20.07.2016 Views

Infocom Albania Magazine 08/2016

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

INTERVIEW

Dietlof Mare

CEO Vodafone Albania

Vodafone së fundmi ka kryer investime serioze në

Shqipëri. A i shihni tashmë rezultatet që prisnit?

Vodafone po vazhdon të tregojë një performancë

të fortë në tregun shqiptar. Performancë, e cila na

ka shtyrë të kryejmë investime të vazhdueshme në

teknologjitë dhe shërbimet më të fundit, për t’iu

përgjigjur kërkesave gjithmonë e në rritje të tregut

në Shqipëri.

Vodafone formësoi kornizën ligjore të spektrit në

Shqipëri dhe me sukses, arriti të nxisë rregullatorin

të liberalizojë tregun e spektrumeve dhe të prezantojë

neutralitetin e teknologjive, alokimin asimetrik,

rishkartisjen dhe ankandet. Brenda 9 muajve (Shtator

2014 – Maj 2015) Vodafone siguroi 2x5 MHz nga

spektri 2100, 2x14.4 MHz nga spektri 1800, 2x20+20

MHz nga spektri 2600. Së fundmi rinovuam licencën

tonë fillestare për 15 vite të tjera.

Vetëm gjatë 15 muajve të fundit, Vodafone ka

investuar më shumë se 50 milionë Euro për spektrin,

përditësime të rrjetit dhe përmirësime të teknologjive,

prezantimin e 4G/4G+, publikimin e produkteve dhe

shërbimeve të reja si dhe hyrjen në arenën e shërbimeve

financiare celulare nëpërmjet shërbimit

inovativ M-Pesa.

Rezultatet e të gjithë investimeve tona, janë përkthyer

në një pritje mjaft pozitive të teknologjive të

reja si 4G/4G+ dhe me tregues mjaft të mirë përdorueshmërie

nga klientët tanë besnikë, rritje e

vazhdueshme e klientelës sonë aktive si dhe rritje e

kënaqësisë së klientëve tanë. Gjithë të lartpërmendurat,

po sigurojnë një themel solid që Vodafone të

vazhdojë si lider i tregut, në një ambient gjithmonë e

në ndryshim, duke ofruar gjithmonë produktet më të

mira, kualitet shërbimi dhe eksperiencë të shkëlqyeshme

për klientin shqiptar.

Cilat janë kolonat mbajtëse, tek të cilat Vodafone

Albania mbështetet për rritjen e saj?

Shtylla kryesore është rritja e klientelës sonë aktive si

dhe përdorueshmërinë, duke përfituar nga marka

jonë “udhëheqëse”, cilësia e rrjetit, produkte dhe

shërbime inovative dhe të dallohemi për eksperiencën

që i falim klientit.

Gjithashtu vëmendja jonë është fokusuar në

efiçencën e kostove, pasi për të patur një performancë

të fortë financiare me investime të vazhdueshme,

vëmendja në disipilinën financiare të

kostove, është kritike. Performanca jona financiare

qëndron e fortë, edhe pse po operojmë në një treg

me konkurrencë të lartë.

Në të njëjtën linjë me strategjitë e Vodafonë Group,

Vodafone Albania do të vazhdojë të investojë në

teknologjitë kryesore për të mbështetur rritjen e të

dhënave dhe komunikimin e unifikuar me qëllim që

të ofrojë jo vetëm shpejtësi të lartë të dhënash, por

cilësinë më të mirë për shërbimet ‘triple’ dhe ‘quad

play’.

Çfarë vendi mban Vodafone Albania, në planet

strategjike të Vodafone Group?

Vodafone Albania është një nën-kompani në pronësi

të plotë të Vodafone Group, një nga kompanitë e

telekomunikacionit më të mëdha në Botë. Shqipëria

është një ndër ato tregje ku Vodafone ka arritur të

jetë lider në shumë ‘Indikatorë Kyç të Performancës’

së bizneseve, si p.sh. market share, admirimi i markës,

kënaqësia e klientelës si dhe kualiteti i rrjetit. Me pak

fjalë, një lider i vërtetë brenda grupit.

Si pjesë e Vodafonë Group, kemi mundësinë të

testojmë dhe prezantojmë, produkte dhe shërbime

të reja në tregun tonë vendor. Një pjesë e madhe

aplikacionesh si: My Vodafone, Call+, Message+,

Secure Net, janë prezantuar në mënyrë unike, falë

balancës globale që kemi. Ishim ndër kompanitë

e para në Group, me prezantimin e suksesshëm

të pagesave celulare (M-Pesa) në Evropë, duke

shërbyer si praktikë e mirë për kompanitë e tjera, të

cilat operojnë po në Evropë dhe kanë prezantuar

shërbime të ngjashme inovatore në tregjet e tyre.

Një tjetër kontribut kyç që Vodafone Albania po bën

për Group-in, është ri-alokimi i stafit të specializuar

nga Shqipëria në kompani të tjera operative të

Vodafone, për të suportuar veprimtarinë tonë në të

gjithë Globin. Lëmi i madh personave të talentuar në

Vodafone Albania, po bën një impakt të madh në

të gjithë Vodafone Group mbarëbotërisht.

Cilat janë teknologjitë dhe shërbimet që Vodafone

do të shtyjë në treg në mënyrë që të mbajë avantazhin?

Vodafone ka qenë gjithmonë në frontin e implementimit

të teknologjive të avancuara në vend si

dhe forca drejtuese e zhvillimit të industrisë celulare

në Shqipëri në 15 vitet e fundit. Në 2011 ishim të

4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!