19.02.2016 Views

1-Shkembi

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

SHKËMBI SI OBJEKT I SHPIMIT TE PUSEVE

SHKËMBINJTË, NDERTIMI DHE PËRBËRJA E TYRE

Shkëmbinjte janë trupa të ngurtë, natyrorëe që ndërtojne koren e tokës. Ata janë grumbullime

agregatesh minerale me një përberje të caktuar dhe të formuar në thellësi të kores së tokës ose

në siperfaqe të saj. Ato dallohen nga njeri tjetrit prej përberjes mineralogjike dhe ndërtimit të

tyre. Gjenetikisht ato ndahen në tre grupe të medha: magmatikë, sedimentarë dhe metamorfikë.

Shkëmbinjte magmatike jane formuar nga ngurtesimi i masave te shkrira ne thellesi te kores se

tokes gjate intruzimeve si dhe nga ngurtesimi i tyre gjate derdhjes ne siperfaqe ose nen uje.

Mineralet përbërës të tyre jane kryesisht aluminosilikatet dhe silikate te K, Na, Ca, Mg, Fe dhe

tregues i perberjes se tyre eshte shkalla e përmbajtjes se SiO 2 .

Shkëmbinjte sedimentare jane te formuar nga depozitimi i grimcave minerale ne mjedis ujor

ose ajër nepermjet rrugës mekanike, kimike ose organogjene. Ky eshte grupi qe ka kushte mjaft

te ndryshme per formim dhe si rrjedhoje, ka lloje me te shumtë shkëmbinjsh të tillë që gjënden

në gjendje te shkrifet (të palidhur), gjysëm të lidhur dhe të lidhur. Përberja minerale e tyre

ndryshon mjaft dhe në këtë grup bëjnë pjesë shume lloje shkëmbinjsh monominerale.

Shkëmbinjte metamorfike janë produkte të metamorfizimit të shkëmbinjve magmatike dhe

sedimentarë në kushte presioni dhe temperature të rritur dhe nga veprimi i solucioneve kimike

të ndryshme në thellesi të kores së tokës. Ata, si rrjedhoje e ndryshimeve të thella në përberje

dhe ne ndërtim, fitojnë karakteristika të reja (metamorfike).

Ne shkëmbinjte e ndryshem perfshihen dhe mineralet e dobishme duke ndertuar trupa te

veçante ne ta. Keshtu p.sh. ne shkëmbinjte magmatike gjenden mineralet e kromit, bakrit etj.,

ne shkëmbinjte sedimentare gjënden nafta, gazi natyror, shtresat e qymyrit, mineralet e hekurit,

boksitet etj. kurse ne ata metamorfike ndodhen grafiti, mermeret etj. Edhe mineralet e dobishme

nga ndertimi ngjajne me vete shkëmbinjte, keshtu qe mund te trajtohen si trupa te zakonshem

shkëmbore. Ne koren e tokes masa kryesore e shkëmbinjve perbehet prej atyre magmatike dhe

metamorfike 95% , kurse shkëmbinjtë sedimentarë përbëjnë rreth 5% prej te cileve rreth 4%

argjilat dhe 0.25% shkëmbinjte karbonate. Ne vendin tone rreth 1/3 e siperfaqes e zene

shkëmbinjte magmatike kryesisht bazike dhe ultrabazike dhe 2/3 shkëmbinjte sedimentare prej

te cileve gjeresisht jane te perhapur argjiloranore dhe gelqerore. Shkëmbinj metamorfike ka fare

pak dhe perfaqesohen kryesisht nga rreshpet e ndyshme.

1

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Me ndertim te shkëmbinjve kuptohet struktura dhe tekstura e tyre. Nga ndertimi i shkëmbinjve

pasqyrohen edhe kushtet e formimit te tyre. Struktura karakterizon raportet reciproke midis

permasave, formave dhe karakteret e siperfaqeve te elementeve qe hyjne ne perberjen e

shkëmbit, mineralet baze dhe lenda lidhese. E thene ndryshe, struktura eshte menyra e

vendosjes se kokërrizave te veçanta te mineraleve ne agregat.

Tekstura karakterizon vendosjen ne hepsire dhe orientimin e grimcave te mineraleve te

shkëmbinjve. Per shkëmbinjte sedimentare dhe metamorfike karakteristikat teksturale kryesore

jane: shtresezimi dhe reshpezimi.

Shtresezimi eshte vendosja e shkëmbit ne shtresa me siperfaqe paralele per shkak te dukurise se

sedimentimit.

Reshpezimi eshte karakteristike e shkëmbinjve metamorfike dhe paraqet vetite qe kane këto per

t’u ndare sipas planeve paralele. Siperfaqet e reshpezimit nuk perputhen vazhdimisht me ato te

shtresezimit.

Struktura dhe tekstura, duke perfshire shtresezimin dhe reshpezimin kushtëzojne në nje mase te

konsiderueshme anizotropine e theksuar te shkëmbinjve nga pikpamja e vetive te tyre

mekanike. Strukturat me karakteristike jane: struktura kristalore, struktura xhamore,

struktura porfirike dhe ajo copezore. Teksturat me karakteristike jane: tekstura massive, poroze

dhe shtresezore.

Ndertimi dhe perberja e shkëmbinjve me kalimin e kohes nuk mbetet konstante. Ato ndryshojne

ne perputhje me ndryshimin e kushteve fiziko - kimike te mjedisit perqark. Ndryshimet me te

zakonshme ne ndertimin e tyre jane shfaqjet e çarjeve ne shkëmb. Keshtu qysh ne fazen e

formimit te shkëmbit (gjate ftohjes se mases se shkrire ose diagjenezes) lindin çarjet perkatese

si ato te shkrirjes per arsye termike etj. qe shkaktojne ndarshmerine e shkëmbit (pllakore,

prizmatike, sferike, etj.). Ne fazat e mevonshme, per shkak te veprimeve tektonike, ne masen e

shkëmbit formohet çarjet e dyta, te cilat mund te prekin nje kompleks shtresash si p.sh. çarjet

tektonike dhe çarjet e klivazhit, ose mund te zhvillohen brenda nje shtrese te caktuar (çarjet

shtresore ne forme makro dhe mikroçarjesh).

Perveç strukrurave dhe teksturave te siperpermendura, ne shkëmbinjte sedimentare copezore

dhe me rralle karbonatore, dallohen ndryshime strukturore edhe ne lendet çimentuese. Keto

ndryshime varen nga madhesia fillestare e poreve ne mes te kokerrizave te mases se shkëmbit

nga lloji i materialit çimentues dhe nga shkalla e metamorfizimit ose rikristalizimit qe ka pesuar

shkëmbi. Tipet me te zakonshme te strukturave te çimentos jane kristalore, çimento e rritjes,

çimento e mbushjes mekanike te poreve, çimento kontakti, etj.

2

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

1.2. VETITË E SHKËMBINJVE

Shkëmbinjte si trupa reale kane vetite e tyre karakteristike fizike dhe kimike. Vetite kimike nuk

luajne ndonje rol kryesor gjate kohes se kryerjes se shpimit, keshtu qe ne sjelljen e

shkëmbinjve, rol me te rëndësishem luajne vetite fizike.

Vetite fizike te shkëmbinjve jane ato veti që kushtëzojnë qënien e tyre dhe janë te shumta:

hidraulike, elektrike, magnetike, radioaktive etj. Ato percatojne gjendjen fizike te shkëmbit dhe

menyren se si sillet ky perkundrejt veprimit te faktoreve te jashtem siç jane: forcat mekanike,

rrezatimet e ndyshme, rrymat elektrike, valet akustike, elektromagnetike etj.

Gjate praktikes se shpimit të puseve del ne plan te parë njohja e vetive qe percaktojne:

a) gjendjen fizike te shkëmbit - pesha specifike, vellimore, dendësia dhe poroziteti,

bashkeveprimi me lengun lares, aftesia e lagies se shkëmbit, zbutja dhe mufatja etj., dhe

b) sjelljen nën ngarkese – qendrueshmeria mekanike e shkëmbit, aftesia per te kaluar ne gjendje

elastike, plastike dhe te rrjedhjes, coptueshmeria e tij, shkriftimi, ngjeshmeria e tij etj.

Perveç ketyre, sot ne fushen e studimit te metodave me efektive te shkaterrimit te shkëmbit me

anen e shpimit, po shfrytezohet veprimi i valeve akustike (infra dhe ultra tinguj) mbi shkëmb,

perçueshmeria e nxehtesise, bymimi nga veprimi i nxehtesise, kapaciteti termik i shkëmbinjve

etj. Per shpimin me krijim vale goditese dhe termike me perdorimin e energjise elektrike, jane

gjithashtu ne studim veti te tilla si rezistenca specifike elektrike, percjellshmeria relative

dielektrike etj. qe lejojne te percaktohet sjellja e shkëmbit nen veprimin e rrymes se

vazhdueshme ose alternative.

Vetite e shkëmbinjve ne përgjithsi kushtezohen nga vetite e mineraleve përbërës, por rol te

rëndësishëm në shfaqjen ose shuarjen e njeres apo tjetres veti qe ka minerali përbërës, luan dhe

ndertimi i vete shkëmbit.

Dihet p.sh. se kuarci eshte mineral mjaft i perhapur tek shkëmbinjte. Ky mineral i veçante

dallohet per qendrueshmeri te madhe mekanike dhe modul elasticiteti te larte. Por sasia e

bollshme e kuarcit ne shkëmb, nuk e rrit qëndrueshmerine mekanike te tij. Kjo ndodh vetem

atehere kur kuarci nderton skeletin e shkëmbit, qe merr ngarkesen e dhene. Nga ana tjeter, rol te

rëndësishem luan perberja e vete çimentos. Shkëmbi ka qendrueshmeri te madhe kur ka

çimento silicore, qendrueshmeri mesatare kur çimentoja eshte karbonate dhe te dobet kur ajo

eshte argjilore.

Poroziteti i shkëmbit pergjithsisht zvogëlon ndikimin e perberjes mineralogjike ne vetite e

shkëmbinjve duke i bere ato me te ndjeshëm kundrejt faktoreve veprues te jashtem, (lageshtise,

3

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

presionit, temperatures). Po keshtu shtimi i çarshmerise ne shkëmb ul shumë qendrueshmerine

e tyre.

Shkëmbinjte masive pergjithsisht jane izotrope ne perhapjen e vetive te tyre, kurse shkëmbinjte

shtresore ose shkëmbinjte me vendosje te orientuar agregatesh (sedimentare dhe veçanerisht

metamorfike), jane anizotrope. Kjo anizotropi karakterizohet me koefiçientin e anizotropise, i

cili llogaritet me formulen:

K an =

X II

K

an

X

(1.1)

ku: X 11 - treguesi i vetive gjate shtresezimit.

X 1 - treguesi i vetive normal me shtresezim

Keshtu p.sh. moduli i elasticitetit pungul me shtresezim zakonisht eshte me i vogel se ne

drejtim paralel me te. E kunderta ndodh me qendrueshmerine ne shtypje.

Anizotropia vërehet gjithashtu edhe në shkëmbinjtë masive me sistem të orientuar çarjesh.

Presioni dhe temperatura e mjedisit rrethues ndikojnë shumë në vetitë e shkëmbinjve. Me

rritjen e presionit të gjithanshëm rritet dhe moduli i elasticitetit, qëndrueshmëria, plasticiteti dhe

temperatura e mjedisit rrethues, kurse me rritjen e temperaturës rritet plasticiteti dhe

ngjeshmëria e shkëmbit.

Kështu pra, nuk është e lehtë që dhe për kushte të caktuara të ndërtohet një model për të cilin të

përfytyrohet plotësisht sjellja e vërtetë e shkëmbit. P.sh. në trajtimin analitik të gjendjes së

tensionuar, shkëmbi idealizohet në trup të ngurtë ose sipas një modeli më të përafërt, dhe kjo

bën, që dhe rezultatet e nxjerra të kenë pasaktësinë e tyre të caktuar.

Efektiviteti i shkatërrimit të shkëmbit nëpermjet shpimit, qëndrueshmëria e mureve të pusit dhe

mundësia e nxjerrjes së kampionit në përqindje të lartë, varen nga vetitë fiziko mekanike të

shkëmbinjve që përbëjnë prerjen gjeologjike të pusit. Për shkëmbinj të ndryshëm ose për të

njëjtët shkëmbinj këto veti marrin vlera që luhaten në kufij të gjerë duke u varur në masë të

madhe nga kushtet e brendshme e të jashtme në të cilën ndodhen ato.

1.2.1- Vetitë fizike të shkëmbinjve

Pesha specifike-me peshë specifike të shkëmbit do të kuptohet pesha për njësi vëllimi e masës

minerale të përfshirë në shkëmb. Meqënëse në një shkëmb në raste të veçanta merr pjesë një

4

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

mineral, pesha specifike e tij varet nga pesha e mineraleve pjesmarrës. Ajo llogaritet me

formulën:

ku:

n

i

* vi

i1

n

gr/cm 3 (1.2)

v

i1

i

n - numri i mineraleve që ndërton shkëmbin.

δ i - pesha specifike e secilit mineral , gr/cm 3

v i – vëllimi që zë çdo mineral i vecantë në njësinë e vëllimit të shkëmbit

Pesha specifike e mineraleve varet prej përbërjes kimike dhe strukturës së vetë mineralit. Peshë

specifike të lartë kanë ata shkëbinj që ndërtohen nga minerale më të rëndë (silikatet-hekuroromagneziale).Të

tillë janë shkëmbinjtë magmatikë, bazikë dhe ultrabazikë.

Dendësia- është masa e shkëmbit për njësi vëllimi. Me fjalë të tjera është vetie njëvlefshme ne

peshën specifike por që i referohet një sistemi tjetër njësish.

Pesha vëllimore- është pesha e shkëmbit në gjendje natyrore (faza e ngurtë plus e lëngët dhe e

gaztë), për njësi të vëllimit që zë. Ajo përcaktohet nga raporti:

G nat

gr/cm 3 , t/m 3 (1.3)

V

ku: G nat - pesha e kampionit të shqyrtuar të shkëmbit

V- vëllimi kampionit

Si rregull pesha vëllimore është më e vogël se pesha specifike. Ndryshimi më i madh është tek

shkëmbinjtë porozë, veçanërisht tek shkëmbinjtë sedimentarë. Pesha vëllimore e shkëmbinjve

sipas llojit të tyre, luhatet zakonisht nga kufijtë 1.5 deri 3.5 t/m 3 , kurse për mineralet e

dobishme në kufij më të gjerë 0.72 G/cm 3 për torfën, deri në 4.5 për kromitet etj.

Për të karakterizuar gjëndjen e shkëmbit më masiv, përdoret termi densitet (∆), që shprehet me

marëdhënien ∆ = لا δ. Është provuar se për shkëmbinjtë me një përbërje të caktuar dendësia

rritet në përputhje me thellësinë e ndodhjes së shkëmbit dhe kjo është më e theksuar tek

shkëmbinjtë sedimentarë me porozitet më të lartë.

Poroziteti- është raporti midis volumit të përgjithshëm të hapësirave boshe në brendësi të

shkëmbit. Nga prejardhja dallohen pore parësore dhe dytësore d.m.th. të formuara krahas me

shkëmbin ose nga tretja e mëvonshme, lëvizjet tektonike, etj. Në poret nuk futen boshllëqet e

dukshme tektonike, të cilat karakterizohen me treguesin e çarshmërisë së shkëmbive. Poroziteti

i shkëmbinjve ndryshon në kufij të gjere, ka shkëmbinj që praktikisht janë pa pore por ka dhe të

tillë që poroziteti arrin në 90% . Në shkëmbinjtë magmatikë, me përjashtim të disa shkëmbinjve

efuzivë, poroziteti është pothuajse i papërfillshëm, kurse në shkëmbinjtë sedimentare është

5

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

mjaft i zhvilluar. Poroziteti në këtë rast varet nga forma dhe përmasat e kokërrizave që

ndërtojnë shkëmbin, nga shkalla e absorbimit, çimentimit dhe ngjeshjes së tyre. Poroziteti

zvoglohet sa më shumë rritet thellësia në të cilën ndodhet shkëmbi. Ai ndikon në vetitë

mekanike, prania e poreve ul rezistencën dhe fortësinë e shkëmbinjve.

Johomogjeniteti i shkëmbinjve -paraqet si një nga karakteristikat specifike të shkëmbit.

Shkëmbinjtë janë trupa johomogjen sipas;

1) përbërjes mineralogjike,

2) shpërndarjes dhe vendosjes reciproke të kokërrizave në masën e shkëmbit,

3) porozitetit.

Johomogjeniteti kushtëzon anizotropinë dhe në masë të madhe sjelljen e ndryshme të

shkëmbinjve nën ngarkesat elektrike.

1.2.2- Vetitë mekanike të mineraleve dhe të shkëmbinjve

Vetitë mekanike ndikojnë mjaft në proçesin e shkatërrimit të shkëmbinjve. Njohja e vetive në

kushte të ndryshme në të cilat ndodhet shkëmbi, lejon vendosjen e forcave që lindin gjatë

shpimit. Ato përcaktohen si kundërveprimi i shkëmbinjve ndaj veprimit të forcave shkatërrues,

pra dalin në pah sa herë që mbi shkëmbinj veprojnë forca të tilla. Mbi këtë bazë zgjidhet

instrumenti shkatërrues dhe rregjimi i punës përkatëse për realizimin e një shkatërrimi efektiv.

1.2.2.1. Shformimet në shkëmbinj

Shkëmbinjtë si çdo trup tjeter i ngurtë, kur vihen nën

ngarkesë (gjëndje të sforcuar) pësojnë shformime të

cilat mund të jenë elastike dhe/ose plastike. Karakteri i

shformimeve që zhvillohen, varet nga karakteri dhe

madhësia e forcave vepruse, nga shpejtësia e veprimit

të tyre, nga përbërja e ndërtimi i shkëmbinjve si dhe

nga ndodhja në hapësirën ndërgrimcore e lëngjeve dhe

gazeve të ndryshme sidomos e ujit.

Figura 1.1 Varësia e shformimit nga

sforcimet (ngarkesa)

Gjatë vënies së shkëmbinjve nën ngarkesë vërehet zhvillimi shformimeve elastike që zhduken

pas heqjes së ngarkesës dhe shformimeve plastike që mbeten me heqjen e ngarkesës.

6

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Disa trupa kristaline nën ngarkesë sillen si krejtësisht elastikë. Në ngarkim të zakonshëm

njëaksial, ata i nënshtrohen ligjit të Hukut duke pësuar shformime elasike deri në shkatërrim.

Trupa të tjerë ku mund të përfshihet masa kryesore e shkëmbinjve nën ngarkesë, pësojnë jo

vetëm shformime elasike por dhe shformime plastike të konsiderueshme. Kufiri i saktë që ndan

shformimet elastike nga plastike, kufiri i elasticitetit ose i rrjedhjes, nuk përcaktohet lehtë

sepse, krahas shformimeve elastike, ka dhe gjurma shformimesh mbetëse. Pranohen si sforcime

kufi ata që shkaktojnë shformime mbetëse prej 0.2 – 0.5 % të madhesisë së kampionit.

Figura 1.2 Lakorja e histerezës

elastike për shkëmbinjtë

Në provat për shformime të çastit të shkëmbinjve me ngarkesë dhe shkarkim ngarkese, të

përsëritura, vërehen lakore të histerezës elastike (fig. 1.2) . Siç u përmend ne shumicën e rasteve

dhe në intervale të shkurtra ngarkese, ndodhin shformimet mbetëse. Në kushte natyrore

shkëmbinjtë punojnë nën ngarkesë për një kohë më të gjatë, zhvillohen në ta shformime të

theksuara mbetëse. Shformimet plastike janë rezultat i shformimeve në rrëshqitje të grimcave, i

proçeseve të difuzionit që zhvillohen nga çvendosja e lëndës prej pikave me sforcime më të

mëdha drejt vendeve të lira të nyjeve të rrjetës kristaline si dhe i çvendosjeve më të mëdha

relative të blloqeve gjatë rrafsheve të prera në shkëmb.

Studimi i vetive mekanike të mineraleve, që formojnë shkëmbinjtë, vështirësohet nga përmasat

e vogla të kristaleve të tyre. Të dhënat e sotme tregojnë se mineralet janë trupa idealë elastikë të

thyeshëm që i nënshtrohen ligjit të Hukut. Gjithë shformimet që lindin nga veprimi i forcave të

jashtme, mbeten elastike deri në shkatërrim të mineralit. Në kushte të caktuara në kristalet e disa

mineraleve lindin shformime mbetëse, ose plasike. Shformimet plasike në minerale mund të

shfaqen dhe në kushtet e shtypjes së lartë vëllimore. Mineralet më plasike janë haliti , kalciti ,

bariti, etj. Vetitë mekanike të shkëmbinjve, si rezultat i defekteve të shumta dhe heterogjenitetit

të tyre, janë të ndryshme nga ato të mineraleve që i përbëjnë ato. Për këta shkëmbinj, vartësia

midis sforcimeve dhe shformimeve, ka karakter të ndërlikuar, meqënëse në ngarkesa statike ata

nuk i nënshtrohen plotësisht ligjit të Hukut, kurse në ngarkesa dinamike ai ruhet për shumicën e

shkëmbinjve.

Në shformimet statike moduli i Jungut varet nga lloji i shformimit. Në tërheqje,me rritjen e

ngarkesës, ai zvogëlohet kurse në shtypje rritet. Kështu argjilat në sforcim 0-10 kg/cm 2 , në

7

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

shtypje, kanë E = 86 kg/cm 2 , kurse në sforcim 40 – 50 kg/cm 2 , kanë E = 367 kg/ cm 2 ,

gëlqerorët me sforcim në shtypje prej 10 – 20 kg/cm2, kanë E = 8.73. 10 5 kg/cm 2 ndërsa në

sforcim prej 40 – 50 kg/cm 2 , kanë E = 10 5 kg/cm 2 .

Meqënëse moduli i Jungut te shkëmbinjve nuk është madhësi konstante, gjendet vlefta mesatare

e tij; për sektorë të ndryshëm të lakores së vartësisë midis shformimeve dhe ngarkesës

(sforcimit) shumicën e shkëmbinjve (me përjashtim të argjilave), ai nuk ndryshon shume dhe

varet mjaft nga përbërja mineralogjike e tyre. Eshtë e pamundur të nxirret ndonje lidhje midis

modulit të mineraleve dhe të shkëmbit që i formon. Zakonisht shkëmbinjtë e kanë modulin e

Jungut më të vogël se mineralet që i përbëjnë. Vetëm kuarcitet dhe kuarci kanë modul të

përafërt, se përbëhen prej kuarci të lidhur me çimento regjenerative kuarcore.

Si rezultat i ndikimit të përmasave të grimcave shkëmbinjtë mikrokokërrizorë e kanë modulin e

Jungut më të lartë se ato me kokërriza më të mëdha, të përbëra prej të njëjtit material. Ndikim

më të madh në modulin e Jungut të shkëmbinjve paraqet përbërja dhe ndërtimi i lëndës

çimentuese; poroziteti, shtresëzimi, shistëzimi, etj. Si rregull, me rritjen e modulit të lëndës

çimentuese rritet dhe ai i shkëmbit. Gjithashtu, në ranoret me çimento karbonatike që kanë

modul më të lartë se ato me çimento argjilore, me rritjen e porozitetit, moduli i Jungut bie. Në

shkëmbinjtë me shtresëzim dhe shishtëzim të shprehur qartë, moduli i Jungut në drejtim të

shishtëzimit është më i lartë se në drejtim perpendikular.

Moduli i Jungut i shkëmbinjve varet dhe nga forma e shformimit. Në përkulje ai është 1.1- 1.3

herë më i lartë se në tërheqje dhe 0.25-0.33 pjesë të modulit në shtypje.

Treguesit kryesore të vetive elastike janë moduli i elasticitetit apo moduli i Jungut (E) dhe

koefiçienti i Puasonit (m) të cilët varen nga lloji i materialit. Moduli i Jungut (moduli i

elasticitetit) E është koefiçienti i proporcionalitetit në mes sforcimeve vepruese dhe madhësisë

së shformimit linear relativ përkatës në trup.Në bazë të ligjit të Hukut ekziston lidhja:

l

E * E *

(1.5)

l

ku : ∆l - shformimi i trupit me gjatësinë l nën ngarkesë (sforcim)

ε – shformimi relativ gjatësor

Koefiçienti i Puasonit është koefiçienti i proporcionalitetit në mes ngushtimit dhe zgjerimit të

trupit dhe zgjatjes ose shkurtimit relativ gjatësor në shformim. Ai shpreh lidhjen:

Ku;

d

r

d

l l

(1.6)

l

- shformimi relative gjatësor

l

8

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

r

- shformimi relativ tërthor

∆d- zgjerimi ose ngushtimi i trupit me gjerësi d.

∆l-shkurtimi gjatësor i trupit me gjatësi l

Përpikmëria e matjes së koefiçientit të Puasonit të

shkëmbinjve është më e ulët se ajo e modulit të

Jungut. Vlerë e këtij koeficienti ndryshon në kufijtë

0.1- 0.45 dhe për shkëmbinjtë nuk është madhësi

konstante. Në madhësinë e tij ndikon po ai kompleks

faktorësh që ndikon dhe në modulin e elasticitetit.

Figura 1.3 Grafiku karakteristik i

shformimit të trupave të ngurtë në

kohë nga veprimi i ngarkesës

Proçesi i shformimeve plastike zhvillohet në një

interval kohe të caktuar për një lloj shkëmbi dhe për

një ngarkese fillestare të dhënë. Në këtë kohë

shformimet dhe sforcimet në shkëmb nuk mbeten të

njëjta; ndryshimi i tyre përcaktohet nga vetitë

reologjike të tyre. Veti të tilla janë: rrjedhja dhe

relaksasioni, etj.

Me rrjedhje kuptohet rritja e shformimeve të shkëmbit nën ngarkesën konstante. Gjatë kohës

kurba ideale e ndryshimit të rrjedhjes në kohë përbëhet nga tre pjesë që u përkasin tre fazave

kryesore të shformimit:

1) proçesit të zakonshëm të shformimit,

2) gjendjes së stabilizuar të rrjedhjes plastike,

3) fazës së rritjes së shpejtësisë së dëformimit dhe së momentit të shkatërrimit.

Është provuar se shformimet nga rrjedhja në shkëmbinjtë e shtresëzuar janë më të mëdha kur

ngarkesat që veprojnë janë perpendikulare me shtresëzimin.

Relaksioni është një veti tjetër reologjike që shprehet me rënien e vazhdueshme të sforcimeve

në një trup, që në një moment të caktuar për shkak të ngarkesës ka pësuar shformime elastike.

Krahas rënies së sforcimeve, shformimet elastike kthehen në shformime mbetëse, nga proçesi i

relaksionit, është në vetvete rrjedhje në kushte sforcimesh të cilët zvogëlohen proporcionalisht

me rritjen e shformimeve plastike.

Për vlerësim e kësaj vetie në shkëmbinj të ndryshëm përcaktohet e ashtuquajtura periudhë e

relaksasionit Tr që është koha gjatë së cilës sforcimet elastike zvogëlohen deri në 2.7 herë

dmth. në vlerën e e – bazë e llogaritmit natyral. Kur kjo periudhë është shumë e madhe,

shkëmbinjtë përkatës në kushtet e dhëna, konsiderohen jo plastikë.

9

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

1.2.2.2- Qëndrushmëria (Soliditeti) e shkëmbinjve

Ndër vetitë fiziko-mekanike të shkëmbinjve qëndrushmëria dhe fortësia janë veti që ndikojnë

në një masë të madhe gjatë shpimit të puseve. Ky ndikim shfaqet në format më të ndryshme: në

shpejtesinë mekanike të shpimit, në përparimin (në metra të shpuar) për daltë, konsumin e

daltës, në tendencat për devijim të trungut të pusit, etj.

Me qëndrushmëri të shkëmbit kuptohet aftësia që ka ai për ti qëndruar (rezistuar) veprimit të

ngarkesave të jashtme qofshin këto në shtypje, tërheqje, përkulje ose prerje (rreshqitje).

Qëndrushmëria është kryesisht një veti strukturore, meqë varet para së gjithash nga përbërja

mineralogjike, përmasat e kokërrizave minerale, lloji i lëndës çimentuese, poroziteti etj, si dhe

nga kushtet e sforcimit (lloji i sforcimit, shpejtësia dhe koha e zbatimit të ngarkesës). Pra

qëndrushmëria e shkëmbit varet nga ndërtimi i tij dhe lidhjet grimcore.

Grimcat elementare (jonet, atomet, molekulat) të trupave të ngurtë ndodhen nën veprimin e

forcave të brendshme molekulare shtytëse dhe tërheqëse. Madhësia e këtyre forcave përcakton

vetitë mekanike (qëndrushmërinë) të trupave.

Natyra e forcave të bashkëveprimit midis grimcave elementare të trupave varet nga lloji i

lidhjes së tyre: jonike, atomike, molekulare, metalike etj. Kristalet e trupave të ngurtë, të

mineraleve, shkëmbinjve në drejtime të ndryshme mund të kenë lidhje të ndryshme. Si rezultat i

kësaj, forcat e bashkëveprimit në drejtime të ndryshme mund të mos kenë vlera të njëjta dhe

trupi mund të ndahet në fletëza paralele si argjilat, mikat, talku, grafiti etj. Në rast se forcat e

brendshme janë të njohura, mund të përcaktohet qëndrushmëria e rrjetit kristalik të trupit që

përbën qëndrushmërinë teorike të tij. Qëndrushmëria reale e trupave të ngurtë është shumë më i

vogël se ajo teorike. Kështu hekuri me qëndrushmëri teorike 1350 kg/cm 2 ka atë reale 4.500

herë më të vogël, kuarci 90 herë etj. Shkaqet që sjellin këtë ndryshim të madh midis

qëndrushmërisë teorike dhe asaj reale janë të shumta: defektet e jashtme të trupit (gërvishje,

mikroplasje), defektet e brendshme të rrjetit kristalik (futja e trupave të huaj në proçesin e

kristalizimit, dislokimet, ekzistenca e boshllëqeve, poret etj.) dhe përmasat e grimcave. Prania e

defekteve të brendshme e të jashtme zvoglon shumë forcat e bashkëveprimit midis grimcave

dhe ul mjaft qëndrushmërinë aktive të trupit. Me anën e provave është vërejtur se trupat me

grimca me përmasa shumë të vogla kanë qëndrushmëri reale më të lartë se ato me grimca me

përmasa të mëdha, të përbëra prej të njëjtit material. Ky ndikim ndihet kur përmasat bëhen më

të vogla 0.5-1mm. Ndikimi i përmasave në qëndrushmëriin e trupave të ngurtë quhet Faktor

Shkallor dhe shpjegohet nga gjëndja e veçantë e molekulave (grimcave) që shtrihen në

sipërfaqen e trupit. Grimcat që ndodhen në brendësi të trupit i nënshtrohen veprimit të forcave

të barabarta në të gjitha drejtimet dhe ndodhen në gjendje të ekuilibruar. Ato që ndodhen në

sipërfaqe i nënshtrohen forcave të mëdha në drejtim nga sipërfaqja për në brendësi të trupit dhe

10

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

më të vogla në drejtim të kundërt. Këto forca janë të ekuilibruara dhe krijojnë një energji

potenciale më të lartë se grimcat që ndodhen në brendësi të trupit. Në trupat me përmasa të

mëdha, sipërfaqja e zënë prej grimcave sipërfaqsore në krahasim me seksionin tërthor të trupit

është e vogël dhe roli i tyre në qëndrushmërinë e trupit është i pandjeshëm. Me zvogëlimin e

përmasave, roli i cilësisë së grimcave sipërfaqsore rritet vazhdimisht dhe ndikon më shumë në

rezistencën tij. Kështu ndryshimet sasiore të materialit kthehen gradualisht në ndryshime

cilësore që shpien në rritjen e qëndrushmërisë. Në këtë mënyrë duhet të presin që mineralet dhe

shkëmbinjtë mikrokokërrizorë të jenë më rezistentë në shkatërrim se ata me kokërriza të mëdha.

Në natyrë takojmë si trupa të përbërë prej kristalesh të veçantë të quajtur monokristalikë, ashtu

dhe trupa të përbërë prej shumë kristalesh të vegjël, të ndryshëm të vendosur në mënyrë të

çrregullt që quhen polikristalinë. Përfaqësuesit kryesorë të trupave polikristalinë janë

shkëmbinjtë. Forcat lidhëse në shkëmbinjtë realizohen ose me anën e takimit të drejtpërdrejtë të

korrizave të mineraleve të ndryshëm që përbëjnë atë, ose me anën e lëndëve çimentuese të

vendosura midis grimcave të shkëmbinjve. Natyra e forcave të bashkëveprimit midis kristaleve

kontaktuese nuk ndryshon nga ajo e forcave që veprojnë brenda tyre. Vlera e tyre varet nga

distanca e grimcave në sipërfaqen e kontaktit. Kjo distancë nuk është e njëjtë dhe varet nga

konfiguracioni i sipërfaqes së grimcave dhe ndryshon nga vlefta e distancës ndëratomike

brenda kristalit deri në vleftën kur forcat e bashkëveprimit zhduken. Qëndrushmëria e trupave

polikristalikë varet nga forcat e bashkëveprimit në vendet e takimit të grimcave të cilat

gjithmonë janë më të vogla se ato të brendësisë së kristaleve. Prandaj qëndrushmëria e

shkëmbinjve do të jetë më e vogël se ajo e mineraleve që i përbëjnë ata. Në shkëmbinjtë,

kristalet e të cilëve lidhen me anën e lëndës çimentuese, natyra dhe vlera e forcave të

bashkëveprimit varet nga natyra, përbërja, sasia dhe lloji i lëndëve çimentuese. Në shumicën e

shkëmbinjve të çimentuar forcat lidhëse midis çimentos dhe grimcave janë më të vogla se ato

brenda grimcave ose lëndës çimentuese. Prandaj shumica e këtyre shkëmbinjve kanë

qëndrushmëri më të vogël se ai i grimcave ose i lëndës çimentuese. Duke u nisur prej këtej,

qëndrushmëria e shkëmbinjve përcaktohet kryesisht prej forcave lidhëse në kufij midis

grimcave dhe lëndës çimentuese. Në qëndrushmërinë e shkëmbinjve të çimentuar dobët, ndikim

të ndjeshëm paraqet thellësia e shtrirjes së tyre. Nën veprimin e presionit minerar të shtresave

që shtrihen mbi to, grimcat e këtyre shkëmbinjve afrohen shumë, rriten forcat lidhëse midis

tyre, rritet dhe rezistenca e shkëmbinjve. Qëndrushmëria i shkëmbinjve varet shumë nga

poroziteti, drejtimi i matjes etj. Me zvogëlimin e porozitetit rritet qëndrushmëria si pasojë e

zmadhimit të sipërfaqes së kontaktit midis grimcave ose midis kokërrizave të çimentos, pra një

rritje e forcave të brendshme të tyre. Kjo dukuri shpjegon pjesërisht rritjen e fortësisë së

shkëmbinjve me rritjen e thellësisë së tyre.

Shkëmbinjtë paraqesin qëndrushmëri më të madhe në shtypje dhe shumë më të vogël në format

e tjera të shformimit. Në rast se për kristalet e veçantë dhe për trupat amorfe qëndrushmëria në

tërheqje është 3-4 herë më i vogël se në shtypje, për shkëmbinjtë ai përbën 2-5 % dhe rrallë

11

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

arrin deri në 10% të qëndrushmërisë në shtypje. Qëndrushmëria e shkëmbinjve në format e

ndryshme të shformimit i nënshtrohet mosbarazimit:

σ sh > σ pk > t pr > σ t (1.7)

Duke u nisur nga pikpamja e shkatërrimit më racional të shkëmbit, më i leverdisshëm është

shformimi i tij në tërheqje. Me keqardhje mund të themi se shkatërrimi i shkëmbinjve gjatë

shpimit me metodat e sotme, në pjesën më të madhe, realizohet në shtypje pra në atë formë

shformimi që shkëmbinjtë paraqesin rezistencë më të madhe. Prandaj në konstruksionin e

daltave duhet të kihet parasysh që kinematika e punës së tyre të jetë e tillë që të kryejë pjesën

më të madhe të shkatërrimit në format e tjera të shformimit dhe më pak ose aspak në shtypje.

Vetitë mekanike të shkëmbinjve që shfaqen gjatë shkatërrit të tyre në ballin e pust, në proçesin

e shpimit ndryshojnë shumë nga ato në format e thjeshta të shformimit. Grimcat e shkëmbit që

ndodhen nën dhëmbët e daltës, u nënshtrohen jo vetëm ngarkesës aksiale por dhe shypjes që

ushtrojnë mbi to shtresat anësore dhe lëngu larës që mbush pusin. Kështu kemi të bëjmë me

shtypje vëllimore dhe jolineare.

1.2.2.3. Fortësia shkëmbinjve

Me fortësi të shkëmbinjve nga pikpamja e shpimit kuptohet rezistenca që mineralet ose

shkëmbinjtë i paraqesin futjes së trupave të tjerë në to. Për shkëmbinjtë dallojmë dy lloje

fortësish: fortësinë e përgjithshme e marrë si fortësi mesatare e elementëve të shkëmbit, dhe

fortësia apo mikrofortësia e mineraleve që përbëjnë shkëmbin. Fortësia e përgjithshme, në

proçesin e shpimit të pusit, përcakton shpejtësinë e shkatërrimit të shkëmbit, kurse

mikrofortësia e mineraleve që përbëjnë shkëmbin që shkatërrohet përcakton shkallën e

konsumit të daltës dmth ndryshimin e shpejtësisë së shkatërrimit të shkëmbit me kalimin e

kohës. Për përcaktimin e fortësisë njihen shumë metoda të bazuara në futjen e stampave në

formë koni, piramide ose sfere. Këto metoda nuk mund të zbatohen në matjen e fortësisë së

përgjithshme të shkëmbinjve sepse për shkak të thyeshmërisë së tyre është e pamundur të matet

sipërfaqja e kontaktit midis stampës dhe shkëmbit në momentin e shkatërrimit. Prandaj për

shkëmbinjtë përdoret metoda që bazohet në futjen e stampave cilindrike me të cilat sipërfaqja

kontaktit mbetet konstante gjatë gjithë kohës së depërtimit. Fortësia përcakohet në kushte

laboratorike. Meqenëse sipërfaqja ballore e stampës është shumë më e vogël se sipërfaqja e

kampionit që provohet, fortësia është disa herë më e madhe se qëndrushmërii i shkëmbit në

shtypje. Asnjëherë nuk duhet ngatërruar fortësia me shtypjen një aksiale. Në këtë mënyrë

fortësia përbën një koncept më të ngushtë se qëndrushmëria e trupit. Kjo e fundit ka një kuptim

të përgjithshëm. Midis fortësisë së shkëmbit dhe qëndrushmërisë së tij në shtypje ekziston një

lidhje e vendosur në rrugë analitike në këtë trajtë:

P s = σ sh (1+2π) (1.8)

ku: P s – fortësia sipas stampës.

σ sh - qendrushmeria në shtypje.

12

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

1.2.2.4-Shpuarshmëria e shkëmbit

Zgjedhja e tipit të daltës, projektimi i regjimit dhe normimi i punimeve të shpimit, kërkon

njohjen e aftësisë shkatërruese të shkëmbit. Shpuarshmëria e shkëmbit përcakton aftësinë e tij

për tu shkatërruar nën veprimin e këtyre ose atyre faktorëve, në këto ose ato kushte. Me

shpueshmëri karakterizohet aktiviteti ose shpejtësia e shkatërrimit të shkëmbit. Ky tregues

vlerësohet nëpërmjet shpejtësisë mekanike ose avancimit për daltë. Ajo varet nga shumë faktor

cilësor dhe para së gjithash nga vetë vetitë e shkëmbit, nga metoda e shkatërrimit, nga kushtet e

bashkëveprimit të daltës me shkëmbin në ballin e pusit, nga regjimi i shpimit, nga konstruksioni

në tip, përmasa e daltës, nga sasia e energjisë që harxhohet në shkatërrim e shkëmbit dhe së

fundmi nga mënyra dhe intensiteti i largimit të grimcave të shkëputura nga masivi shkëmbor.

Vetitë kryesore të shkëmbit që përcaktojnë aftësinë e tij të shkatërrimit, siç u tha më lart janë:

qëndrushmëria, elasticiteti, plasticiteti, fortësia, viskoziteti, abraziviteti dhe thyeshmëria. Sa më

e madhe të jetë fortësia ose qëndrushmëria aq më vështirë shkatërrohet shkëmbi, aq më e vogël

do jetë shpejtësia mekanike ose shpueshmëria.

Fig. 1.4-Karotazhi mekanik i

puseve; a-i hershëm, b-aktual

Shpuarshmëria e shkëmbit jo gjithmonë përcaktohet

nga fortësia dhe karakteri i lidhjes ndërgrimcore.

Suksesi i shkatërrimit dhe për rrjedhojë i

shpuarshmërisë varet nga tërësia e vetive të vetë

shkëmbit. Ajo varet nga tekstura që përcakton

anizotropinë e shkëmbit, shtreshtëzimin, shishtëzim

etj. Aftësia shkatërruese varet në një shkallë më të

madhe nga drejtimi i veprimit të forcës shkatërruese

në raport me drejtimin e rënies. Pra në përfundim

mund të themi se shpuarshmëria nuk është një veti që

i përket shkëmbit, por më tepër një parametër

teknologjik që varet nga faktorët e përmendur. Nga

ana tjetër treguesit e shpuarshmërisë, shpejtësia

mekanike, avancimi për daltë, shërbejnë për

klasifikimin e shkëmbinjve. Ajo duke mos qenë një

veti thjesht vetëm e shkëmbit, ka karakter dinamik.

Shpesh herë me anën e shpuarshmërisë kuptohet

shpejtësia e avancimit (fig. 1.4). Në disa vende, sot

janë ndërtuar aparate për përcaktimin e

shpuarshmërisë së shkëmbit në laborator dhe kantier.

13

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

1.2.2.5- Abraziviteti (gërryeshmëria) i shkëmbinjve

Në proçesin e shpimit, dalta vepron vazhdimisht me shkëmbin duke shkatërruar atë, shkatërrimi

cili ka më tepër karakter vëllimor, ndërsa konsumimi i daltës ka karakter sipërfaqësor, të

ngadaltë. Aftësia e shkëmbit për të konsumuar instrumentin që shkatërron atë, quhet veti

gërryese ose veti abrasive e shkëmbit.

Studimi i vetive abrazive të shkëmbinjve ka rendësi të vecantë për përcaktimin e parametrave

konstruktivë të daltave, të materialit të elementëve të punës së tyre, për zgjedhjen e kinematikës

së tyre, etj. Nga ana tjetër, duke qenë se gjatë konsumimit të elementëve të punës të daltës

ndryshojmë formën gjeometrike, do të ndryshoje edhe karakteri i shkatërrimit të shkëmbit. Një

gjë e tillë shpie në uljen e rendimentit të punës së daltës dhe në rritjen e energjisë së nevojshme

për shkatërrimin e njësisë së vëllimit të shkëmbit. Megjithëkëtë, duhet thenë se abraziviteti i

shkëmbit aktualisht është studjuar pak. Nuk ka kritere të qarta për vlerësimin e abrazivitetit,

mbasi ajo nuk është veti e thjeshtë, por përcaktohet nga disa veti fiziko mekanike të trupave që

fërkohen. Për këtë, edhe koncepti mbi abrazivitetin merr një kuptim më të gjerë dhe mund të

themi se veti gërryese quhet aftësia e shkëmbit për të gërryer metalet dhe lidhjet e forta

metalike gjatë fërkimit me të, pavarësisht nga fortësia e trupave që fërkohen dhe gjendjes së

shkëmbinjve (monolitë ose copëtuar). Shpesh proçesi i konsumimit të daltës ose kurorës

pranohet si një shkatërrim që vjen si pasojë e mikroprerjes ose gërvishtjes së tij nga shkëmbi.

Por që të kemi prerje ose gërvishtje duhet që shkëmbi të jetë më i forte se çeliku ose lidhja e

forte që përbëjnë organet e punës së daltës. Praktika e shpimit ka treguar se dalta konsumohet

dhe në shtresat më të buta megjithëse më ngadalë. Nga ana tjetër lidhjet e forta janë pothuajse

më të forta nga tërë shkëmbinjtë që takohen gjatë shpimit dhe megjithatë konsumohen. Pra në

proçesin e shpimit kemi të bëjmë jo vetëm më konsumimin gërvishtës, por më shumë me

konsumimin mekanik në fërkim.

Për të shpjeguar këtë merren dy trupa A dhe B, mbi të cilët vepron ngarkesa P (fig. 1.7). Nga

veprimi I kësaj peshe të dy trupat do të derformohen edhe në sipërfaqe ekontaktit do të veprojnë

forcat molekulare. Për të rrëshqitur trupin A mbi B duhet të zbatojmë një force të nevojshme

për kapërcimin e shformimit të forcave molekulare, dhe për ngritjen e trupit A në raport me atë

B në përputhje me formën e sipërfaqes së rrëshqitjes. Kjo force përbën atë që quhet force

fërkimi e rrëshqitjes që përcaktohet nga barazimi.

F P

Ku: p- ngarkesa që vepron në trupat që rrëshqasin

- koeficenti i fërkimit në sipërfaqen e rrëshqitjes.

Fig.1.7-Lëvizja e një trupi mbi

14

një

tjetër

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Forca e fërkimit që lind gjatë rrëshqitjes së një trupi mbi një tjetër dhe forma dhe ashpërsia e

sipërfaqes së fërkimit përbëjnë shkakun kryesor të konsumimit.

Forma e sipërfaqes së fërkimit të paraqitur në figurë është idealizuar. Në realitet, veçanërisht

sipërfaqja e ballit të pusit është shumë e ashpër dhe e ndryshme nga ajo e elementëve të punës

së daltës.

Trupat me sipërfaqe të ashpër nuk takohen me gjithë sipërfaqen e dukshme të tyre, por vetëm

në disa pika që përbëjnë pjesët me të ngjitura të sipërfaqes. Si rezultat i kësaj, në pikat e

kontaktit lindin sforcime mjaft të larta që shpien në shkatërrimin ose shformimin plastic të

pjesëve më të ngritura të relievit të sipërfaqes së fërkimit. Elementet e shkatërrimit duke u futur

në të thellurat e relievit, me rritjen e ngarkesës pykëzohen midis dy të ngriturave dhe sjellin

shkatërrimin suplementar te tyre.

Përveç kësaj, gjatë rrëshqitjes së trupave njëri mbi tjetrin, të dalat e relievit të sipërefaqes së

rrëshqitjes të dy trupave përpiqen të presin njëra tjetrën dhe kur sforcimet arrijnë kufirin e

rrjedhshmërisë do të bëhet shkatërrimi i njërës prej të dalave ose shformimi plastik i saj. Kur

ato janë më të vogla, shkatërrimi arrihet si rezultat i veprimit të njëpasnjëshëm që sjell

“lodhjen” e materialit.

Për vlerësimin e abrazivitetit ende nuk ekzistojnë kritere të caktuara. Ka kritere që marrin për

bazë të dhënat kantierale, ka të tjera që bazohen në të laboratorike. Në proçesin e shpimit, si

rezultat i konsumimit të elementëve punuese të daltës, shpejtësia mekanike me kalimin e kohës

vazhdimisht zvogëlohet. Konsumimi i daltës përveç faktorëve të tjerë përcaktohet kryesisht nga

vetitë abrasive të shkëmbit. Keto veti përcaktohen nëpërmjet produktit të koefiçentit të fërkimit

(μ) dhe fortësisë së shkëmbit (P s ) pra:

P S

(1.18)

Ku;

η – koeficient që shpreh vetitë abrazive të shkëmbit.

Në këtë rast factorët që përcaktojnë vetitë gërryese të shkëmbit janë po ata që ndikojnë në

fortësinë dhe në koefiçentin e fërkimit të tyre.

Përdorim të gjërë gjen vlerësimi i vetive abrazive me anën e konsumimit në njësinë e rrugës

dmth. raporti i metalit të konsumuar mbi gjatësinë e rrugës së fërkimit dhe konsumi relative

dmth raporti i volumit të konsumuar të metalit mbi volumin e shkëmbit të shkatërruar.

Për të percaktuar një gjë të tillë në kushtet laboratorike, merret mjë unazë metalike dhe

kampioni i shkëmbit me përmasa të caktuara. Ky i fundit fiksohet në aparatin që kryen lëvizje

drejtvizore para-mbrapa. Unaza metalike rrotullohet me një shpejtësi të caktuar duke u ngjeshur

15

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

mbi shkëmb me një presion të njohur. Mbas proves përcaktohet vëllimi i konsumuar i metalit,

rruga e fërkimit dhe vëllimi i shkatërruar i shkëmbi dhe llogaritet koeficienti i abrazivitetit:

Ku:

a

M

l

M

V

m

m

ose a

(1.19)

DM m -masa e metalit të konsumuar nga gërryerja (abarziviteti)

Dl-gjatësia e rrugës së kontaktit metal-shkëmb

DV sh -vëllimi i shkëmbit të shkatërruar

sh

Në vetitë abrazive të shkëmbit ndikojnë një sere faktorësh, si më kryesorët mund të permënden:

përbërjen mineralogjike, përmasat, forma dhe karakteri i sipëfaqes së grimcave që përbëjnë

shkëmbinjtë, mjedisi rrethues, presioni dhe shpejtësia e rrëshqitjes, vetitë mekanike të metalit.

Abraziviteti i shkëmbinjve kristalikë është në përpjestim të drejtë me mikrofortësine e

mineraleve që i ndërtojnë ata. Veti më të ulta abrasive kanë sulfatet (gipsi, bariti), mandej vijnë

shkëmbinjtë karbonatikë (gëlqeret, dolomitet), silicorët (kalcedoni, silici), fero-magnezialet,

kuarci dhe më në fund kuarcitet. Vetitë abrazive të shkëmbinjve polimineralë përcaktohen nga

abraziviteti mesatar i mineraleve që i përbëjnë dhe akoma më shumë nga ashpërsia e sipërfaqes

së fërkimit. Gjatë shkatërrimit të shkëmbinjve polimineralë, sipërfaqja e fërkimit bëhet shumë

më e ashpër se në rastin e shkëmbinjve kristalikë. Kjo shpjegohet nga ndryshimi imadh i

fortësisë së grimcave dhe nga qëndrueshmëria e tyre kundrejt konsumimit. Ndikimi i ashpërsisë

së sipërfaqes në vetitë abrazive të shkëmbinjve është akoma më e theksuar në shkëmbinjtë

coprizorë. Prej tyre, veti më të larta abrasive kanë ranorët dhe alevrolitet. Shkëmbinjtë e tjerë

coprizorë me fortësi më të ulët kanë veti abrazive të ngjashme me shkëmbinjtë kristalikë me

përbërje mineralogjike të njëjtë. Ashpërsia e sipërfaqes së fërkimit në shkëmbinjtë copëzorë

lidhet me veçoritë structuralë. Sa më i lartë të jetë poroziteti, sa më të mëdha e më të mprehta të

jenë copat, aq më e lartë është edhe ashpërsia e sipërfaqes së tyre.

Ashpërsia e lartë shpie në rritjen e tepërt të presionit të kontaktit në krahasim me shkëmbinjtë

kristalikë, me përbërje mineralogjike të njëjtë. Në të tilla kushte, faktori determinues në vetitë

abrasive të shkëmbinjve mbetet ashpërsia e sipërfaqes së fërkimit. Provat kanë treguar se

abraziviteti i ranorëve zvogëlohet me rritjen e fortësisë së tyre. Me rritjen e fortësisë së

ranorëve sipërfaqja e fërkimit gjithmonë e më tepër formohet për llogari të konsumit, ashpërsia

zvogëlohet gjë që shpie në uljen abrasive. Ne fig 1.8 paraqitet varësia e konsumit të çeliqeve në

njësinë e rrugës nga fortësia e ranorëve.

Në këtë grafikë dallojmë dy sektorë, në të parin vërehet ulja e shpejtë e konsumimit me rritjen e

fortësisë. Ky sektor është karakteristikë për shkëmbinjtë e dobët, porozë (5-10%) dhe shumë

porozë me shumë se 10, në sektorin e dytë, konsumimi i çelikut ulet më ngadalë se rritja e

fortësisë. Këtu hyjnë ranorët më të qëndrueshëm, me porozitet të ulët 2-5% dhe kompakt.

16

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Fig. 1.8-Varësia e konsumimit të material në

njësinë e rrugës nga fortësia në shkëmbinjtë ranorë

Në këtë mënyrë mund të themi se

abraziviteti i shkëmbinjve kuarcore,

coprizorë me fortësi të vogël është

shumë më i lartë se abraziviteti i

kuarciteve. Kjo shpjegohet me faktin që

konsumimi i çeliqeve në shkëmbinjtë

coprizorë kuarcorë kryhet në kushtet e

presionit shumë të lartë të kontaktit.

Në abrazivitetin e shkëmbinjëve ndikon mjaft edhe madhësia dhe forma e grimcave. Sa më të

mëdha të jenë grimcat, ose sa më të ndryshme të jenë përmasat e tyre, aq më e ashpër bëhet

sipërfaqja e fërkimit, aq më të larta janë edhe vetitë abrasive të shkëmbit. Nga ana tjetër, sa më

të thepisura e më të mprehta të jenë grimcat, aq më e lartë bëhet ashpërsia e sipërfaqes së

fërkimit, aq më shumë rritet trysnia e kontaktit, aq më tepër rritet abraziviteti i shkëmbit.

Konsumimi i daltës gjatë shpimit vazhdimisht kryhet në prani të mjedisit rrethues, kryesisht të

lëngut larës dhe të lendëve të tretura në të. Ky mjedis me veti të caktuara fiziko kimike paraqet

ndikim të ndryshëm në konsumimin e metalit duke e rritur atë. Zvogëlimi i konsumimit

realizohet për shkak të vetive lubrifikuese dhe ftohëse të mjedisit, kurse rritja e tij për shkak të

të vetive korroduese dhe disperguese, po të mjedisit. Në pjesën më të madhe të mjedisit të

lëngut, ky ndihmon në zvogëlimin e koeficentit të fërkimit, pra në uljen e abrazivitetit të

shkëmbit. Po në disa raste nën, nën veprimin e dukurive të absorbimit (në ngjashmëri me uljen

e fortësisë së shkëmbinjve gjatë shpimit të tyre), mikroplasjet në metal mund të zhvillohen më

shumë dhe të rrisin shkallën e konsumimit të tij. Prandaj lendët që hidhen në tretësira argjilore

duhet të jenë të tilla që të dobësojnë shkëmbinjtë në procesin e shkatërrimit të tyre dhe të mos

ndikojnë në rritjen e konsumit të daltës. Në këtë vështrim, rregullimi i vetive fiziko kimike të

lëngut larës duhet të shikohet jo vetëm për të siguruar kushte normale shpimi, por edhe për të

ulur shkallën e konsumimit të daltës. Për të vlerësuar vetitë abrazive të shkëmbinjve përdoret

një renditje (klasifikim) subjectiv i tyre. Ata shkëmbinj ku dalta konsumohet shpejt quhen

shumë abrazive, ata ku dalta konsumohet ngadalë, quhen pak abrasive, dhe ata ku dalta

konsumohet as shpejt as ngadalë, quhen me abrazivitet mesatar. Kjo ndarje subjective është e

lidhur me faktin se abraziviteti i shkëmbinjve varet nga shumë factorë dhe nuk është e mundur

të bëhet klasifikimi i shkëmbinjve sipas konsumimit relativ dhe konsumimit në njësinë e rrugës.

Në bazë të këtij klasifikimi, shkëmbinjtë ndahen në dymbedhjetë kategori. Abrazivitetin më të

ulët e kanë shkëmbinjtë argjilorë dhe sulfatet kur nuk përmbajnë shtresa mineralesh të forte.

Pastaj vijnë gelqerorët, dolomitet, shkëmbinjtë ferro-magnezialë, shpatet fushore, shkëmbinjtë

kristalikë dhe shkëmbinjtë copërizorë kuarcorë etj. Siç shihet vetitë abrasive të shkëmbinjve

17

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

janë studiuar në mënyrë të përgjithshme, veçanërisht për kushtet e shpimit të puseve. Për

vlerësimin objektiv të këtyre vetive është e nevojshme të kryhen studime akoma më të mëdha.

1.3-Vetitë mekanike të shkëmbinjve në shtypje vëllimore

Vetitë e materies ndryshojnë në vartësi të

kushteve ku ajo ndodhet. Trupat e ngurtë

ndryshojnë vetitë e tyre me ndryshimin e

presionit, të temperaturës, ose të vetë mjedisit

që e rrethon. Tek shkëmbinjtë, një nga kushtet

që ndryshon vazhdimisht dhe që ndikon mjaft

në vetitë mekanike të tyre gjatë shpimit, është

presioni anësor. Çdo element i ballit të pusit

ndodhet nën veprimin e presionit anësor të

shtresave që shtrihen më lart dhe presionit të

shtyllës së lëngut larës që mbush pusin. Këto

presione rriten vazhdimisht me thellësinë e

pusit. Pra shkëmbi i të njëjtës shtresë që

Figura 1.5 -Aparat për përcaktimin e ndodhet në thellësi më të madhe, do ketë veti

shformimeve të shkëmbit në shtypjen vëllimore mekanike të ndryshme nga ai që shtrihet më

lart. Në të tilla kushte, ndryshimet sasiore të

presionit anësor shndrrohen në ndryshime cilësore të vetive mekanike të shkëmbinjve.

Shformimet e trupave të ngurtë, që ndodhen në kushtet e shtypjes nga presioni anësor, krojojnë

kushtet e shtypjes vëllimore ose shtypjen e gjithanshme. Për studimin e proçeseve të shformimit

dhe të shkatërrimit të shkëmbinjve në kushtet e shtypjes vëllimore përdoren aparate të presionit

të lartë me ndërtim të komplikuar. Parimi i punës së tyre mund të shpjegohet nepërmjet skemës

së figurës 1.5.

Në hapësirën A të cilindrit krijohet presioni P o duke pompuar lëng me pompë dore. Ky presion i

shumfishuar me anën e stelës l i komunikohet dhomës B (të lidhur me dhomën C) të mbushur

me glicerinë. Kampioni 2 i vendosur në dhomën C , do ti nënshtrohet presionit të përgjithshëm

të gjithanshëm të glicerinës, që ka mbushur dhomën. Presioni aksial më i lartë se ai anësor,

krijohet me anën e stelës 3 meqënëse aparati vendoset midis dy pllakave shtrënguese 4, të

presës hidraulike. Kështu ngarkesa aksiale dhe presioni anësor krijohen në mënyrë të pavarur

dhe maten me dy manometra të veçantë . Matja e shformimeve aksiale të kampionit kryhet me

anën e 2 vidhave mikrometrike me saktësi deri 0.01 mm. Gjendja e sforcuar e kampionit në

këto kushte përcaktohet me anën e këtyre sforcimeve normale:

18

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

1 = P/S + P o 2 = 3 = P o (1.9)

Ku: P- ngarkesa aksiale që vepron në kampion.

S - sipërfaqja e seksionit tërthor të kampionit

P o – presioni i lëngut (anësor)

1, 2 , 3 - respektivisht, sforcimet normale gjatësore, tangenciale dhe radiale. Kur të tre

komponentët e sforcimeve normale janë të barabartë ( 1= 2= 3 ) kemi shtypje vëllimore të

njëtratshme dhe kur ato ndryshojnë , kemi shtypje vëllimore jo të njëtrajtshme. Në kushtet e

shkatërrimit në ballin e pusit si dhe në aparatin e përshkruar më lart në shtypjen uniforme ,

kemi këto relacione të sforcimeve normale.

Sforcimet tangenciale në kushtet e shtypjes vëllimore përcaktohen me anën e formulave:

1 = ( 1 - 2) /2

2 = ( 2 - 3 )/2 (1.10)

3 =( 3 - 1 )/2

Meqënëse në shtypjen vëllimore uniforme sforcimet normale janë të barabarta, në bazë të

formulës së sipërme sforcimet tangenciale nuk do të ekzistojnë. Në të tilla kushte shkatërrimi i

kampionit nuk mund të arrihet për çfardo vlefte të presionit anësor. Ai do ti nënshtrohet vetëm

tkurrjes elastike të vëllimit. Mbas heqjes së presionit vëllimi merr vleftën fillestare Në

shkëmbijtë porozë me rezistencë të ulët (argjilat, ranorët etj), mund të vërehet edhe një farë

mbetje, që vjen më shumë nga zvogëlimi i porozitetit apo i distancës midis grimcave të tyre.

Tkurrja e mineraleve dhe e shkëmbijve në shtypjen vëllimore ß uniforme përcaktohet me anën

e koeficientit të shtypjes ( tkurrjes) vëllimore dhe modulit të shtypjes vëllimore K.

Koeficienti i shtypjes vëllimore është zvogëlimi relativ vëllimit me rritjen e presionit anësor

me 1 njësi. Në bazë të provave është vërejtur se ky koeficient për shumicën e mineraleve dhe të

shkëmbijve është rreth 10 -6 , bile edhe 10 -7 . Për shumicën e mineraleve, koeficienti i shtypjes

vëllimore nuk ndryshon me rritjen e presionit anësor me përjashtim të kuarcit, të shpateve

fushore, të kripës etj., ku me rritjen e presionit zvogëlohet disi. Në shkëmbijtë polimeralë

koeficienti zvogëlohet me rritjen e presionit, meqenëse ngjishet struktura dhe kokërrizat

afrohen më shumë me njëra tjetrën. Ky koeficient për shkëmbijtë është ose më i lartë ose i

barabartë me koeficientin mesatar të mineraleve që e përbëjnë, për shkak se tkurrja e

shkëmbijve varet nga tkurrja e mineraleve dhe nga intensiteti i forcave të bashkëveprimit në

sipërfaqen e kontaktit të kokërrizave të mineraleve. kokërrizave

Moduli shtypje vëllimore përfaqson rezistencën që trupi ngurtë i paraqet shtypjes së

gjithanshme . Ai lidhet me modulin e Jungut dhe me koefiçientin e Puasonit me anën e

barazimit:

K = E /(3*(1 – 2 μ) (1.11)

19

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Moduli i shtypjes vëllimore është më i madh për ata shkëmbinj dhe minerale që e kanë

koefiçientin më të vogël dhe përcaktohet po nga ata faktorë. Me rritjen e presionit, ai rritet.

Kështu granite në presion 20.000 kg/cm2 ka K= 4.7.05 kg/cm2, në presion 10 000kg/cm 2 ka K=

5.3.105kg/cm 2 etj.

Në shtypjen vëllimore jouniforme, meqë sforcimet normale nuk janë të barabarta dhe sforcimet

tangenciale do të jenë të ndryshme nga zero dmth:

1 = ( 1 - 2) /2≠0: 2 = ( 2 - 3 )/2 =0; 3 =( 3 - 1 )/2≠0 (1.12)

Po ti krahasojmë këto me sforcimet tangenciale në shtypjen e thjeshtë një boshtore, do të

shohim se për të njëjtën ngarkesë, sforcimet tangenciale në shtypjen vëllimore janë më të

vogla se në shtypjen e thjeshtë një boshtore. Por në kushtet e shtypjes vëllimore trupi paraqitet

më rezistent dhe qëndrushmëria e tij rritet.

Provat kanë treguar se qëndrushmëria në shtypjen vëllimore është aq më e lartë sa më i madh të

jetë presioni i gjithanshëm, por për shkëmbinj të ndryshëm, shkalla e rritjes së qëndrushmërisë

është e ndryshme. Për disa shkëmbinj, rritja është e përafërt me rritjen e presionit hidrostatik.

Kështu qëndrushmëria e gëlqerorëve kokërrimët, i cili në shtypjen një boshtore është

2600kg/cm 2 , në shtypjen lvëllimore me presion hidrostatik 10 000kg/cm 2 arrin vlerën 13 000

kg/cm 2 . Kurse në disa të tjerë qëndrushmëria rritet për një vleftë më të vogël se presioni anësor

p.sh. mermeri i cili në shtypjen një boshtore e ka qëndrushmërinë 100kg/cm 2 , në shtypjen

vëllimore me presion anësor 1000kg/cm 2 ka qëndrushmëri prej 8500kg/cm 2 .

Duke u bazuar në eksperimente mund të nxirret përfundimi se shkalla e rritjes së

qëndrushmërisë së shkëmbinjve dhe të mineraleve në kushtet e shtypjes vëllimore varet nga

ndryshimi i vetive mekanike të tyre në kushtet e reja Për mineralet dhe shkëmbinjtë që në

shtypjen vëllimore mbeten trupa elasikë, rritja e qëndrushmërisë ka vlera maksimale dhe për ata

që fitojnë veti elastike rritja e qëndrushmërisë është më e ngadalshme se sa presioni anësor.

Shformimet plastike sjellin shkatërrimin e parakohshëm të trupit.

Rritja e qëndrushmërisë në shtypjen vëllimore realizohet për llogari të zvoglimit të vëllimit të

mineraleve që i përbëjnë. Në këtë rast distancat midis grimcave të shkëmbit shkurtohen, rriten

forcat e bashkëveprimit, rritet dhe qëndrushmëria. Më lart u theksua se mineralet dhe

shkëmbinjtë, në format e thjeshta të shformimit, janë trupa elastikë të thjeshtë. Në kushtet e

shtypjes së lartë vëllimore disa prej tyre fitojnë veti plastike.

Lindja e vetive plastike në mineralet dhe shkëmbinjtë në kushtet e shtypjes vëllimore

shpjegohet si më poshtë. Në kushtet normale të shtypjes një boshtore nën veprimin e

sforcimeve tangenciale në prerje, lidhja midis grimcave ne siperfaqen e rreshqitjes prishet,

grimcat largohen në distancën më të madhe se ajo e bashkëveprimit dhe trupit ndahet në dy

20

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

pjesë. Në kushtet e shtypjes së lartë vëllimore, në sipërfaqen e rrëshqitjes veprojne forca shumë

të larta shtypëse te krahasueshme me ato të bashkëveprimit midis grimcave të trupit. Kur gjatë

rrëshqitjes forcat e bashkëveprimit zvogelohen shumë, atëherë forcat shtypëse, që veprojnë

pingul mbi siperfaqen e rreshqitjes i kthejne grimcat përsëri në distancën e mëparshme.

Meqënëse kryhet rrëshqitje, grimcat bashkëveprojnë me grimca të tjera. Me rrëshqitjen e

mëtejshme forcat e bashkëveprimit rivendosen përsëri. Kjo pamje përsëritet deri sa trupi

këputet. Është e qartë se gradualisht gjatë rrëshqitjes grumbullohen prishje të pathyeshme të

rrjetit kristalik të cilat mbas një fare kohe shpien në shkatërrimin e trupit sipas sipërfaqes së

rreshqitjes.

Shformimet plastike të shkëmbinjve lindin si nga rrëshqitja brenda kristaleve te mineraleve që

përbëjnë shkëmbin, ashtu dhe nga rrëshqitja midis kristaleve. Madhësia e shformimeve rritet

me rritjen e presionit anësor.

Në disa shkëmbinj shformimet plastike

fillojnë të duken në presione anësore jo të

larta (rreth 250-500 Kg/cm 2 ), në të tjerë

vetëm në presione shumëtë larta (6000-1000

Kg/cm 2 ).

Fig.1.6-Varësia e shformimit nga sforcimet në

shkëmbinjtë elestiko-plastike

Në mineralet, vetitë plastike, që lindin në kushtet e shtypje së lartë vëllimore ose janë shumë të

kufizuara (me perjashtim te halitit) ose mungojnë krejtësisht. Në mënyrën skematike lindja e

shformimeve plastike në kushtet e shtypjes vëllimore për shkëmbinjtë paraqitet. (fig 1.6)

Në shtypjen një boshtore (vija 01) shkëmbi shkatërrohet mbas kalimit të shformimeve elastike

ε e dhe kushte qëndrushmërie s she . Në shtypjen vëllimore (vija 02) jo uniformë, shkëmbi para se

të shkatërrimit i nënshtrohet shformimit elastic dhe plastic në vleftën ε p1 kurse qëndrushmëria

bëhet s shv. Për disa shkëmbinj shformimet relative plastike në momentin e shkatërrimit marrin

vlera të mëdha. Kështu me rritjen e presionit anësor nga 500 Kg/cm 2 shformimet plastike për

disa gëlqerorë rritet nga 70% në 30%. Në anhidritet me rritjen e presionit nga 100 Kg/cm 2

shformimi plastic rritet nga 5 % në 30 % etj. Gjatë shformimit plastic të shkëmbinjve, në

kushtet e shtypjes vëllimore, në fillim kristalet ngjishen gjithmonë e më forte me njëri-tjetrin

dhe pengojnë çvendosjen e tyre. Kur shtypja bëhet shumë e lartë krijohen kushte për

21

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

ndërprerjen e plotë të çvendosjes së kristaleve dhe shformimi i mëtejshëm plastik kryhet për

llogari të rrëshqitjes së brendëshme të këtyre kristaleve.

Meqenëse të gjithë mineralet që formojnë shkëmbinjtë kanë pak ose aspak shformime plastike

këto shformime tek ata ndodhin për llogari të rrëshqitjes midis kristaleve. Prandaj shkëmbinjtë

me grimca të imta, në kushtet e shtypjes vëllimore, fitojnë veti plastike më të larta se ato me

kokërriza më të mëdha.

Pra plasticiteti i shkëmbinjve varet jo vetëm nga plasticiteti i mineraleve se sa nga struktura e

brendëshme, madhësia forma e kristaleve, karakteri i bashkëveprimit të forcave midis kristaleve,

përbërja e lendës çimentuese etj.

Si përfundim, mund të thuhet se shformimet plastike në shkëmbinjtë kanë karakter të

detyrueshëm dmth shkëmbinjtë prej natyrës së tyre nuk janë trupa plasticë dhe mund të behen të

tillë në kushte të caktuara, veçanërisht në kushtet e shtypjes së lartë vëllimore. Shkëmbi që

përbën ballin e pusit ndodhet në kushtet e shtypjes vëllimore jo uniformë. Në drejtimin vertikal

vepron presioni hidrostatik i lëngut larës, kurse në drejtimin horizontal presioni anësor i

formacionit që shtrihet më lartë. Në këtë rast presioni anësor është më i madh se ai i shtyllës së

lëngut në pus.

Me rritjen e thellësisë së shtrirjes së shtresave rritet si presioni anësor ashtu dhe ai i lëngut larës.

Kështu në këtë gjëndje të shtypjes vëllimore, qëndrushmëria dhe plasticiteti i shkëmbit rritet

ndjeshëm duke bërë më të vështirë bëhet shkatërrimi i tij. Nga ana tjetër me zvogëlimin e

presionit të shtyllës së lëngut që mbush pusin (për thellësi të njëjtë të shtrirjes së shkëmbinjve)

shtypja vëllimore zvogëlohet, si rezultat do të ulet rezistenca dhe plasticiteti i shkëmbit, do të

krijohen kushte më të larta për shkatërrimin e shkëmbit, do të rriten treguesit e shpimit. Presioni

i shtyllës së lëngut mund të ulet duke përdorur lëngje larës me dendësi të vogël deri edhe të

ashtëquajturit “agjentë” pastrues të gaztë. Me këtë shpjegohet dhe fakti që me kalimin nga larja

e pusit me lënga lares me përbërje ujë dhe argjilë në larjen me ujë dhe nga ky me ajër ose me

gaz, metrat e shpuara me një daltë me shpejtësia mekanike e shpimit vjen duke u rritur në

mënyrë shumë të ndjeshme. Një nga format e tjera për të zvogëluar shtypjen vëllimore të

shkëmbit që ndodhet në ballin e pusit është edhe dhënia e formës të shkallëzuar të tij për të

cilën do të bëjmë fjalë më poshtë.

1.4-Thellësia e shtrirjes dhe shkalla e kompaktisimit të formacionit

Le të shihet më perpara gjendja e presionit që ekziston në një pike të çfarëdoshme të nëntokës,

përpara prishjes së ekuilibrit nga shpimi i pusit. Pesha e shtresave që ndodhen mbi pikën e

marrë në considerate, që transmetohet nëpërmjet kokërrizave të shkëmbit, krijon atë që quhet

presion litostatik ose gjeostatik (P 1 ) madhësia e të cilit jepet nga shprehja:

22

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

P 1 = r sh * g * H (1.13)

Ku: r sh – është dendësia mesatare e shtresave të mësipërme që luhatet ndërmjet vlerave 2,3-

2,5 gr/cm 3 dhe disa here në kufij më të mëdhenj , mbi 2,0-2,7 gr/cm 3 )

g- nxitimi tokësor

H- thellësia

Nën veprimin e këtij presioni shkëmbinjtë ngjeshen, kompaktëzohen, në drejtim vertikal dhe

kërkojnë të zgjerohen në drejtim horizontal. Këtij zgjerimi i kundërvihet rezistenca e masivit të

shkëmbit për rreth, rezistencë që shprehet ne formën e një presioni anësor. Ky është

proporcional me presionin litostatik dhe llogaritet për shkëmbinjtë elastikë me shprehjen

P

a

* Pl

K * Pl

(1.14)

1

Ku;

μ- koeficentin e Puasonit

K- koeficenti i shtypjes anësore

P l -presioni litostatik

Koeficenti μ rritet me rritjen e thellësisë, gjithashtu edhe K rritet. Një pasojë e padëshëruar

gjatë shpimit të pusit është edhe ndryshimi i qëndrueshmërisë së mureve të pusit që bëhen më

pak të qëndrueshëm me rritjen e thellësisë..

Në qoftë se shkëmbi në pore përmban lëngje, ky i fundit (lëngu), do të ndodhet në një presion të

caktuar të shënuar me P f . Krahas zhytjes (shtrirjes) së shtresave, nga pesha e shkëmbinjve që

ndodhen sipër, një pjesë e lëngut të grumbulluar ikën ose nëpërmjet poreve të shkëmbinjve të

mësipërm, ose anash përgjatë shtrirjes së shtresave. Presioni litostatik do te jete kështu i

shpërndarë nga një anë në skeletin minerar të shkëmbit dhe nga ana tjetër drejtpërdrejt mbi

lëngun që mbush poret gjëndje e cila mund të shprehet:

P P P

(1.15)

ku:

l

f

s

P l – presioni litostatik

P f – presioni i fluideve që mbushin poret e shkëmbit

P s - presioni i skeletit minerar (presioni që marrin grimcat e shkëmbit ose presioni i

matrices së shkëmbit siç quhet në petrofizikë, ose presioni i kontaktit të kokërrizave të

shkëmbit.

Në qoftë se fluidi nuk çvendoset, atëherë i gjithë presioni litostatik do t’i transmetohet fluidit të

poreve, ndërsa presioni ne skeletin mineral do të jetë i vogël ose do të bëhet zero. Shkëmbi në

këtë rast do të mbetet i pa ngjeshur, i pa dendesuar, i pa kompaktësuar, kurse fluidi në poret do

të ketë një presion anormal, duke tentuar si vlerë drejt atij litostatik. Kështu ngjeshja

(kompaktësimi) ndodh vetem në kushtet ku fluidet në pore mund të çvendosen dhe ky process

23

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

varet nga përshkushmëria e shtresave të mësipërme. Si presioni litostatik, pra thellësia e

shtrirjes së formacionit, ashtu dhe prania e fluideve në pore që karakterizon jo drejtpërdrejt

shkallën e ngjeshjes të shkëmbit, ndikojnë në shpejtësinë e avancimit të daltës.

Presioni litostatik dhe presioni anësor rriten me thellësinë, për pasojë, shkëmbinjtë vijnë dhe

bëhen më rezistentë, më të qëndrueshëm, (kanë fortësi më të lartë) dhe rrjedhimisht më të

vështirë për t’u shpuar.

Në baze të rezultateve kanteriale, ndryshimi i shpejtesise mekanike (V m ) të shpimit mund të

jepet me shprehjen:

V m = b*e -H (1.16)

Ku: b-konstante e proporcionalitetit,

H-thellësia

Në këtë shprehje të V m është marrë parasysh vetëm prirja e ngjeshjes, kompaktësimit normal të

shtresave për shkak të rritje së thellësisë. Ne rastin e disa shtresave jo të ngjeshura, jo të

kompaktësuara (nën kompaktisim)- me presione të fluideve në pore më të madh se ai normali,

shpejtësia e avancimit (V m ) do të ketë një prirje të kundërt, në rritje. Kështu kjo shmangie nga

prirja normale e zvogëlimit të V m me thellësinë është përdorur si metodë e diktimit të shtresave

me presione mbi normale. Në qoftë se supozohet se dendësia e lëngut larës është rritur në atë

masë që diferenca e presionit midis atij të shtyllës së lëngut që mbush pusin dhe atij të shtresës

të mbahet konstante, atëhere ndikimi i nën kompaktësimit mbi V m mund të jepet me anën e

relacionit:

Ku:

V c*

e

m

( G f G n )

H

0,69

C-konstante e proporcionalitetit;

G f - gradienti i presionit të fluideve në pore

G ll – dendësia e lëngut larës.

(1.17)

1.5- Ndikimi i mjedisit në vetitë mekanike të shkëmbinjve

Gjithë shkëmbinjtë që shtrihen në sipërfaqen e tokës ose në thellësi të saj, ndodhen nën

ndikimin dhe veprimin e mjedisit që i rrethon (ajrit, avujve, ujit, ujit të mineralizuar,

temperatures etj). Si rezultat i verpimit gjatë këtij mjedisi ka ndodhur erodimi i shkëmbinjve

dhe ndryshimi i vetive mekanike të tyre. Për proçesin e shpimit është me interes të dihet se si

ndikon mjedisi rrethues në vetitë mekanike, qoftë të shkëmbinjve që shkatërrohen nga dalta,

qoftë të atyre që përbëjnë muret e pusit. Pra të dihet nëse ndikon mjedisi rrethues në vetitë

mekanike të shkëmbinjve për një kohë të shkurtër të matur me ditë, orë, sekonda ose pjesë të

saj. Po të sqarohet kjo, ka mundësi të merren masa që shkëmbi nën dhëmbët e daltës të

shkatërrohet sa më lehtë ose që të rritet qëndrueshmëria e mureve të pusit duke ndryshuar

24

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

kushtet e mjedisit që i rrethon ata. Në proçesin e shpimit si mjedis rrethues shërben lëngu larës,

substancat e tretura në të, temperatura e tij dhe e shkëmbinjve për rreth etj. Studimet e bëra në

drejtim të ndikimit të mjedisit në vetitë mekanike të shkëmbinjve, kanë treguar se këto

ndryshime vijnë si rezultat i dukurive fiziko kimike që zhvillohen në sipërfaqen e ndarjes së

shkëmbit nga mjedisi rrethues dhe pikërisht nga lagia (Adsorbimi) dhe njomja (Absorbimi). Si

rezultat i lagies zvogëlohet energjia sipërfaqësore në kufi të lëngut me shkëmbin. Ky zvogëlim

është i madh kur shkëmbi laget më mire prej lëngut. Dihet se të gjithë trupat e ngurtë sipas

lagies së tyre prej ujit ndahen në hidrofilë dhe hidrofobë. Trupat hidrofilë lagen më mire nga uji

se sa hidrokarburet, kurse në trupat hidrofilë ndodh e kundërta. Në këtë drejtim, të gjithë

shkëmbinjtë dhe mineralet që formojnë ata janë trupa hidrofilë, pra lagen mirë prej ujit.

Në rast se në lëngun që rrethon trupin e ngurtë

është tretur lendë tjetër, kjo e fundit

përqëndrohet më shumë mbi sipërfaqen e trupit

dhe në afërsi të tij. Kjo dukuri dmth

përqëndrimi i substances prej gazi ose

tretësirave në sipërfaqen e trupit të ngurtë ose

të lëngët, quhet adsorbim. Përqëndrimi i

adsorbatit (lendës së tretur në lëng) është aq më

i madh sa më i lartë të jetë përqëndrimi i

absorbatit në lëng dhe sa më të përafërt ti kenë

vetitë fiziko-kimike. Përqëndrimi maksimal

arrihet kur siperfaqja e adsorbentit mbulohet

me nje shtrese molekulare te adsorbantit. Po ta

shihet në këtë prizëm, vërehet se edhe lagia e

trupave të ngurte prej lengjeve te pastër është

një formë e vacantë e adsorbimt.

Fig. 1.9-Ndikimi i shtresave të adsorbimit

Si gjithë dukuritë sipërfaqësore dhe procesi i adsorbimit zhvillohet brenda nje kohë shumë të

shkurter dhe shtresat e adsorbimit formohen jo vetem në siperfaqen e dukshme të trupit të

ngurtë por edhe në brendësi te tij. Në sektorët me lidhje me të dobta (në siperfaqet e kontaktit

të grimcave të shkëmbit, në plasjet e imta mikroçarjet etj). Më poshtë po shpjegohet si ndikon

mjedisi rrethues ne ndryshimin e vetive mekanike te shkë,binjve ne procesin e shkaterrimit te

tyre prej daltes.

25

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

1.5.1. Ndikimi i shtresave te adsorbimit (lagia)

Shkatërrimi i shkëmbinjve gjatë shpimit të puseve realizohet në prani të mjedisit të lëngët i cili

në shumicën e rasteve ka vetira fiziko-kimike mjaft të ndërlikuara dhe përmban lende me

aktivitet sipërfaqësor te ndryshëm. Mbas zbatimit të ngarkesës mbi daltë, një pjesë e shkëmbit

shkaterrohet, kurse në zonën më poshtë formohen plasje te imeta dhe mikroçarje. Keto

siperfaqe të reja lagen dhe mbeshtillen shpejt prej shtresave molekulare të adsorbimit.

Molekulat e adsorbantit hyjne në brendësi të shkëmbit deri ne thellesine ku permasat e

plasaritjes jane më të vogla se ato te këtyrë molekulave.

Ne këtë menyre mbas largimit te ngarkesës, mikroplasjet jo vetem qe nuk mbyllen, por

zhvillohen akoma me thelle, mbasi gjate tentatives për t'i mbyllur plasja, molekulat qe kanë

hyre ne thellesi të saj veprojne si pyka. Mbas perseritjes së ngarkesës meqenëse rezistenca e

shkëmbit është dobësuar, vazhdon zgjerimi dhe thellimi i plasjes ekzistuese dhe formon plasje

të reja. Prandaj mbas çdo përsëritjeje të ngarkesës gjurma e shkatërrimit dhe thellësia e saj

rritet. Kështu shtresat e adsorbimit duke mbuluar dhe pykëzuar pjasjet e holla ndihmojnë në

shkatërrimin e mëtejshëm të shkëmbit. Forcën lëvizëse për futjen e shtresave të adsosrbimit në

brendësi të çarjeve, e përbën zvogëlimi i energjisë sipërfaqesore të lire gjatë adsorbimit.

0

(1.20)

Ku:

a

σ 0 - energjia sipërfaqësore në momentin e formimit të saj gjatë shkatërrimit ende të

pambuluar nga shtresat e adsorbimit.

σ a - energjia sipërfaqësore e po asaj sipërfaqeje të mbuluar prej shtresës së adsorbimit me

një përqëndrim të caktuar.

Të tjerë kanë mendimin se shtresa e adsorbimit mund të futet brenda plasjeve nga veprimi i

vakumit absolut të krijuar në plasje në çastin e formimit të saj.

Zvogëlimi i energjisë sipërfaqësore i shprehur në relacionin e mësipërm, paraqet edhe

presionin, që lind në vendet më të ngushta deri ku futen shtresat e adsorbimit dhe që sjell

shformime suplementar (zgjerimin dhe thellimin) të plasjes. Nga sa më sipër del se mjedisi

rrethues veçanërisht uji merr pjesë aktive në shkatërrimin e shkëmbit gjatë shpimit duke ulur

rezistencën e tij. Aktiviteti i veprimit të mjedisit rritet duke hedhur në të lendë adsorbuese, që

quhen ulësa të fortësisë. Shkalla e zvogëlimit të fortësisë prej këtyre lendëve varet, në radhë të

pare nga zhvillimi i sistemit të plasjes në zonën e p[ara shkatërrimit në çastin kur zbatohet

ngarkesa. Ky system plasjesh është shumë i zhvilluar në proçesin e shkatërrimit të shkëmbinjve

të forte, kurse për shkëmbinjtë e butë ai pothuajse mungon. Prandaj, gjatë shpimit të

shkëmbinjve të butë, ndikimi i përdorimit të ulësve të fortësisë nuk është i ndjeshëm, ndërsa në

shkëmbinjtë e forte ai është i dukshëm. Kështu, është arritur që duke përdorur ulës fortësie në

shkëmbinjtë e forte, të rritet shpejtësia mekanike 20-50 %.

26

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Studimet laboratorike kanë treguar se krahas rritjes se shpejtësisë mekanike, ndikimi i

absorbimit, sjell rritjen e qëndrueshmërisë kundrejt konsumimit të daltës. Në këtë rast duhet të

zgjedhim të tillë ulës fortësie, që të adsorbohet në sipërfaqen e shkëmbit, por jo në atë të metalit

të daltës.

Në bazë të vetive fiziko kimike dhe të përbërjes kimike, ulësit e fortësisë që përdoren në shpim

i ndajmë në dy grupe: elektrolit dhe lidhje organike. Nga elektrolitet më shumë përdoren: soda

kaustike me përqëndrim 0.05%, gëlqerja e shuar 0.05-0.25%, sodë të kalçinuar rreth 0.25%,

xham të lëngët 0.03-0.05%. nga lidhjet organike efekt më të lartë kanë sapunët naftanike me

përqëndrim rreth 0.25% së bashku me po aq sodë të kalçinuar.

Ulësit elektrolitë të fortësisë e japin efektin më të lartë në shkëmbinjtë me karakteristika të

caktuara. Kështu kloruret kanë efekt më të lartë në shkëmbinjtë eruptive, në kuarcitet, ranorët

kuarcorë me çimento silicate etj, elektrolitet bazikë kanë më shumë efekt në shkëmbinjtë

karbonatikë (gëlqerorë, dolomitet etj), dhe në ranorët e çimentuar me çimento karbonate; soda

kaustike dhe gëlqerja kanë efekt të mire edhe në sulfatet (gipset anhidriti). Përdorimi i sapuneve

naftenikë është më i efektshëm, meqenëse ndikimi i tyre nuk varet nga përbërja mineralogjike e

shkëmbinjve që shkatërrohen në proçesin e shpimit.përdorimi i ulësve të fortësisë ndikon dhe

në ndryshimin e parametrave të lëngut larës, prandaj ato duhet të lidhen edhe në kërkesat e tjera

kundrejt lengjeve larës në përputhje me kushtet gjeologo-teknike të shpimit. Në këtë mënyrë

lëngjet larës gjatë shpimit duhet të kryejnë edhe funksionet e tyre kryesore edhe të marrin pjesë

në shkatërrimin e shkëmbinjve.

1.5.2- Ndikimi i njomjes në vetitë mekanike të shkëmbinjve

Në gjendje natyrore shkëmbinjtë përveç përbërjes minerale të ngurtë përmbajnë edhe pjesë të

lëngëta ose të gazta që në disa raste arrijnë përqindje të konsiderueshme. Në masën e shkëmbit

ose të dheut poroz kur temperature e mjedisit është mbi 0 0 C uji mund të ndodhet: a) në formë

avulli, b) në formë të lidhur dhe c) në gjendje të lire.

Uji i lire u mvishet grimcave shkëmbore ose të mineraleve përbërës dhe nuk largohet prej tyre

veçse me anë të nxehjes. Dallohet uji i lidhur “fort” dhe uji membranor. Uji i lidhur fort për

shkak të aftësisë së theksuar adsorbuese, formon një shtresë jonesh (membrane) për rreth saj. Ai

ka aftësi çvendosje nga njëra grimcë tek tjetra në rast se membranat nuk janë në trashësi të

barabartë. Lëvizja në këtë rast bëhet nën veprimin e forcave molekulare pavarësisht nga

veprimi i forces së gravitetit. Uji membranor dallohet nga uji i lidhur fort sepse mund të

largohet edhe nga veprimi i forcave ngjeshëse për periudha të gjata. Uji i lirë është ai që lëviz

lirisht në mes grimcave të vetë shkëmbit. Ai mund të jetë kapilar dhe thjesht i lire. Është kapilar

27

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

kur mbush boshllëqet kapilare që nuk i mbush uji i lidhur, duke u futur në ta me anë të forcave

të tërheqjes sipërfaqësore. Uji thjesht i lirë depërton nëpër boshllëqet kapilarë duke lëvizur për

gravitet. Uji i lirë, i cili lëviz nga ndryshimi i niveleve hidrostatike, jep edhe presion dinamik.

Me sipër u permënd se uji i lidhur fort, mvesh grimcat minerale në sipërfaqe në formë të një

cipe. Kjo ndodht përgjithësisht kur minerali ose shkëmbi kanë aftësi lagieje ose më mire

bashkëveprimi sipërfaqësor me ujin.

Uji dhe lendët e tretura në të, futen në brendësi të trupit jo vetëm nëpërmjet çarjeve që

formohen në proçesin e shkatërrimit por edhe nëpërmjet poreve, çarjeve e plasjeve natyrale,

planeve të shistëzimit të shkëmbinjve. Ky proçes merr emrin njomje e shkëmbit. Pra gjatë

njomjes, molekulat e ujit dhe ato të adsorbentit, duke u futur në brendësi njomin dhe

adsorbohen për rreth çdo grimce të shkëmbit dhe duke rritur distancën midis tyre, sjellin uljen e

forcave të bashkëveprimit midis grimcave. Thellësia e futjes së ujit dhe të substancave të tretura

me të, varet nga energjia e njomjes dhe e adsorbimit. Sa më e lartë të jetë ajo, aq më thellë futen

molekulat e ujit dhe adsorbatit dhe aq më shumë ulet rezistenca e shkëmbit. Në rast se shkëmbi

i njomur me ujë thahet, avujt e ujit largohen prej poreve, çarjeve dhe sipërfaqeve të kontaktit,

forcat e veprimit reciprok rivendosen dhe shkëmbi merr qëndrushmërinë që kishte para

njomjes. Kjo tregon se gjatë njomjes nuk ndodhin dukuri kimike. Nga sa u tha më lartë del se

efektiviteti i veprimit të njomjes në uljen e qëndrushmërisë së shkëmbit, përcaktohet nga

poroziteti, çarshmëria dhe shistëzimi i tij.

Në këtë vështrim, në shkëmbinjtë porozë, me çarshmëri të zhvilluara, ulja e qëndrushmërisë së

shkëmbit gjatë njomjes është shumë më e lartë se tek ata kompakte. Ulja e rezistencës së

shkëmbinjve gjatë njomjes është akoma më e theksuar në kushtet e shtypjes së lartë vëllimore.

Kështu mermeri në kushtet e shtypjes së lartë ka qëndrueshmëri prej 10.000 KG/cm 2, kurse kur

kjo shtypje ushtrohet me vajguri, ka qëndrushmëri 6100 KG/cm 2 dhe kur ushtrohet me ujë,

zvogëlohet rreth pesë here dhe merr vleftën 1560 KG/cm 2 . Ndikim të madh në uljen e

qëndrushmërisë të shkëmbinjve gjatë njomjes paraqesin lendët e tretura në ujë dhe ato që kanë

aktivitet sipërfaqësor veprues (tensio-aktive). Kështu, mermeri i njomur me ujë të distiluara e ul

qëndrushmërinë në 16% të vleftës fillestare, kurse uji, me 0.25%, lendë tension-aktive e ul

qëndrushmërinë në masën 22%, gëlqerorët e ulin respektivisht në 14% dhe 27%, dolomitet në

14% dhe 25%. Gjatë njomjes së shkëmbinjve me ujë, veçanërisht të atyre porozë, ulet mjaft

moduli i elasticitetit dhe rritet plasticiteti i tyre. Uji duke hyrë në sipërfaqet e kontaktit të

grimcave lehtëson rrëshqitjen ndërkristalore dhe pengon shformimin plastic të kristaleve. Kjo

është vërejtur dhe gjatë provave. Shkëmbinjtë e deformuar në ujë kanë kristale të pashformuara

dhe mikrostruktura e tyre është e njejtë me atë të shkëmbit të padeformuar; kurse në

shkëmbinjtë e shformuar më vajguri janë vërejtur prishje në strukturën e kristalit. Ndikimi i

njomjes në rritjen e plasticitetit është i theksuar sidomos për argjilat për kripën e gjellës, gipset,

shkëmbinjtë e shistëzuar etj. Argjilat e thata kanë një farë plasticiteti shumë të vogël, kurse

28

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

mbas njomjes ky plasticitet rritet së tepërmi. Plasticiteti i kripës së gjellës mbas njomjes me ujë

rritet aq shumë sa e kthen atë në trup plastic të ngjashëm me metalet.

Krahas ndryshimit të rezistencës dhe plasticitetit të shkëmbinjve gjatë njomjes me ujë ose me

lëngje të tjera, zvogëlohen edhe përmasat e grimcës së shkatërrimit. Kështu, vëllimi i gjurmës

gjatë ngjeshjes së stampës në gëlqerorët politomorfë të ngopur më ujë është 5-6 herë më i vogël

se i po atij kampioni të thatë. Zvogëlimi i vëllimit të gjurmës së shkatërrimit të shkëmbinjve të

njomur me ujë dhe veçanërisht kur me to janë tretur lendë tension-aktive. Ajo lidhet me

lokalizimin e shformimeve në afërsi të zones së kontaktit të stampës më shkëmbin. Për të nohur

ndikimin e temperatures në vetitë mekanike të shkëmbinjve studimet janë të pakta dhe të

kufizuara deri në temperaturën 40 0 temperaturë e cila sot ndeshet thuajse në cdo pus që kalon

thellësinë 2000-3000 m. Këto studime kanë treguar se me rritjen e temperatures së shkëmbit

rritet qëndrushmëria, kufiri i rrjedhshmërisë dhe plasticiteti i tyre. Kjo shpjegohet me

përforcimin e lidhjes midis grimcave të veçanta të shkëmbit për shkak të rritjes së amplitudes së

lëkundjeve të atomeve sipërfaqësore.

29

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

1.6- PËRCAKTIMI I VETIVE MEKANIKE TE MINERALEVE DHE TË

SHKËMBINJVE

Përcaktimi i vetive mekanike, bëhet nëpërmjet studimit të sjelljes së shkëmbinjvë gjatë

depërtimit në to të trupave të mprehtë, që në një farë mënyre janë të ngjsshme me elementët

punues të instrumentëve shkëmbshkatërrues. Këto trupa të mprehtë janë paraqitur në figurën

1.10.

Fig. 1.10-Trupat e mprehtë e përdorur për përcaktimin e vetive mekanike; nga e majta,

sfera, koni, piramida, cilindri (stampa) në pozicion vertikal, cilindri në pozicion

horizontal

1.6.1- Mënyrat e matjes së fortësisë

Fortësia e shkëmbinjve dhe e mineraleve që i përbën ato përcaktohet me mënyrat të ndryshme

si:

a.-Menyra e Hertz-it

Kjo metodë, si masë fortësie merr presionin maksimal që vepron në qëndër të sipërfaqes së

kontaktit gjatë ngjeshjes së sferës në sipërfaqen e sheshtë të trupit (shkëmbit), në çastin e

formimit të plasjeve rreth gjurmës.

3* P

P0

(1.21)

2

2 * * a

ku: P 0 - masa e fortësisë

P- ngarkesa

a- rrezja e sferës

Nga kjo formulë duket se për të përcaktuar masën e fortësisë “P 0 ” duhet të matet ngarkesa “P”

dhe rrezja ‘a’ e gjurmës rrethore në momentin e formimit të plasjeve rreth saj. Me qenë se

shumica e mineraleve dhe e shkëmbinjve janë trupa elastikë të thyeshëm, nga një anë është e

vështirë të diktohet plasjet dhe nga ana tjetër meqenëse gjurma është e çrregullt, vështirësohet

përcaktimi i rrezes në sipërfaqen e presionit. Prandaj kjo metodë përdoret për trupat e ngurtë,

transparentë ose plastikë. Për të mënjanuar ndikimin e faktorit shkallor duhet që të gjitha provat

që zhvillohen për të njëjtën rreze kontakti, gjë që është shumë e vështirë të realizohet nga ana

30

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

tëknike. Kjo metodë në njëfarë shkalle modelon format e shpimit me saçma dhe me dalta me

dhembë sferikë.

b.-Mënyra e ngjeshjes dinamikë të sferës.

Fortësia përcaktohet me anën të aparateve që quhen duraskopë. Si masë fortësie me to merret

lartësia e reflektimit të gjilpërës me majë sferike dhe me peshë te caktuar që bie nga nje lartësi

fikse, mbi sipërfaqen e shflifuar të trupit te ngurtë. Kjo metodë është e thjeshtë dhe e shpejtë,

por ka disa të meta: lartësia e reflektimit karakterizon më shumë elasticitetin e trupit se sa

fortësinë e tij dhe kjo vetëm për mineralet e shkëmbit në të cilin bie gjilpëra. Prandaj, kjo

metodë është më afër realitetit në ata shkëmbinjë të cilëtkënë fortësinë proporcionale me

modulin e elasticitetit.

c.- Mënyra e ngjeshjes së Piramidës.

Më sipër u tha se në shumicën e mineraleve dhe të shkëmbinjve duke qënë trupa elasticë të

thyeshëm, gjurma e formuar mbas ngjeshjes së trupave të tjerë nuk ka formë të rregullt dhe

eshtë shumë e veshtirë të përcaktohet. Më vonë u vërejt se po të ngjishen në trupat e thyeshëm

sende të mprehta dhe të lihen ngarkesa të vogla, në sipërfaqen e tyre formohen gjurmë shumë të

vogla dhe të rregullta. Në këtë rast, saktësia e matjes së gjurmës luan rolin kryesor në

përcaktimin e drejtë të fortësisë. Matja e gjurmës bëhet me anën e mikroskopit dhe fortësia e

matur me këtë metodë quhet mikrofortësi. Për matjen e mikrofortësisë përdoren piramida

diamanti dy tipesh; piramida kuadratike e Vikersit me kënd në kulm 136 0 dhe piramida rombike

e Knupit me kënd në kulm 130 0 dhe 175,5 0 . Mikrofortësia H përcaktohet nga raporti i ngarkesës

P(KG) mbi sipërfaqen anësore të gjurmës F(mm 2 ) duke supozuar se gjurma ka kënde të njëjtë

me atë të pyramidës.

H

P

F

P 2sin

2

d

1.854 P

d

KG /

2 2

cm

2

(1.22)

ku:

d- gjatësia e diagonales së gjurmës në mm

- këndi i kulmit të piramidës =136 0

Piramidat rombike përdoren më shumë për matjen e mikrofortësisë së trupave të thyeshëm. Më

këtë piramidë, në vleftë e mikrofortësisë ndikon shumë anizotropia e mineralit, ndaj madhësia e

saj varet nga orientimi i pyramidës në kristalin e mineralit.

31

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

d.- Mënyra e ngjeshjes së stampave cilindrike.

Përdorimi i metodave të përshkruara më lart për matjen e fortësisë së shkëmbinjve vështirësohet

nga pamundësia e matjes së përpiktë të sipërfaqes së kontaktit. Për këtë, disa autorë kanë

propozuar metodën e matjes së fortësisë dhe të vetive të tjera mekanike të shkëmbinjve, jo duke

matur sipërfaqen e gjurmës, por duke marrë një sipërfaqe kontakti të caktuar dhe duke matur

ngarkesën, nga veprimi i së cilës ndodh thyerja e shkëmbit për rreth trupit që ngjishet. Në këtë

moment rezistenca e trupit ka arritur kufirin e qëndrushmërisë te ngjeshjes. Per këtë qëllim,

forma gjeometrike më e përshtatshme e trupit që ngjishet duhet të jetë cilindrike me bazë të

sheshtë. Në këtë rast, gjatë ngjeshjes sipërfaqja e kontaktit mbetet konstante. Nëpërmjet kësaj

metode përcaktohet jo vetëm fortësia por edhe vetitë e tjera mekanike të shkëmbit në kushtet

laboratorike me anën e kampioneve me përmasa jo të mëdha, që mund të jenë edhe ata që

nxjerrin gjatë shpimit të puseve nga thellësitë e ndryshme.

Aparati që përdoret për përcaktimin e fortësisë si dhe të elasticitetit e plasticitetit (fig.1.11),

përbëhet nga një cilinder 1 në të cilin gjendet pistoni 2 ku vendoset prova e shkëmbit

(kampioni) 3 dhe një traverse 4 në mbështetësen 5 ku vendoset stampa cilindrike 6 në të cilën

lidhet manometri 7. Me ndihmen e një pompe 8 dergohet vaji brenda cilindrit kurse pistoni

bashkë me kampionin çvendoset lart. Presioni i lëngut në system, me anë të cilit matet forca e

futjes së stampës në shkëmb, jepet nga manometri 10. Stampat që përdoren kanë sipërfaqe

ballore (1-5) mm 2 . Stampa ngarkohet shkallë-shkallë më force që rritet në intervale të vogla

duke matur shformimin në një shkallë saktësie prej 0.001-0.002 mm. Kampionet e shkëmbit

duhet të kenë sipërfaqe të rafshta dhe të shlifuara. Fortësia e shkëmbinjve e matur gjatë

ngjeshjes së stampës përcaktohet me anën e formulas:

G

P s

(1.23)

S

ku:

P s - fortësia e shkëmbit sipas stampës

G- ngarkesa në momentin e shkatërrimit të përgjithshëm, KG.

S- seksioni i stampës në mm 2

32

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Fig. 1.11-Aparati për përcaktimin e vetive mekanike me anën e

depërtimit të stampave cilindrike

1.6.2- Përcaktimi i koeficentit të plasticitetit

Për vlerësimin e plasticitetit të shkëmbinjve përcaktohet koefiçenti i plasticitetit. Për këtë në

fillim, me aparatin bëhen disa prova paraprake për të caktuar ngarkesën që sjell shkatërrimin e

shkëmbit nën stampë, në mënyrë që të përcaktohet sasia e matjeve të ngarkesës dhe shformimi

për të ndërtuar kështu grafikun e vartësisë së ngarkesës mes shformimin dhe për të ditur me

afërsi sektorin ku shformimet elastike kalojnë në plastike. Prova përfundimtare qëndron në

përcaktimin e ngarkesës G (KG) dhe shformimin absolut (mm ose k ) që i përket kësaj

kërkese, për disa matje, deri sa shkatërrohet kampioni në stampë.

Në disa shkëmbinj, mbas çdo matje të ngarkesës, stampa

futet në kampion në një thellësi të konsiderueshme pa

sjellë shkatërrimin e tij. Në të tilla raste thellësia e futjes

për stampat me seksion 1mm 2 kufizohet në mënyrë

konvencionale në 0.5-0.7 mm, kurse me seksion më të

madh, 1-1.5 mm. Sipas karakterit të shformimit të

shkëmbinjve gjatë ngjeshjes së stampës ato ndahen në tre

klasa: I-elastikë të thyeshëm; II-elastikë plasticë; IIIshkëmbinjtë

që nuk japin shkatërrim të përgjithshëm (me

plasticitet dhe porozitet të lartë).

Grafiku i shformimit (fig.1.12) për shkëmbinjtë

Elastikë të thyeshëm paraqet një vijë të drejtë deri në

momentin e shkatërrimit. Nga njëherë mund të kemi

një farë çvendosje të një pjese të kundërt (për shkak të

formimit të plasjeve përreth stampës) por që ruan

Fig. 1.12- Shformimi i shkëmbinjve

elasticë të thyeshëm

33

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

përsëri këndin e pjerrësisë së pjesës së parë. Kjo

tregon se për këtë kategori shkëmbinjsh, shformimet

në momentin e shkatërrimit janë elastikë.

A

Për shkëmbinjtë Elastiko-Plastikë ekziston si zona e

shformimeve elastike vija OA, ashtu dhe ajo e

shformimeve plastike AB. (fig. 1.13). Në zonën

elastike shformimet rriten proporcionalisht me

ngarkesën dhe këndi i pjerrësisë së kurbës mbetet

constant, kurse në zonën e shformimeve plastike

këndi i pjerrësisë vjen duke u zvogëluar në raport me

boshtin e abshisave. Kalimi nga shformimet elastike

në ato plastike bëhet shkallë-shkallë dhe grafiku i

shformimit në këtë zone ka pamjen e një lakoreje

graduale.

Në shkëmbinjtë e klasit të tretë, që nuk japin shkatërrim të përgjithshëm nën stampë, zona e

shformimit plastic është e pandërprerë dhe varet nga thellësia e futjes së stampësnë shkëmb

(fig 1.14).

Me anën e grafikëve të përshkruar më lart mund të përcaktohen vetitë kryesore të shkëmbinjve

si: fortësia, kufiri i rrjedhshmërisë, koefiçenti i plasticitetit, moduli i Jungut, puna e

përgjithshme dhe ajo specifike e shkatërrimit.

A

Fig. 1.11-Shformimi i shkëmbinjve

elastic plastikë

Fig. 1.13-Shformimi i shkëmbinjve

elastic plastikë

Fig. 1.14-Shformimi i shkëmbinjve plastike (që

nuk shkatërrohen në ngjeshje)

Koeficienti i plasticitetit jepet nga raporti i

punës së përgjithshme të harxhuar për

shformimin e shkëmbit deri në

shkatërrimin e tij, mbi punën e

shformimeve elastike. Puna e

përgjithshme e harxhuar për shformimin e

shkëmbit nën stampë është proporcionalë

me sipërfaqen OABC (fig 1.13).

Për shformimin elastic të shkëmbit si në zonën e elasticitetit, ashtu dhe në atë të shformimeve

plastike (shformimet elastike vazhdojnë edhe në zonën e plasticitetit), harxhohet punë

proporcionale me siperfaqen ODE. Duke ditur këtë sipërfaqe, mund të përcaktohet koeficenti:

Ap

sip.

OABC

K

(1.24)

A sip.

ODE

e

34

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

ku: A p dhe A e janë përkatësisht puna e përgjithshme dhe puna e shformimeve elastike të

harxhuar deri në shkatërrimin e shkëmbit. Gjatë ngjeshjes së stampës në shkëmb, përveç

shformimeve të këtij të fundit ndodhin edhe shformime në stampë, prandaj gjatë përcaktimit

të këtij koeficenti të plasticitetit duhet të zbresim punën A s të harxhuar për shformimin e

stampës.

Duke marrë parasysh këtë, formula e mësipërme do të shkruhet:

Ap

As

K (1.25)

A A

e

Puna e shformimeve të stampës përcaktohet nga barazimi

G l

A s

(1.26)

2

ku: G- ngarkesa në momentin e shkatërrimit të shkëmbit G

l- shformimi i plotë i stampës me ngarkesë G i përcaktuar nga barazimi

l = l 1 + l 2 + l 3 ;

l 1 ,l 2 , l 3 ;- shformimet e sectorëve të stampës të përcaktuar nga formula:

G li

i

(1.27)

E S

Ku;

i

l i -gjatësia e sektorit përkatës të stampës, mm

S i – sipërfaqja e sektorit të stampës, mm 2

E – moduli i Jungut të materialit të stampës, KG/cm 2

s

Përveç kësaj, gjatë ngjeshjes së stampës në shkëmbinjtë porozë dhe pak rezistencë, krahas

punës për shformimin e shkëmbit, harxhohet edhe një fare pune për kompaktësimin e materialit.

Në përcaktimin e vetive mekanike të shkëmbinjve elastiko-plastikë është e mira të mos

përdoren stampa konike, meqenëse me rritjen e ngarkesës dhe të thellësisë së futjes së saj në

shkëmb, rritet dhe sipërfaqja anësore e kontaktit, gje që ndikon në uljen e saktësisë së matjes.

Për shkëmbinjtë e klasit të tretë, që nuk japin shkatërrim nën stampë, përcaktimi i fortësisë dhe

i koeficentit të plasticitetit me formulat e mesipërme nuk është i mundur. Për këta shkëmbinj si

masë fortësie merret kufiri i rjedhshmërisë, kurse koeficenti i plasticitetit në mënyrë

konvencionale pranohet në infinit. Për shkëmbinjtë kompakt dhe pak porozë ai është më i madh

meqenëse përveç shformimeve plastike kemi edhe kompaktësimin e materialit. Në këta

shkëmbinj, proçesi i shkatërrimit kryhet në brendësi të vëllimit të shformuar pa u shfaqur në

sipërfaqe të trupit. Në disa raste, kur kompaktësimi i materialit arrin kufirin e caktuar, mund të

ndodhë edhe shkatërrimi i përgjithshëm si në shkëmbinjtë elastiko-plastikë dhe koeficenti i

plasticitetit mund të arrijë në 10-15.

35

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

1.6.3-Përcaktimi i modulit të Jungut

Me anen e grafikëve të shformimit të shkëmbit gjatë ngjeshjes së stampës, me përafërsi mund të

përcaktohet edhe moduli i Jungut me shprehjen e mëposhtme:

2

G (1 )

E

d

e

(1.28)

ku: -koeficenti i Puasonit, qe mund të meret rreth 0.25.

e - shformimet plastike

d- diametri i stampës.

1.6.4- Përcaktimi i Punës së përgjithshme të shkatërrimit

Më së fundi me anën e grafikëve të shformimit mund të përcaktohet puna e përgjithshme e

shkatërrimit. Puna e përgjithshme për shformimin e shkëmbit varet nga koeficenti i plasticitetit

si dhe puna e harxhuar për shformimin elastic deri në momentin e shkatërrimit të shkëmbit:

A K *

(1.29)

p

A e

Vetë puna e harxhuar për shfomimin elastic nga formula e Modulit të Jungut jepet:

G

e

Ae

(1.30)

2

Dhe duke marrë bërë zevendësimet merret:

ose

A

p

2 2

G *

e G (1 )

K * Ae

K K

(1.31)

2 2. d.

E

2

2

G * (1 )

A p

K

(1.32)

2.* d * E

Si përfundim mund të thuhet se puna e përgjithshme e shkatërrimit varet drejtpërsëdrejti nga

ngarkesa, koeficienti i Puasonit dhe në mënyrë të zhdrejtë nga përmasa e stampës dhe moduli i

Jungut, pra 2 veti të tjera mekanike

1.6.5- Përcaktimi i punës specifike të shkatërrimit

Puna e kontaktit A k ose puna specifike në njësinë e sipërfaqes, është raporti i punës së

përgjithshme A p mbi sipërfaqen e kontaktit të stampës në shkëmbin:

2

2

Ap

K * G *(1 )

Ak

(1.33)

2

3

a

4* * E * a

36

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Në rast se do të shprehet garkesa në funksion të fortësisë do të dalë puna specifike e

shkatërrimit në funksion të fortësisë së shkëmbit:

A

k

2

2 2

2

2

2

Ps

* ( * a ) * (1 ) * Ps

* a *(1 )

K *

K

(1.34)

3

4* * E * a

4* E

Që këtu duket se puna specifike e shkatërrimit është proporciomale me katrorine fortësisë dhe

në përpjestim të zhdrejtë me modulin e Jungut. Nga ana tjetër puna specifike varet edhe nga

diametri i stampës. Për shkëmbinjtë që nuk japin shkatërrim të përgjithshëm, puna llogaritet në

mënyrë konvencionale, deri sa stampa futet në to në thellësinë sa diametric i saj.

1.6.6- Përcaktimi i punës specifike vëllimore të shkatërrimit.

Kjo përcaktohet nga raporti i punës së përgjithshme mbi vëllimin e gjurmës së formuar mbas

shkatërrimit:

ku:

2 2 4

2

Ap

Ps

* * a * (1 )

Av

K *

(1.35)

V

4* a * E * V

V- vëllimi i gjurmës mbas shkatërrimit.

Po të konsiderohet gjurma në formë koni me thellësi baraz me rrezen e stampës dhe me kënd në

kulm 120 0 , vëllimi i tij do të jetë V

nxirret:

3

* a . Duke zevendesuar këtë në formulën e mësipërme,

2

2

Ps

* *(1 )

Av

K *

(1.36)

4* E.

Që këtej vihet re’ se puna specifike vëllimore nuk varet nga rrezja e stampës, prandaj ajo mund

të merret si një tregues më i përgjithshëm i vetive mekanike të shkëmbinjve. Përcaktimi i

vëllimit të gjurmës së shkatërrimit të shkëmbit vështirësohet meqënëse përmasat e saj varen jo

vetëm nga vetitë mekanike të shkëmbit, por edhe nga veçoritë e tij strukturale. Vëllimi i

gjurmës matet direct mbas çdo shkatërrimi. Për këtë, gjurma pastrohet dhe mbushet me parafinë

ose me plastelinë, mandej parafina hiqet, peshohet dhe përcaktohet vëllimi i saj:

Q

V (1.36)

ku: Q- pesha e parafinës që mbushi gjurmën g.

ρ-dendësia i saj, g/cm 3

37

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Fig. 1.15- seksioni dhe projeksioni i gjurmës së shkëtrrimit nga ngjeshja

e stampës cilindrike për shkëmbinj: a-elastiko të thyeshëm, b-elastiko

plastikë, c-plastikë

Për shkëmbinjtë elastikë të thyeshëm dhe elastiko plastikë, sipërfaqja e zones së shkatërrimit

është shumë e madhe se për ato që nuk japin shkatërrim të përgjithshëm. Në këto të fundit

sipërfaqja e shkatërrimit është baraz me sipërfaqen e kontaktit. Raporti i thellësisë së

shkatërrimit h- mbi shformimin në momentin e shkatërrimit , zvogëlohet me rritjen e

plasticitetit të shkëmbinjve. Për shkëmbinjtë e klasit të tretë ky raport është baraz me një, kurse

për shkëmbinjtë e tjerë ndryshon shumë më pak meqenëse me rritjen e plasticitetit rritet jo

vetëm shformimi, por edhe thellësia e shkatërrimit. Më në fund, duhet theksuar se gjatë matjes

së ngarkesës dhe të shformimeve nën stampë, ne sektorin e shformimeve elasticë faktori kohë

nuk luan ndonje rol të vacantë, mbasi këto shformime shpërndahen në trup shumë shpejt. Me

kalimin në sektorin e plasticitetit, mbasi është rritur ngarkesa në madhesinë e duhur, shformimi

nuk përfundon menjëherë por vazhdon të rritet për një ngarkesë konstante, prandaj matjen

bëhen jo përnjëherë (si në zonën e elasticitetit), por mbasi kanë mbaruar shformimet plastike.

1.6.7- Përcaktimi i kufirit të rrjedhshmërisë

Për shkëmbinjtë elastiko-plastikë dhe për ata që nuk japin shkatërrim të përgjithshëm,

përcaktohet edhe kufiri i rrjedhshmërisë me anën e formules:

G

P o

o

S

(1.37)

ku: P o - kufiri i rrjedhshmërisë sipas stampës KG/cm 2

G o - ngarkesa që i korenspondon kufirit të rrjedhshmërisë

S- sipërfaqja e seksionit të stampës.

38

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

1.7- KLASIFIKIMI I SHKËMBINJVE

Për kategorizimin e shkëmbinjve në punimet e shpimit dhe në punimet e tjera minerare, për një

kohë më të gjatë janë përdorur ose përdoren edhe sot, faktorë subjektive, të cilët më shumë

varen nga teknika dhe teknologjia e kryerjes së punimeve dhe që ndryshojnë vazhdimisht me

përkryerjen e tyre. Me përcaktimin e metodikës së studimit të vetive mekanike të shkëmbinjve

me anën e ngjeshjes së stampës, u bë i mundur klasifikimi objektiv shkencor i shkëmbinjve.

Aktualisht nuk ekziston një kriter unik për klasifikimin e shkëmbinjve.

1.7.1- Klasifikimi i shkëmbinjve sipas vetive mekanike.

Në proçesin e hspimit, shkatërrimi i shkëmbit në ballin e pusit kryhet në kushte të ndërlikuara.

Shkëmbi në ballë ndodhet në kushtet e shtypjes së gjithanëshme jouniforme. Dhëmbët e daltës

janë në kontakt me shkëmbin vetëm në disa pika të ballit, pozicioni relativ i çdo dhëmbi ndaj

shkëmbit ndryshon vazhdimisht. Vetitë e shkëmbit ndryshojnë në drejtim vertikal, gjithashtu

dhe në atë horizontal. Prandaj vetitë mekanike të përcaktuara në laborator edhe në kushtet e

shtypjes triaksiale nuk japin plotësisht sjelljen e tyre gjatë shkatërrimit. Si bazë për

kategorizimin e shkëmbinjve sipas këtij klasifikimi merren vetitë mekanikë të tyre si;

a) Sipas Modulit të Jungut, të përcaktuar me afërsi me anën e diagrameve të shformimit të

shkëmbinjve nën stampë gjithë shkëmbinjtë ndahen në tetë kategori, ndërsa sipas punës

spëcifike të kontaktit, ato ndahen në dhjetë kategori

Pasqyra 1- Klasifikimi i shkëmbinjve sipas Modulit të Jungut

Kategoria 1 2 3 4 5 6 7 8

E

(10 -5 KG/cm 2 )

0.25-0.5 .5-1.0 1.0-2.5 2.5-5 2.5-5.0 5.0-7.5 7.5-10 >10

b) Sipas plasticitetit, të gjithë shkëmbinjtë ndahen në gjashtë kategori (në vartësi të vlerës së

koeficentit të plasticitetit të tyre). Në kategorinë e parë hyjnë shkëmbinjtë elasticë të thyeshëm,

nga e dyta në të pestë hyjnë shkëmbinjtë elastiko-plastikë dhe në të gjashtën ata nuk japin

shkatërrim të përgjthshëm. Në shkëmbinjtë plastikë vlefta e shformimeve e nevojshme për

shkatërrimin e disa grimcave në ballin e pusit është më e madhe se sa shkëmbinjtë elastikë të

thyeshëm. Sipas plasticitetit shumica e shkëmbinjve që takohen gjatë shpimit hyjnë në

kategorinë e shkëmbinjve elastiko-plastikë.

39

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Pasqyra 2 Klasifikimi i shkëmbinjve sipas plasticitetit

Klasa Të thyeshëm Elatiko-Plastikë Plastikë

Kategoria 1 2 3 4 5 6

Koeficienti i

platicitetit 1 1-2 2-3 3-4 4-5 >6

c) Sipas fortësisë. Të gjithë shkëmbinjtë sipas fortësisë ndahen në tre grupe, të butë, të mesëm,

të forte.

Çdo grup ndahet në katër kategori dmth gjithë shkëmbinjtë ndahen në dymbëdhjetë kategori.

Në grupin e pare hyjnë kryesisht shkëmbinjtë me plasticitet dhe porozitet të lartë, nga të cilët

gjatë shpimit të puseve më shpesh takohen argjilat si dhe alevrolitet, gëlqerorët dhe ranorët me

porozitet të lartë. Në grupin e dytë hyjnë shkëmbinjtë elastiko-plastikë si alevrolitet, anhidritet,

dolomitet dhe ranorët. Në grupin e trete përfaqësohen kryesisht shkëmbinjtë elasticë të

thyeshëm. Në këtë grup në radhë të pare marrin pjesë shkëmbinjtë eruptive dhe ata

metamorfikë. Gjatë shpimit të puseve, shkëmbinjtë e këtij grupi që takohen më shpesh janë:

silikatet, kuarcitet, gëlqerorët e silicuar, dolomitet e silicuar etj.

Pasqyra 3 Klasifikimi i shkëmbinjve sipas fortësisë

Grupi Të butë Të mesëm Të fortë

Kategoria 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Fortësia

KG/cm 2

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

(shpuarshmeria). Për këtë duhet që periodikisht te rishikohet klasifikimi me qellim qe ai t’i

pershtatet teknikes dhe teknologjise se re te shpimit. Megjithekete për shpimin e puseve te

thella kryesisht per nafte e gaz, kjo metode klasifikimi ka gjetur perdorim me të gjerë, sepse

eshte e thjeshte, vleresohet me anen e te dhenave statistikore te treguesave te-.punës së daltës, ,

(V m , h d ) na lejon të vlerësojmë shpejt punen e brigadave to shpimit sepse edhe tipizimi i

daltave ka qënë mbeshtetur në këtë klasifikim. Ne bazë të këtij klasifikimi të gjithë shkëmbinjtë

ndahen në katër deri në pesë kategori. Për (çdo kategori shkëmbi, duke (marrë para sysh të

dhënat statistikore vendosen norma te caktuara te shpejtsisë mekanike (V m ) dhe te avancimit

për çdo daltë. Keto norma, në përputhje me permiresimin e teknikës dhe te teknologjise së

shpimit rishikohen pothuajse çdo vit. Ne shpimin e puseve për kerkimin - zbulimin e

mineraleve te ngurta të dobishme, klasifikimi behet duke u bazuar nga perbërjen petrografike

dhe mineralogjike ne shpejtesinë mekanike dhe ne metrat e shpuara me nje koronke. Sipas ketij

klasifikimi , te gjithe shkëmbinjte ndahen ne vendin tone ne 10 ( dhjete) kategori. Ky klasifikim

jo vetem nga forma por pak a shumë edhe nga permbajtja i pergjigjet klasifikimit te studjuar me

lart, sipas fortesisë së shkëmbinjve. Klasifikimi i shkëmbinjve ne shpimin e puseve strukturalo -

zbulues sot perdoret dhe për shpimet e thella te naftes.

Meqenese gjatë shpimit të këtyre puseve takohen kryesisht shtresat sedimentare edhe ne

klasifikim pershkruhen vetem këto shtresa. Kjo përshtatje e klasifikimit te shkëmbinjve për

puset e cekta në ato të thella nuk eshte kurdohere e mundshme në puset e cekta ku thellesia e

shpimit eshte e kufizuar, nuk ndjehet shumë ndikimi i thellesise se shtrirjes së shkëmbinjve në

vetite mekanike te tyre, prandaj edhe klasikimi mund te thjeshtohet, duke marre per baze

perberjen litologjike te tyre.

Në puset e thelle veçanerisht ne strukturat me kend rënie te larte, e njejta shtrese, me te njejten

perberje litologjike , mund te shtrihet ne thellesira te ndryshme dhe të ketë vetira mekanike te

ndryshme. Ne keto raste kategorizimin e shkëmbinjve duhet te kthet parasysh dhe ndikimi i

thellesise se shtrirjes së shkëmbit ne vecoritë mekanike te tij. Si perfundim mund te themi se

probleni.i një klasifikimi sa me të drejte i shkëmbinjve mbetet akoma i hapur. Ne disa vende

jane ndërtuar aparate për përcaktimin e shpuarshmerise së shkëmbinjve në laborator dhe ne

kantier.

41

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Kategoria

1 Të butë

2 Të mesëm

3 Të fortë

4 Shumë të fortë

5 Tepër të fortë

Pasqyra 4 Klasifikimi sipas shpuarshmërisë

Llojet e shkëmbinjve të klasifikuar

Aluvione sipërfaqësore;

argjila të shkrifta;

rërë dhe ranorë të butë të cimentuar dobët

Kripa e gurit

Anhidritet

Gipset

Gelqeroret e butë

Shistet

Anhidritet

Gëlqerorë kavernozë

Mergelet

Ranorë të cimentuar mirë

Gëlqerorë

Ranorë shumë të fortë

Gëlqeror i dolomitizuar

Gëlqerorë të silicizuar

Ranorë të silicizuar

Stralle

1.10- VETI TË TJERA TË SHFRYTEZUESHME TË SHKËMBIT

Nder vetite e tjera fizike që shfrytezohen, për qëllime të ndryshme, si edhe ne mekaniken e

shkëmbinjve, janë ato akustike, elektrike, magnetike, elektromagnetike dioaktive dhe termike.

a.) Vetitë akustike. Jane veti qe çfaqen tek shkëmbinjtë kur kalojne nëpër to valet elastike të

llojit infratingull, te zërit dhe ultratingullit (me frekuence nën deri mbi 20000 herc). Valet me

frekuence te ulet janë valët seismike. Ato lindin gjate shpërthimeve me lende eksplozive si dhe

gjatë shformimit të theksuar qe pesojnë shkëmbinjtë deri ne shkaterrim.

Menyrat e kalimit te valeve në shkëmbine janë; gjatesore, terthore, te perkulura etj. Më

kryesorët jane valet gjatesore dhe terthore. Shpejtesia e përhapjes është treguesi karakteristik i

perhapjes së valëve në shkëmbin. Ajo varet nga lloji i vales, moduli i Elasticitetit dhe

koeficienti i Puasonit per shkëmbin, nga poroziteti, ujembajtja, gjendja e tensionuar dhe

temperature e shkëmbit. Shpejtësia e perhapjes se valeve gjatësore tek shkëmbinjte mund te

jene nga 1100-6000 m/sek kurse ajo e vales terthore eshte 1,5 -deri 3 here me e vogël. Valët

seismike dallohen nga gjatesia e madhe e tyre. Ato perdoren për njohjen e ndertimit të

shkëmbinjve, për caktimin e E, μ së të tyre si dhe për rregjistrimin e vatrave të formimeve në

distance të mëdha. Valët e ultratingullit (që përhapen nga burime të posaçme) dallohen për

gjatësi të shkurtër valësh dhe frekuencë të lartë me aftësi të shkurtër valësh dhe frekuence të

lartë me aftësi depërtimi në një fushë më të ngushtë, pra me intesitet më të madh veprimi.

Përdoren për t’u njohur më hollësisht me ndertimin e shkëmbinjve dhe me gjendjen e sforcuar

42

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

të tyre, si dhe për shkatërrimin e shkëmbinjve si psh. shpimi ku shfrytëzohet dukuria e

kavitacionit.

b) vetitë elektrike më të përdorshme janë aftësia e polarizimit të shkëmbinjve në fushën

elektrike natyrore ose artificiale si dhe përçueshmëria ose rezistenca e ndryshme që ata kanë për

rrymat elektrike. Këto veti karakterizohen në tre drejtime: së pari në kërkimin gjeofizik për të

përcaktiuar vendosjen e trupave të vecantë mineralmbajtës, të cilëve, u ndryshojnë vetitë

elektrike në krahasim me mjedisin rrethues, si dhe për të përcaktuar ujë-naftë-gazmbajtjen etj,

se dyti, ne tekniken e shkaterrimit nëpërmjet shpimit te puseve, dhe, se treti, ne permirësimin e

qendrueshmërise mekanike të shkëmbinjve nepermjet largimit të ujit me ane te elektroosmozes

Ne kete rast shfrytezohet vetia qe kane jonet e ujit te ndodhur ne shkëmbinjtë (argjilore, argjilo

- ranore) per të levizur nën veprimin e rrymës elektrike së vazhduar me U = 40 Volt, i = 20 - 30

Amper drejt katodes ujembledhese.

c) Vetite magnetike . Sjelljen e shkëmbinjve në fushen magnetike e percaktojne mineralet

përbërës qe në shumicen e rasteve jane diamagnetikë e deri paramagnetike. Rralle ka edhe

minerale qe zoterojne magnetizëm te mbetur. Shkëmbinjte dallohen nga pershkueshmeria

(magnetike, shkalla e magnetizmit te tyre dhe nga sjellja e tyre nen veprimin e fushes

magnetike me frekuence të larte). Vetitë magnetike te shkëmbinjve shfrytezohen a) per

zbulimin e mineraleve të dobishme magnetike ( te hekurit) qe formojne anomali magnetike ne

koren e tokes , me anen e metodave gjeofizike te magnetometrisë b)- per copetimin e mineralit

magnetic nën veprimin e fushës magneticë me frekuencë të lartë.

d)Vetite elektromagnetike dhe optike te shkëmbit lindin nga aftesite e ndryshme qe kane ato për

te leshuar thithur dhe reflektuar valet elekromagnetike ne frekuencë- 10 5 -10 7 Herc si dhe valët e

dritës me frekuence l0 13 -10 15 herc duke perfshirë dhe rrezatimet infra te kuqe dhe ultraviolet.

Keto veti shfrytezohen kryesisht ne metodat gjeofizike te zbulimit te mineraleve te dobishme

dhe pjesërisht per percaktimin e grumbullimeve te gazit ose të lëngjeve ne afërsi të balleve te

shfrytezimit (me radiovalë), te përmbajtjes se elementeve te rralle etj,

c) Vetite radioaktive të shkëmbit, shprehen nga aftësia e tyre rrezatuese ose nga ndikimi mbi ta

i rrezatimit të jashtëm. Kur shkëmbinjtë permbajnë minerale radioaktive, ato rrezatojne duke

sherbyer si vendburime ose horizonte radioaktive. Kur u nenshtrohen rrezatimeve te ndryshme

, , , shkëmbinjte ne shume raste pesojne ndryshime ne vetitë e tyre fiziko-mekanike ose

zhvillojnë rrezatim artificial. Valet radioaktive shfrytzohen në metodat gjeofizike te zbulimit te

mineraleve te dobishme të naftes, gazit etj.

dh) Vetite termike, nder to jane; percueshmëria termike qe ndryshon në vartesi nga perberja

struktura tekstura e shkëmbinjve, kapaciteti termik që varet perveç ketyre edhe nga presioni,

43

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

bymimi, shkrirja etj. Vetite termike shfrytezohen gjeresish për coptimin e shkëmbinjve,

nëpërmjet mbisforcimeve që lindin nga bymimi i thjeshte, bymimi heterogjen etj.

Nga shqyrtimi i vetive fizike ne pergjithësi verehet se megjithe shumellojshmerinë e treguesve

qe mund të ketë nje shkëmb, ka mundesi që te nxirren bashkelidhjet në mes tyre qe te

thjeshtohen llogaritjet ose te jepen mundesi parashikimi per vetite bashkelidhese.

Kështu p.sh. verehet bashk`lidhja e qëndrueshmerisë në shtypje me porozitetin dhe me modulin

e elasticitetit, me shpejtësine e perhapjes së valeve sizmike etj, brenda kufijve te caktuara. Duke

perdorur lidhjet e teorise së probablitetit dhe te tetematikes statistikore, ka mundesi qe ecet më

tej në drejtim te pergjithesimit te karakteristikave kryesore te shkëmbinjve, duke lehtesuar

keshtu zgjidhjen e detyrave sa të veshtira aq edhe të rëndësish te mekanikes se shkëmbinjve.

12 nëntor 2011

44

B. Cela-Leksione te Inxh. së Shpimit ( 1-Shkembi-objekt i shpimit), Bachelor në Inxh.Naftës , 2012-2013

Permbajtja kapitulli I

SHKËMBI SI OBJEKT I SHPIMIT TE PUSEVE

1.1- SHKËMBINJTË , NDERTIMI DHE PËRBËRJA E TYRE 1

1.2- VETITË E SHKËMBINJVE 1

1.2.1- Vetitë fizike të shkëmbinjve 4

1.2.2- Vetitë mekanike të mineraleve dhe të shkëmbinjve 6

1.2.2.1- Shformimet në shkëmbinj 6

1.2.2.2- Qëndrushmëria (Soliditeti) e shkëmbinjve 9

1.2.2.3- Fortësia shkëmbinjve 12

1.2.2.4-Shpuarshmëria e shkëmbit 12

1.2.2.5- Abraziviteti (gërryeshmëria) i shkëmbinjve 13

1.3-Vetitë mekanike të shkëmbinjve në shtypje vëllimore 17

1.4-Thellësia e shtrirjes dhe shkalla e kompaktisimit të formacioni 22

1.5- Ndikimi i mjedisit në vetitë mekanike të shkëmbinjve 22

1.5.1- Ndikimi i shtresave te adsorbimit (lagia) 25

1.5.2- Ndikimi i njomjes në vetitë mekanike të shkëmbinjve 27

1.6. PËRCAKTIMI I VETIVE MEKANIKE TE MINERALEVE DHE TË

SHKËMBINJVE

1.6.1- Mënyrat e matjes së fortësisë 29

1.6.2- Përcaktimi i koeficentit të plasticitetit 32

1.6.3-Përcaktimi i modulit të Jungut 35

1.6.4- Përcaktimi i Punës së përgjithshme të shkatërrimit 35

1.6.5- Përcaktimi i punës specifike të shkatërrimit 35

1.6.6- Përcaktimi i punës specifike vëllimore të shkatërrimit 36

1.6.7- Përcaktimi i kufirit të rrjedhshmërisë 37

1.7- KLASIFIKIMI I SHKËMBINJVE 38

1.7.1- Klasifikimi i shkëmbinjve sipas vetive mekanike 38

1.7.2- Klasifikimi sipas shpuarshmërisë 39

1.8- VETI TË TJERA TË SHFRYTEZUESHME TË SHKËMBIT 41

45

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!