SHTATOR 2010 - Qendra për Arsim e Kosovës

kec.ks.org

SHTATOR 2010 - Qendra për Arsim e Kosovës

In medias resSHTATOR 2010Etapat e reformës kurrikulare dhe të hartimit të kurrikulave“75 % e risive nuk mund të mbahen në konceptin e tyre fillestar”Markee, 1997Koncepti kurrikul është i ri në gjuhën shqipe. Ai dallon nga koncepti plan dhe program,sepse derisa me planin dhe programin ishin të parapara përmbajtjet mësimore që duhetmësuar dhe koha e nevojshme për mësimin këtyre përmbajtjeve, kurrikuli është njëdokument me të cilin parashihet jo vetëm çka do të mësohet, por edhe si do tëmësohet. Megjithatë përkufizimi i konceptit të kurrikulit është i vështirë. Kjo ka bërë qësot ekzistojnë mbi 50 përkufizime të këtij dokumenti. Sipas disave kurrikuli është një“kontejner” ku mund të futet çdo gjë që lidhet me edukimin dhe arsimin. NëEnciklopedinë ndërkombëtare të arsimit, kurrikuli përcaktohet si:”plan për një ligjërimdhe të nxënit e qëndrueshëm“. Rallf Tejlor dhe H.Taba “kurrikulin e definojnë si një planpër veprim ose një dokument i shkruar që përfshinë strategji për arritjen e objektivave osetë qëllimeve të dëshiruara”Unë, me kurrikul nënkuptojë një kontratë të shtetit- institucionit me qytetarët/nxënësitdhe studentët e vetë që garanton aftësimin e tyre për të nxënë gjatë gjithë jetës si dhepërgatitjen e tyre për t’u përballë me sfidat jetësore dhe për të marrë pjesë aktive nëtregun botëror të punës.Kurrikuli është një meny ushqimi që mundëson zhvillimin maksimal fizik, shëndetësor,mendor, emocional dhe social të secilit nxënës/student. Kurrikuli gjithnjë duhet tëbazohet në filozofinë e caktuar të shkollës apo të një vendi, sepse përndryshe nuk është izbatueshëm.Në teori dhe praktikë ekzistojnë lloje të ndryshme: kurrikuli i dukshëm (apparentcurricullum) që paraqet atë që parashikohet të zhvillohet, kurrikuli i fshehtë (hiddencurricullum) kurikuli i paobliguar dhe i pa planifikuar; kurrikuli i pashkruar (unwrittencuricuulum) tërë ajo që mësohet në shkollë; kurrikuli formal (real curiculum);kurikuli kombëtar (common or basik or nacional curiculum) i detyruar për të gjithënxënësit e nivelit të caktuar në nivel vendi; skelet kurrikuli (core curiculum) i përbërënga disa lëndë të obliguara; kurrikuli shkollor (school curricula)Për të bëre reformën kurrikulare duhet qartësuar këto nocione, sepse me qartësimin tyrebëhet përcaktimi edhe për llojin e kurrikulave që do të reformohen apo përfshihen mereformë kurrikulare.Reforma kurrikulare kalon nëpër katër faza/etapa: etapa e aktiviteteve përgatitoreapo preparative; etapa e hartimit të kurrikulit; etapa e zbatimit të kurrikulitdhe etapa e evaluimit – vlerësimit të kurikulit.Në teori ekzistojnë mendime të ndryshme për etapa reformës kurrikulare. Në të vërtetë janëdy teori që merren me etapat e reformës kurrikulare: teoria tekniko–shkencore mepërfaqësuesit: Bobit, Tejlor, Taba, Hunkins etj. dhe teoria jo teknike – joshkencore.Deri sa në teorinë e parë kurrikuli është mënyrë e të menduar për të arritur maksimumin nëtë nxënit e nxënësve / studentëve, teoria joteknike – joshkencore thuhet se qëllimetpërfundimtare të arsimit nuk mund të dihen, madje thonë, as që është e nevojshme të dihennë çdo rast, andaj mendojnë se kurrikuli më shumë evoluon se sa planifikohet me përpikëri.Ekziston edhe një qëndrim i mesëm të cilin e përfaqësojnë: Glatthor, Senge, Dillon etj. Tëcilët e quajnë veten postmodernist. Këtu qendra është nxënësi.Elaborimi i secilës etapë do të vazhdon në numrin ardhshëmShkroi: Halim Hyseni


2Përshkrimi i aktiviteteve sipas programeveProgrami i granteve përzhvillimin e shkollave■ Më 2-3 shtator 2010 është mbajturtrajnimi për trajnerë për programin“Hartimi i projekt propozimeve memetodën e kornizës logjike”. Pjesëmarrësnë trajnim ishin BPT-të si dhe drejtorë emësimdhënës, të cilët do të aktivizohenpër mbajtjen e trajnimeve për shkollatpërfituese. Në fund të trajnimit,pjesëmarrësve u janë shpërndarëmaterialet e trajnimit dhe veglat enevojshme për trajnerë.■ Gjatë muajit shtator janëthemeluar mbi 11 ekipe komunale tëgranteve shkollore. Këto ekipe janë tëdomosdoshme për të bërë listimin eshkollave të komunës së tyre në bazë tëkritereve dhe indikatorëve të aprovuarnga këshilli për aprovimin e granteveshkollore. Ky këshill do të bëjëpërzgjedhjen e 151 shkollave që do tëpërfitojnë në kuadër të këtij programi.■ Më 24 shtator 2010 është mbajturnjë konferencë gjysmë ditore për fillimine programit të granteve për zhvillimin eshkollave. Në këtë konferencë uprezantua qëllimi i programit, objektivate tij, mënyra e përzgjedhjes së shkollavedhe formula e cila do të përdoret merastin e ndarjes së granteve për shkollat.Në konferencë morrën pjesë mbi 100 veta,përfaqësues të MAShT, DKA, Zyraverajonale të inspeksionit, si dhe përfaqësuestë institucioneve ndërkombëtare qëkontribuojnë në sferën e arsimit.KOSOVISION Contest■ Në kuadër të këtij projekti janërealizuar aktivitetet e para sipasplanifikimit. Fillimisht janë mbajturtakimet me Drejtorët e shkollave të cilëtjanë informuar për projektin eKOSOVISION CONTEST dhe prej të cilëveështë kërkuar një përkrahje më e madhepër mësimdhënësit. Takimet me drejtorëkanë qenë të frytshme dhe projekti ështëkonsideruar si shumë i frytshëm përmësimdhënësit dhe nxënësit e klasave tëpesta.■ Pas takimeve me drejtorë, janëorganizuar edhe 60 punëtori në të gjithaKomunat me mësimdhënësit e klasave tëpesta të cilët janë trajnuar për mënyrën epunës në këtë projekt dhe janë pajisur mematerialet e duhura për punë tëmëtutjeshme.■ Që nga data 20 shtator, klasat epesta kanë filluar edhe punën e tyre nëkëtë projekt. Kanë filluar të mbahenpunëtoritë me nxënës dhe të gjithë janë tëKompleksi i Shkollës "Mileniumi i Tretë", rr. "Isa Kastrati", p.n. 10000 Prishtinë, KosovëTel:+381 38 244 257; 258 203; Fax: +381 38 244 257; 258 203 (lok.109); www.kec-ks.org


3entuziazmuar për punën që i pret në tëardhmen.Drejtorë shkollash, monitorë të jashtëm etë brendshëm të cilët punojnë në kuadër tëkëtij projekti e po ashtu edhe nxënës tëKomiteteve të ndryshme.Vizitat bëhen të vazhdueshme përmonitorimin e punëtorive në klasat epesta, qoftë nga stafi i KOSOVISIONCONTEST e po ashtu edhe nga vetMenaxherët e projektit.Prezantimi i raportit u bë nga Z. DukagjinPupovci, Drejtori Ekzekutiv në Qendrënpër ArsimKosovës. raporti do të botohetdhe do të jetë në dispozicion të të gjithë tëinteresuarve.Avancimi i pjesëmarrjes dhepërfaqësimit të grupeve tëpakicave etnike në arsimPromovimi i të drejtave tëfëmijës në fushën e arsimit■ Në kuadër të projektit “Promovimii të drejtave të fëmijës në fushën eedukimit”, financuar nga ZyraNdërlidhëse e Komisionit Evropian nëKosovë, gjatë këtij muaji është organizuardiskutimi publik i raportit të parë të dalë,në kuadër të këtij projekti. Raporti ështëpunuar dhe është përkthyer edhe nëgjuhën angleze dhe serbe. Të ftuar në këtëprezantim publik kanë qenë përfaqësuestë ndryshëm nga MASHT, ECLO,■ Në kuadër të këtij projekti gjatëmuajit shtator janë organizuar këtoaktivitete:• Më 07 shtator 2010 u mbajt njëtakim virtual i projektit ku morënpjesë koordinatorët e projektit ngaorganizatat partnere. U diskutuannë detaje aktivitetet e projektit dheorganizimi i punëtorisë për hartimine strategjisë për bashkëpunimin nëmes të organizatave partnere nëprojekt.• U finalizua sinteza e raportevekombëtare dhe gjendet ne ueb faqene projektit www.apreme.net• U finalizua edhe materiali përpublikimin e librit me praktikat mëtë mira të përfaqësimit dhepjesëmarrjes së grupeve pakicë nëjetën e shkollës nga shtetetpartnere.Kompleksi i Shkollës "Mileniumi i Tretë", rr. "Isa Kastrati", p.n. 10000 Prishtinë, KosovëTel:+381 38 244 257; 258 203; Fax: +381 38 244 257; 258 203 (lok.109); www.kec-ks.org


4Qasja Tërësektoriale në Arsim– EU EDUCATION SWAp■ Projekti Qasja Tërësektoriale nëArsim - EU EDUCATION SWAp ka filluartë implementohet në muajin tetor të vitittë kaluar. Ky projekt financohet ngaKomisioni Evropian dhe menaxhohet ngaZyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropiannë Kosovë (ECLO).Projekti implementohet nga konsorciumii përbërë nga Cambridge Education,Qendra për Arsim e Kosovës, Education2000+ Consulting dhe Tribal Helm.■ Gjatë kësaj periudhe ështëorganizuar një punëtori njëditore meautorët e teksteve shkollore dhepërfaqësuesit e shtëpive botuese. Kyaktivitet është zhvilluar në kuadër tëkomponentës së dytë të projektit që ështëZhvillimi i kurrikulumit.■ Gjatë muajit shtator janë bërëpërgatitjet për punëtoritë / konferencatqë do të mbahet në fillim të muajit tetor.Këto punëtori do të mbahen me grupetpunuese që do të punojnë në hartimin ekurrikulumit të Kosovës.Mbështetje e BE-së përZbatimin e Strategjisë përkomunitetet Rom, Ashkali dheEgjiptas(EU-SIMRAES)■ Objektivi i përgjithshëm i projektittë financuar nga BE “Mbështetje përZbatimin e Strategjisë për komunitetetRAE” është të përkrahet Qeveria eKosovës në zhvillimin e një shoqëriedemokratike dhe multi-etnike duke ezbatuar Strategjinë për komunitetet RAEdhe Planin e Veprimit për këtë.Si objektivë konkrete e Projektit ështëpërmirësimi i mirëqenies socio-ekonomiketë komuniteteve Rom, Ashkali dheEgjiptian në Kosovë duke iu lehtësuarqasjen në shkollim dhe njëkohësisht duke eruajtur dhe promovuar trashëgiminëkulturore të komuniteteve RAE si dhepërmirësimin e informacionit për/mbiRAE në mediat kryesore.Projekti ka dy komponentë kryesor:• Arsimin• Mediave/Kulturës■ Komponenti i Arsimit – Projekti dotë themelon 6 Qendra Mësimore në 5komuna, që do ta lehtësojnë pjesëmarrjene rreth 1.100 fëmijëve të komuniteteveRAE në katër programe mësimore që kanënë qendër fëmijën: përgatitja përparashkollor, ndihmë në detyrat e shtëpisë,pako ndihmëse që përmbajnë materialeshkollore dhe aktivitete rinore. Kjo do t’ipërgatis nxënësit të hyjnë në shkollë dhenë mënyrë të suksesshme të mbesin atydhe të vijojnë rregullisht mësimin. Do tëformohen grupe të vogla të cilat do tëpërqendrohen tek interesat e fëmiut, do tëpërmirësohet shkrim-leximi, numërimi,gjuha dhe aftësitë shoqërore, fitimi i vetëbesimitdhe kënaqësia gjatë procesitmësimor. Paraqitja e sistemit me tutorë dot’i ndihmojë komunitetet të ndërtojnëkapacitetet e tyre dhe t’i ndihmojnë fëmijëte tyre në arritjen e rezultateve më të miramësimore. Gjithashtu, do të ofrohen kurseshkrim-leximi për gratë RAE.Njëkohësisht do të organizohen programepërgatitore për pranim në shkollimsekondar dhe terciar. Do të krijohet njëskemë e bursave që ka për qëllimmbështetjen e pjesëmarrjes në shkollimsekondar e terciar.■ Projekti implementohet ngaFondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur(KFOS) në partneritet me 8 OJQ vendore,dhe në bashkëpunim të ngushtë meQeverinë e Kosovës si dhe me komunatpërfituese. Periudha e implementimit dheKompleksi i Shkollës "Mileniumi i Tretë", rr. "Isa Kastrati", p.n. 10000 Prishtinë, KosovëTel:+381 38 244 257; 258 203; Fax: +381 38 244 257; 258 203 (lok.109); www.kec-ks.org


5kohëzgjatja e projektit është prej 1Shtator 2010 deri më 31 Gusht 2012.Bazuar në marrëveshjen e bërë ndërmjetKFOS dhe KEC, kjo e fundit ështëpërgjegjëse për koordinimin dheimplementimin e aktiviteteve që lidhjenme Komponentin 1 (Arsimin) të Projektit.■ Gjatë këtij muaji janë vizituar 6qendrat e komunitetit si dhe një vargvizitash tjera në terren.Gjithashtu ka pasur takime meorganizatat partnere dhe me palët e tjeratë përfshira.Përgatiti: Petrit TahiriKompleksi i Shkollës "Mileniumi i Tretë", rr. "Isa Kastrati", p.n. 10000 Prishtinë, KosovëTel:+381 38 244 257; 258 203; Fax: +381 38 244 257; 258 203 (lok.109); www.kec-ks.org

More magazines by this user
Similar magazines