizat e

elementeve në nivel individual, shtetror dhe sistemor. Në këtë aspekt

kontradita kryesore qëndron në interesat kontradiktore të sigurisë në dhe

ndërmjet individëve, grupeve shoqërore dhe shteteve. Politika luftarake,

e cila shpie në dilemën forcë- siguri ndërmjet shteteve, gjithashtu e nxitë

edhe dilemën e mbrojtjes e cila si kontraditë është dinstiktive për

sektorin e luftës. Sipas argumenteve të teorisë hegjemoniste dhe analizës

historike të Kenediut të kohës së superfuqive, mund të konstatohet se

politika e luftës ka efekte afatgjate dhe me të qëndrueshme ndaj

192

Georgieva L. Krijimi i paqes, Studjo ADA, Shkup, 1999

168

Toleranca politike në funksion të paqës

zhvillimit ekonomik. Përdorimi i forcës në kushtet bashkohore të luftës

ka implikime të dukshme në zhvillimin e mjedisit jetësor, duke u nisur

që nga ndotja e përhershme kimike deri te dimri bërthamor. Përdorimi i

forcës ushtarake përcillet edhe me pasoja të vështira sociale dhe politike.

Fjalori i politikës së shekullit të njëzet si duket është pasuruar me

referenca që kanë të bëjnë me sigurinë në nivelin ndërkombëtar,

kombëtar, kolektiv dhe të sigurisë së barabartë. Për disa nga këto

termine të cilat hasen barabar si në analizat shekencore ashtu edhe

përditshmërinë politike, mund të numërohen edhe referencat përkatëse.

Por për pjesën më të madhe të tyre mund të konstatohet se kanë më tepër

retorikë se vlerë analitike.

1.1. Parakushtet par krijimin e konceptit

bashkohor të sigurisë

Kur bëhet fjalë par sigurinë, do të thotë se bëhet fjalë për gjetjen e

situatës që mund të karakterisohet si mungesë e frikës. Nëse një

diskutim i tillë është në kontekstin e sistemit ndërkombëtar, siguria

përfshinë aftësinë e shtetit dhe shoqërisë që të mbajnë identitetin e tyre

të pavarur, si dhe integritetin e tyre funkcional. Në synimin për sigurinë,

shtetet dhe bashkësitë ndonjëherë janë në harmoni të ndersjellë, por

ndonjëherë kundërshtohen. Në çfardo raporti, sigurinë e kolektiviteteve

kombëtare përcaktojnë këto sektorë kryesor:

Siguria ushtarake: ka të bëjë me të kuptuarit e dy niveleve: par

ofanzivat ushtarake dhe aftësitë defanzive të shtetit; dhe par vlerësimet e

shtetit dhe të të tjerëve.

Siguria politike ka të bëjë me stabilitetin organizativ të shtetit,

sistemin e qeverisjes dhe me ideologjinë që i jep legjitimitet.

Siguria ekonomike ka të bëjë me qasjen ndaj burimeve të pasurive,

financave dhe tregut, të domosdoshme par t’u realizuar niveli i

pranueshëm i mirëqënjes dhe forca e shtetit.

Siguria sociale përbëhet nga situate të pranueshme të përparimit, të

gjuhës tradicionale, kulturës dhe religjionit, të identitetit dhe zakoneve

kombetare.

Siguria e ambientit jetësor ka të bëjë me ruajtjen e biosferës vendore

dhe planetare, si sistem themelor mbështetës nga i cili varen të gjitha

veprimet tjera të njerëzve.

169

Nazmi Maliqi

Siguria kombëtare- shteti si objekt referent i sigurisë

Shteti është element qendror i konceptit integral të sigurisë. Esenca e

tij është shprehur si kompozitë e individëve të përfshirë në bashkësinë

kolektive politike.

Përgjegja për pyetjen se ç‘është siguria kombëtare dhe me çfarë ka

të bëjë ajo mund të jepet nëpërmjet “shpaketimit” të konceptit të shtetit.

Në këtë mënyrë, mund t’u jepet përgjegje pyetjeve: Si elementet e saj

përbërës, ose si tërësi, sillen ndaj idesë së sigurisë kombëtare dhe çfarë

baze paraqet ajo në raport me sigurinë ndërkombëtare?

Në nivelin ndërkombëtar ose sistemor, shteti gjithashtu paraqet

elemntin qendror të sigurisë, me ç‘ka karakteristikat e tij të brendëshme

nuk mund të ndahen nga karakteri i problemit të sigurisë në sistemin

ndërkombëtar si tërësi. 193

1.2. Dimenzionet ndërkombëtare të sigurisë kombëtare

Siguria, pavarsishtë se me cilin segment ka të bëjë, individual,

kombëtar apo ndërkombëtar, rregullisht rradhitet ndër problemet

urgjente të njerëzimit.

Nëse në këtë kontekst vendoset edhe problem i sigurisë kombëtare,

mund të konstatohet se ajo zë vend qendror nga vetë fakti se në kuadër

të shteteve dominojnë shumë probleme që e përcaktojnë sigurinë në

nivele të ndryshme, por edhe nga pamundësia që shtetet në mënyrë

resiproke të bashkëekzistojnë në harmoni. Gjatë historisë, çdo shtet

është ndjerë i pasigurtë pranë shteteve të tjera. Me këtë rast, aktivitetet

ushtarake dhe aktivitetet e tjera, të cilat janë orjentuar për të forcuar

sigurinë e vet kombëtare, në kombinim me aktivitetet tjera paralele,

kanë shkaktuar jostabilitet dhe luftë.

Struktura dhe karakteri i procesit politik e bënë procesin e vendosjes

politike në fushën e sigurisë kombëtare. Procesi i brendshëm politik jo

vetëm që i nxit interesat e shumta të fuqishme dhe të kundërta në

politikën e sigurisë, por ai gjithashtu nxit politikën e garës me

përparësitë tjera të shtetit.

Por, si duket bashkësia ndërkombëtare ofron hapsirë më të madhe

për gara dhe se çështja e sigurisë kombëtare dimenzionet e veta më të

193

Ibidem

170

Toleranca politike në funksion të paqës

shprehura i merrë pikërisht në këtë nivel, me theksimin e dimenzioneve

ndërkombëtar të problemit të sigurisë kombëtare. Duke marrë parasysh

faktin e përmendur se shtetet janë në radhë tepër konstrukcione politike,

mund të thuhet se sistemi politik ndërkombëtar është pjesa më e

rëndësishme tërësisë së tyre.. Lidhjet ndërmjet tyre janë aq thelbësore,

saqë ndarja e tyre paraqet rrezik të madh par analizat. Nëpër to mund të

tërhiqen moskuptimet serioze të cilat paraqiten edhe me largimin e

shteteve nga sistemi ndërkombëtar. Ndarja e tyre në kontekst të

analizave shkencore duhet të kuptohet në aspektin se shteti dhe sistemi

ndërkombëtar paraqesin anë të kundërta të fenomenit të vetëm politik.

Së këndejmi, përkundër sferës së brendëshme të shtetit i cili në

modelin e Viverit është marrë në nielin subshtetror dhe dinamikave të tij

të ndryshme, si dhe niveli i shteteve që e bënë fokusin conceptual së

sigurisë, qëndron niveli ndërkombëtar me dinamikat e tij të ndryshme.

Prandaj, është me rëndësi esenciale shqyrtimi i karakteristikave të

sistemit politik ndërkombëtar, i cili ndërton bazën në të cilën shtetet

realizojnë sigurinë e tyre.

Kanosjet politike në raport me lementet konstituitive të shtetit në

radhë të parë janë orjentuar në stabilitetin e saj të organizuar. Niveli i

qëllimeve mund të sillet nga presioni i qeverisë në raport me një politik

të caktuarderi te largimi i saj; nxitja e sesionit, ose të shkaktuarit e

mostabilizimit politik si hyrje par agresion.

Kanosjet politike dalin nga dallimet e mendimeve dhe të traditave, të

cilat paraqesin edhe dëshminë kryesore të anarkisë ndërkombëtare. Në

këtë kuptim, kontradiktat ndërmjet ideologjive të shumta janë

jashtëzakonisht komplekse. Kështu kanosjet par identitetin kombëtar

janë më të drejtpërdrejta. Ato përfshinë qëllimet par të shtuar parçarjet

ndërmjet identiteteve etnokulturore të grupeve në një shtet të caktuar.

Qëllimet e këtyre synimeve mund të sillen nga krijimi i vështirësive të

qeverisë, nëpermjet nxitjes së secesionit, deri te krijimi i bazës për

agresion.

Por, problemi esencial në lidhje me kanosjet politike, pavarsishtë se

a janë ato ideologjike ose kombëtare, përfshihen në atë që të bëhet

dallim në lidhje me karakterin e tyre, respektivisht, a janë ato me qëllim

ose dallin në mënyrë strukturale nga ndikimi i alternativave të jashtme të

shteteve. 194

194

Georgieva, L. Krijimi i paqës, Studio ADA Shkup 1999

171

Nazmi Maliqi

Kanosjet politike mund të jenë edhe strukturore, që janë si rezultat

më shumë i natyrës të gjendjeve se sa të intencave të një shteti ndaj

tjetrit. Në fakt, kanosjet strukturale politicke dalin kur parimet

organizuese të shteteve janë kontradiktore ndërmjet veti, në të cilin

kontekst ata nuk mund të hedhin poshtë eksistimin e shtetit. Nëpërmjet

këtij qëndrimi të arriturat ose sukseset e njërës në mënrë automatike e

erofon strukturën politicke të tjetrës, duke nxitur garën në kanosje

potenciale (me qëllim) politike 195 .

Duke u lidhur me kanosjet politike mund të konstatojmë se është

mjaft e komplikuar nga to të nxirret esenca e kanosjeve esencijale dhe të

tjera. 196

Në kontekstin e ndryshimeve, ndërsa si pasojë e konverzionit të

parimit të konfrontimit sipas bashkëpunimit, rradhitet edhe pozita e re e

OKB e cila tani ka mundësi të zbatojë një spektër më të gjerë të

mekanizmave për mbajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Në

kontekst të ndrudhimeve do t’i numëronim edhe marrëveshjet e reja

bilaterale dhe multilaterale për kontrrollimin e armatimit, që gjithashtu i

jepë dimenzion të ri mardhënjeve ndërkombëtare. 197

Duke u lidhur me ndryshimet, në raport me modifikimet... mund të

konsttohet se, prveç faktit për marrëveshjet e lidhura të reja në lëmin e

armatimit dhe çarmatimit, nuk ka ndryshime të mëdha në raport me

konfigurimin e armatimit. Ashtu siç humbën një kategori e caktuar e

armëve në Botën e parë dhe të dytë, ashtu prania e tyre rritej në Botën e

tretë. Nëse regjistri i OKB zbatohet me konseguencë, do të mund të

gjendeshin edhe kanalet e transferit. Por, sido që të jetë, arma në të

vërtet e ka ndryshuar vendin.

1.3. Evolimi i koncepit të paqes

Transformimet evropjane në vitin 1989 përgatisin krizën e tretërrezikun

dhe mundësinë- për hulumtimet evropjane të paqës. Agjenda e

ardhshme e kërkimeve evropjane për paqe mund të vërehet si përbledhje

e tre agjendave. Agjendën e vjetër, nga njëra anë e përbëjnë pasojat e

luftës dhe mjetet për zgjidhjen e konflikteve, ndërsa nga ana tjetër gara

195

North Atlantic Assambly, Defence and Secyritee Committee, 1997, Reports,

Brussels.

196

Lidija Georgieva, Mekanizmat e ruajtjes së paqës dhe sigurisë, Univerziteti “Shën

Kirili dhe Metodij” Fakulteti filozofik, Shkup, 1997

197

OKB Dokumentat themelore, Shkup 1995

172

Toleranca politike në funksion të paqës

në armatim, kontrolli i armatimit dhe çarmatimi. Kjo nuk ka humbur

urgjencën e vet, por asaj i është shtuar edhe problemi i konverzionit... 198

Hulumtimet kritike paqësore, përkundër atyre tradicionaleve,

dallohen me përqëndrimin e vëmendjes në analizat sociologjike. Këto

analiza i trajtojnë edhe vlerat e si fenomen social nga aspekti i ndikimit

të tyre ndaj manifestimeve të dhunës individuale dhe kolektive.

Çvendosjet në koncept janë bërë me atë që është pranuar se dhuna

strukturale jo vetëm që ndikon ndaj situatës së individit, por i shtonë

edhe tensionet që çojnë në konflikt dhe luftë.

Koncepti është zgjeruar edhe me përfshirjen e çështjes së të drejtave

themelore të njeriut dhe mbrojtjen e individëve. Në këtë ndrejtim,

hulumtimet paqësore janë përqëndruar në çështjet e lirive dhe të

drejtave themelore të njeriut në shumë nivele, duke përfshirë edhe

grupet e vogla, grupet etnike, kolektivitetet ndërkombëtare, si dhe

raportet ndërmjet njeriut dhe natyrës.

1.4. Kultivimi i paqes dhe sigurisë në

mardhënjet bashkohore ndërkombëtare

Krijimi i “rendit të ri botëror”, sërish e aktualizonte çështjen e paqës

dhe sigurisë në mardhënjet ndërkombëtare, si bazë e rendit të ri dhe të

mardhënjeve ndërmjet shteteve. Sot me “rendin e ri botëror”

manipulohet ose i jepen atributet : si sistem i ri ndërkombëtar, sistem i ri

i mardhënjeve ndërkombëtare etj.

Sintagma e parë “rend i ri botëror” i përfshinë sundimin e së dretjës

dhe zgjidhjen paqësore të kontesteve, demokracinë e fortë dhe

solidaritetin kundër agresionit, zvogëlimin dhe kontrrollin e arsenalit

ushtarak, forcimin e OKB dhe trajtimin e drejtë të të gjithëve. Në

sistemin e këtillë të mardhënjeve siguria fiton dimenzione të reja. Nëse

pranohet rëndiësija e saj e përgjithshme , si situatë në të cilën shtetet nuk

ndjejnë rrezik nga kanosja e jashtme, mund të konstatohet se rreziku i

përgjithshëm që buronte nga konnfrontimi bllokist është mënjanuar, por

prandaj edhe më tutje mbetet e hapur çështja e formave të tjera të

rrezikimeve.

198

Wiberg H (1993) Europien Peace recearch in the 1990 Budampest

173

Nazmi Maliqi

Rreziqet me të cilat ballafaqohet bashkësia bashkohore

ndërkombëtare kanë rëndësi më të vogël në krahasim me skenarët

kataklistik të periudhës së Luftës së ftohtë, por edhe në këtë masë ato

paraqesin alternativën e pasigurisë. Konfliktet etnike, nacionalizmi

radikal dhe konfliktet e brendëshme e bëjnë skenarin e skenës

bashkohore ndërkombëtare, me regji nga të mardhënjeve dhe të

përmbajtjeve tjera të fshehura. 199

Të ballafaquar me faktin se faktorët politik, ekonomik, social

dhe nacional u bënë elemente kyç me të cilat sot realizohen siguria dhe

bashkëpunimi në mardhënjet ndërkombëtare, duke pasur parasysh

gërshetimin e sigurisë dhe varshëmrisë reciproke, perceptimin e vet për

sigurinë shtetet e vënë në baza të reja.

1.5. Mekanizmat për kultivimin e paqes

dhe sigurisë ndërkombëtare

Ruajtja e paqes është mekanizëm që zyrtarisht nuk është sankcionuar

në Kartën e OKB. Ajo, për shkaqe historike që e ka përbërë periudhën e

luftës së ftohtë, iu shmang institucionalizimit të mekanizmit të këtillë.

Kjo do të thotë se ruajtja e paqes nuk funkcionon si elemnt në kuadër të

sistemit të caktuar, por përkundrazi, funkcionon në bazë të parimeve të

vëna me presedane. Ata përmbledhin:

1. Pajtimin e palëve në kontest për vetë misionin, për mandatin dhe

për përbërjen e forcave;

2. Mospërzierja në marrdhënjet e shteteve të përfshira në

konflikt;

3. Mospërdorimi i forcës, përveç në vetëmbrojtje;

4. Paanshmërinë;

5. Përkrahje të prhershme të Këshilit të sigurimit dhe shteteve

anqëtare, përfshirë edhe pjesëmarrësit në mision.

6. Lënja në përgjegjësinë e sekretarit të përgjithshëm të OKB e

përparimit të misionit.

Nga pikpamja e zhvillimit për ruajtjen e paqes, si mjet për

ballafaqim me konfliktet, shumica konsiderojnë se natyrë e tij had hok

është aspekti më karakteristik. Fleksibilitieti i pranishëm deri para do

199

Georgieva. L, Krijimi i paqës, Studio ADA, Shkup, 1999

174

Toleranca politike në funksion të paqës

kohe nuk lejojë përzjerjen e Këshillit të sigurimit në kurthin e quajtur

“veto”.

Sipas Holstit, ruajtja e paqes kontribuon për masat e ndërtimit të

besimit dhe u ndihmon palëve t’i përmbahen ndërprerjes së zjarrit. 200

1.6. Faktorët e suksesit dhe ruajtjes së paqes

Në analizat e shumta që zbatohen në lidhje me kompleksin e

çështjeve të lidhura me paqen, faktorë të caktuar janë objekt i

preokupimit përmanent.

Si faktorë të rëndësishëm për sukses të operacioneve për ruajtjen e

paqës theksohen:

- konteksi përkatës politik;

- përkrahja e përhershme dhe e gjithanshme politike,

diplomatike, ushtarake dhe financiare e operacionit;

- reprezentimi i forcave;

- mandati i qartë;

- bashkëpunimi me palët në kontest;

- shkathtësia dhe ndjeshmëria gjatë udheqjes së forcave;

- cilësia e komandimit dhe diciplina e trupave;

- mosimponimi i dëshirave dhe zgjidhjeve të jashtme.

Kur bëhet fjalë për konfliktet e brendëshme, nëse shkallëzimi i tyre

bëhet brenda kufijëve të një shteti, atëherë ato vështirë përputhen me

përcaktimet e Kartës. Këshilli është koncentruar për zbatimin e masave

të fuqishme dhe ballafaqimin me rastet urgjente të kontesteve që

paraqiten para Këshillit të sigurimit, në dëm të pengimit të situatave

potenciale konfliktuoze. Së kendejmi, funkcioni i Këshillit të sigurimit

në masë të madhe sillej në ballafaqimin urgjent me krizat, përkundër

angazhimit për mënjanimin e konflikteve ose paraqitjes në rrolin e

kreatorit të paqës. Kjo arsyetohet me faktin se Këshilli i sigurimit është

organ i OKB që ka kompetenca të veprojë me detyrim, në pajtim me

përcaktimet e Kartës të reagohet menjëherë në rastet që cënojnë paqen

dhe sigurinë ndërkombëtare, ballafaqim me krizat dhe ruajtjen e paqës.

Karta nuk parasheh ballafaqim me problemet e tjera globale që në

njëfarë mënyre prekin ruajtjen e paqes dhe sigurisë botrore. Mungesa e

200

Ibid.

175

Nazmi Maliqi

anshmërisë në shumë raste, si dhe polarizimi në Këshillin e sigirimit, do

të thoshte blokim i sistemit të sigurisë kolektive gjatë ballafaqimit me

krizat. Në fakt, gjatë periudhës së Luftës së ftohtë edhe supefuqitë në

strategjitë e tyre për ballafaqim me kronfliktet preferonin pengimin e

zgjerimit të tyre, në vend se zgjidhjen e konflikteve, të cilët i linin të

ndera.

Funkcioni politik për ruajtjen e paqes

Në kuadër të funkcioneve politike, si faktor i rëndësishëm për

ruajtjen e paqes, janë:

- ruajtja e integritetit teritorial;

- sigurimi i pavarisë politike;

- bisedat me entitetet oqeveritare;

- mbajtja e zgjdhjeve ose referendumeve;

- ndihmë në krijimin e administratës lokale

- verifikimi i marrëveshjeve për të drejtat e njeriut;

- krijimin e sigurisë për ripërtrirjen e jetës ekonomike të popullsisë

lokale.

Diplomacia preventive aktivitetet e vet i realizon nëpërmjet këtyre

instrumentave:

1. Masat për ndërtimin e besimit. Këto masa në kuadër të

diplomacisë preventive të OKB janë përcaktuar si mjete themelore të

mirkuptimit reciprok dhe për reduktimin e mundësisë së shpërthimit të

konfliktit ndërmjet shteteve. Si mjetë të cilat duhet të kontribuojnë në

forcimin e mirëbesimit reciprok rekomandohen: këmbimi sistematik i

përfaqësuesve ushtarak, lidhja e marrëveshjeve për shkëmbimin e lirë të

formacioneve, mbikqyrja dhe kontrrolli i marrëveshjeve rajonale për

çarmatim.

2. Përcaktimi i fakteve. Ndërmarja e akcioneve preventive për

ndërprerjen e konflikteve nga ana e OKB duhet të bazohet në të dhëna të

sakta dhe të mbledhura me kohë. Rritja e konfliktit, rrënjët e të cilit janë

nga problemet ekonomike dhe sociale, vetëm e theksojnë rëndësinë e

informacioneve, të cilat prveç zhvillimeve politike i përmbajnë edhe ato

sociale dhe politike që shipien në situatë konflikti. Në këtë fushë OKB

vepron nëpërmjet misioneve për përcaktimin e fakteve. Iniciativën për

përcaktimin e fakteve dhe për vënjen e misionit për këtë qëllim mund të

176

Toleranca politike në funksion të paqës

ndërmmarin Këshilli i sigurimit, Asambleja e përgjithshme dhe kuptohet

sekretari i prgjithshëm i OKB.

3. Paralamërimi i hershëm. Gjatë periudhës së kaluar, në kuadër të

Kombeve të Bashkuara, u zhvillua një rrjet përkatës i sistemit për

paralajmërim të hershëm në lidhje me cënimin e natyrës, rreziqet nga

fatkeqësitë bërthamore, katastrofat natyrore, lëvizjet masive të

popullsisë, përhapjes së sëmundjeve etj.

Sintetizimi i të dhënave të këtyre fushave janë indikatorë politik në

kushte konkrete dhe paraqet bazën për vlerësimin se sa dhe në çfarë

mase eksiston kërcënim për paqen dhe sigurinë.

4. Vendosja preventive. Në kuadër të diplomacisë preventive ,

rëndësi specifike për pengimin e shpërthimit të konflikteve është dhënë

si kompetencë vendosja preventive e forcave të OKB.

5. Zona e demilitarizuar . Krijimi i zonave të demilitarizuara,

rëndom, praktikohet pasi të prfundojë konflikti, me marrëveshje

ndërmjet palëve që kanë qënë në konflikt. Sot, si pjesë të operacioneve

për ruajtjen e paqes, Kombet e bashkuara kanë vendosur forcat e tyre në

këto zona, me çrast, në kuadër të diplomacisë preventive, zona e

demilitarizuar është paraparë si formë e vendosjes preventive.

1. 7. Ndërtimi i paqës

Me përfundimin e Luftës së ftohtë, përcaktimi i Këshillit të

sigurimit për të zgjidhur kontestet ndërkombëtare në pajtim me Kartën,

lë hapsirë për ndërmarrjen e rrolit më aktiv në lëmin e ndërtimit të

paqes. Në këtë drejtim edhe Agjenda për paqe përpiqet të prforcojë këtë

mekanizëm në disa aspekte.

Në lidhje me rrolin e Këshilit të sigurimit dhe rrolit të tij primar

për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, propozohet që ai

tërësisht të marrë rolin dhe në pajtim me Kartën, të propozojë

procedurën dhe metodën përkatëse për zgjidhjen dhe nëse atë e

pranojnë të gjitha palët në kontest, të japë propozime për zgjidhjen e tij

paqësor.

Ndërtimi i paqes, gjithashtu është fushë e aktiviteteve të OKB të

lidhur me zgjidhjen paqësore të kontesteve. Lidhjes së tij për ruajtjen e

paqës ndoshta i jepet vemendje më e vogël se sa lidhjes ndërmjet

ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së saj. Por, si mjet preventiv të përtrirjes

së armiqësive, rikonstruimin e lidhjeve ekonomike dhe sociale dhe për

177

Nazmi Maliqi

lehtësimin e procesit të zgjidhjes së kontesteve, ndërtimi i paqës ka rrol

kyç.

Në konkluzën e Konferencës ndërkombëtare për ndërtimin e

paqes, të mbajtur në vitin 1986, është dhënë ky përkufizim:

“Ndërtimi i paqës është pozitiv, përpjekje e prhershme koperuese

njerëzore që t’i ndërtojë urat ndërmjet popujve dhe grupeve të

konfrontuara. Qëllimi i tij është të vë mirkuptim dhe bashkëpunim dhe

ti mënjanojë gurët e mosbesimit, të ftikës dhe urrejtjes. 201

Aktiviteti i OKB për ndrtimin e paqes zbatohet nëpërmjet byrove,

siç janë: UNHCR, UNEP, UNDRO dhe një varg agjencishë të pavarura,

siç janë WHO, UNICEF, UNESKO, UNDO etj.

Gjithashtu, në aktivitetet për ndërtimin e paqes janë përfshirë

njëvarg organizatash joqeveritare, dhe shpesh herë paralelisht me

misionet për ruajtjen e paqes.

Kordinimi i aktiviteteve për ruajtjen e paqes me forma të tjera të

përfshirjes së OKB gjatë ballafaqimit me konfliktet paraqet nevojën në

rritje. Në këtë kuptim, synimi për realizimin më të mirë të aktiviteteve

për ndërtimin e paqes është ndërthurur me vendimin e Asamblesë së

përgjithshme për të vënë pozitën e re të OKB për lidhshmërinë dhe

kordinimin e aktiviteteve në kuadër të OKB.

Ekzistojnë disa situata kur OKB është e autorizuar të hyjë në një

vend pa pajtimin e qeverisë, domethënë Këshilli i Sigurimit mund të

vendosë të përdorë forcat tokësore, detare dhe ajrore si domosdoshmëri

për ruajtjen ose kthimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

1. 8. Integrimi i rajonit ballkanik në strukturat

evroatlantike si segment i rëndësishëm

për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

E ardhmja e popujve të Ballkanit qëndron në Evropë, domethënë

në Bashkimin Evropjan dhe në NATO, si dy shtylla kryesore të

stabilitetit dhe përparimit të kontinentit në dekadat e ardhsme. Integrimi

në strukturat euroatlantike do të thotë demokraci, respektim i të drejtave

të njeriut dhe të drejta themelore, paqe me fqinjët, rregullimi i

mërdhënjeve të brendëshme ndërmjet vendeve dhe funkcionimi i

ekonomisë së tregut. Ndër vendet të ish Jugosllavisë tani për tani vetëm

201

Lidija Georgieva, Mekanizmat e kultivimit të paqes dhe të sigurisë, Univerziteti

“Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Filozofik, Shkup, 1997

178

Toleranca politike në funksion të paqës

Sllovenia është afër realizimit të këtyre standardeve dhe sipas kësaj,

është përfshirë në zgjdhjen më të ngushtë të vendeve që duhet të merren

parasysh gjatë raundit të ardhshëm për zgjerimin e NATO-s dhe

menjëherë të të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE.

Republika e Maqedonisë është anëtare e Partneritetit për paqeprogram

i NATO-s, në të cilin vëzhguesit ndërkombëtar i kushtojnë

vemendje të posaçme stabilitetit ekonomik, politik dhe të brendshëm,

veçanërisht relaksimit të mardhënjeve ndëretnike. Në lidhje me procesin

e sigurisë dhe të vënjes së strukturës së sigurisë euroatlantike, e cila

është mbështetur në sistemet kolektive eksistuese të sigurisë dhe

mbrojtjes, Republika e Maqedonisë është gjithnjë e më afër plotësimit të

standardeve të anëtarësimit në NATO. Duke marrë parasysh pranimin e

obligimeve që nga ditët e para të pavarsisë për: reforma rrënjësore në

sistemin politik dhe ekonomik, zhvillimin e institucioneve të shtetit të së

drejtës, mbrojtjes së të drejtave themelore dhe lirive të njeriut dhe

mbrojtjen e të drejtave të pjestarëve të nacionaliteteve, zhvillimin e

ekonomisë së tregut, si dhe ndërtimin e mardhënjeve të njëjta të mira me

fqinjët dhe pjesmarrjen aktive në të gjitha iniciativat rajonale. 202

Në të vërtet, në lidhje me anëtarësimin në strukturat euroatlantike,

ardhmëria e të gjitha vendeve të rajonit juglindor qëndron në

bashkëpunimin rajonal. Prandaj, BE, NATO dhe SHBA bashkëpunimin

rajonal e konsiderojnë si pjesë të rëndësishme të politikës së tyre ndaj

rajonit. Nga viti 1996, BE ka zhvilluar “Qasjen rajonale” për Evropën

Juglinodre, duke i thirrur kryesisht ato vende që nuk kanë marrëveshje

asocimi. Ajo gjithashtu ka promovuar projekte më modeste, siç është

Rajomont- iniciativa, e orjentuar kah zhvillimi i shoqërive aktive

qytetare në të gjitha vendet edhe përtej kufijve të Evropës Juglindore.

SHBA kanë spozoruar Nismën e bashkëpunimit në Evropën Juglindore

(SEKI) të arritur në Zhenevë në dhjetor të vitit 1996, me qëllim të

inkurajimit të të bashkëounimit rajonal për çështje praktike, siç janë

përmirësimi i ekonomisë, ambientit jetësor, bashkëpunimi në lëmin e

energjetikës, transportit etj. Gjatë vemendjes së shtuar për zhvillimet në

Evropën Juglindore nga vendet e BE dhe NATO-s, për shkak të

potencialit të lartë të mosstabilitetit në rajon dhe për shkak të

202

North Atlantic Assambly, Civilian Afairs Committee, 1997, Reports,

Brussels

179

Nazmi Maliqi

mosstabilitetit në Kosovë, 203 Republika e Maqedonisë është në

vlerësime reale të mbahet prania ushtarake e Aleancës në teritorin e saj.

Nismat për bashkëpunimin rajonal gjetën përkrahje të përmbajtur

te vendet e përfshira këtu. Për vendet që u krijuan nga ish Jugosllavia,

përvaja e luftës ende është afër për të shqyrtuar sërish krijimin e lidhjeve

nga të cilat janë shkëputur pradokohe. Gjithashtu eksiston frikë se me

rimëkëmbjen e bashkëpunimit rajonal, BE ndoshta përpiqet t’i zë

ngushtë disa vende të caktuara, duke u impunuar hapa të njejtë për

integrim të të gjithëve. Çdonjëra nga këto vende beson se “mundet më

mirë” se sa fqiu i saj të integrohet dhe prandaj duhet të mbetet si peng i

pamundësisë së këtij apo atij vendi që t’i arrijë standardet e nevojshme.

Për këtë shkak, edhe përkundër të kuptuarit të nevojave për

bashkëpunim ekonomik, politik etj, me fqinjët e vet, disa nga porositë e

stategjisë për bashkëpunim rajonal nuk duhet të kuptohen në kuptimin se

një bashkëpunim i tillë duhet gjithnjë të jetë kusht për afrimin e tyre në

BE dhe në NATO. 204

Gjithashtu ekzistonë reagim i posaçëm i Kroacisë dhe i Slovenisë,

të cilat shprehin pakënaqësi të madhe pse janë klasifikuar ndër “vende

ballkanike”, të bindur se me historinë e tyre, i takojnë Evropës qendrore.

Slovenija ndosht ndjehet se është shumë afër BE dhe në integrimin në

NATO prandaj, brengosjet e veta nuk i shpreh aq fortë. Republika e

Maqedonisë dhe udheqësia e saj, pa marrë parasysh përkatësinë

partiake, si prioritet të politikës së vet e theksojnë integrimin e vendit në

proceset botërore, evropjane dhe rajonale, dhe me këtë edhe në sistemet

kolektive të sigurisë, si dhe kultivimit të mardhënjeve të fqinjësisë së

mirë. Integrimi shtrohet si parakusht i zhvillimit dhe si përcaktim global

dhe i përgjithshëm politik. Nuk është vështir të pranohet mendimi se

kjo gjendje është vështirësuar për shkak të statusit të pazgjidhur të

Kosovës, i cili në vetvete paraqet kusht për ruajtjen e stabilitetitdhe

paqes në rajon. 205

Një situatë e këtillë ende shkakton mendime serioze për

implikimet e mundshme negative në rajon, që do të thotë se shkallëzimi

203 Shoqata Shqiptare e Atlantikut, Të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme

në Balkan, Nazmi Maliqi ”KOSOVA- çelës i rëndësishëm për

stabilitetin në rajon”, faqe 75-81, Tiranë, 1997

204

North Atlantic Assambly, Report, “The transatlantik agenda and the New NATO “

General Rapporteur KarstenVolgt (Germani), Barcelona, 1998.

205

Noth atlantic Assambly, defence and security committee, SFOR, A Transatlantic

Coalition for Peace

180

Toleranca politike në funksion të paqës

eventual i konfliktit nga Kosova në rajon do të mund të shkaktonte

pasoja të shumta negative, përkatësisht përhapjes së konfliktit në rajon.

Për shtetet e Ballkanit me rëndësi të madhe është gjetja e zgjidhjes së

pranueshme ndërmjet udheqësisë së Kosovës dhe asaj jugosllave, me

ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Kjo do të ishte çelës i

stabilitetit dhe i relaksimit të mardhënjeve ndërmjet dy palëve. Zgjidhja

e suksesshme e këtij problemi do të thoshte një hap përpara drejt

integrimit në BE dhe NATO të vendeve të Ballkanit, dhe me këtë edhe

të stabilizohet paqeja në këto hapsira. Zgjerimi i NATO-s në këtë pjesë

të Ballkanit do të forcojë edhe bashkëpunimin ekonomik, politik dhe

ushtarak në rajon dhe do të sigurojë të ardhme më të mirë dhe

perspektivë.

Evropa dhe bagazhi ballkanik

Këtë pjesë të bagazhit Evropa pretë që të zgjidhin vendet

ballkanike ndërmjet vete, sepse Bashkimi Evropjan, tani për tani, nuk ka

aq leverdi nga Ballkani: gjithsesi, jo aq sa t’i çojë të gjithë vendet e tij

nën një regjim dhe kriterium të njejtë.

Nga aspekti i mardhënjeve evro-amerikane, çështja ballkanike, në

fakt, është një mundësi e re për polarizim të brendshëmnë kuadër të

vendeve anëtare të NATO-s. Nga aspekti i pozitës gjostrategjiketë

vendeve ballkanike, është i pranishëm interesi për ruajtjen e unitetit

ndërmjet vendeve perëndimore për disa çështje të caktuara të hapura si

vatra krize.

181

Nazmi Maliqi

182

1. 10. Organizatat ndërkombëtare dhe paqa

Si pasojë e luftrave të cilat pas vetes lanë shkretëtira, vuejtje,

viktima, pastrime etnike etj, bota nisi të mendojë si të ruhet ose të

vendoset paqeja. Me këtë rast i hyri formimit të organizatave

ndërkomëbtare, të cilat në vend se me forcë dhe detyrim, kontestet dhe

moskuptimet ndërmjet shteteve dhe popujve do ti zgjidhin nëpërmjet

rrugës paqësore ose me bisedime. Është bërë institucionalizimi, janë

dërtuar mekanizma, ndërsa kohëve të fundit janë formuar edhe forca të

cilat në esencë kanë funkcionin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në botë

ose vënjes së tyre nëse paqeja është çrregulluar nga çfardo shteti ose

aleance qoftë.

- Organizatat ndërkombëtare të cilat më së shumti janë angazhuar për

ruajtjen e paqes botërore dhe të cilat sot janë bartëse të sigurisë

ndërkombëtare dhe ruajtëse të paqës botrore janë:

- Këshilli i Evropës,

- Bashkimi evropjan.

- Lidhja arabe,

- Vendet e unitetit afrikan, etj.

1.10.1 Organizata e kombeve të

bashkuara dhe paqa

Me Kartën e OKB janë përcaktuar qëllimet e saj:

“ 1.Të kultivohet paqja dhe siguria ndërkombëtare, prandaj për

këtë qëllim: të ndërmarrin masa efikase kolektive për pengimin dhe

mënjanimin e kërcënimeve ndaj paqes dhe për pengimin e akteve të

agresionit ose çrrekullime të tjera të paqës, të arrijnë me mjete paqësore

dhe në pajtim me parimet e drejtësisë dhe së drejtës ndërkombëtare,

rregullimin dhe zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare ose situatave të

cilat mund të shkaktojnë çrregullimin e paqes.

2. Të zhvillojnë mardhënje miqësore ndërmjet kombeve të

mbështetura në respektimin e parimeve të barazisë dhe vetvendosjes së

popujve, si dhe të ndërmarrin masa të tjera përkatëse, me qëllim që të

mbrohet paqeja në botë.

3. Të realizojnë bashkëpunim ndërkombëtar gjatë zgjidhjes së

problemeve ndërkombëtare të karakterit ekonomik, social, kulturor ose

Toleranca politike në funksion të paqës

humanitar. Si dhe nëpërmjet nzitjes dhe zhvillimit të respektimit të të

dretjave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë, pa marrë parasysh

racën, seksin, gjuhën ose fenë.

4. Të jenë qendër në të cilën do të harmonizohen sjelljet e

kombeve të orjentuara rreth arritjes të këtyre qëllimeve të

përbashkëta. 206

Në bazë të kësaj që e theksuam mund të nxirret konkludim se

detyrë më e rëndësishme e OKB është ruajtja e paqes dhe sigurisë

botrore. Marrë në tërësi, paqeja botërore mbahet me zbatimin e dy lloje

të masave:

-përdorimi i masav kolektive për ruajtjen e paqes,

-përdorimi i mjeteve paqësore për zgjidhjen e kontesteve ndërmjet

shteteve anëtare të Organizatës.

Rradha e marrjes së masave për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

është kjo:

- Dhënja e drejtimeve dhe propozimeve për zgjidhjen paqësore të

kontesteve nëpërmjet bisedave të drejtpërdrejta, shërbimeve të mira,

ndërmjetësimit, pajtimit, arbitrazhës, zgjidhjes gjyqësore, të drejtuarit

organizatave rajonale dhe mjete të tjera.

-ndërmarrja e masave që nuk tërhjekin përdorimin e forcës së

armatosur, si përshembull: ndërprerja e pjesërishme ose e tërësishme e

mardhënjeve ekonomike, të komunikimit hekurudhor, detar, ajror,

postar, telegrafik dhe të mjeteve të tjera, keqësimi dhe ndërprerja e

mardhënjeve diplomatike, blokim i transakcioneve financiare dhe masa

të tjera.

-formimi i forcave të armatosura ndërkombëtare të cilat do të

ndërmarrin veprime ajrore, detare ose tokësore, me qëllim të vënjes së

sërishme të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

OKB funkcionet e veta i realizon nëpërmjet këtyre organeve:

- Kuvendit të përgjithshëm-

- Këshillit të sigurimit,

- Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë, dhe

- Sekretariatit

Çdonjëri nga këto organe ka funkcionet dhe kompetencat e vetatë

saktësuara me Kartën e OKB.

206

Trajan Gocevski, Siguria kolektive dhe mbrojtja e Maqedonisë. Prosveta,

Kumanovo, 1994

183

Nazmi Maliqi

Këshilli i sigurimit të OKB

Ky këshill paraqet njërin nga organet më të rëndësishme të OKB.

Përbëhet prej 15 anëtarëve prej të cilëve 5 janë anëtarë të përhershëm të

Këshillit të sigurimit, ndërsa 10 të tjerët janë anëtarë jo të përhershëm

me mandat që zgjat dy vjet. Anëtarë të përhershëm janë: Republika

popullore e Kinës, Franca, Federata Ruse, Mbretëria e Bashkuar e

Britanisë së Madhe dhe e Irlandës veriore dhe Shtetet e Bashkuara të

Amerikës.

Këshilli i sigurimit i ka këto kompetenca:

- Kujdeset për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare;

- U bënë thirrje shteteve të cilat marrin pjesë në konteste për

zgjidhjen paqësore të tyre;

- Ndërmjetëson në zgjidhjen e kontesteve;

- Angazhohet dhe mundëson bisedime të drejtpërdrejta për

zgjidhjen e kontesteve;

- Merrë pjesë në anketa, qetësimin, ndërmjetësimin, arbitrazhin,

zgjidhjen juridike etj;

- Merrë pjesë në shqyrtimin e të gjitha kontesteve dhe situatave të

dhunës;

- Jep rekomandime për përjashtim nga anëtarësia në OKB, merrë

pjesë në zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë;

- I përcakton kuhstet me anë të së cilave një shtet, që nuk është

anëtare e këshillit mund të marrë pjesë në diskutim në Këshill;

- Kryen edhe punë të tjera në pajtim me Kartën e OKB.

Se Këshilli i sigurimit është njëri nga organet më të rëndësishëm të

OKB, në radhë të parë si organ i OKB për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

ndërkombëtare vërtetohet edhe me nenin 24 të Kartës së )KB, i cili thot:

“Që të sigurohet akcion i shpejtë dhe i suksesshëm i OKB anëtarët

e tij i besojnë Këshillit të Sigurimit përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e

paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe dakordohen që Këshilli i

sigurimit gjatë kryerjes së obligimeve të veta, në bazë të kësaj

përgjegjësie, të veprojë në emër të tyre.” 207

207

Trajan Gosevski, Siguria dhe mbrojtja kolektive e Maqedonisë, Prosveta,

Kumanovë, 1994

184

Toleranca politike në funksion të paqës

Përgjegjësia parësore për ruatjen e paqes dhe sigurisë

ndërkombëtare, shtetet anëtare të OKB ia besojnë Këshillit të Sigurimit,

i cili në fakt vepron në emër të tyre. Këshut arrihet akcion i shpejt dhe

efikas në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë dhe në zgjidhjen e kontesteve

dhe konflikteve. Këshilli i Sigurimit gjatë kryerjes së obligimeve vepron

sipas qëllimeve dhe parimeve të OKB. Me dhënjen e pajtimit që Këshilli

të veprojë në emër të tyre gjatë marrjes së vendimeve, vendet anëtare të

OKB pajtohen të pranojnë dhe realizojnë vendimet e Këshillit të

sigurimit në pajtim me Kartën e OKB, që theksohet në nenin 25 të

Kartës. Me këtë nenet 24 dhe 25 të Kartës së OKB paraqesin zgjidhje

themelore të sistemit të sigurisë kolektive për ruajtjen e paqes dhe

sigurisë botrore, ndërsa neni 39 dhe 51 paraqesin gjallërimin dhe

nxitjen e forcës së bashkësisë ndërkombëtare për ruajtjen e paes.

Në nenin 39 theksohet: “Këshilli i sifurimit përcakton se a eksiston

kërcënim për paqen, çrregullimi i paqes ose akte të agresionit dhe do të

japë rekomandime ose do të vendosë se çfarë masash do të ndërmerren

në pajtim me nenin 41 dhe 42 që të mbahet ose sërish të vendosen

paqeja dhe siguria ndërkombëtare...”

Gjatë përcaktimit të cënimit të paqes ndërkombëtare Këshilli i

sigurimit jep udhëzime, u sygjeron palëve të përzjera në kontest çfarë të

ndërmarrin që të tejkalohet situata e atillë, dhe nëse kjo nuk do të jap

fryte mund t’u bëjë thirrje anëtarëve të OKB të ndrmarrin masa siç janë:

ndërprerje e plotë ose e pjesërishme e mardhënjeve ekonomike, dhe të

mjeteve të komunikimit siç janë ai hekurudhor, detar, ajror, postar,

telegrafik etj, si dhe keqësimin e mardhënjeve diplomatike.

Me këtë anëtarët e OKB, në interes së paqes dhe sigurisë, si

kontribut të vet, marrin obligim që me thirrje të Këshilit të Sigurimit, në

pajtim me marrëveshje të veçantë, të vënë në disponim forca të

armatosura, ndihmë dhe lehtësime.

Në kontekst të kësaj asjnë edhe nenet 52 dhe 52 të Kartës. Neni 51

flet për të drejtën e anëtarëve të OKB për vetëmbrojtje individuale ose

kolektive në rast sulmi të armatosur deri në momentin e marrjes së

masave të Këshillit të Sigurimit për mbajtjen e paqes ndërkombëtare,

ndërsa në nenin 52 theksohet e drejta e eksistimit të marrëveshjeve ose

aorganizatave rjonale të cilat do të marrin veprime për ruajtjen e paqes

në ato rjone, por me kusht që veprimi i tyre të jetë në pajtim me

185

Nazmi Maliqi

qëllimet dhe parimet e OKB. Këto dispozita janë në interes të veprimit

më efikas për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. 208

1.10. 2. Bashkimi evropjan dhe

identiteti mbrojtës

Bashkimi evropjan sot ka 15 anëtarë, me një popullsi të

përgjithshme prej rreth 370 milion banorë dhe paraqet forcë ekonomike,

politike dhe ushtarake në botë. Shtrohet pyetja: Cilat janë interesat për

hyrjen e këtyre vendeve në Bashkimin evropjan? Pa dyshim, të gjitha

vendet anëtare të Bashkimit evropjan, para se të hyjnë në anëtarësim të

plotë, i vlerësuan mirë interesat e tyre politike, strategjike dhe

ekonomike. Kështu, Franca dhe Gjermania duke u nisur , në radhë të

parë ng ainteresat politike, ekonomike dhe të sigurisë i bënë hapat e

para drejt procesit integrues në Evropë par formimit të BEE,

përkatësisht unionit evropjan.

Situata e re e krijuar në Evropë, pas rënjes së Traktatit të

Varshavës, shkakojë çrregullime të mëdha në trollin e Evropës. Shtete të

caktuara të evropës, siç ishin BRSS, RSFJ, Çekosllovakia, u shkatërruan

në shtete më të vogla, ndërsa kjo u përcoll me konflikte të armatosuraluftra,

shkatërrime, prishje të potencialit njerëzor dhe material.

Kuptohet, një gjë e këtillë nuk mund ta linte indiferent Bashkimin

Evropjan si forcë politike dhe ekonomike. Vatrat e krizës në Ballkan dhe

në Evropën Lindore i rrezikonin interesat e Bashkimit Evropjan , ndërsa

ende janë të freskëta kujtimet se pikërisht në këto hapsira kanë nisur dy

luftrat botërore. E gjithë kjo kontribuoj të riaktivizohet idea për

formimin e forcave të veta ushtarake, që në historinë e Bashkimit

Evropjan nuk mund të realizoheshin për shkak të mospajtimeve rreth

kësaj çështje me SHBA, dhe krijimin e paralelizmit me NATO-n.

Vendet e Bashkimit evropjan donin të formojnë forca të armatosura si

komponente ushtrake e sistemit të sigurisë në Evropë. 209

“Siguria evropjane nuk mund të planifikohet dhe të ndërtohet në

logari të interesave të të gjithë botës Perëndimore. Lufta e ftohtë ka

përfunduar, por interesat e përgjithshme evropjane – nga situata e

208 Georgieva. L, Krijimi i paqës, Studio ADA, Shkup, 1999

209

Trajan Gocevski, Tendencat bashkohore të mbrojtjes, f. 213 (Pikpamja e SHBA e

theksuar gjatë vizitës së ministrit amerikan të mbrojtjes Dik Çeni në Francë, në maj

të vitit 1991).

186

Toleranca politike në funksion të paqës

brendshme deri te rreziku nga jashtë që mund ta cënojnë kontinentin

evropjan, i prekin interesat esenciale të SHBA, prandaj forcat ushtarake

evropjane nuk mund të ndahen nga NATO-ja. Për këtë shkak,

Uashingtoni është energjikisht kundër formimit të formacioneve

ushtarake evroperëndimore të cilat do të vepronin jashtë dhe të pavarura

nga NATO.” 210

Megjithatë, në relacionin e interesave ndërmjet BE dhe NATO-s

ekziston korodinim shumë i madh, që do të thotë se nuk vijnë në pyetje

interesat esenciale (nuk rrezikohen interesat esenciale) të SHBA.

1.10.3. Organizata e sigurisë dhe

bashkëpunimit evropian (OSBE)

OSBE eksiston që nga 1 gushti i vitit 1975, kur në Helsinki, pas

disa vite bisedimesh u nënshkrua Akti përfundimtar i Konferencës së

Sigurisë dhe bashkëpunimit Evropjan nga 35 shtete anëtre. Sot numri i

anëtareve të OSBE-së është 52, ndër të cilat edhe Republika e

Maqedonisë. Akti përfundimtar i KSBE, paraqet deklaratën afatgjate që

themelohet në bazë të këtyre parimeve:

“-tejkalimin e ndarjes bllokiste dhe të mardhënjeve që dalin nga

përkatësia bllokiste, si qëllim afatgjat i KSBE-së;

-demokratizimin e mardhënjeve ndërkombëtare;

-eliminimin e zbatimit të forcës në mardhënjet ndërkombëtare dhe

politikën e bazuar në forcë;

-pandashmërinë e sigurisë evropjane si një nga sypozimet e reja

për ruajtjen e paqes dhe sigurisë;

-ndërtimin e sigurisë dhe mbrotjes evropjane në bazë të

bashkëpunimit të gjithanshëm;

-afirmimin e komponentës humane nëprmjet mbrojtjes së të

drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe rolin e individit në procesin e

përparimit të sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropë;

-dimensionin botëror të sigurisë evropjane;

-afirmimin e KSBE-së si proces afatgjatë.” 211

Nga aspekti i vazhdimsisë të KSBE-së, me rëndësi është momenti

në Kartën e Parisit me të cilën KSBE (OSME) kalon nga akcioni i

210

North Atlantic Assambly, Defence and security committee, SFOR, A Transatlantic

Coalition for Peace.

211

Trajan Gocevski, Tendencat bashkohore të mbrojtjes, Kumanovë 1997

187

Nazmi Maliqi

vazhdueshëm kolektiv në sistem të mardhënjeve dhe institucioalizimit.

E gjithë kjo shihet nëpërmjet:

“-vënja e rregullshëmrisë së mbledhjeve;

-Përcaktimi i konstruktit organizativ (Këshilli, Komiteti i

funkcionerëve të lartë, Aparati për rastet urgjente, Sekretariati, Qendra

për parandalimin e konflikteve);

-krijimi i tre qendrave administrative-organizuese

(Sekretariati i KSBE-së në Pragë, Qendra për parandalimin e konflikteve

në Vjenë dhe Byroja e zgjdhjeve në Varshavë).” 212

Edhe përkundër përpjekjeve për themelimin e mekanizmave efikas

për zgjidhjen e krizave në Evropë, sot shumë çështje ende nuk janë

zgjidhur dhe janë hapur vatra krizash, veçanërsiht në Ballkan dhe në

Evropën Lindore, që na bënë të mendojmë se duhet të ndërmerren edhe

shumë punë për formimin e sistemit të sigurisë që do të veprojë në

mënyrë efikase në trollin e Evropës.

1.10.4. Këshilli i Evropës

Këshilli i Evropës, në fakt është ide e realizuar për integrimin e

vendeve të Evropës, me qëllim të arritjes së unitetit politik, ekonomik

dhe ideologjik ndërmjet shteteve në bazë të parimeve të demokracisë

qytetare, përforcimit me NATO-n si mbështetje ushtarake e Këshilit të

Evropës. Qëllimet themelore për të cilat është themeluar Këshilli i

Evropës janë:

“-sigurimi i unitetit në realizimin e ideve dhe parimeve të

trashëgimisë së përbashkët të popujve të vendeve anëtare;

-relizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut;

-sundimi i së drejtës, si parim themelor në sistemet demokratike;

-nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendeve anëtare të

Këshillit.”

Format për realizimin e qëllimeve janë:

-shqyrtimi i çështjeve me interes të përbashkët të anëtarëve;

-marrëveshja për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet anëtarëve;

212

Ibid

188

Toleranca politike në funksion të paqës

-veprimi i përbashkët për zhvillim ekonomik, kulturor, shkencor,

juridik dhe administrativ;

-mbrojtja dhe përparimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore

të qytetarëve.”

Këshilli i Evropës është formuar në vitin 1949 në Strazbur, ku 10

vende e nënshkruan Statutin e Këshilit. Që atëherë numri i antarëve

rritet gradualisht dhe sot ka 40 vende anëtare, ndër të cilët është edhe

Republika e Maqedonisë e cila pranuar si anëtare e barabartë në nëntor

të vitit 1995.

1.10.5. NATO–Aleanca Verioatlantike

NATO , është organizat politko- ushtarake në të cilën vendet

anëtare e mbrojnë suveritetin e plotë dhe pavarësinë.

Qëllimi i saj esencial është të siguroj lirinë dhe sigurinë e të

gjitha shteteve anëtare me veprime politike dhe ushtarake në përputhje

më parimet e Kartës të OKB – së dhe sipas marrëveshjes e arritur në

mes tyre.

NATO paraqet kornizë politike të një aleance ndërkombëtare, e

modeluar të pengoj ose të kundërshtoj agresionin. Mundëson

bashkëpunimin në kontinuitet dhe konsulltime në lëmin politike,

ekonomike dhe ushtarake. NATO është e përcaktuar të siguroj sigurinë

dhe trashigimninë e përbashkët në punët e tyre, duke i respektuar

parimet e demokracisë, liritë individuale dhe sundimit e së drejtës. Duke

e afirmuar punën e saj mbi parimet e kombëve të bashkuara, NATO

ndërrmerr obligime të sigurojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar

dhe të kontribojnë që të ruhet dhe të sigurohet stabiliteti dhe mirëqënia e

shteteve anëtare, me qëllim që ti i shmagin rreziqet ndaj paqes

ndërkombëtare, sigurisë dhe drejtësisë.

Parimet themelore në të cilat bazohet NATO:

- zgjidhja e kontesteve ndërkombëtare me mjete paqësore;

- mënjanimin e konflikteve në mardhënjet reciproke;

- të përmbajturit nga kërcënimet dhe përdorimi i forcës;

- zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik;

189

Nazmi Maliqi

- vetëmbrojtja ose mbrojtja reciproke në rast sulmi ndaj

cilësdoqoftë vendi anëtar i NATO-s. 213

Parneriteti për paqe

Iniciativa “Partneriteti për paqe”, për herë të parë është

promovuar në tetor të vitit 1993 nga ana e zëvendës sekretarit të shtetit

të SHBA Strout Talbot, në takimin e minsitrave të mbrojtjes të vendeve

anëtare të NATO-s.

Pastaj në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të vendeve

anëtare të Aleancës veriatlantike, të mbajtur më 10 dhe 11 janar të vitit

1994, Partneriteti për paqe u konkretizua me pikë të veçantë (13) në

dokumentin e mirtuar atëherë. Në fakt, në këtë dokument thuhet: “Ne

vendosëm të vëmë një program të drejtpërdretjë dhe praktikqë do ti

transformojë mardhënjet e NATO-s me vendet pjesëmarrëse në

program. Programi i ri shkon edhe më tutje se dialogu dhe

bashkëpunimi, në partneritet të vërtetë. U bëjmë thirje shteteve të tjera

që marrin pjesë në Këshillin e bashkëpunimit veriatlantik si dhe vendet

tjera të OSBE-së, të afta dhe të gadshme të kontribuojnë për këtë

program, të na bashkohen në partneritet. Partneriteti aktiv për paqe do të

ketë rrol të rëndësishëm në procesin eventualpër zgjerimin e NATO-s. 214

Këto orgnizata ndërkombëtare (OKB, NATO, OSBE, Bashkimi

evropjan, Këshilli i Evropës) janë si rezultat i civilizimit njerëzor të

fazës më të hershme deri tani, i cili karakterizohet me përpjekjet në të

gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore për përmirësimin e kushteve të

jetës, si dhe me përpjekje në sferën e paqes dhe sigurisë, ndërsa të cilat

janë aktuale edhe për realitetin e tanishëm.

213 NATO Enlargement and Central Europe, National defense

University, Washington, 1996

214

North Atlantic Assambly, Defence and security committee, SFOR,

Transatlantic Coalition for peace, Brussels, 1997

190

Toleranca politike në funksion të paqës

Rezimea

Referenca që ka të bëjë me problemin e tolerancës politike, si faktor

për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, e pasurojnë fjalorin e politikës së mbrojtjes,

por edhe e problematizojnë çështjen e domosdosë së respektimit të dallimeve

në shoqëritë e organizuara bashkohore demokratike. Demokracia nuk mund të

funkcionojë me sukses pa realizimin e koncenzusist politik për çështjet e

interesit të përgjithshëm, siç është paqeja dhe siguria e vendit, ndërsa të mos

merret parasysh toleranca dhe veçanërisht toleranca politike.

Preokupimet me çështjet e tolerancës politike rezulton edhe me

studimin e saj nga ana e diciplinave të ndryshme shkencore (shkencat politike,

ekonomia, socilogjia, drejtësia). Sot, edhe përkundër ekzistimit të llojeve të

ndryshme të tolerancës ( kulturore, fetare, etnike, etj), jo rastësisht tolerancës

politike i jepet rëndësi e posaçme. Në dimensionimin e tolerancës politike në

mardhënjet e brendëshme të shteteve dhe në mardhënjet ndërkombëtare, është

e domosdoshme të nisemi nga ndryshimet që u bënë në sistemin politik

ndërkombëtar. Gjatë sqarimit të kësaj dukurie dhe vendosjes së saj në relitetin

bashkohor, duhet të nisemi nga sypozimet se se toleranca politike në kohë të

ndryshme dhe në vende të ndryshme ka kuptime të ndryshme. Nevoja e

tolerancës, veçanrësiht e tolerancës politike, përmendet rregullisht, sepse

çështja e tolerancës politike janë të lidhura edhe çështjet e forcës shoqërore të

njerëzve, për zgjidhjen paqësore të konflikteve shoqërore, për zgjidhjen e

kontesteve të ndryshme midis njerëzve etj.

Ndryshimet që u bënë në sistemin ndërkomebëtar me përfundimin e

Luftës së ftohtë, të cilat disa analistë i pasqyrojnë në mënyrë lineare dhe

pohojnë se ka ardhur pikpamje e re për paqen dhe sigurinë, edhepse siguria,

pavarsisht se për cilin segment bëhet fjalë- individual, kombëtar ose

ndërkombëtar, paraqet ende një problem urgjent të bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, sigria kombëtare ka pozitë qendrore që delë nga fakti se në

stabilitetin e brendshëm të shtetit ekzistojnë dhe dominojnë një pjesë e madhe e

problemeve që janë të natyrës së sigurisë.

Në bazë të hulumtimeve ekzistuese, mund të konkludohet se toleranca

politike, dhe në përgjithësi, toleranca kanë rëndësi të madhe për sigurinë dhe

paqen e vendit dhe të rajon në përgjithësi. Në Republikën e Maqedonisë janë

bërë disa hulumtime, të cilat kanë pasur si qëllim t’i hetojnë problemet që

qëndrojnë në rrugën e tolerancës ndënacionale, etnike dhe fetare. Pasi politika

191

Nazmi Maliqi

rëndom bëhet dhe realizohet në përmasa të gjera, ngjarja politike gjithnjë bart

me vete diçka që prezentohet si interes publik. Relacionet politikë, paqe dhe

siguri dhe në këtë kontekst, faktori njeri- është faktor kyç i aktivitetit politik,

dhe me këtë edhe të tolerancës politike. Ajo është mbështetur në mënyrë

interesante, nëse e kemi parasysh se paqeja dhe siguria janë dukuri dhe proces

real. Toleranca politike rradhitet në faktorët e rëndësishëm për ruajtjen e

paqes dhe sigurisë kur zbatohet në jetë nëprmjet realizimit të aktiviteteve të

parapara, përkatësisht nëpërmjet reagimit me maturi në rrethanat e reja të

krijuara, duke pasur parasysh rëndësinë e paqes dhe sigurisë. Toleranca

politike është dukuri politike në të cilën vjenë në shprehja politika si

shkathtësi, përkatësisht si aftësi reale dhe gjindshmëri e udheqësive të shteteve

si aktorë politik të shfrytëzojnë deri në maksimum nga ajo që rrethanat

objektive e ofrojnë në segmentin e mbrojtjes së paqës dhe sigurisë.

Në rastin e tolerancës politike, si faktor për ruajtjen e paqes dhe

sigurisë në rrethanat ballkanike, ende ekziston brengosje e madhe në vendet

ballkanike, edhepse kontributi i shteteve për stabilitetin e rajonit nuk është

vlerësuar sa duhet nga bashkësia ndërkombëtare. Në vend që të kontribuohet

për zgjidhjen më të shpejtë të disa problemeve tanimë të trashëguara, tensionet

dhe pasiguria ende janë të pranishme. Përkundër analizave të shumta pesimiste

për gjasat e vendeve ballkanike që palët në konflikt të ulen në tryezën e

bisedimeve, megjithatë në këtë drejtim arrihet një përparim i dukshëm. Në

këtë kontekst, do të jetë shumë me rëndësi integrimi i vendeve ballkanike në

strukturat botrore, evropjane dhe rajonale, si dhe në sistemet kolektive të

sigurisë. Me integrimin e këto struktura do të përforcohet bashkëpunimi

ekonomik, politik dhe ushtarak dhe në këtë mënyrë, është e mundëshme që

rajoni ballkanik të mos paraqes më barrë për Evropën, por pjesën integrale të

saj.

Kur bëhet fjalë për politikën e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë

si shtet i pavarur dhe sovran, nevoitet përkufizim i qartë i politikës së mbrojtjes

me të cilën do të përcaktohen saktë interest shtetërorë dhe do të përcaktohen

realisht objektivat e kësaj politike, për të cilat shteti, në pajtim me mjetet që ka

në disponon, do të organizojë sistmin e mbrojtjes. Për ndërtimin e sistemit

vetiak të mbrojtjes, në përputhje me nevojat dhe mundësitë e shtetit, nevoiten

hulumtime shumë serioze shkencore dhe profesionale dhe studime të çdo

segmenti të atij sistemi, sepse ai si i tillë duhet të gjejë burimin e vet edhe në

normat ligjore dhe në parametrat e paraparë për integrim në NATO dhe BE.

Çdo shtet ka interesa të llojeve të ndryshme të cilat shpesh

përkufizohen si interesa kombëtar të aktivitetit afatgjatë, të cilat realizohen në

një periudhë më të gjatë dhe interesat afatshkurtëra që realizohen nëpërmjet

politikës së përditshme të brendëshme dhe të jashtme të vendit. Gjatë

formulimit të interesave shtetore, shpesh rrol vendimtar luajnë të ashtuquajturit

192

Toleranca politike në funksion të paqës

faktorë të brendshëm, të cilët varshmërist nga situata, mund të jenë

paqëdashëse, agresive ose ekspansioniste-naziste.

Në relacionin e konflikteve me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,

dilema mund të shtrohet në ralacionin paqe-konflikt, me ç‘rast mund të

konstatohet se konflikti paraqet sprovën për sigurinë kombëtare në atë kuptim

se duhet të gjindet zgjidhje për tejkalimin e problemit, domethënë, të gjindet

një zgjidhje e vërtetë dhe e drejtë. Në këtë procedurë gjithsesi se do të

respektohen modelet e mardhënjeve ndërkombëtare. Eksiston vlerëism i

përgjithshëm se niveli i rritur i konflikteve të brendëshme është brengosës dhe

ka ndikim negativ ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, prandaj preokupimi

me çështjen e tolerëncës politike, si faktor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

është domosdoshmëri për të gjitha shoqëritë demokratike.

Përkundr vlerësimeve të shumta pesimiste se nuk mund të ketë

bashkëpunim të mirë ndërmjet popujve të ballkanit, por duke marrë parasysh

varshmërinë gjeopolitike, ekonomike dhe të sigurisë të të gjitha vendeve të

rajonit, bashkëpunimi është i domosdoshëm, veçanërisht nëse i ndjekim allkat

që shpien në anëtarësimin e tyre në BE dhe NATO. Prandaj pushteti aktual në

shtetet e Ballkanit duhet të bëjnë përpjekje për realizimin e dialogut aktiv, më

të vetmin qëllim që të tejkalohen stereotipet e së kaluarës dhe të krijohen

vizione më me perspektivë për të ardhmen. Ky aktivitet kushtëzohet edhe nga

situata e sigurisë, e cila është më stabile, përkatësisht eksistojnë më pak droje

se në këtë pjesë të Evropës juglindore mund të krijohen situata të

paparashikueshme që do të cënonin paqen dhe sigurinë. Momentalisht nuk

është vështir të pranohet se kjo situatë sigurie është pas intervenimit të NATOs

në Kosovë dhe teritorin e Jugoslavisë së mbetur, që kishte për qëllim të

ndërprehen shkeljet masive të së drejtave të njeriut, dhe kështu të ndërpritet

pastrimi i planifikuar etnik në Kosovë nga ana e regjimit të Beogradit që ishin

modele të regjimeve jodemokratike në këto dhjtë vitet e kaluara dhe më herët.

Në kohën kur dallimet ideologjike dukshëm janë në zhdukje dhe kur i

tërë procesi i demokracisë dhe i funkcionimit të demokracisë në këto hapsira,

që ndërtohet në bazë të vlerave të reja për t’u arritur transformimi politik,

ekonomik dhe ushtarak të pushtetit politik, kjo kërkon vemendje të posaçme

për shkak se efektet e çrregullimeve eventuale më një vend mund të zgjerohen,

prandaj paqeja dhe stabiliteti në të gjitha vendet ballkanike janë me rëndësi të

posaçme. Përkundër kësaj stabiliteti i brendshëm, me të gjitha parametrat e

nevojshëm që duhet t’i ndërtojë strukturat politike që janë në pushtet, dhe

suksesi i UNMIK-ut në Kosovë në aspektin e rikonstruimit institucional dhe

ekonomik është me rëndësi të madhe. Me misionin ndërkombëtar, që ka për

qëllim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, dhe njëkohësisht të vehen edhe

themelet e rendit të ardhshëm ekonomik demokratik, përveç UNMIK-ut,

KFOR-it, dhe OSBE-së, Udheqësisë së Kosovës, është i nevojshëm edhe

aktiviteti ekonomik, politik dhe diplomatik i vendeve fqinje me Kosovën.

193

Nazmi Maliqi

Veçanërisht vendet që janë prfshirë në aktivitetet për anëtarësim në BE dhe në

NATO. Sepse, situata në Kosovë vetvetiu e kushtëzonte ruajtjen e paqes dhe

sigurisë në rajon, që bënë të ndërpriten proceset integruese, proceset rajonale

dhe evropjane dhe proceset në pjesën e sistemeve kolektive të sigurisë.

(Situata e tashme në Kosovë e cila shkon kah stabilizimi dhe

ndryshimi i pushtetit në Serbi për shtetet e rajonit të Ballkanit dhe për vendin

tonë janë me rëndësi të madhe, që do të thotë se eksiston hapsirë e madhe për

gjetjen e zgjidhjes më të pranueshme dhe mendime më serioze për mënjanimin

e implikimeve negative që do të shkaktonin ndonjë konflikt eventual). Në këtë

kontekst është lidhur edhe edhe misioni i suksesshëm i NATO-s në Kosovë i

cili do të thotë çelës për stabilitetin dhe relaksimin e mardhënjeve ndërmjet

vendeve ballkanike dhe perspektivat për anëtarësimin e tyre në BE dhe në

NATO, si dy shtylla kryesore të stabilizimit të paqës në këto hapsira.

Kjo do të thotë se ndikimi i proceseve integruese në rajonin e Ballkanit

me zgjerimin e NATO-s dhe BE-së është me interes të madh edhe për

Republikën e Maqedonisë, interes që mund të lidhet me stabilitetin e

brendshëm, sepse për një proces të tillë është hasur në mirkuptim, koncenzus i

përbashkët nga të gjitha partitë relevante politike. Anëtarësimi eventual i

Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe me praninë e

forcave të NATO-s në Kosovë, sipas vlerësimeve të ekspertëve dhe

diplomatëve të cilët i përcjellin proceset integruese, do të thotë perspektivë e

madhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe ushtarak dhe në

këtë mënyrë, kjo pjesë e Evropës Juglindore nuk do të paraqesë më barrë për

Evropën por pjesën integrale të saj, të shprehur nëprmjet interesit të përbashkët

për paqe dhe siguri.

SHBA, me vendet e Evropës perëndimore me të drejtë vazhdojnë

përpjekjet për ti nxitur shtetet e Evropës Juglindore të bashkëpunojnë njëri me

tjetrin, nëpërmjet programeve të ofruara për bashkëpunim rajonal. Por ky nuk

mund të jetë përfundimisht kushtëzim i arsyeshëm që ky bashkëpunim që të

jetë bazë kryesore e anëtarësimit të tyre në BE dhe në NATO, kuptohet, vetëm

atëherë kur mosgadishmëria për bashkëpunim krijon kërcënim për paqen dhe

sigurinë.

Të gjitha ecuritë drejt NATO-s, me parametrat e paraparë të programit

“Partneritet për paqe” dhe qasja strategjike për në BE të vendeve ballkanike,

me marrëveshjet e propozuara për stabilizim dhe asociim, të orjentohet për

funkcionimin e tërësishëm nëpërmjet “Paktit të stabilizimit në Evropën

Juglindore, gradualisht hasën në mirkuptim edhe te shtetet të cilët synojnë

anëtarësim të tyre. Me këto rregulla kushtëzohen edhe mardhënjet si dhe

formohen mekanizmat e bashkëpunit me fqinjët, për mardhënje stabile të

brendëshme (politike, ekonomike, ndëretnike), si nevojë për stabilitet të vërtet

rajonal.

194

Toleranca politike në funksion të paqës

Në frymën e integrimit evropjan dhe në NATO do të gjenden edhe pika të

përbashkëta në planin politik, ekonomik dhe të sigurisë. Në këtë kontekst

subjektet politik të Republikës së Maqedonisë duhet të shfrytëzojnë mundësinë

që e çonë vendin drejt këtyre integrimeve, duke u përfshirë në programet

integruese, sepse qytetarët në radhë të parë kanë nevojë të ndjehen të sigurtë

se janë të barabartë dhe se kanë mirëqenje dhe si vend të jemi sa më larg nga

periudhat e varfërisë dhe jostabilitetit të brendshëm. Kështu krijohen bazat për

besim më të madh, tolerancë e çdo loji dhe afrim të popujve, që jetojnë në këtë

rajon dhe gjallërimin e përpjekjeve të forcave demokratike për ndërtimin e e

paqes dhe stabilitetit.

195

Nazmi Maliqi

196

SUMMARY

The references related to the issue of political tolerance as a factor for

safeguarding peace and security increase the defense policy vocabulary, but

also make problematic the issue about the need of respecting differences in

modern, democratically organized societies. Democracy cannot function

successfully in the absence of a political consensus on issues of general social

interest, such as peace and security of the country, without taking into

consideration the tolerance, and especially the political tolerance.

The issue of political tolerance has been studied by many different

scientific disciplines (political sciences, economics, sociology and law). Today,

although there are different types of tolerance (cultural, religious, confessional

tolerance and others), a special attention is paid to the political tolerance. When

quantifying the political tolerance in the internal affairs of the states and in the

contemporary international relations, it is necessary to begin with the changes

that have occurred in the international political system. When explaining this

phenomenon and its position in the contemporary reality, one should start from

the presumption that the political tolerance is conceived differently in different

times and different places. The need for tolerance, and especially for political

tolerance, has been continuously emphasized since the issue of political

tolerances is linked with the issue of social power of people, the issue of

peaceful resolution of social conflicts, resolution of different disputes among

people, and similar.

Some analysts depict in a linear manner the changes in the

international system after the end of the cold war, claiming that there is a new

understanding of peace and security. However, security, irrespective of the

segment to which it is referred to – individual, national or international, is one

of the urgent problems of the international community. In this respect, the

national security has a central position resulting from the fact that most of the

problems of security nature exist and dominate in the domestic stability of the

state.

Based on extensive studies, the conclusion is that the political tolerance

and in general the tolerance, is of major important for the security of peace in

the country and in the wider region. In this respect, several researches were

Toleranca politike në funksion të paqës

made in the Republic of Macedonia their goal being to locate the problems that

block the way to international, ethnic and religious tolerance. Since politics is

usually set and implemented in mass dimensions, a political event always has

in itself something that is of public interest. The correlation among politics,

peace and security, and in this contexts the human factor, is a key actor of the

political activity, and consequently of political tolerance. It is remarkably

incorporated, considering that peace and security are a social phenomenon and

a real process. Political tolerance is ranked as one of the crucial factors for

safeguarding peace and security when carried out through the implementation

of anticipated activities, respectively through reasonable reaction in newly

created circumstances, having in mind the importance of peace and security.

Political tolerance is a political phenomenon where politics comes to

expression as a skill, respectively as a real capability and ability of state

leaderships as political actors to make maximum use of what the objective

circumstances have to offer in the segment of safeguarding peace and security.

In the case of political tolerance as a factor of safeguarding peace and

security relevant to the Balkan situation, the Balkan countries are still greatly

concerned because the international community does not sufficiently

appreciated the contribution given by the states for the stability in this region.

Instead of giving its contribution to sooner resolve some of the inherited

problems, tensions and uncertainties are still prevailing. In spite of the

numerous pessimistic analyses regarding the chances for the Balkan countries

to sit at the negotiation tables, significant progress has been made in this

respect. In this context, the integration of the Balkan countries in the world,

European and regional structures, as well as in the collective security systems

would be of great significance. The integration of the above mentioned

structures would also strengthen the economic, political and military

cooperation, so that the Balkan region would no longer be a burden to Europe,

but its integral part.

When we speak about the defense policy in the Republic of Macedonia,

as an independent and sovereign state, a clearly defined defense policy is

required that would precisely establish the state interests and determine the

goals of that policy for which the state, in accordance with its available

resources, would organize a defense system. For the development of its own

defense system, appropriate to the state needs and possibilities, serious

scientific and professional researches and studies of each segment in this

system is required, as this system must be reflected in the legislation.

197

Nazmi Maliqi

Each state has different interests that most frequently art defined as

national interests with long-term activity, exercised in a longer period of time,

as well as short-term interests exercised through the daily domestic and foreign

policy of the state. When formulating state interests, most frequently the socalled

domestic factors play a decisive role, which subsequently determine the

foreign policy of the state, which, depending on the situation, could be

peaceful, aggressive or expansionistic.

As regards to the conflicts and international peace and security, there

could be a dilemma regarding the relation peace-conflict, and could be stated

that the conflict is a challenge to the national security in the sense that a

solution must be found for overcoming the problem, i.e. a true and appropriate

solution. This procedure would undoubtedly respect the models of international

relations. There is a general opinion that the increased level of internal

conflicts leads to anxiety and has a negative impact on the international peace

and security, and therefore the concern about the question of political tolerance

as a factor for safeguarding peace and security is a must for all democratic

societies.

There are many pessimistic assessments that good cooperation among

the Balkan people is impossible, but having in mind the geo-political,

economic and security dependence of all states in the region, such cooperation

is inevitable especially if they are resolute to follow the links leading to EU

and NATO membership. Therefore, the current authorities of the Balkan states

should make efforts to establish an active dialogue in order to overcome the

stereotypes of the past and create more promising visions for their future. This

activity is a condition for the security that would be more stable, so that there

would be less fear that in this part of the Southeaster Europe some

unpredictable situation might take place that would threaten peace and

stability. Presently it is not difficult to accept the fact that this security situation

is an outcome of NATO interventions, whose aim was to put and end to mass

violation of human rights and by this to prevent anticipated ethnic cleansing in

Kosova by the Belgrade regime, that were models of undemocratic regimes

during the past ten or more years.

In a period when the ideological differences are disappearing and when

the entire process of democratization and functioning of democracy in these

areas is built on the basis of new values in order to achieve political, economic

and military transformation of the political power deserves special attention

because the effects of some possible disturbances in one country could spread

out. Therefore, peace and stability in all the Balkan countries is of paramount

198

Toleranca politike në funksion të paqës

importance. Apart from the internal stability with all its parameters to be

established by the political structure in power, the UNMIK success in Kosova

regarding its institutional and economic reconstruction is also of great

importance. Besides UNMIK, KFOR, OSCE, Kosova leadership, the

international mission, whose aim is to safeguard peace and security in Kosova,

and lay down the foundations for the future economic and democratic order,

would require an active economic, political, diplomatic activity by the

neighboring countries with Kosova, and specially by the countries included in

the activities for EU and NATO membership. This is so, because the very

situation in Kosova is dependent on preservation of peace and stability in the

region, where the integration processes, the regional and European processes

and the processes in the segment of collective security systems have been

stopped.

(The present situation in Kosova is going towards stabilization, and the

changes of power in Serbia are of great importance for the states in the Balkan

region and for our country, which means that there is a vast space for

identifying a more acceptable solution and serious considerations for

eliminating negative implications that might lead to some possible conflict).

The successful NATO mission in Kosova that would be a key for the stability

and relaxation of the relations among the Balkan countries and a perspective

for their EU and NATO membership, as two major pillars for stabilization of

peace in these areas is seen in this context.

This means that the impact of the integration processes in the Balkan

region after the NATO and EU enlargement is also of great interest for the

Republic of Macedonia, an interest that might also be linked with its internal

stability, because an understanding, mutual consensus of all relevant political

parties for such a process has been found. Experts and diplomats who are

following the integration processes acknowledge that the possible membership

of the Republic of Macedonia, Albania and Bulgaria and the presence of

NATO troops in Kosova would mean a major perspective for strengthening

economic, political and military cooperation so that this part of Southeastern

Europe would no longer be a burden to Europe but rather its integral part

expressed through their common interest for peace and cooperation.

USA together with the West European countries are rightfully continuing

their efforts by encouraging the countries of Southeaster Europe to cooperation

among each other through their programs for regional cooperation. But the

condition set for this cooperation to be the main basis for their membership in

199

Nazmi Maliqi

EU and NATO, cannot be fully justified, unless their lack of readiness for

cooperation is a treat to peace and stability.

All the movements towards NATO, assisted by its anticipated

parameters of the Partnership for Peace Program and the EU strategic approach

for the Balkan countries through the proposed stabilization and association

agreements, as guidelines for full operation through the Stability Pact for

Southeaster Europe, were gradually understood by the states aspiring to

become members. These rules are a condition for their relations and set the

mechanisms for regional cooperation among the neighbors, their internal

stability (political, economic, inter-ethnic) as a requirement for real regional

cooperation.

Following the spirit of European and NATO integrations, common points

in the political, economic and security field would be established. In this

respect, the political entities in the Republic of Macedonia should take the

opportunity and lead the country in these integrations, following the integration

programs, because the citizens fist of all need to feel safe and be equal and

welfare state, and be away from the periods of poverty and internal instability.

This would create basis for better trust and tolerance of any kind,

rapprochement of people living in this region and realization of efforts of the

democratic forces for building peace and stability.

200

Toleranca politike në funksion të paqës

Shtojcë

MARRËVESHJA KORNIZË E OHRIT DOKUMENT I

PAQËS DHE I KOMPROMISEVE

13 gusht 2001

201

Nazmi Maliqi

Marrëveshja Kornizë e Ohrit (13 gusht 2001), vlerësohet se është

një dokument i kompromiseve shqiptaro-maqedonase me ndërmjetësim të

SHBA-së, BE-së, NATO-s, OSBE dhe me bekim të Këshillit të sigurimit të

OKB-së. Marrëveshja e arritur nën patronatin e kryetarit të shtetit, u nënshkrua

nga vetë kryetari B. Trajkovski, kryetari i Qeverisë L. Georgievski, Kryetari i

PPD-së Y. Ymeri, kryetari i PDSH-së A. Xhaferi, dhe kryetari i LSDM-së B.

Crvenkovski. Në cilësinë e garantuesve apo të dëshmitarëve të Marrëveshjes së

arritur, në këtë dokument nënshkruan edhe ndërmjetësuesit Xhejms Perdju

përfaqësues i posaçëm i SHBA-së dhe Fransua Leotar përfaqësues i posaçëm i

BE-së. Në këtë ceremoni të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë, morën pjesë

edhe sekretari gjeneral i NATO-s Xhorxh Robertson, përfaqësuesi i lartë për

politikë të jashtme dhe të sigurisë në Bashkësinë Evropiane Havier Solana,

kryesusi i BE Lui Mishel dhe Mirçea Xhoana kryesues i OSBE-së. Me këtë

Marrëveshje kornizë që kishte karakter politik, diplomatik në nivel bilateral,

shpresohet se do të fillojë trajtimi i drejtë i zgjidhjes së çështjes që ka të bëjë

me të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe me avansimin pozitës poltike dhe

kombëtare të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Në konfliktin e armatosur shqiptaro-maqedon, më në fund duke i

kuptuar kompromiset si pjesë e dialogimit nga pala shqiptare e faktorit

ushtarak, për fat të të gjithëve u jetësua vlera diplomatike edhe në segmentin

ushtarak, si kontribut për kthimin e paqës. Pra duhet të ruhet në kujtesë, se

diplomacia ushtarake është aktivitet ekskluziv politik i pashmangshëm, dhe

gjithëherë si pikë qëndrore e ngjarjeve është krijimi i vijave diplomatike të

palëve ndërluftuese siç ishte rasti edhe në këtë luftë me krijimin e vijave

diplomatike të ndërmjetësimit NATO-UÇK dhe NATO-ARM apo edhe

kabineti i kryetarit Trajkovski. Kjo mënyrë e ndërmjetësimit edhe kontribuoi

për arritjen e marrëveshjes politike dhe ushtarake si Marrëveshje e paqës.

Me siguri se qytetarët e Maqedonisë do t’u jenë mirënjohës të gjithë

diplomatëve, personalitete me ndikim duke filluar nga Administrata e SHBAsë

dhe Presidentit Bush, si nga Havier Solana, Xhorxh Robertson, Xhejms

Perdju, Fransua Leotar, Robert Frovik, duke i përfshirë edhe përfaqësuesit

diplomatik në Shkup: diplomatin e NATO-s Piter Fejt, ambasadorin e NATO-s

në Shkup Hans Jorg Aif, ambasadorin e OSBE-së në Shkup Karllo Ungaro,

ambasadorin e SHBA-së Majk Ajnik dhe të gjithë ata faktor politik dhe

ushtarak ndërkombëtar që kontribuan për arritjen e kësaj marrëveshje. 215

215 Nazmi Maliqi, Gjurmë politike, faqe 177- 178, Grafoteks, Kumanovë, 2001

202

Toleranca politike në funksion të paqës

Në vazhdim të këtij libri do të bashkangjesë tekstin e Marrëveshjes

kornizë të Ohrit në formë shtojce, i cili është jashta përmbajtjes së librit

Toleranca politike në funksion të paqes. Pjesë të Tekstit Marrëveshja

kornizë e Ohrit, në origjinal janë nxjerrur nga Literatura e shfrytëzuar:

- Perspektivat e Marrëveshjes kornizë, SOROS, Skenpoint,

Shkup, shtator 2001

- www.dnevnik.com.mk

- www.pressonline.com.mk;

- www.a1.com.mk

Hyrje

Pikat në tekstin e ardhshëm i japin kornizën e harmonizuar për

sigurimin e ardhmërisë, demokracisë në Maqedoni dhe mundësimin e

zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet

Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Evroatlantike. Kjo marrëveshje

kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare,

duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë

qytetarëve të Maqedonisë.

Përmbajtja e marrëveshjes kornizë për zgjidhjen e situatës politike e të

sigurisë në Maqedoni, nënshkruar në Shkup, më 13 gusht 2001, në gjuhën

angleze e nënshkruan kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski,

lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, lideri i

LSDM-së Branko Cërvenkovski, liderët e PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së

Arben Xhaferi. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar i vunë edhe

lehtësuesit ndërkombëtar në dialog - Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.

Palët e theksuan rëndësinë e angazhimeve të 5 korrikut 2001. Ku pati

ndërprerje të tërësishme të armiqësive, çarmatim të tërësishëm vullnetar të

grupeve të armatosura etnike shqiptare dhe shpërndarje e tyre e tërësishme

vullnetare. Ata e pranojnë faktin se për marrjen e Vendimit nga ana e NATO-s

që të ndihmojë në këtë kontekst do të nevojitet vendosja e ndërprerjes së

përgjithshme, pa kushte dhe të pakufizuar të zjarrit, pëlqimin për zgjidhjen

politike të problemeve të këtij vendi, angazhimin e qartë të grupeve të

armatosura që vullnetarisht të çarmatosen, dhe pranimin e të gjitha palëve

kontraktuese për kushtet dhe kufizimet, në kuadër të të cilëve do të veprojnë

forcat e NATO-s.

203

Nazmi Maliqi

1. Parimet themelore të marrëveshjes – kornizë

1.1 Tërësisht dhe pa kusht hudhet poshtë përdorimi i dhunës për

realizimin e qëllimeve politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta

garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë.

1.2 Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri

unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të ruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje

territoriale për çështjet etnike.

1.3 Karakteri shumëetnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të

gjejë shprehjen e vet në jetën publike.

1.4 Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të

zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që

tërësisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me

standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht.

1.5 Zhvillimi i pushtetit lokal është me rëndësi thelbësore për nxitjen e

pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e

respektimit të identitetit të bashkësive.

2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

2.1 Do të miratohet Ligji i reviduar pushtetit lokal, me të cilin do të

forcohen autorizimet e përfaqësuesve të zgjedhur lokalë dhe dukshëm do të

rriten kompetencat e tyre në pajtim me Kushtetutën (sikurse janë ndryshimet në

pajtim me Aneksin A) dhe Kartën europiane të pushtetit lokal, me ç’rast do të

shprehet parimi i organizimit vertikal, i cili momentalisht është në fuqi në

Bashkimin Europian. Kompetencat e shtuara, para se gjithash kanë të bëjnë me

sferat e shërbimeve publike, urbanistike dhe planifikimin rural, me mbrojtjen e

ambientit të jetesës, zhvillimin ekonomik lokal, kulturën, financat lokale,

arsimimin, mbrojtjen sociale dhe shëndetësore. Do të miratohet Ligji për

financimin e pushtetit lokal me qëllim që të sigurohet sistemi përkatës i

financimit, për t’u mundësuar autoriteteve lokale t’i plotësojnë të gjitha

kompetencat e tyre.

2.2 Brenda një viti pas përfundimit të regjistrimit të ri, i cili nën

mbikqyrjen ndërkombëtare do të zbatohet deri në mbarim të vitit 2001, do të

revidohen kufijtë komunalë. Revidimi i kufijve komunalë do të zbatohet nga

autoritetet lokale dhe nacionale, me pjesëmarrjen ndërkombëtare.

204

Toleranca politike në funksion të paqës

2.3 Me qëllim që të sigurohet se policia është e vetëdijshme dhe

korrespondon me nevojat dhe interesat e popullatës lokale, kryeshefat lokalë të

policisë do të zgjedhen nga këshillat komunale nga lista e kandidatëve të

propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshem dhe të komunikojnë rregullisht

me këshillat komunale. Ministria e Punëve të Brendshme do të përmbajë

autorizimin e ndërrimit të kryeshefave të policisë në pajtim me ligjin.

3. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i barabartë

3.1 Tërësisht do të respektohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit

të barabartë të të gjithë personave para ligjit. Ky parim do të aplikohet sidomos

në raport me punësimet në administratën publike dhe në ndërmarrje publike, si

dhe te qasja deri te financimi publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.

3.2 Në ligjet me të cilat rregullohen punësimet në administratën

publike do të përmbahen masat me të cilat do të sigurohet përfaqësimi i drejtë i

bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha

nivelet e punësimit në këto organe, duke respektuar njëkohësisht rregullat e

kompetencës dhe integritetit, me të cilët udhëhiqet administrata publike.

Autoritetet do të ndërmarrin aktivitet për ta korrigjuar mosekuilibrin ekzistues

në përbërjen e administratës publike, sidomos përmes punësimit të pjesëtarëve

të bashkësive me përfaqësim të pamjaftueshëm. Një vëmendje e posaçme do t'i

kushtohet faktit që të sigurohet sa është e mundshme më shpejtë që shërbimet

policore në përgjithësi ta shprehin përbërjen dhe shpërndarjen e popullatës së

Maqedonisë, sikurse është theksuar në Aneksin C.

3.3 Për Gjykatën Kushtetuese 1/3 e gjykatësve do të zgjedhet nga

kuvendi me shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve që do të përmbajë

shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve të cilët pohojnë se i takojnë

bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Kjo procedurë do të

aplikohet edhe gjatë zgjedhjes së Avokatit Popullor dhe tre anëtarëve të

këshillit gjyqësor.

4. Procedurat e posaçme kuvendore

4.1 Në nivelin qendror, amendamentet kushtetuese dhe Ligji i Pushtetit

Lokal, nuk do të mund të miratohen pa shumicën kualifikuese të 2/3 të votave,

në kuadër të asaj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët

pohojnë se iu takojnë bashkësive të cilët nuk janë popullatë shumicë në

Maqedoni.

205

Nazmi Maliqi

4.2 Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën,

përdorimin e gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimit të

simboleve, si dhe të ligjeve për financim lokal, zgjedhjet vendore, për qytetin e

Shkupit dhe për kufijtë komunal do të duhet të ekzistojë shumica e votave në

kuadër të saj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë

se iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.

5. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhës

5.1 Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet

në gjuhën amtare të nxënësve, e njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të

aplikohen standardet e unifikuara për programet akademike.

5.2 Financimi nga shteti do të sigurohet për arsimimin sipëror në gjuhët

të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës në Maqedoni, e në bazë të

marrëveshjeve të posaçme.

5.3 Gjatë regjistrimit në universitetet shtetërore të studentëve të rinj të

cilët u takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni do të

aplikohet parimi i diskriminimit pozitiv, gjithnjë derisa regjistrimi nuk e shpreh

si duhet përbërjen e popullatës në Maqedoni.

5.4 Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet

ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase.

5.5 Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e

popullatës, poashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu. Në

organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga

maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më

tej në aneksin B. Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit vendor në të cilin

të paktën 20 % (për qind) e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga

maqedonishtja mund të përdorë cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me

zyren rajonale të pushtetit qendror, kompetent për këtë komunë; zyra e tillë do

të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në maqedonishte. Cilido person

mund ta përdor cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren kryesore të

pushtetit qendror, e cila do t'i përgjigjet në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në

maqedonisht.

5.6 Lidhur me pushtetin vendor në komunat ku bashkësia e caktuar

përbën të paktën 20% (për qind) e popullatës së komunës, gjuha e asaj

206

Toleranca politike në funksion të paqës

bashkësie do të përdoret si gjuhë zyrtare, në mënyrë plotësuese maqedonishtja.

Në raport me gjuhët, të cilët flasin të paktën 20% (për qind) të popullës së

komunës autoritetit lokale në mënyrë demokratike do të vendosin për

përdorimin e saj në organet publike.

5.7 Në procedurat penale dhe qytetare gjyqësore të cilitdo nivel,

personi i akuzuar ose cilado palë do të ketë të drejtë të përkthimit në shpenzim

të shtetit të të gjitha procedurave, si dhe të dokumenteve në pajtim me

dokumentet përkatëse të Këshillit të Europës.

5.8 Cilat do dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare

ndryshe nga maqedonishtja poashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë

plotësuese në gjuhën maqedonase në pajtim me ligjin.

6. Shprehja e identitetit

6.1 Lidhur me simbolet, pranë simbolit të Republikës së Maqedonisë,

autoritetet vendore do ta kenë lirinë që në anën e parë të objekteve publike

vendore të vendosin simbolet me të cilët shënohet identiteti i bashkësisë e cila

është në shumicë në komunë, me respektimin e rregullave dhe zbatimeve

ndërkombëtare.

7. Implementimi

7.1 Amendamentet kushtetuese të propozuara në Aneksin A, menjëherë

do të prezentohen para kuvendit. Palët do t'i ndërmarrin të gjitha masat për ta

siguruar miratimin e këtyre amendamenteve në periudhën prej 45 ditë pas

nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Kornizë.

7.2 Miratimi i ndryshimeve në legjislacion, të përcaktuara në Aneksin

B, do të jenë në pajtim me dinamikën e theksuar atje.

7.3 Palët i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që sa më shpejt ta

thirrin konferencën e donatorëve në të cilën sidomos do të bisedohet për

ndihmën makrofinanciare; përkrahjen e financimit të masave që do të

ndërmerren për nevojat e implementimit të kësaj marrëveshje kornizë, duke

përfshirë edhe masat e forcimit të pushtetit vendor; dhe revitalizimin dhe

ndërtimin e rajoneve të goditura nga luftimet.

207

Nazmi Maliqi

208

8. Anekset

Anekset vijuese janë pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshjeje Kornizë.

A. Amendamentet kushtetuese

B. Ndryshimet në legjislacion

C. Implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit

9. Dispozitat përfundimtare

9.1 Kjo marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e saj.

9.2 Versioni në gjuhën angleze i kësaj marrëveshjeje është versioni i vetëm

autentik.

9.3 Kjo marrëveshje u zhvillua nën patronatin e kryetarit Boris Trajkovski.

Marrëveshja kornizë aneksi "A”

Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku

20% e popullatës e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase,

mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me zyrat rajonale të

pushtetit qendror, kompetente për atë komunë.

Preambula e tashme të zëvendësohet bazuar në konceptin e të

drejtave individuale dhe të shoqërisë civile siç pason më poshtë:

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke marrë përsipër

përgjegjësinë për të tashmen dhe ardhmërinë e atdheut të tyre, të vetëdijshëm

dhe mirënjohës ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe me përkushtim ndaj

angazhimit dhe luftës së tyre për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të

Maqedonisë, por edhe përgjegjës para brezave që vijnë për ruajtjen dhe

zhvillimin e gjithë asaj që është e vlefshme për trashëgiminë dhe begatinë

kulturore dhe për bashkëjetesën në Maqedoni, të barabartë në të drejtat por

edhe obligimet e tyre ndaj të mirës së përbashkët - Republikës së Maqedonisë -

në pajtim me traditat e Republikës së Krushevës dhe vendimet e KAÇKM-së,

dhe në Referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, kanë vendosur që ta

konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim që

të aplikohet dhe të forcohet sundimi i së drejtës, që të garantohen të drejtat e

njeriut dhe liritë qytetare dhe të sigurohet paqeja dhe bashkëjetesa, drejtësia

Toleranca politike në funksion të paqës

sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale e kolektive,

përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të

zgjedhur lirisht e në zgjedhje demokratike, të cilët miratojnë.

Neni 7

(1) Në mbarë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj

ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuhën maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin sëpaku 20% të popullatës,

gjithashtu është gjuhë zyrtare, si dhe shkrimi i saj, ashtu siç është përcaktuar

më poshtë.

(3) Cilëtdo dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare

të ndryshme me gjuhën maqedonase, gjithashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në

mënyrë plotësuese edhe në gjuhën maqedonase, në përputhje me ligjin.

(4) Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së

paku 20% e popullatës e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën

maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me

zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë; Zyra e tillë do

t'i përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase.

Cilido person mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare që të komunikojë me

pushtetin qendror, i cili do të përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese

në gjuhën maqedonase.

(5) Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare e

ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të përdoret në përputhje me ligjin.

(6) Në njësitë e pushtetit lokal ku së paku 20% të popullatës flasin

gjuhën e caktuar, ajo gjuhë dhe shkrimi i saj do të përdoren si gjuhë zyrtare dhe

në mënyrë plotësuese do të përdoret edhe gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj.

Sa u përket gjuhëve në të cilat flasin më pak se 20% e popullatës në njësitë e

pushtetit lokal, pushteti lokal do të vendosë për përdorimin e tyre në organet

publike.

Neni 8

(1) Vlerat themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së

Maqedonisë janë:

209

Nazmi Maliqi

- Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarëve të njohura

sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë;

- Përfaqësimi proporcional i personave që u takojnë të gjitha

bashkësive në organet publike, në të gjitha nivelet dhe në objekte të tjera të

jetës publike;

(1) Garantohet liria e besimit.

Neni 19

(2) Garantohet shprehja e besimit të lirë dhe publik, individual apo në

bashkësi dhe shprehja tjetër e besimit fetar.

(3) Kisha Ortodokse Maqedonase, Bashkësia Islame në Maqedoni,

Kisha katolike dhe bashkësitë e tjera fetare dhe grupet religjioze janë të lira që

të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bëmirëse e sociale, sipas

procedurës së paraparë me ligj.

Neni 48

(1) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë që lirisht dhe publikisht të

shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin dhe veçantitë e bashkësive

të tyre, dhe të përdorin simbolet e bashkësive të tyre.

(2) Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit të

tyre etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.

(3) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucionet e

tyre kulturore-artistike, shkencore e arsimore, si dhe shoqatat e veta shkencore

e të tjera,në mënyrë që të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin e

tyre.

(4) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë për mësim në gjuhën e tyre në

shkollat fillore dhe të mesme, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. Në shkollat

në të cilat mësimi zhvillohet në një gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha

maqedonase.

Neni 56

210

Toleranca politike në funksion të paqës

(2) Republika garanton mbrojtjen, përparimin dhe begatimin e thesarit

historik dhe artistik të Maqedonisë dhe të të gjitha bashkësive që jetojnë në

Maqedoni, por edhe të të mirave që e përbëjnë atë, pavarësisht regjimit të tyre

juridik.

Me ligj rregullohen edhe mënyra dhe kushtet sipas të cilave të mira të

caktuara e me interes për Republikën,mund të lihen për shfrytëzim.

Neni 69

(2) Me ligje me të cilat drejtëpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën,

përdorimin e gjuhëve, arsimin, dokumentet personale dhe shfrytëzimin e

simboleve, Kuvendi sjell vendime shumicën e votave të deputetëve që janë të

pranishëm, në kuadër të së cilës duhet të jenë të pranishme edhe votat e

shumicës së deputetëve që deklarohen se i përkasin bashkësive që nuk janë

shumicë e popullatës në Maqedoni. Në rast të kontestit, në kuadër të Kuvendit,

kjo do të zgjidhet në Komitetin për marrëdhënie midis bashkësive.

Neni 77

(1) Kuvendi zgjedh Avokatin Popullor me shumicën e votave të numrit

të përgjithshëm të deputetëve, në kuadër të së cilës duhet të jenë edhe shumica

e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen se i takojnë

bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni.

(2) Avokati Popullor mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të

qytetarëve kur ato u shkilen nga organet e administratës shtetërore dhe nga

organet e organizatat e tjera që kanë kompetenca publike. Avokati Popullor

vëmendje të posaçme do t'i përkushtojë mbrojtjes së parimeve të

mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit proporcional të bashkësive në të gjitha

nivelet e organeve publike dhe në fushat e tjera të jetës publike.

Neni 78

(1) Kuvendi do të themelojë Komitetin për Marrëdhënie midis

Bashkësive.

(2) Komitetin e përbëjnë nga 7 anëtarë nga radhët e maqedonasve dhe

të shqiptarëve dhe 5 anëtarë që janë nga një nga radhët e turqve, vllehëve,

romëve dhe të dy bashkësive të tjera. Secili nga këta pesë anëtarë të fundit do të

jenë nga bashkësi të ndryshme; Nëse në Parlament janë të përfaqësur më pak se

211

Nazmi Maliqi

5 bashkësi të tjera, Avokati Popullor, në konsultim me liderët e bashkësive

relevante, do të propozojë vetë anëtarët e tjerë jashtë përbërjes së Parlamentit.

(3) Kuvendi zgjedh anëtarët e Komitetit

(4) Komiteti shqyrton çështjet e marrëdhënieve midis bashkësive në

Republikë dhe sjell mendime e propozime për zgjidhjen e tyre.

(5) Kuvendi është i obliguar që të shqyrtojë mendimet dhe propozimet

e Komitetit dhe të marrë vendime lidhur me to.

(6) Në rast të kontestit midis deputetëve të Kuvendit lidhur me

zbatimin e procedurës për votim të përcaktuar me nenin 69 (2), Komiteti me

shumicë votash do të vendos se a do të zbatohet procedura.

Neni 84

Kryetari i Republikës së Maqedonisë i propozon anëtarët e Këshillit

për Marrëdhënie ndërnacionale; (të fshihet)

Neni 86

(1) Kryetari i Republikës është edhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë të

Republikës së Maqedonisë.

(2) Këshilli i Sigurisë i Republikës përbëhet nga kryetari i Republikës,

Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Qeverisë, ministrat që udhëheqin organet e

administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, mbrojtjes, e të punëve të jashtme

dhe tre anëtarë të tjerë të cilët i emëron kryetari i Republikës. Me rastin e

emërimit të tre anëtarëve, kryetari do të sigurojë që Këshilli i Sigurimit si tërësi

të përmbajë në mënyrë të drejtë dhe të shprehë edhe përbërjen e popullatës së

Maqedonisë.

(3) Këshilli shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe

mbrojtjen e Republikës dhe u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.

Neni 104

(1) Këshillin Gjyqësor republikan e përbëjnë 7 anëtarë.

212

Toleranca politike në funksion të paqës

(2) Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit. Tre anëtarë do të jenë të

zgjedhur me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, nga të cilët

duhet të ketë shumicë votash edhe të numrit të përgjithshëm të deputetëve që

deklarohen se i takojnë bashkësisë që nuk është popullatë shumicë në

Maqedoni.

Neni 109

(1) Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë e përbëjnë 9 gjykatës.

(2) Kuvendi 6 gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i zgjedh me shumicën

e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kuvendi zgjedh edhe tre

gjykatës me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku

duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë

bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.

Neni 114

Pushteti lokal rregullohet me ligjin i cili sillet me shumicën e votave

prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe

shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk

është shumicë e popullatës në Maqedoni. Ligjet për financimin lokal, për

zgjedhjet lokale, për kufijtë komunal dhe për qytetin e Shkupit, sillen me

shumicë të votave të deputetëve të pranishëm, ku duhet të jetë edhe shumica e

votave të deputetëve të pranishëm të cilët deklarohen se i takojnë bashkësisë e

cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.

Neni 115

(1) Në njësitë e pushtetit lokal, qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë

dhe përmes përfaqësuesve marrin pjesë në vendosjen për çështjet me rëndësi

lokale dhe veçmas për fushat e shërbimeve publike, të urbanizmit dhe të

planifikimit rural, të zhvillimit ekonomik lokal, me financat lokale,

veprimtaritë kulturore, kulturën, sportin, mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve,

arsimin, mbrojtjen shëndetësore dhe fushat e tjera të përcaktuara me ligj.

Neni 131

213

Nazmi Maliqi

(1) Vendimin për t'u hyrë ndryshimeve në Kushtetutë e merr Kuvendi

me shumicën prej dy të tretave të votave prej numrit të përgjitshëm të

deputetëve.

(2) Projektin për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi me

shumicën e votave të numrit të përgjitshëm të deputetëve dhe atë e vë në

dikskutim publik.

(3) Vendimin për ndryshimin e Kushtetutës e sjell Kuvendi me dy të

tretat e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve.

(4) Për vendimin për ndryshim të Preambulës, të neneve për

administratën lokale, të nenit 131, cilado dispozitë që ka të bëjë me të drejtat e

pjesëtarëve të bashkësive etnike, duke përfshirë këtu nenet 7, 8, 9, 19, 48, 56,

69, 77, 86, 104 dhe 109 si dhe për vendimet për plotësime të cilësdo dispozitë

të re që ka të bëjë me materien e atyre dispozitave dhe të atyre neneve, do të

jetë e nevojshme që të votohet me shumicën prej dy të tretave të votave të

numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votava të

numrit të përgjitshëm të deputetëve që pohojnë që i takojnë bashkësisë e cila

nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.

(5) Ndryshimin e Kushtetutës e shpall Kuvendi.

Marrëveshja kornizë aneksi "B"

Ndryshime në legjislacion

Palët do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që të sigurojnë

miratimin e ndryshimeve të lartëpërmendura edhe në legjislaturë edhe atë në

brenda periudhave të caktura kohore.

214

1. Ligji për pushtetin lokal

Kuvendi në afat prej 45 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes kornizë

do ta miratojë ligjin e reviduar për pushtetin lokal. Ndryshimi i këtij ligji në

asnjë aspekt nuk do të jetë më i pavolitshëm për njësitë e pushtetit lokal dhe

autonominë e tyre, në krahasim me propozim-ligjin e propozuar nga qeveria e

Republikës së Maqedonisë në mars të vitit 2001. Ligji do të përfshijë

kompetencat lidhur me çështjet e përmendura në pjesën 2.1. Të marrëveshjes

kornizë, si dhe kompetencat plotësuese të pavarura të njësive të pushtetit lokal

dhe do të jetë në përputhje në pjesën 5.6. Të marrëveshjes kornizë. Krahas

Toleranca politike në funksion të paqës

kësaj, ligji do të parasheh edhe atë se cilado procedurë standarde apo procedurë

shtetërore të aplikuara me cilindo ligj tjetër që ka të bëjë edhe me fushat në të

cilat komunat kanë kompetencat e tyre të pavarura, do të përkufizohen në ato të

cilat nuk do të mund të jenë efikase sa i përket aplikimit në nivel lokal; ligjet e

tilla do ta përparojnë edhe më tutje ekzekutimin e pavarur të kompetencave të

komunave.

2. Ligji për finansim lokal

Kuvendi deri në fund të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare do të

miratojë Ligjin për financim të pushtetit lokal që të sigurohet se njësitë e

pushtetit lokal kanë resurse të mjaftueshme për kryerjen e detyrave të tyre,

sipas ligjit të ndryshuar për pushtetin lokal. Ligji veçmas do të parasheh edhe

këto:

- do t'u mundësojë dhe do t'i ngarkojë me përgjegjësi njësitë e pushtetit

lokal që të grumbullojnë shuma të konsiderueshëm të të ardhurave dhe të

tatimeve;

- do të mundësojë transferin e një pjese të tatimeve të grumbullura nga

administrata qendrore në administratën lokale të cilat korrespondojnë me

funskionet e pushtetit lokal duke patur parasysh grumbullimin e tatimeve në

territorin e tyre;

- dhe do të sigurojë autonominë dhe përgjegjësinë buxhetore të njësive

të pushtetit lokal në fushat e kompetencave të tyre.

3. Ligji për kufijtë e komunave

Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do të miratojë Ligjin për kufijt e

komunave, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe udhëzimet

relevante të dhëna me Ligjin për pushtetin lokal.

komuna

4. Ligjet që kanë të bëjnë me policinë e vendosur nëpër

Para përfundimit të mandatit të përbërjes së Kuvendit të tanishëm,

Kuvendi do të miratojë edhe këto dispozita:

215

Nazmi Maliqi

- se secili kryeshef lokal i policisë është zgjedhur nga Këshilli i

komunës së caktuar nga lista që nuk përmban më pak se tre kandidatë të

propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme ndër të cilët njëri kandidat

duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në atë komunë. Në rast se këshilli i

komunës nuk e zgjedh asnjërin nga kandidatët e propozuar brenda afatit prej 15

ditëve MPB-ja do të propozojë listën e dytë që nuk përmban më pak se tre

kandidatë të rinjë, ndër të cilët madje njëri prej tyre duhet t'i përket bashkësisë

që është shumicë në komunë. Nëse këshilli i komunës sërish nuk zgjedh cilindo

nga kandidatët e propozuar në afat prej 15 ditëve atëherë MPB-ja, në konsultim

me Qeverinë do ta zgjedh kryesdhefin lokal të policisë nga kandidatët e dy

listave të propozuara nga MPB-ja dhe nga kandidatët plotësues të propozuar

nga këshilli i komunës.

- që secili kryeshef lokal i policisë duhet ta informojë rregullisht edhe

me kërkesë këshillin e komunës së caktuar.

- se këshilli i komunës mund t'iu jap rekomandime kryshefit lokal të

policisë në fushat që kanë të bëjnë në sigurinë publike dhe në sigurinë e trafikut

- se këshilli i komunës mund të miratojë raport vjetor lidhur me

sigurinë publike, i cili do t'i dorëzohet MPB-së dhe avokatit popullor

(ombudsmanit)

publike

5. Ligjet për nëpunësit shtetërorë dhe administratën

Kuvendi para se të përfundojë mandatin e tanishëm parlamentar do të

miratojë ndryshimet në ligjet për nëpunësit shetëror dhe administratën publike

në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i barabrtë i bashkësive në përputhje me

pjesën 4. 2 të Marrëveshjes kornizë.

6. Ligji për njësitë zgjedhore

Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do ta miratojë ligjin për njësitë

zgjedhore, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe parimet e paraparë

në ligjet për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

7. Rregullat për Kuvendin

216

Toleranca politike në funksion të paqës

Kuvendi para përfundimit të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do

të ndryshojë Rregulloren që të mundësojë përdorimin e gjuhës shqipe në

përputhje me pjesën 6.5 të Marrëveshjes kornizë, paragrafi 8 i mëposhtëm dhe

amandamentet relevante në Kushtetutë të paraparë me Aneksin A.

8. Ligjet që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve

Kuvendi deri në përfundim të mandatit të kësaj përbërje parlamentare

do të miratojë legjislaturën e re që rregullon përdorimin e gjuhëve në organet e

Republikës së Maqedonisë. Kjo legjislaturë duhet të sigurojë këto:

- që në mbledhjet plenare edhe në punët e organeve të Kuvendit,

deputetët të mund të flasin në gjuhët e përmendura në nenin 7, alineja 1 dhe 2

të Kushtetutës (ashti siç shtë ndryshuar në pajtim me Aneksin A);

- ligjet do të shpallen në gjuhët e përmendura të nenit 7, alineja 1 dhe 2

e Kushtetutës (ashtu siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A)

- të gjithë nëpunësit publikë emrin e tyre mund ta shkruajnë me

shkrimet e cilësdo gjuhë të përmendur në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të

Kushtetutës (ashti siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A) dhe cilindo

dokument zyrtar.

Kuvendi deri në fund të mandatit të përbërjes së tanishëm parlamentare

duhet të ndryshojë legjislaturën për lëshimin e dokumentëve personale. Deri në

fund të përbërjes së tanishme parlamentare, Kuvendi duhet të ndryshojë të

gjitha ligjet relevante me qëllim që dispozitat për përdorimin e gjuhëve të jenë

në përputhje të plotë me pjesën 6 të marrëveshjes kornizë.

9. Ligji për Prokurorin Publik

Kuvendi deri në fund të vitit 2002 duhet ta ndryshojë ligjin për

Prokurorin Publik si dhe ligje të tjera relevante në mënyrë që të sigurojë:

- se Prokurori Publik do të ndërmerr veprime për mbrojtje të parimeve

të mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit të drejtë të bashkësive në organet

publike në të gjitha nivelet dhe në fushat e tjera të jetës publike dhe se ka

resurse e personel adekuat në shërbimin e tij që do t'i siguronin kryerjen e

funksioneve të tij;

- se Prokurori Publik do të foromojë zyrëtë decentralizuar;

- se Kuvendi veçmas do ta votojë buxhetin për Prokurorin Publik;

217

Nazmi Maliqi

- se Prokurori Publik do të dal me raport vjetor para Kuvendit dhe aty

ku mendohet se është e përshtatshme, ndërsa me kërkesë mund të jap raporte

edhe para këshillave të komunave ku janë formuar zyre të decentralizuara; dhe

- se autorizimet e Prokurorit Publik shtrihen në mënyrë që:

- t'i mundësohen qasje dhe mundësi që të kontrollojë të gjitha

dokumentet zyrtare dhe nga kjo nënkuptohet se Prokurori Publik dhe personeli

i tij nuk do të zbulojnë informatat sekrete;

- që t'i mundësohet Prokurorit Publik të suspendojë ekzekutimin në

akte juridike të vendimeve të sjellura nga ana e gjykatave kompetente, nëse ai

përcakton se aktet e tilla mund të krijojnë dëme të papërmirësueshme për të

drejtat e personit të interesuar; dhe

- Prokurorit Publik i jepet e drejta që para Gjykatës Kushtetuese të

kontestojë pajtueshmërinë për ligjet kushtetuese.

10. Ligjet e tjera

Kuvendi do të ligjësojë të gjitha dispozitat ligjore që mund të jenë të

domosdoshme për t'i dhënë efekt të plotë marrëveshjes kornizë dhe do të

ndryshojë ose suprimojë të gjitha dispozitat që nuk janë në pajtim me

marrëveshjen kornizë.

Marrëveshja kornizë aneksi "C"

Implementimi dhe masat për ndërtim të mirëbesimit

1. Mbështetja ndërkombëtare

1.1 Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të lehtësojë, që të

mbikqyrë dhe të ndihmoj implementimin e dispozitave të marrëveshjes kornizë

dhe të anekseve të saj dhe kërkojnë që përpjekjet e tilla të koordinohen nga BEja,

në bashkëpunim me Këshillim për Stabilizim dhe Asocim.

2. Regjistrimi dhe zgjedhjet

2.1 Palët konfirmojnë kërkesën për mbikqyrje ndërkombëtare nga

Këshilli Europian dhe Komisioni Europian të regjistrimit që duhet të mbahet në

tetor të vitit 2001.

218

Toleranca politike në funksion të paqës

2.2 Zgjedhjet parlamentare do të mbahen deri më 27 janar të vitit 2002.

Organizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe OSBE-në do të ftohen që t'i

mbikqyrin këto zgjedhje.

3. Kthimi i refugjatëve, ripërtritja dhe rindërtimi

3.1 Të gjitha palët do të punojnë për kthim në shtëpitë e veta të të

gjithë refugjatëve, të cilët janë qytetarë të Maqedonisë ose kanë qëndrim të

ligjshëm në Maqedoni, si dhe të gjithë personave të zhvendosur në afat sa më të

shkurtër kohor dhe i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçmas UNHCRsë

që të ndihmojë në këto përpjekje.

3.2 Qeveria, me pjesëmarrje të palëve, 30 ditë pas nënshkrimit të

marrëveshjes kornizë do ta përcaktojë planin askional për ripërtritjen dhe

rindërtimin e rajoneve të goditura nga armiqësitë. Palët i bëjnë thirrje

bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në formulimin dhe implementimin e

këtij plani.

3.3 Palët i bëjnë thirrje Komisionit Europian dhe Bankës Botërore, që

pasi Kuvendi t'i miratojë amandamentet kushtetuese, të përmendura në Aneksin

A, dhe ligjin e ndryshuar për pushtetin lokal, të konvokojnë sa më shpejtë një

konferencë donatorësh ndërkombëtare për mbështetje të financimit të masave të

duhet të ndërmerren për implementim të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve

të saj, duke përfshirë këtu edhe masat për forcimin e pushtetit lokal dhe

reformat në shërbimet policore, për të mbështetur ndihmën makrofinanciare për

Republikën e Maqedonisë dhe për të mbështetur masat për ripërtritje dhe

rindërtim të përcaktuara me planin askional nga pika 3. 2.

4. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

4.1 Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në

procesin e forcimit të pushtetit lokal. Bashkësia ndërkombëtare veçmas duhet

të ndihmojë në përgatitjen e ndryshimeve të domosdoshme ligjore që kanë të

bëjnë me mekanizmat e financimit, me qëllim të forcimit të bazës financiare të

komunave dhe të krijimit të aftësive për menaxhment financiar si dhe për

ndryshimet në ligjin për kufijtë e komunave.

5. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi proporcional

5.1 Duke marrë parasysh veç të tjerash edhe rekomandimet e

komisionit tanimë të formuar qeveritar, palët do të ndërmarrin aktivitete

219

Nazmi Maliqi

konkrete për shtimin e përfaqësimit të pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë

shumicë në Maqedoni në administratën shtetërore, në ushtri dhe në ndërmarrjet

publiek si dhe në përmirësimin e pjesëmarrjes së tyre në financimin publik për

zhvillimin e aktiviteteve afariste.

5.2 Palët obligohen të sigurojnë se deri në vitin 2004 shërbimet

policore përgjithësisht do të shprehin përbërjen e përkatësisë së popullatës në

Maqedoni. Si hap fillestar për arritjen e kësaj, palët obligohen të sigurojnë se

500 policë të rinjë nga bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni do të

angazhohen dhe aftësohen deri në korrik të vitit 2002 dhe se këta policë do të

caktohen të punojnë në rajonet ku punojnë bashkësitë e tyre. Palët gjithashtu

obligohen se edhe 500 policë të tjerë të tillë do të angazhohen dhe aftësohen

deri në korrik të vitit 2003 dhe se ata policë do të caktohen të punojnë sipas

pëparësisë së nevojshme në rajonet e tërë Maqedonisë ku jetojnë bashkësitë e

tilla. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesë dhe

ndohmojë implementimin e këtyre obligimeve, veçmas përmes verifikimit dhe

selektimit të kandidatëve por edhe aftësimit të tyre. Palët i bëjnë thirrje OSBEsë,

BE-së dhe SHBA-ve që t'i dërgojnë sa më shpejtë që të jetë e mundshme një

ekip ekspertësh me qëllim që të vlerësojnë sa më mirë realizimin e këtyre

qëllimeve.

5.3 Palët gjithashtu i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që të

shtojnë aftësimin dhe programet për ndihmë të policisë, duke përfshirë edhe:

- aftësimin profesional, aftësimin për të drejtat e njëriut dhe aftësimeve

të tjera;

- ndihmën teknike për reformat në polici, duke përfshirë edhe ndihmën

për verifikim, seleksionim dhe përparim të proceseve;

- zhvillimin e kodeksit të sjelljes së policisë;

- bashkëpunimin në pikëpamje të planifikimit të tranzicionit për

angazhim dhe caktim të policëve nga bashkësitë që nuk janë shumicë në

Maqedoni., dhe

- caktimin sa ma të shpejtë të vëzhguesve dhe të këshilltarëve policorë

ndërkombëtarë për fushat më të ndieshme përmes aranzhmaneve adekuate,

bashkë me pushtetin relevant.

5.4 Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojnë në

aftësimin e komandantëve, gjykatësve dhe të prokurorëve, pjesëtarë të

bashkësive që nuk paraqesin popullatën shumicë në Maqedoni, me qëllim që të

shtohet pjesëmarrja e tyre në sistemin gjyqësor.

220

6. Kultura, arsimi dhe përdorimi i gjuhëve

Toleranca politike në funksion të paqës

6.1 Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe

OSBE-në që të shtojë ndihmat për projektet nga fusha e mediave, me qëllim të

përforcimit të mëtejshëm të mediave elektronike, radio e TV dhe të mediave të

shkruara, duke përfshirë edhe mediat në gjuhën shqipe dhe mediat

shumëkombëshe. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të

shtojnë programet për aftësim profesinal për mediat e pjesëtarëve të bashkësive

që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje

OSBE-së që të vazhdojë përpjekjet në projektet e destinuara për përmirësim të

marrëdhënieve ndëretnike.

6.2 Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë

ndihma për impleme-ntimin e Marrëveshjes Kornizë në fushën e arsimit

sipëror. 216

216 Perspektivat e Marrëveshjes kornizë, SOROS,

Skenpoint, Shkup, shtator 2001; www.dnevnik.com.mk;

www.a1.com.mk

www.pressonline.com.mk; dhe

221

Nazmi Maliqi

Rezime

Republika e Maqedonisë si shtet multietnik dhe multifetar, pas përfundimit të

luftës shqiptaro-maqedonase dhe pas Marrëveshjes së arritur në Ohër, duhet më

guximshëm të lëviz drejtë implementimit të marrëveshjes, që të krijohen kushtet reale

për lëvizje, drejtë shteteve që kanë demokraci të zhvilluar. Në shtetet ku shumica e

qyterarëve të saj kanë një mirëqenie sociale dhe ekonomike, ku jeta ka kuptim,

komunikimi është efikas dhe ka nxitje pozitive që qytetarët të mësohen të jetojnë me

ndyshime progresive. Sipas këtij modeli të ndërtimit të shoqërive civile, krijohet mandej

edhe konstatimi logjik se me pranimin e vlerave demokratike, njëherit pranohen edhe

vlerat e përbashkëta për paqë dhe kultura për paqe, sepse nuk do të ekzistojë

arsyeja që njerëzit të jenë në konflikt njëri me tjetrin, për shkak dallimeve që kanë në

veçoritë nacionale, fetare dhe përcaktimeve partiake apo politike.

Nëse pranohet si vlerë e përbashkët mirëqenja ekonomike, standardet

demokratike dhe pranimi si vlerë e përbashkët paqa dhe stabiliteti, atëherë

imponohet arsyja te qytetarët e Maqedonisë si kulturë nacionale, fetare, politike dhe se

ardhmëria e tyre nacionale, fetare, ekonomike, politike dhe ardhmëria e shtetit, ndoshta

asnjëherë nuk do të varet nga lufta apo forca dhe nga krijimi i aleancave të

padëshiruara luftarake, dhe duke i shfrytëzuar ato, njëri kundër tjetrit.

Në këtë drejtim, edhe pse Dokumenti i Ohrit është nën nivelin e kërkesave të

shqiptarëve, ka gjasa reale që të kuptohet dhe të pranohet edhe si vlerë e

përbashkët shqiptaro-maqedonase. Nëse është ashtu, atëherë nuk ka edhe arsye të

zvarritet implementimi i këtij dokumenti, nëse edhe më tej ekziston arsyeja e ekzistimit

të Maqedonisë si shtet. Nga këta ndryshime që parashihen në Marrëveshjen kornizë,

ndoshta edhe mund të krijohen rrethana të dëshirura që edhe Kushtetuta e re

Maqedonisë të kuptohet dhe të pranohet si vlerë e përbashkët shqiptaromaqedonase.

Etika kolektive e bazuar në autoktoninë e shqiptarëve dhe maqedonasve,

duhet të jetë e bazuar në vlerat pozitive. Këta angazhime për gjetjen e vlerave të

përbashkëta në mes maqedonasve dhe shqiptarëve me siguri se do të ndodhin apo

edhe do të konkretizohen, atëherë kur fillojnë dy taboret, shqiptarë dhe maqedonas të

kuptojnë drejtë, se ky shtet nuk mund të jetë stabil nëse nuk respektohen të drejtat dhe

liritë e njeriut, nëse nuk ndërtohet shteti juridik dhe nëse elitat e tyre politike injorohen

në mes veti, apo edhe nëse ekziston edhe injorim politik edhe në mbrenditë e tyre

nacionale. Në këtë drejtim, edhe pse Marrëveshja e Ohrit është nën nivelin e kërkesave

të shqiptarëve, me ndryshimet e parapara kushtetuese mund të krojohen rrethana të

dëshirura, që edhe Kushtetuta e Maqedonisë, të kuptohet dhe të pranohet si vlerë e

përbashkët shqiptaro-maqedonase. 217

217 Nazmi Maliqi, Gjurmë politike, faqe 182- 186,

Grafoteks, Kumanovë, 2001

222

Toleranca politike në funksion të paqës

Literatura e shfrytëzuar

1.) Adnan dhe Kimete Agai, Fjalori shqip-maqedonisht, ”Meshari”,

Shkup, 1996

2.) Brankert, G., Political Fredom, Rottlegde, Londër, 1991

3.) Vujçiq, V., Politiçka tolerancija, Defemi, Zagreb, 1995

4.) Brajanovski, B., Parlamentarizmot - modeli i iskustva, Shkup, 1994

5.) Vankovska-Cvetkovska, B., Vojskata i demokratijata, Shkup, 1995

6.) Vierucci, I., WEU: A Regional partner of the United Nations, Institut for

security studies, Paris, 1993

7.) Gaber, S., Politika i politi~kata nauka (elementi) Naça Kniga, Shkup 1975

8.) Georgievski, P., Socijalnoto poteklo na `ivotnata orientacija na

sredno{kolskata mladina, , Shkup

9.) Goati, V., Politiçka anatomija Jugoslovenskog društva, Naprijed, Zagreb,

1995

10.) Gocevski, Trajan, Odbranata na Makedonija, Studentski zbor, Shkup,

1992

11.) Gocevski, Trajan, Neutralna Makedonija, od vizija do stvarnost,

Makedonska riznica, Kumanovë, 1994

12.) Gocevski, Trajan, Politi~kiot i ekonomskiot sistem na

Makedonija, Prosveta, Kumanovë, 1994

13.) Gocevski, Trajan, Osnovite na odbranbeno-za{titniot sistem na Republika

Makedonija, Evropa 92, Koçane, 1995

14.) Gocevski, Trajan, Sovremeni tendencii vo odbranata, Makedonska

riznica, Kumanovë, 1997

15.) Griffiths, S. Tvan, Natiolanlism and Etnic Conflict; Threats to Europian

Security, 1993

16.) Gullikstand, E., Colective Security in Postg-Cold War Europe, 1994

17.) Dimishkovski, S., Osnovite na odbranbenata politika, Strategija i doktrina,

Shkup, 1996

18.) Dimishkovski, S., Vojna, vojska i politika, Globus, Shkup, 1995

19.) Dominik, Rozhe - Kladen Andre Porino, Tolerancija, Kultura na

mirot, NIP "Nova Makedonija, Shkup, 1997

20.) Drtkovski, G., Zatvoreno op{testvo, Cinon, Shkup, 1994

21.) Gjorgjeviq Jovan, Predgovor na knigata @an Mejno, Uvod u politi~ki

nauku, Beograd, 1961

22.) Enloje, S., Policija, vojska i etniciteti, Globus, Zagreb, 1990

23.) Georgieva L. Krijimi i paqes, Studio ADA, Shkup, 1999

24.) Javorović, d-r B.,Cvrtila, m-r V., Odbrambeno-zaštitno obrazovanje na

sveucilištima u svijetu, Defendologija, Zagreb, 1994

25.) Jankulovski, Z., Të drejtat e njeriut, Dokumente ndërkombëtare, Shkup,

1993

223

Nazmi Maliqi

26.) Ali Dida, Fillet e Sociologjisë, Univerziteti i Tetovës, Tetovë, 1997

27.) Kitanovski, L., Podelba na vlasta, Aniskop, Shkup, 1996

28.) Klimovski, Savo, Politi~ki sistem, Shkup, 1997

29.) Kolar, Z., Psiholo{ka osnova morala, Osnovi vojne psihologije, Beograd,

1997

30.) Krneta, L., Pedagogija, Nau~na kniga, Beograd, 1978

31.) Mitko Kotovçevski, Burime të kërcënimeve të paqes dhe sigurisë nacionale.

Qendra ballkanike e paqes, Shkup, 1999

32.) Linc, Juan - Stepan, Alferd, Problemite na demokratijata

33.) Lipset, S. M., Kushtet ekonomike për demokratizim, American Sociological

Review

34.) Macpherson, C. B., Politička teorija posjedničkog individualizma, Zagreb,

1981

35.) Martin, Redi, Zastita nacionalnih mawina u centralnoj i isto~noj Evropi,

Me|unarodna politika, Beograd, 1996

36.) Marcuse, H., Represivna tolerancija, J. Primorac, Beograd, 1989

37.) Mill, J.S., O slobodi

38.) . Mili}, V., Sociolo{ki metod, Nolit, Beograd, 1978

39.) 39. Milosavqevi} S., Istra`ivawa politi~kih pojava, Beograd,

1980

40.) Milosavqevi˚, S., Politi~ka akcija, Institut za politi~ke

studije FPN, Beograd, 1977

41.) Mojanovski, C., Socijalen i politi~ki profil na politi~kite

partii vo Makedonija, Goce Del~ev, Shkup, 1996

42.) Mounilian, Daniel Patrick, Etnicity in internacional Politics, Oxford

University Press, 1993

43.) Naj~evska, M., Pravna dr`ava, List, Shkup,1995

44.) Naj~evska, Mirjana, Udelot na pravnata komponenta vo

tretiraweto na materijata na etni~kite malcinstva vo

Republika Makedonija

45.) Nacev, Zoran, Edukativni procesi vo odbranata, \ur|a, Shkup,

1995

46.) Neuman, Frank, Demokratska i autaritarna država, Naprijed, Zagreb, 1974

47.) Nikodinoski, B., Odbranbena regionalizacija na Republika

Makedonija, Prosvetno delo, Shkup, 1996

48.) Ortakovski, V., Me|unarodnata polo`ba na malcinstvata, Misla,

Shkup, 1996

49.) Papers, Chaillot, Wen: A regional partner of the united Nations, Institute for

security studies, Paris, 1994

50.) Perelman, H., Pravo, moral i filozofija, Beograd, 1993

51.) Peroviq, Latinka, Intervju, Puls, Shkup, 14.01,1994

52.) NATO Enlargement and Central Europe, National defense University,

Washington, 1996

53.) Fehmi Agani, Shoqëria civile, Toleranca dhe mirëkuptimi, Tema,

Prishtinë, 1997

224

Toleranca politike në funksion të paqës

54.) Pugh, M. C. (1992) Europien Security - Tovards 2000, Manchester University

Press

55.) Ru`in, Nano, Evro idejata od utopija do realnost, Studentski zbor,

Shkup, 1996

56.) Slavevski, Trajko, Makedonskata ekonomija vo tranzicija, Institut

otvoreno op{testvo, Shkup, 1995

57.) Smiljko, Sokol, Načelo diobe ili organizacija vlasti, Zagreb, 1992

58.) Smit, D., (1993) Betwen Urgencies and Impossibilities: Nev Security

Architecture for Europe, Security Dialogue

59.) Spaseski, J. - Smiloski, P., Bezbednost i za{tita, Ohër, 1996

60.) Sholiq, M., Kako nastaje nau~no delo, Svetlost, Sarajevë, 1990

61.) Supek, Rudi, Ispitivawe javnog mnewa

62.) Tasi}, P., Kako je ubijena druga Jugoslavija, Kate, Shkup , 1993

63.) Tadakuze, Fukase - Shkariq, Svetomir, Mirot i ustavite, Balkanski centar za

mir, Shkup, 1997

64.) Tandler, G., Mendimi politik, Tiranë, 1993

65.) Ta{eva, Marija, Nacii, nacionalnost, nacionalizmi, Dijalog broj

1, Shkup 1992

66.) Vladimir Vujçiq, Kultura politike, Alinea, Zagreb 1993

67.) Thonnberry, Patrick, Minorities Rights, Human Rights and International

Law, Etnic and Racial Studies, 1980

68.) Francesko, V., Moderna politička misao, Školska knjiga, Zagreb, 1982

69.) Fridrih, S. J.: and this Gouverment, MC Graw- Hill, New York

70.) Halberstan, J., The paradox of tolerance, The Philosophical Forum, vol. 14,

1982/83

71.) [e{i}, B., Osnovi metodologije dru{tvenih nauka, Nau~na

kniga, Beograd,1988

72.) [kari}, S., Ustavno pravo, Shkup , 1991

73.) Balkanski centar za mir, Tolerancija i ~uvstvo za pripadnost,

Shkup, 1995

74.) Die Presse, Wien, 28.01.1998

75.) Domestic Dunamics of Change from Sonfrontation to Acommodation

Polices, 1973

76.) Internacional Conference on Peacebuilding (1986), Irland

77.) Nova Makedonija, Shkup, 7. 05.1992

78.) OSBE, Dokumentet themelore, Shkup, 1991

79.) OKB, Dokumentet themelore, Shkup, 1995

80.) Sociolo{ki terminolo{ki re~nik, MANU i Filozofski fakultet,

Shkup, 1996

81.) Suvremeni sustavi civilne odbrane, Zbornik Fakulteta za drustvene vede,

Ljubljanë, 1992

82.) UNDP: Human Development Report, 1995

83.) Central Europien Issues, NATO and Europien security, Bucharest, 1996

84.) North Atlantic Assambly, Defence and security committee, SFOR, A

Transatlantic Coalition for peace, Brissels, 1997

225

Nazmi Maliqi

85.) North Atlantic Assambly, Civilian Afairs Committee, 1997, Reports,

Brussels

86.) North Atlantic Assambly, Report, “The transatlantik agenda and the

New NATO “

87.) Nazmi Maliqi, Mbrotja dhe siguria kolektive, Punim seminarik, Fakultetit

filozofik, Insituti i mbrojtjes,Shkup,1995

88.) Acevski, I., Op{testvoto i ~ovekot vo tranzicija, Ekspres, Shkup,

1995

89.) Juan Lindc dhe Alfred Stepan, në librin Probleme të demokracisë,

tranzicionit dhe konsolidimit.

90.) Puls, Rruga e gjatë për në shoqërinë multikulturore. 16 dhjetor, 1994

91.) Puls, Intervju, Ivan Toshevski, Shkup, 12 nwntor, 1993

92.) Puls, Intervju, Latinka Peroviq, 14 janar, 1994, Shkup

93.) Mihajl Kunçik-Astrid Cupfel, Hyrje në shkencën e publicistikës dhe

komunikimit, Shkup,1998

94.) Nazmi Maliqi, Ndikimi i problemeve etnike dhe mbrojtja, Punim seminarik,

Studime posdiplomike, Fakulteti filozofik- Instituti i mbrojtjes, Shkup, 1996

95.) Raport nga këshillimi i ekspertëve të OSBE-së në lidhje me çështjet e

pakicave kombëtare, Zhenev, 1991

96.) Thombery Patrick, Minorites Rights. Human Rights and Internacional law,

Etnic and Racial studies, 1980

97.) Doracak i shkurtw i Konventës evropjane për të drejtat e njeriut. Këshilli i

Evropës

98.) Central European Issues, The transformation of the defense establishment,

means democratic control, civil-militari, relation, defense reform,

Buchurest,1997

99.) North Atlatic Assembly, Economic Committee.Translantic Defence traide an

SHANGING Markets, 1997 Report Brussels

100.) Segmentet kohore të mbrojtjes civile, Univerziteti i hapur.

Buletin i fakultetit të shkencave shoqërore, Lubjanë 1992.

101.) Kis Ziltra Bashkëpunimi ekonomik. Komiteti Ekonomik, NATO

- Paralmentarët, Barcelona, 1998

102.) Redi Zhrtin, Mbrojtja e pakicave kombëtare në Evropën Qendrore

dhe Lindore, Politika ndërkombëtare, Beograd, nr.1045, 1996

103.) Smit,D. (1993) Bitwen Urgencies and Imposs ibilities. New

Security Architecture for Europe. Security dialogue.

104.) Marko Konovole, Sigurimi në demokraci, Ros-Ros Seminar,

Siguria në Evropën Juglindore, Ohër ,1998

105.) Konferenca e përhershme e organeve vendore dhe rajonale të

pushtetit në Evrop, Evropa, 1992, 2000.

106.) Gullikstad. E (1994) Colective Security Post- Cold War Europe,

Hupi Report

226

Toleranca politike në funksion të paqës

107.) Chaliot Papers, WEN. A regional partner of the united nations

Institut for Security Studies, Paris, 1994

108.) Violeta Petrovska, Beshka, Konfliktet, Fakulteti Filozofik, Shkup,1995

109.) Lidija Georgieva, Mekanizmat për mbajtjen e paqes dhe sigurisë,

Univerziteti “Shën Kirili dhe Metodij”, Fakulteti filozofik,

Shkup, 1997

110.) Pande Lazarevski, Politika i strategija, List, Shkup, 1995

111.) Mirjana Naçevska, Shteti Juridik, List, Shkup, 1995

112.) NATO Enlargement And Central Europe, Vashington, 1996

113.) Gani Bobi, Pardoksi kulturor, Dugagjini, Pejë, 1997

114.) Shoqata shqiptare e Atlantikut, Të kontribuojmë për një paqe të

qëndrueshme në Balkan, Tiranë, 1997

227

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!