„Të mësuarit – një lojë fëmijësh?“ - FISP

fisp.zh.ch

„Të mësuarit – një lojë fëmijësh?“ - FISP

„Të mësuarit – një lojë fëmijësh?“Një videofilm i Qendrës Preventive ndaj varshmërisë të Cyrihut dhe Cyrher Oberland-itPërkthim në gjuhën shqipe: Hava Shala GerguriNëse i shikojmë fëmijët duke luajtur themi ndonjëherë me vete: tash këta munden ende tëluajnë, por më vonë duhet të shkojnë në shkollë për të mësuar. Është e vërtetë: të lexuarit, tëshkruarit, të njehësuarit dhe shumëçka tjetër fëmijët e mësojnë në shkollë. Por aftësitë për t’imësuar të gjitha këto gjëra dhe për të pasur mundësi për t’u gjendur si duhet me fëmijët etjerë, fëmija i ushtron dhe i zhvillon që më parë përmes lojës. Kjo do të thotë se loja nukështë vetëm një kënaqësi, por ka të bëjë drejtpërsëdrejti edhe me suksesin eardhshëm në shkollë.Që në moshën dy vjeçare fëmija mund t‘i dallojë madhësitë dhe format e thjeshta. Pamarrë parasysh se a e bën ndarjen e lugëve nga syzeja e mamit në lugë të mëdha dhe tëvogla apo i rendit kubet e lojës sipas madhësisë dhe formës – e tëra kjo është një ushtrim imirë për të vrojtuar përpikërisht dhe për të menduar logjikisht më vonë në shkollë.Gjatë përditshmërisë dhe lojës fëmijët mësojnë për t’i koordinuar lëvizjet e tyre. Njëfëmijë, i cili që herët vishet vetë, ka rastin të bëjë kështu një ushtrim të tillë të mirë.Pavarësimi, që fëmija e arrin me ndihmën dhe inkurajimin e vazhdueshëm të prindit, ështëe mirëseardhur për të, kur të rritet dhe të shkojë në shkollë.Edhe vrojtimi me kujdes i motiveve dhe i pamjeve duhet të mësohet: për shembull mendihmën e copëzave të një mozaiku. Për një fëmijë të moshës rreth tre vjeç mjafton një kartëe grisur postare. Më vonë mund të blejmë copëza mozaiqesh me pjesë gjithnjë e më tëndërlikuara.Që herët fëmijët fillojnë të pikturojnë pamje të ndryshme. Për këtë ju duhen atyre shumëfletë dhe ngjyra apo lapsa me ngjyra. Piktura dhe vizatimi janë tërheqëse për ta. Kësisojifëmijët njëkohësisht ushtrojnë edhe lëvizjen e duarve dhe të krihëve, gjë e cila atyre ju hynnë punë më vonë për të shkruar. Shprehja e gëzimit nga nëna dhe babai për vizatimet e tyreua shton atyre kurajon dhe ëndjen për të krijuar vazhdimisht gjëra të reja.Në lojën me ujë dhe me rërë fëmijët krijojnë që herët bazat e njehësimit, që ështëshumë më e rëndësishme se sa numërimi i thjeshtë një, dy, tre... Përmes këtyre lojëravefëmijët mësojnë të dallojnë konceptet më i madh, më i vogël dhe baras dhe më shumë, mëpak ose njësoj. Kështu fëmija duhet të mbushë disa herë ndonjë enëz me zallë derisa tambushë tërësisht një kovë. Ai duhet ta mbushë shumë herë një kovë me rërë derisa ta krijojënjë grumbull rëre. Kjo i përngjan njehësimit të mëvonshëm: 10 x 1 bëjnë 10 dhe 10 x 10bëjnë 100 e kështu me radhë. Por këtë fëmijët nuk e mësojnë teoretikisht, por në mënyrëkrejt praktike me rërë dhe me ujë.Posaqërisht për fëmijët e vegjël është shumë e rëndësishme që gjërat që i mësojnëedhe të mund t’i prekin –si këtu për shembull akullin. Kështu, ata gjërat nuk i përceptojnëvetëm me sy dhe me veshë, por edhe me anën e duarve dhe të shqisave të nuhatjes dhe tëshijimit. Për këtë arsye ia vlen që fëmijëve t’u veshen rroba praktike, që guxojnë edhe tëndyhen.Në lojërat me kompjuter këpucët nuk lagen, por fëmijët, të cilët luajnë shpesh mekompjuter dhe shikojnë shumë televizorin, kanë shumë më pak rast t’i zhvillojnëaftësitë e tyre. Fëmijët, që shikojnë shumë televizorin, kanë shpesh vështirësi nëkoncentrim.Nga ana tjetër, ekzistojnë shumë lojëra me karakter mësimor për fëmijët e vegjël dhepër ata më të rritur- siç është këtu për shembull loja e memorjes. Fëmijët mësojnë kështuvrojtimin e saktë. Ata duhet t’i shikojnë me kujdes kartat dhe t’i mbajnë mend ato. Ata duhettë jenë vazhdimisht të koncentruar dhe të përmbahen deri në fund. Me ndihmën e këtyrelojërave ata mund t’i zhvillojnë aftësitë, të cilat janë të dobishme për shkollë.


Të gjithë fëmijët dëshirojnë të mësojnë dhe t’i zgjerojnë aftësitë e tyre. Në të shumtën erasteveata e vërejnë vetë se çka ju duhet atyre për këtë. Ne të rriturit duhet t’ju japim rastatyre që ta gjejnë atë që atyre ju nevojitet – shtofet, letrën dhe ngjyrat apo rërën dhe ujin.Atë që fëmijët e krijojnë vetë- si për shembul kasollat këtu- i kënaq ata veçanërisht. Pa evërejtur vetë, ata zhvillojnë me këtë rast njëkohësisht intelegjencën, aftësinë e vrojtimit,koncentrimin dhe aftësitë e tyre planifikuese. Veç kësaj, rritet vetëbesimi dhe aftësia e tyrepër të krijuar vetë atë që ju nevojitet. Të gjitha këto ju duhen atyre më vonë në shkollë dhenë jetë.Me rastin e shetisë në pyll ose të ndihmës në punët e shtëpisë, fëmijët mund tëmësojnë vrojtimin e saktë dhe të mbajturit mend të asaj që kanë parë. Me kohën atamund ta përshkruajnë gjithnjë e më mirë atë që kanë parë: se si ka qenë diç me rastin ekapjes, çfarë ngjyre dhe çfarë forme ka pasur diç. Kështu ata zgjerojnë të shprehurit e tyre.Fëmijët me gjuhë amtare të huaj, të cilët në gjuhën e tyre amtare njohin shumë fjalëdhe që mund të shprehen mirë, kanë më vonë shumë më pak vështirësi në mësimin egjuhës lokale. Gjatë përditshmërisë ka mundësi të panumërta për biseda të tilla. Me rëndësiështë që sa më shumë që është e mundur të marrim kohë për biseda të tilla dhe ta trajtojmëatë që thotë fëmija.Ne duhet t’u mundësojmë fëmijëve të jenë së bashku me djemtë dhe vajzat e tjera. Nëlojërat e përbashkëta ata mund t’i zhvillojnë aftësitë e rëndësishme siç janë ndihma endërsjelltë dhe ndarja e përbashkët e asaj që posedohet. Ata mësojnë edhe grindjen dhepajtimin e sërishëm.Fëmijët, të cilët kanë mundësi të thonë se çka ndiejnë dhe çka duan ose nuk duan,gjenden më vonë më mirë në jetë. Ata do të dinë t’i shprehin më mirë nevojat e tyre dhe tëgjenden më mirë edhe në situata të vështira. Veç kësaj, personaliteti i fortë dhe vetëbesimi iduhur janë mbrojtja më e mirë për të rinjtë nga rreziqet e varshmërisë dhe të drogës.Kjo nuk do të thotë se ne fëmijëve duhet t’u japim çdo gjë që ata duan. Fëmijëve ju duhenedhe kufijtë dhe rregullat. Dhe ata duhet të mësojnë t’ju përmbahen atyre. Kështu përshembull, ne nuk duhet që ta pyesim fëmijën e vogël se a dëshiron të na e japë dorën apo jome rastin e kalimit të rrugës. Ne atij poashtu nuk duhet t’ia blejmë të gjitha ëmbëlsirat që aidëshiron. Fëmijës mund t’i lëmë, megjithatë, brenda kufijve të caktuar mundësi në marrjen evendimeve. Kështu për shembull, fëmija mund të vendosë vetë se a dëshiron të marrë njëmollë apo një banane si zamër. Me këtë ju ndihmojmë fëmijëve që në vegjëli të zhvillojnë tëqenurit të pamvarur.Fëmijët marrin shumë impulse, nëse shikojmë së bashku me ta edhe libra tëilustruara. Shikimi me vëmendje i librave zhvillon përqëndrimin dhe saktësinë. Përjetimi itregimeve bën që fëmijët të identifikohen me figura të ndryshme. Kjo nxit zhvillimin e tyreshpirtëror. Kjo gjë vlen edhe për përrallat tona të fëmijërisë, të cilat ata dëshirojnë t’i dëgjojnëgjithnjë.Pra të mësuarit për shkollë dhe për jetë fillon që në vitet e para të fëmijërisë: jo njëmësim nën presion, por i karakterizuar nga interesimi, dëshira dhe përkushtimi.Fëmija, i cili vëren se të rriturit gëzohen për sukseset e tij, por të cilët edhe kanë durim dheqë e ngushëllojnë atë, në rast se ai nuk mund t‘ia arrijë diçkaje, zhvillon kështu besimin në tëtjerët dhe në veten e tij. Kjo gjë vlen si për fëmijërinë e hershme ashtu edhe për kohën eshkuarjes në shkollë.Nëse fëmija rrjedh nga një vend tjetër, për te është gjithsesi më lehtë të përshtatet nëkopsht dhenë shkollë, nëse edhe prindërit e tij i përshtaten rrethit, gjenden si duhet në tedhe arrijnë të kuptohen. Por prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijës së tyre edhe nëse nuke flasin gjuhën lokale. Përmes interesimit dhe përmes përkushtimit të tyre ata i tregojnë atijse ia vlen të njihet diç e re dhe se me këtë rast ai mund të llogarisë në mbështetjen dheafërsinë e tyre.Çdo ditë, çdo muaj, çdo vit në jetën e një fëmije është i rëndësishëm për zhvillimin etij. Pa marrë parasyshë se ku do të jetojë ai më vonë, është me rëndësi për të ardhmene tij, nëse kohën e fëmijërisë e shfrytëzon plotësisht.

More magazines by this user
Similar magazines