13.07.2015 Views

Akoma janë të paqarta pikëpamjet e para për shoqërinë ... - Gazetaria

Akoma janë të paqarta pikëpamjet e para për shoqërinë ... - Gazetaria

Akoma janë të paqarta pikëpamjet e para për shoqërinë ... - Gazetaria

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ligjërata nga lënda e Sociologjisë~ Sen Simoni konsiderohet si kasnec i sociologjisë. Ishte i pari që e theksoi nevojën imediate përthemelimin e një shkence të përgjithshme për shoqërinë, e që do të vihej në shërbim të gjithënjerëzimit, por edhe i pari i cili u preokupua për emërtimin përkatës të shkencës për shoqërinë. Equajti fiziologji sociale, që sipas tij do ta studionte shoqërinë globale dhe njeriun si qeniegjenetike. Thoshte se zhvillimi i gjithëmbarshëm i shoqërisë varet drejtpërdrejt nga zhvillimi ishkencës dhe aplikimi i zbulimeve shkencore në industri. Shoqëria njerëzore në të ardhmen do tëudhëhiqet nga intelegjencia shkencoro-teknike - teknokracia. Pjesëtarët e kësaj shtrese i quajtiinxhinierë social. Me shoqërinë e re duhet të udhëheqin ‘kapitenët socialë’: fabrikantët, tregtarëtdhe bujqit e arsimuar. Baza e përparimit dhe e pasurimit të shoqërisë varet nga klasa prodhuese ejo nga ajo joprodhuese. Lëvizës të ndryshimeve shoqërore janë: filozofët, shkencëtarët dheshpikësit. Në të ardhmen do të formohet një institucion organizativ si një parlament specifik qëdo të përbëhej prej: shpikësve (inxhinierë, arkitekt e artistë), hulumtuesve (fizikanët ematematikanët) dhe zbatuesve (industrialistët dhe menaxhuesit e prodhimeve). Prej të gjithaformave të dijes veçohet dituria politike, e cila do të ishte dije sociologjike për organizimin më tëmirë të shoqërisë. Shkencore është vetëm ajo që njihet me arsye e vërtetohet me përvojë. Njerëzitsi qenie krijuese e bëjnë shoqërinë, kurse shoqëria i krijon karakteret e njerëzve. Shoqëria duhettë udhëhiqet nga prodhuesit e jo <strong>para</strong>zitët, duhet të hiqet shfrytëzimi klasor, shpërblimi për punëntë bëhet sipas rezultateve, të vendoset barazia sociale, puna të çmohet si vlera më e lartë dheshteti t’u shërbejë qytetarëve.~ Idetë e ngjashme i vërejmë edhe tek Ogist Konti, sekretari i Sen Simonit. Konti shkencën përshoqërinë fillimisht e quajti fizikë sociale, e më pastaj në veprën ‘Kursi i filozofisë pozitive’,(1838) e quajti sociologji. Objekt studimi i kësaj shkence sipas tij do të duhej të ishte natyra eshoqërisë, kurse model shkencor i saj fizika si shkencë ekzakte. Do të përbëhej nga statikasociale, detyrë e së cilës është studimi i strukturës shoqërore, formave të saj e do të dukej si njëlloj anatomie shoqërore që do t’i hulumtonte, njihte e shpjegonte të gjitha ligjet për ruajtjen erregullimit shoqëror; dhe dinamikës sociale e cila do të studionte zhvillimin e ndryshimin eshoqërisë nëpër kohë. Kjo pjesë merret me shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve shoqërore. Statikaështë teoria për ruajtjen e rregullimit shoqëror, kurse dinamika për përparimin e shoqërisë. Sipastij shoqëria njerëzore gjatë zhvillimit kalon nëpër tri etapa kryesore: teologjike, kur zhvillimi inatyrës dhe i shoqërisë shpjegohet nëpërmes religjionit, që fillon me fetishizëm, vazhdon mepoliteizëm dhe mbaron me monoteizëm, metafizike, kur shpjegimet religjioze zëvendësohen meshpjegimet metafizike, filozofike dhe juridike, që karakterizohet me krijimin e monarkivefeudale, përparimin e shkencës dhe zhvillimin e teknikës dhe etapa pozitiviste, që dominohet meshpjegimin shkencor të natyrës dhe shoqërisë. Filozofia pozitiviste duhet të jetë bazë teorike eaksionit politik për reformimin e mirëfilltë të shoqërisë. Sociologjia si shkencë pozitive duhet tëndihmojë rregullimin fatlum të shoqërisë njerëzore. Shoqërinë në këtë fazë Konti e quajtisociokraci. Shkencat i klasifikoi simbas rëndësisë: matematika, astronimia, fizika, kimia,biologjia dhe sociologjia. Sociologjia pra radhitet si shkencë e përgjithshme me lëndë më tëkomplikuar për studim. Pra sociologjia sipas tij është mbretëreshë e shkencave. Sociologjia duhettë studiojë shoqërinë në tërësi, strukturën dhe ndryshimin e saj nëpër kohë. Shoqëria duhet të7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!