10.07.2015 Views

Testet Gjuha Shqipe 8 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 8 - Albas

Testet Gjuha Shqipe 8 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Teste Gjuha shqipe 8Teste për Gjuhën shqipeProvo veten8Botimet shkollore Albas1

Teste Gjuha shqipe 8Testi nr. 1Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________Lexoni ngjarjen e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.Aroma e vjedhurKjo ngjarje ka ndodhur shumë kohë më parë, në kohërat e vjetra, atëherë kurTokion e quanin Yedo dhe rrëfi mtarët tregonin histori të mrekullueshme për urtësinëdhe mençurinë e Okas.Ky gjykatës i famshëm asnjëherë nuk refuzoi ndonjë ankesë, madje, edhe kur ajomund të ishte e çuditshme apo e paarsyeshme. Mund të ndodhte që njerëzit t’i drejtoheshingjykatës për zgjidhjen e çështjeve krejt të pazakonta, por Oka gjithmonë pranontet’i dëgjonte.Dhe rasti më i çuditshëm ishte ai i vjedhjes së aromës.Gjithçka fi lloi kur një student i varfër mori me qira një dhomë, e cila ndodhej mbi njëdyqan ku njerëzit blinin ushqime të pjekura. Studenti ishte një djalosh shumë i këndshëm,por pronari i dyqanit ishte një koprrac që dyshonte se të gjithë donin të përfi tonin prej tij.Një ditë, ai dëgjoi studentin, teksa po bisedonte me një shok.- Është e trishtueshme të jesh kaq i varfër, sa të hash vetëm oriz të zier dhe asgjëtjetër, - po ankohej shoku i tij.- Oh, - tha studenti, - unë kam zbuluar një zgjidhje shumë të kënaqshme për këtëproblem: çdo ditë ha oriz, në kohën kur pronari poshtë pjek peshkun. Aroma vjen lart dheorizi im i thjeshtë më duket tepër i shijshëm. Është aroma ajo që i bën ushqimet të kenëshije të mirë.Dyqanxhiu u xhindos vetëm se mendoi që dikush po kënaqej me aromën e peshkuttë tij, pa paguar asgjë!- Hajdut!- bërtiti ai. - Kërkoj të më paguash për aromën që më ke vjedhur.- Është thjesht një aromë, - u mbrojt studenti. - Çdo njeri është i lirë të nuhasë ç’tëdojë. Nuk kam pse t’ju paguaj gjë!I skuqur nga zemërimi, dyqanxhiu vrapoi te gjykatësi Oka dhe e akuzoi studentinpër vjedhje. Sigurisht, që të gjithë qeshën me të. Si mundej dikush të vidhte aromën?!Por, sa u habitën njerëzit, kur gjykatësi pranoi ta dëgjonte.- Çdo njeri ka të drejtë të dëgjohet, - tha ai. - Nëse ky njeri mendon se duhet tëankohet për vjedhjen e diçkaje, atëherë unë, si gjykatës i qytetit, duhet ta shqyrtojë rastine tij.Ai vështroi i pakënaqur spektatorët e habitur, pastaj rëndë- rëndë u ul në podium2

Teste Gjuha shqipe 8dhe dëgjoi palët. Në fund dha vendimin e tij.- Nuk ka dyshim që studenti është fajtor, - tha me ashpërsi. - Të marrësh pronën edikujt tjetër, quhet vjedhje dhe unë e pranoj që aroma është si të gjitha pronat e tjera.Dyqanxhiu dukej shumë i kënaqur, ndërsa studenti i tmerruar. Ai ishte shumë i varfër.Ndërkohë, djali i detyrohej dyqanxhiut t’i paguante aromën e nuhatur për tre muaj. Studentiishte i sigurt se do të përfundonte në burg.- Sa para ke?- e pyeti Oka.- Shumë pak, i nderuar zoti Gjykatës,- u përgjigj djali, - dhe ato më duhen të paguajqiranë, përndryshe do të më fl akin në rrugë.- M’i trego paratë, - tha Oka.Djali i nxori nga xhepi dhe ia tregoi. Gjykatësi tundi kokën dhe i tha t’i kalonte paratënga një dorë në tjetrën.Kur dëgjoi kërcitjen e parave, iu kthye pronarit:- Ja dhe pagesa për ty. Nëse në të ardhmen keni përsëri ndonjë ankesë, ju lutem,drejtojuni sërish gjykatës. Dëshira jonë më e madhe është që të gjitha padrejtësitë të ndëshkohendhe virtyti të vlerësohet.- Por, i nderuari Gjykatës,- protestoi pronari, - unë nuk i mora paratë! Hajduti vetëmsa i kaloi ato nga një dorë në tjetrën. Shiko! Unë nuk kam asgjë, - dhe i tregoi duart e tij tëzbrazura.Oka e vështroi ngultas dhe me ashpërsi.- Vendimi i gjyqit është që dënimi duhet të përputhet me krimin. Unë kam vendosurqë çmimi i aromës së ushqimit do të jetë sa tringëllima e monedhave. Si gjithmonë, nëgjykatën time mbizotëron drejtësia!Qarkoni përgjigjen e saktë.1. Kjo pjesë është një: 1 pikëA) tregimB) përrallëC) fabulD) legjendë2. Njerëzit qeshën me dyqanxhiun, kur ai u ankua te gjykatësi, sepse: 1 pikëA) nuk ishte hera e parë që ai bënte akuza të tilla;B) pamja e dyqanxhiut ishte qesharake;C) kërkesa e tij ishte qesharake;D) e kishin zakon të talleshin me të.3. Qëllimi i autorit në këtë histori është: 1 pikëA) të japë një mësim;B) të përshkruajë pushtetin e drejtësisë;3

Teste Gjuha shqipe 8C) të tregojë një proces gjyqësor;D) të bindë me fakte.4. Cila nga fjalitë e mëposhtme jep më mirë thelbin e kësaj ngjarjeje? 1 pikëA) Si gjithmonë, në gjykatën time mbizotëron drejtësia!B) Të marrësh pronën e dikujt tjetër quhet vjedhje.C) Si gjykatës i qytetit, duhet ta shqyrtoj rastin e tij.D) Por sa u habitën njerëzit, kur gjykatësi pranoi ta dëgjonte.5. Shprehja: i nderuar zoti Gjykatës, nga ana e studentit është përdorur me:1 pikëA) ironiB) nderimC) mirënjohje,D) tallje.6. Në fjalinë: “Ai vështroi i pakënaqur spektatorët e habitur…”, gjykatësi është i pakënaqur,sepse:1 pikëA) i duhet të merret me një çështje të vështirë;B) nuk e duron dot zhurmën gjatë gjykimit;C) vë re që disa po e tallin;D) njerëzit duhet ta kuptojnë se ai duhet të dëgjojë çdo ankim.7. Oka ishte një gjyqtar i famshëm nga: 1 pikëA) drejtësia në dhënien e vendimeve;B) ashpërsia e dënimeve që jepte;C) ndihma që u jepte të pafajshmëve;D) durimi që tregonte për t’i dëgjuar të gjithë.Shkruani përgjigjet për pyetjet e mëposhtme.8. Pse Oka nuk i refuzonte asnjëherë ankesat e qytetarëve, madje, edhe ato më tëpaarsyeshmet?1 pikë____________________________________________________________________9. Pse akuza e tregtarit është e paarsyeshme? 1 pikë____________________________________________________________________10. Shkruani një mbiemër që të tregojë një cilësi të karakterit të gjyqtarit Oka.4

Teste Gjuha shqipe 8___________________________________________1 pikë11. Zbuloni kontrastin që krijohet nga sjellja dhe vendimi i gjykatësit. Shkruani detaje ngatregimi për të mbështetur përgjigjen tuaj.3 pikë________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________12. A ishte mënyra më e mirë, ajo që kishte gjetur Oka, për të vendosur drejtësinë nëqytet?PO JO Pse? Përdorni pjesë nga ngjarja për të argumentuar përgjigjen. 2 pikë________________________________________________________________________________________________________________________________________13. Në fund të kësaj historie Oka thotë: “Vendimi i gjyqit është që dënimi duhet të përputhetme krimin.” A mendoni se ndëshkimi për këtë rast përputhet me krimin? Pse? Përdornidetaje nga ngjarja për të mbështetur përgjigjen tuaj.3 pikë____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________13. Si mendoni se do të kishte vazhduar kjo ngjarje, nëse gjykatësi do ta kishte dënuarstudentin? Shkruani vazhdimin e ngjarjes në një rrjedhë tjetër.4 pikë____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________14. Shkruani një titull tjetër të përshtatshëm dhe me kuptim të figurshëm.1 pikë_________________________________________15. Ktheni në numrin shumës grupet e mëposhtëme: 2 pikë5

Teste Gjuha shqipe 8a) student i tmerruar: ____________________b) ushqim i pjekur: ____________________16. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. 3 pikëa) Unë ha oriz, kur pronari poshtë pjek peshkun. ___________________b) Ky gjykatës i famshëm asnjëherë nuk refuzoi ndonjë ankesë. ___________________c) Ai dyshonte se të gjithë donin të përfi tonin prej tij. __________________17. Fjala, sipas formimit, që është futur gabim në bashkësinë e mëposhtme është:1 pikëA) dyqanB) koprracC) varfëriD) aromë18. Shkruani temën fjalëformuese dhe prapashtesën e emrave të mëposhtëm.4 pikëa) vlerësim _________________b) drejtësi _________________19. Ç’mbiemër krijohet nga numërori 20? Shkruajeni atë. 1 pikë___________________20. Shkruani me shkronja vitin tuaj të lindjes. 1 pikë___________________________________21. Qarkoni. Në cilën prej fjalive të mëposhtme folja është jokalimtare? 1 pikëA) Ai vështroi i pakënaqur spektatorët e habitur.B) Një student i varfër mori me qira një dhomë.C) Në fund dha vendimin e tij.D) Sa u habitën njerëzit.22. Bëni shndërrimin jovepror të fjalisë së mëposhtme. 1 pikëKy gjykatës i famshëm nuk refuzoi asnjë ankesë.________________________________6

Teste Gjuha shqipe 823. Shkruajeni fjalinë e mëposhtme në formën e një ligjërate të drejtë, ku fjalët e autorit tëjenë në fund.1 pikëGjykatësi tha se, si gjithmonë, në gjykatën e tij mbizotëronte drejtësia.____________________________________________________________________24. Qarkoni variantin e shkruar drejt. 1 pikëA) drithërat e sivjetmeB) drithërat e sivjetëmC) drithrat e sivjetmeD) drithrat e sivjetëm25. Plotësoni fjalinë me një nga fjalët e dhëna.1 pikëDjali mundohej të ecte_____________ në pyllin e dendur.A) këmbadorazB) këmbadorasC) këmbë a dorasD) këmb’ a dorasTabela e vlerësimitNota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-407

Teste Gjuha shqipe 8PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)Pyetja 1APyetja 2CPyetja 3APyetja 4APyetja 5BPyetja 6DPyetja 7A________________________________________________________________________________Pyetja 81 pikëModel përgjigjejeOka nuk i refuzonte, pasi ai mendonte se çdo njeri ka të drejtë të dëgjohet.1 pikë Nëse i përmbahet idesë së dhënë më sipër.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________Pyetja 91 pikëModel përgjigjejeAkuza ishte e paarsyeshme, pasi aroma është diçka e pakapshme dhe nuk ka se si vidhet. Ajo vetëmndihet, nuhatet.1 pikë Nëse i përmbahet idesë së dhënë më sipër.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________Pyetja 101 pikëCilësi: i qetë, i durueshëm, i arsyeshëm, i matur, serioz.1 pikë Nëse gjen një cilësi të karakterit të gjyqtarit.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________Pyetja 113 pikë3 pikë Nxënësi merr 3 pikë, nëse tregon kontrastin midis sjelljes serioze të Okësgjatë gjyqit (shikon i pakënaqur spektatorët e habitur, shikon me ashpërsi, dëgjon serioz etj.) dhe humoritqë buron nga vendimi që ai merr (tringëllima e monedhave është pagesa për nuhatjen eushqimit).8

Teste Gjuha shqipe 82 pikë Nxënësi tregon se e ka kuptuar mjaftueshëm ironinë e situatës dhe citondetaje të mjaftueshme nga pjesa për të mbështetur idetë e tij1 pikë Nxënësi tregon se e ka kuptuar në mënyrë të kufi zuar ironinë e situatës dhepërdor detaje të pamjaftueshme si mbështetje0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________Pyetja 122 pikë1 pikë Nëse jep një arsye për po ose jo.1 pikë nëse e mbështet arsyetimin me detaje nga historia.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________Pyetje 133 pikëModel përgjigjejeNxënësi tregon një pozicion të qartë dhe e mbështet atë me detaje nga pjesa. Pra, ai sqaron se dyqanxhiunuk humbet gjë dhe studenti nuk duhet të paguajë.OSENuk kishte pse të bëhej gjyq, pasi nuk ishte bërë asgjë e gabuar dhe ishte e padrejtë të çoje studentinnë gjyq.3 pikë Nëse tregon një pozicion të qartë dhe dëshmon se e ka kuptuar plotësishtpjesën duke cituar detaje të mjaftueshme nga pjesa për të mbështetur idetë e tij.2 pikë Nëse tregon një pozicion të qartë dhe dëshmon se e ka kuptuar mjaftueshëmpjesën duke cituar detaje të mjaftueshme nga pjesa për të mbështetur idetë e tij1 pikë Nëse përpiqet të marrë një pozicion, por shfaq keqkuptime serioze, citon pakose aspak detaje nga pjesa.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare_________________________________________________________________________________Pyetja 144 pikëPërgjigjja e dhënë merr 4 pikë nëse:• ka një vazhdim dhe mbyllje të natyrshme dhe interesante të pjesës;• shkruan në mënyrë efektive disa paragrafë;9

Teste Gjuha shqipe 8• shpreh një ide interesante;• ngjarja vazhdon në një rrjedhë logjike me çfarë është thënë më parë;• përdor një gjuhë të saktë dhe të qartë;• fjalitë janë të qarta dhe kanë struktura të ndryshme;Përgjigjja e dhënë merr 3 pikë nëse:• ka një vazhdim të qartë të historisë dhe mbyllje të saj;• përdor paragrafët në mënyrë të përshtatshme;• shpreh një ide interesante;• ngjarja vazhdon përgjithësisht në një rrjedhë logjike me çfarë është thënë më parë;• përdor një gjuhë të qartë;• fjalitë janë të qarta dhe disa herë përdor struktura të ndryshme të tyre.Përgjigjja e dhënë merr 2 pikë nëse:• bën përpjekje për të vazhduar historinë dhe për të bërë një mbyllje të saj;• shkruan shumë pak paragrafë;• përpiqet të mbajë një drejtim, por e humbet atë gjatë zhvillimit;• nuk e vazhdon dot ngjarjen në rrjedhë logjike;• përdor një gjuhë jo të saktë;• shkruan fjali që përgjithësisht mund të jenë të qarta, por nuk ka shumëllojshmëri.Përgjigjja e dhënë merr 1 pikë nëse:• përpiqet të japë një vazhdim dhe mbyllje, por mbetet i paqartë në atë që shpreh;• paragrafë të paqartë;• e ka të vështirë të vazhdojë dhe humbet drejtimin;• nuk ka rrjedhë logjike në ato që shkruan;• gjuha që përdor është e pasaktë;• fjalitë janë të pasakta dhe nuk kanë shumëllojshmëri.________________________________________________________________________________Pyetja 151 pikë1 pikë Nëse shkruan një titull tjetër me kuptim të fi gurshëm._________________________________________________________________________________Pyetja 162 pikë1 pikë studentë të tmerruar1 pikë ushqime të pjekuraShënimNëse nxënësi gabon në njërën nga fjalët e çiftit, do të marrë 0 pikë për atë rast.10

Teste Gjuha shqipe 8Pyetja 173 pikë1 pikë poshtë: ndajfolje1 pikë nuk: pjesëz1 pikë prej: parafjalë_____________________________________________________________________________Pyetja 18CPyetja 194 pikë1 pikë vlerësim – tema fjalëformuese vlerës(o)1 pikë vlerësim – prapashtesa - im1 pikë drejtësi – tema fjalëformuese (i) drejtë1 pikë drejtësi – prapashtesa – si_______________________________________________________________________________Pyetja 201 pikë1 pikë Nëse shkruan saktë vitin e lindjes._______________________________________________________________________________Pyetja 21DPyetja 221 pikë1 pikë Asnjë ankesë nuk u refuzua nga ky gjykatës i famshëm.OseAsnjë ankesë nuk u refuzua prej këtij gjykatësi të famshëm._________________________________________________________________________________Pyetja 231 pikë1 pikë “Si gjithmonë, në gjykatën time mbizotëron qetësia!”- tha gjykatësi._________________________________________________________________________________Pyetja 24Pyetja 25AB11

Teste Gjuha shqipe 8Testi nr. 2Emri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________Lexoni ngjarjen e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.GDHENDËSITPak rëndësi kishte se ç’ mendonin të tjerët, Abuja dhe Koni ishin miq. Por këtë miqësi të gjithëfqinjët e kishin të vështirë ta besonin, sepse të dy druvarët ishin jashtëzakonisht të ndryshëm nganjëri- tjetri. Ishte e sigurt se, nëse Abuja i thoshte Konit se stina e shirave do të fi llonte së shpejti, Konido të parashikonte thatësirë të menjëhershme dhe të ashpër. Ose, nëse Koni provonte një frutë dhethoshte se kishte shije të mrekullueshme, Abuja ngulte këmbë duke thënë se nuk futej në gojë, aq ihidhur ishte. Gjithçka që planifi konte Koni, Abuja do ta kundërshtonte; çdo mendim që të shprehtenjëri, tjetri do t’i dilte medoemos kundër. Të paktën kështu iu dukej banorëve të fshatit që ndodhej nënjë lirishtë, pranë një pylli të madh.Megjithatë kishte dy gjëra: Abuja kishte një respekt dhe nderim të madh për prijësin e tyre,Hunak, dhe dëshironte që një ditë të ishte nën shërbimin e tij. Duke qenë se çdo ditë të dy djemtëpunonin në pyll pranë njëri-tjetrit, kjo bënte që ata shpesh të diskutonin për çështje të ndryshme. Mesëpatën e tij të mprehtë, Abuja priste vazhdimisht pemët dhe degët e trasha, për të mos e lejuar pyllintë përparonte drejt fushës ku ishte mbjellë gruri dhe misri. Nga drurët e pemëve që rrëzonte Abuja,Koni përgatiste me thikën e tij të mprehtë shtiza për gjuetarët e fshatit.Një ditë, gjatë vaktit të drekës, në kohën e pushimit, të dy djemtë u ulën mbi një bregore mebar, poshtë degëve të dendura dhe të ngatërruara të një peme të madhe. Ata pinë ujë në një burimaty pranë dhe hëngrën pak bukë misri. Papritur, Abuja e ndërpreu në mes të ngrënët dhe tha me zëtë lartë:- Sikur të mund të isha nën shërbimin e Hunakut? Por ç’mund t’i ofrojmë ne, dy druvarë tëthjeshtë, prijësit të nderuar? Ne nuk jemi as komandantë, as luftëtarë, as shërues dhe as fi snikë tëpasur!- Nuk jemi as magjistarë, as skulptorë e as astronomë, – e ndërpreu Koni. – Jo Abu! Ne jemivetëm dy druvarë, të cilët duhet të kthehen dhe të vazhdojnë punën.Abuja psherëtiu dhe u ngrit në këmbë. Por, ndërsa përkulej për të marrë sëpatën e tij, ai panë bar një trung, që kishte një fi guracion shumë interesant dhe të bukur. Ndërsa po ia jepte Konit përta parë, befas i shkrepi një mendim.- Unë do ta ndaj këtë trung të mrekullueshëm në dy pjesë, – i tha shokut të tij. – Ti merr njërëndhe bëj me të shtizat e tua. Me pjesën time unë do të gdhend diçka për piramidën e prijësit tonë.Koni u mbështet te trungu i pemës dhe fi lloi të qeshte me të madhe.- Si mund të bësh një zbukurim për prijësin tonë me atë sëpatë të plogët,- e pyeti Abunëpërmes të qeshurave. – Harrove kur shkuam në oborrin e tij për të dëgjuar rregullat e mbretërisë?Harrove që piramida e tij është një nga vendet më të bukura të mbretërisë? Prite këtë trung në dypjesë. Pastaj me copën time të drurit, unë do të gdhend një zbukurim për Hunakun.Abuja e pa vëngër dhe me mosbesim. Me një goditje të vetme ai e ndau trungun në dy pjesëdhe e hodhi njërën prej tyre te këmbët e Konit.- A do të mundesh vërtetë që me thikën tënde të vogël të gdhendësh diçka të bukur për prijësin12

Teste Gjuha shqipe 8tonë?- e pyeti Abuja me një zë të mbushur plot mllef. - Ti s’ke për ta mbaruar kurrë atë punë.Ditët që pasuan të dy druvarët vazhduan punën e tyre, por gjatë kohës së drekës, secili tyreshkonte në vendin ku kishte fshehur copën e vet të drurit. Pastaj, në mënyrë të fshehtë, gdhendninpa pushim.Më në fund erdhi dita, kur secili gdhendës e paketoi punimin e vet dhe mori rrugën për nëoborrin mbretëror, i cili gjendej rreth gjysmë dite larg.Në një shteg të pyllit, Abuja dhe Koni u takuan me njëri-tjetrin.- I shkreti Abu! – bërtit Koni, duke i hedhur një vështrim të shpejtë pakos që mbante në dorëtjetri. - Prijësi ynë nuk do ta pëlqejë punën tënde, pasi ti kurrë nuk ke mundur të gdhendësh diçkatë bukur me atë sëpatë.- Ty duhet të të vijë keq Kon, - iu përgjigj i qetë Abuja. – Prijësi ynë nuk do ta pëlqejë veprën tënde,sepse nuk ka dyshim që ajo do të ketë shumë gërvishtje dhe të çara të shkaktuara nga thika jote.Pas pak të dy druvarët dolën nga pylli dhe qëndruan në majë të një kodre. Poshtë tyre shtrihejnjë luginë e gjerë, pastaj vinte sërish një kodër dhe në majë të saj ngrihej madhështore dhe eshkëlqyer, piramida e bardhë: pallati i Hunakut.Të dy djemtë ecën drejt saj. Kur arritën në majë, ata u gjendën përballë një porte të hapur,që mbahej në dy kolona të larta prej guri, ku qenë gdhendur dy gjarpërinj. Përballë saj ndodhej njëburrë i veshur me një mantel të gjatë. Në kokë kishte një kapele të bërë nga pupla të ndritshme eshumëngjyrëshe.Abuja dhe Koni qëndruan palëvizur përpara sundimtarit.- Miqtë e mi! - tha Hunaku. - Ndërsa po ju shikoja duke iu afruar pallatit tim, mendova sendoshta po më sillnit diçka.Abuja dhe Koni çmbështollën dhuratat e tyre me shpejtësi dhe ia zgjatën Hunakut. Pastaj seciliprej tyre u kthye për të parë me kërshëri se çfarë kishte gdhendur tjetri, duke harruar fare punimine vet.Hunaku e shqyrtoi me kujdes secilën prej tyre.- Si është e mundur?- tha ai në fund i habitur. Ju jeni dy, por këto dhurata të bukura janëthuajse të njëjta dhe duken sikur i ka bërë një dorë. Miqtë e mi! Mos u ktheni. Qëndroni me mua,sepse të dy jeni mjeshtër të vërtetë.Që atë ditë, Abuja dhe Koni qëndruan me Hunakun dhe gdhendën harqe, dyer dhe zbukurimetë tjera, që e bënë oborrin e sundimtarit një nga vendet më të mrekullueshme të të gjithëmbretërisë.Dhe, si për habi ose ndoshta mund të mos ishte dhe kaq e habitshme, që nga ajo kohë,askush nuk dëgjoi më se Abuja dhe Koni nuk binin më dakord me njëri-tjetrin.Qarkoni përgjigjen e saktë.1. Qëllimi kryesor i paragrafi t të parë të kësaj historie është: 1 pikëA) të përshkruajë ndodhinë;B) të prezantojë temën;C) të paraqesë personazhet;D) të na njohë me autorin.2. Abuja mendon se Koni do të dështojë, sepse: 1 pikëA) Haunaku nuk e pëlqen Konin.B) Koni nuk është i njohur si një gdhendës i mirë.C) Koni nuk ka shumë kohë të lirë për të punuar.D) Thika e Konit është shumë e vogël.

Teste Gjuha shqipe 83. Cili është konfl ikti kryesor në këtë histori? 1 pikëA) Gara e Abusë me Konin.B) Vendimi i Abusë dhe Konit për t’i bërë një dhuratë Hunakun.C) Beteja e Abusë me pyllin për të mos e lënë atë të zaptojë tokën.D) Pavendosmëria e Konit për formën e dhuratës së tij.4. Cili është përfundimi që mund të arrijë lexuesi për Abunë dhe Konin në fund të kësaj historie?1 pikëA. Ata e kuptojnë se nuk janë më një kërcënim për njëri-tjetrin.B. Ata e kuptojnë rëndësinë përgatitjes së dhuratave për të tjerët.C. Ata e kuptojnë se sa gjë e rrallë është të kesh një prijës të mençur.D. Ata e kuptojnë se së bashku mund të mposhtin çdo lloj konkurrence.5. Cila ngjarje ju lë të kuptoni se Abu dhe Koni janë me të vërtetë miq? 1 pikëA. Koni i afron Abusë disa nga frutat e tij të ëmbla.B. Koni e lejon Abunë t’i marrë hua thikën e tij të mprehtë.C. Abuja i jep Konit gjysmën e trungut që ai gjen.D. Abuja e ndihmon Konin të gdhendë gjëra të bukura për Hunakun.6. Çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, nëse Abu dhe Koni gjejnë sërish copa të mira druri?Mbështeteni përgjigjen tuaj me të dhëna nga kjo histori.2 pikë_________________________________________________________________________________________________________________________________________7. Ç‘gabim vini re në mënyrën e të menduarit të Abusë dhe të Konit? Mendimin tuaj ilustrojeni medy detaje nga pjesa.3 pikë__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________8. Përcaktoni llojin e fjalisë sipas ndërtimit duke shënuar X në tabelë. 3 pikëFjalitë E thjeshtë E përbërëNjë ditë, gjatë vaktit të drekës, në kohën e pushimit, të dy djemtë uulën mbi një bregore me bar.Ditët që pasuan, të dy druvarët vazhduan punën e tyre.Me pjesën time unë do të gdhend diçka për piramidën e prijësit tonë.9. Përcaktoni llojin e fjalive njëkryegjymtyrëshe të mëposhtme. 2 pikëa) I shkreti Abu! ______________________________b) Si është e mundur? ______________________________10. Gjeni gjymtyrët homogjeni në fjalitë e dhëna më poshtë. Tregoni funksionin që ato luajnënë fjali.2 pikëAta gdhendën harqe, dyer dhe zbukurime të tjera.a) Gjymtyrët homogjene: _____________________________________b) Funksioni: _____________________________________14

Teste Gjuha shqipe 811. Shkruani me se janë shprehur përcaktorët e nënvizuar në fjalitë e mëposhtme: 2 pikëa) Ata u gjendën përballë një porte të hapur. _____________________b) Të dy druvarët ishin jashtëzakonisht të ndryshëm nga njëri- tjetri. _____________________12. Qarko fjalinë ku është përdorur ndajshtimi i veçuar. 1 pikëA) Prijësi ynë nuk do ta pëlqejë veprën tënde.B) Prijësin e tyre, Hunaku, jetonte në një pallat mbretëror të mahnitshëm.C) Koni përgatiste me thikën e tij të mprehtë shtiza për gjuetarët e fshatit.D) Abuja dhe Koni çmbështollën dhuratat e tyre me shpejtësi dhe ia zgjatën prijës Hunakut.13. Shkruani llojin e kundrinorëve në fjalitë e mëposhtme. Gjeni me se janë shprehur.4 pikëHunaku e shqyrtoi me kujdes secilën prej tyre.Koni përgatiste me thikën e tij të mprehtë, shtiza për gjuetarët e fshatit.a) secilën: Lloji:____________ shprehur me:______________________b) për gjuetarët e fshatit: Lloji: __________ shprehur me:______________________14. Nënvizoni grupin emëror që e ka përcaktorin të shprehur me përemër të pacaktuar?1 pikëballi i tij, pjatë me mish, një shërbëtor tjetër, në krye të tavolinës.15. Dalloni grupin e kryefjalës dhe të kallëzuesit në fjalinë e mëposhtme. 2 pikëTë dy druvarët qëndruan në majë të një kodre.a) Grupi i kryefjalës: _______________________b) Grupi kallëzuesit: _______________________16. Përdore në fjali emrin me parafjalë: me zbukurime: 2 pikëa) një herë si përcaktor: ___________________________________________________b) një herë si kundrinor i zhdrejtë me parafjalë: _________________________________17. Shkruani rrethanën që shprehin ndërtimet e nënvizuara në fjalinë e mëposhtme?2 pikëa) Në një shteg të pyllit, Abu dhe Koni u takuan me njëri-tjetrin. ___________________b) Oborri mbretëror gjendej rreth gjysmë dite larg. ___________________18. Me secilën nga foljet e mëposhtme formo grupe foljore që shprehin: 3 pikë

Teste Gjuha shqipe 8a) dridhej _________________ shkakb) shikonte _________________ vendc) gdhendi _________________ sasi19. Të shkruajmë 6 pikëAskush nuk është i përsosur! Çfarë do t’ju pëlqente të ndryshonit në veten tuaj apo te dikush qënjihni? Shpjegoni se pse do ta bënit këtë ndryshim._________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Zhvillimi i Struktura dhe Stili dhe Saktësia gramatikoreTotaliidesë organizimi origjinaliteti dhe drejtshkrimi2 pikë 1 pikë 1 pikë 2 pikë 6 pikëTabela e vlerësimitNota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-4016

Teste Gjuha shqipe 8PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)Pyetja 1CPyetja 2DPyetja 3APyetja 4APyetja 5C_________________________________________________________________________________Pyetja 62 pikë1 pikë Nëse tregon se çfarë do të bëjnë në të ardhmen të dy shokët, nëse gjejnësërish një copë të mirë druri.1 pikë Nëse përgjigjen e mbështet me detaje nga pjesa.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________________Pyetja 73 pikëModel përgjigjejeTë dy shokët e shikojnë njëri-tjetrin vetëm si kundërshtarë. Ata kanë maninë e kundërshtimit dhe jo tëbashkëpunimit.1 pikë Nëse në përgjigjen e dhënë i përmbahet idesë së dhënë më sipër.2 pikë Nëse përgjigjen e mbështet me dy ilustrime nga historia.0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.________________________________________________________________________________Pyetja 83 pikë1 pikë a) e thjeshtë1 pikë b) e përbërë1 pikë c) e thjeshtëPyetja 92 pikë1 pikë emërore1 pikë foljore_________________________________________________________________________________Pyetja 102 pikë1 pikë harqe, dyer dhe zbukurime të tjera.1 pikë funksioni: kundrinor i drejtë.________________________________________________________________________________

Teste Gjuha shqipe 8Pyetja 112 pikë1 pikë mbiemër1 pikë numëror________________________________________________________________________________Pyetja 12BPyetja 134 pikë1 pikë secilën: kundrinor i drejtë1 pikë secilën: shprehur me përemër.1 pikë për gjuetarët e fshatit kundrinor i zhdrejtë me parafjalë1 pikë për gjuetarët e fshatit shprehur me GE________________________________________________________________________________Pyetja 141 pikë1 pikë shërbëtor tjetër________________________________________________________________________________Pyetja 152 pikë1 pikë grupi emëror: të dy druvarët.1 pikë grupi foljor: qëndruan në majë të një kodre.Pyetja 162 pikë1 pikë Nëse krijon një fjali ku emri me parafjalë përdoret si përcaktor.1 pikë Nëse krijon një fjali ku emri me parafjalë përdoret si kundrinor i zhdrejtë meparafjalë._________________________________________________________________________________Pyetja172 pikë1 pikë rrethanë vendi1 pikë rrethanë kohe_________________________________________________________________________________Pyetja 183 pikë1 pikë Nëse krijon një grup foljor që tregon shkak1 pikë Nëse krijon një grup foljor që tregon vend1 pikë Nëse krijon një grup foljor që tregon sasi_________________________________________________________________________________Pyetja 196 pikëPër pjesën të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtme18

Teste Gjuha shqipe 8KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikëMësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• shpjegon se çfarë do të ndryshojë në veten e tij.• shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhur ndryshimin që do të bëjë.• përdor detaje mbështetëse.• ka qartësi mendimi.KRITERI II: STRUKTURA• respekton elementet të tilla:hyrjenzhvilliminpërfundimin1 pikëNxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI1 pikëMësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.• ka fjalor të pasur• ka stil origjinal• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëmKRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE2 pikëMësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta• ka saktësi drejtshkrimore.

Teste Gjuha shqipe 8Test vjetorEmri i nxënësit__________________________________ Koha: 45 minuta__________________________________________________________________________Lexoni ngjarjen e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.NJË LEXUES I ETURNë atë kohë unë isha i etur për lexime. Falë dëshirës së tim ati për të më çuar nëShkollën Politeknike, më duhej të merrja mësime të veçanta në matematikë, të paguararregullisht. Mësuesi im privat, bibliotekari i kolegjit, më kishte lënë dorë të lirë për të marrëlibra, pa më kontrolluar aspak se çfarë huazoja nga biblioteka, një vend i qetë, ku orëve tëpushimit, lypsej të shkoja aty për mësimin që ai duhej të më zhvillonte. Për mendimin tim,ai duhej të ishte o ndopak i pazoti, o tepër i zënë me ndonjë punë të rëndësishme, sepsemë linte mua pothuaj tërë kohën të lirë për të lexuar gjithçka që më binte në dorë, në vendqë të përsërisja mësimet, ndërsa ai vetë seç jepte e merrte me diçka që as e kam haberin.Me një fjalë, mbi bazën e një marrëveshjeje të heshtur, të pëlqyeshme për të dyja palët,unë nuk ankohesha që s’përfi toja gjë prej tij, kurse ai bënte një sy qorr për librat që unëhuazoja nga biblioteka. I përpirë i tëri nga një pasion i pakohshëm, lija pas dore mësimetpër të thurur vjersha, që domosdo s’kish si të premtonin ndopak për të ardhmen, kur kamparasysh atë varg timin tepër të gjatë, që fi toi famë ndër shokët e mi dhe që shpaloste njëepope të tërë për inkasit:O inkas! O mbret i pafat e mjeran!U mbiquajta Poeti, si për të më thumbuar në një farë mënyre për shkarravinat qëbëja, mirëpo thumbimet nuk më vunë në binarë. Vazhdoja të vargëzoja kot më kot, megjithë këshillën e urtë të Zotit Mareshal, drejtorit tonë, i cili u përpoq të më shëronte nganjë ves, mjerisht i rrënjosur thellë, duke më treguar nëpërmjet një fabule fatkeqësitë e njëlaureshe, e cila ra nga foleja ngaqë donte të fl uturonte para se t’i dilnin pendët. Vazhdojagjithnjë të lexoja, u bëra nxënësi më i ngathët, më dembeli, më ëndërrimtari i tërë grupittë të Vegjëlve, e doemos, herë-herë edhe më i ndëshkuari.Marrë nga romani “Lui Lambert”Honore dë BALZAK20

Teste Gjuha shqipe 8Shkruani përgjigjen e pyetjeve të mëposhtme.1. Në ç’vetë rrëfehet kjo ngjarje? Çfarë të veçantë sjell kjo mënyrë përdorimi?1 pikë_________________________________________________________________2. Cila është, sipas djalit, arsyeja që mësuesi, në vend të zhvillonte me të mësimin privat,e linte të lexonte gjithçka në bibliotekë?1 pikë_______________________________________________________________Qarkoni përgjigjen e saktë.3. Pasioni i djalit për librat bëri që ai: 1 pikëA) të zihej me babanë;B) të grindej me shokët;C) të binte nga mësimet;D) të bëhej qendra e grupit.4. Në fjalinë As ia kam haberin, fjala haber ka kuptimin: 1 pikëA) qejfB) ideC) lajmD) dëshirë5. Gjeni në pjesën e dhënë dy detaje ose shprehje që tregojnë dëshirën e madhe të djalitpër të lexuar dhe shkruajini.2 pikëa) _________________________________________________________b) _________________________________________________________6. Si e kuptoni shprehjen thumbimet nuk më vunë në binarë? 1 pikë___________________________________________________________________7. Shkruani mesazhin që donte t’i përcillte drejtori djalit përmes fabulës sëlaureshës.1 pikë___________________________________________________________________8. Zbuloni dy cilësi të karakterit të personazhit? 2 pikë________________________ b) ____________________________9. Si mendoni, pse e ndëshkonin djalin? 1 pikë______________________________________________________________________________________________________________________________________

Teste Gjuha shqipe 810. Cili është qëllimi i autorit në këtë pjesë, të sjellë thjesht një informacion mbifëmijërinë e tij apo mesazhin e një jete të vërtetë? Pse?2 pikë______________________________________________________________________________________________________________________________________11. Në fjalinë Unë vetë isha i etur për lexime fjala i etur është përdorur me kuptim tëfi gurshëm. Formoni një fjali, ku kjo fjalë të jetë përdorur me kuptim të drejtpërdrejtë.1 pikë___________________________________________________________________12. Përcaktoni se cili nga ndërtimet e mëposhtme është shprehje frazeologjike. 1 pikëA) një marrëveshjeje të heshturB) huazoja nga bibliotekaC) bënte një sy qorrD) të paguara rregullisht13. Plotësoni familjen e fjalës mend (jo më pak se katër fjalë). 4 pikë______________ ______________ ______________mend______________ ______________ ______________14. Gjeni përbërësit e fjalës udhëtime. 3 pikëa) tema: _______________b) prapashtesa: _______________c) mbaresa: _______________15. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. 2 pikëa) Ai bënte një sy qorr për librat që unë huazoja nga biblioteka. ______b) Vazhdoja të vargëzoja kot më kot, me gjithë këshillën e urtë të Zotit Mareshal. ______16. Në vargun O mbret i pafat e mjeran! Ç’pjesë e ligjëratës janë dy fjalët e nënvizuara?Ç’fi gurë letrare formojnë ato?2 pikëa) Pjesa e ligjëratës: ____________________b) Figura letrare: ____________________17. Formoni një fjali me folje pavetore. 1 pikë________________________________________________________________________22

Teste Gjuha shqipe 818. Plotëso fjalinë: Vazhdoja të lexoja me: 3 pikëa) rrethanor qëllimi të shprehur me paskajore: ____________________________________b) rrethanor shkaku me pjesë të nënrenditur: ______________________________________c) rrethanor mënyre me emër me parafjalë: _______________________________________19. Përcaktoni llojin e kundrinorit dhe me se është shprehur. 2 pikëNë atë kohë, unë vetë isha i etur për lexime.a) Lloji: _____________________b) Shprehur me: _____________________20. Shkruani me se është shprehur përcaktori në fjalinë e mëposhtme? 1 pikëShokët e mi më thumbonin vazhdimisht. _______________________21. Të shkruajmë 6 pikëMendoni për pak kohë për një veprimtari ku ju keni marrë pjesë dhe ku mund të fi tonit ose tëhumbisnit. Çfarë ndodhi? A humbët apo fi tuat? Shkruani për këtë ngjarje duke përfshirë në tëdetaje të veçanta.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Zhvillimi i Struktura dhe Stili dhe Saktësia gramatikoreTotaliidesë organizimi origjinaliteti dhe drejtshkrimi2 pikë 1 pikë 1 pikë 2 pikë 6 pikëTabela e vlerësimitNota 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-40

Teste Gjuha shqipe 8PËRGJIGJET E KËRKESAVE TË TESTIT(SKEMA E VLERËSIMIT)Pyetja 12 pikë1 pikë Veta I1 pikë Përdorimi i kësaj vete e bën rrëfi min më të afërt, më të ngrohtë.______________________________________________________________________________Pyetja 22 pikë1 pikë mësuesi duhej të ishte i pazotiOSEmësuesi kishte punë të tjera për të bërë______________________________________________________________________________Pyetja 3Pyetja 4CBPyetja 52 pikëLexoja gjithçka që më binte në dorëGjithnjë lexojaNuk më vunë në binarëMë ëndërrimtari etj.2 pikë Nëse gjen dy detaje ose shprehje1 pikë Nëse gjen vetëm një detaj ose shprehje.______________________________________________________________________________Pyetja 61 pikë1 pikë Nuk ndryshova rrugë, sjellje.______________________________________________________________________________Pyetja 71 pikëKy pasion mund ta dëmtonte djalin, pasi nuk po mësonte dot më, ishte bërë i hutuar dhe mund tapësonte, ashtu si e pësoi lauresha.1 pikë Nëse tregon se ç’kërkon të sugjerojë autori përmes përqasjes.______________________________________________________________________________Pyetja 82 pikë24

Teste Gjuha shqipe 8Cilësi: këmbëngulës, i etur, kokëfortë, i pasionuar, ëndërrimtar.2 pikë Nëse gjen dy cilësi.1 pikë Nëse gjen vetëm një cilësi.______________________________________________________________________________Pyetja 91 pikëModel përgjigjejeDjalin e ndëshkonin, sepse ai kishte rënë nga mësimet;OseIshte i hutuarOseIshte ndryshe nga te tjerëtOseIshte bërë dembel dhe i ngathët1 pikë Nëse gjen një arsye se pse e ndëshkonin djalin______________________________________________________________________________Pyetja 102 pikëModel përgjigjejeQëllimi nuk është thjeshtë të japë një informacion një histori, por të sjellë mesazhin e një jete të vërtetë.Informacioni është i ftohtë, kurse ajo çfarë sjell autori është një shkrim i pasur me emocione dhe detajetë një jete të pazakontë.1 pikë Nëse tregon qëllimin e autorit1 pikë Nëse shpjegon pse.Pyetja 111 pikë1 pikë Nëse formon një fjali ku fjala i etur të përdoret me kuptim të drejtpërdrejtë.Për shembull: Isha i etur për ujë______________________________________________________________________________Pyetja 12CPyetja 134 pikë

Teste Gjuha shqipe 8mend mendo mendim mendimtarpërmendi menduarpërmendore4 pikë Nëse plotëson familjen e fjalës mend me 4 fjalë që janë në renditjen e duhur.3 pikë Nëse plotëson familjen e fjalës mend me 3 fjalë që janë në renditjen e duhur.2 pikë Nëse plotëson familjen e fjalës mend me 2 fjalë që janë në renditjen e duhur.1 pikë Nëse plotëson familjen e fjalës mend me 1 fjalë që është në renditjen e duhur.______________________________________________________________________________Pyetja 143 pikë1 pikë tema: udhëto1 pikë prapashtesa: im1 pikë mbaresa: e______________________________________________________________________________Pyetja 152 pikë1 pikë që: përemër lidhor1 pikë megjithë: lidhëz______________________________________________________________________________Pyetja 162 pikë1 pikë mbiemër1 pikë fi gura letrare: epitet______________________________________________________________________________Pyetja 171 pikë1 pikë Nëse krijon një fjali ku folja të jetë pavetore.______________________________________________________________________________Pyetja 183 pikë1 pikë Nëse plotëson fjalinë e dhënë me një rrethanor qëllimi të shprehur me paskajore.1 pikë Nëse plotëson fjalinë e dhënë me një rrethanor shkaku me pjesë të nënrenditur.1 pikë Nëse plotëson fjalinë e dhënë me një rrethanor mënyre të shprehur me emër me parafjalë.26

Teste Gjuha shqipe 8______________________________________________________________________________Pyetja 192 pikë1 pikë kundrinor i zhdrejtë me parafjalë1 pikë shprehur me emër______________________________________________________________________________Pyetja 201 pikë1 pikë e mi- përemër pronor______________________________________________________________________________Pyetja 21 6 pikëPër pjesën të shkruajmë do të ndiqen në vlerësim kriteret e mëposhtmeKRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikëMësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• Përshkruan një veprimtari ku ka marrë pjesë dhe tregon nëse ka humbur ose fi tuar.• shpreh qartë, përmes detajeve dhe shprehjeve të përzgjedhur ndryshimin që do të bëjë.• përdor detaje mbështetëse.• ka qartësi mendimi.KRITERI II: STRUKTURA1 pikë• respekton elementet të tilla:hyrjenzhvilliminpërfundiminNxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI1 pikëMësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.• ka fjalor të pasur• ka stil origjinal• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëmKRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSOREMësuesi do të shikojë nëse nxënësi:• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta• ka saktësi drejtshkrimore.2 pikë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!