22.11.2014 Views

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

Mars 2012 - Gazeta "Korça"

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

„Kur merr PUSHTETIN, mos mblidh rreth vehtes njerëz të këqinj dhe të paaftë,

se për tërë dështimet do të akuzojnë Ty.“

SOLONI

Numri i parë i Gazetës “Korca”

dhjetor 1992

Ferma e

bletëve

”MORAVA”

Cel:0692099013

2

0

1

2

Nëse një shoqëri demokratike nuk ndihmon

shumicën, që janë të varfërit, nuk mund të shpëtojë

pakicën që janë të pasurit.

J.F.Kenedy-Ish President i SHBA

Gazetë e pavarur: Social patriotike, letrare, kulturore-artistike, satirike, humoristike, sportive.

e përmuajshme

Nr. 191 mars 2012 Çmimi 30 lekë 1 Euro

e-mail gazetakorca@yahoo.co.uk Internet:www.gazeta-korca.com

Për nivelin e taksave dhe

tarifave vendore dhe

administrimin e tyre në qytetin

e Korçës, si dhe penalitetet për

shkeljet, apo kundravajtjet administrative

Bashkia Korçë

PAKETA

FISKALE

fq 6 - 7

NJË TË DIELË NË MUZEUN E

ARTIT NË WORCESTER, MA

fq 4

Nga Julia GJIKA - SHBA

“GRINATA”,

vëllim me tregime nga

Istref HAXHILLARI,

në një promovim interesant në

Pogradec

Bashkia Korçë, Bibloteka “Thimi Mitko”

Me rastin e Ditës së “Shën Valentinit”

EDHE QIEJTË MËKATOJNË

Spektakël me krijimtarinë e poetit

Skënder RUSI fq 8

Foto - Lajm

Libra të rinj Urdhëroni dhe ju që jeni në çati!

Himni i FLAMURIT

u “CELEBRUA” zyrtarisht më 1912

nga Qeveria e Ismail Qemalit

fq 2 - 3

Ofertë shitje APARTAMENTI

- Shitet një APARTAMENT BANIMI,

që ndodhet në objektin

“City Center”, Korçë.

Apartamenti ka një sipërfaqe

prej 120m², kati i pestë.

Aleks

Stavre

Drenova

(ASDRENI)

Apartamenti ka ballkon, verandë,

garazhd, ashensor dhe është i pajisur

me të gjitha ORENDITË e nevojshme.

Apartamenti ka pamje nga lulishtja.

Çmimi është shumë i leverdisshëm.

Kontakt Cel: +(355) 68 204 00 71

Jeni të MIRËPRITUR!

AMERIKA NJË ËNDËRR,

SOT REALITET…

Nga Prof. asc. dr.

Eqerem MEÇOLLARI

fq 10 - 11

MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE

E KORÇËS, PIONIERE E ARSIMIT

TONË KOMBËTAR

Nga Prof.asc.dr.

Bashkim JAHOLLARI

SPIRIDHON TASI ILO

Nga Nedai THËLLIMI

fq 5

fq 9

SOLIDARITETI MPOSHTI

DIMRIN E EGËR DHE TË

ACARTË

fq 12

2 -Korça- mars 2012

Himni i FLAMURIT u “CELEBRUA” zyrtarisht

Asdreni

-Bie borë, bie borë…

-Është një ditë fund shkurti.

-Bardhësia e akullt si një pelerinë gjigande ka mbuluar gjithçka në këtë dimër të ashpër, të acartë, që

nuk ishte parë, prej shumë e shumë vitesh. Makina me zinxhirët e rrotave dërmon nën peshën e saj dhe

të hekurit në mënyrë të pamëshirshme shtresën e trashë të akullit të kristaltë. Nga xhamat e makinës

shoh nën qiellin gri një tufë pëllumbash, që çajnë me krahët e tyre në mënyrë stoike ajrin që i pret si me

thikë me të ftohtin e tij të hidhur. Disa trumcakë hidhen pupthi sa nga një pemë në tjetrën të uritur, duke

cicëruar me zë të mekur, zbresin poshtë, sa shohin ndonjë vuratë tokë të pambuluar nga dëbora, për të

gjetur ushqimin e tyre në këtë acar të pamëshirshëm.

-Ja dhe Drenova, me tradita, histori, këngë dashurie dhe manat të cilat duken si umbrella të mëdhaja, të

bardha, ngarkuar me dëborën e rëndë, të ftohtë… Në krah të majtë shkolla 9-vjeçare, më tutje mes

dëborës, në qendër të fshatit, në krah të djathtë ngrihej si një “orakull” busti i poetit të “Hymnit të

Flamurit”, Alek Stavre Drenova (Asdreni) dhe mua më ushtuan në veshë si kushtrim vargjet dhe

marshi muzikor…-Shoferi Ladi, sikur të më kish kuptuar ndaloi makinën dhe unë dola e qëndrova para

“Asdrenit” në respekt të tij si i ngurosur, sa në subkoshiencë mbaroi himni, që kish hipnotizuar të gjithë

qënien time, duke përpëlitur buzët…

-Hyra në lokalin më të afërt dhe u ula në një tavolinë afër

oxhakut që flakëronte nga kërcunjtë e dushkut, që digjeshin

me furi, në këtë ditë dimri të acartë fund shkurti.

-Porosita një gotë raki mani, që kamarieri e solli në çast dhe

ma vuri përpara. Lëngu brenda gotës kishte ngjyrë të gjelbër

të hapur, e cila vinte nga gjethja e manit, që mjeshtërit e

nxjerrjes së rakisë ja hidhnin mbas distilimit, duke e bërë

rakinë e manit një nga rakitë e veçanta, më cilësore dhe më të

dëshiruarën në Ballkan, por jo vetëm në të. Sipër lëngut jeshil

në gotë kish një shirit sumbullash që tregonte se rakia ishte

mbi 21 gradë. Ngrita gotën, e kapërdiva një gllënjkë, e cila u

rrukullis vrullshëm në gurmaz dhe më nxehu si me magji trupin

e ftohtë, pastaj hapa çantën, nxorra bllokun e fillova të

shkruaj i përhumbur, duke ngacmuar kujtesën, nga ato dijeni

që kisha akumuluar në vite, për jetën, veprimtarinë patriotike

dhe poezitë e bukura të mjeshtrit të madh të vargut.

Aleks Stavre Drenova, këtij biri të këtij fshati, që nuk e

harroi kurrë vendlindjen, që malli e meraku për Atdheun ja

përvëlonte shpirtin e tij e bëri të shtegëtojë kur ishte në

Rumani, siç bëjnë dallëndyshet, disa herë, e të marrë rrugën e

gjatë për të ardhur në Shqipëri – Korçë – Drenovë…

-Aleks Stavre Drenova, i njohur me pseudonimin Asdreni,

lindi në Drenovë më 11 prill 1872. I jati Stavri Thimiu

ishte nga fshati Stratobërdë, i cili u martua me një çupë nga

Drenova, që quhej Prashqevi. Nga kjo martesë lindën tre

djem, Aleksi ishte më i vogli. Gjendja e vështirë

ekonomike i detyroi të dy djemtë e mëdhenj të Stavrit

të emigronin në Rumani dhe të vendoseshin në

kryeqytetin e tij, në Bukuresht. I jati, Stavri, e

regjistroi të birin në shkollën fillore të Drenovës, pastaj

Aleksi vazhdoi gjimnazin e Korçës. Djali njomëzak, që në

moshë të njomë ndjen hidhërimin e madh, që kur ishte

në shkollën fillore të fshatit të tij, i vdes e ëma

Prashqevia, duke përjetuar tronditjen e tij të parë

shpirtërore, ndërsa goditjen e dytë “shkatërruese” e

mori kur ishte në gjimnazin e Korçës, mbasi i vdes i

jati, Stavri, duke mbetur kështu jetim.

-Në moshën 13-vjeçare në vitin 1885, largohet nga

Korça, nëpërmjet shumë peripecive emigron në

Himni i FLAMURIT

Varianti i 1908-ës

Rreth flamurit të përbashkuar

Me një dëshir’ e një qëllim,

Të gjith’ atij duk’ iu betuar

Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet

Që është lindur

tradhëtor,

Kush është burrë nuk

frikohet,

Po vdes, po vdes si një

dëshmor!

Në dorë armët do t’i

mbajmë

Të mbrojm atdhenë më

çdo kënd,

Të drejtat tona ne s’i

ndajmë;

Këtu armiqtë s’kanë

vënd.

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmbi

dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,

Te ty betohemi këtu,

Për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,

Për nder’ edhe lavdimn’ e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet

Atdheut kush iu bë theror;

Për jet’ ay do të kujtohet

Mi dhet, mi dhet si një shënjtor!

Rumani e vendoset në Bukuresht, ku ishin e dy

vëllezërit e tij më të mëdhenj dhe fillon punë si çirak në

një ëmbëltore.

-Malli për Atdheun bëri që të shtegëtojë nëpërmjet një

rruge të gjatë e të mundimshme në qershor 1889, duke

ndjekur internarin Bukuresht - Kostancë - Stamboll, e

mbërrin në korrik në Korçë, ku më 7 mars 1887 ish

çelur shkolla e parë shqipe, që aq bukur i këndoi

Naimi. Kthehet përsëri nga kish ardhur, e mbërrin në

Kostancë e pastaj në Bukuresht.

-Më 1901 fillon veprimtarinë krijuese, duke

bashkëpunuar me revistën “Albania”, e cila botohej

shqip - fërngjisht fillimisht në Bruksel e pastaj në

Londër, duke lidhur miqësi me drejtorin e kësaj

reviste Faik Konica e duke shkëmbyer

letra me të…

-Poeti vihet në shërbim të Atdheut.

-Kështu ai vjen për herë të dytë në Atdhe.

-Asdreni krijon një miqësi me poetin Lasgush

Poradeci (pseudonim) Llazar Gusho.

-Në vitin 1922 emërohet sekretar i parë në

konsullatën e nderit në Rumani, ku disa herë

pushohet dhe emërohet përsëri?!...

-Më 21 nëntor 1937, niset nga Bukureshti me internarin:

-Varshavë, hyn në kufirin jugosllav e pastaj në Tiranë,

takon Lasgush Poradecin, i cili në vitin 1933 kish

botuar librin me poezi “Vallja e yjeve”. Në albumin

turistik: “Dardha” botuar në Kostancë të Rumanisë

më 1938, në tipografinë “Albania” nën kujdesin e

Mitrush Kutelit gjejmë të botuar dy poezi për

Dardhën, njëra e Asdrenit, e tjetra e Lasgushit.

-Asdreni ka qenë kundër ndërimit të emrit nga

Dardhë në Thanëz.

-Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në mjerim…

-Vdiq në 11 dhjetor 1947, në një spital të

Bukureshtit nga mushkëritë. Vdiq poeti (të njohurit

e tij lexojnë lajmin mbi vdekjen e Asdrenit,

nëpërmjet gazetës rumune “Universal”) duke lënë

testament poezitë e tij, atdhetarizmin, modestinë,

flijimin për të mirën e përgjithshme. Vdiq poeti i

dashurisë, martir i moralit idealist…

3

-K o r ç a-

mars 2012

më 1912 nga Qeveria e Ismail Qemalit

Malli i atdheut

Zoçka të bukura, larg që fluturoni,

ju që të vrapuara erën e trazoni,

thoni më vallë asaj udhe tek shkuat,

në mallet e Shqipërisë nuk qëndruat?

…Omoj ti me sy të zij

Q’i ke buzët si qershi

Fal m’a dorën e mos ri

Se po s’ardhe do të vij!

Ndë buzët ngjyrën e qershijve

Ndë syt’ të kaltrin e qiellit,

Ndë lesht’ të verdhin e kallinjve;

Fytyr’ e saj si drita e diellit,

Dhe trupi hiri i perëndijve.

…Ajo ngjyrë nd’ato fletë

Është shpresa që tregon

Një të ardhme që ëndërron

Është flamuri ynë vetë që valon!

Shkollimi i mëtejshëm

-Asdreni u regjistrua në Akademinë tregëtare të

Bukureshtit si dëgjonjës i kursit të administratës,

të cilën e mbaroi, pastaj regjistrohet në Fakultetin

e Shkencave Politike për diplomaci, e administratë.

-Filloi të shkruante poezi dhe publicistikë

-”Ëndrra e lot” 1912

-Dëshirat e popullit për drejtësi shoqërore

Përmbledhjet

“Rreze dielli” 1904, Bukuresht

“Ëndrra e lot” 1912, Bukuresht

“Psallme muzgu” 1930, Bukuresht

Vjersha të botuara në gazeta e revista, vjersha të

pabotuara

Artikuj dhe proza të botuara

Artikuj dhe proza të pabotuara

Proza të përkthyera

-Vetëm edhe për këtë fakt, Asdreni duhet

vlerësuar maksimalisht.

Më 1908, Asdreni me muzikë të kompozitorit

rumun, Ciprian Porumbeska himni i krijuar nga

Asdreni si këngë simbolike zyrtare e popullit

shqiptar nga Qeveria e Ismail Qemalit në vitin

1912. Pra,sivjet si Himni kombëtar mbush 100 vjet.

Drenova

Kryetarin e komunës Z. Flamur Sala e

gjetëm në mbledhjen e emergjencës me

kryepleqtë e fshatrave: Drenovë, Mborje,

Boboshticë, Moravë, Zapet, Dardhë, Qatrom,

Ravonik, Turan si dhe me drejtorët e

shkollave dhe stafin administrative të

Komunës.

Z. Flamur Sala

Kryetari i komunës, Drenovë

-Dimri i ashpër, i acartë i sivjetëm, me dëborë,

ngrica, tufan dhe të ftohtë disa gradë nën zero, që

s’mbahej mend prej shumë e shumë kohë më parë

të thonë të moshuarit, kërkon një metodë dhe

organizim specifik, shqetësim të vazhdueshëm

për ti paraprirë të papriturave kapriçoze të motit

të egër.

-Gjatë kësaj periudhe të veçantë, por edhe

gjithnjë, Flamuri i qëndron punës në kokë dhe

del me sukses, prandaj dhe e respektojnë dhe

zgjedhësit i kanë dhënë votën tre herë për

kryetar komune.

-Ulemi në zyrën e tij dhe bisedojmë shtruar.

-Ai na tregon, se mbasi merr shqetësimet e hallet

që kanë, sipas fshatrave nga përfaqësuesit e

pushtetit vendor të komunës, drejtuesit e

institucioneve arsimore, shëndetësore, por dhe

nga takimet fshat më fshat, ai merr masa të

shpejta dhe efikase, që çdo gjë të zgjidhet në

kohën optimale.

-Kështu thotë kryetari i komunës Flamur Sala,

në dispozicion të shkollave do të vemë 20%

(Himni i flamurit

këtë vit mbush 100 vjet)

më shumë të sasisë së druve të zjarrit të

planifikuar, që mësimi të vazhdojë rregullisht.

Borëpastrueset punojnë 24 orë rrjesht për të

mos pasur bllokim të rrugëve të fshatrave të

komunës, rrjedhimisht po kështu me ujin, i

cili ngrin në tubat, shërbimin shëndetësor,

njerëzit në nevojë e të tjera…

-Nën juridiksioninn tonë është dhe fshati

turistik i Dardhës, ne jemi munduar që të mos

bllokohet. Flamuri nuk nguron të thotë i

shqetësuar një “ngërç” artificial që është

krijuar prej disa vitesh, që ka të bëjë me

rrugën Drenovë - Dardhë, e cila është

klasifikuar gabimisht si rrugë nacionale, e që

nuk na lejon ne të veprojmë, megjithatë nuk

kemi ndenjur duarlidhur.

-Ligji organik Nr. 8652, për pushtetin vendor

shprehet, se rrugët midis fshatrave të

komunës, janë rrugë rurale. Ne i jemi

drejtuar dhe instancave qëndrore për ta

zgjidhur këtë problem dhe me siguri do

zgjidhet…

-E pyesim Flamurin, se ky vit është jubilar,

viti i shpalljes së pavarsisë…

-Ai nuk na le t’a mbarojmë frazën pyetësore, për

të cilën edhe kemi ardhur, por menjëherë të

përgjigjet në mënyrë elokuente: -Fshati

Drenovë është vendlindja e poetit të shquar,

atdhetarit Aleks Stavre Drenova, Asdrenit,

krijuesit të Himnit të flamurit.

-Për këtë edhe në kuadrin e festës së

pavarsisë, kemi hartuar një program ku hynë:

- krijimi i Muzeut “Asdreni” në qendrën

kulturore-sociale, që e rikonstrukturuam

para dy vjetëve, aty ku ngrihet busti i poetit

në mes të fshatit do të ngrihet një lulishte

bashkëkohore, me një ndriçim të veçantë,

gjithashtu do të ketë dhe një aktivitet jubilar,

studimor, letrar dhe artistik, për jetën e

veprën e birit tonë të Drenovës, poetit dhe

atdhetarit, dy pasionet e dëshirat e tij, që i

kushtoi jetën Aleks Stavre Drenova,

“Asdreni”. Do ti bëjmë ashtu siç i do nderi i

kësaj figure, të Drenovës, por jo vetëm i

asaj…

Vehbi FURXHI

4

-K o r ç a-

mars 2012

NJË TË DIELË NË MUZEUN E ARTIT NË WORCESTER, MA

Nga Julia GJIKA (SHBA)

Muzeu i Artit ne Worcester MA. bën herë pas here ekspozita me

krijime të talenteve të reja nga shkollat e qytetit. Në datën 5 Shkurt

të vitit që sa kemi hyrë, u hap ekspozita dhe u ndanë cmimet për

fituesit e konkurimit, që kish filluar qysh në tetor 2011. Morën

pjesë mijra nxënës nga 35 shkolla të Worcester-it dhe një nga

Leominster MA. Kriteri i vlerësimit ishte: më të mirat artistikisht

dhe me origjinalitet. Gjithsej u shpallën fitues 30 nxënës. Ishin

nga klasat e IV, V dhe VI. Midis fituesve ishin dhe dy vajza

shqptaro-amerikane: Nikola Duka dhe Myhrida Kamberi, të

cilat u vlerësuan me cmimin e tretë, të dyja kishin punuar së bashku

në grup për temën Essey & Art contest. Nikola kishte shkruar

essenë, Myhrida pikturën. Te dyja janë bija prindërish shqiptarë,

ardhur pas 1990, të dyja kanë lindur në Amerikë dhjetë vjet më

parë, Nikola më 3 janar e Myhrida më 3 prill 2002. Pyetja që do të

përgjigjeshin në Essey & Art Contest ishte: Mbasi keni lexuar

reth Rev. Martin Luther King’s Jr, kundra dhunës, si të

parandalojmë kontradiktat, si do të luftonit me fjalë dhe fizikisht

në botë, në shkollë, me komshinjtë, apo në shtëpi? Përgjigjet e

nxënësve fitues u ekspozuan të dielën me 5 Shkurt 2012, në

ambjentet e Muzeut të Artit,. ku u bë edhe ceremonia e

shpërndarjes së cmimeve, Ky aktivitet u përshëndet nga

Drejtoresha e Departamentit të Artit dhe zëvendesja e saj, që

shpërndau certifikatat me këtë motivacion, që po e japim të

përkthyer shqip;

MUZEU I ARTIT NË WORCESTER ÇERTEFIKATË PËR

NIKOLA DUKA dhe MYHRIDA KAMBERI,

që kanë krijuar një punim arti të cilësisë së lartë, origjinal dhe

krijues, në konkursin e shkrimit dhe artit

TA MBASH ËNDRRËN GJALLË,

për nder të Rev. Dr Martin Luther King Jr u është dhënë çmimi:

VENDI I TRETË Më 5 Shkurt 2012

Honee A. Hess

Katrina A. Stacy

Drejtoreshe e Edukimit Assistente e Edukimit

Esseja që është dhënë në programin e gjithë shkollave të qytetit,

kap një temë sa të rëndësishme aq aktuale për ditët tona sot, duke

mbajtur gjallë ëndrrën e Martin Luther Kingut Jr., për të edukuar

brezat, që vinë nga të katër anët e botës me kultura krejt të

ndryshme, për të jetuar në harmoni dhe pa ngacmime midis tyre.

Nikola dhe Muhrida janë nxënëse të shkollës FLAG STREET, prej

së cilës fituan cmime 10 nxënës. Nikola dhe Myhrida janë nxënëse

të klasës së katërt, me drejtoreshë shkolle, Sheila Graham dhe

mesuesen e artit Deborah A Aspen. Pra ato ishin midis konkuruesve

më të reja në moshë. Këto dy vajza unë nuk i shikoja për herë të

parë në këtë ceremoni. Ato i kisha parë kur ishin fare të vogla,

katër pesë vjet më parë, kur akoma s’kishin filluar shkollën, por që

të dyja më kishin lënë mbresa me sjelljet dhe ambicjet e tyre.

Myhriden e njoha në mbrëmjen festive të 8 marsit në Kishën

Shqiptare Orthodokse Fjetja e Shën Mërisë në Worcester, ku

kish ardhur me mamanë, gjyshen që ajo e do shumë dhe nusen e

dajës. Më ra në sy përqëndrimi i saj në cdo gjë që ndodhte përreth.

Syrit të saj vëzhgus, karakteristikë kjo për artistin nuk i shpëtoi

një vonesë e dikujt për të sjellë lulet të cilat i përkisnin mamit të

saj në këtë festë. Myhrida menjeherë pyeti: Pse? Duke parë nga

mamaja e vet, si për të thënë: po ty pse nuk po të japin lule? Pastaj

hodhi sytë tek z.-nja Diana Progri që ndante lulet, sikur të kërkonte

prej saj përgjigjen. Lulet për mamin e saj mbritën me pak vonesë.

Atë mbrëmje mësova se Myhrida trashegonte emrin e gjyshes

(nga i jati), të ndjerës Myhrida Kamberi. Nikolën e takuam në ditë

Krishtlindjesh. Ishte 6 vjec dhe na cuditi kur më tha: Unë kam shkruar

një libër teta Juli. Entela, mamaja e saj qeshi, Po c’libër, ja shkruan

historira nëpër fletë, biseda me shoqet dhe pastaj i lidh, u ve vetë

ndonjë kapak të bukur dhe i pagëzon me tituj. Ka dëshirë të shkruajë.

Ne kërkuam të shihnim librin e saj dhe ajo na solli një dosje plot me

fletë të mbushura me shkrimin e vet të bukur. Për herë të parë kur

nuk ishte as pesë vjece, në pre-school, shkrojti tregimin e parë.

Historia ishte për një krimb që shkoi të luante në shtëpia e shoqes

së saj dhe tregonte c’farë lodra luajtën dhe si e kaluan ditën. Nikola

nuk dinte akoma të shkruante as anglisht as shqip Ajo e thoshte

tregimin dhe mesuesja që u mësonte shqip në shkolla shqipe pranë

kishës Fjetja e Shën Marisë, e shkroi duke vënë emrin e Nikolës në

krye të faqes si autorja e tregimit. Kur Nikola ishte në klasën e dytë

mori nga shkolla cmimin Exellence in writing për një shkrim që

kishte hartuar për constelacionin e saj. Po atë vit krijoi vjershën e

parë Fall (Vjeshtë). Sivjet ajo ka krijuar vargjet për dy këngë, me

idetë e projekteve që u jep mësuesja për extra credit. Nikolës i pëlqen

natyra, të katër stinët e saj. Shkrimet e saj Pranvera, Një ditë në

pyll, Marshimi, janë në ‘bordin’ e shkollës, këndi në korridorin e

shkollës, ku vendosen krijimet më të mira. Myhrida ka qënë tre vjec

kur filloi të vizatonte dhe të ngjyroste figura të ndryshme. Në moshën

katër vjec, kur ishte në para-shkollë, vizatimi i saj u zgjodh më i miri

ndërmjet gjithë moshatareve. Vizatimi ishte me temë Familja dhe

ishte pjesërisht dhe problem matematikor. Vizatimin, pikturën e ka

me shumë passion – thotë e ëma Ariana, të cilën sot e rethojnë dhe

dy vajzat më të vogla. Ato kanë ardhur të gëzohen për motrën e

madhe..Kudo që shkojmë, vazhdon bisedën Ariana, në udhetime të

gjata, apo të shurtëra, ajo nuk harron të marë dosjen e vizatimeve,

kërkon që kujtimet t’i hedhë në letër, për t’i patur të gjalla. Gjatë

sezonit të verës 2011, Myhrida u aktivizua në Worcester Art Muzeum

dhe një nga vizatimet e saj Lulja dhe Flutura qëndroi gati dy javë e

ekspozuar në ambjentet e Muzeut. Luan shumë bukur në piano,

aktivizohet në not, basketboll, i pëlqejnë librat, lexon ato me tema

aventurash dhe fantazi të bazuara në realitet. Lënda e saj e preferuar

është matematika. I pëlqen natyra dhe dëshiron të shpenzojë kohë

në det dhe liqen, sidomos në verë. Në shkollë cdo vit është me

rezultate të shkëlqyera, të gjitha A. Ka fatin të ritet me gjyshe, nga

gjyshja mësoi mirë shqipen, prinderit drejtojne nje kanal televiziv

ne shqip, Arben Kamberi eshte i ati, me profesion arkitekt, si duket

“dardha ka rënë nën dardhë”. Shqipja këndon në shtëpinë e tyre,

këndon në buzët e Myhrides. Gjyshja e ëmbël, afrohet gjithë gëzim

dhe emocion, nxjer nga canta një dhuratë të vogël, një varse të

vogël floriri dhe duke ia varrur në qafë thotë: Të më kujtojë, dhuratë

për punën e saj , kështu na nderoftë gjithnje, bija e nënës, floriri i

nënës; dhe e puth në ballë. Myhrides i qesh e gjith fytyra

rrumbullake, i qeshin sytë e bukur dhe shtrengon tufën me

karafila, që nuk ja ndron pozicionin, e ka vënë aty pranë zemrës,

në krah të majtë, aty ku mban gjithë të dashurit e saj qe sot

kanë ardhur për të. I kam mësuar shtizat - thotë gjyshe

Sheqerja, vërtet asaj i pëlqen arti, i pëlqen matematika, por

femra si thonë duhet të mbajë pranë edhe gjelpërën edhe

shtizat, duhet t’i dije, jo cdo gjë blihet, pastaj dua ta afroj me

traditën tonë, të kuptojë si i ritëm ne fëmijet me skamje, por me

pe e gjelpërë dhe shtizat e mundnim skamjen. Jam e gëzuar se

i shijon gatimet shqiptare, sidomos ato që i gatuaj unë. Kur

jemi të lira si unë , si ajo, ulemi në një kend të dhomës dhe

punojmë bashkë, ajo dhe mbesat e tjera më kanë bërë të

kapërxej mallin që kam për vendin tonë. Sot jam rinuar, kur

mendoj kaq e vogël, kaq e nderuar. Ta lumsha moj Amerike,

c’gëzim u jep zemrave tona të vuajtura. Gjyshe Sheqerja sic ka

emrin është e tëra, e ëmbël e dashur, e respektuar, mbi të gjitha

e bekuar me shumë pasardhës. Sa ndryshim, tani, pas katëpesë

vjetësh i shoh këto vogëlushe më të rritura, më të bukura

dhe kaq të mencura, fituese për punët e tyre. Nuk cuditem.

Punimet janë ekspozuar përgjatë një koridori gjithë dritë, më

sjell në përfytyrimin tim inagurimin e rrugës së tyre të gjatë të

sukseseve, që shkon drejt me njerëz që i duartrokasin dhe

them me vehte : është rruga e hapur për këto dy vogëlushe që

fati i solli në vendin e mundësive të mëdha e ato e kanë filluar

mbarë, për të kapur ëndrrën amerikane. Të ardhura në jetë nga

prindër intelektualë që kujdesen pa u imponuar vullnetin e

tyre, por vetëm sa për kujdesje që ambicjet e tyre të ecin në

shtrat të drejtë, pa ua deformuar fantazinë e tyre, fuqinë

krijuese. Kështu ato erdhën deri këtu e do të shkojnë më

përpara. Nikola për të refyer me shkrim emocione dhe mendime,

Myhrida për t’u shprehur me ngjyra të gjalla, të gëzuara,

optimiste…Të gjithë të ftuarit, të afërmit, miq, artdashës të

qytetit zënë vend në sallën e madhe. Karriget nuk mjaftojnë

dhe nuk ka më vend ku të vendosen. Në krye të sallës,

drejtoresha i fton shumë nxenës të ulen në karpet e të dëgjojnë

suksesin e shoqeve dhe shokëve të tyre, shumë të tjerë mbetën

në këmbë...Organizatorja u therret emrat dhe i fton një nga një

fituesit, shumica vajza, dhe u shpërndan certifikatat e

vlerësimeve. Kur u erdhi radha Nikolës dhe Myhrides, ne u

ngritëm në këmbë, nuk ngopeshim duke i parë ato pranë

mikrofonit, me certifikata nv duar, salla qeshte e duartrokiste.

Ato, si dy ëngjëj buzëqeshnin e na shikonin plot gëzim.

Prindërit ishin të emocionuar dhe krenarë. Fotografi në grup,

të gjithë fituesave, pastaj përsëri në koridor ku ishin vendosur

punimet, fotografi pranë tyre, biseda të shkëputura: Në korridor

Nikola është rethuar nga daja i të jatit dhe nusja e tij Irena. Ata

kanë ardhur nga larg nga shteti Connecticatt, për të marë

pjesë në këtë gëzim, e përqafojnë e urojnë, dalin së bashku në

fotografi, ndjehen krenare për mbesën e tyre, po ashtu Nadja,

shoqja që ka shtepinë afër me Nikolën e përqafon dhe uron

komshien e dashur. Ato duar dhe ato mendje të vogla sot

kënaqën gjithë atë publik artdashës. Sot ato nderuan jo vetëm

vehten, shkollën, prindërit, mësuesit, miqtë, por edhe

Shqiperinë, ku mezi po presin për të shkuar në verë. Aty do të

tregojnë përvojën e tyre amerikane të afërmve. Nikola ka shumë

per t’i treguar gjyshes (nga mamaja) që ka në Korce, (gjyshërit

nga babi i ka ketu) dhe farë e fisin e dy prindërve. Myhridja

është shumë e apasionuar të mësojë për Shqiperinë, rrënjët e

familjeve, sidomos për Beratin e Tiranen, ku ka të afërm që e

presin me mall e dashuri. Ne s’na mbetet gjë tjetër vec t’u

urojmë shëndet e jetë këtyre dy nxënësve të shkëlqyera në

shkollë dhe jashtë saj .Suksese të reja, në rrugën e gjatë, të

vështirë, të bukur të artit, të cilin e kanë filluar me përkushtim.

5

-K o r ç a-

mars 2012

MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE

E KORÇËS, PIONIERE E ARSIMIT TONË KOMBËTAR

Nga Prof.asc.dr.

BASHKIM JAHOLLARI

-Në çdo rast, që

festojmë ditën e 7 marsit,

ne i drejtohemi historisë, e

cila na kujton se, para 125

vitesh më parë u çel në

qytetin tonë Mësonjëtorja

e Parë Shqipe, duke u kurorëzuar

kështu me sukses

një nga detyrat kryesore të

lëvizjes sonë kombëtare,

ajo e përhapjes së arsimit

në gjuhën amtare.

-Kjo detyrë doli

veçanërisht në plan të parë

në 20 vjetët e fundit të

shek.XIX, sepse pas shtypjes

së Lidhjes Shqiptare

të Prizrenit, në vendin tonë

mori përhapje të gjerë arsimi

në gjuhë të huaj, çka

pengonte rritjen e ndërgjegjes

kombëtare të shqiptarëve.

Duke gjetur përkrahje

të gjerë në popull, lëvizja

për shkollën shqipe përfshiu

të gjitha trevat e vendit

tonë dhe u shëndrua në

pjesë përbërëse të luftës

së shqiptarëve për çlirimin

e tyre kombëtar.Kjo lëvizje

ndihej e fuqishme edhe në

Korçë, e cila ishte një qendë

e rëndësishme dhe konsiderohej

“qyteti i dytë i

Vilajetit të Manastirit”,

nëpër të cilën kalonin rrugët

tregtare që bashkonin Manastiri

me viset perëndimore

të Vilajetit.

-Duke mos u pajtuar

me gjendjen e krijuar,

popullsia korçare mbështeti

fuqishëm patriotët e vet,

në përpjekjet e bëra për

përhapjen e arsimit shqip.

Arritje e rëndësishme ishte

krijimi në Korçë, në vitin

1885 i “Komitetit të

Fshehtë Kombëtar”, me

detyrë kryesore krijimin e

kushteve të nevojshme për

çeljen e shkollës shqipe.

Për këtë qëllim, krahas

mbështetjes së masave arsimdashëse

korçare, komiteti

siguroi dhe lidhje të

ngushta me patriotët brenda

dhe jashtë vendit.Vetë patrio

ti Thimi Marko, një nga

veprimtarët më të dalluar të

këtij komiteti, në një letër të

tij, në fillim të vitit 1887

shkruante:“Unë nuk rri

natë e ditë, duke u përpjekur

për të shenjëtruarën

punë, këmbej kartëra me

shumë mëmëdhetarë të

mirë e të urtë në Egjipt,

Stamboll, Manastir e Gjirokastër,

të cilët na lavdërojnë

dhe përpiqen për t’u

ngjallë gjuha shqipe”.

Përpjekjet e patriotëve korçarë

dhe atyre jashtë vendit,

veçanërisht të patriotëve të

Bukureshtit dhe Stambollit,

midis të cilëve u dalluan vëllezërit

Sami e Naim Frashëri,

dhanë rezultatin e dëshiruar,kur

në 7 Mars 1887

u çel “Mësonjëtorja shqipe”

në Korçë. Një ditë pas

kësaj ngjarjeje të shënuar,patriotët

e Korçës iu shkruanin

shokëve të tyre të Bukureshtit:“dëshira

jonë u plotësua,

shkolla shqipe u hap, druri

që vumë në dhet, këtu e

dy vjet, sot lulëzoj dhe dha

pemët e ëmbla”.

Çelja e Mësonjëtores

shënonte një moment me

rëndësi në përpjekjet e popullit

tonë, për të krijuar

shkollën e vet kombëtare. Në

fillim shkolla kishte katër

klasa,përveç klasës përgatitore.

Numri i nxënësve të

shkollës erdhi duke u rritur.

Shumica e këtyre nxënësve

braktisnin shkollat në gjuhë të

huaja, që ndiqnin deri atëhere

dhe regjistroheshin në

shkollën shqip. Tre muaj pas

çeljes së shkollës, numri i

nxënësve në të arriti në 60

vetë, kurse vitin e dytë shkolla

kishte 200 nxënës.

-Mësonjtorja shqipe

e Korçës nuk ishte

thjesht një arritje arsimore,

por edhe një akt me

Mësonjëtorja e parë shqipe

7 mars 1887

vlera të mëdha politike. Në

këtë kuadër shkolla kishte si

detyrë që nëpërmjet përhapjes

së gjuhës shqipe të ndihmonte

në zgjimin e ndërgjegjes

kombëtare, në rritjen e përpjekjeve

të shqiptarëve për

autonomi. Për këtë arsye rilindasit

u përpoqën që qysh

në fillim “Mësonjtorja”, të paraqitej

me një fizionomi kombëtare

dhe njëkohësisht të

shndërrohej në një model për

shkollat shqiptare që do të

ngriheshin në vend. Nga struktura

dhe përmbajtja e mësimit:

“Mësonjtorja” ishte një

shkollë e përparuar. Veprimtaria

e saj përshkruhej

nga fryma patriotike, nga

dëshira për dije dhe edukata

e punës.

-Duke mësuar në të

nxënës të të dy besimeve fetare

dhe nga të gjitha shtresat

e popullsisë, shkolla kultivonte

tek ata ndjenjën e

atdhedashurisë. Mjaft prej

tyre që mbaruan këtë shkollë

u bënë veprimtarë të lëvizjes

kombëtare, duke punuar për

të çuar përpara çëshjten e arsimit

shqip dhe më pas luftuan

me armë për pavarësinë e

vendit. Në punën e vet mbi

baza patriotike e laike shkolla

udhëhiqej nga parimi i vënies

së kombësisë mbi fenë,që para

së gjithash nxënësit të përgatiteshin

si shqiptarë e pastaj

si qytetarë.

-Tekstet e përdorura

në shkollë si abetarja e

gramatika e Sami Frashërit,

aritmetika e Jani Vretos,historia

e Naim Frashërit

etj, si vepra të rilindasve

tanë të shquar, dalloheshin

për frymën e tyre të

shëndoshë dhe përmbajten

patriotike. Nuk ishte e lehtë

për patriotët e mërgimit, që

në kushte të rënda të shtypnin

libra e t’i dërgonin ato në

Shqipëri.

“përkujdesuni të na dërgoni

sa më shpejt 200

abetare dhe këndonjëtore,për

të cilat kemi nevojë

të madhe…” iu shkruanin

patriotët koçarë shokëve të

tyre të Bukureshtit. Pa marrë

parasysh vështirësitë, duke

siguruar kontigjentin e nevojshëm

të librave, patriotët

ndihmuan që shkolla shqipe

të mbahej hapur dhe të përparonte.

-Si rrjedhojë e punës

të palodhur të mësuesve,

mbështetjes së popullsisë

korçare dhe angazhimit serioz

të patriotëve jashtë vendit

shkolla filloi të ecte ashtu

si e kërkonin interesat kombëtare.

Prandaj në letrën e

Sami e Naim Frashërit

dërguar në maj 1887,

shqiptarëve të Bukureshtit

thuhej:“kartat që muarrmë

këtë javë nga Korça

na mësojnë se shkolla

atje vete shumë mbarë”

-Por qysh në lindjen

e saj shkolla hasi në vështirësi

dhe kundërshtarët e luftuan

atë në çdo hap. Por sa të

shumta ishin këto vështirësi,

aq këmbëngulës u treguan

mësuesit e saj, për ta mbajtur

atë të hapur. Duke vënë mbi

gjithçka atdhedashurinë, me

shpirt të lartë sakrifice, këta

mësues e shndërruan shkollën

në vatër të shqiptarizmit, ku

mësohej gjuha amëtare, zgjohej

vetëdija e edukohej krenaria

kombëtare,që i shërbente

vllazërimit dhe bashkimit

të shqiptarëve në luftën e

tyre kundër pushtuesve të

huaj.

-Duke qënë një fitore

e rëndësishme arsimore e

politike e krejt lëvizjes sonë

kombëtare, shkolla shqipe

e Korçës” u bë pishtar dhe

shembull i rrugës së ndjekur

nga rilindasit shqiparë”.

Si e tillë ajo pati ndikimin e

vet jo vetëm në krahinat

përreth Korçës, por në

krejt vendin. Prandaj gazeta

“ Drita” e patriotëve të

mërgimit shkruante: “e

para dritë e cila e zbukuron

Korçën, gëzon edhe

tërë Shqipërinë, iu jep

shpresë tërë mëmëdhetarëve

zemër –djegur..”

-Nën shëmbullim e

“Mësonjëtores së Korçës” u

rrit veprimtaria e popullsisë

dhe patriotëve për të mësuar

e përhapur gjuhën shqipe, në

forma nga më të ndryshmet.

Kështu vetëm 7 ditë pas saj

u çel shkolla shqipe në

qytetin e Pogradecit e cila

në filim kishte 11 nxënës.

-Shkolla shqipe u çelën

në Ersekë e Ohër, si dhe

u shtuan përpjekjet për çeljen

e tyre në krahinat e tjera. Në

23 tetor 1891 në Korçë u

çel shkolla e vashave,e cila

krijonte mundësi për të

marrë arsim në gjuhën

amëtare dhe femra shqiptare,

kusht i domosdoshëm

ky që edhe kjo forcë e madhe

shoqërore të hynte në

rrugën e përparimit. Më 1

shator 1892 u çelën 6

shkolla shqipe në fshatrat

e Vakëfëve dhe një në

Leskovik. Rol të rëndësishëm

për përhapjen e arsimit

shqip në rrethin e Kolonjës,

luajti Petro Nini Luarasi,

i cili krahas punës si mësues,

shpërndante falas edhe

librat shqip të dërguar nga

shoqëria shqiptare e Bukureshtit.

Kjo bëri të mundur

që për pak kohë një numur

i konsiderushëm i banorëve

të Kolonjës dhe fshatrave

të Vakëfeve të mësonin

shkrim e këndim shqip.

-Përhapja që mori

në vendin tonë, mësimi i

gjuhës amtare pas çeljes së

Mësonjtores shqipe të Kor

çës, tregonte dëshirën e

madhe të shqiptarëve dhe

njëkohësisht se,ishin hedhur

hapat e para në realizimin

e njërës prej detyrave

thelbësore të lëvizjes

sonë kombëtare.Por që

kjo detyrë të thellonte përmasat

në të ardhmen, Korça

luajti rol të rëndësishëm

duke ndihmuar

“qytetet e krahinat e tjera

jo vetëm me shembullin

e vet,por konkretisht

edhe me librat shkollore

e me udhëzimet e

nevojshme”

-”Mësonjëtorja

shqipe” e Korçës, punoi

pa ndërprerje për 15

vjet, duke u mbyllur në

qershor 1902. Ndonëse

në kushte të vështira,të krijuara

nga kundërshtarët e

saj,me mjete të pakta financiare

e me një numër të

kufizuar mësuesish, ajo

mundi të mbijetojë për këtë

periudhë kohore.Kjo ndodhi,sepse

atë e mbështeti

fuqimisht popullsia

arsimdashëse korçare

dhe e ndihmuan në mënyrë

të gjithanshme patriotët

brenda dhe jashtë

vendit. Në këtë mënyrë

“Mësonjëtora e parë”

hyri në histori si pionierja

e arsimit tonë, që dha

ndihmesën e saj për përhapjen

e mësimit shqip

dhe rritjen e ndërgjegjes

kombëtare.

6

-K o r ç a-

mars 2012

Për nivelin e taksave dhe tarifave vendore dhe administrimin e tyre në

qytetin e Korçës, si dhe penalitetet për shkeljet, apo kundravajtjet administrative

A.TAKSAT VENDORE

Llojet, baza tatimore, kategorizimet dhe nënkategorizimet, këstet e pagimit, koha e kryerjes

së tyre dhe agjenti tatimor.

1.TAKSA VENDORE MBI BIZNESIN E VOGËL.

-Taksa vendore mbi biznesin e vogël llogaritet si detyrim vjetor i taksapaguesit, qoftë ky subjekt

fizik apo juridik, vendas apo i huaj, që realizon një të ardhur bruto vjetore (qarkullim) më të vogël

apo të barabartë me 8.000.000 lekë.

-Taksa paguhet në katër këste të barabarta. Kësti i parë paguhet brenda datës 20 Prill. Kësti i dytë

jo më vonë se data 20 Korrik, kësti i tretë jo më vonë se data 20 Tetor dhe kësti i fundit jo më vonë

se data 20 Janar e vitit të ardhshëm fiskal.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës vendore mbi biznesin e vogël është Drejtoria e të

Ardhurave pranë Bashkisë Korçë.Kategoritë e bazës dhe nivelet e taksës vendore mbi biznesin

e vogël paraqiten si më poshtë vijojnë:

në mijë lekë

Nr

Xhiro/aktivitet

Deri në

2000

a) Shitje me pakicë :

Çdo njësi tregëtimi bulmet, mish,

peshk.

Çdo njësi tregëtimi fruta – perime,

ushqimore.

Çdo njësi tregëtimi artikuj industriale

(veshje, parfumeri, argjendari, etj)

Bar – Bufe, restorant, pub, diskoteka,

kafe – internet, fast – food, lojra fati,etj

të ngjashme me to.

b) Shitje me shumicë :

Magazina dyqane etj të cilat realizojnë

shitje me shumicë të artikujve që

tregëtojnë.

c) Prodhim :

Përpunim duralumini, metalesh, druri,

tapicerie, letre, kartoni,etj të ngjashme

me to.

Prodhim tulla, tjegulla, blloqe betoni,

furra gëlqereje etj të ngjashme me to.

Prodhime me karakter ushqimor si :

prodhime buke, ëmbëlsirash, mishi,

peshku, bulmeti, pijesh, etj të ngjashme

me to.

Prodhim konfeksionesh etj të ngjashme

me to.

Prodhim përpunim produktesh

farmaceutike etj të ngjashme me to.

d) Shërbime :

Riparimi i artikujve elektro shtepiake,

radio televizorë, frigoriferë, lavatriçe,

magnetofonë, pajisje fonie etj të

ngjashme me to.

Shërbime fotokopimi, sallon bukurie,

autoservise, kurse për makina

(autoshkolla) për traktorë, për

kompjuter e për parukeri, agjensi

doganore, agjensi këmbimi valutor,

agjensi turizmi, motele, pikat e

shërbimit të makinave (autoservis),

parkim i makinave, lavanteritë,

pastrimi kimik, shërbime të rojeve

civile, sallat e lojrave të ndryshme

(gjimnastikë, aerobi, cirqe, kënde

lojrash për fëmijë, pingpong etj) etj

shërbime të ngjashme me shërbimet e

lartpërmendura.

e) Profesione te lira :

Avokat, noter, mjek, mjek laborant,

stomatolog, farmacist, ekonomist

kontabël të miratuar, ekspert kontabël

të autorizuar, mësues, veteriner,

agronom, botues, inxhinier, arkitekt,

projektues, etj profesione të lira të cilat

ushtrohen në njësi fikse apo ambiente

të ndryshme.

Galeritë e artit të piktoreve,

skluptorëve dhe artistëve të tjerë që

prodhojnë dhe tregëtojnë objekte

artistike.

Institucionet jopublike të edukimit

(shkollat, kopshtet apo çerdhet),

shërbimet në klinika të specialiteteve të

ndryshme mjekësore, shërbimet në

loboratorët e diagnostifikimit etj në

rastet kur nuk e kalojnë kufirin e

kalimit në T.V.SH.

f) Ambulant:

Subjekte që nuk kanë vendndodhje

fikse si shitësit e akulloreve, pijeve

freskuese, gazetave, revistave,

bananeve, zbukurimeve artistike,

veshmbathjeve, llustraxhinjve etj të

kësaj natyre

Tregëtia ambulante në tregje publike të

miratuar nga njësia e qeverisjes

vendore dhe tregjet private.

informacion transparencë sensibilizim

2000

3000

3000

4000

4000

5000

5000

6000

6000

7000

7000

8000

27,5 52,8 69,3 85,8 102,3 118,8 135,3

27,5 52,8 69,3 85,8 102,3 118,8 135,3

25,3 49,5 66 82,5 99 115,5 132

22 47,3 63,8 80,3 96,8 113,3 129,8

33 58,3 74,8 91,3 107,8 124,3 140,8

5,5

g) Transport

1) Transport pasagjerësh

Automjet deri 5 vende 19,25 - - - - - -

Automjet 6-9 vende 38,5 - - - - - -

Automjet 10-25 vende 44 - - - - - -

Automjet 26-42 vende 49,5

Automjet mbi 42 vende 52,8

2) Transport Mallrash - - - - - -

Automjet deri 2 tonë 30,8 - - - - - -

Automjet 2-5 tonë 44 - - - - - -

Automjet 5-10 tonë 52,8 - - - - - -

Automjet 10-16 tonë 55 - - - - - -

Automjet mbi 16 tonë 82,5 - - - - - -

3) Transport Ujor

Transport detar brenda vendit 60,5 - - - - - -

Transport në liqene brenda vendit 52,8 - - - - - -

Varka për shëtitje 16,5 - - - - - -

• Për individët studentë të cilët janë diplomuar në vitet 2007, 2008, 2009, 2010, 2011 dhe gjatë

vitit 2012, që do të hapin një aktivitet biznes i vogël në territorin e Bashkisë Korçë, gjatë

periudhës 01.01.2012 – 31.12.2012, për periudhën e vitit 2012 gjatë së cilës do të ushtrojnë

aktivitet, do të paguajnë 30% më pak të taksës vendore të biznesit të vogël.

• Për individët që do të hapin aktivitet me objekt turizmin si Bed & Breakfast, Agjensi

Turistike, autobus turistik – city tour, restorante të mirëfillta si dhe agjensi organizimi

eventesh të ndryshme festive, gjatë periudhës 01.01.2012 – 31.12.2012, për periudhën e

vitit 2012 gjatë së cilës do të ushtrojnë aktivitet, do të paguajnë 30% më pak të taksës

vendore të biznesit të vogël.

• Bizneset që do të hapen në kuadrin e projektit Shërbime Punësimi për të rinjtë (Young

Enterpreneur Service), gjatë periudhës 01.01.2012 – 31.12.2012, për periudhën e vitit 2012

gjatë së cilës do të ushtrojnë aktivitet, do të paguajnë 30% më pak të taksës vendore të

biznesit të vogël.

• Bizneset që do të hapen në kuadrin e projektit të UNICEF – it (personat që janë në skemën

e ndihmës ekonomike dhe do të hapin një aktivitet privat) gjatë periudhës 01.01.2012 –

31.12.2012, për periudhën e vitit 2012 gjatë së cilës do të ushtrojnë aktivitet, do të paguajnë

30% më pak të taksës vendore të biznesit të vogël.

• Subjektet e biznesit të vogël si bare, restorante, internet kafe, butik dhe laborator fotografik,

që bëhen pjesë e projektit PRO STUDENT, për vitin ushtrimor 2012 do të paguajnë 20% më

pak të taksës vendore të biznesit të vogël.

• Subjektet e biznesit të vogël që do të paguajnë të plotë vlerën e detyrimit për taksën vendore

për vitin në vazhdim brenda datës 31 Mars do të paguajnë 5% më pak të taksës vendore të

biznesit të vogël.

2. TAKSA MBI PASURINË E PALUAJTSHME.

Në këtë zë përfshihen Taksa mbi ndërtesën dhe Taksa mbi tokën bujqësore.

2.a Detyrimi për taksën mbi ndërtesën është vjetor.

Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i

taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e së drejtës së pronësisë.

Baza e kësaj takse është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi

dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi e taksapaguesit përcaktohet sipas

dokumentave që e vërtetojnë këtë pronësi. Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet

treguese të taksës për çdo kategori minimale të bazës për taksën mbi ndërtesën janë si vijon :

Kategoritë minimale të ndërtesave

I . Ndërtesa banimi

- ndërtuar para 1993 – it

- ndërtuar gjatë dhe pas 1993 – it

II. Ndërtesa për ushtrim aktiviteti me qëllim përfitimi

- për tregëti dhe shërbime

- ndërtesa prodhimi

- ndërtesa për shërbime shëndetësore, artizanale, social

kulturore, arsimore shkencore

- ndërtesa për shërbime tregëtare, administrative, etj

- të tjera (të gjitha ndërtesat që nuk përfshihen në

kategoritë e mësiperme)

Të tjera :

- Ndërtesat në pronësi ose në përdorim të organizatave

jofitimprurëse, fondacioneve.

- Objekte të amortizuara, të dëmtuara dhe jashtë funksionit, si

dhe sipërfaqe objektesh të pashfrytëzuara ku nuk zhvillohet

aktivitet.

Lekë/m² në vit

Për ato kategori ndërtesash banimi të cilat janë të regjistruara si seli të subjekteve tregëtare,

Taksa e Pasurisë përllogaritet dhe paguhet si Kategoria II “Ndërtesa për ushtrim aktiviteti me

qëllim përfitimi”, për atë pjesë të sipërfaqes së ndërtesës në të cilën ushtrohet veprimtaria

tregëtare, duke u përjashtuar nga Kategoria I “Ndërtesa Banimi”.

2.b Taksa mbi tokën bujqësore.

Taksa mbi tokën bujqësore është detyrim vjetor. Baza e taksës mbi tokën bujqësore është

sipërfaqja e tokës në hektarë, në pronësi të taksa paguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi

përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë atë. Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe

nivelet treguese të taksës për çdo kategori janë si vijon :

10

12

150

30

7

Klasifikim i sipas kategorisë së tokës

bujqësore

Vlera e taksës në

lekë/hektar/vit

I 4200

II 3500

III 2800

IV 2300

V 1900

VI 1600

VII-X 1400

-K o r ç a-

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës mbi ndërtesën dhe taksën mbi tokën

bujqësore është Drejtoria e të Ardhurave pranë Bashkisë Korçë. Për sa i përket kategorisë

“çdo familje” për vitin 2012 detyrimi vjetor fiks deri në nivelin 1.200 (një mijë e dyqind) lek do

të shpërndahet për periudhën janar 2012 – nëntor 2012 të vitit 2012 dhe do të paguhet së

bashku me faturën mujore të shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, pranë sporteleve

të Ujësjellës Kanalizime Korçë.

3. TAKSA E FJETJES NË HOTEL.

Niveli i taksës është 5% e çmimit të fjetjes për person ose për dhomë, për një natë.

Me “hotel” kuptohet çdo veprimtari, që jep strehim kundrejt pagesës dhe përfshin emërtimet

hotel, motel, stabiliment turistik, pension, shtëpi pritjeje, turizëm familjar dhe çdo objekt tjetër që

përdoret për këtë qëllim.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës së fjetjes në hotel është Drejtoria e të Ardhurave

pranë Bashkisë Korçë.

Baza e taksës është vlera në lek e investimit të ri që kërkohet të kryhet.

Klasifikimi si investim i ri dhe vlerat përkatëse përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi

për dhënien e lejes së ndërtimit. Niveli i taksës sipas zonave është :

ZONA “A” ME RRJET INXHINIERIK MË TË KONSOLIDUAR

- Për banesat kolektive dhe objektet që nuk përfshihen në kategoritë e tjera, niveli i kësaj

takse është 3%.

- Për objektet administrative & shërbimi, niveli i kësaj takse është 2%.

- Për objektet për qëllime publike si kopshte, çerdhe, shkolla, spitale qofshin këto publike

apo private, niveli i kësaj takse është 1%.

- Për ndërtimet në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefon (të

gjitha këto publike), niveli i kësaj takse është 1%.

- Për banesat individuale, niveli i kësaj takse është 1%

ZONA “B” ME RRJET INXHINIERIK MË PAK TË KONSOLIDUAR

- Për banesat kolektive dhe objektet që nuk përfshihen në kategoritë e tjera, niveli i kësaj

takse është 2%.

- Për objektet administrative & shërbimi, niveli i kësaj takse është 1,5%.

- Për objektet për qëllime publike si kopshte, çerdhe, shkolla, spitale qofshin këto publike

apo private, niveli i kësaj takse është 1%.

- Për ndërtimet në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefon (të

gjitha këto publike), niveli i kësaj takse është 1%.

- Për banesat individuale, niveli i kësaj takse është 1%.

ZONA “C” ME RRJET INXHINIERIK TË PA KONSOLIDUAR

- Për banesat kolektive dhe objektet që nuk përfshihen në kategoritë e tjera, niveli i kësaj

takse është 1,5%.

- Për objektet administrative & shërbimi, niveli i kësaj takse është 1%.

- Për objektet për qëllime publike si kopshte, çerdhe, shkolla, spitale qofshin këto publike

apo private, niveli i kësaj takse është 1%.

- Për ndërtimet në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, telefon (të

gjitha këto publike), niveli i kësaj takse është 1%.

- Për banesat individuale, niveli i kësaj takse është 1%.

• Për çdo lloj ndërtese, që do të plotësojë kërkesat e programit të Bashkisë Korçë për

rritjen e efiçiencës së energjisë (termoizolim), niveli i taksës së ndikimit në infrastrukturë

do të jetë 1% për të tre zonat e lart përmendura.

Këto përqindje do të llogariten në bazë të vlerës së investimit që do të kryhet sipas kostos

mesatare të ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave për vitin përkatës.

4/1 TAKSA NGA NDËRTIMET E REJA PËR STUDIME PROJEKTIME.

Niveli i taksës është 1% të vlerës së investimit që do të kryhet sipas kostos mesatare të

ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave për vitin përkatës, fond ky i cili depozitohet për llogari të

financimit të studimeve urbanistike në pushtetin vendor. Struktura e ngarkuar për përllogaritjen

dhe lëshimin e autorizimit për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e

reja, taksës nga ndërtimet e reja për studime projektime dhe vjeljen e tyre, është Drejtoria e

Kontrollit të Zhvillimit Urban pranë Bashkisë Korçë.

5. TAKSA MBI KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË PËR

PASURITË E PALUAJTSHME

Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset për ndërtesat dhe

të gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet

nga personi, që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit,

në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Baza e taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit,

pronësia e së cilës transferohet. Kategoritë e ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen

në aneksin 3, që i bashkëlidhet këtij ligji. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror të bazës

së taksës. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Baza e taksës për

kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera të paluajtshme është vlera e shitje s së tyre.

Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2 për qind. Detyrimi tatimor

llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

Vjelja e kësaj takse bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të cilat, në rolin

e agjentit të taksave, përfitojnë 3 për qind të shumës së arkëtuar dhe diferencën e derdhin për

llogari të buxhetit përkatës të bashkisë ose të komunës, në territorin e së cilës ndodhet pasuria,

jo më vonë se data 30 e muajit pasardhës.

6. TAKSA VJETORE E MJETEVE TË

PËRDORURA.

mars 2012

Drejtoritë rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të

Transportit Rrugor (DRSHTRR), të cilat janë agjent tatimor të mbledhjes

së taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbledhin këtë taksë dhe e

derdhin, brenda datës 30 të çdo muaji, për llogari të organeve tatimore të

administratës qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore. Drejtoria rajonale

e shërbimeve të transportit rrugor i ndan të ardhurat nga taksa e mjeteve të përdorura sipas

njësive të qeverisjes vendore, mbështetur në vendbanimin (komunë, bashki) të taksapaguesit që

zotëron mjetin e transportit. Nga shuma e përgjithshme e të ardhurave mujore të arkëtuara nga

taksa vjetore e mjeteve të përdorura, drejtoritë rajonale të DRSHTRR-së, pasi mbajnë komisionin

prej 5 (pesë)% të totalit mujor të të ardhurave, derdhin me anë të faturës për arkëtim, 18

(tetëmbëdhjetë)% të këtyre të ardhurave në llogarinë bankare të degës së thesarit të rrethit, ku

është njësia e qeverisjes vendore, dhe 82 (tetëdhjetë e dy)% të të ardhurave, DPSHTRR-ja e

derdh për llogari të drejtorisë rajonale, ku është regjistruar (drejtoria rajonale e tatimpaguesve të

mëdhenj). Rakordimi i pagesës së taksës ndërmjet strukturave të DRSHTRR-së me organet tatimore

të administratës qendrore dhe vendore kryhet në bazë të regjistrit ditor të taksës vjetore të

mjeteve të përdorura, formati i të cilit është i përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave.

7. TAKSA PËR ZËNIEN E HAPËSIRAVE PUBLIKE.

Baza e taksës për zënien e hapësirave publike është sipërfaqja në metër katror e cila vihet në

shfrytëzim nga individë dhe subjekte për qëllime biznesi. Taksa llogaritet si detyrim mujor i taksa

paguesit duke shumëzuar bazën e taksës (sipërfaqen) me nivelin tregues të saj. Niveli i kësaj

takse për Bashkinë Korçë është 90 Lekë / m² në muaj.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës për zënien e hapësirave publike është Drejtoria e

Kontroll Territorit pranë Bashkisë Korçë.

8. TAKSË E PËRKOHSHME PËR LINJAT AJRORE DHE

NËNTOKËSORE (TELEFONI, ENERGJI, TV KABLLOR,

INTERNET)

Baza e taksës për linjat ajrore dhe nëntokësore është gjatësia lineare për kilometër e linjave ajrore

dhe nëntokësore e cila vihet në shfrytëzim nga subjekte për qëllime biznesi. Taksa llogaritet si

detyrim vjetor i taksa paguesit duke shumëzuar bazën e taksës (gjatësinë lineare për kilometër) me

nivelin tregues të saj. Niveli i kësaj takse për Bashkinë Korçë është 1.000 lek/km/vit për linjat

nëntokësore dhe 2.000 lek/km/vit për linjat ajrore.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës së përkohshme për linjat ajrore dhe nëntokësore

është Drejtoria e Kontroll Territorit pranë Bashkisë Korçë.

9. TAKSA E TABELËS.

Kjo taksë aplikohet për të gjitha subjektet fizike, juridike, private e shtetërore, vendas apo të huaj

që kryejnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të Bashkisë Korçë me përjashtim të tregëtareve

ambulantë të cilët janë të përjashtuar, për arsye se nuk kanë detyrim për ta vendosur atë. Baza dhe

niveli i kësaj takse përcaktohet nga Këshilli i Bashkisë.

Niveli i kësaj takse për Bashkinë Korçë është si më poshtë vijon :

a) Tabelë për qëllime identifikimi, pavarësisht nga sipërfaqja, të trupëzuara në sipërfaqen e ndërtesës

ose brenda territorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe që nuk përdoren për të reklamuar aktivitetin

e të tretëve. Në të tilla tabela vendoset emri dhe/ose lloji i aktivitetit të

kompanisë. 1 2 0

lekë/vit

b) Tabela për qëllime identifikimi jashtë territorit ku zhvillohet aktiviteti në formën e përmasat e

tabelave të sinjalistikës për orientim.

120 lekë/vit

c) Tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese,

banderola etj.

1.000 lekë/m2/ditë

Detyrimi për taksën e tabelës është vjetor. Afati i pagesës është brenda datës 31 mars të vitit fiskal

për subjektet e regjistruara dhe për subjektet e reja në momentin kur lind detyrimi.

Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës së tabelës është Drejtoria e të Ardhurave pranë

Bashkisë Korçë.

10. DHËNIE AUTORIZIMI PËR PIKAT E TREGËTIMIT ME

PAKICË TË KARBURANTEVE DHE NJËSITË E SHITJES

SË LENDËVE DJEGËSE DHE BOMBOLAVE TË GAZIT

Bazuar në Ligjin Nr.8450, datë 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE

TREGËTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE” të ndryshuar me Ligjin

Nr .9218, datë 08.04.2004 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8450, DATË

24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGËTIMIN E NAFTËS, GAZIT DHE

NËNPRODUKTEVE TË TYRE”, si dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 129, datë 18.03.1999

“PËR PROÇEDURAT DHE KUSHTET PËR DHËNIEN E LEJEVE E TË AUTORIZIMEVE PËR

TREGËTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT E TË NËNPRODUKTEVE TË TYRE” të ndryshuar me

Vendimet e Këshillit të Ministrave Nr. 170, datë 25.04.2002 & Nr. 563, datë 27.08.2004 “PËR DISA

SHTESA DHE NDRYSHIME PËR PROÇEDURAT DHE KUSHTET PËR DHËNIEN E LEJEVE E TË

AUTORIZIMEVE PËR TREGËTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT E TË NËNPRODUKTEVE TË TYRE”,

Bashkia Korçë jep autorizime për personat juridikë apo fizikë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre

për tregëtimin e karburanteve për automjete (stacionet e shitjes së karburanteve) dhe për shitjen

e lëndëve djegëse (njësitë e shitjes së lëndëve djegëse) në territorin e Bashkisë Korçë. Autorizimet

jepen nga Bashkia Korçë për një periudhë deri në 5 (pesë) vjet me të drejtë përsëritjeje dhe

pagesa për dhënie autorizimi për dy kategoritë e mësipërme është si më poshtë vijon :

* Pagesë për dhënie autorizimi për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës

për automjete dhe vajra lubrifikante

100.000 lekë.

* Pagesë për dhënie autorizimi për njësitë e shitjes së lëndëve djegëse dhe bombolave të gazit të

lëngshëm të naftës

50.000 lekë.

Struktura e ngarkuar për dhënien e këtij autorizimi është Qendra e Liçensimit pranë Drejtorisë

së Kontrollit të Territorit të Bashkisë Korçë.

Petrika Tollkuçi

Drejtor i të ardhurave Bashkia - Korçë

(vijon numrin e ardhshëm)

8

-K o r ç a-

mars 2012

“GRINATA”, - vëllim me tregime nga Istref HAXHILLARI,

në një promovim interesant në Pogradec

(Shënime nga aktiviteti)

Fakti, që në këto ditë dimri të acarta, nuk

parakupton, që edhe veprimtaritë letrare midis

miqsh krijues të jenë të tilla. Përkundrazi, këto

duhet të jenë më të shpeshta, për t’a zbutur paksa

zemërimin e këtij dimri të ashpër... Këtë radhë

ishte një ftesë zemre e shkrimtarit Istref

HAXHILLARI, i cili thirri poetë, shkrimtarë dhe

artistë nga Pogradeci, Korça, Tirana, Elbasani,

etj., në një festë promovuese për librin e ri me

tregime “Grinata”. Aktiviteti u zhvillua në

lokalin e këndshëm “Era” pranë liqenit, i cili

sjell përmes valëve mërmërimtazi vargje

lazgushiane dhe prozë të ëmbël kuteliane...

-Miqtë u pritën nën tingujt e këngëve të grupit

“Nostalgjia” dhe të zërit të ëmbël të këngëtares

veterane Roza Dhami dhe fisarmonistit të

talentuar Xhuvi, si dhe të këngëtarëve të

talentuar të grupit, që i dhanë bukuri, ritëm dhe

ngjyrim emocional gjithë aktivitetit. Prania e

Kryetarit të Bashkisë Artan Shkëmbi,i cili e

përshëndeti ngrohtësisht autorin, jo vetëm që ia

rriti vlerat këtij aktiviteti, por njëkohësisht rriti

edhe respektin e konsideratën e krijuesve për

personin e tij...

Nën drejtimin plot elegancë, respekt, finesë dhe zgjuarsi të

poetit Dhimitër Pojanaku, promovimi nisi me fjalën hyrëse të

botuesit të “Uegen” Xhevair Lleshi, i cili foli për vlerat e librit,

për përshtypjet e tij të para rreth materialit letrar të paraqitur

dhe për autorin, për respektin që duhet të ketë shkrimtari për

krijimtarinë e vet dhe lexuesin, etj. Pastaj poetja Mimoza

Erebara, redaktore e librit dha mendimin e saj dhe vlerësoi, se

tregimet më të mira të këtij libri do të mbeten në letërsinë

shqipe. Ajo vërejti faktin e një komunikomi të mirë letrar mes

krijuesve në Pogradec, një premisë kjo për suksese të

mëtejshme të tyre. Bujar Balliu, studiues, korrektor i librit dhe

mik i autorit, me fjalë të kursyera, por domethënëse shprehu

konsidaratat për shkrimtarin dhe veprën e tij. Poeti dhe gazetari

nga Elbasani Fatmir Musai bëri një analizë profesionale të

librit, duke ia numëruar autorit të mirat e dobësitë e prozës së

tij, duke e ndihmuar kësisoj shkrimtarin për krijimtarinë e së

ardhmes, me dashamirësi dhe respekt. Ai nënvizoi dobinë dhe

rëndësinë e mbështetjes së shkrimtarëve dhe artistëve nga

njerëz të veshur me pushtet, duke sjellë edhe shembuj konkretë.

Poeti Vladimir Toroveci përshëndeti në emër të krijuesve

korçarë, duke theksuar se, vepra të tilla serioze, frut i talentit,

punës dhe pasionit të krijuesve të vërtetë duhet të jenë më të

shpeshta në të ardhmen;ai i uroj vazhdimësi të suksesshme Istref

Haxhillarit në punën e vështirë të shkrimtarisë. Befasi për të

gjithë ishte fjala e piktorit të njohur Taso (Anastas Kostandini)

plot pasion dhe dashuri për librin dhe shkrimtarët. Letërsia, fjala,

mua më duken “të frikshme”, tha ai. Arti i fjalës më befason.

Më frymëzon vërtet entusiazmi gërmues i shkrimtarëve të

vërtetë, sidomos kur shkruajnë për të vërtetën dhe për atë që

iu dhemb atyre në shpirt. Shkrimtarët na zbulojnë atë që ne të

tjerët nuk e shohim në jetën e përditshme, monotone që bëjmë...

Folën pastaj Shpresa, gruaja e Istrefit, e cila falenderoi të pranishmit

përzemërsisht, pastaj poetja Luiza Lazaj nga Elbasani,

shkrimtari dhe gazetari Vehbi Furxhi, i cili zbuloi një dimension

tjetër të Istref Haxhillarit, atë të gazetarit, duke qënë pjesë

aktive e redaksisë së gazetës së pavarur rajonale “Korça”.Në

promovim u recituan pjesë nga libri “Grinata” prej poetes

Mariana Shkurti, po folën gjithashtu dhe përshëndetën poetja

Liri Seitllari, si dhe Xhevair Shtufa, Andon Çobani, Andi

Kosta e Mimoza Shuli.-Shkrimtari Istref Haxhillari, mes

emocionesh të natyrshme, pasi falenderoi miqtë dhe

dashamirësit e pranishëm, tha se nuk kam ç’t’iu them më

tepër se sa e kam thënë në libër. Për një kohë të gjatë

kam punuar 5-6 orë në ditë. Çdo tregim e kam përpunuar

nga 10 herë, më kanë ndihmuar me dhjetra miq lexues, të

njohur e të panjohur. Grinata është një copëz kohe kur

njeriu i kushtohet vetevetes. Është si një lloj Midis-i. Lënda

është marrë nga jeta e njerëzve, të gjallë, e të vdekur.

Aty secili mund të gjejë vetveten. Mua më gjeni kudo në

libër. Ju falenderoj nga thellësia e zemrës.

Duhet shënuar se, shkrimtari Istref Haxhillari hyri

vonë në rrugën e vështirë të letërsisë, por me punë

e këmbëngulje shembullore, falë talentit që mbartte

në vetvete, po arrin rezultate të lakmueshme për

cilindo. Përgjithësisht është vështirë të sjellësh

diçka të re, vetjake e cilësore sot në botën e madhe

të letrave, pa përvojën e madhe, pa kulturën e

duhur, pa një punë të jashtzakonshme, të cilat nuk i

mungojnë Istrefit.

Aktiviteti promovues ishte një shembull shumë

kuptimplotë në të gjitha aspektet në të gjtha

aspektet, i cili duhet marrë si shembull.

Hysen Kobellari

TI E DI

Asnjë njeri nuk kam dëshpëruar, ti e di,

Asnjë flutur.

Asnjë shpend.

Asnjë krijesë!

I kam bërë të heshtin dhe armiqtë e mi,

(Veç në ëndrrat e tua unë marr pjesë!)

Asnjë njeriu, ti e di, s’i kam bërë keq,

Gjithnjë kam qenë

Kundër

Çdo lufte!

Me dashuri e godas botën që ta ndreq,

Kur s’më bindet e godas me puthje!

Asnjë njeri nuk kam tradhëtuar, ti e di,

Asnjë shok,

Asnjë mik,

Asnjë grua!

Edhe i vdekur unë do të jem dashuri,

Paçka se bota nuk ka qenë e tillë për mua!

Bashkia Korçë,

Bibloteka “Thimi Mitko”

Me rastin e Ditës së

“Shën Valentinit”

EDHE QIEJTË MËKATOJNË

Spektakël me krijimtarinë e poetit

Skënder RUSI

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

12345678901234567890123456789012123456789012345678

Në teatrin A.Z.Çajupi, Korçë, më 14 shkurt 2012,

Bashkia Korçë në bashkëpunim me Biblotekën

“Thimi Mitko” organizoi spektaklin lirik me

krijimtarinë e poetit Skënder RUSI, me rrastin e

“Shën Valentinit”, Ditës së dashuruarve , me poezi

nga libri i fundit i Rusit me të njëjtin titull. Formulimi

muzikor Grigor Çani, interpretuar bukur, plot ndjenjë

dhe impresionues nga autorët e mirënjohur e të

talentuar: Zamira Kita, Dhimitraq Orgocka, Ligoraq

Riza dhe Shkëlqim Jakupi. Në sallën e mbushur plot

me spektatorë, nga të cilët ishin poetë, shkrimtarë,

dashamirës të poezisë, intelektualë të fushave të

ndryshme, e të tjerë. Asistonte gjithashtu në teatër

Kryetari i Bashkisë Z. Niko Peleshi dhe Zv.Kryetari

i kësaj bashkie Sotiraq Filo. Është e treta herë

rradhazi që Bashkia e Korçës dhe Bibloteka “Thimi

Mitko” organizojnë spektakël me rastin e “Shën

Valentinit” me vargje poetike lirike. Nëpërmjet

videoprojektorit të pranishmit u njohën me jetën dhe

krijimtarinë poetike të poetit të mirënjohur lirik

Skënder Rusi. Poezitë e bukura lirike, interpretimi

dinjitoz e plot ndjenjë, muzika e zgjedhur bukur,

krijuan në spektakël një ndërthurrje osmotike,

natyrale, impresionuese, duke përcjellë fuqishëm

mesazhin e dashurisë, si gjënë më hyjnore njerëzore

në jetë, nektarin e saj, pa të cilin jeta nuk do të kishte

kuptim, pavarësisht nga peripecië dhe trishtimi që

sjell koha, por që nuk i zverdh kujtimet… Për këto

risi të bukura, spektatori nuk i kursen duartrokitjet.

Koresp. “Korça”

9

-K o r ç a-

mars 2012

Me pushkë e penë për MËMËDHENË

Ata Korçës lavdi i dhanë

Gazeta e Pavarur Rajonale “Korça”

– me rastin e 100-vjetorit të shpalljes të pavarësisë vazhdon këtë RUBRIKË: -

Firmëtarët korçarë të Aktit të Pavarsisë, Vlorë 28 nëntor 1912

-Patriot, kompozitor, këngëtar, poet e grafist i shquar i

Rilindjes tonë Kombëtare. Bir i denjë i Korçës plakë,

Spiridhoni lindi në një familje korçare me tradita të lashta

patriotike. Është e mjaftueshme të përmendim se ai kish

lidhje me të madhin Themistokli Gërmenji, si dhe me

patrioten e njohur Marigo Pozio (Poçi). Nga gjiri i kësaj

familjeje kanë dalë shumë veprimtarë të lëvizjes

kombëtare për çlirim. -Para se të flasim gjerësisht mbi

jetën, të dhënat biografike të tij, mendoj të parashtroj disa

të dhëna me rëndësi historike, për të pasur më të qartë

brumosjen dhe kalitjen e tij me frymën dhe idealet

patriotike. -Korça, vendlindja e tij u pushtua në vitet ’80

të shek. XIV. Pushtimi i huaj asnjëherë dhe për asnjë çast

nuk e mposhti karakterin çlirimtar të korçarit. Për lëvizjet

çlirimtare të popullit të Korçës burimet historike janë të

varfëra dhe shpesh mungojnë fare. Gojëdhënat thonë se

populli i trevës të Korçës ka ndihmuar luftën e

Skënderbeut. -Konsulli i Francës në Janinë pranë

oborrit të Ali Pashë Tepelenës, Fransua Pekelivi në

veprën e vet “Udhëtime në Greqi” shkruan: “Kur

rashë në bisedë intime me murgjit e Manastirit, ku kisha

bujtur për mendimin tim, do të jetë Manastiri i

Hoçishtit ose Bradvicës, se tjetër Manastir në zonën e

Korçës nuk ka pasur në shek. e XIX, më treguan një

bust të cilin e ruanin me shumë kujdes, të cilin më

thanë se u’a kishte dhuruar Gjergj Kastriot

Skënderbeu.-Në vitin 1702 tërë zona e Korçës është

hedhur në kryengritje. Atë e udhëhiqte Sheh Qorr

Belaja (epitet i vënë prej turqve të cilëve u shkaktoi

shumë bela). Ai ishte nga fshati Dushar i Oparit. Kjo

kryengritje u shtyp me shumë vështirësi prej Hydaverdi

Pashës, i dërguar i veçantë i Sulltanit. Kryengritja vazhdoi

deri në 1714. Emri i vërtetë i Shën Qorr Belasë ishte

Ibrahim Burri. -Lëvizja kulturore e Voskopojës

ndikoi ndjeshëm edhe mbi zhvillimin kulturor, arsimor e

politik të zonës së Korçës. Në “Akademinë e re” të

këtij qyteti kanë përfunduar studimet shumë korçarë,

midis tyre, poeti Dhimitër Mano, nxënës i Kavaljotit. Në

rrethet e Akademisë u lëvrua edhe gjuha shqipe. Librat e

botuar në shtypshkronjën e Voskopojës qarkullonin anë e

kënd Korçës në shek. XVII-XIX.-Në vitin 1844 në

Korçë përhapet me shpejtësi Abetarja e par shqipe e

hartuar nga Vithkuqari Naum Bredhi-Veqilharxhi. Po

kështu u prit shumë mirë aty abetarja e tij e dytë si dhe

nciklika e lëshuar prej tij prej kuesori “pararenditësi” të

Rilindjes sonë kombëtare. Me interes është letra që

korçarët i dërgojnë Veqilharxhit në Bukuresht në të cilën

e nxisin të punojë edhe më tej lëvrimin e përparimin e

gjuhës shqipe dhe i kërkojnë të dërgojë abetare të tjera.

-Në vitin 1850 në Korçë shpërthyen një lëvizje të

përgjithshme kundër sundimit osman, të cilin e udhëheqin

dy korçarë Thanas Marko Gjata dhe Peti Mitko, ungji i

rilindasit dhe folkloristit tonë të madh Thimi Mitko. Në

SPIRIDHON TASI ILO

-Nga studiuesi NEDAI THËLLIMI

këtë lëvizje kanë marrë pjesë aktive edhe të afërmit

Espiridhon Ilios. Korçarët në mërgim dhanë një ndihmesë

me shumë rëndësi për Rilindjen kombëtare shqiptare.

Kështu Vasil Ruso korçari boton në Rumani abetaren e tij

në gjuhën shqipe (1877). Në vitin 1887 po në Bukuresht

Lazar Tërova boton një gramatike të gjuhës shqipe më

1878 Thimi Mitko boton në Aleksandri përmbledhej e tij

madhore “Bleta Shqiptare” (Alvaniqi Melisa) që pati

jehonë shumë të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë.

-Ndihmesë me shumë vlerë për njohjen e çështjes

shqiptare në botën e jashtme ka dhënë botimi i librit

“Albanika Parapona” (ankimet shqiptare) të korçarit

Thimi Brandi. Është Korça që çeli Mësonjtoren

shqipe kur Spiridhoni ishte vetëm 11 vjeç. Pra, në

këtë Korçë, në këto kushte, pa dritën e diellit biri i saj

Spiridhon Tasi Ilo. Deri tani si datë dhe vendlindje është

dhënë gabimisht 1880-ta, ndërsa në bazë të letërnjoftimit

që ne mundëm të konsultonim na rezulton se ai është

lindur në 30 shtator 1876. Familja e tij dhe rrethi familjar

i tij qysh herët e kishte lidhur fatin e vet me atë të

atdheut. Nuk kishte se si dhe Spiridhoni bashkë me

qumshtin e nënës mos ushqehej me dashurinë për popullin,

për gjuhën dhe atdheun e tij të dashur. Dashuri të cilën ai

e ruajti si më të shtrenjtën deri në fund, derisa rrahu

zemra e tij fisnike.-Në këtë familje ai mori bekimin dhe

pagëzimin se gjithë jetën dhe aftësitë e tij do t’i shkrinte

për Shqipërinë. Mbaroi shkollën fillore në Korçë dhe

regjistrohet në gjimnazin e këtij qyteti. Mbaroi disa klasa

në të, po në një konflikt me një mësues të tij ai largohet

dhe nuk e përfundon këtë gjimnaz. Në vitin 1906 e gjejmë

në Amerikë ku menjëherë aktivizohet në shoqërinë

patriotike “Besa-Besën”, ku zhvillon veprimtari shumë

efektive në dobi të atdheut. Atje njihet për herë të

parë me Nolin e madh, me të cilin miqësinë e ruajti

gjithë jetën e tij. Në vitin 1908 merr pjesë në shugurimin

prift të tij dhe organizimin e Kishës Autoqefale të

Shqipërisë prej F.S.Noli.-Më 1908 me shpalljen e

Hyrjetit ai kthehet në Korçë. Ka të dhëna që

dëshmojnë se ai ka qenë dhe pjesëmarrës i luftës së

armatosur të çetave kombëtare para Hyrjetit dhe se ka

hyrë bashkë me to në qytetin e Korçës mbas “lirisë”, që

dhanë Xhonturqit. Aty menjëherë bashkëpunon me patriot

të njohur si Orhan Pojani, Thimi Marko, J.C.Kosturi,

S.Karolin, M.Grameno, Th.Avramin, Th.Gërmenjin (të

cilin e kishte kushëri), P.Calen e të tjerë.-Kur në vitin

1908 vjen në Korçë Hil Mosi, ai që lidhet ngushtë me të

dhe e fton të bujtë gjatë qëndrimit të tij në qytet në

shtëpinë e tij. Bashkë me Hil Mosin ai bashkëpunon dhe

këndon vetë për herë të parë në Shqipëri “Hymnin e

flamurit”, të cilin e kishte sjellë Hil Mosi nga Bukureshti.

Në dhjetor të vitit 1908 bashkë me patriotë të tjerë

organizojnë shfaqjen e dramës “Besa” të Sami Frashërit

dhe më vonë dramën e M.Gramenos “Vdekja e Pirros”.

Organizojnë bashkarisht shoqërinë “Vëllazëria” për të

cilën Hil Mosi krijon vargjet dhe Spiridhoni e këndon atë

për herë të parë. Shfaqje të grupeve teatrale e sportive u

dhanë shumë herë në qytetin e Korçës dhe në fshatrat

për rreth. Në këto shfaqje Spiridhoni ka luajtur rol kryesor

si aktor, ose si këngëtar. -Me ashpërsimin e luftës kundër

patriotëve që filloi të bënte Porta e Lartë, Spiridhon Ilo

më 1910 emigroi në Rumani ku menjëherë aktivizohet në

shoqëritë patriotike të qytetit të Bukureshtit. Merr

pjesë në mbledhjen e përgjithshme të kolonisë

shqiptare të Bukureshtit më 5 nëntor 1912, në të

cilën vendoset që Shqipëria të shpallet e

mosvarme (e pavarur). Kjo mbledhje autorizon

I.Qemalin bashkë me L.Gurakuqin e të tjerë të

shkojnë në shqipëri e të shpallin pavarësinë e saj.

Në këtë delegacion bën pjesë dhe Spiridhon Ilo, i

cili mbante me vete dhe flamurin shqiptar , që u

ngrit nga I.Qemali më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Pra, është S.Ilo ai që ka sjellë flamurin tonë kombëtar

nga Bukureshti. Ai bashkë me Dh.Beratin, P.Calen,

V.Korçën, Dh.Zografin dhe Dh.Emanuelin janë

kryesorët që përfaqësuan Korçën në Kuvendin

Kombëtar të Vlorës, që e shpalli Shqipërinë shtet

të mosvarur (pavarur). Korça plakë u’a di për nder

këtyre bijve të saj, që e përfaqësuan atë me dinjitet, bile

njëri prej tyre, Pandeli Calja u zgjodh Ministër i

Bujqësisë, pra një korçar është i pari Ministër i

Bujqësisë të Shqipërisë së pavarur.-Më 1913 është

mësues i shqipes në Vlorë. Në fund të vitit 1914

emigron përsëri në Rumani dhe vendoset në Bukuresht.

Më vonë shkon në Amerikë. Aty hap një kafene, e cila

shpejt bëhet çerdhe e vërtetë ku mblidhen patriotët

shqiptarë. Në vitin 1926 kthehet përfundimisht në

Shqipëri dhe vendoset në qytetin e tij të lindjes, ku për

asnjë çast nuk u shkëput nga aktiviteti shoqëror e

artistik. -Spiridhon Ilo kishte një zë prej artisti e

vokal shumë të bukur. Ishte i pari bashkë me

tenorin arbëresh Xhuzepe di Mauro nga Piana

degli Albanezi, që kënduan e bënë për herë të

parë në Bukuresht të njohur më 1905 Hymnin

tonë të Flamurit. Zëri i tij prej baritoni i gërshetuar me

zërin tenor të di Mauros, lanë mbresa të thella tek

dëgjuesit dhe hymni u bë shpejt i njohur nga të gjithë

shqiptarët. -Spiridhon Ilo është i pari shqiptar që ka

inçizuar pllaka muzikore me shoqërinë e njohur

“Columbia”. Janë këto 16 pllaka gramafoni me këngë

popullore e patriotike të kënduara nga ai në New York.

Shpesh shoqërimin e tyre ai e bën me kitarë, të cilën e

zotëronte mjaft mirë. Ai është autor edhe i disa

gravurave e kartpostaleve me subjekte patriotoke si

“Skënderbeu mbi kalë”, “Flamuri i Shenjtë”, “Ndihmoni

nënën” etj. Ka dhënë edhe ndihmesë të madhe në

krijimin e shoqërisë “Dituria” dhe “Banda e lirisë”.

-Në vitin 1916 ai boton në Amerikë komedinë “Vërtet

ëndërr”. Po këtë vit me shpenëzimet e veta boton

përmbledhjen me vjersha e këngë patriotike “Dëshirat

e zemrës”. Ja si shkruan ai në parathënien e kësaj

përmbledhjeje: “Duke parë mungesën e një koleksioni të

të gjithë këngëve kombëtare, disa atdhetarë më

këshilluan të mbledh të gjitha këngët që këndohen në

Shqipëri…me këtë botim mbush një dëshirë të zjarrtë të

tyre.”Ky libër dedikohet 6 dëshmorëve të Orman-

Çifligut, të cilat ranë në luftë si dëshmorë për lirinë e

Shqipërisë.Spiridhon Tasi Ilo mbylli sytë, pushoi së

rrahuri zemra e këtij patrioti të zjarrtë më 7 qershor

1950 në qytetin e Korçës.

10

-K o r ç a-

mars 2012

AMERIKA NJË ËNDËRR, SOT REALITET…

Nga Prof. asc. dr.

EQEREM

MEÇOLLARI

Për Amerikën kisha dëgjuar që në vegjëlinë time nga bisedat e

më të mëdhenjëve dhe në mëndjen time kanë mbetur bisedat e

prindërve për emigrantët që kishin qënë atje nga ana jonë, siç

ishte rasti i xhaxhajt të mamasë sime, nga fshati Gjonbabas, xha

Hysenit, që kish qënë atje bashkë me disa kushurinj të tij dhe

kur ishin kthyer, nga vitet 1930, kishin blerë mjaft toka dhe

kullota në fshat, siç ishte Selishta e famëshme e tij dhe shumë

kullota në rrëzë të malit Ostrovica. Pasi u vendosëm familisht

në Korçë, në vitin 1949, tek një kushuriri i mamasë sime kisha

parë në ato kohë disa fotografi, që atij i a kish dërguar një

kushuri i tij, emigrant në Amerikë, ku dukeshin familja e tij para

një hoteli të madh dhe ndërtesa të tjera për rreth që ishin

pronë e tij. Ato na dukeshin atëhere një mrekulli me ato

ndërtesa të larta rreth hotelit dhe me ata njerëz të shëndetshëm

dhe të veshur me rroba të bukura. Bile shumë herë për të

cilësuar si të veçantë një njeri të trashë dhe të veshur mirë, në

ato kohë i thërrisnim me nofkën “amerikan”. Më vonë, të

ndikuar dhe nga propaganda e kohës, e shihnim Amerikën si

një vend armik, ku gëlonin bandat e gangsterëve dhe

vrasësëve, ku çdo gjë ishte e zezë. Bile dhe pija freskuese

Coca Cola, na dukej atëhere si një pije e tmerrëshme,

degjeneruese, pa le muzika e çfrenuar e xhazit që të trulloste, të

gjitha këto na krijonin përshtypjen që atje mbizotëronte

anarkia dhe ku njerzit ishin të shthurur dhe të degjeneruar. Kur

ishim studentë në Tiranë u njohëm me letërsinë amerikane

kishim lexuar tanimë shumë vepra të shkrimtarëve amerikanë si

Mark Tuein, O’Henri, Teodor Drajzer dhe mbi të gjithë Xhek

London. Romani i Xhek London “Martin Iden” më ka lënë

mbresa dhe më ka bërë përshtypje kaq të madhe, sa i mahnitur

nga përmbajtja e tij, nuk e dorëzova librin në Bibliotekën e

Institutit dhe më vonë e pagova pesëfish vlerën e tij, ndërkohë

që dhe mua ma kishin vjedhur librin që kushtonte atëhere 70

lekë. Më vonë fillova të dëgjoj për filmat amerikanë me

dedektivë dhe kauboj, të cilët na ngjallnin kureshtje të madhe

por nuk kishim mundësi t’i shihnim. Por në vitin 1967, gjatë një

specializimi 7 mujor në Francë, pata mundësi që të ndjek në një

kinema të specializuar, çdo javë filma me dedektivë dhe kauboj,

kështu që e shuajta “urinë” që kishim prej kohësh për këtë

kategori filmash, të cilët tani nuk na bëjnë më ndonjë

përshtypje të veçantë.

Pas ndryshimeve politike në vend, nga vitet 1990, ndryshoi

dhe perceptimi ynë për këtë vend që quhet Amerikë. Por

atëhere nuk më shkonte kurrë ndërmënd, se dhe unë e familja

ime do të kishte të bënte me Amerikën. Por rasti e solli që vajza

ime Alketa, u njoh dhe u martua në vitin 1994 me një emigrant

nga Kosova, Cen Haxhaj, me origjinë nga Plava. Pas disa

vjetësh, dhe pikërisht në vitin 2007,duke shfrytëzuar rregullat

dhe normat e ligjit amerikan të emigracionit, arritëm dhe ne të

plotësojmë, pas shumë peripecish, dokumentacionin e

nevojëshëm për të marrë “Green Card” (Karta Jeshile)

amerikane dhe të vizitojmë këtë vend. Pas disa përgatitjesh, ku

natyrisht një pjesë të vëmëndjes e kishim për dhuratat për

vjazën, fëmijët dhe njerzit e dhëndrrit, në fillim të gushtit,

sëbashku me gruan time Emine, u nisëm për në New York me

një avion të shoqërisë ajrore Malev, nëpërmjet linjës Tiranë –

Budapest – New York. Pas 10 orë fluturim arritëm në Terminalin

9 të aeroportit ndërkombëtar të New Yorkut, JFK (John

Fritzjerald Kenedy), ku na priste Cena me makinën e tij, mbasi

Alketa me fëmijët nuk kishin ardhur dot, për shkak të largësisë,

mbasi ata banojnë në një qytezë të vogël, Norfolk, që ndodhet

rreth 600 km në veri të shtetit të New Yorkut. Aeroporti JFK i

New Yorkut ishte një aeroport shumë i madh, që gumëzhinte

nga të katër anët nga zhurmat e fluturimeve të avionëve dhe

lëvizjes së pandërprerë të makinave dhe mjeteve të tjera të

punës në aeoroport. Aeroporti Ndërkombëtar JFK (John

Fritcgerald Kennedy) gjendet në Long Island, rreth 19 km nga

Manhattan dhe ka një sipërfaqe prej 20 km². Aeroporti gjendet

4 m lartësi mbi nivelin e detit.Ai është aeroporti i tretë në botë

për sa i përket numurit të pasagjerëve, me 47 milionë pasagjerë

Si e pashë jetën e një emigranti në Amerikë

të tranzituar në vitin 2008. Përsa i përket numurit të ngritjeve dhe

të uljeve ai vjen i teti në botë me 435 750 ulje-ngritje. Ndërtimi i

aeroportit ka filluar në vitin 1942 dhe fluturimet e para tregëtare

filluan në vitin 1948, ndërsa në vitin 1963 i u dha emri i John F.

Kennedy, për nder të presidentit të SHBA të vrarë në vitin

1962.Ai ka 9 Terminale me 151 hyrje (Gate) ku operojnë mbi 40

shoqëri ajrore të vendit dhe të huaja. Ndërtesat e terminaleve janë

vendosur në formë U-je të valëzuar rreth një sipërfaqe qëndrore

ku gjenden parkinge të shumta për makinat, hotele, central

elektrik dhe shumë paisje të tjera të aeroportit. Terminalet lidhen

me njëri-tjetrin me një sistem treni ajror dhe rrjetë rrugor të

dëndur. Terminali kryesor është Terminali 1, nga ku nisen dhe

mbrijnë një pjesë e mirë e linjave ajrore europiane.

Gjatë rrugës për në shtëpi unë përpinja me sy çdo gjë që na dilte

përpara, autostrada që kryqëzoheshin me njëra-tjetrën, ndërtesa

të larta dhe të ulta, parqe, lulishte, makina të shumta që lëviznin

me shpejtësi dhe shumë njerëz nëpër trotuare. Pasi ndenjëm një

natë në Brooklyn, tek prindrit e Cenas, të nesërmen u nisëm për

në Norfolk. Për të shkuar për në Norfolk, kaluam nga Ura e

Madhe e Brooklyn mbi lumin Hudson dhe pastaj morëm anën e

majtë të Manhattanit drejt veriut. Në anën e majtë të rrugës

Ndërtesa e restorantit “Sabad’s”, në Norfolk, pronë e

Cen Haxhaj (Hoti)

ngriheshin lart gratacielat e panumurta të Manhattanit. Kaluam

dhe pranë “Pallatit të Xhamtë” ose ndërtesa e Kombeve të

Bashkuara dhe shumë ndërtesave të tjera të dëgjuara të kësaj

lagjeje të famëshme të New Yorkut. Rruga shkonte drejt veriut

dhe pasi kaluam një urë të gjatë përmes një liqeni, pas nja dy orë

udhëtimi arritëm në Çester. Qyteza ishte në krahun e djathtë të

autostradës Nr. 78 që shkon nga New Yorku për në Montreal

(Kanada). Në këtë qytezë familja e Cenas kishte ardhur të

banonte aty nga viti 2005, ku Cena kish filluar punë në një piceri

ndonjë orë larg këtij vëndbanimi. Por puna në piceri nuk vinte aq

broth kështu që u detyruan të kthehen përsëri në Norfolk, ku

banojnë dhe tani. Pasi kaluam vëndpagesën për autostradën në

afërsi të Albany vazhduam rrugën për në veri. Tani qarkullimi i

makinave ishte më i rrallë dhe Cena shkonte më shpejt. Albany

është kryeqyteti i Shtetit të New Yorkut. Ai gjendet rreth 233 km

larg New Yorkut, midis rrjedhave të lumenjëve Mohwk dhe

Hudson dhe ka rreth 100 mijë banorë. Për herë të parë është

banuar nga francezët rreth vitit 1540 dhe pastaj filloi shfrytëzimi

nga anglezët më 1609, duke i larguar fiset indiane. Edhe stema e

qytetit Albany ka në qëndër një njeri të bardhë dhe një të kuq

(Indian) që tregon se ky truall ka qënë pronë e dikurshme e

Indianëve të fiseve Mohikan dhe Mohawk. Lamë qytetin në anën

e majtë dhe vazhduam rrugën në anën e majtë të lumit Hudson

dhe pasi kishim bërë një copë udhë, u ndalëm në krahun e majtë

të autostradës ku ndodhej një nga vëndqëndrimet e shumta që

kishte autostrada për të pushuar udhëtarët ose Rest Area siç

shkruante aty. Diku aty afër, në të majtë të rrugës ndodhej qyteti

Saratoga Springs, ku janë krijuar për herë të parë shipset e

patates. (Patatinat), në vitin 1853, që sot kanë pushtuar gjithë

botën.Pasi lamë nga e djathta autostradën 87, vazhduam rrugën e

cila kalonte rrëzë maleve, anës disa përrenjëve dhe lumenjëve me

ujë të pastër kristal që buronin nga këto male. Anës rrugëve

shpesh takonim në makina të veçuara ose në grupe të parkuara

anës rrugës. Cena na shpegonte, se pronarët e tyre kishin ardhur

aty për të ushtruar sportet e alpinizmit ose për shëtitje në këto

Pamje nga ajri e Norfolkut dhe restoranti

“Sabad’s” i Cenas në perëndim të qytezës.

vënde malore. Aty - këtu kishte qëndra të vogla të banuara

ose shtëpi të veçuara.Gjithë kjo zonë përshkohej nga një

numur i madh vija uji si lumenj e përrenj, apo liqene duke

formuar një rrjetë të madhe ujore, ujrat e së cilës derdheshin

në lumin Saint Lawrence në veri. Ky lumë fillon nga Liqeni i

Ontarios dhe derdhet në veri, pranë Quebekut (Kanada) në

Oqeanin Atlantik dhe ka grykëderdhjen më të madhe në botë.

Ai bashkon kështu Liqenet e Mëdhenj me Oqeanin Atlantik.

Ai është i gjatë rreth 4000 km dhe është një nga 12 lumenjtë

më të mëdhenj të botës. Kishim hyrë në Parkun Kombëtar

Adirondack, që është zonë e mbrojtur rreth maleve

Adirondack me sipërfaqe prej 24700 km², afërsisht sa

Shqipëria. Ai është parku më i madh dhe vend Historik

Kombëtar i SHBA, i krijuar qysh në vitin 1893. Aty banojnë

rreth 130 mijë banorë dhe ka rreth 10 mijë km rrugë

automobilistike. Gjatë rrugës kaluam mespërmes Qëndrës

Stërvitore të SHBA për Lojrat Olimpike Dimërore. Aty janë

zhvilluar Lojrat Olimpike Dimërore të viteve 1932 dhe 1980

dhe “Mrekullia e Akullit”, një lojë okej mbi akull, e luajtur më

22 shkurt 1980 ndërmjet skuadrave të SHBA, që përbëhej nga

amatorë dhe studentë të kolegjeve dhe Bashkimit Sovjetik,

që konsiderohej atëhere si skuadra më e fortë e botës. Loja u

fitua nga skuadra e SHBA me rezultatin 4 : 3. Qëndra shtrihej

në një vend të sheshtë dhe rrethuar me kodra dhe male të

veshura me pyje. Në të dy anët e rrugës dalloheshin fusha të

mëdha lojrash, hippodrome, pista skish dhe dy trampoline

për kërcime me ski, të ngritura në një faqe mali. Pranë kësaj

qëndre ishte qyteza Lake Placid, e ngritur rreth vitit 1800,

duke shfrytëzuar një minierë hekuri që ndodhej aty pranë.

Qyteza me kalimin e kohës u zgjerua dhe tani kishte rreth

3000 banorë. Pranë qytezës ndodheshin disa liqene të vegjël,

mjaft piktoreskë dhe anës tyre shumë vila të bukura prej druri

të ndërtuara nga banorët e pasur vëndas ose nga pasanikë të

tjerë nga New Yorku ose qytete të tjera të Amerikës. Aty

banonin disa kushërinj të Cenas, që kishin nga një lokal

shërbimi, restorante dhe piceri. Pas kësaj qyteze vinte qyteza

tjetër Sarranac Lake. Edhe këtu kishte disa të afërm të Cenas,

të cilët do t’i vizitonim më vonë gjatë qëndrimit tonë në

Norfolk. Qyteza është themeluar në vitin 1819 dhe ndodhet

11 km në veriperëndim të Lake Placid. Ai ka rreth 5000

banorë. Në qytet zhvillohen aktivitete sportive dimërore si

rrëshqitje me ski, patinazh në akull dhe sporte të tjera

dimërore. Gjithashtu aty zhvillohet dhe një Karnavale

dimërore dyjavore qysh nga viti 1898. Pasi kaluam Sarranac

Lake, vëndi vinte i sheshtë dhe para syve dukej një hapësirë

e pamatë deri tutje në veri, në Kanada. Rruga kalonte përmes

pyjeve, lumenjëve dhe liqeneve të vegjël që ishin shpërndarë

ngado. Në të dy anët e rrugës na delnin para syve herë pas

here shtëpi të veçuara ose grumbuj të vegjël shtëpishë me

arkitekturë nga më të ndryshmet, pra siç ishte njëra nuk ishte

tjetra. Shtëpitë ishin ndërtuar prej druri dhe nuk kishin

oborre të rrethuara si tek ne me mure ose kangjella, por

vetëm lëndina me bar të gjelbër dhe vllaja të mbjella me lule

shumëngjyrëshe. Ne na bënte përshtypje rregulli dhe

pastërtia që ekzistonte para dhe rreth e rrotull këtyre

banesave. Karakteristike ishte se shtëpitë nuk ishin ndërtuar

11

-K o r ç a-

mars 2012

pranë njëra-tjetrës, por ato i ndante një copë lëndine pak a

shumë e gjërë, ose ndonjë parcelë me drurë. Gjatë rrugës na

delnin përpara dhe shumë ferma blegtorale që dalloheshin nga

siloset e tyre të mëdha metalike, ku mbanin ushqimin e bagëtisë

dhe stallat rreth e rrotull këtyre siloseve. Gjatë kalimit për në

Norfolk, në të dy anët e rrugës kishte dhe shumë parcela të

mbjella me miser, jonxhë ose sojë. Tek – tuk të zinte syri dhe

ndonjë parcelë me patate. Por pjesa më e madhe e parcelave të

hapura nëpër pyjet e shumta, ishin kullota, ku dukeshin herë

pas here kafshë të veçuara ose grumbuj kafshësh (kryesisht

gjedhë) që kullosnin të qeta, pa e prishur terezinë e tyre. Kur

arritëm para shtëpisë na prisnin të vënë në një rresht Alketa

dhe fëmijët, Moni, Dona, Nuni dhe Niku. Ata na pritën me

duartrokitje. Zbritëm nga makina dhe u përshëndetëm me ta me

shumë mall.

Cena, është një djalë i lindur në Hot të Plavës, që gjendet në

Malin e Zi. Femijërinë dhe adoleshencën e kaloi në livadhet e

pyjet e Hotit dhe shkollën fillore dhe të mesme i kreu në

Prishtinë, ku banonte familja e tij. Pas mbarimit të shërbimit

ushtarak në Armatën Jugosllave, duke u gjendur pa punë dhe

pa asnjë perspektivë, detyrohet të emigrojë në Amerikë, ku arrin

pas shumë peripecish të udhëtimit të tij drejt këtij vendi të

mundësive të mëdha, në vitin 1988. Fillimisht kreu punë të rënda

krahu dhe më vonë punoi në një piceri në qëndër të New

Yorkut, në Manhattan. Më pas ai tërhoqi me shpenzimet e tij

dhe pjestarët e tjerë të familjes, vëllezrit, motrat dhe prindërit.

Sot të gjitha ata banojnë në Amerikë. Disa në Brooklyn, disa në

qytetet e tjera të Amerikës. Pas martesës me Alketën, ata për një

periudhë prej dy vjetësh banonin në Brooklyn, në Aveny

Ocean PkWy në Nr. 410, që ndodhet pothuajse në qëndër të

Brooklyn. Aparatamenti ku banonin ndodhej në katin e tretë të

një ndërtese pesëkatshe me tulla ngjyrë kafe. Por duke patur

vështirësi për punë dhe jetesë në vitin 1996 ata vendosen në

Rousees Point, një qytezë e vogël në verilindje të Shtetit të

New Yorkut, buzë liqenit Champlain, në kufi me Kanadanë.

Rouses Point, shtrihet gjatë një milje të Bregut Adirondack në

pjesën verilindore të shtetit të New Yorkut, Konteja Klinton dhe

Qyteza e Champlain. Ai gjendet në bregun perëndimor të

Liqenit Champlain. Ky liqen vjen i pesti nga madhësia në

SHBA, pas liqeneve të mëdhenj dhe ka sipërfaqe prej 1130 km²,

me gjatësi 180 km dhe gjërësi 19 km. E gjithë kjo hapësirë nga

kryeqyteti i shtetit të New Yorkut, Albany dhe deri në kufirin me

Kanadanë, kanë qënë banuar nga fiset indiane Mohikas dhe

Mohwak dhe fise të tjera indiane më pak të njohura. Pas

nënështrimit të këtyre fiseve nga europianët, tokat e tyre u bënë

pasuri e europianëve kolonizatorë të cilët krijuan qëndra të

shumta banimi, ashtu siç janë dhe sot. Mohikanët përbënin një

Tribu indiane të Amerikës së Veriut që do të thotë “Populli i

Lumit të Madh” dhe ishin përqëndruar në luginën e lumit

Hudson, në veri të shtetit të sotëm të New Yorkut. Qyteza ka

porta natyrale për në Kanada, Vermont dhe Shtetin e New

Yorkut me një hyrje të volitëshme për në Kanada dhe një urë

impresionuese përmes Liqenit Champlain, nga ku kalohet për në

Shtetin e Vermontit. Cena punonte si kamerjer në një lokal buzë

liqenit. Lokali kishte dy salla të vogla restoranti që lidheshin

midis tyre dhe një verandë të madhe për në verë dhe një

pishinë. Aty ata qëndruan deri në vitin 1998. Pastaj u

transferuan në një qytezë tjetër, po në tokën e Mohikanëve,

Norfolk, rreth 150 km në perëndim të Rousses Point.

Norfolku është qytezë në pjesën veriore të Kontesë së Saint

Lawrence të shtetit të New Yorkut në veri të qytetit Potsdam.

Qyteti ka filluar të banohet rreth vitit 1809. Ai është formuar në

vitin 1823 nga një pjesë e qytezës së Louisville. Qyteza ka zyrën

postare, qëndër shëndetësore bashkëkohore, bankën, muzeun,

repartin e zjarrfiksave, nja dy kisha, një sallë lojrash dhe fushë

patinazhi, parqe lojrash për fëmijë dhe vende shlodhje për të

moshuarit dhe një seri njësi tregëtare të vogla. Qyteza ka dhe

një fabrikë letre që punon me lëndë të parë nga pyjet përrreth

Një darkë familjare në restorant.

qytezës. Shkolla ku përfshihen të gjitha nivelet, si fillorja,

tetëvejeçarja dhe shkolla e mesme, gjendet në pjesën

jugëlindore të qytezës dhe është sëbashku me qytezën tjetër të

afërt, Norwood.

Familja e Cenas u vendos në një shtëpi që gjendet në rrugën

kryesore të qytetit West Main Street, në pjesën perëndimore. Ai

ka blerë me kredi nga një pronar amerikan me origjinë

hungareze Restorantin “Sabad’s”. Godina ku ndodhet

restoranti dhe shtëpia janë prej druri, ashtu siç janë të gjitha

godinat në zonat rurale të Amerikës dhe rreth e rrotull saj ka

hapësirë të gjërë të blertë dhe shumë drurë dhe shkurre

dekorative.

Fillimisht puna në restorant ishte e pakët por me kalimin e

viteve ajo erdhi duke u rritur dhe tani është në gjëndje të mirë.

Në restorant përveç Cenas, që është në rolin e menaxherit,

punojnë dhe shumë amerikanë dhe amerikane, rreth 8 – 10 veta

sipas ngarkesës ditore të klientelës. Ndërtesa e restorantit

është tre katëshe, prej druri, buzë rrugës kryesore të qytetit të

Norfolkut. Restoranti kishte hyrjen nga rruga kryesore dhe dy

hyrje të tjera nga ana jugore për personelin. Në hollin e

restorantit qëndron i varur në mur flamuri shqiptar me

shqiponjën dykrenare në mes. Restoranti ka dy salla të mëdha

ngrënje me rreth 150 vënde, një sallë për party me 30 vënde dhe

Bar Bufenë me banakë dhe pije të ndryshme që konsumonin

klientët dhe një platformë druri ku qëndronin gotat prej qelqi të

formave dhe madhësive të ndryshme të vendosura me

kokëposhtë, ashtu siç i kemi parë në disa filma amerikanë me

kauboj. Në të dy anët e sallës së parë, ka ndarje të veçanta me

nga 4 vënde secila, prej druri dhe me ndenjëse kolltuku. Në

tavolinat e tyre kishte gjithmonë një shandan me qiri të ndezur,

vendosur mbi një tavolinë prej druri në ngjyrë kafe të errët.

Sallat janë të shtruara me tapet të gjelbër dhe në mure me tabllo

Grupi i çiftelive të familjes së Cenas.

(Cena, Moni dhe Nuni)

të ndryshme. Në tavane varen abazhure me ventilatorë. Sallat

janë me ajër të kondicionuar. Në bodrumet e lokalit mbahen të

vendosura në rafte, pijet e ndryshme si uiski, rume, tekila,

konjake dhe deri tek birrat, pijet freskuese etj. Restoranti

shërbente vetëm mbas dite nga ora 15ºº dhe deri vonë në

mesnate, kur ishte larguar dhe klienti i fundit. Në restorant

shërbejnë përveç Cenas, që është menaxheri i lokalit dhe

shpesh kryente dhe detyrën e guzhinierit dhe shumë punonjës

të tjerë si banakierë (Bufetierë), kamarjerë, pjatalarës, pastrues

tavolinash etj. Aty punonte me orar të reduktuar dhe Alketa, e

cila kishte për detyrë të priste klientët, t’i vendoste sipas

dëshirave dhe kërkesave të tyre nëpër tavolina dhe t’i përcillte

ata kur mbaronin darkën e tyre. Në banak shërbenin zakonisht

vajza amerikane, por shpesh shërbente dhe vetë Cena ose

Alketa. Në restorant punojnë dhe ameriaknë me origjinë

indiane, siç është rasti i Lorit, një grua simpatike, me flokë të

verdhë dhe shumë e sjellëshme, e cila është me origjinë të largët

indiane. Sigurisht që origjina e saj është nga Fisi i Mohikanëve

ose Mohawkëve. Kjo doli dhe nga një bisedë që u zhvillua në

vitin 2009, midis disa amerikanëve, klientë në restorant dhe

njerzve të Cenas, bisedë që po vërtitej rreth aftësive të njerzve

për të punuar dhe për të krijuar pasuri. Amerikanët të prekur në

sedër nga fakti që një i huaj si Cena, të vjen në mes të Amerikës,

hap biznes dhe punëson (Kupto : shfytëzon) amerikanë vëndas

dhe i komandon ata, filluan të mburren, se ata janë pronarë të

këtij vendi dhe duhet të komandojnë. Në muhabet e sipër

ndërhyn Lori, e cila shpalli se pronare e vetme këtu ishte ajo,

mbasi kishte origjinë indiane. Frekuentimi i restorantit bëhej në

bazë të porosive të klientëve qysh disa ditë, ose orë më parë,

por kishte dhe shumë klientë të rastësishëm. Kishte dhe shumë

porosi për festa shoqërore ose familjare (party) si për raste

ditëlindjesh dhe festa të ndryshme shoqërore ose familjare.

Shpesh vinin si klientë dhe Indianë që banonin në një Rezervat

Me fëmijët e Alketës në ditlindjen e Nunit.

të Indianëve, nja 20 km në verilindje të Norfolkut, të cilët

kishin qejf shumë pijet e forta dhe sidomos rakinë e manit që

e kishte Cena nga Shqipëria.

Festa e ditëlindjeve shoqëroheshin dhe nga një tortë që jepej

falas nga lokali dhe rreth tavolinës mblidheshin i gjithë

personeli i lokalit, duke çuar tortën dhe qirinjtë e ndezur mbi

të, duke i a uruar jubilarit ditëlindjen me vargjet e zakonshme :

Happy birthday to you!.Në fund të muajit shtator, në lokal

organizohet dhe dita e mbylljes së aktivitetit të Golfit. Klubi i

Golfit i qytetit ka mbi 100 antarë, mes të cilëve Cena dhe djali i

tij Moni. Me rastin e mbylljes së veprimtarisë vjetore të golfit

dhe shpalljes së rezultateve, organizohet një party në

restorantin e Cenas ku marrin pjesë të gjithë antarët e klubit,

rreth 100 veta dhe kalonin një mbasdite të gëzuar me pije, të

ngrëna, muhabet dhe muzikë. Menyja e restorantit ishte

standarte dhe ndryshonte herë pas here duke futur receta të

reja gatimi. Në përgjithësi mbizotëronte guzhina italiane dhe

hungareze, siç thoshte Cena, por në përgjithësi ato ishin

gatime standarte, që gatuheshin në shumicën e restoranteve

të zonës dhe më gjërë. Me punën e Cenas, restoranti është

bërë i njohur në të gjithë zonën dhe ka filluar të frekuentohet

sa vjen dhe më tepër. Kështu dhe në Guidën vjetore të

Kontesë së Saint Lawrence ai paraqitet me logon e vet ashtu

si dhe nja 25 qëndra të tjera prodhuese dhe të shërbimit të

kësaj Konteje. Por megjithë se i larguar për një kohë të gjatë

nga vendlindja e tij, Cena nuk e harroi për asnjë çast

dashurinë për atdheun e skllavëruar nga regjimi sërb. Ai ka

kontribuar vazhdimisht me fonde financiare për fondacionin

“Vendlindja thërret” duke derdhur rregullisht

trepërqindëshin e caktuar.. Kur filluan veprimet luftarake të

UÇK-së, në vitin 1998, ai tentoi disa herë t’u bashkohej

këtyre formacioneve, por nuk mundi për arsye të largësisë

dhe kushteve të tjera. Në mars të vitit 1999 kur sapo kishin

filluar bombardimet e NATO-s mbi Sërbi, shqiptarët e

Amerikës u mblodhën në New York dhe formuan Batalionin

e “Atlantikut” me mbi 120 luftëtarë, ndërmjet të cilëve

kishte dhe vajza. Në këtë batalion u reshtua menjëherë dhe

Cena. Pas mbrritjes në Shqipëri, batalioni hyri në luftime

në zonën e Pashtrikut, mbi Gjakovë, ku luftoi deri në

përfundim të luftës më 12 qershor 1999. Për të gjithë

veprimtarinë e tij gjatë kësaj periudhe dhe sakrificave që ai

bëri, duke lënë larg familjen me 3 fëmijë të vegjël, i është

akorduar një fletë Mirënjohje nga Qeveria e Kosovës, e

firmosur nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës atëhere Azem

Syla dhe një Pllakë Mirënjohje nga Fondacioni Plavë-Guci

në Amerikë.Një veprim domethënës është dhe fakti që dhe

vetë banorët amerikanë të qytetit të Norfolkut gjatë kohës që

Cena ishte në luftë në Kosovë, organizuan një meshë në

kishën e qytetit, ku luteshin për Cenan dhe luftën e tij. Ata

kanë firmosur të gjithë në këtë meshë. Kjo në shënjë

mirënjohje për një luftëtar që lufton për vendin e tij, por dhe

në shënjë mirënjohje, se me biznesin e tij, Cena kontribuon

në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të këtij qyteti

amerikan.Cena dhe Alketa kanë 4 fëmijë, Moni, Edona,

Zenuni dhe Fisniku, për të cilët kujdesen që të rriten të

shëndetshëm dhe të mësojnë mirë në shkollë, duke i edukuar

njëkohësisht me dashurinë për vendlindjen e prindërve,

Shqipërinë e dashur dhe me zakonet e traditat më të mira të

popullit tonë. Cena s’e ndan çiftelinë nga dora, dhe tani këtë

punë bën dhe djali i madh, Moni, 17 vjeçar dhe djali i dytë

Nuni, 13 vjeçar, të cilët luajnë shumë mirë në çifteli, shumë

melodi popullore shqiptare. Për t’a mbajtur gjallë këtë frymë

patriotizmi dhe atdhedashurie ata vijnë shpesh në Shqipëri,

Kosovë e Plavë sepse kanë mall për Atdheun e tyre dhe për

njerzit e afërm, duke shprehur me zjarr patriotizmin e tyre

edhe me veshjet e tyre shqiptare.

12

-K o r ç a-

mars 2012

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

SOLIDARITETI MPOSHTI DIMRIN

E EGËR DHE TË ACARTË

-DIMRI i sivjetëm kish shumë, e shumë kohë, që

nuk kish bërë. Ai erdhi i furishëm, plot rreshje

dëbore, që zbardhën çdo gjë dhe bllokuan rrugët,

duke krijuar izolimin e disa fshatrave si Lekas,

Panarit, në Mokër, në Malësitë e Kolonjës

e të tjera. -Sidomos tre javëshi i muajit shkurt

ishte më i ashpri, me trashësi dëbore, akull dhe

temperatura nën zero gradë.

-Kundrejt kësaj gjendjeje u vu në veprim shtabi i

emergjencës, drejtori e rrugëve rurale, ushtria

dhe u sensibilizua komuniteti për solidaritet

masiv të komunitetit, institucionet shëndetësore

e arsimore, organet e rendit, biznesit, e të tjera.

-U morrën masa për hapjen e rrugëve dhe

furnizimin e fshatrave të izoluara me ushqime e

produkte të tjera të nevojshme.

-Në mbledhjen e shtabit të emergjencës të qarkut,

mbas raportimit që bëri prefekti Z. Andrea Mano,

kryeministri Z. Sali Berisha, që mori pjesë në

këtë mbledhje vlerësoi punën e shtabit të

emergjencës e Pushtetin Vendor të Qarkut të

Korçës dhe parashtroi detyra për të mbajtur

ngrehur gadishmërinë, për të vepruar në kohë

dhe me efektivitet, për të përballuar situatat që

do të krijohen më vonë.

-Në 31 komuna e 6 bashki të Qarkut të Korçës, pati

një solidaritet komunitar për të kaluar bashkarisht

vështirësitë e këtij dimri të egër. Ndihma pati nga

Pushteti Vendor, bizneset, institucionet, e të tjera si

në Mokër, Vithkuq, Kolonjë...

Shembull sinjifikativ ishte solidariteti i

“Medresesë” së Korçës, e drejtorit të saj

Z. Omer Çalis, i cili bashkë me përfaqësuesit e

prefekturës e ushtrisë vajtën mes vështirësive dhe

dorëzuan vetë ne fshatin Lekas, në qendër të

komunës makinat me ndihmat, duke merituar

falenderimet e përzemërta të përfaqësuesve të

komunës dhe banorëve të saj.

-Në qarkun e Korçës, prej shumë kohësh

funksionojnë shumë OJF dhe Fondacione, një

pjesë e tyre janë informale, duke qarkulluar shuma

të mëdha parash.

-Mirë që s’bëjnë transparencë në shtyp për projektet

e fondet e akorduara, por në këtë situatë kritike

dimërore të ashpër komunitare, duhet të kishin bërë

diçka, bile edhe sikur të ishte simbolike…

Z. OMER ÇALIS –Drejtor i “Medresesë”

Korçë, duke çuar ndihma në Komunën Lekas

-Ky dimër i ashpër nxorri në evidencë, e disa

mësime dhe eksperienca, në mënyrë që furnizimi i

zonave të thella malore të qarkut të Korçës, të

bëhen që në verë e vjeshtë, më mirë se deri tani, në

mënyrë që ti paraprihet çdo të papriture dhe

kapriçove të natyrës në muajt e dimrit.

-Tani është fillim marsi, pranvera së shpejti do të

trokasë kudo, do të ketë ngritje të temperaturave,

rreshje, për të cilat duhen marrë masa, mos

krijohen përmbytje të tokave, e të tjera.

-Solidariteti duhet të funksonojë dhe në pranverë,

për riparimin e të gjitha atyre problemeve që la

pas dimri i vështirë i këtij viti në rrugë, ndërtesa e

në ndonjë rast ngordhje bagëish…

-Në vëmendje duhen patur parasysh dhe kapriçot e

motit me temperaturat e larta që krijohen në verë,

siç ndodhi vitin e kaluar.

-Me organizim, vullnet, solidaritet, njeriu e sfidon

natyrën me kapriçot e saj, duke reflektuar kështu

konkretisht humanizmin demokratik dhe osmozën

shpirtërore, aq të domosdoshme, kur njerëzit

janë në nevojë.

Koresp. “Korça”

Botuesi:

REDAKSIA

Laura Furxhi

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

ADRESA:

VEHBI FURXHI

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

Art Design:

Aurel Grabocka-Drejtor i ARZH-së Korçë

Prof.asc.dr Bashkim Jahollari - historian

Prof.asc.dr Eqerem Meçollari - Shkenca Bujqësore

Hysen Kobellari - ekonomist -Ylber Merdani - poet

Arben Qafzezi - Farmacist, Veteriner

Kristaq Turtulli - shkrimtar - Kanada

Dr. Thanas L. Gjika - SHBA

Skënder Demolli - fabulist - Istref Haxhillari – Pogradec

Rr. „Ismail Qemali“

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

Nr.1

L.Furxhi

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

12345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789012123

Korçë

Pranë „Grand“ Hotel

Karshi Hotel „Regency“

Tel:

082242985

Cel:

0682459546

Shtypshkronja

„Kotti“

Adresa:

Rr. „Jovan Kosturi“

Korçë

Tel: 082242382

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!