21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kryerjen e punëve në vendin e caktuar konkret të punës (arsimim universitar apo i

mesëm nga lëmi konkret, njohja e gjuhës së huaj, etj.).

1.1. Mënyrat e themelimit të marrëdhëniesë për nëpunës

Në përputhje me zgjedhjen e sistemit të vendeve të punës për administratën

shtetërore në Republikën e Maqedonisë, si mënyrë themelore e lidhjes së

marrëdhënies së nëpunësit parashikohet shpallja publike dhe dhënia e provimit

profesional për verifikimin e kualifikimeve dhe të njohurive të kandidatëve, si

garanci se në administratë do të punësohen kuadro profesionalë dhe cilësorë, në

bazë të aftësive të tyre.

Nga ky rregull ka dy përjashtime që kanë të bëjnë me nëpunësit me titullin më

të lartë – sekretarët shtetërorë, përkatësisht sekretarët e përgjithshëm dhe rastet e

të ashtuquajturit mobilitet horizontal i nëpunësve shtetërorë. Gjithashtu, ekziston

edhe një modalitet i procedurës për lidhjen e marrëdhënies së nëpunësit lidhur me

praktikantët në shërbimin shtetëror.

Për dallim nga nëpunësit e tjerë shtetërorë, sekretarët shtetërorë, përkatësisht

sekretarët e përgjithshëm zgjedhen pa shpallje publike. Ata e marrin titullin e

sekretarit shtetëror ose të sekretarit të përgjithshëm nëpërmjet emërimit nga

Qeveria, përkatësisht nga organet e tjera të përfshira me Ligjin për nëpunës

shtetërorë.

Kështu, sekretarët shtetërorë nëpër ministri i emëron Qeveria, me propozimin

e ministrit relevant. Mirëpo, sekretarët shtetërorë mund të emërohen vetëm nga

radha e nëpunësve shtetërorë udhëheqës tanimë ekzistues nëpër ministri dhe në

organet e tjera të administratës shtetërore. Mandati i tyre zgjat aq sa edhe

mandati i Qeverisë.

Sekretarët e përgjithshëm në Parlament, te presidenti, në Qeveri, në Gjykatën

Kushtetuese, në Gjykatën Supreme, në Këshillin Gjyqësor Republikan, te Avokati

Popullor, në Entin Shtetëror të Revizionit, në Agjencinë për Nëpunës Shtetërorë

dhe në Prokurorinë Publike i emëron secili nga këto organe veç e veç pikërisht nga

radha e nëpunësve shtetërorë udhëheqës në këto organe. Mandati i sekretarit të

përgjithshëm në Parlament, te presidenti dhe në Qeveri zgjat aq sa edhe mandati i

këtyre organeve. Mandati i sekretarit të përgjithshëm në Gjykatën Supreme, në

Këshillin Gjyqësor Republikan, në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurorinë Publike,

te Avokati Popullor, në Entin Shtetëror të Revizionit dhe në Agjencinë për

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!