13.07.2015 Views

5K - UNEP

5K - UNEP

5K - UNEP

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Konflikti i Kosov‘s Ð Pasojat p‘r Mjedisin & Vendbanimet civile2HyrjeNdoshta pasuria natyrore më e rrezikuar në kohë lufte është e vërteta.Kjo u bë më se e qartë, gjatë konfliktit të Kosovës. Pas dështimit tëmarrëveshjes së Rambujesë, kur filluan sulmet ajrore të NATO-s, më24 mars 1999, nisën të hartohen raporte alarmuese, rreth dëmeve tëshkaktuara nga bombardimet, mbi mjedisin. Imazhet e rafinerisë së naftës të Pançevësdhe të Novi Sadit në flakë, kimikatet toksike që derdheshin në lumin e Danubit,gropat e lëna nga bombat në zonat e banuara, mund të krahasohen me pamjen edhjetëra mijëra refugjatëve kosovarë që merrnin arratinë nga shtëpitë e tyre, për tëshpëtuar kokën.Ndërsa pasojat e drejtpërdrejta të konfliktit, përsa i përket humbjeve njerëzore ishintë qarta, opinioni publik lëkundej në lidhje me pasojat mbi mjedisin. Nga njëra anë,ndihej frika e dëmeve të mëdha ekologjike dhe e shkatërrimit në Republikën Federaletë Jugosllavisë dhe në vendet fqinje. Nga ana tjetër, NATO kishte afirmuar se përdorimii armëve të sofistikuara, kundër objektivave të zgjedhur me kujdes do të bënte tëmundur pakësimin e dëmeve mbi mjedisin si dhe të dëmeve „të tjera” të mundshme.Në një dilemë të tillë ndodhej Task Force (Grupi i Punës) i (<strong>UNEP</strong>/UNCHS) (Habitat)për Ballkanin, që nga krijimi i vet, në fillim të majit 1999.Gjithashtu, konflikti i Kosovës pati një përhapje më të gjerë krahinore :Shqipërisë dhe Ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë iu deshën të prisnin njënumur shumë të madh refugjatësh nga Kosova, ndonëse ata ishin të papërgatitur përnjë dyndje të tillë. Vendet e tjera fqinje, sidomos Bullgaria dhe Rumania, që ndodhennë rrjedhën e Danubit, i druheshin efekteve të ndotjes ndërkufitare, shkaktuar ngambeturinat industriale të objekteve të qëlluara. Flakët e rafinerive dhe të depove tënaftës vazhduan për shumë ditë, duke krijuar re ndotjeje mbi sipërfaqe të tëra, ndërsanjoftimet për përhapjen e kimikateve të rrezikshme në ajër, në tokë dhe në ujë, ubënë të njohura në median ndërkombëtare.Në mënyrë sistematike, forcat e armatosura serbe në Kosovë zbrazën dhe shkatërruanshumë qytete dhe fshatra. Dëmtimi i lagjeve të banuara, i infrastrukturës, i pajisjeve tëpastrimit të ujit të pijshëm dhe i sistemit të hedhurinave, ishte më se i dukshëm. Kurshqiptarët e Kosovës u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, shumica e dokumentave qëvërtetonin pronësinë ligjore të tokës dhe pasuritë humbën ose u morën me forcë, gjë qëvështirësoi kthimin e refugjatëve, në krahinat e tyre të banimit.Me gjithë paralajmërimet, kryesisht nga ana e organizmave të tjerë të Kombevetë Bashkuara, problemet e mjedisit, të shkaktuara nga vërshimi i refugjatëve, gjithashtuu kthyen në një problem të vështirë për t’u zgjidhur, për shkak të kushteve të këqiatë higjienës dhe mungesës së ujit të pijshëm, nëpër kampet e refugjatëve mbushur plote përplot.4 5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!