23.01.2015 Views

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

KONCEPTI PËR PËRPILIMIN E LIBRIT METODOLOGJIA ... - Unicef

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

16

Përputhshmëria e përmbajtjes së

librit me programin mësimor

Gjatë përpilimit të librit, respektivisht gjatë vlerësimit të

tij duhet të mbahet llogari për përputhshmërinë e tij me

programin mësimor të miratuar nga Ministri i Arsimit

dhe Shkencës, me propozim të Byrosë së zhvillimit të

arsimit.

Kjo nënkupton që përmes zhvillimit të disa përmbajtjeve

në libër të arrihen qëllimet e definuara me programin.

Më pas duhet të kihen parasysh qëllimet për klasën,

respektivisht vitin, llojin e arsimit, si dhe drejtimin,

respektivisht profili arsimor i arsimit për të cilin është

dedikuar libri, si dhe qëllimet konkrete që duhet të

arrihen gjatë realizimit të programit mësimor.

Në bazë të qëllimeve të parashtruara në programin

mësimor, në libër duhet të parashihen përmbajtje (nga

ana e autorit) në pajtim me fondin e orëve mësimore të

programit, temat (lëmit) të cilat përpilohen dhe nocionet

që zbatohen në programin mësimor.

Gjatë zgjedhjes së përmbajtjeve duhet të përfshihen

parimet racionale dhe ekonomike, që nënkuptojnë

zgjedhjen e përmbajtjeve përkatëse (sipas vëllimit,

stilit dhe gjuhës) të moshës së nxënësve të cilëve iu

është dedikuar libri. Libri kryekëput duhet ti përmbahet

programit mësimor dhe ti respektojë dhe zbatojë

udhëzimet didaktike të programit për qasje graduale dhe

sistematike të nxënësit në materie të lëndës.

Gjithashtu, në pajtim me programin mësimor, libri duhet

ti përmbahet dhe të promovojë metoda interaktive

të punës, korrelacion me lëndë tjera (të ngjashëm)

mësimore. Lidhshmëri horizontale dhe vertikale të

përmbajtjeve në kuadër të lëndës, si dhe të përmend

edhe shembuj tjerë dhe burime të informatave dhe

njohurive për temat (lëmit) të përfshira me programin

(enciklopeditë, fjalitë, përmbajtjet elektronike, softuer

arsimor etj.)

• Përmbajtja ndaj të arriturave bashkëkohore të lëmit

të caktuar shkencor, metodologjia e studimit të lëndës

dhe përdorimi i terminologjisë profesionale

Struktura e përmbajtjeve në libër

Çdo libër duhet të jetë autentik dhe vepër origjinale

e autorit, të ketë kompozim të qartë i cili nxënësit i

mundëson që lehtë dhe pa ngarkesë të gjendet në te

dhe ta përdorë në mësim dhe mësimnxënie. Libri, në

përgjithësi duhet të jetë i strukturuar në këtë mënyrë:

të ketë hyrje (i përcjella me parathënie të qartë/udhëzim

për përdorim të librit), përmbajtje, kapitull (sipas temave,

respektivisht komponentëve të programit mësimor),

përmbajtjeve (të zhvilluara nga autori në pajtim me

qëllimet në program) të cilat do të përfshijnë pjesë

autentike narrative, shembuj, konkluzione, pyetje dhe

detyra dhe do të dëftonin burime plotësuese për nocionet,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!