11.02.2015 Views

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

Klikoni këtu - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pagina 9 Anno 9 n.1 Aprile 2011

Nga: Prof. Dr. Fedhon Meksi

Në fillim të shekullit XIX, në vigjilje të përpjekjeve

të Ali Pashë Tepelenës për t’u shkëputur nga

Perandoria Osmane si dhe të shpërthimit të Revolucionit

Grek, shqiptarët dhe grekët mendonin se do të

luftonin të bashkuar.

Madje edhe për të ardhmen ata parashikonin një

shtet të përbashkët, veçse, ndërsa grekët kërkonin

një shtet panhelenik, ku të sundonin ata, shqiptarët

ishin për një shtet të madh të pavarur shqiptaro-grek

nën Ali Pashën ose nën shqiptarët. Partizanët më të

zjarrtë të këtij projekti ambicioz ishin këshilltarët e

afërt të Aliut, iluministi nga Përmeti, Kostandin Duka

dhe Aleko Miço, Mantho Ikonomi etj. Vangjel Zhapa

i përqafoi këto ide dhe mbeti ithtar i tyre gjatë gjithë

jetës. “Ai që kishte shërbyer që shumë i ri tek Ali Pasha

dhe i kishte mbetur atij besnik deri në fund, ishte,

me sa duket, në krye të herës, për një shtet shqiptarogrek,

ku shqiptarët të loznin rolin e madh që lozte

Aliu” (Dh. Shuteriqi, “Gjurmime letrare”, 1974, f.

220). Gjatë studimeve në gjimnazin “Zosimea”, ku

përvetësoi greqishten e vjetër dhe të re, V. Zhapa

u magjeps nga kultura, arti, letërsia dhe qytetaria

helene, për rigjallërimin, studimin dhe përhapjen e

të cilave ai dedikoi një pjesë të konsiderueshme të

aktivitetit dhe sidomos të pasurisë së tij.

Gjatë Revolucionit Grek luftoi me trimëri kundër

turqve në vijën e parë të frontit, aty ku luftimet zhvilloheshin

trup me trup. Edhe pse luftoi nga dita e

parë deri në të fundit (1821-1830) dhe u plagos pesë

herë, pushtetarët grek të kohës e shpërblyen vetëm

me medaljen e argjendtë dhe me një copë tokë të

rreshkur, diku në periferi të Greqisë. Me zemër të

thyer largohet për në Rumani, ku vetëm pas 10-15

vjetësh u bë njeriu më i pasur i atij vendi, pa harruar

asnjëherë padrejtësinë që i bënë grekët. Nuk rreshti

kurrë së kërkuari medaljet dhe gradat që meritonte,

derisa më vitin 1843 Mbreti Oton u detyrua të dekretonte

dhënien e gradës së kapitenit të falangës. I pakënaqur

edhe nga kjo gradë, ai u dërgoi letrën e fundit

autoriteteve greke. Tashmë milioner, kërkonte “vetëm

gradat dhe medaljet që meritonte dhe jo shpërblime e

lehtësi të tjera për t’u bërë barrë atdheut (Greqisë)”

(Q. Hila, “Vangjel Zhapa”, faqe 65).

Ishte viti 1845, kishte kaluar shumë kohë, por

grekët nuk kishin harruar se Vangjel Zhapa kishte

qenë përkrahës i zjarrtë i idesë për një shtet të madh

shqiptaro-grek, ku do të udhëhiqnin shqiptarët. Letra

e përmendur më sipër nuk do të kishte përgjigje,

kurse Vangjel Zhapa do të ngelte vetëm një kapiten

falange në lirim. Pjesa më e madhe e intelektualëve

shqiptarë të viteve ’30-’60 të shekullit XIX fillimisht

ranë plotësisht në kurthin e “panhelenizmit”. Naum

Veqilharxhi (1797-1854) kishte mendimin e ndritur

që të zgjonte ndërgjegjen kombëtare të popullit

shqiptar me anë të përhapjes së kulturës në gjuhën

amtare, veçse ai e shihte zgjidhjen politike të çlirimit

të Shqipërisë “nëpërmjet një shteti të përbashkët

greko-shqiptar, ku shqiptarët do të fitonin të drejta të

barabarta me grekët vetëm kur të afirmoheshin mirë

me kulturën dhe zhvillimin e tyre të gjithanshëm”

(Dh. Shuteriqi, “Gjurmime letrare”, f. 226).

Edhe intelektualë të tjerë shqiptarë, që më pas u

shquan si veprimtarë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare,

si Thimi Mitko (1820-1890), Jani Vreto

(1822-1900), Eftim Brandi (1817-1882) si dhe Anastas

Byku (1829-1878) ishin “infektuar” nga teoria

pellazgjike dhe pjella e saj “panhelenizmi”. Të

gjithë ata harronin se shqiptarët banonin jo vetëm

në jug, po edhe ne veri të Shqipërisë, madje më të

shumtë ishin në veri sesa në jug dhe vazhduan të

propagandonin deri rreth viteve ’70 shtetin dualist në

formën e federatës në mes shqiptarëve të jugut dhe

grekëve. Panhelenizmi i Vangjel Zhapës nuk vihet në

diskutim. Pikërisht “Pellazgos” do të quhej gazeta e

parë shqiptare në Lamia të Greqisë (1859-1861) që

botohej nga Anastas Byku, por që në të vërtetë ishte

në pronësi të Vangjel Zhapës. Në letrën që Vangjel

Zhapa u drejton autoriteteve greke më 1845, me anë

të të cilës evidenton sakrificat e tij dhe ankohet për

vlerësimin e pamjaftueshëm nga autoritetet greke, ai

e quan Greqinë si “atdheun e tij”. Veçse në testamentin

përpiluar 15 vjet më vonë, e konsideron vendlindjen

e tij “atdheu i veçantë”, duke shtuar “vendi i

shenjtë i takimit me Zotin”.

Vangjel Zhapa, si edhe bashkëkohësit e tij ortodoksë,

ishin viktima të propagandës panheleniste, të dëshpërimit

dhe pesimizmit që u krijua pas shkatërrimit të

shtetit të Aliut dhe bashkë me të edhe të ëndrrave që

u thurën nga të gjithë shqiptarët gjatë asaj periudhe

dhe veçanërisht të dobësisë së Lëvizjes së Rilindjes,

që deri ne fillim te viteve ’70, la një “zbrazëtirë” në

drejtim të aktivitetit patriotik. Historiografia e periudhës

komuniste ka ndërhyrë brutalisht në faktet dhe

të vërtetat historike. Si në letërsi, kinematografi etj.,

edhe në histori janë krijuar personazhe të ngjyrosura

vetëm bardh e zi, patriotë ose tradhtarë, heronj ose

armiq. Për të krijuar këto personazhe, pjesërisht të

sajuar, janë eliminuar ose anashkaluar shumë fakte

historike dhe dokumente për disa dhe janë ngarkuar

më tej disa të tjerë. Pas viteve ’30 të shekullit XIX

Vangjel Zhapa ka qenë panhelenist, ashtu si edhe

Naum Veqilharxhi, Jani Vreto ose Thimi Mitko etj.,

veçse të paktën ai mbështeste idenë, mbase utopike,

të një shteti të përbashkët shqiptaro-grek që do të

Cultura

Vangjel Zhapa, shqiptari që ndërtoi perlat e Athinës

P

Zhapa, jetëshkrimi i shqiptarit

që ngjalli Lojërat Olimpike

ara mesit të shekullit të XIX, sipas dëshirës të kushërinjve

Zhapa, në bazë të projekteve të ardhura nga Bukureshti

dhe Athina, muratorët dhe teknikët më të mirë të Vilajetit të

Janinës, ndërtuan në qendër të Labovës së Madhe tri ndërtesa

jo të zakonshme për nga madhështia dhe bukuria e tyre. Ato do

të ishin banesat e kushërinjve Zhapa dhe pasardhësve të tyre,

si dhe shkolla e famshme e Labovës, ku kanë mësuar breza

të tërë labovitësh, një pjesë e të cilëve i vazhduan studimet në

Janinë dhe gjetkë. Të tria këto ndërtesa u dogjën gjatë Luftës

së Dytë Botërore, por ndërsa shkollën e ndërtuan vetë labovitët

fill pas lufte, shtëpitë e fisit Zhapa vazhdojnë të jenë edhe sot

gërmadha. Vite më vonë shkolla e Labovës u kthye në shtëpi

kulture, muze dhe më pas, për çudi të labovitëve, dhe jo vetëm,

u shit! Shkolla e famshme e Labovës, dhurata kryesore që i

bëri Vangjel Zhapa Labovës dhe labovitëve, në oborrin e së

cilës ai dëshironte të varrosej, u shit sikur të ishte një shtëpi e

zakonshme fshati. Ky ishte shpërblimi që disa banorë të sotëm

të Labovës, sigurisht të ardhur dhe të panjohur me historinë

e lavdishme të fshatit tonë, i bënë bamirësit të madh Vangjel

Zhapa. Për më tepër, shkolla e Labovës është e para shkollë

në Shqipëri, ku mësohej gjuha shqipe që në vitin 1860, duke

u bërë në këtë mënyrë simbol i përpjekjeve të labovitëve për

mësimin e gjuhës sonë amtare dhe që ndihmoi fuqishëm për

ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar në kohët e vështira

të sundimit osman. Restaurimi i pallateve-kështjella të Vangjel

dhe Konstandin Zhapës dhe i shkollës sonë, ndërtuar me dhurimet

e Vangjel Zhapës, ashtu si edhe shumë shkolla të tjera

në jug të Shqipërisë, do të ishte jo vetëm një akt falënderimi

dhe mirënjohjeje i labovitëve të sotëm dhe gjithë shqiptarëve,

kudo që janë, në drejtim të bashkëfshatarëve tanë bamirës, por

gjithashtu do të shënonte një hap të rëndësishëm në drejtim të

ringjalljes së Labovës edhe si një qendër kulturore, arsimore,

muzeore, turistike, klimaterike dhe jo vetëm.

JETA

Vangjel Zhapa lindi më 23 gusht 1800. I ati quhej Vasil

Zhapa, kurse e ëma Sotira Meksi, të dy nga Labova e Madhe.

U rrit në fshat, ku u njoh sidomos nga e ëma, me mjeshtërinë

punimit të tokës, ndërkohë që njohuritë e para arsimore i morri

nga prifti i fshatit që kryente, si zakonisht në ato kohë edhe rolin

e mësuesit. Mbasi mbushi moshën 13 vjeç, si shumë labovitë,

u largua nga fshati për në Janinë, ku u lidh me mjekun popullor

Petro Meksi, kushëri i së ëmës, i cili shërbente në gardën

e Ali Pashë Tepelenës. Në të vërtetë, njohuritë mbi kultivimin

dhe përdorimin e bimëve mjekësore i kishte marrë nga e ëma,

kurse Petro Meksi e stërviti për të ushtruar me sukses mjekësinë

popullore.

Vangjeli në Janinë kreu gjimnazin “Zosimea”, që e pajisi

përveç të tjerash edhe me njohuri të mjaftueshme në gjuhën

frënge dhe italiane. Ashtu si dhe shumë labovitë të tjerë

shërbeu për disa vjet në ushtrinë e Ali Pashë Tepelenës. Në

ato kohë Janina, kryeqendra e Vilajetit me të njëjtin emër që

sundohej nga Ali Pashë Tepelena, përjetonte periudhën më të

shkëlqyer të historisë së saj. Aty sundonte ligji i shtetit të Aliut,

që kishte siguruar qetësi, prosperitet dhe marrëdhënie normale

në mes shqiptarëve, grekëve, vllehve dhe turqve, që popullonin

këtë vilajet. Në fillim të viteve ’20 të shekullit XIX, shpërtheu

Revolucioni Grek, ku morën pjesë mijëra shqiptarë, ndër ta

edhe Vangjel Zhapa, që u dallua veçanërisht në luftimet trup

me trup në vijën e parë të frontin. Ai gjithashtu mjekonte bashkëluftëtarët

e plagosur gjatë luftimeve, duke punuar si kirurg.

Kur lufta mbaroi, autoritetet greke e shpërblyen me medaljen

e argjendtë dhe me disa toka në periferi të Greqisë, të cilat ai

i konsideronte të pamjaftueshme në krahasim me heroizmat,

sakrificat dhe pesë plagët e marra gjatë luftimeve me turqit. Për

këtë arsye braktisi Greqinë e ngushtë, tërë male të thata, dhe

mosmirënjohëse, për fushat pa fund dhe pjellore të Rumanisë,

ku prej kohësh kishte një koloni të madhe shqiptare. Sidoqoftë

ai iku nga Greqia me zemër të thyer.

Për 15 vjet nuk rreshti së kërkuari gradat dhe medaljet që

meritonte. Në Rumani punoi në fillim si bujk, duke ushtruar

njëkohësisht dhe profesionin e mjekut popullor. I pajisur me

mësimet e së ëmës, të Petro Meksit dhe me praktikën në terren

me të plagosurit gjatë Revolucionit Grek, shpejt u bë mjeku

popullor më i kërkuari në Rumani. Sipas të thënave mbreti i Rumanisë

i dhuroi Vangjel Zhapës një mulli për shërbimet e kryera.

Mulliri ishte i vetmi në një fushë pa fund që mbillej me grurë,

por krahas kësaj ishte zgjuarsia, prakticiteti dhe largpamësia e

Vangjel Zhapës, që e bëri pronar të gjithë asaj fushe të begatë!

Më pas e ndihmoi dhe fati: një shoqëri anglo-persiane zbuloi

se nëntoka në pronësi të Zhapës ishte naftëmbajtëse. Vangjel

Zhapa nuk pranoi tua shiste tokën anglezëve dhe u bë një nga

aksionerët kryesorë të kësaj shoqërie e më pas, me të ardhurat

e realizuara nga shfrytëzimi i puseve, u pasurua së tepërmi. Me

këto të ardhura bleu toka, pyje, mullinj të tjerë, hotele, fabrika,

si dhe një pjesë të madhe të aksioneve të shoqërisë rumune

të lundrimit. Si nismëtar e novator që ishte, falë edhe njohurive

agronomike të përvetësuara gjatë studimeve të kryera në këtë

fushë në Paris nga mesi i viteve ’30, Vangjel Zhapa zbatoi me

sukses metodat e reja të kohës në bujqësi, duke rritur në këtë

mënyrë dukshëm rendimentet e kulturave bujqësore. Vangjel

Zhapa përgjithësoi përvojën e tij dhe e përhapi atë nëpërmjet

botimit të disa librave mbi reformën agrare, për shndërrimin e

fshatarëve në pronarë të tokës, për bujqësinë intensive dhe

ekonominë bujqësore. Ky njeri energjik dhe me njohuri të thella,

jo vetën në bujqësi, por edhe në ekonominë në përgjithësi,

u emërua “këshilltar” në oborrin e mbretit të Rumanisë. Pasuria

e tij shtohej në mënyrë marramendëse. Fshatari nga Labova

dhe mjeku popullor u shndërrua në një latifondist me të ardhura

financiare të pallogaritshme.

Veçse, ai shquhej nga të tjerët edhe për kulturën, klasën

dhe sjelljen elegante, mënyrën evropiane të jetës që bënte dhe

shoqërinë e tij të zgjedhur që përfshinte edhe princa e mbretër.

Rezidenca e tij afër Bukureshtit përmendej, jo vetëm si vend

i darkave madhështore që shtroheshin, dhe i shampanjës e

verave franceze nga më cilësoret që shërbeheshin pa kursim,

por edhe për bibliotekën madhështore, unike në Rumani, me

libra të blera kryesisht në Paris. Pasuria e pafund që grumbulloi

ia shtoi edhe më shumë fisnikërinë, duke i ngjallur gjithashtu

pasionin për të ndihmuar të varfrit kudo që të ishin dhe për të

dhënë donacione në përmasa të mëdha dhe të zgjedhura me

shumë kujdes. Në Rumani ai vuri në dispozicion shuma të konsiderueshme

të hollash për hartimin dhe botimin e Fjalorit dhe

Gramatikës të gjuhës letrare rumune dhe përkthimin e veprave

të klasikëve grekë dhe romakë si dhe për ndërtimin në Bukuresht

të Akademisë, Universitetit dhe të një teatri madhështor

të tipit helen.

Në Greqi ai ndërtoi pallatin “Zappeion” të Athinës, që shërben

edhe sot për ekspozita, Universitetin, Akademinë, Konservatorin,

Bibliotekën Kombëtare, që janë edhe sot godinat

më madhështore të kryeqytetit grek. Me këmbënguljen dhe

financimin e Vangjel Zhapës u organizuan në Athinë, më vitin

1859 Lojërat Olimpike nën shembullin e Lojërave Olimpike

të lashtësisë, të cilat u përsëritën edhe më 1870. Këto lojëra,

në të cilat garonin vetëm atletë grekë, ngjanin më tepër me

kampionatet kombëtare të atletikës, hipizmit etj. Sidoqoftë këto

lojëra, që përmenden edhe sot në të gjithë botën me emrin

“Lojërat Olimpike të Zhapës”, konsiderohen si “përpjekje për

të përtëritur Lojërat Olimpike të antikitetit”. Përpjekja e parë ka

filluar në Paris më 1796, fill pasi u zbuluan rrënojat e Olimpit

të lashtë në Greqi. Ndër tentativat e tjera përmenden Lojërat e

Rondo në Dophine, Francë (1832), Lojërat Skandinave (1834-

1836), Festivalet Olimpike Britanike (1849), kanadeze (1851)

dhe sikurse e përmendëm, Lojërat Olimpike të Zhapës (1859-

1870).

Sot pranohet njëzëri që Lojërat Olimpike moderne u konceptuan

nga Baroni Pierre de Coubertin (Pier dë Kuberten) dhe filluan

me lojërat e Athinës më 1896, që u quajtën Lojërat e para

Olimpike moderne. Këto lojëra, ndryshe nga lojërat e lashtësisë

dhe lojërat përgatitore, zhvillohen nën flamurin me pesë rrathë,

që përfaqësojnë sportistët e pesë kontinenteve, të frymëzuar

nga vlerat e olimpizmit dhe parimet kryesore të tij, sipas një

filozofie të veçantë për jetën, ku vlerësohen dhe kombinohen

në një të tërë cilësitë e trupit, të vullnetit dhe të shpirtit të gjithë

sportistëve pa dallim race, seksi, klase shoqërore etj. Labova

për Vangjel Zhapën ishte “atdheu i tij i veçantë”. Edhe pse jetonte

prej kohësh shumë larg nga vendlindja, ai duket se nuk

qe shkëputur shpirtërisht nga Labova dhe labovitët. Nga Rumania

hartoi një program të plotë për rilindjen e Labovës, sipas të

cilit u ndërtua shkolla, e njëjtë me shkollat më të mira të Greqisë,

së bashku me konviktin. Përbri shkollës u ndërtua punishtja

e avlëmendit, ku, në drejtimin e dy mësueseve të huaja,

vajzat labovite mësuan, përveç endjes në avlëmend, edhe

punë dore, qëndisje, rrobaqepësi etj. Sipas programit u ngrit

gjithashtu qendra e shërbimit shëndetësor dhe farmaceutik, që

u shërbente falas nxënësve dhe familjeve të varfra. Mjekët, që

paguheshin nga fondet e Zhapës, u shërbyen labovitëve deri

në vitin 1945. Sipas planit të Zhapës, u sistemuan gjithashtu

ujërat e bollshme të fshatit, u ndërtuan gjashtë çezma, si dhe u

shtruan me kalldrëm rrugët që vazhdonin deri afër Gjirokastrës.

Të gjitha familjet e varfra të Labovës ndihmoheshin financiarisht

çdo vit, ndërsa shumë vajza të varfra martoheshin me fondet

e caktuara nga Zhapa. Në Bankën Kombëtare të Greqisë

u depozitua një shumë e konsiderueshme parash, interesat e

të cilave u përdorën për arsimimin e të rinjve nga vendlindja

e tij në shkollat bujqësore të Evropës, si dhe për botimin e

broshurave të thjeshta për kultivimin e bimëve dhe të drurëve

frutorë.

Vangjel Zhapa ndërtoi në Rumani, në Stamboll dhe në fshatrat

e krahinës së Rrëzës disa objekte kulti (dy kisha, një manastir

dhe një xhami). Të ngjashme me shkollën e Labovës, u

ngritën dhe u mbajtën me fondet e Zhapës, të tjera shkolla në

rrethin e Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit etj. Vangjel Zhapa

vdiq më vitin 1865, por ndihmat për Labovën nuk reshtën,

ngaqë ishin të përcaktuara me hollësi dhe saktësi në testamentin

e tij, që u përpilua më 1860. Në testament fillimisht janë

caktuar pagat e anëtarëve të Epitropisë të Labovës, që do të

kujdeseshin për ndarjen e drejtë dhe të paanshme të të hollave.

Procedurat e zgjedhjes së anëtarëve të Epitropisë së Labovës

janë përcaktuar tekstualisht: “Çdo 2 shkurt të mblidhen në

Labovë, që është vendi i shenjtë i takimit me Zotin, të gjithë

ata që kanë mbushur moshën 25 vjeç dhe që nuk janë akuzuar

për vepra kriminale, për të zgjedhur epitropët, të cilët, pasi të

jenë zgjedhur me shumice votash, t’i japin komunitetit një dokument

të nënshkruar për pasurinë e tyre deri në momentin e

zgjedhjes”. Në testament ishin caktuar burimet financiare që

duheshin për shtimin e numrit të klasave sipas rritjes së numrit

të nxënësve, për pajisjen e vazhdueshme të shkollës me orenditë

e nevojshme dhe mjetet e tjera didaktike, që do të ishin të

njëjta me ato të shkollave më të mira të Greqisë, dhe veçanërisht

për pajisjen e bibliotekës me libra, për plotësimin e fondeve

të saj me libra të rinj, si dhe për rrogat e mësuesve.

Në testamentin e V. Zhapës përmenden edhe burimet financiare

për mirëmbajtjen e kishave (në Labovë kishte rreth 7-8

kisha), për rrogat e priftërinjve, psaltëve, si dhe për ndihmën

e përvitshme për të vobektit e tre fshatrave (Labovë e Madhe,

Çeta e Vogël dhe Tërbuq). Në testament shprehet edhe

dëshira e fundit e Vangjel Zhapës. Ai kërkonte që, katër vjet pas

vdekjes, të zhvarrosej dhe të rivarrosej përfundimisht: kafka e

kokës në Kopshtin e pallatit Zhapa (“Zappeion”) në Athinë,

kurse eshtrat e trupit në oborrin e shkollës në Labovë (Qiriako

Hila, Testamenti në “Vangjel Zhapa”, faqe 52-63)

Biografët e Vangjel Zhapës pa të drejtë e konsiderojnë

sëmundjen e tij, që iu shfaq më vitin 1863, si sëmundje të karakterit

psikik, meqenëse i errësonte me ndërprerje vetëdijen.

Një sëmundje e tillë duhet të ketë qenë me origjine kardiake,

si rezultat i çrregullimeve të sistemit elektrik të zemrës (bllok

komplet atroventikular) me sinkopa. Vangjel Zhapa vdiq më

19 qershor 1865, u varros përkohësisht në Rumani dhe pas

22 vjetësh u zhvarros. Sipas dëshirës së tij, kafka u varros në

Athinë kurse eshtrat e trupit u transportuan dhe u varrosën me

madhështi në “Atdheun e tij të veçantë, në vendin e shenjtë të

takimit me Zotin”. Dëshira e tij e shkruar në testament ishte që

ato të varroseshin në oborrin e shkollës, por në të vërtetë ato u

varrosën në varrezat e kishës. Sikurse dihet, kompleksi madhështor

i varreve të kushërinjve Zhapa u shkatërrua barbarisht

gjatë çmendurisë të viteve 1967-1968.

drejtohej nga shqiptarët. Ky fakt plotëson figurën e

këtij shqiptari trim dhe krenar, që kishte besim dhe

adhuronte popullin e vet, i cili vërtet pjesërisht kishte

bashkëjetuar dhe bashkëqeverisur me pushtuesin,

por sipas Zhapës, kishte të mundur t’i mbizotëronte

grekët e rinj, tashmë të harruar nga bota dhe të tulatur

nga pushtimi i gjatë turk.

Në vitin 1854 në Jena të Gjermanisë botohet “Studime

shqiptare” me autor Johannes Georg von Hahn-in

e madh, mikun e shqiptarëve. Hahn-i shpjegoi me anë

të gjuhës shqipe shumë toponime ilire dhe vërtetoi se

mjaft emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim

i drejtpërdrejtë i emërtimeve ilire. Ai në këtë mënyrë

arriti në përfundimin se shqipja është vazhduese e

njërit prej dialekteve të vjetra të ilirishtes. Vepra e

Hahn-it, që vërtetonte autoktoninë e shqiptarëve, ishte

e shkruar në gjermanisht dhe nuk do të bënte pjesë në

bibliotekën e Vangjel Zhapës; si rrjedhojë ai nuk do

të njihej me konkluzionet e albanologut të madhe në

lidhje me autoktoninë e shqiptarëve.

Vangjel Zhapa, në mes shqipes

dhe greqishtes

Edhe pse i larguar prej kohësh nga Shqipëria,

Vangjel Zhapa ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme

për botimin e librave në gjuhën shqipe, ngritjen

e shkollave ku mësohej edhe shqip dhe për futjen e

mësimit të gjuhës shqipe në shkollat greke. Vangjel

Zhapën, tashmë milioner, e gjejmë në disa dokumente

që vërtetojnë se gjatë viteve ’40 të shekullit

XIX, qëndronte shumë pranë Naum Veqilharxhit në

Rumani dhe kishte “diskutuar me javë të tëra në lidhje

me alfabetin e tij” (A. Buda “Studime historike”,

1965, nr. 2, f. 60). Nikolla Naço (1843-1913), atdhetar

dhe veprimtar i dalluar i Rilindjes sonë, që

jetonte në Rumani, ka dëshmuar se “Vangjel Zhapa

daroviti 25.000 florinta për gjuhën shqipe dhe punoi

bashkë me të pavdekshmin Naum Veqilharxhi për

të shkruar gjuhën shqipe dhe për të shtypur shumë

kartëra, por që foleja e shejtanit, Patrikana, e ndoqi

dhe e vrau me të pabesë”.

Librat e Naum Veqilharxhit, që panë dritë nëpërmjet

donacioneve të Zhapës, janë “Evetari”, që në

fakt është abetarja e parë e gjuhës shqipe (1844)

dhe “Fare i ri Evetar shqip” (1845), nëpërmjet të

cilëve gjuha shqipe u vu mbi baza shkencore. Këto

abetare të Naum Veqilharxhit, të shtypura me paratë

e Vangjel Zhapës, luajtën një rol të rëndësishëm në

Rilindjen Shqiptare, pasi hodhën hapat e para të arsimit

në gjuhën shqipe. Historiografia shqiptare, duke

mos njohur dokumentet ose duke i anashkaluar ato,

mban për këtë rast një qëndrim të kundërt: “Naum

Veqilharxhi iu drejtua pasanikëve shqiptarë në Rumani,

Vangjel Zhapës nga Labova etj., që të jepnin

përkrahjen e tyre për të shtypur libra shkollorë në

gjuhën amtare të hartuar prej tij dhe për të hapur

shkolla shqip. Por Vangjel Zhapa doli kundër orientimit

të pavarur të veprimtarisë arsimore shqiptare”

(“Historia e popullit shqiptar”, vëll. II, f. 105). Sipas

dokumenteve të shumta, Vangjel Zhapa, edhe pas

vdekjes së Naum Veqilharxhit, vazhdoi të ishte aktiv

në drejtim të problemeve të shumta lidhur me Shqipërinë,

shqiptarët, gjuhën shqipe dhe futjen e saj në

shkolla. Në frymën e Naum Veqilharxhit u shtrua në

mënyrë propagandistike se “në qoftë se nuk e mësojmë

një popull në gjuhën e tij amtare, nuk është e

mundur ta edukojmë atë”.

“Për të arritur këtë qëllim, ishte hartuar një program

i gjerë veprimtarish, që do të realizohej kryesisht

me mbështetjen financiare të Vangjel Zhapës, i

cili prej kohësh kishte dhuruar të holla për mbajtjen

e shkollave në fshatrat e rretheve të Gjirokastrës, Tepelenës,

Përmetit etj.” (A. Buda, Studime historike,

1965, nr. 2, f. 60). Sipas programit të hartuar nga

Anastas Byku dhe Vangjel Zhapa, parashikohej botimi

në shkallë të gjerë i librave shkollorë në gjuhën shqipe,

hapja e shkollave fillore shqipe në çdo fshat për

vajza dhe djem, ndërtimi i gjimnazeve në Gjirokastër,

Berat, Përmet dhe i dy shkollave të mesme për vajza

në Labovë. Në libra do të përdorej alfabeti i A. Bykut.

Ata do të mbështeteshin mbi botimet shkollore

greke (“Pellazgos” 25.05.1860 dhe 24.12.1860).

Ndërkohë Vangjel Zhapa i kishte ofruar A. Bykut

postin e drejtuesit ose inspektorit të shkollave të tij në

Labovë dhe gjetkë.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!